• Dielli është afër teje; ai i bën nxehtësinë dhe dritën e tij të të arrijnë ty dhe vepron mbi ty me lejen e Krijuesit të tij.
  • Kështu, ai funksionon si një pasqyrë për Manifestimin e Emrit Hyjnor “EN-NUR”[ DRITA] dhe si një Marrëse-enë- për Mirësitë e Tij, të cilat janë nxehtësia dhe drita, megjithëse ti je shumë larg prej tij dhe nuk mund ta arrijë dora jote atë.

Ndërsa ai ka ndikim mbi ty, ti nuk mund të ushtrosh asnjë ndikim mbi të.

  • E ngjashme me këtë- dhe Zotit i takon krahasimi më i lartë,

– Allahu xh.sh. është afër nesh; kështu ne e Lavdërojmë Atë – “Ve Bihamdihi”,

– Dhe ne jemi larg Tij; dhe kështu ne e Shenjtërojmë Atë – “Subhanallah”.

  • Atëherë, Lavdëroje Atë, sepse ti e shikon se Ai është i afërt me mëshirën e Tij;

Dhe Shenjtëroje Atë, sepse ti e shikon që ti je larg prej Tij.

  • Mos e ngatërro Afërsinë e Tij ndaj teje me Largësinë tënde prej Tij, me qëllim që të mos bëhet e ngatërruar tek ti e vërteta dhe rruga e drejtë.
  • Me kusht që të mos bësh asnjë ngatërresë, ti mund ta shikosh Afërsinë e Tij prej këndvështrimit të Largësisë tënde, dhe Largësinë tënde prej këndvështrimit të Afërsisë së Tij; dhe ti mund t’i kombinosh këto dy shikime dhe thuaj:

“Subhanallah ve Bihamdihi”!

 

 

Bediuzzaman Said Nursi