Lexo PDF 

 

SHKREPTIMA E NJËZET E TETË

[Kjo shkreptimë përmban disa nga pjesët e shkurtëra të cilat i shkrova për ngushëllim për zemrat e vëllezërve të mi të cilët ishin me mua në burgun e Eskishehirit, në kohën që isha i ndaluar të përzihesha me të tjerët dhe as të flisja me ta.]

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Një bashkëbisedim zbavitës e tërheqës me Sulejman Rushtun[1], i cili është i njohur për besnikërinë e tij dhe i shquar për sinqeritetin e tij të zemrës.

 

Një pikë e vogël lidhur me një vërset të Rëndësishëm.

Ishte vjeshtë dhe po afrohej koha kur mizat po shkarkoheshin nga detyrat e tyre, dhe për shkak të shqetësimit të vogël që ato japin, njerëzit egoistë po përdornin lëndë kimike tek qelia ime në burg me qëllim që t’i vrisnin e t’i zhduknin ato. Ky veprim ngjalli tek unë një keqardhje të madhe duke ditur se mizat shumoheshin akoma më shumë se më parë pavarësisht përdorimit të barit helmues vrasës. Ndodhej një spango për të shtrirë rrobat për tharje në qelinë time në burg. Në mbrëmje ato zogj të zvogëluar rreshtoheshin në atë spango në formën më të rregullt e të bukur.

Kur donte t’i shtrinte rrobat, unë i thashë Rushtus: “Mos i shqetëso ato zogj të zvogëluar; vari ato në një vend tjetër”. Ai m’u përgjigj me seriozitet të plotë: “Ne na duhet spangoja; le të gjejnë mizat një vend tjetër për vete”.

Sidoqoftë, në mëngjesin e hershëm vijues nisi një bashkëbisedim lidhur me krijesat e shumta të vogëla si mizat, bletët dhe për insektet e shumta, dhe u shkëmbyen fjalë rreth tyre. Unë i thashë atij ç’ka vijon:

“Speciet si këto, kopjet e të cilave shumohen kaq shumë, kanë detyra të rëndësishme dhe vlerë të madhe, ashtu siç shumohen kopjet e një libri duke parë vlerën dhe rëndësinë e tij.

Domethënë, speciet e mizave kanë detyra të rëndësishme dhe vlerë të madhe saqë Krijuesi i Gjithurtë i shumon shumë kopjet e atyre mesazheve të Kaderit Hyjnor dhe kopjet e fjalëve të Fuqisë Hyjnore.

Kur’ani i gjithurtë thotë:

“O Njerëz! Është parashtruar një përngjasim për ju, kështu që dëgjoni mirë: Me të vërtetë që ata të cilëve ju u drejtoheni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë së bashku për t’ia arritur qëllimit. Dhe nëse miza merr diçka prej tyre, ata nuk do të kenë aspak fuqi për ta çliruar atë prej mizës. Kësisoj, të dobët janë (që të dy) edhe lutësi, edhe i luturi”.[2]

Domethënë, në qoftë se shkaqet dhe ato gjëra që pretendohen nga njerëzit e çudhëzimit të jenë zotra përveç Allahut do të grumbulloheshin për të krijuar vetëm një mizë të vetme, ato do të ishin të paaftë për të. Domethënë, krijimi i një mize është një mrekulli e tillë Hyjnore dhe një shenjë e madhe krijueshmërie, saqë sikur të grumbulloheshin të gjitha shkaqet, ato nuk do të ishin në gjendje të krijonin një shenjë të tillë Hyjnore, as nuk do ta kopjonin, nuk do ta imitonin dhe as nuk do të mund ta kundërshtonin. Ajo mrekulli -miza- subjekti domethënës i vërsetit të lartëpërmendur, shpartalloi Nimrudin, dhe kur Musai a.s. u ankua për shqetësimin që ato i jepnin, duke thënë: O Krijuesi im! Përse i ke shumuar kaq shumë këto krijesa ngacmuese?” Ndërkohë përgjigjja që vijon i erdhi nëpërmjet inspirimit:

“Ti ke shfaqur kundërshtim njëherë rreth mizave ndërsa mizat kanë pyetur shumë herë duke thënë: “O Krijuesi ynë! Ky njeri gjigant ka një kokë të madhe, megjithatë ai të lavdëron vetëm me një gjuhë dhe ndonjëherë ai neglizhon për të të përmendur. Në qoftë se Ti do të kishe krijuar vetëm nga koka e tij krijesa si ne, do të kishte pasur me mijëra krijesa duke të të lavdëruar me mijëra gjuhë!”

Për më tepër, mizat, të cilat e mbrojtën kështu urtësinë në krijimin e tyre kundra ankimit të Musait a.s. në mënyrë të fuqishme për t’u bërë ballë një mijë kundërshtimeve të tilla, gjithashtu bëjnë një pastrim të madh. Këto insekte në mënyrë të vazhdueshme i lajnë fytyrat e tyre, sytë dhe krahët sikur të merrnin avdes dhe kanë detyra të rëndësishme. Mirëpo këndvështrimi i përgjithshëm i njeriut është dritëshkurtër, ai është akoma i paaftë për t’i perceptuar ato detyra.

Në të vërtetë, Allahu i Plotëfuqishëm ka krijuar një grup prej kafshëve të egra mishngrënëse, sikur të ishin nëpunëse të shërbimit shëndetësor dhe të urdhëruara për pastrim; ato e kryejnë detyrën e tyre me perfeksionim të plotë; pastrojnë sipërfaqen e detit duke grumbulluar kërmat e miliona kafshëve të tjera të detit të cilat ngordhin në çdo ditë dhe pengojnë që deti të bëhet i ndotur dhe i neveritshëm me kërmat e tyre[3].

Në qoftë se ata nëpunës të shërbimit shëndetësor të detit nuk do t’i përmbushnin detyrat e tyre tej mase të rregullta, deti nuk do shkëndijonte, shkumëzonte e shndriste si një pasqyrë; përkundrazi, ai do të shfaqte një turbullirë të zymtë e prekëse.

Gjithashtu Allahu i Gjithëfuqishëm ka krijuar kafshë të egra dhe shpendë mishngrënës të cilat janë si pastruese dhe si nëpunëse të shërbimit shëndetësor, dhe mbledhin kërmat e miliarda kafshëve të egra dhe të zogjve që ngordhin në çdo ditë, pastrojnë faqen e tokës prej atyre eshtrave të kalbura dhe i shpëtojnë qëniet e tjera të gjalla nga pamje të tilla prekëse e të trishtueshme. Disa prej atyre kafshëve, si shqiponjat për shembull, nëpërmjet shtytjes prej inspirimit Hyjnor, në mënyrë të mrekullueshme kapin e nuhasin vendndodhjet e atyre kërmave prej një largësie që arrin pesë ose gjashtë orë, ndonëse ato janë të fshehura e të largëta, dhe shpejtojnë për tek ato vende me qëllim që t’i heqin ato kërma. Në qoftë se këto nëpunëse për shërbimin shëndetësor të tokës nuk do të ishin plotësisht të afta e të rregullta për t’i përmbushur detyrat e tyre në mënyrën më të mirë, faqja e tokës do të merrte një formë që do t’i bënte të gjithë të vajtonin për të.

Ushqimi hallall i kafshëve të egra është mishi i kafshëve të ngordhura. Mishi i kafshëve të gjalla është haram, i pavlefshëm për to; në qoftë se ato do ta hanin mishin e kafshëve të gjalla, ato marrin ndëshkim. Hadithi sherif i cili thotë se “madje edhe delja pa brira do të marrë hakun e saj prej deles me brira në ditën e kijametit”, tregon se megjithëse trupat e tyre prishen e zhduken, midis kafshëve, shpirtërat e të cilave janë të pavdekshëm, ndodhet një shpërblim dhe një ndëshkim në një mënyrë të përshtatshme për to në botën e përjetshme. Si rrjedhojë e kësaj, mund të thuhet se mishi i kafshëve të gjalla është haram për kafshët e egra.

Po kështu mizat janë ngarkuar si nëpunëse pastruese për të grumbulluar kërmat e krijesave të vockëla, grimcat e vogëla dhe copat e mirësive Hyjnore. Atyre u jepen detyra si nëpunëse të shërbimit shëndetësor për t’i ruajtur grimcat e vockëla të mirësive Hyjnore nga harxhimi më kot, nga shkelja me këmbë, nga përbuzja dhe nga kotësia dhe për të grumbulluar kërmat e krijesave të tjera të vockëla.

Pikërisht në të njëjtën mënyrë, mizat janë ngarkuar me detyrat e pastrimit të lëndëve helmuese dhe të mikrobeve të cilat shkaktojnë sëmundje dhe janë të padukshëm për syrin njerëzor. Ato nuk japin sëmundje, përkundrazi, nëpërmjet thithjes e përthithjes së mikrobeve të dëmshme, ato i shkatërrojnë dhe i bëjnë të transformohen ato në një gjendje të ndryshme; ato ndalojnë përhapjen e shumë sëmundjeve ngjitëse.

Një shenjë se mizat janë punonjëse shëndetësie dhe nëpunëse pastruese dhe kimiste dhe se në ekzistencën e tyre ndodhet një urtësi e gjërë Hyjnore është fakti se ato janë jashtëzakonisht të shumta në numër, sepse gjërat e çmueshme e të dobishme shumohen.[4]

O Njeri që synon vetëm interesin tënd vetjak! Përveç mijëra shembujve të urtësisë në krijimin e mizave, merr në konsideratë vetëm dobinë e vogël vijuese që lidhet me ty dhe braktise armiqësinë tënde ndaj tyre. Ashtu siç të japin ato pak familjaritet në mërgimin tënd, në veçimin dhe në vetminë tënde, po ashtu ato të zgjojnë nga gjumi i pakujdesisë dhe nga çoroditja e mendimit dhe nga jermimi. Ti i shikon mizat të cilat nëpërmjet mënyrës së tyre delikate dhe larjes së fytyrave dhe syve të tyre sikur të merrnin avdes e të faleshin, të japin ty mësim dhe të kujtojnë detyrat njerëzore si lëvizjen, aktivitetin dhe pastërtinë, ashtu siç vëzhgohet qartë.

Për më tepër, bletat, të cilat mund të mendohen si një lloj prej mizave, të japin ty mjalt për të ngrënë, i cili është më i ëmbli, më i holli dhe më i shijshmi i ushqimeve. Dhe meqenëse, ashtu siç deklarohet nga Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm, bletët dallohen nga marrja e ilhamit -inspirimit- Hyjnor, të jesh armiqësor ndaj tyre në një kohë që ato duhet të duhen; madje të shfaqësh armiqësi ndaj atyre kafshëve që e ndihmojnë njeriun dhe që përpiqen gjithmonë për t’i bërë shoqëri atij, do të ishte një padrejtësi dhe shkelje ndaj të drejtave të tyre. Ne mund t’i luftojmë kafshët e dëmshme vetëm për të zmbrapsur dëmin e tyre.

Ne, për shembull, luftojmë ujqërit me qëllim që t’i mbrojmë delet nga sulmi i tyre.

Mushkonjat dhe pleshtat hidhen mbi gjakun e turbullt -e prishur- i cili vërshon në vena dhe që është i ndotur nga substanca të dëmshme; madje ato janë ngarkuar me detyrën e konsumimit të gjakut të ndotur, kështu në kohë të nxehtë kur ka gjak të tepërt mbi nevojat e trupit, përse të mos jenë ato kupavënëse të natyrshme? Kjo është e mundshme…

Lavdi Zotit, prej artit të të Cilit çuditen mendjet..!

Në një ditë ndërsa po luftoja me nefsin tim urdhërues për të liga, i cili duke i imagjinuar mirësitë që ia kishte dhënë Allahu të ishin pronë e tij, kur i pa në vetvete ai u bë mendjemadh, krenar dhe mburravec. Unë i thashë: “Kjo pronë nuk është e jotja, ajo është thjesht amanet, të është lënë në besim”. Ndërkohë nefsi hoqi dorë nga mburja dhe nga krenaria, mirëpo u bë dembel; ai tha: “Përse të shqetësohem për atë që nuk është e imja? U shkatërroftë ajo, ç’është ajo për mua?” Papritmas, unë pashë se një mizë ishte ulur në dorën time dhe filloi të pastrojë fytyrën, sytë dhe krahët e saj, të cilat janë amanet tek ajo, në mënyrën më të bukur, ashtu siç i pastron ushtari armën dhe uniformën e tij, të cilat ia ka dhënë shteti. Ndërkohë i thashë nefsit tim: “Shikoje këtë mizë!” Ai e pa dhe mori prej saj një mësim të mirë. Dhe kështu, miza u bë një profesoreshë për nefsin tim dembel e mburravec.

Jashtëqitja e mizave nuk është e dëmshme sipas pikëpamjes mjekësore, madje ajo mund të jetë si një shurup i ëmbël -dhe ushqim për insektet e tjera-, sepse nuk është e largët nga urtësia Hyjnore, madje është funksion i asaj urtësie që t’i bëjë mizat si makineri pastrimi dhe aparate transformimi duke parë se mizat përmbajnë mijëra substanca të ndryshme të dëmshme, mikrobe dhe helme nëpërmjet atyre që ato hanë.

Po, përveç bletëve, ndodhen specie të tjera prej insekteve që fluturojnë[5] të cilat hanë substanca të ndryshme të kalbura e të prishura dhe pastaj në mënyrë të vazhdueshme nxjerrin jashtë pika prej lëndëve të ëmbëla, shurup, në vend të papastërtive. Duke i transformuar ato substanca të kalbura dhe helmuese në një shurup të ëmbël e shërues, si ëmbëlsirë e Fuqisë Hyjnore që bie në gjethet e pemëve, ato provojnë se janë makineri për shndërrimin e një substance në një tjetër dhe demonstrojnë përpara syve se çfarë kombi madhështor dhe çfarë grupi janë këto indvidë të vegjël. Nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve të tyre ato thonë: “Mos shikoni tek vogëlsia jonë, shikoni gjërësinë e species sonë dhe deklaroni “I Gjithë lavdërimi i takon Allahut!”

 

* * *

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Sigurisht që Urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!” dhe ajo është e bërë (në çast)!”[6]

Ashtu siç tregon ky vërset, krijimi realizohet nëpërmjet një urdhri. Thesaret e Fuqisë Hyjnore janë në Kaf dhe në Nun[7]. Disa nga shumë aspekte të këtij misteri të hollë janë shpjeguar në vende të ndryshme të Risale-i Nurit.

Kurse tani ne do të përpiqemi që ta bëjmë të kuptueshëm këtë mister me një shembull material të perceptueshëm me qëllim që t’i bëjmë më të kapshme për shikimin e këtij shekulli ateist hadithet profetike rreth veçorive, cilësive dhe efekteve materiale të shkronjave të Kur’anit, dhe në mënyrë të veçantë të “Shkronjave të shkëputura” në fillimin e disa sureve.

Krijuesi i Gjithëlavdishëm, Pronari i Fronit më të lartë, ka katër Frone me anë të të cilëve, Ai i drejton krijesat në tokë, e cila është si një qendër shpirtërore e botës, dhe zemra dhe kibleja e universit.

Njëri është Froni i Ruajtjes dhe i jetës, i cili është dheu. Ky është manifestimi i Emrave të Bukur Hyjnorë, El-Hafidhu dhe El-Muhji, Ruajtësi dhe Jetëdhënësi.

Froni i Dytë është Froni i mirësisë dhe i mëshirës, i cili është elementi i ujit.

I Treti është froni i Njohjes dhe i urtësisë, i cili është elementi i dritës.

I Katërti është Froni i urdhrit dhe i dëshirës, i cili është elementi i ajrit.

Ne shikojmë me sytë tonë se nga një dhé i thjeshtë, formohen minerale dhe bimë të ndryshme të panumërta, nëpërmjet të cilave plotësohen nevojat e kërkesat e panumërta të kafshëve dhe të qënieve humane, formohet shumësia e pakufishme nga Uniteti me rregull të përkryer, një shumëllojshmëri e pafundme speciesh nga një element i thjeshtë, qëndisje të mirërregulluara të panumërta në një fletë të thjeshtë. Dhe ndërsa uji dhe sidomos sperma e kafshëve, është një lëng i ngjashëm me ujin, mrekulli të panumërta arti shfaqen nëpërmjet tij në shumë krijesa të gjalla të shumëllojshme. Kjo tregon se e ngjashme me këto dy Frone, pavarësisht natyrës së tyre të thjeshtë, drita dhe ajri janë vendet e manifestimit të mrekullive të mahnitshme të Penës së Njohjes, Urdhrit, dhe Dëshirës së Skalitësit të Parapërjetshëm, të Gjithëditurit të Gjithëlavdishëm.

Për tani ne do ta lëmë mënjanë elementin e dritës dhe, në lidhje me çështjen tonë këtu, do të përpiqemi të zbulojmë pak çudirat dhe mrekullitë e Urdhrit dhe të Dëshirës brenda elementit të ajrit, i cili për globin tokësor është Froni i Urdhrit dhe i Dëshirës Hyjnore.

Ashtu siç i mbjellim shkronjat dhe fjalët nëpërmjet ajrit i cili është në gjuhët tona, të cilat mbijnë dhe çelin e japin fruta përnjëherë, domethënë, për një çast, sikur të ishte pa kohë, fjala bëhet një farë në ajër; duke çelur në ajrin rrethues.

Ajo nxjerr filizat e shembujve të panumërt të të njëjtës fjalë, të vogla e të mëdha gjithandej ajrit. Po ashtu ne e vështrojmë elementin e ajrit dhe shohim se ai është aq i bindur dhe i nënshtruar ndaj urdhrit “Kun fe jekun,“Bëhu!” dhe ajo është e bërë (në çast)!” saqë ashtu si një ushtar në një ushtri të rregullt, secila nga grimcat e molekulat e tij është në pritje të urdhërave në çdo moment, duke demonstruar bindjen dhe nënshtrimin e plotë ndaj urdhërave të manifestuar prej komandës Kun, Bëhu, që arrin në çast, menjëherë, qoftë për më të largëtën e grimcave dhe për më të afërtën e tyre.

Për shembull, fakti se fjalimi njerëzor mund të dëgjohet në çdo vend në tokë në ajër nëpërmjet radiotransmetuesve dhe radiomarrësve -me kusht që të ketë aparate radioje- në të njëjtin moment, menjëherë, në çast, që demonstron se sa në mënyrë të plotë çdo molekulë ajri i përshtatet me bindje të plotë manifestimit të Urdhrit “Kun Fejekun, Bëhu! Dhe ajo bëhet në çast!

Po kështu çështja është edhe me shkronjat, të cilat janë të paqëndrueshme në ajër, mund të manifestojnë shumë efekte të jashtme dhe cilësi materiale për sa ka të bëjë me shenjtërinë dhe sipas misterit të bindjes e të nënshtrimit.

Shenja të panumërta si këto tregojnë se meqenëse shkronjat, të cilat janë qëniet e ajrit, dhe veçanërisht shkronjat e shenjta dhe shkronjat Kur’anore në fillimin e disa sureve, që janë shkronja të shkëputura, i dëgjojnë urdhërat me rregullsi e vetëdije të përkryer dhe me ndjeshmëri të plotë dhe menjëherë, në çast. Nuk ka dyshim se kjo e shtyn njeriun të pranojë veçoritë materiale dhe cilësitë e jashtëzakonshme të treguara të shkronjave që janë në molekulat e ajrit për sa i përket shenjtërisë, dhe në të cilat reflektohet manifestimi i Dëshirës së parapërjetshme dhe një shkëlqim prej urdhrit të Kun fejekun Bëhu! Dhe ajo bëhet (në çast)!”

Si rrjedhojë e këtij misteri, ndonjëherë Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm i përshkruan veprat e fuqisë Hyjnore sikur të buronin nga Atributi e Dëshirës dhe nga Atributi i të Folurit që ndërtohet mbi këtë mister. Ato shprehje Kur’anore tregojnë se qëniet krijohen me shpejtësinë më të madhe dhe janë të nënshtruara dhe të bindura plotësisht ndaj urdhërave, ato sundojnë si fuqia, sikur vendimi i urdhrit të ekzekutohej si fuqia. Domethënë, shkronjat që burojnë nga urdhri Krijues sundojnë në ekzistencën e qënieve si një forcë fizike. Dhe Urdhri Krijues shfaqet njëlloj si vetë fuqia dhe bëhet pikërisht fuqia e dëshira.

Po, veprat e dëshirës dhe Urdhri Krijues shfaqen të jenë njëlloj me fuqinë në qëniet e këtij lloji, ekzistenca fizike e të cilave është e padukshme, ashtu si ajri, të cilat sikur janë gjysëm lëndore dhe gjysëm jolëndore; madje ato janë njëlloj me fuqinë.

Dhe kështu, me qëllim që të tërheqë vëmendjen për tek qëniet të cilat janë një berzah -ngushticë- ndërmjet lëndorës dhe jolëndorës, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm thotë:

“Sigurisht që Urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu! Dhe ajo është e bërë (në çast)!”[8]

Prandaj, është shumë e arsyeshme që shkronjat e shkëputura që janë në fillimet e sureve si shembulli i: Elif, Lam, Mim, Ta, Sin, Ha, Mim, e të tjera prej shifrave Hyjnore, të jenë secila prej tyre çelësa, takues, midis grimcave të ajrit për t’u shkaktuar telave të lidhjeve të fshehura e të holla të dridhen dhe kështu të jenë mjetet e radiotelegrafisë së shenjtë jolëndore dhe të telekomunikacioneve ndërmjet tokës dhe Fronit Hyjnor; është krejtësisht e arsyeshme që ky duhet të jetë funksioni i atyre shkronjave.

Përveç detyrave të secilës dhe çdo molekuleje ajri të shpërndara nëpër të gjitha pjesët e botës duke u përshtatur lidhur me gjëra të tilla si radiotelegrafi, radiot, telefonat, telegrafitë dhe të vepruarit si marrësit dhe si përcjellës të forcave të holla si elektriciteti, unë madje pashë me intuitë të sigurtë një detyrë tjetër, përveç atyre që u përmendën, në lulet e pemës së bajames. Pemët e shpërndara nëpër vendet e sipërfaqes së tokës janë si një ushtri e mirorganizuar që marrin të njëjtin urdhër në një çast; thjesht me fryrjen e flladit të hollë -të butë-, ato marrin urdhër prej atyre grimcave dhe shfaqet një situatë e veçantë. Kjo gjendje më dha një bindje aq të sigurt sa siguria “dy edhe dy bëjnë katër”.

Domethënë, ajri është një shërbyes i shkathët e i shpejtë, aktivist dhe besnik në faqen e tokës, ai u shërben miqve të të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit të cilët banojnë në faqen e tokës; në të njëjtën kohë ai përçon urdhërat e të Gjithëmëshirshmit nëpërmjet grimcave të tij që u ngjasojnë radiomarrësve, telefonave dhe ushtarëve nën urdhër, të gjitha molekulat e tij u përcjellin urdhëresat e shenjta të Atij të Gjithëmëshirshmi bimëve dhe kafshëve. Me urdhrin e Kun fejekun, Bëhu dhe ajo bëhet (në çast)!”, ato kryejnë me rregull detyra të shumta, si të qenurit freskues e fllad për krijesat, ndihmojnë frymëmarrjen; domethënë, pasi të kryejnë detyrën e pastrimit të gjakut të tyre, ujit të jetës, dhe pasi të ndezin nxehtësinë e tyre trupore, zjarrin e jetës, ato shfaqen prej tyre dhe janë mjeti për formimin e fjalëve në gojët e tyre.

Si rrjedhojë e kësaj veçorie të ajrit, kur shkronjat, të cilat janë qëniet e ajrit, fitojnë shenjtëri; domethënë, kur ato marrin pozitën e përcjelljes e të marrjes, bëhet e tyre një pjesë e madhe prej asaj veçorie.

Prandaj, për shkak se ato janë shkronjat e Kur’anit, dhe bëhen si takues -çelësa; shkronjat e shkëputura në fillimin e disa sureve bëhen si çelësa qëndrorë të ndjeshëm të atyre lidhjeve të fshehta, ashtu si ekzistencat e tyre në ajër që e posedojnë këtë veçori, po kështu bëjnë ekzistencat e tyre në mendje dhe madje si skalitje kanë një pjesë prej asaj veçorie.

Domethënë, nëpërmjet leximit të atyre shkronjave dhe nëpërmjet shkrimit të tyre është i mundur fitimi i shërimit, ashtu si ilaçi material, si dhe mund të arrish qëllime të tjera…

Said Nursi.

* * *

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Thuaj (o Muhammed a.s.m. njerëzimit) “Sikur deti të ishte bojë  (për të shkruar) Fjalët e Zotit tim, pa asnjë mëdyshje se deti do të shterohej para se të mbaronin Fjalët e Zotit tim, madje sikur të sillnin edhe një det të dytë si ai në ndihmë të tij”.[9]

[Ky vërset madhështor është i shtrirë, i lartësuar dhe një det i gjërë. Njeriut do t’i duhej të shkruante një vëllim të madh me qëllim që t’i përshkruajë të gjithë xhevahiret e tij. Kështu, duke i shtyrë për një kohë tjetër në dashtë Zoti ato xhevahire të çmuar, tani ne do të shpjegojmë disa rreze të një pike të hollë me qëllim për t’i kujtuar ato të vërteta. Duke m’u shfaqur të zbehta, ato më tërhoqën vëmendjen para pak ditësh pas tesbihateve që recitohen pas pesë namazeve të detyrara, e cila është një kohë e rëndësishme për mua dhe më e mira për ardhjen e realiteteve. Veçse ama unë nuk munda ta shënoj atë pikë në atë kohë, dhe gradualisht ajo rreze u bë më e zbehtë, e largët. Kështu, ne do të përmendim disa fjalë sikur t’i rrethoja ato me qëllim që të kapim një manifestim të atyre pikave para se ato të humbasin krejtësisht.]

Fjala e Parë:

Fjala e parapërjetshme është një atribut Hyjnor, ashtu si Njohja dhe Fuqia. Prandaj Fjala Hyjnore është e pakufishme dhe e pafundme.

Sigurisht, në qoftë se detet do të ishin bojë për diçka të pafundme, ato nuk do të mundeshin kurrë ta plotësonin.

Fjala e Dytë:

Gjëja më e qartë dhe më e fuqishme që e bën të kuptueshme ekzistencën e dikujt, është të folurit e tij. Dëgjimi i një fjale që buron nga dikush e provon ekzistencën e tij aq qartë saqë tejkalon një mijë prova, madje e provon aq qartë sikur ta shihje atë, pra me shkallën e të shikuarit. Atëherë, nëpërmjet kuptimit aludues, ky vërset thotë:

“Në qoftë se deti do të ishte bojë për të llogaritur e numëruar Fjalën Hyjnore, e cila demonstron ekzistencën e Tij xh.sh. dhe pemët të ishin pena për ta shkruar atë numër, fjala e Zotit nuk do të mbaronte, ato nuk do të arrinin kurrë në fundin e atyre Fjalëve. Domethënë, fjalët që tregojnë të Vetmin e përjetshëm absolut -siç tregon fjala Folësin- nuk numërohen, nuk llogariten dhe janë të pakufishme; edhe sikur detet të ishin bojë, ato përsëri do të ishin të pamjaftueshëm për t’i shkruar”.

Fjala e Tretë:

Në përputhje me urtësinë e vërtetimit, verifikimit, të bindjes për të vërtetën, duke ua mësuar të vërtetat e besimit të gjitha klasave të njerëzimit duke i ngulitur ato në zemrat dhe në mendjet e tyre, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm në pamje të jashtme e përsërit të njëjtën vërtetësi. Ky vërset, në efekt, është një përgjigje ndaj sulmeve krejtësisht të pajustifikueshme të dijetarëve hebrenj, të cilët ishin njerëzit e ditur të librit të asaj kohe, kundra Profetit të shquar a.s.m. lidhur me qënien e tij analfabet dhe jo i ditur. Vërseti thotë: Përsëritja e çështjeve të mëdha që secila prej tyre ka vlerën e një mijë çështjeve dhe përmban mijëra të vërteta -ashtu si në çështjet e shtyllave të besimit- duke u përsëritur në mënyrë të mrekullueshme dhe në mënyra të ndryshme dhe përsëritja e një realiteti të vetëm i cili përmban dobi e rezultate të shumta me qëllim që t’i vërtetojë e t’i ngulisë ato në zemrat e të gjithë njerëzve dhe veçanërisht tek njerëzit e zakonshëm.. kjo përsëritje, të cilën e kërkojnë shembuj të shumtë urtësie -si verifikimi, bindja e vërtetimi- nuk buron nga folja e kufizuar, as nga mangësia intelektuale dhe as nga mungesa e kapitalit apo nga pafuqia, përkundrazi, sikur detet të ishin bojë, qëniet e vetëdijshme të ishin shkrues dhe bimët të ishin pena, madje, sikur grimcat të ishin majat e penave për të numëruar fjalët e ligjëratës së parapërjetshme Hyjnore, ato përsëri nuk do të vinin në fundin e tyre; ato Fjalë përsëri nuk do të soseshin, sepse të gjitha ato që u përmendën janë të pafundme, dhe Fjalët e Allahut janë të pafundme; ato janë burimi i Kur’anit që është orientuar tek bota e dukshme prej botës së padukshme duke iu adresuar xhindëve, njerëzve, melekëve dhe shpirtërorëve, duke kumbuar në veshët e secilit prej tyre. Atëherë s’është për t’u habitur, Kur’ani ka zbritur prej thesarit të Fjalës Hyjnore i cili nuk shteron kurrë.

Fjala e Katërt:

Dihet qartë se dalja e fjalës nga diçka e paparashikuar rrit e shton efektshmërinë e Fjalës dhe të shtyn për ta dëgjuar, sidomos jehonat e ngjashme me Fjalën që burojnë nga trupat e mëdhenj si retë dhe atmosfera, ato e bëjnë gjithësecilin t’i dëgjojë me vëmendje të madhe. Tingujt e një gramafoni me përmasën e një mali do ta tërhiqnin vëmendjen edhe më shumë.

Ndërsa jehona qiellore e Kur’anit i cili i merr nivelet e qiejve si pllaka gramafoni, vjen -del- për ta bërë të gjithë globin tokësor që ta dëgjojë e t’i kushtojë vëmendje. Gjithashtu, nëpërmjet fuqisë së radios, molekulat e ajrit bëhen si marrësit dhe përcjellësit e shkronjave të Kur’anit dhe si qendrat e transmetimit të tyre. Duke aluduar për faktin se molekulat e ajrit bëhen pasqyra për reflektimin e dritave, si veshë që dëgjojnë tingujt, si gjuhë për t’i përmendur dhe si maja gjilpërash të një aparati të madh për shkronjat e Kur’anit të gjithurtë dhe duke treguar se sa të rëndësishme, të çmueshme, domethënëse, dhe të gjalla janë ato shkronja.

Kuptimi aludues i vërsetit thotë: “Kur’ani që është Fjalë Hyjnore, është aq i gjallë dhe i çmueshëm saqë sikur të gjithë detet të bëheshin bojë, melekët të ishin shkruesit, grimcat e vockëla pika dhe bimët e flokët pena për numrin e veshëve që i dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje, dhe për numrin e fjalëve të shenjta që futen në ato veshë, ato përsëri nuk do të mundeshin kurrë ta arrinin fundin e tyre”.

Jo, ata nuk mund të vijnë kurrë në fundin e tyre, sepse në qoftë se Allahu i Gjithëfuqishëm i Cili e shumon foljen e dobët e të pashpirt të njeriut miliona herë në ajër, sigurisht secila fjalë nga ligjërata e Atij Sovrani të pashoq të qiejve e të tokës, e cila orientohet tek e gjithë toka e qiejt dhe u adresohet të gjitha qënieve të vetëdijshme në tokë e në qiej, do të përmbante fjalë sa numrat e grimcave në ajër.

Fjala e Pestë:

Kjo përbëhet nga dy shkronja:

Shkronja e Parë: Ashtu siç ka fjalë Atributi i të Folurit, po ashtu ka fjalë të mishëruara edhe Atributi i Fuqisë. Edhe Njohja gjithashtu ka fjalë të urta të Kaderit Hyjnor, të cilat janë qëniet, sidomos qëniet e gjalla dhe veçanërisht krijesat e vogëla. Secila prej tyre është një fjalë Hyjnore që tregon Folësin e parapërjetshëm në një mënyrë më të fuqishme se sa Fjala. Kështu ky vërset i Kur’anit shikon tek ky kuptim gjithashtu në mënyrë aluduese.

Njohja i përket vetëm Allahut. Asnjë nuk e di të panjohurën përveç Allahut.

* * *

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Dhe Ne zbritëm hekur në të cilin ka forcë të madhe (në çështjet e luftës) si dhe shumë përfitime për njerëzimin…”.[10]

[Një përgjigje shumë e rëndësishme dhe e shkurtër për një pyetje që lidhet me këtë vërset të Kur’anit. Këtë pyetje e shtroi një personalitet i shquar i cili kishte njohuri në shkencat moderne. Me këtë pyetje ai heshti disa dijetarë e hoxhallarë.]

Pyetje: Thuhet se hekuri nxirret prej tokës dhe nuk zbret prej qiellit, sa të thuhet: “Ne e zbritëm”. Përse nuk tha Kur’ani, “E nxorëm” në vend të “Ne e zbritëm”? Kjo në dukje nuk përputhet me realitetin?

Përgjigjja: Me frazën “Ne e zbritëm”, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm sjell ndërmend mirësinë e gjërë e të rëndësishme në jetë që përfshihet në hekur; sepse Kur’ani i gjithurtë nuk tërheq vëmendjen për tek vetë lënda e hekurit që të thotë, “Ne e nxorëm”, por thotë “Ne e zbritëm” për të sjellë ndërmend mirësinë madhështore që ndodhet në hekur dhe sa i nevojshëm është njerëzimi për të.

Dhe meqenëse aspekti i mirësisë nuk del nga poshtë lart por vjen prej thesarit të mëshirës dhe pa dyshim thesari i mëshirës është i lartësuar, lart dhe me një nivel të lartë, kështu mirësia zbret nga lart poshtë, dhe niveli i njerëzimit nevojtar për të sigurisht është poshtë. Dhe mirëbërësia është sipër nevojës. Prandaj mënyra e saktë për të shprehur faktin se mirësia vjen nga thesari i mëshirës për të plotësuar nevojën e njerëzimit është, “Ne e zbritëm”, dhe jo “Ne e nxorëm”.

Gjithashtu, meqenëse nxjerrja graduale e hekurit realizohet nëpërmjet dorës së njeriut, fjala nxjerr nuk e zgjon një person të pakujdesshëm për aspektet e tij të mirësisë dhe as që t’i ndjejë ato. Po, në qoftë se ajo synohet do të ishte substanca materiale e hekurit, atëherë shprehja “nxjerrje” është për sa ka të bëjë me situatën e tij fizike, me vendin lëndor. Por cilësitë e hekurit, dhe mirësia që është kuptimi i synuar këtu, janë jolëndore; prandaj ky kuptim nuk orientohet tek vendi lëndor, tek situata fizike, por tek shkalla jolëndore apo tek niveli jolëndor. Mirësitë që burojnë nga thesari i mëshirës e cila është njëra nga manifestimet e shkallëve të lartësuara pafundësisht të të Gjithëmëshirshmit, sigurisht dërgohen nga stacioni më i lartë për tek niveli më i ulët. Kështu, shprehja e saktë e kësaj është: “Ne e zbritëm”. Kur’ani i gjithurtë i kujton njerëzimit se hekuri është një nga mirësitë e mëdhaja Hyjnore.

Po, burimi i të gjitha industrive të njerëzimit dhe i përparimit dhe i progresit të tij dhe boshti i forcës dhe i fuqisë së tij, është hekuri. Kështu, me qëllim që ta sjellë ndërmend këtë mirësi madhështore Kur’ani e përmend me të gjithë madhështinë, me dinjitetin e në stil të lartë dhënien e kësaj dhurate duke thënë:

“Dhe Ne zbritëm hekur në të cilin ka forcë të madhe (në çështjet e luftës) si dhe shumë përfitime për njerëzimin”, ashtu siç përmend mrekullinë më të madhe të Hazreti Dautit a.s. nëpërmjet Fjalës së Zotit xh.sh. “Dhe Ne ia bëmë atij hekurin të butë”.[11]

Domethënë, ai e tregon dhe e shfaq zbutjen e hekurit, një mrekulli të madhe dhe një mirësi të madhe për një profet të madh.

Së Dyti:  Lart e poshtë janë shprehje relative. Ato janë lart e poshtë në lidhje me qendrën e globit tokësor.

Në fakt, diçka që është poshtë në lidhje me ne është lart nga këndvështrimi i kontinentit Amerikan. Kjo do të thotë se situata e substancave që vijnë nga qendra e tokës për tek sipërfaqja e saj ndryshon sipas pozitës së njerëzve në sipërfaqen e tokës.

Me gjuhën e mrekullisë, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm deklaron se hekuri përmban aq shumë dobi e avantazhe të mëdha, saqë ai nuk është një substancë e zakonshme që nxirret nga magazina e tokës që është vendbanimi i njeriut, dhe as nuk është një mineral natyral që përdoret në nevoja mbarë e prapë, kuturu. Përkundrazi, me qëllim që të shprehë dobitë e përgjithshme të hekurit ai deklaron se ai është një mirësi e depozituar nga Krijuesi i Universit në thesarin e mëshirës dhe e ka përgatitur në uzinën madhështore të Universit, të cilin e zbriti nëpërmjet titullit të Tij madhështor “Krijuesi i qiejve dhe i tokës” për të përmbushur nevojat e banorëve të tokës. Ashtu siç kanë dobi lëvizja, nxehtësia dhe drita që vijnë nga qielli, po ashtu edhe hekuri përmban dobi të gjithanshme të tilla, saqë ai u dërgua nga Uzina e Universit dhe jo nga magazina e ngushtë e tokës. Ai u dërgua duke pasë qenë i përgatitur në thesarin e madh të mëshirës në pallatin e Universit, pastaj u dërgua në tokë dhe u vendos në magazinën e tij me qëllim që të nxirret gradualisht nga ajo magazinë sipas nevojës së shekujve.

Kur’ani i gjithurtë nuk dëshiron ta shprehë hekurin i cili nxirret pak e nga pak prej kësaj magazine të vogël, prej tokës, por dëshiron të sqarojë se ajo mirësi madhështore u zbrit nga thesari më i madh i universit së bashku me globin tokësor. Domethënë, gjëja më e domosdoshme për shtëpinë e tokës është hekuri, sepse kur Krijuesi i Gjithëlavdishëm e ndau tokën nga qielli zbriti së bashku me të hekurin për të përmbushur me të nevojat më të mëdhaja të njerëzimit. Kur’ani i gjithurtë thotë në mënyrë të mrekullueshme në kuptim: “Realizoni punët tuaja me këtë hekur dhe përpiquni të përfitoni prej tij duke e nxjerrë nga brendësia e tokës”.

Ky vërset madhështor tregon dy lloje mirësish të cilat janë boshti për të zmbrapsur armiqtë dhe për të tërhequr dobitë. Sigurisht që u shikua arritja e dobive të rëndësishme të hekurit për njerëzimin para shpalljes së kur’anit, por ama me frazën, “Në të cilin ka forcë të madhe (në çështjet e luftës).”,[12] ai tregon se në të ardhmen, duke u përdorur për udhëtime nëpër det, ajër dhe tokë, hekuri do ta nënshtronte globin në një mënyrë të jashtëzakonshme e të çuditshme, dhe do të demonstronte një fuqi të jashtëzakonshme që kërcënon me vdekje. Kështu, nga llojet e tij të ndryshme të mrekullisë, vërseti shfaq një shkreptimë mrekullie duke njoftuar për të ardhmen.

* * *

Ndërsa po diskutonim pikën e lartëpërmendur, u hap fjala rreth Pupëzës së Sulejmanit a.s.. Njëri nga vëllezërit tonë i cili ngulmon në pyetje, pyeti[13]: Pupëza e përshkruan Krijuesin Gjithëbujar xh.sh. me fjalinë,

“… i Cili nxjerr në dritë çfarë fshihet në qiej dhe në tokë…”[14]

Cila është arsyeja që ajo e përmend në këtë stacion madhështor me këtë përshkrim të hollë në lidhje me Atributet madhështore, ndërsa ndodhen atribute më të rëndësishme Hyjnore?

Përgjigjja: Njëra nga veçoritë e fjalës elokuente është që të bëjë të kuptueshme prokopinë ose mjeshtërinë me të cilën preokupohet krejtësisht folësi. Ashtu si falltorët nomadë të cilët nëpërmjet intuitës së tyre të ngjashme me kerametin, zbulonin vendet e fshehura ku gjendej ujë në shkretëtirën e Gadishullit Arabik, po ashtu si një falltore -njohëse- midis zogjve dhe kafshëve, pupëza e Sulejmanit ishte një zog i bekuar i urdhëruar për të gjetur ujë dhe bënte punën e ideatorit tek Hazreti Sulejmani a.s., kështu ai mund të vihej në punë. Ajo deklaron nëpërmjet masës së artit të vet se Allahu i Plotëfuqishëm e provon përshtatshmërinë e Tij për të qenë i Adhuruar dhe për t’i rënë në sexhde duke bërë të njohur gjërat e fshehura në qiej e në tokë.

Po, sa mirë e pa atë pupëza! sepse prirja e natyrshme e numrave të pallogaritshme të farërave, të bërthamave dhe të mineraleve nën tokë është të dalin nga poshtë lartë; sepse trupat e rëndë, qënie të tilla që janë pa shpirt dhe pa zgjedhje -dëshirë- nuk ngjiten vetë lart, por bien nga lartë poshtë. Në mënyrë të veçantë një trup i fshehur nën rëndesën -peshën- e tokës, nuk mund ta heqë vetë atë peshë të rëndë nga shpatullat e tij të pajetë dhe të shfaqej lart. Kjo do të thotë se ai do ta bënte këtë vetëm se nëpërmjet një fuqie të jashtëzakonshme, dhe jo vetë.

Pupëza kuptoi nëpërmjet parashikimit, artit të saj, më të fshehurën dhe më të rëndësishmen e provave të përshtatshmërisë Hyjnore për të qenurit e Allahut i Adhuruar, dhe Ai të Cilit i bëhet sexhde, kështu Kur’ani i gjithurtë dha një mrekulli duke u shprehur lidhur me të.

* * *

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Dhe Ai zbriti për ju nga bagëtitë tetë palë. Ai ju krijon ju në barkun (mitrat) e nënave tuaja, krijim pas krijimi (hap pas hapi në faza të caktuara) nën tri perde errësire…”.[15] Ky vërset përmban të njëjtën pikë që ne shpjeguam në diskutimin e vërsetit,

“Dhe Ne zbritëm hekur…”[16]

Ajo edhe e mbështet atë, dhe njëkohësisht mbështetet prej saj. Po, duke thënë në suren el-Zumer:Dhe Ai zbriti për ju nga bagëtitë tetë palë”, dhe duke mos thënë: “Dhe Ai krijoi për ju nga bagëtitë tetë palë”, Kur’ani i Gjithurtë deklaron se, tetë llojet e kafshëve të bekuara janë zbritur për ju dhe janë dërguar për tek ju nga thesari i mëshirës Hyjnore, sikur ato të ishin dërguar nga xhenneti, sepse ato kafshë të bekuara janë mirësi për njerëzimin me të gjitha pjesët e tyre, sepse nga leshi i tyre ose nga qimet e tyre bëhen rrobat, nga mishi i tyre përgatiten ushqimet më të shijshme, nga qumështi i tyre nxirren ushqimet më të mira dhe nga lëkurat e tyre prodhohen këpucë e sandale dhe materiale të tjera të dobishme, madje dhe plehu i tyre është si ushqim për bimësinë, për të mbjellat dhe si lëndë djegëse për njeriun. Sikur ato kafshë të bekuara janë thjesht një mirësi e pastër dhe mëshirë e mishëruar.

Për shkak të kësaj, ashtu si shiu që është quajtur rahmet –mëshirë-edhe këto kafshë të bekuara janë quajtur an’am -mirësi.

Ashtu si mëshira e mishëruar që bëhet shi, po ashtu mirësia e mishëruar merr formën e dhive, deleve, gjedhëve, bullicave dhe deveve. Sigurisht trupat e tyre fizikë krijohen në tokë, por meqenëse atributi i të qenurit mirësi dhe kuptimi kanë mbisundim të plotë mbi qëniet e tyre fizike, atëherë në përputhje me frazën “Dhe Ai zbriti”, Krijuesi Mëshirëplotë i dërgoi këto kafshë të bekuara drejtpërdrejtë nga shkalla e mëshirës së Tij të lartë dhe nga Parajsa e Tij e lartësuar jolëndore, si dhurata nga thesari i mëshirës, si dhurata për në faqen e tokës pa ndërmjetësi.

Po, ndonjëherë një art me vlerën e pesë lirave përfshihet në një material me vlerën e pesë qindarkave. Atëherë nuk merret në konsideratë materiali i gjësë, por i jepet rëndësi artit që gjendet mbi të, ashtu si arti i madh Hyjnor që gjendet në trupin e vockël të mizës. Ndonjëherë, në një material të vlefshëm është një art i pakët, i pavlerë. Atëherë materiali ka dominancë.

Në të njëjtën mënyrë, ndonjëherë, një lëndë fizike mund të mbajë kuptimet e mëshirës dhe kuptimet e mirësive aq të shumta saqë janë njëqind herë më të rëndësishme se sa lënda e saj, saqë sikur lënda fizike e asaj gjëje fshihet dhe tërhiqet para madhështisë së rëndësisë së mirësisë dhe të mëshirës, prandaj aspekti i saj i të qenurit mirësi është mbisundues.

Ashtu si dobitë e mëdha që ka hekuri dhe produktet e tij të shumta që fshihen në aspektin e tij material, po ashtu mirësia që është e pranishme në çdo pjesë të kafshëve të bekuara, që u përmendën lart, e ka transformuar lëndën e tyre fizike në mirësi dhe atributet e tyre jolëndore janë marrë në konsideratë, duke mos marrë parasysh qëniet e tyre fizike; prandaj u shpreh për to në vërsetin Kur’anor me frazat: “Ai zbriti…”, dhe “Ne zbritëm”.

Po, shprehjet, “Dhe Ai zbriti… dhe Ne zbritëm”, ashtu siç tregojnë pikat e lartëpërmendura për sa ka të bëjë me realitetin, ato gjithashtu shprehin në mënyrë të mrekullueshme një kuptim të rëndësishëm lidhur me elokuencën. Ai është siç vijon:

Së bashku me natyrën e tij tej mase të fortë, qënien e tij i fshehur, shpeshherë i thellë nën tokë, hekuri gjendet në çdo vend, dhe i është dhënë cilësia e zbutjes së tij me lehtësi si brumi. Atëherë gjithësecili mund ta sigurojë atë me lehtësi gjithandej dhe mund ta përdorë për çdo punë.

Me qëllim që ta shprehë këtë ai pohon nëpërmjet frazës “Dhe Ne e zbritëm hekurin” duke treguar këtë kuptim, domethënë, sikur hekuri është një mirësi prej mirësive të natyrshme qiellore që mund të arrihet me lehtësi dhe sikur çdo material hekuri të zbriste nga një uzinë e lart sublime dhe i dorëzohet -i jepet- me lehtësi dorës së njeriut.

Gjithashtu kafshët gjigante si gjedhët, bullicat, devetë dhe të tjera nga krijesat e mëdha, janë të nënshtruara, të shtruara e të bindura madje edhe për një fëmijë të vogël, pasi ato mund të drejtohen edhe nga fëmijët. Me qëllim që ta shprehë kuptimin e nënshtrimit të tyre, vërseti,

“Dhe Ai zbriti për ju nga bagëtitë tetë palë”, pohon se duke mos qenë as të egra dhe as të rrezikshme, këto kafshë të bekuara nuk u ngjasojnë kafshëve të kësaj dynjaje. Përkundrazi, ato janë të dobishme dhe të padëmshme si kafshë qiellore. Ato janë zbritur prej lart, domethënë, prej thesarit të mëshirës.

Është e mundur se pohimi i disa komentatorëve që thonë se këto kafshë janë zbritur nga Parajsa buron nga ky kuptim që u përmend[17].

Nuk duhet të thuhet se është e zgjatur të shkruash një faqe për një shkronjë të vetme të Kur’anit të gjithurtë, sepse ai është Fjala e Zotit. Prandaj, nuk ka qenë e tepërt të shkruarit e dy ose tri faqeve për shprehjen “Dhe Ne e zbritëm”.

Ndonjëherë një shkronjë e Kur’anit është çelësi për një thesar të madh jolëndor.

* * *

 

 

\Pjesë të shkruara në Burgun Eskishehir si një ngushëllim i vërtetë për studentët e Risale-i Nurit.

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Unë isha shumë i shqetësuar për ju; Po dërrmohesha nga pikëllimi, por m’u shfaq mua në zemër se Kaderi Hyjnor dhe fati juaj ua ka dhënë të gjithëve këtë ujë burgu për ta pirë dhe këtë bukë për ta ngrënë. Unë pashë se si një shenjë e mëshirës Hyjnore dhe si një manifestim i favorit Hyjnor, ngrënia juaj bashkarisht këtë bukë dhe pirja e këtij uji ishte më e kollajta, më e lehta, më e mira dhe më e lavdërueshmja e rrugëve, e mënyrave; që ky burg ishte vendi më i dobishëm i udhëzimit për studentët e Risale-i Nurit dhe vendi më i shndritshëm i provës; ishte vendi më i saktë i provimit duke instruktuar se sa thelbësore është të sillesh me maturi e kujdes përballë armiqve të gjithkujt. Unë e pashë atë në formën e një vendi më të shndritshëm studimi dhe një teqe për të mësuar e për të përfituar nga cilësitë e larta dhe veçoritë e holla të shokëve tanë këtu, të cilat janë të gjitha të ndryshme dhe për të ndërtuar e ripërtërirë vëllazërinë ndërmjet tyre. Prandaj unë nuk shfaqa ankesë rreth kësaj situate, por dhashë falënderime me të gjithë shpirtin tim. Po, rruga jonë është të japësh falënderime, dhe është të shohësh një aspekt mëshire dhe një aspekt mirësie në çdo gjë.

Nga vëllai juaj i cili pikëllohet për dhimbjet e ju të gjithëve.

Said Nursi.

* * *

 

 

 

 

 

Një Rregull

 

Studentët e Risale-i Nurit nuk duhet të kërkojnë dritë jashtë rrethit të Risale-i Nurit dhe nuk duhet që ata ta bëjnë një gjë të tillë.

Në qoftë se ndonjëri prej tyre do ta kërkonte, ai do të gjente veçse një llambë në vend të një dielli shpirtëror i cili jep dritë nëpërmjet dritares së Risale-i Nurit, dhe madje ai ndoshta mund ta humbasë diellin.

Pastaj, metoda e pastër dhe e fuqishme e shoqërisë dhe e vëllazërisë brenda rrethit të Risale-i Nurit, e cila fiton shpirtëra të shumtë për çdo individ dhe shfaq një mister prej mistereve të vëllazërisë të cilën e trashëguan Sahabët e nderuar prej dritës së profetësisë; kjo metodë nuk lë nevojë për të kërkuar një murshid -udhëzues shpirtëror- apo një baba jashtë asaj sfere, në një mënyrë që është e dëmshme për ta në tre aspekte; ajo siguron shumë vëllezër më të mëdhenj, në vend të një babai të vetëm. Nuk ka dyshim se llojet e dhembshurisë që burojnë nga zemrat e vëllezërve më të mëdhenj e bëjnë dhembshurinë e babait të vetëm si asgjë.

Po, ai i cili mori për veten e tij një shejh para se të hynte në sferën e Risale-i Nurit, mund t’i ruajë lidhjet e tij me shejhun e tij apo me murshidin brenda sferës së Risale-i Nurit gjithashtu. Por ai që nuk ka patur shejh para hyrjes në Risale-i Nur, ai mund të kërkojë udhëzues vetëm brenda rrethit të Risale-i Nurit.

Për më tepër, njohja e realitetit që mësohet brenda rrethit të Risale-i Nurit, i cili jep shkëlqimin e trashëgimisë profetike, e Shenjtërisë më të madhe, nuk lë nevojë për t’u lidhur me tarikatet Sufi jashtë atij rrethi; veçse ai që e keqkupton mënyrën e tarikatit, që është i dhënë pas ëndrrave të këndshme, imagjinatave, dritave dhe kënaqësive shpirtërore, dëshirave të dynjasë, ëndjeve imagjinare, të cilat janë të ndryshme me virtytet e Ahiretit, dhe që kërkon një rang për t’iu referuar ashtu si adhuruesit e nefsit.

Kjo dynja është vend urtësie, vend pune e shërbimi; shpërblimi është i përpjesëtueshëm me mundimin dhe vështirësinë; ajo nuk është vend shpërblimi e kompensimi. Për shkak të kësaj, njerëzit e realitetit nuk u japin rëndësi ëndjeve dhe dritave të ndriçimeve dhe të kerameteve. Në të vërtetë, ata ndoshta ikin prej tyre dhe dëshirojnë t’i fshehin.

Për më tepër, rrethi i Risale-i Nurit është shumë i gjërë dhe studentët e tij janë tepër të shumtë. Ai nuk i kërkon ata të dalin prej atij rrethi; ai nuk u jep aspak rëndësi atyre dhe ndoshta nuk do t’i pranojë përsëri ata brenda rrethit të tij; sepse njeriu ka vetëm një zemër, dhe një zemër e vetme nuk mund të jetë njëherësh edhe brenda rrethit, edhe jashtë tij.

Gjithashtu, ata që janë të dëshirueshëm për udhëzim jashtë rrethit të Risale-i Nurit, nuk duhet të preokupohen e të merren me studentët e Risale-i Nurit, pasi është e mundur që ata të marrin dëm në tre drejtime. Kështu studentët të cilët janë brenda rrethit të Takvasë, frikës ndaj Zotit, nuk kanë nevojë për udhëzim, duke ditur se jashtë rrethit janë shumë prej atyre që kanë braktisur kryerjen e pesë namazeve të përditshme të detyruara. Atëherë t’i lësh ata dhe të preokupohesh me këta të devotshëm nuk është aspak udhëzim. Në qoftë se një person i tillë i do këta studentë, ai le të futet së pari brenda rrethit dhe le të jetë për ta një vëlla dhe jo një baba, dhe në qoftë se është shumë i virtytshëm e me cilësi të larta, le të jetë për ta një vëlla i madh.

Gjithashtu është bërë e qartë nga kjo ngjarje se të qenurit i lidhur me Risale-i Nurin ka një rëndësi të madhe dhe një çmim shumë të lartë. Një person i udhëzuar i cili i bën këta sakrifica dhe që e lufton ateizmin në emrin e botës islamike, në qoftë se do të ishte i ndjeshëm, nuk do ta linte këtë mënyrë, metodë, e cila është më e çmueshme se sa diamanti dhe nuk do të mund të përqafonte metoda të tjera.

Said Nursi

* * *

 

 

Një pjesë e shkurtër e shkruar në Burgun Eskishehir

Vëllezërit e mi!

Në shumë raste unë i kam mbrojtur studentët e Risale-i Nurit në mënyrën që u përshtatet atyre. Në dashtë Zoti xh.sh., unë do ta them atë në gjykatë me zërin tim më të lartë dhe do të bëj që të gjithë ta dëgjojnë Risale-i Nurin dhe rangun e vlerën e studentëve të tij. Unë do t’ju kujtoj ju ç’ka vijon:

Kushti për mbajtjen e kësaj përmendjeje të vlerës suaj në mbrojtjen time është që ndjenja juaj të mos preket e ofendohet për shkak të eksperiencave të dhimbshme dhe të trysnive të kësaj ngjarjeje dhe të tjerave si kjo, as të mos preket vëllai prej profesorit të tij, as të mos ndjehet i ftohur nga vëllezërit me pretekstin e vështirësive dhe të mundimeve që vuan, as të mos gjurmojnë të metat dhe as të mos akuzojnë njëri-tjetrin.

Ju do ta kujtoni se në trajtesën rreth Kaderit Hyjnor ne kemi provuar se ndodhen dy aspekte për padrejtësitë që i bien njeriut: njëri është aspekti i njeriut, dhe tjetri është i Kaderit Hyjnor.

Në një ngjarje të vetme njeriu bën padrejtësi, por Kaderi Hyjnor është i drejtë dhe vepron me drejtësi.

Në këtë çështjen tonë, ne duhet të mendojmë më shumë rreth drejtësisë së Kaderit Hyjnor dhe misterit të urtësisë Hyjnore se sa të mendojmë rreth tiranisë dhe padrejtësisë së njeriut.

Po, Kaderi Hyjnor i ka ftuar studentët e Risale-i Nurit për tek ky tubim. Dhe urtësia e shfaqjes së xhihadit Maënevij i ka shtyrë ata për tek kjo shkollë Jusufie, e cila është vërtet mbytëse dhe dëshpëruese. Dhe tirania e njeriut dhe pretekstet u bënë mjetet për të. Prandaj, ruhuni, kini kujdes! Mos i thoni njëri-tjetrit: “Në qoftë se nuk do të kisha vepruar kështu, unë nuk do të isha arrestuar.”

Said Nursi

* * *

Pjesë nga fjala ime mbrojtëse, e cila u përfshi këtu dhe pastaj nuk u hoq, nuk u lëviz.

Unë kërkoj një të drejtë të rëndësishme nga kryetari dhe nga anëtarët e gjykatës, ajo është siç vijon:

Në këtë çështje nuk është vetëm personi im që mbahet nën mbykëqyrje saqë duke më shfajësuar e duke u bërë të vetëdijshëm për realitetin e çështjes, çështja do të zgjidhej; sepse personaliteti kolektiv i njerëzve të devotshëm dhe i njerëzve të dijes është akuzuar e fajësuar në sytë e kombit, dhe një mungesë besimi është ngjallur në qeveri ndaj dijetarëve fetarë dhe ndaj të devotshmive dhe ata kanë nevojë të dinë se si do t’i shmangin përpjekjet e rrezikshme e të dëmshme kundër tyre.

Prandaj unë kërkoj që kjo pjesa e fundit e mbrojtjes sime të botohet në letrat e reja dhe të shpërndahet. Atëherë, të drejtit dhe dijetarët nuk do të mashtroheshin nga intrigat, as nuk do të hynin në ngjarje e aventura të rrezikshme e të dëmshme.

Personaliteti i tyre kolektiv do të shpëtonte nga të qenurit objekt dyshimi në sytë e kombit. Edhe qeveria gjithashtu do të kishte mirëbesim tek dijetarët dhe do t’i jepte fund këtij keqkuptimi. Atëherë incidentet dhe keqkuptimet si këto, të cilat janë tej mase të dëmshme për qeverinë, kombin dhe vendin, nuk do të përsëriteshin.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Në qoftë se gjithësecili, madje edhe unë, do të tërhiqeshim nga mbrojtja dhe ruajtja e Risale-i Nurit, pesë nga vëllezërit tonë nuk duhet të tërhiqen. Këto janë: Husejn Usta, Halil Ibrahim, Refet Bey, Husrev dhe Haki Efendi. Mungesa e pavullnetshme e kujdesit të tre të parëve… për shkak të inateve personale të armiqve të hapur të dy të fundit -qëllimi ishte për t’i shkaktuar dëm të madh Risale-i Nurit. Në qoftë se nuk do të kishte rezultuar, përfunduar me një mirësi të madhe si Risale-i Nuri duke u përhapur e duke u bërë i njohur deri në një shkallë të rëndësishme, këta vëllezër do të kishin qenë shumë të mërzitur për shkaktimin e mjerimit për shumë studentë të pafajshëm të Risale-i Nurit. Kështu, më shumë se çdokush tjetër, këta pesë vëllezër duhet të jenë të kujdesur e të bashkuar.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Iu shfaq zemrës sime se, ashtu si Methnevi Rumi që u bë pasqyrë për një të vërtetë prej shtatë të vërtetave që shfaqen nga drita e diellit të Kur’anit të Gjithurtë, duke fituar kështu një pozitë të lartë dhe një prestigj sublim, saqë u bë udhëzues i pavdekshëm për shumë ‘njerëz të zemrës’, përveç mevlevive, po ashtu Risale-i Nuri, do të arrijë në dashtë Zoti një pozitë të lartë dhe një shquarsi të shenjtë në shtatë drejtime, dhe do të jetë një udhëzues i përjetshëm dhe mësues për njerëzit e Realitetit, sa shtatë herë Methnevi Rumiu, sa shtatë Methnevi Rumi; sepse Risale-i Nuri përfaqëson shtatë dritat e dritës së diellit të Kur’anit të gjithurtë dhe shtatë ngjyrat e ndryshme në dritën e tij, dhe i përfaqëson bashkarisht në pasqyrën e Risale-i Nurit.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Shikojeni mbrojtjen e Ruajtësit të Gjithëlavdishëm! Si një koinçidencë me numrin e trajtesave të Risale-i Nurit, njëqind e njëzet njerëz u morën në pyetje bashkë me dokumentet e tyre të besuara. Megjithatë, pavarësisht intrigave të të huajve dhe dredhive të organizatave të fshehta, asgjë nuk u gjet që të tregonte lidhjen e ndonjë  studenti të Risale-i Nurit me ndonjërën prej organizatave të shumta ekzistuese. Ky ishte shembulli më i qartë i shndritshëm i mbrojtjes Hyjnore, i ruajtjes Hyjnore dhe një favor nga i Gjithëmëshirshmi duke mbështetur parashikimet e mrekullueshme lidhur me Risale-i Nurin që bënë Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe Gauthul Aëdham, Zoti qoftë i kёnaqur me të. Duart e ngritura për dua të dyzet e dy vëllezërve tonë të pafajshëm ndaj të cilëve u bë padrejtësi, duke u lutur para Derës Hyjnore ndaluan një raketë të drejtuar ndaj tyre, e kthyen mbrapsht atë dhe në efekt e shpërthyen atë mbi kokat e atyre të cilët e kishin lëshuar. Humbjet tona llogariten të jenë vetëm pak prerje të pjesshme e lëndime të cilat do të na bëjnë ne të fitojmë shpërblim. Është një mrekulli të shpëtosh me një plagë të tillë të vogël prej një arme që ishte duke u mbushur në vitin e kaluar. Njeriu duhet t’i përgjigjet një mrekullie të tillë të madhe me falënderime e me gëzim. Pas kësaj jetët tona nuk do të ishin tonat, sepse sipas planeve të përhapësve të korrupsionit, ne duhet të zhdukeshim. Kjo do të thotë se pas kësaj ne duhet t’i vëmë e t’i japim jetët tona jo për vetet tona, por për të vërtetën dhe për realitetin. Ne duhet gjithmonë të përpiqemi ta shohim këtë gjurmë, fytyrë dhe këtë esencë mëshire në gjërat, të cilat do të na bënin ne jo të ankohemi, por të japim falënderime.

Said Nursi

* * *

 

Unë u kërkoj vëllezërve të mi që të mos mbeten të ofenduar nga njëri-tjetri për shkak të ngushticës së madhe, shqetësimit, ose të dëshpërimit shpirtëror ose nazeve ose për shkak të të qenurit i mashtruar nga dredhitë e shejtanit ose për shkak të gjuhës fyese të shprehur nga disa prej tyre. Ata nuk duhet të thonë se nderi i tyre është prekur e fyer. Unë i marr mbi vete çdo fjalë të keqe që është thënë. Ata nuk duhet të ofendohen. Në qoftë se do të kisha njëqind ndere, unë do t’i sakrifikoja të gjitha ato për dashurinë dhe për përzemërsinë midis vëllezërve të mi.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Unë kam kuptuar me siguri se dy apo tri ditët e shkuara, për fat të keq, ne morën një goditje nga mëshira Hyjnore. Madje unë kuptova se një prej shumë treguesve të një vërseti lidhur me njerëzit e mosbindjes shikon nga larg për tek ne.

Ajo është kështu:

“Kështu, kur ata harruan këshillën (paralajmërimin) që ata patën marrë, që u qe kujtuar…. Ne i morëm ata në ndëshkim…”[18]

Domethënë, kur ata harruan udhëzimin dhe këshillën me të cilat Ne i patëm paralajmëruar dhe ata nuk vepruan në përputhje me to, Ne i morëm ata në ndëshkim dhe u zbritëm fatkeqësi”.

Po, kohët e fundit, u nxitëm të shkruanim një trajtesë mbi kuptimin e sinqeritetit. Në të vërtetë, ajo ishte një trajtesë shumë e lartë e sublime dhe një rregull i shndritshëm për vëllazërinë dhe një parim i shenjtë i cili u lejon dhjetë burrave t’u bëjnë ballë fatkeqësive dhe ngjarjeve të cilave normalisht do të mund t’u bëhej ballë vetëm me fuqinë e dhjetë mijë vetave -dhe kjo me misterin e atij sinqeriteti- por unë me keqardhje them: Ne nuk mundëm, me mua në krye, të veprojmë në përputhje me atë paralajmërim shpirtëror dhe ky vërset na ndëshkoi ne me kuptimin e tij aludues, dhe u sprovua një grup prej nesh me një goditje disiplinuese të dhënë nga mëshira Hyjnore. Ndërsa ajo nuk ishte goditje disiplinuese për disa të tjerë, por një mjet ngushëllimi mbi ta dhe që të fitonin nëpërmjet saj thevab për veten e tyre. Në përputhje me kuptimin aludues të vërsetit, sipas shkencës së xhefrit vlera e “Ne i morëm ata në ndëshkim”, është një mijë e treqind e pesëdhjetë e dy. Ne u arrestuam në të njëjtën datë.

Po, që prej tre muajsh, për shkak se kam qenë i ndaluar nga përzierja me të tjerët, unë nuk kam mundur të njihem me gjendjet e vëllezërve të mi veçse qysh prej tre ditësh. Ndodhi një ngjarje e paimagjinueshme që ishte në kundërshtim me kuptimin e sinqeritetit, në të cilën u përfshinë vëllezërit, të cilët i kisha supozuar të ishin më të sinqertit. Nga kjo unë kuptova se një kuptim aludues i vërsetit,

“Por, kur ata harruan këshillën (paralajmërimin) që patën marrë… Ne i morëm ata në ndëshkim”, na shikonte ne nga larg.

Për njerëzit e çudhëzimit, për të cilët vërseti u shpall, ky është ndëshkim për ta, ndërsa për ne ai është një goditje mëshire dhe disiplinuese me qëllim që të edukojmë vetet tona dhe si shlyerje për gjynahet tona dhe që ne mund të zhvillojmë shkallët shpirtërore.

Dëshmia që ne e morëm këtë goditje për shkak se nuk e vlerësuam plotësisht vlerën e mirësisë Hyjnore që ne patëm marrë është se ne nuk qemë të kënaqur me shërbimin tonë të shenjtë të Kur’anit nëpërmjet Risale-i Nurit i cili përmban xhihadin maёnevij,  xhihadin më të shenjtë në rrugën e Zotit, që arriti shenjtërinë më të madhe nëpërmjet shkëlqimit të trashëgimisë profetike dhe që është mjeti për të arritur esencën e rrugës së Sahabëve të nderuar. Nëpërmjet paralajmërimeve të mia të ashpra në disa raste, dëshira për t’iu bashkuar një tarikati Sufi u parandalua, avantazhet, dobitë, e të cilit janë shumë të pakta për ne në kohën e tanishme dhe vetëm do të kishte qenë e mundur që të na shkaktonte shumë dëm në këtë situatë. Përndryshe, edhe uniteti ynë do të ishte prishur, dhe do të kishte shkaktuar ndryshime në ide e mendime, të cilat do ta kishin ulur vlerën e katër Elifave (IIII) -të cilët nëpërmjet solidaritetit, duke qenë të bashkuar, kanë vlerën e një mijë e njëqind e njëmbëdhjetës- në katër, dhe antipatia, urrejtja e ndërsjellë, e cila do ta pakësonte fuqinë tonë duke e zbritur në asgjë.

Autori i “Gjylistanit”, Shejh Sadi Shirazi, rrëfen:

Unë pashë njërin prej njerëzve të zemrës në një teqe ndërsa merrej me udhëtimin e tij shpirtëror. Pas disa ditësh unë e pashë atë në medrese midis studentëve të shkencave të sheriatit. Ndërkohë unë e pyeta atë: Përse e le teqenë e cila jep drita dhe erdhe në këtë medrese? Ai tha: Atje gjithësecili do të mund të shpëtonte vetveten në qoftë se do të ishin të suksesshëm, ndërsa këtu në këtë shkollë fetare, këta persona me zell të lartë po përpiqeshin të shpëtonin shumë njerëz të tjerë përkrah veteve të tyre. Fisnikëria, zelli dhe entuziazmi i lartë ishte tek këta; virtyti dhe përpjekja ishin tek ata.

Prandaj unë erdha këtu.

Kështu Shejh Sadi Shirazi shkroi një përmbledhje të kësaj ngjarje në veprën e Tij “Gjylistani”.

Në qoftë se çështjet e thjeshta të studentëve duke analizuar foljet gramatikisht si “Nesare, Nasren e Nesariu” janë më të preferueshme e më të larta se sa virdet që bëhen nëpër teqe, atëherë po Risale-i Nuri i cili i jep mësim në mënyrën më të qartë dhe më të sigurtë të vërtetat e shenjta të imanit në pohimin e besimit: “Unë besoj në Zotin, në Melekët e Tij, në librat e Tij, në Profetët e Tij dhe në Ditën e fundit” dhe i hesht edhe ateistët më kryeneçë dhe filozofët më kokëfortë; sa i gabuar do të ishte ai që e braktis këtë metodë ose që e shfuqizon, ose që nuk bindet me të apo që futet nëpër teqe të mbyllura duke ndjekur tekat e tij, pa kërkuar leje nga Risale-i Nuri! Në të njëjtën kohë kjo tregon se sa shumë ne e meritojmë këtë goditje disiplinuese të mëshirës Hyjnore.

Said Nursi

* * *

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PARALAJMËRIM

 

[Dy tregime të shkurtëra]

Tregimi i Parë: kur isha zënë rob në veri të Rusisë para pesë vitesh[19], unë së bashku me nëntëdhjetë oficerë po mbaheshim robër në sallën e një uzine të madhe, disa polemika e trazira u shkaktuan për shkak të ngushtësisë së vendit dhe të kushteve të rënda shtypëse. Unë i qetësova, meqenëse ata të gjithë kishin respekt të madh për mua. Pastaj unë caktova katër ose pesë oficerë për të mbajtur qetësi dhe u thashë: Sa herë që të dëgjoni zhurmë apo trazirë në ndonjë anë, shkoni e ndihmoni cilëndo anë që është në gabim”. Në të vërtetë zhurma pushoi si rezultat i kësaj mase paraprake. Ndërkohë ata më pyetën: Përse ti the: Ndihmoni palën që s’ka të drejtë? Në përgjigje unë u thashë:

“Ata të cilët janë në gabim janë të padrejtë. Ata nuk lënë as edhe një dobi të vetme prej rehatisë së tyre për hir të qetësisë publike që është dyzet herë më e madhe.

Ndërsa dikush që është në të drejtën, ai është i paanshëm. Ai e sakrifikon dhe heq dorë nga e drejta e tij, që ka vlerë të pakët, një dirhem për hir të rehatisë dhe të dobisë së shokut të tij, e cila është pjesë e qetësisë publike dhe që ka shumë vlerë, dyzet dirhem. Zhurma dhe trazira pushojnë dhe paqja vendoset e përgjithëson. Kështu rehatohen nëntëdhjetë oficerët që banojnë në këtë dhomë. Por, në qoftë se do të ndihmohej personi që ishte në të drejtën, zhurma do të shtohej edhe më shumë. Në jetën e përbashkët të këtij lloji, dobia dhe interesi i përgjithshëm merr përparësi”.

Dhe kështu, o vëllezërit e mi! Në këtë jetën tonë të përbashkët, mos thoni:

“Unë jam i mërzitur me vëllain tim, sepse ai ka qenë i padrejtë me mua”. Ky do të ishte një gabim i madh në këtë jetën tonë dhe në këtë shoqërinë tonë. Në qoftë se shoku yt të ka shkaktuar ty pak dëm, sa një dirhem, të qenurit tënd i mërzitur prej tij na shkakton një dëm të një çmimi të lartë, sa dyzet dirhem. Madje do të ishte e mundur t’i shkaktonte një dëm të madh, sa dyzet lira Risale- Nurit. Por, lavdi Zotit xh.sh., mbrojtjet tona të drejta, të fuqishme dhe shumë të goditura i parandaluan shkuarjen e vëllezërve tonë për t’u pyetur në mënyrë të përsëritur, dhe asnjë dëm nuk u erdhi mbrojtjeve tona të fuqishme e të drejta, dhe u shkul nga rrënjët e keqja. Përndryshe, mërzitja që ndodh midis vëllezërve na shkakton dëme të mëdha, ashtu si rënia e një fije kashte në sy ose si rënia e një shkëndije në barut.

Tregimi i Dytë: Ndodhej një grua e moshuar e cila kishte tetë djem. Ajo u dha secilit prej tyre nga një rriskë buke, por asnjë rriskë nuk mbeti për të. Pastaj gjithësecili prej tyre i ktheu asaj gjysmën e rriskës së bukës; dhe u bënë për të katër rriska buke, kurse buka e gjithësecilit prej tyre u pakësua në gjysëm rriske.

O vëllezërit e mi! Unë ndiej në veten time gjysmën e dhimbjeve shpirtërore prej të cilave lëndohet secili prej jush që arrini numrin dyzet, unë nuk shqetësohem për dhimbjet dhe për mundimet e mia personale. Një ditë unë u trondita dhe thashë: “A mos vallë ky është një ndëshkim për ndonjë gabimin tim që kisha bërë dhe për të cilin unë po ndëshkohem? Ndërkohë, unë hulumtova dhe studiova situatën time të mëparshme. Unë pashë se nuk kisha aspak pjesë në nxitjen dhe në shkaktimin e kësaj fatkeqësie; përkundrazi, unë pata përdorur çdo mjet të mundshëm për ta shmangur atë.

Domethënë, kjo fatkeqësi që na ra ishte vendim Hyjnor… Ajo ishte kurdisur kundra nesh nga intrigantët e ngatërrestarët qysh prej një viti, dhe u bë i pashmangshëm prej nesh. Ishte e pamundur që t’i shmangeshe. Ishte e pashmangshme se ne do të ndërlikoheshim në të.

Një mijë falënderime qofshin për Allahun e Plotëfuqishëm i Cili e lehtësoi dhe e zbriti fatkeqësinë nga njëqind në një.

Atëherë, si rrjedhojë e këtij fakti, mos më qortoni duke thënë: “Ne po e vuajmë këtë fatkeqësi për shkakun tënd!” Përkundrazi, më falni, dhe bëni lutje për mua. Dhe mos e kritikoni njëri-tjetrin, duke thënë:

“Në qoftë se nuk do ta kishe bërë këtë, kjo nuk do të kishte ndodhur”. Për shembull, njëri nga vëllezërit tanë duke përmendur dy ose tre nënshkrime -firma (për Risale-i Nurin), shpëtoi shumë; kjo e zbuti dhe e ngushtoi planin që kishin kurdisur keqbërësit me qëllim që të ndërlikonin shumë njerëz në fatkeqësi. Ky ishte shkaku jo për dëm, por për një dobi të madhe; sepse u bë një mjet për t’i shpëtuar shumë të pafajshëm nga kjo fatkeqësi.

Said Nursi

* * *

 

[Kjo pjesë është shumë e vlefshme. Gjithësecili mund të përfitojë prej saj deri në pikën e Dytë.]

Në lidhje me disa situata të pakëndshme të cilat shfaqen në Burgun Eskishehir, jo për shkak të moralit të keq, por si rezultat i ankthit. Kjo është rreth një pike të hollë të një vërseti të mirënjohur që ka mbetur i pazbuluar -i fshehur- dhe një pikë lidhur me sjelljen e mirë.

Pika e Parë

Nga plotësia e Allahut xh.sh., nga gjërësia e mëshirës së Tij dhe nga drejtësia, Zoti i Gjithëfuqishëm ka përfshirë një shpërblim të menjëhershëm brenda veprave të mira dhe ka fshehur një ndëshkim të menjëhershëm në veprat e në aktet e këqija dhe në të ligat. Ai ka përfshirë në veprat e mira kënaqësi shpirtërore që të kujtojnë mirësitë e Ahiretit, kurse në veprat e këqija ndodhen tortura shpirtërore të cilat të kujtojnë dënimin pikëllues të Ferrit në Ahiret.

Për shembull, të shfaqësh dashurinë dhe selamin midis besimtarëve është një veprim i lavdërueshëm për njerëzit e besimit. Të përfshira për ta në atë vepër të mirë janë një kënaqësi shpirtërore, një lumturi në zemër dhe një qetësi e rehati në zemër të cilat kujtojnë shpërblimet shpirtërore të Ahiretit.

Cilido që i referohet zemrës së tij do ta ndiejë këtë kënaqësi.

Dhe për shembull, armiqësia dhe urrejtja ndërmjet besimtarëve është një akt i keq i shëmtuar. Kjo e keqe i bën shpirtërat fisnikë të ndjejnë një torturë të ndërgjegjjes të mjaftueshme për të mposhtur zemrën dhe shpirtin. Unë vetë e kam përjetuar atë ndoshta më shumë se njëqind herë gjatë jetës sime; kur unë kam ushqyer armiqësi ndaj një vëllai besimtar, unë kam vuajtur një torturë të tillë, saqë nuk mbetej më asnjë dyshim se kjo torturë ishte një ndëshkim i menjëhershëm për aktin tim të keq që bëra. Pikërisht për këtë, unë ndëshkohem e torturohem.

Dhe për shembull, të respektosh ata që janë të denjë për respekt e nderim; të shfaqësh simpati e mëshirë ndaj atyre që e meritojnë dhe t’i ndihmosh ata, janë vepra të mira për besimtarët. Në këto vepra të mira ndodhet një kënaqësi e një ëndje aq të mëdhaja shpirtërore saqë ato të bëjnë të ndjesh shpërblimet e Ahiretit. Ato e shtojnë respektin dhe mëshirën deri në atë shkallë saqë e bëjnë personin të gatshëm të sakrifikojë pikërisht jetën e tij. Në qoftë se dëshiron, vëreje kënaqësinë dhe shpërblimin që merr një nënë nëpërmjet mëshirës që ajo ndien për fëmijën e saj që mund të jenë aq të mëdhaja sa që ajo do të vetëflijonte vetë jetën e saj për shkak të fëmijës. Pula që sulmon një luan me qëllim që ta shpëtojë zogun e saj është një shembull i kësaj të vërtete në botën e kafshëve.

Njerëzit e mëdhenj me aspirata të larta e ndjejnë këtë dhe për këtë arsye ata marrin qëndrimin e tyre heroik.

Dhe për shembull, në lakmi e në harxhim të tepruar është një ndëshkim i tillë saqë e bëjnë njeriun të vuajë në zemrën e tij dhe në shpirtin e tij; e bëjnë njeriun të jetë ankues dhe i shqetësuar dhe e çorodisin atë. Edhe në xhelozi e në smirë ndodhet një ndëshkim i menjëhershëm saqë e djegin njeriun smirëzi para tjetrit.

Ndërsa në vetëmjaftueshmëri -kënaqësi- dhe në mbështetjen tek Zoti xh.sh. ndodhet një shpërblim i menjëhershëm dhe i kënaqshëm i tillë saqë ajo largon të gjitha dhimbjet dhe fatkeqësitë e varfërisë dhe të nevojës.

Dhe për shembull, në krenari e në mburje është një peshë e rëndë, sepse njeriu mendjemadh dëshiron respekt nga gjithkush. Dhe për arsye se përbuzet për shkak të kësaj dëshire, ai vuan torturë të vazhdueshme. Po, respekti dhurohet, ai nuk mund të kërkohet.

Dhe për shembull, në modesti dhe në braktisjen e egoizmit është një shpërblim i kënaqshëm nga i cili personi shpëton nga pesha e rëndë e përpjekjes për ta bërë vetveten të pëlqehet, nga artificializmi.

Dhe për shembull, në mendimin e keq, në keqinterpretim e në pesimizëm ndodhet një ndëshkim i menjëhershëm në këtë dynja.

Në përputhje me rregullin, “Kushdo që godet, goditet”, ata që kanë mendim të keq për njerëzit zbulohen përfundimisht para mendimit të keq të njerëzve ndaj tij. Ata që i keqinterpretojnë veprat e vëllezërve të tyre besimtarë, padyshim do të zbulohen para pikërisht të njëjtit ndëshkim, ato do të keqinterpretohen.

Dhe kështu me radhë, të gjitha veprat e mira e të këqija duhet të maten në përputhje me këtë masë jardi. Unë i kërkoj mëshirës Hyjnore se ata të cilët e dëshmojnë mrekullinë e Kur’anit e shfaqur në këtë kohë në Risale-i Nur, që t’i përjetojnë e t’i shijojnë këto kënaqësi shpirtërore; ata nuk do të vuajnë nga moralet e këqija, në dashtë Zoti xh.sh..

* * *

 

Pika e Dytë

[E dyta e Njëzet e Dy Pikave]

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua”.

Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim (për veten e tyre, ose për krijesat e Mia) dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë Mua (të ushqejnë vetveten ose krijesat e mia).”

“Vërtet që Allahu, Ai është padyshim Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, i Përhershmi më i fortë”.[20]

Për një kohë të gjatë këto vërsete preokupuan mendjen time, meqë sipas shumë komenteve të Kur’anit, kuptimi i tyre i jashtëm nuk reflektonte mrekullinë e lartë të Kur’anit. Unë tani do të shpjegoj shkurt tre aspekte të kuptimeve të tyre shumë të bukura e të larta, të cilat burojnë nga shkëlqimi  i Kur’anit.

Aspekti i Parë: Ndonjëherë, Allahu i Gjithëfuqishëm i atribuon Vetvetes disa gjendje që mund t’i përkisnin të Dërguarit të Tij, me qëllim për ta nderuar e lartësuar atë. Këtu gjithashtu, vërsetet, “Unë ju krijova ju për adhurim; jo që të më jepni furnizim apo që të më ushqeni”, kanë këtë kuptim: “I Dërguari Im nuk dëshiron rrogë, shpërblim apo thevab, apo të ushqehet në shkëmbim të detyrës së tij të profetësisë dhe për komunikimin e detyrave të adhurimit ndaj jush. Ato i referohen Profetit të nderuar a.s.m. të cilit i jepet ushqim e furnizim. Përndryshe, në qoftë se nuk do të ishte ky kuptim i synuar, atëherë ai do të njoftonte diçka që është e vetëkuptueshme dhe e qartë, dhe do të ishte e papërshtatshme me elokuencën e mrekullueshme të Kur’anit.

Aspekti i Dytë: Njeriu është tej mase i preokupuar me furnizimin e tij, dhe supozon se përpjekja për të siguruar furnizimin e pengon atë nga adhurimi;

Kështu, me qëllim që të mos mashtrohet, për ta larguar atë iluzion dhe që të mos e marrë atë si pretekst dhe një justifikim për të braktisur ibadetin -adhurimin- ajeti kerim thotë: “Dhe Unë nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse për të më adhuruar”, dhe përcakton se qëllimi i krijimit tuaj është adhurimi ndaj Allahut; dhe se përpjekja për të fituar Rizkun, mjetet e jetesës, -nga këndvështrimi i qënies së saj një urdhër Hyjnor- është gjithashtu adhurim ndaj Zotit xh.sh..

Sa për sigurimin e rizkut për krijesat e Mia, për veten tuaj, për familjet tuaja dhe madje edhe Rizkun e kafshëve tuaja, vetëm Unë jam Garant dhe Sigurues për të. Ju nuk u krijuat për të siguruar ushqim e furnizim; çështja e rizkut dhe e të ushqyerit më përket vetëm Mua; sepse Vetëm Unë jam Furnizuesi; Unë siguroj furnizim për ata që lidhen me ju prej robërve e shërbëtorëve të Mi. Prandaj mos e bëni këtë një justifikim për të braktisur ibadetin!”

Në qoftë se nuk do të ishte ky kuptimi i synuar, atëherë ky do të bëhej një pohim i diçkaje që është e njohur dhe e qartë, sepse t’i sigurosh rizk -ushqim- Allahut të Plotëfuqishëm, në mënyrë të vetëkuptueshme e të qartë, është e pamundur. Ndodhet një rregull i vendosur në retorikë që tregon:

Në qoftë se kuptimi i fjalisë është i njohur në mënyrë të vetëkuptueshme, atëherë nuk është ky kuptim ai që synohet, por një kuptim që kërkohet medoemos prej tij dhe që është i varur prej tij.

Për shembull, në qoftë se ti do t’i thoje një njeriu i cili është hafiz i Kuranit: “Ti je hafiz”; kjo fjalë është një pohim i asaj që njihet në mënyrë të vetëkuptueshme. Kuptimi i synuar është: “Unë e di që ti je hafiz”. Ti po e njofton atë për shkak se ai nuk e dinte që ti e dije; dhe ajo është njohja ime që ai është Hafiz Kur’ani.

Kështu, si rrjedhojë e këtij rregulli, kuptimi i vërsetit, në të cilën ndalimi i dhënies ushqim e furnizim Krijuesit të Gjithëlavdishëm është një metaforë; ajo është kështu:

Ju nuk u krijuat me qëllim që të prodhoni ushqim për krijesat e Mia, të cilat janë të Miat, dhe sigurimin e ushqimit të të cilave Unë e kam marrë përsipër. Detyra juaj themelore është adhurimi. Megjithatë, të përpiqesh për të siguruar rizkun -mjetet e jetesës- në përputhje me urdhërat e Mia është gjithashtu në vetvete një lloj adhurimi.

Aspekti i Tretë: Kuptimi i jashtëm i ajetit Kur’anor  “Ai as nuk lind, as nuk është i lindur”[21] në suren Ihlas është i njohur në mënyrë të vetëkuptueshme; një kuptim tjetër është i synuar i cili bëhet i domosdoshëm prej tij. Domethënë, Allahu i Gjithëfuqishëm deklaron shumë qartë në mënyrë të vetëkuptueshme se Ai  “as nuk lind, as nuk është i lindur”, që shpreh kuptimin që vijon: Ata me një baba dhe nënë nuk mund të jenë kurrë Zot, dhe nuk mund të jenë as të Parapërjetshëm, as të Paspërjetshëm; pra Krijuesi është i Parapërjetshëm dhe i Paspërjetshëm; -ky vërset tregon mohimin e Hyjnisë së Isait -Jezusit- a.s., të Uzejrit, të Melekëve, të yjeve dhe të zotrave të tjerë të rremë. Pikërisht në të njëjtën mënyrë, në shembullin tonë gjithashtu, vërseti,

“Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë” ka kuptimin vijues:

“Gjërat me aftësi për të marrë furnizim e ushqim nuk mund të jenë Zotra e objekte adhurimi”, dhe shpreh kuptimin:

Qëniet të cilat kanë nevojë për ushqim e për t’u furnizuar nuk janë të përshtatshme për t’u adhuruar.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“… ose kur flinin në pushimin pas drekës”.[22]

Kjo u shkrua në lidhje me Re’fetin që nga kureshtja pyeti për kuptimin e Fjalës  “Ka’ilun” që erdhi në vërsetin Kur’anor  “… ose kur flinin në pushimin pas drekës”. Ky studim u shkrua për të mos lejuar që të bëhet përtace -e papunë- pena e tij prej diamanti në burg për shkak të letargjisë -plogështisë- që shkaktohet nga gjumi pas faljes së agimit, ashtu si të tjerët me të në burg.

Gjumi është tri llojesh:

Lloji i Parë është Gajlule. Ky gjumë është nga pas agimit deri në dyzet minuta e pak pasi të ketë lindur dielli, koha kur falja është e ligjshme por e kritikueshme, vaktul-kerahet. Gjumi në këtë kohë është në kundërshtim me sunnetin e pastër Profetik, sepse shkakton pakësim rizku dhe zhdukjen e bereqetit, ashtu siç ka ardhur në hadithin profetik a.s.m. “Koha më e përshtatshme për t’u përgatitur njeriu për punë për të siguruar mjetet e jetesës është kur është freskët, pas agimit. Kur kjo kohë ka kaluar, bie një letargji, plogështi.”

Është vërtetuar nëpërmjet shumë eksperimenteve se ashtu siç është kjo e dëmshme për punën e asaj dite dhe në mënyrë të tërthortë për mjetet e jetesës së njeriut, po ashtu ajo shkakton zhdukjen e bereqetit të tij.

I Dyti është Fejlule. Ky është gjumi pas faljes së ikindisë deri në perëndim të diellit. Ky gjumë shkakton pakësim të jetës, domethënë, ai e bën jetën në atë ditë më të shkurtër dhe e bën atë të kalojë në një gjendje gjysmëgjumi për shkak të përgjumësisë, duke shkaktuar kështu një mangësi fizike për jetën. Gjithashtu nga një aspekt jolëndor, meqenëse shumica e rezultateve të asaj dite, materiale dhe jomateriale, bëhen të dukshme pas faljes së iqëndisë, ta kalosh atë kohë në gjumë sikur i pengon ato rezultate për t’u parë dhe e bën ditën sikur të mos ishte jetuar nga njeriu.

I Treti është Kajlule, i cili sipas sunnetit të pastër profetik, fillon koha e tij nga Ed-duha -mesi i mëngjesit- deri pas faljes së Dhuhrit, drekës. Ky gjumë është pjesë e sunnetit profetik meqë ai e ndihmon njeriun që të ngrihet natën për t’u falur. Gjithashtu në Gadishullin Arabik duke e ndërprerë punën në drekë kur i nxehti është i fortë është bërë zakon për njerëzit dhe për zonën dhe kështu e ka ngulitur edhe më shumë këtë sunnet të profetit Muhammed a.s.m.. Ky gjumë zgjat jetën dhe shton rizkun, sepse gjysëm ore nga ky gjumë Kajluleh është i barabartë sa dy orë gjumi nga gjumi i natës. Domethënë, ai e shton jetën e ditës së tij një orë e gjysëm dhe gjithashtu shpëton një orë e gjysëm nga dora e gjumit, i cili është vëllai i vdekjes, dhe e bën atë të jetojë duke ia shtuar atë kohës së punës së tij për të fituar mjetet e jetesës; dhe zgjat kohën e përpjekjes dhe të punës.

Said Nursi

* * *

 

Kjo është një kujtesë e bukur

Kur po lexoja Fjalinë

 “El-fu el-fi salatin ve elfu elfi selamin alejke Ja Resulall-llah”,Njëmijë e një bekime dhe njëmijë e një selame, qofshin për ty o i dërguari i Zotit xh.sh” në tesbihatet që recitohen pas namazeve, unë pashë nga larg një pikë të hollë e cila m’u zbulua nga ato lavdërime, por unë nuk munda ta ngërtheja atë plotësisht, dhe unë do të tregoj një ose dy fjali duke aluduar për të.

Unë pashë se bota e natës i ngjasonte një banese të re që hapet për banesën e dynjasë. Unë hyra në atë botë gjatë faljes së Ishasë -namazit të jacisë- që kryhet kur fillon të bie nata. Meqenëse natyra e njeriut është i lidhur me të gjithë dynjanë, nëpërmjet një shtrirjeje të jashtëzakonshme të imagjinatës, unë pashë se kjo dynja madhështore u bë në atë natë si një banesë shumë e vogël saqë gati nuk shiheshin krijesat e vogëla dhe njeriu; ata gati u bënë të padukshëm. Unë vëzhgova me imagjinatë se qënia e vetme që e ndriçonte atë banesë, që e mbushte me gëzim, me familjaritet dhe me kënaqësi, ishte personaliteti kolektiv i Muhammedit a.s.m..

Ashtu siç jep selam në fillim njeriu kur hyn në një shtëpi, po ashtu unë gjeta një përmallim të madh dhe një dëshirë të zjarrtë për të thënë: “Elfu Elfi Salatin ve elfu e lfi selamin alejke Ja Resulall-llah”.[23]

Ndërkohë unë e gjeta veten time sikur po e përshëndesja atë sa numri i të gjithë njerëzve dhe xhindeve. Domethënë, unë shpreha këtë kuptim me përshëndetjet që ia çova: Unë ripërtërij besën time me ty, unë pranoj misionin tënd dhe u nënshtrohem e u bindem ligjeve dhe urdhërave që ti solle, dhe deklaroj nëpërmjet përshëndetjeve se ato do të jenë të sigurta se nuk do të sulmohen nga unë. Domethënë, sikur unë po e jepja këtë selam, duke i shprehur ato kuptime në emrin e çdo individi prej individëve të botës sime, të cilët janë qëniet e vetëdijshme prej njerëzve e xhindëve dhe në emër të të gjitha krijesave.

Ashtu siç e ndriçoi botën time nëpërmjet dritës dhe dhuratës që ai solli, po ashtu ai i ndriçon dhe i mbush me mirësi botët e gjithësecilit në këtë dynja.

Ndërkohë përballë kësaj mirësie madhështore, unë thashë:

“O Zot, zbrit mbi të një mijë Salate, bekime!” se mbase kjo do të ishte një përgjigje me mirënjohje e me falënderim ndaj kësaj dhurate. Domethënë, ne nuk mund t’i përgjigjemi kësaj mirësisë tënde, “kështu ne shfaqim mirënjohjen tonë ndaj teje duke u lutur që mëshira të zbresë mbi ty nga thesari i mëshirës së Krijuesit tonë sa numri i banorëve të qiejve”. Unë e kapa këtë kuptim me imagjinatën time.

Ai, Profeti Muhammed a.s.m., kërkon salat -bekime- të cilat kanë kuptimin e ‘Mëshirës’ për sa ka të bëjë me qënien e tij ‘Rob’ dhe i kthyer nga krijesa për tek Krijuesi. Ndërsa për sa ka të bëjë me qënien e tij i dërguar nga Krijuesi për tek krijesa, ai meriton selam -përshëndetje. Ashtu siç është i denjë për selame sa numri i xhindeve dhe i njerëzve, dhe ripërtërijmë me të besëlidhjen e përgjithshme sa numri i tyre gjithashtu, po ashtu ai është i denjë për salavate nga thesari i mëshirës sa numri i banorëve të qiejve dhe në emrin e të gjithë atyre; sepse drita që ai solli është ajo që shfaq plotësimin e çdo gjëje në ekzistencë dhe nxjerr në pah vlerën e çdo qënie, dhe nëpërmjet saj shikohet detyra Hyjnore e çdo krijese, dhe manifestohen qëllimet Hyjnore prej çdo krijese. Prandaj, në qoftë se çdo gjë do të kishte gjuhë, sigurisht ajo do të thonte në mënyrë të përsëritur:

   “Es-salatu Ves-selamu alejke ja Resulall-llah!”Bekimet dhe përshëndetjet qofshin mbi ty, o i Dërguari i Zotit xh.sh.!

Ndërsa ne themi në emrin e të gjitha krijesave:

“Bekime e përshëndetje të pafundme qofshin mbi ty o i Dërguar i Zotit xh.sh. sa numri i njerëzve dhe i xhindeve dhe sa numri i melekëve dhe i yjeve!”

Është e mjaftueshme që Allahu i jep atij bekime,

Edhe melekët e Tij i çojnë atij Salat e selam…

Said Nursi

* * *

 

Vëllai im i dashur!

Ti kërkon një shpjegim për Unitetin e Ekzistencës. Në njërën nga shkreptimat e “Letrës së Tridhjetë e Njëtë” është një përgjigje shumë e fuqishme dhe sqaruese për idetë e Muhjiddin Ibnu Arebij lidhur me këtë çështje.

Për tani, ne do të themi ç’ka vijon: T’ua japësh mësim këtë çështje të Unitetit të Ekzistencës njerëzve në këtë kohë, do t’i dëmtonte shumë ata. Ashtu si metaforat dhe shëmbëllimet[24] që kur kalojnë nga duart e të diturve për tek ato të njerëzve të zakonshëm dhe nga dora e dijes për tek dora e injorancës, ato metafora do të mendoheshin të ishin realitete të mirëfillta, po ashtu kur të vërteta të tilla si Uniteti i Ekzistencës do të kalonin tek të pakujdesshmit dhe tek njerëzit e zakonshëm të zhytur në ndikimin e shkaqeve, ato do të mendoheshin të ishte Natyra, dhe do të shkaktonin tre shembuj të rëndësishëm dëmi.

I Pari: Rruga e unitetit të Ekzistencës, megjithëse është si të mohonte ekzistencën e universit përballë ekzistencës së Krijuesit, për llogari të Krijuesit, veçse ama sa herë që ajo futet midis njerëzve të zakonshëm dhe kalon me ta derisa të arrijë duke hyrë në idetë e të pakujdesshmive prej tyre dhe sidomos tek ata që janë ndotur me mendimin materialist, ajo do të çonte në mohimin e Hyjnisë për llogari të universit dhe të materies.

Dëmi i Dytë: Rruga e unitetit të Ekzistencës e mohon hyjninë e çdo gjëje tjetër përveç Allahut me aq vrull saqë ajo mohon gjithçka përveç Zotit xh.sh. dhe largon dualizmin, dhe nuk e njeh -shikon- ekzistencën e pavarur të nefsit dhe të asnjë gjëje tjetër cilado qoftë, mirëpo në këtë kohë në të cilën sundojnë idetë e Natyrës, mburja dhe egoizmi duke mbushur me krenari nefsin urdhërues për të liga dhe duke bërë që të harrohen Krijuesi dhe Ahireti deri në një far shkalle; atëherë të ngulësh unitetin e ekzistencës në mendjen e njerëzve, nefset urdhërues për të liga të të cilëve janë si faraonë të vegjël dhe mjaft thjesht janë të prirur për t’i marrë vetvetet e tyre si objektet e tyre të adhurimit, duke fryrë dhe mbushur kështu me krenari nefset e tyre urdhërues për të liga derisa të mos i përmbajë më gjë, ruajna Zot nga kjo!

Dëmi i Tretë: Ndërsa Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm, Krijuesi i Gjithëlavdishëm është i lirë, i përjashtuar, i pastër, i lartësuar, i shenjtë dhe larg çdo ndryshimi, ndërrimi, copëtimi dhe nga të qenurit i përfshirë në kohë e në vend, Uniteti i Ekzistencës u jep shkas koncepteve që nuk janë të përshtatshme për Ekzistencën e Tij të domosdoshme, për shenjtërinë e Tij dhe për qënien e Tij i lirë dhe larg çdo mangësie; dhe me këtë bëhet shkak për të dhënë mësime të rreme.

Po, ai që flet për unitetin e ekzistencës, ai duhet të ngjitet me mendim nga toka për në Plejada duke e lënë prapa universin dhe e fikson shikimin e tij tek Froni Hyjnor, dhe në ekstazë e konsideron Universin të jetë mosekzistent, dhe nëpërmjet fuqisë së besimit të tij ai mund ta shohë çdo gjë të jetë drejtpërdrejtë nga i Vetmi i Unitetit. Por ama për atë që qëndron prapa universit, që e sheh atë dhe i shikon shkaqet përpara vetes së tij dhe vështron nga toka, ka mundësi që ai të bëhet i zhytur në shkaqe dhe i mbytur në moçalin e Natyrës. Ndërsa ai që ngjitet me mendim tek Arshi Hyjnor ashtu si Xhelaluddin Rumi, mundet të thotë:

“Dëgjo! Ti mund të dëgjosh prej gjithësecilit -si të ishin gramafonë natyralë- atë që ti dëgjon nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm”. Por në qoftë se ti do t’i thoje dikujt që nuk mund të ngjitet aq lart aq sa Xhelaluddin Rumiu, as nuk mund t’i shohë të gjitha qëniet nga toka për tek Froni Hyjnor në formën e pasqyrave -për manifestimet e Tij xh.sh.-, në qoftë se do t’i thoje: “Dëgjoje gjithësecilin që të dëgjosh prej tij fjalën e Zotit xh.sh.”, ai në kuptim do të binte nga Froni në tokë dhe gjithashtu do të goditej nga imagjinata të rreme në kundërshtim me të vërtetën!…

Thuaj: Allahu (e zbriti atë), pastaj lëri të luajnë në bisedat e cikërrimat e tyre të kota”.[25]

Lavdi të Vetmit, Esenca e të Cilit është e shenjtë mbi çdo gjë për t’i ngjasuar, që atributet e të Cilit janë të lartësuar mbi çdo gjë dhe larg çdo përngjasimi me to, dhe shenjat e Cilit dëshmojnë Hyjninë e Tij:

I lartësuar është Madhëria e Tij, dhe nuk ka Zot tjetër përveç Atij xh.sh.

Said Nursi

* * *

 

Përgjigje ndaj një Pyetjeje

Unë nuk kam kohë të peshoj idetë e Mustafa Sabriut[26] dhe ato të Musa Bekufit[27]; Unë do të mjaftohem vetëm me fjalën që vijon:

Njëri prej atyre të dyve e teproi, kaloi cakun, ndërsa tjetri e la mangët. Megjithëse Mustafa Sabriu ishte i drejtë në mbrojtjet e tij në krahasim me Musa Bekufin, veçse ama ai nuk ka të drejtë të denigrojë dikë si Muhjiddin Ibnu Arebij, i Cili ishte një mrekulli e shkencave islame.

Po, Muhjiddin Ibn Arebij është i drejtuar dhe i pranuar, por në të gjitha veprat e tij ai nuk mund të jetë udhëzues, as instruktor dhe as shembull. Meqenëse ai shumë shpesh kalonte pa peshore nëpër realitete, dhe kundërshtonte rregullat e Sunitëve, dhe disa nga thëniet e tij shprehin çudhëzim në anën e jashtme, ndonëse ai vetë është i lirë prej çudhëzimit, ai nuk është në çudhëzim. Ndonjëherë një fjalë mund të duket mohim në pamje të jashtme, kurse ai që e tha nuk është mohues.

Mustafa Sabriu nuk i mori këto pika në konsideratë, ai kaloi në ekstrem lidhur me disa pika për shkak të fanatizmit të tij ndaj rregullave të Sunitëve.

Sa për Musa Bekufin, për shkak të qënies së tij tej mase në favor të ripërtëritjes dhe për shkak të lëshimeve që ai bëri për modernizimin për sa ka të bëjë me idetë e tij, ai ishte shumë në gabim. Ai prishi disa nga të vërtetat e islamit me interpretimet e tij të gabuara. Duke e mbajtur të pranuar një person të refuzuar, si Abdul-Ala el-Maarri në një nivel më të lartë se sa dijetarët autoritarë e të besuar të islamit, dhe duke favorizuar në mënyrë të shpërpjesëtuar çështjet e Muhjiddinit që kundërshtojnë Sunitët për shkak se ato iu përshtateshin ideve të tija, ai kaloi shumë në ekstrem.

Muhjiddini tha:  “Ata që nuk janë njëri prej nesh dhe që nuk e njohin stacionin tonë, nuk duhet t’i lexojnë librat tona, pasi kjo mund të jetë e dëmshme për ta”. Po, në këtë kohë është e dëmshme të lexosh librat e Muhjiddinit, dhe në mënyrë të veçantë çështjet rreth Unitetit të Ekzistencës.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Allahut i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Kur po i shikoja prej dritares së burgut të qeshurat e njerëzimit që do të ktheheshin në të qara në festivalin e një nate të shkëlqyer, po shikoja nëpërmjet thjerrëzave -xhamave- të mendimit dhe të largpamësisë, të ardhmen dhe ankthin për të, u zbulua para shikimit të imagjinatës sime kjo situatë, të cilën do ta shpjegoj:

Ashtu siç shikohen në kinema gjendjet e jetës së atyre që tashmë flenë në varreza, edhe unë sikur pashë përpara meje kufomat lëvizëse të atyre që do të banonin në varreza në të ardhmen e afërt… Ndërkohë unë qava për ato që po qeshnin tani. Papritmas një ndjenjë vetmie, keqardhjeje e dhimbjeje më goditi mua. Unë iu ktheva mendjes sime dhe e pyeta për realitetin duke i thënë: “Ç’është kjo imagjinatë?” Realiteti u përgjigj duke thënë:

Pas pesëdhjetë vitesh, prej këtyre që po qeshin dhe po kënaqin vetveten me një gëzim të tillë, pesë do të jenë me shpina të kërrusura e të gërmuqura dhe do t’u jenë afruar të shtatëdhjetave, kurse dyzet e pesë prej tyre do të jenë kalbur në varreza. Ato fytyra e çehre të bukura dhe buzëqeshjet gazmore do të jenë transformuar në të kundërtat e tyre. Në përputhje me rregullin  “Çdo gjë që do të vijë është e afërt”, meqenëse deri diku është e vërtetë se gjërat që do të ndodhin në të ardhmen e afërt shihen të kenë arritur tashmë, atëherë sigurisht ajo që ti shikon nuk është imagjinatë.

Për më tepër, meqenëse të qeshurat e karakterizuara me pakujdesi të dynjasë janë të përkohshme dhe të zbuluara para zhdukjes, dhe mbulojnë këto gjendje të hidhura e vajtuese të këtilla, atëherë nuk ka dyshim se ajo që gëzon zemrën e njeriut të mjerë të përmalluar për përjetësi dhe që e kënaq shpirtin e tij të dashuruar marrëzisht pas pavdekshmërisë, është zbavitja e pafajshme, kënaqësia e pastër dhe ëndjet e gëzimet që do të jenë të qëndrueshme përjetësisht nëpërmjet shpërblimit të tyre brenda caqeve të hallallit -të lejuarës- duke përmbushur falënderimin me qetësinë e zemrës dhe të shpirtit dhe duke qenë larg pakujdesisë. Me qëllim që të parandalohet pakujdesia që të mos mbisundojë në shpirtëra gjatë festave dhe që të mos shtyhet njeriu për të dalë jashtë caqeve të hallallit, kanë ardhur shumë midis haditheve që inkurajojnë e nxisin fuqishëm dhënien e falënderimeve dhe përmendjen e Allahut xh.sh. në ato ditë festash. Nëse do të bëhej kjo në kohë të tilla, do të mund të transformoheshin mirësitë e gëzimit dhe të lumturisë në falënderime që do t’i bënin ato mirësi të vazhdojnë e të shtohen, sepse falënderimi i shton mirësitë dhe zhduk pakujdesinë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Kjo[28] lidhet me një pikë të përfshirë në vërsetin,

“Padyshim që Uni (nefsi njerëzor) është i prirur drejt së keqes”[29] dhe me hadithin profetik kuptimi i të cilit është,

 “Armiku yt më i keq është nefsi yt midis kraharorit tënd.”[30]

Po, ai që e do vetveten,nefsin e tij urdhërues për të liga, i cili nuk pastrohet, dhe që i pëlqen vetja, ai në realitet nuk do askënd tjetër përveç vetes. Madje edhe në qoftë se ai në pamje të jashtme do dikë, ai nuk e do atë me sinqeritet nga zemra, por ndoshta e do atë për ndonjë interes apo përfitim që ka prej tij. Ai gjithmonë përpiqet për ta bërë veten e tij të pëlqehet nga të tjerët. Gjithashtu ai nuk i përshkruan gabime e faje vetes së tij; ai e mbron dhe e shfajëson veten si një avokat. Ai e lavdëron veten, duke ekzagjëruar dhe madje duke gënjyer, duke e shfaqur veten të jetë pa gabime e faje, sikur ta shenjtëronte vetveten, madje ai arrin deri në atë shkallë në këtë çështje, saqë për të bëhet realitet vërseti,

A e ke parë atë i cili merr nepsin e tij për ilah (të adhuruar, për Zot)?[31]  dhe atëherë merr goditjet e këtij vërseti -sipas shkallës së tij- dhe vetëmburrja e tij dhe përpjekjet për ta bërë veten e tij të pëlqehet nga të tjerët, do të jepnin efekte të kundërta, pasi ai do të tërhiqte përbuzjen dhe do të trajtohej me ftohtësi. Gjithashtu ai do të humbiste sinqeritetin në veprat e tij të cilat shohin për tek Ahireti dhe do të bëheshin të përziera me hipokrizi. Ai mposhtet nga emocionet dhe dëshirat e nefsit, të cilat janë të verbëra për pasojat, që nuk mendojnë për rezultatet dhe që robërohen marrëzisht pas kënaqësive të çastit; ai do të bënte një vit burg për shkak të një kënaqësie që nuk zgjat më shumë se një orë e cila u kërkua nga ndjenjat e tij që kanë humbur rrugën e tyre. Ai do të vuante dënimin me dhjetë vjet burgim për shkak të ndjenjës së krenarisë që nuk zgjat një minut dhe për shkak të hakmarrjes. Shembulli i tij është si ai i një fëmije idiot i cili nuk e çmon vlerën e një xhuzi -pjese- Kur’ani që e lexon dhe e studion dhe e shet atë për të blerë një copë të lirë ëmbëlsire, pasi ai i shpenzon -harxhon- veprat e tij të mira të cilat janë më të shtrenjta se sa diamanti dhe i transformon ato në copa të papërfillshme xhami, ato janë emocionet e tij, vetëmburrja dhe egoizmi i tij. Dhe kështu ai humbet rëndë në një kohë që duhej të fitonte përfitime të mëdha.

O Zot! Na ruaj nga e keqja e nefsit dhe e Shejtanit, dhe nga e keqja e xhindeve dhe e njerëzve.

* * *

 

Një Pyetje

Si mund të jetë një dënim i drejtë qëndrueshmëria përjetësisht në burgun e xhehennemit për një mohim në një kohë të shkurtër?

Përgjigjja: Duke e llogaritur vitin të jetë treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë, ligji i drejtësisë kërkon për një vrasje që ndodh për një minut që vrasësi të dënohet me shtatë milion e tetëqind e tetëdhjetë e katër mijë minuta burgimi. Kështu, meqenëse mohimi i një minuti është si një mijë vrasje, sipas ligjit të drejtësisë humane, ai që jeton një jetë prej njëzet vitesh në mosbesim dhe vdes në atë gjendje, meriton të burgoset për pesëdhjetë e shtatë bilion e dyqind e një mijë e dyqind milion vite. Nga kjo mund të kuptohet se sa në harmoni me drejtësinë Hyjnore është vërseti,

“Në të cilin ata do të mbeten përherë”.[32]

Arsyeja për lidhjen ndërmjet këtyre dy numrave kaq të largët nga njëri-tjetri, është ky: Meqenëse vrasja dhe mohimi janë shkatërrim dhe agresion, ato kanë një ndikim tek të tjerët. Një vrasje që ndodh për një minut merr të paktën pesëdhjetë vjet nga jeta e të vrarit, viktimës, sipas gjendjes së jashtme, prandaj vrasësi burgoset në vendin e tyre. Ndërsa meqenëse një minut nga mosbesimi, mohon një mijë e një Emra të Bukur Hyjnorë, denigron skalitjet e tyre, shkel të drejtat e qënieve të universit dhe mohon plotësimet e tyre, përgënjeshtron dëshmitë e panumërta të Unitetit Hyjnor dhe refuzon dëshminë e tyre, mohuesi flaket tek më i ulëti i niveleve për më shumë se një mijë vite, dhe mbetet në burgimin e Fjalës së Zotit  “Halidine.. -do të mbeten përherë”- siç u përmend lart në vërset.

Said Nursi

* * *

 

Një ‘koinçidencë’ domethënëse dhe e hollë.

‘Koinçidenca’ e nenit 163[33] në bazë të të cilit u akuzuan studentët e Risale-i Nurit dhe që kërkonte t’u jepte atyre dënimin; ky numër koinçidonte me numrin e deputetëve të cilët miratuan projektligjin e veçantë në Parlament i cili u jepte njëqind e pesëdhjetë mijë lira për ndërtimin e medresesë së autorit të Risale-i Nurit. Ishin 163 deputetë prej dyqind deputetëve në parlamentin e popullit turk.

Një “koinçidencë” tjetër e hollë dhe domethënëse është kjo:

Njëqind e njëzet e tetë pjesët e Risale-i Nurit janë formuar në njëqind e pesëmbëdhjetë broshura -libërtha. Numri i ditëve që kur studentët e Risale-i Nurit dhe autori i tij u arrestuan më 27 prill 1935 deri në datën në të cilën gjykata shpalli vendimin me 19 gusht 1935 ishte njëqind e pesëmbëdhjetë duke koinçiduar me numrin e broshurave të Risale-i Nurit.

Gjithashtu, numri njëqind e pesëmbëdhjetë i njerëzve të akuzuar e që u morën në pyetje ‘koinçidon’ me pikërisht atë numër.

Kjo ‘koinçidencë’ tregon se fatkeqësia që u ra studentëve të Risale-i Nurit dhe autorit të tij organizohet nga një Dorë i Përkujdesjes Hyjnore.[34]

* * *

 

Pika e Njëzet e Tetë e Shkreptimës së Njëzet e Tetë.

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“(Kështu) ata nuk mund të dëgjojnë grupin më të lartë (të melekëve) pasi ata mbyten me zjarr (bombardohen nga çdo anë).”

“Të përzënë dhe i tyri është një ndëshkim i pandërprerë (i dhimbshëm)”

“Përveç ndonjërit që shkëput ndonjë grimcë vjedhurazi dhe janë të ndjekur me zjarr flakërues me shkëlqim të fortë.[35]

“Dhe vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar Shejtanët”.[36]

Një pikë e rëndësishme lidhur me vërsete të tilla si këto do të shpjegohet në lidhje me kritikat e bëra nga njerëzit e çudhëzimit. Ajo është si më poshtë vijon:

Këto ajete tregojnë se spiunat nga xhindet dhe nga shejtanët përgjojnë ngjarjet në qiejt dhe ua sjellin ato njoftime të së padukshmes falltarëve, mediumeve dhe disa spiritualistëve, atyre që merren me sjelljen e shpirtërave. Me qëllim që dhënia e njoftimeve të tyre nga e padukshmja të mos u jap shkas dyshimeve kur u shpall Kur’ani, spiunazhi i tyre i vazhdueshëm u ndalua në shkallën më të madhe dhe ata u përzunë nga yjet gjuajtës.

Ne do të shpjegojmë një përgjigje shumë të shkurtër rreth një pyetjeje shumë të rëndësishme në tre pjesë lidhur me vërsetet e lartëpërmendur, të cilat janë rreth këtij subjekti.

Pyetje: Nga vërsete të tilla si këto kuptohet se shejtanët spiunë depërtojnë e futen në mbretërinë e qiejve që janë shumë të largëta me qëllim që të mësojnë prej disa ngjarjeve të pjesshme dhe madje personale nga e Padukshmja; sikur ajo ngjarje e pjesshme të ishte objekt kërkimi në çdo pjesë të asaj mbretërie të gjërë, dhe cilido shejtan të mundej me hyrë nga cilido vend në qiej, e të përgjonte një version të ngatërruar raportimesh dhe ta sillte atë kështu në tokë. Megjithatë, arsyeja dhe shkenca nuk mund t’i pranojnë këto gjëra që kuptohen nga vërsetet Kur’anore.

Pastaj, disa nga njerëzit e profetësisë, pejgamberët, dhe disa Evlija, njerëzit e kerameteve, sikur i këpusin shumë nga afër frutat e Xhennetit, i cili sipas disa vërseteve të qarta të Kur’anit, është mbi qiejt, dhe ndonjëherë e shohin Parajsën shumë nga afër. Kjo çështje do të thotë: Largësia e pafundme është brenda afërsisë së pafundme, gjë të cilën nuk e përfshin mendja e këtij shekulli.

Gjithashtu, një gjendje e pjesshme e një personi të parëndësishëm duke qenë subjekt diskutimi i asamblesë më të lartë në qiejt e lartë e shumë të shtrirë, nuk është në harmoni me administrimin e universit i cili lëviz me urtësinë më të skajshme. Megjithatë, këto tri çështje konsiderohen të jenë midis të vërtetave të islamit.

Përgjigjja:

Së Pari: Vërseti Kur’anor,

“Vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët…”, tregon se spiunët shejtanë të cilët përpiqen të ngjiten në qiej për spiunazh dëbohen nëpërmjet yjeve të qiejve.

Unë e kam trajtuar mirë këtë çështje në Fjalën e Pesëmbëdhjetë dhe e kam provuar me aq siguri saqë ajo i bind edhe materialistët më kryeneçë, madje kjo i hesht ata dhe i detyron ta pranojnë, dhe kjo nëpërmjet shtatë parathënieve të provuara prerazi të cilat janë si shtatë shkallë për t’u ngjitur tek kuptimi i këtij vërseti.

Së Dyti: Ne do të aludojmë për këto tri të vërteta të islamit, të cilat supozohen të jenë larg nga arsyeja, me një krahasim i cili do t’i sjellë ato më afër mendjeve të ngushta.

Për shembull, supozo se zyra ushtarake e një shteti është në lindje të vendit, ministria e tij e drejtësisë në perëndim, ministria e arsimit në veri, departamenti i çështjeve të fesë në jug, administrata shtetërore në qendër, dhe çdo departament e ministri komunikon dhe është e lidhur me të tjerat nëpërmjet radios, telefonit dhe telegrafit në mënyrën më të rregullt e të sistemuar.

Kështu, të gjitha vendet, mjaft thjesht, do të ishin si një zyrë e vetme e njëjtë si ministria e drejtësisë, ose si departamenti i ushtrisë, ose si departamenti i çështjeve të fesë, ose si administrata shtetërore, dhe kështu me radhë.

Dhe për shembull, ndonjëherë ndodh që shumë vende e shtete, kryeqytetet e të cilëve janë të ndryshme, kanë sovranitet mbi një vend të vetëm duke marrë pjesë bashkarisht mbi një mbretëri të vetme në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kolonive, nëpërmjet dhënies me koncesion, ose nëpërmjet tregtisë. Megjithëse nënshtetasit e vendit e të kombit janë një, nëpërmjet koncesioneve të tij, secili shtet ka lidhje me ta. Çështjet e atyre shteteve, që janë të largëta nga njëri-tjetri, e prekin njëri-tjetrin dhe afrohen me njëri-tjetrin në të gjitha shtëpitë e vendit, madje marrin pjesë me çdo individ, saqë edhe çështjet e pjesshme të atij populli shikohen në një sferë të pjesshme në pikat e tij të kontaktit, dhe nuk merret çdo çështje e pjesshme nga sfera universale.

Mirëpo kur ato çështje të pjesshme diskutohen, ato diskutohen sikur të merreshin nga sfera universale, meqë ato kanë lidhje të drejtëpërdrejta me ligjet universale të asaj sfere: dhe atyre u jepet një formë si të ishte një çështje e diskutuar në atë sferë universale.

Dhe kështu, si këto dy krahasime, megjithëse mbretëria e qiejve është shumë larg për sa ka të bëjë me qendrën dhe kryeqytetin, ajo ka telefona jolëndorë që shtrihen prej tyre për tek zemrat e njerëzve në mbretërinë e tokës. Për më tepër, bota e qiejve nuk shikon vetëm botën fizike, por meqenëse ajo përmban edhe botën e shpirtërave, edhe botën e dimensioneve të brendshme të gjërave, ajo -bota e qiejve- rrethon e përfshin nën perde edhe botën e dukshme nga një aspekt.

Gjithashtu sfera e influencës së Parajsës, e cila është nga bota e përjetshmërisë dhe nga bota e qëndrueshmërisë, shtrihet dhe shpërndahet në mënyrë të ndritshme nën perden e botës së dukshme, pavarësisht largësisë së saj të pafundme. Dhe ashtu si shqiset e njeriut, të cilat i vendosi Krijuesi i Gjithurtë, i Gjithëmëshirshëm me urtësinë e Tij dhe me fuqinë e Tij në kokën e njeriut, dhe pavarësisht se qendrat e tyre janë të ndryshme, secila prej tyre sundon mbi të gjithë trupin dhe e merr atë brenda sferës së drejtimit të saj, po ashtu universi, i cili është një njeri më i madh, përfshin mijëra bota të ngjashme me sfera të ndërfutura njëra brenda tjetrës si rrathë bashkëqendrorë. Ndonjëherë situatat dhe ngjarjet që ndodhin në ato botëra janë objekt shikimi për sa ka të bëjë me universalitetin e tyre dhe me veçantinë, dhe me pjesshmërinë e tyre dhe me madhështinë. Domethënë, të pjesshmet shihen në vendet e pjesshme të afërta, kurse universalet dhe çështjet madhështore shikohen në stacionet universale e madhështore. Por ndonjëherë, një ngjarje e pjesshme e veçantë sundon një botë madhështore. Në cilëndo qoshe të botës që dëgjohet, ti do të dëgjosh rreth asaj ngjarje. Dhe ndonjëherë, një mobilizim i madh i ushtarëve nuk ishte kundra forcave të armikut, por për të shfaqur madhështi e bujë.

Për shembull, ngjarja e Muhammed Mustafasë dhe ndodhia e shenjtë e shpalljes së Kuranit ishin ngjarjet më të rëndësishme në botën e të gjithë qiejve duke u dëgjuar në çdo qoshe të tij. Si një shenjë Hyjnore duke njoftuar shkallën e madhështisë së shpalljes së kuranit, sovranitetin e tij vezullues dhe shkallën e vërtetësisë së tij, tek e cila asnjë dyshim nuk mund të futet, të shprehura e të ilustruara nga rojet e vënë në largësi në ato bastione e kështjella të larta, prej atyre qiejve të lartë, të lartësuar e shumë të largët duke lëshuar raketa për t’i zmbrapsur shejtanët dhe për t’i përzënë ato nga qiejt -në atë kohë në fillimin e shpalljes kishte më shumë yje gjuajtës që binin për të larguar shejtanët. Kurani i shpjegimit të mrekullueshëm e interpreton atë shpallje kozmike madhështore duke aluduar për ato shenja qiellore.

Po, shfaqja e këtyre shenjave madhështore qiellore, shfaqja e dyluftimit të shejtanëve me melekët, me mundësinë e përzënies së shejtanëve spiunë me një frymë nga një melek, është vetëm për të demonstruar madhështinë e shpalljes Kuranore, lartësinë dhe epërsinë e tij. Pastaj ky shpjegim madhështor i Kuranit, dhe shfaqja e mobilizimit madhështor qiellor nuk është për të shprehur se xhindet dhe shejtanët kanë ndonjë fuqi e forcë saqë i shtyu banorët e qiejve për t’i luftuar e për t’u mbrojtur kundra tyre, por për të treguar se nuk ka asnjë hyrje për shejtanët e për xhindet në cilindo vend prej vendeve të kësaj rruge të gjatë të shtrirë nga zemra e profetit më të madh e më të nderuar a.s.m., për tek bota e qiejve dhe për tek Froni më i lartë.

Dhe me këtë, Kurani shpreh se shpallja e Kuranit është një e vërtetë madhështore e denjë për të qenë objekt përmendjeje e diskutimi nga melekët më të mëdhenj dhe nga të gjithë melekët në ato qiej madhështorë; ku detyrohen shejtanët të ngjiten tek ato qiej me qëllim që të marrin diçka prej njoftimeve të tyre, por shejtanët u qëlluan dhe u përzunë, dhe nuk morën gjë.

Kurani i gjithurtë tregon me këtë goditje ndaj shejtanëve se Shpallja Kur’anore që zbriti në zemrën e Muhammedit a.s.m., dhe Xhebraili i cili erdhi në prezencën e tij, në vendin e tij, dhe të vërtetat e së Padukshmes që u shfaqën për shikimin e tij, janë të shëndosha, të drejta e të sakta, dhe asnjë dyshim nuk mund të hyjë absolutisht në to në cilindo aspekt prej tyre.

Kurani i shpjegimit të mrekullueshëm e shpreh këtë çështje në mënyrë të mrekullueshme.

Sa për Parajsën duke u shikuar nga shumë afër, pavarësisht largësisë së madhe të saj dhe duke qenë pjesë e botës së përjetësisë, dhe ndonjëherë frutat duke u marrë prej saj, ashtu siç mund të kuptohet nga dy shembujt e mësipërm: se kjo botë e përkohshme, bota e dukshme, është një perde për botën e Padukshme dhe për botën e përjetshmërisë. Është e mundshme që të shihet Parajsa në çdo anë nëpërmjet pasqyrës së botës së shëmbëllesës, pavarësisht se qendra e saj madhështore është në një vend të largët. Gjithashtu nëpërmjet besimit me shkallën e ‘sigurisë absolute’, Parajsa mund të ketë lloje të kolonive dhe të ministrive në këtë botë të përkohshme -nuk ka gabim në krahasime- dhe nëpërmjet telefonit të zemrës, mund të komunikohet me shpirtërat e lartësuar, dhe dhuratat e saj mund t’u vijnë atyre.

Sa për një sferë universale duke u preokupuar e duke u marrë me një çështje të pjesshme personale, domethënë, një aspekt i realitetit të përshkruar në komentet e Kuranit. Për shejtanët duke u ngjitur në qiej dhe duke përgjuar me qëllim që t’u sjellin falltarëve njoftime të trilluara nga e Padukshmja; realiteti i kësaj duhet të jetë kështu.

Ajo nuk është një ngjitje për tek kryeqyteti i botës së qiejve për të marrë atë njoftim të pjesshëm, por ajo është një ngjitje për tek disa vende të pjesshme në atmosferë -të cilën e përfshin kuptimi i qiejve- si stacionet policore -metafora nuk është gabim- të cilat kanë lidhje me këto vende të pjesshme në mbretërinë e tokës. Shejtanët përgjojnë në ato vende të pjesshme që të marrin ngjarje të pjesshme. Madje zemra e njeriut është njëra nga ato vende në të cilin bën dyluftim meleku i inspirimit kundra shejtanit personal.

Sa për të vërtetat e Kuranit dhe të Imanit dhe ngjarjet e profetit Muhammed a.s.m., sado që të jenë të pjesshme, ato janë si më e madhja, më universalja dhe më e lartësuara e ngjarjeve në sferën e qiejve dhe në Fronin më të lartë. Saqë sikur ato botohen në gazeta jolëndore të ngjarjeve të paracaktuara Hyjnore të Universit -nuk ka gabim në krahasim- meqë këto çështje diskutohen e përmenden në çdo qoshe prej qosheve të qiejve; pasi duke filluar nga zemra e Profetit më të nderuar a.s.m. dhe duke përfunduar me sferën e Fronit më të lartë, që të gjitha janë të mbrojtura e të siguruara prej çdo ndërhyrjeje qoftë nga shejtanët.

Kurani duke shpjeguar këtë, sigurisht i shpreh ato shenja madhështore se: asnjë dredhi, asnjë mundësi dhe asnjë mjet nuk kanë shejtanët për të marrë njoftimet e qiellit veçse përgjimin.

Kështu, Kurani u shpall dhe tregon në mënyrën më elokuente, madje të mrekullueshme, se sa të larta e të vërteta janë shpallja e Kuranit dhe Profetësia  e Muhammedit a.s.m. dhe se është krejtësisht e pamundur që t’i kundërshtosh ato apo t’u afrohesh atyre me dredhi, me dyshim apo me ndonjë formë tjetër.

Said Nursi

 

* * *

 

[1] Njëri nga studentët e parë të Ustadhit në Isparta. Përkthyesi

[2] Kur’an, 22:73

[3] Një peshk prodhon mijëra vezë dhe mijëra të vegjël, prandaj, me qëllim që të ruhet ekuilibri në det, ndonjëherë nga numri i peshqive të rinj duke dalë nga një putargë -vezë- që përbëhet nga miliona vezë, ato që mbijetojnë janë të barabartë me ato që ngordhin. Për më tepër, është një manifestim i mëshirës Hyjnore që për shkak të ndryshimit të madh në vëllim, midis peshkut nënë dhe të vegjëlve të saj, ajo nuk është në gjendje që t’i mbajë nën mbikëqyrje; ajo nuk mund të futet në vendet që fshihen të vegjëlit e saj. Prandaj, i Gjithurti Mëshirëplotë cakton njërin midis të vegjëlve që të jetë drejtuesi dhe mbikëqyrësi i tyre duke e përdorur atë krijesë të vockël në detyrat e nënës.

 

[4] Sa bukur e hollë aludojnë rreshtat vijues të të shquarit Junus Emre për veprat e mrekullueshme të artit Hyjnor që janë në krahët dhe në trupin e mizës:

“Unë e ngarkova krahun e një mize mbi dyzet qerre; të dyzetat nuk qenë në gjendje ta mbanin; ajo mbeti kështu e shkruar -e dekretuar”. Autori

[5]Në fund të pranverës ndodhet një specie prej mizave të vogëla e cila krijohet në formën e një grumbulli të zi që bëhet i ngjitur me degët e bajames dhe të kajsisë së egër, dhe qëndron aty. Dhe në vend të jashtëqitjeve, rrjedhin vazhdimisht prej asaj specie pika që i ngjasojnë mjaltit dhe grumbullohen rreth tyre speciet e tjera të mizave dhe i thithin ato.

Një specie tjetër mizash janë të ngarkuara me detyrën e pjalmimit të luleve të bimëve dhe të disa pemëve frutore si fiku. Ashtu si xixëllonja, e cila është një lloj mizash që vezullon e shkreptin dhe shndrit natën, që është e denjë për t’u vëzhguar e për t’u hulumtuar, po ashtu disa specie të tjera që janë të praruara dhe që shndrisin si flori, meritojnë të vërehen e të shqyrtohen.

Gjithashtu ne nuk duhet t’i harrojmë mizat e armatosura me shtiza, dhe grerëzat që janë si banditë. Në qoftë se frerat e këtyre mizave nuk do të ishin në Dorën e Krijuesit Mëshirëplotë, dhe nëse ato do të sulmonin gjallesat dhe njeriun, do ta asgjësonin llojin njerëzor ashtu siç vranë Nimrudin dhe do të na shpjegonin kuptimin e nënkuptuar të vërsetit,

“Dhe nëse miza merr diçka prej tyre, ata nuk do të kenë aspak fuqi për ta çliruar atë prej mizës. Kështu lloji i mizave i cili përfshin qindra specie që kanë këto cilësi e veçori të veçanta që u përmendën, kanë rëndësi aq të madhe saqë ky vërset madhështor i bën ato si subjektin e tij:

O njerëz! Është parashtruar një përngjasim për ju, kështu që dëgjoni mirë: Me të vërtetë që ata të cilëve ju u drejtoheni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë së bashku për t’ia arritur qëllimit… ” (deri në fund)

[6] Kur’an, 36:82

[7] Dy shkronjat e alfabetit arab në fjalën Nun, domethënë, Bëhu, Ji!”. Përkthyesi

[8] Kur’an, 36:82

[9] Kur’an, 18:109

[10] Kur’an, 57:25

[11] Kur’an, 34:10

[12] Kur’an, 57:25

[13]Kjo i referohet Refetit, i cili është i zellshëm në bërjen e pyetjeve, por përtac në shkrimin e Risaleve. Autori

[14] Kur’an, 27:25

[15] Kur’an, 39:6

[16] Kur’an, 39:25

[17] Disa komentatorë kanë thënë: Origjinat e këtyre kafshëve kanë ardhur nga qiejt. Synimi i tyre për këtë është ky:

Ekzistenca e vazhdueshme e kafshëve të quajtura si an‘am është nëpërmjet Rizkut -ushqimit; rizqet e tyre janë bari e bimët, rizku i bimëve vjen nga shiu; shiu është uji i jetës dhe mëshirë e zbritur nga qielli: kështu rizku vjen nga qiejt. Ajeti “Dhe në qiell është rizku juaj” (Kur’an, 51:22) tregon këtë kuptim. Meqenëse ekzistencat e ripërtërira vazhdimisht të atyre kafshëve qëndrojnë tek shiu që vjen nga qiejt, atëherë shprehja “Dhe Ne e zbritëm” është me vend dhe e përshtatshme, pasi shpreh kuptimin e të qenurit i zbritur nga qiejt. Autori.

[18] Kur’an, 6:44

[19]

[20] Kur’an, 51:56-8

[21] Kur’an, 112: 3

[22] Kur’an, 7:4

[23] Mëshira Hyjnore e cila i zbriti Muhammedit a.s.m. orientohet tek nevojat e të gjithë ummetit të tij nëpër të gjithë përjetësinë. Për këtë arsye, përshëndetjet e pafundme që i dhurohen atij janë shumë me vend e të përshtatshme. Në qoftë se një person do të hynte në një shtëpi të boshatisur, të errët e të vetmuar -si dynjaja e errët, e shkretë dhe e boshatisur nëpërmjet pakujdesisë-, sa i frikësuar e i tmerruar do të ishte ai. Por sa do ta gëzonte, do ta kënaqte, do t’i jepte familjaritet dhe do ta ndriçonte në qoftë se do të shikonte se një njeri shfaqet në atë shtëpi dhe i bën të njohur gjithçka që ndodhet në të. Po në qoftë se ky person është i dashuri, i përnderuari dhe miku, që është i Dërguari i Zotit xh.sh., i cili shfaqet në shtëpinë e botës, që përshkruan e na e bën të njohur Pronarin Mëshirëplotë e Gjithëbujar nëpërmjet të gjithë gjërave që ndodhen në të. Bëj ti analogji me këtë me qëllim që të kesh mundësi të çmosh vlerën dhe kënaqësinë e salavateve mbi Profetin Muhammed a.s.m.. Autori

[24] Ashtu si dy melekët e mëdhenj të quajtur Demi dhe Peshku që u transformuan, nëpërmjet misterit të metaforës, tek njerëzit e zakonshëm në formën e një Demi gjigant dhe të një Peshku të madh. Autori

[25] Kur’an, 6:91

[26] Mustafa Sabriu (1868-1954). Një dijetar fetar dhe një figurë publike në dekadat e fundit të perandorisë Osmane; ai ishte botues i gazetës së përditshme “Bejanul- hakk, dhe shejhul islam nga 1919-1920. Ai e la Turqinë më 1922 dhe mbeti në mërgim në Egjipt deri kur vdiq.

[27] Musa Jarullah Bigijef, një vendas i Turkistanit, një dijetar “reformist” i islamit dhe një figurë e shquar. Ai u dërgua në mërgim nga Rusët 1904 së bashku me Abdurrashid Ibrahimin, dhe ishte autori i shumë veprave.

[28] Kjo pjesë është e dobishme për gjithkënd

[29] Kur’an, 12:53

[30] Transmeton Bejhekiu

[31] Kur’an,45:23

[32] Kur’an, 33:65

[33] Kjo ‘koinçidencë’ në kuptim thotë: Nënshkrimet, firmat vlerësuese dhe admiruese të njëqind e gjashtëdhjetë e tre deputetëve të qeverisë së Republikës e shfuqizojnë nenin 163 të kodit penal që lidhet me të.

[34] Ja vlen të vërehet se arrestimi për disa studentë të Risale-i Nurit filloi me 25 prill 1935 dhe numri i atyre që u akuzuan me vendimin e gjykatës ishte 117 veta, meqë emrat e dy prej tyre u përsëritën dy herë. Ky numër ‘koinçidoi’ me njëqind e shtatëmbëdhjetë ditët që nga data që grupi u arrestua deri tek data e shpalljes së vendimit të gjykatës, duke i shtuar një hollësi tjetër “koinçidencës” së mëparshme.

[35] Kur’an, 37: 8-10

[36] Kur’an, 67: 5