Lexo PDF

 

Me Emrin e Atij të Cilit i takon lavdërimi. Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[1] Paqja e Zotit, mëshira dhe bekimet qofshin mbi ju dhe mbi vëllezërit e mi në mënyrë të veçantë…”

 

Vëllezërit e mi të dashur!

Unë tani jam në një majë të lartë të malit “Çam Dagi”, në majën e një peme madhështore pishe, duke qenë fillikat në vetmi, larg nga njerëzit dhe jam mësuar me këtë vetmi. Kur unë dëshiroj të hyj në bisedë me njerëzit, unë ju përfytyroj të jeni këtu me mua dhe flas me ju dhe gjej ngushëllim. Në qoftë se nuk do të ketë ndonjë gjë që ta pengojë, unë do të dëshiroja të mbetem i vetmuar këtu për një ose dy muaj. Në qoftë se unë kthehem në Barla, do të kërkoj ndonjë mjet  për bisedë gojore me ju. Unë jam i mallëngjyer për të më shumë se sa ju nëse do ta pëlqenit. Tani unë jam duke shkruar dy ose tri gjëra të cilat më erdhën në mendje këtu në këtë pemë pishe.

Disa nga njerëzit e së vërtetës shfaqin Emrin Hyjnor El Vedud” “i Dashuri”, dhe nëpërmjet manifestimit të Atij Emri në shkallën më të lartë, ata shikojnë Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm nëpërmjet dritareve të qënieve.Gjithashtu, këtij vëllait tuaj, i cili nuk është gjë për t’u përmendur dhe nuk është asgjë, i është dhënë një gjendje që e bën atë të privilegjuar e të nderuar nëpërmjet shfaqjes së Emrave Hyjnorë Er-Rahimu”, dhe “El Hakimu”, “Mëshirëploti dhe i Gjithurti”, dhe kjo vetëm kur ai është vënë në punë në shërbim të Kur’anit dhe kur është lajmëtari duke thirrur për tek ai thesar i madh, çudirat e të cilit nuk mbarojnë kurrë.

Kështu, të gjitha “Fjalët” janë nga shkëlqimet e atij favori. Shpresojmë  nga All-llahu xh.sh. që koleksioni i Fjalëve të shfaqë kuptimin e vërsetit “Dhe atij të cilit i është dhënë Hikmeti, urtësia, vërtet që i është dhuruar mirësi e madhe.”[2]

“Varfëria absolute, pafuqia absolute, falënderimet absolute dhe gjithashtu pasioni absolut, o shoku im!”

Pastaj, poema e pasur dhe plot ngjyra që ti ke shkruar “Shiko tek faqja shumëngjyrëshe e librit të universit… deri në fund”, më erdhi në mendje. Unë hodha vështrimin tek yjet në faqen e qiejve nëpërmjet saj. Unë thashë me vete, “Ah sikur të kisha qenë poet dhe ta kisha plotësuar atë” dhe, megjithëse nuk pata aftësi të shkruaja poezi dhe vargje, unë përsëri fillova, por ajo nuk ishte poezi dhe varg. Kështu unë e shkrova atë ashtu siç më erdhi në zemër. Ti, trashëgimtari im, mund ta transformosh në poezi dhe ta shkruash në vargje. Dhe kështu, ajo që më erdhi befas në mendje, ishte kjo:

Atëherë dëgjoji yjet, dëgjoje adresimin e tyre të melodishëm e harmonik!

Shiko se çfarë ka zbukuruar shkrimi i ndritshëm  i urtësisë mbi ekzistencë. Të gjitha ato së bashku nisin të flasin me gjuhën e së vërtetës, ato i adresohen madhështisë së të Gjithëfuqishmit dhe Sovranitetit të të Gjithëlavdishmit.

Ne jemi provat e ndritshme të ekzistencës së Autorit tonë,

Ne jemi dëshmitarë të Unitetit të Tij dhe të Fuqisë së Tij…

Ne jemi mrekulli të holla që zbukurojmë faqen e qiejve për melekët që të vështrojnë,

Ne, ashtu si melekët, i shikojmë ato mrekulli të holla të cilat kanë zbukuruar faqen e tokës.

Ne jemi sytë e panumërt të vëmendshëm të qiejve të cilët vështrojnë tokën, që studiojnë Parajsën[3].

Ne jemi frutat e panumërt të bukur që Dora e urtësisë së të Gjithëlavdishmit të vetëm dhe Hirplotit ia ka lidhur pjesës qiellore të pemës së krijimit, Tubasë, dhe të gjitha degëve të Rrugës së Qumështit..

Për banorët e qiejve, secili nga ne është një xhami udhëtuese, një shtëpi rrotulluese, dhe një vendbanim i lartë, secila është një llambë e ndritshme, një anije madhështore, një aeroplan.

Secili nga ne është një mrekulli e fuqisë, një çudi e artit krijues që është krijuar nga i Gjithëfuqishmi i plotësimit, i Gjithurti i lavdisë;  Secili është një rrallësi e urtësisë së Tij, një mrekulli e krijimit të Tij, dhe një botë drite.

Ne i demonstruam njerëzimit me qindra e mijëra prova të panumërta, ne i bëmë ata të dëgjojnë me këto gjuhët tona të panumërta; por sytë e mallkuar të verbër të jobesimtarëve nuk i panë fytyrat tona, ato nuk i dëgjuan Fjalët tona. Dhe ne jemi shenjat që flasim të vërtetën…

Stampa jonë është një, vula jonë është një, Ne zotërohemi nga Krijuesi, Furnizuesi ynë, Ne e lavdërojmë Atë nëpërmjet nënshtrimit tonë,

Ne recitojmë Emrat e Tij, secili nga ne është në ekstazë, dhe është një anëtar i rrethit madhështor të Rrugës së Qumështit!..”

 

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm

* * *

 

[1] Kur’an,  17: 44

[2] Kur’an, 2: 269)

[3]  Domethënë, meqenëse mrekulli të panumërta të fuqisë janë ekspozuar në faqen e tokës e cila është një farishte, fidanishte dhe tokë e kultivuar për lulet e Parajsës, melekët në botën e qiejve i shikojnë ato mrekulli, ato çudira. Dhe ashtu si melekët, edhe yjet gjithashtu, të cilët janë si sytë e trupave qiellorë, shikojnë krijesat e modeluara bukur në tokë, dhe duke vepruar kështu shikojnë botën e Parajsës. Në të njëjtën kohë ato shikojnë edhe tokën, edhe Parajsën; ato i vështrojnë ato çudira të përkohshme në një formë të qëndrueshme në Parajsë. Domethënë, atje ka pamje për të dyja botët.

Leave a Reply