Trajtesa rreth Mi’raxhit të Pejgamberit A.S.M
Me qëllim që të ftojë njërin nga shërbëtorët e Tij në një udhëtim për tek prania e Tij dhe që t’i besojë atij një detyrë, një amanet, pas dërgimit të tij nga xhamia në Mekë për tek ajo në Jeruzalem, ku e bëri atë të takohet me Pejgamberët të cilët u grumbulluan atje, dhe demonstroi se ai ishte trashëgimtari absolut i parimeve të të gjithë pejgamberëve, Ai e bëri atë të udhëtojë përmes fytyrës së jashtme të botës së ekzistencës dhe përmes fytyrës së brendshme, e cila shikon Krijuesin e saj, deri tek Sidre el-Munteha dhe deri tek largësia “sa dy harqe ose edhe më afër”.
Sigurisht, ai ishte një shërbëtor, dhe udhëtimi ishte një mi’raxh i veçantë, por së bashku me të ishte amaneti dhe besimi që lidhen me të gjithë universin dhe drita që do të ndryshonte ngjyrën e universit. Dhe meqenëse atij i ishte dhënë një çelës që mund të hapte derën e lumturisë së përjetshme, Zoti i Gjithëfuqishëm e cilësoi Vetveten me Atributin e “shikimit dhe dëgjimit të të gjitha gjërave”, me qëllim që t’i shfaqte botës urtësinë gjithëpërfshirëse të amanetit, dritën dhe çelësin, urtësinë dhe qëllimet, të cilat përfshijnë tërësinë e universit dhe rrethojnë të gjitha krijesat.
Ky mister i madh përmban “KATËR PARIME”:
I pari: Përse ishte i domosdoshëm Mi’raxhi?
I dyti: Cili ishte realiteti i Mi’raxhit?
I treti: Cila ishte urtësia dhe qëllimi i Mi’raxhit?
I katërti: Cilat janë frutat dhe dobitë e Mi’raxhit?
…