Lexo PDF

Kjo Fjalë përbëhet nga dy Stacione

 

STACIONI I PARË

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

وَيَضْرِبُ اللّهُ اْلاَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ , وَ تِلْكَ اْلاَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Kështu All-llahu sjell shembujt krahasues për njerëzit, me qëllim që ata të mund të përkujtojnë.”[236]

“Të tillë janë shembujt të cilët Ne ua sjellim njerëzve, me qëllim që se mbase mund të mendojnë.”[237]

Njëherë dy njerëz po laheshin në një pellg të madh uji. Nën disa ndikime të jashtëzakonshme ata humbën vetëdijen dhe kur hapën sytë, panë se ishin transportuar në një botë të çuditshme dhe krejtësisht e ndryshme nga ajo që jetonin më parë. Ishte e tillë që me rregullin e saj perfekt ajo ishte si një vend, ose si një qytet, ose si një pallat. Ata të dy shikuan përreth me habi të plotë; në qoftë se do të shikohej nga një këndvështrim, vendi dukej si një botë e madhe. Nga një këndvështrim tjetër, dukej si një vend i mirorganizuar… në qoftë se shikohej në një anë tjetër, dukej një qytet i bukur… dhe nëse do të vështrohej nga një këndvështrim tjetër, ai dukej një pallat që përfshinte një botë madhështore.

Duke udhëtuar rreth kësaj bote të çuditshme, ata të dy e soditën atë dhe shikuan se krijesat e një lloji po flisnin në një mënyrë, por ata nuk mundën ta kuptonin gjuhën e tyre. Megjithatë, kuptohej nga shenjat e tyre se ato po kryenin punë të rëndësishme dhe detyra të urta.

Njëri nga të dy personat i thotë shokut: “Kjo botë e çuditshme duhet patjetër të ketë dikë që ta rregulloje, kjo mbretëri e mirorganizuar duhet të ketë një Autor; ky qytet i bukur duhet të ketë një pronar dhe ky pallat i ndërtuar për bukuri duhet të ketë një ndërtues. Ne duhet të përpiqemi që ta njohim Atë, pasi kuptohet se është pikërisht Ai i cili na ka sjellë këtu. Në qoftë se nuk e njohim Atë, atëherë kush do të na ndihmojë? Çfarë mund të presim ne nga këto krijesa të pafuqishme, gjuhën e të cilave nuk e njohim dhe të cilat nuk na e vënë veshin? Për më tepër, sigurisht Ai i cili e bën këtë botë të gjërë në formën e një vendi, qyteti e pallati, që e mbush nga lart-poshtë me gjëra të mahnitshme, që e stolis me çdo lloj dekori, dhe që e zbukuron  me mrekulli instruktive, sigurisht Ai dëshiron diçka nga ne dhe nga ata të cilët vijnë këtu. Ne duhet ta njohim mirë Atë  dhe të zbulojmë se çfarë dëshiron.”

Personi tjetër tha: ‘Unë nuk e besoj se ndodhet një i tillë ashtu si Ai për të cilin ti flet, dhe se Ai e drejton vetë këtë botë të tërë.”

Shoku i tij iu përgjigj: “Në qoftë se ne nuk do ta njihnim Atë dhe nëse do të qëndronim indiferentë ndaj Tij, ne nuk do të kishim absolutisht asnjë dobi në të, dhe në qoftë se ajo do të ishte e dëmshme, dëmi i saj do të ishte shumë i madh. Ndërsa në qoftë se ne do të përpiqeshim që ta  njihnim Atë, pak mundim ndodhet në këtë dhe, në qoftë se ka dobi, ajo do të ishte shumë e madhe. Prandaj, kurrësesi nuk do të ishte e perceptueshme që të mbetemi indiferentë ndaj Tij.”

Personi i marrë tha: “Unë e konsideroj të gjithë qetësinë e kënaqësinë time të mos mendoj për Të. Gjithashtu unë nuk kam ndërmend të shqetësohem me gjëra që mendja ime nuk i kap. Të gjitha këto janë objekte të ngatërruara të rastësisë, ato ndodhin nga vetvetja. Çfarë janë këto gjëra për mua!”

Shoku i tij i mençur iu përgjigj: “Kjo kryeneçësia jote, do të më shtyjë mua dhe shumë të tjerë për në katastrofë. Ndonjëherë ndodh që një vend i tërë dhe qytete të bukura shkatërrohen për shkak të një idioti fatkeq dhe për veprimet e një të shthururi.”

Përsëri njeriu i çmendur u kthye nga ai dhe i tha: “Ose më provo mua, në mënyrë vendimtare, se kjo mbretëri e madhe ka një Pronar të vetëm dhe një Autor të vetëm, ose më lër mua rehat!”

Shoku i tij iu përgjigj: “Kokëfortësia jote ka arritur shkallën e çmendurisë; dhe me atë kryeneçësi ti do të jesh shkak i ndonjë katastrofe që mund të na bie neve dhe madje edhe mbretërisë!”

Atëherë, unë do të të tregoj ty “Dymbëdhjetë Prova” të cilat demonstrojnë se kjo botë që është si një pallat dhe kjo mbretëri e cila është si një qytet, ka një Autor të vetëm dhe Ai është i Vetmi i Cili drejton dhe Administron gjithçka. Ai është krejtësisht i pastër dhe larg çdo mangësie. Ky Autor, i Cili nuk na shfaqet, na shikon neve dhe gjithçka si dhe i dëgjon fjalët e çdo gjëje. Të gjitha punët e Tij janë mrekulli dhe çudira. Të gjitha këto krijesa të cilat ne i shohim, por që gjuhët e të cilave ne nuk i kuptojmë, janë nëpunësit e Tij. ’

 

PROVA E PARË

Eja shiko në çdo anë dhe shqyrto me vëmendje! Një dorë e fshehur vepron brenda të gjitha këtyre punëve, sepse diçka që nuk ka as një ons fuqi[238]  mban mijëra tone peshë të rënda? Dhe ndonjë gjë tjetër e cila nuk ka as edhe një grimcë vetëdije[239] kryen vepra jashtëzakonisht të urta e të qëllimshme. Kjo do të thotë se ato nuk veprojnë nga vetvetja, porse një Zotërues i fshehur i Fuqisë i bën ato të veprojnë. Në qoftë se ato do të ishin të gjitha të pavarura, kjo do të bënte të domosdoshme që çdo punë këtu të ishte mrekulli dhe çdo gjë të ishte autorja e një mrekullie të jashtëzakonshme. Por kjo është një sofizëm që s’ka kuptim.

 

 PROVA  E DYTË

Eja, shikoji me vëmendje gjërat që i stolisin të gjitha këto fusha, rrafshina e vendbanime! Ndodhen shenja mbi secilën që tregojnë për Atë Autor të fshehur. Thjesht, secili jep lajme për Atë Autor të fshehur si të ishte një vulë apo një stampë. Atëherë, shiko përpara syve të tu: Çfarë bën Ai nga një ons peshe pambuku?[240]

Shiko se sa shumë dengje stofi, pëlhura të bukura dhe materiale me lule kanë dalë nga ai: Shiko se sa shumë kënaqësi të sheqerosura dhe sa ëmbëlsira në formë sferike janë duke u bërë, saqë sikur me mijëra njerëz si ne t’i vishnim dhe t’i hanin, ato përsëri do të ishin të mjaftueshme. Dhe shiko! Ai ka marrë në dorën e Tij të padukshme hekurin, ujin, dhèun, qymyrin, bakrin, argjendin dhe floririn, dhe ka bërë një copë mish[241] prej tyre. Hidhe vështrimin dhe shihe… Dhe kështu o njeri i çmendur! Këto vepra janë të veçanta për Një të Tillë, që e gjithë kjo mbretëri së bashku me të gjitha pjesët e saja janë nën fuqinë e Tij të mrekullueshme dhe të gjitha i janë nënshtruar dëshirës së Tij.

 

 PROVA E TRETË

Eja, shikoji këto vepra të lëvizshme arti.[242] Secila është modeluar në një mënyrë të tillë saqë ajo është thjeshtë një shembull i zvogëluar i pallatit të madh. Çfarëdo që ndodhet në pallat, gjendet në këto makineri të vogla e të lëvizshme. A do të ishte e mundur që dikush tjetër përveç Autorit të pallatit, të mund ta vendoste dhe ta përfshinte pallatin e mahnitshëm në një makineri të vockël? Gjithashtu a do të ishte e mundur që, megjithëse Ai ka përfshirë një botë të tërë në një makineri me përmasën e një kutie, ndonjë gjë në të të ishte pa qëllim apo t’i atribuohej rastësisë?

Kjo do të thotë që, sado shumë makineri të modeluara me aftësi mjeshtërore që ti mund të shikosh, secila është si një vulë e Atij Autori të fshehur. Madje, secila është si një lajmëtare ose shpallje. Nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve të prirjeve të tyre të natyrshme, ato janë duke thënë: “Ne jemi arti i Një të Vetmi të tillë i Cili e krijoi këtë botë fare lehtë dhe gjithashtu Ai na krijoi ne me një lehtësi absolute.”

 

 PROVA E KATËRT

O shoku im kokëfortë! Eja, unë do të të tregoj diçka edhe më të çuditshme. Sodit! Të gjitha këto vepra dhe gjëra në këtë mbretëri kanë ndryshuar dhe janë duke ndryshuar. Ato nuk ndalojnë në ndonjë gjendje. Vëreji me kujdes, secili nga këto trupa të pajetë, dhe secila nga këto kutia të pandjeshme ka marrë një formë të të qënit absolutisht sunduese. Mjaft thjesht, është sikur secila t’i sundonte të gjitha të tjerat. Shikoje këtë makineri që është pranë nesh[243]; duket sikur ajo urdhëron dhe, ndërkohë të gjitha domosdoshmëritë dhe substancat e nevojshme për stolinë e saj dhe funksionin vijnë duke nxituar për tek ajo nga vende të largëta. Hidhe vështrimin tek ai trup i pajetë[244], ai sikur po ua bën me shenjë dhe kështu i nënshtron e i bën trupat më të mëdhenj t’i shërbejnë atij dhe të punojnë në vendin e tij të punës. Edhe ti mund të bësh analogji të tjera në të njëjtën mënyrë.

Thjesht, çdo gjë ia nënshtron vetvetes të gjitha krijesat në këtë botë. Në qoftë se ti nuk e pranon ekzistencën e Një të Vetmi të fshehur, i Cili drejton mbretërinë, ti duhet t’ia atribuosh të gjitha aftësitë e Tij, artet dhe plotësimet krijesave edhe sikur ajo krijesë të jetë gurë, apo dhè, ose kafshë, ose njeri ose çdo krijesë tjetër e çfarëdollojshme. Në qoftë se mendja jote e gjykon si të pamundur se një Autor i vetëm Mrekullibërës është pronari i kësaj mbretërie dhe se është Ai që e drejton atë, atëherë ti do të të duhej të pranoje miliona e miliona shpikësa e krijues si Ai, madje sa numri i krijesave, të cilat e kundërshtojnë njëra-tjetrën, janë të ngjashme dhe njëra brenda tjetrës, ndonëse rregulli perfekt kërkon mosndërhyrje, sepse po të kishte ndërhyrje sado pak dhe nga cilado qoftë dhe në cilëndo çështje të kësaj mbretërie të madhe, do të shfaqeshin qartë pasojat, pasi do të përziheshin çështjet dhe do të ngatërroheshin. Në qoftë se do të kishte dy kryepleq në një fshat, dy guvernatorë në një qytet, ose dy mbretër në një mbretëri; rezultati do të ishte rrëmujë e kaos. Atëherë, si do të ishte e mundur që sundues të panumërt të ndërhynin në një mbretëri të harmonizuar të Një Sundimtari Absolut!

 

 PROVA E PESTË

O shoku im dyshues! Eja, shikoji me kujdes mbishkrimet dhe skalitjet e këtij pallati të madh, vështroji të gjitha zbukurimet e këtij qyteti, sodite rregullin e kësaj mbretërie të tërë dhe reflekto mbi të gjitha veprat e artit  në këtë botë! Shiko! Në qoftë se këto mbishkrime e skalitje nuk do të ishin punuar nga pena e një të Vetmi të fshehur i Cili zotëron mrekulli të pafundme dhe aftësi dhe, nëse do t’u atribuoheshin shkaqeve të pavetëdijshme, rastësisë së verbër dhe natyrës së shurdhër, atëherë një gurë dhe çdo bimë në këtë mbretëri duhej të ishte një skalitës aq i mrekullueshëm saqë ato të mund të shkruanin një mijë libra në çdo shkronjë dhe të përfshinin miliona vepra arti në një skalitje të veçantë. Për shkak se ti e sheh që ky mbishkrim i cili është përpara teje mbi këto gurë[245] ku në secilin janë skalitjet e të gjithë pallatit, ligjet dhe sistemet e qytetit, dhe programet për organizimin e të gjithë mbretërisë, atëherë do të thotë se t’i bësh këto skalitje e mbishkrime është aq e mrekullueshme, sa bërja e të gjithë mbretërisë. Kështu, çdo mbishkrim dhe çdo vepër arti, është një shpallje e Atij të Vetmi të fshehur dhe një vulë e Tij.

Meqenëse një shkronjë nuk mund të ekzistojë pa treguar atë që e shkroi, dhe një skalitje artistike nuk mund të ekzistojë pa skalitësin, atëherë, si shpjegohet që Një skalitës i Cili shkruan një libër të madh në një shkronjë të vetme dhe që skalit një mijë mbishkrime në një mbishkrim të vetëm, të mos njihet nëpërmjet librit të tij dhe nëpërmjet skalitjeve të Tij!..

 

 PROVA E GJASHTË

Eja, le të shkojmë tek kjo fushë e gjërë.[246] Në të ndodhet një mal i lartë, tek i cili ne do të ngjitemi në maje dhe kështu mund ta shikojmë gjithë vendin rretheqark. Gjithashtu do të marrim me vete një palë dylbi të bukura të cilat do ta sjellin çdo gjë afër, sepse këto gjëra të çuditshme po ndodhin në këtë tokë të çuditshme. Në çdo orë ndodhin gjëra të cilat ne nuk mund t’i imagjinojmë. Shiko! Këto male, fusha e qytete po ndryshojnë menjëherë. Dhe si ndryshohen… në një mënyrë të tillë që me miliona gjëra janë duke ndryshuar në mënyrën më të rregullt e me organizim njëra brenda tjetrës. Transformimet më të mahnitshme janë duke u punuar e modeluar, sikur miliona nga tekstilet e ndryshme po enden së bashku njëra brenda tjetrës. Shiko! Këto gjëra të lulëzuara, të cilat ne i njohim dhe që u mësuam me to, po zhduken dhe të tjerat kanë ardhur në vendin e tyre në mënyrë të rregullt të cilat u ngjasojnë atyre në natyrë, por janë të ndryshme në formë. Mjaft thjesht, sikur kjo fushë dhe këto male të ishin secila një faqe, ku brenda tyre po shkruhen qindra e mijëra libra të ndryshëm. Dhe ato po shkruhen pa gabime e pa mangësi.

Kështu, është e pamundur njëqind herë që këto të ndodhin vetvetiu. Po, është e pamundur një mijë herë që këto vepra të cilat janë modeluar me mjeshtëri dhe kujdes në një shkallë të pafundme të kenë ndodhur vetvetiu, pasi më shumë se vetveten, ato tregojnë Artistin i cili i punoi dhe i modeloi. Për më tepër, Ai i Cili e bëri këtë, shfaq mrekulli të tilla, që asgjë fare nuk mund të jetë e vështirë për Të. Për Të është aq e lehtë për të shkruar një mijë libra, sa lehtësia për të shkruar një libër të vetëm.

Dhe shiko rretheqark teje, Ai e ka vënë çdo gjë në vendin e saj të përshtatshëm me urtësi të plotë, dhe Ai me bujari i derdh mirësitë mbi cilindo për të cilat ata janë të denjë. Ai tërheq dhe hap perde të përgjithshme dhe dyer aq të bollshme e të begata, saqë dëshirat e gjithkujt përmbushen. Dhe Ai shtron tryeza me aq bujari, saqë një gosti mirësish u jepet të gjithë njerëzve dhe kafshëve të kësaj mbretërie; në të vërtetë, ajo është e veçantë dhe e përshtatshme për çdo grup e individ. Kështu, a do të ndodhej ndonjë gjë më e pamundur në botë se sa t’i atribuohej diçka rastësisë në këto çështje të cilat ne i shohim, apo ndonjë gjë të ishte pa dobi e kot, apo shumë duar të ndërhynin tek ato, që autori i tyre të mos ishte i aftë për gjithçka dhe çdo gjë të mos i nënshtrohej Atij? Dhe kështu, o shok, gjej një pretekst përballë këtyre, nëse ti mundesh!

 

 PROVA E SHTATË

Eja, o shoku im! Tani ne do t’i lëmë gjërat e vogëla e të pjesshme dhe të kthejmë vëmendjen tonë tek gjendjet e vëna përballë njëra tjetrës të pjesëve të kësaj bote të çuditshme në formën e një pallati. Ja, shiko! Vepra universale po kryhen dhe revolucione të përgjithshme po ndodhin në këtë botë me një rregull të tillë sa që të gjithë shkëmbinjtë, dheu, pemët dhe gjithçka në këtë pallat vëzhgojnë sistemet universale në botë dhe në harmoni me ato sisteme të përgjithshme, sikur çdo gjë po vepron me dëshirë.

Gjërat që janë më të largëta, nxitojnë për të ndihmuar njëra-tjetrën. Tani shiko, një karvan[247] i çuditshëm është shfaqur duke ardhur nga e padukshmja. Ata që kanë hipur në të u ngjasojnë pemëve, bimëve dhe maleve. Secili mban një tabaka me furnizime në kokën e vet. Dhe shiko! Ato po sjellin furnizimin për kafshët e ndryshme që po i presin në këtë anë. Dhe shiko, ashtu si llamba[248] e fuqishme elektrike në atë kupë e cila i furnizon ato me dritë; ajo gjithashtu pjek të gjitha ushqimet e tyre, dhe ushqimet për t’u pjekur janë secila të varura  tek një spango[249] nga një dorë e së padukshmes dhe mbahen lart para saj. Dhe në këtë anë, shikoji këto kafshë të mjera, të dobëta, të pafuqishme e të vogëla: se si përpara kokave të tyre u janë bashkangjitur dy pompa [250] të vogëla plot me ushqim të butë e të hollë, si dy burime; do të ishte e mjaftueshme për ato krijesa të pafuqishme vetëm të ngjisin gojët e tyre me to.

Shkurtazi: Ashtu si të gjitha gjërat gjithandej botës që shikojnë njëra-tjetrën, po ashtu ato e ndihmojnë njëra-tjetrën. Dhe ashtu siç e shikojnë ato njëra-tjetrën, po ashtu ato bashkëpunojnë me njëra-tjerën. Dhe ashtu siç plotësojnë ato secila punët e tjetrës, po ashtu ato e mbështesin njëra-tjetrën, dhe duke qëndruar sup më sup, ato punojnë bashkë. Edhe ti bëj analogji me këtë për çdo gjë; ato kurrë nuk mbarojnë me numërim. Kështu, të gjitha këto gjëra demonstrojnë në mënyrë aq vendimtare, si dy edhe dy bëjnë katër, se çdo gjë i nënshtrohet Autorit të këtij pallati të mahnitshëm, domethënë, Pronarit të kësaj bote të çuditshme. Çdo gjë është si një ushtar nën urdhrin e Tij. Çdo gjë kthehet nëpërmjet fuqisë së Tij. Gjithçka vepron nëpërmjet urdhrit të Tij dhe për llogari të Tij. Çdo gjë vendoset në rregull nëpërmjet urtësisë së Tij.  Çdo gjë i ndihmon të tjerat nëpërmjet bujarisë së Tij. Çdo gjë shpejton për t’u dhënë një asistencë të tjerave nëpërmjet mëshirës së Tij, domethënë ato janë bërë të nxitojnë drejt saj. Dhe kështu, o shoku im! Thuaj diçka përballë kësaj, nëse ti mundesh!

 

 PROVA E TETË

Eja, o shoku im i pamend, që e pandeh nefsin tënd të arsyeshëm dhe që i ngjason nefsit tim urdhërues për të liga. Ti nuk dëshiron ta njohësh Pronarin e këtij pallati të madh! Por dëshmia e të gjitha këtyre gjërave e tregon Atë, dhe dëshmon për Të. Si mund ta mohosh ti dëshminë e të gjitha këtyre gjërave? Atëherë, ti do të të duhej të mohoje edhe pallatin gjithashtu dhe të thonje: ‘Nuk ka botë, nuk ka mbretëri dhe nuk ka gjë në ekzistencë’. Madje të mohoje edhe veten tënde gjithashtu dhe ta konsideroje të paqenë! Ose ndryshe, eja në vete dhe më dëgjo mua! Tani shiko! ka elemente të njëtrajtshme dhe  minerale[251] brenda pallatit që kanë përfshirë tokën dhe që gjenden në të gjitha anët e saj. Thjesht, gjithçka që shfaqet në vend, bëhet nga ato elemente. Domethënë, kushdo që është Pronar i atyre elementeve dhe i mineraleve, gjithashtu Ai është pronari i çdo gjëje që prodhohet nga ato. Kush është pronari i një fushe a ferme, ai është pronari i të gjitha prodhimeve të saj gjithashtu. Dhe kush është pronari i detit, të gjitha gjërat brenda tij janë gjithashtu të tijat.

Pastaj shiko, o shoku im! Këto tekstile e pëlhura dhe këto materiale stofi të ngjyrosura e të zbukuruara me lule prodhohen nga një lëndë e vetme. Është e vetëkuptueshme se është vetëm një veprues Ai i Cili e sjell lëndën, e përgatit dhe e tjerr atë në fill, fije dhe ajo është një vepër e tillë që nuk e lejon pjesëmarrjen e të tjerëve. Atëherë të gjitha tekstilet e përsosura i përkasin vetëm Atij dhe janë të veçanta për Të.

Dhe shiko! Çdo lloj nga këto gjëra të endura, të përpunuara e të prodhuara gjenden në çdo anë të mbretërisë dhe janë të shpërndara gjërësisht, saqë ato prodhohen dhe enden së bashku dhe njëra brenda tjetrës, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin model. Kjo do të thotë se ato janë veprat e të njëjtit Autor dhe veprojnë nëpërmjet një urdhëri të vetëm. Ndryshe, bashkëpërgjigjja dhe përshtatja në të njëjtën kohë, me të njëjtin model, në të njëjtën formë, nga i njëjti lloj, në të gjitha anët, do të ishte e pamundur. Prandaj secila nga këto gjëra të punuara e të modeluara me mjeshtëri të hollë është si një shpallje për Atë të vetëm të fshehur të Cilin çdo gjë e tregon.

Çdo lloj stofi me lule, çdo makineri gjeniale e shkathët dhe çdo kafshatë e embël sikur të ishte një vulë e asaj mrekullie duke shfaqur Autorin; sikur të ishte një stampë e Tij, një shenjë, një zbukurim dhe sikur secila të thonte nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj:

“Vepra e kujtdo që jam unë, edhe arka dhe dyqanet tek të cilat unë gjendem janë prona e Tij. Çdo skalitje thotë: “Ai i cili më endi mua, gjithashtu endi edhe dengun e stofit në të cilin unë jam.” Çdo kafshatë e ëmbël thotë: “Ai i cili më bëri mua dhe më poqi, kazani në të cilin unë jam, është gjithashtu i Tij.” Dhe çdo makineri thotë: “Ai i cili më prodhoi mua, gjithashtu i prodhon të gjitha ato si unë që janë shpërndarë gjithandej tokës dhe që na bën të arrijmë në çdo anë të mbretërisë, është Ai. Kjo do të thotë se Pronari i mbretërisë është gjithashtu Ai. Prandaj, cilido që të jetë  pronari i të gjithë kësaj mbretërie dhe pallati, vetëm Ai mund të jetë pronari ynë gjithashtu.” Për shembull, me qëllim që të jesh pronari i vërtetë i një gjerdani fishekësh ose madje i një kopseje që i përket uniformës ushtarake ku janë vendosur simbolet e shtetit sipër saj, duhet padyshim që ai të jetë pronari i të gjitha fabrikave në të cilat ato prodhohen. Në qoftë se një ushtar i parregullt e mburravec do të pretendonte ndryshe, atij do t’i thuhej: “Ato janë pronë e shtetit.” Dhe ato do t’i merreshin atij, dhe ai do të dënohej.

Shkurtazi: Ashtu si elementet në këtë mbretëri të cilat janë lëndë të shpërndara në të gjitha anët, ku pronari i tyre është Një i Vetëm dhe i ka në pronësi të gjitha gjërat që ndodhen në të, po ashtu artet e përhapura gjithandej asaj mbretërie, meqenëse janë të ngjashme, ato shfaqin një shenjë apo një stampë të vetme dhe kështu të gjitha ato shpikje të shpërndara mbi faqen e mbretërisë tregojnë se Ai i Vetëm Sundon mbi ato arte dhe mbi gjithçka.

Dhe kështu, o shoku im! Ndodhet një shenjë Njësie, një stampë Uniteti, në këtë vend, domethënë, në këtë pallat madhështor, sepse  ndërsa duke qenë të shumta, disa shfaqin unitetin ose ngjashmërinë, meqenëse ato i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe gjenden gjithkund. Dhe meqenëse uniteti tregon të Vetmin, ashtu siç dihet, atëherë domosdoshmërisht Autori i këtyre gjërave dhe pronari i tyre duhet të jetë Një i vetëm. Për më tepër, shikoje me vëmendje këtë: Nga prapa perdes së të padukshmes një spango[252] e trashë është shfaqur. Vështro, tani me mijëra fije janë varur poshtë prej saj. Dhe shikoji majat e fijeve: një diamant, një dekoratë, një mirësi dhe një dhuratë i është bashkangjitur secilës. Dhurata të përshtatshme po i jepen gjithësecilës prej krijesave. A e di ti se sa veprim prej idioti do të ishte nëse nuk e njeh dhe nuk e falënderon Atë të Vetëm i Cili i shtrin nga prapa perdes së çuditshme të së padukshmes ato mirësi e dhurata të mahnitshme, sepse në qoftë se ti nuk e njeh Atë, ti do të detyroheshe të thonje: “Këto spango janë duke i bërë vetë diamantet dhe dhuratat e tjera në majat e tyre dhe i ofrojnë ato.” Atëherë ti do të të duhej t’ua atribuoje secilës spangoje kuptimin e një mbreti. Ndërsa para syve tanë një Dorë e padukshme është duke i bërë fijet dhe gjithashtu duke ua bashkangjitur atyre dhuratat. Kjo do të thotë se çdo gjë në këtë pallat, tregon Autorin e saj të mrekullueshëm në mënyrë më të qartë se sa vetveten. Në qoftë se ti nuk e njeh Atë, ashtu siç duhet, atëherë ti do të bije një qind herë më poshtë se sa një kafshë, sepse ti do të detyroheshe t’i mohoje të gjitha këto gjëra.

 

 PROVA E NËNTË

Eja o shoku im i paarsyeshëm! Ti nuk e njeh Pronarin e këtij pallati, dhe ti nuk dëshiron që ta njohësh Atë, sepse e vlerëson të pagjasë ekzistencën e Tij. Ti po shmangesh në mohim sepse nuk mund t’i perceptosh me trurin tënd të ngushtë artet dhe veprat e Tij të mrekullueshme. Ndërsa pagjasia, pamundësia e vërtetë, vështirësitë reale dhe mundimet e mëdha qëndrojnë në mosnjohjen e Tij, sepse në qoftë se ne e njohim Atë, ky pallat i tërë, dhe kjo gjithësi, bëhet aq e lehtë dhe pa shqetësim, ashtu si një gjë e vetme; Ajo do të bëhej mjet për bollëkun dhe begatinë rreth nesh. Në qoftë se ne nuk e njohim atë dhe në qoftë se Ai nuk do të ekzistonte, atëherë çdo gjë do të bëhej aq e vështirë sa i gjithë ky pallat, sepse çdo gjë është bërë aq me mjeshtëri ashtu si pallati. Atëherë as bollëku, as begatia nuk do të mbeteshin. Në të vërtetë asnjë nga këto gjëra të cilat ne i shohim nuk do të kalonte në dorën tonë dhe në asnjë dorë tjetër. Shiko vetëm kavanozin e konservës së ëmbël, që i është bashkangjitur kësaj spangoje.[253] Në qoftë se ai nuk do të ishte shfaqur nga kuzhina e Tij e mrekullueshme e fshehur, ne nuk do të kishim mundur ta blenim atë as me njëqind dollarë, megjithëse ne e blejmë atë tani me dyzet qindarka.

Po, e gjithë pamundësia, vështirësia, shqetësimi dhe mundimi, dhe  në të vërtetë, gjithë pagjasia, qëndron në mosnjohjen e Tij. Sepse një peme i jepet jetë nga një rrënjë nëpërmjet një ligji në një qendër, dhe formimi i mijëra frutave është aq i lehtë sa ai i një fruti të vetëm. Por në qoftë se frutat e asaj peme do të kishin qenë lidhur me qendra e rrënjë të ndryshme dhe me ligje të ndryshme, atëherë çdo frut do të kishte qenë aq i vështirë për t’u prodhuar, aq sa pema. Në qoftë se pajisja e një ushtrie të tërë do të ishte nga një qendër, nëpërmjet një ligji, dhe nga një fabrikë, për sa ka të bëjë me sasinë, ajo është aq e lehtë sa pajisja e një ushtari të vetëm. Ndërsa në qoftë se çdo ushtar do të pajisej nga vende të ndryshme, atëherë për të pajisur një ushtar duhet të kishte aq shumë fabrika sa për të pajisur të gjithë ushtrinë.

Ashtu si këto dy shembuj, në qoftë se në këtë pallat të mirorganizuar në këtë qytet të bukur, në këtë mbretëri të përparuar, në këtë botë madhështore, krijimi i të gjitha këtyre gjërave do t’i atribuohej një Autori të Vetëm, kjo do të bëhej aq e lehtë, aq e kollajt, saqë ajo bëhet arsyeja për bollëkun e pafund, për dobishmërinë dhe për bujarinë që ne e shohim. Përndryshe, secila gjë do të bëhej aq e shtrenjtë dhe aq e vështirë, saqë sikur e gjithë bota, nëse do t’i jepej si çmim për të, ajo nuk do të përfitohej.

 

 PROVA E DHJETË

Eja, o shoku im, që ke ardhur pak në vete! Ne tashmë kemi qenë këtu pesëmbëdhjetë ditë.[254] Në qoftë se nuk i njohim rregullat e kësaj bote dhe nuk e njohim mbretin e saj, ne do të meritojmë ndëshkim. Ne nuk kemi më justifikim, sepse për pesëmbëdhjetë ditë, sikur ne na u dha një afat lirie dhe u pezullua përkohësisht vendimi; këta nuk na prekin neve. Natyrisht ne nuk jemi lënë të vetëm në dëshirat tona. Ne nuk mund të bredhim si një kafshë midis këtyre krijesave delikate, të mirëbalancuara, të holla, të punuara me mjeshtëri dhe instruktuese, e t’i prishim; ato nuk do të na lejojnë neve t’i dëmtojmë. Gjithashtu ndëshkimet e mbretit madhështor të kësaj mbretërie janë shumë të rrepta gjithashtu. Ti mund ta kuptosh nga kjo se sa i fuqishëm dhe sa madhështor është mbreti. Ai e organizon këtë botë të madhe sikur të ishte një pallat dhe e bën atë të rrotullohet si një makineri. Ai e administron këtë mbretëri të madhe si një shtëpi, duke mos humbur asgjë. Shiko se si mbushet ena dhe si zbrazet; Ai, në mënyrë të vazhdueshme, e mbush këtë pallat, këtë mbretëri, këtë qytet, me rregullin më të plotë dhe e boshatis atë me urtësinë më të plotë. Ashtu si duke i shtruar tryezat dhe pastaj duke i hequr, shumëllojshmëritë e ushqimeve sillen me radhë dhe u jepen për t’i ngrënë në formën e një shumëllojshmërie të madhe tryezash[255] duke  u shtruar nëpërmjet një Dore nga e padukshmja në çdo anë të mbretërisë së Tij të gjërë dhe pastaj duke u ngritur, Dora e së padukshmes e ngre atë, pastaj sjell një tjetër në vend të saj. Ti e shikon këtë gjithashtu, dhe në qoftë se e përdor arsyen tënde, ti do të kuptoje se brenda asaj madhështie të lartë ndodhet një bujari dhe një zemërgjërësi e pafundme.

Dhe shiko, ashtu si të gjitha gjërat që dëshmojnë sovranitetin dhe unitetin e Atij të Padukshmi, po ashtu, këto revolucione dhe ndryshime të cilat kalojnë një pas një, si karvane, dhe hapen prapa perdes së vërtetë, dëshmojnë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e Tij, sepse shkaqet e gjërave zhduken së bashku me gjërat. Kështu gjërat dhe shkaqet zhduken së bashku, ndërsa ato të cilat vijnë pas tyre vijnë të reja dhe kanë shenja si paraardhëset e tyre. Atëherë ato nuk janë nga veprimi i atyre shkaqeve, por nga veprimi i Atij që nuk zhduket kurrë. Ashtu siç mbetet shkëlqimi –pas zhdukjes së fluskave të lumit që rrjedh– në ato fluska që i ndjekin ato, gjë kjo që na bën të kuptojmë se ky shkëlqim nuk është nga fluskat që u zhdukën, por nga një burim i përhershëm drite që i bën ato të shkëlqejnë, po kështu ndryshimi i shpejtë i gjërave dhe gjërat që vijnë pas tyre duke marrë të njëjtat ngjyra, tregon se ato janë shfaqje, mbishkrime, pasqyra dhe vepra arti të Atij që është i përjetshëm, i pavdekshëm dhe i vetëm.

 

 PROVA E NJËMBËDHJETË

Eja, o shoku im! Tani unë do të të tregoj ty një provë vendimtare aq të fuqishme sa dhjetë të mëparshmet. Ne do të hipim në një anije[256] dhe të lundrojmë për në një gadishull shumë të largët, sepse çelësi i enigmave të kësaj bote do të jetë atje. Për më tepër, gjithkush është duke e shikuar atë gadishull dhe është duke pritur diçka prej tij, ata po marrin urdhëra prej atje. Shiko, ne po shkojmë atje. Tani ne arritëm, zbarkuam në breg dhe vumë këmbët tona në gadishull. Ne tani jemi para një grumbullimi të madh njerëzish, aty janë mbledhur elita dhe njerëzit  më të rëndësishëm të mbretërisë. Shiko me vëmendje, ky komunitet i madh ka një udhëheqës. Eja të afrohemi edhe më shumë; ne duhet të njihemi me të. Shiko! Çfarë dekorimesh të shndritshme ka ai, më shumë se njëmijë prej tyre. [257] Sa fuqishëm flet ai! Sa i këndshëm është bisedimi i tij! Në këto dy javë unë kam mësuar vetëm pak rreth asaj që ai flet. Edhe ti mësoji ato prej meje. Shiko! Ai personalitet flet për Mbretin Autor të mrekullive të kësaj mbretërie dhe thotë se Ai e ka dërguar atë për tek ne. Shiko! Ai është duke shfaqur mrekulli të tilla, saqë ato nuk lënë asnjë dyshim, se ai është një i dërguar i posaçëm i mbretit.

Shiko me vëmendje, jo vetëm krijesat e këtij gadishulli e dëgjojnë atë që ai thotë, por ai është duke e bërë të gjithë mbretërinë ta dëgjojë në mënyrë të mahnitshme, sepse gjithkush po përpiqet ta dëgjojë ligjëratën këtu. Jo vetëm njerëzit e dëgjojnë; por edhe kafshët e dëgjojnë atë gjithashtu. Dhe shiko, madje edhe malet janë duke i dëgjuar urdhëresat që ai solli dhe po dridhen në vendet e tyre; edhe pemët gjithashtu lëvizin për tek ato vende që ai ua bën me shenjë. Ai e bën ujin të vërshojë prej çdo vendi që ai dëshiron; ai madje i bën gishtërinjtë e tij si Burimi i Keutherit, dhe ua jep njerëzve ta pinë. Dhe shiko, me shenjën e tij, një llambë e rëndësishme[258] çahet më dysh. Kjo do të thotë se sikur mbretëria së bashku me të gjitha qëniet e saj e njohin se ai është një zyrtar dhe i dërguar me mision nga ana e Mbretit; se ai është përçuesi më i sinqertë dhe i vërtetë i urdhëresave të tij të mëdha, dhe lajmëtari i mbretërisë dhe zbuluesi i enigmës së krijimit. Ti i sheh ata t’i kushtojnë vëmendje e t’i binden atij, si ushtarë të bindur. Të gjithë ata njerëz me mend rreth tij deklarojnë: “Po, po, ajo është e vërtetë”, duke vërtetuar gjithçka që ai thotë. Në të vërtetë, duke iu nënshtruar shenjave dhe urdhëresave të tij, malet dhe pemët në këtë mbretëri si dhe Drita e madhe[259] që e ndriçon atë, thonë: “Po, po, gjithçka që ti thua është e vërtetë.”

Dhe kështu, o shoku im i pavëmendshëm! A do të mund të kishte ndonjë kontradiktë apo mashtrim në fjalët e këtij fisniku? Ruajna Zot! Kurrë nuk mund të gjenden gjëra të tilla në fjalët e tij. Ky është ai të cilin e nderon mbreti me njëmijë dekorata të veçanta prej vetë thesarit të Vet; ato janë shenja vërtetimi për të dhe të gjithë njerëzit e shquar të mbretërisë i vërtetojnë ato. E gjithë fjala e tij është besim e qetësi. Ai përmend Atributet e mrekullueshme, dhe urdhërat e Tij të thella e serioze. Në qoftë se ti do të gjeje në veten tënde ndonjë gjë në kundërshtim me të vërtetën në këto gjëra, atëherë do të bëhej e domosdoshme që t’i mohoje: këtë pallat, këto llamba, këtë komunitet dhe të mohoje ekzistencën dhe realitetin e tyre.  Nëse ti mundesh, shtrije gishtin e kundërshtimit kundra këtyre! Dhe shiko se si gishti yt do të thyhet nga fuqia e provave dhe do të ngulet në syrin tënd…

 

PROVA E DYMBËDHJETË

Eja vëllai im, që ke ardhur pak në vete! Unë do të të tregoj një provë tjetër me fuqinë e të gjitha njëmbëdhjetë provave të mëparshme. Shikoje këtë dekret të ndritshëm[260], i cili zbret nga lart dhe të cilin gjithkush e vështron me vëmendje të plotë ose nga habia ose nga nderimi. Ai personalitet i nderuar me një mijë dekorata, përveç atyre urdhëresave dritëdhënëse, qëndron pranë Kur’anit dhe ia shpjegon gjithkujt kuptimet e tij. Stilet e dekretit ndriçojnë në një mënyrë të tillë saqë ato tërheqin shikimet vlerësuese të gjithkujt, dhe ai dekret flet për çështje aq të rëndësishme dhe serioze, saqë gjithkush detyrohet t’u vërë veshin atyre pasi ato u përkasin të gjithëve, sepse ai i përshkruan të gjitha cilësitë, aktet, urdhrat dhe atributet e të Vetmit i Cili qeveris të gjithë mbretërinë, Ai e bëri këtë pallat dhe i shfaqi këto çudira. Ashtu siç ndodhet një stampë e fuqishme në dekret si një i tërë, po ashtu, shiko, ndodhet një vulë e paimitueshme në çdo rresht dhe në çdo fjali, dhe për më tepër, kuptimet, të vërtetat, urdhërat dhe shembujt e urtësisë që ai pohon shikohen të jenë në një stil të veçantë për të, i cili mban kuptimin e vulës shpirtërore.

Shkurtazi: Ky dekret i lartë e tregon Atë mbret madhështor ashtu si dielli, sa që ai i cili nuk është i verbër, do ta shikonte atë…

Dhe kështu, o shoku im! Në qoftë se ti ke ardhur në vete, kjo është e mjaftueshme sa për tani… Në qoftë se ti ke diçka për të thënë, thuaje!

Në përgjigjje, njeriu kokëfortë tha: “Unë vetëm mund të them këtë përballë këtyre provave të tua: I gjithë lavdërimi i takon Zotit xh.sh. që unë besova. Dhe unë besova në një mënyrë aq të ndritur si dielli dhe aq të qartë si dita se kjo mbretëri ka një Krijues, Zotërues të Plotësimit; kjo botë ka një Pronar të Vetëm të Gjithëlavdishëm dhe ky pallat ka një Autor të Vetëm Hirplot. Zoti qoftë i kënaqur me ty, sepse ti më ke shpëtuar nga kryeneçësia e mëparshme dhe nga marrëzia. Secila nga provat që ti i tregove ishte në vetvete e mjaftueshme për të  demonstruar të vërtetën, por ama unë të dëgjoja ty sepse çdo provë prej tyre hapi horizonte më të gjëra dhe dritare më të ndritshme, më të ëmbëla, më të këndshme, më vezulluese dhe më të hijshme për nivelet e njohjes së Zotit xh.sh. dhe për dashurinë e Tij të siqnertë.”

Kështu tregimi në formën e krahasimit duke shprehur të vërtetën e fuqishme të “Uniteit Hyjnor dhe besimin në Zotin xh.sh.” u plotësua. Nëpërmjet mirësisë së të Gjithëmëshirshmit, shkëlqimit të Kur’anit dhe dritës së besimit, ne tani do të tregojmë “Dymbëdhjetë shkreptima dhe një “Parathënie”, nga Dielli i Unitetit të vërtetë Hyjnor duke u korresponduar dymbëdhjetë provave në tregim.

وَ مِنَ اللّهِ التَّوْفِيقُ وَ الْهِدَايَةُ

Suksesi dhe udhëzimi janë vetëm nga Zoti xh.sh.

 

* * *

 

 

 

 

STACIONI I DYTË I FJALËS SË NJËZET E DYTË

 

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

اَللّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ , لَهُ مَقَالِيدُ السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ , فَسُبْحَانَ الَّذِى بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَاِلَيْهِ تُرْجَعُونَ , وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ عِنْدَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ اِلاَّ بِقَدَرٍ مَعْلُومٍ , مَا مِنْ دَابَّةٍ اِلاَّ هُوَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا اِنَّ رَبِّى عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është vekil (Kujdestar, Ruajtës, Rregullues) mbi gjithçka. Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të tokës.”[261]

“Kështu pra, i lavdëruar është Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ata ia bashkojnë Atij, në Duart e të Cilit është mbizotërimi i çdo gjëje dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”[262]

“Dhe s’ka asgjë që ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm, dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur.”[263]

“Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që Ai të mos e ketë mbërthyer pas balukeve të ballit (ta ketë nën sundimin e Tij të plotë). Nuk ka dyshim që Zoti im është në udhën më të drejtë (në të vërtetën).”[264]

* * *

 

PARATHËNIE

 

Në trajtesën time të titulluar “Katreh”, Një pikë nga deti i Njësisë, e cila është rreth besimit në Zotin xh.sh., unë kam shpjeguar shkurtazi prova e dëshmi për ekzistencën e Zotit xh.sh. dhe për Unitetin, të bëra nga të gjitha qëniet, secila nëpërmjet pesëdhjetë e pesë gjuhëve. Gjithashtu, në trajtesën NOKTA”, Një pikë nga drita e njohjes së Zotit xh.sh., unë kam përmendur katër prova universale nga dëshmitë e ekzistencës së Zotit të Gjithëfuqishëm dhe të Unitetit, çdonjëra prej të cilave ka fuqinë e njëmijë provave. Për më tepër, meqenëse ne i kemi diskutuar në afërsisht dymbëdhjetë trajtesa të mia në arabisht me qindra prej provave vendimtare duke treguar ekzistencën e domosdoshme të Zotit të Gjithëfuqishëm dhe Unitetin, unë do të mjaftohem me ato dhe nuk do të ndërmarr ndonjë hetim të thellë. Ne vetëm do të përpiqemi të tregojmë në këtë “Fjalën e Njëzet e Dytë” “Dymbëdhjetë shkreptima” nga dielli i besimit në Zotin xh.sh., të cilat unë i kam shkruar shkurtazi në vendet e tjera të Risale-i Nurit.

 

SHKREPTIMA E PARË

Vërtetimi i Unitetit Hyjnor është dy llojesh. Për shembull, në qoftë se mallrat e ndryshëm të një njeriu të pasur arrijnë në një treg ose në një qytet, ka dy mënyra me të cilat njihen se ato janë të tijat.

E para: Është mënyra e përmbledhur, e thjeshtë dhe e përgjithshme, -domethënë, si për njerëzit e zakonshëm- e cila është: “Askush përveç atij nuk mund ta pronësojë këtë sasi të madhe mallrash.” Por ama brenda këtij shikimi të njeriut të zakonshëm mund të ndodhin shumë vjedhje, dhe shumë të tjerë mund të pretendojnë pronësinë e disa pjesëve të atyre mallrave.

 Mënyra e dytë është kjo: Duke lexuar shkrimin e tij në çdo pako, duke njohur firmën e tij në çdo deng dhe duke shikuar vulën e tij në çdo parti malli, njeriu deklaron: “Çdo gjë i përket atij personi.” Në këtë mënyrë, në kuptim, çdo gjë tregon atë njeri të pasur. Ashtu si mallrat që e njohin pronarin e tyre në dy mënyra, pikërisht në të njëjtën mënyrë, vërtetimi i Unitetit Hyjnor është dy llojesh:

I pari: është vërtetimi sipërfaqësor dhe i përgjithshëm i Unitetit Hyjnor i cili thotë: “Zoti i Gjithëfuqishëm është Një, Ai nuk ka shok, as të ngjashëm, ky univers i përket Atij.”

I dyti: është vërtetimi i vërtetë i Unitetit Hyjnor, i cili, duke shikuar stampën e fuqisë së Tij, vulën e Hyjnisë së Tij dhe mbishkrimet e penës së Tij mbi gjithçka, është si të hapësh një dritare prej çdo gjëje drejtpërdrejt për tek Drita e Tij dhe të vërtetosh e të besosh afërsisht me sigurinë e të shikuarit të Njësisë së Tij se çdo gjë buron nga Dora e fuqisë së Tij dhe se në asnjë mënyrë Ai nuk ka shok apo ndihmës në Qënien e Tij Perëndi, as në Hyjninë e Tij, as në sovranitetin e Tij, dhe kështu të arrish një lloj të vetëdijes së përjetshme të pranisë Hyjnore, besim ky që i jep njeriut një qetësi të vazhdueshme të zemrës. Ne gjithashtu në këtë Fjalë do të përmendim Rreze duke treguar këtë vërtetim të pastër, të lartësuar e të vërtetë të Unitetit Hyjnor.

Një kujtesë brenda shkreptimës së parë: O adhurues i pavëmendshëm i shkaqeve! Shkaqet janë një perde; sepse dinjiteti Hyjnor dhe madhështia kërkojnë perde. Por ajo e cila vepron dhe që i kryen çështjet është fuqia e Krijuesit të përjetshëm; sepse Uniteti Hyjnor dhe lavdia e kërkojnë këtë të jetë kështu, dhe bëjnë të domosdoshme pavarësinë e tyre. Nëpunësit e Monarkut të parapërjetësisë nuk janë ekzekutuesit e vërtetë të ndonjë çështjeje të Sovranitetit të Hyjnisë, por ato janë lajmëtarë për atë madhështi e sovranitet, janë thirrës për tek Ato dhe vëzhguesit e tyre të admiruar. Ato nëpunës dhe mjete janë vetëm për të bërë të njohur dinjitetin e fuqisë dhe madhështinë e Hyjnisë, me qëllim që të mos shfaqet drejtëpërdrejtë Dora e fuqisë në çështje të pjesshme e të ulëta, pra me qëllim që fuqia të mos shikohet të jetë e shoqëruar në gjërat e ulëta e të paçmueshme. Jo ashtu si një mbret njerëzor, i cili i cakton në mbretërinë e tij nëpunësit e zyrtarët veçse si ortakë për arsye të pafuqisë së tij dhe të nevojës.

Domëthënë shkaqet janë vendosur me qëllim që dinjiteti dhe fuqia të mund të ruhen nga aspekti i shikimit sipërfaqësor të mendjes, sepse, ashtu si dy fytyrat e pasqyrës, çdo gjë ka një fytyrë që shikon tek kjo “Botë e dukshme”, e cila i ngjason fytyrës së ngjyrosur të pasqyrës, dhe mund të jetë mjet për ngjyra dhe gjendje të ndryshme. Dhe çdo gjë gjithashtu ka një fytyrë e cila shikon “Krijuesin” e saj, e cila i ngjason fytyrës së ndritshme të pasqyrës. Në fytyrën e dukshme, e cila shikon tek kjo botë e dukshme, mund të ndodhen gjendje të papajtueshme me dinjitetin dhe plotësimin e fuqisë së të Adhuruarit të Përjetshëm. Shkaqet janë vendosur që të jenë edhe burimi i atyre  gjendjeve edhe mjete për to. Ndërsa lidhur me realitetin e brendshëm dhe fytyrën të cilat shikojnë Krijuesin e tyre, çdo gjë në të është e tejdukshme, e bukur dhe e përshtatshme që vetë fuqia të shoqërohet me të. Ajo nuk është e papajtueshme me dinjitetin e saj; prandaj, shkaqet janë thjesht të jashtme, të dukshme dhe në realitet nuk kanë ndonjë efekt të vërtetë në dimensionet e brendshme të gjërave.

Një urtësi tjetër e shkaqeve të dukshme është kjo: shkaqet janë vendosur si një qëllim që ankesat e padrejta dhe kundërshtimet e pabaza të mos i drejtohen të Drejtit absolut. Sepse të metat burojnë prej tyre, prej mungesës së aftësisë. Për ta ilustruar këtë mister po rrëfejmë një krahasim i cili është në formën e një shembulli të hollë. Meleku Azrail, paqja qoftë mbi të, i tha Zotit të Gjithëfuqishëm: “Robët e Tu do të ankohen rreth meje dhe do të zemërohen me mua ndërsa unë jam duke kryer detyrën  time të marrjes së shpirtërave në kohën e vdekjes.

Ndërkohë All-llahu xh. sh. i tha atij me gjuhën e urtësisë: “Unë do t’i lë perdet e fatkeqësive e të sëmundjeve midis tyre dhe shërbëtorëve të Mi, me qëllim që ankesat t’u drejtohen atyre shkaqeve që ata të mos jenë të zemëruar me ty. Atëherë, shiko! Ashtu si sëmundjet që janë perde të cilave u atribuohen ato që imagjinohen si gjëra të këqia tek vdekja dhe ashtu si bukuria e urtësia që gjenden në marrjen e shpirtërave e cila është realiteti që i atribuohet detyrës së Azrailit a.s.; po ashtu Hazreti Azraili është një perde. Ai është një zbatues i asaj detyre dhe perde për fuqinë Hyjnore, me qëllim që disa gjendje në marrjen e shpirtërave, të cilat janë në dukje të këqija, të pamëshirshme dhe të cilat janë të papërshtatshme me plotësimin e mëshirës, të mos i atribuohen All-llahut të Gjithëfuqishëm.

Po, dinjiteti dhe madhështia kërkojnë që shkaqet të jenë një perde e dorës së fuqisë përpara shikimit të mendjes, ndërsa Uniteti Hyjnor dhe lavdia kërkojnë që shkaqet t’i tërheqin duart e tyre nga efekti i vërtetë.

SHKREPTIMA E DYTË

Shikoje këtë kopsht të universit, këtë pemishte të tokës, shikoje me vëmendje fytyrën e bukur të qiejve  të stolisur me yje!.. Ti do të shohësh se në secilin nga artifaktet e përhapura e të shpërndara sipër tyre është një vulë e veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave, dhe në nivelet e qënieve të shkruara në faqet e natës e të ditës, të verës e të dimrit, secila e botuar nga pena e fuqisë, janë nënshkrime të paimitueshme dhe ilustruese të Autorit të Gjithëlavdishëm, Krijuesit Hirplot. Ne tani do të përmendim disa nga ato stampa, nga ato vula dhe nënshkrime përmes këtij shembulli.

Për shembull: prej stampave të panumërta, midis shumë të tillave të vendosura mbi jetën, merr në konsideratë këtë: “Ai bën gjithçka prej një gjëje dhe bën një gjë prej gjithçkaje,” sepse Ai i bën organet dhe gjymtyrët e panumërta të kafshëve nga lëngu, sperma, dhe gjithashtu nga një ujë i thjeshtë, nga uji i pijes. Kështu të bësh një gjë të vetme gjithçka, sigurisht është vepra e Një të Vetmi që zotëron një Fuqi Absolute. Pastaj transformimi i ushqimeve të shumëllojshme qofshin shtazore ose bimore në një trup të veçantë me një sistem të plotë e të hollë dhe endja e një lëkure të veçantë për çdo gjallesë dhe e gjymtyrëve të veçanta prej atyre lëndëve të shumta, nuk ka dyshim se ajo është vepra e Një të Gjithëfuqishmi mbi gjithçka dhe e Një të Gjithëdituri me njohje absolute. Po, krijuesi i vdekjes dhe i jetës e administron jetën nëpërmjet urtësisë së Tij në këtë dynja me anë të një ligji të mrekullueshëm urdhërues të tillë, saqë për t’u zbatuar ai ligj e për t’u vënë në fuqi është mundësi e veçantë për një të vetëm i Cili ka në zotërimin e fuqisë së Tij të gjithë universin. Kështu, në qoftë se mendja jote nuk është shuar dhe zemra jote nuk është verbuar, ti do të kuptosh se, të bësh gjënë e vetme gjithçka me një lehtësi absolute dhe me një rregull të plotë dhe të bësh gjithçkanë një gjë të vetme me një drejtëpeshim të hollë, me një sistem të shkëlqyer dhe me një mjeshtëri e përsosmëri, sigurisht kjo është një stampë e veçantë e Autorit të gjithçkaje dhe një vulë e veçantë e Krijuesit të të gjitha gjërave.

Për shembull, në qoftë se ti shikon se dikush që posedon veprime të jashtëzakonshme së bashku me thurjen e njëqind dengjeve stofrash dhe materialesh të tjera të ndryshme përlhurash si mëndafshi ose kambriku (pëlhurë pambuku) prej një onsi peshe pambuku, dhe përveç kësaj nga ai pambuk bëhen shumë ushqime si hallva e ëmbëlsira; pastaj ti e shikon se si Ai merr një grusht hekur e gur, mjalt e gjalp, ujë e dhé, dhe prej tyre prodhon arin e kulluar; ti do të gjykoje në fund me siguri se i përket vetëm Atij arti i mrekullueshëm dhe fuqia mbizotëruese mbi krijesat, saqë të gjitha elementet e tokës i nënshtrohen Atij dhe të gjitha substancat e dheut shikojnë tek Fjala e Tij. Në të vërtetë, shfaqja e fuqisë dhe e urtësisë në “jetën” është njëmijë herë më e çuditshme se sa ky shembull.

Atëherë, merre pra një vulë të vetme prej vulave të shumta të vendosura në jetën…

 

SHKREPTIMA E TRETË

Hidhe vështrimin tek gjallesat që lëvizin në këtë univers të rrjedhshëm, në këto qënie udhëtuese! Ti do të shohësh se mbi secilën prej gjallesave ndodhen shumë vula të vëna nga i Gjalli i Përhershëm. Një nga ato është kjo: Një qënie e gjallë, për shembull, le të jetë ajo qënia njerëzore, ajo është thjeshtë një shembull i zvogëluar i universit, një frut i pemës së krijimit dhe një bërthamë e botës, sepse ajo përfshin shembujt e shumicës së botëve të qënieve në Botë; sikur një qënie e gjallë e tillë të ishte një pikë e distiluar e universit me një drejtpeshim shumë të hollë. Kjo do të thotë, ta krijosh atë qënie të gjallë, dhe ta zhvillosh e të kujdesesh për të, është e domosdoshme të kesh fuqinë e cila mban dhe drejton të gjithë universin.

Kështu, në qoftë se mendja jote nuk është zhytur në iluzione e mashtrime, ti do të kuptosh se ta bësh një fjalë fuqie, për shembull, një bletë mjalti, një lloj të një indeksi të vogël për të gjitha gjërat; dhe të shkruash në një faqe, për shembull tek njeriu, shumicën e çështjeve në këtë libër të universit; dhe në një pikë, për shembull, në një farë të vockël fiku, të përfshish programin e pemës së fuqishme të fikut; dhe të shfaqësh një shkronjë të vetme, për shembull në zemrën e njeriut, veprat e të gjithë Emrave të Bukur Hyjnorë të cilët janë të dukshëm në faqet e gjithësisë dhe që e rrethojnë atë, dhe të bësh të shkruhen në aftësinë e memories së njeriut, e cila është vendosur në një vend me përmasën e një thjerrëze, shkrime të mjaftueshme për të mbushur një librari, dhe të përfshish në atë aftësi të vockël një indeks të detajuar të të gjitha ngjarjeve në kozmos, sigurisht kjo me të vërtetë është një stampë e veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave dhe e posaçme për Krijuesin e Gjithëlavdishëm të universit.

Kështu, në qoftë se vetëm një vulë prej shumë vulave Hyjnore mbi qëniet e gjalla e shfaq  dritën e saj dhe i bën kështu të lexohen shenjat e kësaj, në qoftë se ti do të ishe i aftë t’i vështroje të gjitha ato vula përnjëherësh dhe t’i shihje ato, a nuk  do të deklaroje:

سُبْحَانَ مَنِ اخْتَفَى بِشِدَّةِ الظُّهُورِ

“Lavdia i takon Atij i Cili fshihet në intensitetin e shfaqjeve të Tij.”

 

SHKREPTIMA E KATËRT

Shiko me vëmendje tek qëniet shumëngjyrëshe dhe tek artifaktet e shumëllojshme duke notuar në detin e qiejve dhe të shpërndara mbi faqen e tokës! Ti do të shohësh se mbi secilën ndodhen nënshkrime të paimitueshme të Diellit të parapërjetësisë. Ashtu si stampat mbi jetën dhe vulat mbi qëniet e gjalla që janë të dukshme dhe ne i shohim një ose dy nga ato, po ashtu ndodhen nënshkrime të tilla mbi dhënien e jetës. Meqenëse krahasimet sjellin kuptime të thella më afër perceptimit e kuptimit, ne do ta demonstrojmë këtë të vërtetë me një krahasim.

Për shembull, nga planetët për tek pikëlat e ujit, copat e xhamit, flokët rrezëllitëse të borës, një vulë nga shfaqja e imazhit të diellit dhe nga reflektimi, një vepër e ndritshme e veçantë për diellin është e dukshme. Në qoftë se ti nuk do t’i pranoje diejt e vegjël që duken në ato gjëra të panumërta të jenë manifestimi i reflektimit të diellit, atëherë do të bëhej e domosdoshme të zbrisje në një marrëzi të pafundme si të pranoje ekzistencën aktuale të një dielli të vërtetë natyral në çdo pikël e copë qelqi me pamje nga drita dhe në çdo çikël përballë saj.

Në të njëjtën mënyrë, për sa ka të bëjë me “dhënien e jetës” midis shfaqjeve të ndritshme të Diellit të Parapërjetësisë, ndodhet një vulë  mbi çdo qënie të gjallë, saqë sikur të supozonim të bashkoheshin të gjitha shkaqet dhe secila të kishte fuqinë për të vepruar dhe të kishte aftësinë e zgjedhjes, ato përsëri nuk do të mundeshin ta imitonin atë vulë, sepse qëniet e gjalla, të cilat janë mrekulli të fuqisë Hyjnore, janë secila në formën e një pike përqëndrimi të Emrave Hyjnorë, të cilat janë si rrezet e Diellit të Parapërjetësisë. Në qoftë se ai mbishkrim i çuditshëm e i mahnitshëm urtësie dhe ajo shfaqje e misterit të Njësisë mbi qëniet e gjalla, nuk do t’i atribuoheshin të Vetmit dhe Vetekzistuesit të Përhershëm, kjo do të bënte të domosdoshme rënien në shkallën më qesharake të çudhëzimit dhe në llojin më të çmendur të bestytnisë si të pranoje se, e fshehur brenda çdo krijese të gjallë dhe madje brenda një mize ose një luleje, të ekzistoka një fuqi e pafundme krijuese, një njohuri që t’i përfshinte të gjitha gjërat dhe madje një Vullnet Absolut me të cilin të drejtohej universi, ose t’ia jepje atributet Hyjnore çdo grimce prej grimcave të çdo gjallese, Atribute të cilat janë të veçanta vetëm për Zotin, Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm xh.sh.. Mjaft thjesht, kjo do të bënte të domosdoshme t’ia atribuosh Hyjninë çdo grimce luleje ose mize.

Sepse Krijuesi xh.sh. u ka dhënë grimcave të çdo gjëje –sidomos në qoftë se ato janë farëra dhe bërthama– një gjendje të tillë të veçantë, sikur ajo grimcë shikon tek ajo Qënie e gjallë, ndonëse ajo është një pjesë prej saj dhe merr një pozitë të caktuar në përputhje me sistemin dhe rregullin e saj.

Në të vërtetë, një grimcë e tillë merr cilësitë e të shikuarit të të gjitha specieve të cilave u përket qënia e saj, gjë e cila tregon vazhdi-mësinë e asaj specieje dhe, duke fluturuar me krahë me qëllim që të vendoset e të ngulet në një vend të përshtatshëm me vazhdimësinë e specieve të saj duke ngritur flamurin e asaj specie. Në të vërtetë, ajo mban një pozitë të tillë e cila do të vazhdojë marrëveshjet dhe lidhjet që kanë të bëjnë me ushqimin dhe furnizimin me të gjitha qëniet e tjera, me të cilat ajo qënie e gjallë është e lidhur dhe prej të cilave ajo ka nevojë.

Kështu, në qoftë se një grimcë e tillë nuk do të ishte një nëpunëse e Zotëruesit të fuqisë absolute dhe në qoftë se lidhja e saj me Të do të këputej, atëherë do të bëhej e domosdoshme t’ia atribuoje asaj grimce një sy i cili t’i shikonte të gjitha gjërat dhe një vetëdije që të përfshinte gjithçka.

Shkurtazi: Në qoftë se diejt e zvogëluar dhe ngjyrat e ndryshme në pikëlat e ujit dhe në copat e qelqit nuk do t’i atribuoheshin reflektimit të diellit dhe shfaqjes së reflektimit të tij, atëherë do të bëhej e domosdoshme të pranoje ekzistencën e diejve të panumërt në vend të një dielli; do të bënte të domosdoshme të pranoje një bestytni krejtësisht të pamundur.

Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se gjithçka nuk do t’i atribuohej të Gjithëfuqishmit të Vetëm Absolut, ajo do të bënte të domosdoshme të biesh në shkallën e pranimit të një pamundësie të njëqindfishtë ashtu si të pranoje zotëra të pafundmë në vend të All-llahut një i Vetëm; aq shumë sa numri i grimcave në univers.

Për ta përmbledhur:

Nga çdo grimcë hapen tre dritare për tek Drita e Unitetit dhe për tek Ekzistenca e domosdoshme e Diellit të parapërjetësisë.

Dritarja e parë: Ashtu si një ushtar i cili ka një lidhje me secilën nga sferat e ushtrisë, domethënë, me skuadrën e tij, kompaninë e tij, batalionin, regjimentin, divizionin dhe me ushtrinë; dhe ai ka detyra sipas atyre lidhjeve dhe veprime në përputhje me detyrat dhe rregullat ushtarake, po ashtu edhe grimcat kanë lidhje të ngjashme. Për shembull, një grimcë e tillë e pajetë në beben e syrit tënd ka lidhje me syrin tënd, me kokën, me trupin, me fuqitë e tua të riprodhimit, me forcën tërheqëse dhe shtytëse, me venat e tua dhe arteriet, me mekanizmin, me forcat ndijore dhe me nervat, madje ajo ka lidhje edhe me vetë llojin njerëzor e të tjera…

Atëherë, ekzistenca e këtyre lidhjeve dhe detyrave tek një grimcë tregon në mënyrë të vetëkuptueshme për sytë që nuk janë të verbër se ajo është një vepër arti dhe një nëpunëse e ngarkuar e të Gjithëfuqishmit të Parapërjetësisë dhe ajo është e urdhëruar dhe vepron nën rregullin e Tij xh.sh..

Dritarja e dytë: Të gjitha molekulat e ajrit mund t’i vizitojnë të gjitha lulet dhe frutat. Ato gjithashtu mund të futen tek ato dhe të punojnë brenda tyre. Në qoftë se ato nuk janë nëpunëse të nënshtruara të Një të Gjithëfuqishmi absolut i Cili i shikon dhe i njeh të gjitha gjërat, atëherë ato molekula endacake, bredharake, do të duhej t’i njihnin të gjitha sistemet dhe strukturat e të gjitha frutave dhe luleve, artin e tyre, prerjen e formave të rrobave që i veshin ato dhe mjeshtërinë e tyre perfekte dhe gjithëpërfshirëse të cilat janë të gjitha të ndryshme. Ja pra, kjo grimcë shfaq rrezet e një drite të Unitetit Hyjnor, ashtu si dielli. Ti mund ta krahasosh dritën me ajrin, dhe ujin me dheun.

Atëherë, burimet origjinale të këtyre gjërave janë këto katër substanca. Sipas shkencës moderne ato janë hidrogjeni, oksigjeni, karboni dhe azoti, këto janë pjesët përbërëse të elementeve të mëparshëm.

Dritarja e tretë: Në qoftë se ti e mbush një vazo lulesh me pak dhè, i cili përbëhet nga grimcat, ajo mund të jetë mjet për rritjen dhe zhvilimin e çdo bime të lulëzuar dhe frutdhënëse që gjendet në të gjithë tokën, pastaj ti vendos  ca farëra të holla në të, ato farëra të ngjashme – si sperma– dhe të përbëra nga karboni, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni; ato janë të ngjashme nga natyra pavarësisht se janë të ndryshme, pasi është vendosur tek ato me penën e Kaderit programi i paraardhësve të tyre, i cili është thjesht shkrim i pastër jolëndor.

Kështu, në qoftë se ne do t’i vendosnim këto farëra me radhë në saksi, ti e beson, ashtu siç ka ndodhur, se secila bimë do të shfaqet bashkë me format e saj të mrekullueshme dhe me trajtat dhe anëtarët e saj. Në qoftë se ato grimca nuk do të ishin nëpunëse të ngarkuara të Një të Vetmi i Cili i njeh të gjitha gjendjet dhe rrethanat e çdo gjëje, i Cili është i aftë që t’i japë çdo gjëje një ekzistencë të përshtatshme për të dhe gjithçka që është e domosdoshme për të dhe fuqisë së të Cilit i nënshtrohet gjithçka me lehtësi të plotë, atëherë çdo grimcë dheu duhej të kishte aq shumë fabrika jolëndore dhe presa tipografike, aq sa numri i të gjitha bimëve të lulëzuara e frutdhënëse, me qëllim që secila të bëhej burim i të gjitha atyre qënieve të gjithëfarshme e të ndryshme, pjesët e të cilave, anëtarët dhe format janë të gjitha të largëta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra; ose ndryshe do të ishte e domosdoshme që t’u atribuoje atyre qënieve një njohuri gjithëpërfshirëse dhe një fuqi të aftë për t’i formuar ato, që të jenë burim për të gjitha ato.

Kjo do të thotë, në qoftë se këputet lidhja me Zotin e Gjithëfuqishëm, do të bëhej e domosdoshme të pranoje zotra sa numri i grimcave të dheut, dhe kjo është një bestytni një mijë herë e pamundur. Ndërsa çështja do të bëhej tej mase e lehtë dhe e asryeshme, nëse secila grimcë bëhet nëpunëse e urdhëruar; sepse ashtu si në Emrin e mbretit dhe nëpërmjet fuqisë së tij, një ushtar i thjeshtë i një mbreti të fuqishëm mund ta bëjë një qytet të populluar të shpërngulet, ose të bashkojë dy dete, ose të kapë rob një mbret tjetër, po ashtu nëpërmjet urdhrit të Monarkut të parapërjetësisë dhe të paspërjetësisë; një mizë hoqi qafe një Nemrud dhe një milingonë shkatërroi Pallatin e Faraonit dhe e rrënoi duke e bërë rrafsh me tokën, dhe një farë e vockël fiku mban mbi shpinë peshën e pemës së fikut.

Për më tepër, në çdo grimcë ndodhen dy dëshmitarë të tjerë të vërtetë për ekzistencën e domosdoshme të Krijuesit dhe për Unitetin. Njëri është se, me pafuqinë e saj absolute, çdo grimcë kryen detyrat më të rëndësishme e më të shumëllojshme. Dhe tjetri është se, së bashku me qënien e saj të pajetë, çdo grimcë i përshtatet rregullit universal dhe sistemeve, gjë e cila shfaq një vetëdije universale. Domethënë, nëpërmjet gjuhës së pafuqisë së saj, çdo grimcë dëshmon ekzistencën e domosdoshme të të Gjithëfuqishmit të Vetëm Absolut, dhe nëpërmjet përshtatshmërisë së saj me rregullin në botë, secila grimcë dëshmon Unitetin e Tij.

كَمَا اَنَّ فِى كُلِّ ذَرَّةٍ شَاهِدَانِ عَلَى اَنَّهُ وَاجِبٌ وَاحِدٌ كَذلِكَ فِى كُلِّ حَىٍّ لَهُ

آيَتَانِ عَلَى اَنَّهُ اَحَدٌ صَمَدٌ

Ashtu si në çdo grimcë që ndodhen dy dëshmitarë që tregojnë se Ai është Ekzistuesi i Vetëm i Domosdoshëm i Unitetit, po ashtu në çdo qënie të gjallë ndodhen dy shenja që tregojnë se Ai është i Vetëm dhe Vetekzistuesi i Përhershëm.

Po, në çdo qënie të gjallë ndodhet një Vulë e Njësisë Hyjnore dhe një Stampë e Vetekzistuesit të Përhershëm, sepse një qënie e gjallë shfaq së bashku në pasqyrën e saj shumicën e Emrave Hyjnorë, shfaqjet e të cilëve janë të dukshëm në univers. Mjaft thjesht, ashtu si një pikë përqëndrimi, çdo qënie e gjallë shfaq manifestimin e Emrit më të Madh të El-Hajj, El Kajjum, i Gjalli i Përjetshëm, Vetekzistuesi i Përhershëm. Kështu, meqenëse ajo tregon një lloj hije të Njësisë së Esencës Hyjnore nën perden e Emrit El Muhji, Jetëdhënësi, ajo mban një stampë të Njësisë Hyjnore. Dhe meqenëse qënia e gjallë është si një shembull i zvogëluar i universit dhe një frut i pemës së krijimit, ajo tregon një vulë të Vetekzistuesit të Përhershëm, e cila i sjell sferës së vogël të jetës së saj nevojat e saj të cilat janë aq të shumta sa universi, me një lehtësi dhe në një mënyrë të paparashikuar.

Domethënë, kjo situatë tregon se ajo ka një Krijues Mbështetës, i Cili është i Tillë që shikimi dhe vlerësimi i Tij për të merr vendin e të gjitha gjërave, pra shikimi i Krijuesit për të është i mjaftueshëm për të gjitha gjërat; të gjitha gjërat nuk mund ta marrin vendin e këtij shikimi.

نَعَمْ يَكْفِى لِكُلِّ شَيْءٍ شَيْءٌ عَنْ كُلِّ شَيْءٍ وَ لاَ يَكْفِى عَنْهُ كُلُّ شَيْءٍ وَ لَوْ لِشَيْءٍ وَاحِدٍ

Për më tepër, kjo situatë tregon se ashtu si Mbështetësi i saj që nuk ka nevojë për asgjë, po ashtu asgjë nuk e pakëson thesarin e Tij dhe asgjë fare nuk është e vështirë për fuqinë e Tij. Kjo, atëherë është një lloj i vulës që tregon hijen e Vetekzistuesit të Përhershëm…

Domethënë, në çdo qënie të gjallë është një vulë e Njësisë Hyjnore dhe një stampë e Vetekzistuesit të Përhershëm. Po, nëpërmjet gjuhës së jetës së saj çdo qënie e gjallë reciton:

قُلْ هُوَ اللّهُ اَحَدٌ اَللّهُ الصَّمَدُ

 “Thuaj: ‘Ai është All-llahu, Një dhe i Vetëm.”[265]

Përveç këtyre dy vulave ndodhen disa ‘dritare’ më të rëndësishme, por meqenëse ato janë shpjeguar në detaje në vende të tjera, këtu diskutimi ka qenë i shkurtër.

Meqenëse çdo grimcë nga grimcat e këtij universi hap tre dritare, dhe dy ‘hapje’ për Unitetin e Ekzistuesit të domosdoshëm, edhe jeta gjithashtu hap menjëherë dy dyer. Tani ti mund të krahasosh se si nivelet e qënieve  nga grimcat për tek dielli përhapin dritën e njohjes së të Vetmit të Gjithëlavdishëm.

Kështu, ti kupto dhe krahaso nga kjo, shkallët e përparimit shpirtëror në njohjen e Zotit xh.sh. dhe nivelet e vetëdijes për praninë e Tij dhe qetësinë e zemrës!..

 

SHKREPTIMA E PESTË

Në qoftë se një libër shkruhet me dorë dhe në formën e një letre, një laps do të ishe i mjaftueshëm për ta shkruar atë, ndërsa në qoftë se shtypet, nëse shkruhet me shkronja shtypi, atëherë do të duheshin lapsa të shumtë, aq sa numri i shkronjave të librit, domethënë shkronja metalike të shumta, me qëllim që ai të shtypet. Dhe në qoftë se pjesa më e madhe e librit shkruhet me një shkrim tej mase të hollë brenda disave prej shkronjave të tij, -ashtu si sureja Ja’sin e zvogëluar tek shkronjat Ja’sin- atëherë të gjitha metalet e vogëla të shtypit janë të domosdoshëm për ato shkronja të veçanta, me qëllim që të mund të shtypet.

Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se ti thua se libri i Universit është shkrimi i Penës së fuqisë së Vetekzistuesit të Përhershëm dhe letra e të Vetmit të pashoq, atëherë ti ecën në një rrugë të arsyeshme aq të lehtë, sa që ajo bëhet e domosdoshme. Por, në qoftë se ia atribuon atë Natyrës dhe shkaqeve, ti ecën në një rrugë aq të vështirë, sa që ajo bëhet e pamundur, dhe aq e mbushur me bestytni sa që asnjë ide fikse apo iluzion nuk do ta pranonte atë, sepse do të bëhej e domosdoshme që natyra të ishte e pranishme në çdo pjesë dheu, dhe në çdo pikë uji, dhe në çdo pjesë ajri të ishin miliarda presa tipografike metali dhe fabrika të panumërta jolëndore, me qëllim që ato të ishin mjetet e formimit të numrave të pallogaritshëm të bimëve të lulëzuara dhe frutdhënëse. Ose ndryshe do të ishte e domosdoshme të pranoje se në to ndodhet njohja që përfshin gjithçka dhe fuqia e mjaftueshme për të gjitha gjërat, me qëllim që ato të mund të jenë burimi i vërtetë i atyre krijesave; dhe kjo, për arsye se çdo pjesë dheu, uji dhe ajri mund të jenë burimi i shumicës së bimëve. Ndërsa formimi i të gjitha bimëve, -qofshin të lulëzuara apo frutdhënëse- është aq i mirorganizuar, aq i drejtpeshuar dhe aq të dallueshme e të ndryshme nga njëra-tjetra, saqë një fabrikë e ndryshme jolëndore ose presa tipografike të ndryshme do të ishin të domosdoshme për secilën dhe të veçanta për çdonjërën. Kjo do të thotë se, në qoftë se Natyra do të dilte prej qënies së saj si njësi matëse e krahasuese -model, silogjizëm- për krijesat dhe të bëhej burimi për ekzistencën e tyre, kjo do të bënte të domosdoshme që të ndodheshin prezent në çdo gjë makineritë e të gjitha gjërave! Kështu, bazat e idesë së adhurimit të natyrës janë një bestytni e tillë sa që do të turpëroheshin prej saj edhe vetë bestytnorët. Shiko se çfarë paarsyeshmërie të pafundme e qesharake vlerësojnë njerëzit e çudhëzuar, të cilët pandehin se janë të mençur. Nxirr mësime!..

Shkurtazi: Ashtu si çdo shkronjë e një libri që e tregon vetveten me masën e saj, dhe e tregon ekzistencën e saj në një mënyrë si dhe e përshkruan dhe e bën të njohur shkruesin e saj me dhjetë fjalë dhe e tregon atë në shumë mënyra, si për shembull: “Ai që më shkroi mua ka shkrim të bukur dore. Pena e tij, ngjyra e bojës së tij, është e kuqe dhe kështu me radhë .”

Në të njëjtën mënyrë, çdo shkronjë e librit të fuqishëm të universit e tregon vetveten aq sa ka masën dhe e shfaq vetveten aq sa ka formën, por ajo i shfaq Emrat e Skalitësit të parapërjetësisë dhe i tregon ato aq shumë, aq sa një poemë dhe sa numri i cilësive të saj duke e dëshmuar Atë të cilin ajo shpreh dhe aludon. Prandaj, duhet të mos bie në mohimin e Krijuesit madhështor, as edhe ai sofisti idiot i cili mohon edhe veten e tij, edhe universin!..

 

SHKREPTIMA E GJASHTË

Ashtu siç ka vendosur Krijuesi i Gjithëlavdishëm mbi kokën e të gjitha qënieve dhe në ballin e krijesave vulat e Njësisë së Tij; (disa prej të cilave ti i ke parë në Shkreptimat e mëparshme), po ashtu Ai ka vendosur në mënyrën më brilante shumë stampa të Njësisë mbi të gjitha speciet dhe shumë vula Uniteti mbi të gjitha universalet; madje Ai ka vendosur në tërësinë e botës stampa të ndryshme të Unitetit. Kështu, prej atyre vulave dhe stampave të shumta, ne do të tregojmë njërën të vendosur në faqen e fytyrës së tokës në kohën e pranverës. Ajo është si vijon:

Skalitësi i Parapërjetësisë duke sjellë në jetë në pranverë e në verë të paktën treqind mijë specie bimësh dhe kafshësh me dallim dhe spe-cifikim të plotë dhe me një rregull e ndarje të plotë midis një përzierje dhe ngatërrese të pafundme, kjo është një stampë e Unitetit Hyjnor aq e qartë dhe e ndritshme, aq sa vetë pranvera. Po, gjithkush që ka një thërrime vetëdije do ta kapë e perceptojë se, të krijosh me rregull të plotë në ngjalljen e tokës së vdekur në pranverë treqind mijë shembuj ringjalljeje prej së vdekuri dhe të shkruash pa gabim, pa defekt ose mangësi, në mënyrën më të mirëbalancuar, me përmasa të harmonizuara, të mirërregulluara dhe në mënyrën më të plotë anëtarët individualë të treqind mijë specieve njëri brenda tjetrit në faqen e tokës, kjo është një vulë e veçantë për të Vetmin e Gjithëlavdisë, për të Gjithëfuqishmin e Plotësimit, për të Gjithurtin e Bukurisë, i Cili zotëron një fuqi të pafundme, një njohje gjithëpërfshirëse dhe një vullnet të aftë për të administruar të gjithë universin.

Kur’ani i gjithurtë urdhëron:

فَانْظُرْ اِلَى آثَارِ رَحْمَتِ اللّهِ كَيْفَ يُحْيِى اْلاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذلِكَ لَمُحْيِى

الْمَوْتَى وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Shihni pra te pasojat e Mëshirës së All-llahut, se si Ai ringjall tokën pas vdekjes së saj. Sigurisht që (All-llahu, i Cili siç ringjalli tokën pas vdekjes së saj) do të ngrejë me siguri të vdekurit (Ditën e Ringjalljes) dhe Ai është i zoti për të bërë çdo gjë.”[266]

Po, sigurisht fuqia e Krijuesit të Gjithurtë e cila shfaqi treqindmijë lloje nga shembujt e Ringjalljes në ringjalljen e tokës brenda pak ditëve, atëherë padyshim Ringjallja e njeriut për fuqinë e Tij krijuese është shumë e lehtë. Për shembull, a mund t’i thuhet një Autori  i cili shfaq mrekulli si dhe zhduk male shumë të mëdha thjesht me një shenjë prej tij: a mund ta heqësh nga kjo luginë këtë shkëmb gjigant i cili po bllokon rrugën tonë?”.  Në të njëjtën mënyrë, nuk guxon një qënie me mend të thotë me një mënyrë që e vlerëson si të pamundur për të Gjithurtin Gjithëbujar e Mëshirëplotë i Cili krijoi qiejt, malet dhe tokën për gjashtë ditë dhe i Cili i mbush ato të dyja dhe  i zbraz çast pas çasti: “Si mundet Ai ta zhdukë këtë shtresë dheu e cila është mbi ne dhe e cila ka bllokuar rrugën tonë të shtruar për tek gostia e Tij e përjetshme?”

Ti e shikove një vulë të Unitetit Hyjnor në faqen e tokës në kohën e verës. Tani shiko! Një stampë uniteti që shfaqet me qartësi në administrimin e çështjeve në pranverën madhështore në faqen e tokës është me urtësinë më të madhe dhe me mendjemprehtësinë më të fuqishme, sepse ai aktivitet është brenda një shtrirje absolute, shtrirja është së bashku me një shpejtësi absolute, ajo shpejtësi është së bashku me një bujari absolute, dhe së bashku me këto, një rregull absolut, një bukuri e plotë arti, një hijeshi dhe një shije e hollë krijimi janë të dukshme.

Këto formojnë një vulë që i përket vetëm Një të Vetmi i Cili zotëron njohje të pafundme dhe fuqi të pakufishme. Po, ne shohim se në tokë brenda një shtrirje absolute ndodhet një krijim, një administrim dhe një aktivitet. Dhe brenda asaj shtrirje këto po ndodhin me shpejtësi absolute.

Dhe së bashku me atë shpejtësi dhe atë shtrirje ato bëhen me një lehtësi absolute. Dhe së bashku me shpejtësinë, shtrirjen dhe me atë lehtësi, një bujari absolute është e dukshme në shumëzimin e qënieve individuale; dhe së bashku me atë bujari, me atë shtrirje e shpejtësi, një lehtësi absolute është e dukshme.

Dhe së bashku me atë bujari, lehtësi, shpejtësi dhe shtrirje, të krijosh një rregull absolut dhe një bukuri të jashtëzakonshme arti që shikohet tek të gjitha speciet dhe individët, dhe dallimi i plotë brenda të pafundmes dhe veprat më të çmueshme brenda një bollëku të jashtëzakonshëm dhe bashkëpërgjigjja e plotë brenda një sfere më të gjërë; dhe mrekullitë më artistike brenda lehtësisë më të madhe; dhe të demonstrosh një art të çuditshëm dhe një aktivitet të mrekullueshëm për një moment, gjithandej, në të njëjtën mënyrë, në çdo individ, është sigurisht dhe padyshim stampa e Një të Vetmi të Cilin ndonëse nuk e përkufizon asnjë vend, është prezent dhe Gjithëshikues gjithkund.

Ashtu siç nuk mund t’i fshihet asgjë Atij, gjithashtu asgjë nuk është e vështirë për Të. Grimcat dhe yjet janë të barabarta në lidhje me fuqinë e Tij.

Për shembull, në një kopsht të bujarisë së Atij të Gjithëlavdishmi të Gjithëmëshirshmëm, unë numërova vilet e rrushit të varura nga një hardhi me trashësinë e dy gishtave të cilat unë i pashë të ishin si një pipëz e vogël midis vileve të mrekullisë së Tij: Ndodheshin njëqind e pesëdhjetë e pesë vile rrushi. Unë i numërova kokrrat e rrushit në një vile, ato ishin afërsisht njëqind e njëzet. Unë mendova dhe thashë: Në qoftë se kjo hardhi do të ishte një rubinet prej të cilit të rridhte ujë i përmjaltur dhe ai të jepte ujë në mënyrë të vazhdueshme, ai vetëm do të ishte i mjaftueshëm për vilet e rrushit, që përballë përcëllimit të nxehtësisë, të mund t’u japë gji atyre qindra pompave të vogëla nga sherbeti i mëshirës. Në të vërtetë, ajo vetëm rrallë merr një lagështirë të pakët. Dhe kështu Ai i Cili e bën këtë duhet medoemos të jetë i Gjithëfuqishëm mbi të gjitha gjërat.

سُبْحَانَ مَنْ تَحَيَّرَ فِى صُنْعِهِ الْعُقُولُ

 “Lavdia i takon Atij, tek Arti i të Cilit habiten mendjet.”

 

SHKREPTIMA E SHTATË

Shiko! Ashtu si me pak vëmendje që ti mund t’i shohësh vulat e të Vetmit, Vetekzistuesit të Përhershëm në faqen e tokës, ngrije kokën, hapi sytë dhe hidhe vështrimin tek libri i madh i universit. Ti do të shohësh se mbi të gjithë universin lexohet stampa e Unitetit me një qartësi të plotë dhe me masën e madhësisë dhe të shtrirjes së universit, sepse këto qënie janë si pjesët përbërëse të një fabrike të mirërregulluar, ose si kolonat e një pallati ose të një qyteti, ku çdo pjesë mbështet tjetrën, i shtrin duart e saj për të ndihmuar njëra-tjetrën dhe thotë: “Ja ku jam, në shërbimin tënd!” për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e njëra-tjetrës. Duke ndihmuar njëra-tjetrën ato punojnë së bashku me një rregullsi.

Me përpjekje të përbashkëta ato u shërbejnë qënieve të gjalla. Duke bashkëpunuar e duke shikuar drejt një qëllimi, ato i binden Një Administruesi të Vetëm të Gjithurtë. Duke vepruar në përputhje me një rregull të ndihmës së ndërsjellë i cili është në fuqi, duke filluar nga dielli e hëna, nata e dita, dhe dimri e vera…deri tek bimët duke u ardhur në ndihmë kafshëve të uritura dhe të nevojshme, dhe kafshët duke nxituar për të ndihmuar njeriun e dobët e të nderuar, madje deri tek arritja e lëndëve ushqyese dhe e frutave të buta, duke fluturuar për të ndihmuar të vegjëlit delikatë e të dobët, madje për t’u shërbyer grimcave të ushqimit duke kaluar për të ndihmuar qelizat e trupit… Të gjitha këto lëvizje që veprojnë në përputhje me Rregullin e ‘bashkëpunimit’ i tregojnë atij që nuk e ka humbur krejtësisht shikimin se ato veprojnë nëpërmjet fuqisë së një të Vetmi, një Ushqyesi Gjithëbujar dhe me urdhrin e një Administruesi të vetëm e të Gjithurtë Absolut.

Kështu, së bashku me të dëshmuarit në mënyrë vendimtare se kjo mbështetje e ndërsjellë në gjithësi, kjo ndihmë reciproke, kjo përgjigje ndaj nevojave të njëri-tjetrit, ky përqafim me njëri-tjetrin, ky nënshtrim dhe ky rregull administrohet nëpërmjet organizimit të një Administratori të vetëm dhe se ato po detyrohen nëpërmjet drejtimit të Një ushqyesi të vetëm; kjo përkujdesje universale dhe kjo mirësi brenda urtësisë universale duhet të shihet qartë në artin e gjërave dhe Mëshira Gjithëpërfshirëse e cila shkëlqen brenda përkujdesjes dhe ushqimi i shpërndarë mbi atë mëshirë dhe i përhapur me qëllim që t’u përgjigjen nevojave të të gjitha qënieve të gjalla të nevojshme për furnizim e ushqim, formon një stampë të Unitetit Hyjnor aq të ndritshme, sa që gjithkush, mendja e të cilit nuk është e shuar krejtësisht, do ta kuptonte këtë, dhe ai që nuk është krejtësisht i verbër do ta shikonte atë.

Po, një perde urtësie duke demonstruar qëllim, vetëdije dhe vullnet e ka mbuluar të gjithë universin. Mbi atë perde urtësie është shpërndarë një perde mirësie dhe përkujdesjeje duke shfaqur mirëbërësi, stolisje, zbukurim dhe dashamirësi dhe mbi atë perde të zbukuruar mirësie, një mantel mëshire duke reflektuar shkreptimat e bërjes së njohur e të dashur, të mirëbërjes dhe të dhënies së dhuratave ka mbuluar dhe e ka përfshirë universin. E shpërndarë sipër asaj perdeje të ndritshme të mëshirës universale është një tryezë me furnizime e ushqime të përgjithshme duke treguar mirësi, mirëbërësi, dashamirësi, dhembshuri të plotë, të ushqyer të hollë dhe mirësi Hyjnore.

Në të vërtetë, këtyre qënieve duke filluar nga grimcat për tek diejt, qofshin individë apo specie, të vogëla apo të mëdha, u është veshur një këmishë madhështore prej një stofi urtësie të zbukuruar me frutat dhe qëllimet, dhe me dobitë dhe synimet.

Dhe mbi atë këmishë duke treguar urtësi, një mantel mirësie i stolisur me lulet e mirëbërësisë dhe të dashamirësisë është prerë në përputhje me shtatin e çdo gjëje; dhe mbi atë mantel të dekoruar favori, një tryezë e një ushqimi të përgjithshëm është vendosur, e ndriçuar me shkreptimat e dashurisë, të dhuratave dhe të mirëbërësisë, të cilave u janë bashkangjitur dekoratat e mëshirës, të cilat, së bashku me dhënien e atyre dekoratave të ndritshme të veshura me xhevahire, janë të gjitha grupet e qënieve të gjalla në faqen e tokës që përmbushin të gjitha nevojat e tyre.

Dhe kështu, kjo tregon dhe shfaq aq qartë si dielli, Furnizuesin Hirplotë, i Cili është i Gjithurtë, Gjithëbujar dhe i Gjithëmëshirshëm.

A është kështu? A me të vërtetë, çdo gjë është në nevojë të rizkut, ushqimit? Po, ashtu siç shikojmë se çdo individ është në nevojë të ushqimit dhe të domosdoshmërive për vazhdimësinë e jetës, po ashtu shohim se të gjitha qëniet në botë, në mënyrë të veçantë gjallesat, qofshin ato universale ose të pjesshme, të tëra ose pjesë, kanë shumë dëshira e nevoja lëndore dhe jolëndore për ekzistencën e tyre, për jetët e tyre dhe për vazhdimësinë e jetëve të tyre. Por kërkesat dhe nevojat e tyre janë për gjëra të tilla saqë duart e tyre nuk mund ta arrijnë më të voglën e tyre, dhe fuqia e tyre është e pamjaftueshme për më të voglën e atyre kërkesave. Megjithatë, ne shohim se të gjitha dëshirat e tyre dhe furnizimet e tyre lëndore dhe jolëndore, u jepen duarve të tyre nga ku ato nuk mund ta përfytyrojnë e parashikojnë.” مِنْ حَيْثُ لاَ يَحْتَسِبُ [267], me një regull të plotë dhe në kohën e duhur, në mënyrë të përshtatshme dhe me urtësi të plotë.

Atëherë, a nuk tregon kjo nevojë e kërkesë e krijesave, kjo ndihmë e padukshme dhe kjo asistencë, në këtë mënyrë, të Gjithurtin, Ushqyesin e Gjithëlavdishëm dhe Administratorin Mëshirëplotë e Hirplotë?

 

SHREPTIMA E TETË

Çdo lloj fare e mbjellë në fushë tregon se fusha duhet të jetë në administrimin e pronarit të farishtes dhe se fara gjithashtu është nën drejtimin e Atij që e ka nën kontroll fushën. Në të njëjtën mënyrë, fusha e lërueshme e qënieve, e njohur si elementet, universaliteti i tyre dhe gjithëpërfshirja, pavarësisht njëjtësisë dhe natyrës së pandërlikuar, bimët dhe kafshët, këto fruta të mëshirës, këto mrekulli të fuqisë dhe fjalët e urtësisë të njohura si krijesa, shpërndarja e tyre në shumicën e vendeve dhe vendosja e tyre gjithandej, pavarësisht ngjashmërisë dhe shembëllimit të tyre me njëra-tjetrën, tregojnë se ato janë nën drejtimin e një Krijuesi të vetëm e të pashoq dhe të një Autori Mrekullibërës, saqë është sikur çdo lule, çdo frut e çdo kafshë të ishte një vulë, stampë dhe nënshkrimi i Atij Krijuesi Gjithëbujar. Kudo që ato gjenden, secila thotë nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj të natyrshme; “Vula e Cilitdo që të jem, edhe kjo tokë tek e cila gjendem është gjithashtu shpikja e Tij. Stampa e cilitdo që të jem, ky vend është një mesazh i Tij gjithashtu. Nënshkrimi i cilitdo që të jem, ky atdhe gjithashtu është thurja e Tij.” Kjo do të thotë se të jesh Krijuesi i krijesës më të vogël është e veçantë vetëm për Atë i Cili i mban të gjitha elementet brenda kapjes së fuqisë së Tij. Dhe kushdo që nuk është i verbër, mund ta shohë se të rregullosh dhe të zhvillosh kafshën më të thjeshtë është e veçantë për Atë që i ka të gjitha qëniet, kafshët dhe bimët në kapjen e Hyjnisë së Tij.

Në të vërtetë, nëpërmjet gjuhës së ngjashmërisë dhe të shëmbëllimit me individët e tjerë, çdo qënie individuale thotë: “Vetëm Ai i Cili ka në pronësi specien time mund të jetë pronari im; Kjo nuk mund të jetë ndryshe.” Dhe çdo lloj me gjuhën e përhapjes së tij me llojet e tjera në sipërfaqen e tokës thotë: Kush është pronari i të gjithë botës, vetëm Ai mund të jetë pronari im dhe nuk mund të jetë ndryshe. Po kështu, toka me gjuhën e lidhjes së saj me planetët e tjerë dhe me diellin dhe me mbështetjen e saj të ndërsjellë me qiejt, thotë: “Vetëm Ai i Cili është pronari i gjithë universit mund të jetë pronari im. Kjo nuk mund të jetë ndryshe.” Po, duke supozuar dikënd duke i thënë një molle të vetëdijshme: “Ti je vepra ime e artit.” Nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj të natyrshme, molla do t’i përgjigjej atij: “Hesht! Në qoftë se ti do të ishe në gjendje të formoje të gjitha mollat e tjera në tokë, në qoftë se ti do t’i drejtoje e t’i bëje të gjitha shoqet e mia, pemët e tjera frutdhënëse të shpërndara gjithandej tokës, si dhe të gjitha dhuratat e të Gjithëmëshirshmit që burojnë nga thesari i mëshirës, që vjen me anijen e pranverës, vetëm atëherë ti mund të pretendosh të jesh krijuesi im.” Molla do ta thonte këtë dhe do t’i jepte një shuplakë atij personi idiot…

 

SHKREPTIMA E NËNTË

Ne kemi shpjeguar disa nga vulat, stampat dhe nënshkrimet të cilat janë të veçanta dhe të pjesshme, universale dhe të tëra, mbi ‘jetën’, mbi ‘gjallesat’ dhe mbi ‘ardhjen në jetë’. Tani ne do të tregojmë njërën nga vulat e panumërta mbi speciet.

Në të vërtetë, meqenëse frutat e panumërta të një peme frutdhënëse administrohen nga një qendër, në përputhje me një ligj dhe me një mënyrë të vetme ngritjeje, atëherë vështirësia, mundimi dhe shpenzimet transformohen në lehtësi. Dhe është aq e lehtë saqë fruta të shumta që janë rritur bëhen njëlloj me një frut të vetëm. Kjo do të thotë se shumësia dhe qendrat e shumta kërkojnë që të jenë për çdo frut shpenzime, vështirësi dhe pajisje, për nga sasia, aq shumë sa kërkohen për një pemë të plotë. Ndryshimi është vetëm për sa ka të bëjë me cilësinë. Shembulli i kësaj është: Ashtu si për prodhimin e të gjitha pajisjeve të domosdoshme ushtarake për një ushtar të vetëm, që do të kërkoheshin aq shumë fabrika, aq sa ka nevojë gjithë ushtria..

Domethënë, në qoftë se çështja kalon nga uniteti tek shumësia, vështirësitë rriten për sa ka të bëjë me sasinë aq sa numri i individëve. Kështu, lehtësia e jashtëzakonshme që shihet tek të gjitha speciet, është rezultati i një lehtësie dhe kollajllëku që buron nga Uniteti dhe Njësia.

Shkurtazi: Ashtu si përshtatshmëria dhe ngjashmëria tek anëtarët bazë midis të gjithë individëve të një specieje dhe i të gjitha specieve të një lloji qënieje që provojnë se ato janë veprat e Një Autori të vetëm, sepse Uniteti i penës dhe i Njësisë së vulës e kërkojnë atë, po ashtu kjo lehtësi absolute që e vëzhgon dhe kjo mungesë vështirësie kërkojnë në shkallën e të qënit e domosdoshme se ato janë veprat e një Krijuesi të Vetëm. Përndryshe, vështirësitë që kanë arritur në shkallën e pamundë-sisë, do ta dënonin atë lloj qënieje dhe atë specie me mosekzistencë.

Për të përfunduar:

Në qoftë se të gjitha gjërat i atribuohen Zotit të Gjithëfuqishëm, ato bëhen aq të lehta sa një gjë e vetme; ndërsa në qoftë se një gjë i atribuohet shkaqeve, ajo bëhet aq e vështirë sa krijimi i të gjitha gjërave. Meqenëse çështja është kështu, atëherë kjo shumicë e jashtëzakonshme e vëzhguar në univers dhe ky bollëk i pakufishëm përpara syve tonë, tregojnë një stampë Uniteti, si Dielli.

Në qoftë se këto fruta të punuara me mjeshtëri të hollë të cilat ne i marrim me një bollëk e shumicë të tillë, nuk do të ishin prona e Një të Vetmi të Unitetit, ne nuk do të hanim edhe një shegë të vetme, madje edhe nëse do të jepnim të gjithë botën si çmim për punimin e saj.

SHKREPTIMA E DHJETË

Ashtu si jeta, e cila shfaq manifestimin e Bukurisë Hyjnore, që është një provë e Njësisë Hyjnore, edhe vdekja gjithashtu, e cila shfaq manifestimin e lavdisë Hyjnore, është një provë e Unitetit Hyjnor.

Po, për shembull, وَ لِلّهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَى “Dhe All-llahut i takon krahasimi, shembulli më i lartë”, ashtu si duke treguar dritën e diellit dhe reflektimin, fluskat në një lum të madh rrjedhës duke lëshuar xixa kur janë me pamje nga dielli, dhe objektet e tejdukshme që shkëlqejnë në faqen e tokës të cilat janë dëshmues për atë Diell, po ashtu vazhdimi i shfaqjes së diellit me shkëlqim me perëndimin e atyre pikave dhe me zhdukjen e shkëlqimit të lëndëve, dhe vazhdimi i asaj shfaqje pa mangësi mbi pikat, mbi fluskat dhe mbi objektet e tejdukshme të tjera që vijnë pas tyre me radhë duke ndjekur njëra-tjetrën, kjo dëshmon në mënyrë vendimtare se ato imazhe të vockëla të diellit, ato drita reflektuese, dhe ato shkreptima të cilat shfaqen dhe shkëndijojnë, që ndizen menjëherë dhe shuhen dhe që ndryshohen e ripërtërihen, sigurisht ato janë shfaqjet e një dielli të qëndrueshëm, të lartë, të vetëm dhe të pavdekshëm. Domethënë, ashtu si nëpërmjet shfaqjes së tyre dhe bërjes së tyre të dukshme, ato pikëla të ndritshme demonstrojnë ekzistencën e diellit, po ashtu me zhdukjen dhe shuarjen e tyre, ato demonstrojnë vazhdimësinë e tij, qëndrueshmërinë dhe unitetin. Në të njëjtën mënyrë, ashtu si nëpërmjet ekzistencës dhe jetës së tyre, këto qënie rrjedhëse me vdekjen dhe me zhdukjen e tyre dëshmojnë Parapërjetësinë e Ekzistuesit të domosdoshëm, përhershmërinë e Tij dhe Unitetin e Tij.

Po, krijesat e bukura dhe qëniet e holla që ripërtërihen dhe kthehen përsëri brenda tatëpjetës dhe zhdukjes, lindjeve dhe perëndimeve, që ndodhin nëpërmjet ndryshimit të natës dhe ditës, të dimrit dhe verës, dhe të shekujve e periudhave, sigurisht tregojnë ekzistencën, vazhdimësinë dhe Unitetin e një Zotëruesi të lartësuar e të përjetshëm, të një bukurie të shfaqur vazhdimisht. Dhe ashtu si vdekjet dhe zhdukja e atyre qënieve së bashku me shkaqet e tyre të dukshme e të ulëta që tregojnë se shkaqet nuk janë asgjë, por vetëm se thjesht perde, atëhere kjo situatë provon në mënyrë vendimtare se këto arte, këto skalitje dhe këto shfaqje janë arte të ripërtërira në mënyrë të vazhdueshme, janë skalitje të ndryshueshme dhe pasqyra lëvizëse të Hirplotit të Gjithëlavdishëm, të gjithë Emrat e të Cilit janë të shenjtë dhe të bukur; ato janë vulat e Tij të cilat vijojnë njëra pas tjetrës dhe stampat e Tij që ndryshojnë me urtësi…

Shkurtazi: Ashtu si libri madhështor i universit që na mëson neve shenjat krijuese lidhur me ekzistencën e Hyjnisë dhe Unitetin, po ashtu ai dëshmon për të gjitha atributet e plotësimit, të bukurisë dhe të lavdisë së Atij të Gjithëlavdishmi. Gjithashtu ai provon plotësimin e esencës Hyjnore që është pa të meta dhe pa defekt; sepse duket qartë se plotësimi në një punë tregon plotësimin e aktit i cili është burimi dhe origjina e punës; dhe plotësimi i punës tregon plotësimin e Emrit; dhe plotësimi i Emrit tregon plotësimin e Atributit; dhe plotësimi i Atributit tregon plotësimin e cilësive esenciale, dhe plotësimi i cilësive tregon në mënyrë të domosdoshme e të vetëkuptueshme plotësimin e esencës që i posedon ato cilësi.

Për shembull, skalitjet dhe zbukurimet e një pallati të plotë të shkëlqyer, tregojnë prapa tyre nivelin e lartë të veprimeve të plota të një Ndërtuesi mjeshtër dhe me përvojë. Dhe plotësimi i akteve tregon plotësimin e titujve dhe Emrave efektivë të Atij mjeshtri, të cilat demonstrojnë rangun e Tij. Dhe plotësimi i Emrave dhe titujve tregon plotësimin e atributeve të tjera duke cilësuar artin e Ndërtuesit Mjeshtër. Dhe plotësimi i artit dhe i Atributeve tregon plotësimin e aftësive dhe kapacitetin esencial të Atij mjeshtri, të cilat quhen cilësitë esenciale. Dhe plotësimi i atyre cilësive esenciale dhe ai i aftësive tregon plotësimin e natyrës esenciale të Mjeshtrit.

Pikërisht në të njëjtën mënyrë, këto vepra të patëmeta të vëzhguara në botë, shfaqin kuptimin e vërsetit: هَلْ تَرَى مِنْ فُطُورٍ “A mund të shohësh ndonjë të çarë?”[268], ky art në qëniet e mirorganizuara të universit, tregon në mënyrë të dukshme aktet plotësuese të Zotëruesit efektiv të fuqisë. Dhe ato akte të plota tregojnë në mënyrë të qartë Emrat e plotë të Autorit të Gjithëlavdishëm. Dhe Ai plotësim, domosdoshmërisht, tregon e dëshmon atributet e plota të Hirplotit të vetëm i Cili tregohet nga ato Emra. Dhe ato Atribute të plota sigurisht tregojnë e dëshmojnë përkryerjen e të Plotësuarit të vetëm i Cili cilësohet nga ato atribute. Dhe ato cilësi të plota tregojnë me një siguri të tillë absolute Esencën e plotë të të Vetmit Krijues i Cili i zotëron ato cilësi, dhe ato tregojnë se të gjitha llojet e plotësimit që shihen në të gjithë universin janë veçse shenjat e plotësimeve të Tij, janë gjurmët e lavdisë së Tij, aluzionet e bukurisë së Tij dhe hijet e zbehura e të dobëta në lidhje me Plotësimin e Tij.

 

SHKREPTIMA E NJËMBËDHJETË

E Cila Ka Fuqinë E Diejve:

Siç është treguar tek Fjala e Nëntëmbëdhjetë, Prijësi ynë, Muhammedi, i besuari, paqja dhe bekimet e Zotit xh.sh. qofshin mbi të, është shenja më e lartë e Librit madhështor të Universit dhe Emri më i madh i atij Kur’ani madhështor; është bërthama e pemës së universit dhe fruti i tij më i ndritshëm, dielli i pallatit të botës dhe hëna vezulluese e botës së Islamit, lajmëtari i sovranitetit të Hynisë dhe zbuluesi i urtë i enigmës së Universit, i cili fluturon në nivelet e realitetit me krahët e profetësisë, i cili merr të gjithë pejgamberët nën krahun e profetësisë, i cili mbrojti botën islame nën krahun e Islamit; i cili mori pas tij të gjithë profetët dhe mesazhierët, të gjithë evlijatë- shenjtorët, e të drejtët, të gjithë të pastërtit dhe dijetarët, demonstroi Unitetin Hyjnor me të gjithë fuqinë e Tij dhe hapi rrugën drejt Arshit të Njësisë Hyjnore duke treguar rrugën e besimit në Zotin xh.sh. dhe duke provuar Unitetin Hyjnor.

Atëherë, a mund të ketë ndonjë dyshim apo iluzion që të ketë fuqi të mbyllë apo të jenë perde për besimin në Zot që ai e demonstroi? Meqenëse Fjalën e Nëntëmbëdhjetë dhe Letrën e Nëntëmbëdhjetë me Katërmbëdhjetë pikëlat  dhe Nëntëmbëdhjetë shenjat nga uji i jetës së njohjes së asaj prove të qartë ne e kemi përcaktuar dhe përshkruar shkurt së bashku me shpjegimin e llojeve të mrekullive të tij, ne do të mjaftohemi këtu me këtë tregues dhe do të përfundojmë me salavate për të që tregon provat vendimtare të Unitetit dhe dëshmon për vërtetësinë e atyre themeleve…

 اَللّهُمَّ صَلِّ عَلَى مَنْ دَلَّ عَلَى وُجوُبِ وُجُودِكَ وَ وَحْدَانِيَّتِكَ وَ شَهِدَ عَلَى جَلاَلِكَ وَ جَمَالِكَ وَ كَمَالِكَ الشَّاهِدُ الصَّادِقُ الْمُصَدَّقُ وَ الْبُرْهَانُ النَّاطِقُ الْمُحَقَّقُ سَيِّدُ اْلاَنْبِيَاءِ وَ الْمُرْسَلِينَ الْحَامِلُ سِرَّ اِجْمَاعِهِمْ وَ تَصْدِيقِهِمْ وَ مُعْجِزَاتِهِمْ وَ اِمَامُ اْلاَوْلِيَاءِ وَ الصِّدِّيقِينَ الْحَاوِى سِرَّ اِتِّفَاقِهِمْ وَ تَحْقِيقِهِمْ وَ كَرَامَاتِهِمْ ذُو الْمُعْجِزَاتِ الْبَاهِرَةِ وَ الْخَوَارِقِ الظَّاهِرَةِ وَ الدَّلاَئِلِ الْقَاطِعَةِ الْمُحَقَّقَةِ الْمُصَدَّقَةِ لَهُ ذُو الْخِصَالِ الْغَالِيَةِ فِى ذَاتِهِ وَ اْلاَخْلاَقِ الْعَالِيَةِ فِى وَظِيفَتِهِ وَ السَّجَايَا السَّامِيَةِ فِى شَرِيعَتِهِ الْمُكَمَّلَةِ الْمُنَزَّهَةِ لَهُ عَنِ الْخِلاَفِ مَهْبِطُ الْوَحْىِ الرَّبَّانِىِّ بِاِجْمَاعِ الْمُنْزِلِ وَ الْمُنْزَلِ وَ الْمُنْزَلِ عَلَيْهِ سَيَّارُ عَالَمِ الْغَيْبِ وَ الْمَلَكُوتِ مُشَاهِدُ اْلاَرْوَاحِ وَ مُصَاحِبُ الْمَلئِكَةِ اَنْمُوذَجُ كَمَالِ الْكَائِنَاتِ شَخْصًا وَ نَوْعًا وَ جِنْسًا (اَنْوَرُ ثَمَرَاتِ شَجَرَةِ الْخِلْقَةِ) سِرَاجُ الْحَقِّ بُرْهَانُ الْحَقِيقَةِ تِمْثَالُ الرَّحْمَةِ مِثَالُ الْمَحَبَّةِ كَشَّافُ طِلْسِمِ الْكَائِنَاتِ دَلاَّلُ سَلْطَنَةِ الرُّبُوبِيَّةِ الْمُرْمِزُ بِعُلْوِيَّةِ شَخْصِيَّتِهِ الْمَعْنَوِيَّةِ اِلَى اَنَّهُ نُصْبُ عَيْنِ فَاطِرِ الْعَالَمِ فِى خَلْقِ الْكَائِنَاتِ ذُو الشَّرِيعَةِ الَّتِى هِىَ بِوُسْعَةِ دَسَاتِيرِهَا وَ قُوَّتِهَا تُشِيرُ اِلَى اَنَّهَا نِظَامُ نَاظِمِ الْكَوْنِ وَ وَضْعُ خَالِقِ الْكَائِنَاتِ نَعَمْ اِنَّ نَاظِمَ الْكَائِنَاتِ بِهذَا النِّظَامِ اْلاَتَمِّ اْلاَكْمَلِ هُوَ نَاظِمُ هذَا الدِّينِ بِهذَا النِّظَامِ اْلاَحْسَنِ اْلاَجْمَلِ سَيِّدُنَا نَحْنُ مَعَاشِرَ بَنِى آدَمَ وَ مُهْدِينَا اِلَى اْلاِيمَانِ نَحْنُ مَعَاشِرَ الْمُؤْمِنِينَ مُحَمَّدٍ بْنِ عَبْدِ اللّهِ بْنِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ عَلَيْهِ اَفْضَلُ الصَّلَوَاتِ وَ اَتَمُّ التَّسْلِيمَاتِ مَا دَامَتِ اْلاَرْضُ وَ السَّموَاتُ فَاِنَّ ذلِكَ الشَّاهِدَ الصَّادِقَ الْمُصَدَّقَ يَشْهَدُ عَلَى رُؤُسِ اْلاَشْهَادِ مُنَادِيًا وَ مُعَلِّمًا ِلاَجْيَالِ الْبَشَرِ خَلْفَ اْلاَعْصَارِ وَ اْلاَقْطَارِ نِدَاءً عُلْوِيًّا بِجَمِيعِ قُوَّتِهِ وَ بِغَايَةِ جِدِّيَّتِهِ وَ بِنِهَايَةِ وُثُوقِهِ وَ بِقُوَّةِ اِطْمِئْنَانِهِ وَ بِكَمَالِ اِيمَانِهِ بِاَشْهَدُ اَنْ لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ

O Zot! Jepi bekime atij i cili demonstroi ekzistencën Tënde të domosdoshme dhe Unitetin, dhe që dëshmoi lavdinë Tënde, Bukurinë dhe Plotësimin; Dëshmuesit të vërtetuar e të drejtë, provës folëse të verifikuar; prijësit të profetëve dhe të mesazhierëve, mbajtësit të misterit të konsensusit të tyre, i vërtetimit të tyre dhe i mrekullive të tyre; udhëheqësit të evlijave dhe i të drejtëve, mbajtësit të misterit të pajtueshmërisë së tyre,  i verifikimeve të tyre dhe i kerameteve të tyre; mbi personalitetin e mrekullive të dukshme, të kerameteve të qarta dhe të dëshmive të prera të cilat e mbështesin dhe e vërtetojnë atë, i Cili shfaqi pastërtinë e lartë në veten e tij, shfaqi morale të lartësuara në detyrën e tij dhe cilësi të larta në Sheriatin e tij të plotë e të pastruar prej kontradiktave, të cilit sipas konsensusit të të Shpallurit, Shpallësit dhe që zbulesa Hyjnore i zbriti atij, udhëtuesit përmes botëve të së padukshmes dhe të dimensioneve të brendshme të gjërave; shikuesit të shpirtërave, biseduesit me melekët, modelit të plotësimit të qënieve, si individ, si lloj, dhe si botëra në gjithësi; mbi më të ndritshmin e frutave të pemës së Krijimit; mbi llambën  e së vërtetës, provën e realitetit, mishërimin e mëshirës; shembullin e dashurisë; zbuluesin e talismanit të universit; lajmëtarin e sovranitetit të Hyjnisë; shenjën që lartësia e personalitetit të tij kolektiv ishte përpara syve të Krijuesit të botës tek krijimi i Universit; personin e Sheriatit që e tregoi nëpërmjet gjërësisë së parimeve të tij dhe fuqisë që tregon se ai është rregulli i Rregullatorit të botës, i vendosur nga Krijuesi i Universit.

Po, ai i Cili e organizoi Universin me këtë rregull perfekt e të plotë, është Ai i Cili e organizoi këtë fe me rregullin më të hollë e më të bukur; prijësi ynë, ne jemi komuniteti i bijve të Ademit; drejtuesi ynë për në besim, ne jemi komuniteti i besimtarëve; mbi Muhammed Abdullah ibn Abdel Muttalibin, qofshin salevatet më të mira dhe bekimet më të plota sa të ekzistojnë toka dhe qiejt, sepse ai është dëshmitari i drejtë dhe i verifikuar i cili dëshmon mbi kokat e besimtarëve duke i thirrur, duke i mësuar brezat e njerëzimit gjatë shekujve dhe të gjitha vendet e botës në mënyrën më të lartë me të gjithë fuqinë e tij, me seriozitet të plotë, me qëndrueshmëri të plotë, me fuqinë e sigurisë së tij dhe me besimin e tij të plotë, duke dëshmuar: “Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç  All-llahut, të Vetmit; Ai nuk ka ortakë.”

 

SHKREPTIMA E DYMBËDHJETË

E Cila Ka Fuqinë E Diejve:

 Kjo Shkreptima e Dymbëdhjetë e Fjalës së Njëzet e Dytë, është një oqean i tillë të vërtetash, saqë të gjitha Njëzet e Dy Fjalët e mëparshme janë vetëm njëzet e dy pika nga ai oqean dhe është një burim i tillë dritash, saqë ato janë vetëm njëzet e dy shkreptima prej atij dielli.

Po, secila Fjalë nga ato Njëzet e Dy Fjalët e mëparshme është vetëm një shkreptimë e yjeve të vërseteve që shkëlqejnë në qiejt e Kur’anit; secila është një pikël e vetme nga lumi i vërsetit duke rrjedhur nga ai oqean i dallimit midis të vërtetës dhe gënjeshtrës; secila është një perlë nga arka e xhevahireve të një vërseti prej vërseteve të vetëm prej Librit të Zotit, i Cili është thesari më i madh. Kështu, Fjala e Zotit xh.sh., e cila është përkufizuar në pjesë të vogëla tek katërmbëdhjetë pikëlat e Fjalës së Nëntëmbëdhjetë, është shpallur nga Emri më i Madh, nga Froni Sublim dhe nga shfaqja më e madhe e Hyjnisë. Ai në mënyrë të përsëritur deklaron me të gjithë fuqinë e tij brenda një gjërësie dhe lartësie që lidh parapërjetësinë me paspërjetësinë, lidh tokën me Fronin Hyjnor dhe me të gjithë sigurinë e vërseteve të tij.  لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka Zot tjetër përveç Atij” ai i bën thirrje të gjithë universit të dëshmojë dhe e bën atë të dëshmohet. Po, me të vërtetë e gjithë bota deklaron së bashku:

لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ بَرَابَرْ مِيزَنَدْ عَالَمْ

“Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut!”

Në të vërtetë, në qoftë se do ta shikoje Kur’anin me sytë e zemrës së shëndoshë, ti do të shohësh se  gjashtë aspektet e tij janë aq të ndritshme e të tejdukshme, saqë asnjë errësirë, asnjë dyshim, apo iluzion dhe asnjë mashtrim nuk mund të hyjnë në të, apo të gjejnë ndonjë plasaritje e çarje përmes të cilave të futen tek sfera e pastërtisë së tij, sepse sipër tij është stampa e mrekullisë, poshtë tij është prova dhe dëshmia; prapa tij është pika e tij e mbështetjes, shpallja e pastër Hyjnore; para tij është lumturia e kësaj bote dhe e tjetrës; në të djathtën e tij është dorëzimi dhe vërtetimi i mendjes nëpërmjet të pyeturit të saj; në të majtën e tij është vërtetimi i ndërgjegjjes duke dëshmuar; ana e brendshme e tij në mënyrë të vetëkuptueshme është udhëzim i pastër i të Gjithëmëshirshmit dhe nga ana e tij e jashtme, në mënyrë të dukshme, janë dritat e besimit. Frutat e tij me të gjithë sigurinë janë dijetarët të cilët janë stolisur me të gjitha plotësimet njerëzore dhe arritjet. Në qoftë se ti do ta ngjisje veshin tënd tek kraharori i asaj gjuhe të fshehur, ti do të dëgjoje nga larg një jehonë qiellore shumë të këndshme e të njohur, tej mase serioze dhe jashtëzakonisht të lartë e të zbukuruar me prova, e cila përsërit:  لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka zot tjetër përveç Atij.” Ajo e pohon këtë me një siguri të tillë saqë e thotë atë me shkallën e “sigurisë absolute”, dhe të ndriçon ty me ‘sigurinë e shkallës së njohjes’ e cila është ‘siguria e shkallës së të shikuarit’…

Shkurtazi: Profeti fisnik a.s.m. dhe Kur’ani Gjithurtësi, secili prej tyre është diell rrezatues, ata të dy shfaqin një të vërtetë të vetme; ajo është e vërteta e Njësisë.

Atëherë njëri nga të dy është; Gjuha e botës së dukshme, ajo e tregoi atë realitet me gishtat e Islamit dhe me profetësinë, e shpjegoi me qartësi dhe me të gjithë fuqinë nëpërmjet një mijë mrekullive të tij dhe me mbështetjen e të gjithë pejgamberëve  dhe të të zgjedhurve.

Dhe tjetri është; gjuha e botës së padukshme, duke treguar me gishtat e të drejtës dhe të udhëzimit nën vërtetimin e të gjitha shenjave krijuese në univers brenda dyzet aspekteve të mrekullisë, e tregon të njëjtin realitet me të gjithë seriozitetin. Atëherë, a nuk është ajo e vërtetë më e ndritshme se sa dielli dhe më e qartë se sa dita?

Oh, o njeri kokëfortë i zhytur në çudhëzim![269] Si mundesh t’i kundërshtosh këto diej me llambën e kokës tënde që është më e dobët se sa një xixëllonjë? Si mund të tregosh shpërfillje për ato? A po përpiqesh që t’i shuash ato me frymë? Uf, mendja jote mohuese!.. Si mund t’i mohosh fjalët dhe pretendimet, ato dy gjuhë të botëve të dukshme dhe të padukshme, që flasin në Emrin e Zotit të të gjitha botëve dhe të Pronarit të universit, të cilat flasin në Emrin e Tij: Oh, o fatkeq, o i ulët dhe o më i pafuqishëm se sa një mizë! Kush je ti që po përpiqesh të përgënjeshtrosh Pronarin e Gjithëlavdishëm të Universit?

* * *

 

PËRFUNDIM

 

O shoku im, me mendje të shkathët e zemër të zgjuar! Në qoftë se ti e ke kuptuar këtë Fjalën e Njëzet e Dytë nga fillimi gjer këtu, merri përnjëherësh Dymbëdhjetë shkreptimat në dorën tënde dhe fito nëpër-mjet tyre një llambë vërtetësie aq të fuqishme sa mijëra llamba elektrike, kapu fort pas ajeteve Kur’anore të shtrira nga Froni më i Madh, hipi kalit të Ndihmës Hyjnore, ngjitu tek qiejt e së vërtetës, ngjitu lart tek Froni i Njohjes Hyjnore, dhe thuaj:

اَشْهَدُ اَنْ لاَ اِلهَ اِلاَّ اَنْتَ وَحْدَكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ

“Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Një, Ti nuk ke shok.”

Dhe duke thënë:

لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَ لَهُ الْحَمْدُ يُحْيِى وَ يُمِيتُ وَ هُوَ

حَىٌّ لاَ يَمُوتُ بِيَدِهِ الْخَيْرُ وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut. Ai është Një, Ai nuk ka shok, sundimi i takon Atij, i Gjithë lavdërimi i përket Atij; Ai jep jetë, Ai shkakton vdekje, Ai është i Gjallë e nuk vdes; e gjithë e mira është në Dorën e Tij; dhe Ai mbi çdo gjë është Fuqiplotë,”

shpalle unitetin e tij mbi  kokat e të gjitha qënieve në univers në këtë xhami të  fuqishme të botës!..

سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا اِنْ نَسِينَا اَوْ اَخْطَاْنَا رَبَّنَا وَلاَ تَحْمِلْ عَلَيْنَا اِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلاَ تُحَمِّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا بِهِ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْلَنَا وَارْحَمْنَا اَنْتَ

مَوْلَينَا فَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ

رَبَّنَا لاَ تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ اِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً اِنَّكَ اَنْتَ الْوَهَّابُ , رَبَّنَا اِنَّكَ جَامِعُ النَّاسِ لِيَوْمٍ لاَ رَيْبَ فِيهِ اِنَّ اللّهَ لاَ يُخْلِفُ الْمِيعَادَ

اَللّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ اَجْمَعِينَ وَارْحَمْنَا وَ ارْحَمْ اُمَّتَهُ بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ آمِينَ

وَ آخِرُ دَعْوَيهُمْ اَنِ الْحَمْدُ لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë  më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[270]

“O Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime; Zoti ynë, mos na ngarko me barrën e atyre të cilët i detyrove para nesh; Mos na ngarko me barrë më të rëndë se sa kemi mundësi për të (që të mbajmë). Na fal ne, na liro nga gjynahet dhe kij mëshirë për ne. Ti je Zoti ynë; pra na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin mohues.”[271]

“Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e Vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote; Vërtetë, Ti je Dhurues më i madh. Zoti ynë! Vërtetë je Ti Ai që do t’i grumbullosh të gjithë njerëzit bashkë në Ditën për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Vërtet All-llahu kurrë nuk e thyen premtimin e Tij!”[272] “O Zot! Jepi bekime e paqë Atij të cilin Ti e dërgove si Mëshirë për të gjitha botët, të gjithë familjes së tij dhe sahabëve. Dhe kij mëshirë  mbi ne, mëshiroje Komunitetin e tij, nëpërmjet mëshirës Tënde, o Mëshiruesi më i Madh! Amin. Ndërsa duaja e fundit do të jetë: Të gjitha lavdërimet janë për Zotin e të gjitha botëve.”[273]

* * *

[236] Kur’an, 14: 25

[237] Kur’an, 59: 21

[238] Kjo aludon për farërat të cilat mbajnë pemë mbi kokat e tyre.

[239] Kjo tregon bimët e buta si hardhitë e rrushit, të cilat vetë nuk mund të ngjiten apo të mbajnë peshën e frutave, kështu duke hedhur krahët e tyre të buta rreth bimëve të tjera ose pemëve, dhe duke e mbështjellë vetveten rreth tyre, ato ngarkojnë vetveten mbi to.

[240] Aludon për farën. Për shembull, një farë hashashi, si një grimcë, bërthama e një kajsie dhe fara e një pjepri të vogël, prodhojnë nga thesari i Mëshirës, gjethe të endura më të bukura se sa stofi më i mirë, lule më të bardha se sa pëlhura dhe lule të verdha dhe fruta më të ëmbla se sa sheqeri dhe më të buta e më të shijshme se sa qoftet dhe konservat e frutave dhe na i japin ato neve.

[241] Kjo tregon krijimin e trupave shtazorë nga elementet, dhe krijesat e gjalla nga sperma.

[242] Kjo aludon për kafshët e për njerëzit. Sepse meqenëse kafshët janë indekset e vockëla të botës dhe natyra e njeriut është një shembull i zvogëluar i universit, çfarëdo që ndodhet në botë, një shembull i saj ndodhet tek njeriu.

[243] Makineria tregon pemët frutmbajtëse, sepse ato mbajnë në degët e tyre të holla qindra banka pune dhe fabrika, dhe endin, zbukurojnë dhe pjekin gjethe, lule e fruta të mahnitshëm dhe na i shtrijnë ato neve. Dhe pemët madhështore si pisha dhe cedri, madje i ngrenë bankat e tyre të punës në shkëmbinj të thatë dhe punojnë.

[244] Kjo aludon për kokrrat, bërthamat dhe farat e mizave. Për shembull, miza lë vezën e saj në gjethet e vidhit. Menjëherë pema e madhe i kthen gjethet e saj në një mitër nëne, një djep për vezët dhe në një depo plot ushqim si mjalti. Thjesht, pema, e cila nuk është prodhuese frutash, prodhon fruta duke lindur shpirtëra në atë mënyrë.

[245] Kjo aludon për njeriun, frutin e pemës së krijimit, dhe për frutin që përmban programin e pemës së tij dhe indeksin, sepse çfarëdo gjëje që ka shkruar pena e fuqisë në Librin e madh të universit, ajo e ka shkruar përmbledhjen e saj në natyrën e njeriut. Dhe çfarëdo që ka shkruar pena e kaderit Hyjnor në një pemë me përmasën e një mali, ajo gjithashtu e ka përfshirë atë në frutin e saj me përmasën e një thoi gishti…

[246] Kjo tregon faqen e tokës në pranverë e në verë, sepse grupet e qindra e mijëra krijesave të ndryshme krijohen njëra brenda tjetrës dhe shkruhen në sipërfaqen e tokës. Ato ndryshohen pa gabim apo defekt dhe me rregull të përsosur. Mijëra tryeza të të Gjithëmëshirshmit të Vetëm shtrohen, atëherë hiqen dhe zëvendësohen nga tryezat e freskëta. Të gjitha pemët sikur mbajnë tabakatë, të gjitha kopshtet janë si kazanë.

[247] Këto janë karvanet e bimëve dhe të pemëve, të cilat mbajnë ushqimin e të gjitha kafshëve.

[248] Drita e fortë elektrike tregon diellin.

[249] Spangoja dhe ushqimi i ngjitur tek ai janë degët e holla të pemëve dhe frutat e tyre të shijshme.

[250] Me dy pompat e vogëla aludohet për kraharorët e nënave.

[251] Dhe sa për elementet dhe mineralet, këto tregojnë elementet e ajrit, ujit, dritës, dhe dheut, të cilat kanë detyra të shumta të mirorganizuara; ato nxitojnë për të ndihmuar të gjitha qëniet e nevojshme me lejen Hyjnore; futen gjithkund dhe japin ndihmë me urdhrin Hyjnor, dhe i ngrejnë të gjitha gjërat e domosdoshme për jetën, dhe mëndin (u japin gji) gjallesave, dhe janë burimi i thurjes dhe i mbishkrimit të artifakteve Hyjnore, janë paraardhësit e tyre dhe djepa për ato.

[252] Spangoja e trashë aludon për pemët frutdhënëse; mijërat e fijeve, aludojnë për degët e tyre; diamantet, dekoratat, mirësitë dhe dhuratat që janë tek ato fije aludojnë për shumëllojshmëritë e luleve dhe të frutave.

[253] Kavanozi i konservës tregon dhuratat e mëshirës Hyjnore si pjeprat, shalqitë, shegat dhe si kutia qumështi që është arra e kokosit (hindit) e të tjera nga kavanozët e fuqisë Hyjnore, dhe të gjitha ato janë dhurata të Mëshirës Hyjnore.

[254] Pesëmbëdhjetë ditët tregojnë moshën e të pesëmbëdhjetave, moshën e përgjegjësisë.

[255] Tryezat tregojnë faqen e tokës në verë, gjatë të cilës qindra tryeza të të Gjithëmëshirshmit shfaqen  të freskëta e të ndryshme nga kuzhinat e mëshirës. Çdo kopsht është një kazan, çdo pemë është një mbajtëse tabakeje.

[256] Anija tregon historinë, dhe gadishulli tregon epokën e lumturisë ose shekullin e Profetit a.s.m.. Duke hequr rrobat e këtij civilizimi të ulët në bregun e tij të errët, duke hyrë në detet e kohës, duke i hipur anijes së historisë, duke e ndriçuar tek Gadishulli arabik dhe tek Era e lumturisë dhe duke vizituar lavdinë e Botës a.s.m. tek detyrat e tij, ne mësojmë se Ai personalitet është prova e Njësisë Hyjnore aq e ndritshme saqë ai ka ndriçuar të gjithë globin dhe dy fytyrat e së shkuarës dhe të së ardhmes si dhe largon errësirën e mosbesimit e të çudhëzimit.

[257] Një mijë dekorimet janë mrekullitë e profetit Muhammed a.s.m. të cilat sipas atyre që i kanë hetuar, arrijnë afërsisht njëmijë.

[258] Llamba e rëndësishme është hëna, e cila u ça në dy gjysma thjesht me shenjën e tij. Domethënë, ashtu siç tha Mevlana Xhami: “Me penën e Gishtit të Tij, ai analfabet i cili nuk dinte as të shkruante, shkroi një Elif në faqen e qiejve dhe me të u ça hëna më dysh…

[259] Drita e madhe është Dielli; kur ai u shfaq me kthimin prapa të tokës, Imam Aliu r.a. i cili kishte qenë i pamundur për të kryer faljen e iqendisë meqenëse Profeti a.s.m. po flente në krahët e tij, për shkak të kësaj mrekullie ai mundi ta kryejë faljen në kohë.

[260] Dekreti i ndritshëm i referohet Kur’anit, ndërsa vula në të i referohet mrekullisë së tij.

[261] Kur’an, 39: 62-63

[262] Kur’an, 36: 83

[263] Kur’an, 15: 21

[264] Kur’an, 11: 56

[265] Kur’an, 112: 1-2

[266] Kur’an, 30: 50

[267] Kur’an, 65: 3

[268] Kur’an, 67: 3

[269] (Shënim): Ky adresim I drejtohet atij që përpiqet ta largojë Kur’anin dhe ta zhduke.

[270] Kur’an, 2: 32

[271] Kur’an, 2: 286

[272] Kur’an, 3: 8-9

[273] Kur’an, 10: 10

***