Cila është urtësia e zbritjes së Kur’anit për 23 vjet?
Po të mos zbriste Kur'ani për 23 vjet por përnjëherësh, atëherë do të thoshin: Pse Kur'ani zbriti përnjëherësh, por nuk zbriti pjesë-pjesë?... Edhe në çeshtje të tjera si kjo, esenciale duhet të jetë bindja si dhe gjetja me vend e vlerësimit të Zotit. Përndryshe, për çdo çeshtje me vend e vlerësimit të Zotit. Përndryshe, për çdo çeshtje do të fillonin pyetjet: Pse namazi i drekës është me dhjetë rekate(*), pse namazi i xhumasë(së premtes) falet ditën e xhuma, pse zekati është sa një e dyzeta dhe jo sa një e dyzetenjëta?... e kështu fundi i pyetjeve s'do të kishte të sosur. Prandaj është e domosdoshme që të dimë se këto janë të fshehta njerëzore(1). Namazi mund të ketë disa urtësi të vetvete. Sigurisht, dalja e individit para Zotit pesë herë në ditë, do të ketë një sërë veprimesh dhe dobish. Sa për numrin e rekateve, vitri(*) është tre rekat, farzi i akshamit(*) tre rekat, i iqindisë(*) është katër rekat. Dhe keto shifra janë vendosur nga na e Allahut. Po të na thoshin neve: Jeni të detyruar me adhurim pesë herë në ditë, kurse format e adhurimit përcaktojini vetë, ne do të vinim në zbatim mendime të ndryshme për numrin e rekateve. Dhe në punët e zakonshme ditore do të vendosnim një program sipas kushteve të jetesës. Në situatën e përcaktimit të numrit, rruga e mendjes është tjetër, rruga e Revelacionit, tjetër. Në Revelacion, në llogari të morales dhe shpirtërores tënde, luan një kalem tjetër, thuret një urtësi tjetër. Lidhur me këtë, këtu hulumtohen urtësitë e namazit, jo numri i rekateve…