Nga ana shkencore, permes urtesise se funksionit te zemres kuptohet qe edhe zemra, ne aspekte te mjekesise, qetesohet gjate agjerimit. Pra, flitet per nje qetesi fizike, ashtu qe te kuptohet pse qetesohet shpirterisht zemra gjate agjerimit.
Vellimi i gjakut dhe pompimi…
Në çdo tkurrje, zemra ka për detyrë të pompojë rreth 80 cm3 gjak për në trup nga ventrikuli i djathtë në aortë. Kjo sasi arrin në 5.5 lira në minutë, gjë që quhet vëllim hedhjeje në minutë. Pra, sasia e gjakut që hedh zemra në minutë nga ventrikuli i djathtë në aortë është më tepër se pesë litra;
Vëllimi i hedhjes në minutë i zemrës rritet gjet në 30-40 % pas ngrënies. Kjo ndodh për shkak te shtimit të sasisë së gjakut qe shkon në sistemin e trtetjes. Pas një ngrënieje të rëndë, vëllimi i hedhjes së gjakut në minutëështë normalisht 5.5 litra, mund të kaloj deri në 7-7.5 litra. Ky rezultat, padyshim e tundon zemrën pas ngrënies.
Zemra që pushon më shumë, bëhet më e fuqishme…
Rryma e gjakut që kalpon nëpër zorrë, në gjendje pushimi është 500 cm3 (0.5 l) në minutë. Rryma e gjakut që kalon nëpër zorrë pas ngrënies, rritet me 50-300%, domethënë gjer ne 1-1.5 litra. Pas ngrënies, personin e mbështjell një prehje, më saktë gjendje e lehtë gjumi. Shkaku i kësaj është pakësimi i sasisë së gjakut që shkon në tru, pasi përqëndrohet në stomak dhe në zorre.
Duke qenë i agjëruar, sidomos pas dreke, zemra punon më qetë. Në personat që agjërojnë, zemra hedh rreth 15000 litra gjak më pak në ditë. Zemra që pushon më shumë, bëhet më e fuqishme.
Në karidologji, kjo sigurohet me anë të ilaçeve që quhen betabllokues. Nën efektin e këtyre ilaçeve zemra punon më pak edhe sikur trupi të ketë nevojë. Në një kuptim, këtë e siguron agjërimi. Po qe se personi nuk mund të fitojë gjatë ramazanit shrehinë e të ngrënit pak, mund ta vazhdojë këtë gjatë gjithë vitit, edhe shqetësimet e zemrës do të pakësohen.