Me Emrin e Atij të Cilit i takon lavdërimi. “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”

[Pjesë e letrës së shkruar si përgjigje ndaj një dhurate prej studentit të mirënjohur të lartëpërmendur][1]

Së treti:  Ti më dërgove mua një dhuratë dhe dëshiron të thyesh një rregullin tim tej mase të rëndësishëm! Unë nuk them: “Unë nuk i pranoj dhuratat nga ti ashtu siç nuk i pranoj nga Abdul-Mexhidi[2] dhe nga Abdurr-Rahmani[3], vëllai im dhe nipi, sepse meqenëse ti je më i përparuar se ata dhe më i afërt me shpirtin tim, atëherë edhe sikur të refuzoheshin dhuratat e çdo personi, dhurata jote nuk mund të refuzohet, vetëm këtë herë. Por në lidhje me këtë, unë do të të tregoj ty arsyen për rregullin tim. Ajo është siç vijon:

Saidi i Vjetër asnjëherë nuk ka pranuar dhurata. Ai preferonte më mirë vdekjen se sa të bëhej borxhli ndaj njerëzve. Ai kurrë nuk e theu këtë rregullin e tij, pavarësisht se vuante vështirësi e mundime të mëdha. Kjo veçori, e cila u la si një trashëgimi nga Saidi i Vjetër për këtë vëllain tuaj të mjerë, nuk është asketizëm, as një vetëmjaftu-eshmëri artificiale, e rreme, por ajo bazohet mbi “katër ose pesë arsye serioze.”

“Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut.”[4]. Fjalia tek sureja Jâsîn,  “Ndiqni ata që nuk kërkojnë nga ju asnjë shpërblim (për vete) dhe që janë të udhëzuar drejt”[5], është më kuptimplota për sa ka të bëjë me këtë çështjen tonë…

Kështu, për shkak të lakmisë dhe ambicies, njerëzit e kësaj kohe e shesin dhuratën më të vogël shumë shtrenjtë. Ata e imagjinojnë një person që është për të të ardhur keq dhe gjynahqar si shembulli im, se është i drejtë ose një shenjtor dhe i japin atij një rriskë buke. Në qoftë se Ruajna Zot, unë e quaj veten time se jam i drejtë, kjo do të ishte një shenjë krenarie dhe vërteton mosekzistencën e drejtësisë. Në qoftë se unë nuk e quaj veten time të drejtë, nuk është e pranueshme t’i pranoj ato pasuri. Gjithashtu, të marrësh lëmosha dhe dhurata si shpërblim për veprat që orientohen drejt Ahiretit, do të thotë t’i harxhosh e t’i djegësh frutat e përjetshëm të Ahiretit në një formë kalimtare në dynja.

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm

Bediuzaman Said Nursi

* * *

 

 

[1] Kjo i referohet Hulus Jahjagil, “studenti i parë i Risale-i Nurit”. Nga Elazigu në Turqinë lindore. Ai atëherë shërbente si një kapiten në ushtrinë e dislokuar në Egridir. Ai për herë të parë e vizitoi Bediuzzamanin në pranverën e vitit 1929. Në fjalët e Said Nursit, “zelli dhe serioziteti i tij ishin arsyeja më e rëndësishme për t’u shkruar pjesa e fundit tek Fjalët dhe Letrat. Ai vdiq në vitin 1986 kur ishte 91 vjeç, All-llahu e mëshiroftë (Përkthyesi).

[2] Abdul-Mexhidi ishte vëllai më i vogël i Bediuzzamanit. Ishte mësues i shkencave fetare, në atë kohë myfti. Ai përktheu pjesë të Risale-i Nurit në arabisht, përktheu “Isharatul I’xhaz” dhe Methnevi Nurije nga arabishtja në Turqisht. Ai vdiq në vitin 1967. (Përkthyesi).

[3] Abdurr-Rahmani ishte djali i vëllait më të madh të Bediuzzamanit. Ai u lind në Nurs në vitin 1903. Ishte djali i tij shpirtëror, student dhe asistent; ai iu bashkua xhaxhait të tij në Stamboll pas Luftës së Parë Botërore dhe botoi një biografi të shkurtër për të në atë kohë. Ai vdiq në vitin 1928.

[4] Kur’an, 10: 72

[5] Kur’an, 36: 21

[6] Shiko: Ibn Haxher el Hajthemi el Shafii Tuhfet el Muhtaxhli sherhil Minhaxh, I, 178.

Leave a Reply