Lexo PDF

 

“Me Emrin e Atij të Cilit i takon lavdërimi. “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij.”[1]

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut; Ai është Një; Ai nuk ka shok; i Tij është sundimi dhe Atij i takon lavdërimi; vetëm Ai dhuron jetë dhe shkakton vdekjen, dhe Ai është i Gjallë dhe nuk vdes; e gjithë e mira është në Dorën e Tij; Ai është i Gjithëfuqishëm mbi gjithçka, dhe përfundimi i githçkaje do të jetë tek Ai.”

[Kjo fjali shpreh Njësinë Hyjnore dhe recitohet pas namazeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes; kjo përmban shumë vlera e merita; dhe sipas një rrëfenje autentike, ajo përmban shkallën e “Emrit më të madh”. Ajo fjali përmban njëmbëdhjetë fraza; në secilën prej tyre ka edhe sihariqe, lajme të gëzueshme, si dhe një shkallë të vërtetimit të Njësisë Hyjnore dhe një aspekt të madhështisë dhe të plotësimit të Njësisë Hyjnore nëpërmjet këndvështrimit të “Emrit më të madh”. Duke ia referuar shpjegimin e këtyre të vërtetave të larta pjesëve të tjera të Risale-i Nurit, dhe për të përmbushur një premtim, ne tani do të shkruajmë shkurtimisht një indeks si përmbledhje e atyre të vërtetave në dy stacione dhe një parathënie.]

 

PARATHËNIE

Ji i sigurt nga kjo, se qëllimi më i lartë i krijimit dhe rezultati i tij më i rëndësishëm janë “El-Imanu bil-lah” ‘Besimi në Zotin xh.sh.’.

Rangu më i lartë në humanizëm dhe shkalla më e lartë janë “Maërifetull-llah” ‘njohja e Zotit xh.sh.’, që përfshihen brenda besimit në All-llahun. Lumturia më e ndritshme dhe mirësia më e ëmbël për xhindet dhe njerëzit janë “Mehabbetull-llah” dashuria për Zotin xh.sh., e përfshirë brenda njohjes për Zotin xh.sh.. Dhe gëzimi më i pastër për shpirtin njerëzor dhe kënaqësia më e plotë për zemrën e njeriut janë kënaqësia e madhe e shpirtit e përfshirë brenda dashurisë ndaj Zotit xh.sh..

Në realitet, gjithë kënaqësia e vërtetë, gëzimi i pastër, mirësia e ëmbël dhe lumturia e paturbulluar qëndron në “Njohjen e Zotit xh.sh.” dhe në “Dashurinë e Zotit xh.sh.”, sepse pa këto, në të vërtetë, nuk do të ekzistonte as lumturi, as gëzim dhe as mirësi. Një njeri i cili e njeh dhe e do Zotin e Gjithëfuqishëm, ai mund të marrë mirësi ose me aftësi ose me vetëveprim, lumturi të pafundme, mirësi të pashtershme dhe drita e mistere të pambarim. Ndërsa një njeri që nuk e njeh realisht dhe që nuk e do Atë, ai goditet, shpirtërisht dhe materialisht, me mjerim të pafundmë, me dhimbje e frikësime.

Po, ky njeri i mjerë edhe sikur të ishte mbreti i të gjithë dynjasë, kjo do t’i dukej atij se po jeton një jetë pa rezultat midis grupeve të mjera të llojit të tij në këtë botë kalimtare në qoftë se ai nuk do ta gjente Krijuesin e Tij. Por, nga ana tjetër, në qoftë se e gjen dhe e njeh Atë, ai do të kërkonte mbrojtje në fuqinë e Tij. Atëherë Bota e shkretë do të shndërrohej në një vend argëtimi e kënaqësie dhe do të bëhej një vend tregtie për botën tjetër.

 

 

 

 

 

STACIONI I PARË

Në secilën nga këto njëmbëdhjetë fraza Njësie ka një sihariq të gëzueshëm; në ato sihariqe ndodhet një balsam dhe në atë balsam gjendet një ëndje shpirtërore.

 

q FRAZA E PARË:

 “La ilahe il-lall-llah” -Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut.”

Lajmi i gëzuar në këtë frazë është i tillë, saqë shpirti njerëzor ashtu siç është i nënshtruar ndaj nevojave të panumërta dhe i zbuluar para sulmeve të armiqve të panumërt, gjen në këtë frazë një vend shpëtimi dhe një burim ndihme. Kjo bën që t’i hapet atij dera e thesarit të mëshirës që do t’i japë garanci për të gjitha nevojat dhe do t’i sigurojë atij një pikë mbështetjeje e force e cila tregon autorin dhe pronarin e saj; gjithashtu ajo i bën të njohur Krijuesin dhe të Adhuruarin e Vërtetë, i Cili zotëron një fuqi absolute që do ta mbrojë nga e keqja e armiqve të Tij. Duke treguar këtë, fraza e shpëton zemrën nga dëshpërimi e vetmia dhe shpirtin nga ankthet hidhëruese: Ajo siguron një gëzim të përhershëm dhe një lumturi të përjetshme.

 

q FRAZA E DYTË:

 “Vahdehu” – Ai është Një.

Kjo frazë jep sihariqin e mëposhtëm i cili është edhe si kurues, po ashtu edhe burim lumturie.

Shpirti dhe zemra e njeriut të cilat kanë lidhje me shumicën e krijesave në univers dhe arrijnë pikën e të qënit të përmbytura në mjerim dhe në konfuzion nga presioni dhe shkaku i këtyre lidhjeve të forta, gjejnë në frazën , Vahdehu “Ai është Një”, një strehim dhe mbrojtës, e cila do t’i shpëtojë nga i gjithë konfuzioni e çoroditja. Domethënë fraza  Vahdehu, “Ai është Një”, është sikur i thotë njeriut:

All-llahu është Një, mos e rraskapit veten tënde duke iu lajkatuar të tjerëve, dhe të ndjehesh borxhli ndaj atyre; mos i mburr e mos iu servilos atyre e të poshtërosh veten tënde; mos i ndiq ata e t’i bësh gjërat të vështira për veten tënde, mos ki frikë e mos u dridh para tyre, sepse Sulltani i universit është Një. Çelësi i të gjitha gjërave është me Të, frerat e të gjitha gjërave janë në Dorën e Tij, çdo gjë do të zgjidhet me urdhrin e Tij. Nëse do ta gjesh Atë, ke gjet gjithçka që dëshiron, ti do të jesh i shpëtuar nga borxhe të pafundme e nga ankthet e shqetësimeve të panumërta.

 

q FRAZA E TRETË:

 La sherike lehu” – Ai nuk ka shokë.

Si në Hyjninë, ashtu edhe në Sovranitetin e Tij, Ai nuk ka shok. All-llahu xh.sh. është Një dhe nuk mund të jetë shumë… Gjithashtu në Hyjninë e Tij, në veprat e Tij dhe në krijim Ai nuk ka shokë.

Në kundërshtim me mbretërit e tokës, ndodh që mbreti është një i vetëm dhe pa ortakë në mbretërinë e tij, veçse ama ai nuk është një i vetëm në ekzekutimin e çështjeve të tij, meqë nëpunësit dhe shërbyesit e tij konsiderohen ortakë të tij; ata mund të ndalojnë cilindo nga hyrja për tek prania e Tij duke i thënë: “Kthehu tek ne së pari dhe konsultohu me ne, ndërsa Zoti i Gjithëfuqishëm, Mbreti i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë nuk ka shokë në sovranitetin e Tij. Ai gjithashtu nuk ka nevojë për partnerë e ndihmësa për të ekzekutuar sundimin e Tij, pasi asgjë nuk ndikon në diçka tjetër veçse me urdhrin, me vullnetin dhe me fuqinë e Tij. Kështu, të gjithë mund të kthehen tek Ai pa ndërmjetës dhe, meqenëse nuk ekzistojnë ortakë e ndihmësa për Të, atëherë nuk mund t‘i thuhet askujt që i drejtohet atij të kërkojë ndonjë konsulencë të tillë si: “Është ndaluar, ju nuk mund të hyni në praninë e Tij.”

Prandaj, kjo frazë i jep shpirtit të njeriut sihariqin e gëzueshëm vijues: Shpirti i njeriut që është i ndriçuar me besim mund të hyjë pa kurrfarë pengese, kundërshtimi apo ndërhyrje, në çdo gjendje, për çdo dëshirë, në çdo kohë e në çdo vend, tek Hirploti i Madhështisë, i Gjithëfuqishmi i Plotësisë, i Cili është Pronari i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë; Pronari i thesarit të mëshirës, i burimeve të lumturisë dhe mund të paraqesë nevojat dhe kërkesat e Tij. Dhe duke gjetur mëshirën e Tij, ai do të mbushet me gëzim të plotë e kënaqësi të madhe.

 

q FRAZA E KATËRT:

 “Lehul Mulku” – I Tij është e gjithë prona.

Domethënë,pronësimi është krejtësisht i Tij. Ndërsa ti je edhe pronë e Tij edhe rob i Tij dhe i pronësuar prej Tij, dhe gjithashtu punon në pronën e Tij.

Kjo frazë jep lajmin e gëzueshëm e kurues të mëposhtëm: “O njeri!” Mos pandeh se ti je pronar i vetes tënde, sepse ti nuk ke kontroll mbi asnjërën nga gjërat që lidhen me ty.

Një peshë e tillë do të ishte e rëndë. Gjithashtu ti je i pamundur të mbrosh vetveten, të shmangësh fatkeqësitë apo t’i bësh ato vepra që janë të domosdoshme për jetën tënde. Sidoqoftë, mos u lëndo dhe mos u torturo pa arsye, prona i përket një tjetri, ajo nuk është e jotja; Ai pronar është edhe i Gjithëfuqishëm edhe i Gjithëmëshirshëm; prandaj mbështetu në fuqinë e Tij, mos e akuzo dhe mos e përfol mëshirën e Tij! Lëre prapa hidhërimin, ji i gëzuar! Flaki turbullirat dhe gjej qetësinë!

Ajo gjithashtu thotë: Universi, të cilin ti e do, në kuptim, dhe me të cilin je i lidhur e që të hidhëron me ngatërresat e tij për të cilat je i pamundur t’i rregullosh, është prona e të Vetmit të Gjithëfuqishëm e Gjithëmëshirues. Prandaj dorëzoja pronën Pronarit të vet, lëre atë tek Ai, tërhiq kënaqësinë dhe jo zemërimin e Tij.

Ai është i Gjithurtë dhe Mëshirëplotë. Ai është plotësisht i lirë në pronën e Tij dhe e administron atë si të dojë. Sa herë që të frikësohesh, thuaj edhe ti ashtu si Ibrahim Hakkiu:

“Le ta shohim atë që Pronari vepron, është më e mira çfarëdo që Ai bën”. Atëherë, shikoje atë nga dritaret dhe mos hyr brenda! Shikoje atë të mirë dhe mos ndërhy!

q FRAZA E PESTË:

 “Lehul Hamdu” – Atij i takon lavdërimi.

Lavdërimi, krenaria, mburrja dhe brohoritja janë të përshtatshme për Të, ato i shkojnë vetëm Atij. Domethënë, mirësitë janë të Tijat; ato vijnë nga thesari i Tij; ndërsa në lidhje me thesarin, ai është i pashtershëm. Atëherë, kjo frazë jep sihariqin e mëposhtëm:

O njeri! Mos vuaj dhe mos u brengos kur ikin mirësitë, sepse thesari i mëshirës është i pashtershëm dhe, mos bërtit nga të imagjinuarit e zhdukjes së një kënaqësie, pasi ajo nuk është tjetër veçse një frut i mëshirëgjërësisë së pafundme. Dhe meqenëse pema e saj është e pavdekshme, kur fruti mbaron, ai zëvendësohet me më shumë të tjerë. Në qoftë se ti mendon me mirënjohje se brenda kënaqësisë së vetë mirësisë është një favor i mëshirshëm njëqind herë më i këndshëm dhe më i kënaqshëm, ti do të ishe në gjendje ta shtoje kënaqësinë njëqindfish. Brenda një molle të cilën ta dhuron një Monark Madhështor ndodhet një kënaqësi më e lartë se ajo e njëqind ose e një mijë mollëve; sepse është Ai i cili ta ka dhuruar dhe të ka bërë të përjetosh kënaqësinë e një mirësie mbretërore.

Në të njëjtën mënyrë, me anë të Frazës:  “Lehul Hamdu” – Atij i takon lavdërimi, do të hapet për Ty dera e kënaqësisë shpirtërore njëmijë herë më e ëmbël se sa vetë mirësia, sepse kjo frazë do të thotë të bësh lëvdata dhe falënderime; domethënë, ta perceptosh e të ndijosh dhënien e mirësisë. Kjo me radhë, do të thotë të njohësh Mirëbërësin duke reflektuar mbi dhënien e mirësisë, dhe kështu së fundi të mendosh thellë mbi mirësinë e mëshirës, favorin e dhembshurisë së Tij dhe vazhdimësinë e mirësive të Tij mbi ty.

 

q FRAZA E GJASHTË:

 “Juhji” – Vetëm Ai jep jetë.

Domethënë, Dhënësi i jetës është Ai dhe Ai që e bën jetën të vazhdojë nëpërmjet ushqimit është përsëri Ai; Mbështetësi i nevojave të jetës është gjithashtu Ai. Qëllimet e larta të jetës i përkasin Atij dhe rezultatet e rëndësishme të saj shikojnë për tek Ai dhe, nëntëdhjetë e nëntë prej njëqind frutave të saj janë të Tij. Kështu, kjo frazë i bën thirrje këtij njeriu kalimtar e të pafuqishëm në këtë mënyrë dhe i bën atij një njoftim të gëzueshëm:

O njeri! Mos e shqetëso veten tënde duke marrë përgjegjësitë e rënda të jetës në shpatullat e tua. Mos mendo për kalimin e jetës e të fillosh të hidhërohesh. Mos e shiko atë vetëm tek frutet e saja materiale e të parëndësishme dhe të brengosesh që erdhe në këtë dynja sa herë që sheh zhdukjen e mirësive. Në të vërtetë, ajo makineri jetike e trupit tënd që i ngjason një anijeje, i përket të Vetmit të Përjetshëm e Vetekzistues.”

Është Ai që e furnizon jetën me të gjitha kërkesat e nevojat. Gjithashtu jeta jote ka shumë qëllime e rezultate të cilat edhe ato i përkasin Atij gjithashtu. Ti je një timonier i thjeshtë në atë anijen e jetës. Prandaj, bëje detyrën tënde mirë dhe merr shpërblimin dhe kënaqësinë që vijnë me të. Mendoni vetëm se sa e çmueshme është një anije e jetës dhe sa të vlefshme janë dobitë dhe frutat e saja; atëherë mendo se sa Bujar e i Mëshirshëm është Pronari i anijes.

Kështu, gëzohu dhe jep falënderime dhe mësoje se kur ti e kryen detyrën tënde me drejtësi e pastërti, të gjitha rezultatet që prodhon anija do të kalojnë në regjistrin, në të cilin regjistrohen veprat tuaja, dhe se ato do të sigurojnë një jetë të pavdekshme dhe do të jetosh jetë të amshuar.

 

q FRAZA E SHTATË:

 “Ve jumitu” – Ai shkakton vdekje.

Domethënë, Ai që shkakton vdekjen është i Vetmi Krijues. Ai ju shkarkon ju nga detyra e jetës, ndryshon vendbanimin tuaj nga kjo botë kalimtare dhe ju çliron e ju heq nga puna e shërbimit. Me fjalë të tjera, Ai të merr ty nga kjo jetë e përkohshme për tek jeta e pavdekshme.

Atëherë, kjo frazë lëshoi klithmë në veshin e xhindit dhe të njeriut kalimtar, sa vijon:

Merrni lajme të gëzueshme!” Vdekja nuk është shkatërrim, shuarje, ndarje e përhershme, asgjë apo asgjësim; ajo nuk është pushim, as zhdukje e vetvetishme pa autor, as e rastësishme, por është një shkarkim nga detyra e jetës nga një Urdhërues i autoritetshëm, i Gjithurtë e Mëshirues; ajo është ndryshim vendi e pozite drejt një lumturie të përjetshme, është nxitje për tek Atdheu origjinal. Është një derë takimi drejt berzahut, botës së ndërmjetme, ku janë grumbulluar nëntëdhjetë e nëntë përqind prej të dashurve.

 

q FRAZA E TETË:

 “Ve Huve hajjun la jemut” – Ai është i Gjallë e nuk vdes.

Domethënë, Zotëruesi i bukurisë, i plotësimit dhe i bujarisë që janë të pafundme e që shihen në të gjitha krijesat e universit dhe që shkaktojnë dashuri dhe, i Adhuruari i përjetshëm, i Dashuri i amshuar, një manifestim i bukurisë së të Cilit është i mjaftueshëm për t’i zëvendësuar të gjithë të dashurit e tjerë, ka një jetë të vazhdueshme nga parapërjetësia e paspërjetësia – një jetë pa ndonjë shenjë ndërprerje apo përkohshmërie  dhe është i përjashtuar nga gabimi, mangësia apo nga mosplotësimi. Kështu, kjo frazë i shpall xhindit dhe njeriut si dhe të gjitha qënieve të vetëdijshme dhe njerëzve të dashurisë dhe të pasionit, sa vijon:

Merrni lajme të gëzueshme! Ndodhet një i Dashur i përjetshëm i Cili shëron plagët tuaja të shkaktuara nga ndarje të panumërta prej atyre që ju i doni. Meqenëse Ai ekziston dhe është i pavdekshëm, atëherë çfarëdo që mund të ndodhë, nuk i bren dhe nuk i hidhëron të tjerët. Për më tepër, bukuria dhe bujaria, virtyti dhe plotësimi në to, të cilat janë shkaku i dashurisë tënde, janë duke kaluar përmes shumë perdeve dhe hijeve nga hijet më të zbehta të treguesit të bukurisë së të Dashurit të përjetshëm e të amshuar. Prandaj, të mos ju hidhërojë  ju ndarja dhe zhdukja e tyre, pasi ato janë një lloj pasqyrash. Ndryshimi i pasqyrave përtërin dhe zbukuron treguesin e rrezatimit dhe shkëlqimin e bukurisë. Meqenëse Ai ekziston, atëherë çdo gjë ekziston.

 

q FRAZA E NËNTË:

 “Bi jedihil Hajru” – E gjithë mirësia është në Dorën e Tij.

Domethënë, çdo veprim të mirë që ju e kryeni transferohet në regjistrin e Tij. Çdo vepër e drejtë që ju bëni regjistrohet tek Ai. Kështu, kjo frazë i thërret xhindit dhe njeriut me përgëzimet dhe sihariqet e mëposhtme:

O ju të mjerë! Mos qani me dëshpërim kur udhëtoni për tek varri, duke thënë, ah, medet! Gjithçka që kishim në pronësi u shkatërrua, gjithë përpjekjet tona shkuan kot. Ne kemi lënë një dynja të gjërë e të bukur dhe kemi hyrë në një tokë të ngushtë, sepse çdo gjë e juaja ruhet, të gjitha veprimet tuaja janë regjistruar dhe çdo shërbim që keni bërë është regjistruar.

I Vetmi i Gjithëlavdishëm, në Dorën e të Cilit është e gjithë e mira dhe që mundet të sjellë të gjithë të mirën në realizim, do të të shpërblejë për shërbimin tënd, do të të tërheqë, do të të mbajë përkohësisht nën dhé dhe pastaj do t’ju marrë në praninë e Tij. Lumë ju që e kryet shërbimin dhe detyrimin, vështirësia iku. Ju po shkoni për tek rehatia dhe mëshira! Shërbimi e përpjekja kanë marrë fund. Ju po shkoni të merrni shpërblimin tuaj!

Në të vërtetë, i Gjithëfuqishmi Madhështor, i Cili ruan farërat dhe bërthamat, të cilat janë fletët e punëve të pranverës së kaluar, janë regjistrat e shërbimeve të tyre dhe kutitë depozituese të funksioneve të tyre dhe i ruan e i shpall ato në pranverën vijuese, në një mënyrë njëqind herë më të bollshme se origjinalet. Atëherë, Ai sigurisht i ruan rezultatet e jetës suaj në të njëjtën mënyrë dhe do të shpërblejë shërbimin në një mënyrë vërtetë të bollshme.

 

q FRAZA E DHJETË:

 “Ve huve ala kul-li shej-in Kadir” – Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi gjithçka.

Domethënë, Ai është Një, Ai është i Vetëm, Ai ka fuqi mbi gjithçka. Asgjë fare nuk është e vështirë për Të. Krijimi i pranverës është aq i lehtë për Atë aq sa krijimi i një luleje; Ai e krijon Parajsën me aq lehtësi si pranverën.

Artifaktet e panumërta të cilat Ai i krijon vazhdimisht çdo ditë, çdo vit e çdo shekull, dëshmojnë me gjuhë të panumërta Fuqinë e Tij të pafundme. Kështu, kjo frazë gjithashtu jep lajme të gëzueshme.

O njeri! Shërbimi që ke ofruar dhe adhurimi që ke kryer nuk shkojnë kot. Një botë shpërblimi, një banesë lumturie është përgatitur për ty; një Parajsë e pafundme po të  pret ty në vend të kësaj botës tënde kalimtare. Kij besim dhe mirëbesim në premtimin e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, të Cilin ti e njeh dhe që e adhuron, sepse është krejtësisht e pamundur që Ai ta thyejë premtimin. Në fuqinë e Tij nuk ka absolutisht asnjë mangësi; pafuqia nuk mund të ndërhyjë në veprat e Tij. Ai, ashtu siç krijon kopshtin tënd të vogël, gjithashtu është i aftë të krijojë një parajsë për ty. Dhe Ai e ka krijuar atë dhe ta ka premtuar; Ai meqë të ka premtuar, me siguri do të të fusë në të.

Meqenëse ne shohim nëpërmjet vëzhgimit se çdo vit në faqen e tokës Ai grumbullon së bashku dhe shpërndan me një rregull të plotë dhe me drejtpeshim, me bashkërendim të plot dhe me lehtësi më shumë se treqindmijë specie e grupe të kafshëve dhe bimëve, me siguri Një i Gjithëfuqishëm i Tillë e i Gjithëlavdishëm është i aftë ta përmbushë premtimin e Tij. Duke qenë kështu i Gjithëfuqishëm Absolut, Ai krijon shembuj ringjallje dhe shembuj Xhenneti në mijëra forma çdo vit.

Meqenëse lumturia e përjetshme e premtuar nga të gjithë librat e shpallur qiellorë i jep sihariqet e parajsës; dhe meqenëse të gjitha veprat e Tij dhe funksionet janë të drejta dhe të vërteta dhe kryhen me vërtetësi e seriozitet dhe, meqenëse përmes dëshmisë së të gjitha veprave të artit, të gjitha plotësimet tregojnë e dëshmojnë plotësimin e Tij të pafundmë dhe këto janë tregues se Ai është i pastër dhe larg çdo mangësie e defekti; dhe meqenëse thyerja e premtimit, gënjeshtra, fallsiteti dhe mashtrimi janë cilësitë më të shëmtuara, përveç qënies së tyre defekte e mangësi, atëherë Ai i Gjithëfuqishëm i Lavdisë dhe i Gjithurti i Plotësimit dhe Ai Mëshirëplotë Hirplot do ta përmbushë premtimin me të gjithë sigurinë. Ai do ta hapë derën e lumturisë së përhershme; Ai do t’ju shtie juve, o njerëzit e besimit, në Parajsë, e cila ishte atdheu origjinal i paraardhësit tuaj, Ademit.

 

q FRAZA E NJËMBËDHJETË:

 “Ve ilejhil mesir” – Dhe me Të, të gjitha gjërat e kanë fundin e tyre.

Domethënë, qëniet njerëzore dërgohen në këtë botë, e cila është bota e sprovës dhe e provimit, me detyrat e tyre të rëndësishme të tregtisë dhe të vepruarit si nëpunës. Pasi ata kanë përfunduar tregtinë e tyre, kanë përmbushur detyrat e tyre dhe kanë plotësuar shërbimet e tyre, ata do të kthehen tek Krijuesi i tyre i Gjithëlavdishëm dhe takohen me Pronarin Gjithëbujar, i Cili i lëshoi ata në vendin e parë. Duke e lënë këtë botë kalimtare, ata do të nderohen e të ngrihen në praninë e madhështisë në Botën e qëndrueshmërisë.

Domethënë, duke qenë të shpëtuar nga turbullira e shkaqeve dhe nga perdet e errëta të ndërmjetësive, ata do të takohen me Furnizuesin e tyre Mëshirëplotë pa perde tek vendi i përjetshëm i madhështisë së Tij. Gjithësecili do të gjejë Krijuesin, të Adhuruarin e Vetëm të vërtetë, Furnizuesin, Zotin, Pronarin dhe do ta njohë menjëherë. Kështu, kjo frazë, shpall sihariqin e gëzueshëm vijues i cili është më i madh se sa të gjitha sihariqet e tjera duke thënë:

O njeri! A e di se ku po shkon dhe për ku po shtyhesh? Ashtu siç është pohuar në fund të Fjalës së Tridhjetë e Dytë, një mijë vite jetë e lumtur në këtë botë nuk mund të krahasohet me një orë jete në Parajsë. Dhe njëmijë vite nga jeta në Parajsë nuk mund të krahasohen me gëzimin e shikimit prej një ore të bukurisë së Hirplotit të Gjithëlavdishëm. Dhe ti po shkon tek sfera e mëshirës së Tij dhe tek shkalla e prezencës së Tij.

Hijeshia dhe bukuria tek të gjitha krijesat e kësaj bote dhe tek ato të dashur metaforikë, për të cilët mallëngjehesh e joshesh si dhe je shumë i dëshiruar, janë veçse një lloj hije nga treguesi i bukurisë dhe i hijeshisë së Emrave të Tij; dhe e gjithë Parajsa me të gjitha mrekullitë e saj të holla është vetëm një tregues nga treguesit e mëshirës së Tij, të gjitha llojet e përmallimit, të dashurisë, tërheqjes dhe joshjeve janë vetëm një shkëlqim nga dashuria e të Adhuruarit të përhershëm dhe të Dashurit të përjetshëm. Dhe ju po shkoni në sferën e pranisë së Tij. Dhe atëherë, ju bëhet ftesa për në Parajsë, që është një vend i përhershëm gostie.

Meqenëse është kështu, ju nuk duhet të qani kur hyni në derën e varrit, por ta prisni atë me buzëqeshje e gëzim. Fraza gjithashtu njofton edhe këtë sihariq:

O njeri! Mos u frikëso duke imagjinuar se ti po shkon në zhdukje, në mosekzistencë, në asgjë, në errësirë, në harresë, në kalbje, në vetmi e në shkrirje, dhe se do të mbytesh në një shumësi.

Ti nuk po shkon në zhdukje, por në qëndrueshmëri; Ti nuk po shtyhesh për në mosekzistencë, por për tek ekzistenca e përjetshme. Ti nuk do të hysh në errësirë, por në botën e dritës. Dhe je duke u kthyer tek Pronari yt i vërtetë, tek vendqëndrimi i Sulltanit të parapërjetësisë.

Ti nuk do të mbytesh në shumësi; ti do të marrësh pushimin në sferën e Njësisë.

Ju jeni të orientuar drejt lidhjes dhe bashkimit dhe jo drejt ndarjes.

* * *

 

STACIONI I DYTË

[Stacioni i Dytë përbëhet nga një tregues i shkurtër duke e provuar Unitetin Hyjnor tek niveli i Emrit më të madh]

 

q FRAZA E PARË:    “La-Ilahe-il-lall-llah” Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut.”

Në këtë frazë është vërtetimi i Unitetit të Hyjnisë dhe i të Adhuruarit të Vërtetë. Një provë tej mase e fuqishme e kësaj shkalle në vërtetimin e Unitetit Hyjnor është sa vijon:

Një aktivitet me rregullin më të madh është i dukshëm në fytyrën e universit dhe sidomos në faqen e tokës… Dhe ne vështrojmë se ndodhet një krijueshmëri e një urtësie të skajshme. Dhe ne shikojmë qartë me syrin e sigurisë një hapje sistematike të skajshme; domethënë, hapja dhe dhënia e një trajte të përshtatshme dhe një forme çdo gjëje. Për më tepër, ne shohim një bujari, një dorëgjërësi e mbretëri që janë më të mëshirshmet, më bujaret dhe më të dhembshurat. Meqenëse është kështu, kjo nga domosdoshmëria, provon dhe bën të ndihet ekzistenca e domosdoshme dhe Uniteti i një Krijuesi Aktiv, Kreativ, Hapës dhe Zotëruesi bujar i lavdisë.

Në të vërtetë, zhdukja e qënieve vazhdimisht dhe ripërtërirja e tyre demonstron se ato qënie janë shfaqjet e Emrave të shenjtë të Një Autori të Gjithëfuqishëm, janë hijet e dritave të Emrave të Tij, janë nga aktet e Tij, janë skalitjet dhe fletët e penës së Kaderit dhe të Fuqisë së Tij; dhe se ato janë pasqyrat e plotësimit të Tij.

Ashtu siç e provon Pronari i universit këtë të vërtetë madhështore dhe këtë shkallë të lartë në vërtetimin e Unitetit të Tij me të gjitha shkrimet e shenjta dhe me të gjitha librat qiellorë që Ai ka shpallur, po ashtu të gjithë njerëzit e së vërtetës dhe anëtarët e përkryer të llojit njerëzor e kanë provuar këtë të njëjtin dekret nëpërmjet të gjitha hetimeve dhe zbulesave të tyre. Edhe universi gjithashtu tregon të njëjtën shkallë në vërtetimin e Unitetit Hyjnor nëpërmjet dëshmimit të pandërprerë të mrekullive të artit, të çudirave të fuqisë dhe të thesareve të pasurisë që ai shfaq, pavarësisht pafuqisë dhe varfërisë së tij.

Domethënë, Dëshmitari i parapërjetësisë, me anë të të gjitha fletëve dhe librave të Tij të shenjtë, njerëzit e vizionit dhe të dëshmisë nëpërmjet të gjitha hetimeve, verifikimeve dhe zbulesave të tyre dhe bota e dukshme duke dëshmuar nëpërmjet të gjitha gjendjeve të saj të mirësistemuara, cilësive dhe çështjeve të saj plot urtësi, pajtohen e bien dakord me unanimitet mbi këtë shkallë të vërtetimit të Unitetit Hyjnor.

Ata të cilët nuk pranojnë të Vetmin e Unitetit, atëherë, ata duhet të pranojnë zotra të panumërt, ose ndryshe, ashtu si sofistët e çmendur, ata duhet të mohojnë si ekzistencën e vetvetes së tyre, edhe atë të universit.

 

q FRAZA E DYTË:  “Vahdehu” “Ai është Një.” Kjo frazë demonstron një shkallë të qartë në shpalljen e Unitetit Hyjnor. Një argument bindës duke e provuar këtë shkallë kuptueshëm dhe qartë, është sa vijon:

Kur ne i hapim sytë tonë, dhe kur universi e ngul dhe e mbërthen shikimin tonë në fytyrën e tij, gjëja e parë që tërheq vëmendjen tonë është rregulli i plotë e i përgjithshëm; ne shohim se ndodhet një ekuilibër i gjithanshëm dhe i ndjeshëm.

Gjithçka ekziston brenda një rregulli të saktë dhe çdo gjë peshohet nga një balancë e ndjeshme dhe është brenda një mase të llogaritur me përpikëri. Në qoftë se ne shikojmë pak më me vëmendje, një sistemim i vazhdueshëm dhe një drejtpeshim na qëllon syrin tonë. Domethënë, Një i vetëm po e ndryshon sistemin me rregullshmëri dhe e ripërtërin balancën me matje të saktë. Çdo gjë bëhet një model të cilit i vishen shumë forma të drejtpeshuara e të sistemuara. Kur ne e studiojmë dhe e shohim atë akoma më shumë, një urtësi e drejtësi shfaqen nga poshtë atij rregulli dhe peshimi.

Në lëvizjen e çdo gjëje dhe madje edhe në grimcat më të vogëla shihen një qëllim e një përfitim, dhe një e vërtetë dhe dobi i ndjekin ato. Kur ne e shqyrtojmë atë me vëmendje akoma më të madhe, ajo që qëllon shikimin e vetëdijes sonë është demonstrimi i një fuqie brenda një aktiviteti të skajshëm urtësie dhe manifestimi i një njohurie të gjithanshme e cila përfshin dhe rrethon të gjitha cilësitë e të gjitha gjërave.

Domethënë, ky rregull dhe ky drejtpeshim të cilat janë tek të gjitha qëniet na tregojnë qartë një rregullsi të përgjithshme dhe një drejtpeshim dhe, rregulli e drejtpeshimi shfaqin një urtësi të përgjithshme dhe një drejtësi, dhe urtësia e drejtësia, me radhë, na tregojnë neve një fuqi dhe një njohje. Domethënë, Një i Gjithëfuqishëm mbi gjithçka dhe Një i Gjithëditur për të gjitha gjërat e zbulon vetveten për mendjen nga prapa atyre perdeve.

Për më tepër, ne hedhim vështrimin tek fillimi dhe fundi i të gjitha gjërave dhe shohim, sidomos tek qëniet e gjalla, se fillimet e tyre, origjinat, rrënjët, frutat dhe rezultatet janë të tilla saqë, sikur farërat dhe origjinat e tyre të përmbanin të gjitha sistemet dhe gjymtyrët e atyre krijesave, secila në formën e një flete instruksioni dhe programi. Dhe përsëri, frutat e tyre dhe rezultatet janë të tilla sikur kuptimet e atyre gjallesave të ishin filtruar e përqëndruar tek ato; ato ua lënë atyre me testament -trashëgimi- historitë e jetës së tyre.

Është sikur farërat, të cilat janë origjinat e tyre, të ishin koleksione të parimeve sipas të cilave ato krijohen, dhe frutat dhe rezultatet e tyre të ishin një lloj indeksi i urdhërave të krijimit të tyre, ashtu siç e shohim.

Pastaj ne shikojmë fytyrat e jashtme e të brendshme të atyre krijesave të gjalla. Ne vështrojmë se një sistemim dhe drejtpeshim i çështjeve të një fuqie të skajshme urtësie, një modelim dhe organizim i një dëshire plotësisht efektive janë të dukshme. Domethënë, një forcë dhe një fuqi e krijojnë atë gjë dhe se një urdhër dhe një dëshirë do t’i veshin formë asaj. Kështu, kur i studiojmë me vëmendje të gjitha qëniet, ne shikojmë se fillimet e tyre janë letrat instruktive të përgatitura nga një Zotërues i vetëm i njohjes, dhe se fundet e tyre janë planet dhe programet e një Autori; se fytyrat e tyre të jashtme janë veshjet më të harmonizuara të punuara për bukuri e të shpikura nga mjeshtëria artistike e Një Vepruesi Zgjedhës e Dëshirues, ndërsa fytyrat e tyre të brendshme janë aparatet më të sofistikuara dhe makineritë e një të Gjithëfuqishmi të Vetëm.

Atëherë, kjo situatë, në mënyrë të domosdoshme dhe të vetëkup-tueshme,  shpall se asnjë gjë, as një kohë dhe asnjë vend, absolutisht nuk mund të jenë jashtë kapjes -zotërimit, njohurisë- së Fuqisë së një Autori të Gjithëlavdishëm. Çdo gjë dhe të gjitha gjërat, së bashku me të gjitha cilësitë e tyre, organizohen dhe drejtohen brenda kapjes së fuqisë së Një Zotëruesi të Gjithëfuqishëm Dëshirues; dhe ato bëhen të bukura nëpërmjet sistemit dhe mirësisë së të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit të Vetëm; dhe ato stolisen me zbukurimin e mëshirës së një Dhuruesi të dashur Mirëbërës.

Në të vërtetë, për cilindo që është i vetëdijshëm dhe ka sy në kokën e tij, rregulli, ekuilibri, sistemimi dhe zbukurimi që gjenden në univers dhe në qëniet brenda tij, demonstrojnë, në shkallën e Unitetit, Një Autor i Cili është Një, i Vetëm, i pashoq, i Veçantë, Unik, i Gjithëfuqishëm, Zotërues i Dëshirës, i Gjithëditur dhe i Gjithurtë.

Me siguri, ndodhet një unitet në çdo gjë; dhe sa për unitetin, ai tregon Një të Vetëm. Për shembull, e gjithë dynjaja ndriçohet nga një llambë, dielli; kjo do të thotë se Pronari i dynjasë është gjithashtu Një i vetëm. Dhe, për shembull, ajri, zjarri dhe uji që janë shërbyes për gjallesat e tokës janë një; domethënë, Ai që i vë në shërbim këto gjëra dhe i nënshtron për ne, gjithashtu është Një.

 

q FRAZA E TRETË:  “La Sherike Lehu” “Ai nuk ka shok.”

Meqenëse Stacioni i Parë i Fjalës së Tridhjetë e Dytë e ka provuar këtë Frazë në një mënyrë të pakundërshtueshme e bindëse, ne ju referojmë ju tek ajo Fjalë, sepse nuk do të mund të shpjegohej më qartë; nuk ka nevojë për një sqarim të mëtejshëm.

 

q FRAZA E KATËRT:  “Lehul Mulku” “I Tij është sundimi.”

Domethënë, çdo krijesë nga faqja e tokës deri tek Froni Hyjnor, nga dheu për tek plejadat, nga grimcat e vockëla për tek trupat qiellorë,çdo gjë nga parapërjetësia për tek paspërjetësia, qiejt dhe toka, kjo dynja dhe Ahireti, i përkasin vetëm Atij. E Tij është shkalla më e lartë e pronësisë në formën e vërtetimit më të madh të Unitetit Hyjnor. Një provë madhështore e këtij dekreti më të lartë të pronësisë në formën e vërtetimit më të madh të Unitetit Hyjnor iu shfaq mendjes së këtij të pafuqishmi në gjuhën arabe në një kohë të këndshme dhe në kujtesa të këndshme. Për hir të asaj kujtese të këndshme, ne do t’i shënojmë ato të njëjta fraza dhe pastaj do të shkruajmë kuptimet e tyre:

[I Tij është sundimi, sepse, Ajo botë e madhe është e ngjashme me këtë botë të vogël; ajo çfarë është modeluar nga Fuqia e Tij është një mesazh që shpreh paracaktimin e Tij; krijimi i Tij atë botë të madhe duke e bërë si një vend sexhdeje, ndërsa dhënia e Tij ekzistence për këtë botë të vogël duke e bërë atë të bie në sexhde; sjellja e Tij të parën në qënie, e bëri si një pronë, ndërsa dhënia e Tij të dytës ekzistencë, e bën atë si të pronësuar; arti i Tij në të parën e shfaq atë si një libër, ndërsa ngjyrosja e Tij të dytën shkëlqen nëpërmjet ligjëratës; Fuqia e Tij në të parën shfaq madhështinë e Tij, ndërsa mëshira e Tij në të dytën radhit mirësinë e Tij; Madhështia e Tij në të parën dëshmon se Ai është Nji, ndërsa mirëbërësia e Tij në të dytën shpall se Ai është i Vetëm, i pandashëm; Stampa e Tij në të parën është mbi të gjitha gjërat, universale e të pjesshme, ndërsa vula e Tij mbi të dytën është mbi trupin dhe mbi gjymtyrët].

Ÿ Paragrafi i parë:  

“Ajo botë e madhe është e ngjashme me këtë botë të vogël… etj. Bota e madhe, domethënë i gjithë universi, dhe njeriu i cili është bota e vogël dhe shembulli i tij i zvogëluar, shfaqin së bashku dëshmitë e Unitetit Hyjnor të shkruara në horizonte dhe brenda vetë njeriut nga pena e paracaktimit Hyjnor dhe e Fuqisë Hyjnore.

Po, ndodhet brenda njeriut, në një shkallë shumë të vogël, modeli i artit të mirësistemuar që është në univers. Dhe, ashtu si arti i cili është në sferën e gjërë, që dëshmon Autorin e Vetëm, po ashtu arti mikroskopik  i cili është në një shkallë të zvogëluar brenda njeriut, tregon Autorin dhe demonstron Unitetin e Tij. Për më tepër, ashtu si njeriu, i cili është mesazhi më domethënës i skalitur nga Mbështetësi i Tij dhe një odë (poemë) e hartuar mirë dhe e shkruar nga Kaderi Hyjnor, po ashtu është universi, një poemë e hartuar mirë e paracaktimit Hyjnor e shkruar nga e njëjta penë, por në një shkallë të gjërë të zmadhuar.

A do të ishte e mundur që dikush tjetër përveç të Vetmit të Unitetit të ndërhynte në vënien e stampës së Njësisë në fytyrat e njerëzve, të cilat ndonëse u ngjasojnë njëra-tjetrës, të gjitha kanë shenjat e tyre dalluese; apo të ndërhynte në vënien e vulës së Unitetit mbi universin, të gjitha krijesat e të Cilit bashkëpunojnë sup më sup dhe dorë për dorë duke mbështetur njëra-tjetrën?

Ÿ Paragrafi i dytë:  

“Krijimi i Tij atë botë të madhe… etj.” Ajo ka këtë kuptim: Autori i Gjithurtë e krijoi botën e madhe – universin – në një formë të tillë origjinale e të mrekullueshme, duke skalitur në të shenjat e madhështisë së Tij, sa që Ai e transformoi atë në një xhami madhështore. Dhe Ai e krijoi njeriun – botën e vogël- në këtë mënyrë: duke i dhënë atij mendje dhe duke e bërë atë të përulet duke rënë përdhe me një sexhde habie përpara atyre mrekullive të artit të Tij dhe para fuqisë së Tij të mrekullueshme. Ai e bëri atë të lexojë shenjat e madhështisë së Tij. Dhe kështu Ai e bëri atë një shërbëtor të gatshëm për adhurim në atë xhami madhështore; Ai e krijoi atë si një rob që bie në sexhde.

A do të ishte e mundur që i Adhuruari i vetëm i atyre adhuruesve të cilët bien në sexhde në këtë xhami madhështore të ishte dikush tjetër veç Autorit të vetëm të Unitetit dhe të Njësisë!?..

Ÿ Paragrafi i tretë: 

“Sjellja e Tij të parën në qënie… etj.” Ky ka këtë kuptim: Pronari i Gjithëlavdishëm i të gjithë sundimit e krijoi botën e madhe dhe sidomos faqen e tokës në një formë të tillë sikur të ishin rrathë bashkëqendrorë ose sfera të panumërta. Çdo sferë është si një fushë e lërueshme ku, kohë pas kohe, stinë pas stine dhe shekull pas shekulli, Ai mbjell, korr dhe mbledh të korrat. Ai vazhdimisht e administron pronën e Tij dhe e bën atë të punojë.

Ai e ka bërë botën e grimcave të vogëla, e cila është sfera më e madhe, një fushë. Me fuqinë e Tij dhe me urtësinë e Tij, Ai pandërprerë mbjell në të drithra, kultura, aq sa shtrirja e universit dhe i korr e i mbledh ato. Ai i dërgon ato prodhime nga Bota e dukshme për tek Bota e padukshme dhe nga sfera e fuqisë për tek sfera e njohjes.

Pastaj, Ai e ka bërë faqen e tokës, e cila është një sferë e mesme, një vend kultivimi në pikërisht të njëjtën mënyrë, ku stinë pas stine, Ai mbjell botëra e specie dhe i korr dhe i grumbullon ato. Dhe prodhimet e Tij jolëndore gjithashtu Ai i dërgon tek botët jolëndore, tek botët e së padukshmes, të Ahiretit dhe tek bota e shëmbëllesës.

Një kopsht në tokë, gjithashtu, që është një sferë më e vogël, Ai e mbush me qindra e mijëra herë me fuqinë e Tij dhe e zbraz atë me Urtësinë e Tij. Pastaj madje edhe nga sfera më e vogël e një qënie të gjallë si pema ose si njeriu, për shembull, Ai mbledh prodhime të cilat janë njëqind herë më të mëdha se sa vetë ajo qënie. Domethënë, Pronari i Gjithëlavdishëm i të Gjithë sundimit i krijon si një model të gjitha gjërat, qofshin ato të mëdha apo të vogëla, universale apo të pjesshme dhe u vesh atyre qindra mënyra nga endjet e artit të Tij, të cilat janë qëndisur me mbishkrime e skalitje që ripërtërihen vazhdimisht; Ai shfaq manifestimet e Emrave të Tij dhe mrekullitë e Fuqisë së Tij. Ai e ka krijuar si një faqe çdo gjë në pronën e Tij; Ai shkruan letra kuptimplote në qindra mënyra në çdo faqe;Ai shfaq urtësinë e Tij, shenjat e Tij dhe Ai i bën të vetëdijshmit që t’i lexojnë ato.

Së bashku me sjelljen në qënie të kësaj bote të madhe në formën e pronës së kultivuar, Ai gjithashtu e ka krijuar njeriun dhe i ka dhënë mjete të tilla, aftësi, shqise, ndjenja dhe veçanërisht një nefs të tillë, dëshira të tilla, nevoja, orekse, lakmi dhe kërkesa e pretendime të tilla, sa që në atë pronë të gjërë Ai e bëri atë si një krijesë krejtësisht të pronësuar dhe rob të nevojshëm për gjithçka nga Prona e Tij.

Atëherë, a do të ishte e mundur që ndonjë gjë përveç Pronarit të Gjithëlavdishëm të të gjithë sundimit i Cili i bëri të gjitha krijesat, duke filluar nga bota shumë e gjërë e grimcave të vockëla për tek krahu i një mize, si një fushë të kultivuar dhe pronë dhe, e bëri njeriun e vogël një spektator, inspektor, bujk, tregtar, lajmëtar, adhurues dhe një rob në atë pronësi të gjërë dhe, e mori atë si një marrës të dashur adresimi dhe si një mysafir të nderuar – a do të mundej ndonjë gjë tjetër përveç Atij Pronari të të gjithë sundimit të bëhej prijësi i parë mbi pronën e atij robi?

Ÿ Paragrafi i katërt:

Arti i Tij në të parën e shfaq atë si një libër, ndërsa… etj.” Kuptimi i tij është ky:

Arti i Autorit të Gjithëlavdishëm në botën e madhe është aq domethënës sa që e shfaq atë si të ishte  në formën e një libri të mrekullueshëm dhe, duke e bërë kështu universin si një vëllim vigan, mendja njerëzore ka nxjerrë bibliotekën e shkencës së vërtetë natyrale dhe atë të filozofisë reale prej tij dhe e ka shkruar bibliotekën në harmoni me të. Dhe ai libër urtësie është lidhur aq fort me realitetin dhe mbështetet nga realiteti deri në një shkallë të tillë sa që ai është shpallur në formën e Kur’anit të gjithurtë – i shkruar – i cili është një kopje prej Librit të Qartë.

Për më tepër, ashtu si arti i Tij në univers që është në formën e një libri duke përshkruar rregullsinë e tij të përkryer, po ashtu është hapur ngjyrosja e Tij dhe skalitja e urtësië së Tij në njeriun nga lulja e adresimit, e ligjërimit. Domethënë, arti është aq kuptimplotë, i ndjeshëm dhe i bukur saqë sikur t’i bënte pjesët përbërëse të asaj makinerie të gjallë të flisnin si të ishin gramafonë. Ndërsa arti i ka dhënë njeriut një ngjyrim të tillë Hyjnor dhe e bëri atë në modelin më të bukur”, sa që sikur lulja e adresimit dhe e të shprehurit, e cila është jolëndore, e padukshme dhe e gjallë, të jetë çelur në kokën e tij lëndore, trupore dhe të ngurtë. Dhe Ai e ka pajisur fuqinë e ligjërimit dhe të të shprehurit, e cila është vendosur në kokën e njeriut me mjete të tilla të larta dhe me aftësi saqë kjo e ka bërë atë të zhvillohet e të përparojë deri në atë shkallë ku njeriu bëhet marrës adresimi i Sulltanit të parapërjetësisë. Domethënë, ngjyrimi Hyjnor, i cili është në natyrën esenciale të njeriut, ka çelur lulen e adresimit Hyjnor.

A do të ishte e mundur që të ndërhynte dikush tjetër përveç të Vetmit në Unitet në formën e atij arti në krijesa, që është forma e një libri, dhe në atë ngjyrim, i cili është në natyrën e njeriut dhe me të cilën ai ngjitet tek stacioni i adresimit dhe i ligjërimit? Ruajna Zot!..

Ÿ Paragrafi i pestë:

“Fuqia e Tij në të parën shfaq madhështinë e Tij, ndërsa… etj.” Ai ka këtë kuptim: Fuqia Hyjnore në botën e madhe demonstron madhështinë e Hyjnisë së Tij, ndërsa mëshira Hyjnore radhit mirësitë e Tij tek njeriu, i cili është bota e vogël.

Domethënë, fuqia e Autorit, në shkallën e madhështisë dhe të lavdisë, e krijon  universin në formën e një pallati aq madhështor sa që Ai e bëri diellin në të një llambë elektrike madhështore, hënën një kandil dhe yjet qirinj, fruta të zbukuruar dhe drita të përhapura; dhe e bëri faqen e tokës një sofër ushqimi të mbushur plot  e përplot, një fushë, një kopësht, një qilim; i bëri malet secilin si një magazinë e depo, shtylla, direke dhe kala të forta, dhe kështu me radhë.

Ashtu siç demonstron Ai në një mënyrë të ndritshme madhështinë e Hyjnisë së Tij duke i bërë të gjitha gjërat, në një shkallë të gjërë, domosdoshmëritë dhe mobilimet e atij pallati madhështor, edhe mëshira e Tij gjithashtu  në shkallën e bukurisë u ka dhuruar të gjitha krijesave me shpirt, dhe madje edhe krijesave më të vogëla të gjalla, shumëllojshmëritë e ndryshme të mirësive të Tij. Ai i ka organizuar qëniet e tyre me këto. Duke i zbukuruar ato nga koka deri në fund me mirësi, Ai i ka drejtpeshuar bukurinë e mëshirës së Tij dhe atë madhështi të lavdishme, ato gjuhë mikroskopike dhe atë gjuhë madhështore.

Domethënë, ndërsa trupat e mëdhenj qiellorë si dielli dhe Arshi thonë me gjuhën e madhështisë: “Ja Xhelil!,” “Ja Kebir!,” “Ja Adhim!,” “O i Gjithëlavdishëm! O i Gjithëfuqishëm! O madhështor!, ato krijesa të gjalla të vogëla, si mizat dhe peshqit, gjithashtu  deklarojnë, por me gjuhën e mëshirës: “Ja Xhemil!,” “Ja Adhim!,” “Ja Rahim!” “Ja Kerim!”,O i Bukur! O Madhështor! O Mëshirëplotë! O Gjithëbujar! – Ato janë duke ia shtuar këngët e tyre të këndshme asaj orkestreje të madhe, dhe ia shtojnë asaj ëmbëlsinë dhe shijen.

A do të ishte e mundur që ndonjë gjë tjetër, përveç të Gjithëlavdishmit të bukurisë dhe Hirplotit të Madhështisë, të mund të ndërhynte në ndonjë mënyrë në krijimin e kësaj bote të madhe dhe në atë të kësaj bote të vogël? Ruajna Zot! Jo, kurrë!

Ÿ Paragrafi i gjashtë: 

“Madhështia e Tij në të parën dëshmon se Ai është Një i vetëm”… etj. Kuptimi  i tij është ky: Ashtu si Madhështia e Hyjnisë , e cila është e dukshme në tërësinë e universit, që provon e demonstron Unitetin Hyjnor, po ashtu mirësia Hyjnore, e cila u dhuron anëtarëve të krijesave të gjalla furnizimet e tyre të rregullta me ushqim, provon e demonstron Njësinë Hyjnore.

Sa për Unitetin, kjo do të thotë se të gjitha ato krijesa janë pronë e Një Autori të vetëm, ato orientohen e shikojnë tek një Autor i vetëm dhe ato të gjitha janë krijimi i Një të Vetmi.

Sa për Njësinë, ajo është se shumica e Emrave të Krijuesit të të gjitha gjërave shfaqen në të gjitha qëniet. Për shembull, drita e diellit mund të shihet i ngjashëm dhe i përafërt me Unitetin – me cilësinë e përfshirjes së asaj drite sipërfaqen e të gjithë tokës. Ndërsa fakti se drita e diellit, nxehtësia e tij dhe shtatë  ngjyrat në dritën e tij dhe, ndonjë lloj prej hijeve të tij gjenden në çdo objekt të tejdukshëm dhe në çdo pikë uji, i bën ato të ngjashme me Njësinë. Dhe fakti që shumica e Emrave të Autorit shfaqen në çdo gjë dhe veçanërisht në çdo krijesë të gjallë dhe, para së gjithash, tek njeriu, tregon shembullin e Njësisë.

Kështu, ky paragraf tregon se madhështia e Hyjnisë, e Cila ka një drejtim e autoritet tërësor mbi universin, e bën diellin madhështor si një shërbëtor, një llambë dhe si një oxhak për krijesat e gjalla në faqen e tokës; dhe e bën tokën madhështore si një djep për gjallesat, si bujtinë dhe si një vend tregtie për to; dhe e bëri zjarrin si një gjellëbërës -kuzhinë- dhe si shok i gatshëm për të punuar në çdo vend dhe i pranishëm; dhe retë si shtrydhëse -kullesa- dhe mëndesha për gjallesat; malet si depo, magazina e thesare; ajrin si ventilator për krijesat e gjalla, për të marrë frymë e për të nxjerrë; dhe ujin, burimin e jetës, si mëndesha e cila mënd gjallesat e reja që sapo kanë ardhur në jetë dhe si një shitës i pijeve të ëmbëla i cili furnizon kafshët me ujin e jetës; kjo mbështetje e Hyjnisë e demonstron Unitetin Hyjnor në mënyrën më të qartë.

Atëherë,  kush tjetër përveç Një Krijuesi të vetëm do të mund ta nënshtronte diellin me qëllim që ai të jetë një shërbëtor për banorët e tokës? Dhe kush tjetër përveç të Vetmit të Unitetit do të mund ta mbante erën në dorën e tij dhe ta nënshtronte atë në detyra të mëdha dhe ta bënte atë si një shërbëtor të shpejtë në faqen e tokës? Dhe kush përveç të Vetmit në Unitet do të mund ta bënte zjarrin një kuzhinier, dhe të bënte një flakërimë të vogël me një maje shkrepëseje të djegë e të gëlltisë me mijëra tone mallëra? Dhe kështu… çdo gjë e veçantë, çdo element i veçantë dhe çdo trup i veçantë qiellor tregon të Gjithëlavdishmin e Vetëm të Universit, në shkallën e madhështisë së Hyjnisë.

Atëherë, ashtu si Uniteti Hyjnor që është i dukshëm në shkallën e lavdisë dhe të madhështisë, po ashtu, mirësia dhe bujaria e shpallin Njësinë Hyjnore në shkallën e bukurisë dhe të mëshirës. Kjo është për shkak se, brenda këtij arti gjithëpërfshirës, ndodhen tek qëniet e gjalla, dhe veçanërisht tek njeriu, gjymtyrë dhe aftësi nëpërmjet të cilave për të kuptuar, për të pranuar dhe dëshiruar shumëllojshmëri të pafundme të mirësive, dhe të cilat reflektojnë të gjithë Emrat Hyjnorë të manifestuar në tërësinë e universit. Thjesht, si një pikë përqëndrimi, njeriu i shfaq përnjëherësh të gjithë Emrat e Bukur së bashku nëpërmjet pasqyrës së esencës së tij dhe, me anë të saj shpall Njësinë Hyjnore.

Ÿ Paragrafi i shtatë:

 

“Stampa e Tij në të parën është mbi të gjitha gjërat… etj.” Kuptimi i tij është ky: Ashtu si Autori i Gjithëlavdishëm që ka një vulë madhështore në botën e madhe si një tërësi, po ashtu, Ai ka vënë një stampë Uniteti mbi secilën nga pjesët dhe speciet e saj. Dhe ashtu siç ka vënë Ai vulën e Universit në fytyrën dhe në trupin e çdo qënie humane, e cila është bota e vogël, po ashtu në secilën nga gjymtyrët e tij është vula e Unitetit të Tij.

Në të vërtetë, i Gjithëfuqishmi i vetëm i lavdisë ka vendosur mbi çdo gjë, mbi universalet dhe mbi të pjesshmet, mbi yjet dhe mbi grimcat , një Stampë Uniteti e cila dëshmon për Të. Mbi secilën Ai ka vënë një vulë Uniteti e cila e tregon Atë. Meqenëse kjo më e madhja e të vërtetave është shpjeguar e provuar në mënyrën më brilante e vendimtare në fjalën e Njëzet e Dytë, në Fjalën e Tridhjetë e Dytë dhe në Tridhjetë e Tre Dritaret e letrës së Tridhjetë e Tretë, ne ju referojmë ju tek ato, dhe e presim shkurt diskutimin dhe e përfundojmë këtu.

 

q FRAZA E PESTË:   “Lehul Hamdu”  “Atij i takon lavdërimi.”

Domethënë, plotësimet që gjenden në të gjitha qëniet dhe që janë shkaku i lavdërimit, i lartësimit dhe i vlerësimit janë të Tij; atëherë edhe lëvdata dhe mirënjohja gjithashtu i përkasin Atij. Lavdërimi dhe lartësimi prej cilitdo që ka ardhur dhe prej kujtdo që do të vijë, nga parapërjetësia për tek paspërjetësia, të gjitha ato lavdërime i takojnë vetëm Atij, sepse mirësia dhe bujaria, të cilat janë shkaqet e lavdërimit dhe të gjitha gjërat, të cilat janë plotësim e bukuri dhe mjetet e lartësimit janë të Tijat, ato i përkasin Atij. Në të vërtetë, ashtu siç tregon vërseti kur’anor, gjithçka që ngjitet vazhdimisht tek Zoti xh.sh. nga të gjitha krijesat është ibadet, tesbih, sexhde, dua, lavdërim dhe lartësim; që të gjitha këto ngjiten  në praninë e Shenjtë në mënyrë të vazhdueshme. Ne do të tregojmë një provë gjithëpërfshirëse e cila e shtjellon këtë të vërtetë duke vërtetuar Unitetin Hyjnor.

Kur ne shikojmë tek universi, ai na shfaqet në formën e një kopshti madhështor. Çatia e tij është e zbukurar me yje të lartë; fusha, terreni i tij është stolisur nga qënie të bukura që banojnë në të. Dhe kur e sodisim atë kështu, ne shohim se këto trupa të lartë të ndritshëm dhe të mirorganizuar qiellorë dhe, këto qënie tokësore të zbukuruara dhe me urtësi në këtë kopsht, janë duke thënë të gjithë së bashku, secila në gjuhën e saj të veçantë: “Ne jemi mrekullitë e fuqisë së Një të Gjithëfuqishmi të vetëm të lavdisë; ne dëshmojmë Unitetin e Një krijuesi të Gjithurtë dhe një Autor të Gjithëfuqishëm.”

Ne hedhim vështrimin tek globi tokësor brenda kopshtit të universit dhe e shikojmë atë në formën e një parku në të cilin janë vendosur e renditur qindra e mijëra nga shumëllojshmëritë e bimëve të lulëzuara shumëngjyrëshe dhe të stolisura bukur dhe, në të cilin janë shpërndarë qindra e mijëra specie të ndryshme kafshësh. Dhe kështu, në këtë kopsht të tokës, të gjitha këto bimë të lulëzuara e të bukura dhe të gjitha kafshët e stolisura shpallin me anë të formave të tyre të mirorganizuara dhe trajtave të tyre të drejtëpeshuara duke thënë:

“Secila nga ne është një mrekulli, një çudi e artit, e krijuar nga Autori i Vetëm i Gjithurtë dhe secila nga ne është një lajmëtare dhe një dëshmitare e Unitetit të Tij.”

Për më tepër, duke vështruar majat e pemëve në kopsht, ne shohim se frutat dhe lulet në forma të ndryshme të cilat janë krijuar me një dituri të skajshme, me urtësi, me bujari, me hollësi dhe me bukuri, të shkallës më të lartë, këto të gjitha shpallin me një gjuhë: “Ne jemi dhuratat e mrekullueshme të të Gjithëmëshirshmit të bukurisë, të Mëshirëplotit të Plotësimit, ne jemi mirësitë e habitshme.”

Dhe kështu, trupat qiellorë, qëniet në kopshtin e universit, bimët dhe kafshët në parkun e tokës dhe lulet e frutat në pemët dhe bimët e tyre, dëshmojnë dhe shpallin me një zë shumë të lartë e kumbues: “Krijuesi dhe Modeluesi ynë, i Gjithëfuqishmi, Hirploti dhe Gjithëbujari, Dhuruesi i favoreve, i Cili na ka dërguar neve si dhurata për tek ju është i Gjithëfuqishëm mbi të gjitha gjërat dhe i Gjithurtë, i pashembullt. Asgjë absolutisht nuk është e vështirë për Të; absolutisht asgjë nuk është jashtë sferës së fuqisë së Tij. Në lidhje me fuqinë e Tij, grimcat e vockëla dhe yjet janë të barabarta.  Universalja është aq e lehtë për Të, aq sa e pjesshmja. E pjesshmja është aq e çmueshme sa universalja. Më e madhja është aq e lehtë sa ajo më e vogëla në lidhje me fuqinë e Tij. E vogëla është aq plot art, aq sa e madhja, dhe ndoshta, lidhur me artin, e vogla është më e madhe se e madhja.

“Të gjitha ndodhitë e së shkuarës, të cilat janë çudirat e Fuqisë së Tij, dëshmojnë se i Gjithëfuqishmi i vetëm Absolut është gjithashtu fuqiplotë mbi çudirat e mundësive që do të ndodhin në të ardhmen. Ashtu si Ai i cili solli të djeshmen që është i aftë të sjellë të nesërmen, po ashtu, Ai i Gjithëfuqishëm Absolut, i Cili krijoi të shkuarën, do të krijojë gjithashtu të ardhmen. Autori i Gjithurtë i Cili e krijoi dynjanë, është i aftë gjithashtu të krijojë Ahiretin.”

“Në të vërtetë, ashtu si Ai i Gjithëfuqishëm i lavdisë i Cili është i Adhuruari me të vërtetë; gjithashtu është përsëri Ai i vetëm i Cili meriton lavdërim. Dhe ashtu siç është adhurimi ekskluzivisht (vetëm) për Të, po ashtu, lavdërimi dhe plotësimi janë të veçanta për Të.”

A do të ishte e mundur për Autorin e Gjithurtë i Cili i krijoi qiejt dhe tokën që t’i linte pa qëllim e më kot qëniet njerëzore, të cilët janë rezultati më i rëndësishëm i qiejve dhe i tokës dhe fruti më i përkryer i universit?  A do të ishte e mundur që Ai t’ua dorëzonte qëniet njerëzore shkaqeve dhe rastësisë dhe që Ai ta transformonte urtësinë e Tij të vetëkuptueshme në kotësi? Ruajna Zot! Jo, kurrë!

A do të ishte e arsyeshme që i Gjithurti i Gjithëditur i Cili e planifikoi pemën dhe pastaj e formoi, që i dha asaj rëndësinë më të madhe, dhe duke e pas administruar atë dhe duke e mbështetur me urtësinë më të madhe, a do të ishte e mundur që Ai t’i neglizhonte frutat , të cilat janë qëllimi dhe  dobia e pemës?  A do të ishte e mundur që Ai të mos u kushtonte vëmendje apo t’i linte ato në duart e hajdutëve ose në duart e kotësisë dhe të kalbeshin të shpërndara në tokë e të humbisnin? Sigurisht nuk është absolutisht e mundur që Ai t’i neglizhonte ato dhe të mos u jepte rëndësi. Për shkak të frutit, i është dhënë rëndësia pemës. Atëherë qënia e vetëdijshme e universit, fruti i tij më i përkryer, rezultati dhe qëllimi është njeriu.

A do të ishte e mundur që Autori i Gjithurtë i universit t’ua jepte të tjerëve lavdërimin, ibadetin, falënderimin dhe dashurinë të cilat janë frutat  e atyre frutave të vetëdijshëm, dhe kështu t’i shkaktonte urtësisë së Tij të vetëkuptueshme të shfuqizohej e të humbiste, që fuqia e Tij të transformohej në pafuqi dhe dituria e Tij gjithëpërfshirëse të shndërrohej në injorancë? Ruajna Zot! Njëqind mijë herë, kurrë!

Meqenëse krijesat e vetëdijshme janë boshti i qëllimeve Hyjnore në pallatin e universit dhe njeriu është më i shquari i krijesave të vetëdijshme, a  do të ishte e mundur  që falënderimet dhe adhurimi të cilat ai i shfaq si përgjigjje ndaj mirësive që ai merr, të shkonin tek dikush tjetër përveç Autorit të Pallatit? Dhe se Autori i Gjithëlavdishëm të lejonte që falënderimet dhe adhurimi që janë haku i Tij dhe të cilat janë qëllimi përfundimtar i krijimit të njeriut, a do të lejonte që ato të shkonin për dikë tjetër përveç Tij?

Për më tepër, a do të ishte e mundur që Ai ta bënte Vetveten e Tij të dashur për qëniet e vetëdijshme nëpërmjet shumëllojshmërive të pafundme të mirësive të Tij dhe të njohur për ta nëpërmjet mrekullive të panumërta të Artit të Tij dhe, pastaj të mos u jepte rëndësi atyre dhe, t’ua linte shkaqeve dhe Natyrës falënderimet dhe adhurimin e tyre, lavdërimin dhe dashurinë e tyre, dhe njohjen dhe mirënjohjen e tyre.

A do të ishte e mundur që Ai ta bënte urtësinë e Tij absolute të mohohej dhe sovranitetin e Hyjnisë së Tij të shfuqizohej? Ruajna Zot! Njëmijë herë, ruajna Zot!

A do të ishte e mundur të jetë ortak ai që është i paaftë të krijojë pranverën, që nuk mund t’i krijojë të gjitha frutat,  dhe nuk mund t’i krijojë të gjitha mollat, dhe nuk mund të krijojë as edhe frutin e një molle, stampa e të cilave është e njëjta, dhe një mollë është një model i zvogëluar i të gjitha mollave në tokë… dhe t’ia jepte atë dikujt për ta ngrënë si mirësi? A do të ishte e mundur që ai të pretendonte falënderime për të, dhe kështu ta ndante lavdërimin me të Vetmin absolut i Cili është i meritueshëm për lavdërim?

Ruajna Zot! Sepse ai i Cili krijon një mollë të vetme është ai i cili i krijon të gjitha mollat në të gjithë tokën; pasi stampa e tyre është e njëjta.

Për më tepër, Ai i cili i krijon të gjitha mollat është përsëri Ai që i krijoi të gjitha farërat dhe frutat në të gjithë botën, të cilat janë mjete ushqimi, rizku. Domethënë, Ai i cili ia jep mirësinë më të vogël të pjesshme një krijese të vogël të gjallë, është drejtpërdrejtë Krijuesi i Universit dhe Furnizuesi i tij i lavdishëm. Meqenëse kjo është kështu, lavdërimet dhe falënderimet i takojnë drejtpërdrejt Atij. Dhe meqenëse kjo është kështu, realiteti i universit thotë pandërprerë me gjuhën e së vërtetës:

“Lavdërimi i takon Atij prej gjithësecilit nga parapërjetësia për tek paspërjetësia.

q FRAZA E GJASHTË:  “Juhji” “Ai jep jetë.”

Domethënë, ai i cili jep jetë është vetëm Ai; atëherë vetëm Ai është Krijuesi i të gjitha gjërave, sepse shpirti, drita, tharmi (fara), themeli, rezultati dhe përmbledhja e universit është jeta. Prandaj Ai i Cili jep jetë, Ai është Krijuesi i të gjithë universit.

Atëherë, Ai i Cili jep jetë është sigurisht i Gjalli i Përjetshëm dhe Vetekzistuesi i Përhershëm. Dhe ne gjithashtu e tregojmë provën madhështore të kësaj shkalle në vërtetimin e Njësisë siç vijon:

Ashtu siç është shpjeguar e provuar në një Fjalë tjetër, ne shohim para nesh ushtrinë vërtetë madhështore të qënieve të gjalla me çadrat e tyre të ngritura në fushën e faqes së tokës. Në të vërtetë, në çdo pranverë ne e shohim një ushtri të re duke u shfaqur nga bota e padukshme e mobilizuar dhe e armatosur rishtas; një ushtri prej ushtrive të panumërta të të Gjallit të Vetëm të Përjetshëm dhe Vetekzistuesit të Përhershëm. Duke e vështruar këtë ushtri, ne shohim brenda saj më shumë se dyqind mijë kombe, lloje të larmishme e të ndryshme nga familjet e bimëve, dhe akoma më shumë se njëqind mijë nga fiset e tyre. Megjithëse uniformat e secilit fis dhe familje, si dhe furnizimet e tyre të veçanta, stërvitja, ushtrimet, instruksionet e tyre, shpërndarja, pajisja me armë, shkrehja e armëve dhe afati i shërbimit janë të gjitha të ndryshme, por pavarësisht këtij ndryshimi dhe dallueshmërie, një Komandant Madhështor me fuqinë e Tij absolute, me urtësinë e Tij absolute, me njohjen e Tij të pakufishme, me Dëshirën e Tij të pafundme, me Mëshirën e Tij të gjërë dhe me thesaret e Tij të pashtershme, pa harruar as edhe një ushtar të vetëm prej tyre, pa i ngatërruar e përzier dhe pa vonuar për ato treqind mijë grupe dhe lloje të ndryshme asgjë, për të cilën ato kanë nevojë, i furnizon dhe u siguron rizkun, rrobat, armët, instruksionet, çmobilizimet dhe i siguron të gjitha këto nevoja të ndryshme me një drejtpeshim të saktë, dhe pikërisht në kohën e duhur; kushdo që ka sy në kokën e tij e shikon këtë, dhe ai që ka zemër e vërteton me syrin e sigurisë dhe duke e pas parë këtë, ai nuk mund ta mohojë…

Atëherë, a do të ishte e mundur që ndonjë gjë të mund të përzihej, të ndërhynte dhe të kishte pjesë në këtë dhënie jete, në këtë administrim, në këtë furnizim me vlera ushqyese dhe mbështetje përveç Një të vetmi i Cili ka njohuri gjithëpërfshirëse që rrethon  e përfshin të gjithë atë ushtri së bashku me të gjitha atributet e saja, përveç një të Vetmi  dhe i Cili ka fuqi absolute me të cilën administron ushtrinë dhe të gjitha domosdoshmëritë e saja? Ruajna Zot! Qindra mijëra herë ruajna Zot!

Është e qartë se, në qoftë se ndodhen dhjetë grupe në një mori batalionesh, pajisja e çdo lloji me pajime të dallueshme, më vete, ndarazi, do të ishte një lloj si ajo e dhjetë batalioneve dhe, kështu qëniet e pafuqishme njerëzore do të detyroheshin t’i pajisnin ato në një mënyrë të vetme.

Kurse i Gjalli i Përjetshëm dhe Vetekzistuesi i Vetëm i Përhershëm e furnizon dhe e pajis këtë ushtri madhështore, llojet dhe speciet e së cilës janë më shumë se treqindmijë, me pajisje jetike të domosdoshme e të ndryshme nga njëra-tjetra. Përveç kësaj, Ai e pajis dhe e furnizon atë pa asnjë shqetësim apo vështirësi, në një mënyrë të kollajshme e të lehtë, me një urtësi të skajshme dhe me një rregullsi të plotë mbështetëse. Dhe Ai i shkakton ushtrisë madhështore, secilit grup brenda saj, të deklarojë me gjuhën e gjendjes së saj duke thënë:

 “Është Ai i Cili jep jetë.”[2],  dhe e bën grumbullimin e gjërë në xhaminë e Universit të recitojë njëzëri…

“All-llahu, nuk ka zot tjetër përveç Atij, i Gjalli, Vetekzistuesi, i Përjetshmi, as kotje e as gjumi nuk e kap Atë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë  tek Ai përveç se me lejen e Tij?” Ai di se çfarë (u ndodh krijesave të Tij si) para dhe prapa tyre (Ai di të tashmen dhe të ardhmen). Dhe ato kurrë nuk do të kapin asgjë nga dija e Tij përveç asaj që Ai do. Froni i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën dhe Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Dhe Ai është më i Larti, më Madhështori.”[3]

q FRAZA E SHTATË:  “Ve Jumitu” “Dhe Ai shkakton vdekje.”

Domethënë, është Ai i Vetmi i Cili jep vdekjen. Domethënë, ashtu siç është Ai Dhënësi i jetës, po ashtu është pikërisht Ai i Cili e merr jetën dhe i jep vdekjen. Në të vërtetë, vdekja nuk është vetëm shkatërrim dhe shuarje e zhdukje që mund t’u atribuohet shkaqeve apo natyrës. Ashtu si një farë e cila, në dukje vdes e kalbet, ndërsa brenda saj një filizë po formohet dhe është duke ardhur në jetë, domethënë, ajo është duke kaluar nga jeta e pjesshme e një fare tek jeta universale e një fidani, po ashtu, megjithëse vdekja duket, në pamje të jashtme, të jetë shpërbërje dhe mërgim e zhdukje, veçse ama, në realitet, për qëniet njerëzore, ajo është një titull, një parathënie dhe një fillim i një jete të amshuar.

Prandaj, i Gjithëfuqishmi absolut i Cili e jep dhe administron jetën duhet me siguri të jetë pikërisht Ai i Cili krijon vdekjen. Kjo ç’ka vijon tregon një provë madhështore të kësaj shkalle më të madhe në vërtetimin e Unitetit Hyjnor që përfshihet në këtë frazë.

Ashtu siç është shpjeguar në Dritaren e Njëzet e Katërt të Letrës së Tridhjetë e tretë, nëpërmjet Dëshirës Hyjnore, të gjitha qëniet janë duke  rrjedhur e vërshuar. Me urdhrin e Krijuesit të tij, universi është në lëvizje të vazhdueshme. Me lejen Hyjnore, të gjitha krijesat rrjedhin pa pushim në lumin e kohës; ato dërgohen nga Bota e padukshme; ato janë duke u veshur me ekzistencë të jashtme në Botën e Dukshme; pastaj ato derdhen në mënyrë të rregullt në Botën e padukshme; atje ato zbresin. Dhe me urdhrin e Krijuesit të tyre, ato vazhdimisht vijnë nga e ardhmja dhe kalojnë në të tashmen ku ndalojnë gjatë kalimit në të për t’u mbushur me frymë për të pushuar; dhe pastaj derdhen në të shkuarën…

Ky vërshim i krijesave është bërë, nga fillimi gjer në fund, me shembuj urtësie, dobi, rezultate dhe me qëllime brenda sferës së mëshirës më të urtë dhe të bujarisë, ashtu siç është ky udhëtim i vazhdueshëm brenda sferës së urtësisë me një njohje dhe brenda rregullsisë dhe, kjo rrymë brenda sferës së përkujdesjes më të mëshirshme dhe ekuilibrit. Domethënë, Një i Gjithëfuqishëm i lavdisë, një i Gjithurtë i Plotësimit, në një mënyrë të vazhdueshme është duke u dhënë jetë dhe duke i vënë në punë me fuqinë e Tij llojet e qënieve, individët brenda çdo specie, dhe botët të cilat formohen nga ato specie. Pastaj, me urtësinë e Tij, Ai i liron ato (nga detyra), shfaq vdekjen tek ato dhe i dërgon në Botën e Padukshme. Domethënë, Ai i transformon ato nga sfera e fuqisë për tek sfera e Njohjes.

Dhe kështu,  a do të ishte e mundur për dikë i cili nuk ka aftësi për ta administruar universin në tërësinë e tij, që autoriteti i të cilit nuk shtrihet gjatë gjithë kohërave, që fuqia e të cilit nuk është e mjaftueshme që t’u japë të gjithë botëve vdekjen dhe jetën, ashtu siç i jepet një individi të veçantë, që nuk mund ta bëjë pranverën si një lule të vetme, t’i japë jetë asaj dhe ta vendosë në faqen e tokës, pastaj ta këpusë atë me vdekjen; a do të mundej një i tillë të ishte pronari i vdekjes dhe Dhënësi i saj? Në të vërtetë, vdekja e çdo qënie të gjallë, sado e pjesshme të jetë, duhet medoemos të jetë si jeta e saj, domethënë, të ndodhë në përputhje me ligjin e Një të Gjithëlavdishmi, në Dorën e të Cilit janë të gjitha të vërtetat e jetës dhe shumëllojshmëritë e vdekjes, me lejen e Tij, me urdhrin e Tij, me fuqinë e Tij dhe me njohjen e Tij.

q FRAZA E TETË:   “Ve Huve Hajjun La Jemut” “Dhe Ai është i Gjallë dhe nuk vdes.”

Domethënë, jeta e Tij është e përhershme, ajo është e parapërjetshme dhe e paspërjetshme. Vdekja dhe asgjësimi, mosekzistenca dhe zhdukja, nuk mund t’i ndodhë e t’i bie Atij, sepse jeta për Të është esenciale dhe e domosdoshme. Ajo që është esenciale dhe e domosdoshme nuk mund të zhduket. Po, Ai që është i parapërjetshëm duhet që sigurisht të jetë i qëndrueshëm përjetësisht. Ai që është i përhershëm, sigurisht duhet të jetë i qëndrueshëm përjetësisht. Ai që është Ekzistues i domosdoshëm, padyshim duhet të jetë i pafillim e i pambarim. Si do të ishte e mundur që mosekzistenca ta prekte një jetë të tillë, në një kohë që e gjithë ekzistenca me të gjitha dritat e saja janë veçse një hije nga hijet e saja?

Mosekzistenca, përkohshmëria dhe zhdukja kurrësesi nuk mund ta prekin e ta cënojnë një jetë, titulli i së cilës është i Ekzistuesit të Vetëm të Domosdoshëm që nëpërmjet manifestimeve të së Cilës të gjitha jetët në mënyrë të vazhdueshme vijnë në ekzistencë, nga e cila varen të gjitha të vërtetat e qëndrueshme të universit dhe me anë të të Cilës ato ekzistojnë.

Në të vërtetë, një shkreptimë e manifestimit të asaj jete i jep një Unitet shumësisë së gjërave të cilat janë të zbuluara para asgjësimit dhe zhdukjes dhe i bën ato të shfaqin qëndrueshmëri; ajo i shpëton ato nga shpërndarja, mbron ekzistencën e tyre dhe shfaq  tek ato një lloj vazhdimësie. Domethënë, jeta i jep një Unitet shumësisë; ajo e bën atë të përjetshëm.

Në qoftë se jeta largohet, uniteti shpërbëhet dhe asgjësohet. Sigurisht, zhdukja dhe përkohshmëria nuk mund t’i afrohen asaj jete të domosdoshme, nga një manifestim i së cilës janë të gjitha ato shkreptima të panumërta të jetës.

Dëshmitarë vendimtarë për këtë të vërtetë janë zhdukja dhe përkohshmëria e këtyre qënieve. Domethënë, ashtu si qëniet që dëshmojnë e tregojnë jetën e Atij të Gjalli të pavdekshëm dhe ekzistencën e domosdoshme të jetës së Tij nëpërmjet ekzistencës dhe jetëve të tyre,[4] po ashtu ato dëshmojnë e tregojnë përhershmërinë e jetës së Tij dhe përjetësinë e saj nëpërmjet vdekjeve të tyre, nëpërmjet përkohshmërisë së tyre, sepse fakti që pasi qëniet janë zhdukur, të tjerat vijnë në vijim pas tyre, duke shfaqur jetë si ato dhe duke marrë vendet e tyre, demonstron se Një i Gjallë i përjetshëm ekziston, i Cili në mënyrë të vazhdueshme, ripërtërin manifestimin e jetës.

Fluskat në sipërfaqen e një lumi të rrjedhshëm shkëndijojnë e shkëlqejnë përballë diellit dhe pastaj zhduken. Grup pas grupi prej fluskave shfaqen duke ndjekur njëra-tjetrën pandërprerë; ato shfaqin të njëjtin shkëlqim, shkumëzim, pastaj shuhen dhe zhduken. Nëpërmjet kësaj gjendjeje shkëlqimi dhe shuarjeje njëra pas tjetrës, ato tregojnë vazhdimësinë e një dielli të lartë të përhershëm.

Po ashtu, në të njëjtën mënyrë, ndryshimi dhe ndërrimi i jetës dhe vdekjes në këto qënie vazhdimisht në lëvizje dëshmojnë vazhdimësinë dhe përhershmërinë e një Të Gjalli të përjetshëm dhe të Qëndrueshmi të Vetëm të Amshuar.

Po, këto ekzistenca janë pasqyra, por ashtu siç është errësira pasqyrë për dritën dhe, sado e fortë dhe e thellë të jetë errësira,  po në atë shkallë do të rritet dhe shfaqet shkëlqimi i dritës, këto ekzistenca gjithashtu veprojnë si pasqyra në shumë drejtime për arsye të kontrastit të të kundërtave. Për shembull, ashtu si qëniet që veprojnë si pasqyra për të shfaqur fuqinë e Autorit nëpërmjet pafuqisë së tyre dhe janë pasqyra për pasuritë e Tij nëpërmjet varfërisë së tyre, gjithashtu ato tregojnë nëpërmjet përkohshmërisë së tyre përhershmërinë e Tij, duke vepruar kështu si pasqyra për përjetshmërinë e Tij.

Po, varfëria e pemëve dhe ajo e vetë sipërfaqes së tokës në stinën e dimrit, dhe pasuria e tyre vezulluese dhe begatia e mbushullia në pranverë, veprojnë si pasqyra në mënyrën më të qartë për të shfaqur fuqinë dhe mëshirën e Një të Gjithëfuqishmi absolut dhe të Vetmin e pasurisë absolute. Është sikur të gjitha qëniet po bëjnë dua si Uvejs Karani nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve të tyre të natyrshme dhe janë duke thënë:

“O Zot! Ti je Mbështetësi ynë, sepse ne jemi thjesht e vetëm robër; ne jemi të pafuqishëm për të mbështetur e ngritur vetet tona. Domethënë, Ai që na zhvillon dhe na edukon je vetëm Ti! Dhe Ti je Krijuesi, sepse ne jemi të krijuar, të bërë…” Dhe Ti je Furnizuesi, sepse ne jemi në nevojë për furnizim, rizk; ne nuk kemi fuqi! Domethënë, Ai i Cili na krijon ne dhe na jep furnizime je vetëm Ti. Ti je Pronari, sepse ne jemi krejtësisht të pronësuar; dikush tjetër përveç nesh ka fuqinë e vendosjes për çështjet tona. Domethënë, je Ti Pronari ynë… Dhe Ti, Vetëm Ti je Madhështori! Ti je zotëruesi i madhështisë e i lartësisë, sepse ne jemi të ulët; ne nuk jemi veshje poshtërimi, por mbi ne ndodhen manifestimet e madhështisë, domethënë ne jemi pasqyrat e madhështisë Tënde!

Ti je Pasaniku absolut! sepse ne jemi fukarenj dhe na dhurohet një pasuri të cilën dora jonë e varfër nuk do të mund ta arrinte. Atëherë Ti je Pasaniku dhe Ti je Dhuruesi…

Ti je i Gjalli i përjetshëm, i Përhershmi, sepse ne vdesim; ne shohim manifestimin e Një Jetëdhënësi të Përhershëm në vdekjen tonë dhe në ringjalljen tonë. Ti je i Qëndrueshmi i Amshuar, sepse ne jemi të përkohshëm; ne e shohim vazhdimësinë Tënde dhe përjetshmërinë në përkohshmërinë dhe në vdekjen tonë. Ti je Ai që na përgjigjesh ne, dhe Dhënësi i dhuratave je Ti, sepse të gjithë ne jemi qënie që kërkojmë gjithmonë me gjuhët e fjalëve dhe të gjendjeve tona të bashkëlindura dhe thërrasim, përgjërohemi dhe lutemi për ndihmë. Dhe dëshirat tona na realizohen, dhe qëllimet tona përmbushen dhe arrihen. Me fjalë të tjera, i Vetmi që na përgjigjet ne, je Vetëm Ti… dhe kështu, çdo qënie, universale dhe  e pjesshme, ashtu si Uvejs Karani, është një pasqyrë, në një formë që ka kuptimin e lutjes shpirtërore, duasë. Të gjitha e shfaqin fuqinë Hyjnore dhe plotësimin nëpërmjet pafuqisë së tyre, varfërisë dhe mangësisë.

 

q FRAZA E NËNTË:

 “Bijedihil-Hajr” “E gjithë e mira është në Dorën e Tij.”

Domethënë, të gjitha gjërat e mira janë në dorën e Tij, të gjitha veprat e mira janë në Regjistrin e Tij dhe të gjitha mirësitë janë në thesarin e Tij. Meqenëse kjo është kështu, atëherë ata të cilët e dëshirojnë të mirën le ta kërkojnë atë prej Tij,dhe ata të cilët e dëshirojnë atë që është e mira, duhet t’ia kërkojnë Atij… Me qëllim që ta demonstrojmë prerazi të vërtetën e kësaj fraze, ne do të tregojmë shenjat dhe shkreptimat e njërës prej shumë dëshmive të gjëra të Njohjes Hyjnore, siç vijon:

Autori, i Cili kontrollon dhe krijon me veprat e Tij të dukshme në këtë univers, ka një njohje gjithëpërfshirëse dhe një njohje e tillë është një cilësi e Tij e veçantë, e brendaqenësishme dhe e domosdoshme për Esencën e Tij madhështore.

Ndarja e saj prej Tij është e pamundshme, sepse ashtu siç nuk mund të përfytyrohet ekzistenca e vetë diellit pa dritën e tij, po ashtu Autori madhështor i Cili i krijon këto qënie me një rregullsi të shkëlqyer – nuk do të ishte e mundur me mijëra herë – që njohja e Tij të ndahej nga Ai. Ashtu si kjo njohje gjithëpërfshirëse që është e domosdoshme për Atë Qënie madhështore, po ashtu do të ishte e domosdoshme për të gjitha gjërat nga pikëpamja e qënies së tyre të lidhura me Të. Domethënë, asgjë nuk mund të fshihet prej Tij. Ashtu siç do të ishte e pamundur për objektet e shpërndara mbi sipërfaqen e tokës që të mos e shikonin diellin kur ato janë me pamje nga ai pa ndonjë pengesë a perde, po ashtu  nuk do të ishte e mundur, madje do të ishte e pamundur njëmijë herë që të fshiheshin gjërat përballë dritës së njohjes së të Gjithëditurit Madhështor. Dhe kjo është për shkak të ekzistencës së pranisë së Tij, domethënë, çdo gjë është brenda sferës së shikimit të Tij, është përballë Tij, dhe brenda sferës së të dëshmuarit të Tij dhe njohja e Tij depërton në të gjitha gjërat.

Në qoftë se poseduesit e dritës, të tillë si Dielli i pashpirt, njeriu i pafuqishëm dhe rrezet e pavetëdijshme të rëntgenit, mund të shikojnë çdo gjë që është me pamje nga ato dhe dritat e tyre depërtojnë në to, pavarësisht se ato janë të mundshme, të varura, të mangëta dhe aksidentale, atëherë asgjë absolutisht nuk mund të mbetet e fshehur apo të jetë përtej dritës së njohjes së parapërjetësisë, e cila është e domosdoshme, gjithëpërfshirëse dhe esenciale. Universi ka shenja dhe tregues të pallogaritshëm duke e treguar këtë të vërtetë, siç mund të shihen në shembujt vijues:

Të gjithë shembujt e urtësisë që janë të dukshëm në të gjitha qëniet e tregojnë një Njohje të tillë, sepse realizimi i veprave me urtësi, sigurisht bëhet vetëm nëpërmjet njohjes. Po kështu, e gjithë përkujdesja dhe zbukurimi në qëniet tregojnë gjithashtu atë njohje gjithëpërfshi-rëse, sepse Ai i Cili i kryen veprat me mirësi e dashamirësi, duhet të dijë çfarë është duke bërë, dhe Ai vepron me njohje. Dhe të gjitha qëniet e mirorganizuara, secila brenda një balance të hollë, dhe të gjitha format dhe trajtat e matura dhe të drejtpeshuara për bukuri, gjithësecila brenda një rregulli, gjithashtu tregon një njohje të tillë gjithëpërfshirëse.

Sepse të kryesh vepra me sistem do të thotë t’i realizosh ato me njohje dhe, e gjithë mirësia dhe stolisja tregojnë një njohje të tillë. Ai i Cili vepron me mjeshtëri artistike dhe me masë e drejtpeshim, sigurisht Ai bën çfarë të dojë duke u mbështetur tek një Njohje e fuqishme. Dhe të gjitha masat e mirorganizuara që janë të dukshme tek të gjitha qëniet, format e tyre të cilat janë prerë në përputhje me urtësinë dhe dobitë, situatat e frutshme dhe format rezultative të cilat janë organizuar në përputhje me parimet e vendimit Hyjnor dhe me kompasin e kaderit Hyjnor, të gjitha këto demonstrojnë një njohje gjithëpërfshirëse.

Sigurisht, dhënia e formave të mirërregulluara e të ndryshme çdo gjëje, si dhe dhënia e një trajte të veçantë e cila është e përshtatshme dhe e dobishme për jetën dhe ekzistencën e saj, ndodh vetëm nëpërmjet një njohurie gjithëpërfshirëse; kjo nuk mund të ndodhë në ndonjë mënyrë tjetër…

Gjithashtu, dërgimi i furnizimit, rizkut, për tek të gjitha qëniet e gjalla -në mënyrë të paparashikuar- dhe në kohën e duhur dhe, në një formë të përshtatshme për secilën nga ato, sigurisht është vetëm nëpërmjet një njohurie gjithëpërfshirëse; sepse Ai i Cili furnizon me rizk, sigurisht Ai e di gjendjen e atyre që janë në nevojë për ushqim, i njeh dhe e di kohën e përshtatshme për ta dërguar atë, dhe i kupton nevojat e tyre, dhe pastaj ua çon furnizimin atyre në formën më të përshtatshme.

Gjithashtu exheli, momenti i caktuar i vdekjes së të gjitha krijesave të gjalla, i cili lidhet me një ligj përcaktimi, megjithëse nuk është i qartë për vetë krijesat, demonstron një njohje gjithëpërfshirëse, sepse, ndonëse ora e vdekjes për të gjitha grupet dhe individët nuk duket qartë të jetë e paracaktuar, por në fakt vdekja e secilit grup është paracaktuar brenda një afati kohor të kufizuar nga dy limite. Tek ai moment i paracaktuar, ruajtja e farërave të saj, e frutave dhe e rezultateve, të cilat do të vazhdojnë detyrën e asaj gjëje pas saj dhe janë mjetet e transformimit të saj në një jetë të re, demonstrojnë një njohje gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, dhuratat mirëbërëse të mëshirës, të cilat rrethojnë e përfshijnë të gjitha qëniet dhe janë në një formë të përshtatshme për secilën nga ato, demonstrojnë një njohje gjithëpërfshirëse brenda një mëshire të gjërë, sepse, për shembull, Ai i Cili i ushqen të vegjëlit e qënieve të gjalla me qumësht dhe që i ndihmon bimët e tokës, të cilat janë të nevojshme për ujë, me shi, sigurisht Ai i njeh ato të vegjël, i di nevojat e tyre, i shikon ato bimë, e percepton se sa i nevojshëm është shiu për to dhe pastaj e dërgon atë; dhe kështu me radhë.

Kështu, të gjitha manifestimet e mëshirës së Tij të gjërë dhe të kurorëzuara me mirëbërësi e urtësi, demonstrojnë një njohje gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu përkujdesja dhe vëmendja, modelimi artistik, dhe zbukurimi me mjeshtëri që janë të pranishëm në artin tek të gjitha gjërat demonstrojnë një njohje gjithëpërfshirëse, sepse të zgjedhësh një gjendje të rregulluar e të urtë, të zbukuruar dhe artistike prej mijëra gjendjeve të ndryshme të mundshme, mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një njohurie të thellë. Kjo zgjedhje e dukshme tek të gjitha gjërat demonstron një njohje gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, lehtësia absolute në krijimin dhe në shpikjen e gjërave tregon një njohje të plotë, sepse lehtësia dhe kollajllëku në arritjen e një gjendjeje të caktuar në përpjesëtim me shkallën e njohjes dhe të mjeshtërisë, tek cilado shkallë që një gjë njihet, po në atë shkallë ajo do të kryhet me lehtësi; sepse sa më e madhe të jetë njohja, aq më e lehtë bëhet puna. Kështu, si rrjedhojë e këtij fakti, ne shohim nga qëniet se, secila prej tyre është një mrekulli arti, se ato krijohen me lehtësi e kollajllëk, pa shqetësim apo ngatërresë, në një afat të shkurtër kohor, në një mënyrë të habitshme dhe në të vërtetë të mrekullueshme. Domethënë, ndodhet një njohje e pakufishme e cila shprehet me një lehtësi të pakufishme dhe që e realizon këtë me një lehtësi absolute, e kështu me rradhë.

Dhe kështu, ndodhen me mijëra shenja të vërteta si ato që u përmendën në shembujt e mëparshëm që tregojnë se Krijuesi, Mbështetësi Madhështor i Cili administron çështjet e universit dhe vendos për të, ka një njohje gjithëpërfshirëse; është Ai i Cili i njeh të gjitha atributet e të gjitha qënieve, dhe pastaj Ai vepron.

Meqenëse pronari i universit ka një njohje të tillë, sigurisht Ai i shikon qëniet njerëzore dhe veprat e tyre, dhe Ai e di se çfarë meritojnë qëniet njerëzore dhe çfarë është e përshtatshme për to. Dhe Ai i trajton ata dhe do t’i trajtojë në përputhje me kërkesat e urtësisë dhe të mëshirës.

O njeri! Eja në vete! Dhe mendo me kujdes për madhështinë e Atij i Cili të njeh ty dhe të shikon! mendo për këtë dhe ji i vëmendshëm!

Në qoftë se thuhet: Vetëm njohja nuk është e mjaftueshme; edhe dëshira gjithashtu është e domosdoshme, sepse në qoftë se dëshira nuk do të ishte e pranishme, njohja nuk do të ishte e mjaftueshme, apo jo?

Përgjigjja: Ashtu si të gjitha qëniet që tregojnë e dëshmojnë një njohje gjithëpërfshirëse, po ashtu ato tregojnë dëshirën gjithëpërfshi-rëse të Pronarit të asaj njohje gjithëpërfshirëse; kjo është siç vijon:

Fakti që, ndërsa duke qenë ngurrues midis një numri të madh mundësish, një individualitet i mirërregulluar u jepet të gjitha gjërave, dhe në mënyrë të veçantë të gjitha qënieve të gjalla, nëpërmjet një mundësie të përcaktuar prej mundësive dhe probabiliteteve të shumta të ngatërruara, dhe nëpërmjet një mënyre që jep rezultat prej mënyrave të shumta të pafrytshme, demonstron në mënyrë të vetëkuptueshme dhe të domosdoshme një dëshirë universale të shumanshme.

Sepse dhënia e formave të drejtpeshuara dhe e identiteteve të mirorganizuara u janë dhënë të gjitha gjërave në masën më të ndjeshme e më të hollë dhe me rregullin më të hollë e më të zgjedhur. Atyre u janë dhënë këto prej elementeve të pajeta të cilat rrjedhin pa balancë në rrymat e ngatërruara e të njëtrajtshme (monotone), dhe prej rrugëve shterpa e të pafrytshme dhe prej mundësive të pafundme që rrethojnë të gjitha qëniet. Kjo në mënyrë të domosdoshme, të vetëkuptueshme dhe që shihet qartë demonstron se ato janë veprat e një Dëshireje Gjithëpërfshirëse.

Sepse zgjedhja e një gjendjeje të vetme midis gjendjeve të panumërta ndodh nëpërmjet një përcaktimi, një preference, një qëllimi dhe një dëshire dhe specifikohet me një qëllim të paramenduar dhe me një dëshirë. Sigurisht, përcaktimi kërkon një përcaktues dhe zgjedhja kërkon një zgjedhës. Dhe ai përcaktues e zgjedhës është dëshira.

Për shembull, krijimi i një qënieje si njeriu, i cili është si një makineri e përbërë prej qindra pjesësh përbërëse dhe sistemesh të ndryshme nga një pikë uji, sperma; dhe krijimi i një zogu, i cili ka qindra gjymtyrë të ndryshme, nga një vezë e thjeshtë.. dhe krijimi i një peme, e cila ndahet në qindra pjesë të ndryshme, nga një bërthamë e thjeshtë – krijimi i këtyre dëshmon fuqi dhe njohje, ashtu siç tregon edhe dëshirën universale të Auorit të tyre në mënyrën më vendimtare dhe të domosdoshme. Dhe me atë Dëshirë Ai i jep një formë të ndryshme e të veçantë çdo pjese përbërëse, çdo gjymtyre dhe çdo organi. Ai u vesh atyre një gjendje të përcaktuar.

Shkurtazi: Fakti që ndodhen midis gjërave të ndryshme ngjashmëri dhe koinçidenca për sa ka të bëjë me esencat e tyre dhe rezultatet, për shembull, midis gjymtyrëve të rëndësishme dhe organeve të trupave shtazorë dhe, fakti që ato shfaqin një stampë të vetme Uniteti, tregon në mënyrë vendimtare se Autori i të gjitha kafshëve është i njëjti; Ai është Një, Ai është i vetëm, Ai e zotëron unitetin. Dhe fakti që këto kafshë kanë identitete të ndryshme dhe paraqitje të dallueshme në tiparet e fytyrës, të gjitha të përcaktuara me urtësi e qëllim, tregon se Autori i tyre i vetëm është Një, i Cili vepron me zgjedhje dhe dëshirë. Ai bën çfarëdo që dëshiron të bëjë; Ai nuk e kryen atë çfarë nuk dëshiron ta bëjë; Ai vepron me qëllim e dëshirë.

Ndodhen aq shumë tregues e dëshmi të Njohjes Hyjnore dhe të Dëshirës Hyjnore aq sa numri i qënieve, madje aq sa numri i atributeve dhe i cilësive të qënieve.

Prandaj, mohimi i Dëshirës Hyjnore nga disa filozofë; mohimi i Kaderit Hyjnor nga një pjesë tjetër prej atyre që anojnë tek bidati –risia; dhe pretendimi i disa njerëzve të çudhëzimit, se Zoti xh.sh. nuk është i lidhur me çështjet e pjesshme, dhe të atribuuarit e disa qënieve Natyrës dhe shkaqeve nga natyralistët, janë gënjeshtra të shumëfishta aq sa numri i qënieve dhe një çmenduri çudhëzimi i shumëfishtë  aq sa numri i atyre atributeve të qënieve, sepse kushdo që i mohon shembujt e panumërt të dëshmive të vërteta, ai thotë një gënjeshtër të përpjesëtimeve  të pafundme.

Kështu, ti do ta shikoje vetë se sa e gabuar dhe në kundërshtim me të vërtetën do të ishte fjala e disave që thonë: “Ato janë natyrore, ato janë nga Natyra”, në vend të Fjalës “Në dashtë All-llahu xh.sh…!, në dashtë All-llahu…!” për ngjarjet, të cilat që të gjitha vijnë në ekzistencë nëpërmjet Dëshirës Hyjnore.

 

q FRAZA E DHJETË:

 “Ve huve Ala kul-li Shej’in Kadir” “Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi të gjitha gjërat.”

Domethënë, asgjë absolutisht nuk është e vështirë për Të. Sado gjëra të shumta të jenë në sferën e mundësisë për të ndodhur, Ai është i aftë që t’i veshë me ekzistencë të githa ato me lehtësinë më të madhe. Dhe kjo është aq e thjeshtë dhe e kollajtë për Të saqë sipas kuptimit të vërsetit,

 “Sigurisht që urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj ‘Bëhu!’  – dhe ajo është e bërë (në çast)!”[5]

Pra, me të dhënë urdhrin për diçka, ajo është e bërë.

Sapo ta vendosë një artist shumë i aftë dorën e tij tek puna e tij, ajo funksionon në punë jashtë mase me lehtësi, ashtu si një makineri. Me qëllim që të shprehet ajo shpejtësi dhe ajo aftësi, dikush mund të thotë se ajo punë dhe ai art janë nën kontrollin e Tij deri në një shkallë të tillë, saqë sikur puna kryhet thjesht me urdhrin dhe me prekjen e tij, kështu punët realizohen dhe veprat e artit vijnë në ekzistencë. Në të njëjtën mënyrë, ky vërset nxjerr dekretin,

 “Sigurisht që urdhri i Tij, kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!” – dhe ajo është e bërë (në çast)!”, duke aluduar për nënshtrimin absolut dhe bindjen e të gjitha gjërave ndaj Fuqisë së të Gjithëfuqishmit të lavdisë, dhe se ajo fuqi i kryen gjërat dhe i realizon me lehtësi absolute dhe pa ndonjë shqetësim.

Ne do të shpjegojmë në ‘pesë pika’, pesë nga mistere të panumërt të përfshirë në këtë të vërtetë madhështore.

Ÿ I pari: Në lidhje me Fuqinë Hyjnore, gjëja më e madhe është aq e lehtë sa ajo më e vogla. Krijimi i një specie midis gjallesave me të gjitha individualitetet e saj është aq e lehtë e pa shqetësim aq sa krijimi i një individi të veçantë. Krijimi i Parajsës është aq i lehtë sa krijimi i pranverës, dhe krijimi i pranverës është aq i kollajtë sa krijimi i një luleje të vetme.

Ky mister është shpjeguar e provuar me anë të gjashtë krahasimeve – misteri i dritësisë, misteri i tejdukshmërisë, misteri i reciprokësisë (këmbimit), misteri i drejtpeshimit, misteri i rregullit, misteri i bindjes dhe misteri i shkëputjes (çlirimit, nxjerrjes, zhveshjes) – në fund të Fjalës së Dhjetë, e cila lidhet me ringjalljen e të vdekurve, dhe gjithashtu në diskutimin rreth ringjalljes në qëllimin e dytë të Fjalës së Njëzet e Nëntë e cila është rreth melekëve, pavdekshmërisë së shpirtit të njeriut dhe ringjalljes.

Në të gjitha këto është demonstruar se në lidhje me Fuqinë Hyjnore yjet janë aq të lehtë sa atomet, dhe se individët e panumërt krijohen me aq lehtësi e pa shqetësim aq sa një individ i vetëm.

Meqenëse këto gjashtë mistere janë provuar në ato dy Fjalë, ne ju referojmë ju tek ato dhe e presim shkurt diskutimin këtu.

Ÿ I dyti: Një provë vendimtare dhe një argument i vetëkuptueshëm se çdo gjë është e barabartë në lidhje me fuqinë Hyjnore është kjo: ne shikojmë me sytë tonë në krijimin e kafshëve dhe të bimëve shkallën më të lartë të mjeshtërisë dhe të bukurisë së artit brenda një shumësie të pafundme dhe një bujarie absolute; dhe shohim gjithashtu dallimin më të madh dhe diferencimin më të skajshëm brenda përzierjeve të pafundme; dhe vështrojmë vlerën më të lartë lidhur me artin dhe, bukurinë më të madhe lidhur me krijimin brenda një bollëku dhe gjërësie të pafundme.

Dhe megjithëse kanë nevojë për shumë pajisje dhe për shumë kohë, ato krijohen me lehtësinë dhe me shpejtësinë më të skajshme me artin më të madh. Thjesht, ato mrekulli arti vijnë në ekzistencë menjëherë befas dhe nga asgjëja.

Kështu, duke e vëzhguar këtë aktivitet fuqie në çdo stinë në faqen e tokës, ne shohim se ai vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme e vendimtare se gjëja më e madhe është aq e lehtë sa ajo më e vogla në lidhje me Fuqinë që është burimi i këtyre aktiviteteve; dhe se krijimi dhe administrimi i individëve të panumërt është aq i kollajtë, aq sa krijimi dhe administrimi i një individi të vetëm.

Ÿ I treti: Universalja më e madhe është aq e lehtë, aq sa e pjesshmja më e vogël në lidhje me Fuqinë e Autorit të Gjithëfuqishëm i Cili sundon me këto veprat e Tij, me drejtimin dhe vendimin e Tij në univers, ashtu siç shihet qartë. Krijimi i një universaleje të përbërë nga një shumësi individësh është i lehtë sa krijimi i një të pjesshmeje të veçantë. Dhe në të pjesshmen më të thjeshtë më të vogël mund të shfaqet arti më i vlefshëm. Misteri i urtësisë së kësaj të vërteteje rrjedh nga tre burime:

Së pari: Nga ndihma e Unitetit.

Së dyti: Nga lehtësia e Unitetit.

Së treti: Nga shfaqja e Njësisë.

Ndihma e Unitetit, e cila është Burimi i parë: Domethënë, në qoftë se të gjitha gjërat janë pronë e një Pronari të vetëm, atëherë, si rezultat i Unitetit, Ai mund ta përqëndrojë e grupojë fuqinë e të gjitha gjërave prapa ndonjë gjëje të vetme, dhe të gjitha gjërat mund të administrohen me aq lehtësi ashtu si një gjë e vetme. Ne do ta shpjegojmë këtë mister me një krahasim me qëllim për të lehtësuar kuptimin:

Për shembull, në qoftë se do të ndodhej një monark i vetëm i një vendi,  për shkak të ligjit të unitetit të sovranitetit të tij, ai do të ishte i aftë të mobilizonte fuqinë morale të të gjithë ushtrisë prapa çdo ushtari të vetëm. Dhe për shkak se ai do të ishte i aftë të vepronte kështu, një ushtar i veçantë do të ishte i aftë të zinte rob komandantin e përgjithshëm të armikut dhe madje mund ta sundonte me emrin e monarkut të tij edhe mbi atë që është sipër atij komandanti. Për më tepër, ashtu si monarku që do ta vinte në shërbim dhe do ta drejtonte një ushtar apo një zyrtar të vetëm, për shkak të misterit të unitetit të sovranitetit, po ashtu ai do të ishte i aftë ta drejtonte të gjithë ushtrinë dhe të gjithë nëpunësit e tij. Është sikur ai, për arsye të Misterit të Unitetit të Sovranitetit, të ishte i aftë të dërgonte gjithkënd dhe gjithçka për t’i ardhur në ndihmë cilitdo individi.

Atëherë çdo individ i veçantë do të mund të mbështetej në një fuqi aq të madhe, aq sa ajo e të gjithë individëve të tjerë; domethënë, ai do të mund të merrte ndihmë nga ajo fuqi.

Në qoftë se litarët e Unitetit të sovranitetit do të zgjidheshin -liroheshin- dhe ata të bëheshin ushtarë të parregullt, atëherë çdo ushtar, menjëherë befas, do të humbiste një fuqi të pafundme, dhe do të binte nga një rang i lartë influence për tek ai i një njeriu të rëndomtë. Dhe për administrimin dhe për vënien në shërbim të tyre, do të shkaktoheshin aq vështirësi e telashe, aq sa numri i individëve.

Dhe pikërisht në të njëjtën mënyrë,  “Dhe All-llahut i takon Krahasimi më i lartë”, meqenëse Autori i universit është Një i Vetëm, Ai i përqëndron, i grupon Emrat e Tij, të Cilët shikojnë tek të gjitha gjërat dhe krijon me një art të pafundmë, në një formë të vlefshme. Në qoftë se do të ishte nevoja për të, Ai e shikon një gjë të vetme nëpërmjet të gjitha gjërave, Ai i bën ato të orientohen tek ajo gjë e ta shohin; Ai i jep ndihmë dhe e forcon atë. Dhe për arsye të misterit të Unitetit, Ai gjithashtu i krijon, i sundon dhe i administron të gjitha gjërat sikur ato të ishin një gjë e vetme.

Kështu, nëpërmjet misterit të kësaj ndihme të Unitetit në këtë univers një cilësi e caktuar është e dukshme, e cila është e lartë dhe e vlefshme në shkallën më të skajshme për sa ka të bëjë me artin dhe vlerën e saj, dhe kjo brenda bollëkut më të skajshëm dhe shumicës.

Lehtësia e Unitetit, e cila është Burimi i Dytë: Domethënë, veprat që ndodhin sipas parimeve të Unitetit, nga një qendër e vetme, nga një Dorë e vetme dhe në përputhje me një ligj, ndodhin me lehtësinë më të madhe. Në qoftë se ato do të ishin të shpërndara midis qendrave të shumta, ligjeve të shumta dhe duarve të shumta, kjo do të shkaktonte vështirësi.

Për shembull, në qoftë se pajisjet kryesore të të gjithë ushtarëve të një ushtrie do të prodhoheshin nga një qendër e vetme, sipas një ligji dhe me urdhrin e një komandanti të përgjithshëm, çështja do të ishte aq e lehtë si pajisja e një ushtari të vetëm.

Dhe në qoftë se, nga ana tjetër, të gjitha pajisjet e tyre do të prodhoheshin në fabrika të ndryshme e në qendra të ndryshme, atëherë të gjitha uzinat ushtarake do të ishin të domosdoshme për të pajisur një ushtar të vetëm. Domethënë, në qoftë se do të mbështetej çështja tek uniteti, atëherë pajisja plotësisht e ushtrisë do të ishte aq e lehtë si pajisja e një ushtari të vetëm; ndërsa në qoftë se nuk do të kishte unitet, pajisja e një ushtari të vetëm  me pajime kryesore do të shkaktonte aq shumë vështirësi, aq sa numri i individëve të ushtrisë.

Po kështu, në qoftë se do të pajiseshin frutat e një peme -lidhur me unitetin- me elementet e domosdoshme të jetës nga një qendër e vetme, me një ligj të vetëm dhe duke u mbështetur tek një rrënjë e vetme,atëherë me mijëra fruta do të pajiseshin me to me aq lehtësi sa lehtësia e një fruti të vetëm. Në qoftë se, nga ana tjetër, secili frut do të lidhej me qendra të ndryshme, dhe në qoftë se të gjitha domosdosh-mëritë e tyre jetike do t’u dërgoheshin më vete, ndarazi, atëherë secili frut do të shkaktonte aq shumë vështirësi aq sa e gjithë pema, sepse elementet e domosdoshëm për jetën e të gjithë pemës do të ishin gjithashtu të domosdoshëm për secilin frut.

Atëherë, ashtu si këto dy krahasime,  “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i  lartë”, për shkak se Autori i universit është i Vetmi i Unitetit, Ai vepron me unitet dhe, për shkak se Ai vepron me Unitet, të gjitha gjërat janë aq të lehta aq sa një gjë e vetme. Për më tepër, Ai është i aftë ta bëjë një gjë të vetme aq të vlefshme aq sa të gjitha gjërat, për sa ka të bëjë me artin e saj. Dhe duke krijuar inividë të panumërt në formën më të vlefshme, Ai demonstron një bujari absolute nëpërmjet gjuhës së këtij bollëku të pakufishëm të vetëdukshëm dhe nëpërmjet kësaj shumice të pafundme dhe, Ai shfaq bujari të pakufishme dhe krijueshmëri të pafundme.

Manifestimi i Njësisë i Cili është burimi i tretë: Domethënë, meqenëse Autori i Gjithëlavdishëm nuk është fizik e trupor, dhe koha dhe hapësira nuk mund ta kufizojnë Atë, atëherë krijimi dhe vendi nuk mund të ndërhyjnë në praninë dhe në dëshmimin e Tij; mjetet dhe masat nuk mund t’i mbulojnë veprat e Tij me perde. Nuk ka copëzim apo ndarje në shikimin e Tij dhe në të vepruarit ndaj krijimit; një gjë nuk mund të jetë pengesë për një tjetër.. Ai kryen akte të panumërta sikur ato të ishin një akt i vetëm. Për këtë arsye, në të njëjtën mënyrë, me sa lidhet me kuptimin e saj, ashtu siç e ka përfshirë pemën madhështore në një bërthamë të vogël, po ashtu edhe botën mund ta përfshijë brenda një individi të vetëm, dhe Ai i drejton të gjitha çështjet e të gjithë botës me Dorën e Fuqisë së Tij, si drejtimi i një individi të vetëm.

Ne e kemi shpjeguar këtë mister në Fjalët e tjera si kjo: Dielli deri diku është i pakufizuar për sa ka të bëjë me dritësinë e tij, kështu imazhi i tij reflektohet në çdo objekt të ndritshëm e që shkëlqen. Në qoftë se mijëra e miliona pasqyra do të ekspozoheshin e zbuloheshin para dritës së tij, atëherë manifestimi  i ngjashmërisë së diellit do të gjendej në secilën pasqyrë pa copëzim apo ndarje, sikur ato të ishin një pasqyrë e vetme. Në qoftë se kapaciteti i pasqyrës do të ishte i tillë, dielli do të ishte i aftë të demonstronte efektet e tij me të gjithë madhështinë e tyre. Një gjë nuk mund të jetë një pengesë për një tjetër. Sepse shembulli i diellit futet në mijëra pasqyra me lehtësi të plotë, dhe ai gjendet në një vend të vetëm me të njëjtën lehtësi siç gjendet në mijëra vende. Dhe çdo pasqyrë dhe çdo vend e shfaqin manifestimin e diellit, aq sa e shfaqin atë mijërat e vendeve.

Kështu,  “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, manifestimi i Autorit të Gjithëlavdishëm i universit është i tillë, me të gjitha atributet që janë dritë dhe me të gjithë Emrat e Tij të cilët janë të ndritshëm, saqë nëpërmjet misterit të orientimit (shikimit) të Njësisë, ndonëse nuk e përkufizon asnjë vend, Ai është i gjithëprani-shëm dhe gjithëshikues në të gjitha vendet.

Nuk ka copëzim apo ndarje në shikimin e Tij dhe në të vepruarit ndaj krijimit. Ai e kryen çfarëdo që dëshiron në të njëjtin çast, në të gjitha vendet, pa vështirësi dhe pa pengesë.

Kështu, është nëpërmjet këtyre mistereve të ndihmës së Unitetit, lehtësisë së Unitetit dhe manifestimit të Njësisë, se kur të gjitha qëniet i atribuohen një Autori të vetëm, atëherë krijimi i të gjitha atyre bëhet aq i thjeshtë dhe i kollajtë, aq sa ai i një qënie të vetme. Dhe secila qënie mund të jetë aq e vlefshme sa të gjitha qëniet lidhur me bukurinë e artit të saj. Kjo e vërtetë demonstrohet nga fakti se brenda bollëkut të pakufishëm të qënieve, ndodhen hollësi të pafundme arti tek çdo individ. Në qoftë se qëniet nuk do t’i atribuoheshin drejtpërdrejtë një Autori të Vetëm, secila do të bëhej aq problematike dhe e vështirë, aq sa të gjitha qëniet, dhe vlera e të gjitha qënieve do të pakësohej e do të binte sa ajo e një qënie të vetme. Në këtë gjendje, asgjë nuk do të vinte në ekzistencë; ose në qoftë se do të gjendej; ajo do të ishte pa vlerë, e pavlefshme.

Ky mister i çoi sofistët, të cilët ishin më të avancuarit e njerëzve të filozofisë, të kuptonin se rruga e të përshkruarit ortakë Zotit xh.sh. ishte qindra e mijëra herë më e vështirë se sa rruga e së vërtetës dhe se sa rruga e vërtetimit të Unitetit Hyjnor; rruga e tyre ishte e paarsyeshme në shkallën më të skajshme. Kështu, për shkak se ata i kanë larguar fytyrat e tyre nga rruga e së vërtetës dhe kanë shikuar atë të mosbesimit dhe të çudhëzimit, ata u detyruan t’i braktisnin mendjet e tyre dhe të mohonin ekzistencën e çdo gjëje.

Ÿ I katërti: Krijimi i Parajsës është aq i lehtë sa ai i pranverës në lidhje me fuqinë e të Gjithëfuqishmit i Cili e administron universin me aktet e Tij të cilat janë të qarta e të dukshme. Dhe krijimi i pranverës është aq i lehtë sa ai i një luleje. Dhe hijeshia në artin e një luleje dhe bukuria në krijimin e saj mund të jetë aq e këndshme dhe e vlefshme sa ajo e pranverës. Ndodhen tre gjëra në misterin i kësaj të vërtete:

Ÿ E Para: Domosdoshmëria dhe qëndrimi tërësisht i veçuar -i çliruar- i Autorit madhështor.

Ÿ E Dyta: Tjetëria e plotë e Esencës së Tij dhe pakufizueshmëria.

Ÿ  E Treta: Moslidhja e Tij nga hapësira dhe pandashmëria e Tij.

Misteri i Parë: Fakti që domosdoshmëria dhe qëndrimi tërësisht i veçuar dhe i çliruar shkaktojnë një lehtësi të pafundme dhe një kollajllëk absolut. Ky mister është shumë i thellë dhe tej mase i hollë. Ne do ta lehtësojmë të kuptuarin e tij me krahasimin e mëposhtëm:

Shkallët e ekzistencës janë të ndryshme. Dhe botët e ekzistencës janë të gjitha të ndryshme. Për arsye se ato janë të gjitha të ndryshme, një grimcë nga një nivel  i ekzistencës, e cila është ngulur thellë në ekzistencë, është aq e madhe, aq sa një mal nga një nivel i ekzistencës që është më pak substancial se sa niveli i saj; ajo e përfshin atë mal.

Për shembull, aftësia e kujtesës, e cila është me madhësinë e një fare sinapi në kokë nga bota e dukshme, përmban një ekzistencë me madhësinë e një biblioteke nga bota e kuptimit. Dhe një pasqyrë me përmasën e një thoji gishti nga Bota e jashtme përmban e përfshin një qytet madhështor prej nivelit të Botës së Shëmbëllesës.Dhe në qoftë se ajo kujtesë dhe ajo pasqyrë nga bota e jashtme do të kishin pasur vetëdije dhe fuqi krijuese, ato do të kishin qenë të afta të shkaktonin transformime të pafundme dhe aktivitete në botët e kuptimit dhe të Shëmbëllesës nëpërmjet fuqisë së ekzistencës së tyre të vogël në botën e jashtme.

Domethënë, sa më e formuar të jetë ekzistenca, aq më tepër rritet fuqia, dhe  gjëja e pakët – ajo që është e pakët – bëhet si e shumta dhe sidomos pasi ekzistenca ka fituar stabilitet të plotë, në qoftë se ajo është çliruar dhe është zhveshur nga materia dhe nuk është e kufizuar; atëherë vetëm një manifestim i pjesshëm i tij do të ishte i aftë të transformonte shumë botëra të tjera prej niveleve më pak substanciale të ekzistencës.

Kështu,  “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, Autori i Gjithëlavdishëm i universit është Ekzistuesi i domosdoshëm. Domethënë, ekzistenca e Tij është esenciale, është e parapërjetshme dhe e paspërjetshme; mosekzistenca e saj është e pamundur, zhdukja e saj është e pamundur; ajo është më e ngulura thellë, më e forta, më e fuqishmja dhe më e plota e niveleve të ekzistencës. Në lidhje me ekzistencën e Tij, nivelet e tjera të ekzistencës janë si hije tej mase të zbehta.

Shkalla e ekzistencës së domosdoshme është tej mase e qëndrueshme dhe reale, ndërsa ekzistenca e mundësisë është aq e lehtë dhe e dobët sa që shumë prej atyre që e kanë verifikuar krijimin, si Muhjiddin Ibn Arebi, i kanë zbritur nivelet e tjera të ekzistencës tek niveli i iluzioneve dhe  i imagjinatave; ata thanë:  “Nuk ka ekzistues përveç Atij.”. Domethënë, nuk duhet të thuhet për gjërat e tjera se ato kanë ekzistencë në lidhje me ekzistencën e domosdoshme. Ata thanë se ato lloje të ekzistencës nuk janë të meritueshme për titullin e ekzistencës.

Dhe kështu, përballë fuqisë së Ekzistuesit të vetëm të domosdoshëm, e cila është edhe e domosdoshme edhe esenciale, qëniet e mundshme të cilat janë ekzistenca të krijuara dhe aksidentale dhe që janë realitete të paqëndrueshme dhe të pafuqishme, janë jashtë mase të lehta dhe të thjeshta. Atëherë ringjallja e të gjithë shpirtërave në Tubimin e madh dhe gjykimi i tyre është aq e lehtë për atë fuqi sa grumbullimi dhe sjellja në jetë e gjetheve, e luleve dhe e frutave të cilat Ai i ringjall në pranverë, në të vërtetë në një kopsht të vogël, dhe madje në një pemë.

Misteri i dytë: Arsyeja për lehtësinë në lidhje me tjetërinë e plotë të esencës së Tij dhe të pakufizueshmërisë është kjo: Sigurisht, Autori i universit nuk është i të njëjtit lloj si universi. Esenca e Tij nuk i ngjason absolutisht esencës së të tjerëve. Meqenëse kjo është kështu, pengesat dhe kufizimet brenda sferës së universit nuk mund ta pengojnë Atë, ato nuk mund t’i kufizojnë veprimet e Tij. Ai ka autoritet e sundim  të plotë mbi të gjithë universin dhe është i aftë ta transformojë të gjithë atë në të njëjtën kohë.

Në qoftë se autoriteti, vendimet dhe veprimet që shihen qartë në univers do t’u atribuoheshin qënieve brenda tij, kjo do të shkaktonte aq shumë vështirësi dhe aq shumë ngatërresë, saqë nuk do të mbetej asnjë rregull dhe nuk do të vazhdonte të ekzistojë asnjë gjë, dhe madje asgjë nuk do të ishte e aftë të vinte në ekzistencë.

Për shembull, në qoftë se arti mjeshtëror në ndërtimin e kubeve do t’u atribuohej gurëve të kubesë, në qoftë se urdhri i një batalioni, i cili i përket me të drejtë oficerit të tij, do t’u lihej ushtarëve, atëherë ose nuk do të ndodhte ai rezultat, dhe madje ai nuk do të vinte fare në ekzistencë, ose do të ndodhte rrëmujë për shkak të mungesës së rregullit dhe probleme të mëdha e konfuzion.

Ndërsa, në qoftë se mjeshtëria  artistike në ndërtimin e kubesë do t’i atribuohej një mjeshtri,  i cili nuk është një gurë, që nuk është nga lloji i gurit, dhe në qoftë se komanda e ushtarëve në regjiment do t’i referohej një oficeri, esenca e të cilit e posedon cilësinë e të qënit oficer, atëherë edhe arti do të ishte i lehtë, po ashtu edhe komanda dhe organizimi do të ishin të kollajtë. Kjo është për shkak se, ndërsa gurët, po ashtu edhe ushtarët janë pengesa për njëri-tjetrin, mirëpo mjeshtri dhe oficeri mund të shikojnë nga cilido kënd; ata drejtojnë pa pengesë.

Kështu,  “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, Esenca e Shenjtë e Ekzistuesit të domosdoshëm nuk është e të njëjtit lloj me esencat e qënieve të mundshme. Përkundrazi të gjitha të vërtetat e universit janë rreze prej emrit “El Hakk” – I Vërteti, i Cili është njëri prej Emrave të bukur të Esencës së Tij. Meqenëse Esenca e Tij e shenjtë është ekzistuese, e domosdoshme dhe krejtësisht e çliruar dhe e zhveshur nga materia dhe e ndryshme nga të gjitha esencat e tjera, ajo nuk ka përngjasim, as barasvlerës dhe as të barabartë.

Atëherë, sigurisht administrimi dhe mbështetja e të gjithë universit në lidhje me fuqinë e parapërjetshme të Atij të Gjithëlavdishmi është aq i lehtë sa ajo e pranverës, madje sa e një peme. Dhe krijimi i ringjalljes së të vdekurve, i botës së Ahiretit, i Parajsës dhe i Ferrit, është aq i lehtë sa ringjallja në pranverë e një peme, e cila ka vdekur në vjeshtën e kaluar.

Misteri i tretë: Fakti se pandashmëria dhe mosqënia i lidhur nga hapësira apo vendi është shkak për një lehtësi absolute, ka këtë kuptim: meqenëse Autori i Gjithëfuqishëm është i çliruar (i zhveshur) nga kufizimet e hapësirës, Ai mund të mendohet të jetë i pranishëm në çdo vend me anë të Fuqisë së Tij. Dhe meqenëse nuk ka ndarje apo copëzim lidhur me Esencën e Tij, atëherë Ai mund të shikojë e të veprojë ndaj të gjitha gjërave me të gjithë Emrat e Tij. Dhe meqenëse Ai është i pranishëm gjithkund dhe vepron ndaj gjithçkaje, atëherë qëniet, ndërmjetësit dhe masat nuk mund t’i pengojnë e ndalojnë veprat e Tij, madje nuk ka absolutisht nevojë për to të bëjnë kështu.

Le ta supozojmë se do të ndodhej ndonjë nevojë për gjëra; atëherë gjërat si telat -përcjellësat- elektrikë, degët e pemëve dhe damarët e nervat e qënieve njerëzore do të ishin si mjete lehtësimi; mjete për arritjen e jetës dhe shkaqe shpejtësie për kryerjen e veprave. Kështu le ta shpërfillim idenë e pengesës, e kufizimeve, ndalimeve dhe atë të ndërhyrjes dhe të themi se ato janë mjete lehtësimi, shpejtësie dhe bashkimi.

Domethënë, nga këndvështrimi i bindjes dhe nënshtrimit të të gjitha gjërave ndaj mbisundimit të fuqisë së të Gjithëfuqishmit të lavdishëm, nuk ndodhet nevoja për to. Në qoftë se do të supozohej se do të ishte nevoja për to, atëherë gjërat do të ishin mjete lehtësie.

Shkurtazi: Autori i Gjithëfuqishëm, krijon çdo gjë në një formë të përshtatshme, pa asnjë shqetësim, pa ndërmarrë asnjë proces, me lehtësi të skajshme dhe të lehtë. Ai i krijon universalet me aq lehtësi si ato të pjesshmet.  Ai i krijon të pjesshmet me aq art të plotë ashtu siç vepron Ai me universalet. Në të vërtetë, Ai i Cili është krijuesi i universaleve, i qiejve dhe i tokës, medoemos duhet të jetë Ai i Cili krijon të pjesshmet dhe individët e gjallë të përfshirë në qiej e në tokë, dhe asgjë tjetër përveç Tij, sepse ato të pjesshme të vogëla janë frutat , farërat dhe modele të zvogëluara të universaleve.

Për më tepër, Ai që i krijon të pjesshmet, duhet gjithashtu të jetë Ai që krijon elementet, qiejt dhe tokën, të cilat përfshijnë të pjesshmet, sepse ne shohim se të pjesshmet janë secila si një farë dhe një kopje e vogël në lidhje me universalet. Dhe meqenëse kjo është kështu, elementet universalë, qiejt dhe toka duhet të jenë në Dorën e Krijuesit të atyre të pjesshmeve me qëllim që të mund të përfshihet thelbi i atyre qënieve universale e gjithëpërfshirëse si dhe kuptimet e modelet e tyre në ato të pjesshme, të cilat janë si modele të zvogëluara të tyre, në përputhje me parimet e urtësisë së Tij dhe me peshat e njohjes së Tij.

Në të vërtetë, nga këndvështrimi i çudirave të artit dhe i mrekullive të krijueshmërisë, të pjesshmet nuk janë prapa universaleve; lulet nuk janë më të ulëta në bukuri se sa yjet , as farërat nuk janë më të ulëta në vlerë se sa pemët. Në të vërtetë, kuptimi i pemës, që është skalitja e Paracaktimit Hyjnor dhe është në farë, është më e çuditshme se sa pema fizike, e cila është thurja e Fuqisë Hyjnore dhe është në kopsht. Dhe krijimi i njeriut është më i çuditshëm se sa krijimi i universit. Ashtu si në qoftë se Kur’ani i urtësisë do të shkruhej me grimcat e eterit me një atom, mbi esencën e një individi, që do ta tejkalonte në vlerë Kur’anin e madhështisë që është shkruar në yjet në faqen e qiejve, po ashtu ndodhen të pjesshme të vogëla të cilat janë më eprore se universalet për sa ka të bëjë me mrekullinë e artit të tyre.

Ÿ I pesti: Ne e kemi demonstruar deri diku në shpjegimet tona  të lartëpërmendura se lehtësia e pafundme, shpejtësia e skajshme e veprimeve dhe kollajllëku i pakufishëm shihen qartë në krijimin e qënieve, së bashku me misteret dhe shembujt e urtësisë në krijimin e tyre. Ekzistenca e gjërave me këtë shpejtësi të pakufishme dhe me shpejtësitë e pafundme, shkakton tek njerëzit e besimit, bindjen e fortë vijuese: Në lidhje me fuqinë e Autorit të vetëm i Cili i krijon qëniet, krijimi i Xhennetit është aq i lehtë sa krijimi  i pranverës, krijimi i pranverës është aq i lehtë sa ai i kopshteve dhe krijimi i kopshteve është aq i kollajtë sa ai i luleve.

Sipas kuptimit të vërsetit,

“Krijimi i ju të gjithëve dhe ringjallja e ju të gjithëve janë si (krijmi dhe ringjallja) e një njeriu të vetëm.”[6], ringjallja e të gjithë njerëzimit, është aq i lehtë si t’i shkaktoje një personi të vdesë e ta ringjallje atë përsëri. Dhe sipas kuptimit të qartë të vërsetit,

“Do të jetë vetëm një thirrje e vetme (fryrja e surit) dhe ja! Ç’të shohësh! Ata të gjithë do të jenë në pritje të sjellë përpara nesh!”[7], të sjellësh në jetë të gjitha qëniet njerëzore është aq e lehtë aq sa grumbullimi i ushtarëve të shpërndarë për pushim me zërin e Borisë. Kështu megjithëse kjo shpejtësi dhe lehtësi e pakufishme janë prova vendimtare dhe argumente bindës për plotësimin e vetëdukshëm të fuqisë së autorit dhe për lehtësinë e çdo gjëje në lidhje me të, veçse ama në këndvështrimin e njerëzve të çudhëzimit, formimi dhe krijimi i gjërave nga fuqia e Autorit, e cila është e lehtë në shkallën e domosdoshmërisë, i dha shkas nocionit se gjërat formojnë vetveten, gjë e cila është krejtësisht e pamundur, dhe kështu u bë shkaku i konfuzionit. Domethënë, për shkak se ato shikojnë që disa gjëra të zakonshme vijnë në ekzistencë me shumë lehtësi, ata e imagjinojnë formimin e tyre të jetë vetëformim. Domethënë, ato nuk krijohen por formohen nga vetvetja e tyre, vetvetiu.

Atëherë, shikoje budallallëkun e tyre!” Ata e bëjnë atë që është prova e një fuqie absolute,provën e mosekzistencës së saj; ata hapin dyer për pamundësi të panumërta, sepse atëherë, do të duhej që t’i jepeshin çdo grimce të çdo krijeseje atributet e plotësimit, të cilat janë të domosdoshme dhe të veçanta për Autorin e universit si fuqia absolute dhe njohja gjithëpërfshirëse, me qëllim që ato të ishin të afta të formonin vetveten.

 

q FRAZA E NJËMBËDHJETË:

 “Ve Ilejhil-Mesir” “Dhe tek Ai të gjitha gjërat e kanë fundin.”

Domethënë, çdo gjë do të kthehet nga bota e përkohshme për tek bota e qëndrueshmërisë dhe do të shkojë tek vendi i sovranitetit të paspërjetshëm i të Qëndrueshmit të Vetëm të përhershëm. Ato do të shkojnë nga sfera e shkaqeve të shumësisë për tek sfera e fuqisë së të Gjithëlavdishmit të Unitetit. Dhe do të transferohen nga kjo dynja për tek Ahireti. Domethënë, kthimi i juaj është ‘Divani i Tij, dhe vendstrehimi i juaj është mëshira e Tij. Dhe kështu kjo frazë tregon shumë si shembulli i këtyre të vërtetave.

Sa për të vërtetën, midis këtyre të vërtetave, e cila tregon kthimin për tek Parajsa dhe arritjen e lumturisë së përjetshme, ajo është provuar në mënyrë vendimtare nga siguria e parefuzueshme e dymbëdhjetë  argumenteve të Fjalës së Dhjetë, dhe nga gjashtë parimet të cilat i përfshin Fjala e Njëzet e Nëntë, e cila përmban prova bindëse, dhe kështu nuk mbetet më nevoja për shpjegime të mëtejshme.

Ato dy Fjalë e kanë provuar me sigurinë e lindjes së diellit në mëngjesin vijues pas perëndimit të tij në ditën e mëparshme, se jeta gjithashtu, e cila ka kuptimin e diellit në këtë botë, do të lind në formën e përhershme në mëngjesin e ringjalljes pas perëndimit të saj me shkatërrimin e dynjasë.

Meqenëse Fjalët e Dhjeta dhe e Njëzet e Nënta e kanë provuar këtë të vërtetë në formën më të plotë, ne ju referojmë ju tek ato dhe këtu vetëm do të themi këtë:

Përveç asaj që është provuar në mënyrë vendimtare tek shpjegimi i lartëpërmendur, Autori i Gjithurtë i universit,  i Cili zotëron fuqi të pakufishme gjithëpërfshirëse, dëshirë të pakufishme universale dhe njohje të pafundme gjithëpërfshirëse, Krijuesi i Gjithurtë i qënieve njerëzore, ka premtuar me të gjithë librat e Tij qiellorë dhe me Fletët e Tij qiellore Parajsën dhe lumturinë e përjetshme për besimtarët të cilët i besojnë Atij.

Meqenëse Ai ka premtuar, Ai sigurisht do ta përmbushë atë, sepse do të ishte e pamundur që Ai ta thyejë premtimin e Tij, sepse mospërmbushja e premtimit është mangësia më e shëmtuar. Dhe i Ploti absolut është krejtësisht i përjashtuar dhe i çliruar nga çdo mangësi. Dështimi për të përmbushur një premtim buron ose nga injoranca ose nga pafuqia. Por, meqenëse është e pamundur që të gjendet ndonjë injorancë apo pafuqi lidhur me Atë të Gjithëfuqishëm absolut dhe me të Gjithëditurin për të gjitha gjërat, atëherë thyerja e premtimit të Tij është gjithashtu e pamundur.

Për më tepër, të gjithë profetët me në krye krenarinë e njerëzimit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të gjithë ata), të gjithë evlijatë, dijetarët e pastër dhe njerëzit e besimit, në mënyrë të vazhdueshme i luten e i përgjërohen, dëshirojnë dhe i kërkojnë Atij Mëshirëploti Gjithëbujar për lumturinë e përjetshme e cila u është premtuar atyre. Dhe ata i përgjërohen dhe ia kërkojnë atë Atij nëpërmjet të Gjithë Emrave të Tij të bukur, sepse me në krye dhembshurinë dhe mëshirën e Tij, dhe drejtësinë e urtësinë, Emrat e Tij, si: I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, i Drejti dhe i Gjithurti, dhe Hyjnia e Tij dhe Sovraniteti, dhe shumica e Emrave të Tij duke përfshirë Emrat “Mbështetës dhe All-llah”, e kërkojnë dhe e bëjnë të domosdoshme botën e Ahiretit dhe lumturinë e përjetshme, dhe ato dëshmojnë e tregojnë realizimin e tyre.

Në të vërtetë, të gjitha qëniet me të gjitha të vërtetat e tyre tregojnë Ahiretin.

Gjithashtu, Kur’ani i gjithurtë, më i madhi i librave të shpallur, demonstron dhe e bën të ditur këtë të vërtetë me mijërat e vërseteve të tij, me dëshmitë e qarta e vendimtare dhe me provat e  vërteta.

Pastaj, i dashuri i nderuar, i cili është  shkaku i krenarisë për llojin njerëzor, duke u mbështetur në mijëra nga mrekullitë e tij të shkëlqyera e dha mësim këtë të vërtetë gjatë gjithë jetës së tij, me të gjithë fuqinë e tij; ai e provoi atë, e shpalli, e pa dhe e demonstroi atë.

O Zot, jepi bekime, paqe dhe urata atij dhe familjes së tij dhe sahabëve aq sa numri i frymëmarrjeve të njerëzve të Parajsës dhe na ringjall ne dhe ringjalle – këtë letër- dhe shokët e tij, dhe autorin e saj Saidin, të lumtur dhe prindërit tonë dhe vëllezërit tonë nën flamurin e tij, dhe na dhuro ne ndërmjetësinë e tij dhe na fut neve në Parajsë me familjen e tij dhe sahabët, nëpërmjet mëshirës Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Amin. Amin.

“Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime.”[8] “Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtetë, Ti je Dhuruesi më i Madh.”[9] “O Zoti im! Ma hap mua gjoksin tim. Dhe lehtësoma detyrën time. Dhe zgjidhma nyjen nga gjuha ime, që ata ta kuptojnë Fjalën time.”[10]

“O Mbështetësi ynë! Pranoje këtë (shërbim) nga ne, në të vërtetë Ti je Gjithëdëgjuesi i Gjithëditur. Dhe na fal ne: Sigurisht Ti je Pranuesi i pendesës dhe Mëshirëploti.”

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[11]

 

* * *

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA E FRAZËS SË DHJETË E LETRËS SË NJËZET

Me Emrin e Tij, të Cilit i takon lavdërimi! “Dhe s’ka  gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[12]

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!

“Nuk ka dyshim se në përkujtimin e All-llahut, vërtet zemrat gjejnë qetësi.”[13]

“All-llahu ju sjell një shembull përngjasues: një burrë (rob) e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së bashku që hahen me njëri-tjetrin, dhe një burrë (rob) i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm, a janë këta të dy të barabartë në krahasim? Gjithë lavdërimet dhe falënderimet i takojnë All-llahut! Por  shumica e tyre nuk e dinë.”[14]

Pyetje:  Ti ke thënë në shumë vende se ndodhet një lehtësi e pafundme në Unitetin Hyjnor dhe ka vështirësi të pafundme në shumësi dhe në të përshkruarit ortakëri me Zotin; ti ke thënë gjithashtu se ndodhet një lehtësi e tillë në Unitetin Hyjnor sa që arrin shkallën e domosdoshmërisë, ndërsa në shirk -të përshkruarit ortakë me Zotin xh.sh.- ndodhet një vështirësi e tillë sa që arrin shkallën e pamundësisë.

Mirëpo, vështirësitë dhe pamundësitë që ti i demonstron janë të pranishme gjithashtu edhe me Unitetin. Për shembull, ti thua; në qoftë se grimcat nuk do të ishin të urdhëruara, kjo do të bënte të domosdoshme që në çdo grimcë të ishin të pranishme ose një njohje gjithëpërfshirëse dhe një fuqi absolute, ose makineri jolëndore të panumërta ose presa tipografike të pakufishme. Kjo natyrisht është krejtësisht e pamundur. Dhe, madje, edhe në qoftë se ato grimca do të ishin nëpunëse Hyjnore të urdhëruara, kjo përsëri do të bënte të domosdoshme për grimcat që t’i mbanin të njëjtat cilësi me qëllim që ato të jenë të afta të përmbushin me rregull detyrat e tyre të pafundme. A do të mund ta zgjidhje këtë problem për mua?

Përgjigjja: Ne kemi shpjeguar e provuar në shumë Fjalë se në qoftë se qëniet do t’i atribuoheshin Një Autori të Vetëm, ato bëhen aq të lehta e të pamundimshme ashtu si një qënie e vetme. Ndërsa në qoftë se krijimi i tyre do t’u atribuohej shkaqeve të shumta dhe Natyrës, atëherë krijimi i një mize të vetme do të bëhej aq e vështirë dhe aq e rëndë sa krijimi i qiejve, dhe krijimi i një luleje do të bëhej aq i vështirë sa krijimi i pranverës, dhe ai i frutit si ai i kopshtit. Meqenëse kjo çështje është shpjeguar e provuar në Fjalët e tjera, ne ju referojmë ju tek ato dhe këtu vetëm do të shpjegojmë tre krahasime, nëpërmjet tre treguesve, të cilët do ta qetësojnë shpirtin dhe mendjen përballë kësaj të vërtete.

Ÿ Krahasimi i Parë: Për shembull, një grimcë e vockël xixëlluese e tejdukshme nuk mund ta vendosë vetveten e saj, vetvetiu, madje edhe brenda një drite me madhësinë e një koke të një fije shkrepëseje, as nuk mund të jetë burimi i saj. Ajo mund të ketë një dritë, në të drejtën e saj, në emrin e saj, në përputhje me kapacitetin e saj dhe sipas masës së madhësisë së saj si një grimcë e vogël. Por në qoftë se ajo do të lidhej me diellin, në qoftë se ajo do t’i hapte sytë e saj dhe ta shikonte atë diell së bashku me dritën e tij, shtatë ngjyrat, nxehtësinë dhe madje distancën e tij; ajo do të shfaqte një lloj manifestimi më të madh.

Domethënë, në qoftë se grimca do të mbetej vetëm me veten, e lirë e pa ndonjë lidhje, ajo do të ishte e aftë vetëm të kryejë një funksion me shkallën e një grimce; por në qoftë se ajo do të konsiderohej të jetë një nëpunëse e urdhëruar tek dielli, e lidhur me të dhe pasqyrë për të, ajo do të ishte e aftë të demonstronte disa shembuj të pjesshëm të funksionit të diellit, si dielli.

Kështu,  “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, në qoftë se të gjitha qëniet, të gjitha grimcat, do t’i atribuo-heshin shumësisë, shkaqeve, Natyrës, vetveteve të tyre ose ndonjë gjëje tjetër përveç Zotit, atëherë çdo grimcë dhe çdo qënie, ose duhej të kishte një njohje gjithëpërfshirëse dhe një fuqi absolute, ose makineri jolëndore të panumërta, dhe presa tipografike duhet të formoheshin brenda saj, me qëllim që ajo të kryejë detyrat e saj të çuditshme. Ndërsa në qoftë se grimcat do t’i atribuoheshin një të Vetmi në Unitet, atëherë, secila nga ato dhe çdo artifakt, bëhet i lidhur me Të; është sikur secila bëhet një nëpunëse e urdhëruar, lidhja e saj e bën atë të shfaqë manifestimin e Tij. Dhe nëpërmjet kësaj lidhje dhe nëpërmjet gjendjes së të qënit një manifestim, ajo mbështetet në një njohje të pafundme dhe në një fuqi të tillë. Dhe kështu, nëpërmjet misterit të lidhjes dhe të mbështetjes, ajo  kryen funksione e detyra që kalojnë shumë përtej fuqisë së saj, nëpërmjet fuqisë së Krijuesit të saj.

Ÿ Krahasimi i Dytë: Për shembull, ishin dy vëllezër, njëri guximtar dhe vetëbesues, i mbështetur në forcat e veta dhe, tjetri atdhetar dhe i përkushtuar për vendin e tij. Kur një luftë shpërthen, ai i cili është mbështetur tek vetvetja nuk formoi ndonjë lidhje me shtetin; Ai deshi ta kryente shërbimin e tij më vete. Kështu ai u detyrua që t’i mbajë burimet e fuqisë së tij rreth qafës së tij dhe t’i transportojë pajisjet dhe municionet e tij me fuqinë e tij të kufizuar. Në përputhje me fuqinë e tij individuale të vogël, ai ishte i aftë të luftojë vetëm kundra një rreshteri të ushtrisë së armikut dhe jo më shumë.

Vëllau tjetër nuk u mbështet në veten e tij, ai e njohu veten e tij si të paaftë e të pafuqishëm dhe, prandaj ai formoi një lidhje me mbretin dhe u rekrutua në ushtri. Nëpërmjet kësaj lidhje, ushtria e madhe e shtetit u bë një pikë mbështetjeje për Të. Dhe për shkak të kësaj mbështetje, ai hyri në luftë me forcën morale të një ushtrie prapa tij nën mbrojtjen e mbretit. Kështu ai e luftoi kundërshtarin derisa ndeshi me një mareshall të shquar të armikut të shpartalluar, dhe në emrin e mbretit të tij deklaroi duke i thënë: “Unë të zura ti rob! Shpejt marsho! Dhe e solli dhe e dorëzoi atë te kampi i tij i përqëndrimit. Kuptimi dhe urtësia e situatës është kjo:

Meqenëse njeriu i parë, i cili ishte i pavarur, u detyrua t’i mbante vetë pajisjet dhe burimet e fuqisë së tij, ai ishte i aftë të kryejë një shërbim tej mase të vogël. Ndërsa ai që ishte mobilizuar në ushtri nuk duhej t’i mbante vetë burimet e tij të forcës; përkundrazi, ushtria me urdhrin e mbretit i transportuan ato për të. Kështu ai e lidhi veten e tij me një fuqi të madhe, ashtu si dikush që e lidh kabllin e thjeshtë të telefonit të tij me telat e telefonave të shtetit.

Kështu,  “Dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë”, në qoftë se të gjitha krijesat dhe të gjitha grimcat do t’i atribuoheshin drejtpërdrejtë të Vetmit të Unitetit dhe, në qoftë se ato lidhen me Të, atëherë nëpërmjet fuqisë së lidhjes dhe nëpërmjet Krijuesit të saj dhe me urdhrin e Tij, edhe një milingonë do të mund ta rrënonte e shkatërronte pallatin e Faraonit; një mizë mund të vrasë një Nimrud dhe e çon atë në Ferr, një mikrob, mund ta qërojë e ta fusë në varr tiranin më të lig; një bërthamë me madhësinë e një kokrre gruri bëhet si punishtja dhe makineria për prodhimin e një peme pishe me madhësinë e një mali; molekulat e ajrit mund të veprojnë me efektshmëri dhe në mënyrë të rregullt në të gjitha funksionet e ndryshme dhe në strukturat e të gjitha luleve dhe frutave.

E gjithë kjo lehtësi dhe kollajllëk, në mënyrë të vetëkuptueshme, buron nga lidhja dhe gjendja e të qënit të vëna në shërbim dhe të urdhëruara. Në qoftë se qënia në çështje do të kthehej tek pavarësia, në  qoftë se ajo u lihet shkaqeve, shumësisë, vetvetes dhe, në qoftë se ajo udhëton në rrugën e shirkut, të përshkruarit ortakë Zotit xh.sh., atëherë ajo do të ishte e aftë vetëm të kryente një shërbim me shkallën e realitetit të saj fizik dhe me masën e vetëdijes së saj.

Ÿ Krahasimi i Tretë:Për shembull, ishin dy shokë të cilët donin të shkruanin një vepër gjeografike dhe statistikore për një vend të cilin ata të dy kurrë nuk e kishin parë. Njëri prej tyre formoi një lidhje me mbretin e atij vendi dhe hyri në zyrën e telegrafit dhe të telefonit. Me një copë tel me vlerën e pesë qindarkave, ai e lidhi gypin e telefonit të tij me linjat e shtetit dhe qe i aftë të bisedonte e të lidhej me të gjitha anët dhe të merrte prej tyre informacione. Dhe kështu, ai shkroi një vepër të hartuar mirë, të mirësistemuar dhe të përkryer lidhur me gjeografinë dhe statistikat. Sa për njeriun tjetër, atij ose do t’i duhej të kishte udhëtuar vazhdimisht për pesëdhjetë vite dhe të kishte parë gjithandej dhe të kishte mësuar rreth çdo ngjarjeje me vështirësi të madhe, ose ndryshe, duke shpenzuar miliona lira, atij do t’i ishte dashur të bëhej Pronari, ashtu si mbreti i një sistemi telegrafik dhe telefonik aq të shtrirë aq sa ai i shtetit, me qëllim që ai të mund të shkruante një vepër të përkryer si atë të shokut të tij.

Dhe kështu,  “Dhe All-llahut i takon Krahasimi më i lartë”, në qoftë se gjëra të panumërta dhe krijesa do t’i atribuoheshin Të Vetmit në Unitet, atëherë, nëpërmjet lidhjes, secila gjë bëhet një vend manifestimi. Nëpërmjet shfaqjes së manifestimit të Diellit të parapërjetshëm, ajo fiton një lidhje me ligjet e urtësisë së Tij, me parimet e Njohjes së Tij dhe me ligjet e Fuqisë së Tij.

Atëherë, me anë të forcës Hyjnore dhe të Fuqisë, ajo gjë shfaq një manifestim të Mbështetësit të saj, manifestim i cili është si një sy që i shikon të gjitha gjërat, është një fytyrë që orientohet tek të gjitha vendet, dhe si fjalët që kanë peshë në të gjitha çështjet. Në qoftë se lidhja këputet, gjëja gjithashtu do të këputej nga të gjitha gjërat, ajo do të shtypej e zvogëlohej aq sa vogëlsia e përmasës së saj. Dhe në këtë gjendje, ajo duhet të ishte pronarja e Një Hyjnie Absolute me qëllim që ajo të mund të kryente funksionet e përshkruara lart.

Shkurtazi: Në rrugën e Unitetit Hyjnor dhe të besimit ndodhet një lehtësi e tillë dhe një kollajllëk që arrin shkallën e domosdoshmërisë, ndërsa në rrugën e shkaqeve dhe të shirkut, të përshkruarit ortakë Zotit, ndodhen vështirësi të tilla që arrijnë shkallën e pamundësisë, sepse një i vetëm mund t’u japë një gjendje të caktuar shumë gjërave dhe merr prej tyre një rezultat të caktuar pa ndonjë shqetësim. Ndërsa në qoftë se marrja e asaj gjendje dhe arritja e atij rezultati do t’u atribuoheshin atyre gjërave të shumta, atëherë realizimi i tyre nuk do të ishte i mundur veçse me shqetësime e vështirësi të mëdha dhe me shumë aktivitet e lëvizje.

Për shembull, ashtu siç është përmendur në Letrën e Tretë, në çdo natë dhe në çdo stinë, një ekspeditë e shndëritshme dhe një skenë, duke lavdëruar e madhëruar All-llahun, realizohet nëpërmjet vënies në lëvizje të ushtrisë së yjeve në fushën e qiejve nën komandën e diellit e të hënës. Kjo është situata joshëse dhe robëruese e qiejve. Dhe shkaktohet ndryshimi dhe ndërkëmbimi i stinëve dhe i gjërave të tjera madhështore; dhe ky është rezultati i lart dhe i urtë i lëvizjes së tokës. Në qoftë se situata e qiejve dhe rezultati i tokës rrotulluese do t’i atribuoheshin Unitetit Hyjnor, atëherë Monarku i parapërjetshëm me lehtësi do të mund ta caktonte një ushtar, si globin tokësor, si një komandant të trupave qiellorë me qëllim që të arrihet ajo situatë dhe ai rezultat i rëndësishëm. Dhe pasi të ketë marrë urdhrin, toka do të ngrihej me gëzim tek caktimi i saj për t’u sjellë përqark, për t’u rrethrrotulluar, dhe përmend Emrat e Zotit xh.sh., ashtu si një Mevlevi, ashik. Dhe arrihen ato rezultate të rëndësishme dhe ajo situatë e hijshme me shumë pak shpenzime.

Por, në qoftë se do t’i thuhej tokës: “ndalo aty ku je, mos ndërhy!”; dhe në qoftë se për të arritur rezultatin dhe situatën, ajo do t’u referohej vetë qiejve, dhe në qoftë se ajo do të merrte rrugën e shumësisë dhe të shirkut, të përshkruarit ortakë Zotit, në vend të asaj të Unitetit Hyjnor, atëherë do të ishte e domosdoshme që ajo t’i përshkonte  milionat e yjeve të cilat janë mijëra herë më të mëdhenj se sa globi tokësor dhe të përshkonte distancën e miliona viteve në atë të njëzet e katër orëve.

Përfundim: Kur’ani ia atribuon krijesat e pakufishme Një Autori të Vetëm. Ai ia atribuon çdo gjë drejtpërdrejtë Atij; ai ndjek një rrugë e cila është aq e lehtë sa që arrin shkallën e domosdoshmërisë dhe i nxit të gjithë drejt saj; po kështu bëjnë besimtarët. Ndërsa njerëzit e kundërshtimit, të cilët i përshkruajnë ortakë Zotit xh.sh., duke ia atribuuar një krijesë të vetme shkaqeve të shumta, ndjekin një rrugë aq të mbushur me vështirësi, saqë është në shkallën e pamundësisë. Kështu, në këtë gjendje, ata në rrugën e Kur’anit janë së bashku me të gjitha krijesat, ndërsa ata në rrugën e çudhëzimit, me një krijesë të vetme.

Ose për ta shprehur në një mënyrë tjetër, dalja, prejardhja e të gjitha gjërave nga një i vetëm është shumë më e lehtë dhe e kollajtë se sa dalja e një gjëje të vetme prej gjërave të pakufishme. Po, ashtu si një oficer i vetëm që i komandon një mijë ushtarë me aq lehtësi si komandimi i një ushtari të vetëm, mirëpo në qoftë se komandimi i një ushtari do t’u atribuohej një mijë oficerëve, atëherë çështja do të ndërlikohej e vështirësohej një mijë e një herë më shumë. Dhe kjo do të shkaktonte rrëmujë e kaos.

Kështu, ky vërset madhështor ua lëshon këtë të vërtetë atyre që i përshkruajnë ortakë Zotit xh.sh., duke dërrmuar mosbesimin e tyre:

 

 “All-llahu ju sjell një shembull përngjasues: një njeri (rob) e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së bashku  që hahen me njëri-tjetrin, dhe një njeri (rob) i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm, a janë këta të dy të barabartë në krahasim? Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë All-llahut! Por shumica e tyre nuk e dinë.” [15]

O Zot! Jepi bekime e paqe shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m. sa numri i grimcave të universit, dhe familjes së tij dhe të gjithë sahabëve. Amin! Dhe i gjihë lavdërimi i takon Zotit xh.sh., Mbështetësit të të gjitha botërave.

O Zot! O i Vetëm! O Unik! O i Përjetshëm! O Ti që nuk ka zot tjetër përveç Teje, Ti je Një, Ti nuk ke shokë! O Ti që të përket Sundimi dhe të takon lavdërimi! O Ti që jep jetën  dhe që shkakton vdekjen! O Ti që në dorën Tënde është e gjithë mirësia! O Ti që je i Gjithëfuqishëm mbi të gjitha gjërat! O Ti që fundi i të gjitha gjërave është në Dorën Tënde! Nëpërmjet të vërtetës së mistereve të këtyre frazave, bëje botuesin e kësaj trajtese dhe shokët e tij dhe Autorin e saj prej njësuesve të pastër dhe prej besimtarëve të vetëdijshëm për Zotin xh.sh.. Amin!

Nëpërmjet të Vërtetës së misterit të Njësisë Tënde, bëje përhapësin e këtij libri të përhapë misteret e vërtetimit të Unitetit Tënd dhe bëje zemrën e Tij një vend manifestimi për dritat e besimit dhe gjuhën e tij të flasë të vërtetat e Kur’anit. Amin. Amin. Amin!

 

* * *

 

[1] Kur’an: 17: 44

[2] Kur’an, 23: 80

[3] Kur’an, 2: 255

[4] Kur Hazreti Ibrahim a.s. iu referua subjektit të lindjes dhe perëndimit të diellit në debatin e tij me Nimrudin për jetën dhe vdekjen, ky ishte një kalim i pjesshëm i dhënies së jetës dhe vdekjes për tek një kuptim universal. Kjo demonstron sferën më të ndritshme dhe më të gjërë të asaj prove dhe, kjo nuk është një ngjitje për tek një provë e dukshme e jashtme dhe lënia e provës së fshehur, ashtu siç thonë disa komentatorë.

[5] Kur’an, 36: 82

[6] Kur’an, 31: 28

[7] Kur’an 36: 53

[8] Kur’an, 2: 286

[9] Kur’an, 3: 8

[10] Kur’an, 20: 25-28

[11] Kur’an, 2: 32

[12] Kur’an, 17: 44

[13] Kur’an, 13: 28

[14] Kur’an, 39: 29

[15] Kur’an, 2: 32

Leave a Reply