Fytyra jote ka veçori që të dallon ty prej të gjithë njerëzve të së shkuarës dhe të së ardhmes, ndonëse fytyrat e të gjithë njerëzve janë të njëjta në pjesët dhe strukturat e tyre kryesore.

  • Kjo tregon qartë Njësinë e Autorit Krijues, sepse të gjithë njerëzit dhe shumica e kafshëve kanë të njëjtat pjesë themelore të strukturës, kurse ndryshimet e pafundme që i dallojnë individët prej njëri tjetrit, domosdoshmërisht tregojnë se Autori Krijues është pafundësisht i pavarur dhe i Gjithëurtë, dhe ka zgjedhje të lirë absolute.
  • Realiteti bëhet më kuptimplotë kur njerëzit shikohen individualisht, veçmas.

Do të ishte pafundësisht e pakonceptueshme që ai ndryshim i urtë, dallues dhe i frutshëm, dhe ai dallim i dobishëm të mos ishin prej zgjedhjes së qëllimshme të Një Dëshiruesi me Vullnet Absolut, dhe prej njohjes së Një të Gjithëdituri.

  • Lavdi Atij, i Cili përfshin dhe skalit tipare të pafundme dalluese në faqen e fytyrës tënde.

Megjithëse ato nuk mund të kapen nga arsyeja dhe nuk mund të shikohen me një shikim sipërfaqësor, ato dallohen me fuqinë e intuitës dhe mund të perceptohen në detaje nga një shikim i kujdesshëm.

Do të ishte e pamundur që ndryshime të tilla të rregulluara me paramendim e me qëllim midis njerëzve dhe ngjashmërive të tyre midis anëtarëve të specieve të tilla si gruri dhe rrushi, dhe gjithashtu midis bletëve, mizave dhe peshqve, të ishin vepra e rastësisë së verbër dhe e koinçidencës. Jo! Jo!

Ato janë akti i Gjithëdëgjuesit, Gjithëshikuesit, të Gjithëditurit dhe të Gjithëurtit.

  • Në qoftë se më e gjëra e pjesëve të shumësisë, më e largëta, më e holla dhe më e parëndësishmja në dukje në nivelet e shumësisë është e mbyllur para rastësisë dhe e ruajtur kundra ndërhyrjes së saj, dhe nuk është neglizhuar dhe nuk është lënë në tekat e saj, atëherë ajo është arena për veprimet e qëllimit të të Gjithëurtit, dhe është zgjedhja e të Gjithëditurit dhe e vullnetit të Gjithëdëgjuesit dhe Gjithëshikuesit.
  • Prandaj, o rastësi, nuk ka vend për ty në dominimin dhe në pronësinë e Allahut.

Kështu, shkoni bashkë me vëllain tënd, natyralizmin, dhe me babain tënd, shirkun [të përshkruarit ortakë Zotit] në Ferrin e mosekzistencës dhe të asgjësimit të përjetshëm.

Vërseti Kur’anor,

“Midis shenjave të Tij është Krijimi i qiejve dhe i tokës dhe ndryshimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaj”(Kur’an, 30:22),

tregon nivelet e para dhe të fundit të manifestimit të Urtësisë Hyjnore.

 

 

Bediuzzaman Said Nursi