Lexo PDF

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

وَلَقَدْ زَيَّنَّا السَّمَاءَ الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطِينِ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!

“Dhe vërtetë që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët.” [134]

O Ti që ke studiuar në shkollat moderne çështje të pashpirta në astronomi dhe që mendja jote ka zbritur tek syri, nuk pranon veçse atë çfarë syri shikon dhe nuk mund ta përfshish misterin e madh të vërsetit të lartëpërmendur me mendjen tënde të ngushtë! Dije se qielli i këtij vërseti mund të arrihet nëpërmjet një shkalle që ka shtatë shkelëza. Atëherë, eja le të ngjitemi tek ato së bashku!

Shkelëza e parë:

E vërteta dhe urtësia kërkojnë që qiejt të kenë banorë që t’u përshtaten atyre,  ashtu siç ka toka. Sipas gjuhës së sheriatit, ato qënie të ndryshme quhen “Melekë dhe qënie shpirtërore”.

Po, realiteti kërkon që ajo të jetë kështu, sepse pavarësisht masës së saj të vogël dhe të ultësisë në krahasim me qiellin, toka duke u mbushur me qënie të gjalla e të vetëdijshme, dhe pastaj duke u boshatisur nga koha në kohë, përsëri ripopullohet e gjallërohet, sugjeron ose më mirë bën të qartë, se edhe qiejt gjithashtu të cilët kanë yjësi madhështore dhe që janë si pallate të stolisur, duhet të jenë të mbushur me krijesa të vetëdijshme e perceptuese. Ashtu si njerëzit dhe xhindët, ato krijesa gjithashtu janë spektatorët e pallatit të uni-versit, vëzhguesit e librit të universit,dhe lajmëtarët e sovranitetit Hyjnor, sepse universi është i veshur e i stolisur me zbukurime të panumërta, me dekorata e stolisje dhe në mënyrë të vetëkuptueshme kërkon shikimet e vëmendshme e të matura që do ta vlerësojnë atë dhe që do të mahniten prej tij. Po, në të vërtetë, bukuria kërkon një të dashur, ashtu siç i jepet ushqimi një të urituri. Por ama njeriu dhe xhindi janë në gjendje të kryejnë vetëm një të miliontën e kësaj detyre të pafundme, të këtij shikimi madhështor dhe të këtij adhurimi të gjërë. Domethënë, llojet e pafundme të engjëjve dhe të qënieve shpirtërore janë të domosdoshme për t’i kryer këto detyra të pafundme dhe këtë adhurim të paanë.

Sipas treguesve të disa rrëfenjave dhe sipas urtësisë në rregullin e universit, mund të thuhet se disa lloje të trupave udhëtues, duke filluar nga planetët udhëtuese dhe duke mbaruar me pikëlat e vogëla të ujit, janë mjete transporti për një lloj melekësh. Ato u hipin atyre trupave me lejen e Zotit xh.sh., dhe shëtisin e shikojnë Botën e dukshme. Dhe gjithashtu mund të thuhet se një lloj prej trupave të kafshëve, duke filluar nga zogjtë e Xhennetit, të cilët  quhen “Zogjtë jeshilë” në një hadith, dhe duke përfunduar me mizat dhe mushkonjat në tokë, janë aeroplanë për një lloj të qënieve shpirtërore. Ato shpirtëra futen tek ato krijesa, me urdhërin e Zotit xh.sh., udhëtojnë rreth botës fizike dhe vëzhgojnë mrekullitë e krijimit nëpërmjet dritareve të shqisave të trupave të tyre.

Sigurisht, Krijuesi Gjithëbujar i Cili në mënyrë të vazhdueshme krijon një jetë të hollë dhe krijesa të ndritshme perceptuese nga dheu i ngjeshur e i dendur dhe nga uji i turbullt, padyshim Ai krijon gjithashtu lloje të qënieve të vetëdijshme të përshtatshëm për shpirtin dhe jetën nga ato dete drite dhe madje edhe nga ato oqeane errësire. Dhe Ai i krijon ato me një bollëk të madh. Ekzistenca e engjëjve dhe e qënieve shpirtërore është provuar me sigurinë, si dy edhe dy bëjnë katër, tek trajtesa ime e titulluar: “Nokta” “Një pikë nga njohja e Zotit xh.sh.” dhe në “Fjalën e Njëzet e Nëntë.” Në qoftë se dëshiron, mund t’u referohesh atyre.

Shkelëza e dytë:

Toka dhe qiejt kanë lidhje me njëra-tjetrën, ashtu si dy vende nën një qeveri. Midis tyre ka lidhje dhe marrëveshje të rëndësishme. Gjërat e domosdoshme për tokën si drita, nxehtësia, bekimet dhe mëshira e të tjera të ngjashme me këto vijnë nga qielli, domethënë ato dërgohen prej andej. Dhe sipas konsensusit të feve qiellore të cilat mbështeten në shpalljen Hyjnore dhe sipas pajtimit dhe unanimitetit të të gjithë atyre të cilëve u shfaqen misteret e universit, duke u mbështetur në atë çfarë ata kanë dëshmuar, vërtetohet se melekët dhe qëniet shpirtërore vijnë duke zbritur nga qiejt në tokë. Nga kjo mund të kuptohet nëpërmjet intuitës dhe mund të merret me mend në mënyrë aq të sigurtë, sa që ajo pothuajse mund të ndjehet e përjetohet, se për banorët e tokës ka një rrugë për t’u ngjitur në qiell.

Në të vërtetë, mendja e çdokujt, imagjinata dhe shikimi drejt qiejve në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithashtu shpirtërat e profetëve, të evlijave, shenjtorëve, të cilët janë lehtësuar duke lënë prapa të gjitha peshat e tyre, dhe shpirtërat e të vdekurve të cilët kanë hequr (zhveshur) trupat e tyre, ngjiten me leje të Zotit xh. sh. në qiell. Meqenëse janë bërë të lehtë dhe të hollë, ata ngjiten atje. Nuk ka dyshim se një lloj prej banorëve të tokës dhe të ajrit të cilëve u është veshur ajo çfarë i ngjason një trupi, të cilët janë të lehtë e të hollë si shpirtërat, mund të ngjiten në qiell.

Shkelëza e tretë:

Heshtja dhe qetësia e qiejve, organizimi dhe rregullsia e tyre, gjërësia dhe dritësia e tyre, tregojnë se banorët e tyre nuk janë si ata të tokës. Ata janë të bindur, ata bëjnë çfarëdo që urdhërohen. Nuk ndodhet asgjë që të shkaktojë mbingarkim, mbipopullim e grindje, sepse mbretëria është e gjërë, natyrat e tyre janë të pastërta, ato janë të pafajshëm dhe stacionet e pozitat e tyre janë të caktuara e të qëndrueshme.

Ndërsa në tokë, të kundërtat vijnë bashkë, të këqinjtë janë përzier me të mirët, dhe grindje e polemika fillojnë midis tyre. Për këtë arsye lindin konfliktet dhe vuajtjet. Dhe me këtë u hap provimi dhe gara dhe u shfaqën shkallët e ngjitjes dhe nivelet e zbritjes, pra ndodhi përparimi dhe prapakthimi. Urtësia në këto fakte është si më poshtë vijon:

Njeriu është fruti i pemës së krijimit, është pjesa më e skajshme e saj. Dihet mirë se fruti është më e largëta e pjesëve të pemës, është më gjithëpërfshirësja, më e holla dhe pjesa më e rëndësishme. Prandaj, meqenëse njeriu, i cili është fruti i universit, është më gjithëpërfshirësi, më i mrekullueshmi i krijesave të Fuqisë Hyjnore, më i pafuqishmi, më i dobëti dhe më delikati, atëherë toka e cila është djepi dhe vendbanimi i këtij njeriu.. është zemra dhe qendra e të gjithë universit për sa ka të bëjë  me kuptimin dhe artin, pavarësisht qënies së saj të vogël fizike e të ulët në krahasim me qiellin. Toka është një ekspozitë dhe shpjeguese e të gjitha mrekullive të artit Hyjnor.. është një vend ekspozimi dhe një pikë fokusimi për të gjitha manifestimet e Emrave të Bukur Hyjnorë.. është vendi i grumbullimit dhe reflektim i aktivitetit të pafund Hyjnor.. është tregu i paraqitjes së krijuesh-mërisë së pafundme Hyjnore, bujaria e të Cilit është veçanërisht e dukshme në speciet e shumta të vogëla të bimëve dhe të kafshëve.. është vendi i modeleve të zvogëluara të artifakteve që do të gjenden sigurisht në botët e gjëra të Ahiretit.. është një fabrikë që punon me shumë shpejtësi për të prodhuar tekstilet e përjetshme dhe të pano-ramave të përhershme që ndryshojnë shpejt.. është fusha e ngushtë e përkohshme për të mbjellë e kultivuar që lulëzojnë shpejt për kopshte të pafundme të përjetshme. Kështu, për shkak të kësaj madhështie jolëndore të tokës[135] dhe të rëndësisë së saj lidhur me artin, Kur’ani i gjithurtë e bën atë të barabartë me qiejt, ndonëse ajo është një frut i vockël i një peme gjigante. Kur’ani e vendos tokën në njërën nga dy pjatat e peshores, dhe qiejt dhe pjesën tjetër të universit i vendos në pjatën tjetër. Ai në mënyrë të përsëritur thotë:

رَبُّ السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ

 “Mbështetësi (Krijuesi) i qiejve dhe i tokës.”

Për më tepër, shpejtësia, ndryshimi i vazhdueshëm dhe transformimi i tokës, të cilat shkaktohen nga shembujt e urtësisë që u përmendën më lart, kërkon që ndryshime të ngjashme me to, të ndodhin edhe tek banorët e saj.

Kështu toka, megjithëse është e kufizuar, ka fituar shfaqje të pakufizuara të Fuqisë Hyjnore, dhe kjo me moskufizimin natyral të fuqive dhe të aftësive të banorëve të saj, njerëzve dhe xhindëve, të cilët janë banorët e saj më të rëndësishëm, dhe jo si gjallesat e tjera. Si rezultat i kësaj, ata kanë shfaqur ngjitje të pafund dhe zbritje të pafund. Një fushë e madhe provimi e testimi është hapur, duke filluar nga profetët dhe evlijatë dhe duke përfunduar me Nimrudët dhe Shejtanët. Meqenëse kjo është kështu, natyrisht, me të këqijat e tyre të pafundme, Faraonët si shejtanë do të hedhin gurë tek qielli dhe tek banorët e tij.

Shkelëza e katërt:

I Gjithëlavdishmi i Vetëm, i Cili është Mbështetësi, Kontrollori dhe Krijuesi i të gjitha botëve, ka shumë parime e rregulla, ka shumë atribute, tituj dhe Emrat më të Bukur, të cilat janë që të gjithë të ndryshëm. Për shembull: Emri dhe titulli, i cili bën të domosdoshëm dërgimin e melekëve për të luftuar përkrah Sahabëve me profetin a.s.m. në luftë kundër mohuesve, është gjithashtu pikërisht ai Emër dhe vetë Ai titull i cili kërkon të ketë luftë midis engjëjve dhe djajve dhe dyluftim midis banorëve të mirë të qiejve dhe midis banorëve të këqinj të tokës. Në të vërtetë, i Gjithëfuqishmi i vetëm i Gjithëlavdishëm i Cili mban brenda kapjes së Fuqisë së Tij shpirtrat e mohuesve, frymët dhe personat e tyre dhe nuk i zhduk ata me një urdhër të Vet, madje as me një klithmë, përkundrazi, Ai hap fushën e provimit dhe të dyluftimit me titullin e Tij të Hyjnisë universale dhe me Emrat e Tij të Bukur, I Gjithurti dhe Kontrollori. Për shembull, dhe nuk ka gabim në krahasim, ne shohim se një mbret ka shumë tituj të ndryshëm dhe Emra që lidhen me zona të ndryshme të sundimit të tij. Për shembull, në sistemin juridik ai njihet me emrin e “Gjykatësit të Drejtë”; në ushtri njihet si “Komandant i Përgjithshëm”, në zyrën e Shejhul Islamit, njihet si “Kalif”, dhe në administratë shtetërore njihet si “Sulltan”. Nënshtetasit e Tij të bindur e quajnë Atë “Mbreti Mëshirëplotë”, ndërsa kundërshtarët e quajnë Atë “Sundimtari Dënues”. Ti mund të sjellësh shembuj të tjerë krahasimi me këtë.

Kështu, ndonjëherë ndodh që një mbret i lartë i tillë si Ai, nënshtetasit e të Cilit janë të gjithë nën fuqinë e Tij, nuk lëshon urdhër për t’u ekzekutuar një rebel i pafuqishëm dhe i përbuzur, por e dërgon tek një gjykatë me emrin e tij Gjykatësi i drejtë. Gjithashtu, Ai e njeh një nëpunës që është i aftë dhe i ndershëm dhe që meriton të favorizohet. Megjithatë, ai nuk e favorizon atë me njohjen e tij të veçantë nëpërmjet një telefoni privat. Ai hap një fushë konkursi, organizon një pritje zyrtare, urdhëron ministrat e tij dhe i bën ftesë popullit që të shikojë konkursin, pastaj e shpërblen atë zyrtar me titujt e Tij që lidhen me madhështinë e sovranitetit dhe me administratën e qeverisë. Pastaj e bën publike shpërblimin e tij në atë fushë për qëndrueshmërinë e tij dhe për sjelljen e drejtë, domethënë, e nderon atë dhe e favorizon në prani të një asambleje të shquar tek e cila marrin pjesë njerëz të lartë, pas provimit e testimit të madh e të lartë. Atëherë Ai shpall vlerën e tij në prani të tyre. Edhe ju mund të mendoni për shembuj të tjerë në të njëtën mënyrë…

Kështu, وَ لِلّهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَى “Dhe për All-llahun është krahasimi  më i lartë”. Monarku i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë ka shumë Emra të Bukur. Nëpërmjet manifestimit të Lavdisë së tij dhe shfaqjeve  të Bukurisë së Tij, Ai ka shumë Atribute e tituj. Dhe Emri, titulli, dhe Dinjiteti, i cili kërkon ekzistencën e dritës dhe të errësirës, të verës dhe të dimrit, të Xhennetit dhe të Xhehennemit, kërkon gjithashtu shumë ligje të përgjithshme, ashtu si ligji i riprodhimit (ngjizjes), ato  të konkursit dhe të ndihmës së ndërsjellë, dhe kërkon gjithashtu përgjithësimin e ligjit të dyluftimit. Gjithashtu kërkon gjithëpër-fshirjen dhe përgjithësimin e ligjit të dyluftimit, duke filluar nga dyluftimi midis frymëzimeve dhe pëshpëritjeve djallëzore që zhvillohen rreth zemrës dhe duke përfunduar tek dyluftimi që ndodh midis melekëve dhe shejtanëve në horizontet e qiejve.

Shkelëza e pestë:

Meqenëse ndodhet shkuarje, ngjitje, nga toka në qiej dhe ardhje prej andej, atëherë zbritja nga qielli dhe ngjitja tek ai ekziston gjithashtu; madje  gjërat më të rëndësishme e më të domosdoshme të tokës dërgohen prej andej. Dhe meqenëse shpirtërat e mirë ngrihen për në qiej  nga toka, atëherë padyshim edhe shpirtërat e këqinj duke i imituar të mirët, do të përpiqen gjithashtu të shkojnë në botën e qiejve, sepse ato janë të lehtë e të hollë lidhur me qëniet e tyre. Dhe padyshim ato do të kthehen mbrapsh dhe nuk do të pranohen nga banorët e qiellit; madje ata do t’i përzënë, sepse nga natyra ato janë të këqinj dhe fatzinj.

Gjithashtu, padyshim, duhet të ekzistojë një shenjë, një tregues për këtë trajtim e këmbim të rëndësishëm dhe për këtë dyluftim jolëndor, jashtë botës së materies në Botën e dukshme, sepse urtësia e Sovranitetit të Hyjnisë kërkon  që të vendosë një shenjë dhe të lërë një tregues për njeriun në veçanti, detyra më e rëndësishme e të cilit është të shikuarit, të dëshmuarit, mbikëqyrja dhe të vepruarit si lajmëtar për këto dispozita dhe akte të mëdha Hyjnore tek e Padukshmja. Ashtu siç e ka bërë Zoti xh.sh. shiun një tregues për mrekullitë e pranverës dhe i ka bërë shkaqet e jashtme një shenjë për mrekullitë e artit Hyjnor, me qëllim që t’u bëjë ftesë njerëzve të Botës së dukshme që t’i dëshmojnë ato mrekulli, nuk ka dyshim se Ai i tërheq shikimet e të gjithë banorëve të qiellit dhe banorëve të tokës për tek ajo ekspozitë e madhe e çuditshme. Domethënë, Ai e shfaq atë qiell madhështor si një kështjellë të fortë ose si një qytet të stolisur me kulla mbi të cilat janë vendosur rojtarë të zgjedhur, me qëllim që ata të mund të reflektojnë lidhur me madhështinë e Hyjnisë.

Meqenëse urtësia kërkon që të ketë një shpallje për këtë dyluftim të lartë, atëherë, sigurisht, duhet të ekzistojë një tregues i tij. Por përveç yjeve qëlluese, gjuajtëse, asnjë ngjarje e përshatshme për këtë shpallje nuk duket midis ngjarjeve të atmosferës dhe qiejve; nuk ka asgjë më të përshtatshme se kjo. Sepse mund të kuptohet qartë se sa të përshtatshme për dëbimin dhe zmbrapsjen e shejtanëve janë këto ngjarje yjore, të cilat u ngjasojnë raketave dhe raketave sinjali-zuese që lëshohen nga yjësitë e fortifikuara të kështjellave të larta.

Ndërsa përveç këtij qëllimi, kësaj urtësie e synimi, asnjë qëllim i përshtatshëm për këto ndodhi nuk njihet. Ndodhitë e tjera nuk janë si  këto. Për më tepër, ky qëllim dhe kjo urtësi, pra gjuajtja e shejta-nëve, është e famshme qysh nga koha e Ademit a.s., dhe është dësh-muar nga ata të cilët e njohin realitetin e gjërave.

Shkelëza e gjashtë:

Meqenëse njeriu dhe xhindi kanë një aftësi të pakufishme për të keqe dhe për mohim, ata të dy janë të aftë edhe për kryeneçësi e kundërshtim të pafund. Prandaj Kur’ani i Gjithurtë i ndalon ata nga kundërshtimi e mosbindja me elokuencën e tij të mrekullueshme, me stile aq të larta e të qarta, dhe me krahasime e tregime aq të çmu-eshme e sublime, saqë e bëjnë universin të dridhet.

Për shembull:

يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَاْلاِنْسِ اِنِ اسْتَطَعْتُمْ اَنْ تَنْفُذُوا مِنْ اَقْطَارِ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ فَانْفُذُوا لاَ تَنْفُذُونَ اِلاَّ بِسُلْطَانٍ , فَبِاَىِّ آلاَءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ,

يُرْسَلُ عَلَيْكُمَا شُوَاظٌ مِنْ نَارٍ وَ نُحَاسٌ فَلاَ تَنْتَصِرَانِ ,

 “O grupimi i xhindeve dhe i njerëzve! Po patët fuqi për të kaluar përtej Hapësirës së qiejve dhe të tokës, atëherë i kaloni! Por ju kurrë nuk do të mundeni t’i kaloni përveç me fuqi (nga All-llahu)! Atëherë, pra, cilën nga mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhindë) e mohoni?”

“Do të çohet kundër jush (ju xhindëve dhe njerëzve) flakë zjarri pa tym dhe tunxh (i shkrirë) dhe nuk do të mundeni të mbroni veten tuaj.”[136]

Vështroje me kujdes paralajmërimin e tmerrshëm, kërcënimin e ashpër dhe ndalimin e rreptë në këto vërsete; këto shprehin kuptimin e mëposhtëm:

“O njeri e xhind! Në qoftë se ju nuk keni ndërmend që t’iu bindeni urdhërave të Mia, ejani kaloni përtej caqeve të botëve të Mia, në qoftë se do të kishit mundësi!” Me një elokuencë të mrekullueshme, ai thyen e copëton kryeneçësinë dhe rebelimin e njeriut dhe të xhindit; shpall pafuqinë e tyre, dhe tregon se sa të pafuqishëm dhe të mjerë janë ato përpara Madhështisë së Sovranitetit dhe gjërësisë së Hyjnisë së Tij xh.sh.. Është sikur ai vërset dhe vërseti tjetër të shprehnin këtë:

وَجَعَلْنَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطِينِ

 “Dhe vërtetë që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët.”[137]

“O njerëz e xhinde, mburracakë e kryeneçë brenda ultësisë suaj dhe kokëfortë e të pabindur brenda dobësisë dhe varfërisë suaj! Si jeni ju kaq të guximshëm saqë të kundërshtoni me kryengritjen tuaj urdhërat e Një Monarku kaq të lavdishëm, saqë yjet, hënat dhe diejt u binden urdhërave të Tij si ushtarë në gatishmëri të plotë për të marrë urdhëra. Me këtë mosbindjen tuaj ju po kundërshtoni një Sundues madhështor të Gjithëlavdishëm, i Cili ka ushtarë të bindur aq të fuqishëm, saqë në qoftë se do të supozonim se shejtanët tuaj do t’u rezistonin atyre, ato do t’i gjuanin me predha që janë me përmasat e maleve. Dhe me mosmirënjohjen tuaj, ju po ngreni krye në mbretërinë e Një Zoti Madhështor të Gjithëlavdishëm, i Cili ka ushtarë e shërbëtorë të mëdhenj që kanë mundësi t’i godasin jo vetëm krijesa të vogla e të dobëta si ju, por po të supozonim të pamundurën, nëse ju do të kishit qenë armiq të pa fe edhe me madhësinë e tokës dhe të maleve – duke hedhur yje zjarri, predha flakëruese, dhe metal të shkrirë me përmasat e maleve dhe të tokës mbi ju, dhe do t’ju shpartallojnë e dërrmojnë. Dhe ju po kundërshtoni një ligj që është i tillë saqë ata të cilët janë të lidhur me të kanë mundësi dhe, nëse do të ishte nevoja, do ta hedhnin tokën në fytyrat tuaja dhe do të lëshonin mbi ju yje si predha me madhësinë e globit!”

Po, në Kur’an ndodhen disa “grupime forcash” të rëndësishme të cilat nuk burojnë nga fuqia e Armikut, por nga shkaqe të tjera, si shfaqja e madhështisë së Hyjnisë dhe për të treguar poshtërimin dhe ligësinë e armiqve. Dhe ndonjëherë vërseti Kur’anor mobilizon kundra gjësë më të vogël e më të dobët shkaqet më të mëdha e më të fuqishme me qëllim që të tregojë rregullin perfekt, drejtësinë e plotë, njohjen e gjërë dhe fuqinë e urtësisë, dhe i mban ato sipër saj, por nuk i bën ato të bien mbi të apo të bëjnë agresion ndaj saj. Për shembull, shiko tek ky vërset:

وَاِنْ تَظَاهَرَا عَلَيْهِ فَاِنَّ اللّهَ هُوَ مَوْلَيهُ وَجِبْرِيلُ وَصَالِحُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمَلئِكَةُ بَعْدَ ذلِكَ ظَهِيرٌ

“Por nëse ju e ndihmoni njëra-tjetrën kundër tij (Muhammedit a.s.m.), atëherë sigurisht që All-llahu është mbrojtësi i tij, edhe meleku Xhebrail, edhe të drejtët nga radhët e besimtarëve, dhe akoma më tej, melekët janë ndihmuesit e tij.”[138]

Vërseti tregon se sa respekt i denjë tregohet, lidhur me Profetin a.s.m. dhe sa mëshirë e gjërë është ajo ndaj të drejtave të grave të tij! Ky grupim i rëdësishëm forcash është vetëm për të shprehur me mëshirë madhështinë dhe respektin për profetin a.s.m. dhe rëndësinë e ankesave të dy grave të dobëta dhe ruajtjen e të drejtave të tyre.

Shkelëza e shtatë:

Ashtu si engjëjt dhe peshqit, ka gjithashtu lloje të mdryshme yjesh. Disa janë shumë të vegjël dhe disa janë shumë të gjërë e të mëdhenj, saqë madje çdo gjë që ndriçon në qiell, quhet yll. Kështu një lloj nga yjet është për të stolisur faqen e hollë të qiellit; është sikur Krijuesi i Gjithëlavdishëm dhe Mjeshtri Hirplotë i krijoi ato si fruta të shndritshëm të asaj peme, ose si peshq lavdërues të Zotit të atyre deteve, si mijëra vendbanime për melekët, si dhe krijoi gjithashtu një lloj të vogël prej yjeve si mjete për të gjuajtur shejtanët. Kështu, këto yje gjuajtës që lëshohen për të kthyer mbrapsht e për të dëbuar shejtanët mund të kenë tri kuptime:

I pari: Ato janë një shenjë dhe një tregues se ligji i dyluftimit është gjithashtu në fuqi edhe tek sfera e gjërë e ekzistencës.

I dyti: Ndodhen rojtarë vigjilentë dhe banorë të bindur në qiell. Yjet gjuajtës janë një njoftim dhe tregues se ka forca Hyjnore që gjenden atje, të cilët janë të zemëruar me kundërshtimin dhe mosbindjen e banorëve të këqinj të tokës; dhe nuk pranojnë që këta të këqinj të përzihen me ta e t’i  përgjojnë.

I treti: Është refuzimi dhe dëbimi me yje gjuajtës si predha ose si raketa sinjalizuese për të llahtarisur shejtanët spiunë, të cilët janë përfaqësuesit e neveritshëm të ndyrësisë së tokës. Përzënia e tyre nga porta e qiellit bëhet që këto të mos ndotin qiellin e pastër i cili është vendbanimi i të pastërve; që t’i pengojnë ata nga përgjimi e spiunimi për llogari të shpirtërave të këqinj dhe për të trembur spiunët e pasjellshëm.

Dhe kështu, o  astronom që i mbështetesh fenerit të kokës tënde të mangët e të ngushtë, që drita e të cilit nuk e kalon atë të xixëllonjës! O ti që i mbyll sytë ndaj diellit të Kur’anit! Hapi sytë e tu, hiqe mënjanë fenerin e kokës tënde dhe shikoje kuptimin e vërsetit Kur’anor në dritën e mrekullisë së tij aq të kthjellët sa qartësia e ditës, dhe merr një yll prej një të vërteteje të vetme nga qielli i atij vërseti dhe gjuaje me të shejtanin që rri tek koka jote dhe dëboje djallin tënd!..

Dhe ne gjithashtu duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Le të themi së bashku, رَبِّ اَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ “O Mbështetësi im! Unë të kërkoj mbrojtje prej pëshpëritjeve dhe sugjerimeve të shejtanëve.”

فَلِلّهِ الْحُجَّةُ الْبَالِغَةُ وَ الْحِكْمَةُ الْقَاطِعَةُ

All-llahut i përkasin prova elokuente dhe urtësia më vendimtare.

سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

 “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[139]

* * *

 

SHTOJCA E FJALËS SË PESËMBËDHJETË

[Çështja e Parë e Letrës së Njëzet e Gjashtë]

بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ

بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

وَاِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ اِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Me Emrin e Tij të Cilit i takon lavdërimi.”

“Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.” “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Edhe nëse të vjen ndonjë pëshpëritje e ligë prej shejtanit, atëherë kërko mbrojtje e mbështetje tek All-llahu. Vërtetë Ai është Gjithëdëgjues i Gjithëditur.”[140]

 

Një provë e Kur’anit kundra Shejtanit dhe Partisë së Tij.

Kjo çështja e Parë e shpartallon me argumente shejtanin, i bën të heshtin njerëzit e kundërshtimit e të mosbindjes dhe i godet ata duke refuzuar në mënyrën më të qartë një dredhi të frikshme dhe tinëzare të shejtanit brenda një arsyetimi asnjanës, e cila duhet të neutralizohet. Kjo ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur me të vërtetë: Atë ngjarje e pata shkruar para dhjetë vjetësh në mënyrë të përmbledhur në veprën time të titulluar “Lemeat”. Ajo është si më poshtë vijon:

Njëmbëdhjetë vite para se të shkruhej kjo trajtesë në muajin e bekuar të Ramazanit, unë po dëgjoja Kur’anin duke u recituar nga Hafizët e nderuar tek xhamia e bekuar Bajazit në Stamboll. Papr-itmas, megjithëse nuk mund të shikoja askënd, unë dëgjova një zë jotokësor i cili tërhoqi të gjithë vëmendjen time. Unë e dëgjova atë me imagjinatën time dhe kuptova se ai po më thonte mua:

“Ti e konsideron Kur’anin të jetë tej mase i lartë dhe jashtëzakonisht i ndritshëm. Ji i paanshëm për një minutë, dhe shqyrtoje atë përsëri. Domethënë, supozoje që ai është fjalë njeriu. Atëherë, pas këtij supozimi, shiko a do t’i gjesh më të njëjtat cilësi dhe të njëjtat bukuri tek ai?…”

Në të vërtetë, unë u mashtrova nga zëri; e supozova Kur’anin të ishte fjalë njeriu dhe e shikova nga ai këndvështrim. Dhe ashtu siç zhytet në errësira xhamia Bajazit kur ulet çelësi elektrik, po ashtu unë vështrova se me atë mendim, hamendje, dritat e ndritshme të Kur’anit u shuan. Unë në atë pikë kuptova se ishte shejtani ai që po më fliste. Ai po më tërhiqte mua drejt humnerës.

Atëherë kërkova ndihmë prej Kur’anit, kur menjëherë All-llahu xh.sh. lëshoi një dritë në zemrën time duke më dhënë një fuqi të qëndrueshme për mbrojtje. Ndërkohë fillova të diskutoja me djallin duke i thënë:

– O Shejtan! Mendimi asnjanës, neutral, është të marrësh një pozitë midis dy anëve. Ndërsa ai mendim asnjanës për të cilin bën thirrje ti dhe nxënësit e tu është të marrësh pjesë në anën kundërshtare; ajo nuk është paanësi, ajo është një pafesi e përkoh-shme, është dalje nga feja përkohësisht. Sepse ta konsiderosh Kur’anin të jetë fjalë njeriu, dhe ta supozosh atë si të tillë, është të marrësh anën kundërshtare; është të favorizosh e të mbash anën e asaj që është e pabazë dhe e pavlefshme. Kështu, ajo nuk është asnjanëse, por është njëanësi e shmangie drejt të pavërtetës dhe përkrahje e gënjeshtrës.

Shejtani tha:

– Supozoje atë si një fjalë e mesme; thuaj: Ajo nuk është as Fjala e All-llahut, as fjala e njeriut.

Atëherë unë iu përgjigja:

– Edhe kjo gjithashtu është e pamundur. Sepse në qoftë se ndodhet një pasuri e diskutueshme për të cilën ka dy pretendentë, dhe pretendentët janë afër njëri-tjetrit, si vend, dhe pranë pasurisë, atëherë pasuria ose do t’i  jepej një personi përveç këtyre të dyve, ose do të vendosej diku në një vend të kapshëm me qëllim që cilido që do ta provonte pronësinë të mund ta merrte atë. Në qoftë se dy pretendentët janë larg nga njëri-tjetri, njëri në lindje dhe njëri në perëndim, atëherë sipas rregullit, ajo do t’i mbetet “Atij që e ka në dorë”, sepse është e pamundur që pasuria të lihet në mes të rrugës ndërmjet atyre të dyve.

Po, Kur’ani është një pasuri e çmueshme e All-llahut, dhe largësia midis dy palëve në çështje është e pafundme, pasi ajo largësi është ndërmjet Fjalës së All-llahut të të gjitha botëve dhe fjalës së njeriut. Për këtë arsye, nuk është e mundur të lihet pasuria –Kur’ani– midis dy palëve, anëve, të cilat janë aq larg nga njëra-tjetra si plejadat me tokën. Sepse ato të dyja janë dy të kundërta, ashtu si ekzistenca dhe mosekzistenca;  nuk mund të ketë pikë të ndërmjetme midis tyre. Prandaj, për sa ka të bëjë me Kur’anin, Ai që e ka në dorë atë, ai është ana Hyjnore. Ajo do të pranohet si të qënit në pronësi, dhe provat e pronësisë do të vlerësohen në atë mënyrë. Veçse në qoftë se ana kundërshtare do t’i refuzonte të gjitha argumentet të cilat provojnë se ai është “Kelamullah Fjala e All-llahut”, vetëm atëherë ajo mund ta pretendojë pronësinë e tij, përndryshe ajo nuk është e mundshme.

Ruajna Zot! Çfarë dore mund t’i shkulë gozhdat që kanë mbërthyer atë xhevahir të shtrenjtë tek Froni sublim i All-llahut, i cili sikur të ishte mbërthyer me mijëra prova të sigurta, dhe kush do të guxonte t’i rrëzojë treguesit e shtyllave të tij?..

Dhe kështu, ndonëse ti nuk e dëshiron, o shejtan, njerëzit e së vërtetës dhe të drejtët i gjykojnë me arsye të shëndoshë e me drejtësi çështjet, madje ata shtojnë besimin e tyre për Kur’anin edhe me dëshminë më të vogël. Ndërsa sipas rrugës së treguar nga ti dhe nga nxënësit e tu, domethënë, që të supozohet  Kur’ani si fjalë njeriu, edhe sikur vetëm njëherë; domethënë të rrëzohej në tokë ai xhevahir madhështor i mbërthyer tek Froni i All-llahut, atëherë do të duhej ekzistenca e një argumenti të fuqishëm dhe madhështor që të kishte epërsi mbi të gjithë argumentet, dhe t’i  përfshinte të gjithë treguesit, me qëllim që ta ngresh atë nga toka dhe ta mbërthesh edhe njëherë tjetër më shumë tek Froni shpirtëror, dhe kështu të shpëtosh nga errësira e mosbesimit dhe të arrish dritat e besimit. Por kjo është një çështje shumë e vështirë për t’u bërë dhe për shkak të dredhive të tua, shumë njerëz po humbin besimin e tyre në këtë kohë duke e imagjinuar veten e tyre se po bëjnë gjykime asnjanëse…

Shejtani u kthye dhe tha:

– Kur’ani i ngjason fjalës së njeriut. Ai është i ngjashëm me mënyrën me të cilën bisedojnë njerëzit. Atëherë ai është fjalë njeriu. Në qoftë se do të ishte fjala e All-llahut, ai duhet të ishte i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet e tij, që t’i përshtatej Krijuesit dhe të mos i ngjasonte fjalës së njeriut, ashtu siç nuk i ngjason Arti i Tij artit të njeriut?

Unë iu përgjigja:

– Përveç mrekullive të tij dhe cilësive të veçanta, profeti Muhammed a.s.m. ishte një qënie humane në të gjitha veprimet, sjelljet dhe gjendjet. Ai iu nënshtrua dhe iu përmbajt ligjeve Hyjnore dhe urdhëresave të shfaqura në krijim. Ai gjithashtu, ashtu si çdo njeri tjetër, vuajti nga të ftohtit, përjetoi dhimbje e kështu me radhë. Prandaj nuk iu dhanë atij gjëra të jashtëzakonshme në të gjitha gjendjet dhe periudhat, dhe kjo me qëllim që ai të ishte një shembull për ummetin e tij me të gjitha veprat e tij, dhe një udhëheqës i tyre me periudhat e tij, dhe t’i drejtonte e udhëzonte njerëzit me të gjitha lëvizjet dhe sjelljet e tij. Në qoftë se ai do të kishte pasur gjëra të jashtëzakonshme në të gjitha periudhat e tij, ai vetë nuk do të kishte mundur të ishte imami i tyre në çdo aspekt, as shembull për ta në të gjitha çështjet e tij, as udhëheqës absolut për të gjithë njerëzit dhe as “Mëshirë për të gjitha botët” në të gjitha gjendjet e cilësitë e tij.

Në të njëjtën mënyrë: Kur’ani i gjithurtë është imami, udhëheqësi për të vetëdijshmit dhe të ndërgjegjshmit, është udhëzuesi i xhindeve dhe i njerëzve; është mësuesi i atyre që arrijnë tek plotësimi, dhe instruktori i atyre që kërkojnë realitetin. Atëherë, është domosdosh-mëria ajo e cila kërkon  që të jetë në të njëjtën formë si bisedimi dhe stili i njeriut. Sepse njerëzit dhe xhindet frymëzohen dhe i marrin duatë e tyre prej tij dhe i mësojnë lutjet e tyre po nga ai; ata i shprehin kërkesat e tyre me gjuhën e tij, dhe mësojnë prej tij rregullat e sjelljes shoqërore dhe kështu me radhë… dhe kështu çdo besimtar e merr atë si imam, udhëheqës dhe si pikë referimi.

Në qoftë se Kur’ani do të kishte qenë në formën e të folurit Hyjnor të cilën e dëgjoi profeti Musa a.s. në malin Tur-i Sina, njerëzimi nuk do të kishte mundur që ta dëgjonte atë, as t’ia vinte veshin, as nuk do ta bënte atë si pikë referimi për të gjitha çështjet e tij dhe as nuk do ta përdorte. Hazreti Musa a.s., njëri nga profetët më të mëdhenj, mundi të duronte për të dëgjuar vetëm se pak fjalë prej fjalëve të All-llahut xh.sh.; Musai a.s. tha:

اَهكَذَا كَلاَمُكَ قَالَ اللّهُ لِى قُوَّةُ جَمِيعِ اْلاَلْسِنَةِ

 “A kështu është Fjala Jote?” Zoti xh. sh. iu përgjigj: “Unë kam fuqinë e të gjitha gjuhëve.”

Pastaj Shejtani u kthye përsëri dhe tha:

– Shumë njerëz flasin për çështje fetare të ngjashme me atë në Kur’an, atëherë a nuk do të ishte e mundur që njerëzimi të sillte diçka të ngjashme me Kur’anin në emrin e Fesë?

Nëpërmjet dritës së Kur’anit unë iu përgjigja si më poshtë:

Së pari: Nga dashuria e fesë, një njeri që është fetar mund të thotë: “E vërteta është kjo, realiteti i çështjes është ky, dhe urdhëri i All-llahut është ky”. Por ai nuk flet në Emër të All-llahut xh sh. sipas tekave të tij dhe nuk e tejkalon limitin që i është përcaktuar, as nuk e imiton All-llahun, si të pretendonte se ai flet në emrin e All-llahut xh.sh. si të fliste për Të, dhe ta bënte All-llahun të flasë që t’i përshtatet vetes së tij. Përkundrazi, ai dridhet përpara dekretit Hyjnor.

فَمَنْ اَظْلَمُ مِمَّنْ كَذَبَ عَلَى اللّهِ

“Kush bën atëherë më tepër padrejtësi se sa ai i cili shpik gënjeshtër kundër All-llahut.”[141]

Së dyti: Kurrë, në asnjë mënyrë nuk do të ishte e mundur për një qënie njerëzore që të jetë i suksesshëm në bërjen e një gjëje të tillë; në fakt, ajo është njëqind herë e pagjasë të ndodhë. Individët të cilët i ngjasojnë njëri-tjetrit mund ta imitojnë njëri-tjetrin; ndoshta ata që janë të të njëjtit lloj mund të marrin format e njëri-tjetrit; ata që janë të afërt me njëri-tjetrin në rang ose në status mund ta imitojnë njëri-tjetrin dhe përkohësisht të mashtrojnë njëri-tjetrin, por ata nuk mund ta bëjnë këtë në mënyrë të vazhdueshme; sepse në ndonjë ngjarje, pavërtetësia dhe artificializmi në sjelljen e tyre do ta demaskojnë mashtrimin e tyre për vëzhguesit e vëmendshëm, për njerëzit e dijes e të njohjes; kështu gënjeshtra e tyre nuk do të zgjasë.

Në qoftë se dikush, i cili po përpiqet të imitojë me mashtrim një tjetër, është jashtëzakonisht larg atij që dëshiron ta imitojë, si për shembull, në qoftë se një njeri i paedukuar dëshiron të imitojë në dije një dijetar e gjeni të shquar si Ibnu Sina, ose në qoftë se një bari do të merrte pozitën e një mbreti, natyrisht, nuk do të mundej aspak  të mashtronte ndonjë njeri; ai vetëm se do të bëhej një maskara. Çdo gjendje e tij do të bërtiste: “Ky është një mashtrues.”

Kështu, ta supozosh –Ruajna Zot, njëqind mijë herë Ruajna Zot!–  Kur’anin të jetë fjalë njeriu është krejtësisht e pamundur, asnjë qënie e arsyeshme nuk do ta pranonte atë si të mundur; të veprosh kështu është një përçartje e tillë ashtu si të imagjinoje të jetë e mundur diçka që në mënyrë të vetëkuptueshme është e pamundur si për shembull, një xixëllonjë të ishte shikuar nga astronomët si një yll real për njëmijë vjet; ose si një mizë duke u shfaqur për shikuesit në formën e vërtetë si një pallua për një vit; ose si një ushtar i thjesht i zakonshëm duke mashtruar e duke u shtirur si një mareshall i famshëm i lartë duke marrë pozitën e tij e duke qëndruar në të për një periudhë të gjatë, pa dalur në shesh mashtrimi i tij; ose si një gënjeshtar shpifës e jobesimtar duke u shtirur e duke marrë mënyrën dhe pozitën e besimtarit më të vërtetë, më të besueshëm e më të drejtë gjatë gjithë jetës së tij dhe duke u dukur krejtësisht i qetë, pa ngurrim e shqetësim, madje edhe përpara shikimeve të vëzhguesve më të përpiktë e të saktë, dhe ndërkohë ai duke fshehur mashtrimin e tij prej tyre.

Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se Kur’ani do të supozohej të jetë fjalë njeriu, atëherë do të duhej të supozohej –Ruajna Zot– se ai Libër i Qartë, i cili është ylli i ndritshëm i realitetit, madje dielli i plotësimeve duke përhapur vazhdimisht dritat e së vërtetës në qiejt e botës së Islamit siç dëshmohet qartë, do të kërkohej supozimi, për ta konsideruar atë dritë dritëdhënëse si një xixëllonjë të cilën e mban një shtiracak dhe e formulon nga vetja e tij me bestytni  –Ruajna Zot–, në një kohë që ata të cilët janë më të afërmit e tij, që e studiojnë atë më me vëmendje, të mos e kuptonin dhe të mos e dallonin këtë; përkundrazi, ata e shikojnë atë të jetë një yll i përhershëm e i lartë dhe një burim i së vërtetës.  Kjo është një pamundësi një qind herë. Përveç kësaj, ti o Shejtan, edhe sikur të shkoje njëqind herë më larg me makinacionet dhe intrigat e tua djallëzore, ti kurrë nuk do të mundesh ta bësh këtë pamundësi mundësi, dhe asnjëherë nuk do të keshë mundësi të mashtrosh ndonjë njeri me arsye të shëndoshë! Ti vetëm ndonjëherë i mashtron njerëzit duke i bërë ata të shikojnë nga një largësi e madhe, kështu duke e bërë yllin të duket aq i vogël si një xixëllonjë.

Së treti: Gjithashtu, në qoftë se Kur’ani do të imagjinohej të ishte fjalë njeriu, kjo do të bënte të domosdoshme që realiteti i fshehur i Kur’anit të dallimit të së vërtetës nga gënjeshtra, i cili është i mrekullueshëm në shpjegimin e tij, dhe nëpërmjet dëshmisë së frutave të tij, rezultateve dhe efekteve, që është zbukuruar me cilësitë më shpirtërore, më jetëdhënëse, më të vërteta, më gëzimprurëse dhe më gjithëpërfshirëse e të larta në Botën e humanizmit …atëherë do të duhej të supozohej se ky Kur’an i gjithurtë të ishte –Ruajna Zot– një shpikje e sajim i një njeriu i cili nuk ka as dije dhe as ndihmues, dhe do të duhej që atë të mos e shikonin gjenitë e mëdhenj dhe dijetarët e ndritshëm, të cilët i kanë vëzhguar nga afër gjendjet e tij dhe e kanë studiuar atë qënie me shumë kujdes dhe nuk kanë parë asnjëherë ndonjë shenjë shtirjeje e mashtrimi tek ai… madje gjithmonë e kanë gjetur atë serioz, të vërtetë e të sinqertë!.. Kjo është krejtësisht e pamundur është një ide aq e pakuptimtë sa që do ta turpëronte edhe vetë shejtanin. Është si të ëndërroje e të bëje plane në erë, në një situatë krejtësisht të pamundur, sepse ajo të nxitë që ta supozoje dikë i cili gjatë gjithë jetës së tij ka demonstruar e ka dhënë mësim amanetin, besimin, besnikërinë, sinqeritetin, seriozitetin dhe integ-ritetin nëpërmjet gjithë sjelljes së tij, fjalëve dhe veprimeve, që ka edukuar e rritur ndjekës shumë të vërtetë e të sinqertë dhe që është pranuar se ai kishte virtytet më të larta e të shndëritshme,…– do të duhej të ishte me atë supozim – prej atyre që nuk kanë besnikëri, as sinqeritet, dhe as besim, sepse në këtë çëshjte nuk ndodhet ndonjë pikë e ndërmjetme midis atyre të dyve.

Në qoftë se, për të supozuar të pamundurën, Kur’ani nuk do të ishte “Fjala e Zotit”, ai do të binte, duke rënë poshtë, nga Froni Hyjnor në tokë, ai nuk do të mbetej diku në mes. Dhe ndërsa është pikë takimi i të vërtetave, ai do të bëhej burimi i bestytnive dhe i përrallave. Dhe në qoftë se  nuk do të ishte sqaruesi i atij dekreti të mrekullueshëm –Ruajna Zot– i Dërguari i Zotit xh.sh., do të bëhej e domosdoshme me këtë supozim që ai të binte nga më e larta e lartësive tek më e ulëta e ultësirave, dhe nga shkalla e burimit të plotësimeve dhe i virtyteve tek niveli i të qënit një mineral dredhie e intrige; ai nuk do të mund të mbetej ndërmjet të dyjave. Sepse ndonjë që gënjen e trillon në Emrin e All-llahut xh.sh. bie tek shkalla më e ulët. Sa e pamundur do të ishte që ta shikoje përherë mizën si pallua, dhe të gjithë kohën  të shikoje cilësitë e një palloi në mizë, kjo çështje gjithashtu është një pamundësi e tillë. Veçse dikujt që i mungon arsyeja, mund ta imagjinonte atë të ishte e mundur!..

Së katërti: Gjithashtu, në qoftë se Kur’ani do të imagjinohej të ishte fjalë njeriu, do të bëhej e domosdoshme që të pandehej se Kur’ani, i cili ishte komandanti i shenjtë dhe drita udhëzuese e Ummetit të Muhammedit a.s.m. që përfaqëson xhematin më të madh dhe ushtrinë më të fuqishme i cili nëpërmjet ligjeve të tij të fuqishme, parimeve të shëndosha dhe urdhërave të tij depërtuese, me atë ushtri mund të pushtojë këtë botë dhe tjetrën dhe të hapë dynjanë e Ahiretin, sepse ai e ka pajisur atë ushtri të madhe materialisht, ashtu edhe moralisht e shpirtërisht dhe i ka dhënë asaj një sistem e rregull perfekt dhe i ka imponuar disiplinën. Ai ka instruktuar mendjet e njerëzimit, ka edukuar zemrat e tyre, ka pushtuar shpirtërat e tyre, ka pastruar ndërgjegjet e tyre dhe i ka vënë në përdorim gjymtyrët e tyre sipas shkallës së secilit, ashtu siç dëshmohet në mënyrë të vetë-kuptueshme…atëherë me atë supozim ta imagjinosh atë të jetë një trillim, kjo do të bënte të domosdoshme – njëqindmijë herë ruajna Zot!– pranimin e një pamun-dësie të njëqindfishtë.

Kjo pamundësi shkakton një pamundësi tjetër të madhe duke e supozuar atë i cili, nëpërmjet sjelljes së tij të matur gjatë gjithë jetës së tij i mësoi njerëzimit ligjet e Zotit të Plotëfuqishëm dhe nëpërmjet sjelljes së tij të ndershme e udhëzoi njerëzimin me parimet e së vërtetës, nëpërmjet sinqeritetit të tij dhe fjalëve të arsyeshme tregoi dhe vendosi rrugën e drejtë të moderimit –istikametit– dhe të lumturisë, dhe siç e dëshmon e gjithë jeta e tij ai ndjeu një frikë të madhe prej ndëshkimit të All-llahut, dhe e njohu All-llahun më mirë se sa çdokush tjetër dhe e bëri Atë të njohur, dhe në mënyrë të shkëlqyeshme, për njëmijë e treqind e pesëdhjetë vjet ai ka komanduar një të pestën e njerëzimit dhe gjysmën e globit tokësor duke e tronditur gjithësinë, dhe nëpërmjet cilësive të tij të shquara, ai në të vërtetë u bë krenaria e njerëzimit, madje krenaria e të gjitha botëve… atëherë me këtë supozim, do të duhej që ai –Ruajna Zot njëqindmijë herë–, të mos e njihte All-llahun xh.sh., as të mos i frikësohej dënimit të Tij, as të mos tërhiqej nga gënjeshtra dhe të mos kishte ndonjë krenari.

Kjo, për arsye se në këtë çështje nuk ka pikë ndërmjet të dyjave, pasi në qoftë se, për të supozuar të pamundurën, Kur’ani nuk do të ishte Fjala e Zotit xh.sh., në qoftë se ai do të binte nga Froni Hyjnor në tokë, ai nuk mund të mbetej diku ndërmjet të dyjave. Atëherë ai, me siguri, duhej të pranohej si një pronë e njërit prej gënjeshtarëve në tokë. Edhe për këtë, o shejtan! Edhe sikur të ishe njëqind herë më shumë djallëzor, ti, me këtë supozim, nuk do të mund ta mashtroje atë që ka mendje të padëmtuar, as nuk do të mund ta bindje atë, zemra e të cilit nuk është prishur!

Shejtani i kthen përgjigje të prerë:

– Si të mos i mashtroj ata? Unë kam mashtruar shumicën e njerëzimit dhe mendimtarët e tyre të shquar duke i shtyrë ata të mohojnë Kur’anin dhe profetësinë e Muhammedit a.s.m.

Unë iu përgjigja:

Së pari: Kur shikohet nga një distancë e largët, gjëja më e madhe duket e njëjtë si më e vogëla. Një yll mund të duket si një qiri.

Së dyti: Gjithashtu kur shihet si dytësore dhe si sipërfaqësore, diçka që është krejtësisht e pamundur, mund të duket si gjë e mundur.

Në një kohë një burrë plak ndërsa po vështronte qiellin me qëllim që të shihte Hënën e Re të muajit të Ramazanit, një qime e bardhë floku ra mbi syrin e tij. Duke e imagjinuar atë si Hënën e Re, njoftoi duke thënë: Unë kam parë “Hënën e Re.” Tani, është e pamundur që qimja e bardhë të ketë qenë Hëna, por për shkak se qëllimi i tij ishte për të kërkuar vetëm shikimin e Hënës, u shfaq ajo qime e bardhë para tij dhe ajo iu duk si dytësore; ai nuk i kushtoi vëmendje asaj, dhe e mendoi atë pamundësi të ishte e mundur.

Së treti: Gjithashtu, mospranimi është një gjë dhe mohimi është diçka tjetër. Mospranimi është indiferencë, mospërfillje, është të mbyllësh sytë përpara realiteteve dhe është përgënjeshtrim nga padija, dhe jo gjykim. Me këtë, shumë gjëra të pamundura mund të fshihen nën këtë perde, pasi ai nuk e preokupon mendjen e tij me ato gjëra.

Sa për mohimin, ai nuk është mospranim, por është pranim i mosekzistencës; ai është një gjykim. Njeriu detyrohet të vërë në punë mendjen e tij dhe të përdorë mendimin e tij. Dhe kështu, o shejtan! Ti ia merr mendjen njeriut dhe atëherë e çon atë në mohim. Dhe duke e shfaqur gënjeshtrën si të vërtetë, dhe të pamundurën si diçka të mundur nëpërmjet dredhive djallëzore të tilla si pakujdesshmëria, çudhëzimi, arsyetimi i pabazuar, kokëfortësia, argumentet e rreme, mburrja, mashtrimet dhe imitimet, ti i bën ato krijesa shtazore në formën njerëzore të gëlltisin mosbesimin dhe mohimin, ndonëse këto përmbajnë pamundësi të panumërta!

Së katërti: Gjithashtu, në qoftë se Kur’ani do të supozohej të jetë fjalë njeriu, kjo do të bënte të domosdoshme ta imagjinoje një libër i cili ka udhëhequr, siç dëshmohet në mënyrë të vetëkuptueshme të pastërtit, Evlijatë e vërtetë dhe udhërrëfyesit shpirtërorë të cilët shndërisin si yje në yjet e botës së njerëzimit. Ai në mënyrë të vazhdueshme ka udhëzuar çdo nivel të njerëzve të plotësimit tek e vërteta dhe drejtësia, tek besnikëria, sinqeriteti, besimi, mirëbesimi dhe tek mënyra e moderuar e fesë; dhe ka siguruar lumturinë e të dyja botëve nëpërmjet të vërtetave të shtyllave të besimit dhe parimeve të shtyllave të Islamit, dhe nëpërmjet dëshmisë së këtyre arritjeve; ai është libri i vërtetë, i Qartë, është e vërteta e pastër e përnjëmendshme, e drejta absolute dhe më seriozi… do të bëhej e domosdoshme me këtë supozim, –Ruajna Zot– që ky libër na përmbaka të kundërtat e këtyre cilësive, efekteve dhe dritave, dhe se, lidhur me supozimin se ai na qenka një përmbledhje trillimesh e gënjeshtrash; ky do të ishte një tërbim dhe përçartje mohimi prej të cilës do të turpëroheshin edhe sofistët edhe djajtë, madje do t’i bënte ata të dridheshin.

Dhe kjo pamundësi, me këtë supozim, do të bënte të domosdoshme pamundësinë më të shëmtuar e më të neveritshme lidhur me atë, i cili sipas dëshmisë së fesë dhe të Sheriatit Islam me të cilin u dërgua, dhe treguesit që shfaqi me unanimitet lidhur me frikën, takvanë e jashtëzakonshme ndaj All-llahut, dhe adhurimin e pastër e të sinqertë të cilin ai e demonstroi gjatë gjithë jetës së tij, dhe siç bëhet e domosdoshme nga cilësitë e mira morale të dëshmuara tek ai, me unanimitetin e miqve të tij dhe të armiqve dhe sipas vërtetimit të atyre të cilët ai i edukoi midis njerëzve të dijes, të realitetit, të njerëzve të së vërtetës dhe të plotësimit, të cilët thonë se ai ishte Qënia me besimin më të rrënjosur, ishte më i besueshmi, më i palëkunduri dhe më i vërteti… do të bëhej e domosdoshme me atë supozim se ai na qenka pa besim, i pabesueshëm, se nuk tërhiqet nga gënjeshtra dhe se nuk e ka frikë All-llahun xh.sh… –Ruajna Zot! Dhe Ruajna Zot njëqindmijë herë–. Ta imagjinosh këtë bën të domosdoshme përfytyrimin e formës së pamundësisë më të neveritshme dhe të kryeje llojin më të lig e të çoroditur të çudhëzimit.

Shkurtazi: Ashtu siç u përmend në –Shenjën e Tetëmbëdhjetë të Letrës së Nëntëmbëdhjetë–, njerëzit e thjeshtë që e kuptojnë Kur’anin veçse nëpërmjet dëgjimit të tij, thonë: “Në qoftë se do të krahasohej Kur’ani me të gjithë ato libra për të cilët kemi dëgjuar, dhe me të gjithë librat në botë, ai (Kur’ani) nuk do t’i ngjasonte asnjërit prej tyre, ai nuk është i të njëjtit lloj si ato, as i të njëjtës shkallë.” Atëherë Kur’ani ose është në shkallë mbi të gjithë ato libra, ose është nën to. Që të jetë poshtë tyre është e pamundur dhe madje as armiqtë dhe as shejtanët nuk do ta thonin e ta pranonin atë. Kështu, Kur’ani është mbi të gjithë librat e tjerë dhe prandaj është një mrekulli. Dhe në të njëtën mënyrë, ne themi duke u mbështetur në provën e sigurt që quhet pjesa e mbetur, të marra nga shkencat e metodës e të logjikës.

O shejtan dhe o nxënësit e shejtanit! Kur’ani ose është Fjala e Zotit i cili vjen nga Froni më sublim i All-llahut, dhe nga Emri i Tij më i madh, ose –Ruajna Zot, dhe përsëri Ruajna Zot njëqindmijë herë– ai na qenka një shpikje në tokë nga një njeri pa besim i cili as nuk e ka frikë All-llahun xh.sh., as nuk e njeh All-llahun; por përballë atyre provave të lartëpërmendura, o shejtan, ti as nuk ke mundur ta thuash dhe as nuk mund ta thuash tani, dhe as do të mundesh ta thuash atë në të ardhmen. Prandaj, pa dyshim dhe në mënyrë të domosdoshme, Kur’ani është Fjala e Krijuesit të universit, sepse nuk ka pikë ndërmjet të dyjave në çështje; ajo është e pamundur dhe nuk mund të ndodhë asnjëherë, ashtu siç e kemi vërtetuar e provuar në mënyrën më të qartë e më vendimtare; edhe ti e ke parë dhe e ke dëgjuar atë.

Në të njëjtën mënyrë, Muhamedi a.s.m.; ose është i Dërguari i Zotit xh. sh., më i larti i profetëve dhe më eprori i krijesave, ose –Ruajna Zot njëqindmijë herë–, ai duhej të imagjinohej të ishte dikush pa besim duke pas rënë në ultësirën më të ulët për shkak se ai na paska gënjyer lidhur me All-llahun xh.sh., dhe nuk e paska njohur All-llahun dhe nuk paska besuar në ndëshkimin e Tij.[142] Dhe sa për këtë, o shejtan, as ti, as filozofët e Evropës, as hipokritët e Azisë, tek të cilët ti mbështetesh, nuk mund ta thoni atë, as nuk keni mundur ta thoni në të shkuarën dhe as nuk do të mundeni ta thoni në të ardhmen, pra, nuk e keni thënë dhe nuk do ta thoni, sepse nuk gjendet kurrë ndonjë njeri në botë i cili do ta dëgjonte këtë fjalë prej teje dhe pastaj ta besonte. Për shkak të kësaj, filozofët  më të zvetënuar dhe ata hipokritë më të prishur në ndërgjegje të Azisë pranojnë se “Muhammedi Arab a.s.m. ishte shumë i zgjuar, gjeni dhe ishte më i moralshmi dhe i drejti.”

Meqenëse kjo çështje është e kufizuar vetëm tek këto dy anë, dhe e dyta është e pamundur dhe askush nuk do ta pretendojë këtë si të vërtetë, dhe meqenëse ne kemi provuar me argumente vendimtare se nuk ka pikë të ndërmjetme midis të dyjave, sigurisht dhe nga domosdoshmëria, pavarësisht inatit tënd dhe partisë tënde, Muhammedi Arab a.s.m. është i Dërguari i Zotit xh.sh., më i ploti i profetëve dhe më i miri i të gjitha krijesave.

عَلَيْهِ الصَّلاَةُ وَالسَّلاَمُ بِعَدَدِ الْمَلَكِ وَاْلاِنْسِ وَالْجَانِّ

Mbi të qofshin bekimi dhe paqja sa numri i engjëjve, i xhindëve dhe i njerëzve.

*   *   *

 

Një Kundërshtim i Dytë i vogël Ndaj Shejtanit

Njëherë ndërsa duke lexuar këto vërsete nga Sure  ق وَ الْقُرْآنِ الْمَجِيدِ

مَا يَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ اِلاَّ لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ وَجَاءَتْ سَكْرَةُ الْمَوْتِ بِالْحَقِّ ذلِكَ مَا كُنْتَ مِنْهُ تَحِيدُ وَ نُفِخَ فِى الصُّورِ ذلِكَ يَوْمُ الْوَعِيدِ وَ جَاءَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَعَهَا سَائِقٌ وَ شَهِيدٌ لَقَدْ كُنْتَ فِى غَفْلَةٍ مِنْ هذَا فَكَشَفْنَا عَنْكَ غِطَاءَكَ فَبَصَرُكَ الْيَوْمَ حَدِيدٌ وَ قَالَ قَرِينُهُ هذَا مَا لَدَىَّ عَتِيدٌ اَلْقِيَا فِى جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍ

“Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” “Shtangia e vdekjes do të vijë me të vërtetë: ‘Kjo është ajo së cilës doje t’i shpëtoje!” “Dhe do t’i fryhet surit, ajo do të jetë Dita për të cilën (jeni) këshilluar (Dita e Ringjalljes). Dhe çdokush do të paraqitet së bashku me një (melek) drejtues dhe një melek dëshmues. “Dhe t’u thuhet mëkatarëve: ‘Vërtetë që ti ishe i pavëmendshëm për këtë. Tani Ne e hoqëm vellon tënde dhe i mprehtë është shikimi yt këtë Ditë!” “Dhe (meleku) shoqërues i tij do të thotë: ‘Ja ku e kam me vete gati (këtë libër të tij)!” “All-llahu do t’u thotë melekëve: ‘Hidheni ju të dy në Xhehennem çdo mosbesimtar kokëfortë.”

Duke lexuar ajetet e lartpërmendura shejtani më tha mua:

“Ti e konsideron rrjedhshmërinë e stilit të Kur’anit dhe qartësinë e tij si aspektin më të rëndësishëm të elokuencës së Kur’anit. Ndërsa në këtë vërset ai hidhet nga një subjekt tek tjetri; Ai kalon nga agonitë e vdekjes për tek Kijameti, nga fryrja e Surit, rënia e Borisë, për tek Gjyqi i Fundit dhe prej këtu përmend hyrjen e mohuesve në Xhehennem. Çfarë rrjedhshmërie stili mbetet me këtë ndërrim të çuditshëm të subjekteve? Në shumicën e temave në Kur’an ne shohim një grumbullim të këtyre çështjeve të largëta nga njëra-tjetra. Atëherë ku është elokuenca dhe rrjedhshmëria e tij me këtë ndërprerje e thyerje të stilit?..”

Unë iu përgjigja si më poshtë:

Pas elokuencës së tij, një nga elementet më të rëndësishëm të mrekullisë së Kur’anit të Qartë është shkurtësia, thukëtia e stilit. Thukëtia është një nga elementet më të fuqishëm e më të rëndësishëm të mrekullisë së Kur’anit. Shembujt e kësaj thukëtie të mrekullueshme të Kur’anit të gjithurtë janë aq të shumta e të bukura, saqë dijetarët e saktë mbeten të habitur tek kjo.

Për shembull:

وَ قِيلَ يَا اَرْضُ ابْلَعِى مَاءَكِ وَيَا سَمَاءُ اَقْلِعِى وَغِيضَ الْمَاءُ وَقُضِىَ اْلاَمْرُ

وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِىِّ وَقِيلَ بُعْدًا لِلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

U tha: “O Tokë! Gëlltite ujin tënd” Dhe o qiell! Përmbaje (shiun  tënd)!” Dhe uji u ul (u bë të qetësohet) e urdhri (i All-llahut) u përmbush (shkatërrimi i popullit të Nuhut), ndërsa ajo (barka) pushoi në (malin) Xhudi dhe u tha: ‘larg nga populli keqbërës’.”[143]

Ky vërset përshkruan përmbytjen e Madhe “Tufanin” dhe pasojat e saj në një mënyrë aq të përmbledhur dhe të mrekullueshme në pak fjali të shkurtëra sa që u ka shkaktuar shumë dijetarëve dhe ekspertëve të retorikës të përkulen përpara elokuencës së tij…

Dhe për shembull:

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَيهَا اِذِ انْبَعَثَ اَشْقَيهَا فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللّهِ نَاقَةَ اللّهِ وَسُقْيَيهَا فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُمْ بِذَنْبِهِمْ فَسَوَّيهَا وَلاَ يَخَافُ عُقْبَيهَا

 “(Populli) Themud e përgënjeshtroi  (pejgamberin e vet) duke kaluar caqet (duke kryer krime e çdo lloj mëkati). Kur ja, më i poshtri nga ata doli (të vrasë devenë). “Por i Dërguari i All-llahut (Salihu a.s.) u tha atyre: “Kini mendjen! (kini frikë fundin shkatërrues!) Ajo është deveja e All-llahut! (mos e dëmtoni atë) dhe mos e ndaloni që të pijë hisen e saj të ujit!” “Pastaj ata e përgënjeshtruan atë (Salihun) dhe e vranë atë (devenë). Kësisoj Zoti i tyre i shkatërroi ata për shkak të mëkatit të madh të tyre dhe i bëri ata të barabartë në shkatërrim (të gjithë njerëzit e tyre, të pasur e të varfër, të fortë e të dobët e tjerë. )!” “Dhe Ai (All-llahu) nuk pati frikë për pasojat prej tij.”[144]

Në këto pak fjali të shkurtëra dhe me një mrekulli brenda thukëtisë së rrjedhshmërisë dhe qartësisë, dhe në një mënyrë e cila nuk e prish kuptimin, Kur’ani tregon ngjarjet e çuditshme dhe me pasoja të mëdha lidhur me popullin e Themudit dhe me fundin e tyre të kobshëm.

Dhe për shembull:

وَذَا النُّونِ اِذْ ذَهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ اَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِى الظُّلُمَاتِ اَنْ لاَ اِلهَ اِلاَّ اَنْتَ سُبْحَانَكَ اِنِّى كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

 “(Kujto) edhe Dhunnunin (Junusin), kur ai u largua me zemërim dhe mori me mend se Ne nuk do ta ndëshkojmë atë (fatkeqësitë që i ranë)! Por ai thirri nëpër errësirë: “La ilahe il-la Ente” (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, o All-llah), i lavdishëm dhe i lartësuar je Ti përmbi çdo të keqe që të mveshin Ty. Vërtetë që kam qenë prej të gabuarve.”[145]

Këtu shumë fjali janë mbledhur ndërmjet fjalëve  اَنْ لَنْ نَقْدِرَعَلَيْهِ  “se ne nuk do ta ndëshkojmë atë” dhe fjalëve,  فَنَادَى فِى الظُّلُمَاتِ  “por ai thirri në errësirë”, por ato fjali të mbetura jashtë, pa u përmendur, as nuk e prishin kuptimin, as nuk e dëmtojnë rrjedhshmërinë e stilit. Ai përmend elementet më të rëndësisshme në tregimin e Hazreti Junusit a.s., dhe pjesën e mbetur ia referon arsyes.

Dhe për shembull: në suren Jusuf, prej fjalës فَاَرْسِلُونِ “më dërgoni mua”, shtatë ose tetë fjali ndërmjet fjalëve, “(I foli): يُوسُفُ اَيُّهَا الصِّدِّيقُ “O Jusuf, njeriu i së vërtetës!” janë lënë jashtë, janë kapërcyer pa u lexuar në thukëtinë e tij. Por kjo as nuk e prish kuptimin, as nuk e dëmton rrjedhshmërinë e stilit. Ndodhen shumë shembuj të këtij lloji thukëtie të mrekullueshme në Kur’an dhe në të vërtetë ato janë shumë të bukura.

Megjithatë, thukëtia e vërseteve të sures ‘Kaf’ është veçanërisht e mahnitshme dhe e mrekullueshme, sepse ato tregojnë të ardhmen e tmerrshme e të pafundme të mohuesve, kur një ditë prej saj do të zgjasë pesëdhjetëmijë vjet dhe për ngjarjet e trishtueshme e të kobshme që do t’u ndodhin atyre në ndryshimet e mëdha të së ardhmes. Kjo sure e çon mendjen, me një shpejtësi si vetëtimë, mbi ato ngjarje të llahtarshme, dhe duke e paraqitur atë periudhë të gjatë kohe para syrit të mendjes sikur të ishte një faqe e vetme e pranishme para njeriut. Duke ia referuar imagjinatës ngjarjet të cilat nuk janë përmendur, ajo i përshkruan ato me elokuencën më të lartë dhe me rrjedhshmërinë e stilit.

وَاِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَاَنْصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

 “Dhe kur të lexohet, Kur’ani, dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni që të mund të fitoni mëshirë e të mëshiroheni.”[146]

Dhe tani në qoftë se ke ndonjë gjë për të thënë, o shejtan, thuaje atë!..

Shejtani tha:

– Unë nuk mund ta kundërshtoj atë që ti thua, as nuk mund ta mbroj veten nga ajo; por ndodhen shumë nga njerëzit e marrë të cilët më dëgjojnë mua; dhe ndodhen shumë shejtanë në formë njeriu që më ndihmojnë mua; dhe ka shumë faraonë midis filozofëve që mësojnë gjëra nga unë të cilat lajkatojnë dhe mburrin egot e tyre, dhe pengojnë botimet e veprat si të tuat. Prandaj unë nuk do t’i ul armët para teje dhe nuk dorëzohem!”

* * *

[134] Kur’an, 67:5

[135] Në të vërtetë, pavarësisht përmasës së tij të vogël, globi tokësor mund të mendohet se është i barabartë me qiejt, sepse mund të thuhet se “një çezmë e vazhdueshme është më e madhe se sa një liqe i madh i cili nuk ka burime, që nuk i vjen ujë nga jashtë”, dhe megjithëse një produkt -grumbull grurë-me madhësinë e një mali në pamje të jashtme, duket të jetë mijëra herë më e madhe se një peshore, por meqenëse ai grumbull i gjithi ka kaluar nëpër peshore dhe është transferuar në një vend tjetër, peshorja mund të duket si në ekuilibër dhe e barabartë me grurin. Dhe ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë është çështja e globit tokësor; All-llahu i Gjithëfuqishëm e ka krijuar atë si një vend për të shfaqur artin e Tij, një vend ku është përqëndruar krijueshmëria e Tij, si një bosht i urtësisë së Tij, një vend për shfaqjen e fuqisë së Tij, një kopsht i mëshirës së Tij, një fushë për Parajsën e Tij, dhe për kozmosin e pafund, dhe si njësia matëse për botët e krijesave, dhe si një çezmë prej të cilit rrjedhin (krijesat) për tek detet e së shkuarës dhe për tek Bota e padukshme. Ai e krijoi atë (tokën), sipër së cilës Ai ndryshon në çdo vit rrobat e saj të endura e të stolisura me mrekullitë e artit të Tij, shtresa të vëna një mbi një, me qindra e mijëra të formave të ndryshme.

Tani, shqyrtoji para shikimit tënd ato botëra të ripërtërira të cilat derdhen në Botën e të Padukshmes dhe ato rroba tej mase të shumta të cilat toka i vesh dhe i heq, domethënë supozoje të gjithë të shkuarën të jetë prezent, pastaj krahasoje me qiejt që janë monotonë dhe të thjeshtë nga një këndvështrim: ti do të shohësh se, edhe në qoftë se toka nuk peshon më shumë se qiejt, veçse ama ajo gjithashtu nuk peshon as edhe më pak se ato; Kështu, ti mund ta perceptosh kuptimin e vërsetit   رَبُّ السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ  “Mbështetësi, Krijuesi i qiejve dhe i tokës. ” (Autori)

[136] Kur’an, 55: 33-35

[137] Kur’an, 67: 5

[138] Kur’an, 66: 4

[139] Kur’an, 2: 32

[140] Kur’an, 7: 200

[141] Kur’an, 39: 32

[142] Duke u mbështetur mbi faktin se Kur’ani përmend blasfemitë, mallkimet, dhe kundërshtitë e mohuesve me qëllim që t’i hedhë poshtë ata, edhe unë, duke u dridhur, kam qenë i detyruar t’i përdorja këto shprehje në formën e pamundësive me qëllim që të demonstroj pamundësinë e plotë dhe të tregoj pavlefshmërinë e ideve mallkuese të njerëzve të çudhëzimit.

[143] Kur’an, 11: 44

[144] Kur’an, 91: 11-15

[145] Kur’an, 21: 87

[146] Kur’an, 7: 204

***

 

Leave a Reply