O TI QË JE FRUTI OSE BËRTHAMA E PEMËS SË KRIJIMIT!
– Megjithëse, për sa ka të bëjë me ekzistencën tënde fizike, ti je një qënie e vogël, e dobët, e pafuqishme, e poshtëruar dhe e kufizuar, por Autori i Gjithëurtë të ka favorizuar ty me një dispozitë universale.
– Duke i dhënë jetë trupit tënd, Ai të ka çliruar prej kufijve të një ekzistence të parëndësishme, individuale dhe të ka mundësuar ty për të udhëtuar përmes të gjitha pjesëve të kësaj bote të dukshme me pikërisht shqisat e tua të zhvilluara e hulumtuese me qëllim që secila të mund të fitojë ushqimin e saj të veçantë.
– Gjithashtu, duke të të bërë ty një qënie humane, Ai të ka pajisur ty me një potencial për të lulëzuar, ashtu si një pemë duke u rritur prej një bërthame, përmes të gjitha qosheve të dimensionit fizik të ekzistencës.
– Për më tepër, Ai të ka dhuruar ty Besimin dhe Fenë Islame dhe, si rrjedhojë, të ka pajisur ty me një potencial për të fituar një ekzistencë universale.
– Për më tepër, duke të të favorizuar me njohje e dashuri për Të, Ai të ka bërë ty një dritë gjithëpërfshirëse.
• Tani zgjidh cilën të duash prej dy alternativave:
– Në qoftë se ti ua bashkangjit veten tënde dynjasë dhe dëshirave trupore, ti do të bëheshe një individ i dobët e i poshtëruar; dhe
– Në qoftë se ti i përdor të gjitha instrumentet e jetës tënde, shqisat dhe aftësitë e tua, për llogari të humanizmit më të madh, i cili është Islami, atëherë ti do të fitoje një ekzistencë universale; dhe do të bëheshe një llampë ndriçuese qëndrore. /Risale-i Nur

Leave a Reply