Kjo trajtesë përmban gjashtë nga mijëra mistere që përfshihen në

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

 Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim”

 

Shënim: Një dritë vezulluese nga “Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim”, lidhur me Mëshirën Hyjnore, iu shfaq nga larg mendjes sime të shuar. Unë desha ta regjistroja atë për veten time në formën e shënimeve dhe u përpoqa ta gjuaja atë, ta kapja dhe ta rrethshkruaja –dritën- me njëzet deri në tridhjetë mistere, por fatkeqësisht unë nuk isha i mundur ta bëja një gjë të tillë tani; kështu ato u pakësuan dhe u përmblodhën vetëm në pesë gjashtë mistere.

Kur unë them: “O Njeri!” Unë i drejtohem nefsit tim. Dhe megjithëse ky mësim i drejtohet në mënyrë të veçantë nefsit tim, unë po e përcjell atë si “Stacionin e Dytë të Shkreptimës së Katërmbëdhjetë” për miratimin e vëllezërve të mi të përpiktë, duke shpresuar se ajo do t’u vlejë atyre me të cilët unë jam i lidhur shpirtërisht, dhe që shpirtërat e të cilëve janë më të kujdesshëm se sa shpirti im. Ky mësim i drejtohet zemrës më shumë se sa mendjes, dhe e vlerëson kënaqësinë shpirtërore më shumë se sa provat e arsyeshme.

 

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

قَالَتْ يَا اَيُّهَا الْمَلَؤُا اِنِّى اُلْقِىَ اِلَىَّ كِتَابٌ كَرِيمٌ اِنَّهُ مِنْ سُلَيْمنَ وَ اِنَّهُ بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

[Mbretëresha] tha: “O prijës! Me të vërtetë që më është sjellë një letër e denjë për respekt. Ajo është nga Sulejmani dhe është Bismil-lahir-Rrahmanirr-Rrahim.”[3]

Një numër misteresh do të përmenden në këtë stacion.

MISTERI I PARË: Gjatë hulumtimit tim mbi “Besmelen”, unë pashë një tregues të بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ “Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim”, siç vijon:

faqen e universit, në faqen e tokës dhe në faqen e njeriut janë tre shenja të Hyjnisë njëra brenda tjetrës dhe secila tregon modelet e të tjerave.

Shenja e parë është Vula e madhe e Perëndisë, e cila shfaqet nëpër-mjet ndihmës së ndërsjellë, bashkëpunimit, përqafimit dhe bashkëpërgji-gjjes që ndodh në të gjitha pjesët përbërëse të universit. Bismil-lahi, shikon tek ajo vulë.

Shenja e dytë është Vula e madhe e Mëshirës Hyjnore, e cila shfaqet përmes ngjashmërisë, simetrisë, rregullit, harmonisë, mirësisë dhe mësh-irës që ndodh në sistemimin, në ngritjen dhe në zhvillimin e bimëve dhe të kafshëve në faqen e tokës. Bismil-Lahir-Rrahman”ishikon tek ajo vulë e madhe e Gjithëmëshirshmërisë Hyjnore.

Pastaj Shenja e tretë është Vula e Mëshirëgjërësisë, ajo shejnë e lartë, e cila shfaqet përmes hollësive të dhembshurisë Hyjnore dhe të Mirëbërësisë Hyjnore në faqen e natyrës gjithëpërfshirëse të njeriut. Kjo shikon tek Emri الرَّحِيمِ “Er-Rrahim” “Mëshirëploti” tek بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ “Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim”, “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Domethënë, بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ Bismil-lahir-Rrahmanirr-Rrahim, është titulli i shenjtë i të tre Vulave të Njësisë Hyjnore, e cila formon një rresht dritëdhënës në faqen e botës, një kordon të fortë dhe një filament të ndritshëm. Me fjalë të tjera, duke zbritur nga Froni më i Madh, maja e  بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim mbështetet mbi njeriun, i cili është fruti i universit dhe kopja e zvogëluar e botës. Ajo lidh botën e ulët me Fronin Hyjnor. Ajo është një rrugë për njeriun që të ngjitet tek Froni i plotësimeve të tij.

MISTERI I DYTË: Me qëllim që të mos mbyten mendjet nga Uniteti Hyjnor, i cili është i dukshëm në shumësinë e pafund të krijesave, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm në mënyrë të vazhdu-eshme tregon shfaqjen e Njësisë Hyjnore brenda Unitetit Hyjnor. Për shembull, dielli me dritën e tij rrethon gjëra të panumërta. Me qëllim që të vërehet vetë dielli, në tërësinë e dritës së tij, është e domosdoshme të jetë një përfytyrim shumë i gjërë konceptor dhe një shikim gjithë-përfshirës. Kështu, që të mos harrohet vetë dielli, ai shfaqet në çdo objekt të shndrit-shëm nëpërmjet reflektimit të vet. Dhe në përputhje me kapacitetin e secilës, të gjitha objektet e shndritshme shfaqin cilësitë e diellit, si dritën e tij dhe nxehtësinë së bashku me treguesin e esencës së vetë diellit. Dhe ashtu si në përputhje me kapacitetet e tyre, të gjitha objektet e ndritshme e tregojnë diellin së bashku me të gjitha cilësitë e tij, po ashtu bëjnë cilësitë e diellit, si drita e tij, nxehtësia dhe shtatë ngjyrat në dritën e tij, të cilat të gjitha rrethojnë gjithçka që është përballë tij. Dhe në të njëjtën mënyrë, وَ لِلّهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَى  “Dhe për All-llahun është krahasimi më i lartë.”[4]  -Le të mos ketë gabim në krahasim- Ashtu siç ka Krijuesi i Përjetshëm dhe Hyjnia e Vetme një tregues së bashku me të gjithë Emrat Hyjnorë në çdo gjë, sidomos tek gjallesat dhe në mënyrë të veçantë në pasqyrën e natyrës së njeriut, po ashtu nëpërmjet Unitetit Hyjnor, secili Emër nga Emrat e Bukur që lidhen me krijesat, i rrethon të gjitha qëniet. Kështu, me qëllim që të mos mbyten mendjet nga Uniteti Hyjnor, dhe që të mos e harrojnë zemrat Esencën e Shenjtë Hyjnore, Kur’ani, në mënyrë të vazhdueshme, vendos përpara syve Vulën e Njësisë Hyjnore brenda Unitetit Hyjnor. Dhe ajo është    بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim, e cila tregon tre nyjet e rëndësishme të asaj Vule.

MISTERI I TRETË: Ajo që e bën këtë univers të pafund të gëzohet është, në mënyrë të vetëkuptueshme, Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që i ndriçon këto qënie të errëta është, në mënyrë të qartë, Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që i rrit dhe i edukon krijesat duke u përpjekur brenda këtyre nevojave të pafund, në mënyrë të vetëkuptueshme, është përsëri Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që e bën të gjithë universin të kthehet drejt njeriut, siç kthehen të gjitha pjesët e pemës drejt frutit të saj, dhe që i shkakton universit ta shikojë atë dhe të shpejtojë për ta ndihmuar njeriun është, në mënyrë të qartë, Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që e mbush dhe e ndriçon hapësirën e pafund dhe që e stolisi këtë botë të zbrazur, në mënyrë të vetëkuptueshme, është Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që e caktoi këtë njeri kalimtar për përjetësi, që e bëri atë marrësin e Mesazhit Hyjnor dhe të dashurin e Krijuesit të Vetëm të para e të paspërjetësisë, në mënyrë të vetëkuptueshme, është Mëshira Hyjnore.

O njeri! Meqenëse Mëshira Hyjnore është një e vërtetë kaq e fuqishme, tërheqëse, e këndshme, mbështetëse dhe e dashur, atëherë thuaj:  بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ  Bismil-lahir-Rrahmanirr-Rrahim”; kapu fort pas kësaj të vërtete dhe shpëtoje veten tënde nga vetmia absolute dhe nga dhimbjet e nevojave të pafund. Dhe afrohu për tek Froni i Sulltanit të përjetshëm të para dhe paspërjetësisë, dhe nëpërmjet dhembshurisë dhe ndërmjetësisë dhe rrezeve të Mëshirës Hyjnore, bëhu marrësi i mesazhit, miku dhe  i dashuri i Atij Sulltani!

Po, në të vërtetë, të grumbullosh me urtësi rreth njeriut botët e qënieve në univers, dhe t’i bësh ato të shpejtojnë për t’ia plotësuar të gjitha nevojat e tij me një rregull perfekt e me mirësi, në mënyrë të qartë, është njëra nga dy situatat. Ose secili lloj nga llojet e krijesave e njeh njeriun e i bindet atij dhe shpejton për ta ndihmuar atë, gjë e cila ashtu siç është krejtësisht e paarsyeshme, dhe gjithashtu e pamundur në shumë aspekte, ose një qënie absolutisht e pafuqishme si njeriu të kishte forcën e Sovranit më të fuqishëm absolut, ose kjo ndihmë ndodh përmes njohurisë së Një të Gjithëfuqishmi absolut prapa perdes së universit. Domethënë, qëniet e ndryshme në univers nuk e njohin njeriun, por ato janë dëshmi e tregues për Atë që e njeh këtë njeri, që e mëshiron dhe që e di gjendjen e tij; Ai është Krijuesi Mëshirëplotë.

O njeri! Eja në vete! A do të ishte e mundur që mos të  të njihte e mos të të shikonte ty Krijuesi i Gjithëlavdishëm i Cili bën që të gjitha llojet e krijesave të kthehen drejt teje, dhe të shtrijnë duart që të të ndihmojnë dhe që i bën ato të thonë: Urdhëro, ja ku jemi!, përballë nevojave të tua; a do të ishte e mundur që Ai mos të të njohë ty, të mos njihet me ty dhe mos të të shohë ty? Meqenëse të njeh ty, Ai të njofton se të njeh përmes Mëshirës së Tij. Atëherë, edhe ti njihe Atë gjithashtu, dhe përpiqu ta njohësh Atë duke respektuar urdhërat e Tij, dhe kupto me siguri se ajo që nënshtron universin e gjërë ndaj teje dhe që e bën universin të të ndihmojë ty, megjithëse ti je një krijesë absolutisht e varfër, e dobët, e vogël, e pafuqishme, dhe kalimtare, është e vërteta e Mëshirës Hyjnore e cila përmban urtësi, mirësi, njohje dhe fuqi.

Me siguri, një mëshirë e tillë si kjo kërkon prej teje falënderime të përgjithshme e të sinqerta, dhe një respekt të madh e të papërzier. Prandaj thuaj: بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ  Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim, e cila është interpretuesja dhe shprehja e atyre falënderimeve të sinqerta dhe e atij respekti të madh e të papërzier. Dhe bëje atë si mjet për të shkuar tek dera e asaj Mëshire, dhe si ndërmjetësin tënd tek i Gjithëmëshirshmi Mëshirëplotë.

Po, në të vërtetë, ekzistenca dhe realiteti i Mëshirës Hyjnore është aq e qartë si dielli, sepse ashtu siç ndodh thurja e një sargie të bukur në qendër nga vendosja harmonike e indit dhe endëses bazë dhe nga rregulli dhe pozicionet e fijeve që shtrihen drejt qendrës nga çdo drejtim, po ashtu fijet dritëdhënëse që shtrihen nga shfaqja e njëmijë e një Emrave Hyjnorë në sferën e gjërë të universit, endin një qëndisje të tillë dhembshurie në fytyrën e universit dhe një stampë mirëbërësie brenda një vule mëshire, e cila e shfaq vetveten për mendjet në mënyrë më të ndritshme se sa dielli.

Po, Ai i Cili organizon diellin, hënën, elementet, mineralet, bimët dhe kafshët, dhe i vendos ato të gjitha në harmoni me rrezet e njëmijë e një Emrave, si të ishin indet dhe endësja bazë dhe fijet e saj dritëdhënëse, dhe i nënshtron ato të gjitha në shërbimin e jetës; dhe Ai i Cili shfaq mëshirën dhe dhembshurinë e Tij për krijesat duke vendosur tek të gjitha nënat -prej bimëve dhe kafshëve- atë mëshirë e dhembshuri të ëmbël e sakrifikuese ndaj të vegjëlve të tyre; dhe Ai i Cili ia nënshtron gjallesat jetës njerëzore; nga kjo demonstron rëndësinë e njeriut dhe treguesit më të ndritshëm të mëshirës së Tij dhe skalitjet më të bukura e të ëmbëla të Hyjnisë, dhe e ka bërë këtë mëshirën e Tij të gjërë si ndërmjetësuese të pranueshme e të njohur tek pasuria e Tij absolute nëpërmjet së cilës kërkojnë ndërmjetësim gjallesat dhe njeriu, i cili ndjen nevojën më të madhe për atë Mëshirë.

O njeri! Në qoftë se je njeri i vërtetë, thuaj بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ  Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim, që kjo të jetë ndërmjetësuese për ty. Sigurisht është e qartë dhe e vetëkuptueshme se është Mëshira Hyjnore ajo e cila pa harruar e pa ngatërruar asnjërën prej tyre, i ngre, i ushqen, i edukon dhe i administron katërqindmijë llojet e ndryshme të bimëve dhe kafshëve në tokë, pikërisht në kohën e duhur, me rregull perfekt, me urtësi e mirëbërësi, saqë me këtë administrim e zhvillim ka vendosur shenjat dhe Vulën e Njësisë Hyjnore në faqen e globit tokësor. Dhe ashtu si ekzistenca e Mëshirës Hyjnore që është aq e sigurt sa ekzistenca e krijesave në faqen e tokës, po ashtu krijesat formojnë aq shumë dëshmi për realitetin e asaj Mëshire, sa vetë numri i tyre.

Po, ashtu siç shikojmë në fytyrën e tokës vulën e mëshirës dhe stampën e Njësisë Hyjnore, po ashtu në fytyrën e natyrës shpirtërore të njeriut ndodhet një stampë e Mëshirës Hyjnore e cila nuk është më e ulët se sa vula e madhe e Mëshirës në fytyrën e universit. Madje njeriu posedon një gjithëpërfshirje si qënia e një pike qëndrore për shfaqjen e njëmijë e një Emrave të Bukur Hyjnorë.

O njeri! A do të ishte e mundur për Atë që të dha ty këtë fytyrë dhe që vendosi në të një stampë të tillë mëshire dhe Vulën e Njësisë, të të lërë ty në tekat e tua, mos të të japë rëndësi, mos t’u kushtojë vëmendje veprave të tua, apo ta bënte të gjithë universin, i cili është kthyer drejt teje, kot më kot e pa qëllim, dhe ta bënte të kalbur pemën e krijimit, të parëndësishme e me fruta  të prishura? A do të ishte e mundur që Ai ta bënte Mëshirën e Tij të mohohet, e cila është aq e qartë sa dielli, apo t’i shkaktonte urtësisë së Tij, e cila është e qartë si drita, të dyshohet, kur asnjëra prej tyre kurrësesi nuk mund të dyshohet dhe nuk është e mangët? Ruajna Zot! Jo, kurrë!..

O njeri! Ti duhet ta dish se ndodhet një rrugë që ti të ngjitesh tek Mëshira Hyjnore dhe ajo është  بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ  Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim. Në qoftë se dëshiron ta kuptosh se sa e rëndësishme është kjo rrugë ngjitjeje, shiko tek fillimi i njëqind e katërmbëdhjetë kapitujve të Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm dhe në krye të të gjithë librave të bekuar dhe tek fillimi i të gjitha punëve të bekuara, saqë përbën një provë vendimtare për madhështinë e Bismil-lahit dhe për lartësinë e vlerës së saj, ajo që tha Imam Shafiu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, dhe dijetarët e mëdhenj të Islamit:

Megjithëse “Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim” është një vërset, ai është shpallur njëqind e katërmbëdhjetë herë në Kur’an.”

MISTERI I KATËRT: Shfaqja e Unitetit Hyjnor në krijesa është e pakufishme; atë nuk e rrethon gjithkush që thotë; … اِيَّاكَ نَعْبُدُ “Vetëm Ty ne të adhurojmë”, pra nuk do t’i mjaftonte gjithësecilit që e shpreh atë, sepse mendimi shpërndahet dhe bredh në atë shumësi, kështu do të duhej të ekzistonte një zemër aq e madhe sa globi tokësor për të vëzhguar Krijuesin e Vetëm e të pashoq nëpërmjet tërësisë së krijesave tek thënia  اِيَّاكَ نَعْبُدُ وَ اِيَّاكَ نَسْتَعِينُ  “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.”

 

Duke u mbështetur mbi këtë mister të hollë, Allahu xh.sh. e demonstroi me qartësi Vulën e Njësisë Hyjnore në çdo pjesë, ashtu siç e shfaq atë në çdo lloj; dhe kjo ndodh me qëllim që të tërhiqen shikimet për tek vetë Krijuesi i Vetëm dhe që të tregojë vulën e njësisë brenda stampës së gjithëmëshirshmërisë me qëllim që të mundet çdo person -i çdo niveli- të orientohet drejtpërdrejtë e pa ndonjë vështirësi në thënien e tij  اِيَّاكَ نَعْبُدُ وَ اِيَّاكَ نَسْتَعِينُ “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë” tek Esenca e Pastër dhe e Shenjtë e të Vetmit Krijues. Dhe me qëllim që të shprehet ky mister i madh dhe të tregohet qartë Vula e Mëshirës Hyjnore, Kur’ani i gjithurtë menjëherë përmend sferën më të vogël dhe çështjen më të veçantë -kur përshkruan sferën më të madhe të universit.. Për shembull, kur Kur’ani shpjegon vërsetet e krijimit të qiejve e të tokës, ai i ndjek ato me vërsetet e krijimit të njeriut dhe shpje-gon detajet e holla të mirësive në zërin e tij, dhe urtësinë në tiparet e tij që të mos shpërndahet mendimi në horizontet e mëdha, të mos mbytet zemra në shumësinë e pafund, dhe që shpirti ta gjejë drejtpërdrejtë të Adhuruarin e vërtetë pa ndërmjetësim.

Ajeti vijues e shpjegon këtë të vërtetë në mënyrë të mrekullueshme:

وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ وَاخْتِلاَفُ اَلْسِنَتِكُمْ وَ اَلْوَانِكُمْ

Dhe nga treguesit e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja.”[5]

Po, në të vërtetë, brenda krijesave të një shumësie të pafund ndodhen lloje dhe shkallë të vulave të Unitetit Hyjnor si rrathë bashkë-qendrorë nga vula më e madhe për tek ajo më e vogla. Por, sado i qartë të jetë Uniteti, ai ende është një Unitet brenda shumësisë. Ai nuk mund t’u adresohet siç duhet vëzhguesve. Për shkak të kësaj, duhet të jetë stampa e Njësisë Hyjnore prapa Unitetit me qëllim që të hapë rrugën përpara zemrës për të arritur tek Esenca e Pastër dhe e Shenjtë Hyjnore pa i përkujtuar atij shumësinë.

Pastaj, me qëllim që të drejtohen shikimet drejt stampës së Njësisë Hyjnore dhe për të tërhequr zemrat drejt saj, është vendosur sipër saj një skalitje shumë e mrekullueshme dhe tërheqëse, një dritë shumë vezu-lluese, një ëmbëlsi shumë e shijshme, një bukuri e këndshme dhe një e vërtetë shumë e fuqishme, e cila është stampa e Mëshirës Hyjnore dhe vula e Dhembshurisë Hyjnore. Po, sigurisht, është fuqia e asaj Mëshire, ajo që tërheq shikimet e qënieve të vetëdijshme, që i sjell ato tek ajo dhe që u shkakton atyre të arrijnë vulën e Njësisë dhe të vëzhgojnë të Vetmin e pashoq, dhe nga ajo të shfaqet adresimi i vërtetë në:      اِيَّاكَ نَعْبُدُ وَ اِيَّاكَ نَسْتَعِينُ “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.”

Kështu,  بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ   Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim, meqenëse është indeksi i sures El-Fatiha dhe një përmbledhje e shkurtër e Kur’anit, ajo u bë titulli dhe interpretuesi i këtij misteri të madh. Ai i Cili e merr në dorë këtë titull mund të udhëtojë përmes niveleve të Mëshirës Hyjnore. Dhe ai i cili e bën këtë interpretues të flasë, mund të mësojë misteret e Mëshirës Hyjnore dhe shikon Dritat e Dhembshurisë dhe të  Përdëllimit Hyjnor.

MISTERI I PESTË: Ndodhet një hadith sherif i cili është siç vijon:

اِنَّ اللّهَ خَلَقَ اْلاِنْسَانَ عَلَى صُورَةِ الرَّحْمنِ “All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën e të Gjithëmëshirshmit.” Ai është interpretuar nga disa sufi në një mënyrë të jashtëzakonshme duke mos iu përshtatur bazave të besimit. Disa prej tyre, që ishin të dalldisur, e konsideruan fytyrën shpirtërore të njeriut në formën e të Gjithëmëshirshmit. Meqenëse të dalldisurit janë kryesisht të kredhur në mendime të ngatërruara, ata ndoshta justifikohen për pikëpamjet e tyre të kundërta me realitetin. Por ata që janë në vete, të vetëdijshëm, nuk mund t’i pranojnë ato ide që janë kundra themeleve të besimit. Në qoftë se do t’i pranonin, ata do të ishin të gabuar.

Po, në të vërtetë, Ai i Cili drejton me rregull të gjithë universin si të ishte një pallat apo shtëpi, Ajo Esencë e Shenjtë Hyjnore që rrotullon yjet si të ishin grimca dhe i bën ato të udhëtojnë përmes hapësirës me urtësi e lehtësi dhe që i përdor grimcat e vockëla si të ishin nëpunës e vartës të rregullt, Ai nuk ka përngjasues, nuk ka ortakë, nuk ka oponentë e as të barabartë. Atëherë, gjithashtu sipas kuptimit të vërsetit:     لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَىْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ “Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Githëshikuesi.”[6]

Ai nuk ka formë, as të barabartë, as shok, dhe asgjë nuk i përngjet Atij. Megjithatë, sipas kuptimit dhe mënyrës së krahasimit të vërsetit vijues:

وَلَهُ الْمَثَلُ اْلاَعْلَى فِى السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

Dhe Atij i takon krahasimi më i lartë në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Gjithurti.”[7] veprat e Tij, Atributet dhe Emrat mund të merren në konsideratë.

Domethënë, ka alegori e krahasim në lidhje me veprat. Njëri qëllim i hadithit të lartpërmendur është siç vijon: “Njeriu është në një formë që shfaq treguesin e Emrit Er-Rahman”, i Gjithëmëshirshmi, në tërësinë e tij.”

Po, sigurisht, siç e shpjeguam më parë, ashtu siç shfaqet Emri Hyjnor Er-Rahman”, nëpërmjet rrezeve të njëmijë e një Emrave në fytyrën e universit, dhe ashtu siç shfaqet Emri Er-Rahman” me tregues të pafund të Hyjnisë absolute të Perëndisë në fytyrën e sipërfaqes së tokës, po ashtu Zoti xh.sh. e shfaq treguesin më të plotë të Atij Emri Er-Rahman”, në një masë të zvogëluar në formën përmbledhëse të njeriut, e shfaq atë në masë të zvogëluar siç e tregon në faqen e tokës, dhe në masë më të gjërë e më të madhe në faqen e universit.

Në hadithin sherif është gjithashtu një tregues tjetër që nënkupton, se tek njeriu dhe gjallesat ka shfaqje që tregojnë Er-Rahman”, “Er-Rahim” të Gjithëmëshirshmin, Mëshirëplotin, të cilat janë provat dhe pasqyrat e të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit të Vetëm dhe janë aq të sigurta, të qarta e të dukshme, saqë ashtu siç mund të thuhet për një pasqyrë të shndritshme e cila reflekton imazhin e diellit se “Ajo pasqyrë është dielli”, duke treguar qartësinë e shkëlqimit të saj dhe dëshminë, po ashtu është thënë e mund të thuhet se: “Tek njeriu ekziston forma e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm” duke treguar qartësinë e dëshmisë së Tij dhe plotësimin e lidhjes së tij me Të. Si rrjedhojë e këtij misteri, më të moderuarit e atyre që besuan në Unitetin e ekzistencës, thanë: “Nuk ka tjetër ekzistues përveç Atij!”, si një mënyrë për të shprehur qartësinë e kësaj dëshmie dhe plotësimin e lidhjes.

اَللّهُمَّ يَا رَحْمنُ يَا رَحِيمُ بِحَقِّ بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ اِرْحَمْنَا كَمَا يَلِيقُ بِرَحِيمِيَّتِكَ وَ فَهِّمْنَا اَسْرَارَ بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ كَمَا يَلِيقُ بِرَحْمَانِيَّتِكَ  آمِينَ

O Zot! O i Gjithëmëshirshëm! O Mëshirëplotë! Nëpërmjet të vërtetës së Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim, na mëshiro neve siç i përshtatet Mëshirës Tënde dhe na bëj të kuptojmë misteret e “Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim”, siç i shkon mëshirëgjërësisë Tënde. Amin.

MISTERI I GJASHTË: O njeri i mjerë që po përpiqesh të luftosh brenda pafuqisë së pakufishme dhe nevojave të pafund! Në qoftë se dëshiron të kuptosh se si Mëshira Hyjnore është mjeti më i madh dhe ndërmjetësuesi më i pranueshëm, mësoje se Mëshira është mjeti më i fuqishëm për të arritur tek Sulltani i Gjithëlavdishëm, në ushtrinë e të Cilit, si yjet ashtu edhe grimcat e vockëla, shërbejnë së bashku si ushtarë të bindur plotësisht e me disiplinë të përkryer. Ai sulltan i Gjithëlav-dishëm i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë është i Vetëmjaftueshëm, Ai është absolutisht i panevojshëm për krijesat. Ai është i Pasuri Absolut duke mos pasur aspak nevojë për universin e për qëniet. I gjithë universi është nën urdhrin dhe nën drejtimin e Tij, të gjitha qëniet në të i nënshtrohen plotësisht Madhështisë së Tij dhe Madhërisë dhe i dorëzohen tërësisht Lartësisë së Tij.

Atëherë, mëshira, -o njeri!- të ngre ty tek prania e Atij Pasaniku Absolut, dhe të bën ty mik të Atij Sulltani të Përjetshëm Madhështor, madje të ngjit ty tek pozita e të qënit marrësi i mesazheve të Tij, dhe të bën ty shërbëtor të nderuar e të dashur pranë Tij. Por, ashtu siç nuk mund ta arrish ti diellin për shkak të largësisë prej tij, madje në asnjë mënyrë nuk mund t’i afrohesh atij, megjithatë drita e diellit të jep ty reflektimin dhe treguesin e vet nëpërmjet pasqyrës në dorën tënde. Në të njëjtën mënyrë, ndonëse ne jemi shumë larg nga Esenca më e shenjtë Hyjnore dhe nga Dielli i Para dhe i Paspërjetësisë, prapëseprapë Drita e Mëshirës së Tij e bën Atë të jetë më afër nesh.

Dhe kështu o njeri! Ai që gjen këtë Mëshirë, ka gjetur një thesar të pashtershëm drite: Rruga për ta gjetur atë është nëpërmjet ndjekjes së sunnetit të profetit Muhammed a.s.m. i cili ishte shembulli më brilant dhe përfaqësuesi i Mëshirës, gjuha e saj më elokuente dhe lajmëtari i saj, dhe që u përshkrua në Kur’anin e shenjtë si Mëshirë për të gjitha botët. Por, si mund të arrihet tek profeti i dashur, i cili u cilësua si “Mëshirë për të gjitha botët” dhe me çfarë mjeti? Mësoje se mjeti për tek ai është rënia salevat mbi të.

Po, salevati mbi të do të thotë mëshirë; salevati mbi të është lutje mëshire, për atë mëshirë të gjallë të mishëruar; është mjeti i arritjes së mëshirës së të gjitha botëve. Kështu o njeri!, Bëje salevatin mbi të mjetin e arritjes për tek ai, pastaj kapu pas tij që të të bëjë ty të arrish Mëshirën e të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

I gjithë Ummeti musliman me duatë e shumta dhe me salevatet e tij të pakufishme për Profetin a.s.m. provon, në mënyrën më të shndritshme, se çfarë dhurate e vlefshme Hyjnore është Mëshira Hyjnore, dhe sa e gjërë është sfera e saj.

Si përfundim: Ashtu siç është profeti Muhammed a.s.m. xhevahiri më i çmueshëm në thesarin e Mëshirës dhe derëtari i tij, po ashtu çelësi i parë i tij është  بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ  Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim.” Dhe një çelës i tij më i kollajt është salevati për Profetin a.s.m.

اَللّهُمَّ بِحَقِّ اَسْرَارِ بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ كَمَا يَلِيقُ بِرَحْمَتِكَ وَ بِحُرْمَتِهِ وَ عَلَى آلِهِ وَ اَصْحَابِهِ اَجْمَعِينَ وَ ارْحَمْنَا رَحْمَةً تُغْنِينَا بِهَا عَنْ رَحْمَةِ مَنْ سِوَاكَ مِنْ خَلْقِكَ آمِينَ

سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

O Zot! Nëpërmjet të vërtetës së “Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim” jepi bekime e paqe atij të cilin Ti e dërgove si mëshirë për të gjitha botët siç i përshtatet Mëshirës Tënde, dhe në nderim të tij, të gjithë familjes dhe shokëve të tij. Dhe na jep ne aq mëshirë sa  të na çlirosh ne nga nevoja për mëshirën e dikujt tjetër përveç Teje midis krijesave. Amin!

Lavdia të takon Ty! Ne nuk kemi njohuri përveç asaj që Ti na e ke mësuar. Në të vërtetë Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”

* * *

[3] Kur’an, 27: 29-30

[4] Kur’an, 16: 60

[5] Kur’an, 30: 22

[6] Kur’an, 42: 11

[7] Kur’an, 30: 27

Leave a Reply