O njeri kryengritës!

– Çfarë lloji je ti?

– Çfarë vlere ke?

– Mbi çfarë mbështetesh ti?

Me gjithçka që ke, ti je një mishërim i favorizimit të Allahut.

– Unë jam mbytur në një pikë, e cila është bërë një oqean që po më përpin.

– Unë jam humbur në një moment që është bërë si përjetësi për mua.

– Unë e supozoj këtë shkreptimë të jetës si një diell të shndritshëm që nuk do të perëndojë kurrë.

– Ti ke një kapital rreth gjashtëdhjetë dinarë.

– Ti tashmë i ke shpenzuar dyzet e pesë dinarë prej asaj shume për të përmbushur nevojat e tua në hanin e botës.

– Ti e ke harruar e neglizhuar shtëpinë tënde dhe pasuria jote është bërë një borxh për ty për ta paguar dhe është bërë një zjarr.

Çfarëdo sasie që ti do të ishe në gjendje ta shpenzoje, harxhoje mbi banesën tënde të përjetshme;

Të paktën një e treta e saj, le të jetë një dritë për ty.

Sa injorant je!

Sa në humbje të madhe je ti !

– Ti e ke shpenzuar mbi këtë jetë kalimtare të gjithë shumën që të është dhënë prej kapitalit tënd dhe shuma e mbetur në dorën tënde për banesën tënde të përjetshme është më e pakta e të paktës.

– Ti je një udhëtar i pavëmendshëm;

– Ti ke pasur tre shkallë.

I kalove dy shkallë me daljen tënde prej shtëpisë dhe vendit, dhe e ngrite këmbën tënde që të kalosh tek shkalla e tretë duke dalë prej dynjasë kalimtare.

 

 

Bediuzzaman Said Nursi

 

Leave a Reply