Lexo PDF

 

SHKREPTIMA E DYMBËDHJETË

[Kjo përbëhet nga shpjegimi i dy pikave të holla që i përkasin Kur’anit, të shkruara në lidhje me dy çështje të pjesshme të cilat i bëri pyetje Refet Bei]

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

“Dhe s’ka ndonjë gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij”.

Paqja qoftë mbi ju dhe mbi vëllezërit tuaj, si dhe mëshira e Allahut dhe bekimet!

Vëllai im i dashur e besnik, Re’fet bej![1]

Pyetjet e tua në këtë kohë të vështirë më vënë mua në një pozitë të vështirë, sepse dy pyetjet e tua këtë herë edhe në qoftë se janë të pjesshme, por meqenëse ato lidhen me dy pika të Kur’anit, dhe pyetja jote rreth globit tokësor duke prekur kritikat lidhur me Shtatë nivelet e tokës dhe të qiejve të bëra nga gjeografia dhe astronomia, u dukën për mua të rëndësishme.

Prandaj, ne do të shpjegojmë këtu në mënyrë shkencore e të përgjithshme dy pikat që lidhen me Kur’anin pavarësisht nga natyra e pjesshme e pyetjeve, dhe ti do të marrësh pjesën tënde prej atij shpjegimi lidhur me dy pyetjet e tua të pjesshme.

 

Kjo përbëhet nga dy pika:

Pika e Parë: sipas vërsetit,

“Dhe sa shumë krijesa të gjalla nuk mbartin dot ushqimin e tyre! Allahu është i Cili i ushqen ata dhe ju”.[2]

“Vërtet që Allahu, Ai është pa dyshim Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, i Përhershmi më i Fuqishëm”,[3] furnizimi është vetëm në Dorën e të Gjithëfuqishmit të Gjithëlavdishëm dhe vjen drejtpërdrejt nga thesari i mëshirës së Tij. Meqenëse furnizimi i të gjitha krijesave të gjalla është i garantuar nga Furnizuesi, atëherë nuk duhet që askush të vdesë nga uria. Mirëpo, duket se ata që vdesin nga uria, ose nga mungesa e ushqimit janë të shumtë. Ky fakt nga njëra anë dhe misteri nga ana tjetër, mund të zgjidhen siç vijon:

Garancia e Furnizuesit për të siguruar ushqimin është një realitet; askush nuk vdes nga mungesa e ushqimit, sepse ushqimin që e dërgon i Gjithurti i Madhështisë tek trupat e qënieve të gjalla, një pjesë prej tij ruhet si rezervë në formën e dhjamit dhe yndyrës së brendshme, madje Ai e ruan një pjesë të ushqimit të dërguar në qelizat e trupit, me qëllim që ta shpenzojë atë për domosdoshmëritë e trupit në ato raste kur nuk i vjen ushqim nga jashtë.

Atëherë, ata që vdesin, vdesin para se të harxhohet ky ushqim rezervë i depozituar. Domethënë, ajo vdekje nuk shkaktohet nga mosekzistenca e ushqimit, por nga ndonjë sëmundje që vjen nga braktisja e ndonjë zakoni të keq që e ka fituar nëpërmjet një zgjedhjeje të keqe.

Po, ushqimi natyral i ruajtur në trupat e qënieve të gjalla në formën e dhjamit apo të yndyrës përgjithësisht zgjat dhe vazhdon plotësisht për dyzet ditë. Ai madje mund të vazhdojë sa dyfishi i atij numri ditësh si rezultat i ndonjë sëmundje ose i ndonjë gjendjeje të dalldisur shpirtërore. Para tridhjetë e nëntë vitesh u shkrua nëpër gazeta se nga kokëfortësia e skajshme një burrë në burg në Londër arriti të jetojë në mënyrë të shëndetshme për shtatëdhjetë ditë duke mos ngrënë asgjë fare.

Meqenëse ushqimi natyral vazhdon nga dyzet ditë deri në shtatëdhjetë ose tetëdhjetë ditë; dhe meqenëse manifestimi i Emrit Hyjnor Er-Rezzak, Furnizuesi është i dukshëm në faqen e tokës vërtet në shkallë të gjërë; dhe meqenëse ushqimet vërshojnë nga kraharorët dhe nga drurët në një mënyrë krejtësisht të paparashikuar; në qoftë se njeriu kaq shumë i mbushur me të keqe nuk ndërhyn me zgjedhjet e tij të gabuara dhe nuk i ngatërron gjërat, Ai Emër Hyjnor do t’u vinte në ndihmë qënieve të gjalla përpara se të harxhohej ushqimi natyral, duke parandaluar vdekjen nga uria. Prandaj, ata që vdesin nga uria para dyzet ditësh, ata sigurisht nuk vdesin nga mungesa e ushqimit, përkundrazi, sipas thënies: “Lënia e zakonit është njëra nga ato gjëra që janë fatale, vdekjeprurëse”, ajo ndodh ose nga një zakon i keq ose nga një sëmundje që shkaktohet prej lënies së ndonjë zakoni. Atëherë, mund të thuhet se “Nuk ka vdekje nga uria”.

Në të vërtetë, mund të shikohet qartë se ushqimi është në raport të kundërt me fuqinë dhe me vullnetin e lirë, me zgjedhjen. Për shembull, fëmija para se të lindë, duke qenë në mitër, nuk ka absolutisht as fuqi dhe as zgjedhje, por megjithatë ushqimi i jepet derisa të ngopet, madje duke mos qenë nevoja të lëvizë edhe buzët e tij.

Por kur vijnë në dynja, ata ende nuk kanë fuqi dhe zgjedhje; mirëpo meqenëse ai ka një lloj aftësie dhe shqisa të pazbuluara, ai ka nevojë vetëm për një lëvizje që të ngjisë gojën e tij tek kraharori, gjiri dhe burimet e kraharorit vërshojnë me ushqimin më të plotë, më ushqyes dhe që tretet më me lehtësi, në formën më të butë e në mënyrën më të çuditshme. Pastaj, ndërsa fëmijët fitojnë një sasi të vogël fuqie e zgjedhje, ai ushqim i disponueshëm lehtë, i gatshëm dhe i mirë fillon të tërhiqet prej tyre. Burimet e kraharorëve thahen dhe ushqimi i tyre dërgohet nga vende të tjera. Por meqenëse fuqia e tyre dhe zgjedhja janë të pamjaftueshme për ta kërkuar ushqimin, atëherë Furnizuesi Gjithëbujar i bën dhembshurinë dhe mëshirën e dy prindërve si ndihmues e mbështetës për ta. Sa herë që plotësohen fuqia dhe zgjedhja e tyre, ushqimi i tyre nuk nxiton për tek ata dhe nuk shtyhet për të shkuar tek ata. Ushqimi qëndron në vendin e tij, duke thënë: “Eja, më kërko dhe më merr!” Domethënë, ushqimi është në raport të kundërt me fuqinë dhe zgjedhjen. Ne, në të vërtetë, kemi shpjeguar në shumë pjesë të Risale-i Nurit se kafshët që janë më në mungesë të fuqisë dhe të zgjedhjes ushqehen më mirë dhe jetojnë më mirë se sa ato me fuqi dhe me zgjedhje më të madhe.

Pika e Dytë: ka lloje të ndryshme mundësie, si: ‘Mundësia e arsyeshme’, ‘Mundësia e zakonshme’ dhe ‘Mundësia e shquar -tipike, normale’. Në qoftë se një ngjarje nuk është brenda caqeve të ‘mundësisë së arsyeshme’, ajo refuzohet e hidhet poshtë; në qoftë se ajo nuk është brenda caqeve të ‘mundësisë së zakonshme’, ajo është një mrekulli, por nuk mund të jetë lehtë një keramet. Në qoftë se nuk ka asgjë të ngjashme me të, as në përputhje me një përdorim të përgjithshëm e as në parim, ajo mund të pranohet veçse nëpërmjet provave të prera me shkallën e të shikuarit dhe të dëgjuarit. Duke u mbështetur mbi këtë, gjendjet e jashtëzakonshme të Sejjid Ahmed Bedevij (iu shenjtëroftë sekreti) i cili nuk hëngri bukë madje për dyzet ditë, janë brenda caqeve të mundësisë së shquar -normale, të zakonshme. Ajo mund të ketë qenë keramet për të, madje ndoshta ajo është një praktikë e jashtëzakonshme për të.

Po, ndodhen raportime të shumta me unanimitet lidhur me gjendjet e çuditshme dhe dalldie me Sejjid Ahmed Bedeviun[4] (iu shenjtëroftë sekreti).

Ai gjatë kredhjes së tij në gjendje shpirtërore, në ekstazë, hante vetëm një herë në dyzet ditë. “Ngjarja ndodhi me të vërtetë, por nuk ishte e vazhdueshme gjithmonë; ajo ndodhi disa herë si keramet. Ka një mundësi për shkak se ai nuk ndjeu nevojë për të ngrënë ndërsa ishte në ekstazë e i kredhur në gjendje shpirtërore, kjo u bë si një zakon për të. Çudirat e këtij lloji janë raportuar në mënyrë të besueshme e të sigurt rreth shumë Evlijave si shembulli i Sejjid Ahmed Bedevi (iu shenjtëroftë sekreti i tij).

Meqenëse ushqimi i rezervuar e i ruajtur vazhdon për më shumë se dyzet ditë -ashtu siç e provuam në Pikën e parë- dhe është e mundur nëpërmjet ndonjë zakoni të mos hash gjatë asaj periudhe të gjatë kohe dhe një gjendje e tillë është njoftuar në mënyrë të besueshme rreth njerëzve që ishin jashtë të zakonshmes, atëherë kjo nuk mund të refuzohet e të hidhet poshtë.

Në lidhje me këtë pyetje, ne do të shpjegojmë dy çështje të rëndësishme, sepse meqenëse shkencat e gjeografisë dhe të astronomisë kanë qenë të paafta për t’u ngjitur në qiejt e Kur’anit me ligjet e tyre të cunguar, me parimet e tyre të ngushta dhe me masat e vockëla, dhe meqenëse ato kanë qenë të pamundura t’i zbulojnë shtatë nivelet e kuptimeve të tij, ata e kanë kritikuar vërsetin dhe, madje marrëzisht janë përpjekur që ta mohojnë atë.

Çështja e Parë e Rëndësishme.

Kjo është rreth tokës duke pasur shtatë nivele si qiejt. Kjo çështje duket për filozofët e kohës së tanishme se është e pavërtetë; shkencat e tyre rreth tokës dhe qiejve nuk e pranojnë atë. Dhe duke e bërë pretekst këtë, ata kundërshtojnë disa nga të vërtetat e Kur’anit. Ne do të tregojmë në mënyrë të përmbledhur disa pika rreth saj.

E Para: Së pari, kuptimi i vërsetit është një gjë dhe pjesët e atij kuptimi dhe pikat që e konfirmojnë atë, është gjë tjetër. Kuptimi nuk mund të mohohet në qoftë se njëra prej pjesëve të kuptimit të përgjithshëm e universal është munguese. Nga pjesë të shumta të kuptimit universal lidhur me shtatë nivelet e qiejve dhe shtatë shtresat e tokës, shtatë pikave duke e konfirmuar atë, janë të dukshme qartë.

Së dyti: Vërseti nuk e përmend qartë se “toka ka shtatë shtresa” kuptimi i qartë i vërsetit është,

“Allahu është i Cili ka krijuar shtatë qiej dhe nga toka po të tilla…(deri në fund të vërsetit)”[5] “Ai e krijoi tokën si shtatë qiejt dhe e bëri atë një vendbanim për krijesat e Tij”. Vërseti nuk thotë: “Unë e krijova tokën si shtatë nivele”. Qënia e saj e ngjashme është për sa ka të bëjë me krijueshmërinë dhe me qënien e saj si një vendbanim për krijesat.

Treguesi i Dytë: Globi tokësor, sigurisht është shumë i vogël në krahasim me qiejt, por meqenëse ai është si një ekspozitë, shfaqje, një vend tubimi, qendra e artifakteve të panumërta Hyjnore, si një zemër dhe si qendra jolëndore e qiejve të gjërë dhe të pafundmë, ai -globi- është i barasvlershëm me qiejt, ashtu si zemra që mund të shihet si e barasvlershme me trupin. Për këtë arsye, toka duke pasur shtatë krahina, siç supozohej prej kohëve të lashta në masë të zvogëluar; Gjithashtu, shtatë kontinentet e mirënjohur, Europa, Afrika, Oqeania (Australia), dy Azitë, dy Amerikat; gjithashtu së bashku me detet, Lindjen, Perëndimin, Veriun dhe Jugun, janë shtatë krahinat e njohura të kësaj faqe dhe në faqen e Botës së Re; gjithashtu, shtatë nivelet e ndryshme të ngjitura duke filluar nga qendra e tokës gjer në koren e saj, të cilat janë vërtetuar nga shkenca, dhe shtatë elementet e famshëm universalë të quajtur “Shtatë nivelet”, të cilët përmbajnë shtatëdhjetë elemente të thjeshtë që janë boshti i përjetësimit të jetëve të krijesave të gjalla; gjithashtu, katër elementet e ujit, ajrit, zjarrit dhe tokës së bashku me botërat shtazore, bimore dhe të mineraleve, duke bërë shtatë nivele dhe botëra; gjithashtu shtatë botërat e tokës të verifikuara nga ata që zbulojnë të fshehtat e krijimit dhe nga njerëzit e vizionit dhe të dëshmimit, të cilët janë të shumtë; dëshmia e tyre se ato janë botëra dhe vendbanimet e xhindëve, të shejtanëve dhe të gjallesave të tjera të ndryshme të ndjeshme e të vetëdijshme; gjithashtu shtatë nivelet që tregojnë se ekzistojnë shtatë globe të tjerë duke i ngjasuar globit tonë, dhe se ato janë vendbanimet e krijesave të gjalla – nga këto tregues kuptohet prej këtyre vërseteve të Kur’anit se edhe toka gjithashtu ka shtatë nivele.

Kështu bëhet e qartë se shtatë llojet e niveleve të tokës ekzistojnë në shtatë mënyra. I teti i cili është kuptimi i fundit, është i rëndësishëm nga një këndvështrim tjetër; ai nuk është përfshirë në shtatë kuptimet e numëruara.

Treguesi i Tretë: Meqenëse Krijuesi i Gjithurtë nuk harxhon asgjë për kot, dhe meqenëse krijesat ekzistojnë për qëniet e vetëdijshme dhe e gjejnë plotësimin e tyre nëpërmjet qënieve të vetëdijshme, gëzohen nëpërmjet qënieve të vetëdijshme dhe shpëtojnë nga kotësia nëpërmjet qënieve të vetëdijshme; dhe meqenëse, siç shihet qartë, i Gjithurti Absolut dhe i Gjithëfuqishmi Madhështor i mbush elementin e ajrit, botën e ujit dhe shtresat e tokës me gjallesa të panumërta; dhe ashtu si ajri dhe uji që nuk janë pengesa për lëvizjen e kafshëve, po ashtu lëndët e dendura si dheu dhe guri nuk formojnë pengesa për kalimin e elektricitetit dhe të rrezeve rëntgen.. atëherë Ai i Gjithurti i Plotësisë dhe Autori i Qëndrueshëm përjetësisht nuk do t’i linte bosh e të pabanuara hapësirat e gjëra, botërat, shpellat dhe shtatë shtresat e ngjitura të tokës duke filluar nga qendra e globit tonë tokësor për tek korja e tij e jashtme e cila është banesa jonë dhe qendra. Ai, sigurisht, i ka populluar, ka krijuar dhe ka vendosur atje qënie të vetëdijshme të përshtatshme për ato botëra. Meqenëse ato krijesa të ndjeshme duhet të jenë llojet e engjëjve dhe të qënieve me shpirtëra, për të cilët edhe shtresat më të dendura dhe më të ashpëra janë si deti për peshqit dhe ajri për zogjtë. Madje edhe nxehtësia e tmerrshme në qendër të tokës duhet të jetë për ato krijesa të vetëdijshme si nxehtësia e diellit për ne. Meqenëse shpirtërorët e vetëdijshëm janë krijesa prej drite, atëherë zjarri është tregues si drita për ta.

  Treguesi i katërt: E përmendur në Letrën e Tetëmbëdhjetë është një krahasim rreth përshkrimeve -pikturimeve, pasqyrimeve- të çuditshme të shtresave të tokës, të cilat janë jashtë caqeve të arsyes, të bëra prej njerëzve të shikimit. Një përmbledhje e saj është kjo:

Në Botën e dukshme globi tokësor është një farë, ndërsa në Botën e shembëllesës dhe në Botën e ndërmjetme, ai është i një gjërësie sa ajo e qiejve, pra është si një pemë gjigante që shtrihet me madhësinë e yjeve në këto dy botëra. Në qoftë se njerëzit e vizionit dhe të dëshmimit kanë parë një nivel në tokë të posaçëm për shejtanët i cili ka një distancë prej një mijë vitesh, ai nuk është në farën e tokës që i përket Botës së Dukshme; por ai është një manifestim i degëve të saj dhe i niveleve në Botën e Shëmbëllesës. Meqenëse një nivel i vetëm -i parëndësishëm në dukje- prej niveleve të tokës ka një manifestim të tillë të madh në një botë tjetër, sigurisht mund të thuhet se toka ka shtatë nivele që janë të barasvlershëm me shtatë nivelet e qiejve. Me qëllim që të kujtojnë pikat e lartëpërmendura, vërsetet e Kur’anit aludojnë për to duke i shfaqur ato në një mënyrë të mrekullueshme të përmbledhur se kjo tokë e vogël është e barasvlershme me shtatë nivelet e qiejve.

 

Çështja e Dytë e Rëndësishme

“E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë shtatë qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në to (deri në fund të vërsetit).”[6]

“Dhe pastaj Ai drejtoi synimin e Tij tek qielli duke i bërë ata shtatë qiej, Dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo gjë.[7]

Vërsete të shumta si këto të dy i përshkruajnë qiejt si shtatë qiej. Është e përshtatshme të shkruhet këtu vetëm një përmbledhje e kësaj çështje, të cilën ne e kemi shpjeguar nga domosdoshmëria në mënyrë shumë të përmbledhur në komentin Isharatul-Ixhaz në frontin e luftës gjatë vitit të parë të luftës së Parë Botërore, pasi në të erdhi kjo çështje shumë e përmbledhur dhe e shkurtuar për shkak të rrethanave të luftës.

Filozofia e lashtë i përshkroi qiejt se ato janë nëntë qiej; ajo u shtoi shtatë qiejve, Arshin dhe Kursin të pranuara në gjuhën e sheriatit; ky ishte një përshkrim i çuditshëm për to.

Termat kumbuese të filozofëve brilantë të asaj kohe e mbajtën njerëzimin nën ndikimin e tyre për shumë shekuj. Shumë komentatorë të Kur’anit u detyruan që t’i bënin kuptimet e jashtme të vërseteve që t’u përshtateshin shkollës së tyre. Në këtë mënyrë, mrekullia e Kur’anit të gjithurtë u mbulua deri diku. Sa për filozofinë e re, e cila quhet filozofia moderne dhe shkenca, përballë ekzagjërimeve dhe teprimeve të filozofisë së lashtë rreth qiejve, shkoi në një ekstrem tjetër dhe, mjaft thjesht, ajo mohon ekzistencën e qiejve. Të parat shkuan në ekstrem, në tepri, të dytat, të mëvonshmet, qenë të mangëta; ato qenë të paafta ta portretizojnë e ta përshkruajnë realitetin në tërësinë e tij.

Sa për urtësinë e shenjtë të Kur’anit të Gjithurtë, ajo i lë mënjanë ekstreme të tilla dhe mangësi dhe, duke zgjedhur rrugën e mesme, ajo tha:

Krijuesi i Gjithëlavdishëm krijoi shtatë nivele të qiejve. Planetet notojnë nëpër qiej si peshqit në dete dhe lavdërojnë Zotin.

Në një hadith profetik thuhet:

 “Qiejt janë valë të përmbajtura[8]

Domethënë, ‘qiejt janë një oqean, valët e të cilit janë të qëndrueshëm, të palëvizshëm.’

Ne do ta provojmë shumë shkurt këtë të vërtetë të Kur’anit nëpërmjet shtatë rregullave dhe shtatë aspekteve të kuptimit.

Rregulli i Parë: Është vërtetuar nga shkenca dhe nga filozofia se hapësira e pakufishme nuk është një zbrazëti e pafundme, por e mbushur me një lëndë e quajtur eter.

I Dyti: Është vërtetuar nga shkenca, nga arsyeja dhe madje nga vëzhgimi se lidhja e ligjeve që sundojnë trupat qiellorë si ato të tërheqjes dhe të shtytjes dhe përçuesi e përcjellësi i forcave në lëndë si drita, nxehtësia dhe elektriciteti, janë një lëndë e cila mbush hapësirën.

I Treti: Është vërtetuar me empirizëm -me prova- se lënda e eterit së bashku më të qëndruarit si eter, ashtu si lëndët e tjera, ka forma dhe trajtëzime të ndryshme.

Ashtu siç ndodhen tre gjendje prej të njëjtës lëndë, e lëngshme si gaz dhe e ngurtë, për shembull, avulli, uji dhe akulli, po kështu nuk ka asgjë, në mënyrë të arsyeshme, që të pengojë shtatë llojet e shtresave, gjendjet e shtresave apo niveleve prej një lënde eteri, as ta kundërshtojë atë ndonjë mënyrë.

I Katërti: Në qoftë se trupat qiellorë do të studioheshin me kujdes, do të shikohej se ka një ndryshim në nivele. Niveli i cili përmban sferën e gjërë të mjegullnajës e quajtur Rruga e Qumështit, natyrisht nuk i ngjason nivelit të yjeve të ngulët. Është sikur niveli i yjeve të ngulët të ishte pjekur e bërë ashtu si frutat e verës, ndërsa yjet e panumërt që duken në formën e një reje në Rrugën e Qumështit shfaqen vazhdimisht dhe fillojnë të piqen e të bëhen. Sipas një teorie të saktë -supozimi, intuite- niveli i yjeve të ngulët gjithashtu shfaqet i ndryshëm nga niveli i sistemit diellor. Dhe kështu me radhë, mund të kapet me intuitë e mund të percetohen shtatë sistemet dhe shtatë nivelet të cilat ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Rregulli i Pestë: Është  vërtetuar me teori, me intuitë, me shqise, me arsyetim induktiv dhe me eksperimente se në qoftë se një materiali i jepet rregulli dhe forma dhe në qoftë se artifaktet e tjera bëhen prej atij materiali, atëherë ai merr forma dhe nivele të ndryshëm. Për shembull, kur fillojnë format në mineralin e diamantit, prodhohen prej atij materiali hiri, qymyri dhe diamanti. Dhe për shembull, kur zjarri fillon të marrë formë, ai ndahet në nivele flake, tymi dhe prushi. Dhe për shembull, kur kombinohen shkaktuesi i ujit dhe shkaktuesi i aciditetit formohen nivelet si uji, akulli dhe avulli. Domethënë, nga kjo kuptohet se kur ndodh formimi në një lëndë, ajo ndahet në nivele. Prandaj kur Fuqia krijuese fillon të punojë në lëndën e quajtur eter, sipas vërsetit  “dhe i formoi ato në shtatë qiej” ajo krijoi prej saj shtatë lloje qiejsh si nivele të ndryshëm.

I Gjashti: Treguesit e lartëpërmendur domosdoshmërisht tregojnë edhe ekzistencën e qiejve, edhe shumësinë e tyre. Meqenëse yjet sigurisht janë të shumtë dhe nëpërmjet gjuhës së Kur’anit, njoftuesi i lajmeve të sigurta tha se ato janë shtatë, atëherë sigurisht ato janë shtatë.

Rregulli i Shtatë: Meqenëse në arabisht, termat si shtatë, shtatëdhjetë dhe shtatëqind shprehin shumësi, atëherë ato shtatë nivele universalë mund të përfshijnë nivele të shumtë.

Shkurtazi:

I Gjithëfuqishmi i Gjithëlavdishëm i krijoi shtatë qiejt nga lënda e eterit, dhe duke e formuar atë në nivele, e përsosi dhe e rregulloi atë me një rregull vërtet të hollë e të çuditshëm dhe mbolli në të yjet. Meqenëse Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm është një fjalim i parapërjetshëm duke u folur të gjitha klasave të të gjithë njerëzimit dhe të xhindeve, sigurisht secila nga ato klasa do të marrë pjesën e saj nga vërsetet e Kur’anit dhe vërsetet e tij do të përmbajnë kuptime të ndryshme e të shumta, dhe të shprehura qartë, edhe me nënkuptime, në një mënyrë që do të kënaqë shkallën e të kuptuarit të gjithësecilit.

Po, gjërësia e fjalimit të Kur’anit, gjithëpërfshirja e kuptimeve të tij, treguesit, përshtatshmëria, dhe begenia e tij për të gjitha shkallët e të kuptuarit duke filluar nga njerëzit më të zakonshëm për tek niveli më i lartë i elitës, tregon se të gjithë vërsetet e tij kanë një aspekt që shikon tek secila klasë. Kështu, si rrjedhojë e këtij misteri, si një shembull, shtatë klasat e njerëzve e kapin kuptimin e shtatë niveleve të ndryshëm prej kuptimit universal të “Shtatë qiejve”, siç vijon:

Një klasë dritëshkurtër dhe mendjengushtë prej njerëzve e kuptojnë atmosferën nga vërseti  “Dhe i formoi ato në shtatë qiej”.

Ndërsa një klasë tjetër njerëzish të mjegulluar nga astronomia i kuptojnë yjet e shquar të njohur në mënyrë popullore si Shtatë Planetët dhe orbitat e tyre.

Një grup tjetër nga njerëzit kuptojnë shtatë sferat qiellore që i ngjasojnë globit tonë, të cilat janë të banuara nga krijesat e gjalla.

Një grup tjetër njerëzish kupton sistemin diellor të ndarë në shtatë nivele dhe shtatë sisteme diellorë me sistemin tonë.

Një grup tjetër kupton eterin të ndarë në shtatë nivele.

Një klasë tjetër njerëzish me ide më të gjëra i kuptojnë të gjithë qiejt e dukshëm të zbukuruar me yje si një qiell i vetëm i cili është qielli i dynjasë, dhe ndodhen gjashtë qiej të tjerë sipër tij që nuk shihen.

Dhe klasa më e lartë prej njerëzve dhe e shtata nuk i shikojnë shtatë qiejt se janë kufizuar vetëm tek Bota e dukshme, dhe kuptojnë se botërat e Ahiretit, të së Padukshmes, kjo botë dhe bota e shëmbëllesës, që të gjitha kanë shtatë qiej, secili prej tyre është si një përfshirës rrethues dhe si një çati i të gjithë atyre.

Gjithashtu, ndodhen shumë kuptime të tjera të veçanta në universalitetin e vërsetit, si shtatë nivelet e lartëpërmendur të kuptimit të shtatë niveleve prej njerëzve. Gjithësecili merr pjesën e tij sipas shkallës së tij të të kuptuarit dhe gjithësecili gjen ushqimin e tij tek ajo tryezë qiellore.

Meqenëse ky vërset përmban kaq shumë kuptime që e konfirmojnë atë deri në këtë shkallë, atëherë mohimi i filozofëve të paarsyeshëm aktualë dhe i astronomëve të marrë duke sulmuar vërsetin dhe duke e marrë atë mohim si pretekst për të kundërshtuar vërsetet e tjera të ngjashëm me këtë, një veprim ky që u ngjason fëmijëve idiotë që hedhin gurë tek një yll me shpresë që ta bëjnë atë të bie, sepse në qoftë se një kuptim i vetëm i këtij vërseti prej atyre kuptimeve të shumta, është i vërtetë, atëherë kuptimi universal është i saktë; madje edhe sikur ndonjë aspekt i pjesshëm prej atyre kuptimeve të mos kishte ekzistencë në realitet veçse në gjuhët e njerëzve, mund të përfshihet brenda atij kuptimi universal duke iu përshtatur e respektuar mendimet e përgjithshme. Ndërsa ne shohim shumë të pjesshme të cilat janë të sakta e të vërteta.

Tani shikoje këtë gjeografi të padrejtë dhe këtë astronomi të dehur: Sa të padrejta kanë qenë këto dy shkenca, duke i mbyllur sytë e tyre ndaj kuptimit universal, i cili është i drejtë, i saktë dhe i vërtetë, dhe duke mos shikuar aspektet që e konfirmojnë atë dhe janë absolutisht të drejta; ata e kanë pandehur diçka të pjesshme imagjinare e të jashtëzakonshme se është kuptimi i vërsetit dhe kanë hedhur gurë mbi vërsetin! Kështu ata kanë thyer kokat e veta, kanë humbur besimin e tyre dhe të drejtën!

Shkurtazi: Meqenëse idetë materialiste ateiste, si shejtanët dhe xhindet, kanë qenë të paafta për t’u ngjitur tek shtatë nivelet e qiejve të Kur’anit, i cili u shpall në shtatë recitime, në shtatë aspekte, me shtatë lloje mrekullish, me shtatë të vërteta dhe me shtatë shtylla, ata nuk dinë se çfarë kuptimesh ndodhen dhe çfarë nuk ndodhen në yjet e vërseteve të tij, dhe japin njoftime të rreme dhe të pasakta. Dhe yjet rënës -gjuajtës- si diskutimi i lartëpërmendur bien mbi kokat e tyre nga yjet e atyre vërseteve dhe i djegin ata.

Po, nuk është e mundur ngjitja tek ato qiej Kur’anorë nëpërmjet një filozofie, filozofët e së cilës kanë ide djallëzore të ulëta.

Ngjitja për tek yjet e atyre vërseteve është e mundshme nëpërmjet Miëraxhit -ngjitjes- së urtësisë së vërtetë dhe është i mundur fluturimi nëpërmjet krahëve të besimit dhe të islamit.

 

O Zot! Jepi bekime Diellit të qiejve të Profetësisë dhe të hënës së boshtit të profetësisë, dhe familjes së tij, sahabëve, yjeve të udhëzimit për të udhëzuarit drejtë.

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtet që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”.

O Allah! O Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Zbukuroji zemrat e shkruesit të kësaj trajtese dhe të shokëve të tij me yjet e të vërtetave të Kur’anit dhe të besimit… Amin.

 

* * *

[1] Refet Barutçu, 1886 – 1975. Ai për herë të parë e vizitoi Bediuzzamanin në Barla më 1931, dhe pastaj u bë njëri nga studentët e tij më të afërt, të cilët morën mësim nga Said Nursi në Burgun e Eski Shehirit dhe të Denizlit. Ishte komandant në ushtri.

[2] Kur’an, 29:60

[3] Kur’an, 51:58

[4] Sejjid Ahmed Bedeviu. Një sufi shumë i shquar në Egjipt. Shumë njerëz aderuan tek tarikati i tij. Ai vdiq dhe u varros në Tanta ku në çdo vit organizohet një treg i madh tek i cili vijnë njerëzit nga të gjitha anët e Egjiptit duke festuar ditëlindjen e tij.

[5] Kur’an, 65:12

[6] Kur’an, 17:44

[7] Kur’an, 2:29

[8] Tirmidhi, Musned

Leave a Reply