Lexo PDF

 

SHKREPTIMA E DHJETË

 

 

“Shuplaka të dhëna nga mëshira Hyjnore”.

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Ditën kur gjithësecilit do t’i vihen përpara të gjitha mirësitë që ka bërë dhe të gjithë të këqijat që ka bërë, atëherë ai do të dëshironte t’i kishte sa më larg veprat e tij të ulëta.

Kështu Allahu ju këshillon përkundër Vetes së Tij (ndaj ndëshkimit të Tij) dhe Allahu është Dhurues i mirësive për robët e Tij.” [1]

Një kuptim i vërsetit të lartëpërmendur është sqaruar nga shpjegimi tek ‘shuplakat e dhëna nga mëshira Hyjnore’ me të cilat goditen shokët e mi në shërbimin e Kuranit si rrjedhojë e gabimeve dhe fajeve që ata bëjnë për shkak të natyrës njerëzore.

Do të shpjegohen një sërë kerametesh, të cilat i realizon Allahu xh.sh. në shërbimin e Kuranit të Tij madhështor.. dhe duke sqaruar një shembull të kerametit të Shejh Gejlanit i cili me lejen e Allahut e mbikëqyr këtë shërbim të shenjtë dhe e mbështet dhe e ndihmon atë me duanë e tij dhe me influencën e tij prej shenjtërie, me qëllim që ata të cilët e kryejnë atë të mund të vazhdojnë me seriozitet në shërbimin e tyre.

Ndodhen tre lloje kerametesh të shoqëruara me këtë shërbim të shenjtë:

Lloji i Parë është ai aspekt i cili përgatit shërbimin dhe i nxit ata që janë vënë në punë për ta përmbushur këtë shërbim.

Lloji i Dytë heq pengesat dhe zmbraps të keqen e atyre që e kundërshtojnë atë dhe u jep atyre goditje. Ndodhen shembuj të shumtë të këtij llojit të dytë, dhe ato janë shumë të zgjatur[2], kështu duke i shtyrë ato për një kohë tjetër, ne do të diskutojmë llojin e tretë, i cili është më i lehti dhe më i thjeshti për t’u kuptuar.

Lloji i tretë është ky: Sa herë që ata të cilët punojnë me sinqeritet në këtë shërbim tregohen të shkujdesur në zbatimin e detyrave, ata marrin një shuplakë dhembshurie e mëshire. Ndodhitë e këtij lloji numërohen më shumë se njëqind. Vetëm nga njëzet ngjarje që u ndodhën vëllezërve tonë, trembëdhjetë ose katërmbëdhjetë prej tyre morën ‘shuplaka dhembshurie e mëshire’, ndërsa gjashtë ose shtatë prej tyre morën ‘goditje të ashpra ndaluese’.

I Pari

Prej tyre është ky Said i mjerë: Sa herë që fishkesha e dobësohesha në kryerjen e detyrave të mia, dhe duke thënë, “çfarë është ajo për mua?”, dhe sa herë që merresha me çështjet e mia private, unë merrja një shuplakë. Kështu unë kam formuar bindje të plotë se unë e merrja shuplakën për shkak të neglizhencës sime dhe të ftohjes nga shërbimi i Kur’anit; sepse unë e merrja shuplakën që ishte e kundërta që më nxiste mua për të vepruar sipas dëshirës sime. Dhe duke i studiuar të gjitha këto shuplaka mëshire që i morën miqtë e mi të sinqertë, ato shuplaka ishin e kundërta e cilitdo që të ishte qëllimi i tyre nëse -ata ishin mospërfillës- saqë ne kemi ardhur në përfundimin se ngjarjet ishin keramete që buronin nga shërbimi i Kur’anit.

Për shembull, për sa kohë që ky Said i mjerë ishte i zënë me mësimdhënien e të vërtetave të Kur’anit në Van në kohën e ngjarjeve të Shejh Saidit[3], qeveria e cila ishte dyshuese për cilindo person, nuk më preku e nuk më trazoi mua. Ndërsa kur unë thashë “Ç’është kjo për mua?” dhe duke menduar për veten time, u tërhoqa që të rrija i veçuar në një shpellë të rrënuar në Malin Erek me qëllim që të shpëtoja jetën time në Ahiret, ata më morën mua pa asnjë shkak dhe më syrgjynosën duke më dërguar në Budur.

Atje, përsëri, sa herë që unë i shërbeja Kur’anit -dhe në atë kohë në atë qytet të gjithë të internuarit mbikëqyreshin e vëzhgoheshin shumë rreptë, dhe të gjithë atyre u kërkohej që të raportonin tek policia në çdo mbrëmje për praninë e tyre, ndërsa unë dhe studentët e mi të sinqertë u përjashtuam nga kjo punë, sa kohë që i shërbenim Kur’anit, dhe nuk shkuam që të raportonim praninë tonë dhe nuk e njihja asnjërin nga ata zyrtarë të policisë. Saqë guvernatori iu ankua Fevzi Pashës[4] për punën tonë kur i bëri vizitë. Por Fevzi Pasha tha: “Mos e trazoni atë; trajtojeni me respekt”. Ajo që e bëri atë të shprehet kështu ishte natyra e shenjtë e shërbimit të Kur’anit.

Por sa herë që unë mposhtesha nga ideja për të shpëtuar veten, nga mendimi vetëm për jetën time në Ahiret, dhe kur ulja ritmin duke pakësuar përpjekjet përkohësisht në shërbimin tim të Kur’anit, unë merrja një shuplakë në kundërshtim me qëllimet e mia. Domethënë, unë dërgohesha nga njëri vend në tjetrin për internim. Unë u internova nga Burda për në Isparta.

Në Ispartë unë nisa përsëri punën në shërbim të Kur’anit.

Por pasi kaluan njëzet ditë në shërbim të Kur’anit, disa frikacakë po më thonin në formë paralajmërimi: “Ndoshta qeveria nuk do ta shohë me sy të mirë këtë situatë dhe nuk do ta miratojë; do të ishte më mirë të tregoheshe pak më i vëmendshëm në këtë çështje”. Përsëri ideja e të menduarit vetëm për vete më mori, dhe unë thashë:

Njerëzit nuk duhet të vijnë tek unë ‘dhe porosita shokët qё tё mos më takojnë duke u tërhequr kështu nga detyra’. Dhe përsëri u dërgova në internim, u syrgjynosa në një mërgim të tretë, në Barla.

Edhe në Barla, sa herë që ulja ritmin në shërbimin e Kur’anit dhe më sundonte ideja e të menduarit për veten time dhe për të shpëtuar Ahiretin tim, njëri nga gjarpërinjtë e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje më sundonte, ose njëri nga hipokritët më binin në qafë, më mundonin.

Gjatë tetë viteve që kam kaluar në Barla më kanë rënë tetëdhjetë ngjarje të tilla; unë mund t’i tregoj ato. Por me qëllim që të mos i mërzis njerëzit, unë po i shkurtoj.

Vëllezërit e mi! Unë tregova shuplakat e Mëshirës që kam marrë; tani në qoftë se ju do të më lejonit dhe do të më falnit, unë do t’i tregoj edhe ato që u kanë rënë ju. Mos u lëndoni. Në qoftë se ndonjëri prej jush do të prekej, unë nuk do ta vendos emrin e tij.

Shembulli i Dytë

Vëllai im i vërtetë, Abdul Mexhidi, i cili është nga studentët e mi të sinqertë e vetësakrifikues, kishte një shtëpi të mirë në Van. Ai ishte i kamur dhe ushtronte profesionin e mësuesit. Duke ndjekur mendimet e tij, ai nuk iu bashkua atyre që po përpiqeshin të më dërgojnë mua tek zona kufitare kundra dëshirave të mia, i cili ishte një vend më tepër në nevojë për t’i shërbyer Kur’anit dhe nuk e miratoi, dhe sikur ai pa se do të ishte më e mirë që unë të mos shkoja gjithashtu, sepse në qoftë se unë do të shkoja tek ajo zonë kufitare, edhe shërbimi i Kur’anit do të përzihej diçka me politikë, nuk do të ishte i pastër, edhe do ta dëbonin atë nga Vani -prandaj ai nuk mori pjesë. Por ai mori një shuplakë mëshire kundra qëllimeve të tij, sepse ai duhej të linte edhe Vanin, edhe shtëpinë e tij të bukur, edhe vendlindjen; ai u detyrua të shkojë në Ergani.

I Treti

Hulusi Bej ishte një pjesëmarrës i rëndësishëm në shërbimin tonë të Kur’anit. Kur ai u kthye tek vendlindja e tij nga Egridir, ndodheshin faktorë që do t’i lejonin atij kënaqësi të mëdha dhe lumturi të kësaj bote, dhe ato ndoshta do t’i shkaktonin të pakësonte përpjekjet në shërbimin e Kur’anit, që lidhet vetëm me Ahiretin. Sepse ai u ribashkua me prindërit e tij, të cilët nuk i kishte parë qysh prej një kohe të gjatë, dhe se ai ishte kthyer në shtëpi, dhe për shkak se ai ishte kthyer atje me rang e nderim, bota po i buzëqeshte atij dhe u shfaq e mirë për të.

Mirëpo për ata të cilët janë vënë në punë për t’i shërbyer Kur’anit, ose dynjaja duhet të jetë e zemëruar me ta, ose ata duhet të jenë të zemëruar me dynjanë, me qëllim që ata të mund ta përmbushin atë qëllim me sinqeritet dhe me seriozitet.

Sigurisht zemra e Hulusiut ishte e patundur, por meqenëse një situatë e tillë i shkaktoi atij ftohje, e bëri të ulë ritmin, ai mori një shuplakë nga mëshira Hyjnore. Për një ose dy vite një numër hipokritësh iu qepën atij duke e bezdisur, dhe ia larguan atij të gjitha kënaqësitë e kësaj bote. Ata e bënë botën të pezmatuar për të, dhe ai u mërzit nga ajo. Atëherë ai me kuptimin e vërtetë të Fjalës e përqafoi detyrën e tij me seriozitet.

I Katërti

Ky është Muhaxhir Hafiz Ahmed. Ai vetë tha ç’ka vijon:

“Po, unë pranoj se kam bërë një gabim në interpretimin tim në shërbimin e Kur’anit, pasi mendova për të shpëtuar vetëm Ahiretin tim. Unë pata një dëshirë që do të më shkaktonte mua të jem i shkujdesur në zbatimin e detyrave të shërbimit, dhe unë mora një shuplakë që ishte e mëshirshme, madje, ajo në realitet ishte e ashpër dhe ndaluese. I lutem Allahut që ajo të jetë një shlyerje e mëkatit për pakujdesinë time në shërbimin ndaj Kur’anit madhështor. Ngjarja është siç vijon: Profesori im -Ustadhi- nuk ishte në favor të bidateve[5], xhamia ime ishte afër shtëpisë së tij, dhe muajt e bekuar -Rexhep, Shaban dhe Ramazani- po na afroheshin.

Në qoftë se nuk do ta kryeja namazin në mënyrën e re -me bidat- do të ndalohesha nga puna; në qoftë se do ta lija xhaminë, nëse nuk do të falesha në të si imam për xhematin, do të më humbiste një shpërblim i madh shpirtëror, sidomos në këto tre muaj, dhe njerëzit e kësaj krahine do ta bënin zakon braktisjen e xhematit.. Kështu, sipas interpretimit tim, unë dëshirova në vetvete, sikur Ustadhi -të cilin e dua më shumë se shpirtin- të largohej përkohësisht nga fshati Barla; dhe të shkonte  tek ndonjë vend tjetër, me qëllim që unë t’i kryeja detyrat në përputhje me çështjet e risisë. Por mua më humbi diçka që është se, nëse ustadhi do të largohej nga ky vend, do të dobësohej e ngadalësohej puna në shërbimin e Kuranit. Dhe gjatë këtyre mendimeve më erdhi ndëshkimi; Ajo ishte një goditje mëshire, por aq e rëndë saqë edhe pasi kaluan tre muaj unë akoma nuk erdha në vete. Megjithatë lavdi Zotit, në përputhje me atë çfarë thotë profesori im: siç i është inspiruar atij se ne mund të shpresojmë nga mëshira Hyjnore se çdo minut në fatkeqësi është i barasvlershëm me adhurimin e një dite. Sepse gabimi nuk ishte për shkak të armiqësisë; dëshira më ndodhi mua vetëm për shkak se po mendoja për jetën time në Ahiret.

I Pesti

Ky është Hakki Efendiu. Meqenëse ai nuk është tani këtu, unë do të veproj në emrin e tij ashtu siç bëra për Hulusi Beun, dhe them këtë: ndërsa Hakki Efendiu po e përmbushte siç duhet detyrën e tij si student në shërbimin e Kur’anit, veçse ama kur një kajmakam -drejtues- i shthurur u caktua në atë krahinë, Hakki Efendiu mendoi t’i fshihte letrat që i kishte shkruar me qëllim që të mos dëmtohej as profesori i tij dhe as ai vetë. Ai përkohësisht hoqi dorë nga shërbimi i tij për Risale-i Nurin. Papritmas një çështje gjyqësore u hap kundra tij, e cila kishte kuptimin e një shuplake të dhënë nga mëshira Hyjnore, si rrjedhojë e të cilës do të duhej të paguante një gjobë prej një mijë lirash. Ai mbeti i zbuluar para kërcënimit për një vit derisa erdhi këtu duke u kthyer në detyrën e tij dhe si student në shërbim të Kur’anit.

Atëherë Allahu xh.sh. e shpëtoi atë nga rënia në greminë, dhe shuplaka u shmang, u ngrit dhe atij iu dha pafajësia.

Pastaj më vonë kur u hap përpara studentëve një fushë e re veprimi për Kur’anin, që lidhej me të shkruarin e Kur’anit në një mënyrë të re, iu dha Hakki Efendiut pjesa e tij për ta tejshkruar. Ai e kreu mirë detyrën që iu ngarkua dhe shkroi për bukuri një xhuz të plotë (1/30) nga Kur’ani. Por për shkak të rethanave të tij të ngushta ekonomike ai u ndie i detyruar që në mënyrë të fshehtë të marrë përsipër mbrojtjen e dikujt në një çështje gjyqësore. Ai papritmas mori një shuplakë tjetër mëshire. Gishti me të cilin mbante penën që shkruante Kur’anin u thye.

Meqenëse ne nuk e dinim përfshirjen e tij në këtë punë -aferë- ne ishim të habitur për atë që i ndodhi.

Por më vonë u kuptua se shërbimi i shenjtë e i pastër i Kur’anit nuk dëshironte të përfshiheshin gishtat të cilët ishin të veçantë për të në punë tjetër. Sikur gishti do ta paralajmëronte atë duke i thënë: “Ky gisht nuk mund të shkruajë edhe çështjet e gjyqësorit edhe atë të Kur’anit.

Sidoqoftë, unë e vura veten time në pozitën e Hulusi Beut dhe fola në vend të tij, edhe Hakki Efendiu është tamam si ai. Në qoftë se ai nuk është i kënaqur me mua si përfaqësues, le ta shkruajë vetë shuplakën që ai mori.

I Gjashti

Ky është Bekir Efendi.[6] Ai nuk është këtu për tani, kështu unë po veproj si përfaqësues si për vëllain tim Abdul-Mexhidin, duke u mbështetur tek mirëbesimi i tij, tek sinqeriteti, besnikëria dhe tek qëndrueshmëria e tij në shërbim, dhe duke u mbështetur tek ajo që tregojnë vëllezërit dhe të dashurit e mi si Sulejman Efendiu dhe Hafiz Teufik Shamli, unë them këtë: Bekir Efendiu i cili mori përsipër botimin e Fjalës së Dhjetë në Stamboll, dhe ne deshëm gjithashtu të botojmë atje trajtesën e mrekullive të Kur’anit përpara se të hynte në fuqi përdorimi i ri i shkronjave latine, dhe i dërgova atij një letër në të cilën shkrova: Ne do të të dërgojmë çmimin, koston e botimit ashtu siç dërguam koston e botimit të Fjalës së Dhjetë. Por duke menduar për varfërinë time dhe duke parë se botimi do të mund të kushtonte rreth katërqind lira, Bekir Efendiu mendoi me vete: “Ndoshta Hoxha nuk do të jetë i kënaqur në qoftë se unë do të paguaja nga xhepi im”, dhe nefsi i tij e mashtroi atë. Ajo nuk u botua dhe i shkaktoi dëm të konsiderueshëm shërbimit tonë të Kur’anit.

Dy muaj më vonë nëntëqind lira të tij iu vodhën, dhe ai mori një shuplakë mëshire por të rëndë. I lutemi Allahut që t’i bëjë ato para të humbura si sadaka për të.

I Shtati

Ky është Shamli Hafiz Teufik.[7] Ai vetë thotë: Ndërmora veprime të tilla që më shtynë mua të ulja ritmin e të ftohem në shërbimin e Kur’anit. Si rrjedhojë, më erdhi një shuplakë. Unë formova bindje të sigurt, e cila s’pranon asnjë dyshim, se kjo shuplakë më erdhi vetëm për shkak të atij aspekti, dhe ndodhi si rezultat i një gabimi nga ana ime, dhe nga mungesa e vlerësimit për shkak të injorancës.

Shuplaka e Parë: Kur Ustadhi ynë na shpërndau pjesët e Kur’anit, më caktoi mua të transkriptoja, të kopjoja, tre xhuze -një xhuz është një e tridhjeta e Kur’anit- meqë Allahu më kishte dhënë aftësi në transkriptimin e arabishtes, për kopjimin e Kur’anit Kerim dhe i ndau xhuzet e tjerë midis studentëve. Përmallimi për të shkruar Kur’anin më shkatërroi dëshirën time për të kryer shërbimin në shkrimin e drafteve të përgjithshme paraprake të pjesëve të Risale-i Nurit. Unë madje u godita nga mburrja meqë e quaja veten time më të përparuar se sa shokët e mi në këtë punë, meqë gjeja në veten time përshtatshmëri -mjaftueshmëri- në transkriptimin mirë të arabishtes.

Madje njëherë kur ustadhi më tha mua si masë paraprake dhe për të më udhëzuar drejt në çështjet që lidhen me transkriptimin e arabishtes, unë i thashë me mendjemadhësi: Unë e di këtë. “Nuk kam nevojë të mësoj”. Dhe kështu, unë mora një shuplakë dhembshurie e mëshire si rezultat i këtij gabimit tim, dhe ajo që shkrova nuk ishte aq e mirë sa ajo e vëllait tim, Husrevit, pavarësisht se unë shquhesha për transkriptim. Ne të gjithë u çuditëm. Dhe ne tani kemi kuptuar se ajo ishte një shuplakë mëshire me të cilën më goditi kerameti i shërbimit të Kur’anit, i cili nuk pranon mendjemadhësi!

E Dyta: Unë pranoj se dy nga qëndrimet e mia po ma shkatërronin sinqeritetin e plotë të domosdoshëm për shërbimin ndaj Kur’anit, i cili duhet të jetë thjesht për hir të Allahut, dhe unë mora një goditje të ashpër.

Meqenëse unë jam si një i huaj në një vend të huaj; gjithashtu -meqenëse unë nuk e zbatova kursimtarinë dhe vetëmjaftueshmërinë, rregullat e rëndësishme të profesorit tim, unë vuaj nga varfëria. Unë jam i detyruar të përzihem me njerëz egoistë e arrogantë, dhe kështu- Allahu më faltë, unë u detyrova të isha bujarë në mënyrë shtinjake e me lajka. Ustadhi im më paralajmëronte shpesh, ma kujtonte dhe më qortonte, por unë fatkeqësisht nuk munda ta shpëtoj veten time. Nga njëra anë Shejtanët midis xhindeve dhe njerëzve po përfitonin nga kjo situatë e imja e cila ishte në kundërshtim me shpirtin e shërbimit të Kur’anit të gjithurtë, dhe nga ana tjetër, ajo ftohtësi dhe ulje të ritmit në shërbimin tonë.

“Përballë këtij gabimit tim unë mora një shuplakë të ashpër por mëshire në dashtë Allahu. Unë nuk kam dyshim se ajo ndodhi si rrjedhojë e atij gabimi. Shuplaka ishte kjo: Megjithëse për tetë vite pune unë kam pasur edhe lidhje të ngushta me profesorin dhe kam qenë shkruesi i drafteve të tij të përgjithshme dhe i drafteve përfundimtare, veçse ama për afro tetë muaj, unë nuk kam qenë në gjendje të përfitoj nga Risale-i Nuri.

Ne u çuditëm tek kjo situatë. Edhe unë, edhe profesori im kërkuam arsye, duke u habitur përse ishte kjo. Ne tani ndihemi të sigurt se ato të vërteta të Kur’anit janë dritë dhe të ndritshme, dhe nuk mund të bashkohen me errësirën e artificializmit, me lajkatarinë dhe me poshtërimin. Atëherë, kuptimet e të vërtetave të këtyre dritave po largoheshin prej meje, duke u shfaqur si të huaja për mua.

Unë i lutem Zotit të Plotfuqishëm që Ai të më japë sinqeritet të denjë për një shërbim të tillë, dhe të më shpëtojë nga hipokrizia dhe nga artificializmi ndaj “Njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje”. Unë së pari kërkoj nga profesori im dhe nga të gjithë vëllezërit e mi që të bëjnë dua për mua. “Robi me të meta” Shamli Hafiz Teufik.

E Teta:

 Ky është Sejrani. Ashtu si Husrevi, ai është njëri nga studentët e mi i cili ishte i entuziazmuar për Risale-i Nurin dhe kishte një konceptim të mirë për të. Unë i shikova idetë e studentëve të mi në Isparta rreth ‘Koinçidencave’, të cilat janë si një kod -çelës- për misteret e Kur’anit dhe për shkencën e xhefrit. Të tjerët iu përgjigjën dhe morën pjesë seriozisht, por për shkak se kishte ide të tjera dhe pika interesi, ai nuk u përgjigj. Madje ai donte të më largonte mua nga ajo që unë e dija me siguri lidhur me të vërtetat. Ai më shkroi një letër e cila më mërziti shumë. Unë thashë: Ah medet! E humba këtë student. “Sigurisht unë desha t’i ndriçoja mendimet e tij, por një kuptim i mëtejshëm i ngatërroi çështjet. Ai mori një goditje nga mëshira Hyjnore; ai qëndroi për gati një vit në një vend tjetër izolimi (domethënë, në burg).

E Nënta:

 Ky është Hafiz Zyhti i madh. Në një kohë ai ishte si një mbikёqyrës i punës së studentëve të Risale-i Nurit në Ağrus. Duke mos vlerësuar nderin shpirtëror të studentëve të jetë i mjaftueshëm, të cilët kishin marrë si rrugën e tyre ndjekjen e sunnetit të Profetit a.s.m. dhe shmangien e bidateve, ai mori përsipër të jepte mësim një bidat të madh me shpresën e rritjes së pozitës së tij në sytë e Ehluddynjas, e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj Dynjaje. Ai bëri një gabim i cili ishte drejtëpërdrejt dhe krejtësisht i kundërt me metodën tonë, dhe mori një shuplakë të rëndë nga mëshira Hyjnore.

Një ngjarje e shkatërroi plotësisht nderin e familjes së tij. Fatkeqësisht, Hafiz Zyhti më i riu u prek gjithashtu nga ngjarja e rëndë megjithëse ai nuk meritonte asnjë goditje. Por në dashtë Allahu, kjo do të jetë si një operacion i dobishëm kirurgjikal duke e shpëtuar zemrën e tij nga kjo dynja dhe që ta shtyjë atë që t’i afrohet punës së Kur’anit thjesht për hir të Allahut, dhe t’i vlejë atij në Ditën e Kijametit.

E Dhjeta

Ky është Hafiz Ahmedi (Allahu e mëshiroftë). Për dy apo tre vite ai shkroi trajtesa në mënyrë kurajuese dhe ai përfitoi prej tyre. Atëherë, njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj bote, e shfrytëzuan një tipar të dobët të karakterit të tij. Entuziazmi i tij u ftoh, i ra zelli. Pastaj ai u përzi me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje me shpresë se ndoshta nuk do të dëmtohej nga e keqja që vjen prej tyre, që t’u thotë ndonjë fjalë të mirë dhe që të fitojë ndonjë lloj pozite tek ata, dhe që të ardhurat e tij të pakta, të mjaftueshme, të bëheshin më të bollshme.

Dhe kështu, si shpërblim për pakësimin e përpjekjeve dhe për dëmin që iu shkaktua kështu shërbimit të tij ndaj Kur’anit ai mori dy shuplaka. Njëra ishte se pesë njerëz më shumë duhej të mbështeteshin nga të ardhurat e tij të pamjaftueshme dhe situata e tij u bë vërtet e mjerueshme. Shuplaka e dytë: pavarësisht se ai ishte i ndjeshëm lidhur me nderin dhe sedrën dhe nuk mund t’i duronte kritikat apo kundërshtimet e ndokujt, ai pa dijeni e pa dashur u përdor si mburojë nga disa njerëz tinëzarë e dredharakë saqë nderi i tij u njollos.

Nëntëdhjetë përqind e nderit të tij u shkatërrua dhe nëntëdhjetë përqind e njerëzve u kthyen kundra tij. Megjithatë… Allahu e faltë, në dashtë Allahu do të vijë në vete dhe do të kthehet në detyrën e tij në shërbim të Kur’anit.

E Njëmbëdhjeta

Kjo nuk u shkrua meqë ndoshta ai nuk do të ishte dakort.

E Dymbëdhjeta

Ky është mësues Galipi (Allahu e mëshiroftë). Po, Ai kreu shërbime të mëdha me besnikëri e në mënyrë lavdëruese në shkrimin e drafteve të Fundit të trajtesave, duke mos treguar asnjë dobësi përballë asnjë vështirësie. Në shumicën e kohëve ai vinte në mësim dhe dëgjonte me seriozitet të plotë dhe me dëshirë si dhe i kopjonte trajtesat e Risale-i Nurit. Pastaj në shkëmbim për një çmim prej tridhjetë lirash ai i kishte tejshkruar, kopjuar, të gjitha Fjalët dhe Letrat.

Qëllimi i tij ishte që t’i shpërndante ato në qytetin e vendlindjes së tij dhe që t’i ndriçonte njerëzit atje. Por për shkak të disa ideve, ai nuk i shpërndau trajtesat ashtu siç e kishte parashikuar dhe i la ato në kutinë e tyre. Papritmas ndodhi një ngjarje e dhimbshme nga e cila ai vuajti brenga e dëshpërime për gjatë një viti. Ai fitoi armiq të padrejtë dhe despotë të panumërt në vend të një grushti armiqsh zyrtarë të cilët do të kishin qenë armiqësorë vetëm për shkak që ai i kishte shpërndarë trajtesat, dhe humbi shumë nga shokët e miqtë e tij.

E Trembëdhjeta

Ky është Hafiz Halidi[8] -Allahu e mëshiroftë. Ai tha:

Po, unë pranoj se punoja me dëshirë të fortë e me entuziazëm në shkrimin e drafteve të përgjithshme të Risale-i Nurit të cilat profesori im i shpërndau në shërbim të Kur’anit; atje kishte një vend pune të pazënë, ishte detyra e imamit të xhamisë në lagjen tonë. Me qëllimin që ta vishja edhe njëherë tjetër mantelin e mëparshëm -xhyben- dhe të vishesha me çallmë, unë përkohësisht i pakësova përpjekjet e mia në punë dhe ra zelli im në shërbim të Kur’anit si dhe u tërhoqa, për shkak të injorancës, nga aktiviteti në shërbim të Kur’anit. Por ama unë mora një shuplakë mëshire kundra qëllimeve të mia. Megjithëse për tetë ose nëntë muaj unë veprova si imam, në mënyrë të jashtëzakonshme unë nuk qeshë në gjendje që ta vishja çallmën, pavarësisht premtimeve të përsëritura të myftiut për emrimin tim në atë detyrë. Unë nuk kam dyshim se kjo shuplakë mëshire, ishte rezultati i gabimit tim. Mësuesi im më adresohej mua në mënyrë të veçantë në mësim, përveç qënies sime si shkruesi i tij lidhur me draftet paraprake. Ai vuajti vështirësi për shkak të neglizhencës sime.

Megjithatë, të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Allahut i Cili na bëri ne të kuptojmë gabimin tonë dhe të mësojmë se sa i shenjtë është ky shërbim. Ne ishim të sigurt se nga prapa nesh ishte një profesor, si një engjëll mbrojtës, si Shejh Gejlani.

Më i dobëti i shërbëtorëve të Zotit

Hafiz Halid

E Katërmbëdhjeta

Kjo përbëhet nga tre shuplaka të vogla që morën tre persona, Emrat e të cilëve ishin ‘Mustafa’.

I Pari i tyre: për tetë vite Mustafa Çavushi (Allahu e mëshiroftë) shërbente në xhaminë tonë të vogël private, dhe kujdesej për sobën e saj, për parafinën dhe madje edhe për shkrepëset. Më vonë unë mësova se për tetë vite ai i kishte sjellë parafinën dhe shkrepëset nga xhepi i tij. Ai nuk mbetej kurrë prapa xhematit, dhe sidomos në netët e bekuara të xhumasë, veçse në qoftë se do të ishte shumë i detyruar për ndonjë arsye. Pastaj, në një ditë, duke shfrytëzuar padjallëzinë e çiltërsinë e tij, njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje i thanë: Njoftoje Filan Hafiz -i cili ishte njëri nga studentët e Risale-i Nurit- që ta heqë çallmën përpara se të lëndohet e të detyrohet ta heqë dhe, njoftoje xhematin që ta lënë thirrjen e Ezanit në fshehtësi. “Ata nuk e dinin se për një person si Mustafa Çavushin me një shpirt të lartë dhe i vënë në shërbim të Kur’anit, njoftimi për një fjalë të tillë për heqjen e çallmës ishte shumë e vështirë.

Por ai, nga çiltërsia, i tregoi shokut të tij çfarë i kishin thënë ata.

Në atë mbrëmje unë pashë në ëndërr se Mustafa Çavushi erdhi tek dhoma ime me duar të pista duke ecur prapa kajmakamit dhe të dy u futën në dhomën time. Të nesërmen, unë i thashë: “Mustafa  Çavush, kë pe ti sot? Unë të pashë në ëndërr me duar të pista duke ecur prapa kajmakamit”. Ai u përgjigj: “Ah, medet! Muhtari më tha një fjalë dhe unë ia thashë Hafizit, shkruesit, dhe nuk e dija se çfarë dredhie kishte pas saj.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, ai solli pothuajse një okka peshë nga parafina në xhami. Në një mënyrë që ai kurrë nuk e kishte vepruar më parë, ai e la të hapur derën e xhamisë dhe hyri në të një mickë -kotele- dhe ndoti shumë prej Sixhadeve të mia; pastaj njëri prej tyre hyri në xhami dhe deshi ta pastronte vendin, mirëpo nuk gjeti përveç enës së parafinës, dhe duke e pandehur atë të ishte ujë e hodhi atë në të gjithë xhaminë duke e spërkatur dhe për çudi, ai nuk e kishte nuhatur parafinën. Domethënë, sikur xhamia po i thonte me gjuhën e gjendjes së saj: “Ne nuk kemi nevojë për parafinën tënde. Unë s’e kam pranuar atë për shkak të gabimit që bëre”. Si shenjë e kësaj fjale jolëndore, ai person nuk e kishte nuhatur aromën e parafinës, madje edhe Mustafai nuk pati mundësi të marrë pjesë në faljen me xhemat në atë ditë dhe në natën e bekuar të xhumasë pavarësisht përpjekjeve të tij. Pastaj u pendua me shumë sinqeritet, dhe i kërkoi shumë falje Allahut, dhe u kthye në pastërtinë e zemrës së tij dhe në kryerjen e ibadetit me devocion e pastërti El-hamdu lil-lah.

Dy personat e tjerë të quajtur secili prej tyre ‘Mustafa’, i Pari është Mustafai nga Fshati Kuleonu i cili është nga studentët e zellshëm, të vlefshëm e të rëndësishëm, dhe tjetri është Shoku i tij besnik i cili është Hafiz Mustafa. Pas festës fetare, unë u çova fjalë duke u thënë që ata të mos vinin për të më vizituar në këtë kohë me qëllim që njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj bote të mos na bezdisnin dhe që të mos shkaktonin asnjë ftohje apo pakësim të përpjekjeve në shërbimin tonë të Kur’anit. Por në qoftë se duhej të vinin, ata duhej të vinin një e nga një. Pastaj një natë, tre nga ata erdhën të gjithë së bashku. Ata synuan të largoheshin para agimit. Në një mënyrë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë, as Mustafa Çavushi as Sulejman Efendi, as unë dhe as vetë ata nuk kishim menduar për të marrë masat paraprake për t’i dalë së keqes përpara: ne kishim harruar për të bërë diçka të tillë. Secili nga ne hoqi dorë duke ua lënë të tjerëve marrjen e masave. Ata u larguan para agimit. Pastaj për dy orë ata në mënyrë të vazhdueshme u goditën nga një furtunë e tillë -saqë unë u tremba se nuk do të shpëtonin të gjallë prej saj. Ne nuk kishim parë furtunë si ajo në këtë dimër, dhe as nuk më kishte ardhur aq shumë keq për dikë si për ata. Si një ndëshkim për mosmarrjen e masave paraprake, unë doja të dërgoja Sulejmanin pas tyre për t’i gjetur dhe nëse ata ishin shëndoshë e mirë. Mustafa Çavushi tha: “Në qoftë se shkon, edhe ai gjithashtu do të mbetet, dhe mua më duhet të shkoj pas tij për ta gjetur.

Atëherë, duhet që Abdull-llah Çavushi të vijë pas meje”. Kështu duke thënë: “Ne e vendosim besimin tonë në Allahun”, ne e lamë çështjen në dorë të Tij, dhe pritëm.

Pyetje: Ti i konsideron fatkeqësitë që ranë mbi vëllezërit e tu të veçantë dhe mbi shokët se janë si shuplaka disiplinuese, si ndëshkim për ftohjen dhe për pakësimin e përpjekjeve në shërbimin e tyre ndaj Kur’anit. Ndërsa ata të cilët janë vërtetë armiqësorë ndaj teje dhe ndaj shërbimit të Kur’anit, mbeten të padëmtuar dhe shëndoshë e mirë. Përse miqtë e Kur’anit zbulohen para goditjeve, kurse armiqtë e tij mbeten të pashqetësuar?

Përgjigjja: Sipas thënies së urtë,  “Padrejtësia nuk vazhdon, por kufri -mohimi- vazhdon”. Gabimet e punonjësve në radhët e shërbimit të Kur’anit janë një lloj padrejtësie në këtë shërbimin tonë të Kur’anit, dhe prandaj ndëshkohen shpejt; ata marrin një shuplakë mëshire, dhe në qoftë se janë të ndjeshëm, e kuptojnë gabimin e tyre. Ndërsa, kundërshtimet e armiqve ndaj shërbimit të Kur’anit, dhe përpjekjet e tyre për ta penguar atë, janë për llogari të çudhëzimit. Me dijeni apo pa dijeni, agresioni kundra shërbimit tonë e ndihmon ateizmin.

Meqenëse kufri -mohimi- vazhdon, ata në përgjithësi nuk marrin goditje të menjëhershme. Ashtu si dënimet e atyre që kryejnë krime të vogla në vend, jepen brenda vendit, kurse krimet e rënda dërgohen për tek gjykatat e larta, po ashtu, sipas rregullit, gabimet e vogla të besimtarëve dhe të shokëve të ngushtë të Kur’anit ndëshkohen shpejt dhe pjesërisht në këtë botë, me qëllim që t’i pastrojë shpejt ata prej atyre fajeve. Ndërsa krimet e njerëzve të çudhëzimit janë aq të mëdha saqë meqenëse ndëshkimet ndaj tyre nuk mund t’i përmbajë jeta e shkurtër e kësaj dynjaje, ashtu siç kërkohet, ato i dërgohen Gjykatës më të lartë në Botën e përjetshme, dhe shumica e tyre nuk marrin ndonjë ndëshkim këtu në këtë dynja.

Hadithi Sherif:  “Dynjaja është burgu i besimtarëve dhe Parajsa e jobesimtarëve”,[9] aludon gjithashtu për këtë të vërtetë. Domethënë, për shkak se besimtari merr një ndëshkim të pjesshëm për gabimet e tij në këtë dynja, natyrisht për të ai është një vend ndëshkimi. Në lidhje me lumturinë e tij në Ahiret, kjo dynja është si një burg i nëndheshëm dhe si Ferri. Dhe meqenëse jobesimtarët do të jenë të përjetshëm në ferr, ata marrin pjesërisht shpërblimet për punët e tyre të mira në dynja dhe mëkatet e tyre të mëdha shtyhen për në Ahiretin e përjetshëm; kjo dynja është parajsa e tyre në krahasim me jetën e tyre në Ahiret. Sepse në realitet dhe në kuptim besimtari është gjithashtu shumë më i lumtur në këtë dynja se sa jobesimtari. Mjaft thjesht, besimi i një besimtari është si një parajsë në shpirtin e tij; ndërsa mohimi i jobesimtarit ndez një lloj Ferri në qënien e tij.

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”. [10]

* * *

[1] Kuran 3:30

[2] Për shembull, ata që e kundërshtojnë fenë vuajnë vetë në këtë botë një dënim më të madh se sa torturat, pikëllimi dhe tradhtia që ata u shkaktojnë studentëve të Risale-i Nurit, dhe marrin atë që kanë dhënë.

[3] Shejh Saidi i Palus ishte një Shejh Nakshibendi i cili udhëhoqi një kryengritje në Turqinë lindore kundra qeverisë së Ankarasë herët në vitin 1925. Ai u arrestua dhe u dënua me vdekje në Dijar Bakir, me 29 qershor 1925 (Përkthyesi).

[4] kjo i referohet Mareshall Fevzi Çakmak, i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Turke

[5] Domethënë, bidatet që kundërshtuan shenjat e islamit, si thirrja e ezanit në Turqisht që ndodhën që nga viti 1920 dhe vazhduan deri në vitin 1950.

[6] Bekir Dikmen 1898-1954. Ai ishte një tregtar i Barlës

[7] Teufik Gosku, 1887-1965, ishte studenti i Bediuzzamanit dhe shkrues në Barla. Ai u burgos së bashku me të në Eskishehir dhe Denizli. Ai e pa Bediuzzamanin në Damask në 1911, ku babai i tij po shërbente në Ushtri, dhe prandaj u quajt Shamli.

[8] Një mësues me profesion, Hafiz Halid Tekini ishte një vendës i Barlës. Ai ishte njëri nga studentët e afërm të Bediuzzamanit atje, gjithashtu duke vepruar si shkrues i tij.

 

[9] Muslimi, Tirmidhi.

60Kur’an, 2:32

Leave a Reply