Dhe Dijenia është vetëm me All-llahun.”

Shembujt e lartë të urtësisë që i shfaq Krijuesi i Gjithurtë në të gjitha gjërat, dhe madje të bashkangjiturit e shembujve vërtet të mëdha të urtësisë edhe gjësë më të vogël, tregojnë qartë se globi tokësor nuk rrotullohet në një rreth pa qëllim, pa kuptim e më kot, por rrotullohet rreth diçkaje të rëndësishme; ai përshkruan, vizaton, vijon dhe tregon perimetrin -rrethin- e një zone të gjërë. Ai udhëton përreth një vendi të madh ekspozite dhe i dorëzon atij produktet e tij jolëndorë, sepse në të ardhmen prodhimet, rezultatet, do të shfaqen atje përpara shikimeve të njerëzve. Domethënë, ai do të mbush rrethin, perimetri i të cilit është afërsisht prej njëzet e pesë mijë vitesh; Siria,  Shami i bekuar, do të jetë si një bërthamë sipas një rrëfenje hadithi[1]. Fusha e Tubimit të madh do të shtrihet nga ai vend, nga Zona e Sirisë. Të gjitha prodhimet jolëndore të tokës janë dërguar sa për tani tek regjistrat dhe pllakat e asaj fushe e cila është nën perden e së padukshmes dhe, në të ardhmen kur të hapet fusha, edhe toka gjithashtu do t’i derdh në të banorët e saj. Prodhimet e saj jolëndore gjithashtu do të kalojnë nga e padukshmja në Botën e Dukshme.

Po, ashtu si një fushë e kultivuar, një burim dhe një peshore, toka ka prodhuar mjaft prodhime për ta mbushur atë arenë të gjërë, dhe krijesat që do ta zënë atë kanë vërshuar nga toka, dhe ato që do ta mbushin atë janë larguar e kanë dalë prej saj. Domethënë, globi tokësor, është një farë dhe Fusha e Ringjalljes, së bashku me ato brenda saj është një pemë, një filizë -kalli- dhe depo. Po, ashtu si një pikë drite që bëhet një vijë e ndritshme ose një rreth me lëvizjen e saj të shpejtë, po ashtu globi tokësor, nëpërmjet lëvizjes së tij të shpejtë e plot urtësi është mjeti i vizatimit dhe i skicimit të një rrethi ekzistenceje dhe, së bashku me atë rreth ekzistence dhe me produktet e tij, ai është boshti për formimin e Fushës së Ringjalljes më të Madhe.

 “Thuaj, dija është vetëm tek All-llahu.”[2]

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

Said Nursi

* * *

 

 

[1] Shiko El Mustadrak; II, 440, Musnedi; IV, 447, V, 3,5.

[2] Kur’an, 67: 26)