Lexo Pdf

RREZJA E NËNTË

 

Pjesa e parë e shtesËS SË FJALËS SË DHJETË DHE NJË SHTOJCË E SAJ E RËNDËSISSHME

Në këtë “Rrezen e Nëntë” do të shpjegojmë një argument të fuqishëm dhe një provë më të madhe nga këto vërsete të larta qiellore që vërtetojnë një bosht të besimit dhe polin e tij, dhe nga këto dëshmi të larta të shenjta që provojnë realitetin e ringjalljes.

Ishte një tregues i hollë i përkujdesjes Hyjnore dhe i favorit, që në fundin e veprës së titulluar “Muhakemat”, të cilën tridhjetë vjet më parë  e shkroi Saidi i Vjetër si parathënie të komentit, Qëllimi i Dytë: do të shpjegojmë e komentojmë dy vërsete të Kur’anit që aludojnë për Ringj-alljen.

“Mirëpo, sapo tha: Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”, aty ndaloi dhe nuk mundi ta shkruajë më. Lavdërime e falënderime aq të shumta sa provat dhe sa dëshmitë për ringjalljen i takojnë Krijuesit Mëshirëplotë që tridhjetë vjet më vonë më mundësoi që ta vazhdoja. Po, nëntë apo dhjetë vjet më parë, All-llahu xh.sh. më dhuroi “Fjalën e Dhjetë” dhe të “Njëzet e Nëntën”, dy vepra brilante që përmbajnë prova të fuqishme të shumta dhe interpretimet e të parit prej dy vërseteve në fjalë.

Ato i heshtën ata që e mohuan Ringjalljen. Dhe tani, nëntë apo dhjetë vjet më vonë, pas shpjegimit të atyre dy kështjellave të fortifikuara të besimit në Ringjallje, All-llahu xh.sh. më dhuroi mbarësi për të shpje-guar vërsetin e dytë të lartëpërmendur me këtë trajtesë.

Kështu, “Rrezja e Nëntë” përbëhet nga “Nëntë Stacione të Larta” me një “Parathënie” të rëndësishme që janë treguar me vërsetet e lartëpërmendura.

* * *

 

PARATHËNIE

 

[Kjo parathënie përmban ”Dy Pika” që demonstrojnë në mënyrë të shkurtuar një rezultat gjithëpërfshirës prej rezultateve të shumta jetësore dhe të mirësive shpirtërore të besimit në Ringjalljen, duke shpjeguar se sa i domosdoshëm dhe, në të vërtetë, sa esencial është ky besim për jetën njerëzore, dhe veçanërisht për jetën shoqërore. Gjithashtu ne do të sjellim një provë të përgjithshme, prej provave të shumta të ringjalljes duke sqaruar gjithashtu se sa çështje e vetëkuptueshme dhe e padyshimtë është besimi në Ringjallje].

PIKA E PARË

Ne do të tregojmë, si një shembull, katër midis qindra provave të këtij fakti, se besimi në botën e përtejme është pikërisht baza dhe themeli i të gjithë jetës shoqërore dhe individuale të njeriut, themeli i të gjithë lumturisë së tij si dhe i plotësimeve dhe i arritjeve:

Për shembull, duke menduar për Xhennetin, fëmija do të thonte: “Vëllai im i vogël apo shoku im i dashur që ka vdekur, është bërë tani një zog i Xhennetit. Ai është duke shëtitur atje dhe po bën një jetë më të mirë se jetën tonë.” Ndryshe, vdekjet që ndodhin në rrethin e fëmijëve tek të mëdhenjt dhe tek të vegjëlit si dhe shfaqja e vdekjes përpara shikimeve të tyre të frikësuara të cilët janë të dobët, do të shkatërronte fuqinë e tyre të rezistencës dhe forcën e brendshme, dhe do të bënte të qanin jo vetëm sytë e tyre, por të gjitha aftësitë e tyre të brendshme, shpirti, zemra dhe mendja. Dhe ata fëmijë të dobët ose do të shkatërroheshin, ose do të bëheshin si kafshë të çmendura e të mjera…

Për shembull, bashkëshorti thotë me vete: “Kjo bashkëshortja ime do të jetë shoqja e përhershme e jetës sime në një botë të përjetshme dhe në një jetë të amshuar. Në qoftë se ajo tani është plakur dhe është bërë e shëmtuar, nuk ka rëndësi, sepse ajo ka një bukuri të përjetshme që do ta shfaqë vetveten në të ardhmen, dhe për këtë unë tani sakrifikoj gjithçka që kërkon ai bashkëshoqërim i përjetshëm, dhe tregoj çdo mëshirë e dhembshuri ndaj saj.” Kështu, ai do ta trajtonte bashkëshorten e tij të moshuar me aq dashuri të shumtë, me mëshirë e përkujdesje sikur ajo të ishte një Huri e bukur. Përndryshe, një shoqërim e lidhje e ngushtë që përfundon e zgjat një orë, apo dy orë pas martesës dhe pastaj ndiqet nga një ndarje e përhershme, padyshim do të ishte një shoqërim sipërfaqësor, kalimtar e i pa themel. Ajo nuk do të ishte asgjë më shumë se sa një instinkt epshor i kafshëve dhe se një mëshirë figurative dhe një respekt artificial; gjithashtu do të shfaqeshin interesat e tjera të nefsit si ato të kafshëve dhe pasionet e shfrenuara dhe do ta mposhtnin atë mëshirë e respekt, dhe si rrjedhojë, një xhennet i kësaj bote do të kthehej në një Xhehennem të padurueshëm.

Atëherë, nga qindra rezultate të besimit në Ringjalljen, vetëm njëri rezultat lidhet me jetën shoqërore të njeriut. Në qoftë se aspektet e tjerë që janë me qindra dhe dobitë e këtij rezultati të vetëm do të dilnin si përfundim i deduktueshëm nëpërmjet analogjisë, me këto katër prova të vërteta, do të kuptohej se ndodhja dhe realizimi i realitetit të Ringjalljes është aq e sigurtë sa e vërteta e lartë e humanizmit dhe sa nevojat e tij të përgjithshme. Ajo madje do të ishte një dëshmi më e qartë se sa nevoja e stomakut për ushqime, madje e dëshmon në mënyrë më të qartë se sa kjo.

Në qoftë se përfundimet e vërtetësisë së ringjalljes do të plaçkiteshin nga gjendja njerëzore, atëherë se esenca e humanizmit –Ringjallja–natyra dhe esenca e të cilit janë të larta, të rëndësishme e të gjalla, do të binin në gjendjen e coftinës, dhe të një strehimi mikrobesh.

Le t’i kushtojnë vëmendje sociologët, politikanët dhe moralistët, të cilët interesohen për çështjet e humanizmit, për moralin dhe për shoqërinë njerëzore, si mendojnë ata ta mbushin këtë zbrazëti, dhe me çfarë do t’i kurojnë ata këto plagë të thella? U kumbofshin veshët e tyre!..

PIKA E DYTË

Pika e dytë na shpjegon në mënyrë shumë të përmbledhur, një provë të vetme, midis provave të panumërta, e cila buron nga dëshmia që shtyllat e tjera të besimit japin për ringjalljen.

Kështu, që të gjitha mrekullitë që tregojnë profetësinë e Muhammedit a.s.m., të gjitha provat e profetësisë së Tij dhe të gjitha dëshmitë e vërtetësisë së Tij, dëshmojnë e vërtetojnë së bashku realitetin e vërtetësisë së ringjalljes, sepse gjatë jetës së Tij të bekuar, ai personalitet i lartë u përqëndru, pas Njësisë së All-llahut xh.sh., tek ringjallja midis të gjitha çështjeve të besimit. Dhe në të vërtetë, mrekullitë dhe provat që tregojnë vërtetësinë e të gjithë profetëve, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi ta, dhe që u shkaktojnë njerëzve t’i vërtetojnë ato, dëshmojnë të njëjtën vërtetësi, e cila është ringjallja.

Dhe gjithashtu, fraza  “Dhe besojmë në të gjithë Profetët”, domosdoshmërisht ndiqet nga fraza  “Dhe besojmë në Librat e Shpallur Qiellorë”, dhe kjo gjithashtu jep dëshmi për të njëjtën vërtetësi, si më poshtë vijon:

Të gjitha mrekullitë, provat dhe të vërtetat që argumentojnë vërtetësinë e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm dëshmojnë e vërtetojnë realizimin dhe ndodhjen e Ringjalljes sepse një e treta e Kur’anit përbëhet nga përmendjet për Ringjalljen, dhe shumica e sureve të shkurtëra fillojnë me vërsete të fuqishme që lidhen me ringjalljen. Kur’ani e shpall këtë të vërtetë me mijëra nga vërsetet e tij të lartë, në mënyrë të qartë e të nënkuptuar. Ai e provon atë dhe e demonstron qartë.

Për shembull:

Kur dielli të mbështillet dhe të humbë dritën dhe të përmbyset.”[1]

“O njerëz! Kinie frikë All-llahun tuaj! Vërtet që tronditja e Orës (së Gjykimit) është gjë e tmerrshme.”[2]

“Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe (për të fundit herë).”[3]

“Kur qielli të plasë.”[4]

“Kur qielli të çahet.”[5]

“Për çfarë po pyesin njëri-tjetrin?”[6]

“A të ka arritur ty ngjarja e mbulimit (trishtimi i Ditës së Kijametit)?”[7]

Ashtu si këto vërsete, në fillimin e pothuajse tridhjetë-dyzet sureve, që tregojnë me sigurinë më të madhe se e vërteta e ringjalljes është më e rëndësishmja dhe më esencialja e të vërtetave të humanizmit, po ashtu vërsetet e tjera demonstrojnë me prova bindëse dëshmitë e ndryshme të të njëjtës vërtetësi.

A do të ishte e mundur që besimi në ringjalljen të ishte i pavërtetë, një besim i bërë aq qartë si dielli nga mijëra dëshmi e tregues të tjerë të parashtruar në një libër që mban frutin e të gjitha të vërtetave të shumta shkencore e kozmike që përfshihen në shkencat islame, ndonëse një tregues i vetëm i një vërseti të vetëm do të ishte i mjaftueshëm? A nuk do të ishte mohimi i këtij besimi si të mohoje diellin, e madje si të mohoje ekzistencën e kozmosit? A nuk do të ishte kjo njëqind shkallë e pamundur dhe e kotë?

Një mbret, në ndonjë rast, mund të dërgojë një ushtri në fushën e betejës, thjesht që një tregues i vetëm i tij të mos konsiderohet gënjeshtër; atëherë a do të ishte e mundur që t’i konsiderosh gënjeshtra mijërat e fjalëve, pretendimet dhe kërcënimet e Atij Monarku të Gjithëlavdishëm e t’i konsiderosh ato si të pavërteta?

Tani për provën e kësaj të vërtete të ringjalljes mjafton vetëm një tregues i vetëm nga ai mbret shpirtëror i cili ka sunduar për trembëdhjetë shekuj pa ndërprerje, që ka edukuar shpirtëra të panumërt, mendje, zemra dhe nefse, i ka pastruar ata dhe i ka drejtuar për tek e vërteta dhe realiteti; a nuk do të mjaftonte një tregues i vetëm prej tij për të provuar realitetin e ringjalljes? A edhe pasi të jetë provuar e demonstruar kjo e vërtetë me mijëra dëshmi të qarta, nuk pranohet? A nuk do të ishte injorant e idiot ai që nuk e pranon këtë të vërtetë të qartë? A nuk do të ishte drejtësi e pastër për të ndëshkimi i Xhehennemit?

Dhe gjithashtu, të gjitha Shkrimet Qiellore dhe Librat e Shenjtë, që secili nga ato iu adresua një shekulli e një kohe të caktuar, e vërtetojnë me mijëra nënshkrime pretendimin e Kur’anit për të vërtetën e ringjalljes, ndonëse shpjegimi i tyre për të është i përmbledhur e shkurt, dhe kjo sipas kohës dhe shekullit të tyre; ajo e vërtetë e sigurt, të cilën e shpjegoi qartë e në mënyrë të detajuar Kur’ani i komentimit të mrekullueshëm, ky libër i cili iu adresua të ardhmes dhe të gjitha epokave.

Ne do të përfshijmë këtu, për shkak se lidhet me temën e ringjalljes, një provë të ringjalljes e nxjerrë nga  fundi i Trajtesës së lutjes”  –Munaxhat–. Kjo provë, duke përmbajtur dëshminë e dhënë për  “Besimin në Ditën e Ringjalljes”, midis shtyllave të tjera të besimit, dhe veçanërisht për Besimin në Rusul “të Dërguarit” e All-llahut xh.sh. dhe në Kutub “Librat” e Tij, është e shkurtër por e fuqishme. Ajo mjafton për të larguar të gjitha dyshimet.

Kështu është thënë në “Munaxhat”:

“O All-llah i Gjithëmëshirshëm! Nëpërmjet udhëzimit të profetit më të nderuar dhe mësimit të Kur’anit, unë kam kuptuar se të gjithë librat e shenjtë dhe profetët, me në krye Kur’anin dhe profetin më të nderuar, tregojnë e dëshmojnë me unanimitet për shfaqjet e Emrave të Bukur Hyjnorë, plot Madhështi e Bukuri, që shenjat e të Cilëve shihen kudo në këtë dynja e në të gjitha botët, do të vazhdojnë në përjetësi në formë akoma më të shndëritshme; se Mirësitë Hyjnore, shfaqjet e mëshirshme dhe shembujt e të cilave ne i shohim në këtë botë kalimtare, do të zgjasin e do të vazhdojnë në mënyrë më të shndëritshme në Banesën e Lutmurisë, dhe se ata të përmalluar, të cilët i shikojnë ato në jetën e shkurtër të kësaj bote, me kënaqësi do t’i shoqërojnë me dashuri e mallëngjim dhe do të mbeten përjetësisht së bashku në Botën tjetër.

Dhe për më tepër, të gjithë profetët, me në krye profetin Muhammed a.s.m. dhe Kur’anin e gjithurtë, të cilët kanë në duart e tyre të gjithë shpirtërat e ndriçuar, evlijatë të cilët janë udhëheqësit e të gjitha zemrave të ndritura dhe shërbëtorët e vërtetë të All-llahut xh.sh., që janë burimi i të gjitha mendjeve të mprehta e të ndritura; ata të gjithë e besojnë ringjalljen dhe u japin njerëzve lajmet e gëzueshme për lumturinë e përjetshme. Për më tepër, ata shpallin e dëshmojnë me besim të fortë se zjarri i Xhehen’nemit ekziston për ata që janë të çudhëzuar, kurse Xhenneti ekziston për ata që janë të udhëzuar drejtë. Ata e bëjnë këtë duke u mbështetur në qindra keramete të qarta dhe në vërsete vendimtare, dhe në premtimet e kërcënimet që Ti, o All-llah, i ke përmendur shumë shpesh në të gjitha shkrimet qiellore dhe në librat e shenjtë, duke u mbështetur në Dinjitetin e Madhështisë Tënde dhe në Mbretërinë e Hyjnisë Tënde, në veprat e Tua madhështore, dhe në Atributet e Tua të shenjta si fuqia, mëshira, përkujdesja, urtësia, madhështia e bukuria, si dhe duke u bazuar në vizionet e tyre të shumta dhe në shikimet e tyre të cilat na përçojnë neve shenjat dhe efektet e botës tjetër, dhe duke u mbështetur në besimin e në bindjen e tyre që janë tek shkalla e njohjes së sigurtë dhe tek shikimi i sigurt i të vërtetës.

O i Gjithurtë dhe i Gjithëfuqishëm i Vetëm! O i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë! O Gjithëbujar i Vetëm gjithmon i vërtetë në premtimin Tënd! O i Gjithautoritetshëm i Vetëm dhe i Gjithëlavdishëm, Zotëruesi i Madhështisë, i Shkëlqimit dhe i Lartësisë!.”

Ti je i Lartësuar, i Shenjtëruar dhe i Pastruar pafundësisht, Ti je i shpëtuar nga të bërit e shumë evlijave dhe miqve të Tu të sinqertë dhe pastaj ata të shfaqeshin si gënjeshtarë dhe të paraqitej e rreme dëshmia e aq shumë Emrave të Tu të Bukur dhe e pamjeve të Tua; Ti je i lartësuar dhe i shenjtëruar nga refuzimi e dështimi për të kryer atë që është bërë e domosdoshme në mënyrë vendimtare nga Sovraniteti i Hyjnisë Tënde; je i lartësuar nga mospranimi i lutjeve të panumërta dhe i duave për botën e përtejme që bëhen nga shërbëtorët e Tu të shumtë të cilët Ti i do dhe të cilët kërkojnë dashurinë Tënde me besim tek Ti dhe me bindje e nënshtrim ndaj Teje; dhe je i shenjtëruar nga miratimi ndaj mohimit të ringjalljes që bëhet nga njerëzit e humbur e të çudhëzuar të cilët e fyejnë Lavdinë Tënde dhe Madhështinë me mosbesimin e tyre kryengritës dhe me mohimin e tyre ndaj premtimeve të Tua, të cilët tejkalojnë caqet dhe veprojnë në kundërshtim me Madhështinë e Hyjnisë Tënde dhe sulmojnë Mëshirën e Hyjnisë Tënde. Ne e shpallim shenjtërinë e drejtësisë Tënde absolute, të bukurisë së pafund dhe të mëshirës Tënde të gjërë, dhe e shpallim lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg kësaj padrejtësie e shëmtie të pakufishme.

Ne besojmë me të gjithë fuqinë tonë në të vërtetën dhe në saktësinë e dëshmisë së dhënë nga qindra e mijëra mesazhierë të vërtetë, nga të gjithë profetët, evlijatë, të pastërtit të cilët thërrasin për tek Ty dhe janë dëshmuesit me të gjitha shkallët e sigurisë, që janë lajmëtarët e sovranitetit të All-llahut, e thesareve të mëshirës Tënde të përjetshme, e pasurive të mirësisë Tënde të fshehur në botën e përhershme, dhe për shfaqjet e mahnitshme e të mrekullueshme të Emrave të Bukur të Tu që do të shfaqen plotësisht në Banesën e lumturisë. Treguesit e tyre janë të vërteta e të sakta, parashikimet e tyre janë të vërteta. Ata i mësojnë shërbëtorët e Tu me urdhrin Tënd brenda sferës së të vërtetës, se rrezja më e madhe që shfaqet nga Emri Hyjnor “Hakk” “i Vërteti” që është burimi, dielli dhe mbrojtësi i të gjitha të vërtetave, është e vërteta më e madhe, domethënë ringjallja. Në këtë ata besojnë dhe atëherë e japin mësim si esencën e të vërtetës.

O All-llah! Për hir të mësimit dhe porosive që ata japin, na dhuro neve dhe Studentëve të Risale-i Nur’it besim të plotë dhe na dhuro përfundim të mirë me iman të jetës sonë, dhe na bëj ne nga ata që përfitojnë prej shefa’atit (ndërmjetësimit) të tyre… Amin

Të gjitha provat dhe dëshmitë që provojnë vërtetësinë e Kur’anit, dhe madje të gjitha librat qiellorë dhe mrekullitë e provat që vërtetojnë profetësinë e të dashurit të Zotit xh.sh. dhe madje atë të gjithë profetëve, tregojnë realitetin e botës tjetër, që është pjesa më e lartë e asaj që pretendojnë librat dhe mesazhierët. Gjithashtu, shumica e provave dhe e dëshmive për ekzistencën dhe Njësinë e Krijuesit, Qënies së Vetme të domosdoshme, dëshmojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën dhe hapjen e banesës së lumturisë dhe të Botës së përjetësisë që është boshti kryesor dhe treguesi i Hyjnisë. Sepse siç do të shpjegohet e demonstrohet më poshtë, ekzistenca e Qënies së Vetme të domosdoshme, të gjitha Atributet e Tij, shumica e Emrave të Tij, dhe Veçoritë e Tij të shenjta dhe Aspekte të tilla, si: “Hyjnia, Përkujdesja, Mëshira, Urtësia e Drejtësia”…, kërkojnë ekzistencën e botës tjetër si një çështje e domosdoshme; ato bëjnë të domosdoshme një botë të përjetshme në mënyrë të prerë, dhe ato e kërkojnë ringjalljen për qëllimin më të domosdoshëm të dënimit dhe shpërblimit.

 

Po, meqenëse ka një All-llah, Ekzistues i para dhe i paspërjetësisë, duhet që medoemos të jetë gjithashtu një botë tjetër, që është boshti i përjetshëm i Sovranitetit të Tij Hyjnor. Dhe meqenëse, Një Hyjni absolute shfaqet në Kozmos dhe veçanërisht tek gjallesat, Një Hyjni madhështore, e Urtë dhe absolute, atëherë gjithashtu duhet të jetë një botë e përjetshme lumturie për të hyrë tek ajo, me qëllim që të ruajë urtësinë e Tij nga kotësia, dhe përkudesjen e Tij nga tradhtia.

 

Dhe meqenëse, të gjitha këto mirëbërje të pafund, këto bekime, mirësi, bujari, përkujdesje e mëshira që ne i shikojmë me sytë tanë, i tregojnë çdo mendjeje që nuk është e shuar dhe çdo zemre që nuk ka vdekur, domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Krijuesi të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë nga prapa perdes, atëherë duhet patjetër të jetë, ashtu siç është e vërtetë, një jetë e amshuar e cila do të mbrojë mirësitë e Tij kundra talljes, bekimet e Tij kundra mashtrimit, mirëbërjen e Tij kundra armiqësisë, mëshirën e Tij kundra torturës dhe bujarinë e përkujdesjen e Tij kundra tradhtisë. Po, Ai i Cili e bën mirësinë mirësi të vërtetë dhe bekimet bekime të vërteta, pikërisht Ai është burimi i ekzistencës së një jete të përhershme në Botën e Qëndrueshmërisë e të Përjetsisë… Po, medoemos duhet të realizohet kjo.

 

Dhe meqenëse, në fillimin e çdo pranvere, Pena e Fuqisë shkruan pa u lodhur në faqen e ngushtë të tokës njëqindmijë libra të ndërthurur, që të gjithë pa gabimin më të vogël, siç duket qartë përpara syve tanë,  atëherë Pronari i asaj Pene ka premtuar dhe është betuar njëqindmijë herë se “Unë do të shkruaj dhe do t’ju bëj juve të lexoni një libër të bukur e të përjetshëm, në një vend shumë më të shtrirë se sa ky vend i ngushtë, i përzier e i ngatërruar dhe në një mënyrë shumë më të lehtë se sa ky libër i vogël e i shkurtër i pranverës”. Ai Krijues, e përmend atë libër me të gjitha urdhëresat e dekretet e Tij. Domethënë, projekti origjinial i librit padyshim është shkruar; ai do të regjistrohet në shkrim me të gjitha shënimet e tij në Ditën e Ringjalljes. Regjistri i veprave të të gjithëve atëherë do të jetë i shkruar.

 

Dhe meqenëse toka ka një rëndësi aq të madhe, sa që është bërë zemra e kozmosit; ajo është qendra e tij, pjesa e tij e zgjedhur, rezultati përfundimtar i tij, dhe pikërisht arsyeja për krijimin e tij. Kjo është për shkak të shumësisë së krijesave që gjenden në të, dhe për shkak se ajo është banesa, origjina, punishtja dhe vendi i shfaqjes dhe i ringjalljes së qindra e mijëra llojeve të ndryshme të gjallesave duke ndryshuar vazhdimisht. Pavarësisht vogëlsisë së përmasës së saj, ajo është bërë barazvlerësja e qiejve të gjërë. Kështu ne gjithmonë lexojmë në të gjithë dekretet qiellorë:    “Mbështetësi (All-llahu) i qiejve dhe i Tokës.”

Biri i Ademit, njeriu, gjithashtu ka një rëndësi të veçantë.

 

Dhe meqenëse Ai sundon në çdo pjesë të tokës që ne sapo e përshkruam; Ai ushtron kontroll mbi shumicën e krijesave të saj duke nënshtruar rreth vetvetes shumicën e gjallesave, dhe duke i bërë shumicën e objekteve të krijuara të notojnë rreth tij sipas skicës së dëshirave të tij, dhe sipas nevojave të tij të bashkëlindura, dhe i organizon, i ekspozon dhe i stolis. Ai koordinon lloje të çuditshme prej tyre në çdo vend, saqë nuk tërheq vetëm shikimet e njeriut e të xhindit, por tërheq gjithashtu edhe shikimet e banorëve të qiejve dhe ato të të gjithë universit, madje edhe shikimin admirues të Pronarit të universit. Kështu, nga ky këndvështrim, lloji njerëzor fiton një vlerë e rëndësi shumë të madhe, dhe ai për më tepër, demonstron nëpërmjet arteve dhe shkencave të tij, se ai është qëllimi i urtë për krijimin e universit, se është rezultati më i lartë i frutit të madh të krijimit, dhe se ai vepron në tokë si Kalif –zëvendës i All-llahut xh.sh.. Meqenëse në tokë ai shfaq e organizon veprat e mrekullueshme të Krijuesit, është shtyrë dënimi i kundërshtimit të tij dhe i mohimit të tij, dhe i është lejuar jetesa në dynja. Për shkak të veprimeve që kryen, llojit njerëzor i është dhënë shtyrje afati dhe ndihmohet nga All-llahu xh.sh..

 

Dhe meqenëse, biri i Ademit –njeriu–, duke poseduar natyrën që ne kemi përshkruar, është tej mase i dobët e i pafuqishëm për sa i përket natyrës së tij thelbësore dhe gjendjes së tij. Megjithatë, pavarësisht kësaj dobësie e varfërie dhe nevojave e dhimbjeve të pakufishme para të cilave ai zbulohet, ekziston një Sundues i Gjithëfuqishëm, i Gjithurtë e i Gjithë-mëshirshëm, i Cili në një mënyrë krejtësisht përtej fuqisë dhe vullnetit të njeriut, e bën këtë glob të madh tokësor një magazinë që përmban çdo lloj minerali e ushqimi që atij i nevojitet, dhe e bën një dyqan të mbushur me të gjithë artikujt që ai dëshiron. Kështu Sundimtari i Vetëm kujdeset për njeriun dhe e ushqen duke i dhururar atij çfarë dëshiron.

 

Dhe meqenëse, All-llahu xh.sh. i zotëron këto veçori, Ai e do njeriun dhe e bën Vetveten të dashur tek njeriu. Ai është i përjetshëm, dhe ka botëra të përjetshme. Ai i realizon të gjitha gjërat me drejtësi, Ai bën gjithçka me urtësi. Por sovraniteti madhështor dhe Mbretëria e përjetshme e Sundimtarit të parapërjetësisë nuk mund të përfshihet plotësisht brenda jetës së shkurtër të njerëzimit, kësaj toke të përkohshme e kalimtare. Për më tepër, aktet shumë të mëdha të padrejtësisë dhe të mosbindjes që ndodhin midis njerëzve në kundërshtim e në kontradiktë me drejtësinë, dhe në kudërshtim me ekuilibrin dhe bukurinë e kozmosit, tradhtia e tyre, mohimi dhe mosbesimi ndaj Mirëbërësit dhe Furnizuesit të tyre, dhe të gjitha këto mbeten të pandëshkuara në këtë botë, gjithashtu ata i kalojnë në rehati jetët e tyre mizore e tradhtare, ndërsa njerëzit e mjerë e të shtypur i kalojnë jetët e tyre në mjerim. Por, pikërisht esenca e Drejtësisë Absolute, që shenjat e të cilës shihen gjithandej universit, është krejtësisht e kundërt dhe e papajtueshme me idenë e mosringjalljes së mizorëve dhe të tradhtarëve, së bashku me të shtypurit e pashpresë, të cilët janë të barabartë në këtë botë përpara vdekjes!

 

Dhe meqenëse, Pronari i kozmosit ka zgjedhur e i ka dhënë një rang të lartë dhe rëndësi tokës midis krijesave të universit, dhe zgjodhi njeriun dhe i dhuroi atij një pozitë të lartë midis të gjithë krijesave të tokës. Gjithashtu, Ai ka zgjedhur midis njerëzimit, si miqtë e Tij dhe si objektet e adresimit të Tij profetët, evlijatë dhe dijetarët e pastër, sepse ata janë njerëz të vërtetë të cilët përshtaten plotësisht me qëllimet Hyjnore të krijimit, të cilët e bëjnë vetveten të dashur tek Krijuesi i tyre nëpërmjet besimit e nënshtrimit. Ai i nderon e i fisnikëron ata me mrekulli e me ndihmë Hyjnore, dhe i dënon armiqtë e tyre me goditje qiellore. Ai, zgjodhi midis miqve të Tij të dashur e të shquar imamin, udhëheqësin e tyre dhe simbolin e krenarisë dhe lavdisë së tyre, Muhammedin a.s.m.. Ai ndriçoi me dritën e tij gjysmën e globit tokësor dhe një të pestën e njerëzimit të lartësuar për shumë shekuj. Është sikur kozmosi të ishte krijuar për hir të tij; të gjitha qëllimet e universit u bënë të qarta nëpërmjet tij, u bënë të dukshëm përmes fesë me të cilën ai u dërgua, dhe u shfaqën qartë me Kur’anin që iu shpall Atij.

Megjithëse ai meritoi dhe ishte i përshtatshëm të merrte shpërblimin për një periudhë të pafund kohe për shërbimet e tij të çmueshme të pafund, që ai kreu shërbime që zakonisht do të merrnin miliona vite për t’u kryer, pavarësisht të gjitha këtyre, atij iu dha një jetë shumë e shkurtër, jo më shumë se gjashtëdhjetë e tre vjeç, dhe ajo gjithashtu kaloi në luftë e mundim. A do të ishte e mundur, e përfytyru-eshme dhe e konceptueshme që të mos ringjallet ai personalitet, së bashku me të gjithë të tjerët si ai dhe më të dashurit e tij? Apo të mos jetë edhe tani i gjallë me shpirtin e tij? Apo të zhduket në një zbrazëtirë të përjetshme? Jo, njëqindmijë herë jo!.. Po, i gjithë universi dhe të gjitha realitetet kozmike kërkojnë ringj-alljen e tij, kërkojnë jetën e tij nga Pronari i kozmosit…

 

Dhe meqenëse, Trajtesa “El Ajetul Kubra” (Shenja më e Madhe), e cila është Rrezja e Shtatë, ka vërtetuar me tridhjetë e tre mendime të pajtuara me unanimitet, secili aq i fuqishëm sa një mal, se universi është vepra e një Dore të Vetme, dhe se bota është pronë e vetëm Një të Vetmi. Kanë treguar në mënyrë të vetëkuptueshme se Njësia është boshti i plotësimit Hyjnor. Ato kanë shpjeguar se, me unitet e Njësi, i gjithë universi transformohet dhe fiton aspektin e shërbëtorit të bindur dhe të nëpunësit të nënshtruar të Atij Krijuesi të Vetëm. Gjithashtu, me ardhjen e botës së përtejme dhe me ekzistencën e saj, realizohen plotësimet e All-llahut xh.sh., mbrohen nga rrëzimi dhe mbrohet Drejtësia e Tij Absolute nga tallja e nga tradhtia e plotë, nga kotësia e idiotizmi; merr Mëshira e Tij Gjithëpërfshirëse sferën e saj dhe shpëton nga dhënia e torturimit diskretitues; duket krenaria dhe fuqia e Tij absolute dhe shpëtojnë nga pafuqia e mjerë, si dhe shenjtërohet secili nga Atributet Madhështore të All-llahut.

Kijameti do të ndodhë me një siguri absolute. Ringjallja do të ndodhë, dyert e banesës së shpërblimit dhe dënimit do të hapen për arsye të Tetë meqenëseve” të shtjelluara më lartë, nga qindra pika që lidhen me besimin tek All-llahu xh.sh.. Vetëm atëherë do të përmbushet dome-thënia e vërtetë e tokës dhe e pozicionimit të saj qëndror, si dhe kuptimi i vërtetë dhe vlera e njeriut. Atëherë drejtësia, urtësia, mëshira dhe Mbret-ërimi i Sundimtarit të Gjithurtë i Cili është Krijuesi dhe Mbështetësi i tokës dhe i njeriut, do të vendosen e shfaqen rishtas. Atëherë miqtë e vërtetë dhe dashuruesit e përmalluar të All-llahut të Përjetshëm do të shpëtojnë nga asgjësimi i përhershëm, dhe më i madhi e më i vlefshmi i atyre miqve do të marrë shpërblimin për shërbimet e shenjta me të cilat ai kënaqi gjithë kozmosin. Atëherë plotësimet e Mbretit të përjetësisë do të shenjtërohen, do të pretendojnë lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg çdo mangësie e defekti; do të lartësohet e largohet Fuqia e Tij nga pafuqia, Urtësia e Tij nga marrëzia, dhe Drejtësia e Tij nga të gjitha llojet e padre-jtësisë.

 

Shkurtazi: Meqenëse All-llahu ekziston, sigurisht edhe Bota e përtejme ekziston.

Atëherë, tre shtyllat e besimit, që u shtjelluan më lartë, e vërtetojnë dhe dëshmojnë ringjalljen me të gjitha dëshmitë e provat. Gjithashtu, dy shtyllat e mbetura të besimit të përfshira në këto Fjalë:

“Dhe (besoj) dhe në engjëjt e Tij, dhe në Paracaktimin Hyjnor (Kaderin), e mira e tij dhe e keqja janë nga All-llahu i Plotëfuqishëm”, bëjnë të domosdoshëm ringjalljen dhe dëshmojnë e tregojnë botën e përjetësisë në mënyrën më të fuqishme.

Të gjitha provat, shikimet e dëshmitë e pafund dhe bisedat që provojnë ekzistencën e engjëjve dhe funksionin e tyre të robërisë ndaj All-llahut xh.sh., gjithashtu vërtetojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën e botës së shpirtërave, të botës së padukshme, të botës së përtejme, banesës së lumturisë dhe ekzistencën e Xhennetit dhe të Xhehennemit që do të mbushen me xhinde e njerëz. Sepse engjëjt kanë mundësi me lejen e All-llahut që t’i shikojnë ato botëra e të hyjnë në to, dhe të gjithë engjëjt e afërm me Fronin e All-llahut xh.sh., të tillë si Hazreti Xhebraili, i cili komunikon me njerëz, njoftojnë ekzistencën e atyre botëve që u përmendën dhe përshkruajnë me unanimitet udhëtimin e tyre nëpër to. Ashtu siç pranojmë pa diskutim ekzistencën e kontinentit të Amerikës, të cilin ne vetë kurrë nuk e kemi parë, nga njoftimet e udhëtarëve që vijnë nga ai kontinent, po ashtu, ne duhet të besojmë me gjithë sigurinë, siç besojmë me të vërtetë, në ekzistencën e botës së përjetësisë së Ahiretit, ekzistencën e Xhennetit e të Xhehennemit, duke u mbështetur mbi njoftimet e dhëna nga engjëjt, njoftime që kanë autoritetin e njëqind rrëfenjave të pakundërshtueshme.

Dhe, përsëri, të gjitha provat e përfshira në Trajtesën e Paracaktimit Hyjnor ose Kaderit, e cila është Fjala e Njëzet e Gjashtë, duke vërtetuar shtyllën e Besimit në Paracaktimin Hyjnor, në mënyrë të tërthortë vërteton ringjalljen, shpërndarjen e regjistrave të punëve dhe peshimin e veprave të njeriut që do të ndodhin tek peshorja e madhe. Sepse ngjarjet në ekzistencën e të gjitha gjërave regjistrohen para syve tanë nëpër Pllakat e rregullit e të balancës; biografia e çdo qënie të gjallë është gdhendur në aftësinë e kujtesës së saj, në farishten e saj, dhe në Tablo të tjera të ngjashme; veprat e çdo qënie të pajisur me shpirt, dhe veçanërisht ato të njeriut, janë regjistruar në Pllakat e Ruajtura. Kështu, gjithë ky parapërcaktim nga Kaderi gjithëpërfshirës, ky caktim kaq i urtë, ky regjistrim kaq i përpiktë dhe kjo skalitje kaq e saktë, mund të jetë vetëm për hir të një shpërblimi të përhershëm dhe të një dënimi që do të jepen në Gjyqin e Madh si rezultat i një Gjykate të Lartë. Përndryshe, ai regjistër gjithëpërfshirës e i përpiktë dhe ai regjistrim, do të ishin krejtësisht kot e pa kuptim. Kjo do të ishte në kundërshtim me Urtësinë dhe Realitetin.

Për më tepër, në qoftë se nuk do të ndodhte ringjallja, të gjitha kuptimet e vërtetuara që janë skalitur në librin e universit nga Pena e Paracaktimit Hyjnor do të shkatërroheshin. Kjo do të ishte një gjë krejtësisht e pamundur, do të ishte aq absurde dhe madje një përçartje e tillë, si të mohoje ekzistencën e universit…

 

Përmbledhje: Pesë shtyllat e besimit, së bashku me të gjitha provat e tyre, tregojnë e kërkojnë ndodhjen dhe ekzistencën e ringjalljes, ekzistencën e botës së Ahiretit, dhe hapjen e dyerve të saj. Ato e dëshmojnë atë dhe e bëjnë të domosdoshme.

Për shkak se ndodhen mbështetje e prova të tilla madhështore e të patundura për të vërtetën e ringjalljes, krejtësisht të denja për madhështinë e saj, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm i kushton rreth një të tretën e përmbajtjeve të tij Ringjalljes dhe Ahiretit, dhe e bën atë gurin themeltar për të gjitha të vërtetat e tij dhe ndërton gjithçka mbi bazat e saj…

(Parathënia përfundoi. )

* * *

[1] Kur’an, 81: 1

[2] Kur’an, 22: 1

[3] Kur’an, 99: 1

[4] Kur’an, 82: 1

[5] Kur’an, 84: 1

[6] Kur’an, 78: 1

[7] Kur’an, 88: 1

Leave a Reply