Një bërthamë para se të rritet duke u bërë një pemë;

– sperma para se të bëhet njeri;

– veza para se të bëhet një zog fluturues; dhe

– një farë para se të bëhet një bimë,

sigurisht që janë nën drejtimin, urdhërin dhe kontrollin e një Njohjeje të plotë depërtuese dhe zhvilluese.

– Ose një përvijim prej Librit të Qartë [El-Kitâbu El-Mubìn] i cili është njëri prej Librave të Kaderit;

– Ose të ishin si një indeks i nxjerrë prej Regjistrit të Qartë [Imãm Mubìn] i cili është njëri prej Librave dhe Regjistrave të Njohjes së Parapërjetshme;

– Ose si një mishërim parimesh të deduktuara prej Nënës së Librit [Umm El-Kitãb] i cili është njëri prej Librave të Kaderit të Parapërjetshëm, sidomos prej kapitullit të Balancës dhe Rregullit të Atij Libri;

– Ose si një përmbledhje apo diçka përfaqësuese e përqëndruar dhe e kombinuar, e zbritur prej Hyjnisë së të Gjithëfuqishmit për gjithçka dhe të Gjithëditurit për të gjitha gjërat, Madhështia e Tij qoftë e Lartësuar!

 

 

Bediuzzaman Said Nursi

Leave a Reply