Këtu do të shpegojmë një mister të vërsetit:

اَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ

“I Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi.” (Kur’an, 32: 7)  dhe është siç vijon:

Në çdo gjë, madje edhe në gjërat që duken më të shëmtuarat, ndodhet një aspekt i bukurisë së vërtetë. Po, çdo gjë në univers, çdo ngjarje ose është e bukur në vetvete, e cila quhet vetë bukuria, ose është e bukur nga rezultatet e saj, e cila quhet bukuri nëpërmjet të tjerave. Ndodhen disa ngjarje që në dukje janë të shëmtuara e të ngatërruara, por nën atë perde të dukshme, gjenden shembujt më të shndëritshëm të bukurisë dhe të rregullit.

Shkurtazi, poshtë perdes së shirave të stuhishëm dhe tokës janë fshehur buzëqeshjet e luleve të bukura të panumërta dhe bimët e mirorganizuara. Dhe prapa perdeve të shkatërrimit të egër dhe të ndarjeve të përvajshme e të trishtueshme të vjeshtës është shkarkimi nga detyrat e jetëve të tyre prej kafshëve të vogëla të këndshme, miqtë e luleve, në mënyrë të tillë që t’i ruajnë ato nga përplasjet e erës dhe nga torturat e mundimit të ngjarjeve të dimrit, të cilat janë shfaqjet e fuqisë Hyjnore dhe të lavdisë, nën perden e të cilave rruga përgatitet për pranverën e re të bukur. Poshtë perdes së ngjarjeve si stuhitë, tërmetet, murtajat, dhe epidemitë, është zbulimi i shumë luleve të fshehura jolëndore. Farërat e shumë potencialeve, të cilat nuk janë zhvilluar, mbijnë, mugullojnë e rriten bukur për shkak të ngjarjeve të cilat në dukje janë të shëmtuara, sikur përbysjet e përgjithshme dhe ndryshimi universal të ishin një shi jolëndor.

Por për shkak se njeriu është i dashuruar pas anës së jashtme dhe është egocentrik, ai merr në konsideratë veçse anët e jashtme të çështjeve dhe i shpall ato të shëmtuara. Meqenëse është egosit, ai arsyeton sipas rezultatit që e shikon vetë, dhe e gjykon atë të jetë e shëmtuar. Ndërsa në qoftë se, prej qëllimeve të gjërave vetëm njëra shikon tek njeriu, mijërat shikojnë tek Emrat e Krijuesit të tyre.

Për shembull, njeriu i vlerëson të jenë të dëmshme dhe të pakuptimta bimët dhe pemët me gjemba të cilat janë midis mrekullive të mëdha të fuqisë së Krijuesit. Ndërsa ato janë heronj të armatosur mirë për t’i ruajtur e mbrojtur ato bimë e pemë ndaj atyre që duan t’i dëmtojnë. Dhe për shembull, shqiponjat, skifterët duke sulmuar trumcakët është në dukje e papajtueshme me mëshirën. Por nëpërmjet këtij sulmi, zbulohen aftësitë e trumcakut. Dhe për shembull, ai e konsideron “borën” të jetë shumë e ftohtë dhe jotërheqëse, por nën atë perde të ftohtë e të pakëndshme, ndodhen qëllime aq të ngrohta dhe rezultate aq të ëmbëla saqë nuk mud t’i përshkruajë njeriu. Gjithashtu, meqenëse njeriu është egoist dhe adhuron anën e jashtme të gjërave dhe prandaj e gjykon çdo gjë sipas fytyrës që shikon tek vetja e tij, ai supozon se shumë çështje të cilat janë brenda rrethit të sjelljeve të mira e të sakta të jenë e kundërta e tyre dhe jashtë atij rrethi. Për shembull, në vështrimin e njeriut, diskutimi me të tjerët rreth organit të tij seksual është gjë e turpshme, por kjo perde e turpit është në fytyrën që shikon njeriun. Ndërsa fytyrat që shikojnë krijimin, artin, qëllimet e tij të bashkëlindura dhe synimet janë perde të cilat në qoftë se do të konsideroheshin me syrin e urtësisë, janë krejtësisht korrekte. Turpi nuk i prek fare ato.

Kështu, disa shprehje të Kur’anit të gjithurtë, i cili është burimi i mirësjelljes dhe i etikës së drejtë, janë në përputhje me këto fytyra dhe perde. Pikërisht poshtë  fytyrave të dukshme të krijesave dhe ngjarjeve, të cilat na duken neve të shëmtuara, ndodhet një art shumë i bukur dhe i urtë dhe fytyra shumë të bukura duke shikuar krijimin e tyre, të cilat shikojnë tek Krijuesi i tyre; gjithashtu ndodhen shumë perde të bukura të cilat fshehin urtësinë e tyre. Dhe për më tepër, ndodhet një numër i madh çështjesh, të cilat në pamje të jashtme duken të ngatërruara e të çrregullta, por në realitet janë shkrimet më të shenjta dhe më të mirorganizuara…

Risalei Nur/ Fjala e tetëmbëdhjetë

Leave a Reply