Lexo PDF

 [Kjo Fjalë përbëhet nga dy Stacione]

STACIONI I PARË

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

وَاِذْ قُلْنَا لِلْمَلئِكَةِ اسْجُدُوا ِلآدَمَ فَسَجَدُوا اِلاَّ اِبْلِيسَ , اِنَّ اللّهَ يَاْمُرُكُمْ اَنْ تَذْبَحُوا بَقَرَةً ,  ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُمْ مِنْ بَعْدِ ذلِكَ فَهِىَ كَالْحِجَارَةِ اَوْ اَشَدُّ قَسْوَةً

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: ‘Bini në sexhde para Ademit. ’ Dhe ata ranë në sexhde përveç shejtanit (Iblisit).” [192]

“Vërtetë që All-llahu ju urdhëron të therrni një lopë.” [193]

“Pas kësaj zemrat tuaja u forcuan e u bënë gur apo edhe më keq.”[194]

Një ditë ndërsa po lexoja këto vërsete, tre Pika m’u inspiruan nga shkëlqimet e Kur’anit të gjithurtë kundra nxitjeve e pëshpëritjeve të Djallit. Pëshpëritjet e tij morën këtë formë:

Ai tha: “Ju thoni se Kur’ani është një mrekulli, se është në kulmin e elokuencës dhe se ai është udhëzim për gjithkënd në të gjitha kohët, por cili është kuptimi në përsëritjen e tij, me ngulm e në formë historike, të disa ngjarjeve të pjesshme si më poshtë: Si do të ishte e përshtatshme përmendja e një ngjarjeje të pjesshme, si therrja e një lope, me termat e diçkaje të rëndësishme, sa që madje surja më e gjatë u quajt me emrin “El-Bekare” “Lopa”? Gjithashtu ngjarja e rënies së melekëve në sexhde para Ademit, është thjesht një çështje e së padukshmes dhe nuk mund të kuptohet nga arsyeja. Mendja mund t’i nënshtrohet asaj dhe ta pranojë me siguri veçse pasi të jetë arritur një besim i fuqishëm e i ngulitur.

Ndërkohë Kur’ani i instrukton të gjithë njerëzit me mend që t’i përdorin arsyet e tyre; në shumë vende ai thotë: اَفَلاَ يَعْقِلُونَ  “Atëherë a nuk do të mendojnë, arsyetojnë? A nuk mendojnë ata?, dhe ia referon arsyes atë çfarë thotë: Gjithashtu, cili është aspekti i udhëzimit të Kur’anit, duke treguar e duke u dhënë rëndësi disa kushteve natyrore të shkëmbinjve, të cilat janë rezultate të rastësisë?”

Forma e pikave që m’u inspiruan mua, është kjo:

Pika e parë: Në Kur’anin e gjithurtë ndodhen disa ngjarje të pjesshme që pas çdo njërës prej tyre fshihet një parim universal,  veçse ato ngjarje tregohen si maja, si cepi i një ligji të përgjithshëm.

Për shembull, عَلَّمَ آدَمَ اْلاَسْمَاءَ كُلَّهَا “Dhe Ai ia mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave.”[195]

Kjo është ‘Të Mësuarit e Emrave’, e cila ishte një mrekulli e Hazreti Ademit përpara melekëve për shkak të aftësisë së tij për të qenë kalifi i All-llahut. Kjo, megjithëse është një ngjarje e pjesshme, veçse ama ajo është maja e një parimi universal, që është siç vijon:

Ishte mësimi i shkencave të shumta -për shkak të aftësisë gjithëpërfshirëse të njeriut dhe i degëve të shumta të gjithanshme të Njohjes rreth universit, dhe të mësuarit rreth atributeve dhe cilësive të Krijuesit, ato të cilat i dhanë epërsi njeriut jo vetëm mbi engjëjt, por gjithashtu edhe mbi qiejt, tokën dhe malet, në çështjen e mbajtjes së Amanetit – besimit–  më të madh.

Dhe ashtu siç deklaron Kur’ani se, nëpërmjet prirjes dhe aftësisë së tij të gjithanshme, njeriu është kalifi shpirtëror në tokë, gjithashtu, ngjarja e pjesshme e së padukshmes, “Rënia në sexhde e melekëve përpara Ademit dhe mosrënia në sexhde e shejtanit”, është maja e një parimi më të gjërë e të vëzhguar universal; ky është një aluzion, një nënkuptim i një të vërtete më të shtrirë, sa vijon:

Nëpërmjet të përmendurit të bindjes së melekëve dhe të nënshtrimit përpara personit të Ademit, dhe nëpërmjet mendjemadhësisë dhe refuzimit të shejtanit, Kur’ani bën të kuptueshme se shumica e qënieve fizike në univers dhe përfaqësuesit e tyre shpirtërorë si dhe qëniet e përcaktuara, i binden njeriut dhe janë të parapërgatitura për t’u sjellë dobi të gjitha shqisave të njeriut dhe janë të nënshtruara ndaj tij. Dhe duke treguar se çfarë armiku i frikshëm dhe çfarë pengese serioze në rrugën e përparimit të njerëzimit janë lëndët e këqia dhe përfaqësueset e tyre si dhe banorët e këqinj, të cilët e prishin natyrën e njeriut dhe e shtyjnë atë në rrugë të gabuar, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm, ndërsa duke folur për një ngjarje të pjesshme, pikërisht për Ademin, bisedon në një mënyrë të lartë me të gjithë universin dhe njerëzimin.

Pika e dytë: Megjithëse toka e Egjiptit është një pjesë e shkretëtirës së madhe të Saharasë, nëpërmjet bollëkut dhe begatisë së Nilit të Bekuar, ajo është bërë një fushë pjellore e kultivueshme. Prandaj, ekzistenca si kjo parajsë e bekuar e ngjitur dhe fqinje me Saharanë e skëterrshme e ka bërë bujqësinë shumë të dëshiruar për popullin e Egjiptit dhe kështu e ka rrënjosur atë në karakteret e tyre; madje ajo e ka ngritur atë tek niveli i të qënit e shenjtë, dhe lopa e kau, mjetet e bujqësisë, u ngritën aq lart sa që madje u bënë objekte adhurimi. Pra njerëzit e Egjiptit të asaj kohe i konsideruan, “lopën dhe kaun” aq të shenjta sa që i adhuruan ato. Kështu, është e kuptueshme nga ngjarja e “Viçit”, se bijt e Israilit të asaj kohe, të cilët u rritën në Egjipt, kishin fituar një pjesë të atij zakoni.

Kështu, Kur’ani i gjithurtë na bën të kuptueshme nëpërmjet therrjes së një lope se me anë të profetësisë, Musai a.s. e rropi dhe e shkatërroi konceptin e adhurimit të lopës, i cili kishte hyrë tek karakteri i atij kombi dhe ishte zhvilluar në natyrat e tyre.

Kështu, nëpërmjet kësaj ngjarjeje të pjesshme, ai shpjegon me një mrekulli të lartë një parim universal, i cili është mësimi më thelbësor e i domosdoshëm në urtësi për gjithësecilin në të gjitha kohët.

Duke bërë një analogji me këtë, ju mund të kuptoni se disa ngjarje të pjesshme në Kur’anin e gjithurtë, të cilat janë përmendur në formën e ngjarjeve historike, janë majat e parimeve universale.

Madje në veprën tonë ‘El-levamiu’, tek Trajtesa mbi Mrekullinë e Kur’anit, duke marrë shtatë fjalitë e Tregimit të Musait i cili është përmendur e përsëritur në shumë sure, ne kemi shpjeguar se si çdo pjesë e atyre fjalive të veçanta përmban një parim të rëndësishëm universal. Nëse dëshironi, ju mund t’i referoheni asaj trajtese.

PIKA E TRETË:

ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُمْ مِنْ بَعْدِ ذلِكَ فَهِىَ كَالْحِجَارَةِ اَوْ اَشَدُّ قَسْوَةً وَاِنَّ مِنَ الْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ اْلاَنْهَارُ وَاِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ الْمَاءُ وَاِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

 “Pas kësaj zemrat tuaja u forcuan e u bënë gurë apo edhe më keq. Dhe vërtetë që ka shkëmbinj prej të cilëve rrjedhin lumenj: dhe vërtetë që ka prej tyre që çahen dhe kështu prej tyre del ujë; dhe prej tyre ka që dridhen nga frika e All-llahut. Dhe All-llahu nuk është i pavetëdijshëm për çfarë ju punoni.”[196]

Ndërsa duke lexuar vërsetin e lartëpërmendur, pëshpëritësi tha: “Çfarë kuptimi ndodhet në diskutimin dhe në shpjegimin, sikur ato të ishin më të rëndësishmet dhe më domethënëset e çështjeve, lidhur me disa gjendje natyrore të shkëmbinjve të cilat janë të zakonshme dhe që gjithkush ka njohuri për to? Si është e përshtatshme, dhe çfarë nevoje ndodhet? ”

Në fytyrën e kësaj pëshpëritjeje e nxitjeje, pika e mëposhtme m’u inspirua nga shkëlqimi i Kur’anit:

Po, është me vend dhe ka një nevojë për të. Dhe është aq e përshtatshme, dhe ndodhet një kuptim aq i rëndësishëm dhe një e vërtetë aq e madhe dhe e domosdoshme, saqë veçse nëpërmjet thuk-ëtisë së mrekullueshme të Kur’anit dhe hijeshisë udhëzuese të tij, ajo thjeshtohet deri në një farë mase dhe përmblidhet duke e bërë të lehtë të kuptuarin.

Po, thukëtia, njëri themel i mrekullisë së Kur’anit, hijeshia udhëzuese, dhe instruksioni i përshtatshëm të cilat janë një dritë e udhëzimit të tij, kërkojnë që në fytyrën e njerëzve të zakonshëm, të cilët përbëjnë shumicën e atyre që u adresohet Kur’ani, të vërtetat universale dhe parimet e thella e të përgjithshme të tregohen në forma të pjesshme e të zakonshme -të njohura, të ditura-, dhe për shkak të mendjeve të tyre të thjeshta, janë treguar vetëm majat e të vërtetave të mëdha në një formë të thjeshtë.

Për më tepër, duhet që atyre t’u shpjegohen veprimet Hyjnore poshtë tokës të cilat janë mrekulli e çudira, të mbuluara me perden e të zakonshmes, në mënyrë të përmbledhur. Kështu, për shkak të këtij misteri, Kur’ani i gjithurtë me vërsetin e lartëpërmendur thotë çka vijon:

“O bijtë e Israilit dhe o bijt e Ademit! Çfarë u  ka ndodhur ju që zemrat tuaja janë bërë më të forcuara e më të pajeta se sa guri? Sepse a nuk e shihni që ato shkëmbinj shumë të fortë, të pajetë e gjigantë të formuar në shtresa të mëdha poshtë tokës, janë kaq të bindur e të nënshtruar ndaj urdhërave Hyjnorë dhe kaq të butë e të shtruar ndaj akteve Hyjnore.”

Ashtu siç veprojnë veprimet Hyjnore në formimin e pemëve duke u shpërndarë degët e tyre në ajër, me një lehtësi absolute, po ashtu ato veprojnë mbi ato shkëmbinj të fortë e të shurdhët nën tokë me të njëjtën lehtësi dhe me një mirorganizim të plotë. Saqë kanalet e ujit190 dhe damarët e tyre nën tokë shpërndahen me të njëjtën lehtësi dhe me një mirorganizim të plotë, veprojnë me një rregull të përkryer dhe me një urtësi të plotë pa hasur ndonjë pengesë apo rezistencë që të përmendet prej atyre shkkëmbinjve; dhe uji rrjedh në to siç qarkullon gjaku brenda damarëve në trup pa hasur ndonjë rezistencë apo pengesë.[197]

Pastaj, rrënjët e holla mbijnë dhe shpërndahen me aq lehtësi nëpër shkëmbinjtë poshtë tokës me urdhrat Hyjnorë, pa hasur asnjë pengesë apo rezistencë, ashtu si shpërndarja e degëve të pemës dhe të bimëve në ajër.

Kur’ani i gjithurtë me këtë vërset, tregon një të vërtetë shumë të shtrirë, dhe kështu me anë të aluzionit, të nënkuptimit, u thotë zemërgurëve çka vijon:

O bijtë e Israilit dhe o bijt e Ademit! Çfarë lloj zemre mbani ju brenda dobësisë suaj dhe pafuqisë saqë me ashpërsinë e saj ajo po kundërshton urdhërat e të Vetmit të Gjithëlavdishëm? Ndërkohë që sa në mënyrë perfekte e me bindje shtresat e mëdha të shkëmbinjve të fortë po zbatojnë detyrat e tyre të larta në errësira përpara urdhërave të Tij. Ato nuk shfaqin mosbindje. Në të vërtetë, ato shkëmbinj veprojnë si thesarmbajtës për ujin e jetës dhe për mjetet e tjera të jetesës për të gjitha krijesat e gjalla sipër tokës. Ato janë mjete për ndarjen dhe shpërndarjen e atyre mirësive. Ato e kryejnë këtë me aq urtësi e drejtësi saqë janë të butë si dylli ose si ajri në Dorën e fuqisë së të Gjithurtit të Gjithëlavdishëm.

Po, ata janë në sexhde të vazhdueshme përpara madhështisë së Fuqisë së Tij, sepse ashtu siç veprojnë këto krijesa të mirorganizuara e të përsosura mbi tokë të cilat ne i vëzhgojmë, po ashtu, e njëjta gjë ndodh edhe nën tokë. Në të vërtetë, urtësia Hyjnore dhe përkujdesja shfaqen nën tokë në një mënyrë më të çuditshme e të huaj për sa ka të bëjë me urtësinë dhe rregullin. Shikoni! Si ato shkëmbinj të fortë e të pandjeshëm shfaqin butësi si dylli dhe delikatesë ndaj urdhërave Hyjnorë, dhe nuk shprehin asnjë rezistencë apo ashpërsi ndaj atyre ujërave delikatë, ndaj rrënjëve të holla dhe damarëve të hollë si mëndafshi, të cilat janë nëpunës Hyjnorë!

Ashtu si një ashik, zemra e shkëmbit tretet me prekjen e atyre gjërave delikate e të buta e bëhet dhè në rrugën e tyre.

Dhe nëpërmjet, وَاِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ اللّهِ “Dhe prej tyre ka që dridhen nga frika e All-llahut”, Kur’ani tregon majen e një të vërtete të madhe si kjo: Ashtu si në ngjarjen e Musait a.s. duke kërkuar të shikojë  All-llahun, dhe mali i famshëm duke u thërrmuar tek shfaqja Hyjnore, dhe shkëmbinjtë duke u shpërndarë nëpërmjet shfaqjeve të Lavdisë Hyjnore në formën e tërmeteve, dhe malet duke u tronditur, shumica e të cilave janë si struktura monolite, të pandashme, të mëdha të formuara nga një lëng i ngurtësuar dhe nga disa ndodhi të tjera gjeologjike, nëpërmjet atyre manifestimeve madhështore të Lavdisë, shkëmbinjtë bien nga majat e larta të maleve dhe copëtohen e shpërbëhen. Disa nga këto thërrmohen dhe, duke u transformuar në dhè, bëhen burimi i bimëve. Të tjerët mbeten si shkëmbinj dhe duke u rrokullisur poshtë luginave dhe fushave, shpërndahen e davariten. Ato u shërbejnë shumë qëllimeve në punët e banorëve të tokës, si për ndërtimin e shtëpive, dhe përveç urtësive, dobive dhe çështjeve të tjera të fshehura, ato janë në sexhde dhe të bindur ndaj Fuqisë Hyjnore dhe të nënshtruar plotësisht ndaj parimeve të Urtësisë Hyjnore.

Nuk ka dyshim se lënia e vendeve të tyre të larta nga frika e Zotit xh.sh. dhe zgjedhja e vendeve të ulëta në mënyrën më të përulur dhe duke qenë mjetet e atyre dobive të rëndësishme, është një çështje që nuk ndodh kot, as nuk veprojnë vetë, nuk janë as objekte të rastësisë, por brenda atij çrregullimi, nëpërmjet vendosjeve dhe akteve të urta të të Gjithurtit të vetëm dhe të Gjithëfuqishmit, ato janë brenda një rregulli të urtë, jo të dukshëm për syrin sipërfaqësor, janë qëllimet dhe dobitë që u janë bashkangjitur shkëmbinjve.

Treguesin e këtyre dobive, nga shpërndarja e shkëmbinjve, e dëshmon rregulli perfekt dhe arti i bukur i veshjeve që u dhurohen maleve  prej të cilëve shkëmbinjt u rrokullisën poshtë, dhe  stolisen me xhevahiret e luleve dhe frutave. Këto dëshmojnë në mënyrë vendimtare e cila nuk mund të dyshohet. Kështu, ju e keni parë se si këto tre ajete kanë rëndësinë e tyre të madhe nga këndvështrimi i urtësisë Hyjnore.

Tani, shikojeni hollësinë e shpjegimit të Kur’anit Madhështor dhe elokuencën e tij të mrekullueshme. Shikoni se si i tregon nëpërmjet tre ngjarjeve të famshme e të vëzhguara në tre pjesët, majat e të vërtetave të gjëra e të rëndësishme që u përmendën lart dhe nëpërmjet të kujtuarit të tre ngjarjeve të tjera, të cilat janë një mësim paralajmërues, ai jep një udhëzim të hollë dhe pengon në një mënyrë që nuk mund t’i rezistohet.

Për shembull, në paragrafin e dytë të vërsetit, ai thotë:

وَاِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ الْمَاءُ “Dhe vërtetë që ka prej tyre që çahen dhe kështu prej tyre del ujë.”

Duke treguar  nëpërmjet këtij paragrafi shkëmbin i cili u ça me dëshirë të fortë e të plotë përpara shkopit të Hazreti Musait a.s. dhe prej të cilit vërshuan dymbëdhjetë currila prej dymbëdhjetë burimeve, ai tregon kuptimin e mëposhtëm dhe thotë: O bijt e Israilit! Shkëmbinjtë e mëdhenj bëhen të butë dhe thërrmohen përpara një mrekullie të vetme të Musait a.s.. Ato derdhin lotë si currilë duke vërshuar ose nga frika e Zotit xh.sh. ose nga gëzimi. Atëherë si shpjegohet që ju jeni të padrejtë, saqë jeni kryeneçë para të gjitha mrekullive të Musait a.s. dhe, duke mos derdhur lotë, sytë tuaj janë të ashpër dhe zemrat tuaja janë të ngurtësuara?

Dhe në paragrafin e tretë, ai thotë:

وَاِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ اللّهِ “Dhe prej tyre ka që dridhen nga frika e All-llahut.”

Duke të kujtuar me këtë paragraf ngjarjen e famshme të malit të madh duke u thërrmuar dhe duke u shpërndarë nga frika e shfaqjes së Lavdisë Hyjnore, e cila ndodhi në malin  Sinai gjatë lutjeve të Musait a.s. dhe shkëmbinjtë duke u rrokullisur poshtë në të gjitha anët nga frika e Zotit, jep një mësim kuptimplotë i cili është ky: O populli i Musait a.s., si është që ju nuk e kini frikë All-llahun xh.sh. në një kohë kur malet, të cilët përbëhen nga shkëmbinj, thërrmohen, shtypen e shpërndahen nga frika e Tij?

Dhe megjithëse ju e dini se Musai a.s. me urdhrin e Zotit ngriti malin e Sinait mbi ju me qëllim që t’ju marrë besën, dhe në kërkimin e shikimit Hyjnor, mali u thërrmua, dhe ju e patë atë, si shpjegohet që ju jeni kaq të guximshëm sa të mos dridheni nga frika e Zotit xh.sh. dhe i bëni zemrat tuaja të ashpra e të pandjeshme?

Dhe në paragrafin e parë, ai thotë:

وَاِنَّ مِنَ الْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ اْلاَنْهَارُ “Dhe vërtetë që ka shkëmbinj prej të cilëve rrjedhin lumenj”; duke të kujtuar me këtë paragraf lumenj si Nili i bekuar, Dixhle dhe Eufrati, të cilët burojnë nga malet. Kur’ani bën të kuptueshëm mënyrën e çuditshme e të mrekullueshme që marrin shkëmbinjtë dhe sa të nënshtruar janë ato ndaj urdhërave krijuese. Me këtë u tregon kuptimin e mëposhtëm zemrave të zgjuara:

Sigurisht nuk do të ishte e mundur që malet të ishin burime të vërteta për lumenj të tillë të fuqishëm. Le të supozojmë që uji u ndërpre krejtësisht dhe secili nga malet të bëhej një rezervuar konik. Ato do të vazhdonin vetëm për pak muaj para se të humbisnin balancën dhe kjo për shkak të ecjes së shpejtë dhe rrjedhjes shumë të shpejtë dhe të vazhdueshme të atyre lumenjve të mëdhenj.

Përveç kësaj, shirat të cilët nuk penetrojnë në tokë më shumë se një metër, nuk do të ishin gjithashtu të ardhura të mjaftueshme për atë shpenzim të lartë. Kjo  do të thotë se vërshimi i këtyre lumenjve nuk është diçka natyrore e zakonshme që buron nga rastësia, por se Krijuesi i Gjithëlavdishëm i bën ato të rrjedhin në një mënyrë vërtetë të mrekullueshme nga një thesar i të padukshmes.

Kështu, me qëllim që të aludojë për këtë mister, këtë kuptim e tregon rrëfenja e një hadithi sherif i cili thotë:

“Secili nga ato tre lumenj është një pikë nga Parajsa të cilët në mënyrë të vazhdueshme rrjedhin prej andej, dhe për shkak të kësaj, ato janë bërë të bekuar.” Në një rrëfenjë tjetër hadithi, thuhet: “Burimi i këtyre tre lumenjve është nga Parajsa.” E vërteta e këtyre rrëfenjave është kjo: Meqenëse shkaqet materiale janë të paafta për të siguruar rrjedhjen e tyre të bollshme e me shumicë uji, atëherë padyshim burimet e tyre duhet të jenë në një botë të padukshme dhe nga një thesar i fshehur i Mëshirës, kështu që sigurohet balanca midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

Atëherë duke nxjerrë si përfundim logjik këtë kuptim, Kur’ani i gjithurtë jep mësimin e mëposhtëm duke thënë: O bijt e Israilit dhe o bijtë e Ademit! Me ashpërsinë tuaj të zemrës, me pandjeshmërinë dhe pakujdesinë, ju tregoni mosbindje dhe i mbyllni sytë tuaj ndaj urdhërave dhe ndaj Dritës së njohjes së Diellit të Parapërjetësisë, i Cili është aq i lavdishëm, saqë Ai bën të rrjedhin e të vërshojnë nga grykat e thjeshta e të pajeta të shkëmbinjve lumenj të fuqishëm si Nili i bekuar, i cili e ka transformuar Egjiptin në një Parajsë, duke i shfaqur mrekullitë e fuqisë së Tij dhe treguesit e Unitetit të Tij të fuqishme ashtu si fuqia e atyre lumenjve madhështorë, dhe të ndritshme ashtu si fuqia e shfaqjes dhe e bollëkut të tyre. Atëherë, All-llahu i vendos ato në zemrën e universit dhe ia dorëzon ato trurit të tokës dhe i bën ato të rrjedhin në zemrat e xhindeve dhe të njerëzve dhe në mendjet e tyre.

Pastaj Krijuesi bën që ato shkëmbinj të pajetë e të pandjeshëm të shfaqin mrekullitë e fuqisë së Tij në një mënyrë të tillë të mahnitshme[198] duke treguar Krijuesin e Gjthëlavdishëm ashtu siç tregon drita e diellit Diellin. Si ju nuk e shikoni dhe i verboni sytë tuaj ndaj dritës së njohjes së Tij xh.sh.?

Dhe kështu, shiko çfarë elokuence është veshur mbi këto tre të vërteta dhe vëreje me kujdes udhëzimin elokuent! Çfarë ashpërsie e zemrës mund t’i bëjë ballë nxehtësisë së këtij udhëzimi elokuent dhe të mos shkrihet?..

Në qoftë se ti e ke kuptuar atë qysh nga fillimi, atëherë shikoje një shkreptimë të udhëzimit të mrekullueshëm të Kur’anit të gjithurtë dhe jepi falënderime Zotit të Gjithëfuqishëm!..

سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

اَللّهُمَّ فَهِّمْنَا اَسْرَارَ الْقُرْآنِ كَمَا تُحِبُّ وَ تَرْضَى وَ وَفِّقْنَا لِخِدْمَتِهِ آمِينَ بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ

اَللّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ اُنْزِلَ عَلَيْهِ الْقُرْآنُ الْحَكِيمُ وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ اَجْمَعِينَ

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëditur, i Gjithurtë.”[199] O Zot na i bëj të kuptueshme misteret e Kur’anit ashtu  siç do Ti dhe siç kënaqesh Ti dhe na jep neve sukses në shërbimin e tij. Amin! Nëpërmjet mëshirës Tënde o më i Mëshirshmi i mëshiruesve! O Zot! Jepi bekime e paqe atij të cilit iu shpall Kur’ani i gjithëurtë dhe gjithë familjes së tij dhe shokëve.

* * *

 

STACIONI I DYTË I FJALËS SË NJËZET

 

Një shkreptimë e mrekullisë së Kur’anit e cila shndërit mbi mrekullitë e profetëve

Vëreji me kujdes dy pyetjet dhe dy përgjigjjet në fund.

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

وَلاَ رَطْبٍ وَلاَ يَابِسٍٍ اِلاَّ فِى كِتَابٍ مُبِينٍٍ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Nuk ka asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në një libër të Qartë.”[200]

Katërmbëdhjetë vjet më parë[201] në komentimin tim Kur’anor të titulluar “Isharatul Ixhaz” -Shenjat e mrekullisë-, unë shkrova studimin në arabisht rreth një misteri të këtij vërseti. Tani dy nga vëllezërit e mi, dëshirat e të cilëve janë të rëndësishme në këndvështrimin tim, më kanë kërkuar një lloj shpjegimi të asaj pune studimore në Turqisht dhe kështu duke u mbështetur tek ndihma e Zotit të Gjithëfuqishëm dhe në shkëlqimin e Kur’anit, unë them këtë:

Sipas një interpretimi; ‘Libri i Qartë’ ose ‘Regjistri’, është Kur’ani. Ky vërset pohon se gjithçka, e njomë dhe e thatë, gjendet brenda tij, a është kështu? Po, çdo gjë gjendet në të, por gjithkush nuk mund ta shikojë gjithçkanë në të, sepse ato ndodhen në nivele të ndryshme. Ndonjëherë gjenden farërat e gjësë ose bërthamat e saj, ndonjëherë përmbledhjet, ndonjëherë parimet dhe ndonjëherë shenjat; ato gjenden ose qartë, ose në mënyrë të nënkuptuar në heshtje, ose në mënyrë simbolike, ose në mënyrë të paqartë, të fshehur, ose si një kujtues.

Atëherë, Kur’ani i Gjithurtë i shpreh qëllimet e tij brenda stileve dhe mënyrave të elokuencës së tij sipas nevojës, dhe në mënyrë të përshtatshme e në lidhje me kërkesat e pozitës. Për shembull, gjërat si aeroplanët, elektriciteti, hekurudhat, dhe telegrafi dhe gjëra të ngjashme me këto, kanë ardhur në ekzistencë dhe janë vlerësuar si çudira të shkencës dhe të teknologjisë si rezultat i përparimit të njeriut, lidhur me shkencën dhe industrinë, dhe kanë marrë një pozitë më të lartë në jetën materiale të njerëzimit.

Sigurisht, Kur’ani i gjithurtë, i cili i adresohet gjithë njerëzimit, nuk i neglizhon e nuk i lë pas dore këto. Në të vërtetë, ai nuk i ka neglizhuar ato; ai i tregon në Dy aspekte”.

Aspekti i parë: Në formën e mrekullive të profetëve…

Aspekti i dytë është ky: Ai i tregon ato në formën e disa ngjarjeve historike.

Për shembull:

قُتِلَ اَصْحَابُ اْلاُخْدُودِ , النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ , اِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ , وَهُمْ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ , وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ اِلاَّ اَنْ يُؤْمِنُوا بِاللّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ ,

[202] Kështu edhe: فِى الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ .. وَخَلَقْنَا لَهُمْ مِنْ مِثْلِهِ مَا يَرْكَبُونَ  “Të mallkuar qenë populli i Hendekut” “Të zjarrit të furnizuar (pa masë) me lëndë djegëse! “Kur ata qëndruan pranë tij (zjarrit)” “Dhe ata dëshmuan çfarë ata po bënin kundër besimtarëve (duke i djegur ata).” “Ata nuk kishin asgjë kundër tyre, veçse ata besuan në All-llahun, të Gjithëfuqishmin, Zotëruesin e denjë për të gjitha lavdërimet!”[203] Gjithashtu, në barkën (anijen) e ngarkuar rëndë të (Nuhut a. s. ).”  Dhe Ne kemi krijuar po si ajo për ta, të cilat i ngasin e udhëtojnë.”[204]

Ashtu siç aludojnë këto vërsete për trenin e hekurudhat. Po ashtu vërsetet e mëposhtme aludojnë për elektricitetin, si dhe tregojnë shumë drita e mistere:

اَللّهُ نُورُ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ مَثَلُ نُورِهِ كَمِشْكَاةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ اَلْمِصْبَاحُ فِى زُجَاجَةٍ اَلزُّجَاجَةُ كَاَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّىٌّ يُوقَدُ مِنْ شَجَرَةٍ مُبَارَكَةٍ زَيْتُونَةٍ

 “All-llahu është Drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i Dritës së Tij është si të kishim një qoshe të errët dhe në të një llambë, llamba e futur në një kupë qelqi, kupa e qelqit si të ishte yll që shkëlqen, e ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja, as nga perëndimi, vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare. Dritë përmbi dritë! [205]

لاَ شَرْقِيَّةٍ وَلاَ غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ نُورٌ عَلَى نُورٍ يَهْدِى اللّهُ لِنُورِهِ مَنْ يَشَاءُ

All-llahu udhëzon drejt Dritës së Tij atë që do Ai. Dhe All-llahu sjell shembuj e përngjasime për njerëzimin dhe All-llahu është për çdo gjë i Gjithëditur.”[206]

Meqenëse shumë njerëz e kanë preokupuar vetveten me këtë llojin e dytë, dhe kanë nevojë për shumë vëmendje e sqarim, dhe meqenëse ata janë shumë, për tani ne do të mjaftohemi me këto vërsete që aludojnë për hekurudhat dhe elektricitetin dhe nuk do ta hapim atë derë.

Sa për llojin e parë, ai i tregon ato në formën e mrekullive të profetëve. Dhe ne do të përmendim disa prej këtij lloji nëpërmjet shembullit.

* * *

 

PARATHËNIE

Kur’ani i gjithurtë shpjegon se profetët, paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi ta, u dërguan në komunitetet njerëzore si udhërrëfyes e si pararojë lidhur me përparimin e tyre shpirtëror, dhe njëkohësisht Kur’ani shpjegon se Zoti xh.sh. vendosi në dorën e secilit prej tyre disa mrekulli materiale dhe i bëri ata profesorët e Mjeshtrit kryesorë lidhur me progresin material të njerëzimit. Ai i urdhëron njerëzit që t’i ndjekin ata në mënyrë absolute. Kështu, ashtu si duke folur për plotësimet shpirtërore dhe morale të profetëve, ai i inkurajon njerëzit që të përfitojnë prej tyre; gjithashtu në diskutimin e mrekullive të tyre ai është duke bërë aluzione nxitjeje për të arritur gjëra të ngjashme me to dhe për t’i imituar ato.

Madje mund të thuhet se arritjet shpirtërore e morale, gjithashtu edhe arritjet materiale dhe çudirat, iu dhanë së pari njerëzimit si dhunti nga dora e mrekullive.

Kështu, ajo që i dha njerëzimit në fillim dhuntinë e anijes, e cila ishte një mrekulli e Hazreti Nuhut a.s. dhe dhuntinë e orës, e cila ishte një mrekulli e Hazreti Jusufit a.s., ishte dora e mrekullive. Është një tregues i hollë për këtë të vërtetë që shumica e artizanëve, zejtarëve e profesionistëve të marrin njërin nga profetët si udhëhapësin dhe të parin në çdo mjeshtëri e në profesione. Për shembull, detarët të marrin Hazreti Nuhun a.s.; orëndreqësit të marrin Hazreti Jusufin a.s.; rrobaqepësit të marrin Hazreti Idrisin a.s. e kështu me radhë…

Me të vërtetë, meqenëse dijetarët e saktë dhe shkenca e retorikës kanë rënë dakord se çdo vërset i Kur’anit përmban disa aspekte udhëzimi dhe instruksioni, atëherë vërsetet e mrekullive të profetëve, të cilët janë më të ndritshmit e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm, nuk janë secili prej tyre tregime e ngjarje historike, por ato përmbajnë shumë kuptime udhëzimi. Po, duke përmendur mrekullitë e profetëve, ai gjurmon e shënon limitin përfundimtar të shkencës së njerëzimit dhe të industrisë. Ai tregon me gisht qëllimet më të skajshme që mund të arrijë njerëzimi. Ai specifikon objektivat e tij përfundimtare, dhe pastaj e nxit dhe e shtyn njerëzimin për ta arritur atë synim. Ashtu si e shkuara që është magazina e farnave të së ardhmes dhe pasqyra e cilësive të saj, po ashtu e ardhmja është një fushë e lërueshme e së shkuarës dhe pasqyra e gjendjeve të saj. Tani ne do të shpjegojmë vetëm pak shembuj të atij burimi më të gjërë si shembull…

Për shembull, vërseti:

وَ لِسُلَيْمنَ الرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهْرٌ وَرَوَاحُهَا شَهْرٌ

 “Edhe Sulejmanit (Ne ia nënshtruam atij) erën, (fluturimi) i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, dhe (fluturimi) i pasditës ishte sa (udhëtimi) një muaj.”[207]

i cili duke përshkruar një nga mrekullitë e Hazreti Sulejmanit a.s., nënshtrimin e erës, thotë: “Hazreti Sulejmani përshkoi distancën e dy muajve në një ditë duke fluturuar përmes ajrit.” Kështu, ai sugjeron me këtë, se rruga është hapur për njeriun për ta mbuluar një distancë të tillë në ajër. Është sikur Zoti xh.sh. të thonte në kuptimin e këtij ajeti:

“O njeri! Meqenëse rruga është e hapur për ty, arrije këtë nivel dhe afrohu tek ai! Dhe në kuptim, Zoti i Gjithëfuqishëm është duke thënë nëpërmjet gjuhës së këtij vërseti: “O njeri! Unë e ngjita një nga shërbëtorët e Mi në ajër meqenëse ai i braktisi dëshirat e nefsit të tij. Në qoftë se edhe ti gjithashtu do ta braktisje përtacinë e nefsit dhe të përfitoje shumë nga disa ligjet e mia në kozmos, edhe ti gjithashtu mund të ngjitesh.”

Dhe vërseti:

فَقُلْنَا اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْحَجَرَ فَانْفَجَرَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا

 “Dhe Ne i thamë: Bjeri gurit me shkopin tënd.” Pastaj që andej u derdhën me vrull dymbëdhjetë burime.”[208]  deri në fund…  i cili shpjegon një mrekulli të Hazreti Musait a.s.. Vërseti tregon se thesaret e Mëshirës të fshehura në tokë mund të nxirren e të përfitohen me mjete të thjeshta. Madje edhe në vende të forta si shkëmbinjtë; uji i jetës mund të nxirret me një shkop. Kështu, nëpërmjet këtij kuptimi, vërseti i thotë njeriut:

“Ti mund të gjesh shkëlqimin më të hollë të mëshirës, ujin e jetës, me një shkop. Ky ajet i flet njerëzimit me këtë kuptim: Ejani, punoni dhe gjejeni atë!”

Dhe në kuptim, All-llahu i Gjithëfuqishëm thotë nëpërmjet gjuhës aluduese të vërsetit:

“O njeri! Meqenëse Unë i dhashë dorës së njërit prej shërbëtorëve të Mi, i cili besoi tek Unë, një shkop të tillë që ai të nxirrte ujin e jetës nga ku të dëshironte, në qoftë se edhe ti gjithashtu, nëse do të mbështeteshe tek ligjet e Mëshirës sime, mund ta arish atë duke shpikur një vegël që t’i ngjasojë atij shkopi ose e përafërt me të. Prandaj, eja dhe bëj kështu!”

Kështu, një nga kontributet  më të rëndësishme të përparimit të njeriut është shpikja e një mjeti që e bën ujin të vërshojë nga shumica e vendeve nëpërmjet përdorimit të tij. Ky vërset gjurmon e zbulon qëllimin përfundimtar dhe limitet e tij dhe përfundon përtej tyre. Ashtu si vërseti i mëparshëm që përcaktoi pikat më të largëta përfundimtare, dhe skajin më të largët tek i cili mund të arrijnë aeroplanët e sotëm…

Dhe për shembull:

وَاُبْرِئُ اْلاَكْمَهَ وَاْلاَبْرَصَ وَاُحْيِى الْمَوْتَى بِاِذْنِ اللّهِ

 “Unë do të shëroj atë që ka lindur i verbër dhe atë që vuan nga lebroza, dhe do të ngjall të vdekurin me vullnetin e lejen e All-llahut.”[209], i cili lidhet me një mrekulli të Hazreti Isait a.s. (Jezusit).

Ashtu si Kur’ani që në mënyrë të qartë e nxit njeriun për të ndjekur sjelljet e larta të Isait a.s., po ashtu ai me nënkuptim e nxit atë drej Artit të lartësuar dhe drejt mjekësisë Hyjnore për të cilën ai ishte profesori i parë. Ky ajet tregon: “Ilaçet mund të gjenden madje edhe për sëmndjet më kronike, prandaj mos u dëshpëro, o njeri! Dhe mos e këput shpresën, o ti, që je provuar me fatkeqësi, sepse çdo sëmundje, sido që të jetë, ka ilaç dhe kurimi i saj është i mundshëm, prandaj kërkoje, gjeje e zbuloje. Madje edhe vdekja mund të kurohet me një nga ngjyrat e jetës së përkohshme!”, dhe në kuptim Zoti i Gjithëfuqishëm është duke thënë nëpërmjet një gjuhe figurative të këtij vërseti:

“O njeri! Unë i dhash dy dhurata njërit prej  shërbëtorëve të Mi, i cili braktisi botën për Mua. Njëra ishte ilaçi për sëmundjet shpirtërore, dhe tjetra ishte ilaçi për sëmundjet fizike. Kështu, zemrat e vdekura  u ngritën dhe erdhën në jetë nëpërmjet dritës së udhëzimit. Dhe njerëzit e sëmurë të cilët ishin si të vdekurit, gjetën shëndet nëpërmjet një fryme dhe ilaçit të tij. Edhe ti gjithashtu, o njeri, mund të gjesh shërim për çdo sëmundje në farmacinë e urtësisë Sime. Puno dhe gjeje atë! Në qoftë se ti e kërkon, me siguri ti do ta gjesh.”

Kështu, ky vërset gjurmon limitin më të largët dhe objektivat më të skajshme që synon  të përparojë aktualisht mjekësia njerëzore.

Dhe për shembull, vërsetet:

وَاَلَنَّا لَهُ الْحَدِيدَ , وَآتَيْنَاهُ الْحِكْمَةَ وَفَصْلَ الْخِطَابِ

 “Dhe Ne ia bëmë atij edhe hekurin të butë.”[210]

“Dhe Ne i dhamë atij urtësi dhe gjykim të drejtë në fjalë e vendim.”[211] të cilat janë rreth Hazreti Davudit a.s., dhe وَاَسَلْنَا لَهُ عَيْنَ الْقِطْرِ “Dhe Ne bëmë që të rrjedhë për të burim tunxhi.”[212]  i cili është rreth Hazreti Sulejmanit a.s..

Këto tregojnë se zbutja e hekurit është një nga mirësitë më të mëdha Hyjnore, nëpërmjet të cilit tregohet virtyti i njërit prej profetëve më të mëdhenj. Në të vërtetë, zbutja e hekurit, domethënë, ta bësh atë si brumë, dhe shkrirja e bakrit, zbulimi i mineraleve dhe nxjerrja e tyre, është origjina, burimi, baza dhe themelet e të gjitha industrive materiale të njerëzimit. Dhe kështu, ky vërset tregon: “Një mirësi e madhe iu dha një profeti të madh dhe kalifit të Zotit  në tokë në formën e një mrekullie të madhe, e cila ishte zbujta e hekurit. Dhe duke e bërë atë të butë si brumi dhe të hollë si një fije peri dhe duke e shkrirë bakrin, këto janë mjetet për shumicën e industrive të përgjithshme.” Meqenëse urtësia iu dha gjuhës së njërit i cili ishte edhe profet edhe kalif, domethënë, njërit i cili ishte edhe udhëheqës shpirtëror, edhe material, si dhe artizanati dhe industria iu dhuruan dorës së tij, ashtu siç nxit kjo në mënyrë të qartë drejt urtësisë së gjuhës së tij, po ashtu ndodhet një shenjë e cila gjithashtu inkurajon drejt artizanatit e mjeshtërisë në dorën e tij. Nëpërmjet gjuhës aluduese të këtij vërseti, në kuptim Zoti i Gjithëfuqishëm është duke thënë:

“O bijtë e Ademit! Unë i dhashë një urtësi të tillë gjuhës dhe zemrës së njërit prej shërbëtorëve të Mi, i cili iu bind urdhërave të Mia dhe detyrimeve saqë ai e shpallte vendimin për gjithçka me një qartësi të plotë dhe tregonte të vërtetën. Dhe Unë i dhashë atij një art të tillë në dorën e tij saqë ai mund ta kthente hekurin në çdo formë në dorën e tij si dyll. Ai siguroi  një fuqi të fortë për kalifatin e tij dhe për mbretërinë. Meqenëse kjo çështje ishte e mundur, ajo iu dha atij. Ajo është edhe e rëndësishme, dhe ju keni shumë nevojë për të në jetën tuaj shoqërore. Atëherë në qoftë se edhe ju gjithashtu do t’u bindeni urdhërave të Mia në krijim, ajo urtësi dhe ai artizanat do t’u jepet edhe ju gjithashtu. Në rrjedhën e kohës, ju mund ta arrini atë dhe t’i afroheni asaj.”

Kështu, progresi më i madh i njeriut, lidhur me industrinë, dhe arritja e fuqisë më të madhe të tij është nëpërmjet zbutjes së hekurit dhe shkrirjes së bakrit. Në vërset, fjala “kitr” përdoret për të përshkruar bakrin. Këto vërsete e drejtojnë shikimin e njeriut drejt kësaj të vërtete, dhe ato me rreptësi i paralajmëruan njerëzit e kohës së mëparshme të cilët nuk e vlerësuan se sa e rëndësishme ishte kjo, si dhe ata që janë përtacë në kohët moderne…

Dhe për shembull, vërseti,

قَالَ الَّذِى عِنْدَهُ عِلْمٌ مِنَ الْكِتَابِ اَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ اَنْ يَرْتَدَّ اِلَيْكَ طَرْفُكَ فَلَمَّا رَآهُ مُسْتَقِرًّا عِنْدَهُ

 “Njëri që kishte dije për librat (e shenjtë) tha: ‘Unë do të ta sjellë atë ty sa të hapësh e të mbyllësh sytë!’ Pastaj, kur (Sulejmani) e pa atë të vendosur para tij…”[213]   deri në fund… i cili tregon këtë ngjarje të jashtëzakonshme, me qëllim që ta sjellë Fronin e Belkisit tek ai, njëri nga ministrat e  Hazreti Sulejmanit a.s., të cilit i ishte dhënë shumë dije në shkencën e tërheqjes, nëpërmjet të cilit Zoti xh.sh. bënte keramete, tha: “Unë do ta kem Fronin këtu para se ti të mund të pulitësh sytë e tu.” Kështu, vërseti sugjeron se është e mundur t’i bësh gjërat të jenë të pranishme nga distanca të largëta, ose vetë ato, ose format e tyre. Dhe është një fakt që Zoti i Gjithëfuqishëm ia dhuroi këtë Hazreti Sulejmanit a.s., i cili u nderua si me mbretërim, po ashtu edhe me profetësi, në formën e një mrekullie me qëllim që nëpërmjet saj ai të kishte mundësi që personalisht të informohej pa lodhje për të gjitha trevat e mbretërisë së tij të gjërë dhe të shikonte gjendjen e nënshtetasve të tij dhe të dëgjonte për dertet e tyre. Pra, kjo mrekulli iu dha Sulejmanit a.s. si një mjet për dëlirësinë e tij dhe drejtësinë. Kjo do të thotë, në qoftë se njeriu mbështetet tek Zoti i Gjithëfuqishëm, si Sulejmani a.s., i cili e kërkoi atë me gjuhën e dëlirësisë së tij, edhe ai në qoftë se kërkon nga Krijuesi me gjuhën e aftësisë së tij dhe në qoftë se ai do t’u përshtatej ligjeve të Tij në univers dhe favorit Hyjnor, është e mundur që bota të transformohej e të bëhej si një qytet për të.

Domethënë, ndërsa froni i Belkisit ishte në Jemen, në çast ai qe i pranishëm në Damask, ose forma e tij ishte prezent dhe u shikua. Dhe sigurisht pamjet e njerëzve përreth Fronit ishin të pranishëm dhe zërat e tyre u dëgjuan. Kështu, ky vërset tregon në mënyrë madhështore tërheqjen dhe sjelljen e formave e të zërave nga distanca të largëta, dhe në efekt thotë:

“O mbretër dhe sundimtarë! Në qoftë se dëshironi të sundojë drejtësia e pastër në mbretëritë tuaja, përpiquni të shikoni e të kuptoni faqen e tokës, ashtu si Sulejmani, dhe ndiqeni atë. Sepse duke u ngritur tek niveli i të qënit i informuar kurdo si të dëshironte rreth çdo ane të mbretërisë së tij, një sundimtar i drejtë dhe një mbret i cili kujdeset shumë për nënshtetasit e tij shpëton nga përgjegjësia, dhe mund të veprojë me drejtësi të plotë.” Dhe Zoti i Gjithëfuqishëm në efekt thotë nëpërmjet gjuhës aluduese të vërsetit:

“O bijt e Ademit! Unë i dhashë njërit prej shërbëtorëve të Mi një mbretëri të gjërë, dhe me qëllim që të vepronte krejtësisht me drejtësi brenda saj, unë i dhashë atij të njohë personalisht për të gjitha situatat dhe ngjarjet që ndodhen atje. Dhe meqenëse Unë u kam dhënë të gjithë njerëzve, nga natyrat e tyre, aftësinë për të qenë kalifë në tokë, unë u dhashë atyre gjithashtu kapacitetin për të shikuar, atëherë konsideroje dhe kuptoje faqen e tokës në përputhje me atë aftësi, meqë Urtësia Ime e kërkoi atë.

Në qoftë se njeriu nuk mund ta arrijë këtë pikë me personin e tij, ai mund ta arrijë atë me llojin e tij; në qoftë se nuk mund ta arrijë materialisht, ai e arrin atë në kuptim – siç ndodh me evlijatë e drejtë, (shenjtorët). Atëherë ju mund të përfitoni nga kjo mirësi e madhe që u është dhuruar ju. Prandaj, ejani t’ju shoh e përpiquni me punë serioze, dhe orvatuni shumë! Me kusht që ju të mos harroni detyrat tuaja të adhurimit, punoni që ta ktheni faqen e tokës në një kopsht, që të shikoni të gjitha anët e tij dhe të dëgjoni zërat dhe ndodhitë e tij.

I kushtoni vëmendje dekretit të të Gjithëmëshirshmit!”

هُوَ الَّذِى جَعَلَ لَكُمُ اْلاَرْضَ ذَلُولاً فَامْشُوا فِى مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِنْ رِزْقِهِ وَاِلَيْهِ النُّشُورُ

 “Ai është i Cili e ka bërë tokën të dobishme dhe të përshtatshme për ju, kështu që ecni nëpër rrugë dhe hani nga rizku i Tij dhe tek Ai do të jetë ringjallja.”[214]

Kështu, vërseti i lartëpërmendur aludon për limitin më të skajshëm në një përparim shumë të madh për tërheqjen e pamjeve dhe të zërave, tingujve, njëri prej arteve më të holla të njeriut, dhe aludon për nxitje.

Dhe, për shembull, vërsetet,  مُقَرَّنِينَ فِى اْلاَصْفَادِ  “Si dhe të tjerë të lidhur në pranga.”[215] Deri në fund…

وَمِنَ الشَّيَاطِينِ مَنْ يَغُوصُونَ لَهُ وَيَعْمَلُونَ عَمَلاً دُونَ ذلِكَ

 “Edhe nga shejtanët (prej xhindëve) kishte shumë që zhyteshin për të dhe bënin punë të tjera përveç kësaj…”[216] deri në fund… pohojnë se Hazreti Sulejmani a.s., nënshtroi xhindët, shejtanët dhe shpirtërat e këqinj dhe, duke penguar të keqen e tyre, ai i bëri ata të shëbejnë në çështje të dobishme, dhe vërsetet thonë: “Xhindët, banorët  më të rëndësishëm të tokës pas njeriut, të cilët janë të vetëdijshëm, mund t’i shërbejnë njeriut. Kontakti mund të bëhet me ta. Gjithashtu edhe shejtanët mund të detyrohen të heqin dorë nga armiqësia, dhe duan apo nuk duan, t’i shërbejnë njeriut, ashtu siç i nënshtroi All-llahu për njërin midis shërbëtorëve të Tij i cili u bindej urdhërave të Tij.” Dhe nëpërmjet gjuhës aluduese të vërsetit, në kuptim, Zoti i Gjithëfuqishëm është duke thënë: “O njeri! Unë i bëra xhindët, shejtanët, dhe të këqinjtë e tyre t’i binden njërit prej shërbëtorëve të Mi i cili m’u bind Mua. Në qoftë se edhe ti gjithashtu do t’u nënshtroheshe urdhërave të Mia, shumë qënie, madje edhe xhindët e shejtanët mund të të nënshtrohen ty.”

Kështu, këto vërsete skicojnë limitin më të fundit dhe përcaktojnë format më të mira për të përfituar, madje ato hapin rrugë gjithashtu për sjelljen e shpirtërave dhe për të biseduar me xhindin, i cili filtroi nga kombinimi i artit dhe i shkencës së njeriut, dhe ka shfaqur çfarë fshihet tek ai prej fuqive dhe ndjenjave të tij të jashtëzakonshme, materiale e shpirtërore. Por, çështja nuk është si në kohën tonë aktuale në të cilën ata që merren me këto çështje janë bërë gazi i botës dhe, madje janë bërë lodra në dorën e xhindit të cilët ndonjëherë pretendojnë dhe e quajnë vetveten shpirtërat e të vdekurve. Dhe u bënë të nënshtruar ndaj shejtanëve dhe shpirtërave të këqinj. Por nënshtrimi i tyre, i xhindëve, ndodh vetëm nëpërmjet mistereve të Kur’anit, kështu duke shpëtuar nga e keqja e tyre.

Gjithashtu, vërsetet rreth Hazreti Sulejmanit a.s. duke aluduar për shpirtërat, dhe tërheqja e djajve nga ana e tij dhe nënshtrimi i tyre, dhe disa vërsete të tjerë si, فَاَرْسَلْنَا اِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا “Pastaj Ne i dërguam asaj Ruhun Tonë (melekun Xhibril) dhe ai iu paraqit përpara saj tamam në formë njeriu.”[217], tregojnë edhe tërheqjen e shpirtërave, edhe qëniet e shpirtërave duke marrë forma. Por tërheqja e shpirtërave të pastër, e aluduar këtu në vërsete, nuk është në mënyrën që kryejnë bashkëkohësit duke i sjellur shpirtërat në vendet e tyre dhe në vendet e zbavitjeve të tyre, gjë e cila është një mungesë respekti, shpërfillje dhe që nuk u shkon atyre shpirtërave të respektuar seriozë, të cilët e mbushin një botë krejtësisht serioze dhe për një qëllim serioz. Por sjellja e shpirtërave është e mundur, ashtu siç ndodh dhe siç e kryejnë evlijatë e drejtë për një çështje serioze dhe për një qëllim të lartë të synuar si shembulli i Muhjiddin Ibn Arabi të cilët takoheshin me ato shpirtëra të mirë kur të donin, u tërhoqën pas tyre dhe formuan lidhje, duke shkuar në vendet e tyre, deri në një far mase duke u afruar tek bota e tyre dhe duke përfituar nga shpirtësia e tyre. Për këtë aludojnë vërsetet dhe, brenda këtij aluzioni, bëjnë të kuptueshme se ato po e inkurajojnë dhe po e nxisin njeriun për atë botë. Vërsetet skicojnë limitin më të skajshëm të arteve të fshehura dhe të shkencave të këtij lloji dhe i tregojnë ato në formën më të mirë.

Për shembull, vërsetet rreth mrekullive të Hazreti Dautit (Davidit) a.s.:

اِنَّا سَخَّرْنَا الْجِبَالَ مَعَهُ يُسَبِّحْنَ بِالْعَشِىِّ وَاْلاِشْرَاقِ , يَا جِبَالُ اَوِّبِى مَعَهُ وَالطَّيْرَ وَاَلَنَّا لَهُ الْحَدِيدَ dhe عُلِّمْنَا مَنْطِقَ الطَّيْرِ

Me të vërtetë që Ne i bëmë malet të lartësojnë lavditë Tona bashkë me të gjithë pasditën dhe gjithë paraditën.”[218]

Dhe vërtet që Ne i dhuruam Davudit mirësi prej Nesh (duke i thënë ): “O ju male! Lavdërojeni (All-llahun) bashkë me të! Edhe ju zogj! Dhe Ne ia bëmë atij edhe hekurin të butë.”[219]

“Na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhuruar gjithçka.”[220],

tregojnë se Zoti i Gjithëfuqishëm u dha lavdërimeve  dhe lartësimeve të Hazreti Davudit a.s. një fuqi të tillë dhe një zë aq të lartë e të këndshëm saqë ato i sollën malet në ekstazë, secili prej tyre si të ishte një gramafon i madh ose një njeri, formuan një rreth në horizont përreth recituesit kryesor dhe gjithashtu deklaruan lavdërimet e lartësimet për All-llahun. Doja ta dija, a është kjo e mundur? A është ajo e vërteta?

Po, ajo është e vërteta. Çdo mal me shpella mund të flasë me çdo njeri në gjuhën e njeriut si një papagall, sepse nëpërmjet jehonës, në qoftë se ti do të thoje “El hamdu lil-lah” përpara një mali, edhe mali gjithashtu tamam si ti do të thonte: “El hamdu lil-lah” “Lavdërimet i takojnë All-llahut”. Meqenëse Zoti i Gjithëfuqishëm u ka dhuruar  maleve këtë aftësi, atëherë është e mundur që kjo aftësi të zbulohet dhe të shtrihet më shumë dhe mund të lulëzojë.

Dhe meqenëse Zoti xh.sh. i dha Hazreti Davudit a.s. kalifatin e tokës së bashku me profetësinë e tij, me një mënyrë të veçantë e zbuloi farën e asaj aftësie tek ai, e zhvilloi atë dhe e shtriu si një mrekulli tek ai, duke iu përshtatur çështjeve të shtrira të profetësisë dhe mbretërimit të gjërë, saqë malet e mëdha e ndoqën atë si ushtarë, si studentë ose si ndjekës, dhe me urdhrin e Hazreti Davudit a.s. dhe me gjuhën e tij deklaruan lavdërimet dhe lartësimet e Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Çfarëdo që thonte Hazreti Davudi a.s., ato e përsërisnin. Tani në kohën e sotme, për shkak se mjetet e komunikimit janë shumuar e zhvilluar, një komandant i fuqishëm mund ta bëjë ushtrinë e tij të madhe të shpërndarë në male të thotë: përnjëherësh “All-llahu Ekber” “Zoti është më i madhi!”, dhe mund t’i bëjë malet të flasin e t’i sjellë ato në trazirë e emocion shpirtëror. Meqenëse një komandant i njerëzve mund t’i bëjë malet të flasin “në formë metaforike” me gjuhën e atyre që janë të pranishëm në male, sigurisht një komandant madhështor i Zotit të Gjithëfuqishëm, mund t’i bëjë ato të flasin ‘me të vërtetë’, dhe mund t’i bëjë ato të recitojnë lavdërimet e Zotit xh.sh..

Përveç kësaj, unë kam shpjeguar në Fjalët e mëparshme se të gjitha malet kanë një personalitet kolektiv ose një identitet kolegjial dhe bëjnë lavdërime e adhurim në një mënyrë të përshtatshme për secilin. Domethënë, ashtu siç recitojnë të gjithë malet nëpërmjet misterit të jehonës me gjuhët e njerëzve, po ashtu ato e lavdërojnë Krijuesin e Gjithëlavdishëm me gjuhët e tyre të veçanta. Gjithashtu, vërseti:

وَالطَّيْرَ مَحْشُورَةً , عُلِّمْنَا مَنْطِقَ الطَّيْرِ

 “(Po kështu) edhe zogjtë mblidheshin (të gjithë bashkë me të).[221] “(O njerëz) Na është mësuar gjuha e shpendëve”[222], tregojnë se Zoti i Gjithëfuqishëm u dhuroi Hazreti Davudit dhe Sulejmanit a.s. dijeninë e gjuhëve të llojeve të zogjve, dhe njohjen e gjuhëve të aftësive të tyre, domethënë çfarë gjërash e punësh u përshtaten atyre, dhe si mund të pëfitohet prej tyre. Po, meqenëse ajo është e vërteta, dhe meqenëse faqja e tokës është një tryezë e mbushur e të Gjithëmëshirshmit e cila u vendos e u shtrua në nderim të njeriut, atëherë shumica e kafshëve dhe e shpendëve, të cilat përfitojnë prej kësaj tryeze, mund t’i nënshtrohen njeriut dhe t’i shërbejnë atij. Njeriu i përdor disa nga më të vogëlat e tyre, bletën e mjaltit dhe krimbin e mëndafshit, dhe nëpërmjet inspirimit Hyjnor ai ka hapur një rrugë të fuqishme përfitimi. Duke përdorur pëllumbat në detyra të ndryshme dhe duke i bërë zogjtë ashtu si shembulli i papagallëve, të flasin, ai u ka shtuar gjëra të holla e të bukura vlerave të qytetërimit njerëzor. Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se gjuha e aftësisë së zogjve të tjerë dhe të kafshëve do të njiheshin, atëherë ndodhen shumë specie të cilat do të mund të përdoreshin në detyra  të rëndësishme ashtu si vëllezërit e tyre, kafshët shtëpiake.

Për shembull, kundër flamës, murtajës së karkalecave: Në qoftë se do të njihej gjuha e shturave (zogj të vegjël shtegtarë), të cilët i hanë dhe i shkatërrojnë karkalecët, dhe nëse do të rregulloheshin lëvizjet e tyre, në çfarë shërbimi të çmueshëm do të mund të përdoreshin ato falas, pa pagesë. Kështu, ky vërset skicon  limitin  më të skajshëm lidhur me nënshtrimin e zogjve dhe përfitimin e tyre në këtë mënyrë që gjërat e pajeta të flasin si një telefon ose gramafon dhe lidhur me shfrytëzimin e zogjve. Vërseti skicon qëllimin më të largët. Ai tregon me gisht në mënyrën më madhështore duke na nxitur drejt saj. Kështu, nëpërmjet gjuhës aluduese të këtyre vërseteve, Zoti i Gjithëfuqishëm është duke thënë:

“O njerëz! Me qëllim që të mbrohet profetësia e tij dhe drejtësia e plotë e mbretërimit të tij dhe me qëllim që ato të ishin mjetet e nderimit të tij, Unë ia nënshtrova një shërbëtori midis llojit tuaj, i cili ishte plotësisht i bindur ndaj Meje, krijesat e mëdha në sundimet e Mia dhe i bëra ato të flasin. Unë i bëra shumicën e trupave të Mia dhe kafshët shërbëtorë për të. Prandaj, meqenëse Unë i kam besuar secilit nga ju amanetin më të lartë, për mbajtjen e të cilit ngurruan e refuzuan qiejt, toka dhe malet, dhe ju dhashë aftësinë e të qënit kalifi Im në tokë, atëherë edhe ju duhet që t’i bindeni e t’u nënshtroheni urdhërave të Atij në Dorën e të Cilit janë frerët e të gjitha këtyre krijesave dhe drejtimi i tyre, me qëllim që krijesat nën sundimin e Tij mund t’ju jepen edhe ju gjithashtu, dhe që ju të mund të fitoni në Emrin e të Vetmit i Cili i mban frerët e tyre, në qoftë se ju do të ngriheshit në një pozitë që i përshtatet aftësive dhe dhuntive tuaja…”

Meqenëse e vërteta është kështu, përpiqu, o njeri, që të mos merresh me gjëra të pakuptimta, as të luash me gjëra që s’kanë dobi, si të preokupuarit me gramafona, si loja me pëllumba dhe bërja e tyre të dërgojnë letra, dhe duke i bërë papagallët të flasin, por përpiqu në kërkim të zbavitjes më të këndshme, më të lartë e më të bukur dhe argëtohu me diçka që është më e shijshmja e argëtimeve… Atëherë bëji malet për ty gramafonë gjigantë, ashtu si të Davudit dhe kënaqi veshët me tingujt e lavdërimeve dhe të lartësimeve të pemëve dhe bimëve të cilat nxjerrin zëra të hollë e të ëmbël thjesht me prekjen e flladit tek ato dhe ato sikur të ishin tejza të zërit dhe recitime bukurtingëlluese. Me këtë dhikr të lartë, malet të tregojnë ty mijëra gjuhë përkujtuese, lavdëruese e lartësuese, dhe shfaqin para teje natyrën e vërtetë të tyre si krijesa të çuditshme të cilat recitojnë lavdërimet Hyjnore; dhe shumica e zogjve mund të vishen në formën e një miku të ngushtë ose të një shërbëtori të bindur, ashtu si pupëza e Sulejmanit a.s.. Dhe atëherë ato mund të bëhen shërbyes të bindur ndaj teje dhe mund të të zbavisin e të të shtyjnë drejt plotësimeve, arritjeve dhe dhuntive për të cilat ti je i aftë, dhe nuk të bëjnë të biesh nga pozita e kërkuar nga të qënit qënie njerëzore; atëherë mos u josh pas zbavitjeve që u përmendën më lart të cilat ishin të pakuptimta, me qëllim që mos të të zbresin ty nga rangu që i takon humanizmit..

Dhe për shembull, në vërsetin:

قُلْنَا يَا نَارُ كُونِى بَرْدًا وَسَلاَمًا عَلَى اِبْرَاهِيمَ

 “Ne thamë: ‘O zjarr! Bëhu i ftohtë dhe paqë e siguri për Ibrahimin!”[223], i cili është rreth një mrekullie të Hazreti Ibrahimit a.s., ndodhen tre tregues të hollë:

I pari: Ashtu si shkaqet e tjera materiale, zjarri nuk vepron nga vetvetja, pra çështja e tij nuk është në dorën e vet, ai nuk vepron si të dojë sipas tekave të tij dhe natyrës, verbërisht, por ai e kryen detyrën nën një urdhër. Domethënë, ai nuk e dogji Hazreti Ibrahimin a.s., sepse ishte i urdhëruar: “Mos e digj!”

I dyti: Ndodhet një gradë e nxehtësisë e cila djeg nëpërmjet ftohtësisë së saj. Domethënë, ajo ka një efekt si djegia. Nëpërmjet fjalës, سَلاَمًا[224] “Bëhu i ftohtë, paqe”, Zoti i Gjithëfuqishëm është duke i thënë ftohtësisë: “Mos e digj atë me ftohtësinë tënde, ashtu siç nuk e dogji atë nxehtësia!”

Zjarri në atë gradë shfaq një efekt me ftohtësinë e tij si djegia. Ai është edhe zjarr, edhe  i ftohtë. Në të vërtetë zjarri, në shkencën e natyrës, ka grada të ndryshme. Prej atyre është një gradë në formën e një zjarri të bardhë, gjendja e ‘nxehtësisë së bardhë’, e cila nuk shpërndahet përreth saj. Meqenëse ajo e tërheq nxehtësinë rreth saj për tek vetja, me këtë lloj të ftohtë, ajo i ngrin lëngjet që janë përreth tij si ujë, dhe në efekt i djeg ato nëpërmjet të ftohtit të tij. Kështu i “Ftohti i madh” është një kategori zjarri që djeg nëpërmjet të ftohtit të tij. Atëherë ekzistenca e tij është e domosdoshme në Xhehennemin që përfshin të gjitha gradat e zjarrit dhe të gjitha llojet.

I treti: Ashtu siç ndodhet një substancë jolëndore si imani (besimi), i cili është një pengesë për efektet e zjarrit të Xhehennemit dhe i shpëton besimtarët prej tij, dhe ashtu siç është Islami një armaturë mbrojtëse dhe një kështjellë e fortifikuar kundra zjarrit, po ashtu ndodhet një substancë lëndore e cila pengon efektet e zjarrit të kësaj bote, sepse siç kërkohet nga Emri i të Gjithurtit, meqenëse kjo botë është banesa e urtësisë, Zoti i Gjithëfuqishëm i kryen aktet e Tij nën perden e shkaqeve. Prandaj, zjarri nuk e dogji trupin e Hazreti Ibrahimit, ashtu siç nuk e dogji as mantelin dhe veshjen e tij. Ai u dha atyre një gjendje për t’i rezistuar zjarrit. Pra, ashtu siç nuk dogji Ibrahimin, nuk i dogji as rrobat e tij gjithashtu. Kështu, nëpërmjet këtij aluzioni, në kuptim vërseti është duke thënë:

“O populli i Ibrahimit; bëhuni si Ibrahimi! Me qëllim që veshja e juaj lëndore dhe jolëndore të jetë veshja e takvasë, fetarisë, e cila është veshja e Ibrahimit a.s., dhe që të jetë një kështjellë mbrojtëse dhe një armaturë penguese në Dynja e në Ahiret, kundra armikut tuaj më të madh, zjarrit. Visheni shpirtin tuaj me besim të pastër në Zotin xh.sh., dhe kjo do të jetë mburoja juaj kundra zjarrit të Xhehennemit. Gjithashtu ndodhen disa substanca të cilat All-llahu i ka fshehur në tokë për ju e cila do t’ju mbrojë ju nga e keqja e zjarrit. Atëherë, i kërkoni ato substanca mbrojtëse, i nxirrni dhe vishuni me to.”

Kështu, një nga zbulimet e rëndësishme të njeriut dhe një nga shkallët e përparimit të tij ishte zbulimi i një substance të cilën nuk e djeg zjarri; dhe ai e veshi vetveten me rroba që i rezistojnë zjarrit. Dhe shiko se çfarë veshje të lartë, të hollë e të bukur thur ky vërset në tezgjahun e “Hanifen muslimen”, e cila nuk griset kurrë, por do të mbetet përjetësisht…

Dhe për shembull, vërseti:  وَعَلَّمَ آدَمَ اْلاَسْمَاءَ كُلَّهَا Dhe Ai ia mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave,”[225] thotë: “Mrekullia më e madhe e Hazreti Ademit a.s. në çështjen e kalifatit të lartë ishte të mësuarit e Emrave Hyjnorë.” Atëherë, ashtu si mrekullitë e profetëve të tjerë që secila aludon për një çudi, për një ngjarje të jashtëzakonshme njerëzore, e veçantë për secilin prej tyre, mrekullia e Hazreti Ademit a.s., i cili ishte babai i të gjithë profetëve dhe hapësi i zyrës së profetësisë, tregon pothuajse në mënyrë të qartë pikat përfundimtare të të gjithë arritjes dhe të përparimit njerëzor, si dhe të qëllimit të tyre përfundimtar. Nëpërmjet gjuhës së aluzionit, ne kuptojmë se Zoti i Gjithëfuqishëm është duke thënë me këtë vërset:

“O bijtë e Ademit! Epërsia e babait tuaj Ademit a.s. në çështjen e kalifatit mbi melekët qëndron në faktin që Unë ia mësova atij të gjitha Emrat; edhe ju bijtë e tij dhe trashëgimtarët e aftësive të tij, duhet t’i mësoni të gjitha Emrat dhe të tregoni vlefshmërinë tuaj përpara të gjitha krijesave në shkallën e amanetit më të madh, sepse rruga është e hapur për ju për t’u ngritur tek pozitat më të larta në univers, u është nënshtruar ju toka, kjo krijesë gjigante. Atëherë nisuni, dilni përpara, kapuni fort pas çdo Emri prej Emrave të bukur, që të ngriheni lartë e të përparoni!.. Por ruhuni! Shejtani e mashtroi babain tuaj një herë dhe përkohësisht ai ra nga Xhenneti në tokë. Prandaj kini kujdes! Në përparimin tuaj, mos e ndiqni Shejtanin, dhe mos e bëni atë mjetin e rënies suaj nga qiejt e urtësisë Hyjnore për në çudhëzimin e ‘natyrës’. Në mënyrë të vazhdueshme duke ngritur kokën tuaj e duke studiuar me kujdes Emrat e Mi të Bukur, i bëni shkencat tuaja dhe përparimin tuaj si shkallë nëpërmjet të cilave ju të ngjiteni tek ato qiej. Atëherë ju mund të ngjiteni tek Emrat e Mi Hyjnorë, të cilët janë realitetet dhe burimet e shkencave tuaja dhe të arritjeve, dhe ju mund ta shikoni Krijuesin tuaj me zemrat tuaja nëpërmjet teleskopit të atyre Emrave…”

* * *

 

 

 

NJË PIKË E RËNDËSISHME DHE NJË MISTER I RËNDËSISHËM

 

Në shprehjen dhe përshkrimin e të gjitha arritjeve të dijes, të përparimit shkencor dhe të çudirave të teknologjisë të cilat i shfaq njeriu nëpërmjet prirjes dhe aftësive të tij gjithëpërfshirëse me titullin e “Të Mësuarit të Emrave”, në këtë vërset të çuditshëm ndodhet aluzioni i lartë e i hollë që vijon. Të gjitha arritjet dhe plotësimet, e gjithë dija, përparimi, dhe të gjitha shkencat, secila ka një realitet të lartësuar i cili bazohet në njërin nga Emrat Hyjnorë. Duke u mbështetur tek Emri i Cili fshihet nën perde të shumta, që ka shfaqje e manifestime të ndryshme dhe sfera të ndryshme, shkencat, artet dhe arritjet gjejnë plotësimin e tyre dhe bëhen realitet. Përndryshe, ai art ose ajo shkencë do të ishte veçse ndonjë hije e paplotë dhe e mangët…

Për shembull, inxhinieria është një shkencë, realiteti i saj dhe pika e saj përfundimtare është grada tek Emrat e Bukur të Zotit të Gjithëfuqishëm, “El-Adil dhe El-Mukaddir”, “I Drejti, Projektuesi”, dhe arrin të shikojë me të gjithë madhështinë e tyre shfaqjen e urtë të atyre Emrave në pasqyrën e inxhinierisë.

Dhe për shembull, mjekësia është një shkencë, dhe gjithashtu është një profesion, pika e saj përfundimtare dhe realiteti i saj mbështetet tek Emri “Esh-Shafi” “Shëruesi”, prej Emrave të Bukur Hyjnorë të të Gjithurtit Absolut, kështu mjekësia arrin në plotësimin e saj dhe bëhet një realitet nëpërmjet shikimit të shfaqjeve mëshirëplota të Atij Emri në ilaçet e shpërndara mbi faqen e tokës e cila përfaqëson një farmaci të madhe.

Dhe, për shembull, shkencat natyrore, të cilat diskutojnë reali-tetin e qënieve, nëpërmjet shikimit të shfaqjeve më të mëdha të “Emrit El-Hakim”, “i Gjithurti” –nga Emrat e All-llahut xh.sh., në gjërat, të cilat janë manifestime rregulli, rritjeje dhe përkujdesjeje, dhe duke i shikuar këto shfaqje në përfitimet e gjërave dhe në avantazhet e tyre, dhe nëpërmjet arritjes tek Emri dhe duke u bazuar tek Ai Emër, këto shkenca mund të përmbajnë urtësinë e vërtetë. Përndryshe, ato ose transformohen në bestytni, ose bëhen diçka pa dobi nga pas, ose hapin rrugën e çudhëzimit, ashtu si filozofia natyraliste. Ja, këto ishin tre shembuj për ty!.. Ti mund të bësh analogji me këto për shkencat dhe arritjet e tjera.

Kështu, me këtë vërset, Kur’ani i Gjithurtë godet dorën e nxitjes prapa njeriut, e nxit atë nga pas duke e shtyrë për tek pikat më të larta, për tek limitet më të skajshme dhe tek shkallët  më përfundimtare, prej të cilave në shkallën e tanishme të përparimit të tij ai është shumë prapa. Ai ia tregon me gisht ato shkallë dhe sikur i thotë: “Ec përpara!”. Duke u mjaftuar sa për tani me këto xhevahire nga thesari më i madh i këtij vërseti, ne po e mbyllim këtë derë…

Dhe, për shembull, Kur’ani i gjithurtë, i cili është mrekullia më e madhe e prijësit të profetëve, Muhammedit a.s.m., i vulës së misionit të profetësisë, për të cilin të gjitha mrekullitë e profetëve të mëparshëm konsiderohen një mrekulli e vetme për të vërtetuar pretendimin e profetësisë së tij; ai është udhëheqësi i profetëve dhe shkaku i krenarisë së universit; ai i shfaqi në detaje me të gjitha shkallët e tyre të gjithë Emrat të cilët iu mësuan Hazreti Ademit a.s., në mënyrë të përmbledhur; ai duke ngritur lart gishtin e tij, nëpërmjet shfaqjes së Lavdisë Hyjnore, u ça më dysh Hëna, dhe duke  e ulur atë, nëpërmjet shfaqjes së Bukurisë Hyjnore e bëri ujin të vërshonte si burimi i Keutherit; dhe ai u verifikua dhe u mbështet nga njëmijë mrekulli.

Nëpërmjet vërseteve të qarta të shumta si:

قُلْ لَئِنِ اجْتَمَعَتِ اْلاِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَى اَنْ يَاْتُوا بِمِثْلِ هذَا الْقُرْآنِ لاَ يَاْتُونَ

بِمِثْلِهِ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا

“Thuaj, nëse njerëzimi dhe xhindët do të mblidheshin të gjithë bashkë të nxirrnin ngjasimin e këtij Kur’ani, ata nuk do ta bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin.”[226], të cilët shprehin pastërtinë e shpjegimit të tij, elokuencën e shprehjes së tij, gjithëpërfshirjen e kup-timeve të tij, dhe lartësinë e ëmbëlsinë e stileve të tij, lidhur me të vërte-tën dhe realitetin, të cilat janë më të ndritshmet e aspekteve të mrekullisë së Kur’anit të gjithurtë. Nëpërmjet vërseteve si këto, ai i kthen shikimet e njeriut dhe të xhindit tek aspektet më të qarta dhe më të shndëritshme të kësaj mrekullie të përjetshme. Ai i provokon të gjithë njerëzit dhe xhindet. Duke provokuar entuziazmin e miqve të tij dhe kryeneçësinë e armiqve të tij, ai i nxit ata me inkurajim të madh për ta imituar e kopjuar atë, për t’i përngjasuar atij me fjalët e tyre. Dhe Ai e vendos atë mrekulli në sytë e krijesave në një vend të lartë sikur qëllimi i vetëm i ardhjes së njeriut në këtë botë të ishte vetëm që ta marrë atë mrekulli më të madhe si synimin e tij dhe si parimin udhëzues dhe, duke e shikuar atë, me vetëdije të ecë drejt rezultatit të krijimit të njeriut.

Shkurtazi: Secila nga mrekullitë e profetëve të tjerë a.s. tregon një çudi, ngjarje të jashtëzakonshme, nga çudirat e artit njerëzor ose të profesioneve. Sa për mrekullinë e profetit Adem a.s., ajo tregon indeksin e shkencave dhe degëve të dijes dhe të çudirave e plotë-simeve dhe e nxit njeriun për tek ato nëpërmjet treguesve të tyre për tek bazat e atyre mjeshtërive duke aluduar për to në mënyrë të përmbledhur. Ndërsa Kur’ani i Shpjegimit të Mrekullueshëm, mre-kullia më e lartë e profetit Muhammed a.s.m., duke shfaqur në detaje realitetin e të mësuarit të Emrave, tregon qartë qëllimin e vërtetë të shkencave dhe të degëve të dijes, të cilat janë të vërteta dhe realitet, dhe plotësimet, arritjet dhe lumturinë që lidhet me këtë botë dhe tjetrën. Dhe me nxitje vërtet të fuqishme, ai e shtyn njeriun drejt tyre. Dhe ai inkurajon e nxit në një mënyrë e cila thotë: “O njeri! Në qoftë se fytyra e shfaqjeve të Hyjnisë dhe qëllimi më i lartë i krijimit të universit është adhurimi universal i njeriut dhe nënshtrimi ndaj Zotit xh. sh., ndërsa qëllimi më i lartë i krijimit  të njeriut është arritja e adhurimit nëpërmjet atyre shkencave dhe plotësimeve.”  Ai e shpreh këtë në një mënyrë të tillë përmes së cilës ai aludon: “Në fundin e kohës, njerëzimi do të derdhet në shkenca e dije. Ai do ta arrijë të gjithë fuqinë nga shkenca. Fuqia dhe sundimi do të kalojnë në dorën e shkencës.”Gjithashtu, meqenëse Kur’ani i Shpjegimit të Mreku-llueshëm, në mënyrë të përsëritur, vë në krye elokuencën e tij dhe bukurinë e shprehjes, nëpërmjet aluzionit ai thotë: “Në fundin e kohës, elokuenca dhe bukuria e shprehjes, më të shndëritshmet e shkencave dhe degëve të njohjes, do të jenë më të kërkuarat me të gjitha shumëllojshmëritë e tyre. Madje, me qëllim që ta bëjnë njëri-tjetrin që të pranojnë idetë e tyre e të nxjerrin fjalën e tyre, njerëzit do ta gjejnë armën e tyre më efektive në shprehjen elokuente dhe forcën e tyre më të parezistueshme në oratorinë e bukur e të hollë.”

Përmbledhja: Shumica e vërseteve të Kur’anit janë një çelës për një thesar të plotësimeve dhe një udhëzues për një thesar të madh shkencor. Në qoftë se dëshiron, ti mund të ngjitesh në qiejt e Kur’anit dhe në yjet e vërseteve të tij dhe, duke i bërë njëzet Fjalët e mëparshme një shkallë me njëzet shkelëza,[227] ngjitu tek ato. Nëpërmjet tyre, shiko se çfarë dielli ndriçues është Kur’ani! Shiko se si ai përhap një dritë të pastër mbi të Vërtetat Hyjnore dhe mbi të vërtetat e krijesave dhe të qënieve! Shikoje se çfarë drite rrezatuese përhap ai!..

Përfundim: Meqenëse vërsetet që lidhen me mrekullitë e profetëve kanë një lloj aluzioni, nënkuptimi, për çudirat e përparimit shkencor dhe industrial në kohën e tanishme dhe kanë një mënyrë shprehjeje e cila sikur skicon limitet e tyre më të skajshme në të ardhmen, dhe meqenëse çdo vërset duke treguar kuptime të shumta në mënyrë të sigurtë gjë që është pranuar me unanimitet nga dijetarët, dhe meqenëse ndodhen ur-dhëra të prerë për të ndjekur e për t’iu bindur profetëve, atëherë së bashku me tregimin e kuptimeve të qarta të vërseteve të lartëpërmendura, mund të thuhet se ato tregojnë në mënyrë aluduese rëndësinë e arteve të njeriut dhe të shkencave, dhe i nxisin njerëzit drejt tyre…

* * *

 

 

 

DY PËRGJIGJJE TË RËNDËSISHME PËR DY PYETJE TË RËNDËSISHME

E PARA

Në qoftë se ti thua: “Meqenëse Kur’ani u shpall për njeriun, përse ai nuk i shpreh qartë çudirat e qytetërimit, të cilat janë më të rëndësishmet në vështrimin e Tij? Përse ai mjaftohet vetëm me një shenjë të fshehur, me një aluzion të mbuluar, me një tregues të vogël dhe me një kujtues  të dobët?”

Përgjigjja: Sepse të drejtat e çudirave të qytetërimit njerëzor nuk meritojnë më shumë se kaq në diskutimet e Kur’anit, sepse detyra the-melore e Kur’anit është të japë mësim rreth plotësimeve dhe akteve në sferën e Hyjnisë dhe në detyrat e gjendjet e sferës së adhurimit. Kështu të drejtat e çudirave njerëzore në ato dy sfera bien tek qënia vetëm një shenjë e dobët dhe një tregues i dobët, një gjurmë e vogël, sepse në qoftë se ato do të kërkonin të drejtat e tyre nga sfera e Hyjnisë, ato do të merrnin shumë pak.

Për shembull, në qoftë se aeroplani[228] i njeriut do t’i kërkonte Kur’anit duke i thënë: “Më jep të drejtën të flas, dhe më jep një vend në vërsetet e tua”, atëherë planetët, toka dhe hëna të cilat janë aeroplanët e sferës së Hyjnisë, do të përgjigjeshin në emrin e Kur’anit: “Ti mund ta marrësh vendin tënd këtu aq sa ke madhësinë tënde dhe jo më shumë.” Dhe në qoftë se nëndetëset e njeriut do të kërkonin një vend nga vërsetet e Kur’anit, atëherë nëndetëset e asaj sfere, domethënë, toka dhe yjet, –të cilat notojnë në oqeanin e madh të atmosferës dhe të eterit– do të thonin: “Vendi yt midis nesh është aq i vogël sa nuk shihet.” Në qoftë se elektriciteti do të kërkonte të drejtën e fjalës dhe dëshiron të futet tek vërsetet e tij me llambat e tij të mahnitshme si yjet, atëherë dritat elektrike të asaj sfere të cilat janë diejt, yjet qëlluese, shkreptimat, yjet dhe llambat që zbukurojnë fytyrën e qiejve, do të thonin: “Ti mund të hysh me ne në diskutimet e Kur’anit dhe në shpjegimin e tij aq sa dritë ke”. Në qoftë se çudirat e qytetërimit do të kërkonin të drejtat e tyre në lidhje me hollësinë e artit dhe të kërkonin një vend nga vërsetet e tij, atëherë një mizë e vetme do t’u thonte atyre: “Heshtni!” “Ju nuk keni asnjë të drejtë, madje as sa njëri prej krahëve të mi! Sepse në qoftë se të gjitha artet e bukura dhe instrumentet e holla të fituara nëpërmjet dëshirës së pjesshme të njeriut, dhe të aftësisë së tij, do të mblidheshin të gjitha bashkë, ato nuk do të ishin aq të çuditshme sa arti i bukur dhe gjymtyrët e holla të trupit tim të vockël…

اِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللّهِ لَنْ يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ اجْتَمَعُوا لَهُ

“Me të vërtetë që ata të cilëve ju u drejtoheni në vend të All-llahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë së bashku për t’ia arritur qëllimit,”[229]  deri në fund… vërseti ju bën ju të heshtni!

Në qoftë se ato çudira do të shkonin tek sfera e adhurimit dhe të kërkonin të drejtat e tyre, ato do të merrnin prej asaj sfere një përgjigjje si kjo: “Lidhjet tuaja me ne janë shumë të pakëta dhe ju nuk mund të hyni me lehtësi në sferën tonë; Sepse programi ynë është ky; bota është një bujtinë, dhe sa për njeriun, ai qëndron këtu vetëm për një kohë të shkurtër. Ai është një mysafir me shumë detyra dhe në një jetë të shkurtër ai është i detyruar të marrë masat e të përgatisë të gjitha domosdoshmëritë për jetën e tij të përhershme. Prandaj atij i duhet t’i japë përparësi asaj që është më e rëndësishme dhe më e domosdoshme. Por shumica prej jush e shohin këtë botë kalimtare nën perden e pakujdesisë, si një banesë të përjetshme, në një formë të punuar me ndjenjat e dashurisë së kësaj bote. Kështu pjesa e juaj e adhurimit, e cila bazohet në themelet e udhëzimit të së vërtetës dhe mbi të menduarit e Ahiretit, është shumë i vogël. Megjithatë, në qoftë se ka midis jush zejtarë të respektuar dhe artista e mjeshtëra të frymëzuar, të cilët i krye-nin punët e tyre thjesht për t’u shërbyer robëve të Zotit xh.sh., ajo është një ibadet i çmueshëm, dhe nëse i bëjnë përpjekjet e tyre për interesat e përgjithshme dhe për qetësinë publike dhe për arritjet në jetën sociale, këto shenja dhe tregues të Kur’anit, sigurisht janë të mjaftueshme për ata njerëz të ndjeshëm, të cilët natyrisht përbëjnë një pakicë, me qëllim që t’i inkurajojnë përpjekjet e tyre dhe të vlerësojnë artin e tyre…”

PËRGJIGJJA NDAJ PYETJES SË DYTË

Në qoftë se ti thua:Asnjë nga dyshimet e mia nuk ka mbetur tani pas këtyre hetimeve e shqyrtimeve dhe unë vërtetoj se, së bashku me realitetet e tjera, në Kur’an ndodhen aluzione e tregues të çudirave të qytetërimit aktual njerëzor, madje edhe për zhvillime e përparime më të mëdha. Çdo gjë e domosdoshme për lumturinë njerëzore në këtë botë dhe në tjetrën gjendet brenda tij, secila sipas vlerës së saj. Por përse nuk i përmend Kur’ani ato në mënyrë të qartë, me qëllim që mosbesimtarët kokëfortë të detyroheshin që ta pranojnë atë, edhe zemrat tona gjithashtu do të qetësoheshin?”

Përgjigjja: Feja është një provim, një testim i rekomanduar nga Zoti xh.sh. me qëllim që, në arenën  e konkursit, shpirtërat e lartë me shpirtërat e ulët të mund të dallohen. Ashtu siç provohet minerali me zjarr me qëllim që të dallohet diamanti nga qymyri dhe floriri nga dheu, po ashtu janë detyrimet fetare në këtë botë provimi, ato janë sprovim, testim dhe nxitje për konkurencë derisa të dallohen xhevahiret e çmueshëm nga skoriet në mineralin e aftësive të njeriut.

Meqenëse Kur’ani u shpall në këtë banesë provimi për njeriun që të plotësohet e të përparojë nëpërmjet provimit në arenën e konkursit, sigurisht ai vetëm do të aludojë për ngjarjet e fshehura të së ardhmes lidhur me këtë botë të cilat do të sqarohen në të ardhmen për të gjithë, duke hapur për mendjen  një derë në një shkallë që provon argumentin e saj. Në qoftë se ai do t’i përmendte ato ngjarje në mënyrë të qartë, atëherë misteri i rekomandimit do të prishej. Thjesht, ai do të bëhej aq i vetëkuptueshëm si të shkruarit e لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ “La ilahe il-lall-llah” qartë me yjet në faqen e qiejve. Atëherë gjithkush do të detyrohej t’i besonte ato me dëshirë apo pa dëshirë. Nuk do të kishte më konkurs, dhe provimi gjithashtu do të humbiste. Një shpirt si qymyri do të qëndronte së bashku me një shpirt si diamanti. [230]

Shkurtazi: Kur’ani Madhështor është i gjithurtë. Ai i jep çdo gjëje një pozitë në lidhje me vlerën e saj. Kështu, qysh prej njëmijë e treqind vjetësh, Kur’ani e shikoi, nga frutat e së padukshmes, përparimin e qyte-tërimit njerëzor, i mbuluar në errësirat e së ardhmes dhe ua tregoi atë njerëzve në një formë më të mirë se sa ajo që shohim e do ta shohim. Domethënë, Kur’ani është fjala e një të Vetmi, i Cili shikon tek të gjitha kohët dhe gjithçka brenda tyre për një moment.

Kështu, ajo është një shkreptimë e mrekullisë së Kur’anit e cila ndriçon në fytyrën e mrekullive të profetëve!..

اَللّهُمَّ فَهِّمْنَا اَسْرَارَ الْقُرْآنِ وَ وَفِّقْنَا لِخِدْمَتِهِ فِى كُلِّ آنٍ وَ زَمَانٍ

سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا اِنْ نَسِينَا اَوْ اَخْطَاْنَا اَللّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ وَ بَارِكْ وَ كَرِّمْ عَلَى سَيِّدِنَا وَ مَوْلَينَا مُحَمَّدٍ عَبْدِكَ

وَ نَبِيِّكَ وَ رَسُولِكَ النَّبِىِّ اْلاُمِّىِّ وَ عَلَى آلِهِ وَ اَصْحَابِهِ وَ اَزْوَاجِهِ وَ ذُرِّيَّاتِهِ وَ عَلَى النَّبِيِّنَ وَ الْمُرْسَلِينَ وَ الْمَلئِكَةِ الْمُقَرَّبِينَ وَ اْلاَوْلِيَاءِ وَ الصَّالِحِينَ اَفْضَلَ صَلاَةٍ وَ اَزْكَى سَلاَمٍ وَ اَنْمَى بَرَكَاتٍ بِعَدَدِ سُوَرِ الْقُرْآنِ وَ آيَاتِهِ وَ حُرُوفِهِ وَ كَلِمَاتِهِ وَ مَعَانِيهِ وَ اِشَارَاتِهِ وَ رُمُوزِهِ وَ دَلاَلاَتِهِ وَاغْفِرْلَنَا وَارْحَمْنَا وَ الْطُفْ بِنَا يَا اِلهَنَا يَا خَالِقَنَا بِكُلِّ صَلاَةٍ مِنْهَا بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ وَ الْحَمْدُ لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ آمِينَ

O Zot! Na i bëj të kuptueshme misteret e Kur’anit dhe na jep sukses në shërbimin e tij në çdo moment e kohë.  “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[231] O Zot! Jepi bekime, paqe e nderime shkëlqesisë sonë dhe prijësit tonë, Muhammedit a.s.m., shërbëtorit Tënd, profetit dhe mesazhierit Tënd, lajmëtarit analfabet, familjes së tij, shokëve, bashkëshorteve të tij dhe pasardhësve dhe të gjithë profetëve e mesazhierëve, dhe engjëjve afër Fronit Tënd, dhe evlijave dhe të drejtëve, jepu bekimet më të mira, paqen më të pastër dhe bekimet më të shumta, sa numri i sureve të Kur’anit dhe i vërseteve të tij, i kuptimeve të tij, i treguesve, i shenjave dhe aluzioneve, na jep ne falje, ki mëshirë mbi ne, dhe ji i dhembshur mbi ne, O Zot, o Krijues, sa numri i atyre bekimeve, nëpërmjet mëshirës Tënde, o Mëshiruesi më i madh! Dhe të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit, Krijuesit të të gjitha botëve. Amin. Amin.

[192] Kur’an, 2: 24

[193] Kur’an, 2: 67

[194] Kur’an, 2: 74

[195] Kur’an, 2: 31

[196] Kur’an, 2: 74

197 Po, vetëm Kur’anit i përshtatet që t’i shpjegojë tre detyrat e rëndësishme të shtresës së shkëmbinjve, gurin themeltar të pallatit madhështor udhëtues i njohur si toka, të cilët i janë ngarkuar asaj nga Krijuesi i Gjithëlavdishëm.

Detyra e tyre e parë: Ashtu siç vepron dheu si një nënë për bimët dhe i rrit ato nëpërmjet fuqisë Hyjnore, po ashtu, nëpërmjet fuqisë Hyjnore shkëmbinjtë veprojnë si mëndesha, si kujdestare për dheun dhe e zhvillojnë atë.

Detyra e tyre e dytë: Ato i shërbejnë qarkullimit me rregull të ujërave në trupin e tokës, ashtu si qarkullimi i gjakut në trupin e njeriut.

Detyra e tyre e tretë: Kjo është të vepruarit si thesarmbajtës për shfaqjen dhe vazhdimin me ekuilibër të mirorganizuar të burimeve dhe lumenjve, bunarëve, currilëve e rrëkeve. Në të vërtetë, dëshmitë e Unitetit Hyjnor që bëjnë shkëmbinjtë rrjedhin me të gjithë fuqinë e tyre, me gojët e tyre plot në formën e ujit të jetës dhe shkruajnë e spërkasin mbi faqen e tokës.

[198] Ashtu siç buron Nili i bekuar nga Mali i Hënës, dhe dega, rrjedha kryesore e lumit Tigër buron nga një shpellë në rrethin ‘Mukkus’ në krahinën e ‘Vanit’. Dhe dega kryesore e lumit Eufrat buron nga ana e një mali në krahinën ‘Dijadin’. Gjithashtu, është vërtetuar nga shkenca se origjinat e maleve janë shkëmbinj të ngurtësuar nga një lëndë e lëngshme dhe siç e përmendte profeti Muhammed a.s.m. në tesbihatet e tij: سُبْحَانَ مَنْ بَسَطَ اْلاَرْضَ عَلَى مَاءٍ جَمَدْ  “Lavdia i takon Atij i Cili e shtriu tokën mbi një lëndë të ngurtësuar”, hadith i cili është një dëshmi vendimtare se krijimi origjinal i tokës ishte siç vijon:

Disa lëndë të lëngshme u ngurtësuan me urdhrin Hyjnor dhe u bënë shkëmbinj. Me lejen Hyjnore, shkëmbi u bë dhè, sepse fjala erd (tokë), e cila erdhi  tek lavdërimi (në hadith), do të thotë dhé. Domethënë, materiali i lëngësht ishte shumë i butë ku nuk mund të mbështetet ndonjë gjë sipër tij, dhe shkëmbi në vetvete është shumë i ashpër e i fortë, dhe nuk mund  të përfitohet prej tij. Prandaj, i Gjithurti Mëshirëplotë shpërndau dheun sipër shkëmbit, dhe e bëri atë një vendbanim për qëniet e gjalla.

[199] Kur’an, 2: 32

[200] Kur’an, 6: 59

[201] Synon vitin e parë të Luftës së Parë Botërore. (përkthyesi)

[202] Kjo fjali aludon se ajo që e lidhi botën e Islamit dhe e vendosi atë në robëri është treni, dhe me të mohuesit i mundën muslimanët (Autori).

[203] Kur’an, 85: 4-8

[204] Kur’an, 36: 41-42

[205] Shënimi i vërsetit En-Nur (Drita) Fjalia

يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ نُورٌ عَلَى نُورٍ

 “Vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare: Dritë përmbi Dritë!  E ndriçon atë aluzion.

[206] Kur’an, 24: 35

[207] Kur’an, 34: 12

[208] Kur’an, 2: 60

[209] Kur’an, 3: 49

[210] Kur’an, 34: 10

[211] Kur’an, 38: 20

[212] Kur’an, 34: 12

[213] Kur’an, 27: 40

[214] Kur’an, 67: 15

[215] Kur’an, 38: 38

[216] Kur’an,  21: 82

[217] Kur’an, 19: 17

[218] Kur’an, 38: 18

[219] Kur’an,  27: 16

[220] Kur’an,  27: 16

[221] Kur’an,  38: 18

[222] Kur’an, 27: 16

[223] Kur’an,  21: 69

[224] Njëri nga komentet Kur’anore përmend: Në qoftë se Ai nuk do të kishte thënë: سَلاَمًا Bëhu i ftohtë! (paqe), ai do ta kishte djegur atë me ftohtësinë e tij.

[225] Kur’an, 2: 31

[226] Kur’an, 17: 88

[227] Në të vërtetë, tridhjetë e tre Fjalët, tridhjet e tre Letrat, tridhjet e një Shkreptimat dhe trembëdhjetë Rrezet formojnë një shkallë me një qind e njëzet shkelëza… (Autori)

[228] Ndërsa duke e shkruar këtë çështje serioze, në mënyrë të pavullnetshme pena ima u kthye tek ky dialog i hollë, dhe unë e lashë të lirë penën time. Unë shpresoj se stili disi jo serioz të mos e prishë seriozitetin e çështjes…

[229] Kur’an, 22: 73

[230] Ebu Xhehli i mallkuari dhe Ebu Bekri i Vërteti, do të shfaqeshin të jenë të barabartë, dhe misteri i rekomandimit Hyjnor do të humbiste…

[231] Kur’an, 2: 32

***