“Me Emrin e Tij, të Cilit i takon lavdërimi! “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[1]

“Paqja e Zotit, mëshira e Tij dhe bekimet qofshin mbi ju (të dy) dhe mbi vëllezërit tuaj sa të vazhdojnë dita dhe nata, sa kohë që shekujt të ndjekin njëri-tjetrin pa ndërprerje, sa të vazhdojnë dielli e hëna dhe sa të jenë dy yjet e ndritshëm në Arushën e vogël përballë njëri-tjetrit.”

Vëllezërit e mi të zellshëm, kolegët e mi plot dëshirë dhe mjetet e ngushëllimit në këto toka mërgimi të njohura si dynjaja!

Meqenëse Zoti i Gjithëfuqishëm ju ka bërë ju aksionarë, pjesëmarrës në kuptimet që Ai ia ka dhuruar mendjes sime, sigurisht është e drejta e juaj të merrni pjesë në ndjenjat e mia. Me qëllim që të mos ju brengos tepër, unë do ta kapërcej e do ta lë në heshtje pjesën më pikëlluese të vetmisë sime në mërgim dhe do t’ju tregoj një pjesë tjetër, sa vijon:

Këto dy ose tre muajt e fundit unë kam qenë shumë i vetmuar. Ndonjëherë në çdo pesëmbëdhjetë ose njëzet ditë unë kam pas një mik me mua, ndërsa në ditët e tjera kam qenë i vetmuar. Dhe përafërsisht njëzet ditë tani nuk ka qenë asnjë prej tyre që punojnë në male pranë meje; ata të gjithë janë shpërndarë…

Një natë në këto male të çuditshme, të heshtura, pa zhurmë dhe i vetmuar në mes të rënkimit të zymtë të pemëve, unë e pashë veten time në pesë mërgime të ngjyrave të ndryshme.

I pari: Për shkak të pleqërisë, unë isha i vetmuar dhe një i huaj larg të gjithë shokëve, të dashurve dhe të afërmve të mi. Unë ndjeva një mërgim pikëllues që ata më kishin lënë dhe ishin larguar për në Botën e ndërmjetme.

Ndërkohë, një sferë tjetër mërgimi u hap brenda këtij mërgimi: Unë ndjeva një ndjenjë trishtimi ndarje dhe syrgjynosjeje meqë më kishin lënë shumica e qënieve me të cilat isha i lidhur, si pranvera e shkuar. Dhe një sferë tjetër mërgimi u hap brenda këtij mërgimi, e cila ishte syrgjynosja nga vendlindja ime, nga të afërmit dhe që isha i vetmuar.

Unë ndjeva një ndjenjë pikëllimi dhe syrgjynosjeje që buronte nga kjo gjithashtu.

Atëherë nëpërmjet kësaj syrgjynosje, vetmia e natës dhe malet më bënë të ndiej një mërgim tjetër të mjerë. Ndërkaq unë e shikova shpirtin tim në një mërgim dërrmues, i cili ishte përgatitur për të udhëtuar drej përjetësisë, si nga ky mërgim po ashtu edhe nga bujtina kalimtare e kësaj bote. Unë befas thashë me vete, O Krijuesi im! Si mund të durohen e përballohen këto mërgime dhe këto shtresa errësire?.. Zemra ime thirri për ndihmë: Zoti im! Unë jam një i huaj, unë nuk kam asnjë, unë jam i dobët, unë jam i pafuqishëm, i paaftë, unë jam i vjetër; unë jam pa zgjedhje; kërkoj ndihmë, kërkoj falje dhe i mbështetem fuqisë nga dera Jote, o Zoti im!

Befas, Drita e besimit, shkëqimi i Kur’anit dhe mirësia e të Gjithëmëshirshmit më erdhën në ndihmë dhe më mbështetën me fuqi çka i transformoi ato pesë lloje mërgimesh të errëta në pesë sfera të ndritshme gëzimi e njohje.

Gjuha ime tha:

“All-llahu vetëm na mjafton, dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve.”[2]

Ndërkohë zemra ime recitoi vërsetin:

“Por nëse ata kthejnë kurrizin, atëherë thuaju (o Muhammed): ‘All-llahu është më se i mjaftueshëm për mua, nuk ka zot tjetër përveç Atij; tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor.”[3]

Mendja ime gjithashtu iu adresua nefsit tim të dëshpëruar e të tronditur duke kërkuar ndihmë e duke thënë:

Mos bërtit në fatkeqësi, o i mjerë, eja, beso në Zotin! Dije se ankesa përbën fatkeqësi dhe është një gjynah i madh.

Në qoftë se ti do ta gjeje Atë që të sprovon, fatkeqësia kthehet një dhuratë brenda dhuratës si dhe një kënaqësi.

Lëre ankesën e vajtimin dhe jep falënderime; ashtu si bilbili, buzëqesh edhe ti gjithmonë nëpërmjet lotëve të tu! Lulet buzëqeshin nga bukuria e ashikut të tyre, bilbilit.

Në qoftë se ti nuk e gjen Zotin, dije se dynjaja është gjithë dhimbje brenda dhimbjes, përkohshmëri e zhdukje dhe kotësi e humbje.

Kështu, përse vajton për një fatkeqësi të vogël ndërsa mbi ty rëndojnë fatkeqësi sa dynjaja, eja e mbështetu tek Krijuesi.

Beso në Zotin! Buzëqesh në fytyrën e fatkeqësisë; ajo gjithashtu do të buzëqesh. Sa herë që ajo buzëqesh, ajo zvogëlohet; dhe do të ndryshohet dhe transformohet.

Dhe ashtu si Mevlana Xhelaleddin [4], njëri nga profesorët e mi që i tha nefsit të tij, edhe unë gjithashtu thashë:

(Në vërsetin) “Ai tha: ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ dhe ata thanë: ‘Posi”, duke e pranuar. Atëherë ku janë falënderimet e tua të ‘Po (posi)? Ajo është vuajtja e fatkeqësive. Dhe cili është kuptimi i vërtetë i vuajtjes dhe i sprovës? Ajo do të thotë trokitje tek dera e varfërisë dhe asgjësimi në Zotin xh.sh..”

Atëherë nefsi im gjithashtu tha: “Po, po.. nëpërmjet pafuqisë dhe mbështetjes tek Zoti xh.sh., nëpërmjet varfërisë dhe të kërkuarit ndihmë Atij, dera e dritës hapet dhe shtresat e errësirës largohen. Lavdi Zotit për dritën e imanit dhe Islamit!” Unë pashë se çfarë të vërtete të lartë shprehnin rreshtat e të famshmit Hikam Ataijja[5],

“Çfarë humbet ai i cili gjen Zotin xh.sh.? Dhe çfarë fiton ai që e humbet Atë?

 Domethënë, ai që gjen Krijuesin gjen gjithçka, ndërsa ai i cili nuk e gjen Krijuesin, nuk mund të gjejë asgjë përveç fatkeqësisë. Ndërkohë unë kapa kuptimin e hadithit,  “Tuba (myzhde, lumnim) për  të huajt në mërgim.” (rrëfen Muslimi), dhe dhashë falënderime.

Dhe kështu, o vëllezërit e mi, sigurisht këto mërgime të errëta u zhdukën nëpërmjet Dritës së imanit, veçse ama ato përsëri patën ndikim mbi mua deri diku dhe shkaktuan mendimin e mëposhtëm,

“Meqenëse unë jam një i huaj, jam në mërgim dhe do të shkoj në mërgim, kam kurreshtje të di dhe pyes, a ka mbaruar misioni im në këtë bujtinë? A duhet t’jua dorëzoj ju “Fjalët”, dhe të këpus krejtësisht lidhjet e mia me dynjanë? Për këtë arsye unë ju pyeta ju; në qoftë se “Fjalët” që janë shkruar janë të mjaftueshme, apo të mangëta. Domethënë, a ka mbaruar misioni im, me qëllim që ta harroj dynjanë,  dhe me zemër të qetë ta hedh veten time në mërgimin e mbushur me dritë, të këndshëm e të vërtetë dhe të them ashtu siç tha Mevlana Xhelaleddin:

A e di ti se ç’është ‘Sama’? Është të asgjësohesh në ekzistencë dhe të provosh e të shijosh përjetësinë në një asgjësim absolut.

Duke pyetur, a mund të kërkoj një mërgim të lartë? Unë ju shqetësova ju me pyetje.

I Qëndrueshmi i vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

* * *

 

 

[1] Kur’an, 17: 44

[2] Kur’an, 3: 173

[3] Kur’an, 9: 129

[4] Mevlana Xhelaluddin Rumi, u lind në Balkh në 604/1208. U shpërngul për në Konia me babain e tij, ku ai vdiq në 672/1273. Ai ishte autori i Methnevi, dhe autori i Tarikatit Mevlevi.

[5] Ibn Ataijjah el-Iskenderi, Serh el Hikam, al Ataijjah 208.