Lexo Pdf

RREZJA E KATËRMBËDHJETË

“Mbrojtjet”

 

Një shtojcë shumë e shkurtër e Raportit tim.

Unë i them kësaj Gjykatës së Afjonit:

Ashtu siç thashë në raportin tim, i cili është paraqitur tek ju dhe është vënë para ligjit dhe drejtësisë së tij: të bastisësh shtëpinë time tri herë në mënyrë të paligjshme, më shtyn të bëj pyetje dhe, pastaj arrestimi që më bëtë, e gjitha kjo përbën shkelje ndaj dinjitetit të të tre gjykatave dhe prek drejtësinë dhe respektin e tyre, dhe madje i fyen. Sepse ato tre gjykata dhe tre komitete ekspertësh i kanë hetuar e shqyrtuar me imtësi gjatë dy viteve librat dhe letrat e mia të cilat i kam shkruar për njëzet vite. Dhe ata nxorën vendimin e tyre unanim për pafajësinë tonë; dhe u rikthyen tek ne librat dhe letrat tona.

Pas pafajësisë, qysh prej tre viteve, unë jetoj në inziva -i veçuar- prej njerëzve dhe nën mbikqyrjen më të rreptë, unë kam qenë në gjendje të shkruaj vetëm një letër të padëmshme një javë për disa nga shokët e mi. Ishte sikur të gjitha lidhjet e mia të kësaj bote të ishin këputur, sepse megjithëse mua më ishte dhënë liria, unë nuk mund të kthehesha në vendlindjen time. Ajo ka dhunuar nderin e atyre tre gjykatave për të ngritur përsëri të njëjtën çështje tani, është sikur të shpërfillnit krejtësisht dhe duke mos marrë parasysh vendimet e tyre të drejta.

Për hir të mbrojtjes së nderit të atyre gjykatave të cilat vepruan me drejtësi ndaj meje, unë shpresoj nga gjykata juaj që të kërkoni ndonjë shkak tjetër dhe ndonjë çështje tjetër me të cilat të më akuzoni, përveç çështjeve që janë: “Risale-i Nuri”, “Organizimi i një shoqërie politike”, “Themelimi i ndonjë tarikati sufi” dhe “Mundësia e prishjes së rendit dhe të qetësisë publike”, pasi ato përbëjnë të njëjtën çështje! Unë kam shumë gabime. Unë kam vendosur t’ju ndihmoj juve lidhur me aktet e mia të dëmshme, meqë unë kam vuajtur më shumë jashtë burgut se sa brenda tij. Unë tani do të gjeja më shumë rehati ose në varr ose në burg. Me të vërtetë që më është mërzitur jeta. Mjaft tani më me këto njëzet vite torture në burgim të vetmuar nën mbikqyrje të padurueshme dhe në poshtërim. Kjo do të shkaktonte zemërimin Hyjnor. Kjo do ta çonte në humbje këtë vend. Unë po ju kujtoj juve këtë:

Vendstrehimi më i madh dhe më i fuqishëm për ne është:

 

“Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve!”[1]

“Allahu është më se i Mjaftueshëm për mua, nuk ka Zot tjetër të Adhuruar tjetër-përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem, dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor”.[2]

* * *

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

Dhe prej Tij ne kërkojmë ndihmë.

 

[Ky peticion, të cilin pas një heshtje që zgjati tetëmbëdhjetë vite, u detyrova ta paraqes tek gjykata dhe një kopje të të cilit unë jam duke ia dërguar Ankarasë, përmban kundërshtimet e mia të shkruara lidhur me akuzën, për të cilën unë jam i detyruar ta paraqes.]

Kjo është një përmbledhje e një Fjale të shkurtër mbrojtëse: Duhet të dihet se është ekzaktësisht e njëjta vërtetësi – që dy herë ia kam thënë prokurorit të përgjithshëm dhe inspektorit të policisë dhe në rastin e tretë ia thashë drejtorit të policisë dhe gjashtë ose shtatë individëve të policisë, të cilët erdhën tri herë dhe kërkuan shtëpinë time në Kastamonu, dhe ajo çfarë u thashë në përgjigje pyetjeve të prokurorit të përgjithshëm në Isparta, dhe Gjykatës së Denizlit dhe të Afjonit, është sa vijon:

Unë u thashë: kam jetuar i vetmuar për tetëmbëdhjetë deri në njëzet vite. Kam jetuar tetë vite në Kastamonu përballë rajonit të policisë, dhe në vende të tjera për njëzet vite, nën mbikqyrjen dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm; dhe vendi ku rrija është kërkuar në disa raste, por nuk është gjetur as aluzioni dhe as shenja më e vogël që të kishte të bënte me këtë dynja apo me politikat. Në qoftë se do të kishte pasë ndonjë gjë që të ndërhynte tek ato, sigurisht policia dhe drejtësia do të kishin qenë në dijeni të saj, ose ata e njohën por e injoruan; domethënë, ata janë përgjegjës në një shkallë më të lartë se sa unë.

Meqenëse çështja është kështu, atëherë përse më bezdisni deri në këtë shkallë pa qenë nevoja, pa i shkaktuar dëm as vendit, as kombit dhe as njerëzve. Duke ditur se askund në botë nuk shqetësohen ata që janë të veçuar, të vetmuar dhe që preokupohen me jetët e tyre të Ahiretit.

Ne studentët e Risale-i Nurit nuk e bëjmë Risale-i Nurin një mjet për rrymat politike, madje as për të gjithë universin. Për më tepër, Kur’ani Kerim na ka ndaluar rreptë nga marrja me politikë. Sepse detyra kryesore e Risale-i Nurit është që t’i shërbejë Kur’anit Kerim nëpërmjet të vërtetave të besimit dhe nëpërmjet provave shumë të fuqishme dhe vendimtare, kundër mosbesimit Absolut -i cili e shkatërron jetën e përhershme dhe gjithashtu e transformon jetën e kësaj bote në një helm të tmerrshëm e të padurueshëm.

Metoda jonë në këtë: Është të shfaqim të vërtetat e Imanit të mbështetura me argumente të fuqishëm që do t’i detyronin edhe filozofët më kryeneçë që t’i nënshtrohen besimit. Prandaj ne nuk kemi të drejtë që ta bëjmë Risale-i Nurin mjet për çfarëdo qoftë, dhe kjo për disa arsye:

Së Pari: Me qëllim që të mos transformohen të vërtetat e Kur’anit -të cilat tejkalojnë diamantet në vlerë- në copa qelqi që thyhen në shikimin e njerëzve të pakujdesshëm meqë mund t’i imagjinojnë ato si propagandë politike duke u shërbyer disa qëllimeve të caktuara, dhe që të mos përbuzen ato kuptime të vlefshme Kur’anore.

Së Dyti: Metoda e Risale-i Nurit që përbëhet nga: Mëshira, drejtësia, vërtetësia, realiteti dhe ndërgjegjja, na pengon rreptë nga ndërhyrja në çështje politike ose në pushtetin qeverisës. Sepse në qoftë se do të ndodheshin atje disa prej atyre që janë sprovuar me ateizëm dhe meritojnë me të ndëshkim, mirëpo prapa gjithësecilit prej tyre është një numër prej fëmijëve, të sëmurëve, dhe pleqve të pafajshëm.

Në qoftë se do të zbriste tek ndonjëri prej atyre të sprovuarve dhe të meritueshëm për dënim ndonjë katastrofë ose ndonjë fatkeqësi, atëherë ata të pafajshëm gjithashtu do të digjeshin me zjarrin e tyre pa pasë bërë asnjë faj. Po kështu, meqenëse arritja e rezultatit të dëshiruar është çështje e dyshuar, prandaj ne jemi të penguar rreptësisht për të ndërhyrë në çështjet administrative gjë që mund të prishë rendin publik nëpërmjet mjeteve politike.

Së Treti: Në një kohë të çuditshme si kjo koha jonë, pesë parime të qëndrueshme janë të domosdoshme -esenciale- me qëllim që të shpëtojmë jetën sociale të këtij vendi dhe kombi nga anarkia dhe copëtimi. Këto parime janë:

1-Respekti i ndërsjellë

2-Dhembshuria e mëshira

3-Largimi nga ajo që është haram -e ndaluar.

4-Ruajtja e rendit.

5-Të flakim paligjshmërinë dhe anarkinë dhe të jemi të bindur ndaj autoritetit.

Dëshmia që Risale-i Nuri kur shikon tek jeta e shoqërisë i vërteton dhe i përforcon këto pesë parime në një mënyrë të fuqishme dhe të shenjtë dhe ruan gurin themeltar të rendit publik, është se për më shumë se njëzet vite, Risale-i Nuri i ka bërë njëqind mijë njerëz anëtarë të padëmshëm e të dobishëm të këtij kombi e vendi. Kjo do të thotë se Provincat e Ispartës dhe të Kastamonus dëshmojnë për këtë.

Kjo do të thotë se me dijeni ose padijeni shumica më e madhe e atyre të cilët përpiqen të pengojnë Risale-i Nurin janë duke tradhëtuar vendin, kombin dhe sundimin e Islamit për hir të anarkisë dhe të ekstremizmit.

Njëqind e tridhjetë trajtesat prej pjesëve të Risale-i Nurit të cilat i kanë dhënë njëqind e tridhjetë mirësi të mëdhaja e dobi këtij kombi, nuk mund të refuzohen prej dëmeve të imagjinuar të dy ose tre prej pjesëve të saj, të cilat supozohen të jenë të dëmshme në shikimin sipërfaqësor të pakujdesisë së mashtruar. Ai që i refuzon ato trajtesa për këto dyshime e iluzione, sigurisht është i padrejtë dhe tiran i madh.

Sa për fajet dhe gabimet e mia personale të parëndësishme, unë detyrohem pa dëshirën time të them këtë:

Unë jam dikush i cili ka jetuar i vetmuar dhe i veçuar në syrgjynosje që i ngjason një burgimi të vetmuar dhe i larguar nga rrethanat e njerëzve.

Gjatë kësaj kohe unë nuk kam shkuar asnjëherë me dëshirën time në treg, në ndonjë vendtakim me njerëzit dhe në xhamitë që ka pjesëmarrje të mirë. Pavarësisht se kam vuajtur shumë mundime e persekutime, unë asnjëherë nuk i jam drejtuar qeverisë për rehatinë time, ndryshe nga të internuarit e tjerë me mua. Gjatë njëzet viteve unë nuk kam lexuar asnjë gazetë të vetme, as nuk e kam dëgjuar dhe as nuk kam qenë kurreshtar rreth saj. Siç dëshmohet nga të gjithë shokët e mi të afërt dhe nga ata me të cilët takohem, për plot dy vite në Kastamonu dhe shtatë vite në vendet e tjera unë nuk kam mësuar asgjë për konfliktet dhe për luftërat në botë, dhe nëse është deklaruar paqë apo jo, dhe cilat janë palët ndërluftuese, kush u përfshi në luftime… dhe nuk kam qenë kureshtar rreth saj dhe nuk kam pyetur për të. dhe për afërsisht tre vite nuk kam dëgjuar as radion që ishte pranë meje. Por unë triumfalisht u përballa me mosbesimin absolut nëpërmjet Risale-i Nurit; unë u konfrontova me atë mohim absolut i cili shkatërron jetën e përhershme dhe madje e transformon jetën e kësaj bote në dhimbje të shumëfishta dhe në torturë e vuajtje; dhe me Risale-i Nurin, i cili vjen nga shkëlqimet e Kur’anit, unë kam shpëtuar besimin e njëqind mijë njerëzve të tillë, siç është dëshmuar prej tyre, dhe për njëqind mijë njerëz e ka transformuar vdekjen në dokumente lirimi në vend të ekzekutimit të përjetshëm. A ka ndonjë ligj që të kërkojë që një person i tillë -synon vetveten- duhet të sfilitet e të bezdiset deri në këtë shkallë, duhet të bëhet të vuajë, madje të bëhet të vajtojë, gjë që i bën të qajnë njëqind mijë prej vëllezërve të tij. Madje çfarë interesi ka në këtë? A nuk është kjo një tirani e paparë, e paprecedent në emrin e drejtësisë? A nuk është një gabim i paprecedent i drejtësisë në emër të ligjit?

Në qoftë se ju më akuzoni ashtu si disa prej zyrtarëve të cilët bënë kërkime në shtëpinë time duke thënë: “Ti dhe një ose dy nga trajtesat e tua kundërshtoni regjimin tonë dhe parimet tona…”

Përgjigjja:

Së Pari: këto parimet tuaja të reja nuk kanë absolutisht të drejtë të ndërhyjnë tek ata që jetojnë të veçuar e të vetmuar dhe që janë të tërhequr.

Së Dyti: Të refuzosh diçka është një gjë, dhe të mos e pranosh atë është krejtësisht gjë tjetër. Ata që janë në pushtet shikojnë dorën dhe jo zemrën. Të gjitha qeveritë kanë kundërshtarë të fuqishëm të cilët nuk ndërhyjnë në qeveri dhe në çështjet administrative dhe në rendin publik. Madje edhe krishterët të cilët ishin nën sundimin e kalifit Umer, Zoti qoftë i kënaqur me të, nuk përziheshin në ato çështje, megjithëse ata e refuzonin islamin dhe ligjet e sheriatit. Atëherë, duke u mbështetur në parimin e lirisë së mendimit dhe të ndërgjegjjes, në qoftë se disa nga studentët e Risale-i Nurit nuk pranojnë sistemin dhe parimet tuaja dhe i kritikojnë me baza shkencore, dhe në qoftë se ata veprojnë kundër me ato parime, madje edhe në qoftë se janë armiqësorë ndaj kryetarit të regjimit, ata nuk mund të preken ligjërisht por me një kusht të vetëm i cili është: që ata të mos ndërhyjnë në çështjet administrative dhe të mos prishin rendin dhe qetësinë publike.

Sa për trajtesat, unë thashë se ato ishin private të fshehta dhe ishte i ndaluar botimi i tyre. Në fakt, lidhur me trajtesën e cila qe shkaku për këtë ngjarje të hidhur, vetëm një ose dy herë gjatë tetë viteve në Kastamonu dikush ma solli mua një kopje të vetme. Në të njëjtën ditë e vendosa atë dikund. Ndërsa tani ju po e botoni forcërisht atë, ajo është bërë e famshme.

Është e njohur se, në qoftë se ka ndonjë gabim në një letër, vetëm fjalët gabim hiqen, dhe të tjerat lejohen të qëndrojnë. Si rezultat i katër muajve hetimi e shqyrtimi me imtësi në Gjykatën e Eskishehirit, vetëm pesëmbëdhjetë fjalë u gjetën në njëqind trajtesa të Risale-i Nurit që ishin shkak kritike, dhe tani vetëm në dy faqe prej katërqind faqeve të koleksionit të “Dhul-fikarit” ndodhen shpjegimet e vërseteve Kuranore që kanë të bëjnë me trashëgiminë e gruas dhe me mbulesën -Hixhabin- e saj; dhe ai koment u shkrua para tridhjetë vitesh dhe tani nuk përputhet e nuk përshtatet me kodin civil. Kjo provon në mënyrë vendimtare se synimi i Risale-i Nurit nuk është dynjaja, por të gjithë njerëzit kanë nevojë për të. Katërqind faqet e koleksionit Dhul-Fikar nuk mund të konfiskohen për shkak të dy faqeve. Ato dy faqe mund të hiqen dhe koleksioni të na rikthehet; është e drejta jonë që ai të na rikthehet.

Në qoftë se ju do të thonit si ata të cilët e supozojnë pafesinë të jetë një lloj politike dhe në këtë ngjarje ata kanë thënë: “Ti po na prish civilizimin tonë dhe kënaqësitë tona me këto trajtesat e tua…”

Unë përgjigjem: Është një parim universal i pranuar gjërësisht se asnjë komb nuk mund të vazhdojë në ekzistencë pa fe. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se do të ishte mosbesim absolut, ky do të shkaktonte në këtë botë tortura më të dhimbshme se sa Ferri, ashtu siç është provuar me siguri të plotë në trajtesën “Udhëzuesi për të rinjtë”. Ajo trajtesë tani është botuar zyrtarisht. Në qoftë se, -Ruajna Zot- një mysliman lëshon fenë -dezerton-, ai bie në mosbesim absolut; ai nuk mbetet në “mosbesimin e dyshuar”, i cili e mban atë gjallë deri në një farë mase. Ai gjithashtu nuk mund të jetë si ateistët e Europës. Dhe në lidhje me kënaqësitë e jetës që i përfytyron, ai bie shumë më poshtë se sa niveli i kafshëve; sepse për to -për kafshët- nuk ka kuptim e shkuara dhe e ardhmja.

Për shkak të çudhëzimit të tij, vdekjet e të gjitha qënieve të së shkuarës dhe të së ardhmes, dhe qënia e tij që do të ndahet përjetësisht prej tyre, e dërrmon zemrën e tij me dhimbje të vazhdueshme. Në qoftë se besimi hyn në zemrën e tij dhe ai bëhet besimtar, atëherë ata miq e shokë të panumërt menjëherë ngrihen, vijnë në jetë. Ata thonë nëpërmjet gjuhës së gjendjes së tyre: “Ne nuk kemi vdekur… dhe nuk jemi asgjësuar…! Dhe ndërkohë ajo gjendje e skëterrshme transformohet në kënaqësi si të parajsës.

Meqenëse Realiteti është ky, unë ju sjell ndërmend sa vijon:

Mos e kundërshtoni Risale-i Nurin, sepse ai mbështetet tek Kur’ani. Ai nuk mund të mposhtet. Ose përndryshe çështja e këtij vendi do të ishte pikëlluese[3]. Në qoftë se dikush do të përpiqej që ta shuante dritën e tij, ai do të shkonte në një vend tjetër dhe do të ndriçonte atje.

Gjithashtu, në qoftë se do të kisha pasë koka sa numri i qimeve të flokëve në kokën time, dhe në çdo ditë njëra të pritej prej trupit, unë nuk do ta përkulja këtë kokë, e cila i është dedikuar Kur’anit, për ateizmin dhe për mosbesimin absolut, unë nuk do ta dhe nuk mund ta braktis këtë shërbim të besimit dhe të Risale-i Nurit.

Sigurisht, ndonjë gabim në deklaratat e dikujt, i cili ka qenë në izolim qysh prej njëzet vitesh, do të shpërfilleshin. Ai është duke mbrojtur Risale-i Nurin, prandaj nuk mund të thuhet se ai është shmangur nga subjekti.

Gjykata e Eskishehirit nuk gjeti asgjë, pasi i studioi për katër muaj njëqind trajtesat e tij, si ato private po ashtu edhe të tjerat, përveç një ose dy pikave që preknin një temë e cila bënte të domosdoshme një dënim të lehtë; dhe gjykata shpalli dënimin me gjashtë muaj burg për pesëmbëdhjetë prej të akuzuarve numri i të cilëve ishte njëqind e njëzet vetë. Edhe ne gjithashtu e kryem dënimin.

Dhe meqenëse para pak vitesh të gjitha pjesët e Risale-i Nurit arritën në duart e autoriteteve të Ispartas, të cilët pasi i shqyrtuan ato për disa muaj, i rikthyen ato tek pronarët e tyre…

Dhe përderisa nuk u gjet asnjë shenjë që të prekë drejtësinë dhe rendin gjatë tetë viteve në Kastamonu pavarësisht kërkimeve të holla…

Dhe meqenëse gjatë kërkimeve të fundit në Kastamonu -para disa vitesh- disa trajtesa u gjetën nën stivën e druve, gjë që nënkupton mosbotimin e tyre, madje humbjen e tyre…

Dhe meqenëse drejtori i policisë në Kastamonu dhe gjykatësi më premtuan, duke më dhënë fjalën e sigurt se do të m’i kthenin librat e mi të padëmshëm që ishin fshehur, para se t’i merrja ato libra, në ditën vijuese papritmas erdhi urdhri nga Isparta për arrestimin tim; dhe meqenëse gjykatat e Denizlit dhe të Ankarasë shpallën pafajësinë tonë dhe i rikthyen të gjitha trajtesat; atëherë sigurisht, si rrjedhojë e gjashtë fakteve të përmendur, kërkohet nga pozitat e tyre që Gjykata e Afjonit dhe prokurori i saj i përgjithshëm ta marrin në konsideratë pikërisht këtë të drejtë të rëndësishme timen, ashtu siç bënë Gjykata e Denizlit dhe prokurori i përgjithshëm i saj. Unë kam shpresë që prokurori i përgjithshëm, i cili mbron të drejtat e njerëzve, gjithashtu do t’i mbrojë të drejtat e mia personale, të cilat për shkak të lidhjes sime me Risale-i Nurin, janë si të drejta të rëndësishme publike; dhe unë e pres këtë prej tij. Saidi i Ri qysh prej njëzet e dy vitesh është tërhequr nga jeta sociale, dhe nuk i njeh ligjet e tanishme dhe bazat e mbrojtjes aktuale, se si duhet të kryhet mbrojtja; dhe ai do të paraqesë për këtë gjykatë të re njëqind faqet e parefuzueshme të mbrojtjes që i paraqiti në Gjykatat e Eskishehirit dhe të Denizlit; ai e ka kryer dënimin për fajet e tij deri në atë kohë; dhe pas asaj në Kastamonu dhe në Emirdag ai jetoi në një lloj burgimi të vetmuar nën mbikqyrje të vazhduar. Unë them se ky Saidi i Ri, çështja e të cilit është kështu, preferon të rrijë i heshtur, dhe ia lë fjalët Saidit të Vjetër.

Saidi i Vjetër thotë këtë: Meqenëse Saidi i Ri është tërhequr prej dynjasë, nuk flet me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, dhe nuk e gjen të justifikueshme për t’u mbrojtur veçse në qoftë se detyrohet për të. por meqenëse çështja prek shumë artizanë e fshatarë të pafajshëm meqë ata po burgosen për shkak të ndonjë lidhje të vogël me mua, kjo më shkaktoi shumë keqardhje, meqë në këtë stinë të zënë me punë, ata kanë qenë të pamundur të fitojnë mjetet e tyre të jetesës për familjet dhe për fëmijët e tyre.

Kjo çështje më preku shumë në ndërgjegjje dhe më bëri të vajtoja nga thellësitë”.

Prandaj, unë betohem në Allahun madhështor se po të kishte qenë e mundur, unë do t’i kisha marrë të gjitha mundimet e tyre. Në qoftë se do të ketë ndonjë faj, ai është faji im. Ata janë të pafajshëm. Për shkak të kësaj situate të dhimbshme, unë them, pavarësisht heshtjes së Saidit të Ri: Meqenëse Saidi i Ri iu përgjigj qindra pyetjeve të panevojshme të prokurorëve të përgjithshëm të Ispartës, Denizlit dhe të Afjonit,  edhe unë gjithashtu kam të drejtë t’i drejtoja ministrit aktual të drejtësisë, me qëllim për të mbrojtur të drejtat e mia, tre pyetjet të cilat para trembëdhjetë vitesh ia bëra ministrit të punëve të brendshme, dhe kryesisht Kaja Shukrut:

Pyetja e Parë: Cili ligj shpall se duhet të arrestohen njëqind e njëzet njerëz duke më përfshirë edhe mua për shkak të thjesht një grindjeje me fjalë me një xhandar rreshter, një njeri i zakonshëm prej Egirdir, i cili megjithëse nuk është një student i Risale-i Nurit po mbante një letër të parëndësishme timen? Pastaj me përjashtim të pesëmbëdhjetë personave prej të pafuqishmëve të mjerë, pafajësia e tyre u vërtetua nga shpallja e pafajësisë për ta pas katër muajsh hetimi prej Gjykatës. Në përputhje me çfarë parimesh mund t’i bëni mundësi të tilla në vend të ndodhive? Dhe në përputhje me çfarë rregulli drejtësie shkaktoni humbjen e mijëra lirave për shtatëdhjetë të mjerë të cilët më parë morën pafajësinë nga Gjykata e Denizlit pas nëntë muajsh hetimi?

Pyetja e Dytë: Sipas Parimit Hyjnor:

“… Dhe askush nuk do të mbajë barrën e tjetrit”,[4] madje edhe një vëlla gjaku nuk mund të mbajë përgjegjësi për fajet e vëllait të tij, atëherë, me çfarë ligji drejtësie ishte arrestimi im në muajin e Ramazanit për shkak të një trajtese të shkurtër botimi i të cilës ishte ndaluar, e cila kishte kaluar në duart e mia një ose dy herë gjatë tetë viteve, e cila për herë të parë u shkrua qysh prej më shumë se njëzet e pesë viteve, e cila i shpëton besimtarët prej vënies në dyshim të një numri prej pikave të rëndësishme dhe i pengon ata prej mohimit të disa haditheve alegorike të keqkuptuara; -unë them- për shkak të kësaj trajtese që u gjet tek një njeri të cilin e njohim që është prej një vendi të largët prej nesh, dhe kuptimi i gabuar që iu dha kësaj, dhe një letër sulmuese u gjet në Kutahja dhe në Ballëkesir; dhe të arrestoni tani në këtë të ftohtë me ngricë fshatarë e artizanë të shumtë thjesht pse kanë shtënë në dorë një trajtesë të zakonshme të shkruar nga unë, ose pse më kanë shëtitur në makinën e tyre, ose për shkak të shoqërisë së tyre ndaj meje, ose për shkak se kanë lexuar ndonjë prej librave të mi, dhe t’i shkatërrosh ata, dhe t’u shkaktosh atyre, vendit dhe kombit dëme materiale dhe dëme shpirtërore me vlerën e mijëra lirave duke u mbështetur në dyshime të pabaza?… Unë pyes: Çfarë ligji drejtësie e kërkon këtë? Dhe cili artikull ligji e bën të domosdoshëm këtë? Unë kërkoj t’i mësoj këto ligje me qëllim që të mos ndërmarr ndonjë hap të gabuar.

Po, një arsye për arrestimin tonë si në Denizli po ashtu në Afjon është Rrezja e Pestë. Madje edhe në qoftë se do të supozonim të pamundurën që Rrezja e Pestë shikon tek dynjaja dhe tek politika, -megjithëse ajo u shkrua kur isha në Darul-Hikmeh Islamijje, dhe origjinali i saj u shkrua edhe më përpara saj, me idenë për të shpëtuar besimin e njerëzve të zakonshëm -përballë atyre të cilët i mohojnë disa hadithe për shkak se ata menduan se ato ishin të paarsyeshme, dhe meqenëse ata nuk dinin se si ato duhej të interpretoheshin- madje edhe sikur ajo të ishte shkruar në këtë kohë, meqenëse ishte private, dhe nuk u gjet tek unë gjatë kërkimeve, dhe parashikimet e saj rreth të ardhmes dolën të vërteta, dhe ajo largon dyshimet në çështjet e besimit, dhe nuk e prish rendin publik, dhe nuk konfrontohet me persona të caktuar, por shpjegon një të vërtetë shkencore në mënyrë të përgjithshme -meqenëse çështja është kështu- sigurisht edhe sikur kuptimi i hadithit të shihet në përputhje me persona të caktuar në këtë kohë, dhe para se të paraqitej dhe të bëhej publike në gjykata, ajo është mbajtur si private, e fshehtë, me qëllim që të mos i japë shkas debatit, pra ajo kurrsesi nuk përbën ndonjë krim. Unë gjithashtu nuk e quaj të mundshme që në ndonjë gjykatë në botë të konsiderohet krim të thuash: “të mohosh diçka është një gjë, dhe të mos e pranosh atë mbi baza shkencore ose të mos veprosh në përputhje me të është diçka krejtësisht tjetër. Ajo trajtesë nuk e pranon mbi baza shkencore një sistem i cili do të vijë në të ardhmen e afërt, madje ajo e refuzon.”

Shkurtazi: Risale-i Nuri qysh prej tridhjetë vitesh i ka shkulur rrënjët e mosbesimit absolut, i cili shkatërron jetën e përhershme, e transformon jetën e kësaj dynjaje në një helm të tmerrshëm duke i shkatërruar të gjitha kënaqësitë dhe ëndjet e saja; Risale-i Nuri në mënyrë të sukseshme i ka vrarë idetë ateiste të natyralistëve; ka provuar në mënyrë të shndritshme me argumente të fuqishëm parimet që do t’i sjellin lumturinë këtij kombi në këtë jetë dhe në tjetrën; dhe ai bazohet mbi realitetin e lartë të Kur’anit, prej Fronit Hyjnor. Unë pretendoj dhe jam gati ta provoj, se jo një apo dy pika të një trajtesë të tillë të shkurtër si ajo por edhe sikur të kishte një mijë gabime, mijëra aspektet e tij të mira e domethënëse do t’i bënin ato të harroheshin.

Pyetja e Tretë: Është një rregull se në qoftë se në një letër prej njëzet fjalëve, pesë konsiderohen të dënueshme, atëherë ato pesë fjalë hiqen dhe të tjerat lejohen të qëndrojnë. Atëherë meqenësë pasi Gjykata e Eskishehirit i hetoi dhe i shqyrtoi me imtësi për katër muaj dhe mundi të gjejë vetëm pesëmbëdhjetë prej njëqind mijë fjalëve që për shikimin sipërfaqësor u imagjinuan të dëmshme; dhe meqenëse kabineti bëri pyetje vetëm për shpjegimet e dy vërseteve të Kur’anit, për shkak se ato kundërshtonin ligjin aktual, ndonëse ato ishin shkruar para tridhjetë viteve, në dy prej katërqind faqeve të koleksionit Dhul Fikar; dhe komitetet e ekspertëve të Denizlit dhe të Ankarasë pyetën vetëm për pesëmbëdhjetë gabime, dhe meqenëse deri tani Risale-i Nuri ka qenë mjet për reformimin e karaktereve të qindra e mijëra njerëzve, dhe ka sjellë e realizuar me mijëra dobi për vendin dhe për kombin; -meqenëse është kështu, cilit parim të qeverisë së republikës i përshtatet kjo, të arrestosh në këtë stinë pune dhe në këtë dimër të ashpër njerëz mjeranë si familja Çalishkan të cilët më shërbejnë mua duke kërkuar kënaqësinë e Zotit xh.sh., për shkak se ato kanë kryer ndonjë shërbim të vogël për Risale-i Nurin, ose pse kanë shkruar një prej trajtesave të tij meqë ai ka shpëtuar besimin e tyre, dhe pse ishin vëllazërorë ndaj meje nga dhembshuria për pleqërinë time dhe pse isha i huaj në Emirdag? Cili nga ligjet e tij do ta lejonte një gjë të tillë? Meqenëse në përputhje me ligjin e lirisë së ndërgjegjes parimet e Republikës nuk ndërhyjnë tek ata pa fe, sigurisht ai bën të domosdoshëm që ata të mos ndërhyjnë as tek ata të cilët nuk kanë lidhje me dynjanë, dhe nuk polemizojnë me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, që punojnë në mënyrë të dobishme për Ahiretin e tyre, për besimin dhe për Atdheun e tyre. Unë e di se politikanët që sundojnë në Azi, ku u shfaqën profetët, nuk do të dhe nuk mund t’i përjashtojnë, t’i nxjerrin jashtë ligjit, takvanë dhe veprat e mira, të cilat qysh prej një mijë vitesh kanë qenë aq esenciale e të domosdoshme për këtë komb sa ushqimi dhe ilaçi. Humanizmi kërkon që të mos vihen re dhe të falen të metat që vijnë brenda pyetjeve të dikujt i cili i ka kaluar njëzet vite të jetës së tij, i izoluar dhe i veçuar nga njerëzit, pyetje të tilla që i bëri me mendjen e Saidit të vjetër para njëzet vitesh.

Unë e konsideroj si detyrë patriotike që t’ju kujtoj sa vijon, për të mirën e vendit, të kombit dhe të sigurisë publike:

T’i arrestoni dhe t’i bëni të zemëruar në këtë mënyrë për shkak të ndonjë lidhjeje të vogël me mua dhe me Risale-i Nurin, mund t’i kthejë kundra qeverisë shumë njerëz të cilët janë fetarë të dobishëm për vendin dhe për sigurinë e tij, kështu duke i hapur rrugën anarkisë. Ka më shumë se njëqind mijë njerëz të cilët e kanë shpëtuar Imanin e tyre nëpërmjet Risale-i Nurit dhe janë bërë të padëmshëm dhe shumë të dobishëm për kombin. Me moderimin dhe me dobinë e tyre, ata ndoshta mund të gjenden në çdo departament të gjërë të qeverisë së Republikës dhe në çdo nivel të shoqërisë. Është e domosdoshme që këta njerëz të mos ofendohen por të mbrohen. Unë ndiej një shqetësim të madh që disa persona zyrtarë nuk u vënë vesh ankesave tona dhe as nuk na lejojnë të flasim dhe na shtypin me pretekstet nga më të ndryshmet duke i hapur rrugën anarkisë për dëmin e këtij vendi.

Gjithashtu, për të mirën e qeverisë unë them këtë: Meqenëse Gjykatat e Denizlit dhe të Ankarasë e hetuan me imtësi Rrezen e Pestë, dhe nuk e kundërshtuan atë, por na e rikthyen atë neve, atëherë është e domosdoshme për qeverinë që procese gjyqësore të mos rihapen më zyrtarisht, duke u dhënë shkas zhurmave dhe thashethemeve.

Ashtu siç e fsheha atë trajtesë para se ta shtinte në dorë gjykata dhe ta shpallte, po ashtu Gjykata dhe autoritetet e Afjonit nuk duhet ta bëjnë atë objekt pyetjeje dhe përgjigjjeje. Sepse ajo trajtesë është e fuqishme dhe e parefuzueshme. Ajo bëri parashikime, dhe ato dolën me të vërtetë. Për më tepër, qëllimi i saj nuk është kjo botë, tek e shumta njëri prej kuptimeve të saj të shumta i përshtatet një personi i cili është i vdekur dhe ka shkuar.[5] Më shtyn ndërgjegjja që t’ju kujtoj, për hir të interesit të vendit dhe të kombit dhe për hir të ruajtjes së rendit publik dhe të qeverisë, sa vijon:

Të mos ju shtyjë fanatizmi për atë njeri të vdekur në kritikimin e atij njoftimi të së padukshmes dhe të kuptimit që erdhi në atë trajtesë, në çështjet zyrtare, pasi ajo do ta zgjeronte fushën për shtimin e njoftimit.

* * *

 

Për Prokurorin e Përgjithshëm dhe për kryetarin dhe anëtarët e gjykatës.

[Unë po ju paraqes ju me qëllim që të mbroj të drejtat e mia, ekzaktësisht të njëjtat nëntë “parimet” të cilat i paraqita tek autoritetet gjyqësore të Denizlit]

Unë -siç e dini- jam një person që ka braktisur jetën shoqërore dhe sidomos jetën zyrtare dhe politike që ka aspekte të holla. Prandaj, unë nuk di se çfarë pozite duhet të merret në situata të tilla, dhe nuk mendoj për të, pasi të menduarit për të më pikëllon shumë. Por unë jam i detyruar që t’i paraqes këtë mbrojtje dhe këtë peticion të çorganizuara, që është përfundimi dhe përmbledhja e përgjigjjes që unë dhashë për pyetjet e shumta, të përsëritura kuturu të një anëtari të padrejtë të një gjykate tjetër. Ndoshta asaj i mungon rregulli dhe përmban përsëritje të pavend dhe të panevojshme si dhe shprehje të fuqishme të cilat mund të veprojnë kundra meje, dhe fjali në kundërshtim me ligjet e reja, të cilat unë nuk i njoh. Por meqenëse kjo mbrojtje orientohet drejt së vërtetës dhe e synon atë, atëherë për hir të së vërtetës duhet të shpërfillen e të mos vihen re gabimet. Ky peticion dhe kjo fjalë e mbrojtjes bazohen mbi nëntë parime.

Parimi i parë: Meqenëse në përputhje me Parimin e Republikës, -parimin- e lirisë së ndërgjegjjes, qeveria e Republikës nuk ndërhyn tek njerëzit e pafesisë dhe të shthurjes, atëherë ajo sigurisht nuk duhet të ndërhyjë as tek njerëzit e fesë dhe të takvasë -devocionit… dhe meqenëse asnjë komb nuk mund të jetojë pa fe, dhe veçanërisht në qoftë se do të merrnim në konsideratë se kontinenti i Azisë nuk u ngjason popujve të Europës nga aspekti i fesë, dhe se islami nuk i ngjason krishterimit nga këndvështrimi i jetës individuale dhe i jetës që i përket Ahiretit, dhe muslimani ateist nuk u ngjason ateistëve të tjerë; prandaj kjo fe është bërë një nevojë e natyrshme në thellësitë e këtij kombi i cili ka ndriçuar të gjitha anët e dynjasë qysh prej një mijë viteve me fenë e tij dhe me mbrojtjen e tij heroike duke u kapur fort pas kësaj feje përballë të gjitha sulmeve të botës dhe agresioneve të saj kundra tij. Nuk ka asnjë lloj progresi apo civilizimi që mund të zërë vendin e fesë, ose të drejtësisë veçanërisht të mësuarin e të vërtetave të besimit në shpirtin e këtij kombi, të cilat janë nevoja e brendaqenësishme e këtij kombi. As nuk mund ta zërë vendin e tyre, dhe as nuk mund ta bëjnë ta harrojnë atë nevojë. Atëherë, sigurisht asnjë qeveri e këtij kombi në këtë vend nuk duhet të ndërhyjë tek Risale-i Nuri nga aspekti i drejtësisë, i ligjit dhe i rendit publik.

Parimi i Dytë: Meqenëse ka ndryshim të madh midis “të refuzosh dhe të hedhësh poshtë një gjë dhe midis që të mos veprosh në përputhje me atë gjë”, të gjitha qeveritë kanë kundërshtarë të ashpër; mund të ketë xhemate myslimane nën sundimin e Zoroastrianëve, dhe mund të ketë hebrenj e të krishterë nën sundimin e një qeverie islamike ashtu si në kohën e Umer Ibn Hattabit, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe megjithatë mbrohet liria personale për atë që nuk prish rendin dhe që nuk i shkakton dëm administratës së shtetit. Qeverive u intereson e jashtmja; ato shohin dorën dhe nuk shikojnë se çfarë ndodhet brenda zemrës; dhe meqenëse ata të cilët duan të prishin rendin publik, të shkaktojnë trazira në administratë dhe të ndërhyjnë në politika, padyshim që do të jenë të lidhur me gazetat, me rrymat dhe me çështjet e ditës me qëllim që të mësojnë rreth lëvizjeve, situatave dhe ngjarjeve që do t’i ndihmonin, që kështu të mos bëjnë lëvizje të gabuara dhe të mos u rrëshqasë këmba, dhe meqenëse Risale-i Nuri i ka ndaluar në mënyrë të rreptë studentët e tij, madje shokët e mi të afërm e dinë se unë qysh prej njëzet e pesë viteve i kam lënë gazetat, dhe madje as nuk kam pyetur për to dhe as nuk kam qenë kureshtar dhe të mendoj për to; dhe meqenëse qysh prej dhjetë viteve unë jam tërhequr prej jetës sociale deri në një shkallë të tillë saqë përveç shpartallimit të Gjermanisë dhe përhapjes së Bolshevizimit -komunizmit- unë nuk kam dëgjuar lajme rreth asaj që po ndodh në botë dhe rreth situatës aktuale, atëherë sigurisht askush nuk mund të më sulmojë mua dhe vëllezërit e mi si unë në bazë të urtësisë së qeverisë, të ligjeve të politikës dhe të parimeve të drejtësisë, dhe në qoftë se ata do të sulmonin, do ta bënin këtë për shkak të iluzioneve ose për shkak të urrejtjes dhe të kryeneçësisë.

Parimi i Tretë: Unë jam i detyruar të jap detajet e zgjatura vijuese të kundërshtimeve të pakuptimta dhe të panevojshme të prokurorit të përgjithshëm të gjykatës së mëparshme, të cilat ai i bëri për shkak të një keqkuptimi jo lidhur me ligjin por për dashurinë e tij me fanatizëm ndaj një personi të vdekur.

Së Pari: para se të binte në duart e qeverisë, unë e trajtova Rrezen e Pestë si private dhe të fshehtë; dhe pavarësisht kërkimeve që u bënë, qeveria nuk gjeti tek unë asnjë kopje të saj. Gjithashtu qëllimi i kësaj trajtese ishte vetëm të shpëtonte njerëzit e zakonshëm nga dyshimet lidhur me besimin e tyre dhe nga mohimet lidhur me hadithet alegorike. Ajo trajtesë i shikon aspektet e kësaj dynjaje të haditheve veçse në mënyrë indirekte, në vend të tretë ose të katërt. Parashikimet që ajo bën, janë të vërteta. Për më tepër, ajo nuk i kundërshton politikanët dhe as njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje; ajo vetëm bën parashikime. Gjithashtu ajo nuk specifikon ndonjë person. Ajo shpjegon në mënyrë të përgjithshme një kuptim të vërtetë të një hadithi. Por ata e zbatuan atë të vërtetë të përgjithshme për një person të tmerrshëm që jetoi në këtë shekull, dhe që iu përshtat plotësisht atij. Prandaj ata e kundërshtuan atë, duke e supozuar se kjo trajtesë ishte shkruar në këto vite. Në fakt origjinali i kësaj trajtese ishte më përpara se të hyja në “Darul-Hikme” por ajo më vonë u vendos në rregull dhe u përfshi në Risale-i Nur. Kjo ishte si më poshtë vijon:

Para dyzet viteve, në vitin para shpalljes së kushtetutës,[6] unë erdha në Stamboll. Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë japoneze u kishte drejtuar disa pyetje Ulemave -dijetarëve- të asaj kohe të Stambollit. Hoxhallarët e Stambollit më pyetën mua rreth tyre. Ata më bënë edhe shumë pyetje të tjera lidhur me këtë.

Dhe brenda këtyre pyetjeve, ata më pyetën, për shembull, rreth një hadithi, i cili thotë: “Në fundin e kohës, një individ i tmerrshëm do të shfaqet në mëngjes dhe në ballin e tij do të jetë e shkruar: ky është kafir -mohues”.[7]

Unë  u thashë: Ky person i çuditshëm do të vijë për të drejtuar këtë komb; ai do të ketë vënë në kokë një kapele strehëgjërë dhe do t’i bëjë edhe të tjerët ta veshin atë -ta vënë.”

Pasi e morën këtë përgjigje, ata më pyetën: “A nuk do të jenë kafira -mohues- ata që do ta vënë në kokë atë?” Unë u thashë: Ata do të detyrohen që ta vënë në kokë atë kapele strehëgjërë; kur kapelja të vihet në kokë, do të thotë: Mos bëj sexhde! Por besimi në kokat e atyre që e veshin atë kapele strehëgjërë, do ta bëjë atë kapele të bie në sexhde, në dashtë Allahu, dhe do ta fusë në islam”.

Pastaj ata thanë: Ky person do të pijë ujë, dhe do t’i shpohet dora e tij, dhe ai nëpërmjet kësaj do të njihet se është Sufjani.

Unë u thashë atyre në përgjigje: “Thuhet zakonisht për dikë që është shumë prishanik se ai ka një vrimë në dorën e tij. Domethënë ai nuk mund të mbajë asgjë në të. Paraja nuk mund të rrijë në dorën e tij, ajo rrjedh prej tij dhe humbet.

Dhe kështu, ai person i tmerrshëm dhe i çuditshëm do të jetë i sprovuar me alkool, raki (që është e lëngshme); dhe pija do ta bëjë atë të sëmurë, dhe ai do të bëhet tepër prishanik, dhe do t’ua bëjë zakon edhe të tjerëve që të jenë prishanikë”.

Pastaj, njëri prej tyre pyeti: Kur të vdesë ky person Shejtani do të shpallë me zë të lartë për dynjanë në zonën Dikili Tash në Stamboll, “Filani vdiq”.

Unë u thashë: Ky lajm do të shpallet nëpërmjet telegrafit”, por unë kur dëgjova më vonë për shpikjen e radios, mësova se përgjigjja ime e hershme nuk do të kishte qenë e plotë… Dhe thashë pas tetë vitesh kur isha në “Darul-Hikmeh”: shejtani do ta shpallë njoftimin për të gjithë botën nëpërmjet Radios”.

Pastaj ata më bënë shumë pyetje rreth Barrierës -pengesës- së Dhul-Karnejnit, për Xhuxh Maxhuxhët, për Dabetul-Erd, për Dexhalin dhe për zbritjen e Isait-Jezusit-a.s., dhe unë iu përgjigja atyre. Në fakt, përgjigjjet janë shkruar pjesërisht në trajtesat e mia të vjetra. Pas një periudhe kohe, Mustafa Qemali dërgoi dy letra me kod, me shifra-tek një shoku im Tahsin Bej i cili në atë kohë ishte guvernator -vali- i qytetit të Vanit, dhe më bëri thirrje për në Ankara që të më shpërblente që kisha botuar trajtesën EL-Hutuvat es-sitte,[8] Gjashtë Sulmet dhe unë shkova. Meqenëse Shejh Sanusi nuk e njihte kurdishten, u propozua që unë të merrja vendin e tij si “predikues i përgjithshëm” për provincat lindore me një pagë treqind lira. Gjithashtu m’u ofrua edhe një post si një deputet, dhe posti im i mëparshëm së bashku me anëtarët e tjerë të Dar-el-Hikmeh brenda Drejtorisë së çështjeve të fesë. Për më tepër, duke u miratuar nga njëqind e gjashtëdhjetë e tre prej dyqind deputetëve, u caktua -u dhanë njëqind e pesëdhjetë mijë lira për Medresetu Ez-Zehra, për universitetin tim në lindje, themelet e të cilit unë i kisha vendosur në Van, dhe kjo u pranua.

Por kur vërejta se parashikimet e origjinalit të Rrezes së Pestë, përshtateshin duke u bërë realitet mbi një person të cilin e pashë atje, u detyrova që t’i braktisja ato detyra të rëndësishme, pasi formova bindje se do të ishte e pamundur të kuptohesha me këtë person, apo të bashkëpunoja me të, apo të qëndroja në këmbë para tij; dhe unë i flaka çështjet e dynjasë, çështjet e politikës dhe jetën shoqërore, dhe të gjithë kohën time ia kushtova vetëm shpëtimit të imanit. Megjithatë një numër prej zyrtarëve të padrejtë dhe tiranë më detyruan të shkruaja dy ose tre trajtesa të cilat shikonin tek dynjaja.

Më vonë, në lidhje me disa pyetje të bëra nga disa persona rreth haditheve alegorike të cilat japin njoftimet për ngjarjet në fundin e kohës, unë e risistemova atë trajtesë të vjetër. Ajo mori emrin e Rrezes së Pestë. Risale-i Nuri nuk mund të numërohet kronologjikisht. Për shembull, Letra e Tridhjetë e Tretë u shkrua para Letrës së Parë, dhe origjinali i Rrezes së Pestë dhe disa pjesë të tjera u shkruan para Risale-i Nurit. Sidoqoftë… kundërshtimet e paligjshme, të panevojshme dhe të pasakta dhe pyetjet e prokurorit të përgjithshëm, të bëra për shkak të dashurisë me fanatizëm ndaj Mustafa Qemalit, më detyruan t’i jepja këto shpjegime jashtë subjektit. Unë do të jap këtu si një shembull disa gjëra krejtësisht personale dhe të paligjshme që ai i tha në emrin e ligjit. Ai tha:

“A nuk je i penduar sinqerisht për atë çfarë ke sjellë në Rrezen e Pestë? Pasi ti e ke fyer dhe e ke poshtëruar kur the për të: “Ai është bërë si pompë uji nga pirja e shumtë e verës dhe e rakisë”. Unë them në përgjigje ndaj këtij fanatizmi krejtësisht të pakuptim dhe të gabuar që buron nga dashuria për të: “Fitorja dhe nderi i një ushtrie heroike nuk mund t’i atribuohet vetëm atij; ai mund të ketë vetëm një pjesë të saj. Do të ishte tiranike dhe një padrejtësi e madhe në qoftë se plaçkat e luftës, pasuritë dhe furnizimet -racionet- e një ushtrie do t’i jepeshin që të gjitha komandatit të saj. Po, ai prokuror i përgjithshëm, ashtu siç më akuzoi që unë nuk e dua atë njeri të padrejtë dhe me shumë të meta, thjesht duke më akuzuar mua si një tradhtar, po ashtu unë e akuzoj atë se nuk e do ushtrinë, pasi ai ia atribuon të gjithë nderin dhe të gjithë plaçkat morale njeriut të cilin ai do, duke e privuar ushtrinë prej të gjithë lavdisë.

Realiteti është se gjërat pozitive, dhe shembujt e mirësisë dhe të virtytit duhet të shpërndahen midis komunitetit dhe ushtrisë, dhe gjërat negative, shkatërrimi dhe të metat, i atribuohen drejtuesit. Sepse ekzistenca e diçkaje është e varur nga ekzistenca e të gjitha kushteve dhe elementeve të saj, dhe komandanti është vetëm se njëri prej kushteve. Ndërsa mosekzistenca e një gjëje dhe shembja e saj, ndodh nëpërmjet ekzistencës së njërit prej kushteve dhe të elementeve të saj duke u prishur dhe duke u shkatërruar.

Shembujt e të mirës dhe të virtyteve, tek pjesa më e madhe, janë pozitive dhe i përkasin ekzistencës. Udhëheqësit nuk mund t’i pretendojnë ato. Shembujt e së keqes dhe të të metave janë shkatërruese dhe i përkasin mosekzistencës, dhe udhëheqësit janë përgjegjës për to.

Meqenëse realiteti është ky, atëherë si mund t’i thuhet kryetarit të një fisi, i cili arriti fitore “Të Lumtë, o Hasan Aga”? Dhe në qoftë se ai fis mposhtet, u drejtohen fyerjet dhe sharjet individëve të atij fisi? … Dhe kjo gjykohet të jetë e kundërta e së vërtetës.

Dhe kështu, në emrin e gjykatës, prokurori i përgjithshëm më ngarkoi me faj dhe më akuzoi dhe veproi në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin.

Ashtu si shembulli i gabimit të këtij personi, më erdhi një person para Luftës së Parë Botërore kur unë isha në qytetin e Vanit; disa persona fetarë e të devotshëm më thanë: “Disa nga komandantët ushtarakë veprojnë në kundërshtim me fenë. Prandaj, eja dhe bashkohu me ne; ne do të rebelohemi kundra tyre”.

Unë u thashë: Ato sjellje të këqija dhe ato akte jofetare janë të veçanta për komandantët si ata; ushtria nuk mund të mbajë përgjegjësi për të. Në këtë ushtri Osmane mund të gjenden njëqind mijë prej Evlijave të Allahut. Unë nuk mund ta nxjerr shpatën time kundra kësaj ushtrie, prandaj unë nuk mund të bashkohem me ju. Këta më lanë mua, nxorën shpatat e tyre dhe ndodhi ngjarja e pafrutshme e Bitlisit.[9] Pak më vonë shpërtheu lufta, ushtria mori pjesë në të, në emrin e fesë; ajo hyri në xhihad, dhe njëqind mijë martira prej saj u ngritën në shkallën e shenjtërisë -të Evlijave. Ata konfirmuan atë çfarë unë thashë, duke nënshkruar shkallët për shenjtërinë e tyre me gjakun e tyre.

Sidoqoftë unë u detyrova që ta zgjas pak, dhe për këtë më shtynë sjelljet e prokurorit të përgjithshëm i cili veproi me tallje ndaj meje dhe ndaj Risale-i Nurit për shkak të ndjenjave të gabuara, të parëndësishme dhe të anshmërisë, në emrin e drejtësisë, një shenjë e pamohueshme e së cilës është paprekshmëria, qëndrueshmëria ndaj të gjitha ndjenjave dhe jashtë ndikimeve.

Parimi i Katërt: Pas shqyrtimit me imtësi për katër muaj të qindra kopjeve të trajtesave dhe të letrave, Gjykata e Eskishehirit mundi të jepte dënimin me gjashtë muaj burg vetëm për pesëmbëdhjetë prej njëqind e njëzet vetëve, dhe një vit për mua, për shkak të pesëmbëdhjetë fjalëve në një ose në dy prej njëqind trajtesave. Ata shpallën pafajësinë time në çështjet e formimit të ndonjë tarikati Sufi, të organizatave politike, dhe për çështjen e kapeles, dhe ne e kryem afatin e dënimit. Pastaj në Kastamonu, ata nuk gjetën asgjë për të më dënuar megjithëse kërkuan, shqyrtuan dhe hetuan shumë për disa herë. Dhe para disa vitesh në Isparta të gjitha pjesët e Risale-i Nurit pa përjashtim, si ato private po ashtu edhe të tjerat, ranë në duart e autoriteteve. Ato u rikthyen tek pronarët e tyre veçse pas tre muajsh hetimi e shqyrtimi. Dhe pas disa vitesh, të gjitha pjesët e Risale-i Nurit mbetën për dy vjet në gjykatat e Denizlit dhe të Ankarasë, pastaj ato të gjitha u rikthyen tek ne.

Meqenëse fakti është ky, ata të cilët më akuzojnë mua, Risale-i Nurin dhe studentët e Risale-i Nurit, që flasin në emër të ligjit por që veprojnë me urrejtje dhe na qortojnë e na fyejnë nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve personale dhe në mënyrë të paligjshme; kjo nuk do të thotë akuzë vetëm kundra nesh por, para kësaj, do të thotë akuzë kundra Gjykatave të Eskishehirit dhe të Kastamonusë, dhe do të thotë të akuzosh nëpunësit e rendit në atë provincë; gjithashtu do të thotë akuzë ndaj sistemit të drejtësisë në Isparta, ndaj Gjykatës së Denizlit dhe ndaj Gjykatës së krimeve të rënda në Ankara. Domethënë ata i bëjnë të gjithë ato institucione ortakë në krimin tonë (në qoftë se kemi ndonjë faj). Sepse në qoftë se ne do të kishim pasë ndonjë faj, kjo do të thotë se ato autoritete të sigurisë në tre provincat e tjera ose në katër nuk paskan mundur të shohin gjë pavarësisht hetimit të hollë dhe shqyrtimit me imtësi, ose ato e kanë parë, por kanë mbyllë sytë, sikur ato dy gjykata nuk paskan mundur ta njohin ndonëse bënë kontroll të imët për dy vite ose nuk paskan lexuar me vëmendje e me interesim; dhe kjo i bën ato autoritete më fajtore se sa neve. Sidoqoftë, në qoftë se ne do të kishim pasë dëshirë për të ndërhyrë në çështjet e kësaj dynjaje, nuk do të kishte qenë zëri që del prej nesh si një zëzëllimë e mizës, por do të kishte qenë një zë ushtues si gjylet e topave.

Po, një njeri që është mbrojtur fuqishëm e ndikueshëm dhe pa pasë frikë përpara Gjykatës ushtarake pas incidentit të tridhjetë e një Marsit[10] në Bitlis, dhe në zyrën e kryetarit të parlamentit përballë zemërimit të Mustafa Qemalit… Si mund të akuzohet ky person se paska drejtuar në mënyrë të fshehtë komplote politike gjatë tetëmbëdhjetë viteve dhe pa e kuptuar askush? Padyshim ai që bën një akuzë të tillë, sigurisht që është tendencioz -i anshëm. Ne kemi shpresë se ashtu si prokurori i përgjithshëm i Denizlit, prokurori i përgjithshëm i Afjonit do të na shpëtojë neve nga e keqja dhe nga akuzat e njerëzve të tillë, dhe të demonstrojë drejtësinë.

Parimi i Pestë: Një parim i rëndësishëm i studentëve të Risale-i Nurit është që me sa të jetë e mundur ata të mos ndërhyjnë në politika, as në çështjet e administratës dhe as në aktivitetet e qeverisë, dhe këtë ta bëjnë për arsye që të punojnë me sinqeritet në shërbimin ndaj Kur’anit pasi ky shërbim u mjafton atyre, dhe i bën ata të panevojshëm për gjëra të tjera.

Gjithashtu, askush që hyn në politikë, midis rrymave të fuqishme që sundojnë tani, nuk mund ta ruajë pavarësinë dhe sinqeritetin e tij; sepse ndonjëra prej këtyre rrymave do ta tërhiqte atë për tek vetja dhe do ta bënte të punonte për llogari të saj dhe do ta shfrytëzonte për qëllimet e saja të kësaj bote; gjë kjo që do të çonte në prishjen e shenjtërisë së punës dhe të shërbimit të tij.

Gjithashtu, në luftën materiale, për shkak të tiranisë dhe të despotizmit të skajshëm që sundojnë në këtë shekull, ai do të duhej të shtypte përkrahës të shumtë të pafajshëm të një personi për shkak të gabimit që ai person ka bërë. Ose ai përndryshe do të shpartallohej. Gjithashtu do të dukej me shikimin e atyre që kanë braktisur fenë për dynjanë, ose që e shfrytëzojnë atë, se të vërtetat e shenjta të Kur’anit, të cilat nuk mund të shfrytëzohen për asgjë, janë shfrytëzuar për propagandë politike. Gjithashtu çdo klasë e njerëzve, përkrahës dhe kundërshtarë, zyrtarë dhe njerëz të zakonshëm, duhet të kenë një pjesë prej atyre të vërtetave dhe që të gjithë kanë nevojë për to. Prandaj, Studentët e Risale-i Nurit duhet t’u shmangen krejtësisht politikave dhe luftës materiale, dhe në asnjë mënyrë të mos përfshihen në to, me qëllim që ata të mund të mbeten krejtësisht të paanshëm.

Parimi i Gjashtë: Risale-i Nuri nuk duhet të sulmohet në këtë çështje për shkak të gabimeve të mia personale ose të atyre prej disave nga vëllezërit e mi. Ai është i lidhur drejtëpërdrejtë tek Kur’ani, dhe Kur’ani është i lidhur tek Arshi Madhështor. Kush e ka aftësinë ta shtrijë dorën e tij dhe ta zgjidhë, ta zbërthejë? Gjithashtu siç tregohet nga tridhjetë e tre vërsetet e Kur’anit, dhe me tre kerametet e së padukshmes të Imam Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe me parashikimin e së padukshmes të Shejh Gejlanit, iu shenjtëroftë sekreti, Risale-i Nuri ka kryer një shërbim të jashtëzakonshëm për këtë vend dhe është një burim për bereqet material dhe për shkëlqim shpirtëror për të, dhe prandaj Risale-i Nuri nuk mund të mbajë përgjegjësi për gabimet tona personale të papërfillshme, kjo është e pamundur dhe nuk lejohet kurrë që të mbahet përgjegjës. Përndryshe ky vend do të përballet me humbje dhe me dëme të mëdhaja materiale dhe shpirtërore që do të jenë të pamundura të riparohen.

Në dashtë Zoti xh.sh., sulmet dhe intrigat djallëzore kundra Risale-i Nurit prej ateistëve armiqësorë ndaj nesh do të dështojnë, sepse studentët e tij nuk mund të krahasohen me të tjerët, ata nuk mund të shpërndahen dhe as të bëhen që ta braktisin; nëpërmjet ndihmës dhe përkujdesjes së Allahut, ata nuk do të shpartallohen. Në qoftë se nuk do t’i kishte ndaluar Kur’ani ata prej mbrojtjes fizike… ata studentë, të cilët janë kudo dhe që kanë fituar dashurinë e masave të këtij kombi dhe vlerësimin e tij, këtë vlerësim i cili konsiderohet si një gjë vitale -si gjaku i jetës- së këtij kombi, nuk do të përfshiheshin kurrë në ngjarje të papërfillshme e të pafrutshme si Shejh Saidi[11] dhe si Ngjarjet e Menemenit.[12]

Në qoftë se ata -Ruajna Zot!- do të persekutoheshin deri në atë pikë që do të detyroheshin, dhe Risale-i Nuri do të sulmohej, atëherë ateistët dhe hipokritët të cilët mashtruan qeverinë, padyshim që do të pendoheshin rëndë, do të bëheshin një mijë herë më shumë pishman.

Shkurtazi: Meqenëse ne nuk ndërhyjmë në botët e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, edhe ata gjithashtu nuk duhet të ndërhyjnë në punën tonë për Ahiret dhe në shërbimin tonë për besimin.

* * *

 

[Unë jam duke treguar këtu një kujtesë të vjetër dhe një anektodë të këndshme, nëpërmjet mbrojtjes, rreth gjykatës së Eskishehirit, dhe që ka mbetur e fshehur gjer tani dhe nuk u shkrua në raportet zyrtare të qeverisë, as nuk është përfshirë në Fjalët e mia Mbrojtëse.]

Ata më pyetën mua atje: Çfarë mendon ti rreth sistemit të Republikës?” Unë u përgjigja: Ashtu siç e provon biografia ime që gjendet tek ju, unë kam qenë një republikan fetar përpara gjithësecilit prej jush, me përjashtim të kryetarit të Gjykatës që është i përparuar në moshë. Një përmbledhje e kësaj është sa vijon: Unë po jetoja në atë kohë, në një vend të veçuar -ashtu si gjendja ime e tanishme- nën kubenë e këtij varri të zbrazur. Ata më binin mua supë, dhe unë ua jepja thërrimet e bukës mizave. Unë e haja bukën time duke e zhytur atë në supë. Ata më pyetën për shkakun dhe unë u thashë: kombet e mizave dhe të bletëve janë republikanë. Unë ua jap thërrimet mizave nga respekti për republikanizmin e tyre”.

Atëherë ata më thanë: Ti me këtë po kundërshton “Es-Selefu es-salih” “Gjeneratat e të drejtëve të hershëm të islamit”. Unë u thashë në përgjigje: Katër kalifët e drejtë ishin edhe kalifë dhe njëkohësisht edhe presidentë Republikanë. Ebu Bekri i Drejtë, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishte padyshim, si presidenti për Dhjetë të përgëzuarit me Xhennet dhe për sahabët e nderuar. Por jo nën këtë emër apo formë të zbrazur, përkundrazi, gjithësecili prej tyre ishte president republike dhe fetar që mbante kuptimin e drejtësisë së vërtetë dhe të lirisë në përputhje me sheriatin”.

Atëherë, o prokurori i përgjithshëm dhe o anëtarët e Gjykatës! Ju po më akuzoni mua tani për kundërshtimin e një ideje të cilën e kam pasë qysh prej pesëdhjetë viteve.

Ndërsa në qoftë se ju më pyesni rreth republikës sekulariste -laike-, ajo çfarë unë kuptoj prej saj është se sekular -laik- do të thotë të jesh i paanshëm; domethënë, një qeveri, e cila në përputhje me parimin e lirisë së ndërgjegjjes, nuk ndërhyn as tek ateistët dhe të shthururit dhe as tek njerëzit e fesë dhe të takvasë -devocionit. Unë tani nuk i njoh situatat politike dhe gjendjet në të cilat jeton qeveria e Republikës dhe çfarë forme ka marrë, sepse unë jam i veçuar nga jeta shoqërore qysh prej njëzet e pesë vitesh; në qoftë se ajo ka marrë një formë të tmerrshme veprimi për llogari të ateizmit dhe ka filluar të miratojë ligje të cilat dënojnë atë që punon për Ahiretin e tij dhe për besimin e tij – Ruajna Zot!, unë them për ju pa frikë se, në qoftë se do të kisha një mijë shpirtëra, unë nuk do të ngurroja që t’i sakrifikoja në rrugën e besimit tim dhe të Ahiretit tim. Bëni çfarë të doni! Fjala ime e fundit është:  “Dhe Allahu vetëm na mjafton neve, dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”. Në qoftë se ju do të më dënonit padrejtësisht me vdekje ose me burgosje me punë të rënda, unë them: Ashtu siç ka zbuluar e treguar Risale-i Nuri me siguri absolute, unë nuk do të ekzekutohem, por do të lirohem dhe do të shkoj në botën e dritës dhe të lumturisë. Sa për ju, o armiqtë tonë të fshehur e të maskuar që na shtypni për llogari të çudhëzimit!, Meqenëse unë e di se ju do të dënoheni me asgjësim të përjetshëm dhe me burgim të vetmuar, dhe unë e kam parë këtë, unë e kam marrë krejtësisht hakun mbi ju. Unë jam gati ta dorëzoj shpirtin tim me një qetësi të plotë. Këtë ua thashë atyre.

Parimi i Shtatë: Si rrjedhojë e hetimeve sipërfaqësore -që u zhvilluan në vende të tjera-, neve na akuzoi Gjykata e Afjonit për përpjekje për të ngritur një shoqëri politike. Përgjigjja ime është kjo:

Së Pari: Siç dëshmohet nga të gjithë ata të cilët më kanë shoqëruar, unë nuk kam lexuar asnjë gazetë qysh prej nëntëmbëdhjetë vitesh, as nuk ia kam vënë veshin ndonjërës, dhe as nuk kam pyetur për ndonjë; dhe për dhjetë vjet e pesë muaj unë nuk kam marrë asnjë njoftim përveç shpartallimit të Gjermanisë dhe rrezikut të komunizmit, dhe unë nuk kam qenë kurioz, dhe nuk i kam njohur. Një person i tillë sigurisht që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me politikat, dhe asnjë lidhje me ndonjë shoqëri politike.

Së Dyti: Njëqind e Tridhjetë pjesët e Risale-i Nurit janë të gjitha të pranishme për të gjithë për t’i parë. Duke kuptuar se ato nuk përmbanin asnjë qëllim tjetër përveç të vërtetave të besimit, Gjykata e Eskishehirit nuk i kundërshtoi ato me përjashtim të një ose dy pjesëve, dhe Gjykata e Denizlit nuk e kundërshtoi fare asnjërën; dhe pavarësisht se ishim nën mbikëqyrje për tetë vite, forcat e mëdhaja policore të Kastamonus nuk mundën të gjenin asnjë për të akuzuar përveç dy personave që më ndihmonin në çështjet e mia dhe tre personave të tjerë, dhe ato akuza ishin thjesht pretekste. Kjo është një provë vendimtare se studentët e Risale-i Nurit në asnjë mënyrë nuk janë një shoqëri politike. Ndërsa, në qoftë se koncepti i “Shoqërisë” tek prokuroria e përgjithshme është një xhemat besimi që punon për ahiretin e tij, ne do të thonim në përgjigje:

Në qoftë se emri “Shoqëri” do t’u jepej studentëve të universitetit dhe zejtarëve, ajo gjithashtu mund të aplikohet edhe për ne -me këtë konceptim. Por në qoftë se ju na quani ne një xhemat që do të prishë sigurinë e brendshme duke shfrytëzuar ndjenjat fetare, ne do të përgjigjeshim:

Fakti se në asnjë vend për një periudhë më shumë se njëzet vite në këto kohë të stuhishme, studentët e Risale-i Nurit nuk e kanë thyer rregullin e brendshëm dhe nuk e kanë prishur rendin publik, dhe asnjë incident i tillë nuk është regjistruar as nga qeveria dhe as nga ndonjë gjykatë, -ky fakt- e hedh poshtë këtë akuzë. Ndërsa, në qoftë se pandehni se forcimi i ndjenjave të besimit do të çojë në të ardhmen në prishjen e sigurisë së brendshme dhe se kjo është ajo çfarë ju synoni kur na drejtoni akuzën e “shoqërisë”, atëherë ne themi:

Së Pari: Të gjithë predikuesit -me në krye drejtorinë e çështjeve fetare- kryejnë të njëjtin shërbim.

Së Dyti: Studentët e Risale-i Nurit nuk janë vetëm larg prishjes së sigurisë, rendit dhe të stabilitetit, por ata punojnë me të gjithë fuqinë e tyre dhe me të gjithë bindjen për ta ruajtur kombin prej anarkisë dhe shkatërrimit dhe përpiqen me të gjitha mundësitë për të ruajtur rendin publik dhe sigurinë.

Dëshmia për këtë është përmendur në Pesë Parimet.

Po, ne jemi një xhemat -komunitet- dhe qëllimi dhe programi ynë është që së pari të shpëtojmë veten tonë dhe pastaj kombin tonë prej asgjësimit të përhershëm dhe prej burgimit të vetmuar në Botën e ndërmjetme, dhe për të mbrojtur bashkëkombësit prej anarkisë dhe paligjshmërisë -shthurjes-, dhe për t’i mbrojtur vetet tona me të vërtetat e besimit të Risale-i Nurit kundra ateizmit, i cili është një mjet për të shkatërruar jetët tona në këtë botë dhe në tjetrën.

Parimi i Tetë: Ata na drejtojnë akuza duke u mbështetur në disa fjali të ashpra që kanë ardhur në Risale-i Nur dhe duke u mbështetur në disa hetime sipërfaqësore që u zhvilluan në disa vende, dhe ne në përgjigje të kësaj, themi: Meqenëse qëllimi ynë është besimi dhe Ahireti dhe ai nuk është në luftë e në konfrontim me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje; Dhe meqenëse ashpërsia, kundërshtimi i pjesshëm e shumë i pakët që ka ardhur në një ose në dy trajtesa nuk ishte i synuar nga ana jonë -ndoshta ne u përplasëm me ta në kalim kur po përparonim drejt qëllimit tonë-, prandaj ky nuk mund të konsiderohet qëllim politik. Dhe meqenëse mundësitë -gjasat- janë një gjë dhe ndodhitë janë diçka tjetër, dhe ajo për të cilën ne jemi akuzuar është një prishje e mundshme e rendit publik, dhe jo se e kemi prishur, kjo është një akuzë e kotë dhe e pakuptim, dhe i ngjason akuzës ndaj një personi për krimin e vrasjes, thjesht se është e “mundur” që ai ta bëjë një veprim të tillë. Dhe meqenëse Gjykatat në Eskishehir, në Kastamonu, në Isparta dhe në Denizli nuk mundën të gjenin -pavarësisht hetimeve të tyre të rrepta- asgjë që të përbënte një krim real dhe asnjë provë akuze në mijëra kopje të Risale-i Nurit dhe në letrat e shkëmbyera midis dhjetëra mijëra njerëzve gjatë njëzet viteve; dhe megjithëse Gjykata e Eskishehirit nuk gjeti asgjë përveç se një letre të vogël, ajo u detyrua të përdorë nën një artikull të një ligji ‘elastik’, për të na ngarkuar me përgjegjësi, dhe mundi vetëm të jepte një dënim me gjashtë muaj burgim për pesëmbëdhjetë prej njëqind vetave, në një mënyrë që ata duhej t’i kishin dënuar të gjithë ata që jepnin mësim fetar.

Në qoftë se do të supozonim se do të ndodhej një person midis jush -si ne-dhe të hetoheshin njëzet prej letrave të tij të cilat i ka shkruar gjatë një viti… në qoftë se do të realizohej kjo, a nuk do të ishte e mundur të gjendeshin në këto letra njëzet fjali që do ta turpëronin dhe do ta vinin para përgjegjësisë? Prandaj, fakti se në njëzet mijë kopje prej trajtesave dhe letrave prej njëzet mijë njerëzve ata nuk mundën të gjejnë njëzet fjali të dënueshme, tregon se qëllimi i Risale-i Nurit është vetëm Ahireti. Ai nuk ka lidhje me dynjanë.

* * *

 

Parimi i Nëntë: Ashtu si me çështjet të cilat prokurori i drejtë i Gjykatës së Denizlit i përfshiu në akuzë për shkak të raporteve të padrejta dhe sipërfaqësore të vendeve të tjera, po kështu me Gjykatën e Afjonit -siç u tregua nga ajo që ne përjetuam ndërsa pyeteshim-, pretekstet janë bërë me qëllim që ne të akuzohemi lidhur me të njëjtat çështje, dhe me letra të padatuara -pa datë- dhe me korrespondenca që janë bërë gjatë njëzet ose pesëdhjetë ose dhjetë viteve. Dhe Rrezja e Pestë -përgjigjjet vendimtare të së cilës gjenden në parimin e tretë të lartëpërmendur dhe në Pyetjen e Dytë të peticionit tim që u përmend më parë -dhe katër ose pesë trajtesat prej njëqind e tridhjetë trajtesave të Risale-i Nurit, dhe një numër prej trajtesave që qenë hetuar nga Gjykata e Eskishehirit dhe për të cilat u krye dënimi, më vonë u përfshinë nga ligjet e amnistisë dhe morën pafajësinë prej Gjykatës së Denizlit- dhe tani përpiqen që të gjejnë pretekste të kota prej atyre letrave që të jenë si mjete akuze për ne.

Sa Çudi! Ai i cili, nëpërmjet një fjalimi të tij, nënshtroi tetë batalione ushtrie në ngjarjen e 31 Marsit, të cilat nuk ia kishin vënë veshin as Shejhul Islamit dhe as fjalës së Ulemave -dijetarëve. A është e mundur që ai t’i bindte e t’i mashtronte vetëm gjatë tetë viteve shembullin e këtyre burrave? Dhe a mund të thuhet se ai vetëm mundi të mashtronte pesë burra në një provincë të madhe, në provincën e Kastamonus?

Sepse ju i nxorët të gjitha librat e mi dhe letrat private, të fshehta dhe të hapura në Kastamonu prej poshtë stivës së druve, dhe pasi i studiuat ato për tre muaj, nuk mundët të gjenit në atë provincë të madhe, në atë qytet të madh, veçse Fejziun, Eminin, Hilmiun, Teufikun dhe Sadikun. Sepse Fejziu dhe të tjerët kishin kryer disa shërbime personale për mua për hir të Zotit xh.sh., ata i dërguan në burg bashkë me tre vëllezër dhe me tre a katër të tjerë që i gjetën në Emirdag, të cilët më ndihmuan mua për tre vite e gjysëm. Në qoftë se unë do të kisha bërë çfarë deklaroi ai raport sipërfaqësor, nuk do të kisha mashtruar pesë apo dhjetë njerëz por pesëqind ose ndoshta pesë mijë ose madje pesëqind mijë. Ashtu si tek Gjykata e Denizlit unë shfaqa shumë gabime në raportet e policisë, po kështu këtu unë do të tregoj një ose dy shembuj:

Ata na akuzuan për “prishje feje” për shkak se, duke ndjekur një zakon islamik të praktikuar qysh nga koha e profetit a.s.m., unë përpilova një “Hizb Kur’ani” si një ‘en’ame’ e madhe prej qindra vërseteve të mirënjohura të cilët formojnë bazat e Risale-i Nurit.

Gjithashtu, ata donin të na dënonin duke na treguar se trajtesa rreth veshjes islame u shkrua dhe u botua në këtë vit, ndonëse unë tashmë e kam kryer një vit dënim për të, dhe unë e konsideroja atë trajtesë si private, dhe siç u njoftua në raportin e policisë, ajo u nxor prej nga poshtë stivës së druve. Pastaj, kur unë e kundërshtova me fjalë të ashpra atë person të njohur i cili mori kryesinë e qeverisë në Ankara, dhe ai nuk u përgjigj por preferoi heshtjen, veçse ama pas vdekjes së tij, realiteti i hadithit sherif e shfaqi gabimin e tij- të cilin e kisha shkruar para dyzet viteve- dhe ai realitet dhe ato kritika që ishin të natyrshme e të domosdoshme, dhe që i kishim marrë si private, të përgjithshme dhe jo veçanërisht për atë person, prokurori i përgjithshëm e aplikoi atë në kuptim të fjalëpërfjalshëm mbi atë person dhe e bëri një shkelje të dënueshme, dhe boshtin e përgjegjësisë mbi ne. A mund të ketë ndonjë krahasim midis hirit ose kujtimit të një njeriu që është i vdekur, është larguar dhe që nuk ka më asnjë lidhje me qeverinë, dhe midis ligjeve të drejtësisë së Allahut të Gjithëfuqishëm, që janë një manifestim i Sovranitetit të Tij xh.sh.?

Gjithashtu, liria e ndërgjegjjes e cila -prej parimeve të adoptuara nga qeveria e Republikës- është njëra tek e cila ne jemi mbështetur më shumë dhe me të cilën jemi mbrojtur, është bërë diçka që ne e kemi dhunuar, dhe sikur ne po e kundërshtojmë atë.

Gjithashtu, për shkak se unë kritikova të këqiat dhe të metat e civilizimit, gjëra të paimagjinueshme më janë atribuar mua në raportet e policisë: sikur unë nuk pranoj përdorimin e radios[13], të aeroplanëve dhe të trenave; ata më akuzojnë për qënien time si kundërshtar për progresin e civilizimit modern. Duke bërë një krahasim me këto shembuj, në dashtë Zoti xh.sh., ashtu si prokurori i përgjithshëm i drejtë dhe i paanshëm i Denizlit, edhe Gjykata e Afjonit do të shfaqë se sa në kundërshtim me drejtësinë është ky trajtim, dhe nuk do t’u japë asnjë rëndësi iluzioneve në ato raporte policie.

Gabimi më i çuditshëm është ky: Aeroplani, treni dhe radioja të cilat konsiderohen prej mirësive të mëdhaja të Allahut Fuqiplotë; këto mirësi duhet të takohen duke i bërë falënderime të panumërta Allahut; por meqenëse njerëzimi nuk iu përgjigj atyre me falënderime, ranë mbi kokat e tyre bombat e avionëve.

Gjithashtu edhe radioja është një mirësi e madhe Hyjnore, dhe falënderimet për të mund të tregohen duke e bërë atë një recituese Kur’ani me miliona gjuhë, duke i lejuar të gjithë njerëzit në faqen e tokës që ta dëgjojnë. Gjithashtu unë thashë kur shpjegova në Fjalën e Njëzet se Kur’ani parashikon dhe bën njoftime për çudirat e civilizimit aktual, dhe shpjeguam në të, kur treguam njërën prej shenjave dhe aluzioneve të vërsetit, se mohuesit do ta mposhtin botën islame nëpërmjet trenit. Dhe në kohën kur unë i nxisja myslimanët për tek këto çudira të qytetërimit, disa prokurorë të përgjithshëm të gjykatave të mëparshme i bënë këto si bazat për të na akuzuar neve, sikur unë i kundërshtokam këto shpikje.

Pastaj njëri prej tyre tha: Emri Risale-i Nur vjen nga Drita e Kur’anit Kerim, domethënë, inspirohet prej tij, dhe është trashëgimtare, dhe kryen detyrën e mesazhit të Sheriatit të profetësisë. Dhe prokurori i përgjithshëm i dha një kuptim të gabuar dhe e bëri bazën e akuzave të tjera, sikur unë paskam thënë, se Risale-i Nuri është një Resul -Profetësi Hyjnore. Unë gjithashtu kam provuar me argumente vendimtare në njëzet vende në Fjalët e mia mbrojtëse: Se ne nuk e bëjmë fenë, as Kur’anin, dhe as Risale-i Nurin një mjet apo një instrument as sikur të fitohej e gjithë bota, ato nuk mund të shfrytëzohen kurrë; dhe se ne nuk do ta ndryshonim as edhe njërën prej të vërtetave të tyre as për sundimin e të gjithë botës. Dhe ne në realitet kështu jemi. Ka pasur me mijëra tregues e shenja për këtë që kam pretenduar për më shumë se njëzet vite.

Por duket nga rruga e prokurorisë së Gjykatës së Afjonit dhe në vendimet e saj të bazuara mbi hetime të tjera, mbi raporte të tjera të policisë: se ne i shpenzokemi të gjitha përpjekjet tona mbi intrigat e kësaj bote dhe për të fituar kotësirat -gjërat kalimtare- të kësaj dynjaje, dhe qenkemi duke e bërë fenë një mjet për gjërat e ulëta dhe qenkemi duke e prishur e zvetënuar shenjtërinë e saj, dhe duke i bërë këto qëllimin tonë. Meqenëse është kështu, me të gjithë fuqinë tonë unë them:

“Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe Ai për ne është Rregulluesi më i mirë i punëve”.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

 

Një shtojcë për kundërshtimet e mia të shkruara ndaj akuzave të bëra kundra nesh nga Gjykata e Afjonit.

[Atyre që u adresohem në këtë kundërshtim nuk janë prokurori i përgjithshëm dhe gjykata, por zyrtarët dyshues dhe dashakëqinj të cilët për shkak të raporteve të prokurorëve të përgjithshëm të vendeve të tjera dhe të informatorëve, agjentëve dhe dedektivëve, e kanë kthyer kundra nesh situatën e jashtëzakonshme këtu dhe në zyrën e hetuesisë.]

Së Pari: Ashtu si, sa larg drejtësisë do të ishte nëse i quan studentët e Risale-i Nurit, të cilët janë të pafajshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me politikat, duke i emërtuar një “shoqëri politike” gjë e cila është krejtësisht e pabazë dhe nuk ka ndodhë kurrë tek ne, dhe t’i akuzosh të mjerët, të cilët kanë përqafuar Risale-i Nurin dhe nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç besimit dhe Ahiretit, për botim veprash për atë shoqëri, ose për qënien e tyre oficerë aktivë apo anëtarë të saj, ose për leximin e Risale-i Nurit ose që ua mësojnë atë të tjerëve ose pse e shkruajnë, duke i gjykuar ata kështu të jenë fajtorë për ndonjë krim, dhe duke i dërguar në gjykatë -të gjitha këto- janë një provë se sa larg drejtësisë do të ishte kjo; prova e prerë është sa vijon:

Në përputhje me parimet e lirisë së mendimit dhe lirisë shkencore, ata të cilët lexojnë veprat e dëmshme të shkruara për të kundërshtuar Kur’anin nga Doktor Dozi dhe nga ateistët e tjerë nuk konsiderohen të kenë kryer krime, kurse ata të cilët kanë shumë nevojë për të vërtetat e Kur’anit dhe të besimit dhe janë të përmalluar për të vepruar kështu, si dhe e lexojnë dhe e shkruajnë Risale-i Nurin, i cili i jep mësim ato të vërteta aq qartë sa drita e ditës, konsiderohen fajtorë krimesh. Pastaj ata na akuzuan neve vetëm për disa fjali që kanë ardhur në një ose dy trajtesa private të fshehta -me qëllim që të mos shpjegoheshin gabimisht dhe kjo ndodhi qysh para se ato të paraqiteshin në gjykata- duke ditur se ato trajtesa i kishte hetuar gjykata e Eskishehirit, me përjashtim të njërës prej tyre -dhe kundërshtoi vetëm se një ose dy çështje në Trajtesën e Hixhabit– veshjes islame; dhe unë iu përgjigja atyre me përgjigje vendimtare si në peticionin tim po ashtu edhe në kundërshtimet e mia. Dhe ne thamë: “Ne kemi dritë në duart tona dhe jo topuzin e politikave”, dhe këtë e provuam në Gjykatën e Eskishehirit me njëzet aspekte; edhe Gjykata e Denizlit i hetoi të gjitha trajtesat e Risal-i Nurit pa përjashtim dhe nuk i kundërshtoi asnjërën prej tyre. Por ata prokurorë të padrejtë i përgjithësuan dhe i shtrinë ato tre apo katër fjali tek të gjithë Risale-i Nuri, dhe ashtu siç konfiskuan katërqind faqet e koleksionit “Dhul-Fikar” për shkak të dy faqeve, po ashtu ata deklaruan se ata të cilët lexojnë ose shkruajnë Risale-i Nurin do të ishin fajtorë krimi dhe më akuzuan mua se po kundërshtoja qeverinë. Unë i thërras ata të cilët janë të afërm me mua dhe shokët që më takojnë për të dëshmuar se për më shumë se dhjetë vite, përveç dy kryetarëve, një deputeti dhe Guvernatorit të Kastamonus, unë nuk kam ditur se kush janë drejtuesit e qeverisë, ministrat e saj, komandantët, zyrtarët dhe deputetët, dhe nuk kam qenë kureshtar që ta zbuloj. Veçse para një apo dy vitesh, një ose dy persona shfaqën një interes tek unë, dhe unë i njoha nëpërmjet tyre pesë apo gjashtë prej anëtarëve drejtues të qeverisë.

A do të ishte e mundur për dikë që dëshiron të kundërshtojë qeverinë të mos i njihte njerëzit që ai lufton, dhe të mos kishte dëshirë që t’i njihte, apo të mos i jepte rëndësi të mësuarit nëse ata janë miq apo armiq? Nga kjo kuptohet se ata fantazojnë pretekste krejtësisht të pabaza për të më shkatërruar mua sido që të ndodhë.

Meqenëse çështja është kështu, unë nuk i them gjykatës këtu por atyre njerëzve të padrejtë, unë nuk i jap aspak rëndësi edhe dënimit tuaj më të rreptë; ai nuk ka asnjë rëndësi. Sepse unë jam shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe e kam një këmbë në varr, jam në pragun e derës së varrit. Të shkëmbeje një ose dy vite prej jetës së pafajshme të përndjekjes për rangun e martirizimit do të ishte lumturia më e madhe për mua. Në sajë të mijëra provave të Risale-i Nurit, unë besoj me sigurinë më të plotë se për ne vdekja është një dokument lirimi dhe një biletë për të hyrë në botën e qetësisë dhe të lumturisë. Edhe në qoftë se vdekja është një ekzekutim në anën e jashtme, për ne vështirësia e një ore kohe transformohet në një lumturi dhe në një çelës për mëshirë dhe një rast i madh për të kaluar tek bota e qëndrueshmërisë dhe e përjetësisë. Kurse, o armiqtë tonë të fshehur dhe o ju që po çudhëzoni e ngatërroni drejtësinë për llogari të ateizmit dhe e preokuponi qeverinë me ne pa asnjë arsye! Dijeni me siguri këtë dhe dridhuni! Sepse ju do të ekzekutoheni me asgjësim të përjetshëm dhe me burgim të vetmuar. Ne shohim se hakmarrja jonë mbi ju do të jetë në një mënyrë të dyfishtë. Dhe ja, ne e shohim atë dhe na vjen keq për ju! Po, sigurisht, realiteti i vdekjes, që e ka zbrazur këtë qytet njëqind herë në varreza, pa dyshim që ai duhet të ketë ndonjë qëllim e kërkesë më shumë se sa qëllimin e jetës dhe të jetuarit. Dhe përpjekja për të shpëtuar prej kthetrave të atij ekzekutimi të përhershëm është çështja më e rëndësishme e njeriut, madje ajo është më e madhja dhe më e rëndësishmja e domosdoshmërive të njerëzimit.

Meqenëse e vërteta është kjo, a nuk do të ishte e çuditshme që një grup prej njerëzve i akuzojnë studentët e Risale-i Nurit -të cilët u udhëzuan tek ai mister dhe që e gjetën atë të vërtetë- duke i vënë akuza të pabaza Risale-i Nurit, i cili e provon atë të vërtetë me mijëra prova e argumente? Ai që do të kishte sa një grimcë mend -madje edhe sikur të ishte i çmendur- do ta kuptonte se ata persona me ato akuzat e tyre e bëjnë vetveten të duken se sa shumë fajtorë janë ata vetë në sytë e së vërtetës dhe të drejtësisë.

Ndodhen tri çështje të cilat i mashtrojnë këta njerëz të padrejtë dhe i japin shkas iluzionit për ekzistencën e një shoqërie politike, gjë e cila është krejtësisht pa vend.

E Para: Fakti se, meqenëse qysh në të kaluarën studentët e mi kanë qenë lidhur fort me mua si vëllezër, i ka dhënë shkas përshtypjes së gabuar të ekzistencës së një ‘shoqërie’.

E Dyta: Disa nga studentët e Risale-i Nurit kanë vepruar sikur të ishin një grup islamik, si ato xhemate që gjenden në çdo vend të cilat i lejojnë ligjet e republikës dhe nuk i kundërshtojnë; prandaj disa i imagjinuan se ata ishin një “shoqëri”. Por ai numër i kufizuar prej tre apo katër studentëve nuk ka synuar asnjë lloj “shoqërie politike”, por ajo është vetëm një vëllazëri e pastër dhe thjesht një lidhje e ngushtë duke punuar për Ahiretin.

E Treta: Ata të padrejtë i njohin vetet e tyre se janë mbytur në adhurimin e dynjasë dhe që janë shumë të çudhëzuar dhe të mposhtur prej dashurisë për këtë dynja dhe i kanë gjetur disa prej ligjeve të qeverisë të përshtatshme për vetveten, dhe prandaj thonë çfarë t’u vijë në mendjet e tyre: “Saidi dhe shokët e tij na kundërshtojnë neve dhe ligjet e qeverisë, të cilat u përshtaten tekave tona, atëherë ata janë një shoqëri politike”.

Unë them: O ju fatkëqinj! Në qoftë se dynjaja do të kishte qenë e përjetshme dhe e amshuar, dhe në qoftë se njeriu do të qëndronte në të përjetësisht dhe në qoftë se detyrat e tij do të ishin vetëm politikat, ndoshta në këtë shpifjen tuaj do të kishte pasë ndonjë kuptim. Por dijeni se në qoftë se do t’i kisha hyrë punës nga dera e politikës -nga këndvështrimi i politikave- do të shikonit një mijë fjali të formuluara në një mënyrë sfiduese të politikës. Në qoftë se do të supozonim të pamundurën, -siç thoni ju- ne do të kishim punuar me të gjithë fuqinë tonë për qëllimet e kësaj dynjaje, për kënaqësitë dhe për politikat, një supozim që as shejtani nuk do të përpiqej që të bindte dikë, meqenëse në këto njëzet vite nuk ka pasë asnjë incident në të cilin ne të ishim përfshirë, dhe qeveria shikon dorën dhe jo zemrën, dhe të gjitha qeverië kanë kundërshtarë të ashpër, atëherë ju nuk mund të na gjykoni neve si fajtorë në emrin e ligjit. Fjala ime e fundit është:

“Allahu është më se i mjaftueshëm për mua. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit Madhështor”.[14]

* * *

 

“Një Ngjarje e Paligjshme”

[Pas pafajësisë sonë në Gjykatën e Denizlit, pavarësisht qënies sime i veçuar dhe i tërhequr në iëtikaf gjatë tre viteve duke e braktisur krejtësisht politikën, kjo ngjarje e re, e cila rezultoi me dërgimin tonë në Burgun e Afjonit, është e paligjshme në dhjetë mënyra, ashtu siç do ta shpjegoj].

E Para: Megjithëse Risale-i Nuri është hetuar e shqyrtuar me imtësi nga tre gjykata, nga tre komitete ekspertësh, dhe nga shtatë departamente të qeverisë në Ankara dhe nga organet e tyre të drejtësisë, dhe që të gjithë ata pa përjashtim ranë dakort me unanimitet për pafajësinë e Risale-i Nurit, dhe për pafajësinë e “Saidit” dhe për pafajësinë e shokëve të tij numri i të cilëve arrinte në shtatëdhjetë e pesë; dhe ata nuk u dënuan as edhe me një ditë burgosje, -pavarësisht të gjithë kësaj, sulmi i tyre dhe agresioni ndaj atyre trajtesave, sikur ato të ishin letra të rrezikshme që do të prishnin rendin në vend, kjo do ta bënte gjithësecilin që ka sadopak arsye dhe paanshmëri- që të kuptonte se kjo është krejtësisht në kundërshtim me ligjin.

E Dyta: Ai person që ka qëndruar i veçuar në Iëtikaf në Emirdag gjatë tre viteve pas pafajësisë, dhe i cili ka jetuar si i huaj me derën e tij të mbyllur nga brenda dhe nga jashtë, dhe i cili nuk pranon askënd prej njerëzve që ta takojë veçse për ndonjë çështje tepër të domosdoshme; i cili hoqi dorë edhe nga puna e të shkruarit me të cilën kishte vazhduar qysh prej njëzet viteve, vijnë dedektivët, thyen kyçin e derës dhe hynë me dhunë në dhomën time për qëllime politike. Gjithkush që do të kishte sa një grimcë drejtësi do ta kuptonte se sa e paligjshme do të ishte t’i biesh më qafë atij në këtë mënyrë.

E Treta: Ashtu siç tha ai në gjykatë: Ai që nuk interesohet për të ditur lajmet rreth luftës së Dytë Botërore, ashtu siç konfirmohet nga shtatëdhjetë dëshmitarë, dhe as nuk pyeti rreth saj, dhe vazhdoi në këtë gjendje, dhe nuk lexoi asnjë gazetë që prej njëzet e pesë vitesh dhe nuk ua vuri veshin atyre, dhe i cili tha:

“O Zot! Të kërkoj mbrojtje të më ruash nga shejtani dhe nga politika” qysh prej tridhjetë vitesh, dhe që u është shmangur politikave me të gjithë fuqinë e tij, dhe i cili vuajti tortura të rënda gjatë njëzet e dy viteve, dhe i cili nuk iu drejtua as edhe një herë të vetme qeverisë -për të garantuar rehatinë e tij, për të lehtësuar kushtet e tij- me qëllim që të mos tërheqë vëmendjen e politikanëve dhe as të përfshihet në politika… Pavarësisht nga e gjitha kjo, a do të ishte në përshtatshmëri me ndonjë ligj të bastisësh shtëpinë e tij, -vendin e tij të veçuar- sikur ai të kurdiste komplote politike, dhe t’i shkaktoje atij vuajtje të padëgjuara ndërsa ishte i sëmurë? Gjithkush me sa një grimcë ndërgjegjje do të pikëllohej për këtë gjendje!

E Katërta: Gjykata e Eskishehirit e shqyrtoi Risale-i Nurin për gjashtë muaj për shkak se ne ishim akuzuar për formimin e një shoqërie politike dhe për themelimin e një tarikati Sufi, dhe për shkak të atij dyshimi dhe për shkak të urrejtjes personale të kryetarit të madh[15], ajo nxiti disa anëtarë të ministrisë së drejtësisë që të vepronin kundra nesh, por ajo gjykatë na dha pafajësinë për akuzat e organizimit të ndonjë “shoqërie politike”, për themelim të ndonjë tarikati Sufi dhe i dha pafajësi Risale-i Nurit prej akuzave. Dhe vetëm duke e bërë një pretekst trajtesën e Hixhabit -mbulesën e grave – e cila konsiderohet vetëm një pjesë e vogël e Risale-i Nurit, ajo dha dënim me gjashtë muaj burg për pesëmbëdhjetë prej njëqind studentëve, jo në përputhje me ligjin, por arbitrarisht. Dhe megjithëse deri kur u plotësuan hetimet, ata mbetën në burg për katër muaj e gjysëm, domethënë ata kryen dënimin për një muaj e gjysëm, dhe dhjetë vite më vonë Gjykata e Denizlit përsëri me një numër pretekstesh si organizimi i një shoqërie politike dhe themelimi i një tarikati Sufi, dhe pasi i shqyrtoi dhe i kontrolloi të gjitha shkrimet, letrat dhe veprat që ishin shkruar për njëzet vite, me një hetim që zgjati për nëntë muaj -sapo i akuzoi këto vepra se po nxisin themelimin e një shoqërie ose të një tarikati Sufi, ajo dërgoi pesë kutia me libra për tek gjykata e lartë penale në Ankara, dhe megjithëse ato libra e letra iu nënshtruan për dy vite hetimit prej anës së Gjykatës së lartë penale në Ankara dhe prej gjykatës së Denizlit, ata morën një vendim unanim për pafajësinë e këtyre trajtesave dhe letrave prej akuzave të drejtuara tek ato si formimi i një shoqërie ose të një tarikati Sufi si dhe pretekste të tjera të ngjashme me këto[16], dhe i rikthyen të gjithë librat tek pronarët e tyre. Ato gjithashtu u dhanë pafajësi Saidit dhe shokëve të tij. Prandaj ai që nuk e ka humbur humanizmin e tij do të kuptonte se sa e paligjshme do të ishte ta shohësh atë si një aktivist politik dhe ta akuzoje atë për qënien e tij komplotues, dhe të nxisësh nëpunësit e gjykatës kundra tij duke e konsideruar atë si burrë Tarikati.]

E Pesta: Meqenëse Dhembshuria ka qenë një parim i jetës sime qysh prej tridhjetë vitesh dhe një themel i rrugës sime dhe i metodës së Risale-i Nurit, unë nuk i shmangem vetëm kritikës ndaj tiranëve të cilët më kanë persekutuar, por madje nuk mundem as edhe t’i takoj ata me lutje kundra tyre -me mallkim- dhe këtë e bëj me qëllim që të mos u vijë asnjë dëm të pafajshmive.

Madje kjo dhembshuri është pikërisht ajo që më ka penguar që t’i kundërshtoj -ose madje as t’i mallkoj- disa të shthurur dhe madje disa tiranë të pafe të cilët më shtypën mua për shkak të një urrejtjeje të fortë, me qëllim që të mos bëhem shkak për ndonjë dëm material që mund t’u vijë të moshuarve të mjerë si shembulli i babait të atij tirani apo nënës së tij, ose që të mos u shkaktohet dëm shpirtërave të pafajshëm si fëmijët e tij. Prandaj, për shkak të katër ose pesë të pafajshmive të tillë, unë mund ta kritikoj atë tiran tradhtar; madje unë ndonjëherë i fal ata. Për shkak të kësaj dhembshurie unë nuk ndërhyj absolutisht në qeveri dhe as nuk e prish rendin publik. Për më tepër, unë e kam rekomanduar këtë aq fort tek të gjithë shokët e mi, saqë disa nga policët e drejtë në tre provincat kanë pranuar se “studentët e Risale-i Nurit janë policë të një lloji; ata ruajnë rendin dhe sigurojnë qetësinë publike”. Ka mijëra dëshmitarë për këtë fakt, dhe ata e kanë konfirmuar atë me anë të eksperiencës së tyre njëzet vjeçare dhe me mijëra studentë -e kanë mbështetur atë duke mos u përfshirë kurrë në ndonjë incident të regjistruar nga policia; atëherë cili ligj lejon që të bastiset shtëpia e atij njeriu të mjerë, sikur ai të ishte një revolucionar dhe një burrë komplotist dhe të trajtohej me padrejtësi nga ana e këtyre njerëzve mizorë, ta fyesh atë, dhe pavarësisht se nuk u gjet asgjë në shtëpinë e tij, sikur ai të ishte një kriminel i shumëfishtë ata i konfiskuan një kopje të rrallë të Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm dhe disa tablo që gjendeshin të varura në murin e tij, sikur ato të ishin letra të dëmshme?

Çfarë ligji do t’i lejonte këto sjellje kundra mijëra personave fetarë të cilët e kanë mbrojtur rendin me moralet e mira të tyre? Dhe çfarë interesi ka në nxitjen e tyre dhe duke i shtyrë ata me forcë që të marrin një qëllim kundra rendit dhe sistemit?

E Gjashta: Në sajë të Zotit xh.sh. unë jam një njeri i cili ka njohur prej shkëlqimit të Kur’anit qysh prej tridhjetë vitesh se si fama e përkohshme e kalimtare e dynjasë, dhe lavdia e saj e karakterizuar me egoizëm si dhe adhurimi i famës dhe i pozitës në të janë gjëra pa dobi, pa kuptim dhe pa asnjë të mirë, atëherë një mijë e një falënderime qofshin për Allahun; prandaj ai qysh prej asaj kohe është përpjekur me të gjitha mundësitë të luftojë me nefsin e tij urdhërues për të liga, dhe megjithëse shokët e tij dhe ata të cilët i kanë shërbyer atij e dinë me njohjen e sigurt dhe dëshmojnë se ai ka bërë gjithçka që është e mundur për të thyer fuqinë e nefsit të tij, për të shpëtuar nga egoizmi i tij dhe për të shmangur hipokrizinë dhe artificializmin e tij; ai është përpjekur qysh prej njëzet vitesh t’i kundërshtojë të gjithë ata që e kanë lavdëruar e mburrur dhe që janë orientuar drejt personit të tij të shtyrë nga mendimi i mirë, gjë kjo që e bën gazmor nefsin e çdo njeriu; dhe i kundërshtoi të gjithë ata që e shohin atë të përshtatshëm për rangje shpirtërore; madje ai iku prej tyre me të gjithë fuqinë, dhe ua ktheu mendimin e mirë të tepruar të cilin e kanë shokët e tij të afërm dhe miqtë e tij të veçantë në një mënyrë saqë i pikëlloi dhe u lëndoi ndjenjat e tyre. Dhe në letrat e tij përgjigjëse nuk e pranonte kurrë lavdërimin e tyre, dhe mendimin e mirë të tepruar të tyre, pasi ai të gjithë virtytin ia atribuoi Risale-i Nurit i cili konsiderohet një komentim i Kur’anit Kerim, dhe nuk ia atribuonte vetvetes së tij, madje e privoi vetveten prej virtyteve dhe i drejtoi studentët e Risale-i Nurit që të kapen pas personalitetit kolektiv të Risale-i Nurit dhe e konsideroi vetveten thjesht si një shërbëtor të zakonshëm të Kur’anit Kerim, dhe kjo provon në mënyrë vendimtare se ai kurrë nuk është përpjekur që të shfaqë personin e tij dhe që ta bëjë vetveten të dashur, por e ka refuzuar.

Kështu, a ka ndonjë ligj që të lejojë ndonjë përgjegjësi, ose që të lejojë të sulmohet banesa e këtij personi të huaj, të sëmurë, të veçuar në dhomën e tij, që është shumë i moshuar, i dobët dhe i mjerë, të lejohet të thyhet kyçi i derës së tij dhe të hynë punonjësit e inspektoriatit në dhomën e tij, sikur ai të kishte bërë ndonjë krim të rëndë? Dhe kjo thjesht se disa prej shokëve të tij të largët e lavdëruan atë më shumë se sa e meritonte dhe pse e panë atë të përshtatshëm për një rang shpirtëror, pasi ata kishin për të një mendim të mirë të tepërt dhe për shkak të asaj çfarë tha për të një predikues në rajonin e Kytahjas të cilin ai nuk e njihte?

Megjithëse unë nuk kam dërguar asnjë letër në qytet, por ama u shkrua një letër mbi të cilën u vendos një firmë e fallsifikuar, gjë e cila i bëri ata të imagjinonin se unë isha përgjegjës për të; po ashtu për shkak të një libri ndikues që nuk njihej shkruesi i tij në qytetin Ballëkesir… A këto çështje i lejojnë ata të bastisin shtëpinë dhe ta kontrollojnë atë?… ndonëse ata nuk gjetën në shtëpi përveç virdeve -një libër lutjesh- dhe përveç tablove… Çfarë ligji në botë dhe çfarë politike e lejojnë një sulm të këtillë?

E Shtata: A do ta lejonte ndonjë ligj për një të mjerë i cili, megjithëse në këtë kohë brenda vendit kur ndodhen kaq shumë parti dhe rryma të gjalla politike, të brendshme e të jashtme, dhe terreni është i gatshëm për ta shfrytëzuar, domethënë të fitosh diplomatë dhe politikanë të shumtë si mbështetës në vend të një grushti prej shokëve të tij; ai u shkroi të gjithë shokëve të tij duke u thënë: Ruhuni , që të mos të zhdukeni e qëroheni prej atyre rrymave politike, mos u përfshini në politika! Ruhuni që të mos prishni rendin”, dhe këtë ua thonte me qëllim që ai t’i shmangej plotësisht hyrjes në politikë, që të mos dëmtohej sinqeriteti i tij,  që të mos tërhiqte vëmendjen e qeverisë për tek vetja,  dhe që të mos bëhej i preokupuar me dynjanë.

Rryma e mëparshme si rezultat i imagjinatave të saj, i bëri keq dhe dëm atij për shkak të shmangies së tij nga kjo, ndërsa rryma e re për shkak të pretendimit të saj: “Ai nuk na ndihmon dhe nuk bashkëpunon me ne”. Ato të dyja i shkaktuan Atij dëm dhe pikëllim të fortë. Megjithatë, ai nuk ndërhyri kurrë në botën e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, por u preokupua me çështjet e Ahiretit të tij deri në atë shkallë saqë ai nuk i dërgoi vëllait të tij që ndodhet në Nurs as edhe një letër të vetme gjatë njëzet e dy viteve dhe as nuk u dërgoi shokëve të tij në ato provinca dhjetë letra gjatë njëzet viteve. Atëherë cili ligj lejon të ndërhyhet deri në këtë shkallë tek ky person i preokupuar me Ahiretin e tij?

Në një kohë që nuk ndërhyn asnjë kundra përhapjes së librave ateiste, të cilat janë libra shumë të dëmshëm për vendin, për kombin dhe moralin, dhe as nuk ndërhyn tek botimet e komunistëve, dhe këtë e bënë në emrin e ligjit të lirisë, u konfiskuan pjesët e Risale-i Nurit sikur ato të ishin letra të dëmshme dhe u paraqitën në gjykatë. Kjo ndodhi ndonëse tre gjykata nuk gjetën në këto trajtesa asnjë çështje të dëmshme; ato trajtesa qysh prej njëzet vitesh kanë bërë thirrje për tek më e mira e jetës shoqërore të këtij vendi dhe të këtij kombi, për forcimin e moraleve të tij, për të siguruar Rendin dhe qetësinë dhe për të forcuar vëllazërinë islame me botën islame, këtë vëllazëri e cila konsiderohet një pikë mbështetjeje dhe një forcë reale, dhe për t’ia rikthyer shoqërinë e kësaj bote islame këtij ummeti dhe për ta përforcuar në një mënyrë të efektshme. Ministri i brendshëm i urdhëroi dijetarët e drejtorisë së çështjeve fetare që ta shqyrtojnë me imtësi Risale-i Nurin për qëllime kritike, dhe pas tre muajsh hetimi, ata jo vetëm që nuk e kritikuan, por kuptuan siç duhet vlerën e tij dhe përmendën duke thënë se Risale-i Nuri është një vepër me një vlerë shumë të madhe, dhe i vendosën trajtesat si “Dhul Fikar” dhe “Asa Musa” në bibliotekën e drejtorisë së çështjeve fetare; dhe ashtu siç e panë Haxhillarët koleksionin e trajtesave të “Asa Musa” të vendosur në varrin e profetit Muhammed a.s.m..

A ka ndonjë ligj, ose ndërgjegje, ose drejtësi që të lejonte konfiskimin e Risale- Nurit dhe ta grumbullonte e ta paraqiste në gjykatë?

E Teta: Pas njëzet e dy vitesh internimi të pajustifikueshëm dhe pikëllues, dhe pasi iu dha liria ai nuk deshi të shkonte në vendin e tij në të cilin lindi dhe ku gjenden me mijëra nga familjet dhe nga të dashurit e tij, por preferoi vetminë dhe syrgjynosjen me qëllim që të mos ketë kontakt me jetën sociale dhe politikat, dhe e la namazin në xhami megjithëse ka shpërblim të madh në namazin me xhemat -dhe preferoi namazin e vetmuar në dhomën e tij… Domethënë ai është një njeri që kërkon t’i shmanget respektit që i bëjnë atij njerëzit… Dhe siç dëshmohet nga njëzet vitet e jetës së tij dhe e konfirmuar prej mijëra turqve të vlefshëm, se ai preferonte një turk të vetëm fetar e të devotshëm mbi shumë kurdë neglizhentë, ashtu siç e provoi vetë në gjykatë se një vëlla i vetëm turk me besim të fuqishëm si “Hafiz Aliu” ishte më i preferueshëm se sa njëqind kurdë neglizhentë.

Domethënë, një person i cili u shmanget takimit të njerëzve veçse për një çështje esenciale, dhe këtë me qëllim që të mos jetë objekt i respektit dhe i nderimit të tyre, dhe madje nuk shkon as në xhami, dhe i cili punoi me të gjithë fuqinë e tij dhe me të gjitha veprat e tij për vëllazërinë islamike dhe me qëllim që myslimanët ta donin njëri-tjetrin; dhe i cili e konsideroi kombin turk si mbajtësin e flamurit të Kur’anit dhe vlerësohet prej Kur’anit, dhe për këtë shkak e deshi shumë këtë komb dhe e kaloi jetën e tij midis popullit të tij… atëherë a lejohet që një vali -guvernator i mëparshëm- ta fyejë këtë person me zyrtarizëm dhe të bëjë propagandë dhe të hedhë frikën në zemrat e të gjithëve, me thënien e tij- “Ai është kurd dhe ju jeni turq; Ai është Shafii dhe ne jemi Hanefi”, duke i bërë kështu shokët e tij të tremben e të largohen.

Pastaj unë pyes: A ka ndonjë ligj apo interes që orvaten ta detyrojnë një person të veçuar nga jeta shoqërore dhe ta detyrosh atë të vendosë një kapele strehëgjërë, ndonëse për më shumë se njëzet vjet dhe në dy gjykata, ai nuk është detyruar ta ndryshojë mënyrën e veshjes –kijafetin-e tij? Duke ditur se kapelja u hoq nga kokat e gjysmës së ushtrisë.

E Nënta: Këtu është një pikë shumë e rëndësishme dhe e fuqishme[17], por unë këtu do të qëndroj i heshtur meqë ajo prek shumë politikat.

E Dhjeta: Ky është një sulm, të cilin asnjë ligj nuk e lejon, dhe është pa dobi, dhe vetëm se e bën qimen tra për shkak të disa iluzioneve të pabaza, dhe nuk është pjesë e asnjë ligji. Edhe lidhur me këtë gjithashtu unë do të qëndroj i heshtur me qëllim që të mos prek politikat, me të cilat, sipas rrugës sonë, ne nuk kemi lidhje. Dhe kështu ne themi, ndërsa jemi përballë dhjetë fytyrave të këtij trajtimi të paligjshëm:

“Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”.

Said Nursi

* * *

 

 

 

 

Unë kam edhe ca pika të tjera të cilat dua t’ua paraqes autoriteteve të Afjonit, dhe gjykatës dhe policëve të tij.

E Para: Shumica e profetëve duke u shfaqur në lindje dhe në Afrikë, dhe shumica e filozofëve duke u shfaqur në perëndim dhe në Europë, kjo është një shenjë e Kaderit Hyjnor qysh nga parapërjetësia se në Azi feja është dominuese ndërsa filozofia vjen në vendin e dytë. Duke u mbështetur mbi këtë shenjë të Kaderit, madje edhe në qoftë se nuk janë fetarë ata që sundojnë në Azi, të paktën nuk duhet të ndërhyjnë tek ata të cilët punojnë për fenë; madje duhet t’i inkurajojnë.

E Dyta: Kur’ani i gjithurtë është si mendja dhe fuqia e mendimit të kokës së tokës. Në qoftë se do të dilte Kur’ani -Ruajna Zot!- prej kësaj toke, toka do të çmendej. Nuk do të ishte larg arsyes të supozohet se një planet tjetër të përplasej me kokën e saj të zbrazur nga arsyeja, dhe do të shkaktonte shpërthimin e kijametit. Po, Kur’ani është një zinxhir, një litar i fortë i Allahut që e lidh tokën me Fronin Hyjnor. Ai e ruan tokën më shumë se forca e gravitetit. Kështu, Risale-i Nuri, i cili është një komentim i vërtetë i Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm, dhe këto trajtesa që kanë demonstruar ndikimin e tyre që prej njëzet vitesh në këtë shekull dhe në këtë atdhe për këtë komb konsiderohet një mirësi më e madhe Hyjnore dhe një mrekulli e pamposhtur e Kur’anit. Prandaj qeveria nuk duhet të ndërhyjë tek ai dhe nuk duhet të përpiqet që t’i trembë studentët e tij me qëllim që t’i largojë prej tij, por duhet t’i mbrojë këto trajtesa të Risale-i Nurit dhe t’i nxisë njerëzit që ta lexojnë.

E Treta: Në Gjykatën e Denizlit, lidhur me të gjithë besimtarët që vijnë duke i ndihmuar me dua për falje ata të cilët janë larguar tek e shkuara, duke ua lënë -paraqitur- veprat e tyre të mira shpirtërave të tyre, unë thashë sa vijon:

Kur ju të pyeteni prej miliarda besimtarëve ankues në Gjyqin e Fundit: “Përse ju deshët t’i shkatërronit me burgosje e përndjekje studentët e Risale-i Nurit, të cilët përpiqeshin të shpëtonin vendin dhe kombin nga anarkia, nga pafesia dhe nga shthurja, dhe orvateshin të shpëtonin bashkëkombësit e tyre prej asgjësimit të përjetshëm, ndonëse ju për shkak të ligjit të lirisë i shikuat me tolerancë botimet e ateistëve, të komunistëve dhe të shoqërive politike që prodhonin anarkistë, dhe ju nuk i bezdisët ata? Çfarë përgjigjje do të jepnit ju dhe ata të cilët duan t’i dënojnë dhe t’i shkatërrojnë studentët e Risale-i Nurit, të cilët u shërbejnë të vërtetave të Kur’anit?

Edhe unë gjithashtu po ju pyes të njëjtën gjë!… Këtë ua thashë atyre, dhe ata njerëz të drejtë dhe të paanshëm na dhanë neve pafajësinë, duke demonstruar drejtësinë dhe ndershmërinë e sistemit gjyqësor.

E Katërta: Unë prisja që të merresha në pyetje nga një vend konsultimi ose në Ankara ose në Afjon, ku do të bëheshin pyetje e përgjigje rreth çështjeve kryesore e të rëndësishme dhe lidhjes së Risale-i Nurit me to.

Po, Risale-i Nuri është mjeti më i fuqishëm dhe ilaçi më i efektshëm për këtë komb në këtë vend për të rikthyer vëllazërinë e mëparshme islame, dashurinë e mëparshme; mendimin e mirë, dhe ndihmën e tyre morale midis treqind e pesëdhjetë milionë myslimanëve, dhe për të gjetur rrugët e këtij bashkëpunimi. Ne do të përmendim sa vijon një shenjë të qartë për këtë:

Në Mekë këtë vit, një dijetar i madh mori përsipër përkthimin e pjesëve të mëdhaja të Risale-i Nurit në gjuhët indiane dhe arabe dhe i dërgoi këto përkthime në Indi dhe në Hixhaz -Arabi- duke thënë: “Risale-i Nuri lufton që të sigurojë unitetin dhe vëllazërinë islamike, që është mbështetja jonë më e fuqishme, kështu ai demonstron se kombi turk është gjithmonë në pararojë nga aspekti i fesë dhe i besimit”.

Gjithashtu unë prisja se do të bëheshin pyetje madhështore si malet e larta, të tilla si: “Cila është shkalla e shërbimit të Risale-i Nurit dhe i studentëve të tij kundra komunizmit i cili është transformuar në një lëvizje anarkiste në atdheun tonë? Si mund të ruhet e të mbrohet ky vend i bekuar prej kësaj rrëkeje të tmerrshme?”… Ndërsa prisja e parashikoja pyetje të këtilla, kur ç’të shohësh, unë u befasova nga çështje të parëndësishme që nuk kishin peshë as sa krahu i një mize dhe nuk kalonin çështjet e pjesshme dhe nuk kërkonin përgjegjësi, që buronin nga inate personale dhe nga shpifje të paramenduara të cilat e bënin qimen tra… Dhe kështu vuajta prej këtyre kushteve dhe rrethanave të rënda dhimbje të tilla që nuk i kam vuajtur kurrë më parë në jetën time.

Pyetje të pakuptimta u bënë rreth një ose dy çështjeve të pjesshme personale të cilat më parë tre gjykata i patën hetuar dhe pastaj shpallën pafajësinë.

E Pesta: Risale-i Nuri nuk mund të kundërshtohet dhe as të mposhtet. Ai qysh prej njëzet vitesh ka heshtur edhe filozofët më kryeneçë. Ai i demonstron të vërtetat e besimit në mënyrë aq të qartë si dielli në mesditë. Ata të cilët sundojnë në këtë vend duhet të përfitojnë prej fuqisë së tij.

E Gjashta: Të shkatërroni figurën time të parëndësishme për shkak të gabimeve të mia personale, dhe nëpërmjet trajtimit përbuzës duke helmuar opinionin publik rreth meje, kjo nuk i bën dëm Risale-i Nurit, përkundrazi kjo e forcon atë – nga ndonjë aspekt. Sepse në qoftë se do të heshtte gjuha ime e përkohshme, gjuhët e pavdekshme të njëqind mijë kopjeve të Risale-i Nurit, nuk mund të heshtin; ato do të flasin. Dhe ashtu siç kanë bërë deri tani, mijërat e gjuhëve të fuqishme të studentëve të tij të sinqertë do ta vazhdojnë atë shërbim të shenjtë e universal deri në Ditën e Kijametit, në dashtë Zoti xh.sh..

E Shtata: Ashtu siç e kemi përmendur në mbrojtjet tona përpara gjykatave të mëparshme në të cilat paraqitëm provat tona, armiqtë tonë zyrtarë dhe jozyrtarë të cilët mashtruan qeverinë, duke i bërë disa prej anëtarëve të saj kryesues dyshues rreth nesh, dhe duke i shkaktuar aparatit të drejtësisë të lëvizë kundra nesh, ose janë mashtruar rëndë ose kanë qenë mashtruar nga të tjerët dhe janë revolucionarë tepër tradhtarë duke punuar për llogari të anarkisë, ose ata janë prej armiqve të islamit, prej felëshuesve të cilët luftojnë të vërtetën e Kur’anit, dhe prej ateistëve… duke e quajtur tiraninë absolute “Republik” me qëllim që të na sulmojnë, dhe duke e bërë regjimin një mburojë për apostazinë absolute, dhe duke e quajtur shthurjen absolute ‘civilizim’, dhe duke e quajtur shtrëngimin arbitrar për llogari të mosbesimit ‘ligj’, ata edhe na kanë shkatërruar neve, edhe kanë mashtruar qeverinë, si dhe e kanë bërë aparatin e drejtësisë të merret me ne pa asnjë motiv. Duke i referuar ata tek zemërimi i “El-Kahhar Dhul-Xhelal “Detyruesit Zotërues të Gjithëlavdisë”, ne kërkojmë mbrojtje e strehim tek kështjella  “Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe Ai për ne është Rregulluesi më i mirë i punëve”, me qëllim që të na mbrojë neve nga të këqijat e tyre.

E Teta: Në vitin e kaluar Rusia dërgoi shumë njerëz për të bërë Haxhin si propagandë me qëllim që të tregojë se ata janë më të respektuar ndaj Kur’anit se sa kombet e tjerë dhe, për shkak të fesë, të përpiqet ta kthejë botën islamike kundra popullit fetar të këtij vendi. Por koleksionet e Risale-i Nurit ishin shpërndarë në atë kohë edhe në Mekë, edhe në Medine, edhe në Damask, në Egjipt dhe në Alep, duke tërhequr vlerësimin e dijetarëve fetarë, -ato trajtesa- edhe e thyen propagandën komuniste, dhe i treguan botës islame se kombi turk dhe vëllezërit e tyre vazhdojnë të jenë të kapur pas fesë së tyre dhe pas Kur’anit, dhe se ata janë si vëllezërit më të mëdhenj të popujve të tjerë të islamit dhe komandanti i tyre heroik në shërbim të Kur’anit. Domethënë ato koleksione të Risale-i Nurit e demonstruan këtë të vërtetë në ato qendra dhe në ato qytete islame.

Në qoftë se shërbimet e mëdhaja të Risale-i Nurit përballen me këto lloje torturash e dhimbjesh, a nuk e shihni të mundshme të shpërthejë me zemërim globi tokësor?

E Nënta: është një përmbledhje e shkurtër e një çështjeje e cila u provua dhe u shpjegua në mbrojtjen time në Denizli.

Në qoftë se do të supozonim se një komandant i madh ushtarak dhe një gjeni pati mundësi nëpërmjet inteligjencës së tij gjeniale që t’ia atribuonte vetvetes të gjitha aktet pozitive të ushtrisë, dhe t’ia atribuonte të këqiat e tij dhe aktet e tij negative personale ushtrisë, atëherë me këtë ka pakësuar numrin e të gjitha virtyteve dhe të akteve të mira, të cilat janë sa numri i individëve të ushtrisë, në një të mirë të një personi të vetëm; dhe kur ia atribuon të këqiat dhe gabimet e tij ushtrisë, ai i ka shumuar këto të këqija aq sa numri i ushtarëve në ushtri, dhe kjo do të ishte një padrejtësi e tmerrshme dhe në kundërshtim me të vërtetën. Prandaj unë i thashë prokurorit të përgjithshëm në njërën prej gjykatave të mëparshme kur ai më sulmoi mua për shkak të një shuplake ndaj atij personi[18] kur e shpjegova para dyzet vjetësh atë hadith sherif: “Është e vërtetë që unë po e fyej atë për shkak të parashikimeve të bëra nga hadithet, por unë gjithashtu jam duke mbrojtur nderin e ushtrisë dhe jam duke e ruajtur atë prej gabimeve të mëdhaja. Ndërsa ti, je duke njollosur nderin e ushtrisë, e cila konsiderohet mbajtësja e flamurit të Kur’anit, dhe është komandantja heroike e botës islame, dhe i mohon dhe fyen virtytet dhe vlerat e saj për hir të një shokut tënd të vetëm”.

Ai prokuror i përgjithshëm iu nënshtrua drejtësisë -me leje të Zotit- dhe shpëtoi nga gabimi.

E Dhjeta: Meqenëse është e domosdoshme që institucioni i drejtësisë duhet të ruajë të vërtetën e drejtësisë dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë atyre që i drejtohen pa asnjë dallim, dhe duhet të punojë vetëm për hir të së drejtës dhe vetëm në emrin e saj, ne shohim se Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, në ditët kur ai drejtonte kalifatin, u ul përpara gjykatës së bashku me një çifut për t’u gjykuar. Në një rast tjetër, një gjykatës i drejtë pa se njëri prej nëpunësve të tij u zemërua mbi një vjedhës keqbërës kur po ia priste dorën, dhe menjëherë gjykatësi urdhëroi që nëpunësi të pushohej, dhe me shumë pikëllim tha: Ata që deri tani kanë qenë ndikuar nga ndjenjat e tyre personale në këtë mënyrë ndërsa janë duke ekzekutuar ligjin, kanë kryer krime të mëdhaja”. Ai që i përzien ndjenjat e tij me zbatimin e ligjit të drejtësisë, sigurisht që ka bërë një krim të rëndë.”

Po, nëpunësi, kur ekzekuton një vendim ligjor, në qoftë se nuk do t’i vinte keq për të dënuarin, veçse ama ai nuk duhet as të zemërohet me të, sepse në qoftë se do të vepronte kështu, do të ishte tiran. Madje njëri prej gjykatësve të drejtë ka thënë: Personi i cili ekzekuton me zemërim dënimin me vdekje kur është në “kisas” -shpagim- nëse inatoset gjatë ekzekutimit, konsiderohet vrasës.” Në qoftë se e vërteta e pastër dhe e paanshme është ajo që duhet patjetër të sundojë në gjykatë, atëherë është e çuditshme që studentët e Risale-i Nurit -të cilët janë të pafajshëm, shumë të nevojshëm për ngushëllim dhe për shfaqjen e drejtësisë tek e drejta e tyre- ata po zbulohen para fyerjeve dhe keqtrajtimeve këtu, pavarësisht shpalljes së vendimit për pafajësinë tonë prej tre gjykatave, dhe pavarësisht se ka shumë shenja që nëntëdhjetë përqind e këtij kombi janë të gatshëm të dëshmojnë se studentët e Risale-i Nurit janë të padëmshëm dhe të dobishëm për këtë komb dhe për këtë atdhe. Dhe meqenëse ne kemi vendosur që ta përballojmë çdo fatkeqësi dhe fyerje me të gjithë durimin, ne rrimë të heshtur duke ia referuar çështjen Allahut dhe duke thënë: Ndoshta në këtë çështje ka ndonjë gjë të mirë.” Por, unë u frikësova se këta mjeranë të pafajshëm duke u keqtrajtuar në këtë mënyrë për shkak të dyshimeve të pabaza dhe të raporteve dashakëqinj të agjentëve dhe të informatorëve, do të çonte në zbritjen e fatkeqësive, dhe prandaj u detyrova ta shkruaja këtë. Sidoqoftë, në qoftë se ka ndonjë gabim në këtë çështje, ai është i imi.

Këta mjeranë më ndihmuan mua vetëm për hir të kënaqësisë së Allahut dhe për të shpëtuar besimet e tyre dhe për hir të Ahiretit të tyre. Që ata të marrin një trajtim të tillë, në një kohë që janë të meritueshëm për nderim e vlerësim, kjo ka zemëruar edhe dimrin -kjo është e mjaftueshme që ta bëjë gjithkënd të zemëruar. Për më tepër, është e habitshme, por ata po bëjnë përsëri deklarata të pabaza rreth formimit të një “shoqërie politike”, ndonëse tre gjykata e hetuan këtë aspekt dhe shpallën vendimin për pafajësi; dhe as gjykatat, as policia dhe as komitetet e ekspertëve nuk kanë zbuluar ndonjë shenjë për ndonjë “shoqëri” që të mund të justifikonte një akuzë të tillë: Studentët e Risale-i Nurit janë një vëllazëri e cila shikon tek Ahireti, ashtu si studentët e një mësuesi, ose studentët e universitetit, ose si studentët e një mësuesi Kur’ani i cili është duke i bërë ata hafiza, duke ua mësuar përmendësh Kur’anin.

Ata që kanë bërë akuza kundra tyre duke i quajtur një “shoqëri politike”, atëherë duhet t’i shikojnë kështu të gjithë zejtarët, të gjithë predikuesit dhe të gjithë nxënësit dhe studentët e shkollave se qenkan shoqëri të tilla. Prandaj, unë nuk shoh asnjë nevojë për t’i mbrojtur ata të burgosur këtu si një rezultat i akuzave të tilla të pakuptimta e të pabaza.

Megjithatë, nuk ka asgjë fare që të më pengojë mua për të mbrojtur Risale-i Nurin me të njëjtat fakte me të cilat unë e kam mbrojtur tre herë më parë, sepse Risale-i Nuri është i lidhur ngushtë edhe me këtë vend, edhe me botën islame, edhe është shkak i dobishëm për begati e për bekime materiale e shpirtërore për këtë vend e komb. Asnjë ligj apo politikë nuk e ndalon këtë dhe nuk mund ta ndalojë. Po, ne jemi një shoqëri, por jemi një shoqëri e cila në çdo shekull ka pasë treqind e pesëdhjetë milionë anëtarë. Në çdo ditë me namazet e detyruara, anëtarët e saj shfaqin pesë herë me nderim të plotë lidhjen e tyre me parimet e asaj shoqërie të shenjtë, dhe dëshirën e tyre për t’i shërbyer asaj. Në përputhje me programin e shenjtë  “Padyshim që besimtarët janë vëllezër (në islam)”,[19] ata nxitojnë me lutjet dhe me fitimet e tyre shpirtërore për të ndihmuar njëri-tjetrin. Po, ne jemi anëtarët e asaj shoqërie të shenjtë e të gjërë. Dhe detyra jonë e veçantë është që t’i përcjellim në formë vërtetuese e konfirmuese tek njerëzit e imanit të vërtetat Kur’anore të besimit, dhe t’i shpëtojmë ata dhe veten tonë prej asgjësimit të përjetshëm dhe prej burgimit të vetmuar të përhershëm në Botën e ndërmjetme. Ne nuk kemi asnjë lidhje me ndonjërën prej shoqërive të kësaj dynjaje, as me shoqëritë politike komplotuese, dhe as me shoqëritë e fshehura revolucionare politike, siç jemi akuzuar; ne nuk e ulim veten tek asnjë shoqëri e tillë e fshehtë dhe e pakuptim. Sidoqoftë, katër gjykata e kanë hetuar këtë deri në detajet më të holla, dhe atëherë na dhanë pafajësinë lidhur me të.

Said Nursi

* * *

 

Kundërshtimet e mia të shkruara, të cilat formojnë një shtojcë dhe një shtesë për mbrojtjen time, dhe që u dërguan tek Gjashtë Departamentet e qeverisë në Ankara, dhe u paraqitën tek Gjykata penale e Afjonit.

Unë them për këtë gjykatën e Afjonit: Mjaft më tani! Durimi im është sosur! Është një tirani mizore dhe e paprecedent që përveç asaj që më keni shqetësuar e më keni rënë më qafë qysh prej njëzet e dy vitesh pa asnjë motiv dhe duke më mbajtur nën mbikëqyrje të vazhdueshme në syrgjynosje në izolim të plotë dhe në burgim të vetmuar, duke i burgosur në mënyrë të paligjshme tre herë studentët e Risale-i Nurit, dhe duke na shkaktuar neve humbjen e qindra mijëra lirave për shkak të dyshimeve të pabaza dhe duke përdorur ‘mundësitë’ në vend të fakteve; dhe kjo, pavarësisht faktit se përveç dy ose tre çështjeve gjashtë gjykatat kanë qenë të pamundura të gjejnë ndonjë gjë në kundërshtim me ligjin në njëqind pjesët e Risale-i Nurit. E ardhmja dhe brezat e së ardhmes do t’i mallkojnë tiranët të cilët kanë qenë përgjegjës për të. Ndërsa në Gjyqin e Fundit ne kemi besim të plotë se këta tiranë do të flaken duke rënë në thellësirat e Xhehennemit – Ferrit, dhe kjo na bën neve të gjejmë ngushëllim, dhe duke qëndruar të heshtur ne kemi duruar. Përndryshe ne do t’i kishim mbrojtur me të gjithë fuqinë të drejtat tona.

Dhe kështu gjatë pesëmbëdhjetë viteve ne kemi hyrë në Gjashtë gjykata, dhe janë hetuar Risale-i Nuri dhe letrat tona qysh prej njëzet vitesh, dhe përfundimi ishte se ne morëm pafajësi të plotë prej Pesë gjykatave, ndërsa gjykata e Eskishehirit bëri si pretekst pesë ose dhjetë fjalë në trajtesën e shkurtër rreth Hixhabit-mbulesës së grave, një çështje të vetme, dhe dha një dënim të lehtë kundra nesh, duke u mbështetur mbi një ligj ‘elastik’. Kur ata e bënë këtë, unë shkrova sa vijon në korrektimin të cilin pas gjykatës së apelit, unë ia dërgova zyrtarisht Ankarasë si një shembull i vetëm për vendimin e paligjshëm: Qysh prej një mijë e treqind e pesëdhjetë vitesh, duke ndjekur konsensusin dhe rregullat e treqind e pesëdhjetë mijë komenteve të Kur’anit, unë shpjegova vërsetin Kur’anor rreth Hixhabit -mbulesës së grave- i cili ka mësuar e urdhëruar një praktikë të fuqishme e të përjetshme islame dhe një parim të shenjtë të treqind e pesëdhjetë milionë njerëzve, me qëllim që t’i mbrojmë ato kundra kundërshtimeve të një ateisti dhe ndaj kritikave të tij kundra civilizimit të Kur’anit. Në qoftë se do të kishte ndonjë drejtësi në botë, ajo do të shpallte një vendim për të shfuqizuar dënimin dhe masën ndëshkimore që është marrë kundra një njeriu i cili duke shpjeguar vërsetin ka ndjekur rrugën e paraardhësve tonë; ajo do ta hiqte këtë njollë të çuditshme prej aparatit të drejtësisë së këtij shteti islamik.

Unë e shkrova këtë në shtojcën që përmbante korrektimet e mia dhe ia tregova prokurorit të përgjithshëm. Ai u tmerrua dhe tha: Të lutem! Nuk është nevoja për gjithë këtë. Dënimi yt është i lehtë, dhe vetëm një pjesë e vogël e tij ka mbetur. Nuk është nevoja që ta paraqesësh këtë.

Kështu, ju keni kuptuar vërtet shembuj të çuditshëm si ky në mbrojtjet dhe në kundërshtimet e mia të cilat ua kam dërguar juve dhe departamenteve të qeverisë në Ankara. Ajo që unë kërkoj e shpresoj nga gjykata e Afjonit është kjo: Unë pres prej jush në emrin e drejtësisë së vërtetë që ju t’i jepni lirinë e plotë Risale-i Nurit i cili ka një bereqet dhe një shërbim të barasvlershëm me atë të një ushtrie të plotë në rrugën e dobive dhe të interesit të këtij kombi e vendi.

Përndryshe, futja e disa prej shokëve të mi në burg për shkakun tim do të më shtynte mua të bëja një mëkat që të meritonte dënimin më të madh me qëllim që t’i thoja lamtumirë kësaj jete të këtillë, dhe u shfaq në zemrën time sa vijon:

Ndërsa është detyrë që qeveria të më japë mbrojtje të plotë dhe të më ndihmojë, meqë ndodhet një interes i madh për kombin dhe një dobi e madhe për vendin në këtë çështje, fakti se ajo po më bën presion e po më shtyp mua tregon se banda e fshehtë e ateizmit e cila më ka luftuar qysh prej dyzet vitesh dhe disa prej individëve të bandës së komunistëve me të cilën tani ajo është bashkuar, dhe të cilët kanë mundur të zënë pozita të rëndësishme në qendrat zyrtare, janë këto që po drejtojnë sulme kundra meje. Kurse qeveria, ose nuk është në dijeni të kësaj çështjeje, ose me dijeni e lejon atë.

I nderuar kryetar i gjykatës! Nëse më lejoni, unë do t’ju drejtoja juve një pyetje për të cilën jam shumë kureshtar: Përse politikanët më kanë privuar prej të gjitha të drejtave civilie, prej të gjitha lirive dhe madje edhe prej të gjitha të drejtave të mia në jetë, ndonëse unë nuk kam qenë kurrë i përfshirë në politika dhe nuk kam hyrë në betejat e tyre; dhe më trajtuan si të isha një gjakderdhës që i ka lyer duart me gjakun e qindra viktimave, dhe më vensdosën në një burgim të vetmuar dhe në një vend të izoluar tre muaj e gjysëm, dhe u përpoqën të më shkatërrojnë jetën time duke më helmuar njëmbëdhetë herë. Dhe kur shokët e mi të kujdesshëm e të vëmendshëm dhe studentët e mi besnikë donin të më mbronin kundra planeve vrasëse të këtyre, këta i ndaluan ata që të kontaktoheshin me mua, madje më privuan edhe nga studimi i librave të mi të bekuar dhe të padëmshëm, me të cilët jam mësuar në vetminë time, në pleqërinë, në sëmundjen dhe në syrgjynosjen time.

Unë shpresova që prokurori i përgjithshëm të më jepte mua vetëm një libër prej librave të mi, dhe megjithëse e kishte premtuar, ai nuk e bëri, kështu u detyrova të qëndroja i vetmuar në një krah të madh burgu, në një vend të mbyllur e të ftohtë pa asgjë që të preokupoja veten time; dhe në vend që nëpunësit, shërbyesit dhe rojet të na trajtonin mirë në një mënyrë që të gjeja ndonjë ngushëllim a qetësi, ata thjesht u nxitën që të më shikonin me armiqësi e me ashpërsi. Një shembull i vogël prej këtij trajtimit të tyre është ky: Unë u shkrova një peticion drejtorit të burgut, prokurorit të përgjithshëm dhe kryetarit të gjykatës, dhe ia dërgova atë njërit prej vëllezërve të mi që ta shkruante me shkronjat e reja të cilat nuk i njoh. Peticioni u shkrua dhe iu dha atyre. Ata e konsideruan këtë një krim të madh nga ana ime, dhe menjëherë nisën t’i bllokonin të gjitha dritaret e dhomës sime dhe i gozhduan. Tymi i sobës më bënte shumë dëm; dhe unë insistova që ata ta linin të hapur një dritare. Tani ata e gozhduan dhe e bllokuan edhe atë dritare gjithashtu. Megjithëse rregullat e burgut përcaktojnë që izolimi total të mos i kalojë pesëmbëdhjetë ditë, ata më mbajtën në izolim të plotë tre muaj e gjysëm, dhe nuk lejuan asnjërin prej shokëve të mi që të më takonin. Gjithashtu, gjatë tre muajve një akuzë prej dyzet faqesh ishte shkruar kundra meje, dhe ata ma treguan mua. Por unë nuk i njihja shkronjat e reja, dhe meqenëse isha i sëmurë dhe me shkrim të keq, unë u kërkova atyre që të më dërgonin dy nga studentët e mi, të cilët e njohin gjuhën time dhe që të mund ta lexonin fletë-akuzën, dhe që të shkruanin kundërshtimet dhe mbrojtjet e mia. Por ata nuk e lejuan dhe nuk e pranuan këtë. Ata thanë: Le të vijë avokati që ta lexojë! Më vonë ata as atë nuk e lejuan, por i thanë njërit prej vëllezërve të mi: “Shkruaje fletë-akuzën me shkronjat e vjetëra dhe jepia atij!” Por shkrimi i asaj fletë-akuze merrte gjashtë ose shtatë ditë; dhe kështu në vend të leximit që zgjaste një orë të vetme ata e zgjatën këtë punë në gjashtë deri në shtatë ditë, dhe këtë e bënë vetëm për të penguar çdo kontakt me mua. Kjo është një shtypje e tmerrshme dhe më privon mua krejtësisht nga e drejta e mbrojtjes. Edhe një Vrasës që ka bërë njëqind krime dhe është dënuar me ekzekutim nuk do të trajtohej në këtë mënyrë në ndonjë vend të botës. Në të vërtetë, unë po vuaj një dhimbje shumë të madhe meqë nuk di asnjë arsye për këtë torturë të paprecedent. Unë dëgjova se kryetari i gjykatës është i drejtë dhe i dhembshur, prandaj unë e paraqita këtë peticion e ankesë si një provë e parë dhe e fundit.

Said Nursi

i cili është i sëmurë,  i mjerë dhe në izolim të plotë.

* * *

 

Akuza përmban katër pika bazë lidhur me mua.

Pika e Parë: Pretendimi se unë jam një person që krenohet me veten dhe egoist. Unë e kam refuzuar këtë pretendim me të gjithë fuqinë time. Komiteti i ekspertëve në Gjykatën e Denizlit tha: “Në qoftë se Saidi do të pretendonte se është Mehdiu i pritur, të gjithë studentët e tij do ta kishin pranuar atë”.

Pika e Dytë: Botimi i veprave të tij fshehurazi.

Armiqtë e fshehur nuk duhet t’i keqinterpretojnë gjërat, sepse nuk ndodhet asgjë që prek politikat dhe rendin publik. Gjithashtu ata nuk duhet t’i bëjnë një pretekst makinën shumëfishuese dhe letrat e vjetëra. Gjashtë gjykatat dhe departamentet e ndryshëm të qeverisë në Ankara e kuptuan goditjen e drejtuar nga Risale-i Nuri[20] për Mustafa Qemalin, dhe ato nuk na shqetësuan rreth saj dhe na dhanë pafajësinë, duke na i kthyer të gjithë librat, duke përfshirë edhe Rrezen e Pestë. Për më tepër, veprat e tij të këqija u treguan me qëllim që të ruhej vlera dhe dinjiteti i ushtrisë. Domethënë, një person nuk u pëlqye me qëllim që të lavdërohej e vlerësohej me të gjithë dashurinë ushtria.

Pika e Tretë: “Ai nxit thyerjen e rregullit dhe prishjen e qetësisë publike”. Kjo akuzë e çuditshme refuzohet nga faktet se gjatë një periudhe njëzet vjeçare gjashtë gjykata dhe policia e dhjetë provincave nuk kanë regjistruar asnjë incident të vetëm që ndonjëri prej qindra mijëra studentëve të Risale-i Nurit dhe qindra mijëra kopjet e pjesëve të Risale-i Nurit të kenë thyer rendin apo të kenë prishur qetësinë publike, ata nuk kanë gjetur asgjë të tillë. Do të ishte e pakuptim të përgjigjeshe për çështje të pakta të parëndësishme në këtë akuzë të re, sepse tre gjykata na kanë dhënë pafajësinë për pikërisht këto çështje dhe ato kanë pas përgjigje në mënyrë të përsëritur. Meqenëse akuza ndaj nesh me këto çështje është e  barasvlefshme me akuzën ndaj Gjykatës penale të Ankarasë, dhe ndaj gjykatave të Denizlit dhe të Eskishehirit, të cilat na dhanë ne pafajësinë lidhur me to, unë ua lë atyre gjykatave të përgjigjen për to. Por ndodhen dy ose tre çështje të tjera.

E Para: Megjithëse ata shpallën vendimin për pafajësinë tonë dhe e rikthyen atë libër tek ne pasi e kontrolluan dhe e hetuan plotësisht gjatë një kohe që zgjati dy vjet në Gjykatën e Denizlit dhe në gjykatën e krimeve të rënda në Ankara, veçse ata dallgëzuan, ngritën një ose dy çështje që erdhën në trajtesën e Rrezes së Pestë lidhur me një komandant[21] i cili ka vdekur dhe i ka mbaruar çështja, dhe i bëri ato si akuzë kundra nesh. Ne themi: Të drejtosh një kritikë të drejtë të përgjithshme ndaj një personi që ka vdekur, që është larguar dhe që i është këputur lidhja me qeverinë, kjo nuk vlerësohet si mëkat -shkelje- në shikimin e ligjit.

Pastaj, duke manipuluar faktet, prokuroria mori një aspekt të atij interpretimi të përgjithshëm dhe e aplikoi atë për atë komandant; duke ditur se asnjë ligj nuk mund ta vlerësojë si krim në qoftë se një e qindta e një kuptimi, i cili mund të kuptohet ndërsa i referohet dikujt, është gjetur në një trajtesë private e të fshehtë. Për më tepër, ajo trajtesë i ka shpjeguar hadithet alegorike në mënyrë të shkëlqyer.

Meqenëse ato shpjegime janë shkruar para tridhjetë ose dyzet vitesh, dhe përgjigje vendimtare janë dhënë në mbrojtjen dhe në kundërshtimet e mia, të cilat janë paraqitur tek tre gjykata të tjera dhe tek gjykata e juaj, dhe tek gjashtë departamente të qeverisë në Ankara, dhe nuk kanë marrë kritikë, atëherë sigurisht kjo nuk mund të konsiderohet të jetë në mospajtim me ndonjë ligj në qoftë se shpjegimet e kuptimit të vërtetë të hadithit dalin që t’i përshtaten një individi me të meta.

Pastaj meritat ndaj një personi i cili ishte brenda një përmbysjeje, që çoi në gabime të shumta, nuk i referohen vetëm atij meritat e atyre reformave, por i referohen ushtrisë dhe qeverisë, ndërsa ai ka vetëm një pjesë të tyre. Dhe ashtu siç nuk do të ishte krim ta kritikosh atë për fajet e tij, po ashtu nuk mund të thuhet se ajo është duke sulmuar reformat. Gjithashtu si do të ishte e mundur të konsiderohet krim të mos pëlqesh një njeri i cili e ktheu xhaminë e Aja Sofias në një shtëpi idhujsh – ndonëse ajo ishte një burim i përjetshëm nderi i këtij kombi heroik dhe si një Inxhi vezulluese në xhihadin e tij dhe në shërbimin ndaj Kur’anit, dhe duke qenë një dhuratë e çmueshme përkujtimi prej dhuratave të shpatave të stërgjyshërve të saj guximtare, dhe i cili gjithashtu e transformoi zyrën e Shejhul-Islamit në një shkollë të mesme vajzash?

Çështja e Dytë me të cilën më akuzoi prokuroria.

Tre gjykata më kanë dhënë pafajësinë për këtë çështje; ai shpjegim i shkëlqyer në interpretimin e hadithit sherif (në Rrezen e Pestë) para dyzet vitesh e shpëtoi kombin. Sepse Shejhul-Islami -për xhindët dhe për njerëzit- “Zembilli Ali Efendi”, deklaroi duke thënë: “Nuk ka asnjë lejim për ta vënë në kokë kapelen strehëgjërë, as edhe si shaka”.

Dhe të gjithë Shejhët e Islamit dhe të gjithë Ulematë -dijetarët- islamë e konsideruan atë të palejueshme. Prandaj masat e myslimanëve ishin në rrezik kur ata u detyruan për ta vënë atë kapele strehëgjërë, pasi ata ishin para dy zgjedhjeve. Por, meqenëse në një pjesë të Rrezes së Pestë, e cila u shkrua para dyzet vitesh, ajo thotë: “Veshja -vënia në kokë- atë kapele strehëgjërë do të bëhet me detyrim, dhe ajo kapele do të thotë: mos bën sexhde, por besimi -imani- që gjendet në atë kokë do ta detyrojë edhe atë kapele që të bëjë sexhde dhe, në dashtë Zoti, do ta bëjë atë myslimane”, ajo i shpëtoi masat e myslimanëve edhe nga heqja dorë me vullnet nga feja e tyre, edhe nga revolta e rebelimi. Megjithëse asnjë ligj nuk mund të propozojë një gjë të tillë për ata që jetojnë të veçuar, dhe për njëzet vjet asnjëra prej gjashtë autoriteteve provinciale nuk më ka detyruar mua ta vesh atë kapele; dhe gratë dhe fëmijët dhe Imamët e xhamive dhe nëpunësit në zyrat e tyre dhe shumica e fshatarëve nuk janë të detyruar që ta veshin atë kapele strehëgjërë, dhe tani në kohët e fundit është hequr edhe prej kokave të ushtarëve; gjithashtu në shumë provinca tani beretat dhe takijet nuk janë të ndaluara. Sidoqoftë kjo -mosvënia e kapeles strehëgjërë- u bë një element akuze kundra meje dhe kundra vëllezërve të mi. A do të mundej ndonjë ligj në botë, ndonjë parim, ose ndonjë interes, ta konsideronte këtë akuzë krejtësisht të pakuptimtë të jetë një krim?

* * *

 

Çështja e Tretë me të cilën jam akuzuar:

Nxitja për të prishur rendin dhe qetësinë publike në Emirdag. Kundërshtimi im për këtë është sa vijon:

Së Pari: Është lista ime e parefuzueshme e kundërshtimeve, e cila është paraqitur tek gjykata këtu dhe tek gjashtë departamentet e Qeverisë në Ankara me dijeninë dhe me lejen e kësaj gjykate. Prandaj unë po e paraqes pikërisht të njëjtin kundërshtim si përgjigje ndaj akuzës.

Së Dyti: Siç dëshmohet nga të gjithë ata që janë takuar me mua në Emirdag dhe siç konfirmohet nga njerëzit e asaj province dhe nga policia e saj, në vetminë time unë i jam shmangur me të gjithë fuqinë time përfshirjes në politika. Madje unë braktisa edhe shkrimin -kompozimin- dhe letërkëmbimin me të tjerët. Unë nuk shkrova asgjë tjetër përveç dy pjesëve, njëra rreth urtësisë së përsëritjes në Kur’an, dhe tjetra rreth melekëve. Unë shkruaja vetëm një letër në javë që të nxisja njerëzit nëpërmjet saj për të lexuar Risale-i Nurin; madje për tre vite unë i shkrova vetëm tre ose katër letra vëllait tim i cili është myfti dhe që gjatë njëzet viteve ka qenë prej studentëve të mi, dhe që është shumë i shqetësuar për mua, dhe i cili më dërgonte gjithmonë mua urime për festat fetare. Dhe megjithëse për njëzet vite nuk i kam shkruar asnjëherë vëllait tim tjetër i cili është në rajonin tim të lindjes, unë po akuzohem në fletëpadi për prishje të rendit dhe të qetësisë, dhe përsëri se po “kundërshtokam reformat”. Në përgjigje unë them këtë:

Fakti se më shumë se njëzet mijë kopje të Risale-i Nurit, gjatë njëzet viteve, janë studiuar prej njëzet mijë, madje prej njëqind mijë njerëzve me të gjithë zellin e pranimin, dhe megjithatë gjashtë gjykata dhe punonjësit e policisë së dhjetë provincave nuk gjetën asgjë dhe nuk regjistruan asnjë incident kundra tyre, për prishje të rendit dhe të qetësisë publike; kjo tregon se në qoftë se do të kishte pasë vetëm një mundësi të vetme prej mijëra mundësive kundra nesh, ata do ta merrnin atë, dhe do ta shfrytëzonin këtë mundësi si një fakt të vërtetuar. Por, në qoftë se do të kishte një mundësi të vetme brenda dy ose tre mundësive, dhe nuk do të shfaqej asnjë shenjë për të, atëherë ajo mundësi nuk do të konsiderohej krim. Dhe nuk është një mundësi prej një mijë mundësive, por gjithësecili duke përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm i cili më sulmon -është mundësia- që ai të vrasë shumë njerëz, që të prishë rendin publik dhe sigurinë për llogari të komunizmit dhe të anarkistëve. Domethënë, t’i shikosh në mënyrë kaq të ekzagjëruar mundësitë sikur ato të ishin fakte të vërteta dhe t’i shfrytëzosh ato mbi këtë bazë do të ishte tradhti e drejtësisë dhe e ligjit; do të ishte përbuzje nga ana e gjykatës dhe e ligjit paraqitja e një mundësie të çuditshme e të ekzagjëruar në vend të ngjarjeve.

Për më tepër, çdo qeveri ka kundërshtar, dhe ta kundërshtosh ideologjikisht nuk përbën krim. Qeveria shikon dorën dhe jo zemrën; ajo merr anën e jashtme; ajo nuk gjykon atë çfarë ndodhet në zemra. Në mënyrë të veçantë dikush që ka kryer shërbime të mëdha për këtë vend dhe komb dhe që nuk ka shkaktuar asnjë dëm, dhe në kohët e fundit nuk ka ndërhyrë në jetën sociale, por është bërë të jetojë në izolim të plotë, dhe veprat e të cilit janë vlerësuar e duartrokitur në qendrat më të rëndësishme të botës islame[22]; unë kam frikë se ata të cilët i bëjnë këto akuza krejtësisht të jashtëzakonshme e të pabaza ndaj personave të tillë, sigurisht në mënyrë të pavetëdijshme po shfrytëzohen për llogari të anarkisë dhe madje të komunizmit.

Unë kam kuptuar prej disa shenjave se armiqtë tonë të fshehur përpiqen të përçmojnë e ta ulin vlerën e Risale-i Nurit, dhe përhapin supozimin e ekzistencës së idesë së Mehdiut -nga aspekti politik- brenda tij, dhe pretendojnë se Risale-i Nuri është mjet për këtë ide; dhe kërkojnë e hetojnë se ndoshta do të gjejnë ndonjë mbështetje për ta për këto supozime të kota. Ndoshta për shkak të këtyre dyshimeve unë po bëhem të vuaj tortura të këtilla. Unë u them atyre armiqve të fshehur tiranë dhe atyre që i dëgjojnë ata dhe që janë armiqësorë ndaj nesh: Ruajna Zot! Përsëri, Ruajna Zot! Unë nuk e kam pasë një pretendim të tillë, dhe nuk e kam tejkaluar limitin tim dhe as nuk i kam bërë të vërtetat e besimit si një mjet personal apo një instrument për të fituar rang, famë dhe emër për veten time. Dhe veçanërisht tridhjetë vitet e fundit të jetës sime shtatëdhjetë e pesë vjeçare dëshmojnë për këtë, dhe dëshmon Risale-i Nuri që ka arritur njëqind e tridhjetë trajtesa, dhe dëshmojnë me mijëra persona të cilët më kanë shoqëruar mua.

Po, studentët e Risale-i Nurit e dinë këtë dhe unë kam treguar prova për këtë në gjykata se, jo të fitoj për vetveten ndonjë pozitë apo famë, apo të fitoj ndonjë pozitë shpirtërore ose rang të lartë, por me qëllim që t’u shërbej besimtarëve me të gjithë bindjen dhe fuqinë time në çështjen e besimit, unë jam gati të sakrifikoj jo vetëm jetën time në këtë botë dhe rangjet e saja të përkohshme, por -në qoftë se do të ishte e domosdoshme- edhe jetën time të Ahiretit dhe rangjet e saja të përjetshme, të cilat i kërkon gjithkush; dhe madje, me qëllim që të jem një mjet për t’i shpëtuar nga zjarri disa mjeranë prej njerëzve të besimit -në qoftë se do të ishte e domosdoshme- unë do të pranoja të braktisja edhe xhennetin -parajsën- dhe të futesha në Ferr. Ashtu siç e dinë këtë vëllezërit e mi të vërtetë, po ashtu unë e kam provuar atë në disa aspekte në gjykata. Të më akuzosh mua në këtë mënyrë për mungesë sinqeriteti në shërbimin tim ndaj Risale-i Nurit dhe ndaj besimit, dhe ta përçmoni Risale-i Nurin dhe ta zhvlerësoni atë, kjo do ta privonte këtë komb prej të vërtetave të tij sublime.

A mos vallë këta fatkëqinj imagjinojnë se dynjaja është e qëndrueshme dhe e përjetshme? Apo mos vallë imagjinojnë se të gjithë ata si shembulli i tyre e shfrytëzojnë fenë dhe besimin për dobitë dhe interesat e kësaj bote? Ky supozim i ka çuar ata të sulmojnë një person i cili ka sfiduar njerëzit e çudhëzimit në dynja dhe ka sakrifikuar jetën e tij të kësaj bote në rrugën e shërbimit të imanit; Dhe ai është i gatshëm që ta sakrifikojë edhe jetën e tij të Ahiretit -në qoftë se do të ishte e domosdoshme- në rrugën e këtij shërbimi. Dhe ai nuk do të ishte i gatshëm që ta ndryshonte sundimin e të gjithë botës me një të vërtetë të vetme të besimit, ashtu siç ka deklaruar nëpër gjykata. -Ai supozim- i ka çuar ata që të sulmojnë një person i cili ka ikur me të gjithë fuqinë e tij prej politikës dhe prej të gjitha rangjeve materiale dhe shpirtërore të cilat aludojnë për politikën, qoftë nga larg apo nga afër dhe këtë ai e bën nëpërmjet misterit të sinqeritetit; dhe ka duruar e përballuar tortura të pashembullta gjatë njëzet viteve, dhe megjithatë nuk zbriti -për shkak të rrugës së besimit- që  të përfshihet në politika. Pastaj ai e konsideron vetveten -nga aspekti i nefsit- në një shkallë shumë më të ulët se sa studentët e tij; prandaj ai gjithmonë pret duatë e tyre dhe që ata të kërkojnë falje për të. Dhe megjithëse ai e konsideron veten të dobët dhe të parëndësishëm, veçse ama disa nga vëllezërit e tij të sinqertë i atribuojnë atij në letrat e tyre private disa nga vlerat e virtytet e Risale-i Nurit, meqë ai është interpretues për shkëlqimet e forta të besimit të cilat burojnë prej Risale-i Nurit, dhe si rrjedhojë e një zakoni i cili nuk ka asnjë nënkuptim politik, ata i japin atij një rang të lartë -ashtu si një njeri që i drejtohet një personi të zakonshëm dhe i thotë: ti je mirëbërësi im… ti je mbreti im…!- dhe njerëzit i japin atij -nga këndvështrimi i mendimit të mirë- shkallë më të larta se sa ai meriton, të cilat janë një mijë herë më të larta se sa shkalla dhe vlera e tij. Dhe ata ndjekin një zakon të vjetër të pranueshëm e të praktikuar midis profesorit dhe studentëve të tij, -një zakon që nuk është kundërshtuar nga askush- dhe ka kuptimin që ata të jenë mirënjohës, dhe e lavdërojnë atë shumë tepër; dhe shkruajnë lavdërime të ekzagjeruara për të, që për një kohë të gjatë ka qenë zakoni që të shkruheshin në fund të librave të pranueshëm; në qoftë se ata i bëjnë këto gjëra, a do të mund të konsiderohej kjo një krim? Është e vërtetë se ekzagjerimi në një aspekt të tij konsiderohet se është në kundërshtim me të vërtetën; por një person si unë që nuk ka askënd, i cili është i huaj, i vetmuar, me armiq të shumtë, dhe ndodhen gjëra të shumta që e bëjnë atë t’i humbasë ndihmësit e tij, kështu thjesht me qëllim që të forcojë moralin e tyre përballë kaq shumë kundërshtarësh dhe me qëllim që t’i pengojë ata nga ikja dhe me qëllim që të mos e shkatërrojë entuziazmin e atyre të cilët e lavdërojnë atë në mënyrë të tepruar, ai e ndryshoi një pjesë të asaj që ata kishin shkruar duke ia referuar atë Risale-i Nurit dhe nuk e refuzoi atë plotësisht. Prandaj mund të kuptohet se sa shumë larg të drejtës dhe ligjit janë disa nëpunës zyrtarë, kur orvaten që ta bëjnë shërbimin e personit të lartëpërmendur ndaj besimit se ai shërbim na shikoka tek kjo dynja, ndonëse ai ka arritur moshën e pleqërisë dhe është tek dera e varrit. Fjala ime e fundit është:

“Të cilët thonë kur u bie fatkeqësi, Vërtet të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi”. [23]

Said Nursi

* * *

 

Shtojcë

Unë pashë se ishte shkruar në fund të Raportit përfundimtar lidhur me hetimet që u zhvilluan nga ana e gjykatës së hetimeve sa vijon:

“Këshilli i ministrave vendosi para katër muajsh ndalimin e botimit të trajtesës “Mrekullitë e Kur’anit”, domethënë “Fjalën e Njëzet e Pestë” dhe konfiskimin e numrave të saj prej tregut me pretekstin se shpjegimet e saj lidhur me tre vërsetet kundra civilizimit nuk ishin në përputhje me kodin civil të tanishëm.

Duke iu përgjigjur kësaj, ne themi:

Trajtesa “Mrekullitë e Kur’anit” është tani e pranishme brenda Trajtesës “Dhulfikar”, e cila ka afërsisht katërqind faqe, dhe unë e pata botuar duke hedhur poshtë kritikat e civilizimit parëndimor ndaj Kur’anit Kerim, duke iu përgjigjur në një mënyrë që nuk mund të kundërshtohet kurrë; dhe ato u përfshinë në tre prej trajtesave të mia të vjetra. Njëri nga vërsetet është rreth Hixhabit -Mbulesës së grave; vërseti i dytë është rreth trashëgimisë.  “…nënës i takon një e gjashta”[24]; dhe i treti ishte gjithashtu për trashëgiminë   “Meshkujt do të marrin dyfishin e pjesës së femrave”.[25] megjithëse unë e shpjegova në dy faqe para njëzet vitesh dhe disa para tridhjetë vitesh urtësinë e kuptimeve të këtyre vërseteve në një mënyrë që do të heshtte edhe filozofët, veçse ama ata imagjinuan sikur ato të ishin shkruar sot. Dhe në vend të bllokimit të trajtesës “Dhul-Fikar” që kishte katërqind faqe, ishte e mundur të hiqeshin vetëm këto dy faqe, dhe të na kthehej neve trajtesa, dhe kjo është një e drejtë ligjore për ne; Sepse në qoftë se do të gjendeshin një fjalë e vetme ose dy fjalë të dëmshme në një letër, këto dy fjalë hiqen, dhe lejohet botimi i asaj letre; dhe duke bërë analogji me këtë, ne kërkojmë këtë të drejtën tonë nga gjykata juaj e drejtë. Meqenëse asnjë nuk mundi të gjente rastin që të vinte të lexonte për mua fletakuzën dyzet-faqëshe, e cila m’u dha para një muaji, ata e lexuan atë për mua sot (që përkon me datën 11 qershor)… ata e lexuan akuzën dhe unë e dëgjova; unë gjeta se mbrojtja të cilën e pata shkruar para dy muajsh, po ashtu edhe shtojca e kësaj mbrojtjeje si dhe shtesa e saj, të cilën e shkrova para një muaji, dhe e dërgova tek zyra juaj dhe tek gjashtë departamentet e qeverisë në Ankara; ato kundërshtime e hedhin poshtë dhe e dërrmojnë atë fletakuzë. Prandaj unë nuk shoh absolutisht asnjë nevojë për të rishkruar një mbrojtje të re. Unë vetëm do të them tani, me qëllim që t’i sjell ndërmend prokurorisë, dy ose tre pikat vijuese:

Arsyeja pse unë nuk e mora parasysh akuzën dhe nuk iu përgjigja ishte që të shmangia fyerjen ndaj tre gjykatave të drejta të cilat na kishin dhënë neve pafajësinë  dhe nuk desha që t’i përbuzja. Sepse ato gjykata na dhanë pafajësinë pasi i shqyrtuan me imtësi të gjitha pikat në akuzën e tanishme. Të shpërfillësh plotësisht dhe të mos i marrësh parasysh këto vendime, kjo përbën shkelje e fyerje ndaj nderit të sistemit të drejtësisë.

Pika e Dytë: Për shkak të keqinterpretimeve të mëdha, duke u dhënë kuptime të paimagjinueshme njërës apo dy çështjeve prej mijërave, prokuroria na akuzoi për disa shkelje.

Sidoqoftë, ato çështje janë në koleksionet e mëdhaja të Risale-i Nurit. Ulematë -dijetarët- e universitetit të Az’harit në Kajro, dijetarët kryesues të Damaskut, Dijetarët e saktë të Mekës e të Medinesë dhe ata të Alepit e të tjerë, dhe veçanërisht dijetarët hetues të drejtorisë së çështjeve fetare, që të gjithë i kanë parë ato dhe i kanë vlerësuar e lavdëruar me admirim dhe kanë vënë firmat e tyre tek ato. Atëherë u habita dhe u çudita kur pashë se prokurori i përgjithshëm solli disa kundërshtime në fletakuzë sikur ai të ishte ndonjëri prej dijetarëve të fesë ose ndonjë shejh prej shejhëve të saj. Le të supozojmë se unë kam disa gabime dhe prokuroria ishte korrekt në atë që akuzon, megjithëse mijëra dijetarë nuk i kanë njollosur dhe as nuk i kanë kundërshtuar-, ato përsëri nuk përbëjnë krim; ato do të ishin thjesht gabime shkencore. Për më tepër, tre gjykata na dhanë pafajësi edhe ne, edhe të gjithë Risale-i Nurit. Vetëm gjykata e Eskishehirit dha dënime të lehta për mua dhe për pesëmbëdhjetë prej njëqind shokëve të mi për shkak të pesëmbëdhjetë fjalëve në Shkreptimën e Njëzet e Katërt, e cila është rreth Hixhabit -mbulesës së grave. Unë pata përmendur në shtojcën e mbrojtjes sime të cilën e paraqita tek ju se, në qoftë se do të kishte pasë ndonjë drejtësi në faqe të tokës ajo nuk do ta kishte pranuar atë vendim kundra meje për shkak të shpjegimit tim për atë vërset, i cili ndoqi në atë shpjegim gjykimin e treqind e pesëdhjetë mijë komenteve. Prokurori i përgjithshëm u orvat me zgjuarsinë e tij dhe me shumë vështirësi të zgjidhte disa fjali në librat dhe në letrat e shkruara gjatë njëzet viteve të kaluara dhe t’i modifikonte kundra nesh. Ndërkohë janë bërë pesë ose gjashtë gjykata -dhe jo vetëm tre-, të cilat na kanë dhënë pafajësi, shoqëruese në këtë mëkat ose në këtë krim të imagjinuar. Unë jam duke i sjellë ndërmend prokurorisë që të mos prekë nderin e atyre gjykatave të drejta.

Pika e Tretë: Të kritikosh apo të kundërshtosh një udhëheqës i cili ka vdekur e ka ikur, që lidhjet e të cilit me qeverinë janë këputur, dhe i cili ishte shkaku për disa faje në reforma, nuk mund të jetë mëkat apo krim në shikimin e ligjit. Dhe kritika jonë për të nuk ka qenë në mënyrë të qartë; por prokurori i aplikoi për atë udhëheqës pohimet dhe deklaratat e mia të përgjithshme e universale nëpërmjet keqinterpretimeve të tij. Ai i botoi ato kuptime të fshehta -private-, të cilat ne nuk ia themi askujt, dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë njerëzve për tek ato. Në qoftë se do të kishte ndonjë mëkat në këto kuptime, atëherë prokurori i përgjithshëm është fajtor. Sepse kjo është nxitje e masave, dhe tërheqja e vëmendjes së tyre tek ato kuptime.

Pika e Katërt: Për shkak të dyshimeve të pabaza, duke përsëritur të njëjtën histori të vjetër, duke grumbulluar ujë prej një mijë rrëkeve, prokuroria shqyrtoi aluzionet për një shoqëri sekrete, pavarësisht pafajësisë sonë të qartë lidhur me këtë çështje që na u dha nga tre gjykata. Sidoqoftë, ndërsa ndodhen shoqëri politike të shumta të cilat janë të dëmshme për këtë komb e vend, të cilat shihen me tolerancë dhe lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre, kurse ta quash një shoqëri sekrete solidaritetin e studentëve të Risale-i Nurit, që siç vërtetohet nga dëshmia e mijëra dëshmitarëve dhe shenjave dhe nga fakti se gjashtë provincat nuk na kundërshtuan, ky solidaritet është vetëm për të mirën e vendit, kombit, dhe të fesë për llogari të lumturisë në këtë botë dhe në tjetrën, dhe se këta studentë luftojnë kundra rrymave nga brenda dhe jashtë vendit, rryma të cilat janë të prirura për korrupsion e shthurje. Prandaj të bësh akuzë për formimin e një shoqërie të fshehtë dhe për prishje të rendit publik, megjithëse nuk është regjistruar gjatë njëzet viteve asnjë incident për prishje të sigurisë kundra asnjë studenti prej studentëve të Risale-i Nurit numri i të cilëve është qindra mijëra… akuza të tilla nuk zemërojnë vetëm llojin njerëzor por e bëjnë edhe tokën të zemëruar, duke e bërë ta refuzojë një akuzë të tillë… Sidoqoftë, nuk është aspak e nevojshme të thuash ndonjë gjë më shumë; sepse mbrojtja ime -të cilën e shkrova para kësaj fletakuze- dhe shtojca e mbrojtjes sime janë të mjaftueshme për përgjigje ndaj prokurorit të përgjithshëm.

I Burgosuri në Burgun e Afjonit

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Unë them këtë për gjykatën e Afjonit dhe për gjykatën e krimeve të rënda.

Për shkak se qysh në rininë time të hershme unë nuk mund të duroja të isha i sunduar, unë i këputa lidhjet e mia me dynjanë. Tani jeta është bërë një peshë e rëndë për mua me këtë shtypje të pakuptim e të panevojshme. Unë nuk kam fuqi të duroj persekutimin e mijëra nëpunësve zyrtarë jashtë burgut. Unë jam lodhur me këtë lloj jete. Me të gjithë fuqinë time, unë ju kërkoj që të më dënoni. Hyrja në varr nuk është brenda fuqisë sime, dhe unë duhet të mbetem në burg. Ju e dini mirë se akuzat e kota për të cilat më akuzoi prokuroria janë krejtësisht të pabaza dhe mosekzistuese.

Unë nuk mund të dënohem për shkak të tyre. Por unë kam faje të rënda përpara detyrave të mia të vërteta, për të cilat unë në efekt mund të dënohem. Në qoftë se do të ishte me vend pyetja, unë do t’i përgjigjesha pyetjes suaj. Po, krimi im i vetëm prej fajeve të mia të rënda është ky: Mua m’u shfaq këtu në burgun e Afjonit se, në shikimin e Realitetit, ishte një faj i pafalshëm që, për shkak se nuk e kisha shikuar dynjanë, unë nuk e kisha kryer detyrën e rëndë me të cilën kam qenë ngarkuar në emrin e vendit, të kombit, dhe të fesë, dhe mosnjohja e kësaj nuk më shfajësoi.

Fakti se tre gjykatat na kanë dhënë pafajësinë në këtë drejtim tregon se sa larg nga e drejta dhe nga drejtësia kanë rënë ata të cilët i japin emrin “një shoqëri politike mondane” studentëve të Risale-i Nurit -lidhja e pastër e të cilëve me Risale-i Nurin dhe me autorin e tij janë të sinqerta dhe thjesht për hir të Ahiretit- dhe orvaten që t’i shfaqin ata fajtorë duke i ngarkuar me përgjegjësi. Ne u themi gjithashtu:

Baza dhe themeli i shoqërisë njerëzore dhe veçanërisht e Ummetit islam janë lidhjet e sinqerta midis fiseve dhe grupeve, dhe ekzistenca e një vëllazërie shpirtërore dhe bashkëpunuese ndaj vëllezërve besimtarë brenda kombit islam, dhe ekzistenca e një lidhjeje të sinqertë ndaj kombit të tij, ndaj llojit, dhe ekzistenca e një lidhjeje të qëndrueshme e të pamposhtme me të vërtetat e Kur’anit të cilat shpëtojnë jetën e përhershme me ata që i propagandojnë ato, si dhe me lidhje të ngjashme me këto të cilat përbëjnë themelin e jetës shoqërore. Dhe t’i mohosh këto lidhje, do të të çonte në pranimin e ‘rrezikut të kuq’ i cili rri në pritë duke na përgjuar -i cili përhap farën e tmerrshme të anarkisë nga veriu, i cili shkatërron gjeneratën më të re, kombësinë, dhe hap rrugën për prishjen totale të civilizimit njerëzor dhe të jetës shoqërore- unë them se me atë mohim dhe me atë pranim mund t’u japësh studentëve të Risale-i Nurit ‘emrin e një shoqërie’. Prandaj studentët e vërtetë të Risale-i Nurit shfaqin lidhjen e tyre të shenjtë me të vërtetat e Kur’anit dhe shfaqin lidhjen e tyre që nuk këputet me vëllezërit e tyre në jetën e Ahiretit. Dhe meqenëse ata janë të lumtur të pranojnë çdo dënim që mund të marrin për shkak të asaj vëllazërie, ata e pranojnë në gjykatën tuaj të drejtë të vërtetën ashtu siç është. Ata nuk e ulin veten që të mbrohen me gënjeshtra, me servilizëm, me dredhi e me lajka.

I burgosuri Said Nursi

* * *

Një shtesë për shtojcën e kundërshtimeve të mia që u paraqit tek Prokuroria e përgjithshme e Gjykatës së Afjonit.

Së Pari: Unë i them gjykatës se meqenëse akuza e re bazohet mbi akuzat e vjetra të Gjykatave të Denizlit dhe të Eskishehirit, dhe mbi hetime sipërfaqësore dhe mbi grupe sipërfaqësore ekspertësh, të cilët kanë qenë kundra nesh, unë pretendoj në gjykatën tuaj se në qoftë se unë nuk do të provoja njëqind gabime në këtë akuzë, do të isha i kënaqur me njëqind vite dënimi. Unë tashmë e kam provuar çështjen time.

Në qoftë se dëshironi, unë ju paraqes juve listën që përmban më shumë se njëqind gabime.

Së Dyti: Kur letrat dhe librat tonë u dërguan në Ankara prej Gjykatës së Denizlit, unë u shkrova vëllezërve të mi -ndërsa isha shumë i shqetësuar dhe i dëshpëruar se vendimi do të shpallej kundra nesh -paragrafin i cili është në fund të disa mbrojtjeve të mia, i cili është: “Në qoftë se nëpunësit e drejtësisë të cilët janë duke e shqyrtuar Risale-i Nurin me idenë që ta kritikojnë atë, do të forconin ose do të shpëtonin besimin e tyre nëpërmjet tij, dhe pastaj të më dënonin me ekzekutim, dëshmoni se unë kam hequr dorë nga të drejtat e mia, dëshmoni se unë do t’i fal ata. Sepse ne jemi këtu për shërbim. Funksioni i Risale-i Nurit është që të forcojë e të shpëtojë besimin. Ne jemi të ngarkuar për t’i shërbyer besimit pa bërë dallime ndërmjet armikut dhe mikut dhe në mënyrë të paanshme”.

Dhe kështu, o anëtarët e gjykatës! Duke u mbështetur mbi këtë të vërtetë, dhe në dritën e saj, provat e fuqishme dhe të parefuzueshme të Risale-i Nurit kanë drejtuar zemrat e njerëzve të vetë gjykatës; prandaj çfarëdo që të bëni kundra meje, unë do t’ju fal juve; unë nuk do të mbaj aspak mëri me ju. Për shkak të saj, megjithëse kam qenë i mërzitur dhe i zemëruar nga tirania e skajshme dhe nga shtypja që kam vuajtur, dhe nga trajtimi përbuzës dhe shpifja ndaj personit tim, që kanë qenë deri në atë shkallë saqë kurrë nuk i kam përjetuar më parë, unë i kam duruar ato dhe madje as nuk kam folur keq për ata që u përfshinë dhe as nuk jam lutur për keq ndaj tyre.

Koleksionet e Risale-i Nurit, të cilat ju i keni shtënë në dorë janë mbrojtja ime e pakundërshtueshme dhe e parefuzueshme; dhe ato janë kundërshtimet e mia ndaj të gjitha akuzave të bëra kundra nesh dhe ndaj krimeve për të cilat jam i akuzuar.

Është e çuditshme se ndonëse dijetarët kryesues të Kajros, Damaskut, Alepit, Medinesë dhe Mekës, si dhe dijetarët e saktë të Drejtorisë së çështjeve fetare i kanë studiuar e shqyrtuar në mënyrë të hollësishme koleksionet e Risale-i Nurit, dhe duke mos dhënë kritika ata i kanë vlerësuar e lavdëruar ato, kurse personat e “zgjuar” të cilët përpiluan akuzën kundra nesh shfaqën nëpërmjet një gabimi të jashtëzakonshëm e të dukshëm -duke pohuar se Kur’ani përmban dyzet sure- gjë kjo që tregon se sa në mënyrë të sipërfaqshme e konsideruan ata çështjen. Pavarësisht se qindra e mijëra prej njerëzve të realitetit e konfirmuan dhe e vërtetuan Risale-i Nurin, nën këto kushte të rënda duke qenë vetë në internim, i vetmuar, i mjeruar dhe objekt i sulmeve të tmerrshme, ai prokuror, i cili madje nuk di se sa sure ndodhen në Kur’an, tha: “Megjithëse Risale-i Nuri përpiqet që ta shpjegojë Kur’anin dhe të interpretojë hadithet, veçse ama ai nuk ka natyrë shkencore dhe vlerë të lartë për sa i përket paraqitjes së njohurisë tek lexuesit e tij”. Nga kjo kuptohet se sa shumë larg janë kritikat e tij prej ligjit, realitetit, të drejtës dhe drejtësisë.

Unë gjithashtu kam këtë ankesë për ju:

Megjithëse për dy orë ju na bëtë neve të dëgjojmë të gjithë fletakuzën prej dyzet faqesh, e cila përmban qindra gabime dhe lëndon zemrat tona, pavarësisht ngulmimit tim, ju nuk më lejuat mua as dy minuta që të lexoja një faqe e gjysëm si përgjigje, që ishin e vërteta e plotë. Prandaj, në emër të drejtësisë unë kërkoj që të më lejoni mua ta lexoj listën time të plotë të kundërshtimeve.

Së Treti: Çdo qeveri ka kundërshtarë, por përderisa ata nuk prishin rendin publik, ata nuk mund të preken ligjërisht. Atëherë a do të ishte e mundur që unë dhe ata si shembulli im që jemi të tërhequr nga dynjaja dhe përpiqemi vetëm për varrin, që të braktisim punën për jetën e përhershme në përputhje me rrugën që e kanë ndjekur të parët tonë për një mijë e treqind vite dhe brenda limiteve që na udhëzon Kur’ani ynë madhështor, dhe në dritën e parimeve të cilat i shenjtërojnë treqind e pesëdhjetë milionë besimtarë në çdo shekull; dhe pastaj të preokupohemi me jetën e shkurtër dhe të përkohshme të kësaj dynjaje dhe të mbështesim ligjet dhe parimet e pamoralshme të civilizimit të ulët, madje ligjet barbare e çnjerëzore ashtu si në bolshevizëm, dhe t’i adoptojmë ato si rrugën tonë? Asnjë ligj në botë dhe asnjë njeri që ka sa një grimcë drejtësi nuk mund t’i detyrojë të tjerët që ta pranojnë këtë me atë. Ne vetëm u themi atyre që na kundërshtojnë neve: “Ne nuk ju kemi shqetësuar, edhe ju mos na shqetësoni.”

Dhe kështu duke u mbështetur mbi këtë fakt, ne nuk jemi me një udhëheqës i cili ka nxjerrë dekrete sipas tekave të tij në emrin e ligjit, për ta shndërruar xhaminë e Aja Sofias në shtëpi idhujsh dhe zyrën e Shejhul Islamit në një shkollë të mesme për vajza. Ne nuk jemi me të as në ide, as në çështje, as lidhur me motivin dhe as me rezultatin; dhe ne nuk e gjejmë veten të detyruar që ta pranojmë një çështje si kjo.

Por megjithëse për njëzet vite unë jam shtypur rëndë gjatë robërisë sime torturuese, unë nuk jam përfshirë në politikë, as nuk i kam provokuar autoritetet, dhe as nuk e kam prishur rendin publik. Megjithëse unë kam qindra mijëra vëllezër studentë të Risale-i Nurit, asnjë incident nuk është regjistruar për përfshirje në politikë dhe për prishjen e rendit dhe të qetësisë. Unë jam i lodhur nga jeta për shkak të trajtimit krejtësisht poshtërues dhe të padrejtë ndaj personit tim këtu në këtë internim në periudhën e fundit të jetës sime, saqë një trajtim të tillë unë kurrë nuk e kam vuajtur më parë dhe i cili më ka lënduar shumë. Unë madje ndjej neveri edhe për lirinë, nën këtë shtypje. Unë u kam shkruar një peticion -kërkesë- duke thënë se në kundërshtim me gjithkënd tjetër, unë nuk dua të më lironi dhe as të më jepni pafajësi, por dua të dënohem dhe jo të më jepni dënim të lehtë; unë dua dënimin më të rëndë. Sepse me qëllim që të shpëtoj nga ky trajtim tiranik i pashembullt, i paprecedent dhe i jashtëzakonshëm, nuk ka zgjidhje tjetër për mua përveç hyrjes ose në varr ose në burg. Por meqenëse vetvrasja nuk lejohet me sheriat, dhe exheli i vdekjes është i panjohur dhe jashtë fuqisë sime, unë do të isha i kënaqur me burgosje që unë tani po e vuaj në një izolim të vetmuar fillikat qysh prej gjashtë muajsh[26].

Megjithatë, unë nuk po e paraqes këtë peticion për tani, për hir të dëshirës së vëllezërve të mi të pafajshëm.

Së Katërti: Gjatë këtyre tridhjetë viteve prej jetës sime, periudhë në të cilën e quaja veten me emrin e “Saidit të Ri”, unë pretendoj dhe them: Unë jam përpjekur me sa mundësi kam pasë për të përmbajtur nefsin tim urdhërues për të liga, për ta edukuar dhe për ta ruajtur prej zhytjes në vetëmburrje, në kërkim fame dhe në krenari, dhe ndoshta më shumë se njëqind herë i kam plagosur ndjenjat e studentëve të Risale-i Nurit të cilët kanë mendime të mira të tepruara për mua. Për këtë dëshmojnë ajo çfarë kam shkruar në Risale-i Nur dhe faktet që lidhen me personin tim; si dhe dëshmojnë njerëzit e drejtë -të paanshëm- dhe të gjithë shokët të cilët më kanë takuar me qëllim të shëndoshë dhe me seriozitet. Ashtu siç vërtetohet edhe nga shokët e mi të afërm, edhe nga vëllezërit e mi, dhe nga shenjat që ata kanë vëzhguar, unë u kam thënë atyre: “Unë nuk jam pronari i mallrave të Nurit, unë jam vetëm një lajmëtar i dobët dhe i thjeshtë në dyqanin e xhevahireve të Kur’anit”. Unë jam i vendosur që të sakrifikoj jo vetëm rangjet e kësaj dynjaje dhe pozitën e lartë dhe famën, por edhe në qoftë se do të supozonim se më është dhënë një rang i madh shpirtëror, unë do ta sakrifikoja edhe atë gjithashtu për t’i shërbyer besimit dhe Kur’anit, nga frika e mundësisë së përzierjes së nefsit tim me sinqeritetin në shërbimin që kryej, duke prishur kështu sinqeritetin tim dhe qëllimin e pastër. Dhe me të vërtetë e kam bërë këtë. Dhe megjithëse kam vepruar në këtë mënyrë, dhe megjithëse nuk i kam pranuar dhe i kam refuzuar falënderimet e disa prej vëllezërve të mi për shkak të përfitimeve të tyre prej Risale-i Nurit -të cilat janë paraqitur në gjykatën tuaj të nderuar sikurse ajo të ishte një çështje politike- ju e keni bërë respektin e tyre për mua, që është më i madh se sa ai i djalit për babain e tij, subjekt pyetjesh. Ju i keni shtyrë disa prej tyre që ta mohojnë atë respekt. Ju na keni bërë neve të dëgjojmë me habi. A mund të imagjinohej kjo të jetë një krim për dikë të mjerë që të lavdërohet megjithëse ai vetë nuk është i lumtur me këtë dhe nuk e konsideron vetveten të denjë?

Së Pesti: Unë sigurisht ju them me çiltërsi të plotë se të akuzosh studentët e Risale-i Nurit që i përkasin një “shoqërie politike” dhe ndonjë ndërlikimi në politikë kur ata nuk kanë asnjë lidhje me asnjë shoqëri, grupim politik, parti, apo me lëvizje politike, -kjo me dijeni apo pa dijeni është luftë kundra nesh për llogari të një organizate ateiste sekrete e cila qysh prej dyzet vitesh vepron në mënyrë të drejtëpërdrejtë kundra islamit dhe besimit, ose në emrin e një lloji komunizmi i cili prodhon anarki në këtë vend. Sepse tre gjykata kanë dhënë pafajësinë lidhur me të gjithë studentët e Risale-i Nurit dhe me trajtesat e Risale-i Nurit. Vetëm gjykata e Eskishehirit më dha mua një vit dënim dhe gjashtë muaj dënim për pesëmbëdhjetë prej njëqind e njëzet vëllezërve të mi. Ndoshta ajo që e shtyu gjykatën e Eskishehirit që të marrë atë vendim është ardhja e një paragrafi që u shkrua herët dhe i cili erdhi brenda një trajtese të vogël që lidhet me një çështje të pjesshme e cila është Hixhabi dhe ajo fjali ishte sa vijon: “Sipas asaj që kam dëgjuar, në qendrën e qeverisë, një lustraxhi u suall pa turp ndaj gruas me shalë të zbuluara të një personi të rëndësishëm. A nuk është kjo sjellje e pahijshme një goditje e fuqishme në fytyrat e atyre të cilët nuk e njohin kuptimin e turpit prej armiqve të dëlirësisë dhe të Hixhabit?” atëherë të akuzosh Risale-i Nurin dhe studentët e tij tani, do të thotë të akuzosh dhe të padisësh tre gjykatat dhe të jesh përbuzës ndaj tyre.

Së Gjashti: Risale-i Nuri nuk mund të luftohet e të kundërshtohet. Të gjithë dijetarët islamë të cilët e kanë parë atë, kanë konfirmuar se ai është një komentim i çmuar dhe i vërtetë i Kur’anit Kerim; domethënë ai përmban argumente të fuqishëm për të vërtetat e tij; ai është një mrekulli shpirtërore prej mrekullive të Kur’anit në këtë shekull, dhe një pengesë e fuqishme për këtë komb e për këtë vend kundra rreziqeve dhe shkatërrimeve që rrinë në pritë nga veriu. Prandaj unë kam kuptuar se është detyrë e gjykatës suaj jo t’i trembë studentët e tij, por për sa ka të bëjë me të drejtat e përgjithshme, t’i inkurajojë ata, dhe unë e pres këtë prej jush. Në sajë të lirisë shkencore, librat dhe gazetat e atyre pa fe dhe të disa politikanëve ateistë -libra të cilët janë të dëmshëm për kombin, për vendin dhe për sigurinë publike- nuk kundërshtohen, dhe nuk bëhet ndërhyrje tek ato; atëherë sigurisht nuk është krim të jesh një student i Risale-i Nurit dhe të shpëtosh besimin e të riut të pafajshëm i cili ka nevojë për ndihmë, dhe t’i ruash të rinjtë prej rënies në imoralitet; madje qeveria dhe ministria e arsimit duhet ta vlerësojnë këtë punë dhe ta nxisin. Fjala ime e fundit është:

I lutemi Zotit të Gjithëfuqishëm që t’u jap sukses gjykatësve ta zbatojnë ligjin me drejtësi të vërtetë. Amin.

“Allahu Vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i Mirë i punëve”. [27] “Atëherë dije se Allahu është Mbrojtës për ty. Sa Mbrojtës i Shkëlqyer dhe sa Ndihmues i Shkëlqyer! [28]

Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve.

Said Nursi

* * *

 

Fjala ime e Fundit

Dëshiroj të them këtë për gjyqtarët e gjykatës.

Unë kam kuptuar si nga fletakuza po ashtu edhe nga izolimi  im i gjatë i vetmuar se, në këtë çështje është kryesisht personi im ai i cili synohet; dhe është parë i përshtatshëm shkatërrimi i karakterit tim. Sikur personi im qenka i dëmshëm për qeverinë, për sigurinë publike dhe për vendin, dhe se ai e bëka fenë një maskë, paska qëllime të kësaj dynjaje dhe se ndiqka ndonjë lloj politikash. Përballë kësaj unë ju them me siguri të plotë sa vijon:

Për shkak të këtyre dyshimeve të pabaza, mos i lëndoni studentët e Risale-i Nurit nëpërmjet shpifjes ndaj personit tim, sepse ata i janë përkushtuar Risale-i Nurit, këtij vendi dhe kombi dhe janë një vlerë e madhe për to. Ose përndryshe do t’i shkaktohej këtij vendi dhe këtij kombi një dëm i madh, dhe kjo do të hapte rrugën për rrezik ndaj atyre të dyjave. Unë gjithashtu jua them me siguri këtë: Unë kam vendosur ta pranoj -për llogari të rrugës që unë po ndjek tani- çdo lëndim, çdo fyerje, çdo trajtim poshtërues, çdo torturim dhe çdo dënim me burgosje që më bëhen, me kusht që të mos i vijë asnjë dëm as Risale-i Nurit dhe as studentëve të tij për shkakun tim; dhe në këtë ka shpërblim për mua në Ahiret dhe ai është mjet për shpëtimin tim dhe për të më çliruar nga të këqiat e nefsit tim urdhërues për të liga. Dhe ndërsa qaj nga një aspekt, veçse ama jam i lumtur nga një aspekt tjetër. Në qoftë se këta të pafajshëm të mjerë nuk do të kishin hyrë në burg me mua për hir të kësaj çështjeje, unë do të kisha folur me të gjithë fuqinë në mbrojtje tek gjykata juaj. Ju gjithashtu e keni parë se personi i cili shkroi fletakuzën dëshiron të shkatërrojë karakterin tim me keqinterpretimet e tij dhe me ekzagjerimet, dhe duke i keqinterpretuar disa prej tyre duke u dhënë mendime të gabuara dhe duke e paraqitur në atë mënyrë sikur të gjitha letrat dhe librat e mi, private dhe joprivate, që u shkruan gjatë këtyre njëzet deri në tridhjetë vite të jetës sime na qenkan shkruar këtë vit, dhe se nuk qenkan parë nga asnjë gjykatë, nuk paskan hyrë në asnjë gjykatë, nuk i paska përfshirë asnjë ligj amnistie dhe nuk qenkan zbuluar me kalimin e kohës. Dhe megjithëse unë e kam përmendur më shumë se njëqind herë se personi im është me gabime dhe me rëndësi të pakët, dhe ndonëse kundërshtarët e mi përpiqen me çdo mënyrë duke bërë shpifje ndaj meje, prapëseprapë ajo nuk ka pasur asnjë efekt në shikimin dhe në vlerësimin publik për mua, dhe arsyeja, që megjithëse ata shfrytëzojnë çdo rast për të më përçmuar në shikimin e njerëzve, veçse ama kjo nuk ka pasë asnjë ndikim, gjë e cila është e mjaftueshme për t’i shqetësuar politikanët, -arsyeja- është kjo: Është një nevojë shumë e madhe dhe e fortë këtu në këtë kohë dhe në këto rrethana për një numër njerëzish për të dhënë mësim fenë dhe për të forcuar besimin, njerëz që nuk do ta sakrifikonin të vërtetën për asgjë, që nuk do ta bënin atë një instrument për asgjë, dhe që nuk do të merrnin asnjë pjesë për nefset e tyre. Vetëm në këtë mënyrë do të ishte i mundur të përfitohej prej asaj që ata japin mësim rreth fesë, dhe do të bëheshin të besonin me siguri e bindje të plotë.

Po, duket se në asnjë kohë apo vend nuk ka pasë nevojë kaq të madhe për një shërbim të tillë, pasi rreziqet kanë ardhur me fuqi të plotë nga jashtë.

Megjithëse unë kam pranuar e deklaruar se personi im i dobët nuk mjafton për ta përmbushur këtë nevojë apo atë boshllëk, disa prej tyre supozojnë se diçka nga ajo mund të realizohet nëpërmjet meje, jo për shkak të ndonjë virtyti të veçantë në personin tim, por për shkak të rreptësisë dhe madhësisë së nevojës për dikë që ta përmbushë këtë detyrë, dhe për shkak se nuk është shfaqur ndonjë në mënyrë të dukshme që ta mbajë atë përgjegjësi më të madhe.

Qysh prej një kohe shumë të gjatë unë e kam shqyrtuar këtë çështje me habi e çudi, por vetëm tani e kam kuptuar urtësinë në këtë vlerësim publik, për të cilin unë nuk jam aspak i denjë -pavarësisht të metave të mia të mëdha. Urtësia në të është kjo: Këtu në këtë kohë, Risale-i Nuri dhe personaliteti kolektiv i studentëve të tij e kanë drejtuar atë nevojë të madhe tek vetja e tyre. Ata e kanë supozuar personin tim se është një përfaqësues i realitetit të çuditshëm të Risale-i Nurit dhe personaliteti i tij i pastër dhe i sinqertë -pavarësisht pjesës sime nga vepra e tij dhe nga shërbimi duke qenë veçse një e mijëta- dhe ata shfaqin ndaj meje një lloj shikimi -vlerësimi. Por kjo është edhe e dëmshme për mua edhe një peshë. Gjithashtu për shkak të shërbimit tim ndaj tij, ata e kanë konsideruar personin tim të parëndësishëm të jetë i përfshirë në parashikimet rreth Risale-i Nurit, i cili është një pasqyrë ku reflektohet mrekullia e Kur’anit të gjithurtë në këtë kohë, dhe në personalitetin kolektiv të studentëve të tij të sinqertë, të bërë nëpërmjet Ilhamit -Inspirimit Hyjnor- prej disa Evlijave të tillë si Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, dhe prej Gauth El-Aëdham, iu shenjtëroftë sekreti. Më duket se kam gabuar, sepse në disa vende unë ia atribuova diçka prej shikimit të mirë të tyre personit tim dhe nuk ia drejtova Risale-i Nurit. Arsyeja për këtë ishte dobësia ime; unë në pamje të jashtme e pranova një pjesë të saj për vetveten me qëllim që të parandaloja gjërat që do të mund t’i frikësonin ata të cilët më ndihmojnë që të shtoja dhe rrisja mirëbesimin dhe konfidencën e tyre në atë çfarë thashë.

Unë ju paralajmëroj për çka vijon:

Nuk është nevoja të fyeni personin tim kalimtar, i cili është tek dera e varrit; nuk është e nevojshme t’i jepni atij aq shumë rëndësi. Dhe duhet ta dini mirë se ju nuk mund të ndesheni me Risale-i Nurin dhe nuk mund ta luftoni atë! Ju nuk mund ta mposhtni atë. Duke e luftuar atë ju do t’i shkaktonit dëm të madh këtij kombi e këtij vendi. Prandaj ju nuk mund t’i shpërndani e t’i përçani studentët e tij. Sepse mbrojtësi i Kur’anit në këtë kohë dhe aktet e tij heroike -të cilat në shikimin e botës islame janë si ato të kohëve të hershme- nuk do t’i lejojnë bijtë e paraardhësve të kësaj toke, të cilët dhanë dyzet deri në pesëdhjetë milionë martirë në rrugën e mbrojtjes së Kur’anit, që ta braktisin atë.

Madje, edhe në qoftë se nga ana e jashtme do të tërhiqeshin, ata studentë të sinqertë përsëri janë të lidhur me të gjithë jetët dhe shpirtërat e tyre. Ata nuk do ta braktisin Risale-i Nurin, i cili është një pasqyrë e atij realiteti, dhe ata nuk do të kënaqeshin -me atë braktisje- që t’i shkaktohej dëm atdheut, kombit dhe sigurisë publike. Fjala ime e fundit është:

 

“Por nëse  ata kthejnë kurrizin, atëherë thuaju (o Muhammed a.s.) “Allahu është më se i mjaftueshëm për mua. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit Madhështor”.[29]

* * *

 

Një peticion i dërguar për tek Këshilli i Ministrave.

Unë kam një kërkesë shumë të rëndësishme për ta paraqitur tek kabineti.

Unë i kërkoj kabinetit që pesëmbëdhjetë faqet e Rrezes së Pestë, e cila për herë të parë është shkruar para disa vitesh, dhe që më vonë u përfshi tek fundi i koleksionit të quajtur Siraxhun NurLlamba Ndriçuese, i cili ka më shumë se treqind faqe, dhe ishte shkaku për daljen e vendimit nga ana e këshillit të ministrave për ta konfiskuar të gjithë atë koleksion – i kërkoj kabinetit që ato pesëmbëdhjetë faqe të hiqen prej koleksionit “Siraxhun Nur”.

Sepse është vërtetuar e konfirmuar se ai koleksion është i suksesshëm në shumë mënyra për të gjithë dhe sidomos për njerëzit e goditur me fatkeqësi e me bela dhe për të moshuarit të cilët kanë dyshime në aspektet e imanit. Pra unë kërkoj që pjesa e cila imagjinohet të jetë e dëmshme, të hiqet dhe të jepet leja për treqind faqet e mbetura që të botohen, me qëllim që të goditurit me fatkeqësi dhe të moshuarit të mund të marrin ngushëllim prej atij koleksioni si dhe të përfitojnë ata të cilët janë në nevojë për të vërtetat e besimit që ai i përmban.

Për më tepër, në katërqind faqet e koleksionit Dhul Fikar, dy faqe të shkruara para tridhjetë viteve duke shpjeguar dy vërsete rreth trashëgimisë dhe rreth mbulesës së grave si përgjigje ndaj filozofëve të Europës, dhe një rresht të vetëm rreth bankave në trajtesën “Isharatul-Ixhaz”, e botuar para tridhjetë viteve rreth vërsetit,  “Ndërsa Allahu ka lejuar tregtinë dhe ka ndaluar kamatën”[30], dhe afërsisht një rresht i shkruar para tridhjetë vitesh ndërsa isha në Dar’el-Hikmeh, midis gjashtë pyetjeve të drejtuara për zyrën e Shejhul-Islamit nga kryeprifti i kishës Anglikane -unë kërkoj që këto pjesë të hiqen, ndërsa koleksioni “Dhul Fikar”, i cili është konfiskuar me pretekstin e atyre dy faqeve dhe të një rreshti -për shkak se ato nuk janë në përputhje me kodin civil të tanishëm- të na kthehet. Sepse ajo trajtesë është vlerësuar shumë nga bota islame dhe dobitë e saj në fakt janë parë, dhe ajo i provon në mënyrë të mrekullueshme tre prej shtyllave të Imanit. Kjo është ajo që ne kërkojmë dhe kjo është e drejta jonë. Sepse ashtu si në qoftë se do të gjendeshin pesë fjalë të ndaluara në një letër, ato fjalë hiqen dhe lejohet të botohet pjesa tjetër e letrës, po ashtu edhe ne kërkojmë garantimin e kësaj të drejte ligjore të rëndësishme për ne.

Dhe në emrin e të gjithë atyre që i shërbejnë Kur’anit dhe besimit dhe që përpiqen të vendosin rendin dhe qetësinë dhe që i shërbejnë këtij vendi e këtij kombi nëpërmjet Risale-i Nurit, ne u kërkojmë juve që të na shpëtoni ne prej shtypjes  së atyre që e bëjnë qimen tra. Gjithashtu unë nuk kam parë asnjë kopje të trajtesës “Gjashtë Sulmet” të cilën e shkrova para tetëmbëdhjetë vjetësh, dhe të cilën e shkrova ndërsa isha shumë i zemëruar nga shtypja e rëndë që po vuaja në atë kohë; duke thënë se ajo ishte private, unë nuk dhashë leje që ajo të botohej. Sidoqoftë ajo ra në duart e tre apo katër gjykatave, dhe ata e rikthyen atë tek pronarët e saj.

Said Nursi

* * *

 

Letër Falënderimi

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

[Kjo u shkrua për të falënderuar komitetin e ekspertëve të Drejtorisë së çështjeve fetare. Unë do të shpjegoj tre ‘Pika’ me qëllim që t’i ndihmoj ata për të korrigjuar e amenduar kritikat e tyre të pjesshme që kanë ardhur në hetimet e tyre, përgjigjja për të cilat është e qartë.]

E Para: Unë i falënderoj ata dijetarë në tre mënyra. Për veten time unë jam mirënjohës ndaj tyre.

Së Pari: Përveç Rrezes së Pestë, përmbledhja e tyre është vlerësimi për trembëdhjetë pjesët e koleksionit “Llamba Ndriçuese”.

Së Dyti: Refuzimi nga ana e tyre për akuzat e bëra kundra nesh për themelimin e një tarikati Sufi, që po formojnë një shoqëri politike, dhe se po prishim rendin publik.

Së Treti: Mbështetja nga ana e tyre për çështjen time në gjykatë. Domethënë, unë i thashë gjykatës: Në qoftë se ka ndonjë gabim, ai është i imi. Studentët e Risale-i Nurit janë të sinqertë dhe të pafajshëm, dhe punojnë me Risale-i Nurin për besimin e tyre. Kështu, komiteti i tyre i ekspertëve i shfajësuan studentët e Risale-i Nurit, dhe të gjithë gabimin ma ngjitën mua. Kështu unë u them anëtarëve të saj: Zoti qoftë i kënaqur me ju! Por ama ata i bënë ortakë në krimin tim, të ndjerin Hasan Fejzi dhe të ndjerin Hafiz Ali, dhe dy ose tre të tjerë të cilët janë trashëgimtarët e atyre dy martirëve të bekuar dhe që punojnë sipas sistemit të tyre. Prandaj ata gabuan në këtë drejtim. Sepse ata ishin të parët në shërbim të besimit dhe jo ortakë në mëkate, dhe ishin pa mëkate; ata i dërgoi Përkujdesja Hyjnore si ndihmësit e mi, nga mëshira për dobësinë time.

Pika e Dytë: Komiteti i ekspertëve tha se disa nga rrëfenjat në Rrezen e Pestë janë Daifeh -të dobëta- dhe disa të tjera janë Meuduë -të trilluara-, dhe se disa të tjera ishin keqinterpretuar. Dhe prokuroria e përgjithshme i shkroi gjykatës së Afjonit raportin e saj në të njëjtën mënyrë. Por unë provova në një listë prej pesëmbëdhjetë faqesh se ai përmbante tetëdhjetë e një gabime. Komiteti i respektuar i ekspertëve duhet të shohë listën. Si shembull i njërit prej gabimeve është sa vijon: Prokurori tha: “Të gjitha interpretimet janë të gabuara, dhe rrëfenjat ose janë Daifeh ose Meuduë dhe unë them: Të interpretosh një hadith do të thotë, të thuash se filan kuptim dhe ky ose ai kuptim është i mundshëm ose ndoshta ai synohet nga hadithi. Sipas shkencës së logjikës është e mundshme të hidhet poshtë mundësia e atij kuptimi vetëm duke provuar pamundësinë e tij. Por ama ai kuptim është parë me sy në këtë shekull dhe është bërë realitet; kështu njëri aspekt i universalitetit të nivelit aludues të kuptimit ka shfaqur dukshëm një shkreptimë të parashikimeve të tij të mrekullueshme duke dalë e vërtetë në këtë kohë, dhe prandaj në asnjë mënyrë nuk mund të mohohet dhe as të kundërshtohet. Gjithashtu është provuar në listë se thënia e prokurorit se “të gjitha rrëfenjat ose janë Daifeh ose Meuduë, është e gabuar në tre aspekte.

I Pari: Është gabim në dhjetë drejtime t’i mohosh rrëfenja të tilla në tërësinë e tyre, sepse Imam Ahmed Ibn Hanbel, i cili dinte përmendësh një milion hadithe, dhe Imam Buhariu i cili kishte mësuar përmendësh pesëqindmijë hadithe, nuk patën guximin që t’i mohonin ato rrëfenja; sidoqoftë një mohim i tillë është i pamundur; dhe prokurori nuk i ka parë të gjithë librat e haditheve; dhe pjesa më e madhe e ummetit islam kanë pritur në çdo shekull shfaqjen e kuptimeve të atyre rrëfenjave, ose të shikonin një aspekt të kuptimeve të tyre të përgjithshme; madje ato kuptime pothuajse janë pranuar nga ummeti; dhe një numër i aspekteve dhe i shembujve të tyre të cilat janë krejtësisht të vërteta janë shfaqur dhe janë parë.

Aspekti i Dytë: Kuptimi i Meuduë -e trilluar- do të thotë se një rrëfenjë nuk është një hadith me një zinxhir autentik autoritetesh; nuk mbështetet prej filanit, dhe prej filanit. Por Meuduë nuk do të thotë se kuptimi i tij është i gabuar. Meqenëse midis Ummetit, në mënyrë të veçantë njerëzit e realitetit dhe ata që ua kanë zbuluar atyre realitetet, dhe disa prej dijetarëve të hadithit dhe ata që janë të kualifikuar për ta interpretuar sheriatin -meqenëse të gjithë këta- i kanë pranuar dhe kanë pritur shfaqjen e asaj që ato tregojnë, atëherë sigurisht ato rrëfenja përmbajnë të vërteta që shohin gjithkënd -orientohen tek të gjithë- ashtu si proverbat.

Aspekti i Tretë: Unë pyes: A ka ndonjë çështje apo një rrëfenjë që nuk është kundërshtuar në ndonjë libër të dijetarëve, medhhebet dhe metodat e të cilëve janë të ndryshme? Për shembull, njëra prej rrëfenjave rreth shfaqjes së disa dexhalëve brenda islamit është hadithi vijues, i cili parashikon në mënyrë të qartë konfliktin e Hulagu dhe të Xhengiz Hanit:

  Kalifati Abasid do të vazhdojë gjatë, derisa ai të bie në duart e dexhalit”[31]. Ashtu si ky hadith i cili deklaron se pas pesëqind vitesh do të shfaqet një dexhal në islam dhe do të shkatërrojë kalifatin… po ashtu ndodhen rrëfenja të shumta të cilat njoftojnë për figurat e kohës së fundit. Megjithatë disa prej muxhtehidëve të cilët ishin prej medhhebeve të ndryshëm, ose që idetë e të cilëve ishin ekstreme, nuk i pranuan ato rrëfenja, duke thënë se ato ishin ose Daifeh ose Meuduë.

Sidoqoftë… arsyeja pse unë e kam shkurtuar këtë histori të gjatë lidhet me Risale-i Nurin, sepse ashtu si katër tërmetet e fuqishëm që koinçiduan me kohën kur Risale-i Nuri dhe studentët e tij po sulmoheshin, duke demonstruar zemërimin e tokës, po ashtu dy tërmete të fuqishëm ndodhën këtu në orën që unë po shkruaja këtë përgjigje. Çështja ishte sa vijon:

Ishin dy tërmete “duke koinçiduar” me vuajtjen që kisha përjetuar nga plagët e shkaktuara prej operacionit kirurgjik të raportit të ekspertëve, i cili më ishte dhënë mua në atë mbrëmje dhe për shkak të vështirësive të mia të mjerueshme që nuk kisha kontakt me të tjerët. Po, unë e mora në atë mbrëmje raportin prej drejtorisë së çështjeve fetare, tek e cila unë kisha vendosur besimin më të madh gjatë tetë muajve të vuajtjeve në një burgim të vetmuar fillikat, dhe kisha pritur që ajo do të vinte në ndihmën tonë. Këtë mëngjes unë kuptova se në çështjet më bajate e të papërfillshme ata nuk më kishin ndihmuar mua por prokurorin e përgjithshëm. Unë pashë se ata thanë: “Saidi tha se katër tërmetet e fundit ishin prej kerameteve të Risale-i Nurit”. Dhe ashtu siç kisha shkruar në listën e gabimeve, unë them: Risale-i Nuri është prej llojit të sadekasë së pranuar e cila është mjet për të zmbrapsur fatkeqësitë, dhe sa herë që ai është sulmuar, fatkeqësitë gjejnë rastin e dhënë dhe bien, dhe ndonjëherë toka zemërohet me tërmete. Dhe sapo vendosa ta shkruaja këtë, ra tërmeti këtu,[32] gjë që më bëri ta lija shkrimin e kësaj pjese; prandaj unë do të kaloj tek Pika e Tretë:

Pika e Tretë: O Dijetarët e saktë, të vërtetë e të paanshëm të komitetit të ekspertëve! Ka qenë një zakon midis njerëzve të dijes -qysh prej shumë kohësh- dhe një praktikë e pranueshme është se ata shkruajnë lavdërime e vlerësime, ndonjëherë të ekzagjeruara, dhe ndonjëherë shkruajnë të kundërtën, në fundet e librave të vlefshëm të shkruar nga të tjerët, dhe duke i botuar ato, dhe autori në çështje duke u falënderuar e duke qenë i kënaqur me shkruesit e lavdërimeve dhe vlerësimeve të tilla; dhe rivalët e tyre gjithashtu nuk i akuzonin ata për vetëmburrje.

Prandaj shkrimi prej një numri nga studentët e veçantë e të sinqertë të Risale-i Nurit të tillë si i ndjeri Hasan Fejzi dhe martiri Hafiz Ali, atë shkrim të cilin ata e shkruan me idenë që të më ndihmonin në pafuqinë time, në dobësinë, në internimin dhe në mospraninë e familjes dhe të të afërmeve dhe përballë sulmeve të armiqve të shumtë tiranë dhe për t’i nxitur ata që janë të nevojshëm për të përqafuar Risale-i Nurin; dhe ato lavdërime e vlerësime u quajtën një lloj vetëmburrjeje dhe vetëpëlqimi, ndonëse unë ia atribuoj lavdërimin dhe vlerësimin Risale-i Nurit, dhe pavarësisht se nuk ia ktheva atë plotësisht.

Kështu unë nuk kam mundur ta barazoj -të vendos një paralelizëm- midis konsideratës suaj për atë lavdërim se paska qenë vetëpëlqim dhe midis atij studimi të vëmendshëm që mbani, atij bashkëpunimi të mirë dhe paanshmërisë… Prandaj unë jam shumë i dëshpëruar prej kësaj; duke ditur se ato shokët e mi të sinqertë nuk kanë menduar kurrë për politikat. Nuk mund të thuhet për fjalën e tyre: Për Risale-i Nurin në këtë kohë konfirmohet e bëhet realitet një aspekt dhe një kuptim i pjesshëm prej kuptimit aludues universal të hadithit. Sepse koha e ka provuar dhe e ka vërtetuar atë. Le të supozojmë se kjo fjalë është shumë e ekzagjeruar dhe madje gabim, ai përsëri do të ishte vetëm se një gabim shkencor, dhe jo tjetër. Çdo person mundet që të shkruajë bindjen e tij personale, gjithkush mund t’i shkruajë mendimet e tij. Ju e dini më mirë se, sa shumë mendime e opinione të ndryshme janë shkruar në veprat e dymbëdhjetë medhhebeve të sheriatit, dhe veçanërisht studiuesit e Medhhebeve Hanefi, Shafii, Maliki dhe Hanbeli, dhe ato të afërsisht shtatëdhjetë autoriteteve të shkencave të teologjisë -Kelam- dhe të parimeve të fesë. Megjithatë në asnjë kohë nuk ka qenë nevoja për përputhshmëri e pajtueshmëri midis dijetarëve të fesë aq e madhe sa në kohën e tanishme, dhe që ata t’i shmangen kundërshtimit dhe polemikave. Tani ne jemi të detyruar që t’i lëmë mënjanë kundërshtitë në çështjet dytësore dhe të mos i bëjmë ato subjekt debati.

* * *

 

Unë kam tre pyetje për t’ua drejtuar Hoxhallarëve të paanshëm të komitetit të Ekspertëve:

E Para: A është fajtor dhe përgjegjës një person në qoftë se dikush e lavdëron atë me nijet të mirë? Dhe sidomos në qoftë se personi i lavdëruar nuk e do lavdërimin, dhe madje e refuzon me të gjithë fuqinë e tij ose e drejton atë lavdërim tek dikush tjetër? Por ai me qëllim që të mos e humbasë shokun e tij të sinqertë, nuk e qorton atë, dhe i përgjigjet me heshtje dhe duke i thënë se lavdërimi është njëqind herë më i madh se sa ai e meriton. A konsiderohet kjo heshtja e tij vetëpëlqim dhe kërkim për interesin personal?

Pyetja e Dytë: Në këtë kohë të sulmeve të tmerrshme ndaj fesë, në qoftë se ndonjëri prej studentëve ashikë për të vërtetën të Risale-i Nurit do të shfaqte bindjen e tij personale të gabuar, me një gabim shkencor të pjesshëm e të padëmshëm, a do të ishte i meritueshëm për këtë fyerje e përçmim? Duke ditur se ndodhen çështje fetare që vlerësohen me madhësinë e maleve të larta? Ndërsa ai i lavdëruar pret një paralajmërim të butë prej dijetarëve dhe profesorëve si shembulli juaj për atë gabim, a do të ishte e lejueshme që ai të ndëshkohet nga ana e drejtësisë?

Pyetja e Tretë: Risale-i Nuri i cili ka sfiduar qysh prej njëzet viteve edhe kundërshtarët e panumërt më kryeneçë dhe ka shpëtuar imanin e qindra mijëra njerëzve dhe ka forcuar besimin e tyre, a është e përshtatshme kjo kritika juaj ndaj tij për shkak të një ose dy çështjeve në të? Gjithashtu unë u sjell ndërmend atyre dijetarëve të nderuar:

Ata kritikuan parathënien me të cilën fillon lavdërimi për Ahmed Fejziun, sikur unë paskam lavdëruar me të veten time, duke ditur se ajo parathënie ishte refuzimi e mospranimi im ndaj atij lavdërimi dhe për ta hequr atë lavdërim. Dhe në fakt unë e hoqa një pjesë të tij, dhe korrigjova pjesën tjetër, por duke qenë i detyruar të nxitoja, unë nuk munda ta modifikoja, kështu unë e dërgova parathënien të plotë tek njëri nga vëllezërit e mi. Pastaj ai e vendosi letrën në fillimin e lavdërimit. Pastaj kur ajo u dërgua tek një vëlla tjetër, ajo u kap nga qeveria. Sa e çuditshme, në një lavdërim të tillë privat i cili ishte thjesht një mendim personal dhe shkencor, dhe u dërgua nga shoku tek shoku me idenë e konsultimit rreth modifikimit dhe korrigjimit të plotë të tij, a meriton kjo kaq kundërshtime të forta?

Pastaj, të grumbullosh letrat private që ishin me qëllim urimi, inkurajimi dhe për t’i kënaqur ata, duke i bërë në dy vëllime të lidhur me të kuqe e të zezë me qëllim që të mos humbisnin, të cilat i shtiu në dorë policia gjatë kohës së hetimit, a mund të nxirren vendime për këto, e pastaj të bëhen subjekt pyetjeje dhe përgjigjjeje, dhe pastaj përpjekja për t’i lidhur ato me politikat? A ka nevojë çështja për këtë… A nuk ngjason kjo me dikë që nuk sheh dragonjtë dhe gjarpërinjtë e tmerrshëm duke sulmuar Kur’anin, dhe në të njëjtën kohë preokupohet me pickimin e mushkonjave!

Lënia e Saraçoglu[33], i cili e quan fenë dhe edukimin Muhammedan “helm”, dhe koleksionin Siraxhun-Nur i cili e demonstron të vërtetën aq qartë si dielli dhe që është balsami më i mirë për të gjitha plagët e njerëzimit, dhe sidomos debati e kundërshtimi për ekzistencën e interpretimeve të haditheve të dobëta në fundin e trajtesës, a nuk është kjo një ndihmë për konfiskimin e atij koleksioni?

Ne presim prej personave si ju melhem për plagët tona, dhe të jeni ndihmësit tonë me fuqinë e mendjemprehtësisë suaj, dhe jo të lëndohemi prej kritkave tuaja të pjesshme.

I burgosuri Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

[Kjo formon parathënien për pjesët që e ndjekin atë.]

Me idenë për të na ndihmuar pak për të refuzuar me dëshmi të vërteta, të drejta e të paanshme vendimin e gjykatës së Afjonit kundra nesh dhe për ta kthyer gjykatën e Apelit në favorin tonë, dhe me qëllim që të tregojmë shkurtazi disa prej gabimeve në akuzë, ne i kemi shkruar ekzaktësisht pjesët prej trajtesave private që ata i përmendën se ishin faje të dënueshme. Ne do të tregojmë gabimet e tyre, dhe do t’i vendosim ata të cilët na dënuan në vendin e përgjegjësisë.

Për shembull, me qëllim që të dënohem me dënimin më të rëndë, ata shkruan në fund të fletakuzës si një indeks të gjitha fajet e mia: “Çështjet që i refuzon Said Nursi”:

Një: heqjen e perandorisë dhe të kalifatit. Kjo është edhe gabim dhe njëkohësisht pakujdesi. Sepse para pesëmbëdhjetë viteve në Gjykatën e Eskishehirit unë iu përgjigja një pyetjeje rreth shkrimit tim në Shkreptimën e Njëzet e Gjashtë, trajtesa për të moshuarit: “Mua më dëshpëroi vdekja e pushtetit të kalifatit”, dhe përgjigjja ime e heshti gjykatën. Ai i cili e konsideron krim një kujtesë të parëndësishme, e cila u shua me kohën, dhe e cila mori vendimin e amnistisë dhe të pafajësisë, ai vetë është fajtor. Si një dëshmi dokumentare për këtë krim imagjinar, ata treguan një hadith prej njërës midis Shkreptimave, i cili gjithashtu gjendet në trajtesën “Mrekullitë e Profetit Muhammed a.s.m.:

 “Pas meje kalifati do të zgjasë tridhjetë vjet, pastaj ai do të jetë një monarki lakmitare, dhe pastaj korrupsion e tirani”.[34]

Domethënë, pas katër kalifëve të drejtë do të jetë korrupsion. Unë shkrova në njërën nga trajtesat e mia të vjetëra se ky hadith përmbante tre mrekulli nga e padukshmja për të ardhmen. Por në vendim -në akuzë- erdhi se ky ishte një krim që e kisha kryer: Në njërën nga trajtesat e tij Saidi thotë: “Pas kalifatit do të ketë tirani e korrupsion”.

O anëtarët sipërfaqësorë të komitetit të ekspertëve! Ai që e konsideron të jetë një krim shpjegimin e mrekullisë së një hadithi sherif i cili njofton nëpërmjet një shenje nga e padukshmja për një ngjarje që do të ndodhte në këtë kohën tonë e cila do të shkaktojë kaos në të gjithë tokën, dhe që njofton për një korrupsion të madh shpirtëror e material në të gjithë njerëzimin… unë them se ai që e konsideron faj këtë, është vetë fajtor shpirtërisht dhe materialisht.

Ata gjithashtu shkruan: Nga fajet e tij është sa vijon: Ai i konsideron mrekullitë e revolucionit -reformat- bidat, çudhëzim dhe ateizëm, dhe i konsideron mbylljen e teqeve, të zavijeve dhe të shkollave fetare, pranimin e laicizmit dhe vendosjen e parimeve nacionaliste në vend të parimeve islame, detyrimin për të vënë kapelen strehëgjërë, heqjen e hixhabit, përdorimin e detyruar të shkronjave latine në vend të shkronjave të Kur’anit, dhe kryerjen e ezanit dhe të ikametit në gjuhën turke, dhe anullimin e mësimeve fetare nëpër shkolla, dhënien e të drejtave të gruas në trashëgimi njëlloj si burri dhe shfuqizimin e poligamisë -martesës me më shumë se një grua- si dhe gjëra të tjera si këto… ai i konsideron të gjitha këto bidate, çudhëzim dhe ateizëm… Nuk ka dyshim se ai është i akuzuar për reaksion.

O anëtarët e padrejtë të komitetit të ekspertëve!

Në qoftë se do të mundeshit të mohoni atë çfarë urdhëron Kur’ani i cili është imami qiellor i shenjtë i treqind milion njerëzve në çdo shekull, i cili përmban programet e të gjitha lumturive të tyre, i cili është thesari i shenjtë i jetës së kësaj bote dhe i tjetrës, i cili në mënyrë të qartë në shumë vërsetet e tij, të cilat nuk mbajnë interpretim, urdhëron Hixhabin -mbulesën e grave-, rregullat e trashëgimisë, lejon martesën me më shumë se një grua, që bën thirrje për ta përmendur Allahun, nxit për të dhënë mësim shkencat e fesë, për t’i përhapur ato dhe për t’i ruajtur shenjat e fesë… në qoftë se do të kishit mundësi t’i dënoni të gjithë muxhtehidët -interpretuesit- e islamit, gjykatësit dhe të gjithë shejhët e islamit… dhe në qoftë se do të kishit mundësi të anulloni kalimin e kohës dhe të shfuqizoni vendimin e disa gjykatave që u dhanë pafajësi atyre trajtesave, dhe të anulloni ligjet për amnisti, që dolën për to, dhe të mohonit aspektin e fshehtë e privat të tyre… dhe në qoftë se do të kishit mundësi të hiqnit lirinë e mendimit prej këtij vendi dhe prej qeverisë së tij… dhe të mohonit qënien e kundërshtimit të atyre trajtesave vetëm me logjikë e shkencërisht… Unë them, në qoftë se do të kishit mundësi për këtë, atëherë më konsideroni fajtor për ato çështje, ose përndryshe do të jeni ju fajtorë të tmerrshëm në gjykatën e së vërtetës, të realitetit dhe të drejtësisë!

Said Nursi

* * *

 

[Megjithëse paragrafi është kundra tyre, gjykata në mënyrë të çuditshme e shfaqi atë të jetë kundra nesh.]

Unë i them gjykatës së nderuar të ministrisë së drejtësisë!

Në qoftë se do të kishte ndonjë drejtësi në faqen e tokës, ajo do ta hidhte poshtë një vendim të padrejtë për të dënuar një njeri i cili, duke u mbështetur në pajtueshmërinë dhe në konfirmimin e treqind e pesëdhjetë mijë komenteve të Kur’anit dhe duke ndjekur besimet e paraardhësve tonë për një mijë e treqind e pesëdhjetë vite, shpjegoi një Rregull Hyjnor që është konsideruar si më i shenjti dhe pikërisht e vërteta në jetën shoqërore të treqind e pesëdhjetë milion myslimanëve në çdo shekull për një mijë e treqind vite; duhet patjetër që të shfuqizohet ai vendim.

* * *

 

[Një paragraf të cilin gjykata e shkroi me çudi dhe me vlerësim në vendimin e saj, sikur ai të ishte kundra nesh, por i cili në fakt i dënon ata.]

Në Letrën e Njëzet e Gjashtë, Said Nursi flet për vetveten kështu: “Ky vëllai juaj i varfër ka tre personalitete, të cilët janë shumë larg nga njëri-tjetri.

I Pari: Në lidhje me qënien time si një lajmëtar i thesarit të lartë të Kur’anit të gjithurtë, unë kam një personalitet të përkohshëm, i cili i përket vetëm shërbimit të Kur’anit.

Karakteri tej mase i lartësuar i kërkuar nga pozita e një lajmëtari nuk është karakteri im; unë nuk e posedoj një karakter të tillë. Përkundrazi, ai përbëhet nga cilësi që bëhen të domosdoshme nga pozita dhe nga detyra. Çfarëdo që ju shihni tek unë prej këtij lloji cilësie, ai nuk është i imi; kështu që mos më konsideroni mua që ta posedoj atë; ai i përket pozitës.

Personaliteti i Dytë: Nëpërmjet mirësisë së Zotit të Gjithëfuqishëm, një personalitet më jepet mua në kohën e adhurimit, kur unë jam i orientuar drejt derës së Hyjnisë xh.sh.; ky personalitet shfaq disa shenja. Këto shenja burojnë prej “njohjes së njeriut gabimet dhe të metat e tij dhe prej perceptimit të tij se ai është i varfër dhe i pafuqishëm dhe duke kërkuar strehim me nënshtrim të plotë para Fuqisë Hyjnore”, të cilat janë bazat dhe kuptimi i adhurimit. Nëpërmjet këtij personaliteti, unë e njoh veten time të jem më i mjeri, më i pafuqishmi më i varfëri dhe më me të meta se çdokush tjetër përpara Allahut. Atëherë, sikur të mblidhej e gjithë dynjaja për të më lavdëruar e për të më vlerësuar mua, ata nuk do të mund të më bënin të besoja se unë jam i mirë ose paskam ndonjë lloj plotësimi.

Personaliteti i Tretë: Unë kam personalitetin tim të vërtetë, domethënë, personalitetin e zvetënuar të Saidit të vjetër, domethënë disa damarë të karakterit të trashëguar nga Saidi i vjetër. Ndonjëherë ai priret drejt hipokrizisë dhe dëshiron rang e pozitë. Gjithashtu, për shkak se unë nuk vij nga një familje me pozitë e me emër, veçoritë e mia të ulëta duhet të vëzhgohen të tilla si; qënia ime kursimtar deri në pikën e kopracisë.

O vëllezërit e mi!

Unë nuk do të përshkruaj shumë prej të metave të mia të fshehta të këtij personaliteti dhe prej gjendjeve të tij të këqija me qëllim që të mos ju ftoh e t’ju largoj juve krejtësisht prej meje. Allahu xh.sh. ka shfaqur përkujdesjen e Tij të mëshirshme tek unë që ma ka nënshtruar këtë personalitetin tim, i cili është si ushtari më i ulët, duke e vënë në shërbim të mistereve të Kur’anit që i ngjason pozitës më të lartë të mareshallit. Një mijë falënderime qofshin për Allahun xh.sh.! Nefsi është më i ulët se çdo gjë, dhe detyra është më e lartë se çdo gjë…

I Gjithë lavdërimi i takon Allahut, kjo është nga mirësia e Zotit tim.

* * *

[Kjo është një fjali që e trembi keq gjykatën, kështu ata e regjistruan atë kundra nesh në vendim. Megjithatë ato fjalë të fuqishme qenë shkruar para pesëmbëdhjetë viteve dhe pastaj u ndryshuan dhe u zbutën me këtë formulim që vijon.]

Duhet që ky paragrafi që vijon, t’i shtyjë ata për tek drejtësia dhe paanshmëria: “O vëllezërit e mi! Për hir të të pafajshmive dhe të moshuarve, mos merrni hak ndaj atyre që më vrasin me padrejtësi. Torturat e varrit dhe të Ferrit janë të mjaftueshme për ta”.

Ju e shikoni se ne jemi në kundërshtim dhe në oponencë të plotë me ju, dhe trajtimet tuaja të ashpra janë dëshmitarë për këtë. Ju sakrifikoni fenë dhe Ahiretin tuaj për hir të dynjasë suaj ndërsa ne jemi të gatshëm vazhdimisht të sakrifikojmë dynjanë tonë për hir të fesë sonë dhe për hir të Ahiretit tonë, dhe ky është misteri i kundërshtimit që është mes nesh sipas mendimit tuaj.

Sigurisht, të sakrifikosh dy ose tri vite nga jeta jonë e cila po kalon në poshtërim e fyerje nën sundimin tuaj me qëllim që të fitojmë martirizim të shenjtë në rrugën e Zotit xh.sh., do të ishte si Uji i Keutherit për ne. Por, me qëllim që t’ju bëjmë ju të dridheni e të frikësoheni, duke u mbështetur në shkëlqimin dhe në treguesit e Kur’anit të gjithurtë, unë ju njoftoj juve me siguri të plotë:

“Ju nuk do të jetoni pasi të më vrisni mua! Një Dorë Detyruese -e papërballueshme- do t’ju marrë juve prej kësaj dynjasë suaj, që është xhenneti juaj dhe e dashura juaj, dhe do t’ju dëbojë prej saj, dhe do t’ju flakë menjëherë në errësirat e përjetshme. Pas meje, udhëheqësit tuaj si Nimrudi do të vriten shpejt e do të dërgohen tek unë, dhe do t’i kap për gryke përpara prezencës Hyjnore, dhe do të marr hakun tim prej tyre dhe drejtësia Hyjnore duke i flakur ata në ultësirën më të ulët.

O ju fatkëqinj që i shisni fenë dhe jetët tuaja të Ahiretit për këtë dynja! Në qoftë se me të vërtetë doni të jetoni, mos ndërhyni tek unë dhe mos më prekni me të keqe! Në qoftë se ndërhyni, dijeni se hakmarrja ime mbi ju do të merret e shumëfishtë. Dijeni mirë këtë, dhe u frikësofshi!

Unë shpresoj nga mëshira Hyjnore se vdekja ime do t’i shërbejë fesë më shumë se jeta ime, dhe vdekja ime do të shpërthejë mbi kokat tuaja si një bombë duke ju shpërndarë! Atëherë më shqetësoni në qoftë se guxoni! Në qoftë se do të bënit ndonjë gjë, ju do ta shihni!” Kjo përfundon me një vërset Kur’anor.

* * *

[Gjykata e regjistroi këtë kundra meje, pavarësisht se është një paragraf që i akuzon ata për qënien e tyre ekstrem.]

Në letra vjen kjo:

Në Ankara, Mustafa Qemali hyri tepër i zemëruar dhe i indinjuar në zyrën e kryetarit të Asamblesë. Ai tha: “Ne të kemi ftuar këtu me qëllim që të shpjegosh idetë e tua të rëndësishme për ne. Por ti erdhe dhe shkrove gjëra rreth pesë namazeve të përditshme, dhe mbolle përçarje midis nesh. Saidi ia ktheu atij: “Ai i cili nuk falet është tradhtar, dhe vendimi i tradhtarit është i papranueshëm.” Pastaj Mustafa Qemali shfaqi një lloj ndjese e pajtimi duke u tërhequr nga zemërimi dhe indinjata e tij.

Dhe pavarësisht se Saidi i lëndoi ndjenjat e Mustafa Qemalit dhe plagosi parimet e tij, por ama Mustafa Qemali nuk i bëri të keqe.

Sigurisht është një keramet vezullues i Risale-i Nurit dhe një fuqi e madhe, e jashtëzakonshme e personalitetit të tij kolektiv dhe i studentëve të tij heroik në të ardhmen, që prej Risale-i Nurit të tremben komandantë autoritarë arrogantë ashtu siç trembeshin prej Saidit të vjetër.

* * *

[Një pjesë e cila u shkrua kundra nesh, por që e bëri gjykatën fajtore.]

Thuhet -në trajtesa- “Ne nuk jemi me një udhëheqës i cili ka lëshuar dekrete sipas tekave të tij në emrin e ligjit dhe që i zbatoi ato me forcë për ta kthyer xhaminë e Aja Sofias në një shtëpi idhujsh, dhe që e ka bërë zyrën e shejhul Islamit një shkollë të mesme për vajzat; ne nuk jemi me të as me mendim, as në subjekt, as në motiv dhe as në rezultatet, dhe nuk e gjejmë veten tonë të detyruar për ta pranuar një çështje si kjo.

Dhe shkruhet në peticionin e tij që daton me 29.8.1948: “Në zemrën time erdhi ky mendim: Ndonëse është shumë e domosdoshme për hir të kombit dhe për dobinë e vendit që qeveria duhet të më mbrojë plotësisht dhe të më ndihmojë, por ajo po më shtyp. Kjo sugjeron se ata që luftojnë kundra meje janë një organizatë e fshehtë ateiste dhe një grup prej organizatës së komunistëve të cilët janë bashkuar me atë organizatë. Këta kanë arritur të kapin pozita zyrtare të rëndësishme në shtet, dhe tani po më sulmojnë dhe konfrontohen me mua. Ndërsa qeveria, ose nuk i njeh ata, ose i lejon. Sa çudi! Si do të mund të ishte një krim të kritikosh e të mos duash një njeri i cili e ka kthyer xhaminë e Aja Sofias në një shtëpi idhujsh, e cila është një qendër e përjetshme krenarie për një komb heroik, dhe një dekoratë e ndritshme në botë duke treguar shërbimin dhe xhihadin e tij në rrugën e Kur’anit dhe që është një dhuratë përkujtimore e çmueshme prej dhuratave të shpatave të paraardhësve të saj guximtare… që e ka kthyer atë në shtëpi idhujsh dhe që e ka kthyer zyrën e Shejhul-Islamit në shkollë të mesme për vajza?

* * *

[Ky paragraf është më i fuqishmi për të cilin gjykata mendoi se kjo do të zbriste dënimin mbi Saidin. Është fjala të cilën e lëshoi Saidi në gjykatën e Denizlit kundra armiqve të tij të fshehtë, veçse ama gjykata e kuptoi gabim, madje tërësisht gabim, sikur ai paragraf të ishte krejtësisht kundra shtetit dhe qeverisë, dhe e shfaqi si shkak për të dhënë dënimin mbi mua.]

Ai i quajti disa ligje të reja të shtetit, i cili ka kryer reformat, “Detyrim arbitrar për llogari të mosbesimit”; e ka quajtur republikën “Despotizmi absolut”; e ka quajtur regjimin “apostazi absolute”, dhe i ka quajtur komunizmin dhe civilizimin “shthurje absolute”.

* * *

[Një pjesë e shkruar me admirim e vlerësim në vendimin e gjykatës.]

Ai përmend: Të shkruarit e Risale-i Nurit ka dobi e përfitime të shumta si për këtë botë ashtu edhe për tjetrën: këto janë:

1-Xhihadi maënevij -xhihadi i fjalës- kundra njerëzve të çudhëzimit.

2-Ndihmesa për profesorin në përhapjen e të vërtetave

3-Shërbimi ndaj myslimanëve lidhur me besimin.

4-Përfitimi i dijes nëpërmjet penës.

5-Kryerja e një ibadeti reflektiv, një orë e të cilit është ndonjëherë i barasvlefshëm me një vit ibadeti.

Gjithashtu ai ka pesë lloje prej dobive të kësaj bote:

1-Bereqet në rizk-furnizim.

2-Lehtësi e kënaqësi në zemër.

3-Lehtësi e bollëk në mjetet e jetesës.

4-Sukses në punë.

5-Pjesëmarrja në duatë e të gjithë studentëve të Risale-i Nurit për fitimin e vlerës së studentit të dijes.

Të rinjtë e universitetit do t’i kuptojnë së shpejti këto çështje, dhe universiteti do të transformohet në një shkollë të Risale-i Nurit.

* * *

[Është e çuditshme që ky vetëflijim i pastër të konsiderohet mëkat e krim.]

Njëri nga dy planet e ndjekur prej hipokritëve të fshehur: Është të shkatërrojnë emrin tim të mirë, sikur vlera e dritave të Risale-i Nurit do të zhvlerësohej e përçmohej.

I Dyti: Është shkaktimi i shqetësimit dhe i tronditjes tek studentët e Risale-i Nurit, sikur ata me këtë pengojnë përhapjen e Risale-i Nurit.

Mos u shqetësoni, o vëllezërit e mi! Le të sakrifikohen kokat tona, kokat e ne të mjerëve, për një të vërtetë të shenjtë për të cilën janë sakrifikuar gjithashtu me miliona koka heroike!

[Është e çuditshme por parathënia dhe lavdërimi i Hasan Fejziut është më e sinqerta dhe krejtësisht e vërtetë, e cila ishte e përputhshme me realitetin dhe aspak e dëmshme por me dobi të madhe për shumë njerëz; u tha se ajo përbën një akt të dënueshëm, dhe qënia e saj e përfshirë tek fundi i njërit prej koleksioneve të Risale-i Nurit, u dha si arsyeja për konfiskimin e trajtesës.]

Hasan Fejziu shkroi një letër, një përmbledhje e së cilës është kjo:

“O Risale-i Nur! Nuk ka dyshim se ti je gjuha e së vërtetës dhe inspirim -ilham- prej të Vërtetit, dhe je shkruar me lejen Tij. “Unë nuk jam prona e askujt. Unë nuk jam marrë prej asnjë libri, unë nuk jam vjedhur prej asnjë vepre. Unë i përkas Krijuesit dhe Kur’anit. Unë jam një dritë e mrekullueshme që lëshohen nga një vepër e pavdekshme. Ti je libri më vezullues i të vërtetës dhe i mëshirës. Ti e zbukuron dhe e nderon ndonjë prej studentëve të tu të sinqertë e të veçantë me dekoratat e shenjtërisë dhe të dijetarëve të pastër. Për më tepër, trajtesat e tua nuk kanë hyrë nëpër gjykata si një kriminel apo i dyshuar, por si një mësues, instruktor dhe udhëzues. Në çdo seancë gjyqi ti ke shfaqur në mënyrë të shkëlqyer e brilante forcën dhe fuqinë tënde, madhështinë dhe krenarinë tënde. Ti i ke lagur dhe i ke pastruar ata me ujin e besimit dhe të Kur’anit.

“O Ustadh, shërbëtori dhe interpretuesi i Risale-i Nurit! O Ustadh, shërbëtori i Zotit, o djali shpirtëror i imam Aliut, Zoti qoftë i kënaqur prej Tij, dhe o nxënësi i Gauth El-Aëdham, iu shenjtëroftë sekreti! Ngremë mua tek shkalla e lartë e njohjes tënde!” Vetëm sa vlera e një muaji prej furnizimeve, rreth një kilogram, e mbështjellur në letër dhe e varur nga një gozhdë. Ai arriti tek një ekzistencë e pashtershme brenda privimit të tij. Ai hoqi dorë prej pranimit të dhuratave.

Në qoftë se ai do të kishte pranuar sadeka e lëmosha, ai do të kishte qenë milioner sot”.

[Ata pyetën vetëm për njërën prej nëntë arsyeve për emërimin e Risale-i Nurit me këtë emër. Ata thanë se nuk kishin parë asnjë me emrin e Nurit midis studentëve të tij të afërm e të dalluar. Dhe ashtu siç u përgjigjëm ne për këtë në shënim, Nuri Benli dhe Kyreli Nuri Orëndreqësi janë tashmë nga të dalluarit në shërbimin e Risale-i Nurit. Domethënë, ata nuk mund ta kritikojnë Risale-i Nurin, kështu detyrohen t’i mbështesin pretendimet e tyre mbi çështje e pretekste të parëndësishme e të pjesshme.]

Ai përmend në Fjalën e Njëzet e Gjashtë:

Arsyeja pse Tridhjetë e Tre Fjalët, Tridhjetë e Tre Letrat, Tridhjetë e Një Shkreptimat dhe Trembëdhjetë Rrezet janë quajtur Risale-i Nur është kjo: Gjatë gjithë jetës sime Fjala NurDritë– më ka konfrontuar në çdo vend. Për shembull, fshati im quhet Nurs. Emri i nënës sime të ndjerë është Nurie. Njëri nga profesorët e mi në Tarikatin Nakshibendi ishte Sejjid Nur Muhammed; njëri prej profesorëve të mi në Tarikatin Kaderi ishte Nureddin. Njëri prej profesorëve të mi në Kur’an quhej Nuri. Dhe prej studentëve të mi ata që janë të lidhur më shumë me mua kanë qenë ata me emrin Nuri. (Por sa e çuditshme është që nuk ndodhet asnjë prej studentëve të dalluar me Emrin Nuri). Dhe ajo që sqaron dhe i ndriçon më shumë librat e mi janë krahasimet rreth dritës. Dhe ajo që i ka zgjidhur vështirësitë e mia më të mëdha lidhur me të vërtetat Hyjnore është Emri En-Nur Drita prej Emrave të Bukur Hyjnorë.

Dhe për entuziazmin tim të fortë ndaj Kur’anit dhe për përkufizimin e shërbimit tim në të, imami im i veçantë është Hazreti Uthman Dhun-Nurejni, Zoti qoftë i kënaqur prej tij.

* * *

 

[Trajtesa “Huxhumat-i Sitte” “Gjashtë Sulmet” dhe shtojca e saj qenë shkruar para njëzet vitesh për të përballuar agresionin e tmerrshëm e tiran. Dhe ajo është një trajtesë tepër private dhe e fshehtë, dhe ka kaluar nëpër duart e gjykatave të shumta. Ajo u shkrua kur unë isha shumë i zemëruar dhe gjatë Luftës së Dytë botërore; të gjitha ato e justifikojnë zemërimin. Kështu konsiderohet të jetë shumë larg çdo drejtësie ta shohësh atë si një krim, sikur ajo të ishte shkruar tani, dhe ta konfiskosh.]

Parathënia e Shtojcës ‘Gjashtë Sulmet’ fillon me sa vijon:

“Kjo shtojcë u shkrua me qëllim që të shmangë fyerjet, zemërimin dhe urrejtjen që do të na bëhen neve në të ardhmen. Domethënë, ajo u shkrua se kur të thuhet: “Shikoni njerëzit qullashë të asaj kohe!”, pështima e fyerjeve të tyre të mos bie në fytyrat tona, ose ndryshe që ta fshijë, ta heqë prej tyre. U shkrua ky raport dhe kjo listë që të kumbojnë veshët e udhëheqësve të Europës, barbarëve të fshehur nën maskat humanitare! Dhe u ngultë kjo në sytë e verbër të atyre shtypësve të padrejtë e pa ndërgjegje të cilët bënë të na sundojnë këta tiranë tradhtarë.

Është një peticion me të cilin të goditen si me çekan kokat e ndjekësve të civilizimit të ulët, i cili i ka shkaktuar njerëzimit në këtë shekull dhimbje të skëterrshme, saqë ai bërtet në çdo vend duke thënë: Rroftë Ferri!

“Në periudhën e fundit, agresionet e fshehura të ateistëve të maskuar kundra të drejtave të besimtarëve të mjerë dhe kundra fesë kanë marrë formën më të shëmtuar tiranike. Unë do të veçoja duke përmendur agresionin e tyre ndaj meje, duke provokuar xhaminë time private të cilën e riparova vetë, dhe isha në të me disa shokë të dashur; u bë thirrja për ibadet dhe e kryem ezanin dhe ikametin në mënyrë të fshehtë. Ndërkohë na u tha: Përse e bëni ikametin e namazit në gjuhën arabe fshehurazi? Durimi im u sos duke qëndruar i heshtur: Dhe ja, unë nuk u drejtohem këtyre njerëzve të ulët që u ka vdekur ndërgjegjja, meqë këta nuk janë të meritueshëm për adresim, por unë do t’u drejtohem atyre udhëheqësve si faraonë të cilët me despotizmin e tyre arbitrar luajnë me fatet e këtij kombi. Unë u them atyre: O njerëzit e ateizmit dhe të bidatit që jeni shmangur nga rruga e drejtë e fesë, unë ju kërkoj juve t’u përgjigjeni gjashtë pyetjeve.

Pyetja e Parë: Çdo qeveri në botë, çdo popull që sundon, madje edhe kanibalët -njeringrënësit- edhe drejtuesit e grupeve të banditëve, kanë disa parime, disa ligje, në përputhje me të cilat ata sundojnë.

Kështu, në përputhje me çfarë parimi e ndërmerrni këtë agresion të jashtëzakonshëm? Hë, na e shfaqni atë ligj! Apo mos vallë ju i pranoni si ligj tekat e një numri prej zyrtarëve të përbuzur? Sepse nuk ka ligj në botë që të lejojë ndërhyrjen në një adhurim privat personal; nuk mund të jetë një ligj i tillë.

* * *

[Është për të të ardhur keq se ata morën një ose dy fjali prej trajtesës “Shtatë Shenjat” si pretekst për ta konfiskuar dhe si provë kundra nesh, ndonëse ajo ishte një trajtesë e vjetër, private dhe e fshehtë. Por ajo përmban një të vërtetë të fuqishme e të fortë dhe meriton të shpallet për të gjithë botën e njerëzimin për të mirën e jetës shoqërore.]

“Idioti më i madh në botë është ai i cili pret progres, mirëqënie dhe lumturi prej ateistëve anarkistë si këta. Njëri prej këtyre idiotëve, i cili ka zënë një pozitë të rëndësishme, tha: Ne mbetëm prapa për shkak të thënies sonë: All-llah, All-llah… Ndërsa Europa përparoi për shkak të fjalës së saj: Pushkë dhe artileri!

“Në përputhje me rregullin, “një idioti duhet t’i përgjigjesh me heshtje”, përgjigjja për njerëz të këtillë është heshtja. Por për shkak se prapa disa idiotëve janë ata njerëz të zgjuar fatzinj të cilët i ndjekin, ne themi këtë:

“O ju fatzinj! Kjo dynja është një bujtinë. Çdo ditë me kufomat e tyre, tridhjetë mijë dëshmitarë vendosin firmat e tyre për dekretin “Vdekja është realitet” dhe e dëshmojnë këtë pohim. A mund ta vrisni ju vdekjen? A mund t’i kundërshtoni këta dëshmitarë? Meqenëse ju nuk mundeni, atëherë vdekja i bën njerëzit të thonë: Allah, Allah”.

Cila nga pushkët dhe artileritë tuaja mund t’i japë dritë errësirës së përhershme që e konfronton njeriun në agoninë e vdekjes në vend të fjalës “Allah, Allah”, dhe ta transformojë dëshpërimin e tij absolut në shpresë absolute? Meqenëse ka vdekje dhe ne do të hyjmë në varr, dhe kjo jetë ikën dhe një jetë e përhershme vjen, atëherë në qoftë se do të thuhej njëherë “Pushkë dhe artileri!”, duhet medoemos të thuhet një mijë herë, “Allah, Allah.”

* * *

 

[Është e çuditshme, një fjali prej “Shkreptimës së Gjashtëmbëdhjetë” ndërsa është në favorin tonë, ata e kthyen në një fjali kundra nesh, dhe shfaqën dëshirën për ta konfiskuar atë trajtesë të çmueshme.]

Nga Shkreptima e Gjashtëmbëdhjetë: “Sa për fatkeqësinë e luftës, ajo do t’i shkaktonte një dëm të madh shërbimit tonë ndaj Kur’anit. Sepse ashtu si i Gjithëfuqishmi i Gjithëlavdishëm i Cili e pastron atmosferën e mbushur me re për një minut dhe e shfaq diellin rrezatues në qiejt e qartë, po ashtu Ai xh.sh. mund t’i largojë këto re të zeza e të pamëshirshme dhe t’i shfaqë të vërtetat e Sheriatit si dielli ndriçues me të gjithë lehtësinë dhe pa humbje. Ne e presim këtë nga mëshira e Tij e gjërë. Dhe i lutemi Atij që të mos na i shesë neve shtrenjtë ato. Dhe i lutemi që t’u japë mendë kokave të udhëheqësve dhe t’u japë besim zemrave të tyre. Kjo do të ishte e mjaftueshme; dhe atëherë do të ndreqeshin e drejtoheshin vetë çështjet”. “Meqenëse ajo që mbani në dorën tuaj është dritë; dhe jo një topuz, dhe drita as nuk mund të kundërshtohet dhe as nuk mund të iket prej saj, dhe asnjë dëm nuk vjen prej shfaqjes së saj; atëherë përse i porosisni shokët tuaj të marrin masat e të jenë të kujdesshëm dhe i pengoni ata që të shfaqin trajtesa të ndritshme të shumta të Risale-i Nurit për të gjithë njerëzit?

Përmbajtja e përgjigjjes së kësaj pyetje në mënyrë të përmbledhur është kjo: “Kokat e shumicës së atyre që janë në krye janë të dehura dhe ato nuk mund t’i lexojnë. Madje edhe në qoftë se do t’i lexonin, ata nuk mund t’i kuptojnë ato; ata u japin atyre kuptim të gabuar, dhe ndërhyjnë e sulmojnë; dhe me qëllim që ata të mos sulmojnë, ato nuk duhet që t’u tregohen derisa ata të vijnë në vete.

Prandaj, unë i këshilloj vëllezërit e mi të jenë të vëmendshëm dhe të mos ua japin të vërtetat atyre që janë të papërshtatshëm…

* * *

 

[Megjithëse Hixhabi -mbulesa e grave- është një urdhër Kur’anor, dhe një përgjigjje shumë e fuqishme është dhënë lidhur me të në Risale-i Nur, dhe kjo trajtesë është shkruar para një kohe të gjatë, dhe një dënim me burg është kryer për të, ata përsëri e konsideruan atë si një krim që e kemi kryer dhe si një provë kundra nesh. Ata gjithashtu duke e cilësuar si një akt të dënueshëm dhe si pretekst për ta konfiskuar fillimin e një të vërtete të madhe e cila erdhi në ‘trajtesën e të moshuarve’ dhe tek ‘Udhëzuesi për të rinjtë’ atë të vërtetë të vlefshme e të dobishme për të gjithë njerëzit; e gjitha kjo tregon se ata janë të pamundur të gjejnë ndonjë gjë për ta kritikuar e për ta plagosur.]

Në Shreptimën e Njëzet e Katërt, pas shpjegimit se Hixhabi është një urdhër Kur’anor, ai thotë: Fakti se, sipas njoftimeve të dëgjuara, gruas shalëzbuluar të një njeriu me pozitë të lartë në botë iu afrua një llustraxhi i rëndomtë këpucësh mu në kryeqytetin e vendit Ankara, në treg në mesditë para gjithkujt, -ky akt i pahijshëm- jep një goditje në fytyrat e paturpshme të atyre që kundërshtojnë mbulesën e grave!

Ndërsa në Shkreptimën e Njëzet e Gjashtë, rreth të moshuarve, thotë: “Në një ditë prej ditëve të fundit të vjeshtës, u ngjita në majen e kështjellës së Ankarasë, të cilën e ka goditur pleqëria dhe rrënimi më shumë se sa mua. Ajo u duk para meje si të ishte formuar prej ngjarjeve historike të gurëzuara. Pleqëria e stinës së vitit së bashku me pleqërinë time, plakja e kështjellës dhe pleqëria e Shtetit të lavdishëm Osman, dhe vdekja e sundimit të kalifatit, dhe pleqëria e dynjasë, që të gjitha këto më shkaktuan mua të shikoja gjendjen më të trishtueshme, të mjerueshme dhe melankolike nga maja e asaj kështjelle të lartë për tek luginat e së shkuarës dhe për tek malet e së ardhmes… Ndërsa kërkoja ngushëllim duke parë tek ana e djathtë, domethënë tek e shkuara, babai im, stërgjyshërit dhe raca njerëzore u shfaqën në formën e një varri të madh të mbushur me errësirë; kështu e shkuara më dëshpëroi në vend që të më jepte ngushëllim e dritë.

E ardhmja m’u shfaq mua në formën e një varreze të madhe të errët për mua dhe për ata si unë të brezit të ardhshëm; edhe kjo më tmerroi në vend që të më jepte ngushëllim.

Pastaj hodha vështrimin tek koha ime e tanishme, ajo m’u shfaq si një arkivol duke mbajtur trupin tim të vuajtur, të dëshpëruar e të sfilitur si i theruri mes vdekjes dhe jetës.

* * *

 

[Ndërsa duhej që ta vlerësonin siç duhet këtë fjali, ata e kritikuan atë dhe e morën si një provë kundra nesh.]

Ai përmend: Unë e shpenzova shumicën e rrogës që e kam marrë prej Darul-Hikmeh el-Islamij-jeh, dhe vura mënjanë një sasi të vogël për të shkuar në Haxh. Nëpërmjet bereqetit që shkaktohet prej kursimit dhe vetëmjaftueshmërisë, ajo sasi e pakët parash ishte e mjaftueshme për mua. Ajo më ndaloi nga të qenurit i poshtëruar. Dhe akoma ka mbetur diçka prej asaj shume të bekuar parash”.

Pastaj, në Shkreptimën e Njëzet e Dytë pasi tregon se ajo është një trajtesë private e fshehtë për vëllezërit e tij besnikë e të sinqertë, thotë:

Treguesi i Parë: Përse njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje ndërhyjnë tek çështjet e Ahiretit tënd sa herë që u jepet rasti, ndonëse ti nuk ndërhyn në çështjet e dynjasë së tyre?… Ajo që duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje janë autoritetet e provincës së Ispartës dhe njerëzit e saj”.

* * *

 

[Ata të cilët e vlerësojnë si krim këtë shpresë të sinqertë e të çuditshme dhe këtë dëshirë të pastër që burojnë nga besimi, sigurisht ata janë pikërisht fajtorët.]

Në një letër të nënshkruar me emrin Said, përmendet: “Unë çuditesha prej fëmijëve të pafajshëm, mosha e të cilëve ishte nga shtatë deri në dhjetë vjeç të cilët vraponin pas meje kur më shihnin mua duke ngarë një pajton, dhe ata më mbanin për duarsh, isha kureshtar ta dija arsyen. Pastaj, papritmas m’u shfaq mua se “me një parandjenjë për të ardhmen, grupi i këtyre fëmijëve të pafajshëm parandjenë se nëpërmjet Risale-i Nurit ata do të gjenin lumturi dhe do të ishin të shpëtuar prej rreziqeve shpirtërore.

* * *

 

Ta gjykosh këtë pjesë si një krim ndonëse fillimi është në favorin tim dhe fundi është një dëshirë e një shpresë, do të ishte përtej të gjithë drejtësisë -paanshmërisë.]

Përmendet se, “një numër vërsetesh dhe hadithesh aludojnë unanimisht për një të vërtetë të ndritshme në këtë shekull, dhe shfaqin Muxheddidin -Ripërtëritësin- më të madh i cili do të vijë në fund të botës; dhe se detyra më e rëndësishme prej tre detyrave të tij të mëdha është shpëtimi i Imanit”, dhe përmend se rigjallërimi i sheriatit, vendosja e kalifatit si dhe gjëra të tjera të ngjashme me to janë prej detyrave të mëdhaja e të gjithanshme të një sfere shumë të gjërë, dhe se nuk do të kishte dëm në mospërmendjen e tyre ato dy detyrat -të cilat do ta dominojnë atë sferë të gjërë- pasi kjo do t’i bënte kundërshtarët e Risale-i Nurit, dhe veçanërisht politikanët, që ta kritikonin e ta sulmonin; prandaj disa fjali të hiqen, dhe disa të korrigjohen e modifikohen, dhe do t’i dërgojë ato tek vëllezërit e tij të përpiktë e verifikues.

Dhe në një letër të nënshkruar, Said Nursi shkruan: “Fakti se vërsetet  “Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty fitore të qartë”, dhe “Edhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe pa kufi”[35] në shkrim Kur’anor që ndodhen mbi portën e jashtme të ndërtesës së ministrisë së luftës, e cila u shndërrua në universitet, -fakti se qenë mbuluar me pllaka mermeri dhe tani kanë dalë në dritë, kjo është një shenjë për lejimin përsëri të shkrimit Kur’anor, një mjet për përdorimin e shkrimit Kur’anor që e synon Risale-i Nuri, dhe gjithashtu ajo është një shenjë se universiteti do të transformohet në një medrese të Risale-i Nurit.”

* * *

 

[Ky është shënimi i Husrevit tek fundi i letrës sime të titulluar “Tekbiret e Haxhillarëve”, e cila jep një përgjigje të plotë ndaj kritikave për shpjegimet e mia.]

Në letrën e nënshkruar nga Said Nursi, me titullin “Tekbiret e Haxhillarëve në Arefat”, është përgjigjja ndaj një numri të rëndësishëm prej studentëve të Risale-i Nurit të cilët pyesin me ngulm rreth një udhëheqësi të shquar prej Ehli-Bejtit -Familjes së Profetit, i cili do të vijë në fund të kohës; ata supozojnë se je ti ai personalitet. Por ti, refuzon me ngulm për t’i pranuar idetë e tyre, dhe ikën prej një sugjerimi të tillë. Kjo është një kontradiktë. Ne dëshirojmë përgjigjje për këtë çështje”.

Përgjigjja: Personaliteti kolektiv i komunitetit të shenjtë të cilin do ta përfaqësojë Mehdiu i pritur prej të Dërguarit të Zotit do të ketë tre detyra: të shpëtojë imanin, rigjallërimi i shenjave islame me emrin e kalifatit Muhammedan, dhe ai personalitet do të orvatet ta përmbushë këtë mision duke parë mosveprimin e shumë dekreteve të Kur’anit dhe të ligjeve të Sheriatit Muhammedan. Meqenëse Studentët e Risale-i Nurit e shohin detyrën e Parë në mënyrë të plotë në Risale-i Nur, duke thënë se detyrat e dyta dhe e treta janë në vendin e dytë e të tretë, ata me të drejtë mendojnë se personaliteti kolektiv i Risale-i Nuri është një lloj Mehdiu.

Meqenëse disa prej tyre e supozojnë këtë interpretuesin e dobët të tij të jetë përfaqësuesi i atij personaliteti kolektiv, ata ndonjëherë e thërrasin atë me të njëjtin emër. Madje një grup prej Evlijave shohin në kerametet e tyre prej së padukshmes se Risale-i Nuri është Mehdiu i kohës së Fundit dhe pikërisht udhëzuesi i saj; ata thonë: kjo çështje kuptohet nëpërmjet interpretimit, verifikimit dhe hulumtimit. Por ndodhet një konfuzion në dy pika, dhe ato duhet patjetër të interpretohen.

E Para: Dy detyrat e fundit, pavarësisht se nuk janë të së njëjtës rëndësi apo shkallë me detyrën e parë nga këndvështrimi i realitetit, por ama kalifati Muhammedan dhe Uniteti islamik tek masat e njerëzve, tek politikanët dhe sidomos tek ata që janë ndikuar prej ideve të këtij shekulli -këto dy detyrat e fundit janë- një mijë herë më të rëndësishme se sa detyra e parë.

Pavarësisht se Allahu dërgon në çdo shekull një Mehdi dhe një udhëzues, dhe në fakt janë dërguar, veçse ama atyre nuk u është dhënë titulli i Mehdiut të Madh të fundit të kohës pasi ata kryen vetëm njërën prej atyre tre detyrave e funksioneve.

E Dyta: Ai person i madh i cili do të shfaqet në Fundin e kohës do të jetë nga Ehli-Bejti, dhe unë edhe në qoftë se do të isha si djali shpirtëror i Hazreti Imam Aliut, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, meqë kam marrë prej tij mësimin e Hakikatit, dhe meqenëse në një sens Ehlibejti -Familja e Profetit Muhammed a.s.m.- i përfshin studentët e vërtetë të Risale-i Nurit, dhe nga ky aspekt konsiderohem prej Risale-i Nurit, por ama nuk është e lejueshme në metodën e Risale-i Nurit të dëshirosh ndonjë lloj egoizmi ose personaliteti, ose rang personal ose të fitosh famë apo emër. Madje edhe në qoftë se do të më jepeshin rangje Ahireti, unë do ta shihja veten time të detyruar që t’i lija ato me qëllim që të mos prishja sinqeritetin e Risale-i Nurit…

Një përgjigjje gjysëmpranimi për temën u dha[36], pasi nuk ka ndonjë refuzim të prerë apo mospranim serioz për këtë çështje të Mehdiizmit”.

* * *

 

[Ngjarjet në këtë pjesë janë fakte, dhe meqenëse në mënyrë të jashtëzakonshme, tre minuta pas thënies sime: Mos më shqetësoni, sepse toka do të zemërohet me ju”, ra një tërmet; Duhej që ata ta merrnin këtë çështje seriozisht dhe ta miratonin këtë çështje me habi, ashtu siç kërkohet nga dhembshuria, dhe jo ta bënin objekt kritike.]

Thuhet: “Dhjetë orë pasi kisha dhënë deklaratën time për katër orë dhe duke vuajtur shqetësime të shumta, pothuajse në të njëjtën kohë shpërtheu zjarri në ministrinë e Arsimit, gjë e cila shkaktoi një humbje me vlerën e dy milion lirave dhe demonstroi se Risale-i Nuri është një mjet për të zmbrapsur fatkeqësitë. Sepse në qoftë se ai sulmohet, fatkeqësitë gjejnë një rrugë dhe godasin e bien”.

Dhe në letrën me numër njëqind e dyzet e një, ajo provon se zjarri në ministrinë e Arsimit në Ankara dhe në garazhin e Makinave, dhe në një fabrikë në Izmir, dhe në një ndërtesë të madhe në Adana duke u djegur krejtësisht pasi unë kisha dhënë deklaratën për katër orë e gjysëm, këto ngjarje nuk mund të ishin rastësi, atëherë përmend fjalën e tij: Mos më privoni prej trajtesave, ose përndryshe do të ishte një humbje e madhe për mua dhe për këtë vend, dhe toka zemërohet e indinjohet me tërmete”, dhe tre minuta pas kësaj fjalës së tij ra tërmeti dhe zgjati tre sekonda, dhe demonstroi kështu zemërimin e tokës, dhe shpërtheu zjarri në ministrinë e arsimit në kohën kur sulmohej Risale-i Nuri dhe studentët e tij. Disa tërmete kanë koinçiduar me agresionin kundra Risale-i Nurit dhe studentëve të tij; ashtu siç është provuar katër herë nga gjykatat, ngjarje të tilla nuk mund të jenë rastësi. Ngjarje të shumta kanë treguar se Risale-i Nuri është një mjet për të zmbrapsur fatkeqësitë në këtë vend”.

Në letrën me numër njëqind e dyzet e shtatë: “Këtë herë, dimri shfaqi zemërimin e tij të tërbuar në kohën kur u sulmuam. Moti shpërtheu me stuhi dhe me të ftohtë të hidhur, por kur sulmet ndaluan ndaj Risale-i Nurit dhe ndaj studentëve të tij, dhe kur ata studentë përjetuan një lloj kënaqësie e lehtësie, ato ditë me të ftohtë të hidhur acar filluan të buzëqeshin si në ditët e para të pranverës.

Zjarri që shpërtheu në ministrinë e arsimit është një goditje e fuqishme.

* * *

 

[Situata që duhet të bekohet e përshëndetet, nuk duhet të shihet me sy kundërshtimi.]

Njëra nga pyetjet e shumta të pakuptimta që ato më pyetën këtë herë në gjykatë, ishte: “Me çfarë jeton ti”, unë u thashë: Me bereqetin e kursimit”. Një person që në një muaj Ramazani në Isparta jetoi me një çyrek buke, me një kilogram kos dhe me një kilogram oriz nuk do ta ulte e poshtëronte veten për dynjanë për mjetet e jetesës dhe nuk do të detyrohej të pranonte dhurata”.

* * *

 

 [Si me mbrojtjen që Zybejri[37] e lexoi në gjykatë, lavdërimi i tij brilant i shtyu ata që ta vlerësonin atë me lejen e Zotit, saqë me çudi e përfshinë atë në vendim.]

Një pjesë me titullin: “Rinia jonë kërkon t’iu mësohet e vërteta dhe realiteti, dhe të kenë moralin më të lartë”, në faqen e dhjetë Zybejr Gündÿzalp shkroi me makinë shkrimi: “Risale-i Nuri i cili i shpëton myslimanët e shekullit të njëzet dhe të gjithë njerëzimin prej ideve të errëta e shtypëse, nuk u shkrua nëpërmjet dëshirës së autorit dhe nuk ishin mendimet e tij, por Risale-i Nuri është Ilham -inspirim- që e lëshoi Zoti i të gjitha botëve në zemrën e autorit; dhe ato janë trajtesa të larta e të çmuara”.

Në faqen e dymbëdhjetë erdhi sa vijon: “Në qoftë se do t’i thuhej një studenti që shërben në fushën e Risale-i Nurit: “Kopjoji këto libra në vend të Risale-i Nurit, dhe unë do të të jap të gjithë pasurinë e “Fordit”, ai do të përgjigjej para se ta ngrejë majën e penës së tij prej shkrimit të trajtesave të Risale-i Nurit: Edhe sikur të më jepnit të gjithë pasurinë e botës si dhe të gjithë sundimin e saj, unë nuk do ta pranoja atë”.

Në faqen pesëmbëdhjetë: “Në qoftë se shkalla e lidhjes sonë me autorët e ndershëm do të ishte njëqind shkallë, atëherë shkalla e lidhjes sonë me një personalitet të madh si Bediuzzamani i cili na udhëzon për tek lumturia e dynjasë dhe e Ahiretit është miliona e miliona herë, madje e pafund.

Në faqen dymbëdhjetë: “Personaliteti kolektiv i Risale-i Nurit ka diagnostikuar sëmundjet sociale, shpirtërore dhe fetare të këtij shekulli, dhe përkujdesja Hyjnore ua ka afruar të gjithë njerëzimit në këtë kohë të vërtetat e Kur’anit të gjithurtë në një mënyrë që do t’i kuronte të gjitha sëmundjet shoqërore kronike me ilaçet që burojnë prej të vërtetave të Kur’anit.

Në faqen dyzet e katërt: Bediuzzamani ka thënë: “Kush i lexon këto trajtesa të Risale-i Nurit për një vit të plotë, mund të jetë dijetar i madh në këtë kohë. Po, ashtu është”.

Në faqen pesëdhjetë e katërt: “Gjykatësit që e studiojnë Risale-i Nurin nuk nxjerrin vendime të pagoditura -të pasakta.”

* * *

 [Kjo pjesë është krejtësisht në favorin tim dhe është e vërtetë e saktë, dhe nuk duhet të jetë përfshirë me shkeljet në vendimin e gjykatës.]

Ahmed Fejziu ndreqi një pjesë të veprës së tij, por duke iu dashtë të nxitonte, ai e dërgoi atë pa plotësimin e korrektimeve. Në të, thuhet: A nuk nënkuptohet se duke lënë Saraçoglun, i cili e quan fenë dhe edukimin Muhammedan “helm” dhe duke kundërshtuar trajtesën “Llamba ndriçuese” e cila e demonstron realitetin Kur’anor aq qartë si dielli dhe e provon atë të jetë kurimi i plotë për plagët e njerëzimit, – a nuk nënkupton që ju po ndihmoni për konfiskimin e atij koleksioni?”

Thuhet sa vijon në njërën prej Fjalëve të Mbrojtjes, e paraqitur në gjykatë në një datë të panjohur. Ai deklaroi se as ai vetë dhe as studentët nuk ishin preokupuar me politikë; Shkrimet që shfaqën të jenë agresive ishin private; kishte liri mendimi dhe ndërgjegjjeje; madje edhe në qoftë se ajo lart u shfaq të jetë kritike për ndonjë ligj, megjithatë kjo nuk përbën një krim; shumë prej trajtesave nën shqyrtim kanë qenë shkruar para një kohe të gjatë në të shkuarën; ato janë shqyrtuar nga komitetet e ekspertëve dhe janë gjetur të jenë të padëmshme; ashtu siç ka pasë më parë akuza për to në gjykatën e Eskishehirit, po ashtu ato kanë marrë pafajësinë në gjykatën e Denizlit; prandaj nuk është e drejtë që ato të gjykohen përsëri për të njëjtën shkelje; studentët e Risale-i Nurit deri tani nuk janë përfshirë në asnjë aktivitet që do të prishte rendin publik; dhe se meqenëse asnjë nuk është emëruar qartë në Rrezen e Pestë dhe qëllimi i saj ishte vetëm për njoftim, kjo gjithashtu nuk përbën krim. Shembuj të tjerë mund të mendohen në të njëjtën mënyrë.

Said Nursi

* * *

 

Për Kryesinë e Gjykatës së Apelit

[Përsëri ata nuk më lejuan të flas në seancën e gjyqit që u zhvillua në gjykatën e apelit për të diskutuar mundësinë e shfuqizimit të vendimit të padrejtë kundra nesh që e nxori gjykata e Afjonit. Gjithashtu ata nuk lejuan asnjë që të vinte për të më ndihmuar me shkrimin. Pavarësisht shkrimit tim të keq me dorë dhe që isha i sëmurë, këtë ankesë që e shkrova ndërsa jam i sëmurë unë e paraqes tek gjykata juaj -e cila ka vepruar me drejtësi dy herë më parë ndaj nesh- si një shtojcë për peticionin tim lidhur me apelin.]

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Ky është një peticion për Gjykatën më të madhe të Ringjalljes, dhe një ankesë për tek Gjykata Hyjnore, dhe le ta dëgjojë atë gjykata e apelit në kohën e tanishme dhe brezat e ardhshëm në të ardhmen dhe le ta dëgjojnë profesorët e universitetit dhe studentët e tij të kulturuar. Prej qindra torturave dhe fatkeqësive që kam vuajtur gjatë këtyre njëzet e tre viteve, unë kam zgjedhur dhjetë prej tyre për t’i paraqitur tek drejtësia e Gjykatës Hyjnore të Zotëruesit të lavdisë, Sundimtarit Absolut -duke ia paraqitur Atij ankesën.

E Para: Pavarësisht gabimeve të mia, unë ia kam dedikuar jetën time lumturisë së këtij kombi dhe për shpëtimin e besimit të tij fetar. Duke thënë, le të sakrifikohet koka ime për një të vërtetë, domethënë, për të vërtetën e Kur’anit, për të cilën janë sakrifikuar me miliona koka heroike, unë kam punuar me Risale-i Nurin me të gjithë fuqinë time. Nëpërmjet ndihmës Hyjnore, unë kam përballuar torturat më mizore, dhe nuk jam tërhequr.

Për shembull, një shembull prej trajtimit tepër mizor që kam vuajtur e përballuar në gjykatën dhe në burgun e Afjonit: Megjithëse tre herë, dhe në çdo herë afërsisht dy orë, ata më detyruan mua dhe studentët e pafajshëm të Risale-i Nurit të cilët prisnin ngushëllim prej drejtësisë së gjykatës të dëgjonim fletakuzën e mbushur plot shpifje, ata nuk na lejuan neve më shumë se një ose dy minuta që të mbronim të drejtat tona, pavarësisht kërkesave të mia të përsëritura për pesë ose dhjetë minuta.

Megjithëse u mbajta për njëzet muaj në një izolim të plotë, ata nuk lejuan asnjë për të më vizituar e për të më parë përveçse dy ose tre shokëve vetëm për një kohë tre ose katër orë. Kjo vizitë më ndihmoi vetëm për një pjesë të vogël në shkrimin e mbrojtjes sime. Pastaj ata i penguan edhe këta gjithashtu, dhe i trajtuan shumë keq si dhe i ndëshkuan. Ata na detyruan të dëgjonim fletakuzën pesëmbëdhjetë faqëshe të prokurorit të përgjithshëm që e kishte mbushur me gënjeshtra, me shpifje dhe me keqkuptime; saqë unë provova në të tetëdhjetë e një gabime, dhe ata nuk më lejuan që të flisja dhe të përgjigjesha. Në qoftë se do të më kishin lejuar, unë do t’u kisha thënë:

Ju mohoni fenë tuaj dhe fyeni stërgjyshërit tuaj -duke i cilësuar se ata ishin të çudhëzuar- dhe mohoni profetin tuaj a.s.m. dhe nuk i pranoni ligjet e Kur’anit Kerim; ndërsa nuk ndërhyni tek hebrenjtë, as tek të krishterë, as tek mexhusët -zoroastrianët- dhe as tek hipokritët felëshues prej anarkistëve dhe prej përkrahësve të komunizmit, dhe këtë e bëni në përputhje me lirinë e ndërgjegjjes.

Qeveria Britanike që e dimë se sa fanatike është për krishterimin dhe sa arrogante, i lejon milionat e myslimanëve që ndodhen nën sundimin e tyre ta lexojnë Kur’anin në çdo kohë dhe për të marrë mësime prej tij; këto mësime të cilat i refuzojnë të gjitha besimet e kota dhe të gjitha parimet mohuese të Anglisë. Pastaj kundërshtarët e çdo qeverie mund t’i shfaqin hapur idetë e tyre dhe mund t’i botojnë këto ide, dhe gjykatat e këtyre qeverive nuk ndërhyjnë tek ta. Ndërsa lidhur me mua, megjithëse autoritetet e Ispartës, Gjykata e Denizlit, Gjykata penale e Ankarasë, Drejtoria e çështjeve të fesë, dhe gjykata e apelit e cila ka hetuar dy -ose madje tre- herë, të gjitha ato gjykata i kanë hetuar e shqyrtuar me imtësi gjatë këtyre dyzet viteve të jetës sime njëqind e tridhjetë librat e mi dhe të gjitha letrat dhe trajtesat, madje edhe ato private e të fshehta -në ato gjykata. Dhe Risale-i Nuri me të gjitha kopjet e tij private dhe joprivate kanë qenë në duart e tyre për një periudhë rreth tre vite, dhe megjithatë ata nuk kanë gjetur asgjë që të kërkonte edhe dënimin më të vogël. Unë pyes: Çfarë krimi kemi bërë që ju keni dhënë këtë ndëshkim të rëndë kundra nesh dhe këtë burgosje të vetmuar pavarësisht faktit që unë jam shumë i dobët, i shtypur, i mposhtur dhe duke duruar kushtet më të vështira; çfarë ligji, dobie dhe ndërgjegje do ta pranonin këtë? Megjithëse Risale-i Nuri, koleksionet e të cilit janë të plota para jush, është bërë një udhëzues i fuqishëm dhe drejtues për më shumë se dyqind mijë studentë të vërtetë të gatshëm për t’u sakrifikuar, dhe me këtë ato koleksione i kanë shërbyer sigurisë dhe stabilitetit të vendit. Pastaj mbrojtja ime të cilën e paraqita dhe që arrin katërqind faqe ka provuar pafajësinë tonë në mënyrë krejtësisht të sigurtë, prandaj sigurisht që ju do të pyeteni rreth kësaj në Gjyqin e Fundit.

E Dyta: Ata e konsideruan shpjegimin tim të vërseteve të Kur’anit rreth Hixhabit -mbulesës së grave-, trashëgimisë, Dhikrit për Allahun, martesën me më shumë se një grua, dhe roli im duke refuzuar fuqishëm e duke hedhur poshtë kundërshtimet e bëra ndaj tyre nga ana e civilizimit perëndimor… ata i konsideruan njërën prej akuzave të drejtuara ndaj meje.

Unë do të përsëris këtu paragrafin që e pata sjellë para pesëmbëdhjetë vitesh në gjykatën e Eskishehirit dhe pastaj në gjykatën e Apelit në Ankara.

Kjo pjesë do të jetë ankesa ime në gjykatën e gjyqit të madh të Ringjalljes dhe një paralajmërim e zgjim për grupet e kulturuar dhe për mësuesit e ndriçuar të brezave të ardhshëm; dhe do të jetë së bashku me trajtesën El-Huxh-xhetuz-Zehra -Prova Ndriçuese, si një lloj shtojce e peticionit tim për në gjykatën e Apelit, e cila dy herë ka vepruar me drejtësi për pafajësinë time dhe e ka dëgjuar thirrjen time për drejtësi. Gjithashtu e përsëris këtë paragraf për prokurorin e përgjithshëm i cili nuk më la rast për të folur dhe për të cilin provova tetëdhjetë gabime të përfshira në fletakuzën e tij që e kishte mbushur me gabime, dhe e paraqes përsëri për komitetin e gjykatësve të cilët nxorën vendimin për dy vjet burgim të vetmuar fillikat së bashku me dy vjet internim tjetërkund nën mbikëqyrje të afërt dhe me dy vite punë të rëndë:

Unë i them gjykatës së ministrisë së drejtësisë:

Të dënoni një person i cili shpjegon parimin më të shenjtë Hyjnor i cili është pikërisht e vërteta me të cilin gjykojnë dhe në përputhje me të cilin veprojnë treqind e pesëdhjetë milionë myslimanë gjatë një mijë e treqind e pesëdhjetë viteve. Ky komentator në shpjegimin e tij mbështetet në atë që e kanë konfirmuar dhe që kanë rënë dakort treqind e pesëdhjetë mijë komentatorë, dhe ndjek besimet e paraardhësve tonë për një mijë e treqind e pesëdhjetë vite, unë them: ta dënoni këtë komentator është një vendim i padrejtë të cilin duhet ta refuzojë drejtësia; në qoftë se do të kishte ndonjë drejtësi në faqen e tokës duhet ta shfuqizonte këtë vendim i cili dënon këtë komentator. Dhe le ta dëgjojnë këtë edhe veshët e shurdhët të shekullit tonë aktual. A nuk do të thotë se të dënosh një person i cili e ka braktisur politikën, që është veçuar prej jetës shoqërore dhe që nuk i pranon, nga aspekti i logjikës dhe i shkencës, disa ligje Europiane të cilat u pranuan në këtë vend me kërkesë të disa rrethanave të caktuara -duke e dënuar atë për shkak të komentimit të disa vërseteve Kur’anore; a nuk do të thotë kjo mohim ndaj islamit dhe tradhti ndaj milionave prej stërgjyshërve tonë fetarë e heroikë dhe akuzë ndaj komentimeve të Kur’anit?

E Treta: Një arsye që ata përmendën për të justifikuar vendimin kundra nesh ishte prishja e rendit dhe e qetësisë publike. Ata bënë shpjegim të gabuar për kuptimin e disa fjalive që erdhën në disa letra personale dhe në disa trajtesa private që nuk kalojnë më shumë se pesëdhjetë fjali, ndonëse Risale-i Nuri përmban më shumë se njëqind mijë fjalë e fjali, dhe ata shikuan një mundësi të vogël e shumë të largët që nuk kalonte as një përqind dhe madje as një në një mijë, dhe e konsideruan këtë mundësi të largët si një ngjarje reale, dhe me të duan të na dënojnë.

Unë u bëj thirrje për të dëshmuar atyre që e kanë njohur jetën time këto tridhjetë deri në dyzet vite, dhe thërras për dëshmi mijërat e studentëve të veçantë dhe të pastër të Risale-i Nurit, dhe them:

Kur komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Angleze që pushtoi Stambollin dhe hodhi farërat e përçarjes midis myslimanëve saqë madje mashtroi edhe Shejhul-Islamin dhe disa dijetarë të tjerë dhe i bëri që të sulmonin njëri-tjetrin dhe u zgjerua përçarja midis komitetit të unionit dhe të progresit dhe midis partisë së harmonisë me qëllim që të shtronin rrugën për fitoren e grekëve dhe për shpartallimin e lëvizjes nacionale. Në atë kohë unë fillova të hartoja librin tim “Gjashtë Sulmet” kundra Anglezëve dhe kundra grekëve dhe Sejjid Eshref Edib mori përsipër botimin dhe shpërndarjen e kësaj vepre gjë që ndihmoi në asgjësimin dhe shkatërrimin e efektit të planit të skëterrshëm të atij komandanti… duke mos u tërhequr edhe përballë kërcënimit të ekzekutimit; dhe i cili nuk shkoi në Ankara ndonëse qeveria e Ankarasë i bëri ftesë si vlerësim nga ana e tyre për luftën e tij; dhe i cili në Rusi nuk u shqetësua nga vendimi i ekzekutimit që e shpalli komandanti Rus, dhe që pati mundësi në ngjarjet e 31 Marsit me një ligjëratë të vetme të qetësonte tetë batalione të ushtrisë që t’u bindeshin oficerëve të tyre, dhe në gjykatën ushtarake duke shpërfillur kërcënimin e ekzekutimit u tha pashave kryesues kur i thanë: Edhe ti gjithashtu je reaksionar, edhe ti ke kërkuar ligjin e sheriatit”, dhe iu përgjigj: “Në qoftë se kushtetutësia përbëhet nga despotizmi i një partie, atëherë le të dëshmojnë njerëzit dhe xhindet se unë jam reaksionar dhe i gatshëm që të sakrifikoj edhe shpirtin tim në rrugën e një çështjeje të Sheriatit”, duke u shkaktuar oficerëve me rangje të lartë ta vlerësonin e admironin. Dhe ndërsa ai priste vendimin për ekzekutim, ata shpallën vendimin e tyre për pafajësinë e tij dhe atëherë e lanë të lirë; dhe madje ai nuk i falënderoi ata për këtë por tha ndërsa ishte në rrugën e tij për të dalë: Rroftë Ferri për tiranët!; dhe siç është shkruar në vendimin e gjykatës së Afjonit kur Mustafa Qemali i tha atij me zemërim në zyrën e kryetarit të Asamblesë: Ne të ftuam ty këtu që të na thoje idetë e tua të larta, por ti erdhe dhe shkrove disa gjëra rreth pesë namazeve të përditshme dhe mbolle konflikt midis nesh”. Ai iu përgjigj para afërsisht pesëdhjetë deputetëve:

“Çështja më e madhe pas çështjes së Imanit është namazi. Dhe ai që nuk falet konsiderohet tradhtar dhe vendimi i tradhtarit është i refuzuar”; dhe e detyroi atë komandant të frikshëm të përmbante zemërimin dhe të bënte një lloj kërkimi ndjese; pastaj lidhur me të, asnjë prej punonjësve të rendit dhe të qeverisë në gjashtë provinca nuk kanë regjistruar asnjë incident për studentët e Risale-i Nurit që të kenë prishur rendin dhe qetësinë publike përveç një incidenti të vogël lidhur me njërin nga studentët e vegjël për një mbrojtje të drejtë -përveç kësaj nuk është regjistruar asgjë tjetër ndonëse ata studentë numërohen me qindra e mijëra. Dhe askush nuk ka dëgjuar se ndonjëri prej studentëve të Risale-i Nurit ka hyrë në burg për shkak të ndonjë krimi apo akti të dënueshëm; dhe nëse ndonjëri prej tyre ka hyrë, ka hyrë veçse për të reformuar të burgosurit. Dhe megjithëse me qindra e mijëra kopje të Risale-i Nurit janë të shpërndara në të gjitha anët e vendit, askush nuk ka parë dëm tek ato; madje nuk kanë gjetur prej tyre përveç dobisë gjatë njëzet e tre viteve. Pastaj tre gjykata të tre autoriteteve vendore-provinciale -shpallën vendimet për pafajësi, ashtu siç dëshmojnë e konfirmojnë qindra mijërat e studentëve të Risale-i Nurit me fjalët dhe me veprat e tyre për vlerën e Risale-i Nurit. Pastaj, a mund të akuzohet një person që jeton i veçuar, i vetmuar, që është i moshuar, i varfër dhe e shikon veten tek dera e varrit, dhe që i ka braktisur me të gjithë fuqinë dhe bindjen e tij gjërat e përkohshme, i cili nuk shqetësohet për asnjë rang të kësaj bote, por merret vazhdimisht me ato gjëra që do ta bënin t’i shlyente fajet dhe gabimet e mëparshme dhe me çështje që i vlejnë jetës së tij të amshuar; dhe i cili nga dhembshuria e fortë dhe nga dëshira e tij për të shmangur dëmet prej të pafajshmive dhe të moshuarve, nuk i mallkon ata që e torturojnë dhe as tiranët. A mund të akuzohet një njeri i këtillë dhe të thuhet për të: ky njeri i moshuar që jeton i veçuar përpiqet të prishë rendin dhe stabilitetin, dhe qëllimet e tij janë komplotet e dynjasë, dhe korrespondenca, letrat e tij janë për këtë botë, dhe për këtë arsye ai është fajtor?

Ata që e thonë një gjë të tillë për të, dhe e dënojnë atë nën kushte të tilla të rënda, nuk ka dyshim se ata janë fajtorët, dhe do ta paguajnë çmimin e kësaj në gjykatën më të madhe në Ringjallje.

A mund të thuhet për një njeri të këtillë i cili qetësoi tetë regjimente të ushtrisë dhe i detyroi ato t’u bindeshin disiplinës dhe oficerëve të tyre nëpërmjet një ligjërate të vetme dhe i cili qe në gjendje para dyzet viteve që me një fjalë të vetme t’i bënte mijëra njerëz të mbanin anën e tij dhe të ishin përkrahësit e tij, dhe i cili nuk e përkuli kokën e tij përpara tre komandantëve arrogantë e të tmerrshëm -që u përmendën më parë- dhe as nuk u frikësua prej tyre dhe i cili tha para gjykatave:

“Dijeni mirë se sikur të kisha koka sa numri i qimeve në kokën time dhe në çdo ditë të këputej njëra prej tyre prej trupit tim, unë nuk do ta përkulja këtë kokë, e cila u është dedikuar të vërtetave të Kur’anit, përpara ateizmit dhe mohimit absolut, dhe nuk do t’i tradhtoj atdheun, kombin dhe islamin. A do të ishte e mundur pas kësaj të thuhej për një njeri që nuk ka lidhje me askënd në qytetin e Emirdagut, veçse me disa prej shokëve të Ahiretit dhe tre prej atyre që i shërbejnë… a mund të thuhet:

Ky Saidi ka punuar fshehurazi në Emirdag me qëllim që të prishë rendin, dhe ka helmuar mendjet e disa njerëzve duke u dhënë atyre idenë e prishjes së qetësisë.

Njëzet veta u mblodhën përreth tij dhe shkruan letra private duke e vlerësuar, gjë e cila tregon se ai po nxit një revoltë dhe është përfshirë në politikat e fshehura të qeverisë”?

Unë ia referoj atë ndërgjegjjes suaj që ta kuptoni se sa shumë larg të drejtës, drejtësisë dhe paanshmërisë janë ata të cilët e torturojnë atë, sa shumë kanë devijuar, me një armiqësi e urrejtje të paprecedent, duke e flakur atë në burg për dy vite, në një burgim fillikat, dhe duke mos e lejuar atë të flasë në gjykatë.

A do të ishte e arsyeshme dhe a do të ishte e mundur që dikush i cili ka marrë vëmendjen publike njëqind herë më të madhe se sa e meriton, që i solli mijëra njerëz në bindje me një ligjëratë, dhe nxiti mijëra njerëz që t’i bashkohen shoqërisë Ittihad Muhammedi me një artikull gazete, dhe i bëri pesëdhjetë mijë njerëz që ta dëgjojnë me admirim fjalimin e tij në Xhaminë e Aja Sofias… A është e arsyeshme dhe a do të ishte e mundur që një njeri i këtillë të punoka fshehurazi gjatë tre viteve në qytetin e Emirdagut dhe pastaj të mos kishte sukses veçse të bindte disa vetë, dhe të hiqte dorë prej çështjeve të Ahiretit dhe të zhytej në komplotet politike dhe ta mbushte varrin e tij -të afërm prej tij- me errësira në vend të dritës? Edhe vetë shejtani nuk do të mund të bënte ndokënd ta pranonte këtë!

E Katërta: është përmendja e tyre se unë nuk e vë në kokë kapelen strehëgjërë duke e bërë këtë një arsye të rëndësishme për dënimin tim. Ata nuk më lejuan mua të flas, ndryshe unë do t’u kisha thënë këtë atyre që po përpiqeshin të më ndëshkonin:

Unë qëndrova si një mysafir për tre muaj në një rajon të policisë në qytetin e Kastamonus dhe askush nuk më tha atje mua: “Ti duhet ta vendosësh në kokë kapelen strehëgjërë”. Dhe megjithëse në tre gjykata unë nuk e vura atë kapele në kokën time dhe nuk e kam hequr prej kokës sime kiafetin –kësulën- time në tre seancat gjyqësore të të tre gjykatave, ata nuk ndërhynë tek unë. Është e vërtetë se disa zyrtarë të cilët nuk kanë pasë pjesë prej fesë e morën atë si një pretekst dhe ndërhynë tek unë në një mënyrë jozyrtare duke më bezdisur gjatë njëzet e tre viteve dhe më kanë ngushtuar e shqetësuar shumë. Dhe fëmijët, gratë, fshatarët, nëpunësit në zyrat e tyre, dhe ata të cilët veshin bereta nuk janë të detyruar ta vendosin atë kapele. Dhe nuk ka dobi fizike në vënien e saj në kokë. Megjithatë një person që jeton i veçuar si unë ka vuajtur njëzet vite për shkak të mosvënies në kokë atë kapele dhe për shkak të shpifjeve, duke ditur se të gjithë Muxhtehidët dhe Shejhët e islamit e kanë ndaluar atë. Ata që po përpiqen të më dënojnë përsëri pa asnjë të drejtë, dhe ashtu siç nuk ndërhyjnë tek asnjëri prej atyre që pijnë alkool ditën ashiqare në muajin e Ramazanit dhe që nuk kryejnë namazin, në emër të lirisë individuale, atëherë ata që më akuzuan për shkak të kijafetit -veshjes sime, në mënyrë të përsëritur, vazhdimisht dhe me këtë inat dhe me këtë ashpërsi, ata do të pyeten për këtë kur të shikojnë burgun e përhershëm fillikat në varr dhe kur të sillen tek Gjykata më e madhe.

E Pesta: Risale-i Nuri i cili ka fituar pranimin e njëqind mijë prej njerëzve të Imanit dhe i cili ka paraqitur gjatë njëzet e tre viteve dobi të shumta -të pastërta dhe të largëta prej çdo lloj dyshimi e dëmi- për kombin dhe atdheun, konfiskohet për më të papërfillshmen e shkaqeve. Për shembull, u konfiskua koleksioni “Dhul-Fikar”, të cilat kanë shpëtuar besimin e njëqind mijë vetave -u konfiskua- për shkak të një shpjegimi të saktë e të vërtetë për dy ajete në vetëm dy faqe prej totalit të faqeve të saj që arrin katërqind, edhe pse ky koleksion u sulmua me kalimin e kohës dhe janë shpallur për të ligje të shumta amnistie, a mund të konfiskohet ai koleksion i vlefshëm e i dobishëm për shkak të vetëm një apo dy fletëve të tij? Ndërsa tani po konfiskohen trajtesa të tjera të vlefshme për shkak të një apo dy fjalëve -duke u dhënë atyre kuptime të gabuara- brenda një mijë fjalëve. Kushdo që e dëgjoi këtë fletakuzën e tretë dhe vendimin që e publikuam do të bindej me siguri prej kësaj që themi. Ndërsa ne, për çdo fatkeqësi, themi:

“(të cilët thonë kur u bie fatkeqësi): Vërtet të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi”.[38]

“Dhe Allahu Vetëm na mjafton neve dhe Ai për ne është Rregulluesi më i mirë i punëve”.

E Gjashta: Unë u them atyre që e akuzojnë interpretuesin e mjerë të Risale-i Nurit -domethënë veten e tij- për shkak se disa studentë të Risale-i Nurit bëjnë një lavdërim të ekzagjeruar në të dhe shfaqin një mendim të mirë të tepruar, duke dërguar letra inkurajimi, përgëzimi, vlerësimi e falënderimi pasi patën përfituar shumë prej provave të patundshme të besimit dhe që fituan mësime të parefuzueshme lidhur me besimin, të cilat janë tek shkalla e “njohjes së sigurisë”… unë u them atyre:

Unë jam një njeri i dobët, i pafuqishëm, i syrgjynosur dhe gjysmanalfabet, kur ata i nxisin njerëzit kundra meje me propagandën e tyre dhe i frikësonin ata prej meje, sa herë që unë gjeja ilaç për sëmundjet e mia nga ilaçet e Kur’anit Kerim dhe prej të vërtetave të larta të besimit, unë i shkruaja ato të vërteta të çmueshme nga ana ime se do të jenë një ilaç i plotë për bijtë e kombit dhe të atdheut, dhe meqenëse shkrimi im ishte i keq, kisha shumë nevojë për ndihmesa, dhe Përkujdesja Hyjnore më lehtësoi duke më dhënë ndihmësa të veçantë, të sinqertë e të qëndrueshëm.

Natyrisht unë nuk mund ta refuzoj në mënyrë të prerë mendimin e mirë të tyre dhe lavdërimin e tyre të sinqertë, apo t’i ofendoja e të plagosja ndjenjat e tyre; një sjellje e këtillë do të ishte në kundërshtim me dritat e inspiruara prej thesarit të Kur’anit. Prandaj, me qëllim që të mos largoheshin prej meje këta ndihmësa me pena diamanti dhe me zemra guximtare unë e ktheja lavdërimin e tyre ndaj personit tim të pafuqishëm e të falimentuar për tek Risale-i Nuri i cili është pronari i vërtetë për këtë lavdërim, meqë ai reflekton mrekullinë shpirtërore të Kur’anit, si dhe ia referoj personalitetit kolektiv të studentëve të Risale-i Nurit. Dhe kur u thoja atyre: “Ju më jepni mua një pjesë e cila e kalon njëqind herë pjesën time”, unë i lëndoja deri diku ndjenjat e tyre. A ka ndonjë ligj që ta akuzonte e ta fajësonte dikë për shkak se individët e tjerë e lavdërojnë atë pavarësisht se ai e urren këtë lavdërim? A mund të gjendet si ky ligj që të mund të justifikojë një zyrtar që të më bëjë akuzë për këtë në emër të ligjit?

Megjithëse u shkrua në faqen pesëdhjetë e katërt të vendimit të gjykatës, e cila u shkrua kundra nesh por të cilën e publikuam: “Ai personalitet i cili do të shfaqet në fundin e botës do të jetë prej pasardhësve të Ehlibejtit -Familjes së Profetit, dhe ne studentët e Risale-i Nurit mund të konsiderohemi të jemi anëtarët e familjes së Profetit vetëm në një kuptim -vetëm nga aspekti shpirtëror. Pastaj në rrugën e Risale-i Nurit nuk mund të ketë vend për egoizëm, as për dëshirë për pozitë, ose për famë e për rang dynjaje. Madje unë e shoh veten time të detyruar madje të braktis edhe rangjet e Ahiretit -në qoftë se do të më ishin dhënë -me qëllim që të mos prish sinqeritetin që ndodhet në metodën e Risale-i Nurit. Dhe megjithëse në faqet 22 dhe 23 u shkruan këto shprehje: “Njeriu duke i njohur të metat e tij, dhe duke kuptuar varfërinë dhe pafuqinë, dhe duke kërkuar strehim me përulësi para Allahut; me atë personalitet unë e njoh veten time të jem më i mjeri, më i pafuqishmi, më i varfëri dhe më me të meta përpara Allahut se sa çdokush tjetër prej njerëzve, sikur të mblidhej e gjithë dynjaja duke më lavdëruar, përsëri kjo nuk do të më sillte bindje se unë jam dikush i mirë, me një rang të lartë shpirtëror e moral. Me qëllim që të mos ju ftoh e t’ju largoj prej meje krejtësisht, unë nuk do t’ju them shumë të meta e veçori të këqija të personalitetit tim të tretë të vërtetë. Nga mirësia e Tij, Zoti i Gjithëfuqishëm e ka nënshtruar këtë personalitet i cili është si ushtari më i ulët, në pozitën e shërbimit tek misteret e Kur’anit që janë si pozita më e lartë e mareshallit. Nefsi është më i ulët se çdo gjë, dhe detyra është më e larta se çdo gjë. Njëmijë e një falënderime qofshin për Zotin xh.sh.!

Megjithëse kjo është shkruar në vendimin e gjykatës, ata më gjetën mua fajtor për qënien time si një Udhëzues i madh dhe një Mehdi për shkak të lavdërimeve të të tjerëve, lavdërime të cilat në fakt i referohen Risale-i Nurit me atë kuptim -nuk ka dyshim se ata që më bëjnë fajtor për këtë, meritojnë të marrin dënimin e tyre për krimet e mëkatet e mëdhaja që kanë bërë.

E Shtata: Megjithëse gjykata e Denizlit, Gjykata penale e Ankarasë dhe gjykatat e apelit me unanimitet na dhanë pafajësinë neve dhe të gjitha trajtesave të Risale-i Nurit dhe i rikthyen ato dhe letrat tona tek ne, dhe megjithëse ata thanë:

“Madje edhe sikur të supozonim se ndodhi gabim në vendimin e pafajësisë së gjykatës së Denizlit, meqenëse gjykata e Apelit dha pafajësinë tuaj, atëherë vendimi i pafajësisë u bë i formës së prerë, i qëndrueshëm dhe përfundimtar, kështu çështja nuk mund të rigjykohet përsëri”. Dhe megjithëse unë kalova tre vite në qytetin e Emirdagut, i veçuar duke mos pasur kontakt me asnjë me përjashtim të disave që më ndihmonin -dhe punonin si ndihmësrrobaqepës- dhe nuk flisja me asnjë përveç se me disa njerëz fetarë në raste tepër të rralla dhe të domosdoshme dhe vetëm për pesë ose dhjetë minuta. Nuk shkruaja letra përveç se një letre në javë që të nxisja për të lexuar Risale-i Nurin (saqë madje unë nuk i kam dërguar as vëllait tim i cili është myfti, veçse tre letra gjatë tre viteve), madje e lashë edhe hartimin me të cilin isha marrë qysh prej tridhjetë viteve me përjashtim të dy pikave në njëzet faqe në të cilat trajtova dy çështje shumë të rëndësishme e të dobishme për njerëzit e besimit dhe për njerëzit e Kur’anit; ato janë “Urtësia e përsëritjes në Kur’an” dhe “disa çështje rreth melekëve”… Nuk kam hartuar gjë tjetër përveç atyre të dyjave, por unë vetëm dhashë leje për trajtesat që i kishin rikthyer gjykatat dhe që u kishin dhënë pafajësinë të bëheshin në formën e koleksioneve; dhe kur gjykata riktheu pesëqind kopje prej trajtesës “El-Ajetul-Kubra” e cila qe botuar me shkronjat e vjetëra unë u dhashë pranimin dhe miratimin tim vëllezërve të mi që t’i shumëfishonin nëpërmjet një makine shumëfishimi -me dijeninë time se ligji nuk e ndalonte atë në mënyrë zyrtare- me qëllim që të përfitonte prej saj bota islame, dhe unë preokupova veten time vetëm me korrigjimin e tyre dhe nuk jam preokupuar kurrë me politikën. Për më tepër, megjithëse leja zyrtare na ishte dhënë neve për t’u rikthyer tek vendlindja jonë, në kundërshtim me të syrgjynosurit e tjerë, unë pranova vuajtjet e internimit me qëllim që të mos përfshihesha në politka dhe në dynja, dhe nuk u ktheva.

Atëherë drejtimi i kësaj akuze të tretë e cila përmban çështje të kota e gënjeshtra si dhe keqinterpretime dhe orvatje për të dënuar një njeri të këtillë, sundohet nga dy kuptime të tmerrshme të cilat unë nuk do t’i shpreh për tani. Trajtimi që kam marrë këto njëzet muajt e fundit e provon këtë gjë. Dhe unë them këtë: Varri dhe Ferri janë të mjaftueshëm, dhe unë ia referoj atë Gjyqit të Fundit në ditën e kijametit.

E Teta: Meqenëse Rrezja e Pestë u rikthye tek ne pasi qëndroi për dy vjet në duart e Gjykatave të Denizlit dhe të Ankarasë, ajo iu shtua fundit të një koleksioni të madh të quajtur “Llamba Ndriçuese”, së bashku me mbrojtjen time që çoi në pafajësinë tonë në Gjykatën e Denizlit. Sigurisht, më parë ne e patëm mbajtur atë si private e të fshehtë, por meqenëse gjykatat e bënë atë të shpallur e të reklamuar dhe e rikthyen pasi na dhanë pafajësinë neve, unë lejova shumëfishimin e saj duke parë se ajo ishte e padëmshme. Origjinalja e kësaj trajtese që u shkrua para rreth dyzet viteve lidhur me interpretimet e haditheve alegorike qarkullonte midis njerëzve qysh prej shumë kohësh; dhe megjithëse një numër dijetarësh i vlerësuan si daifë –të dobëta- disa prej këtyre haditheve, veçse ama unë e shkrova këtë trajtesë për t’i shpëtuar njerëzit e besimit prej dyshimeve sepse kuptimet e jashtme të këtyre haditheve kanë qenë kundërshtuar shumë; veçse ama disa prej interpretimeve të tyre të jashtëzakonshme u bënë të qarta për të gjithë për t’i parë. Prandaj ne u detyruam që ta fshihnim këtë trajtesë dhe ta bënim atë një trajtesë të fshehtë e private me qëllim që të mos komentohej gabimisht. Më vonë, pasi disa gjykata e hetuan, e shqyrtuan me imtësi, pastaj e shpallën, e reklamuan dhe pastaj na e rikthyen; por ato iu rikthyen edhe njëherë tjetër që ta marrin atë si shkak për të na dënuar. Prandaj ne ia referojmë atë ndërgjegjjes së këtyre që duan të na dënojnë se sa larg drejtësisë është kjo çështje, larg të vërtetës dhe paanshmërisë që përsëri na gjejnë neve fajtorë për shkak të saj, ashtu siç i referojmë këto ankesat tona tek gjykata më e lartë Hyjnore,dhe themi:

“Dhe Allahu Vetëm na mjafton neve dhe Ai për ne është Rregullatori më i mirë i punëve”.

E Nënta:Kjo pikë është shumë e rëndësishme, por meqenëse ata që na kanë dënuar neve e kanë studiuar Risale-i Nurin, unë nuk e kam shkruar atë me qëllim që të mos i zemëroj.

E Dhjeta: Kjo është shumë e fuqishme dhe e rëndësishme, por përsëri me qëllim që të mos i ofendoj, unë nuk e kam shkruar për tani.

Said Nursi

I burgosuri në një burgim të vetmuar fillikat

 

 [Pjesë e një peticioni e shkruar gjatë gjykatës së Eskishehirit para pesëmbëdhjetë viteve dhe e dërguar tek këshilli i ministrave.][39]

O ju që jeni ngarkuar me autoritet! Unë kam vuajtur një padrejtësi ngjashmëria e së cilës rrallë është parë në botë. Të qëndrosh i heshtur para një padrejtësie të tillë është mosrespekt për të drejtën. Prandaj unë jam i detyruar të nxjerr në shesh një fakt tepër të rëndësishëm; unë them: tregojeni fajin që kam kryer me qëllim që ashtu siç e kërkon ligji ose të më ekzekutojë ose të më japë njëqind e një vite burgim, ose provoni se unë jam krejtësisht i çmendur, ose ndryshe jepuni liri të plotë vetes sime, trajtesave të mia, shokëve të mi, dhe i llogaritni e i mblidhni humbjet tona prej atyre që i kanë shkaktuar.

Po, çdo qeveri ka një ligj dhe një parim në përputhje me të cilin jepen dënimet. Në qoftë se nuk do të kishte asgjë në ligjet e qeverisë së republikës që bëjnë të domosdoshme dënimin më të rëndë për mua e për shokët e mi, atëherë neve duhet të na jepet liria jonë e plotë, si dhe dëmshpërblimi, vlerësimi dhe të kërkoni falje. Sepse në qoftë se shërbimi im i rëndësishëm ndaj Kur’anit, i cili është i qartë dhe hapur, do të ishte kundra qeverisë, unë duhej të merrja jo një vit dënim në këtë mënyrë dhe një numër prej shokëve të mi të merrnin gjashtë muaj secili, por duhej të më jepej dënimi me vdekje ose njëqind e një vite burgim dhe atyre të cilët janë të lidhur ngushtë me mua duhej t’u jepeshin dënimet më të rënda. Ndërsa në qoftë se shërbimi ynë nuk është kundra qeverisë, atëherë ne nuk duhet të marrim dënime, akuza dhe burgosje, por vlerësim dhe dëmshpërblim. Sepse njëqind e njëzet trajtesa janë bërë interpretues të këtij shërbimi, dhe ato kanë qenë në gjendje t’i sfidojnë filozofët e mëdhenj të Europës dhe t’i përmbysin e shkatërrojnë të gjitha parimet e tyre ideologjike.

Sigurisht një shërbim i tillë efektiv do të prodhonte ose rezultate të tmerrshme brenda vendit, ose do të çonte në një rezultat shkencor të lartë e shumë të dobishëm, prandaj nuk mund të shpallet një vendim për të më burgosur vetëm një vit, dhe sikur ne të luanim lojëra fëmijësh për të hedhur hi në sytë e masave dhe për t’i mashtruar, dhe për të fshehur intrigat e tiranëve dhe gënjeshtrat e tyre kundra nesh; sepse ata që janë si unë, ose duhet të ngjiten me krenari tek litarët e varjes dhe të ekzekutohen ose të jenë të lirë në pozitën e në vendin që e meritojnë.

Po, një hajdut i zgjuar mund të vjedhë diamante me vlerën e një mijë lirave, kështu ai nuk do ta dënonte vetveten për të njëjtin dënim për vjedhjen e një cope qelqi që nuk vlen pothuase asgjë. Asnjë hajdut nuk do ta bënte këtë, madje asnjë krijesë e vetëdijshme.

Një hajdut i tillë është i zgjuar e finok, ai nuk do të ishte krejtësisht idiot në atë mënyrë.

O ju efendilerë!

Le të supozojmë se unë jam si ai hajdut sipas iluzioneve tuaja. Përse të zgjidhja një zonë të varfër prej rrethit të qytetit të Ispartës ku kam jetuar i tërhequr në vetmi për një kohë nëntë vitesh. Atëherë në vend që të orientoja idetë e disa individëve të sinqertë (mbi të cilët u dhanë dënime të lehta) kundra qeverisë duke vënë kështu në rrezik veten time, dhe trajtesat e Risale-i Nurit të cilat janë qëllimi i jetës sime, në një kohë që do të kishte qenë më mirë për mua të qëndroja në një pozitë të lartë në Ankara ose në Stamboll -ashtu siç kam qenë më parë- dhe t’i orientoja me mijëra njerëz drejt qëllimit që kam ndjekur. Atëherë unë do të kisha mundësi të ndërhyja dhe të merrja pjesë në çështjet e dynjasë me një krenari që i përshtatet metodës sime në vend të zbulimit para këtij dënimi të parëndësishëm e poshtërues.

Me qëllim që të tregoj gabimet e atyre të cilët duan të më ulin mua me qëllim që pozitës që mbaj t’i mungojë gjithë rëndësia dhe dobia, unë u them atyre duke qenë i detyruar të përmend diçka nga egoizmi dhe nga hipokrizia ime e së kaluarës dhe jo për hir të krenarisë dhe të lavdërimit:

Ata të cilët e patën të lehtë të shikonin mbrojtjen time e cila u publikua nën titullin “Dëshmia e dy shkollave të fatkeqësisë” dëshmojnë se ai i tërhoqi me një ligjëratë të vetme tetë regjimente kryengritës dhe i çoi në bindje gjatë ngjarjeve të tridhjetë e një Marsit, dhe ashtu siç shkruan edhe gazetat, ai qe në gjendje me një artikull të vetëm në kohën e luftës për pavarësi, me artikullin e titulluar “Gjashtë Sulmet” të përmbushë shërbimin e rëndësishëm duke i kthyer mendimet e Ulemave -dijetarëve- të Stambollit kundra Anglezëve dhe në favor të lëvizjes nacionale. Dhe në xhaminë e Aja Sofias me mijëra njerëz u kënaqën me hytben -ligjërimin- e tij. Dhe u përshëndet me duartrokitje të fuqishme nga asambleja e deputetëve në Ankara. Dhe njëqind e gjashtëdhjetë e tre deputetë miratuan caktimin e një vlere prej njëqind e pesëdhjetë mijë lirash për shkollën e tij fetare dhe universitetin; dhe pa frikë iu përgjigj krejtësisht në mënyrë të qëndrueshme udhëheqësit të zemëruar në zyrën e kryetarit të asamblesë dhe madje e ftoi atë për të kryer namazin; dhe ndërsa ishte në Dar’el-Hikmeh el-islamijjeh u vlerësua unanimisht i denjë nga qeveria e unionit dhe e progresit për detyrën e ftesës së efektshme që u bëri filozofëve të Europës për të pranuar Urtësinë e islamit; dhe Isharatul-ixhaz -Shenjat e mrekullisë-, vepra të cilën e shkroi në fronte gjatë luftës -dhe e cila tani është konfiskuar- u shfaq shumë e vlefshme për Enver Pashën, i cili në atë kohë ishte komandant i përgjithshëm, dhe e admiroi atë aq shumë saqë ai nxitoi për ta takuar me të gjithë respektin -dhe këtë nuk e kishte bërë me askënd- dhe ai vendosi të jepte letrat e domosdoshme për botimin e këtij libri që të kishte pjesë nga nderi i asaj dhurate dhe prej sevapit të saj, dhuratës së luftës, ashtu siç u përmend xhihadi i autorit të librit në luftë me gjithë mirësinë dhe vlerësimin… Një burrë i këtillë nuk mund të heshtet duke u trajtuar në këtë mënyrë sikur të ishte ndërlikuar në krime të vogëla si vjedhja e ndonjë kali ose si rrëmbimi i një vajze ose si vjedhja e xhepave, dhe kështu ta dënoni me një vit burgim dhe ta trajtoni atë sikur të ishte hajdut dhish apo delesh. Ai do të preferonte ekzekutimin mbi vuajtjen nën shtypjen arbitrare të një detektivi të lig ose të një polici të zakonshëm me një vit burgosje që tani ju po e ndëshkoni së bashku me mbajtjen e tij nën mbikëqyrjen për një vit, pasi është torturuar për dhjetë vite pa asnjë arsye me një mbikëqyrje shtypëse -megjithëse ai nuk mund të duronte as sundimin e mbretit. Në qoftë se një burrë i këtillë do të dëshironte të përfshihej në çështjet e dynjasë dhe në qoftë se ai do ta kishte ushqyer një dëshirë të tillë, dhe në qoftë se shërbimi i tij do ta kishte lejuar, ai do të kishte ndërhyrë në të deri në një shkallë dhjetë herë më të madhe se sa ngjarja e “Menemenit” dhe se sa revolta e Shejh Saidit.

Domethënë, do t’ju bënte juve të dëgjonit një zë gjëmimtar si gjëmimi i gjyleve të topit dhe jo një zëzëllimë si zëzëllima e krahëve të mizës!

Po, unë paraqes ç’ka vijon para shikimeve të qeverisë së Republikës: kjo situatë është shkaktuar nëpërmjet intrigave, komploteve dhe propagandës së organizatës së fshehtë e cila më zbuloi mua para këtyre fatkeqësive. Dëshmia se propaganda e gjërë, terrori dhe një komplot janë orkestruar kundra nesh në një mënyrë që nuk është parë kurrë në ndonjë ngjarje, është kjo; megjithëse unë kam njëqind mijë shokë, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të më shkruajë asnjë letër qysh prej gjashtë muajsh, dhe as të më dërgojë përshëndetje e selam, dhe fakti se për shkak të informimit të komplotuesve të cilët përpiqen të mashtrojnë qeverinë, pyetjet, hetimet dhe kërkimet janë kryer në mënyrë të vazhdueshme duke filluar nga provincat lindore për tek ato në perëndim.

Plani që kurdisën këta intrigantë ishte dukshëm për të organizuar një incident që do të ishte shkaku për mijëra persona si unë për të marrë dënimet më të rënda, por ajo përfundoi në fund me një dënim shumë të papërfillshëm që mund t’i jepej çdo njeriu të zakonshëm që ka kryer ndonjë vjedhje të papërfillshme; sepse u dha dënimi me burgim për gjashtë muaj për pesëmbëdhjetë njerëz të pafajshëm prej njëqind e pesëdhjetë vetave. Sepse a ka ndonjë person me vetëdije dhe me mend që të shponte pak një luan të madh në bishtin e tij me shpatën e tij të mprehtë e të ndritshme prej diamanti që e mban në dorë dhe ta kthente atë kundra tij? Sepse në qoftë se ai do të kishte dashur ta ruante vetveten prej atij luani dhe po të kishte dashur që ta vriste, ai do ta përdorte atë shpatë në një vend tjetër të asaj egërsire.

Nxjerrja e këtij vendimi nga ana juaj kundra meje tregon se ju keni iluzione se unë jam si një burrë i atillë, sepse ajo është mënyra që ju më keni akuzuar e më keni dënuar. Në qoftë se unë do të kisha vepruar në një mënyrë kaq në kundërshtim me ndërgjegjjen dhe arsyen, ky vend i madh nuk do të ishte terrorizuar dhe opinioni publik nuk do të ishte kthyer kundra meje me propagandë. Do të ishte dashur që ju të më trajtonit si një i çmendur i zakonshëm dhe të më kishit dërguar në një spital çmendie.

Ndërsa në qoftë se do të kisha qenë një person i rëndësishëm ashtu si rëndësia e masave që ju i merrni kundra meje, atëherë nuk do të ishte e arsyeshme dhe e logjikshme ta shponi atë luan ose atë dragua në bisht dhe t’i bënte ato ta sulmonin atë, përkundrazi, ai duhej të mbronte vetveten me sa të mundej. Dhe kështu, unë preferova të jetuarin në vetmi i veçuar qysh prej pesëmbëdhjetë vitesh me zgjedhjen time dhe kam përballuar dhimbje e vuajtje të tilla që s’mund t’i mbajë njeriu; Dhe nuk kam ndërhyrë në asnjërën prej çështjeve të qeverisë dhe nuk kam dashur të ndërhyj; dhe kjo për arsye se detyra ime e shenjtë më pengon prej kësaj.

O njerëzit e ngarkuar me autoritet!

A do të ishte e mundur që në njëqind e njëzet trajtesat e një personi i cili, ashtu siç u shkrua nëpër gazeta para njëzet e pesë vitesh, me një artikull gazete u shkaktoi tridhjetë mijë njerëzve të pranonin idetë e tij, dhe tërhoqi vëmendjen e ushtrisë së lëvizjes; i cili iu përgjigj me gjashtë fjalë pyetjeve të kryepriftit Anglikan i cili donte që përgjigjja për to të ishte me gjashtëqind fjalë, dhe i cili jepte ligjërata në fillimin e periudhës së lirisë si një diplomat kryesues -a do të gjendeshin vetëm pesëmbëdhjetë fjalë lidhur me politikën dhe me dynjanë në njëqind e njëzet trajtesat e një burri të tillë. A do të ishte e mundur që të bindej ndonjë mendje se ky burrë na ndiqka rrugën e politikës dhe se ai na paska objektiva të kësaj dynjaje? Sepse ai në qoftë se do të kishte dashur të merrej me politikë dhe të ndërhynte në qeveri, kjo do të ishte shfaqur në mënyrë të dukshme ose të nënkuptuar në njëqind prej vendeve të vetëm një libri. Në qoftë se qëllimi i tij do të kishte qenë të drejtonte kritika politike, a nuk do të kishte mundur që të gjente ndonjë gjë tjetër për ta kritikuar përveç çështjeve të hixhabit dhe të trashëgimisë të cilat janë prej temave dhe prej parimeve që kanë ekzistuar qysh në të kaluarën?

Po, çdo njeri që ka ndonjë ide politike të caktuar mund të gjejë qindra e mijëra vende që të kritikojë regjimin e kësaj qeverie i cili bëri këtë përmbysje të madhe reformash, dhe nuk do të përkufizohej vetëm tek këto dy çështje të njohura. A do të ishte e mundur që reformat e qeverisë së Republikës të përbëheshin vetëm nga një ose nga dy çështje të vogëla? Megjithëse unë nuk kisha synuar të drejtoja asnjë kritikë ndaj saj, për shkak të një ose dy fjalëve në njërin ose në dy librat e mi që i pata shkruar para shumë kohësh në të kaluarën, u tha: “Ai po sulmon regjimin sundues dhe reformat e tij”.

Kështu unë ju pyes tani: A do të ishte e arsyeshme që i gjithë vendi të preokupohej me një çështje shkencore, e cila nuk kërkon as dënimin më të vogël, në një mënyrë që shkakton panik?

Kështu, shpallja e një dënimi të lehtë e të papërfillshëm për mua dhe disa persona nga shokët e mi dhe propaganda e fuqishme e bërë kundra nesh në të gjithë vendin dhe duke i bërë të na urrejnë neve; dhe Shukri Kaja, ministri i brendshëm, duke sjellë një forcë të madhe në qytetin e Ispartas që të kryente një detyrë të cilën mund ta kryente një ushtar i vetëm -domethënë që të më arrestonin mua; dhe kryeministri, Ismeti, duke shkuar për tek provincat lindore me këtë lidhje; dhe për dy muaj në burg qënia ime i ndaluar nga të folurit me askënd; dhe askush duke mos pyetur për mua dhe as duke më dërguar përshëndetje ndërsa isha i vetmuar në këtë syrgjynosje; -të gjitha këto tregojnë një situatë shumë të çuditshme të pakuptim, të pa urtësi dhe që nuk i përshtatet asnjë qeverie në dynja -duke ditur se masdari -rrënja- e fjalës Hukume –qeveri- do të thotë t’i trajtojë çështjet me hikmet -urtësi. Pra “qeveri” do të thotë: të qeverisësh me urtësi, dhe jo gjithçka që do të mund të përfshihej çdo qeveri, dhe veçanërisht një qeveri e ligjshme si qeveria e Republikës, e cila i përmbahet më shumë se çdo gjë tjetër ligjit. Unë dëshiroj që mbrojtja e të drejtave të mia të jetë brenda kornizave të ligjit.

Unë i akuzoj si kriminelë ata që veprojnë kundra ligjit në emër të ligjit. Sigurisht ligjet e qeverisë së Republikës i refuzojnë aktet arbitrare të kriminelëve të tillë. Unë shpresoj që të më kthehen të drejtat.

Said Nursi

* * *

 

Një shembull i vërtetësisë së Risale-i Nurit

 

Shënim

Ashtu si njerëzit e paanshëm dhe të ndriçuar të cilët e lexojnë trajtesën vijuese[40], e cila u shkrua para nëntëmbëdhjetë vitesh, që do ta kuptojnë qartë se Risale-i Nuri, me të gjitha njëqind e tridhjetë trajtesat e tij lidhet vetëm me besimin dhe me Ahiretin dhe u shkrua me atë thelb -kuptim-, krejtësisht i lirë e i pastër prej të gjitha politikave dhe prej motiveve të kësaj dynjaje; ky fakt i qartë dhe i sigurtë mbështetet nga hetimet e gjata dhe studimet e hollësishme të kryera nga gjykatat e Eskishehirit, të Ispartas, Denizlit dhe të Afjonit. Në këtë lidhje, ne kërkojmë interesimin dhe ndihmën tuaj që të na rikthehen të gjithë librat, të cilët më shumë se njëzet muaj mbahen nga Gjykata e Afjonit, dhe as pika më e vogël prej tyre nuk është treguar nga gjykata e Apelit që të përbëjë ndonjë shkelje; dhe të cilat kanë shpëtuar besimin e mijëra njerëzve, dhe janë vlerësuar e duartrokitur prej lexuesve të tyre, prej dijetarëve dhe prej botës islame.

Pjesa më e madhe e librave që mbahen nga gjykata e Afjonit u mblodhën nga të parët e shokëve tonë të liruar. Duke thënë: Ne ia japim këto librat tonë Ustadhit, pronarit të tyre; ato duhet t’i dorëzohen atij; ata m’i referuan mua ato. Në mënyrë të veçantë, ata lanë në gjykatë Kur’anin e praruar i cili qe shkruar për të shfaqur ‘koinçidencat’ e mrekullueshme të shkronjave, dhe ishte midis librave të konfiskuar. Para së gjithash ne presim që të na kthehen shpejt ato libra dhe Kur’ani, të cilët më parë na qenë rikthyer prej gjykatave të Denizlit dhe të Ankarasë.

Said Nursi

 

* * *

 

 

 

 

 

 

LETRA E GJASHTËMBËDHJETË

 

 

“Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Njerëzit u thanë atyre: ‘Vërtetë, populli (pagan) ka grumbulluar kundër jush (një ushtri të madhe), kështu që frikësojuni atyre’. Por kjo në të vërtetë vetëm e shtoi besimin dhe thanë: All-llahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve.”[41]

Kjo letër ka manifestuar kuptimin e vërsetit,  “Dhe i flisni atij butë e shtruar.”[42], dhe nuk u shkrua me vrull e fuqishëm.

Ajo është përgjigjja ndaj një pyetjeje që m’u bë në mënyrë të qartë dhe të nënkuptuar nga shumë njerëz.

[Mua nuk do të më pëlqente kurrë që ta regjistroj këtë përgjigje, as nuk e dëshiroj një gjë të tillë, sepse unë të gjithë çështjen time e kam lënë në dorë të Zotit të Gjithëfuqishëm, dhe jam mbështetur vetëm tek Ai. Por meqenëse nuk jam lënë i qetë që të gjej rehati në botën time dhe, meqenëse ata më kanë drejtuar vëmendjen dhe shikimin drejt dynjasë, unë detyrohem të parashtroj “pesë pika” me gjuhën e Saidit të Vjetër, dhe jo në gjuhën e Saidit të Ri, me qëllim që t’ua shpjegoj realitetin e situatës si shokëve të mi, ashtu edhe njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, si dhe atyre në pushtet, dhe në një mënyrë të tillë të shpëtoj jo vetëm veten time, por edhe shokët e mi dhe “Fjalët” e mia nga dyshimet dhe keqtrajtimet e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje.]

n PIKA E PARË

Është bërë pyetja: “Përse ti je tërhequr nga politikat dhe tani nuk ke të bësh fare me to?”

Përgjigjja: Saidi i Vjetër, afërsisht para nëntë ose dhjetë vjetësh u përfshi në politika deri diku. Në të vërtetë, duke menduar se ndoshta do t’i shërbente fesë dhe njohjes nëpërmjet politikave, ai u mërzit dhe u lodh për asgjë. Ai shikoi se ajo ishte një rrugë e rrezikshme e cila ishte e dyshimtë, plot me vështirësi dhe e panevojshme për mua, si dhe formonte një pengesë për detyrat më të domosdoshme. Pjesa më e madhe e saj ishte mashtrime e gënjeshtra dhe ishte një mundësi që personi, pa e ditur, të jetë vegël në dorën e të huajit, kundërshtarit.

Për më tepër, ai që futet në politikë ose është i suksesshëm në pozitë, ose është në opozitë. Sa për të qenurit i suksesshëm, meqenëse unë nuk jam as funksionar shtetëror dhe as deputet në parlament, atëherë të merresh me politikë është e panevojshme dhe e pakuptim për mua. Politika nuk ka kuptim për mua që të ndërhyj në të. Në qoftë se do t’i bashkohesha opozitës, unë do ta bëja një gjë të tillë ose nëpërmjet ideve, ose nëpërmjet forcës. Në qoftë se ndërhyrja ime do të ishte nëpërmjet ideve, ajo s’ka nevojë për mua, sepse çështjet janë të gjitha të qarta dhe gjithësecili i njeh ato ashtu si unë. T’i japësh gjuhës më kot, duke e lëshuar pa fre, është e pakuptim.

Në qoftë se unë do t’i bashkohesha opozitës për qëllim force dhe për të nxitur e shkaktuar ndonjë incident, do të ishte mundësia të kryheshin mijëra mëkate me qëllim që të arrihet një objektiv i dyshimtë. Shumë njerëz do të goditeshin me fatkeqësi për shkak të një individi të vetëm. Ndërgjegjja ime nuk do ta pranonte bërjen e mëkateve dhe t’u shkaktonte të pafajshmive të bënin faje e mëkate për shkak të një ose dy mundësive, në dhjetë mundësi. Prandaj Saidi i Vjetër e la cigaren së bashku me gazetat, politikën dhe bisedat rreth politikave të dynjasë. Dëshmia vendimtare për këtë është fakti se për tetë vitet e shkuara unë nuk kam lexuar as edhe një gazetë dhe as nuk kam dëgjuar ndonjë gazetë të lexohet nga dikush. Le të dalë ndonjëri e të thotë se unë kam lexuar ndonjë gazetë apo kam dëgjuar ndonjë duke e lexuar. Ndërsa para tetë viteve Saidi i Vjetër lexonte ndoshta tetë gazeta në çdo ditë.

Përveç kësaj, për pesë vitet që kaluan unë kam qenë nën mbikëqyrje dhe nën kontrollin më të rreptë. Cilido që do të kishte vëzhguar edhe aluzionin më të vogël për aktivitet politik,  do ta thonte atë. Por për një njeri që është me nerva si unë, i patrembur, pa frikë, pa lidhje me dikë, i cili e konsideron dredhinë më të madhe në lënien e dredhisë në përputhje me parimin  “Dredhia më e mirë është ta braktisësh dredhinë.” Ai njeri, gjendja e të cilit do të ishte kjo, idetë e tij nuk do të mbeteshin sekret as tetë ditë, e jo më tetë vite, sepse në qoftë se do të kishte pasur oreks e dëshirë për politika, ai nuk do të kishte lënë asnjë nevojë për hetim e mbikëqyrje dhe do të kishte dhënë zë si e shtëna e artilerisë.

n PIKA E DYTË: Përse Saidi i Ri u shmanget  politikave me një vrull të tillë të fuqishëm?

Përgjigjja: Ai u shmanget kështu furishëm për t’i shërbyer imanit dhe Kur’anit, i cili është shërbimi i rëndësisë më të madhe, nevoja më e madhe dhe është më e pastërta dhe më e drejta, me qëllim që të mos sakrifikojë pa qenë nevoja dhe me zell të tepruar për një ose dy vite të dyshimta nga jeta e kësaj dynjaje përpjekjen dhe fitimin e më shumë se të miliarda viteve të jetës së përhershme, sepse ai thotë: Unë po plakem.. dhe nuk e di sa do të jetoj pas kësaj moshe, kështu çështja më e rëndësishme për mua duhet të jetë përpjekja për jetën e përhershme, dhe çelësi për lumturinë e përjetshme është besimi, prandaj njeriu duhet të punojë për të. Por, meqenëse unë jam i detyruar nga Sheriati që t’u shërbej njerëzve lidhur me të mësuarit me qëllim që edhe ata gjithashtu të mund të përfitojnë, unë dëshiroj ta kryej një detyrë të tillë. Megjithatë, një shërbim i tillë i intereson jetës shoqërore dhe asaj të kësaj bote, të cilat unë nuk mund t’i bëj. Gjithashtu në kohë të stuhishme nuk është e mundur ta kryesh një shërbim të tillë plotësisht dhe drejt. Prandaj unë e lashë mënjanë atë aspekt dhe zgjodha aspektin e shërbimit të besimit, i cili është më i rëndësishmi, më i domosdoshmi dhe më i sakti. Unë po e lë atë derë të hapur me qëllim që të vërtetat e besimit që i kam fituar për veten time dhe ilaçet shpirtërore që i kam përjetuar vetë, të mund të arrihen e të fitohen nga të tjerët. Ndoshta Zoti i Gjithëfuqishëm do ta pranojë këtë shërbim dhe do ta bëjë atë si shpërblesë e shlyerje për gjynahet e mia të mëparshme.

Me përjashtim të Shejtanit të mallkuar, askush tjetër, –qoftë besimtar ose jobesimtar, i drejtë apo ateist–, nuk ka të drejtë ta kundërshtojë këtë shërbim. Sepse mosbesimit nuk i ngjason asgjë tjetër. Në të vepruarit si tiran, si i lig dhe në mëkatet e mëdha ndoshta mund të jetë ndonjë kënaqësi djallëzore e mbrapshtë, por në mosbesim nuk ndodhet absolutisht asnjë lloj kënaqësie. Ai është dhimbje mbi dhimbje, errësirë mbi errësirë dhe torturë mbi torturë.

Sa në kundërshtim me arsyen do të ishte për një njeri si unë i cili nuk është lidhur me askënd, që është i vetmuar dhe i detyruar të shlyejë gjynahet e tij të mëparshme, që ta linte mënjanë punën për një jetë të amshuar të pafundme dhe të braktiste shërbimin ndaj një drite të shenjtë si besimi dhe ta flakte vetveten në moshë të pleqërisë në lojërat e panevojshme e të rrezikshme të politikave dhe, sa në kundërshtim me urtësinë do të ishte kjo! Kjo do të ishte një çmenduri, madje edhe të çmendurit do ta kuptonin atë!

Por, në qoftë se ti thua: “Si të pengon shërbimi i Kur’anit dhe i imanit nga politika?” Unë do të thoja: Meqenëse të vërtetat e besimit dhe të Kur’anit janë, secila prej tyre, si diamante, në qoftë se unë do të ndotesha nga politikat, njerëzit e zakonshëm, të cilët mashtrohen lehtë, do të pyesnin me habi për ato diamante që unë mbaj, duke thënë, “A nuk janë ato për propagandë politike për të tërhequr më shumë mbështetës?” Ata do të mund t’i vlerësonin diamantet si copa të rëndomta xhami. Atëherë duke qenë i përfshirë në politika, unë do t’u bëja keq atyre diamanteve të çmuar dhe do ta ulja e katandisja vlerën e tyre. Dhe kështu, o ju që e keni kufizuar shikimin tek kjo dynja! Përse luftoni kundra meje? Përse nuk më lini në punën time?

Në qoftë se ju thoni: Disa Shejhë –udhëheqës shpirtërorë– ndërhyjnë ndonjëherë në çështjet tona, dhe njerëzit ndonjëherë të thërrasin ty me emrin Shejh.

Unë përgjigjem: O ju Efendilerë! Unë nuk jam Shejh.. unë jam një hoxhë. Dëshmia është kjo: Unë kam qenë këtu qysh prej katër vitesh, dhe në qoftë se unë do t’i kisha mësuar një njeriu të vetëm tarikatin Sufi, ju do të kishit të drejtë të ishit dyshues. Por unë i kam thënë gjithësecilit që ka ardhur tek unë: Besimi është i domosdoshëm, Islami është i domosdoshëm; kjo nuk është periudha e Tarikatit Sufi.

Në qoftë se ju thoni: Ata të thërrasin ty me emrin “Saidi Kurdi”; ndoshta ti ke disa ide nacionaliste dhe kjo nuk u përshtatet interesave tona.

Unë do të përgjigjesha: O ju Efendilerë! Gjërat që i ka shkruar Saidi i Vjetër dhe Saidi i Ri janë në shesh. Unë po përmend si dëshmi pohimin e sigurt:  “Islami e ka shfuqizuar organizimin fisnor të periudhës së injorancës.” Prej vitesh unë i kam konsideruar nacionalizmin negativ dhe racizmin si një helm vdekjeprurës, meqenëse ajo është një llojshmëri e sëmundjes evropiane. Evropa e ka infektuar Islamin me atë sëmundje duke menduar të shkaktonte ndarje e përçarje dhe që Islami të mund të copëtohej e të ishte më i lehtë për të rënë në kurth e për t’u gëlltitur. Studentët e mi dhe ata që kanë patur lidhje me mua e dinë se prej shumë vitesh unë jam përpjekur që ta kuroj këtë sëmundje. Meqenëse çështja është kështu,  o ju njerëz Efendilerë!.. do të isha kureshtar të di, përse ju e bëni çdo incident një pretekst për të më sulmuar duke më rënë në qafë? Në përputhje me çfarë parimi ju më shkaktoni hidhërim për çdo ngjarje të kësaj bote, si të ndëshkonit e t’i shkaktonit shqetësim një ushtari në perëndim për shkak të një gabimi që ka bërë një ushtar në lindje – për shkak të qënies së të dyve ushtarë – ose si të dënonit një dyqanxhi në Bagdad për shkak të një krimi të kryer nga një shitës në Stamboll – për shkak të qënies së tyre në të njëjtën linjë biznesi? Si mund ta pranojë këtë ndërgjegjja? Dhe çfarë përfitimi mund të kërkojë?

n PIKA E TRETË: Shokët dhe të dashurit e mi, të cilët mendojnë për hallin tim, për rehatinë dhe habiten kur unë kaloj në heshtje, pa zhurmë dhe me durim ndaj çdo fatkeqësie që më bie, më bëjnë pyetjen e mëposhtme: “Si mund t’i durosh vështirësitë dhe telashet me të cilat po përballesh, ndërsa më parë ti ishe shumë krenar dhe i zemëruar dhe nuk mund të duroje as edhe fyerjen më të vogël?”

Përgjigjja: Dëgjojini dy ngjarjet e shkurtëra dhe tregimet dhe ju do t’i merrni përgjigjet tuaja prej tyre:

Tregimi i parë: Para dy vjetësh një pushtetar foli në mënyrë fyese dhe pa baza për mua pas shpine. Më vonë ata ma treguan këtë. Përafërsisht një orë unë u preka dhe u lëndova për shkak të damarit të rrëmbimit të Saidit të Vjetër. Pastaj me anë të mëshirës së Zotit të Gjithëfuqishëm fakti i mëposhtëm më ndodhi mua, ai e largoi hidhërimin dhe më bëri ta fal atë person. Ai fakt është siç vijon:

Unë iu drejtova nefsit tim duke i thënë, në qoftë se fyerjet e tij dhe mangësitë që ai i përshkruan lidhen me personin tim dhe me nefsin tim, All-llahu qoftë i kënaqur me të, sepse ai ka treguar të metat e nefsit tim. Në qoftë se ai ka folur të vërtetën, ai më ka nxitur mua që ta edukoj nefsin tim dhe më ka ndihmuar të shpëtoj nga mendjemadhësia. Në qoftë se ai ka folur rremas e pabesisht, ai më ka ndihmuar të shpëtoj nga hipokrizia dhe nga fama e pamerituar, e cila është burimi i hipokrizisë. Po, unë nuk qeshë pajtuar me nefsin tim, sepse unë nuk e pata edukuar atë. Në qoftë se dikush më thotë se ndodhet një akrep në qafën time ose në kraharor ose ndryshe ma tregon mua atë, unë do t’i isha mirënjohës atij njeriu dhe jo i ofenduar prej tij.

Por në qoftë se fyerjet e njeriut u drejtuan ndaj besimit tim dhe ndaj cilësisë sime, ndaj qënies shërbëtor i Kur’anit dhe i Imanit, kjo s’ka të bëjë me mua, unë e referoj atë tek Pronari i Kur’anit, i cili më ka vënë në shërbim mua. Ai është i Gjithëfuqishëm, Ai është i Gjithurtë.

Dhe në qoftë se fjala e tij është thjesht për të më blasfemuar, për të më sharë e fyer, edhe kjo nuk më përket mua, sepse unë jam një i huaj i syrgjynosur dhe i kam të lidhura duart e mia dhe nuk më takon mua të mbroj dinjitetin; kjo u takon autoriteteve të këtij fshati tek i cili unë jam një mysafir dhe nën mbikëqyrje, pastaj i takon zonës dhe pastaj rrethit. Të fyesh një të burgosur, një rob, kjo i takon pronarit të tij që ta mbrojë robin, ai e mbron të burgosurin. Atëherë, meqenëse realiteti i çështjes është kjo, zemra ime u lehtësua. Unë thashë?

Dhe çështjen time unë ia lë All-llahut, vërtetë që All-llahu është Gjithëvëzhgues i robëve (të Tij).”[43]

Dhe e konsiderova atë ngjarje sikur të mos kishte ndodhur dhe e harrova. Por për fat të keq, më vonë u kuptua se Kur’ani nuk e kishte falur atë, pra e ndëshkoi…

Tregimi i dytë: Këtë vit unë dëgjova që më kishte ndodhur një ngjarje. Megjithëse unë e dëgjova ngjarjen në vija të përgjithshme pasi ajo kishte ndodhur, unë u trajtova sikur të kisha qenë i lidhur  ngushtë me atë ngjarje. Sidoqoftë, unë nuk mbaj korrespondencë -letërkëmbim- me ndokënd, dhe në qoftë se do  ta mbaja, unë i shkruaj tepër rrallë, lidhur me disa çështje të besmit, vetëm ndonjë shoku.

Në fakt unë i kam shkruar vetëm një letër vëllait tim gjatë katër viteve. Unë e pengoja veten time nga përzierja me të tjerët, edhe njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj bote më pengonin nga kjo. Unë kam qenë i mundur të takohem vetëm me një ose me dy nga shokët e mi të ngushtë një herë në javë. Sa për vizitorët që vijnë në fshat, ndoshta një herë në muaj, një ose dy nga ata takoheshin me mua për një ose dy minuta lidhur me ndonjë çështje që ka të bëjë me Ahiretin. Në mërgim, i huaj, i vetmuar, pa kërkënd, i mbyllur dhe i ndaluar nga çdo gjë, nga çdo njeri, në një fshat që ishte i papërshtatshëm për dikë si unë për të punuar për të siguruar mjetet e jetesës, madje, para katër vitesh, unë riparova një xhami të rrëzuar dhe punova si imam në të dhe si predikues për katër vjet -All-llahu e pranoftë- meqë unë kam një dëshmi për imam dhe për predikim nga krahina ime. Megjithatë unë nuk munda të shkoj në xhami në këtë Ramazan të bekuar që kaloi. Ndonjëherë unë i kryeja pesë faljet e detyruara në vetmi dhe u privova nga kryeja e faljeve me xhemat që ka njëzet e pesë merita më shumë.

Dhe kështu, unë shfaqa të njëjtën vetëpërmbajtje dhe durim përballë këtyre dy ngjarjeve që më ranë ashtu siç bëra ndaj trajtimit të atij pushtetari para dy vitesh. Dhe në dashtë All-llahu xh.sh., unë do të vazhdoj të bëj kështu. Unë mendoj e them sa vijon: Në qoftë se ky keqtrajtim, ky pikëllim dhe kjo shtypje që më kanë rënë nga njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje janë për nefsin tim të keq e të gabuar, unë i fal ata. Ndoshta nefsi im do të përmirësohet me këtë pikëllim dhe,  ndoshta kjo do të jetë një shlyerje për gjynahet e tij. Unë kam përjetuar shumë nga gjërat e mira në këtë bujtinë të dynjasë; në qoftë se përjetoj pak nga sprovat e saj, unë përsëri do të bëj falënderime.

Në qoftë se njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj bote më shtypin për shkak të shërbimit tim ndaj besimit dhe ndaj Kur’anit, mbrojtja për këtë nuk më përket mua, unë ia referoj atë të Gjithëfuqishmit dhe Detyruesit të Vetëm.

Në qoftë se qëllimi i këtij pikëllimi është të shkatërrojnë vlerësimin dhe orientimin e njerëzve ndaj meje, për të shuar famën e pamerituar e cila është e pathemeltë, që shkakton hipokrizi dhe shkatërron sinqeritetin, atëherë Zoti i bekoftë ata!.. sepse unë i konsideroj qënien i mbajtur në respekt e vlerësim nga njerëzit në përgjithësi dhe fitimin e një fame midis tyre si të dëmshme për njerëz si unë. Ata që kanë lidhje me mua, e dinë që unë nuk dëshiroj që të më shfaqet respekt, në të vërtetë unë nuk e honeps dot atë. Madje unë e kam qortuar një shokun tim të vlefshëm ndoshta pesëdhjetë herë për shkak se shfaq për mua respekt të tepruar.

Në qoftë se qëllimi i tyre në shpifjet që bëjnë për mua për të më përçmuar në sytë e njerëzve dhe përfolja e tyre ndaj meje lidhet me të vërtetat e besimit dhe të Kur’anit për të cilat unë jam interpretues, ata përpiqen më kot, sepse yjet e Kur’anit, nuk mund të mbulohen me ndonjë gjë, me ndonjë perde. “Ai që i mbyll sytë e tij, vetëm vetë nuk shikon; ai vetëm ditën e tij e bën natë dhe nuk e bën natë atë për dikë tjetër.”

n PIKA E KATËRT: Përgjigjje për një numër pyetjesh të dyshimta.

Pyetja e parë e dyshimtë: Njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, më thonë: “Me çfarë jeton ti? Si ushqehesh pa punuar? Ne nuk duam njerëz në vendin tonë që rrinë kot pa punë dhe jetojnë nga përpjekja e të tjerëve.”

Përgjigjja: Unë jetoj me kursim dhe bereqet. Unë nuk ndjehem borxhli ndaj askujt përveç Krijuesit të Vetëm, i Cili më furnizon mua, dhe unë kam marrë një vendim që të mos bëhem borxhli ndaj askujt tjetër. Po, ai i cili jeton me njëqind para, madje me dyzet para, nuk pranon të bëhet i obliguar ndaj ndokujt. Unë nuk dëshiroj ta shpjegoj këtë çështje. Po ta bëja këtë, do të ishte gjëja më e papëlqyeshme për mua, sepse ajo mund të më bënte të ndjeja një lloj krenarie ose egoizmi. Por meqenëse njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje më pyesin rreth kësaj në mënyrë të dyshimtë, unë do të përgjigjesha si më poshtë:

Qysh nga fëmijëria ime, gjatë gjithë jetës sime, ka qenë një parim i jetës sime që të mos pranoj asgjë nga njerëzit, madje as zekatin, të mos pranoj rrogë. Unë u detyrova ta pranoj një rrogë vetëm për një ose dy vjet nga Hikme el-Islamije –Bashkësia Islame- me këmbënguljen e shokëve të mi dhe që të mos bëhem i detyruar ndaj njerëzve për një mjet jetese të kësaj bote. Njerëzit e trevës së vendlindjes sime dhe ata të cilët më kanë njohur mua në zonat e tjera, e dinë këtë. Gjatë këtyre pesë viteve të mërgimit, shumë shokë janë përpjekur seriozisht me këmbëngulje që të më bëjnë t’i pranoj dhuratat e tyre, por unë nuk kam pranuar asnjërën nga ato.

Dhe kështu, në qoftë se më thuhet: Si, atëherë, jeton ti?” Unë përgjigjem: Unë jetoj nëpërmjet bekimeve –bereqetit– dhe përkujdesjes Hyjnore. Nefsi im urdhërues për të liga, megjithëse meriton çdo fyerje dhe përbuzje, veçse ama, si një keramet që buron nga shërbimi i Kur’anit, unë marr begati dhe bekime të cilat janë një dhuratë Hyjnore në mënyrën e vlerës ushqyese. Në përputhje me vërsetin:

 “Dhe shpalle lart mirësinë e Krijuesit Tënd.”[44], unë do të kujtoj mirësitë që më ka dhuruar Krijuesi i Gjithëfuqishëm dhe do të përmend disa shembuj duke dhënë në efekt falënderime ndaj tyre. Por pavarësisht kësaj, unë kam frikë se kjo do të shkaktonte hipokrizinë dhe krenarinë të futen tek ky falënderim shpirtëror gjë që do të bënte që bereqeti dhe begatia të këputeshin e të priteshin, sepse ta shfaqësh një bereqet të fshehtë Hyjnor bëhet shkak për ndërprerje. Por çfarë mund të bëjë, unë jam i detyruar ta tregojë atë.

Ÿ Dhe kështu, e para: Këto gjashtë muaj një shinik (peshe) grurë, që përbëhet nga tridhjetë e gjashtë (çyrekë) bukë, më ka mjaftuar mua. Ka mbetur akoma bukë; ajo nuk ka mbaruar. Dhe se sa kohë do të zgjasë, unë nuk e di. [45]

Ÿ E dyta: Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, unë mora ushqim vetëm nga dy shtëpi, dhe të dyja nga ato më bënë të sëmurë. Unë kuptova se jam i ndaluar nga të ngrënit e ushqimit të të tjerëve. Në pjesën tjetër të kohës, në të gjithë Ramazanin, tre çyrekë buke dhe një okka[46] oriz më mjaftuan mua, ashtu siç u dëshmua dhe u tregua nga Abdull-llah Çavush, pronari i një shtëpie të bekuar dhe një mik besnik,  i cili e shikoi përdorimin tim me kursim, me ekonomi. Madje orizi mbaroi dymbëdhjetë ditë pas përfundimit të Ramazanit.

ŸE treta: Për tre muaj në mal, një okka gjalp qe e mjaftueshme për mua dhe për miqtë e mi, duke ngrënë prej tij çdo ditë bashkë me bukën. Madje në një rast unë pata një mysafir të bekuar i quajtur Sulejman. Buka e tij dhe buka ime gati po mbaronte. Ishte ditë e mërkurë. “Unë i thashë atij të shkonte në fshat dhe të merrte ca bukë,” sepse në një largësi dy orësh për secilën anë nga ne nuk ndodhej asnjë njeri nga i cili mund të blihej ndonjë bukë. “Ai tha se dëshironte të qëndronte me mua në mal ditën e enjte në mbrëmje me qëllim që ne të mund të faleshim e luteshim së bashku.” Duke thënë: “Mbështetja e besimi ynë është tek All-llahu”, unë i thashë atij të qëndrojë. Më vonë, megjithëse nuk kishte lidhje me këtë dhe nuk kishte arsye për të, ne të dy filluam të ecim derisa arritëm në majë të malit. Atje kishte ca ujë në kanë dhe ne kishim pak sheqer dhe ca çaj. Unë i thashë atij: “Vëlla! Bëj ti ca çajë!” Ai nisi ta bëjë atë; ndërsa unë u ula nën një dru cedri duke parë nga lart një rrungajë, përrua të thellë. Unë mendova me keqardhje me veten time: ne kemi vetëm një copë bukë të myshkur e cila do të jetë e mjaftueshme për ne vetëm këtë mbrëmje. Çfarë do të bëjmë ne për dy ditë dhe çfarë do t’i them unë këtij njeriu zemërdëlirë, të padjallëzuar? Ndërsa duke e menduar këtë, unë befas e ktheva kokën time në mënyrë të pavullnetshme dhe pashë një copë të madhe buke lartë në drurin e cedrit midis degëve; ajo ishte me pamje nga ne, po na shikonte ne. Unë thirra: “Sulejman, lajme të gëzueshme! Zoti i Gjithëfuqishëm na ka dërguar neve ushqim.” Ne e morëm bukën dhe duke e soditur atë, pamë se asnjë zog apo kafshë e egër nuk e kishte prekur atë.. Dhe për njëzet apo tridhjetë ditë, askush absolutisht nuk ishte ngjitur në majë të atij mali. Buka qe e mjaftueshme për ne për dy ditët. Ndërsa ne po hanim dhe ajo gati po mbaronte, Sulejmani i drejtë i cili kishte qenë më besniku i shokëve besnikë për katër vjet duke u ngjitur malit u drejtua drejt nesh duke sjellur bukë.

ŸE katërta: Unë e kam blerë këtë pallto të përdorur që e kam veshur para shtatë vjetësh. Për pesë vjet, unë kam shpenzuar vetëm katër lira e gjysmë për rroba, veshje të brendshme, pantofla, papuçe dhe për çorapë. Kursimi, mëshira Hyjnore dhe bereqeti më kanë mjaftuar mua.

Kështu, ndodhen gjëra të shumta si këto shembuj dhe lloje të shumta të bekimeve Hyjnore. Njerëzit e këtij fshati dinë shumë nga shembujt e bereqetit. Por mos pandehni se unë po i përmend këto shembuj nga krenaria, përkundrazi, unë kam qenë i detyruar t’i përmend ato. Gjithashtu mos mendoni se ato shembuj janë shkak të mirësisë sime. Këto shembuj bereqeti ishin ose dhurata Hyjnore për miqt e sinqertë të cilët më kanë vizituar mua, ose një nderim Hyjnor për shkak të shërbimit të Kur’anit, ose një begati e përfitim që rezulton nga kursimi, ose ato kanë qenë furnizimi (rizk) për katër macet të cilat rrinë me mua këtu dhe që recitojnë Emrin Hyjnor, “Ja Rahim!, Ja Rahim!” O Mëshirëplotë! O Mëshirëplotë! Ato janë furnizime që vijnë në formën e bereqetit dhe unë përfitoj prej tyre gjithashtu. Po, në qoftë se ti do t’i dëgjoje me vëmendje mjaullimat e tyre të përvajshme, ti do të kuptoje se ato janë duke thënë: “Ja Rahim, Ja Rahim!” O Mëshirëplotë! O Mëshirëplotë!

 

Me që ra fjala e maceve, kjo më sjell ndërmend pulat. Unë kam një pulë. Në këtë dimër pothuajse çdo ditë pa përjashtim, si një makinë, ajo më ka sjellë një vezë nga thesari i Mëshirës Hyjnore. Kurse një ditë, ajo më solli dy vezë dhe unë u habita. I pyeta shokët e mi: “A mund të ndodhë kjo?” Ata u përgjigjën: “Ndoshta kjo është një dhuratë Hyjnore.”

Pula ka gjithashtu një zogth që e ka klloçitur në verë. Edhe ajo filloi të bëjë vezë në fillim të Ramazanit të bekuar dhe vazhdoi për dyzet ditë. As unë dhe as ata që më ndihmojnë mua nuk kemi asnjë dyshim, se duke qenë edhe zogth, edhe në dimër, edhe në Ramazan, kjo situatë e bekuar ishte vetëm një dhuratë dhe mirësi Hyjnore. Dhe sa herë që pula ndalonte së bëri vezë, zogthi menjëherë fillonte, duke mos më lënë mua pa vezë.

Pyetja e dytë e dyshimtë: Njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dunjaje pyesin: “Si mund të kemi besim dhe të jemi të sigurt që ti nuk do të ndërhysh në çështjet e dynjasë sonë? Në qoftë se ne të lëmë të lirë, ti ndoshta mund të ndërhysh në to. Gjithashtu, si mund ta dimë ne që ti nuk je finok? Si ta dimë ne që kjo nuk është një dredhi që ti e shfaq veten tënde sikur e ke braktisur dynjanë duke mos marrë pasuri nga njerëzit haptas, por ndoshta ti e merr atë fshehtas?”

Përgjigjja: Qëndrimi im para njëzet vitesh dhe situata në Gjykatën ushtarake dhe në periudhën para shpalljes së kushtetutës, të cilat janë të njohura nga ata që më njohin, dhe mbrojtja ime në Gjykatën ushtarake në atë kohë që quhej “Dëshmia e dy shkollave të fatkeqësisë”, tregon në mënyrë vendimtare se jeta që kam jetuar ishte e tillë që unë nuk kam përdorur as edhe hilen më të vogël, dhe jo më finokërinë e dredhinë. Në qoftë se do të ishte përdorur dredhia në këtë pesëvjeçarin e fundit, kërkesa do t’u ishte bërë ju  me servilizëm e lajka. Një njeri hileqar përpiqet t’i bëjë njerëzit për vete e të hyjë në zemrën e tyre; ai gjithmonë orvatet t’i mashtrojë njerëzit e t’ua hedhë atyre; ai nuk e tregon të vërtetën. Ndërsa unë nuk kam pranuar ta ul e poshtëroj veten time pavarësisht sulmeve më të ashpra dhe kritikave që u drejtuan kundër meje. Duke thënë, “Unë mbështetem tek All-llahu”, unë ua ktheva shpinën njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje.

Për më tepër, ai i cili zbulon realitetin e kësaj bote dhe njeh Ahiretin nuk pendohet kurrë nëse është i gjykueshëm e i ndjeshëm; ai nuk kthehet përsëri tek dynjaja e të luftojë për të.

Pastaj një njeri që ka kaluar pesëdhjetë vite nga mosha e tij, i cili nuk ka lidhje me ndonjë gjë dhe është i vetmuar, nuk do ta sakrifikonte jetën e përhershme për një ose dy vite me dërdëllime, sharlatanizma e mashtrime të kësaj dunjaje. Në qoftë se do të vepronte kështu, ai nuk është finok, por i marrë e i çmendur. Çfarë do të mund të bënte një idiot i marrë sa të merresh e të shqetësohesh me të?

Sa për dyshimin e braktisjes së dynjasë nga ana e jashtme, ndërsa nga ana e brendshme e kërkokam atë, unë them, në përputhje me vërsetin Kur’anor:

 “Edhe unë nuk e shfajësoj veten time (nga faji). Padyshim që uni (nefsi njerëzor) është i prirur drejt së keqes.” [47]

“Unë nuk e nxjerr të larë nefsin tim, pasi nefsi kërkon çdo gjë të keqe. Sepse në këtë dynja kalimtare, në këtë bujtinë të përkohshme, në kohë të pleqërisë, në një jetë të shkurtër, nuk është e arsyeshme të shkatërroj jetën e përhershme e të amshuar dhe lumturinë e përjetshme për një kënaqësi të vogël. Meqenëse nuk është e levërdishme për të arsyeshmit dhe të vetëdijshmit, nefsi im, me hir e me pahir, i është nënshtruar arsyes dhe e ka ndjekur atë.”

Pyetja e tretë dyshuese: njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje thonë: “A na do ti ne? A na miraton ne? Në qoftë ti na do, përse ti rri i ftohtë, mospërfillës dhe nuk ke të bësh fare me ne? Në qoftë se ti nuk na pëlqen, kjo do të thotë se ti na kudërshton dhe ne i shtypim ata që na kundërshtojnë.”

Përgjigjja: Në qoftë se unë do ta kisha dashur dynjanë tuaj, përkrah jush, unë nuk do të isha tërhequr prej saj. Unë nuk ju pëlqej as ju dhe as dynjanë tuaj. Por unë nuk ndërhyj as tek ajo, as nuk përzihem me ju, sepse unë kam synime të ndryshme dhe çështje të ndryshme që kanë mbushur zemrën time për të menduar për gjëra të tjera. Detyrimi – urdhëri  juaj- është të shikoni dorën, gjendjen e jashtme, dhe jo zemrën, atë të brendshme, sepse ju dëshironi vazhdimësinë e sistemit dhe vendosjen e rendit publik. Për sa kohë që unë nuk ndërhyj tek ato, atëherë ju nuk keni të drejtë të thoni: “Edhe zemra gjithashtu duhet të na dojë”, ndonëse ju kurrësesi nuk jeni të denjë për të…

Në qoftë se ju ndërhyni në çështjen e zemrës, unë them: “Ashtu siç dëshirohem dhe s’më pritet për pranverën gjatë këtij dimri, por unë nuk mundem ta sjellë atë, po ashtu unë kam mall dhe s’më pritet që bota të drejtohet dhe unë lutem për të dhe dëshiroj që njerëzit e kësaj bote të reformohen, por kjo është përtej dëshirës dhe përpjekjes sime, kështu unë jam i pafuqishëm për to. Unë në fakt, as nuk mund të ndërhyj për to, sepse nuk është as detyra ime, as nuk kam aftësi…

Pyetja e katërt dyshuese: Njerëzit e kësaj bote thonë: “Ne kemi përjetuar shumë fatkeqësi, ne nuk kemi më besim tek asnjë njeri. Si mund të jemi të sigurt që nëse të jepet rasti ti nuk do të ndërhysh në çështjet tona në mënyrën që dëshiron ti?”

Përgjigjja: Pikat e lartëpërmendura duhet t’ju japin ju bindje e besim. Përveç kësaj, meqenëse unë nuk ndërhyra në dynjanë tuaj, ndërsa isha në qytetin tim të lindjes midis studentëve të mi dhe të afërmve dhe ndërsa jetoja në mesin e atyre që më dëgjonin dhe më kërkonin këshilla, madje unë nuk ndërhyra në dynjanë tuaj edhe në ngjarjet më tronditëse; a mund të ndërhyjë në to dikush që është i vetmuar në mërgim, me askënd pranë tij, që është i huaj, i dobët, i pafuqishëm, i kthyer me të gjithë fuqinë e tij drejt Ahiretit, i shkëputur nga të gjitha lidhjet shoqërore, nga korrespodenca, letërkëmbimi, i cili ka gjetur vetëm pak shokë me të cilët janë lidhur në aspektin e Imanit dhe të Ahiretit dhe kjo lidhje është prej së largu, i cili është më i huaj se çdo kush tjetër dhe të cilin gjithkush tjetër e vlerëson dhe e shikon si të huaj, në qoftë se një njeri i tillë do të ndërhynte në dynjanë tuaj të pafrytshme e të rrezikshme, sigurisht ai do të ishte në një çmenduri të dyfishtë…

n PIKA E PESTË: Kjo lidhet me pesë çështje të vogëla.

Ÿ E para: Njerëzit e kësaj bote më thonë: “Përse ti nuk i vë në praktikë parimet e qytetërimit tonë, stilin tonë të jetës dhe mënyrën tonë të të veshurit? A do të thotë kjo që ti na kundërshton ne?”

Përgjigjja ime është: O ju Efendilerë! Me çfarë të drejte ju po më rekomandoni parimet e civilizimit tuaj? Ju jeni ata që më detyruat padrejtësisht të qëndroj në një fshat për pesë vjet dhe, madje më ndaluat nga letërkëmbimi dhe komunikimi me njerëzit. Ndërsa ju i latë të gjithë të syrgjynosurit në qytet me shokët e tyre dhe të afërmit, dhe atëherë ju u dhatë atyre letrat e lirimit duke u dhënë amnisti, pa asnjë arsye ju më izoluat dhe nuk më lejuat të takohem me asnjë nga banorët e qytetit tim, me përjashtim të një ose dy vetave. Kjo do të thotë se ju nuk më vlerësoni si një anëtar të këtij kombi dhe si një qytetar. Si mund të më rekomandoni që të zbatoj për veten time kodin tuaj civil? Ju e shndërruat dynjanë për mua në një burg. Gjëra të tilla nuk mund t’i rekomandohen dikujt në burg. Ju e mbyllët derën e dynjasë për mua, kështu unë trokita tek dera e Ahiretit dhe mëshira Hyjnore e hapi atë për mua. Si mundet që zakonet dhe parimet e ngatërruara të Dynjasë t’i rekomandohen dikujt që qëndron në këmbë tek dera e Ahiretit? Kurdo që ju të më lironi dhe të më ktheni tek vendlindja dhe të më jepni të drejtat e mia, atëherë ju mund të më kërkoni të zbatoj parimet tuaja.

Ÿ Çështja e dytë: Njerëzit e kësaj bote thonë: “Ne kemi një departament shtetëror për të dhënë mësim parimet e fesë dhe të vërtetat e Islamit? Me çfarë autoriteti ti boton vepra fetare? Meqenëse ti je i dënuar me internim, ti nuk ke asnjë të drejtë të përzihesh në këto çështje.”

Përgjigjja: E vërteta dhe realiteti  nuk mund të kufizohen e ngushtohen! Si mund të ngushtohet besimi dhe të kufizohet Kur’ani? Ju mund të kufizoni parimet dhe ligjet e dynjasë suaj, kurse të vërtetat e besimit dhe të Kur’anit dhe parimet nuk mund të detyrohen e shtrëngohen në formën e trajtimeve dhe qëndrimeve të kësaj dynjaje, duke iu dhënë një veshje zyrtare dhe duke marrë një shpërblim për kryerjen e tyre. Përkundrazi, ato mistere të cilat janë dhurata Hyjnore, ato bekime, vijnë nëpërmjet një qëllimi të sinqertë dhe duke braktisur dynjanë dhe kënaqësitë epshore. Për më tepër, departamenti zyrtar shtetëror i juaj më pranoi dhe më emëroi si predikues ndërsa unë isha në qytetin tim të lindjes. Unë e pranova atë detyrë, por refuzova rrogën. Unë jam i pajisur me dëshmi. Me këtë dëshmi –dokument– unë mund të veproj si imam –drejtues falje– dhe si predikues në çdo vend, sepse internimi im ishte padrejtësi. Gjithashtu, meqenëse të syrgjynosurit u kthyen në familjet e tyre, atëherë dokumentet e mia të mëparshme janë akoma të vlefshme, të rregullta.

Së dyti: Të vërtetat e besimit të cilat i kam shkruar, unë ia kam adresuar drejtpërdrejt nefsit tim. Unë nuk i ftoj për tek ato të gjithë njerëzit, përkundrazi, ata janë për shpirtërat e atyre që kanë nevojë për to dhe për zemrat e atyre që janë të plagosura; ata i kërkojnë ato ilaçe kur’anore dhe i gjejnë ato. Vetëm për të siguruar mjetet e mia të jetesës pata shtypur një ‘Trajtesën time rreth Ringjalljes’ së të vdekurve para se të rekomandohej e të hynte në fuqi shkrimi i ri. Edhe guvernatori i mëparshëm, i cili ishte i padrejtë ndaj meje, e studioi Trajtesën dhe, meqenëse nuk gjeti asgjë për t’u kritikuar, ai nuk bëri asgjë kundra saj.

Ÿ Çështja e tretë: Disa nga shokët e mi, në pamje të jashtme qëndrojnë larg meje, sepse njerëzit e kësaj bote më shikojnë me dyshim dhe, me qëllim që të shfaqen të parapëlqyer e të mirë për njerëzit e kësaj bote, ata në të vërtetë, më kritikojnë mua. Ndërsa njerëzit finokë të kësaj dynjaje, e menduan qëndrimin e tyre larg dhe shmangien e tyre prej meje, jo si besnikëri të tyre ndaj njerëzve të kësaj bote, por si një lloj hipokrizie dhe mungese ndërgjegjjeje, dhe ata i shikuan ata shokët e mi në mënyrë të pavaforshme dhe me të keq.

Kështu, unë them këtë: O shokët e mi të Ahiretit! Mos qëndroni larg shërbimit tim ndaj Kur’anit madhështor dhe mos ikni, sepse në dashtë Zoti xh.sh., asnjë dëm nuk do t’ju vijë nga unë. Supozoni se edhe në qoftë se më bie mua një padrejtësi e shtypje dhe vjen fatkeqësia mbi ju, ju nuk do të mund të shpëtoni prej saj duke u larguar prej meje, përkundrazi, duke vepruar kështu, ju do ta bënit vetveten tuaj më të meritushëm për fatkeqësi dhe për goditje. Pastaj çfarë ka ndodhur që ju të keni këto frikësime e dyshime të pabaza?..

Ÿ Çështja e katërt: Unë shikoj gjatë kohës së internimit tim se disa njerëz mburracakë të cilët kanë rënë në moçalin e politikave më shikojnë në një mënyrë që i përshtatet partishmërisë -njëanshmërisë, sektarizmit-, e rivalitetit, sikur unë jam lidhur me rrymat e kësaj dunjaje ashtu siç janë ata.

O ju Efendilerë! Unë jam në rrymën e besimit. Përballë meje është rryma e mosbesimit. Unë nuk kam lidhje me rrymat e tjera. Ndoshta disa nga ata që punojnë për një rrogë e shikojnë vetveten si të justifikuar deri në një farë mase për të më kundërshtuar. Por, të marrë një qëndrim duke dalë kundra meje në rivalitet për asnjë rrogë apo shpërblim në emrin e patriotizmit, të më shqetësojë pareshtur e të më shtypë, ta dijë se ai njeri bën një gabim të rëndë, sepse, siç u provua më lartë, unë nuk kam lidhje fare me politikat e dynjasë. Unë ua kam dedikuar e kushtuar të gjithë kohën dhe jetën time të vërtetave të besimit dhe të Kur’anit. Meqenëse është kështu, atëherë le të mendojë ai i cili po më torturon e po më sulmon mua pareshtur në rivalitet se një trajtim i tij i tillë i ngjason të shkaktuarit dëm besimit në emrin e ateizmit dhe të mosbesimit.

Ÿ Çështja e pestë:

Ÿ Meqenëse kjo botë është kalimtare.

Ÿ Meqenëse jeta është e shkurtër.

Ÿ Meqenëse detyrat vërtet esenciale janë të shumta.

Ÿ Meqenëse jeta e përhershme do të fitohet këtu.

Ÿ Meqenëse dynjaja nuk është pa pronar.

Ÿ Meqenëse kjo bujtinë e kësaj dynjaje ka një Drejtues Gjithëbujar e të Gjithurtë, meqenëse as e mira dhe as e keqja nuk do të mbeten pa shpërblim a dënim

Ÿ Dhe meqenëse sipas vërsetit,    “All-llahu nuk e rëndon askënd mbi mundësitë që ai ka[48], nuk është e detyruar ajo që është e papërballueshme dhe që nuk mund të kryhet,

Ÿ Meqenëse një rrugë e sigurt është e preferueshme mbi një rrugë të dëmshme,

Ÿ Meqenëse shokët e kësaj dynjaje dhe rangjet zgjasin vetëm deri tek dera e varrit.

 Atëherë sigurisht më fatbardhi është ai që nuk e harron Ahiretin për këtë dynja, nuk e sakrifikon Ahiretin për dynjanë, nuk e prish jetën e përhershme për jetën e dynjasë dhe nuk e harxhon jetën e tij në gjëra bajate e të kota, por e shikon veten se është një mysafir dhe vepron në përputhje me urdhërat dhe regullat e Pronarit të bujtinës; atëherë le ta hapë ai derën e varrit me besim dhe të hyjë në lumturinë e përjetshme me paqë…[49]

 

* * *

 

 

 

 

SHTOJCA E LETRËS SË GJASHTËMBËDHJETË

“Me Emrin e Tij  që s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[50]

Pa asnjë arsye, “Njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje” u bënë dyshues për një të huaj të pafuqishëm si personi im, dhe duke më imagjinuar se kam fuqinë e mijëra njerëzve, më vendosën nën kufizime të shumta e të forta. Ata nuk më dhanë leje që të qëndroj një ose dy netë në Bedre, një zonë e Barlas, as në njërin nga malet e Barlas. Unë dëgjova se ata thonë: “Saidi ka një fuqi të barabartë me atë të pesëdhjetë mijë ushtarëve, prandaj ne nuk mund ta lirojmë atë.”

Ndërsa unë them: O ju njerëz fatkëqinj që pikëpamja juaj është kufizuar tek kjo dynja! Si është që ju nuk i njihni çështjet e dynjasë, pavarësisht se po punoni për atë me të gjithë fuqinë tuaj dhe po qeverisni si të çmendur? Në qoftë se frika juaj është nga personi im i përkohshëm, kjo është një frikë që nuk justifikohet absolutisht, sepse një ushtar- dhe jo më pesëdhjetë mijë- mund të bëjë pesëdhjetë herë më shumë punë se sa unë, domethënë, ai mund të qëndrojë tek dera e dhomës sime dhe të më thotë mua: “Ti nuk mund të dalësh!”

Ndërsa, në qoftë se frika juaj është nga profesioni im i cili është “thirrje për tek Kur’ani”, dhe nga fuqia morale e besimit me të cilën armatosem, atëherë ju duhet t’a dini se në lidhje me profesionin tim unë nuk kam fuqinë e pesëdhjetë mijë ushtarëve, jeni të gabuar! Por kam fuqinë e pesëdhjetë milionëve, sepse nëpërmjet fuqisë së  Kur’anit të gjithurtë, unë sfidoj të gjithë Evropën duke ju përfshirë edhe ju njerëzit femohues. Nëpërmjet dritave të besimit që kam botuar, unë kam shembur kështjellat e forta që ata i quajnë “shkencat filozofike dhe natyra”. Unë i kam ulur më poshtë se sa kafshët filozofët më të mëdhenj të tyre femohues. Sikur të bashkohej e gjithë Evropa në të cilën të përfshiheshin edhe njerëzit tuaj femohues, nëpërmjet ndihmës së All-llahut xh.sh., ata nuk do të mund të më bënin mua të mohoj as edhe një çështje të vetme nga profesioni im. Dhe në dashtë Zoti, ata nuk do të mund të më shpartallojnë mua!..

Meqenëse çështja është kështu, ashtu siç nuk ndërhyj unë në çështjet e dynjasë suaj, atëherë edhe ju gjithashtu mos ndërhyni në Ahiretin tim!

Dhe mos bëni përpjekje! Në qoftë se ju do të bënit përpjekje, dijeni atëherë se ajo do të jetë pa frut dhe më kot!

Ajo që është paracaktuar nga All-llahu, nuk mund të kthehet me forcë; Një zjarr që është ndezur nga All-llahu, nuk mund të shuhet nga fryma.

Njerëzit e  dhënë vetëm pas kësaj dynjaje janë jashtëzakonisht dhe tepër dyshues ndaj meje; mjaft thjesht, ata janë të frikësuar prej meje. Duke imagjinuar gjëra mosekzistuese tek unë, të cilat edhe në qoftë se do të ekzistonin, nuk mund të ishin shkak akuze, si qënia një Shejh, ose një rang i rëndësishëm, ose një familje, ose si qënia e një udhëheqësi fisi, ose ndikuesi dhe pasja e ndjekësve të shumtë, ose takimi me njerëzit e vendlindjes sime, ose të qënurit i lidhur me çështjet e dynjasë, ose madje përfshirja në poltikë, ose në opozitë duke i imagjinuar këto gjëra që nuk gjenden tek unë, ata janë rrëmbyer nga dyshime të pabaza. Madje edhe në kohën kur po diskutonit çështjet e amnistisë për ata që janë në burg dhe jashtë tij, domethënë, ata që sipas tyre nuk i përfshin amnistia, më bllokuan e më ndaluan nga çdo gjë. Ndodhet një fjalë e mirë e përjetshme të cilën e tha një njeri i keq i përkohshëm:

Në qoftë se tirania ka artileri, pushkë dhe fortifikata, e drejta ka një krah që nuk përthyhet, nuk përdridhet, dhe një fytyrë të pandryshueshme.

Dhe unë them:

Në qoftë se njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje kanë sundimin, forcën dhe fuqinë, kurse nëpëmjet shkëlqimit të Kur’anit, shërbëtori i tij ka dije të sigurt të palëkundur, një fjalë të paheshtur;

një zemër të shëndoshë (që nuk mashtrohet), dhe ka një dritë të pashuar.

Një komandant ushtarak, nën mbikqyrjen e të cilit unë isha, dhe disa shokë në mënyrë të përsëritur, më bënin këtë pyetje: “Përse nuk paraqet kërkesë për të marrë dokumentat e lirimit?”

Përgjigjja: Unë nuk paraqes kërkesë dhe unë nuk mund ta bëj kërkesën për pesë ose gjashtë arsye:

Ÿ E para: Unë nuk kam ndërhyrë as në çështjet e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje dhe as në dynjanë e tyre, që unë të jemë i dënuar nga ana e tyre dhe prandaj unë nuk duhet t’u paraqes kërkesë lidhur me këtë. Përkundrazi, unë i drejtohem Kaderit Hyjnor, sepse ai më ka dënuar mua për mangësitë dhe gabimet e mia ndaj tij.

Ÿ E dyta: Unë besoj dhe kam njohje të sigurt se kjo dynja është një bujtinë që ndryshon shpejt. Kështu, ajo nuk është një atdhe i vërtetë dhe gjithandej është e njëjta. Meqenëse unë nuk do të qëndroj përjetësisht në atdheun tim, do të ishte e kot të bësh përpjekje për të; nuk ia vlen të shkosh atje. Meqenëse gjithkund kjo dynja është një bujtinë, në qoftë se mëshira e Pronarit të bujtinës do të të zinte mik, atëherë gjithkush do të ishte një mik dhe çdo vend do të ishte i këndshëm. Ose ndryshe, në qoftë se ajo nuk do të të bënte mik,çdokush do të ishte armiqësor dhe çdo vend do të ishte një peshë e rëndë dhe ngushtësi e fortë në zemër.

Ÿ E treta: Paraqitja e kërkesës mund të bëhet brenda suazës  së ligjit. Por mënyra që unë jam trajtuar këto gjashtë vite ka qenë arbitrare dhe e jashtëligjshme. Ligji i internimeve nuk është zbatuar për mua. Ata më kanë shikuar sikur të kisha qenë i zhveshur e i privuar nga të gjitha të drejtat e civilizimit, dhe madje nga të gjitha të drejtat e dynjasë. Atëherë t’u paraqesësh kërkesën në emër të ligjit atyre, trajtimet e të cilëve me mua kanë qënë kështu të jashtëligjshme, do të ishte e pakuptim.

Ÿ E katërta: Këtë vit një zyrtar lokal paraqiti kërkesë për mua në emrin tim për të qëndruar për disa ditë në fshatin e Bedres, i cili është si një zonë e Barlas, për një ndryshim ajri e klime dhe nuk më lejuan. Si mund t’u paraqitet kërkesa këtyre që refuzojnë një kërkesë të tillë të thjeshtë timen? Atëherë, në qoftë se do t’u paraqisja atyre kërkesë, kjo do të ishte e padobishme dhe një ulje poshtëruese.

Ÿ E pesta: Të kërkosh një të drejtë përpara atyre që e pretendojnë të drejtën si të padrejtë dhe t’u paraqesësh kërkesë atyre, kjo do të ishte një padrejtësi, do të ishte mungesë respekti ndaj së drejtës. Unë nuk dëshiroj të bëj një padrejtësi të tillë dhe të mos tregoj respekt për të drejtën. Dhe ajo është ashtu.

Ÿ E gjashta: Vuajtjet dhe vështirësitë që m’i kanë shkaktuar njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje nuk kanë qenë për shkak të politikës, sepse ata e dinë mirë që unë nuk përzihem në çështjet politike, përkundrazi, unë iki prej tyre. Ata, me dijeni apo pa dijeni, më tortuojnë për llogari të ateizmit agresiv për shkak të lidhjes sime me fenë. Prandaj t’u paraqesësh kërkesë atyre, do të thotë të shfaqësh pendim për fenë dhe të lajkatosh e të mburrësh rrugën e ateizmit agresiv.

Për më tepër, Kaderi Hyjnor, i cili është i drejtë, do të më ndëshkonte mua nëpërmjet duarve të tyre tiranike e mëkatare në qoftë se do t’u bëja kërkesë atyre dhe nëse do t’u drejtohesha për ndihmë, sepse ata po më shtypin për shkak të qënies sime i lidhur me fenë. Sa për kaderin Hyjnor, kohë pas kohe ai po më shtyp për shkak të hipokrizisë sime përpara ‘njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, për shkak të mangësive të mia në fe e në sinqeritet. Meqenëse kjo është kështu, për kohën e tanishme unë nuk mund të jem i shpëtuar nga këto vuajtje e vështirësi. Në qoftë se unë do t’u drejtohesha për ndihmë njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, Kaderi Hyjnor do të thonte: “O hipokrit, paguaje dënimin për paraqitje kërkese!” Dhe në qoftë se unë nuk paraqes kërkesë, njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje do të thonin: “Ti nuk na pranon ne, atëherë vazhdo të vuash vështirësi!”

Ÿ Arsyeja e shtatë: Është e mirënjohur se detyra e një nëpunësi zyrtar është që të mos u japë asnjë rast individëve të dëmshëm me qëllim që të mos i shkaktojnë dëm shoqërisë dhe të ndihmojnë ata që janë të dobishëm. Ndërsa unë po i shpjegoja një aspekt të hollë të besimit që përfshihet në Fjalën   Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut” një miku të moshuar i cili i është afruar derës së varrit, më erdhi nëpunësi zyrtar i cili më mbante nën arrest, sikur unë të sillesha keq e të bëja ndonjë krim, ndonëse ai nuk kishte ardhur tek unë për t’u interesuar për shumë kohë më parë. Ai i shkaktoi personit të sinqertë, që po dëgjonte, të privohej, dhe mua më shkaktoi zemërim. Ndodheshin disa njerëz, të cilëve ai nuk u dha rëndësi. Pastaj kur ata u sollën në mënyrë të panjerëzishme, në një mënyrë që do të helmonte jetën e shoqërisë në atë fshat, ai filloi të ishte i dashur, i shkueshëm me ta dhe vlerësues ndaj tyre.

Për më tepër, është e mirënjohur se sikur një kriminel të kishte bërë njëqind krime, ai mund të takohet me personat zyrtarë që e mbikëqyrin atë, qofshin ata zyrtarë të një rangu të lartë apo të ulët. Por në këtë vitin e fundit, megjithëse dy njerëz të rëndësishëm në qeverinë qëndrore të ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes sime kanë kaluar disa herë pranë dhomës sime, ata nuk janë takuar absolutisht me mua dhe as nuk kanë pyetur për gjendjen time. Në fillim unë supozova se ata nuk u afruan tek unë për shkak të armiqësisë, por më vonë u bë e qartë se ajo ishte për shkak të dyshimeve të tyre të frikshme.. ata iknin prej meje sikur unë do t’i përpija. Kështu, të njohësh një qeveri, anëtarët dhe zyrtarët e së cilës janë të ngjashëm me ata njerëz dhe t’i drejtohesh për ndihmë asaj e t’i paraqesësh kërkesë, nuk është e arsyeshme, por një poshtërim i kotë.

Në qoftë se do të kishte qenë Saidi i Vjetër, ai do të thonte si Antere:

“Edhe uji i jetës bëhet Ferr (Xhehennem) nëpërmjet poshtërimit, ndërsa Ferri me dinjitet bëhet një vend krenarie.”

Saidi i Vjetër nuk ekziston më, ndërsa Saidi i Ri “e quan të pakuptim madje edhe të folurit me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, le të jetë dynjaja e tyre fundi i tyre!” Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ai rri i heshtur, duke thënë, ne do të gjykohemi së bashku me ta në Gjyqin e Fundit.

Ÿ Arsyeja e tetë për mosparaqitjen e kërkesës sime: Në përputhje me rregullin, “rezultati i një dashurie të paligjshme është torturë e pamëshirshme,” Kaderi Hyjnor, i cili është i drejtë, më torturon mua nëpërmjet dorës despotike të njerëzve të dhënë vetëm pas dynjasë, për shkak se unë prirem drejt tyre, pasi ata nuk janë të denjë për të, dhe duke thënë, unë e meritoj këtë torturë, unë rri i heshtur, sepse në Luftën e Parë Botërore unë luftova dhe shërbeva për dy vjet si komandant i një regjimenti vullnetarësh. I brohoritur dhe i lavdëruar nga komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe nga Enver Pasha, unë sakrifikova studentët e mi të çmuar dhe shokët. Unë u plagosa dhe u zura rob.

Duke u kthyer nga mbajtja si rob lufte, unë e hodha veten time në rrezik nëpërmjet veprave si hartimi i një libri “Hutuvatë sitte” “Shtatë hapat” duke vënë në shënjestër me të kokat e anglezëve, të cilët kishin shtypur Stambollin. Unë i ndihmova ata që më mbajtën mua pa ndonjë shkak në këtë torturë dhe zënie rob, kurse ata po më ndëshkojnë në këtë mënyrë për atë ndihmë. Ata shokë këtu më shkaktuan në tre muaj mundimet dhe vështirësitë që vuajta në tre vite si rob lufte në Rusi.Por rusët nuk më penguan nga dhënia e mësimeve fetare, pavarësisht se ata më shikonin si një komandant i ushtarëve vullnetarë kurdë, si një njeri mizor që kishte therrur kazakët (njerëz nga Rusia Jugore, Ukrahina dhe Siberia) dhe robërit e luftës. Unë u jepja mësim shumicës së shokëve të mi të zënë robër lufte prej oficerëve, numri i të cilëve arriti nëntëdhjetë oficerë, saqë njëherë, komandanti rus erdhi e dëgjoi mësimin. Për shkak se ai nuk e njihte turqishten, ai mendoi se është instruksion politik dhe më ndaloi vetëm njëherë, por më vonë ai dha leje. Gjithashtu në të njëjtën kazermë ne bëmë një dhomë si xhami dhe unë drejtoja faljen me xhemaat si imam. Ata nuk ndërhynë fare dhe nuk më ndaluan nga përzierja dhe as  nga komunikimi me të tjerët.

Ndërsa shokët e mi këtu, bashkëqytetarët e mi dhe njëfetarët -të të njëjtës fe- dhe ata që për dobitë e të cilëve në formën e besimit fetar unë jam përpjekur, më kanë mbajtur në një robëri torturuese jo për tre vjet, por për gjashtë pa asnjë arsye absolutisht, dhe megjithëse ata e dinë që unë i kam këputur lidhjet e mia me dynjanë dhe me politikën. Ata më kanë ndaluar nga përzierja me të tjerët. Ata më kanë ndaluar nga të dhënit e mësimit fetar, pavarësisht se unë kam një dëshmi për të, madje ata më kanë ndaluar edhe nga dhënia e mësimit privat në dhomën time. Ata më kanë ndaluar nga komunikimi me të tjerët. Madje ata më kanë penguar nga xhamia të cilën e riparova dhe tek e cila veprova si imam falje për katër vjet, ndonëse unë e kisha dokumentin e nevojshëm. Dhe tani, për të më privuar nga sevapi i kryerjes së faljeve me xhemaat, ata nuk më pranojnë si imam falje as për tre individë të thjeshtë, xhematin tim të përhershëm dhe vëllezërit e Ahiretit.

Përveç kësaj, pavarësisht se unë nuk e dëshiroj, në qoftë se dikush prej tyre më quan të mirë, nëpunësi zyrtar i cili më mban mua nën arrest bëhet xheloz dhe zemërohet, dhe përpiqet me të gjitha mënyrat, pa e vrarë ndërgjegjja, për të shkatërruar influencën time, me qëllim që t’u bëjë lajka eprorëve të tij e që të përfitojë prej tyre.

Kujt mundet dikush në një pozitë të tillë t’i drejtohet për ndihmë përveç Zotit të Plotfuqishëm? Në qoftë se gjykatësi është gjithashtu pretenduesi, natyrisht atij nuk mund t’i ankohesh. Hajde, thuaje ti! Çfarë mund t’i themi kësaj? Thuaj çfarë të duash, ndërsa unë them këtë: Ndodhen shumë hipokritë midis këtyre shokëve të mi. Hipokriti është më i keq se sa mohuesi. Për këtë arsye, ata më bëjnë të vuaj torturë çka nuk më bënë mua të vuaja as rusët ateistë…

Dhe kështu,  o ju fatkëqinj! Çfarë u kam bërë dhe çfarë jam duke bërë? Unë po përpiqem të shpëtoj besimin tuaj dhe po i shërbej lumturisë suaj të përjetshme! Duket se shërbimi im nuk është ende i sinqertë dhe thjesht për hir të All-llahut xh.sh., dhe prandaj ai ka efektin e kundërt. Si shpërblim, ju më torturuat mua në çdo rast. Sigurisht, ne do të takohemi në Gjyqin e Fundit, në Gjykatën më të madhe…

Dhe unë them:

“All-llahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve.”[51] “All-llahu është Mbrojtësi më i mirë, dhe më i Miri i Ndihmuesve!”[52]

I Qëndrueshmi i vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

Said Nursi

 

*  *  *

 

 

Letra nga Burgu

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Paqja qoftë mbi ju si dhe mëshira e Zotit dhe bekimet e Tij.

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë do të shpjegoj në “Tre Pika” një ngushëllim të dobishëm për ata që po vuajnë fatkeqësinë e burgut, dhe për ata të cilët me mirësi i ndihmojnë dhe besnikërisht përkujdesen dhe mbikëqyrin ushqimin e tyre, i cili vjen nga jashtë.

  • Pika e parë: Për çdo ditë nga ditët e jetës, të cilat kalojnë në burg, njeriu mund të fitojë shpërblimin e ibadetit të dhjetë ditëve dhe në efekt mund t’i kthejë orët e tij kalimtare -për sa ka të bëjë me rezultatin- në orë të qëndrueshme të përjetshme. Madje kalimi i pesë ose dhjetë viteve në burg mund të jetë mjet shpëtimi prej një burgu të përjetshëm të miliona viteve.

Kështu, ky fitim i madh është i kushtëzuar për njerëzit e besimit me kryerjen e faljeve të detyruara, me pendimin nga gjynahet që ishin shkaku i burgosjes së tij, dhe me falënderime plot durim. Sigurisht, burgu është një pengesë për shumë gjynahe, ai nuk u jep rast atyre mëkateve.

  • Pika e dytë: Ashtu si zhdukja e kënaqësisë që shkakton dhimbje, po ashtu zhdukja e dhimbjes jep kënaqësi.

Po, duke menduar ditët e lumtura dhe të kënaqshme të së shkuarës, gjithkush ndjen një dhimbje dëshpërimi shpirtëror, përmallim dhe thotë: “Ah medet!” Dhe duke kujtuar ditët e kobshme e të mërzitshme të së shkuarës, përjeton një lloj kënaqësie meqenëse ato kanë kaluar dhe thotë: “Lavdërimi dhe falënderimi i takojnë Zotit xh.sh.”, që fatkeqësia ka lënë shpërblimin e saj dhe është larguar. Ai psherëtin i lehtësuar. Domethënë një dhimbje e përkohshme që zgjat një orë, lë prapa një lloj kënaqësie shpirtërore në shpirt, ndërsa një orë e kënaqshme lë një dhimbje.

Meqenëse realiteti është ky, meqenëse orët e kobshme të kaluara së bashku me dhimbjet e tyre nuk ekzistojnë më e janë zhdukur, dhe ditët dëshpëruese të së ardhmes janë gjithashtu mosekzistuese në kohën e tashme, dhe se nuk ka dhimbje nga asgjëja, pra nuk vjen dhimbje nga mosekzistenca, atëherë do të ishte marrëzi t’i shfaqësh ankesë tani për orët e dhimbjes së të shkuarës dhe të së ardhmes, të cilat janë mosekzistuese dhe të zhdukura. Përsëri, do të ishte marrëzi ta lësh nefsin urdhërues për të liga e neglizhent pa i kërkuar llogari dhe pastaj ta kalojë kohën me brenga e dëshpërime… A nuk është ky i tillë që vepron kështu një idiot më i madh se sa ai i cili vazhdon duke ngrënë e duke pirë gjatë gjithë ditës pa ndërprerë nga frika se mos bëhet i etur ose i uritur pas disa ditësh?

Po, sa kohë që fuqia e durimit nuk shpërndahet nga e majta e nga e djathta, domethënë, tek e shkuara dhe tek e ardhmja dhe mbahet fort në fytyrën e orës së tanishme dhe të ditës aktuale, kjo do të ishte e mjaftueshme që dëshpërimet të bien nga dhjetë në një.

Madje mua më kujtohet -dhe nuk po ankohem- se ato fatkeqësi, goditje materiale e shpirtërore, sëmundje e vuajtje që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë në jetën time, më ranë brenda pak ditëve ndërsa isha në shkollën e tretë Jusufie. [53] Unë po dërrmohesha në mënyrë të veçantë nga dëshpërimi dhe pikëllimi i zemrës dhe i shpirtit që u shkaktua nga privimi e pamundësia për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit nëpërmjet Risale-i Nurit. Befas, përkujdesja Hyjnore më tregoi të vërtetën e lartëpërmendur, ndërkohë unë u ndjeva i kënaqur me sëmundjen time dëshpëruese dhe me burgosjen, sepse, duke thënë: “Është një përfitim i madh për një njeri të mjerë si unë, i cili pret tek dera e varrit, që ta shndërrojë një orë nga orët, e cila mund të kalojë në shkujdesje, në dhjetë orë ibadet.” Kështu unë e falënderova shumë All-llahun xh.sh. .

  • Pika e tretë: Ndodhet një fitim i madh me pak përpjekje kur i ndihmon me mëshirë të burgosurit, duke u dhënë atyre ushqimin që kanë nevojë, duke qetësuar plagët e tyre shpirtërore me ngushëllim dhe duke u dhënë furnizimet ushqimore që u vijnë nga jashtë. Këto vlerësohen si dhënie lëmoshe, sa sasia e atyre furnizimeve, dhe shkruhen në regjistrin e punëve të mira të atyre që i marrin përsipër këto shërbime, qofshin ata të cilët i sollën ato ushqime nga jashtë, apo rojet e mbikëqyrësit të cilët i ndihmuan ata, dhe sidomos në qoftë se i burgosuri është i vjetër, ose i sëmurë, ose i varfër ose i vetmuar, atëherë shpërblimi i kësaj dhënie sadekaje shpirtërore rritet shumë herë më tepër.

Kështu, kushti i këtij përfitimi të vlefshëm është të kryesh faljet e detyruara, me qëllim që një shërbim i tillë të jetë për hir të Zotit xh.sh..

Dhe një kusht tjetër është të nxitosh për t’i ndihmuar ata me sinqeritet, me mëshirë e gëzim dhe në një mënyrë të tillë që të mos i bësh ata të ndjehen borxhli dhe të detyruar kundrejt teje.

* * *

 

Një shtojcë e shkurtër nga “Udhëzuesi për të rinjtë”

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Ata që janë në burg ndjejnë nevojën më të madhe për ngushëllimin e vërtetë të Risale-i Nurit. Në mënyrë të veçantë ata të rinj të cilët duke vuajtur goditjet e rinisë, po i kalojnë jetët e tyre të reja e të këndshme në burg, kanë aq shumë nevojë për Risale-i Nurin, aq sa kanë nevojë për bukën.

Në të vërtetë, rinia më shumë u jep rëndësi ndjenjave se sa arsyes, dhe ndjenjat, emocionet dhe dëshirat janë të verbëra; ato nuk i marrin në konsideratë pasojat. Ato preferojnë një ons[54] të kënaqësisë së çastit mbi tonet e kënaqësisë së të ardhmes. Ata të rinj bëjnë vrasje për hir të një minuti kënaqësie hakmarrjeje dhe atëherë vuajnë tetëdhjetë mijë orë dhimbjen e burgut. Një orë kënaqësie e shthurjes në çështjen e nderit mund të shkaktojë nga prapa dhimbjet e mijëra ditëve prej frikës së burgut dhe të armiqve, të cilat shkatërrojnë me shqetësime lumturinë e jetës.

Ka edhe shumë kurthe e gracka të tjera, si shembulli i këtyre, për të rinjtë e mjerë për shkak të të cilave ato i transformojnë jetët e tyre më të ëmbëla në jetë të mjeruara e të hidhura. Merre në konsideratë shtetin e madh të veriut; ai ka shtënë në dorë pasionet e të rinjve  të tij dhe po e trondit këtë shekull me stuhitë e tij; sepse ai ka bërë të ligjshme për të rinjtë e tij bijat e këndshme dhe gratë e njerëzve të drejtë. Këta të rinj veprojnë vetëm sipas ndjenjave të tyre, të cilat janë të verbëra ndaj të gjitha pasojave. Në të vërtetë, duke i lejuar burrat dhe gratë të shkojnë bashkë në banja publike, ata po nxisin imoralitetin. Ata e konsiderojnë të ligjshme për vagabondët dhe për të varfërit të plaçkisin pasuritë dhe pronat e të pasurve. I gjithë njerëzimi dridhet përpara këtyre krimeve dhe katastrofave.

Dhe prandaj është gjëja më e domosdoshme në këtë shekull për të rinjtë muslimanë dhe të rinjtë Turq të veprojnë heroikisht, dhe t’i përgjigjen këtij sulmi që bëhet nga dy drejtime, me shpatat e mprehta, si: “Frutat e Besimit”, dhe “Udhëzuesi për Rininë”, nga Risale-i Nuri. Përndryshe, ata të rinj të mjerë do të shkatërrojnë krejtësisht edhe të ardhmen e tyre në këtë botë, edhe jetët e tyre të këndshme, si dhe lumturinë e tyre në Ahiret dhe jetët e tyre të përhershme, duke i transformuar ato në tortura e vuajtje. Dhe për shkak të abuzimeve dhe shthurjeve ata përfundojnë në spitale, dhe për shkak të mendje-madhësisë dhe teprive në jetë ata bien në burgje. Në moshën e tyre të pleqërisë ata do të qajnë me hidhërim, me mijëra dhimbje e dëshpërime.

Në qoftë se, nga ana tjetër, ata e mbrojnë vetveten me edukimin e Kur’anit dhe me të vërtetat e Risale-i Nurit, ata do të bëhen vërtetë të rinj heroikë, qënie të plota njerëzore, muslimanë të suksesshëm dhe në disa mënyra sundues mbi qëniet e gjalla dhe mbi pjesën tjetër të botës shtazore.

Po, kur një i ri në burg shpenzon një orë nga njëzet e katër orët e ditës së tij të përditshme për kryerjen e pesë kohëve të detyruara të faljes dhe meqenëse burgu bëhet një pengues për gjynahet më të shumta dhe, nëse pendohet për gabimet që ishin shkaku i fatkeqësisë së tij dhe largohet nga mëkatet e tjera të dëmshme dhe të dhimbshme, ashtu siç do të jetë kjo një dobi e madhe për jetën e tij, për të ardhmen e tij, për vendin e tij, për kombin e tij dhe për të afërmit, po ashtu ai do të fitojë me rininë e tij të përkohshme, e cila zgjat dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, një rini të ndritur të përjetshme. Këtë të vërtetë e sihariqojnë dhe e njoftojnë në mënyrë të sigurt të gjitha librat e shpalluar qiellorë, me në krye Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm.

Po, në qoftë se një i ri i tillë shfaq mirënjohjen për mirësinë e këndshme e të kënaqshme të rinisë nëpërmjet maturisë, përmbajtjes, bindjes dhe duke kryer ibadetin, ajo mirësi e dhuruar shtohet dhe nuk pakësohet dhe qëndron pa zhdukje, si dhe bëhet më e këndshme dhe më e bukur. Përndryshe, ajo do të bëhej e kobshme, e dhimbshme, e trishtueshme dhe tmerr, dhe atëherë ajo do të largohej. Ajo do t’i shkaktonte atij të bëhej si një rrugaç dhe i dëmshëm për të afërmit e tij, për atdheun e tij dhe për kombin e tij.

Në qoftë se i burgosuri është dënuar padrejtësisht, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara, çdo orë do të ishte e barasvlefshme me adhurimin e një dite, dhe burgu do të ishte për të si një qeli, si një vend i veçuar e i mbyllur nga bota. Ai do të konsiderohej si një oshënar midis të drejtëve të kohëve të lashta, të cilët largoheshin për në shpellë që t’ia kushtonin vetveten e tyre adhurimit. Kështu ai mund të jetë si ata oshënarë.

Në qoftë se ai është i varfër, i moshuar, i sëmurë dhe i dëshiruar për të vërtetat e besimit, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara dhe të pendohet, çdo orë do të bëhej e barasvlefshme me adhurimin e njëzet orëve dhe burgu do të bëhej si një shtëpi pushimi për të, dhe për shkak të miqve të tij atje që e vlerësojnë atë me dashuri, burgu bëhet një vend dashurie, trajnimi dhe edukimi. Ai ndoshta do të jetë më i lumtur të qëndrojë në burg se sa të jetë i lirë, sepse jashtë ai ngatërrohet dhe zbulohet para sulmeve të mëkateve nga të gjitha anët. Ai mund të marrë një edukim të plotë nga burgu dhe kur të lirohet nga burgu ai nuk është më vrasës, as i etur për hakmarrje, por është si ndonjë i penduar, i provuar në jetë, që ka fituar sjellje të mirë dhe i dobishëm për kombin e tij. Në fakt, të burgosurit e qytetit të Denizlit u bënë aq me sjellje të mira, në mënyrë të jashtëzakonshme pasi studiuan Risale-i Nurin vetëm për një kohë të shkurtër, saqë disa prej atyre që panë këtë rezultat, thanë: “Të lexosh Risale-i Nurin për pesëmbëdhjetë javë është më efektive  për reformimin dhe rregullimin e tyre, se sa t’i fusësh ata pesëmbëdhjetë vjet në burg.”

Meqenëse vdekja nuk vdes dhe exheli është i fshehur, ai mund të vijë në çdo kohë; dhe meqenëse varri nuk mund të mbyllet, dhe grup pas grupi hyjnë në të e humbasin; dhe meqenëse është treguar nëpërmjet të vërtetave të Kur’anit se për ata që besojnë, vdekja transformohet në fletë shkarkimi duke i liruar ata nga asgjësimi i përjetshëm, ndërsa për të këqinjt e të shthururit ajo është zhdukje përgjithmonë në asgjësim të përhershëm, ashtu siç shikohet me sy nga ana e jashtme, dhe është një ndarje e pambarim nga të dashurit dhe nga të gjitha qëniet, sigurisht dhe pa asnjë dyshim, njeriu më fatlum është ai i cili me durim dhe falënderime përfiton nga koha e tij në burg dhe, duke studiuar Risale-i Nurin, punon për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit të tij në rrugën e drejtë.

O njeri i sprovuar me ëndje dhe kënaqësi! Unë jam shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe njoh me siguri të plotë nga mijëra eksperienca, prova dhe ngjarje, se kënaqësia e vërtetë, ëndja pa dhimbje, gëzimi pa hidhërim dhe lumturia e jetës gjenden vetëm në besim dhe në sferën e të vërtetave të besimit. Ndërsa një kënaqësi e vetme e kësaj dyjnaje shkakton dhimbje të shumta, sepse dynjaja, ndërsa të jep kënaqësinë sa një kokërr rrushi, por ama ajo të godet me dhjetë shuplaka pikëlluese duke ta plaçkitur kënaqësinë e jetës.

O njerëz të mjerë që po vuani fatkeqësinë e burgut!.. Meqenëse bota juaj po qan dhe është e dëshpëruar dhe jeta juaj është turbulluar me dhimbje e fatkeqësi, atëherë bëni përpjekjet tuaja me qëllim që të mos qajë Ahireti juaj, dhe që jeta e juaj e përhershme të buzëqeshë e të jetë e ëmbël! Përfitoni nga burgu, sepse ashtu si ndonjëherë, nën rrethana të vështira përballë armikut, që vrojtimi i një ore mund të jetë i barasvlershëm me ibadetin e një viti, po ashtu në këto rrethana të vështira, mundimi i çdo ore i shpenzuar në adhurim bëhet i baras-vlershëm me shumë orë; ai e transformon mundimin në mëshirë.

 

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë nuk ju sjell juve ngushëllimet e mia, por përshëndetjet e mia. Meqenëse për disa shembuj urtësie Kaderi Hyjnor na ka dërguar neve tek kjo shkolla e tretë e Jusufit, –El-medresetu El-Jusufie -, dhe se Ai do të na japë me ngrënë neve një pjesë të rizqeve -ushqimeve- tona këtu, dhe rizqet tonë na kanë bërë ftesë neve për këtu. Dhe meqenëse ashtu siç e kemi kuptuar me siguri nga eksperiencat tona të kaluara, mirësia dhe Përkujdesja Hyjnore ka manifestuar tek ne kuptimin e vërsetit,  “E ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë që është në të vërtetë e mirë për ju”.[55] dhe meqenëse vëllezërit tonë të rinj këtu në këtë shkollë të Jusufit janë më të nevojshmit e njerëzve për ngushëllimin që e sjell Risale-i Nuri, dhe se punonjësit në zyrat e drejtësisë janë më të nevojshëm se sa nëpunësit e tjerë për rregullat dhe për parimet e shenjta që i përmban Risale-i Nuri, dhe se pjesët e Risale-i Nurit e përmbushin për ju detyrën tuaj jashtë burgut, dhe pushtimet e tyre nuk ndalojnë, atëherë çdo orë kalimtare këtu në burg është e barasvlefshme me orë të përjetshme të kaluara në ibadet; sigurisht për shkak të këtyre pikave, ne duhet që me gëzim të bëjmë falënderime për këtë çështje me durim të plotë dhe me qëndrueshmëri.

Unë do t’i përsëris ekzaktësisht për ju të gjitha letrat e shkurtëra që unë i kam shkruar si ngushëllim në Burgun e Denizlit.

I lutemi Allahut që t’ju ngushëllojnë gjithashtu edhe ato paragrafe të mbushura me të vërteta.

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Unë i jap Allahut të Gjithëfuqishëm falënderime të pafundme që heronjtë janë shfaqur prej myftive, predikuesve, imamëve dhe hoxhallarëve, të cilët janë pretenduesit -pronarët- e vërtetë të Risale-i Nurit. Deri tani kanë qenë të rinjtë, ata të edukuar në shkollat laike, dhe mësuesit e tyre që i janë përkushtuar Risale-i Nurit. Tani, lavdi Allahut dhe në sajë të Zotit, o Ed’Hem, Ibrahim dhe o Ali… Ju i keni zbardhur fytyrat e studentëve dhe të mësuesve të shkollave fetare, dhe e keni transformuar ngurrimin dhe druajtjen e tyre në kurajo e guxim.

Së Dyti: Ata nuk duhet të dëshpërohen rreth këtij incidenti, i cili ndodhi për shkak të aktiviteteve të tyre të sinqerta për hir të Zotit xh.sh. dhe për shkak të ngacmimit. Sepse në lidhje me rezultatet e tij, Burgu i Denizlit u shkaktoi atyre që kishin vepruar pa kujdes të përshëndeteshin. Vështirësitë e tij ishin shumë të pakta dhe dobitë shpirtërore ishin të shumta.

I lutemi Allahut xh.sh. që kjo shkolla e tretë e Jusufit të mos mbetet prapa të dytës.

Së Treti: Meqenëse meritat dhe shpërblimet shtohen në përpjesëtim me vështirësitë, ne duhet të japim falënderime për këto kushte e rrethana. Ne duhet të përpiqemi të kryejmë detyrat tona në shërbim të besimit fetar me sinqeritet, i cili është detyra jonë, dhe jo të shqetësohemi për qënien të suksesshëm ose për të fituar rezultate të mira, gjë e cila i përket vetëm Allahut. Ne duhet të themi:  “Çështjet më të mira janë më të vështirat”.

Ne duhet ta dimë se kjo ngjarje është veçse një shenjë për pranimin e punëve tona, dhe ajo është një diplomë -dokument- që e kemi kaluar provimin e luftës sonë të shenjtë.

* * *

Unë kam një kërkesë që dua t’ua paraqes administratorëve të burgut dhe kryesisht drejtorit të burgut, e cila në dukje është e parëndësishme, por ka rëndësi të madhe në sytë e mi.

Pasi kam kaluar njëzet e dy vite në një izolim total, trupi im shtatëdhjetë e pesë vjeçar nuk mund t’i durojë vaksinat kundra sëmundjeve. Në fakt, para një kohë të gjatë mua më bënë vaksinë, dhe ajo la një plagë të qelbëzuar e cila ka vazhduar për njëzet vite. Ajo ishte si një helmim kronik. Dy doktorët në Emirdag dhe shokët e mi atje e dinë këtë. Gjithashtu, para katër vitesh në Denizli ata më bënë vaksinë mua së bashku me të gjithë të burgosurit e tjerë. Megjithëse nuk pati efekte mbi asnjërin prej tyre, ajo më bëri mua të sëmurë për tre javë. Nëpërmjet Ruajtjes Hyjnore, unë nuk u detyrova të shkoja në spital.

Domethënë, është krejtësisht e sigurt se trupi im nuk mund t’i përballojë vaksinat. Edhe arsyet e mia janë të forta, edhe qënia ime tej mase i dobët në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç, dhe ndoshta trupi im do të mund të përballonte vetëm një vaksinë të një fëmije dhjetë vjeç. Për më tepër, kjo është për shkak se e kam kaluar jetën time i veçuar në një izolim të plotë, dhe nuk kam kontakt me asnjë.

Gjithashtu, para dy muajsh guvernatori i provincës dërgoi dy doktorë për në Emirdag që të më bënin mua një ekzaminim të plotë mjekësor.

Ata nuk mundën të gjejnë asnjë shenjë të ndonjë sëmundjeje ngjitëse, përveç dhembjes së mesit -në kryqe, dhe që isha shumë i dobët, i vjetër dhe i vetmuar.

Kjo gjendja ime sigurisht që nuk më obligon mua për të bërë vaksinë.

Unë gjithashtu kam një kërkesë shumë të rëndësishme për ju: Mos më çoni mua në spital. Mos më detyroni mua për një situatë që unë nuk kam mundur ta përballoj këto njëzet e dy vite të qënies sime i veçuar dhe i mbyllur; domethënë, të vihem nën urdhërat e mjekëve dhe të atyre që nuk i njoh.

Unë kam filluar të mendoj për hyrjen në varr duke qenë i kënaqur, por për tani kam zgjedhur burgun, për hir të administratorëve të burgut, humanizmin e të cilëve unë e kam dëshmuar, dhe për të ngushëlluar të burgosurit e tjerë.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Mos u pikëlloni -o vëllezërit e mi- për fyerjet dhe keqtrajtimet që i drejtohen personit tim. Sepse ata nuk mundën të gjenin ndonjë mangësi në Risale-i Nur, dhe merren me personin tim të zakonshëm e me shumë të meta. Unë jam i kënaqur me këtë gjendje.

Madje edhe sikur të gjeja me mijëra fyerje, poshtërime, dhimbje e fatkeqësi personale për hir të shpëtimit të Risale-i Nurit dhe të shfaqjes së vlerës së tij, unë do ta falënderoja Allahun me krenari; dhe këtë me kërkesë të asaj që kam mësuar prej mësimit të Risale-i Nurit.

Prandaj mos u pikëlloni për mua nga ky aspekt.

Së Dyti: Ky sulm i gjërë, i ashpër dhe i pamëshirshëm ka filluar tani të ulet njëzetfish. Ata kanë grumbulluar pak njerëz në vend të mijëra studentëve të veçantë Ha’s të Risale-i Nurit, dhe kanë grumbulluar një numër të kufizuar prej vëllezërve të rinj në vend të qindra mijërave prej atyre që janë të interesuar për Risale-i Nurin dhe janë të lidhur me të. Domethënë, fatkeqësia është transformuar në më të lehtën e gjendjeve me Përkujdesjen Hyjnore.

Së Treti: Mos u shqetësoni, o vëllezërit e mi, mos u dëshpëroni dhe mos i këpusni shpresat, sepse guvernatori i mëparshëm i provincës i cili për dy vite ka kurdisur komplote kundra nesh ka ikur në sajë të Përkujdesjes Hyjnore. Dhe ka një mundësi të fortë se ministri i brendshëm, dyshimet e të cilit kanë qenë shumë kundra nesh, e kanë lehtësuar sulmin e egër kundra nesh për dy arsye: sepse ai është nga vendlindja ime, dhe se stërgjyshërit e tij kanë qenë njerëz vërtet fetarë.

Së Katërti: Eksperienca e ngjarje të shumta kanë treguar në një mënyrë që e bëjnë njeriun krejtësisht të sigurt se, në qoftë se Risale-i Nuri qan, edhe toka dridhet, edhe qielli qan me vajtimin dhe me dëshpërimin e Risale-i Nurit. Këtë e kemi parë disa herë me sytë tonë dhe e kemi provuar gjithashtu në gjykatë.

Unë besoj se përkimi i gëzimit të Verës -në fillimin e saj- në këtë vit me përhapjen e Risale-i Nurit fshehurazi dhe buzëqeshja e saj me shumëfishimin e tij nëpërmjet makinës dhe duke u botuar, dhe përkimi i ashpërsisë dhe i zemërimit të dimrit me vajtimin e tij dhe me shqetësimin për konfiskimin e Risale-i Nurit, dhe për kërkimet e shumta në çdo vend dhe për ndalimin e aktivitetit të tij, sigurisht veçse është shenjë e fuqishme se Risale-i Nuri është një mrekulli më e madhe e ndritshme e të vërtetave të Kur’anit madhështor duke u manifestuar në këtë shekull; dhe se toka dhe universi janë të lidhur me të.

Said Nursi

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Papritmas m’u shfaq sot se unë më mirë se sa të jap ngushëllime për ata që u dërguan nga Kaderi Hyjnor tek kjo ‘shkollë’ në lidhje me Risale-i Nurin, unë duhet t’i përshëndes ata. Sepse secili ka ardhur në vendin e ndoshta një mijë prej vëllezërve tonë të pafajshëm, duke i shpëtuar ata deri diku nga lodhjet e mundimet. Për më tepër, së bashku me vazhdimësinë për t’i shërbyer besimit, ata po kryejnë një shërbim të madh në një kohë të shkurtër, ashtu si të bëje punën e njëqind viteve për dhjetë vite. Gjithashtu ata që kanë hyrë në këtë luftë të rëndë dhe në këtë provim që po zhvillohet në këtë shkollë të re të Jusufit, kanë hyrë me qëllim që të kenë një pjesë aktive prej rezultateve të saja të çmueshme universale. Gjithashtu ata janë duke u takuar me vëllezërit e tyre besnikë e të sinqertë pa vështirësi, për të cilët ishin përmalluar për t’i parë; dhe ata janë duke studiuar së bashku. Dhe gjithashtu meqenëse kohët e rehatisë nuk vazhdojnë në dynja, madje ato shkojnë për kot; sigurisht njerëzit që bëjnë fitime të mëdha me kaq shqetësim të pakët, duhet të përshëndeten.

O Vëllezërit e mi!

Ky sulm i gjërë që u ndërmor kundra nesh, është vetëm për të bllokuar pushtimet e Risale-i Nurit dhe sulmet e tij ndaj zemrave. Por ata e kanë kuptuar se sa më shumë të sulmohet Risale-i Nuri, aq më shumë shdrit ai, dhe fiton më shumë rëndësi dhe zgjerohet më shumë rrethi i mësimeve që ai jep. Prandaj Risale-i Nuri nuk mposhtet. Ai veçse fshihet nën perden e  Sir-ren tenev-veretndriçoi në mënyrë të fshehur. Për këtë arsye ata kanë ndryshuar taktikat e tyre dhe nuk e sulmojnë më hapur Risale-i Nurin.

Po, meqenëse ne jemi nën Përkujdesjen Hyjnore, duhet t’i bëjmë falënderime të mëdhaja Zotit tonë të Gjithëlavdishëm duke u zbukuruar me durim të plotë.

 

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ka ardhur koha që t’ju shpjegoj dy gjendje të çuditshme prej gjendjeve të mia:

E Para: Kur, duke qenë në këtë burgim të vetmuar fillikat -nuk isha në gjendje të takohesha me vëllezërit e mi të tillë si ju, të cilët unë i dua më shumë se jetën time, m’u shfaq mua se ndodhej një Përkujdesje Hyjnore dhe një dobi në këtë. Sepse shumë nga vëllezërit tonë të Ahiretit po shpenzonin pesëdhjetë lira për të ardhur në Emirdag për të më takuar, një takim që zgjaste pesëdhjetë minuta dhe ndonjëherë dhjetë minuta, dhe madje disa ktheheshin pa më takuar fare… dhe e flaknin vetveten në këtë shkollë të Jusufit me ndonjë pretekst të vogël.

Në qoftë se koha ime e ngushtë dhe gjendja ime shpirtërore që buronte nga të jetuarit i veçuar do ta lejonin, puna e shërbimit të Risale-i Nurit nuk do të më kishte lejuar që të bisedoja e të rrija gjatë me ata shokë besnikë.

E Dyta: Një herë në një kohë një dijetar i shquar u pa në fronte të shumtë të luftës nga ata që kishin shkuar për xhihad. Ata i thanë atij se e kishin parë dhe ai iu përgjigj: “Disa evlija janë duke e bërë këtë në vendin tim me qëllim që të fitojnë shpërblim për mua dhe që njerëzit e besimit të përfitojnë prej mësimeve të mia”.

Pikërisht në të njëjtën mënyrë, në Denizli, ndërsa isha në burg, ishte bërë e njohur zyrtarisht se unë isha parë nëpër xhamia atje, dhe drejtori i burgut dhe rojtarët ishin njoftuar. Disa prej tyre u shqetësuan dhe u alarmuan, duke pyetur: Kush i hapi dyert e burgut për të?” Pikërisht e njëjta gjë ndodhi këtu. Por në vend që t’i atribuohet personit tim me shumë të meta një ngjarje e pjesshme e jashtëzakonshme, trajtesa Hatm et-tasdiki El-GajbijVula konfirmuese e së padukshmes, i provon e i demonstron çudirat e jashtëzakonshme të Risale-i Nurit shumë më tepër se sa ajo ngjarje; i provon njëqind ose madje një mijë herë më shumë. Dhe studentët heroikë të Risale-i Nurit në veçanti i konfirmojnë ato me gjendjet e tyre të jashtëzakonshme dhe me penat e tyre për pranueshmërinë e Risale-i Nurit.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Mos u shqetësoni për mua, unë jam i kënaqur dhe i lumtur që jam me ju në të njëjtën godinë.

Detyra jonë e tanishme është të dërgojmë një kopje prej Mbrojtjes në Ispasrta. Në qoftë se do të ishte e mundur, duhet të bëhen njëzet kopje me makinë shumëfishuese dhe me shkronjat e reja, edhe me shkronjat e vjetëra. Madje ajo duhet t’i shfaqet edhe prokurorit të përgjithshëm atje. Gjithashtu një kopje duhet t’i jepet avokatit tonë personalisht dhe një kopje tjetër duhet t’i jepet drejtorit të burgut që t’ia dorëzojë avokatit tonë të mbrojtjes. Gjithashtu duhet të dërgohet me shkronja të reja dhe të vjetra edhe tek departamentet e qeverisë në Ankara, ashtu siç u dërgua ndërsa ne ishim në Denizli. Në qoftë se do të përgatiten pesë kopje për t’i dërguar në Ankara, sepse kopjet e Risale-i Nurit me shkronja të vjetëra të cilat u konfiskuan, u dërguan tek ato departamente, dhe veçanërisht tek drejtoria e çështjeve fetare, para se ato të dërgoheshin këtu.

Gjithashtu, i thoni avokatit tonë, Ahmed Bey, kur të shkruhet mbrojtja ime me makinë shkrimi, le t’i kushtojë një vëmendje të veçantë saktësisë së fjalëve dhe të shprehjeve; Sepse mënyra ime e shprehjes nuk i ngjason mënyrës së ndokujt. Ndonjëherë gabimi në një shkronjë të vetme, ose madje në një pikë, do ta ndryshonte çështjen dhe do ta prishte kuptimin. Gjithashtu, në qoftë se nuk ju jepet leja për të përdorë dy makina shkrimi që janë dërguar, ato dy makina duhet të rikthehen.

Gjithashtu mos u shqetësoni, mos u tronditni dhe mos u dëshpëroni sepse Përkujdesja Hyjnore do të na vijë shpejt në ndihmë sipas kuptimit të vërsetit,

“Padyshim pra, që me vështirësinë është lehtësimi”.[56]

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Risale-i Nuri takohet me ju në vendin tim dhe u jep udhëzim të shkëlqyer vëllezërve tonë të rinj, të përmalluar për mësimet e Risale-i Nurit. Ne e kemi parë nga eksperienca se të preokupohesh me Risale-i Nurin, qoftë duke e studiuar, ose duke e lexuar me zë, ose duke e shkruar, jep një qetësi të zemrës dhe një rehati të shpirtit, shëndet për trupin, dhe jep bereqetin në rizk. Tani një hero i Risale-i Nurit si Husrevi u është dhuruar juve nga mirësia e Allahut.

Dhe Shkolla e Jusufit gjithashtu do të jetë, në dashtë Zoti, një vend tjetër i bekuar studimi, pjesë e Medresetu ez-zehra. Deri tani e kam fshehur Husrevin dhe nuk e kam shfaqur për Ehli-Dynjanë. Por koleksionet e botuara e kanë shfaqur atë krejtësisht tek politikanët, dhe asgjë nuk ka mbetur sekret. Prandaj unë kam përshkruar dy ose tre prej detyrave të tij për vëllezërit e mi të veçantë.

Por tani para nesh midis atyre që do ta dëgjojnë të vërtetën janë dy persona kryeneçë të tmerrshëm. Është shfaqur se ata të dy punojnë në favor të ateizmit dhe të komunizmit, njëri prej atyre të dyve është i njohur në Emirdag dhe tjetri është i njohur këtu; ata përpiqen që të përhapin dyshime kundra nesh me dredhitë dhe intrigat më të mëdhaja, dhe kjo duke shpifur e duke futur frikën në zemrat e nëpunësve.

Prandaj, ne duhet të kujdesemi shumë dhe të mos shfaqim shqetësim dhe ta presim Përkujdesjen Hyjnore me besim e mbështetje që të na vijë në ndihmë.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij.”

Paqja qoftë mbi ju si dhe mëshira e Zotit dhe bekimet e Tij përherë e përgjithmonë.

O shokët e mi në burg dhe vëllezërit në fe!

Më erdhi në zemër që t’ju shpjegoj një të vërtetë të rëndësishme, e cila me leje të Zotit xh.sh. do t’ju shpëtojë ju nga dënimi i dynjasë dhe i Ahiretit.

Ajo është sa vijon:

Për shembull, një person ka vrarë vëllanë e një personi tjetër, ose njërin nga të afërmit e tij. Kjo vrasje që buroi nga kënaqësia e një minuti hakmarrjeje, shkaktoi miliona minuta dëshpërimi për zemrën dhe dënimin e burgut. Dhe frika e hakmarrjes nga të afërmit e njeriut të vrarë dhe shqetësimi se do ta gjejë veten ballë për ballë me armikun e tij, do t’ia dëbojë të gjitha kënaqësitë e tij dhe ëndjet në jetë. Ai vuan torturat e frikës e të zemërimit. Ka vetëm një zgjidhje për këtë dhe ajo është pajtimi të cilin e urdhëron Kur’ani, dhe për tek i cili bëjnë thirrje e nxitje e vërteta dhe realiteti, dobia, humanizmi dhe islami.

Po, në të vërtetë, realiteti dhe interesi është në paqe, sepse exheli, çasti i fundit i jetës, është caktuar, ai nuk ndryshon. Meqenëse çasti i exhelit kishte ardhur, i vrari në çdo rrethanë nuk do të mund të kishte mbetur i gjallë, ndërsa vrasësi u bë mjet për atë paracaktim Hyjnor.

Kështu në qoftë se nuk vendoset paqja, të dyja palët do të vuajnë vazhdimisht torturat e frikës dhe të hakmarrjes. Për shkak të kësaj, Islami urdhëron se: “Një besimtar nuk duhet të mbajë mëri e të rrijë pa i folur një besimtari tjetër për më shumë se tre ditë.! Në qoftë se ajo vrasje nuk erdhi si rezultat i një armiqësie të rrënjosur dhe të një mërie dhe, nëse ka qenë ndonjë hipokrit shkak për ndezjen e zjarrit të ngatërresës, atëherë duhet që paqja të vendoset shpejt, pasi, në qoftë se nuk do të arrihej pajtimi, do të zmadhohej e do të vazhdonte ajo fatkeqësi e pjesshme.

Ndërsa, në qoftë se dy palët do të pajtoheshin, dhe vrasësi do të pendohej për mëkatin e tij, dhe do të vazhdonte të lutej për të vrarin, atëherë të dyja palët do të fitonin shumë dhe do të bëheshin si vëllezër. Në vend të një vëllau të larguar, ai do të fitonte disa  vëllezër fetarë; që do t’i dorëzoheshin bashkë caktimit  dhe Kaderit të Zotit xh.sh. dhe e fal armikun e tij. Sidomos ata që kanë dëgjuar mësimet e Risale-i Nurit, janë të ftuar që t’i shmangen çdo gjëje që shkakton prishje midis dy vetëve, sepse vëllazëria që ndodhet brenda sferës së Risale-i Nurit, interesi i përgjithshëm, mirëqenia dhe paqja individuale e publike kërkojnë që ata t’i lënë mënjanë të gjitha mëritë e armiqësitë që ekzistojnë midis tyre.

Kështu ishte në burgun e Denizlit; të gjithë të burgosurit të cilët ishin armiq, u bënë vëllezër nëpërmjet mësimeve të Risale-i Nurit. Kjo ishte një arsye për dhënien e pafajësisë sonë, dhe madje u shkaktoi edhe jobesimtarëve dhe kryengritësve të thonë rreth atyre të burgosurve: “Mashaall-llah! Barekall-llah! Çfarë çudirash ka dashur Zoti! Sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh. !” dhe ishte një lehtësim i plotë për ata të burgosur..

Unë vetë kam parë këtu njëqind burra të vuajnë padrejtësi e telashe për shkak të një njeriu të vetëm, saqë ata nuk dalin së bashku me të në oborrin e burgut në kohët e pushimit. Një besimtar burrëror me një ndërgjegje të shëndoshë nuk do t’i shkaktonte kurrë dëm besimtarit, edhe sikur të ishte një gabim ose ndonjë interes i vogël vetjak.

Në qoftë se ai bën gabim dhe shkakton dëm, ai duhet të pendohet menjëherë.

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë përgëzoj Risale-i Nurin, ju përgëzoj juve, përgëzoj veten time dhe ju jap juve sihariqet e Husrevit, Hifzit dhe të Sejjidit nga Bartini.

Po, ata të cilët shkuan në Haxh këtë vit, ashtu siç gjetën dijetarë të shquar në Mekë që përpiqeshin t’i përkthenin koleksionet e Risale-i Nurit në gjuhën arabe dhe në gjuhën indiane, po ashtu e gjetën Medinenë që e kishte pranuar dhe ishte e kënaqur me koleksionet e Risale-i Nurit, pasi i vendosën ato tek varri i bekuar i profetit a.s.m. në Raudat el-Mutahhara.

Haxhi Sejjidi e pa me sytë e tij koleksionin e “Asa-yi Musa” “Shkopi i Musait” tek varri i profetit a.s.m.. Kjo do të thotë se Risale-i Nuri ka fituar pranueshmërinë e profetit a.s.m. dhe është futur brenda kënaqësisë së profetit fisnik Muhammedit a.s.m..

Risale-i Nuri i vizitoi ato vende të shenjta në vendin tonë, ashtu siç ishte qëllimi ynë dhe ashtu siç na njoftuan ata që po shkonin prej këtu për të bërë haxhillëkun.

Falënderime të pafundme qofshin për Zotin xh.sh., njëra nga dobitë e shumta të heronjve të Risale-i Nurit duke i botuar ato koleksione pasi i kishin korrektuar, është se ata më shpëtuan edhe mua si nga detyra e korrektimit të tyre, po ashtu edhe nga ai shqetësim; po ashtu meqenëse ato kopje do të formojnë bazën për të tjerat të shkruara me dorë, ata janë bërë si njëqind korrektorë.

I lutemi Allahut që të shkruajë një mijë të mira në regjistrin e veprave të tyre të mira për secilën prej shkronjave të atyre koleksioneve.

Amin. Amin. Amin.

* * *

 

Një ëndërr ndjellamirë që doli e vërtetë

Aliu, i cili më ndihmon mua, erdhi tek unë dhe më tha: “Unë pashë në ëndërr që ti dhe Husrevi puthët dorën e Profetit Muhammed a.s.m.”. Pastaj unë mora letrën që më tregonte se Haxhillarët e kishin parë koleksionin “Shkopi i Musait”, i cili qe shkruar nga Husrevi, tek varri i profetit a.s.m.. Kjo në efekt do të thotë se, koleksioni “Shkopi i Musait” e puthi dorën e profetit a.s.m. në vendin tim nëpërmjet penës së Husrevit, dhe u gjet i pranueshëm nga profeti Muhammed a.s.m..

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë dhe o shokët e mi në burg!

Së Pari: Mos u shqetësoni që nuk kemi qenë në gjendje që ta takojmë njëri-tjetrin personalisht. Ne në mënyrë të vazhdueshme e takojmë njëri-tjetrin shpirtërisht .Cilado prej trajtesave të Risale-i Nurit që ju bie në dorë për ta lexuar, ose të cilën e dëgjoni, ju do të më shihni mua brenda saj, por me cilësinë e një shërbëtori të Kur’anit të madh në vend të personit tim të zakonshëm.

Duke ditur se unë gjithashtu, takohem me ju në imagjinatë në të gjitha duatë e mia, në letrat tuaja dhe në lidhjet tuaja; dhe është sikur neve jemi së bashku në të gjithë kohën në ndonjë sferë të ekzistencës.

Së Dyti: Ne u themi këtë studentëve të rinj të Risale-i Nurit në këtë shkollë të re të Jusufit: ashtu siç është provuar me argumente të qarta dhe me tregues nga Kur’ani që i kanë penguar dhe i kanë detyruar të dorëzohen ekspertët se: “Studentët besnikë të Risale-i Nurit do të hyjnë në varret e tyre në një gjendje besimi -do të kenë mbyllje të mirë dhe do të hyjnë në varr me iman… dhe se çdo student -sipas shkallës së tij- do të jetë pjesëmarrës, do të marrë një pjesë prej fitimeve shpirtërore dhe prej duave të të gjithë vëllezërve të tij. Është sikur çdonjëri prej tyre të kërkonte falje Hyjnore dhe të adhuronte me mijëra gjuhë”.

Këto dy dobi dhe dy rezultate të rëndësishme dhe në këtë kohë të çuditshme i zhdukin të gjitha vështirësitë e mundimet. Dhe kështu, Risale-i Nuri i bën studentët e tij t’i fitojnë këto dy përfitime të mëdhaja me një çmim shumë të vogël.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Mbrojtjet që u ngritën në gjykatën e Afjonit përmbajnë të vërteta të rëndësishme që lidhen me ne, me Risale-i Nurin, me këtë vend dhe me botën islame.

Ndoshta është e domosdoshme që të përgatiten pesë deri në dhjetë kopje prej tyre me shkronja të reja me qëllim që ato të dërgohen tek departamentet e qeverisë në Ankara.

Nëse ata na lirojnë ose na ndëshkojnë, kjo s’ka asnjë rëndësi për ne; detyra jonë tani është që t’i njoftojmë qeverinë, gjykatat dhe këtë komb për ato të vërteta që përmbajnë mbrojtjet. Ndoshta kjo detyrë është njëra nga arsyet që Kaderi Hyjnor na dërgoi neve në këtë vend studimi. Ato duhet të shkruhen tani me makinë shkrimi sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe sikur ata të na lironin sot, ne përsëri do të ishim të detyruar t’i dërgonim ato në Ankara. Mos ju mashtrojë askush që t’i shtyni ato për më vonë; mjaftë tani me vonesa! Le të jetë kjo mbrojtja jonë e fundit përballë shtypjes së skajshme dhe torturave të papara që i kam vuajtur tri herë gjatë pesëmbëdhjetë viteve për të njëjtën çështje me akuza të trilluara. Meqenëse në gjykatat e kaluara ata na e dhanë neve ligjërisht një makinë shkrimi që ne të mund ta mbronim veten tonë, ata nuk mund të përmendin asnjë ligj për të na penguar neve nga e drejta jonë këtu. Në qoftë se ju nuk gjeni zgjidhje zyrtarisht, avokati ynë duhet të shkruajë pesë kopje jashtë me një makinë shkrimi, por ai duhet t’u kushtojë shumë vëmendje atyre që të mos përmbajnë asnjë gabim.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur të rinj dhe të burgosur të vjetër!

Unë kam formuar një bindje se, për sa ka të bëjë me përkujdesjen Hyjnore, ju jeni një shkak i rëndësishëm për hyrjen tonë këtu. Domethënë, me ngushëllimet e tij dhe me të vërtetat e besimit, Risale-i Nuri është që t’ju shpëtojë nga dëshpërimi i kësaj fatkeqësie të burgut, nga shumë dëme të kësaj dynjaje, dhe nga të kaluarit e jetës suaj padobi e në kotësi nëpërmjet dëshpërimit e brengës duke e çuar jetën kot në erërat e fantazisë, që ta shpëtojë Ahiretin tuaj që të mos jetë si dynjaja e juaj e dëshpëruar e vajtuese dhe është që t’ju japë ju një ngushëllim të vërtetë.

Meqenëse realiteti i çështjes është ky, natyrisht ju duhet të jeni vëllezër me njëri-tjetrin, si të burgosurit e Denizlit dhe si studentët e Risale-i Nurit. Ju mund të shikoni se ata po kujdesen me shumë vigjilencë për ju dhe duke u lodhur për ju, ata i kontrollojnë të gjitha gjërat tuaja, ushqimin, bukën dhe supën që vjen nga jashtë me qëllim që të mos futet ndonjë thikë midis jush dhe që të mos sulmoni njëri-tjetrin për ta vrarë sikur ju të ishit bisha të egëra, pavarësisht se ju nuk kënaqeni në kohën tuaj të lirë kur dilni për pushim nga frika se mos shpërthen konflikti midis jush. Dhe kështu, o shokët e rinj, që nga natyra jeni trima e të guximshëm! Me një kurajo të madhe morale ju duhet t’u thoni këtyre vëllezërve në këtë kohë:

“Jo thika, por në qoftë se do të na jepeshin edhe mauzerë e revolverë dhe urdhëri për të qëlluar gjithashtu, ne nuk do t’i lëndonim vëllezërit tanë që janë të mjeruar dhe që po vuajnë fatkeqësi ashtu si ne. Nëpërmjet udhëzimit dhe me urdhrin e Kur’anit, besimit, vëllazërisë Islame dhe intereseve tona, ne kemi vendosur që t’i falim ata dhe të mos përpiqemi t’i ofendojmë, madje edhe pse më parë ekzistonin njëqind arsye për mërinë dhe armiqësinë tonë.” Dhe kështu transformojeni këtë burg në një vend të mirë studimi.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ata njerëz që janë futur në të njëjtën politikë ose në një profesion të vetëm, ose në ndonjë detyrë të vetme ose në ndonjë shërbim të vetëm që lidhet me jetën shoqërore ose që kanë ndonjë lloj tregtie të veçantë… secili prej këtyre grupeve të njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje kanë një takim të përgjithshëm që u përket atyre që të diskutojnë në të çështjet e tyre. Po ashtu studentët e Risale-i Nurit të cilët punojnë në shërbimin e shenjtë të Imanit Tahkikij -besimit të sigurt e të verifikuar-, ardhja e tyre në takimin e përgjithshëm në këtë shkollë të Jusufit me Dekretin e Kaderit Hyjnor dhe të shtyrë nga Përkujdesja Hyjnore, nuk ka dyshim se ai ka dobi shpirtërore të shumta dhe rezultate të mëdhaja të çmueshme në dashtë Zoti xh.sh.; dhe secili nga studentët kryesues të Risale-i Nurit do të jetë si shkronja elif[57], vlera e së cilës është një në qoftë se është e veçuar, ndërsa kur ajo është me motrat e saja, domethënë me tre Elifët e tjerë së bashku duke qenë pranë njëri-tjetrit, atëherë ato kanë vlerën e një mijë e njëqind e njëmbëdhjetës, dhe gjithashtu sevapi -shpërblimi- dhe shërbimi i lartë i atij vëllai që iu bashkua këtij takimi do të jetë i njëmijëfishtë; elifi i vetëm do të bëhej një mijë.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Arsyeja pse ata i bllokuan dritaret e mia dhe duke i mbërthyer me gozhda ishte që të më veçonin nga të burgosurit dhe të këpusnin shkëmbimin e përshëndetjeve midis nesh në lidhje me proceset gjyqësore. Ata në dukje bënë si pretekst diçka tjetër; prandaj mos u shqetësoni.

Përkundrazi, meqenëse ata preokupohen me personin tim të parëndësishëm dhe duke mos i shkaktuar shumë dëm Risale-i Nurit dhe studentëve të tij, unë jam seriozisht dhe sinqerisht i kënaqur. Meqenëse ata po më persekutojnë mua duke fyer e torturuar personalitetin tim, kjo do të thotë se ata nuk po bëjnë të njëjtën gjë me ju dhe me Risale-i Nurin; prandaj unë i bëj falënderime me durim Allahut dhe nuk shqetësohem. Edhe ju gjithashtu nuk duhet të shqetësoheni. Unë kam mendimin se armiqtë tonë të fshehur duke drejtuar vëmendjen e zyrtarëve për tek personi im, ky është një shembull i Përkujdesjes Hyjnore dhe një gjë e mirë nga këndvështrimi i mirëqënies së Risale-i Nurit dhe i studentëve të tij. Disa nga vëllezërit e mi nuk duhet të bëhen të zemëruar dhe të flasin ashpër. Ata duhet të veprojnë me maturi dhe të mos shqetësohen.

Gjithashtu ata nuk duhet që t’ia thonë këtë çështje gjithësecilit. Sepse ka spiuna të cilët u japin kuptime të gabuara asaj që thonë vëllezërit tonë naivë dhe ata të cilët nuk janë mësuar akoma të jenë të kujdesshëm. Spiunët e bëjnë qimen tra dhe mund t’i informojnë zyrtarët për to. Situata jonë tani nuk është një çështje shakaje.

Megjithatë, mos u shqetësoni. Ne jemi nën Mbrojtjen Hyjnore dhe jemi të vendosur t’i takojmë të gjitha vështirësitë me durim të plotë dhe madje me falënderime. Ne jemi të obliguar të bëjmë falënderime; sepse një sasi e vogël vështirësie sjell shumë shpërblim e mëshirë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Për dy arsye të rëndësishme, dhe si pasojë e një paralajmërimi të fuqishëm, unë kam qenë i detyruar t’ua lë, lidhur me zemrën, detyrën e të gjitha mbrojtjeve studentëve të Risale-i Nurit të cilët kanë qenë dërguar këtu dhe që do të jenë studentët e tij kryesues në të ardhmen, dhe veçanërisht ua kam lënë Husrevit, Refetit, Tahirit, Fejziut dhe Sabriut.

Arsyeja e Parë:  Unë kam kuptuar me siguri nga zyra e hetuesisë dhe nga disa shenja të tjera se ata përpiqen të shkaktojnë vështirësi kundra meje, me të gjithë fuqinë që kanë, dhe ikin prej shfaqjes sime dhe duke i mposhtur ata me logjikë, dhe ata kanë marrë komunikim zyrtar.

Ata nuk më lejojnë mua të flas me pretekste të ndryshme, sikur në qoftë se do të flisja, unë do të shfaqja fuqi shkencore dhe aftësi politike të mjaftueshme për t’i heshtur gjykatën dhe politikanët. Madje gjatë hetimit unë iu përgjigja njërës prej pyetjeve duke thënë: “Nuk më kujtohet”.

Gjykatësi u çudit, u bë konfuz dhe tha: Si mund të harronte një person si ti që ka zgjuarsi dhe njohje të jashtëzakonshme?

Po, ata e supozuan lartësinë e jashtëzakonshme të Risale-i Nurit dhe zbulimet e tij shkencore të ishin produkt i mendimit tim dhe prandaj i kishte marrë frika dhe habia, dhe nuk donin që unë të flisja me askënd. Gjithashtu, ata mendojnë se ai që takohet me mua, bëhet menjëherë një student i devotshëm i Risale-i Nurit; prandaj ata nuk më lejojnë mua që të takohem me askënd. Madje drejtori i drejtorisë së çështjeve fetare, tha: “Kushdo që takohet me të, tërhiqet menjëherë për tek ai; Forca e tërheqjes së tij është e fuqishme.”

Kjo do të thotë se gjëja më e mirë për ne dhe interesi ynë kërkon që çështjet e mia t’ua lë juve tani. Dhe fjalët e mia mbrojtëse të vjetëra e të reja, të cilat i keni ju, duhet të marrin pjesë në konsultimet tuaja, kjo do të ishte e mjaftueshme për këtë çështje.

Arsyeja e Dytë: U shty për një kohë tjetër në dashtë Zoti. Megjithatë një tregues paralajmërimi është ky: Një detyrë tej mase e fuqishme e cila shikon tek Ahireti së bashku me një gjendje shpirtërore me një efekt veprues më ka bërë mua që t’i braktis politikën, leximin e gazetave dhe gjëra të ngjashme me to prej gjërave kalimtare gjatë njëzet e pesë viteve; dhe më ka penguar mua që të preokupohem me to. Këto dy arsye gjithashtu më pengojnë mua krejtësisht edhe nga prokopia me këtë çështje në detaje. Ju përmbusheni gjithashtu detyrën time duke u konsultuar ndonjëherë me dy avokatët e mbrojtjes.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Kjo m’u shfaq mua në zemër tani ndërsa po kryeja namazin: për shkak të mendimit të tyre tepër të mirë për ty, vëllezërit e tu presin udhëzim e ndihmë materiale dhe shpirtërore prej teje. Ashtu si në çështjet e dynjasë që ti ua ke dorëzuar gjërat studentëve të tu të veçantë, duke ua lënë ato studentëve kryesues –erkan– që t’i konsultojnë, dhe ti ke vepruar mirë, po ashtu ti ke caktuar Risale-i Nurin dhe personalitetin kolektiv të studentëve të tij për ta përmbushur veprën tënde shkencore në lidhje me besimin, Kur’anin dhe Ahiretin; dhe personaliteti kolektiv i atyre studentëve të sinqertë e të veçantë e kryen atë detyrën tënde së bashku me detyrën e tyre në mënyrën më të mirë e më të plotë. Dhe ata në fakt e kryejnë atë tani dhe vazhdimisht.

Për shembull, dikush që takohet me ty dhe merr prej teje një udhëzim të shkurtër e të pjesshëm përkohësisht si dhe një këshillë të vogël, mund të marrë prej një pjese të vetme të Risale-i Nurit një udhëzim njëqind herë më të madh. Ata mund të marrin gjithashtu këshillë prej tij në vendin tënd. Pastaj studentët e veçantë të Risale-i Nurit e kryejnë këtë detyrën tënde në çdo kohë. I lutemi Allahut që personaliteti i tyre kolektiv, stacioni i të cilit është tepër i lartësuar dhe lutjet e pranueshme të të cilit të jenë mbështetje për ta, të jenë një ustadh dhe ndihmës. Dhe kështu m’u shfaq ky kuptim dhe solli ngushëllim për shpirtin tim, dha sihariq dhe më bëri të ndjehem i qetë dhe i rehatuar.

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ndodhja e dy shpërthimeve në dy ditë në një mënyrë të jashtëzakonshme e domethënëse kur nuk kishte ndonjë shkak të jashtëm për to, kjo nuk i ngjason rastësisë.

I Pari: Shpërthimi i fuqishëm i sobës prej hekuri që gjendej e hedhur në oborrin tim në mënyrë të befasishme dhe shkaktoi një zë të fortë si një revolver, dhe hekuri i fortë dhe i trashë i pjesës së saj të poshtme shpërtheu si bombë, duke e çarë atë më dysh.

Hamdi rrobaqepësi u tremb prej saj dhe ne mbetëm të habitur; duke ditur se ajo sobë e kishte përballuar qymyrgurin në këtë dimër.

I Dyti: Në ditën tjetër në oborrin e Fejziut, pa ndonjë shkak të jashtëm, gota e vendosur në majë të shtambës së ujit papritmas u shpërbë dhe u thërrmua në një mënyrë të jashtëzakonshme. M’u shfaq mua se bombat e vendosura që të shpërthenin kundra nesh i shpërthyen kopjet e mbrojtjeve që ne i dërguam tek gjashtë departamentet e qeverisë në Ankara, dhe soba e zemërimit e cila ndizet që të na djegë neve me zjarrin e saj, u copëtua duke mos na shkaktuar neve asnjë dëm.

Gjithashtu është e mundur që soba ime e dashur, shoku im i vetëm e i dobishëm t’i ketë dëgjuar dëshpërimet dhe lutjet e mia, dhe po më jepte mua njoftimet: “Ti do largohesh prej këtij burgu të errët, dhe nuk mbetet nevojë më për mua…”

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Sot, për shkak të një paralajmërimi shpirtëror, unë ndjeva një shqetësim dhe një dëshpërim për ju. Dhe u dëshpërova për gjendjet e vëllezërve tonë të cilët dëshirojnë të dalin shpejt prej burgut si rezultat i shqetësimit të tyre rreth mjeteve të tyre të jetesës. Dhe në minutin që unë mendova për këtë, m’u shfaq në zemër një kujtesë e bekuar së bashku me një të vërtetë dhe me një sihariq, sa vijon: Tre Muajt do të vijnë pas pesë ditësh, të cilët janë vërtetë të bekuar dhe janë muaj në të cilët ibadetet shpërblehen në mënyrë të shumëfishtë. Sepse në qoftë se vepra e mirë shpërblehet me dhjetë të mira në kohët e tjera, në muajin Rexheb një e mirë shpërblehet me njëqind të mira; në muajin Shaëban shpërblehet me më shumë se treqind të mira, dhe në muajin e bekuar të Ramazanit ato arrijnë në një mijë të mira; ndërsa në netët e të premteve në Ramazan arrijnë në mijëra, dhe në Natën e Kadrit e mira bëhet në tridhjetë mijë të mira.

Prandaj, sigurisht është një përfitim shumë i madh t’i shpenzosh ato tre muaj -të cilët janë kështu një treg i bekuar për tregtinë e Ahiretit duke siguruar fitime të bollshme për të, dhe janë një ekspozitë e jashtëzakonshme për njerëzit e Realitetit dhe të adhurimit, dhe në tre muajt mund të sigurohet për besimtarët një jetë prej tetëdhjetë vitesh… dhe kalimi i këtyre tre muajve në këtë shkollë të Jusufit, e cila e rrit dhe e shton fitimin e dhjetëfish.

Nuk ka dyshim se ky është një fitim i madh dhe një fitore e madhe. Dhe sado që të jenë mundimet, ato janë thjesht mëshirë e pastër.

Ashtu siç është çështja kështu lidhur me ibadetin, po ashtu lidhur me shërbimin e Risale-i Nurit dhe me punën për të përhapur Risale-i Nurin, në lidhje jo me sasinë por me cilësinë, përfitimet e tij janë të pesëfishta. Sepse njerëzit që në mënyrë të vazhdueshme hyjnë në këtë bujtinë -burg- dhe pastaj lirohen, dhe pastaj bëhen mjete për përhapjen e mësimeve të Risale-i Nurit. Ndonjëherë sinqeriteti i një personi të vetëm arrin përfitimet e njëzet personave. Pastaj nuk ka rëndësi nëse do të kishte ndonjë vështirësi përballë përhapjes së misterit të sinqeritetit në Risale-i Nur midis radhëve të të burgosurve të cilët janë më të nevojshmit e njerëzve për ngushëllimin që gjendet në Risale-i Nur, dhe sidomos ata të cilët janë të prirur ndaj heronjve politikë. Në lidhje me problemet e mjeteve të jetesës, meqenëse këto tre muaj janë një treg për Ahiretin, unë u ndjeva krejtësisht i gëzuar për këtë dhe kuptova se duke qenë këtu brenda deri në festën e Bajramit është një mirësi e madhe Hyjnore, sepse meqenëse gjithësecili prej jush u dërgua në këtë burg në vend të shumë studentëve të tjerë të Risale-i Nurit, dhe disa prej jush në vend të një mijë studentëve, ata do të ndihmojnë për punën tuaj jashtë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Unë ju jap urimet me të gjithë zemrën e shpirtin tim për muajin e Rexhepit dhe për Natën e Shenjtë të Regaipit nesër.

Së Dyti: Mos e braktisni shpresën dhe mos u shqetësoni dhe mos u tronditni. Në dashtë Zoti, Përkujdesja Hyjnore do të na vijë neve në ndihmë. Bomba që po përgatitej gjatë këtyre tre muajve të fundit, shpërtheu.

Njoftimet e dhëna nga soba, nga gota e Fejziut, dhe nga dy gotat e Husrevit dolën të vërteta. Por ajo nuk ishte e tmerrshme, ishte e lehtë. Në dashtë Zoti, zjarri do të shuhet krejtësisht. Të gjitha sulmet e tyre janë për të diskretuar personin tim dhe për të njollosur pushtimet e Risale-i Nurit. Goditja që njeriu më i dëmshëm se sa hipokritët e fshehur në Emirdag dhe i cili ishte thjesht një peng në duart e ateistëve të fshehtë, dhe gjysmëhoxhallarët të cilët favorizojnë bidatet,  -goditja që ata përpiqeshin të na e japin neve aq të fuqishme sa të kishin mundësi, u zvogëlua njëzetfish.

Në dashtë Zoti xh.sh., ata nuk do të na shkaktojnë neve as edhe një plagë, dhe ajo çfarë ato mendojnë dhe synojnë dhe planet e tyre për të na trembur e për të na larguar nga njëri-tjetri dhe nga Risale-i Nuri, do të asgjësohen. Është absolutisht e domosdoshme që nga respekti për këto muaj të bekuar, duke besuar se ato japin shpërblim të bollshëm për ne, ne me qëndrueshmëri duhet të japim falënderime me durim, dhe duke u mbështetur tek Allahu, t’i nënshtrohemi rregullit  “Ai që beson në Kaderin Hyjnor, shpëton nga brenga”. 

Said Nursi

* * *

 

Për zyrën e kryeministrisë, ministrinë e drejtësisë dhe për ministrinë e punëve të brendshme[58].

Të gjithë anëtarët e qeverisë të cilët qenë bashkëkohës dhe panë rrethanat e vështira në të cilat kaloi vendi qysh prej shpalljes së kushtetutës, dhe gjatë luftës së Parë Botërore, dhe periudhën e armëpushimit, formimin e qeverisë nacionale, pushtimin e aleatëve ndaj vendit dhe hyrjen e tyre në Stamboll, dhe periudhën e shpalljes së Republikës…  Ata të cilët kanë njohuri për ato rrethana dhe të cilët tani kanë zënë poste të rëndësishme në shtet, më njohin mirë… Megjithatë, më lejoni të hedhim një shikim tek jeta ime sikur në një film.

Jam lindur në Fshatin Nurs në Provincën e Bitlisit. Si një student, unë kam debatuar me dijetarët që i kam takuar, dhe nëpërmjet Përkujdesjes Hyjnore, i kam mposhtur në diskutime shkencore të gjithë ata që më kanë kundërshtuar, derisa arrita në Stamboll. Në Stamboll, në atmosferën e tij të përzier me pasojën e famës dhe të pozitës nuk i ndërpreva debatet e mia. Shpifjet dhe përfoljet e smirëzive dhe të armiqve më shkaktuan që të dërgohesha në spitalin e çmendisë me urdhërin e Sulltan Abdul-Hamidit -Zoti e mëshiroftë shumë- pastaj, me shpalljen e kushtetutës, unë tërhoqa vëmendjen e qeverisë së komitetit të unionit dhe të progresit me aktivitetet e mia gjatë incidentit të Tridhjetë e Një Marsit. Unë i konfrontova ata me propozimin për të hapur një universitet islamik në Van të quajtur “El-Medresetu’z Zehra”, që i ngjasonte Universitetit të Azharit. Madje unë i vendosa themelet e tij. Pastaj sapo shpërtheu lufta e Parë Botërore, unë i grumbullova studentët e mi dhe mora pjesë në luftë si komandanti i një force ushtarake të një regjimenti vullnetarësh. Ne hymë në beteja që zhvilloheshin në frontin e kaukazit kundra rusëve agresorë në Bitlis dhe u zura rob prej tyre; por Përkujdesja Hyjnore më shpëtoi nga qënia ime i zënë rob lufte. Dhe erdha në Stamboll. Unë u emërova si anëtar i Dar’El-Hikmeh, El-Islamijjeh. Gjatë periudhës së armëpushimit, unë punova kundra forcave pushtuese me të gjithë fuqinë time, dhe me fitoren e qeverisë nacionale, mua m’u bë ftesa prej saj që të shkoja në Ankara, ku unë përsërita propozimin tim për të hapur universitetin në Van.

Jeta që pata jetuar deri atëherë pati qenë ajo e një patrioti. Unë pata dashur që t’i shërbeja fesë nëpërmjet politikave. Por qysh atëherë e në vazhdim unë ia ktheva shpinën krejtësisht dynjasë, dhe sipas shprehjes sime, e varrosa “Saidin e Vjetër”. Si “Saidi i Ri” duke iu përkushtuar krejtësisht Ahiretit, unë u tërhoqa nga dynjaja. Duke u tërhequr prej jetës shoqërore, unë shkova në një vend të veçuar tek kodra Jusha në Stamboll. Më vonë unë shkova në Bitlis e në Van, në rajonin tim të lindjes, ku unë atje jetova në një shpellë. Unë qëndrova i vetmuar me kënaqësitë e shpirtit dhe të ndërgjegjjes sime. Domethënë, duke marrë si parimin tim:  “I kërkoj mbrojtje Allahut që të më ruajë nga Shejtani dhe nga Politika”, unë u zhyta në thellësirat e botës sime shpirtërore. Duke e kaluar kohën time në studimin e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm, unë fillova të jetoja si “Saidi i Ri”. Por manifestimet e Kaderit Hyjnor më dërguan mua, si një internim, nga një qytet në tjetrin. Pastaj gjatë kësaj kohe lindën nga thellësia e zemrës sime kuptime të mëdhaja që buronin nga shkëlqimet e Kur’anit Kerim. Unë ua diktova ato trajtesa atyre personave që ishin rreth meje, ato trajtesa që u dhashë emrin “Risale-i Nur”; ato erdhën në të vërtetë prej dritës së Kur’anit Kerim. Prandaj ky emër buroi nga thellësia e ndërgjegjjes sime, dhe unë jam krejtësisht i bindur, i sigurt dhe i vendosur se këto trajtesa të Risale-i Nurit nuk janë bluar me mendimet e mia, por janë ilham -inspirim- Hyjnor që e lëshoi Allahu në zemrën time prej Dritës së Kur’anit Kerim, dhe qofshin të bekuar të gjithë ata që i kanë kopjuar ato trajtesa; ne u themi atyre shkruesve: Barekall-llah. Dhe unë jam krejtësisht i sigurt se nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur besimin e të tjerëve përveç kësaj rruge, prandaj të mos pengohen ato shkëlqime për ata që janë në nevojë të tyre. Kështu, i morën, i rrëmbyen menjëherë ato trajtesa duart e sigurta për t’i përhapur, dhe unë kuptova me siguri se ky ishte një nënshtrim Hyjnor dhe një shtytje Hyjnore për të ruajtur Imanin e myslimanëve dhe askush nuk mund ta ndalojë atë nënshtrim dhe atë shtytje Hyjnore; dhe unë ndjeva një domosdoshmëri për t’i inkurajuar të gjithë ata që punojnë në këtë rrugë duke iu bindur asaj që më urdhëron mua feja ime.

Këto trajtesa të cilat tani kapin numrin njëqind e tridhjetë përbëhen krejtësisht nga diskutimet rreth Ahiretit dhe besimit, dhe nuk përmbajnë çështje që synojnë dynjanë dhe politikat. Megjithatë, ato u bënë objekt interesi për një numër oportunistësh.

Gjykatat zhvilluan hetime shkencore mbi ato trajtesa, dhe unë u arrestova dhe u dërgova në burgjet e Eskishehirit, të Kastamonus dhe të Denizlit. Procese gjyqësore u mbajtën; ato i kryenin ekspertë të specializuar. Veçse ama e vërteta -Në sajë të Zotit -shfaqej vazhdimisht dhe drejtësia zinte vendin e saj të përshtatshëm për to. Megjithatë, këta oportunistë nuk u mërzitën kurrë duke na gjuajtur në ujë të turbullt. Këtë herë ata më arrestuan mua dhe më dërguan në Afjon. Unë jam nën arrest dhe jam duke u pyetur.

Ata më akuzojnë mua sa vijon:

1-Ti ke themeluar një shoqëri politike.

2-Ti përhap ide që kundërshtojnë regjimin.

3-Ti synon qëllime politike.

Dëshmia për këto janë dhjetë ose pesëmbëdhjetë fjali në dy ose në tre prej trajtesave të mia.

O Ministër i Respektuar!

Siç tha Napoloni: “Më sillni një fjali që nuk mund të interpretohet -që nuk mund t’i jepet një kuptim i dytë-, dhe unë t’ju ekzekutoj juve me të”. Nuk ka fjali të shprehur nga njeriu e cila të mos jetë shkak për interpretime, që të mos përbëjë ndonjë shkelje duke i bashkangjitur asaj kuptime të detyruara. Në mënyrë të veçantë shkrimet e dikujt si unë i cili ka mbushur moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç, që është tërhequr krejtësisht nga jeta e kësaj dynjaje, dhe që ia ka kushtuar këtë jetë këtu asaj të Ahiretit -sigurisht shkrimet e një personi të këtillë do të ishin të lira; pasi ato janë të shoqëruara me nijet -qëllim- të mirë, me mendim të mirë, dhe në to nuk ka as ngurrim dhe as shmangie e frikë. Do të ishte e pandershme dhe e padrejtë t’i studiosh e t’i hetosh ato thjesht me qëllim që të kërkosh shkelje në to; kjo nuk do të ishte asgjë tjetër, veçse padrejtësi. Asnjëra prej njëqind e tridhjetë trajtesave të mia nuk përmban ndonjë qëllim që lidhet me çështjet e kësaj dynjaje. Duke buruar prej dritës së Kur’anit, ato të gjitha kanë të bëjnë me Ahiretin dhe besimin. Sidoqoftë, të gjitha proceset gjyqësore të mbajtura deri tani kanë ardhur me të njëjtin përfundim dhe kanë rezultuar në pafajësi. Prandaj është një akt i turpshëm që të merren gjykatat në mënyrë të panevojshme dhe t’i detyrojnë t’i largojnë besimtarët e pafajshëm prej punës dhe biznesit të tyre në emrin e vendit dhe të kombit. Ndërsa Saidi i vjetër e harxhoi të gjithë jetën e tij për hir të lumturisë së vendit dhe të kombit, si do të ishte e mundur që të merrej me politikat pasi u bë Saidi i Ri, që ka arritur moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe është tërhequr krejtësisht prej dynjasë? Unë mendoj se edhe ju gjithashtu jeni të bindur plotësisht për këtë.

Unë kam vetëm një qëllim, dhe ai është ky: Në këtë kohë që unë po i afrohem varrit; në këtë atdhe që është vend islam, ne dëgjojmë zërin e kukuvajkave bolshevike. Ky zë kërcënon themelet e besimit në botën islame, dhe i lidh njerëzit dhe veçanërisht rininë për tek vetvetja, pasi i bën ata të humbasin besimin e tyre.

Unë me gjithë çfarë kam në ekzistencë, i luftoj këta, dhe u bëj thirrje myslimanëve dhe veçanërisht të rinjve për të besuar. Ne jemi gjithmonë në luftë kundra këtyre masave ateiste. Unë dëshiroj të hyj në Praninë Hyjnore me këtë luftën time. Kjo është e gjitha ajo që unë bëj. Sa për ata që më pengojnë mua prej këtij qëllimi, kam frikë se ata janë komunistë gjithashtu. Qëllimi im i shenjtë është kooperimi dhe bashkëpunimi me forcat e fesë të cilat kanë përqafuar luftën kundra këtyre armiqve të besimit.

Më jepni lirinë time, më lironi! Le të punojmë për të reformuar rininë, që është helmosur nga komunizmi, dhe për besimin e këtij vendi! Le t’i shërbejmë Unitetit Hyjnor!

I burgosuri Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ilaçi më i efektshëm për shqetësimet e frikshme, si fantazma dhe për dëshpërimet e kësaj dynjaje, sidomos në këtë kohë, dhe veçanërisht për ata të cilët janë goditur nga fatkqësia, dhe në mënyrë të veçantë për studentët e Risale-i Nurit, është ngushëllimi dhe futja e gëzimit në zemrat e njëri-tjetrit, dhe të forconi moralin e njëri-tjetrit, dhe si vëllezër të vërtetë e të devotshëm lëshoni balsam mbi dëshpërimet dhe fatkeqësitë e njëri-tjetrit, dhe me dhembshuri e mëshirë të vërtetë i zbusni dhe i qetësoni zemrat e plagosura të njëri-tjetrit.

Vëllazëria e vërtetë midis nesh, e cila shikon tek Ahireti, nuk e toleron njëanshmërinë dhe fyerjen -mbetjen e hatrit.

Unë jam i mbështetur krejtësisht tek ju dhe mbahem pas jush, dhe ju e dini se unë kam vendosur të sakrifikoj i gëzuar jo vetëm ngushëllimin, sedrën dhe nderin tim për ju, por gjithashtu edhe shpirtin tim, dhe në të vërtetë ju mund ta shikoni këtë. Unë madje ju betohem se qysh prej tetë ditësh zemra ime ka vuajtur një torturim të rëndë si rezultat i një ngjarjeje të papërfillshme prej dy studentëve kryesues të Risale-i Nurit, të cilët në pamje të jashtme qëndrojnë larg dhe e mërzitën njëri-tjetrin në vend që ta ngushëllonin njëri-tjetrin; kjo i shkaktoi shpirtit, zemrës dhe mendjes sime të vajtonin e të bërtisnin duke thënë:

Oh Medet! Sa keq! Na ndihmo ne, o Mëshiruesi më i madh! Na ruaj ne dhe na shpëto nga e keqja e shejtanëve prej xhindeve dhe njerëzve, dhe mbushi zemrat e vëllezërve të mi me besnikëri, me dashuri dhe me ndjenja vëllazërore ndaj njëri-tjetrit! O Vëllezërit e mi të palëkundur e të fortë si çeliku! Më ndihmoni mua në misionin tim. Situata jonë është jashtëzakonisht e ndjeshme. Unë u mbështeta tek ju deri në atë shkallë saqë unë ia dorëzova të gjitha detyrat e mia personalitetit tuaj kolektiv. Atëherë ju -me sa të keni mundësi- duhet të më ndihmoni menjëherë.

Sigurisht, ngjarja ishte e papërfillshme, kalimtare dhe e parëndësishme, por madje edhe një fije floku apo një thërrime në qoftë se do të binte në beben e syrit tonë, do t’i shkaktonte dhimbje, dhe po të binte tek susta kryesore e orës sonë, do ta bënte atë të ndalojë. Kjo ngjarje e papërfillshme vlerësohet si shumë e rëndësishme meqë për të njoftuan tre shpërthime lëndore dhe tre vëzhgime jolëndore.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Shpërthimi i sobës sime dhe shpërbërja -copëtimi- i gotave të Fejziut, Sabriut dhe Husrevit parashikuan ndodhjen e një fatkeqësie që do të na vinte. Është absolutisht e domosdoshme që ne të praktikojmë solidaritetin e vërtetë dhe të mos i vëmë re gabimet e njëri-tjetrit, dhe kjo është pika më e fuqishme e mbështetjes, dhe kurrë të mos ofendoheni prej një heroi të Risale-i Nurit si Husrevi, meqenëse ai merr vendin tim dhe është një përfaqësues i rëndësishëm i personalitetit kolektiv të Risale-i Nurit.

Para disa ditësh unë ndjeva një dëshpërim të madh dhe një pikëllim të thellë në kraharorin tim, dhe thashë me vete i shqetësuar: “Armiqtë tonë paskan gjetur një mënyrë për të na mposhtur”. Edhe soba ime edhe vëzhgimi krejtësisht i saktë që bëra në imagjinatën time dhanë njoftime të sakta.

Kini kujdes! Ruhuni! Ruhuni! Riparojeni menjëherë solidaritetin tuaj, i cili deri tani ka qenë i fortë si çeliku. Ndodhet një mundësi e madhe që ky incident do të shkaktojë më shumë dëm -sidomos në këtë periudhë- ndaj shërbimit tonë në rrugën e Kur’anit dhe ndaj besimit se sa ndaj qënies sonë të futur në burg.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Nata e Mi’ëraxhit të profetit Muhammed a.s.m. është si një ‘Natë Kadri’ e dytë. Fitimi i shpërblimit me punë të vazhdueshme -me sa të jetë e mundur- rritet në këtë natë nga një në një mijë. Gjithashtu, në përputhje me misterin e pjesëmarrjes shpirtërore, në këtë Natë të çmueshme e të bekuar, në dashtë Zoti, ashtu si disa melekë të cilët e lavdërojnë Allahun me dyzet mijë gjuhë, ju do t’i kryeni ibadetet dhe duatë me dyzet mijë gjuhë; dhe sidomos kjo do të bëjë të fitohet shumë shpërblim në këtë vend sprove, dhe ju do të jepni falënderime nëpërmjet adhurimit tuaj në këtë natë për stuhinë e ardhshme që do të na godiste e cila u zvogëlua një mijëfish.

Së bashku me urimin për kujdesin tuaj të plotë dhe maturinë, unë ju jap juve lajmet e gëzueshme se përkujdesja Hyjnore është duke u manifestuar për ne në mënyrën më të qartë.

Said Nursi

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Ju përgëzoj me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim për Natën e Miraxhit.

Së Dyti: Pretendimi ynë qysh prej njëzet vitesh ka qenë se studentët e Risale-i Nurit -me sa ka qenë e mundur- nuk e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik. Veçse ama kjo çështja e burgut tonë mund të konsiderohet si një shenjë e fortë dhe si një provë për ta plagosur atë pretendimin tonë. Sepse ata të cilët na sulmojnë pretendojnë se ne e prishim rendin dhe qetësinë. Veçse ama Përkujdesja Hyjnore u shfaq në mënyrë të jashtëzakonshme dhe nëpërmjet kerametit të sinqeritetit tuaj dhe të besnikërisë suaj; sepse ajo e ka lehtësuar ashpërsinë e fatkeqësisë nga njëqind në një dhe trau u bë qime nëpërmjet mirësisë së Tij. Përndryshe ata të cilët e bëjnë qimen tra, lidhur me ne, do ta kishin shfrytëzuar këtë rast për të përhapur shpifje kundra nesh dhe ndoshta do t’i nxisnin njerëzit për t’i besuar.

Së Treti: Mos mendoni dhe mos u shqetësoni fare për mua. Qënia ime në të njëjtën ndërtesë si ju, i zhduk të gjitha vështirësitë e mia dhe dëshpërimin tim. Në fakt, qënia jonë të grumbulluar së bashku këtu është e rëndësishme në shumë drejtime, dhe në shumë mënyra është e dobishme për shërbimin tonë ndaj besimit. Saqë dërgimi i atyre të vërtetave të rëndësishme të cilat i përmban ‘shtojca e kundërshtimeve’ tek gjashtë departamentet e qeverisë këtë herë, që tërhoqëm vëmendjen e tyre dhe që influencuan deri diku tek ata, kjo i ka zhdukur të gjitha vështirësitë dhe lodhjet tona.

Së Katërti: Prokopia me mësimet e Risale-i Nurit edhe e largon dëshpërimin, edhe mund të konsiderohet si pesë lloje ibadeti.

Së Pesti: Fatkeqësia e mëparshme u lehtësua njëqindfish në sajë të mësimeve të Risale-i Nurit. Përndryshe për shkak të ndjeshmërisë së kohës dhe të vendit, që qimja mund të ishte bërë tra, domethënë do të ishte si të hidhje shkëndinë në barut. Madje disa zyrtarë thanë: Ata të cilët dëgjojnë mësimet e Risale-i Nurit nuk ndërhyjnë në çështje. Në qoftë se të gjithë do t’i kishin dëgjuar mësimet e tij, nuk do të kishte ndodhur asgjë. Me sa të keni mundësi, mos i lejoni gjërat të shkallëzohen; mos lejoni asgjë tjetër t’u shtohet vështirësive të burgut. Ashtu si studentët e Risale-i Nurit, të burgosurit e tjerë duhet të jenë vëllezër dhe të mos zemërohen me njëri-tjetrin.

Said Nursi

* * *

Vëllezërit e mi të dashur, besnikë e të sinqertë!

Është bërë e detyrueshme për ne që t’i praktikojmë me aq sa ne mundemi brenda limiteve të mundësisë parimet e trajtesës mbi sinqeritetin dhe sinqeritetin në kuptimin e vërtetë midis nesh dhe ndaj njëri-tjetrit.

Unë kam marrë njoftim të sigurtë se për tre muajt e kaluar u caktuan tre njerëz këtu për t’i larguar nga njëri-tjetri vëllezërit e mi të veçantë duke luajtur mbi ndryshimet në mendime ose në temperamente. Gjithashtu ata janë duke e shtyrë pa asnjë shkak afatin e proceseve tona gjyqësore me qëllim që t’i bëjnë të mërzitur studentët e vendosur të Risale-i Nurit dhe për t’i tronditur ata; si dhe për t’i bërë dyshues ata që janë të pavendosur e delikatë dhe që t’u shkaktojnë atyre të heqin dorë nga shërbimi i tyre për Risale-i Nurin.

Prandaj, ruhuni! Bëni kujdes! Mos e lini atë vëllazëri vetëflijuese dhe atë dashuri të vërtetë që e keni mbajtur deri tani, të lëkundet. Në qoftë se ajo vëllazëri e dashuri do të lëkundeshin sa një fije -thërrime-, ajo do të na shkaktonte ne një dëm të madh. Sepse vetëm një tronditje e vogël në Denizli u shkaktoi hoxhallarëve të tillë të mbanin distancë e të rrinin ftohtë. Shërbimi ynë ndaj Kur’anit e besimit bën të nevojshëm që, në qoftë se do të ishte e domosdoshme, ne do të sakrifikonim edhe shpirtërat tonë për njëri-tjetrin.

Fetarët e vërtetë nuk bëhen të mërzitur me njëri-tjetrin për shkak të vështirësive apo të ngacmueshmërisë që burojnë nga gjëra të tjera; ato me përulësi të plotë, me modesti dhe nënshtrim ua atribuojnë të metat dhe mangësitë veteve të tyre, dhe përpiqen të shtojnë dashurinë e tyre dhe sinqeritetin. Ose përndryshe ne do të goditeshim në shkallë shumë të madhe, dhe do të kishte gjasa të shkaktonim një dëm të pandreqshëm. Duke ia lënë temën mendjemprehtësisë suaj, unë po e shkurtoj atë këtu.

Said Nursi

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Si rrjedhojë e një paralajmërimi të rëndësishëm që unë kam marrë, ndodhen tani një ose dy detyra në lidhje me Risale-i Nurin, të cilat janë përpjekja me sa keni fuqi nëpërmjet mësimeve të Risale-i Nurit dhe jo të hyni në polemika, as të jeni të njëanshëm ndërmjet të burgosurve të tjerë të mjerë në këtë shkollë të tretë të Jusufit. Sepse keqbërësit e rrezikshëm të cilët janë të fshehtë përpiqen të shfrytëzojnë ndryshimet, mëritë, qëllimet personale, urrejtjen dhe inatin. Meqenëse, nëse do të ishte e domosdoshme, shumica e shokëve tonë të burgosur manifestojnë një damar heroizmi -shpirtin e heroizmit- gjë e cila i bën ata të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre, kombin dhe për të dashurit, sigurisht ata burra guximtarë duhet të sakrifikojnë për të mirën e kombit, të paqës e të qetësisë këtu në burg kokëfortësinë e tyre, urrejtjen dhe armiqësinë, të cilat janë krejtësisht të padobishme dhe tej mase të dëmshme në këto kohë të stuhishme. Sepse në këtë mënyrë ata mund të jenë të shpëtuar nga korrupsioni i atyre që janë të fshehur, që punojnë fshehurazi në favor të anarkisë dhe terrorit dhe për të ngulitur tek njerëzit idetë e komunizmit.

Ose përndryshe -domethënë në kundërshtim me këto, do të ishte çështja- në këtë kohë të vështirë si ai që hedh shkëndi në barot, që do t’i shkaktonte dëm njëqind të burgosurve të mjerë dhe studentëve të pafajshëm të Risale-i Nurit dhe kësaj provincës së Afjonit, madje do të çonte në ndërhyrjen e një shoqërie sekrete e cila është këtu por që rrënjët e së cilës janë jashtë.

Meqenëse ne kemi hyrë në burg për hir të atyre nëpërmjet Kaderit Hyjnor, madje një grup prej nesh nuk dëshiron të largohet prej burgu për hir të lumturisë dhe të rehatisë së tyre shpirtërore, dhe ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë rehatinë tonë për hir të rehatisë së të tjerëve prej vëllezërve tonë, dhe ne do të përballojmë me durim çdo vështirësi e mundim, atëherë duhet që edhe ata vëllezërit tonë të rinj të bëhen gjithashtu si të burgosurit e burgut të Denizlit, të mos zemërohen me njëri-tjetrin, të mos mërziten dhe të mos mbajnë mëri, por është e domosdoshme që ata të pajtohen me njëri-tjetrin si vëllezër të dashur duke i qetësuar ndjenjat e tyre dhe për hir të shenjtërisë së muajit të Shaëbanit dhe të muajit të bekuar të Ramazanit. Prandaj, ne dhe unë i konsiderojmë ata të jenë brenda rrethit të studentëve të Risale-i Nurit dhe i përfshijmë ata në duatë tona.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Në përputhje me kuptimin “E mira qëndron në atë që zgjedh Allahu”, ndodhen shumë shembuj të së mirës për shtyrjen e kohës së gjykimit tonë dhe për ata prej vëllezërve tonë që kanë qenë liruar duke qenë këtu të pranishëm në ditën e gjykimit.

Po, meqenëse çështja e Risale-i Nurit i intereson të gjithë botës islame dhe sidomos këtij vendi, atëherë duhet të ketë tubime të gjalla të tilla si këto takime me qëllim që të tërheqim vëmendjen e të gjithë njerëzve për tek të vërtetat e tij. Dhe kështu Risale-i Nuri i jep mësimet e tij të shkëlqyera dhe me qartësi të plotë për miqtë dhe armiqtë; saqë ka shfaqur edhe sekretet më të fshehura tek armiqtë e tij më kryeneçë pa asnjë ngurrim në këto tubime të këtilla që janë përtej të gjitha shpresave tona dhe marrjes së masave, dhe përtej fshehjes sonë të atyre trajtesave, përtej përçmimit të armiqve tonë, dhe jashtë vullnetit tonë.

Meqenëse e vërteta është kështu, duhet që ne t’i konsiderojmë mundimet dhe vështirësitë që po i vuajmë tani dhe të cilat janë të pjesshme e shumë të pakta si një ilaç të hidhur, si kininë, dhe duke dhënë falënderime me durim, të themi: “Edhe kjo gjithashtu do të kalojë në dashtë Zoti xh.sh.”.

Së Dyti: Unë e shkrova këtë për drejtorin e kësaj shkolle të Jusufit: Kur isha rob lufte në Rusi Stuhia Bolshevike -Revolucioni bolshevik-  së pari shpërtheu në burgje, ashtu si Revolucioni Francez që së pari filloi në burgje dhe me të burgosurit të cilët njihen në histori me emrin “vagabontë”. Për shkak të kësaj si në Eskishehir po ashtu edhe në Denizli studentët e Risale-i Nurit u përpoqën të reformonin të burgosurit e tjerë me sa të ishte e mundur. Në të dy burgjet reformimi ishte shumë i suksesshëm.

Këtu në Afjon ai madje do të jetë edhe më i suksesshëm, sepse si rezultat i instruksionit të Risale-i Nurit në këtë kohë të ndjeshme, stuhia[59] e fortë që fryu ishte veçse një e qindta e asaj që do të kishte qenë. Përndryshe rrymat e dëmshme jashtë, të cilat i shfrytëzojnë konfliktet e incidenteve të atilla dhe që i presin raste të tilla, do ta kishin hedhur shkëndinë në barutin e zi dhe do të kishin shkaktuar të shpërthente flaka…

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur, besnikë e të qëndrueshëm në shërbimin ndaj Kur’anit, të cilët nuk bëhen të shkurajuar prej vështirësive dhe nuk ikin prej nesh!

Për shkak të ndonjë vuajtje fizike dhe shpirtërore, nefsi im urdhërues për të liga më dëshpëroi mua tani për hirin tuaj, por papritmas m’u shfaq në zemër sa vijon: Edhe në qoftë se do t’i kishit vuajtur këto vështirësi dhjetë herë më shumë me qëllim që të takoheshit me të gjithë vëllezërit tuaj këtu nga afër, kjo përsëri do të kishte qenë shumë e lirë. Shfaqet e domosdoshme se ashtu si në kohët e hershme njerëzit e realitetit grumbulloheshin bashkë dhe takoheshin të paktën një ose dy herë në vit, edhe studentët e Risale-i Nurit grumbullohen së bashku brenda çdo pak vitesh në Shkollën e Jusufit. Në përputhje me rrugën e Risale-i Nurit e kurorëzuar me frikën ndaj Zotit dhe me asketizëm, dhe në përputhje me metodën e tij të karakterizuar me dhënien e mësimeve tek të gjithë njerëzit, dhe në mënyrë të veçantë tek ata që janë të nevojshëm, madje dhe tek kundërshtarët, dhe për t’i lejuar personalitetit të tij kolektiv që të flasë, atëherë kjo shkollë e Jusufit është vendi më i mirë për studentët e Risale-i Nurit dhe shumë i përshtatshëm për këto qëllime, saqë edhe në qoftë se kjo do të shkaktonte një mijë vështirësi e mundime, nuk do të kishte asnjë rëndësi.

Disa prej vëllezërve tonë të dobët duke u bërë të mërzitur prej burgjeve tona të mëparshëm dhe duke e lënë rrethin e Risale-i Nurit u shkaktoi atyre një dëm të pallogaritshëm, por asnjë dëm nuk ishte për Risale-i Nurin dhe për studentët e tij; përkundrazi në vend të tyre u shfaqën studentë më të vendosur e më të sinqertë.

Meqenëse sprovat e dynjasë janë të përkohshme dhe kalojnë shpejt, duke na lënë neve frutat dhe shpërblimet e tyre, ne duhet të mbështetemi tek Përkujdesja Hyjnore dhe të japim falënderime me durim.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: I dërgoni dy faqet e fundit, ose me shkronjat e vjetra ose të shkruara nga makina e shkrimit, jozyrtarisht tek kryetari i gjykatës me anë të ndonjë personi serioz që ju e shihni të përshtatshëm; ia jepni atij gjithashtu shënimin vijues, të shkruar më vete:

Saidi ju paraqet juve falënderimin e tij dhe thotë: “Rojtarët i hapën dritaret, por prokurori i përgjithshëm nuk lejon asnjërin prej vëllezërve të mi që të vijë tek unë. Dhe ai kërkon që ju t’ia jepni atij Mus’hafin sherif -i cili është në gjykatë me qëllim që ai të mund ta lexojë gjatë këtyre muajve të bekuar. Ai dërgoi tre xhuze prej atij Mus’hafi tek drejtoria e çështjeve fetare si një model me qëllim që ata të mund ta botojnë atë fotografikisht. Përveç kësaj, ai kërkon njërin prej koleksioneve të Risale-i Nurit i cili është në gjykatë me qëllim që ai të mund ta lexojë atë në këtë vetminë e tij, në këtë burgim të vetmuar fillikat dhe në këto mundime të rënda, që të mund ta rehatojë atë dhe që të jetë një shok për të.

Duke ditur se ato koleksione kanë kaluar në tre ose në katër gjykata, dhe ato gjykata nuk i kanë kundërshtuar. Gjithashtu ato trajtesa kanë qenë vlerësuar e lavdëruar shumë prej dijetarëve kryesues të Mekës, Medinesë, Damaskut, Alepit dhe prej Universitetit të Az’harit në Kajro, dhe asnjë prej tyre nuk i ka kritikuar dhe nuk i ka kundërshtuar ato…”

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Fejziu ka dy kopje të “Hizb en-Nur[60] me vete. Në qoftë se ai nuk ka nevojë për të dyja, le të ma dërgojë mua njërën prej tyre, ose le të shkruajë Mehmed Fejziu një kopje tjetër. Gjithashtu trajtesa rreth Ramazanit dhe trajtesa e botuar e “El-Ajetul-Kubra” janë të nevojshme këtu.Uleni shpejt tensionin midis jush -pajtohuni, dhe riparojeni dëmin. Kujdes! Ruhuni! Shmangia më e vogël i shkakton dëm të madh rrethit të Risale-i Nurit. Mos u rrëmbeni prej ndjenjave që burojnë nga vështirësitë. Shpërthimi i sobës sime ishte një shenjë e kësaj fatkeqësie.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë: Husrev, Muhammed, Fejzi dhe Sabri!

Duke besuar tek ju me të gjithë fuqinë time, unë prisja të hyja në varr me qetësi të zemrës dhe t’jua lija juve mbarëvajtjen dhe ruajtjen e Risale-i Nurit. Unë mendoja se asgjë fare nuk do t’ju ndante ju nga njëri-tjetri. Tani ka një njoftim zyrtar lidhur me planet e tmerrshme për të shkaktuar diferenca, ftohje e largime midis studentëve kryesues të Risale-i Nurit. Meqenëse, ashtu siç kërkohet medoemos nga fuqia e besnikërisë suaj dhe nga lidhja juaj e fortë me Risale-i Nurin, ju jeni të gatshëm t’i sakrifikoni jetët tuaja për njëri-tjetrin nëse do të ishte e domosdoshme, atëherë nuk ka dyshim, dhe madje duhet që ju t’i sakrifikoni edhe ndjenjat tuaja të pjesshme e kalimtare të cilat janë të parëndësishme për hir të të tjerëve, sepse përndryshe sigurisht që do të shkaktohej një dëm i madh për ne në këtë periudhë, dhe siç ka mundësi të ndodhë ndarje dhe largim prej sferës së Risale-i Nurit… unë e them këtë dhe dridhem nga ky përfundim.

Qysh prej tre ditësh unë përsëri kam qenë tronditur prej një dëshpërimi të tillë saqë nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Unë tani kam kuptuar me siguri se një rrëmbim e zemërim aq i vogël -sa një qime në sy- do të kishte efektin e një bombe në jetën tonë me Risale-i Nurin.

Madje unë do t’jua them gjithashtu edhe këtë: Shumë përpjekje u bënë gjatë asaj stuhie -Revolte- të kaluar për të na lidhur ne me të. Tani ata po përpiqen që t’ju ndajnë e t’ju largojnë juve nga njëri-tjetri. Megjithëse kam vuajtur dhjetë herë më shumë se sa ju për hirin tuaj, unë kam vendosur që të mos i vërej gabimet e asnjërit prej jush. Unë kërkoj nga ju në emrin e profesorit tonë, personalitetit kolektiv të Risale-i Nurit, që të braktisni egoizmin dhe të mos ngulmoni me të, sido që të jetë, i justifikueshëm ose jo i tillë.

Në qoftë se do të kishte gishtërinj të fshehtë duke luajtur në atë vend të çuditshëm, për shkak të qënies suaj së bashku, le të shkojë njëri prej jush tek dhoma e Tahirit.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ju lutem mos ofendoheni për rëndësinë e madhe që u kam dhënë ju të treve që u mbetet qejfi prej njëri-tjetrit. Sepse ashtu si unë, Husrevi dhe Fejziu janë disi të pashoqërueshëm -të pashkueshëm me shokë- dhe të rezervuar. Gjithashtu ata ndryshojnë nga njëri-tjetri në temperament. Sa për Sabriun, ai është i përfshirë në jetën shoqërore nëpërmjet të afërmve të tij dhe mënyrës së mjeteve të tij të jetesës, dhe është i detyruar të jetë i kujdesshëm. Meqenëse, për shkak të këtyre ndryshimeve të mënyrave dhe të temperamenteve, të tre ju keni qenë ndoshta të pamundur të ruani durimin dhe vetëpërmbajtjen në burbujën e oborrit dhe në turmat e tij të zhurmshme, unë jam bërë i shqetësuar dhe dyshues. Sepse vetëm një kundërshtim i vogël tani shkakton shumë dëm.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë dhe o bashkëstudentë në këtë shkollë të Jusufit!

Nata e ardhshme është Nata e mirë e “Lejlejtu en-nisf min Shaëban” –Nata e Bera’etit. Ajo është si një bërthamë e shenjtë e të gjithë vitit dhe si një lloj prej programeve të paracaktimeve njerëzore -të fatit njerëzor. Prandaj kjo Natë fiton Shenjtëri prej Natës së Kadrit.

Dhe ashtu siç shumëfishohen të mirat deri në tridhjet mijë në Natën e Kadrit, po ashtu vepra e mirë dhe çdo shkronjë prej shkronjave të Kur’anit në “Natën e Bera’etit” shtohen deri në njëzet mijë sevabe.

Në qoftë se një e mirë e vetme shpërblehet me dhjetë të tilla në kohët e tjera, në tre muajt -e Rexhepit, Shaëbanit dhe Ramazanit- ato të mira shtohen e arrijnë në njëqind mijë të tilla. Dhe në këto Netë të shquara e të bekuara të mirat shtohen e rriten deri në dhjetë mijë, në njëzet mijë dhe deri në tridhjetë mijë të mira.

Këto Netë të bekuara mund të jenë të barasvlefshme me ibadetin e pesëdhjetë viteve. Prandaj prokopia me sa të jetë e mundur -me këndimin e Kur’anit Kerim, me istigfar -kërkim falje- dhe me salevate mbi profetin a.s.m. në këtë natë është një fitim shumë i madh.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju, dhe Zoti ju shpëtoftë në të dyja botët!

Ju përgëzoj me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim për Natën e mirë të Beraetit e cila mund t’i bëjë besimtarët të fitojnë barasvlerën e ibadetit të pesëdhjetë viteve. Unë pres me siguri të plotë nga Mëshira Hyjnore që nëpërmjet misterit të pjesëmarrjes shpitrërore dhe të shkëlqimit të solidaritetit, ashtu si disa Melekë të cilët i shprehin falënderimet me dyzet mijë gjuhë, po ashtu të gjithë studentët e sinqertë të Risale-i Nurit në këtë Natë të bekuar sikur e adhurojnë Allahun dhe i kërkojnë falje me Dyzet mijë gjuhë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Së Pari: Me sugjerimin e disa hoxhallarëve të cilët përkrahin bidatet -risitë-, padia ka kundërshtuar një çështje të Rrezes së Pestë, sikur ajo nuk pranon ardhjen e Dexhalit në islam si dhe dexhalët e tjerë. Përgjigjja për këtë është hadithi i saktë:

Kalifati do të vazhdojë me djemtë e xhaxhait tim Abbasit derisa ai -kalifati- të kalojë në dorën shkatërruese të Dexhalit”.[61]

Ky hadith sherif përveç se konsiderohet një mrekulli e ndritshme prej mrekullive të profetit tonë a.s.m., ai tregon në mënyrë të qartë se kalifati Abasid do të shfaqet dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë afërsisht pesëqind vjet dhe pastaj do të shkatërrohet nga dora e një Dexhali prej tre Dexhalëve të tillë, si: Xhengiz dhe Hulagu, pastaj ai do të sundojë pabesisht e tradhtisht brenda islamit. Domethënë, siç tregohet nga hadithe të shumta, se ndodhet një dëshmi e qartë se tre Dexhalë do të shfaqen në Botën Islame. Parashikimet e bëra prej hadithit të lartëpërmendur janë dy mrekulli të qarta.

E Para: është se “Kalifati Abasid”, i cili do të vinte në ekzistencë, do të vazhdonte për pesëqind vite.

E Dyta: Se ky kalifat do të shkatërrohej nga dora e një Dexhali tiran e mizor të tillë, si: Xhengiz dhe Hulagu.

Sa çudi! A do të ishte e mundur për pronarin e Sheriatit i cili njoftoi në librat e hadithit për gjëra të pjesshme që lidhen me shenjat e islamit dhe të Kur’anit, të mos parashikonte ngjarjet e çuditshme të cilat janë në këtë kohën tonë? Dhe a do të ishte e mundur që të mos kishte aluzione për studentët e Risale-i Nurit, të cilët në mënyrë të palëkundur i shërbejnë Kur’anit në mes të atyre ngjarjeve të çuditshme, në sferën më të gjërë dhe nën kushtet më të vështira, dhe frutat e shërbimit të të cilëve njihen e pranohen njëlloj nga miqtë dhe armiqtë?

Said Nursi

* * *

 

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

“Dhe kështu ata u mbuluan me poshtërim dhe mjerim…”[62]

[Një pikë e hollë rreth këtij vërseti]

Vëllai im i dashur Re’fet Bey, komandanti i Risale-i Nurit dhe shërbëtori i Kur’anit!

Kombi çifut ka qenë gjithmonë i skajshëm në dashurinë e tij për jetën dhe për këtë botë, dhe prandaj ai i ka merituar goditjet e poshtërimit dhe të mjerimit që i ka marrë në çdo shekull. Veçse ama në lidhje me çështjen e Palestinës, kjo nuk është dashuri për jetën dhe për këtë botë, por është një lloj i rëndësishëm i ndjenjave nacionale dhe fetare, sepse Palestina është vendi ku janë varrosur profetët e Bijve të Israelit, dhe profetët i përkisnin kombit të tyre. Si rrjedhojë, ata nuk kanë marrë këtë herë goditje të shpejta. Ose ndryshe si do të ishte e mundur që një grusht i vogël njerëzish të jetonte në mes të atij grumbulli të madh arabësh pa marrë goditje të shpejta dhe pa u rënë poshtërimi e mjerimi?

* * *

 

Pyetje: A ka ndonjë vërset që tregon se toka është e rrumbullakët dhe në cilën prej sureve të Kur’anit Kerim? Sepse unë jam ngurrues nëse ajo është e sheshtë -e drejtë- apo e rrumbullakët. Të gjitha vendet janë vendosur nëpër toka të rrethuara nga deti. Dhe çfarë është ajo që i ruan anët -brigjet -e këtyre deteve të gjërë? Unë kërkoj që ju të jepni një shpjegim, dhe unë puth duart e tua.

Ali Hoxha nga Emirdagu

Risale-i Nuri i ka zgjidhur pyetjet e këtij lloji. Dijetarët islamë kanë pranuar se toka është e rrumbullakët, dhe kjo nuk është aspak në kundërshtim me fenë. Fjala “Sat’h” në vërset[63] nuk tregon se toka nuk është e rrumbullakët. Për më tepër, kthimi drejt ‘Kibles’ –Istikbal elkibleh -është kusht për kryerjen e namazeve tek Muxhtehidët -Interpretuesit e sheriatit; dhe ky kusht është i aplikueshëm për çdo pjesë të namazeve, duke përfshirë rënien në Ruku dhe rënien në sexhde, dhe kjo do të ishte e mundur vetëm me rrumbullakësinë e tokës. Sipas Sheriatit Kibleja është një kolonë -rresht -i ndritshëm që ngjitet nga maja e Qabesë për tek Arshi dhe shtrihet prej nga ana më e poshtme e saj deri rrafsh me tokën. Dhe kryerja e të gjitha akteve të faljes në drejtim të ‘Kibles’ do të ishte e mundur vetëm me rrumbullakësinë e tokës.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.[64]

Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju përherë e përgjithmonë!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ju përgëzoj me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim për ardhjen e Muajit të Ramazanit dhe i lutemi Allahut që ta bëjë Natën e Kadrit për ju më të mirë se një mijë muaj. Amin. Dhe ta pranojë atë si ibadetin e tetëdhjetë viteve të jetës së kaluar në adhurim… Amin.

Së Dyti: Unë mendoj se ka shumë dobi dhe shembuj mirësie në qëndrimin tonë këtu deri në festë. Në qoftë se ne do të liroheshim tani, ne do të humbisnim të gjithë të mirat e shkollës së Jusufit, dhe përveç kësaj, ne do të merreshim me çështjet e dynjasë në këtë muaj të bekuar, muajin e Ramazanit i cili shikon thjesht dhe vetëm Ahiretin, dhe kjo do t’i prishte jetët tona shpirtërore.

Në përputhje me  “e mira qëndron në atë që zgjedh Allahu”, do të gjejmë gëzim të madh e mirësi më të shumta, në dashtë Zoti.

Ju gjithashtu, o vëllezërit e mi, e keni kuptuar në gjykatë se meqenëse ata nuk mund të gjejnë asgjë kudra nesh as me vetë ligjet e tyre, ata diskutojnë vogëlima krejtësisht të parëndësishme si disa çështje të pjesshme në disa letra të pjesshme të cilat kanë më pak lidhje me ligjin se sa krahu i një mize. Sepse ata nuk kanë gjetur rrugë për të sulmuar çështjet domethënëse dhe universale të Risale-i Nurit.

Gjithashtu, ne kemi një avantazh tjetër, ai është se ata merren me personin tim që s’ka rëndësi dhe më shpifin për të më ulur në vend të marrjes së tyre me studentët e shumtë të Risale-i Nurit dhe me trajtesat e përhapura gjërësisht dhe me çështjet universale të Risale-i Nurit. Kaderi Hyjnor nuk i lejon ata të ndërhyjnë tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij, por i preokupon ata me mua. Kështu unë ju them juve dhe të gjithë shokëve të mi: Për mbarëvajtjen tuaj dhe të Risale-i Nurit, unë i pranoj me gjithë zemër, madje edhe me miratimin e nefsit tim urdhërues për të liga, dhe me gëzim e mirënjohje, të gjitha vështirësitë e ardhura mbi personin tim. Dhe ashtu si Xhenneti që nuk është i lirë -i pashtrenjtë-, po ashtu edhe Xhehennemi nuk është i panevojshëm.

Dhe meqenëse dynjaja dhe vështirësitë e saja janë të përkohshme dhe kalojnë shpejt, edhe për keqtrajtimet që ne i marrim prej duarve të armiqve tonë të fshehur ne do të marrim hak në mënyrë të shumëfishtë, madje njëqindfish; dhe këtë hak do ta marrim në Gjyqin e Fundit, dhe pjesërisht edhe në këtë dynja.

Dhe ne në vend të urrejtjes dhe të zemërimit me ta, do të na vijë keq për gjendjen e tyre. Meqenëse realiteti është ky, atëherë duhet që ne të mbështetemi tek Allahu dhe t’i nënshtrohemi çfarëdo gjëje që ka dekretuar Kaderi Hyjnor për ne dhe të besojmë në Përkujdesjen Hyjnore e cila na mbron neve, dhe të mos shqetësohemi. Por duke qenë të kujdesur, dhe duke u zbukuruar me durim të plotë dhe me falënderime, dhe duke forcuar lidhjet e dashurisë, të unitetit dhe shoqërinë e përzemërt me vëllezërit tonë këtu në këto ditë të bekuara të këtij muaji të bekuar, muajit të Ramazanit, dhe ta kalojmë atë në një atmosferë të vëllazërisë së sinqertë, të ngushëllimit, të lidhjes së fortë, dhe duke u marrë me recitimin e virdeve në këtë muaj në të cilin rritet sevabi deri në një mijë, dhe të përpiqemi që të mos mërzitemi nga këto mundime të pjesshme të përkohshme e kalimtare, por të preokupohemi me mësimet tona shkencore; dhe ky është një fat i madh, që Zoti ia jep cilit të dojë.

Dhe mësimet shumë ndikuese të Risale-i Nurit në këtë provim të vështirë dhe duke i bërë ta lexojnë edhe armiqtë e tij, kjo është një fitore shumë e rëndësishme për të.[65]

Said Nursi

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Siç rrëfehet në hadithe të sakta: “Kërkojeni Natën e Kadrit në gjysmën e dytë të Ramazanit, veçanërisht në Dhjetë Ditët e Fundit”.[66]

Prandaj është një lumturi e madhe që të përpiqemi të përfitojmë prej Natës së Kadrit, e cila mund të fitojë për njeriun sa tetëdhjetë vite jetë të mbushur me ibadet, dhe e cila ka mundësi të jetë midis netëve të ardhshme.

Së Dyti: Në përputhje me kuptimin e

Ai që i beson Kaderit Hyjnor, shpëton nga brenga” dhe sipas rregullit të urtë:  “shiko tek ana e mirë e gjërave” dhe sipas vërsetit Kur’anor:

“Të Cilët e dëgjojnë Fjalën dhe ndjekin më të lartën prej saj (kuptimin më të mirë në të); pikërisht këta janë ata të cilët i ka udhëzuar Allahu, pikërisht këta janë njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë”,[67] ne duhet të shikojmë tek ana e mirë e çdo gjëje, aspektin që na jep qetësi të mendjes, me qëllim që të mos preokupohen zemrat tona me gjendje të shëmtuara të pakuptimta, kalimtare dhe të panevojshme për ne, por të cilat janë madje të dëmshme dhe që shkaktojnë dëshpërim e pikëllim. Në Fjalën e Tetë u përmend:

Një burrë hyri në një kopësht, ndërsa një tjetër e la atë. Njeriu fatbardhë pa lulet dhe gjërat e bukura dhe e qetësoi dhe e gëzoi vetveten. Por njeriu fatkeq pa vetëm gjërat e shëmtuara dhe të pista, ndonëse ishte i pamundur t’i pastronte ato; ato gjëra i çuan të përziera atij dhe ia pështirosën; atëherë ai e la atë dhe vazhdoi rrugën pa qenë i mundur të pushonte fare. Tani fazat e jetës shoqërore të njeriut dhe veçanërisht shkolla e Jusufit, i ngjason një kopështi. Ai përmban edhe gjëra të shëmtuara edhe gjëra të bukura, si dhe gjëra dëshpëruese dhe gjëra të gëzueshme. Personi i ndjeshëm është ai që e preokupon vetveten me gjërat e bukura dhe që japin gëzim dhe i shpërfill gjërat dëshpëruese e të shëmtuara, dhe jep falënderime me gëzim në vend të ankesave dhe të shqetësimit.

Said Nursi

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Ka një mundësi të fortë që nesër në mbrëmje të jetë Nata e Kadrit. Disa prej autoriteteve shkencore deklaruan se ajo është nesër. Edhe në qoftë se nuk do të ishte në fakt, meqenëse Ummeti e konsideron të jetë kështu, në dashtë Zoti ajo do të pranohet e tillë.

Së Dyti: Unë jam i mërzitur rreth rehatisë së vëllezërve tonë në krahun e gjashtë të burgut, ku ka pasë trazira. Ka një gisht nga jashtë i cili nxit trazira në burg dhe veçanërisht në krahun e gjashtë. Vëllezërit e mi atje duhet të jenë të vëmendshëm e të kujdesshëm, dhe të mos ndërlikohen në asgjë.

Së Treti: A e keni dërguar pjesën -paragrafin- tek avokati, që t’ia lexojë kryetarit të Gjykatës? Gjithashtu, për shkak se është e njëjta çështje, Halil Hilmiu nuk është vetëm avokati i Sabriut, por i gjithësecilit. Kjo është si e shoh unë atë. Ai duhet tani të ndihmojë avokatin tonë të parë për llogari të të gjithë neve.

Së Katërti: Unë ia dhashë parathënien e Tashkopruly Sadik Beut, Sabriut që ta shkruajë. Në qoftë se ajo tashmë është shkruar, pjesa që është korrektuar duhet t’i dërgohet atij. Një kopje e shkruar rishtas duhet të dërgohet tek unë. Unë kam këtu një kopje të një poeme të shkurtër të Sadikut. Në qoftë se ju nuk keni një kopje, unë do t’jua dërgoj atë juve.

Said Nursi

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Ju dërgoj përshëndetje për festën tuaj, si dhe përshëndes edhe të burgosurit që janë me ju. Unë i konsideroj ata, të cilët shkëmbejnë përshëndetje me ju, të më kenë përshëndetur edhe mua.

Është sikur unë i kam bërë vizitat e festës tek të gjithë ata; ju duhet ta dini këtë dhe duhet t’ua thoni atyre.

Së Dyti: Për shkak të paralajmërimit të sobës sime të hedhur në oborr që shpërtheu duke u thërrmuar pa ndonjë arsye të jashtme, dhe veprimi ynë me kujdes të plotë me vetëpërmbajtje si rrjedhojë, forca e asaj “stuhie” u pakësua njëqindfish dhe baruti i zi nuk u ndoz. Tani përsëri shishet e ujit duke u thërrmuar në mënyrë të jashtëzakonshme pa ndonjë arsye të jashtme, kjo na njofton neve se duhet të sillemi përsëri me gjakftohtësi, me durim e me maturi. M’u shfaq mua se hipokritët e fshehur dëshirojnë të përdorin njerëzit e shthurur dhe komunistët felëshues kundra njerëzve të drejtë fetarë; madje ata po përpiqen të ndërhyjnë këtu.[68]

* * *

Vëllezërit e mi të dashur, besnikë dhe të palëkundur!

Unë ju përshëndes ju me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim që e shëruat shpejt plagën tonë. Si rrjedhojë, unë u ndjeva krejtësisht i rehatuar e i gëzuar mbrëmë. Dihet se El-Medresetu ez-zehra zgjerohet dhe pajis mendjet dhe zemrat nëpërmjet misterit të sinqeritetit të vërtetë dhe të vetëfljimit serioz, dhe duke braktisur egoizmin, dhe nëpërmjet modestisë së plotë, brenda rrethit të Risale-i Nurit; dhe ajo i përhap këto gjëra nëpër qarqe. Atëherë duhet medoemos që të mos prishen ato mësime të fuqishme dhe ajo lidhje vëllazërore e fortë prej atyre gjërave kalimtare dhe pafundësisht të pjesshme të cilat lindin prej ndjenjave dhe emocioneve, dhe mos u rrëmbeni dhe mos u iritoni ndaj njëri-tjetrit.

Trajtesa rreth Sinqeritetit është këshilluesi më i mirë në këtë fushë.

Ata kanë kurdisur tani një plan të tmerrshëm për të na goditur dhe për t’i bërë studentët e Risale-i Nurit ta shohin ftohtë njëri-tjetrin duke luajtur me ndryshimet në idetë dhe në temperamentet e tyre, dhe për t’i ndarë ata nga njëri-tjetri. Sigurisht ishte thjesht një zënkë e vogël, por vetëm një qime në sy shkakton dhimbjen e një guri. Prandaj shishja ime dha njoftime për të sikur ai të ishte një incident i madh. I ndjeri Hafiz Aliu -Zoti qoftë i kënaqur me të- duke u ankuar pak përpara vdekjes së tij rreth një situate të tillë shumë të pjesshme më ka ardhur ndërmend ndoshta njëqind herë dhe më ka dëshpëruar.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë ia dhashë drejtorit të burgut kundërshtimet e shkruara të studentëve. Unë i thashë atij:

“Ne duam ta dërgojmë këtë, së bashku me pjesën e fundit të kundërshtimeve të mia të shkruara, tek drejtoria e çështjeve fetare dhe tek gjykata penale e Ankarasë, të cilat na kanë dhënë pafajësinë neve dhe trajtesave tona, dhe në qoftë se do të ishte e përshtatshme të dërgoni gjithashtu listën e gabimeve dhe të korrektimeve, por privatisht dhe vetëm për informacion”.

Ai tha: “Do të ishte e përshtatshme”. Tani ju mund t’i kërkoni avokatit që t’i bëjë gati disa kopje të kundërshtimeve të shkruara të studentëve dhe dy kopje të listës.

Gjithashtu, i shkruani drejtorisë së çështjeve fetare dhe i thoni: meqenëse ju shkruat në mënyrë përfekte dhe korrekte në raport rreth Saidit dhe shokëve të tij, atëherë ju dërgojani Afjonit këtë herë, pasi është detyra juaj që t’i mbroni dijetarët e fesë; Edhe Saidi i shtypur edhe studentët e shokët e tij të pafajshëm janë mirënjohës ndaj departamentit tuaj.

Sidoqoftë, çështja lidhet me fenë dhe me dijen, kështu departamenti i çështjeve fetare duhet të interesohet për të para policisë dhe drejtësisë apo ndonjë departamenti tjetër. Për këtë arsye, edhe në Denizli, edhe në Afjon ne së pari iu drejtuam departamentit tuaj, duke i dërguar ankesat tona tek dijetarët atje. Shkruani një paragraf duke shprehur këtë kuptim.

Said Nursi

* * *

 

Vëllai im i dashur e besnik Re’fet Bey!

Nga respekti për Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm, dhe për hir të lidhjeve të tua me Kur’anin, dhe në nder të njëzet viteve të tua në shërbim të besimit nëpërmjet Risale-i Nurit, jepini fund menjëherë kësaj mërie e urrejtje midis jush sepse ajo është e tmerrshme pavarësisht qënies së saj si diçka e pjesshme -në dukje- veçse ama ajo është e dhimbshme e pikëlluese lidhur me situatat tona aktuale. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për hipokritët e fshehtë të cilët përpiqen të na dëbojnë e të na shkatërrojnë, dhe është si të hudhësh një fije të ndezur shkrepëseje në barut të zi. Prandaj, o vëllezërit e mi, mos u pezmatoni nga njëri-tjetri.!

I nxisni të tjerët të heqin dorë prej saj. Sepse përndryshe ka një mundësi të fortë që për shkak të një të drejte të pjesshme personale që nuk vlen as sa një dirhem -peshë- mund të shkaktohen tonelata dëme për ne, për shërbimin ndaj Kur’anit dhe ndaj Imanit.

Unë betohem se në qoftë se ndonjëri prej jush do të më fyente mua në mënyrën më të tmerrshme dhe ta nëpërkëmbte krejtësisht nderin tim, por të mos e braktiste shërbimin ndaj Kur’anit, besimit dhe ndaj Risale-i Nurit, unë do ta falja atë dhe do të bëja paqë me të dhe do të përpiqesha të mos ofendohesha. Ju e dini se armiqtë tonë përpiqen të shfrytëzojnë edhe mosmirësjelljen më të vogël midis vëllezërve, prandaj pajtohuni shpejt. Hiqni dorë nga të qënurit zemërakë, gjë e cila është e pakuptim dhe e dëmshme. Përndryshe, ashtu si Shemsiu, Shefiku dhe Teufiku, disa prej nesh në dukje do t’u bashkohen atyre që na kundërshtojnë, duke i shkaktuar dëm shërbimit tonë ndaj imanit.

Meqenëse Përkujdesja Hyjnore na ka dhuruar neve shumë në vend të të humburve që janë larguar prej nesh, përsëri ajo Përkujdesje do të na mbështesë e do të na ndihmojë në dashtë Zoti xh.sh..

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Drejtori i burgut siç duket e pëlqeu shumë veprën “El-Ajetul-Kubra” dhe trajtesën “Udhëzuesi për të rinjtë”. Tani ai dëshiron koleksionin “Asa Musa” “Shkopi i Musait”, dhe koleksionin “Dhul-Fikar”. Unë i thashë atij se do t’ia dërgoja ato. Në qoftë se ndodhen kopjet e tyre këtu në Afjon, vendoseni mënjanë secilën prej koleksioneve “Shkopi i Musait”, “Dhul Fikarin” (në vëllim të madh, të lidhur) “Udhëzuesi për të rinjtë”, dhe El-Ajetul-Kubra”.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Ky raport ka pasur ekzaktësisht të njëjtin rezultat si ai i Denizlit. Ata na kanë shfajësuar neve për pikat me të cilat na kanë akuzuar, por me qëllim që t’i bëjnë për vete ata dhe të tregojnë se ata nuk janë Studentë të Risale-i Nurit, dhe për shkak të një damari të Vehabizmit, ata na kanë kritikuar neve me disa kritika shkencore. Unë mendoj se ky raport ka arritur para se të shkruhej akuza, sepse akuza i përfshin disa pika prej tij.

Sidoqoftë, lista jonë e gabimeve dhe e korrektimeve u përgjigjet atyre në mënyrë të plotë. Çfarë mendoni për këtë? Gjithashtu si janë përgjigjjet e mia të reja? A janë ato të sakta? Unë i shkrova ato me shumë nxitim kur isha në një gjendje të mjeruar.

 Së Dyti: Deri tani ata në dukje kanë qenë preokupuar me personat tonë, me çështjet e një shoqërie politike, formimin i një tarikati Sufi dhe me disa letra të parëndësishme private. Por tani, me konfiskimin e trajtesës “Siraxhun-Nur” dhe të trajtesës “Gjashtë Sulmet”, dhe komiteti i ekspertëve duke drejtuar vëmendjen tek Risale-i Nuri, dhe intrigat e armiqve tonë të fshehur kanë bërë që Risale-i Nuri të sulmohet në një lloj mënyre, në një kohë që ai është mjeti për të siguruar qetësinë në këtë vend. Dhe ashtu si në shumë raste më parë, mu në kohën që vendi po sulmohej në këtë mënyrë, ndodhën dy tërmete të fuqishëm, ashtu siç ndërsa po e shkruaja atë diskutim. Kjo më afirmoi mua duke thënë: Nuk është nevoja ta shkruash atë. Kështu unë nuk e shkrova më. Pastaj sot unë dëgjova se ekziston frika e një lufte. Kështu unë i thashë personit përgjegjës këtu: “Sa herë që sulmohet Risale-i Nuri, toka bëhet e zemëruar ose ekziston frika e luftës. Ne kemi përjetuar shumë ngjarje të tilla saqë asnjë mundësi rastësie nuk ka mbetur, dhe këto kanë qenë treguar në gjykata. Domethënë, shqetësimi im i tmerrshëm rreth Risale-i Nurit më parë, dhe kritikët xhelozë të komitetit të ekspertëve, dhe konfiskimi i një pjese të rëndësishme të Risale-i Nurit, megjithëse unë nuk e kuptova atë, koinçidoi me trajtesën “Siraxhun-Nur” -e cila është si një sadeka e pranueshme dhe një mjet për të larguar fatkeqësitë- u zhduk pas perdes së fshehtësisë, ra tërmeti dhe frika e shpërthimit të luftës.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Mos u shqetësoni! Ne jemi nën përkujdesjen dhe mbrojtjen Hyjnore. Mundimet e jashtme mbajnë shembuj të shumtë mëshire. Komiteti i ekspertëve u detyruan të kundërshtojnë një pjesë prej Risale-i Nurit… Nuk ka dyshim se zemrat e ekspertëve janë bërë prej Nurxhuve.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur, të palëkundur, të patrembur, të cilët nuk do ta braktisnin kurrë punën e Ahiretit për këtë botë kalimtare!

Mos u dëshpëroni që po mbetem këtu edhe për një periudhë tjetër për shkak të dëshirës së tyre për ta zgjeruar rrethin e çështjes sonë. Përkundrazi, jini të kënaqur, ashtu si unë. Sepse meqenëse jeta nuk ndalon por nxiton drejt zhdukjes, në vendet e sprovave të tilla si ky, ajo bëhet e përjetshme nëpërmjet frutave që ajo fiton për Ahiretin. Për më tepër, rrethi i mësimeve të Risale-i Nurit është duke u zgjeruar. Për shembull, dijetarët e komitetit të ekspertëve janë duke u detyruar që ta studiojnë me shumë vëmendje trajtesën “Siraxhun-Nur”. Gjithashtu është e mundur që në qoftë se ne do të liroheshim tani, kjo do të na shkaktonte mangësi në punën tonë në shërbim të besimit në një ose dy aspekte.

Unë nuk dëshiroj të largohem nga burgu ndonëse unë vuaj vështirësi më shumë se ju. Edhe ju gjithashtu përpiquni -sipas mundësive- të jeni të duruar, të vetëpërmbajtur dhe të mësoheni me këtë lloj jete këtu dhe duke u preokupuar me kopjimin e Risale-i Nurit dhe me studimin e tij që të gjeni ngushëllim e gëzim.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Në qoftë se do të ishte e domosdoshme, unë mund t’ju dërgoj juve dy kopje të listës së gabimeve nga fundi i mbrojtjeve, të cilat unë i kam këtu me shkronjat e reja. Ato duhet të dërgohen tek Drejtoria e çështjeve fetare përveç përgjigjjes ndaj komitetit të ekspertëve, dhe tek Gjykata Penale e Ankarasë. Një kopje e përgjigjjes ndaj komitetit të ekspertëve duhet që t’i dërgohet gjithashtu gjykatës këtu.

Së Dyti: Është gjë e mirë që ata e kanë zgjeruar çështjen tonë. Deri tani ata e kanë bërë atë të shfaqet e vogël dhe e parëndësishme me qëllim që ta zhvlerësonin atë, por fshehurazi i jepnin asaj shumë rëndësi. Situata tani do të jetë më e volitshme për punën tonë në rrugën e besimit dhe të Kur’anit, në dashtë Zoti xh.sh..

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Në qoftë se udhëtimi për në Haxh do të kishte qenë i lirë dhe i lejueshëm, disa prej nesh ndoshta do ta kishin bërë haxhillëkun.

I lutemi Allahut që ta pranojë këtë nijetin -qëllimin- tonë sikur ne të kishim shkuar vërtet në haxh, dhe që t’i japë shërbimit tonë ndaj besimit dhe ndaj Risale-i Nurit shpërblim të madh si shpërblimi i haxhit ndërsa ne po vuajmë në këto rrethana të mbushura me mundime e vështirësi.

Së Dyti: Meqenëse ne në mënyrë të përsëritur kemi thënë se “Risale-i Nuri është një koment i fuqishëm dhe i vërtetë i Kur’anit”, m’u shfaq se unë duhet të shpjegoj një fakt, meqenëse disa njerëz të pavëmendshëm nuk e dinë kuptimin e plotë të kësaj. Fakti është ky:

Ndodhen dy lloje të komenteve të Kur’anit:

I Pari është lloji i mirënjohur. Komentet e këtij lloji shpjegojnë e sqarojnë frazeologjinë e Kur’anit, fjalët dhe fjalitë e tij.

Lloji i dytë shpjegon, provon dhe sqaron me argumente të fuqishëm të vërtetat e Kur’anit që lidhen me besimin.

Ky lloj ka rëndësi të madhe. Ndonjëherë komentet e mirënjohur, të cilët shpjegojnë aspektin e jashtëm, e përfshijnë këtë llojin e fundit në mënyrë të përmbledhur. Por Risale-i Nuri e ka marrë këtë lloj si bazën e tij të drejtëpërdrejtë. Dhe Risale-i Nuri është një komentim i kuptimeve të Kur’anit Kerim i cili i hesht në një mënyrë të paparë edhe filozofët më kryeneçë.

Së Treti: Këtë mëngjes unë do të shkruaja diçka, por nuk e bëra. Tani e njëjta çështje është shfaqur, dhe nëpunësi Salim Bey dha leje. Husrevi dhe Tahiri duhet të vijnë nesër me qëllim që të shkruajnë një peticion për kabinetin qeveritar.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

A mos vallë ne dhe Risale-i Nuri qenkemi më të dëmshmit rreth e qark saqë të gjithë shkruesit e tjerë janë të lirë të shkruajnë dhe të gjithë klasat e njerëzve janë të lira të takohen bashkë? Por pa edukim fetar, myslimanët nuk mund të sundohen përveç se me një despotizëm absolut dhe me një ryshfet të pakufishëm. Sepse, ashtu si një mysliman -i cili braktis fenë e tij- që nuk mund të bëhet një çifut i vërtetë dhe as një krishter i vërtetë, por bëhet një ateist dhe krejtësisht i korruptuar dhe i çudhëzuar, po ashtu myslimani nuk mund të bëhet kurrë komunist, por një anarkist terrorizues; dhe atëherë ai nuk do të mund të sundohej me asgjë tjetër përveç despotizmit absolut. Ndërsa ne studentët e Risale-i Nurit po punojmë për të ndihmuar administratën, për të vendosur rendin e qetësinë dhe për lumturinë e këtij vendi dhe kombi. Ata që na kundërshtojnë neve janë anarkistë ateistë dhe armiqtë e vendit dhe të kombit. Është e domosdoshme që qeveria të mos ndërhyjë tek ne, por të na mbrojë neve dhe të na ndihmojë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Lirimi i botuesve të Risale-i Nurit të tillë, si Re’fet, Ed’hemi, anëtarët e Familjes Çalishkanë dhe të Burhanit tregon se nuk është e ndaluar të përhapet Risale-i Nuri dhe gjykata nuk ndërhyn në të. Gjithashtu ajo është një shenjë se ajo ka vendosur se nuk është shoqëri politike. Gjithashtu, zgjatja e periudhës së çështjes sonë dhe tërheqja e shikimeve të tyre tek Risale-i Nuri në një fushë të gjërë, është vetëm se një ftesë e përgjithshme për leximin e Risale-i Nurit dhe një njoftim zyrtar për të, gjë e cila nxit tek dëgjuesit e përmalluar dëshirën për ta lexuar atë. Kjo ka qenë mjet që ne njerëzit e imanit të përfitojmë dobi të mëdhaja që i tejkalojnë mundimet tona njëqind herë. Dhe kjo është një shenjë, në dashtë Zoti, se ky mësim i shenjtë do të ketë efektin e një bombe atomike kundra trupave agresivë të çudhëzimit të cilët janë në sulm në këtë kohë gjithandej tokës në mënyrën më të gjërë e më të tmerrshme.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë: Reëfet, Mehmed, Fejzi, Sabri!

Unë mora një paralajmërim të ashpër dhe një shenjë, dhe kërkoj seriozisht nga ju për hir të Risale-i Nurit dhe nga respekti për këtë festë dhe për hir të të drejtave të vëllazërisë sonë të mëparshme midis nesh: përpiquni ju, o tre vëllezër, që ta qetësoni e shëroni këtë plagën tonë të re. Sepse armiqtë tonë të fshehur po ndjekin dy plane: njëri është që të shkatërrojnë karakterin tim me trajtim fyes, dhe i dyti është që të na bëjnë neve të ftohur e të na largojnë nga njëri-tjetri. Të kritikosh, të kundërshtosh dhe të ofendohesh prej Husrevit është të shkaktosh ndarje midis nesh. Unë ju them juve se në qoftë se Husrevi do të kishte një mijë gabime, unë përsëri do të isha i kujdesur dhe do të kisha frikë të flisja kundra tij. Sepse ta kundërshtosh atë tani, do të thotë të kundërshtosh direkt Risale-i Nurin dhe mua dhe do të thotë të mbështesësh ata të cilët na kanë shkatërruar neve. Ajo do të ishte tradhti e tmerrshme, saqë një gjë e jashtëzakonshme më ndodhi pa asnjë arsye të jashtme, ashtu si shpërthimi i sobës sime.

Gjithashtu unë jam i mendimit se torturat e fundit që më kanë rënë rezultuan prej mungesës suaj të pakuptimtë e të dëmshme të solidaritetit. Një gisht i tmerrshëm po i trazon gjërat tani këtu, dhe veçanërisht në krahun e Gjashtë të burgut.

Mos më bëni të qaj në këtë festë; pajtohuni menjëherë në mënyrë të përzemërt!

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Unë desha që vetëm dy ose tre prej vëllezërve tonë të liroheshin sot, por Përkujdesja Hyjnore i shtyu për më vonë ata, i la prapa këtu, me qëllim që ata të fitojnë dobi, për të mirën e tyre; madje mbetja jonë në këtë situatë afërsisht tre javë ka qenë e domosdoshme, madje absolutisht e domosdoshme, sepse prania jonë së bashku në këtë festë është e domosdoshme për ne, për Risale-i Nurin, për shërbimin tonë dhe për rehatinë tonë materiale e shpirtërore; dhe që ta marrim pjesën tonë të plotë prej duave të haxhillarëve, dhe për t’i shpëtuar trajtesat që kanë qenë dërguar në Ankara nga konfiskimi dhe që të shtohen në numër ata që kanë dhembshuri për ne dhe që u vjen keq për qënien tonë të shtypur dhe të përqafojnë metodën e Risale-i Nurit, dhe që kjo të mund të jetë një provë se ne nuk u drejtohemi për ndihmë tradhtarëve të vendit, të kombit dhe të fesë duke pranuar gabimet e rënda që po bëhen aktualisht.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Duke mos qenë në gjendje ta durojnë -për shkak të damarit të tyre të Vehabizmit- interesimin e madh të Imam Aliut (Zoti qoftë i kënaqur me të) dhe vlerësimin për Risale-i Nurin, dhe të ndikuar nga dyshime të pabaza, saqë vitin e kaluar i shkaktuan ujit të Zemzemit të derdhet, dhe këtë vit i penguan njerëzit nga shkuarja për të bërë haxhillëk, komiteti i ekspertëve drejton kritikat e tyre të padrejta, të pasakta, të pajustifikueshme dhe prej smire ndaj Rrezes së Pestë. Në këtë kohë dyshimi dhe shqetësimi, vendi më i sigurt për ne është burgu. Në dashtë Allahu, Risale-i Nuri do të fitojë lirinë edhe për ne, edhe për vetveten. Meqenëse nën këto rrethana të vështira përballë kaq shumë kundërshtarëve ato po i bëjnë vetveten të lexohen në një mënyrë të paparë, dhe duke i bërë studentët e tyre të punojnë në burg në mënyra të ndryshme, dhe nëpërmjet Përkujdesjes Hyjnore duke mos lejuar që ato të shkatërrohen; atëherë ne duhet të jemi shumë të kënaqur me këtë dhe të bëjmë falënderime në vend të ankimit. Për shkak të kësaj kënaqësie, unë jam në gjendje t’i përballoj të gjitha mundimet e mia të rënda. Unë nuk ndërhyj në punët e Zotit xh.sh..

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Prej këtyre dy kopjeve, njëra është e imja dhe tjetra është e drejtorit. Korrektojeni kopjen e drejtorit në përputhje me kopjen e shkruar me dorëshkrimin tim. Ndërsa po studioja këtë herë trajtesën “El-Ajetul-Kubra”, unë pashë se Stacioni i Dytë deri në fund, dhe “biseda” në fund kishin një rëndësi shumë të madhe, dhe unë përfitova  shumë prej saj. Njëri nga ju duhet ta lexojë dhe tjetri ta dëgjojë, me qëllim që edhe ju të përfitoni gjithashtu. Përveç kësaj, duke bërë korrektime, vëllezërit tonë nuk duhet të mbeten pa punë, por duhet të studiojnë me nga dy.

Së Dyti: Kopja ime e Fjalës së Dhjetë dhe letrat që ndodhen këtu dhe gjërat e tjera si këto nuk duhet as të humbasin dhe as të mbeten kot, pa u lexuar. Unë do t’ia lë Xhejlanit që ta shohë e kontrollojë këtë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Ndërsa duke lexuar tani Xhelxhelutijen, m’u tregua momenti kur më ndodhi kjo pyetje: jam kureshtar të di, çfarë lidhje është ndërmjet sures  “Thumma nun” në frazën  “Bi hak-ki tebareke thumma nun wa sa’il, në shkallën e njëzet e gjashtë, e cila tregon trajtesën rreth Kaderit Hyjnor?” Unë pashë kur po lexoja fillimin e asaj sureje,  “Nun”,  “Për Penën dhe për (shënimin, regjistrin) që njerëzit shkruajnë”[69], Pashë se ajo është fjala  “Nun” e cila është origjina, baza, burimi i parapërjetshëm i të gjitha penave, shkrimit dhe librave, dhe tregon Penën e Kaderit Hyjnor, dritën, dhe dritën e njohjes së parapërjetshme. Domethënë ashtu si  “Betohem për (erërat) që shpërndajnë pluhur”[70], që shikon tek Trajtesa rreth “Grimcave të vockëla” me një lidhje të fuqishme që nxjerr si rrjedhim një tregues, po ashtu fjala “Nun” shikon tek Trajtesa rreth “Kaderit Hyjnor” me një tregues të fuqishëm.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Në përputhje me kuptimin e  “e mira është në atë që zgjedh Allahu”, ndodhet një e mirë në shtyrjen e çështjes sonë. Zemra ime e dëshironte këtë shtyrje afati, dhe liria e Risale-i Nurit kërkoi që ajo duhet të ishte kështu. Duke e ngushëlluar njëri-tjetrin, duke forcuar moralin e njëri-tjetrit dhe duke diskutuar në mënyrë shkencore dhe me bashkëbisedim të këndshëm, dhe duke shkruar e studiuar Risale-i Nurin, ju do të jeni të suksesshëm në tërheqjen e Mëshirës Hyjnore, që e zhduk pikën e vështirësisë, dhe i transformon këto orë kalimtare në orë të përjetshme.

Së Dyti: Meqenëse ne i shkëmbyem urimet e festës në burgun e përkohshëm të gjykatës, unë ju dërgoj ju ëmbëlsirën e festës që është ujë zemzemi të cilin e solli heroi i qytetit të Konias Vëlla Zybejri dhe mjalt prej fshatit Nurs i cili ka një kuptim të madh për mua. Futni ujë në shishen e mjaltit dhe i përzieni ato së bashku. Pastaj lëreni ujin e zemzemit në të dhe pijeni me shëndet të mirë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Një pyetje shumë e rëndësishme e domethënëse u bë nga dikush i rëndësishëm. Ai më pyeti: Ju nuk jeni një shoqëri politike dhe tre gjykata ju kanë dhënë juve pafajësinë për këtë pikë, dhe kjo gjithashtu është vërtetuar për shkak se gjashtë Provinca të cilat ju kanë mbajtur ju nën mbikëqyrje qysh prej njëzet vitesh nuk kanë bërë asnjë akuzë lidhur me të. Megjithatë, ndodhet një lidhje e çuditshme midis studentëve të Risale-i Nurit që nuk gjendet në asnjë shoqëri politike apo grup. Ne do të donim që kjo vështirësi të jetë zgjidhur për ne; a keni mundësi të na e zgjidhni atë?

Unë në përgjigje thashë këtë: Është e vërtetë, studentët e Risale-i Nurit nuk janë një shoqëri politike të asnjë lloji, dhe as një grup i organizuar për ndonjë interes politik, dynjaje, negativ, personal apo të përgjithshëm; dhe ata nuk mund të jenë kështu. Ata janë bijtë dhe bijat, dhe nipërit e mbesat e heronjve të vjetër të këtij atdheu, prej miliona të përkushtuarve ndaj islamit, të cilët me gëzim të plotë i sakrifikuan jetët e tyre për të fituar Rangun e martirizimit. Ata kanë trashëguar një pjesë prej shpirtit të asaj sakrifice dhe vetëflijimi saqë ata e shfaqën atë lidhje të jashtëzakonshme e cila e shtyu këtë vëllain e tyre të pafuqishëm e të dobët të thotë para gjykatës së Denizlit: “Le të sakrifikohen edhe kokat tona gjithashtu për një të vërtetë për të cilën janë sakrifikuar me miliona koka heroike!” Ai e tha këtë fjali në emrin e tyre, duke e lënë gjykatën në habi dhe në heshtje vlerësuese.

Domethënë, studentët e Risale-i Nurit janë të përkushtuarit e vërtetë, të sinqertë e pozitivë të cilët veprojnë vetëm për kënaqësinë e Allahut dhe të Ahiretit; saqë shoqëritë e fshehta të rrezikshme të Masonëve, komunistëve, korruptuesve, ateistëve, të pafeve dhe të Tashnakëve[71] nuk kanë gjetur asnjë mjet për t’i kundërshtuar ata, dhe kështu dëshirojnë t’i shkatërrojnë e t’i përçajnë nëpërmjet ligjeve “Elastike” -të lakueshme- duke mashtruar qeverinë dhe drejtësinë. Në dashtë Zoti ata nuk mund të bëjnë asgjë; përkundrazi, ata do të jenë mjet për të shtuar numrin e heronjve vetëflijues të Risale-i Nurit dhe të besimit”.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Unë do t’ju tregoj ju një pyetje dhe përgjigjje që ndodhi para dyzet vjetësh, e cila i ngjason asaj të djeshmes.

Lidhja e studentëve të “Saidit të Vjetër” ishte aq e fortë me profesorin e tyre saqë arriti shkallën e sakrifikimit dhe të vetëflijimit. Prandaj Saidi i Vjetër qe në gjendje të sfidonte veprimet e shumta aktive që i ndërmerrnin bandat armene dhe revolucionarët Tashnakë përreth qyteteve të Vanit dhe Bitlisit, madje i bënte ata të ndalonin tek caqet e tyre deri në një shkallë.

Dhe kur ai gjeti për studentët e tij pushkë mauzerë, u transformua medreseja në një gjendje që i ngjasonte kapanonit ushtarak -pasi librat ishin krah për krah me pushkët. Pastaj erdhi një gjeneral nga ushtria, i pa ato dhe tha: kjo nuk është medrese, kjo është një kazermë ushtrie. Dhe ai urdhëroi duke thënë: “Grumbullojini pushkët meqë u bë dyshues si rrjedhojë e incidentit të Bitlisit. Nga ne ata morën pesëmbëdhjetë pushkë; dhe pas afërsisht dy muajsh shpërtheu lufta e Parë Botërore, dhe unë kërkova që të më ktheheshin pushkët e mia… Sidoqoftë… Ata më pyetën mua në lidhje me çfarë u përmend lart: Revolucionarët armenë, midis të cilëve ka të përkushtuar të zjarrtë e të gatshëm për të sakrifikuar jetët e tyre, tremben prej jush, kështu që kur ju ngjiteni në Malin Erekdaĝi pranë Vanit, ata tërhiqen e shkojnë tjetërkund.

Çfarë force keni ju që i bëni ata të veprojnë kështu?”

Në përgjigjje unë u thashë atyre: Meqenëse të përkushtuarit armenë e shfaqin këtë vetëflijim të çuditshëm për jetën kalimtare të kësaj bote dhe për interesat e nacionalizmit të vogël e negativ, dhe na sulmojnë neve, atëherë sigurisht studentët që luftojnë për jetën e përhershme dhe për interesat pozitive të kombit të gjërë e të shenjtë islam, dhe janë ata që besojnë me siguri se exheli është një dhe nuk ndryshon; nuk ka dyshim se këta studentë nuk mund të mbeten prapa atyre të përkushtuarve[72], këta pa ngurrim dhe me krenari e sakrifikojnë jetën dhe exhelin e tyre të përcaktuar dhe pak vite të kësaj jete të jashtme, të rreme për milionat e viteve të jetës së vërtetë e të amshuar dhe në rrugën e ruajtjes dhe të mirëqenies së miliarda njerëzve besimtarë e të devotshëm”.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur, të dhembshur e besnikë!

Qysh prej dy ditësh unë kam ndjerë një dhimbje në kokën time dhe në nervat prej ndikimit të gripit. Dhe duke ndjerë nevojën e ngushëllimit dhe të shoqërimit në rrethana të tilla për t’u takuar me shokë unë u ngushtova nga një vetmi e tmerrshme dhe nga qënia ime i veçuar. Ankesat vijuese më ndodhën: Përse e vuajmë ne këtë torturë? Cila është dobia e tij për shërbimin tonë në rrugën e Kur’anit dhe të Imanit?

Pastaj, në këtë mëngjes papritmas m’u shfaq sa vijon: Futja jonë në këtë provim të vështirë dhe duke u goditur prej këtij guri prove disa herë me qëllim që të shihet qartë nëse ne jemi flori apo tunxh; dhe provimi ynë në çdo anë e aspekt me sprova padrejtësie, dhe duke kaluar madje nëpër sita më të holla tre ose katër herë për të parë nëse nefset tonë urdhërues për të liga do të marrin një pjesë ose janë duke luajtur ndonjë dredhi, e gjitha kjo është shumë e domosdoshme për shërbimin tonë, i cili duhet të jetë thjesht dhe vetëm në emrin e të vërtetës dhe të realitetit, dhe prandaj Kaderi Hyjnor dhe Përkujdesja Hyjnore e lejuan këtë sepse njoftimi për këtë shërbim të lartë në këtë fushë provimi përballë armiqve kryeneçë e të padrejtë dhe preteksteve të tyre; kjo i ka bërë njerëzit të kuptojnë se: ky shërbim ndaj Kur’anit buron drejtpërdrejt prej të vërtetës dhe Realitetit, dhe tek ai shërbim nuk përzihen as dredhia, as mashtrimi, as egoizmi, as mburrja, as qëllimi personal dhe as interesat e dynjasë dhe të Ahiretit. Masat e besimtarëve nuk do të kishin pasë besim në të po të mos kishte qenë ky provim; pasi gjuha e gjendjes së tyre thonte: “Ndoshta ata janë duke na mashtruar neve”. Edhe elita e besimtarëve do të kishin pasë dyshimet e tyre dhe do të kishin thënë:

“Ndoshta ata veprojnë kështu për të arritur rangje shpirtërore për vetveten dhe për të fituar besimin e njerëzve dhe për t’u admiruar; ashtu siç e bëjnë një gjë të tillë ata të cilët e shesin vetveten për të fituar rangje shpirtërore. Dhe si rrjedhojë ata nuk do të besonin në shërbimin. Por pas sprovës u detyrua edhe personi më kokëfortë e kryeneç të nënshtrohet. Në qoftë se mundimi juaj është një, fitimet tuaja janë një mijë, në dashtë Zoti.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Njoftimi në gazeta për ngjarjen që ndodhi kur isha rob lufte në Rusi[73] shtoi interesin dhe respektin e njerëzve pavarësisht ndalimeve të rrepta të tyre dhe përpjekjes së tyre për t’i larguar njerëzit prej nesh. Përgjegjësi i rojeve tha: Tre persona zyrtarë thanë dje në oborrin e burgut ndërsa ishin në favor për të bërë fyerje ndaj nesh dhe sidomos ndaj meje, kur Saidi shfaqet tek dritarja njerëzit grumbullohen dhe e shohin. Prandaj ai nuk duhet të qëndrojë në këmbë përpara dritares ose ne do ta ndryshojmë krahun e tij të burgut.

O Vëllezërit e mi! Mos u shqetësoni! Unë kam vendosur që t’i përballoj vështirësitë sido që të jenë; dhe ato do të ndryshohen – në dashtë Allahu- në gëzime e kënaqësi nëpërmjet bekimit dhe lutjeve tuaja.

Në esencë ai incident është i vërtetë, por për shkak se unë nuk kisha dëshmitarë, unë kurrë nuk e kam përshkruar në detajë. Unë nuk e dija që një skuadër kishte ardhur për të më ekzekutuar; unë e kuptova këtë më vonë. Unë nuk e dija që atëherë komandanti Rus tha diçka në Rusisht në një mënyrë shfajësimi -kërkimi ndjese. Domethënë, majori mysliman që ishte i pranishëm dhe i cili e njoftoi ngjarjen për gazetën e kuptoi çfarë kishte thënë komandanti Rus në mënyrë të përsëritur: “Më fal!”

O Vëllezërit e mi! Kur unë preokupohem me Risale-i Nurin mundimet e vështirësitë pakësohen. Domethënë, detyra jonë është të preokupohemi me trajtesat dhe të mos u japim rëndësi gjërave kalimtare, dhe të bëjmë falënderime me durim.

Said Nursi

* * *

Një veçori e çuditshme në karakterin e Bediuzzamanit.

[Kjo u shfaq me 15 Teshrin-i Ev-vel, 1949 në Revistën “Ehli Sunneh”. Kjo u shkrua nga pronari i Revistës i cili është avokat.]

 

Kur u plagosa dhe u zura rob në Bitlis gjatë Luftës së Parë botërore, edhe Bediuzzamani gjithashtu u zu rob në të njëjtën ditë. Ai u dërgua në Siberi, në njërin prej kampeve të robërve të luftës. Unë u dërgova në ishullin e Nangunit pranë Bakut.

Një ditë, Nikolla Nikollajaviç e vizitoi kampin me qëllim që të inspektonte të burgosurit.

-Të burgosurit ngriheshin në këmbë duke e respektuar- ndërsa kur kaloi para Bediuzzamanit, ky nuk lëvizi fare dhe e injoroi; kjo tërhoqi vëmendjen e komandantit të përgjithshëm. Për ndonjë pretekst, ai kaloi para tij edhe njëherë tjetër, dhe përsëri Bediuzzamani nuk u trazua, nuk u shqetësua. Ai kaloi për herë të tretë, dhe ndaloi para tij, dhe ndërkohë midis tyre u zhvillua dialogu vijues nëpërmjet një përkthyesi:

“A më njeh se kush jam?”

“Po, të njoh. Ti je Nikolla Nikollajaviç, daja i Carit dhe komandanti i përgjithshëm i frontit kaukazian”.

“Atëherë, përse më fyen?”

“Më fal, por unë nuk të kam fyer. Unë po bëj thjesht atë që më urdhëron besimi im.

Çfarë urdhëron besimi yt? -“Unë jam një dijetar islam. Unë kam besim në zemrën time. Ai që ka besim në zemrën e tij është më i lartë se sa ai që nuk ka besim. Në qoftë se unë do të isha ngritur në këmbë, do të isha treguar i parespekt ndaj besimit tim. Unë nuk u ngrita për këtë arsye.”

“Atëherë, duke thënë që unë jam pa besim, ti po fyen edhe personin tim, edhe ushtrinë të cilës i përkas, edhe kombin tim, edhe Carin.

Do të ngrihet menjëherë një gjykatë ushtarake dhe ti do të pyetesh”.

Me këtë urdhër, u ngrit gjykata ushtarake. Erdhën disa oficerë Turq, Gjermanë dhe austriakë duke insistuar që Bediuzzamani t’i kërkonte falje komandantit Rus, por ai iu përgjigj atyre sa vijon:

“Unë dëshiroj të udhëtoj për në botën e Ahiretit, tek prania e të dërguarit të Zotit, dhe më duhet të kem vetëm një pashaportë për në Ahiret. Unë nuk mund të veproj në kundërshtim me besimin tim”.

Asnjëri nuk mundi të hapë gojën përballë kësaj fjale, dhe të gjithë prisnin rezultatin.

Gjykata e përfundoi procesin gjyqësor me nxerrjen e vendimit për ekzekutim për shkak të fyerjes së Carit dhe të ushtrisë Ruse. Bediuzzamani i tha me gëzim oficerit që drejtonte skuadrën e cila erdhi për të ekzekutuar vendimin:

“Më lejoni mua vetëm pesëmbëdhjetë minuta që të kryej detyrën time”. Ndërkaq ai mori avdes, pastaj ndërsa duke kryer dy rekatë namaz, u shfaq Nikolla Nikollajaviç. Ai tha:

“Më fal! Unë supozova se kur ti veprove ashtu, e bëre për të më fyer mua, dhe mora masat ligjore kundra teje. Por tani unë kuptova se ti paske vepruar vetëm sipas besimit tënd dhe paske zbatuar atë çfarë urdhëron ai besim. Prandaj vendimi shfuqizohet. Ti meriton respekt për vendosmërinë dhe devocionin tënd. Unë të shqetësova ty, të lutem përsëri që të më falësh.”

Një major, njëri prej shokëve të Bediuzzamanit, e përshkroi këtë veçori të lartë të karakterit të tij dhe vendosmërinë e tij në besim, gjë e cila është një shembull i mirë për të gjithë myslimanët, ashtu siç e dëshmoi vetë atë ngjarje. Kur e dëgjova këtë, në mënyrë të pavullnetshme sytë e mi u mbushën me lotë.

Abdurrahim[74]

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Meqenëse më është prerë oreksi për ushqim, dhe për shkak se dhuratat më dëmtojnë, unë ju kam dërguar juve pjesën time të ushqimit, e cila përbëhet nga tre copa gjalpi, një shportë rrush, një çantë me molla, dy pako -koli- çaj dhe sheqer. Unë kisha vendosur që t’ju dërgoja diçka si dhuratë për ju, por mësova se edhe ju kishit prej saj gjithashtu. Unë e pata pranuar atë me qëllim që të mos zemërohej me mua El-Medresetul ez-zehra duke thënë: Ai nuk hëngri prej dhuratës sime! I shisni këto lëndë tek ata që u nevojiten me çmime të lira dhe tek ata që i meritojnë, sepse unë do të blej me paratë e tyre vezë, kos dhe bukë, dhe kjo dhuratë e bekuar të jetë vërtetë shërim për mua, për ata që e pijnë, për Medresetu ez-zehra dhe për ata që e përdorin. Le të jetë Husrevi përgjegjës për shitjen dhe Xhejlani e Hifziu t’i shesin ato.

Said Nursi

* * *

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

 Së Pari: Kjo që vijon m’u shfaq mua në lidhje me artikullin e gazetës rreth meje: Një komandant arrogant Rus e përmbajti zemërimin e tij dhe u qetësua përballë dinjitetit të besimit tuaj, dhe kërkoi falje, ndërsa nëpunësit zyrtarë të cilët e shohin qëndrueshmërinë e mësimeve të fuqishme e të sinqerta të Risale-i Nurit që e tejkalojnë njëqind herë qëndrueshmërinë që e shfaq personi im; unë them: në qoftë se nuk zbuten zemrat e tyre, dhe ngulmojnë në kryeneçësinë e tyre, atëherë ata nuk do t’i pastronte gjë tjetër përveç zjarrit të Xhehennemit. Sepse kjo jetë e shkurtër e kufizuar nuk e nxë këtë krim të madh; pasi yndira nuk mund të hahet në qoftë se prishet, ndryshe nga kosi e qumështi. Ne i lutemi Allahut që Risale-i Nuri t’i ketë shpëtuar shumë prej tyre para se ata të jenë prishur.

Së Dyti: Le t’i shkruajë Mehmet Fejziu Bedriut dhe t’i thotë atij se unë jam duke i përfshirë ata të gjithë, që ai i kishte përmendur në letrën e tij, në lutjet e mia. Edhe ata gjithashtu duhet të luten për mua.

Said Nursi

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Më është shfaqur mua se unë duhet ta përshkruaj trajtimin e çuditshëm dhe instruktiv që unë kam marrë gjatë dy periudhave të mia të robërisë -në Rusi dhe këtu- sa vijon:

Unë isha në një repart në Kosturna në Rusi bashkë me nëntëdhjetë oficerë të tjerë të cilët po mbaheshin si robër lufte. Unë u jepja atyre mësim fetar herë pas here. Një ditë erdhi komandanti Rus, e pa këtë dhe tha: Ky kurd që ishte komandanti i një regjimenti vullnetarësh ka therrë shumë prej ushtarëve tonë, dhe vjen tani e na jep mësime politike këtu; kjo është e pamundur, unë do ta ndaloj; ai nuk duhet të japë mësim. Por pas dy ditësh ai tha: “Duket se mësimet tuaja nuk janë politike, por fetare e morale, prandaj ti mund të vazhdosh të japësh mësim”.

Në robërinë time të dytë: këtu në këtë burg, nëpunësit e gjykatës e ndaluan njërin prej vëllezërve të mi të afërm për të ardhur tek unë, ndonëse ai kishte dëgjuar leximin tim prej Risale-i Nurit qysh prej njëzet vitesh, dhe ai vetë i lexonte më mirë se unë. Gjithashtu ata i ndaluan  që të vinin tek unë ata të cilët më ndihmonin mua në çështjet e mia të domosdoshme e të veçanta me qëllim që ata të mos merrnin mësim prej meje. Megjithatë Risale-i Nuri nuk lë nevojë për mësim tjetër, dhe ne nuk kemi mësime të tjera, dhe ne nuk kemi sekrete që të mos kenë dalë në shesh. Megjithatë, disa rrethana më bënë mua ta shkurtoj këtë histori të gjatë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Dy ose tri herë më është shfaqur një gjendje shpirtërore e Rëndësishme. Ajo është një gjendje që i ngjason asaj që më shtyri që të jetoja i veçuar në Malin Jusha në Stamboll para tridhjetë vitesh dhe më bëri mua ta lija jetën shoqërore vezulluese të Dar El-Hikmeh el-Islamijjeh, madje ajo nuk më lejoji të qëndroja as me Abdurrahmanin e mjerë, i cili ishte studenti i parë i Risale-i Nurit dhe heroi i tij, me qëllim që ai të përmbushte disa nga gjërat e mia të domosdoshme. Ajo gjendje që ishte një revolucion i shpirtit tim shfaqi natyrën e Saidit të Ri.

Tani fazat e para të ngjashme me atë gjendje kanë filluar tek unë, dhe unë mendoj se kjo është një shenjë për shfaqjen e Saidit të tretë, i cili do ta braktiste krejtësisht dynjanë. Domethënë, Risale-i Nuri dhe studentët e tij heroikë do t’i përmbushin detyrat e mia, dhe nuk mbetet më nevojë për mua.

Sidoqoftë, të gjitha pjesët gjithëpërfshirëse të Risale-i Nurit dhe të gjithë studentët e tij të palëkundur e të sinqertë japin mësim shumë më mirë se unë.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Së Pari: Unë kam hamendësuar prej një numri shenjash se prej koleksioneve që janë botuar, është trajtesa “Udhëzuesi për të rinjtë” ajo që ata i kanë dhënë më shumë rëndësi. Unë mendoj se “Hüve Nüktesi (Ajri: Një Dritare për Unitetin Hyjnor) i ka thyer kurrizët e armiqve tonë ateistë të fshehur dhe e ka copëtuar idhullin e Natyrës, bazën dhe mbështetjen e tyre. Sepse megjithëse ishte e pamundur deri diku që ta fshihje atë idhull në dheun e dendur, por ama një gjë e tillë ishte e pamundur pasi u shfaq kjo “Hüve Nüktesi”  për ta bërë në ajrin e hollë e transparent. Si rrjedhojë, për shkak të mosbesimit të tyre kryeneç dhe të rebelimit felëshues, ata po mashtrojnë drejtësinë dhe po e nxisin atë kundra nesh.

Në dashtë Zoti, Risale-i Nuri do t’i kthejë shikimet e drejtësisë në favorin tonë dhe do ta asgjësojë këtë sulm gjithashtu.

Së Dyti: Ajo që u botua në këtë periudhë, qoftë në Revistën “Ehli es-Sunneh” ose në gazetën lokale këtu, gjithashtu edhe intervista e zjarrtë që zhvilloi Zybejri, u bënë si një shpallje e mirë dhe efektive për t’u preokupuar me Risale-i Nurin. Lexojini pjesët rreth nesh që do të më kënaqnin mua, në vendin tim, dhe atëherë më njoftoni mua për to.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë: Mehmed, Mustafa, Ibrahim, dhe Xhejlan!

Së Pari: Dje ju pashë ju të katërve në një bisedë vëllazërore të këndshme, dhe unë isha shumë i kënaqur dhe i gëzuar për këtë. Unë e dëgjova atë me kënaqësi e gëzim sikur të isha me ju në atë bashkëbisedim. Por unë papritmas pashë se në dy anët tuaja ndodheshin njerëz që ju dëgjonin për spiunazh. Dëgjimi zgjati për gjysmë ore. Ndërkaq unë u shqetësova dhe thashë me vete: Është e mundur që midis tyre të jetë ndonjë spiun dhe do t’i japë kuptime të gabuara fjalës dhe do ta bëjnë qimen tra, pasi ata dëgjonin me vëmendje. Vëllezërit që janë duke biseduar nuk po i shohin ata për shkak se nuk po shfaqen të jenë të kujdesshëm dhe për shkak të kënaqësisë së bashkëbisedimit dhe të bashkëshoqërimit në të. Dhe unë u shkrova ju një përgjigje lidhur me këtë.

Lavdi Zotit, unë mësova se në atë fjalë nuk kishte dëm, megjithatë, kujdesuni! Të jesh i kujdesshëm është shumë e domosdoshme në këtë kohë të ndjeshme.

Së Dyti: Unë kuptova nga një letër e shkruar prej Hasan Hoxhës se mendimi i tij i mirë për mua është njëqind herë më i madh se sa unë e meritoj, dhe se ai do të jetë një përhapës i Risale-i Nurit i cili vepron me të njëjtin sistem si heroi i Denizlit, i ndjeri Hasan Fejziu. Në dashtë Zoti xh.sh., Hasana dhe Fejzi të tjerë si ai do të shfaqen në Afjon gjithashtu dhe nuk do të mbeten prapa Denizlit, dhe do t’i transformojnë mundimet tona në mëshirë.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi!

Unë nuk kam qenë kurioz rreth gazetave, por artikujt duke na mbështetur neve që shfaqen në këtë kohë edhe tek Revista “Eh-li es-sunneh” edhe tek “Sebi-Lür-Reshad”, i kanë bërë konfuzë ata njerëz xhelozë dhe ata ateistë armiqësorë të fshehur të cilët na kundërshtojnë neve. Mundësia që këta do të përpiqen që t’i heshtin ata shokë, më bëri të shqetësohem.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Një ngushëllim i vërtetë i cili i zhduku fatkeqësitë e mia pikëlluese.

I Pari: Mundimet tona transformohen në mëshirë e gëzim.

I Dyti: Qetësia dhe gëzimi që burojnë prej kënaqësisë dhe nënshtrimit ndaj drejtësisë së Kaderit Hyjnor.

I Treti: Gëzimi që buron prej Përkujdesjes Hyjnore të veçantë për studentët e Risale-i Nurit.

I Katërti: Kënaqësia që buron prej zhdukjes së fatkeqësisë e cila është kalimtare.

I Pesti: Shpërblimet e mëdhaja.

I Gjashti: Mosndërhyrja në punët dhe në Dëshirën e Allahut.

I Shtati: Vuajtja e pak vështirësive dhe marrja e pak plagëve përballë edhe sulmeve më të ashpra.

 I Teti: Këto vështirësi duke qenë shumë të vogëla në krahasim me ato që i vuajnë të tjerët.

I Nënti: Gëzimi që buron nga ndikimi i këtyre njoftimeve të larta për përfundimin e provimit të vështirë në shërbim të Risale-i Nurit dhe besimit.

Këto nëntë gëzime shpirtërore janë një balsam dhe një ilaç aq qetësues dhe aq i ëmbël saqë nuk mund të përshkruhen; ato i lehtësojnë dhimbjet tona të tmerrshme.

Said Nursi

* * *

 

Vëllezërit e mi të dashur, besnikë e të palëkundur!

Me të gjitha dredhitë e tyre, sulmet e hipokritëve këto dhjetë muaj, dhe kapja e tyre pas një zyrtari nuk ka tronditur madje as edhe studentin më të ri. Shpifjet e tyre janë të parëndësishme. Përballë qindra gënjeshtrave të tij që ne i provuam, ai gjeti një gabim të vetëm dhe tha se ishte në kundërshtim me faktet, në njërën prej letrave tona, që një gazetë kishte njoftuar se drejtori i mëparshëm ishte graduar. Por gabimi ishte i gazetës.  Sidoqoftë… shpifje të tilla nga njerëz të tillë pothuajse nuk kanë asnjë efekt mbi ne, dhe në dashtë Zoti, ato nuk do t’i shkaktojnë asnjë dëm rrethit të Risale-i Nurit. Ashtu siç ju thashë më parë, mos u jepni rëndësi shpifjeve të shkruara të atij zyrtari, mos i lini ato të ngatërrojnë idetë tuaja.

Në qoftë se ndodhet ndonjë pikë ligjore, përgjigjja për të cilën nuk gjendet në mbrojtjet e mia, jepni një përgjigje të shkurtër. Dhe thoni: “Saidi thotë: Me qëllim që të mos i bezdis tre gjykatat të cilat na kanë dhënë neve pafajësinë, dhe as që të jemi përbuzës ndaj tyre, unë nuk do t’i jap rëndësi asaj akuze dashakeqe duke iu përgjigjur. Mbrojtja ime e gjatë, dhe veçanërisht dhjetë pikat duke treguar dhjetë mënyra që ajo është e paligjshme, jep një përgjigje të plotë e të saktë”.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Së Pari: Është një shembull i Përkujdesjes Hyjnore që unë nuk e dëgjova akuzën shpifëse të prokurorit të përgjithshëm; përndryshe unë do t’i isha përgjigjur me fjalë të ashpra. Unë do t’i kisha thënë kryetarit të gjykatës: Unë do të të çoj ty në gjykatë. Me këtë dua të them: Do të të çoj në Gjykatën e Gjyqit të fundit për padrejtësinë që na ke bërë, dhe do të të çojmë në një gjykatë Dynjaje për sjelljen tënde të paligjshme. Dhe arsyeja që thashë se unë nuk kam avokat, ishte që t’u tregoja atyre se ne të gjithë kemi një avokat për çështjen tonë të përgjithshme e cila na përket të gjithë neve; dhe lidhur me sulmet ndaj personit tim, vetëm unë mund t’u përgjigjem atyre. Ju mund t’ia thoni këtë Ahmed Hikmetit.

Së Dyti: Mbrojtjet tona të mëparshme janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur akuzave të prokurorit.

Së Treti: Mustafa Osmani dhe Xhejlani më shkruan e më thanë se ajo që u tha në gjykatë nuk kishte shkaktuar ndikim të keq në mes të rrethit të Risale-i Nurit, dhe as nuk e kishte turbulluar fare pastërtinë e zemrave. Unë e pashë edhe hero Tahirin; edhe ai kishte të njëjtin mendim. Unë isha kureshtar se si mendonin Husrevi, Fejziu dhe Sabriu.

Së Katërti: Unë mendoj se mosbesimi dhe çudhëzimi na sulmojnë tani neve në formën e shoqërive sekrete dhe të grupeve politike për shkak se Kaderi Hyjnor i bën ata të na torturojnë neve me këtë tirani të skajshme dhe me akuzën e të qenurit një shoqëri politike. Kjo do të thotë se ndodhet një nevojë parësore dhe e rëndësishme që besimtarët të bashkohen. Ne qemë të pavetëdijshëm për atë fakt, prandaj ne e morëm goditjen e drejtësisë prej Kaderit Hyjnor.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Kur ndodhet një kabinet qeveritar despotik i cili i pengon njerëzit që të shkojnë në haxh, që derdh ujin e zemzemit, që lejon që ne të trajtohemi në mënyrë të padrejtë, që nuk shqetësohet për konfiskimin e trajtesave “Dhul Fikar” dhe “Siraxhun-Nur”, që gradon në postë nëpunësit zyrtarë të cilët na torturojnë neve ligësisht dhe në mënyrë të paligjshme, dhe që nuk dëgjon vajtimin tonë me zë të lartë, vajtimin e të shtypurve në shtëpitë tona nëpërmjet gjuhës së gjendjes; në një kohë të këtillë, vendi më i mirë për ne është burgu, veçse, nëse do të ishte e mundur, do të ishte më mirë në qoftë se ne do të transferoheshim në një burg tjetër.

Së Dyti: Ashtu siç i detyruan ata njerëzit më të papërshtatshëm që t’i lexojnë trajtesat tona më private e të fshehura, po ashtu ata këmbëngulin dhe na detyrojnë neve që të formojmë një shoqëri politike. Por ne nuk kemi ndjerë aspak nevojë për të qenë një shoqëri politike apo një grup i fshehtë Revolucionar i ndonjë lloj. Sepse vëllazëria islame që gjendet në xhematin e bashkuar të besimtarëve është zhvilluar tek studentët e Risale-i Nurit në mënyrë të sinqertë e të pastër dhe të kurorëzuar me vetëflijimin më serioz dhe me martirizim të plotë që i kanë trashëguar prej miliona paraardhësve të tyre heroikë, të cilët i sakrifikuan me mallëngjim të plotë shpirtërat e tyre në rrugën e një të vërteteje, dhe studentët e Risale-i Nurit u lidhën aq fort me atë të vërtetë saqë nuk lë asnjë nevojë deri tani për formimin e ndonjë shoqërie politike, ose të ndonjë grupi revolucionar të fshehtë apo të hapur”.

Kjo do të thotë se tani ka një nevojë, sepse Kaderi Hyjnor i ka bërë ata të na sundojnë; Ata na tiranizojnë me akuzat e një shoqërie politike imagjinare. Dhe Kaderi Hyjnor na jep neve goditje me duart e tyre, duke thënë: Përse nuk keni pasë sinqeritet dhe solidaritet të plotë dhe përse nuk keni qenë një parti e vërtetë e Allahut”, dhe prandaj ai -Kaderi- ka vepruar me drejtësi.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Unë  e di që ju nuk keni nevojë për ngushëllim. Forcojeni moralin e njëri-tjetrit, dhe kjo do të jetë e mjaftueshme. Rreshtat e tablosë që e kam varur në mur përballë meje janë të mjaftueshëm për mua. Është kuptuar se ky sulmi i fundit ishte krejtësisht i pajustifikueshëm dhe një kërcënim i paligjshëm, dhe rezultati i dyshimeve të pabaza dhe i dobësisë.

Megjithatë, qëndrimi i njerëzve dhe i policisë ishte një lloj kundërshtimi ndaj atij sulmi të pakuptim.

Së Dyti: A është e përshtatshme mbrojtja ime për t’iu përgjigjur edhe akuzave të reja?

Gjithashtu, a po punojnë Zybejri dhe avokatët? Ata nuk janë të shqetësuar, apo jo? Ata nuk duhet të shqetësohen fare. Nga këndvështrimi i çështjeve me të cilat ata na kanë akuzuar, ata duhet t’i akuzojnë të gjithë ata që mbajnë vëllazëri besimi, madje edhe xhematet e atyre që kryejnë namazet dhe të gjithë imamët, si dhe studentët e të gjithë mësuesve dhe profesorëve. Domethënë, ata e kanë gjetur veten përpara kundërshtarëve të fuqishëm dhe na sulmuan neve me iluzione të jashtëzakonshme duke përdorur mundësitë në vend të ndodhive reale.

Së Treti: Bindja ime personale është që ne duhet të mbetemi në burg deri në pranverë. Dihet se çështjet ndërpriten në Dimër. Në dashtë Zoti, Përkujdesja Hyjnore do të na vijë përsëri në ndihmë.

Said Nursi

* * *

 

[Njëra nga letrat e Husrevit]

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Profesori ynë i Dashur!

Ndërsa detyra kryesore e dijetarëve të komitetit të ekspertëve ishte që t’i ruante e t’i mbronte besimtarët dhe sidomos ata që mbajnë lart Kur’anin, me raportet e njëanshme rreth nesh, ata i kanë nxitur autoritetet ligjore të Afjonit që të na hetojnë neve në detajet më të hollësishme, i kanë nxitur që të të mbajnë ty, o profesori ynë i dashur, nën shtypjen më të egër për tetë muaj; kanë qenë shkaku për burgosjen tonë duke i tërhequr studentët; dhe i kanë studiuar të vërtetat e mrekullueshme e të pamohueshme të Risale-i Nurit me një shpirt xhelozie. Nuk ka dyshim se shkrimet e tua duke iu përgjigjur raporteve të tyre, të cilët nxisin gjykatën e Afjonit kundra nesh, ishin vepra e dhembshurisë tënde. E jo më të të mbrojnë ty, o profesor i dashur, që qysh prej njëzet e pesë vitesh ke qenë duke luftuar kundra armiqve tonë të fshehur me një grusht studentësh dhe me Risale-i Nurin i cili përmban të vërtetat më të rëndësishme të Kur’anit; megjithëse është e drejta jote të bësh pyetje të shumta për këta dijetarë të cilët kanë formuar një front kundra nesh në këtë kohë më të rrezikshme, pyetjet e tua shumë të pjesshme nuk bëjnë asgjë përveç paralajmërimit ndaj tyre. Përkujdesja e veçantë Hyjnore e cila është një mirësi e madhe Hyjnore dhe duke buruar prej burimeve për të cilat ne kemi shumë nevojë në këto kohë të ndjeshme, e ka transformuar dëshpërimin tonë në krenari, është shfaqur përsëri këtu në Burgun e Afjonit. Toka, e cila nuk është dridhur qysh prej tetë muajsh, u zemërua përsëri sot dhe u trondit dy herë ashtu siç i përkruanit ju tërmetet që binin kur ti, o profesor i dashur dhe kur Risale-i Nuri, sulmoheshit. Edhe ne gjithashtu e dëshmuam atë, dhe ai i forconte shpresat tona. Asaj i vinte keq për vetminë tënde të jashtme përballë sulmeve të rrepta të armiqve mizorë të etur për të të shkatërruar. Ajo pati një dhembshuri fizike ndaj pafuqisë tënde, të erdhi në ndihmë, dhe me lëkundjen e tokës vërtetoi drejtësinë e çështjes tënde.

Duke dhënë sihariqet e “Fitorja është e jona” e cila nëpërmjet Hyjnisë, një fuqie engjëllore, del nga pena jote e bekuar; ajo na bëri ne vërtet mirënjohës ndaj profesorit tonë të dashur.

I Qëndrueshmi i Vetëm,

Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

Studenti yt me shumë të meta, Husrevi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

Së Pari: Ajo që është e domosdoshme është kujdesi, vetëpërmbajtja dhe konsultimi.

Së Dyti: Më është shfaqur mua se Zybejri më është dhënë në vend të nipit tim të ndjerë Abdurrahmanit, dhe Xhejlani në vend të nipit të ndjerë Fuadit. Prandaj, unë jam duke ua dorëzuar atyre punën time.

Së Treti: Jam njoftuar se gjyqtarët e gjykatës e kanë bërë një pretekst të një letre që e shkrova dhe u vendos në krye të “Mâidetul Kur’anit” të Ahmed Fejziut të zellshëm por të pakujdesshëm. Duke thënë: Saidi i afirmon lavdërimet dhe gjërat e tjera të shkruara për të, ata a kanë bërë këtë një arsye për të më akuzuar. Unë në mënyrë të përsëritur thashë se Ahmed Fejziu para çdo gjëje tjetër duhet ta shpjegojë atë -se letra u shkrua me qëllim që të mos i pranojë letrat e tjera për të, dhe kështu që ai nuk duhet ta korrigjojë pjesën tjetër të saj- megjithatë ai shkroi gjëra të panevojshme, të cilat i bëjnë ata të zemëruar. Edhe në qoftë se ai do të kishte një mijë të meta, unë nuk do të ofendohesha prej tij, por ai duhet të jetë i matur nga të vepruarit me guxim dhe rrëmbimthi me qëllim që të mos i vijë dëm Risale-i Nurit.

Së Katërti: Vëllai Ahmed Fejzi, heroi e familjes Fejzi, duhet të sillet si Tahiri në krahun e burgut të Tahirëve, që është medreseja e tij, dhe duhet t’i nxisë studentët e tij, në vend të atyre që kanë qenë liruar, me mësimet e Risale-i Nurit dhe me shkrimin e trajtesave të tij. Fletoret e studentëve të rinj, të cilat ai m’i dërgoi dje e transformuan gjendjen time të dëshpëruar në gjendje gëzimi. Unë thashë: “Lavdi Zotit!”

* * *

 

Këtë herë, sulmi është në një shkallë shumë të gjërë. Për shkak të dyshimeve të tyre të pabaza kryeministri dhe kabineti qeveritar na sulmuan neve në përputhje me ndonjë plan. Sipas njoftimeve që unë kam marrë, dhe sipas disa shenjave, për shkak të raporteve të rremë dhe të intrigave të hipokritëve të fshehur, ata na kanë shfaqur neve të jemi shumë të lidhur ngushtë me lëvizjen e kalifatit dhe me një xhemat të fshehtë që i përket tarikatit Nakshibendi, dhe madje duke e drejtuar atë; dhe i kanë shkaktuar qeverisë që të shqetësohet shumë rreth nesh. Për dëshmi ata tregojnë koleksionet e mëdhenj duke u bërë në vëllime në Stamboll dhe duke u dërguar gjithandej botës islame dhe duke u mirëpritur në çdo vend, dhe e kanë trembur qeverinë dhe në mënyrë të pajustifikueshme i kanë kthyer hoxhallarët xhelozë zyrtarë dhe nëpunësit zyrtarë dyshues kundra nesh. Ata mendojnë se dokumente të shumtë dhe dokumente të bollshëm do të dalin në dritë, dhe se me damarin e Saidit të vjetër, unë nuk do të isha në gjendje që t’i duroja dhe do të shkaktoja turbullira. Por falënderime të pafundme qofshin për Allahun e Gjithëfuqishëm, Ai e zvogëloi njëmijëfish fatkeqësinë. Në të gjitha kërkimet e tyre ata nuk gjetën asgjë që të na lidhnin neve me ndonjë xhemat ose shoqëri të fshehtë. Ne nuk kemi lidhje që ata ta kishin gjetur. Prandaj prokurori u detyrua të përdorë gënjeshtra e shpifje, duke u dhënë gjërave kuptime të gabuara, dhe duke bërë supozime rreth gjërave që nuk ishin shkelje. Meqenëse e vërterta është kjo, ne dhe Risale-i Nuri kemi shpëtuar nga nëntëdhjetë e nëntë përqind të fatkeqsisë.

Prandaj, ne duhet që ta presim mirësinë e Përkujdesjes Hyjnore me falënderim, me durim dhe me përgjërim që ajo të manifestohet plotësisht mbi ne. Atëherë ne duhet të japim falënderim, madje një mijë falënderime dhe jo ankesa dhe t’u japim ndihmë të ardhurve dhe të larguarve të kësaj shkolle të Jusufit dhe t’i ngushëllojmë ata me mësimet e Risale-i Nurit.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllai im i dashur e besnik!

Unë kuptova nga një paralajmërim i ashpër se ti dhe Ahmed Fejziu kishit ndjekur një metodë jashtë rrugës së Risale-i Nurit, rrugë e cila është moskonfrontim, mosluftim dhe për të mos u zhytur me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje (me pushtetin qeverisës) dhe për të mos hyrë në çështjet e politikës, por vetëm për t’u mbrojtur kur është krejtësisht e domosdoshme; ato pjesë që i paraqitët dhe i lexuat në gjykatë prej shumë çështjesh ishin të dëmshme dhe nënkuptonin konfrontim dhe luftim dhe me një stil politik. Ajo i ka shkaktuar dëm të madh Risale-i Nurit. Në fakt ato ishin shkaku që ne të dënohemi dhe për keqtrajtimin që kam marrë. Unë nuk jam i zemëruar me ty dhe me Ahmed Fejziun, por ka qenë dashtë që më parë të ma tregonit mua. Ajo pozitë (mbrojtja) ju është dhënë ju të dyve si një Dekret Hyjnor material. Ju duhet të veproni si unë për ta riparuar dëmin.

Gjithashtu është e domosdoshme që Fejziu ta braktisë stilin politik të mbrojtjes me të gjithë fuqinë e tij, dhe ashtu si Tahiri, ta preokupojë vetveten me Risale-i Nurin dhe me studentët e rinj.

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur!

Është e domosdoshme që të përpiqeni të botoni dyzet e ca faqe për mua dhe për Risale-i Nurin, listën e gabimeve dhe të korrektimeve dhe shtojcën e saj dhe përgjigjen ndaj gazetës “Posta”, edhe me shkronja të vjetëra dhe me të reja, në Isparta dhe në Stamboll, dhe nëse do të ishte e mundur edhe këtu gjithashtu. Meqenëse gjykata është duke i shumëfishuar me makinë çështjet që ata i supozojnë të jenë kundra nesh, atëherë është e drejta jonë ligjore që t’i shumëfishojmë të njëjtat çështje së bashku me nëntëdhjetë gabimet, dhe këtë ne duhet ta bëjmë.

Pastaj, mbrojtja ime e gjatë dhe kundërshtimet e shkruara të shokëve të tillë si Ahmed Fejziu, Zÿbejri, Mustafa Osman, Husrev, Sungur dhe Xhejlani do të botohen gjithashtu, në dashtë Zoti xh.sh..

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!

M’u shfaq mua se unë duhet të shkruaj dhe t’ju tregoj juve dy ngjarjet të çuditshme të holla që ndodhën brenda dy orëve, dhe që në pamje të jashtme ishin të parëndësishme, por në fakt të rëndësishme.

E Para: Unë po lexoja për dy njerëz të destinuar për Risale-i Nurin një çështje të rëndësishme e cila m’u shfaq në zemër Natën e Kadrit prej “Udhëzuesit për të Rinjtë”; pastaj sapo e lexova “ai fitoi për sudentët e Risale-i Nurit në dhjetë javë nivelin e studimit që studentët e medreseve të tjera e fitojnë në pesë ose dhjetë vite”. Kjo më ndodhi kështu mua: ashtu si nëpërmjet Përkujdesjes Hyjnore Saidi i Vjetër fitoi për pesëmbëdhjetë javë, kur ishte në moshën pesëdhjetë vjeç njohurinë që zakonisht fitohej në medrese për pesëmbëdhjetë vite studimi, po kështu nëpërmjet mëshirës Hyjnore në këtë kohë ku nuk ka medrese, Risale-i Nuri është i mjaftueshëm për të fituar për pesëmbëdhjetë javë njohjen e shkencave të realitetit dhe të besimit që ndryshe do të fitoheshin për pesëmbëdhjetë vite; ashtu siç e kanë vërtetuar pesëmbëdhjetë mijë njerëz nëpërmjet eksperiencave të tyre këto pesëmbëdhjetë vite.

Së Dyti: Në atë të njëjtën kohë, dritarja ime, e cila është e rëndë, pa ndonjë arsye të jashtme, ra sipër pjatave të mia, shisheve dhe ushqimit.

Unë supozova se edhe dritarja dhe të gjitha shishet e mia dhe gotat e ujit u thyen, edhe ushqimet që ato përmbanin u rrënuan. Por në mënyrë të mrekullueshme, asnjë gjë nuk u thye dhe as nuk u prish. Vetëm gjella që e kisha marrë si dhuratë, u derdh. Por ishte destinuar për studentët e ri të Risale-i Nurit, duke ruajtur parimin tim për mospranimin e dhuratave, dhe duke e konfirmuar me gjërat e tij të jashtëzakonshme në incidentin e parë.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi!

Në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim me ligjin, dokumentet tona dhe pjesët shtesë për apel akoma nuk janë dërguar tek gjykata e Apelit. Tre avokatët tonë të autorizuar duhet të gjejnë ndonjë rrugë që të sigurojnë që ato të dërgohen sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse ata duke e zgjatur paraburgimin tonë për njëmbëdhjetë muaj mbi disa pretekste, dhe duke mos më lejuar të flas në gjykatë, dhe duke më mbajtur në një burgim të vetmuar fillikat për njëmbëdhjetë muaj në kushte të ftohti, torturuese dhe pikëlluese, tregon një anshmëri dashakeqe të pranuar nga drejtësia. Prandaj është e domosdoshme që të dy avokatët tonë dhe ju të bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj për ta transferuar zhvillimin e gjyqit në një gjykatë tjetër në një provincë tjetër.

Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!

Vëllezërit e mi të dashur e besnikë, të sinqertë, të palëkundur dhe të përkushtuar!

Së Pari: Arsyeja që unë nuk mbaj një kopje të Misterit të “Ty Ne të kemi Dhuruar”,[75] me vete është se para një kohe të gjatë ndodhën ca ngatërresa në dy parandjenjat që kisha.

E Para: Unë perceptova nëpërmjet një parandjenje në një ngjarje të tmerrshme që do t’i ndodhte vetëm këtij vendi, dhe shfaqja e tiranëve. Misteri i fuqishëm u bë i dukshëm pas dymbëdhjetë vitesh ashtu siç e kisha parashikuar, por në sferë të gjërë, në faqen e tokës. Sigurisht në pamje të jashtme ndryshoi ajo që kisha parashikuar, por në realitet ajo doli krejtësisht e saktë dhe e vërtetë e pastër. Për këtë arsye, unë nuk e mbaj me vete atë trajtesë dhe nuk ua jap të tjerëve.

Së Dyti: Para dyzet viteve unë në mënyrë të përsëritur thoja: “Unë shoh një dritë”, unë sihariqoja për këtë. Unë e supozoja dritën të ishte në një shkallë të gjërë e të përgjithshme. Por ajo ishte Risale-i Nuri; unë e mendoja rrethin e studentëve të Risale-i Nurit se ishte sfera politike e të gjithë vendit, dhe unë isha i gabuar.

Efendilerë!

Unë ju falënderoj ju që e kam flamurin e Ditës së shenjtë të pavarësisë të varur tek oborri im. Gjatë luftës kombëtare në Stamboll, Ankaraja njohu se unë kam përmbushur shërbimin e ndoshta të një divizioni ushtarak nëpërmjet botimit dhe shpërndarjes së trajtesës së titulluar “Gjashtë Sulmet” kundra anglezëve dhe grekëve, sepse dy herë Mustafa Qemali më njoftoi mua në mënyrë të koduar duke më kërkuar që të shkoja në Ankara. Ai madje tha: “Ne duhet ta kemi këtu këtë hoxhë heroik! Domethënë është e drejta ime ta vë këtë flamur në këtë ditë.

Said Nursi

Mbrojtjet e Studentëve të Risale-i Nurit.

 

[Fjalët mbrojtëse të studentëve të Risale-i Nurit gjatë proceseve të tyre gjyqësore në Gjykatën e Afjonit, në vitin 1948 në një atmosferë të mbushur me dënime me vdekje me qëllim që të fusnin panik tek njerëzit. Dhe gjatë së cilës studentët e Risale-i Nurit ishin të parët që u dënuan, dhe pastaj të gjitha kopjet e Risale-i Nurit u rikthyen.]

Ne themi sa vijon përballë atyre të cilët duke u larguar prej realitetit dhe drejtësisë, e kanë quajtur lidhjen e studentëve të Risale-i Nurit me Risale-i Nurin dhe me interpretuesin e tij, e cila shikon thjesht dhe në mënyrë të sinqertë tek Ahireti, një shoqëri politike dynjaje, dhe janë orvatur që ta shfaqin këtë si një shkelje të dënueshme, pavarësisht se tre gjykata u kanë dhënë atyre pafajësi për këtë. Ne themi: Nuk është e mundur t’i akuzosh studentët e Risale-i Nurit se janë të lidhur me organizata dhe me shoqëri politike veçse me dy çështje:

 

E Para: Duke mohuar lidhjet bazë mbi të cilat ndërtohet jeta shoqërore njerëzore, dhe sidomos kombi islam që është një dashuri e pastër midis të afërmve, dhe lidhje e ngushtë midis fiseve dhe grupeve, dhe një vëllazëri bashkëvepruese shpirtërore brenda kombësisë islame. Dhe është lidhja e fuqishme e karakterizuar me vetëflijim e vetësakrificë për bijtë e llojit dhe të kombit të tij; është lidhja që nuk këputet dhe përkushtimi për të mbështetur të vërtetat e Kur’anit, të cilat shpëtojnë jetët e tyre të përhershme, dhe për ata që i përhapin ato. Vetëm duke i mohuar këto lidhje, të cilët sigurojnë jetën shoqërore, dhe duke pranuar rrezikun e kuq që po vjen nga veriu dhe i cili po përhap farën e tmerrshme të anarkisë dhe të terrorit duke i shkatërruar popujt dhe rininë e tyre, dhe duke i tërhequr fëmijët e gjithësecilit për tek vetvetja shkatërron farefisninë dhe kombësinë, si dhe hap rrugën për ta prishur krejtësisht civilizimin human dhe shoqërinë.

Vetëm me këto dy çështje mund t’i akuzosh studentët e Risale-i Nurit se kanë lidhje me shoqëri dhe organizata, dhe për hir të kësaj studentët e Risale-i Nurit shfaqin -pa ngurrim lidhjen e tyre të pathyeshme me të vërtetat e Kur’anit, dhe me vëllezërit e tyre të Ahiretit; dhe demonstrojnë të vërtetën e gjendjes së tyre përpara gjykatës suaj të drejtë, dhe nuk ulen që ta mbrojnë vetveten me dredhi, me gënjeshtra e lajka.

I Burgosuri Said Nursi

[Mbrojtja e Husrevit]

* * *

 

Për gjykatën e krimeve të Rënda të Afjonit

 

Prokurori i përgjithshëm më ka drejtuar dy akuza: njëra prej tyre është e përgjithshme dhe universale dhe tjetra është akuzë e veçantë. Akuza e përgjithshme është përpjekja ime në rrugën e Risale-i Nurit dhe pjesëmarrja ime në krimin imagjinar që i atribuohet profesorit tim. Ndërsa akuza e veçantë është rreth çështjeve personale dhe të veçanta të jetës sime e cila dallohet me vulën e inzivasë -e të jetuarit i veçuar; dhe kjo në realitet nuk përbën asnjë mëkat apo krim, pasi ato janë çështje të pjesshme e të parëndësishme. Dhe unë them në përgjigje ndaj akuzës së prokurorisë rreth pjesëmarrjes sime në krimin imagjinar të profesorit tim dhe rreth përpjekjeve dhe shërbimit tim në rrugën e Risale-i Nurit. Unë marr pjesë në metodën e profesorit tim, madje marr pjesë bashkë me të dhe e ndihmoj atë me të gjithë shpirtin dhe zemrën time në krimin imagjinar që i atribuohet atij në çështjen e Risale-i Nurit, i cili përmbush shërbime të shenjta për botën islame, dhe veçanërisht për këtë atdhe dhe për këtë komb, dhe do të vazhdoj ta falënderoj Allahun dhe do ta lavdëroj deri në fund të jetës sime i cili më dha sukses për këtë shërbim imani.

 

O Gjyqtarë të respektuar!

Dëshmia ime e sigurtë për suksesin që e kemi parë si rrjedhojë e shërbimit tonë ndaj Risale-i Nurit është se ndërsa shkrimi im ishte shumë i keq duke shkruar shkronjat e Kur’anit, por ama ai u përmirësua aq shumë saqë ishte përtej fuqisë dhe mundësive të mia. Madje unë munda të shkruaja tre kopje të shkëlqyera të pashembullta prej Kur’anit Kerim. Njëra prej tyre është para duarve tuaja.

Dëshmia e Dytë: Është se unë pata sukses në shkrimin e afërsisht gjashtëqind kopjeve të pjesëve të ndryshme të Risale-i Nurit, i cili ka siguruar dobi e përfitime shumë të mëdha për këtë vend, për këtë komb, për këtë fe dhe për moralet e mira qysh prej njëzet vitesh.

Në fakt, për një kohë të shkurtër, për një muaj, unë shkrova katërmbëdhjetë trajtesa, siç e dinë edhe shokët e mi. Unë e gjej të tepërt që t’i mbroj gjithashtu ato pika që lidhen me pjesën time në shërbimin e shenjtë të mësuesit tim, të cilat supozohen të jenë shkelje. Unë vërtetoj dhe i mbështes me të gjithë fuqinë time gjithçka që erdhi në mbrojtje të cilën e shkroi profesori ynë dhe në shtojcën e mbrojtjes së tij dhe e konsideroj atë si mbrojtje për mua dhe e paraqes te gjykata juaj e lartë si kundërshtimet e mia.

 

Gjyqtarë të respektuar!

Profesori ynë -i cili ndodhet aktualisht në gjykatën tuaj- me veprat e tij të bekuara rreth besimit, me të vërtetat e Kur’anit dhe me trajtesat e ndritshme të Risale-i Nurit nuk synon asgjë lidhur me dynjanë, dhe as një qëllim politik.

Për më tepër, ashtu siç e konfirmojmë unë dhe shokët e mi shërbimin e shenjtë që ai ka kryer për këtë vend e komb, po ashtu edhe patriotët në qeverinë e unionit e të progresit e konfirmuan këtë. Sepse në atë kohë, ata dhanë nëntëdhjetë mijë lira ari për universitetin e tij në Van, i quajtur “Medresetu-ezzehra”. Edhe dashuruesit e këtij atdheu i konfirmuan me admirim përpjekjet e tij patriotike e shkencore.

Atëherë, njëqind e gjashtë dhjetë e tre deputetë prej dyqind deputetëve miratuan që të caktonin njëqind e pesëdhjetë mijë lira, kur fondet ishin të pakta, për atë universitet të tij në lindje. Unë dëshiroj të shfaq para gjykatës suaj të nderuar dhe të njoftoj se unë jam shumë krenar për shërbimin që kam kryer për Risale-i Nurin, për qënien time si shkrues i tij gjatë njëzet viteve, këtë shërbim të cilin prokuroria e ka konsideruar krim e mëkat për mua, dhe këtë për shkak se profesori im -Zoti e bekoftë- punoi gjatë gjithë jetës së tij për të përmbushur një shërbim të shenjtë, qëllimi i të cilit ishte të vendoste gurët themeltarë për lumturinë dhe përparimin e këtij vendi dhe të këtij kombi. Dhe ky është shkaku që armiqtë e tij më kryeneçë e xhelozë dhe të cilët u përpoqën ta dënonin nëpër gjykata nuk mundën t’i kundërshtonin fjalët e tij të fuqishme dhe të efektshme dhe nuk mbeti asgjë para tyre veçse të dorëzoheshin e t’i nënshtroheshin asaj që ai thotë.

I Burgosuri Husrev Altënbashak

* * *

 

[Mbrojtja e Tahirit]

Për gjykatën e krimeve të rënda të Afjonit

Siç më është komunikuar nga zyra e prokurorisë së përgjithshme të gjykatës së Afjonit se akuza që më është drejtuar mua dhe profesorit tim Bediuzzaman Said Nursit dhe shokëve të mi të tjerë është shfrytëzimi i ndjenjave fetare për të nxitur popullin që të prishin stabilitetin dhe sigurinë e shtetit, dhe se ky është shkaku i paraqitjes sime para gjykatës.

Unë u jam përgjigjur të gjitha pyetjeve të cilat m’u drejtuan (qoftë tek gjykata e hetuesisë së Ispartës ose në zyrën e hetuesisë në Afjon) me përgjigje të sakta.

Gjykata e Denizlit na i riktheu të gjithë librat tonë të konfiskuar pasi ajo shpalli vendimin për pafajësinë tonë dhe nuk na dënoi. Sepse ne -me vëllezërit tonë të tjerë prej studentëve të ustadhit tim Bediuzzamanit- lexonim dhe e kopjonim Risale-i Nurin dhe mbanim korrespondencë me letra midis nesh, ndonëse unë para gjashtë vitesh -pa lejen e profesorit tim- botova pesëqind kopje prej trajtesës “Rrezja e Shtatë”, e autor Bediuzzaman Said Nursi në një shtypshkronjë në Stamboll me shkronja të vjetëra. Gjykata e Denizlit shpalli vendimin e saj që daton me 20/7/1945 që t’i rikthejë tek ne të gjithë këto libra me sunduqet e tyre. Dhe atëherë këto trajtesa -kundrejt çmimit të botimit- u shpërndanë tek studentët e Risale-i Nurit të cilët ishin të mallëngjyer për to.

Dhe kështu, si rrjedhojë e vendimit të asaj gjykate, i cili qe ratifikuar nga gjykata e Apelit dhe ishte bërë i formës përfundimtare, para dy vitesh unë bleva një makinë shumëfishuese në Stamboll dhe letra, dhe i çova ato në Isparta.

Prej tre koleksioneve që i keni shtënë në dorë, dy qenë shkruar nga vëllai im Husrev Altënbashak, dhe koleksionin e tretë e shkrova unë. Para të gjithëve ne botuam Trajtesën “Dhul-Fikar”, e cila përmban “Mrekullitë e Profetit Muhammed” dhe “Mrekullitë e Kur’anit”, këtë ne e shitëm pjesërisht dhe me ato para ne blemë letër për koleksionin “Shkopi i Musait”. Pastaj ne e botuam koleksionin “Shkopi i Musait”, dhe e shitëm atë, pastaj ne blemë letër për koleksionin “Siraxhun-Nur” dhe e botuam. Kjo vazhdoi për afërsisht një vit. Pastaj kur unë po çoja tridhjetë kopje të këtyre koleksioneve në Eĝirdir, më arrestuan dhe më dorëzuan tek autoritetet e drejtësisë në Eĝirdir.

Pastaj nuk kaloi shumë kohë kur u bastis shtëpia e Husrev Altënbashak për kontroll me iniciativë të autoriteteve të drejtësisë së Ispartas, dhe makina shumëfishuese dhe koleksionet e Risale-i Nurit u konfiskuan. Dhe ne u dërguam në gjykatë për t’u gjykuar për shkeljet e një viti më parë.

Meqenëse ato ishin vepra fetare të cilat nuk ishin të ndaluara, Husrev Altënbashakut, mua dhe një shoku tjetër na u dha dënimi me një muaj burg për botimin pa leje zyrtare të librave fetarë jo të ndaluar. Ne iu drejtuam gjykatës së Apelit, dhe para se ajo të merrte një vendim, unë u dërgova në burgun e Afjonit.

Tani, në gjykatën tuaj të lartë, për shkak të këtij shërbimit tim altruist për fenë time dhe për bashkëfetarët e mi, dhe veçanërisht për çështjen e Rrezes së Pestë, e cila përmban interpretime hadithesh dhe e cila na qe rikthyer nga gjykata e mëparshme, prokurori i përgjithshëm i gjykatës së Afjonit më akuzoi mua, akuzoi autorin e Risale-i Nurit, dhe Husrev Altënbashakun, dhe dyzet e gjashtë studentë të tjerë të Risale-i Nurit për prishje të qetësisë dhe të rendit, për shkak se ata i shkruan këto vepra dhe i lexuan.

Si një qytetar i vërtetë në këtë vend, unë do të flas në praninë tuaj, duke mos iu shmangur të vërtetës se unë kam qenë studenti i profesorit tim Said Nursi për të cilin unë kam respektin më të madh, i cili me këto vepra ka drejtuar sjelljet tona fetare dhe na ka bërë të përparojmë; dhe megjithëse ne e shohim atë me cilësinë e Muxheddidit -Ripërtëritësit fetar, por ama ai e refuzon këtë.

Unë dëshmoj me siguri të plotë se nuk gjendet tek ai, as tek trajtesat e tij dhe as tek studentët e tij asnjë përpjekje për prishje të rendit dhe të qetësisë, dhe në mënyrë të veçantë njëra nga akuzat e drejtuara tek ne ishte lidhur me paratë e siguruara prej shitjes së librave, lidhur me të cilën Gjykata e Ispartas ka qenë plotësisht e vetëdijshme dhe ka qenë krejtësisht e pamundur që të na gjejë ne fajtorë dhe për të na dënuar. Ashtu siç nuk kemi qenë ne aspak në nevojë për të siguruar mjetet tona të jetesës nëpërmjet shitjes së librave, po ashtu ne i kemi përdorë paratë e siguruara nga shitja e tyre për të blerë makina shumëfishimi, letra dhe bojë. Nuk ka asnjë mundësi që ky shërbim, të cilin ne e kryejmë thjesht për hir të Zotit me qëllim të pastër, që të jetë një krim, prandaj ne i kërkojmë gjykatës suaj të lartë dhe ndërgjegjjes suaj që kopjet e Risale-i Nurit të rikthehen tek ne.

I Burgosuri, Tahir

* * *

 

[Mrojtja e Zybejrit]

Për Gjykatën penale të Afjonit

Unë jam i akuzuar për formimin e një shoqërie sekrete dhe për prishjen e rendit dhe të sigurisë së shtetit. Ashtu siç do të paraqes më poshtë, dhe ju do të bindeni plotësisht se unë nuk e kam bërë një krim të tillë, unë e hedh poshtë këtë akuzë qysh tani.

Po, unë jam një student i Risale-i Nurit… Unë e them këtë dhe e shpall me të gjithë gëzimin dhe bindjen, se të mohosh këtë gjë është në kundërshtim të plotë me mësimet e larta e të virtytshme të cilat na i ka dhënë mësim Risale-i Nuri, prandaj unë nuk mund ta kryej një krim të tillë. Një person i cili lexon Risale-i Nurin nuk mund ta fshehë atë. Përkundrazi, ai do ta shpallte me krenari e pa frikë. Sepse Risale-i Nuri nuk përmban asnjë fjalë të vetme dhe asnjë fjali që të bënte të domosdoshëm frikën apo ngurrimin.

Unë jam përpjekur të përshkruaj vlerën e Risale-i Nurit në dyzet deri në pesëdhjetë faqe. Unë nuk mund të them se unë e kam lavdëruar atë. Sepse unë nuk e kam aftësinë ta lavdëroj dhe t’i jap hakun që i takon as edhe një pjese të vogël të Risale-i Nurit, e jo më të gjitha koleksioneve të tij. Sepse këto trajtesa janë një komentim i vërtetë i Kur’anit Kerim i cili është mendja e universit, dhe dielli i tij ndriçoi rrugën e njerëzimit dhe e ka drejtuar dhe udhëzuar atë qysh prej më shumë se një mijë e treqind viteve. Dhe ashtu siç e përmenda, në qoftë se ju do të gjenit ndonjë çështje që lidhet me ndonjë shoqëri sekrete në veprat për të cilat u përpoqa që t’u jap vlerën, ju atëherë mund të më dënoni mua për krimin e përpjekjes për të shpërndarë vepra të dëmshme. Por ky Risale-i Nur që është hartuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe të pashembullt dhe i cili është konfirmuar e admiruar nga dijetarë të mëdhenj; që është mjaft i fuqishëm për të reformuar një shoqëri të korruptuar; që është një udhëzues për njerëzit e shekullit të njëzet dhe që i shpëton ata nga çudhëzimi dhe nga shthurja që po tërhiqen poshtë nga Materializmi dhe nga Natyralizmi, dhe i shpëton prej errësirës së dendur të ideve të tyre; dhe nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit Risale-i Nuri hap për njerëzimin një rrugë që i çon ata në lumturi, në shpëtim, dhe duke ua shfaqur qartë atë dritën e tij. Kështu koleksioni i Risale-i Nurit nuk përmban asnjë diskutim lidhur me krimin për të cilin jam akuzuar; unë kam mendimin që, edhe gjykata juaj gjithashtu do ta pranonte dhe do të pajtohej me këtë, se vendimi për të më dënuar do të ishte në kundërshtim me drejtësinë.

Unë u pyeta gjatë hetimit: A je ti një student i Risale-i Nurit?

Unë thashë: Unë nuk e konsideroj veten time të denjë për të qenë studenti i një gjeniu të tillë si Bediuzzaman Said Nursi. Por në qoftë se ai më pranon, unë me krenari pohoj: “Po, unë jam një student i Risale-i Nurit”.

Duke qenë shpifur në raste të shumta prej armiqve të tij të fshehtë, profesori im Bediuzzaman Said Nursi, autori i pashembullt i Risale-i Nurit, u dërgua në gjykatë, dhe në çdo herë ka marrë pafajësinë. Risale-i Nuri ka qenë hetuar e shqyrtuar rresht për rreshti nga komitetet e profesorëve dhe nga dijetarët islamë dhe ata i kanë dhënë raportet e tyre duke deklaruar se vepra është shkruar me njohje të madhe -të pakaluar- dhe është një komentim i vërtetë për Kur’anin. Meqenëse kjo është e vërtetë, atëherë përse dërgohet ai nëpër gjykata? Unë do të shpreh për ju bindjen time të plotë rreth kësaj çështjeje:

Ata të cilët lexojnë Risale-i Nurin, dhe veçanërisht i riu perceptues, fitojnë një besim të fortë. Ata bëhen të palëkundur, vetëflijues, fetarë dhe të përkushtuar ndaj vendit të tyre. Dhe kur gjendet besimi në cilindo vend qoftë, atëherë nuk ka vend për shthurjen dhe për imoralitetin që të jenë si një rezultat i natyrshëm i disa ideologjive të dëmshme. Dhe sa më shumë të shtohet numri i atyre të cilët armatosen me këtë besim të fuqishëm, aq më shumë ngushtohet fusha përpara zgjerimit të Masonëve dhe komunistëve. Risale-i Nuri provon në mënyrë racionale, të logjikshme e shkencore me vërsetet nga Kur’ani dhe me prova e argumente tej mase të fuqishëm se filozofia materialiste, mbi të cilën bazohet komunizmi, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe Realitetin, dhe se teoritë e saj janë krejtësisht të pabaza, të kota. Risale-i Nuri i ndriçon mendjet e atyre që kanë rënë në errësirën e kësaj ideologjie të korruptuar dhe i shpëton ata. Ai e provon ekzistencën e Zotit me dëshmi e prova të fuqishme të tilla saqë ato nuk mund të mohohen e të kundërshtohen as nga materialistët të cilët besojnë veçse në atë që mund të shohin sytë e tyre.

Me stilin e tij origjinal e tërheqës dhe me artin e lart letrar, kjo vepër e mrekullueshme mjaft thjesht e bën vetveten të lexohet dhe veçanërisht prej studentëve të shkollave të mesme dhe të universiteteve.

Për shkak të kësaj, komunistët dhe masonët e dinë se Risale-i Nuri formon një pengesë të fuqishme për hapjen e ideve të tyre helmuese. Ata kanë përdorur shpifje të ndryshme e dredhi me qëllim që ta eliminojnë Risale-i Nurin, ose që ai të mos lexohet, meqë, si një koment i vërtetë Kur’ani, është një burim i fuqishëm besimi. Megjithëse nuk është shfaqur asnjë shenjë prej gënjeshtrave që ia ngjisin Risale-i Nurit, por përsëri ata vazhdojnë duke na sulmuar neve. Nga kjo kuptohet se ata duan të na frikësojnë neve, të na bëjnë që ta braktisim Risale-i Nurin dhe në të njëtën kohë të vendosin para nesh botimet e tyre të kalbura e të korruptuarra. Kështu, duke i shkaktuar kombit dhe rinisë të humbasin krejtësisht besimin e tyre, ata dëshirojnë të shkaktojnë një rënie në standartet morale, dhe kështu ta bëjnë qeverinë të shembet në vetvete.

Ambicia e tyre është që t’ia dorëzojnë këtë vend dhe popullin e tij ndonjë fuqie -shteti- të huaj. Unë dëshiroj të shpall në prani të gjykatës suaj me të gjithë qartësinë dhe pa asnjë ngurrim:

Le ta dinë këta këtë dhe le të dridhen; ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e tyre; sepse ne e kemi parë të vërtetën dhe realitetin në Risale-i Nur, dhe i kemi mësuar ato prej tij dhe i kemi besuar ato.

I riu turk është i zgjuar, jo në gjum. Dhe ky komb mysliman turk nuk mund t’i nënshtrohet sundimit të ndonjë shteti tjetër. Rinia myslimane vetëflijuese -duke u mbështetur tek fuqia e besimit të saj të sigurt- nuk mund ta lejojë shitjen e atdheut  të tij, dhe kombi fetar turk heroik dhe rinia besimtare turke nuk mund të tremben dhe as të frikësohen. Prandaj ne e lexojmë Risale-i Nurin dhe do të vazhdojmë ta lexojmë sepse ai na ngre neve tek niveli më i lartë i krijimit njerëzor dhe tek shkalla më e lartë; dhe Risale-i Nuri na mëson neve -ne të rinjve- fenë e cila është shkaku i përparimit tonë në të gjitha fushat, dhe ngulit tek ne të rinjtë dashurinë për fenë, për vendin e kombin, dhe na bën neve dashurues të vërtetë të fesë që do të sakrifikonim të gjitha qëniet tona për të. Ashtu siç përmenda më lartë, unë kam lexuar shumë pak prej Risale-i Nurit, dhe megjithatë unë kam përfituar shumë. Kjo vepër përbën rëndësinë më të madhe për këtë vend, për këtë komb dhe për të gjithë njerëzimin, dhe në qoftë se do të kisha pasuri, unë do ta kisha shpenzuar të gjithë për ta botuar atë. Sepse unë jam i gatshëm të sakrifikoj të gjithë qënien time për fenë time, dhe për hir të lumturisë së përjetshme të kombit dhe të vendit tim dhe për hir të mirëqënies së tyre.

Për më tepër, unë nuk e kam pranuar Risale-i Nurin me naivitet. Tridhjetë e tre vërsetet e Kur’anit, dhe imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe Abdul Kadir Gejlani, Zoti qoftë i kënaqur me të, bënë parashikime se Risale-i Nuri do të shkruhej e do të jepte udhëzim për njerëzit e këtij shekulli. Për më tepër, pjesët e Risale-i Nurit që unë i kam lexuar më bënë mua të formoj mendimin se ky koleksion përbëhet nga vepra që japin mësim të vërtetën dhe realitetin dhe që reformojnë humanizmin.

Unë ndjeja një boshllëk në shpirtin tim, dhe ndërsa kërkoja një libër për të lexuar, unë gjeta Risale-i Nurin. Sapo e lexova atë, mësova se unë nuk mund të ndahem më prej tij, sepse ndjeva se Risale-i Nuri do ta plotësonte nevojën e papërmbajtur të zemrës sime. Unë gjeta në të provat e logjikshme të besimit për të më shpëtuar mua nga dyshimet rreth besimit dhe njohjes. Në këtë mënyrë unë shpëtova nga shqetësimi dhe nga dëshpërimi që e shkaktonin tek unë dyshimet dhe skepticizmi. Dhe kuptova nga këto të vërteta se Risale-i Nuri u shkrua për njeriun e këtij shekulli.

Besimi i fuqishëm është i domosdoshëm me qëllim që njeriu të mund të fitojë virtyte të larta të nevojshme për sjellje të mirë, për etikë e mirësjellje të lavdërueshme. Meqenëse të vërtetat e besimit janë shpjeguar me anë të provave shumë të fuqishme dhe me shembuj të qartë në Risale-i Nur, sa më shumë që ta lexoj unë atë, aq më i fortë bëhet besimi im.

Në këtë mënyrë, unë shpëtova prej braktisjes së fesë sime, e cila është e vërteta dhe realiteti dhe përmban parimet e civilizimit më të lartë, dhe shpëtova nga fatkeqësia e gëlltitjes prej përbindëshit të kuq. Kështu, meqenëse Risale-i Nuri i shpëton lexuesit e tij prej fatkeqësive të shumta materiale e shpirtërore; u jep atyre njohuri që e tejkalon njohjen që mund të marrë një student i diplomuar universiteti; ngulit tek ata dashurinë për islamin, për vendin dhe për kombin; dhe u mëson atyre bindjen ndaj Zotit, dhe të jenë të zellshëm në punë e në aktivitet dhe të dhembshur; asnjë prej atyre që e kuptojnë vlerën e tij nuk do ta braktisnin atë, cilido të ishte çmimi. Ky respekt i sinqertë dhe ky nderim nuk mund të nxirreshin prej zemrës së asnjë njeriu cilido qoftë ai.

Risale-i Nuri përshkruhet nga prokuroria e përgjithshme si një vepër e dëmshme. Unë protestoj me fjalët më të ashpra ndaj kësaj gjëje të çuditshme të paprecedentë të cilën nuk do të mund ta thonte dikush që do të kishte sadopak vetëdije e ndërgjegje.

Prokuroria përmend se unë nxisja për të lexuar Risale-i Nurin… Po, është e vërtetë. Zemrat e të gjithë të ndriçuarve -të kulturuarve- u lënduan prej këtyre shpifjeve, madje ato vajtuan dhe kërcëlluan dhëmbët e tyre.

Shekulli i njëzet është një kohë që idetë pozitiviste janë mbisunduese.

Gjërat për të cilat nuk ka prova e dëshmi nuk besohen, dhe ne nuk i besojmë ato. Ne duam provë se Risale-i Nuri është i dëmshëm.

Në qoftë se një tjetër prej qëllimeve të armiqve tonë të fshehtë të cilët i shpikin këto gënjeshtra është të shkatërrojnë solidaritetin e atyre që lexojnë Risale-i Nurin, i cili manifestohet nëpërmjet përqafimit të tyre njëri-tjetrin në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të lidhjeve të islamit dhe për hir të shërbimit të Kur’anit, dhe shprehin vetëm respekt, dhembshuri dhe dashuri për atë vëllazëri, dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër në dukje. Armiqtë tanë nuk duhet të luftojnë kundra nesh për asgjë. Unë jam më i prapambeturi, dhe më i zakonshmi prej atyre të cilët lexojnë Risale-i Nurin, megjithatë unë u jap atyre këtë përgjigje:

Edhe në qoftë se ndonjëri prej nesh do të ishte në lindje dhe tjetri në perëndim dhe ndonjëri të ishte në veri dhe tjetri në jug, dhe njëri në Ahiret dhe tjetri në dynja, ne përsëri do të ishim bashkë. Në qoftë se i gjithë universi do të grumbullohej, ai nuk do të mund të na ndante prej profesorit tonë të lartë, Said Nursi dhe as nga Risale-i Nuri dhe as nga njëri-tjetri. Sepse ne i shërbejmë Kur’anit dhe ne do t’i shërbejmë atij. Për shkak se ne besojmë në realitetin e Ahiretit, asnjë forcë nuk mund ta çrrënjosë këtë dashuri dhe këtë solidaritetin tonë. Të gjithë myslimanët do të grumbullohen bashkë në vendbanimin e lumturisë së përjetshme.

Me lejen tuaj, unë do të përshkruaj një fakt të rëndësishëm lidhur me mirëqënien e vendit dhe të kombit tonë: njëri prej planeve sekrete të komunistëve është të nxisin popullin kundra qeverisë; përveç raporteve të rreme që u paraqitën zyrtarëve në qeveri për ta çuar në burg Bediuzzaman Said Nursin dhe për të shfaqur se veprat e tij janë të dëmshme, dhe ka përpjekje për të bërë propaganda të rreme të cilat nuk i beson asnjëri prej individëve të kombit.

Meqenëse ky komb është i bindur plotësisht dhe qysh prej shumë vitesh se Bediuzzaman Said Nursi është një gjeni i rrallë prej gjenive të islamit në këtë shekull, dhe është një dijetar i shquar në çdo aspekt, dhe asnjë propagandë nuk mund ta shkatërrojë këtë bindje të vërtetë të tyre.

Unë bëj shumë lavdërime e falënderime për Allahun e Gjithëfuqishëm që Ai më ka favorizuar mua me përfitimin prej veprave të këtij profesori të madh. Unë jam borxhli me të gjithë zemrën dhe me shpirtin tim ndaj këtij profesori, meqë unë kam marrë mësime të vlefshme rreth besimit dhe islamit. Dhe unë jam i gatshëm të dergjem në këtë burg të kësaj bote për shumë vite për këtë profesor të lartë i cili ka kaluar shumë vite duke shkruar e duke hartuar me qëllim që të shpëtojë rininë tonë që të mos bëhet ushqim për komunizmin dhe që të mos jetë burgu i vetmuar fillikat fundi i saj.

Qysh prej njëzet vitesh, Risale-i Nuri -i cili është një komentim i Kur’anit Kerim- u jep mësime për besimin, islamin dhe për virtytin miliona individëve, dhe i mbron ata nga ateizmi. Edhe në qoftë se do të më jepej dënim me vdekje për hir të këtyre trajtesave, unë do të nxitoja për tek litarët e varjes duke thirrur: Allah!… Allah!… Ja Resulall-llah!.

Risale-i Nuri i cili mbron rininë tonë nga gëlltitja prej komunizmit dhe nga braktisja e fesë së saj, dhe që të mos bie në humnerat e fatkeqësive dhe të katastrofave që e çojnë atë në tradhti ndaj atdheut, që për këtë krim nuk ka dënim tjetër përveç ekzekutimit me plumba… Unë do të isha i gatshëm që të dënohesha me vdekje duke më gjuajtur me plumba për hir të këtyre trajtesave të Risale-i Nurit, dhe jam i gatshëm që të shfaq gjoksin tim ndaj atyre plumbave pa frikë dhe pa ngurrim; edhe në qoftë se do të më bënin copash me thika në rrugën e profesorit tim Bediuzzaman, unë do t’i lutesha Allahut që ta bënte gjakun tim që derdhet në të gjitha drejtimet, të shkruante: “Risale-i Nur, Risale-i Nur”.

Gjyqtarë të respektuar të gjykatës!

Leximi i Risale-i Nurit, përfitimi i njohurisë prej tij është vërtet e mrekullueshme dhe origjinale, dhe në të vërtetë nuk ka të ngjashëm. Qëllimi i llojeve të tjera të edukimit është të sigurojnë përfitime materiale dhe për të arritur pozita të ndryshme. Njerëzit kryesisht studiojnë për qëllime materiale dhe për të qenë në gjendje të bëhen të famshëm, domethënë vazhdimi për këto studime nuk bëhet me dëshirë, por për të arritur ato qëllime materiale. Ndërsa Risale-i Nuri i ngjason një universiteti të lirë të paorganizuar. Ata të cilët vazhdojnë në këtë universitet duke lexuar Risale-i Nurin, nuk kërkojnë asnjë objektiv dynjaje por kërkojnë vetëm shërbimin ndaj besimit dhe Kur’anit dhe asgjë tjetër.

Megjithatë, Risale-i Nuri, i cili përbëhet nga trajtesa serioze e shkencore rreth të vërtetave të besimit, lexohet me një entuziazëm, me një pasion dhe me një kënaqësi të tillë saqë ai zgjon tek ata, të cilët e lexojnë atë me sinqeritet, të ndjejnë një dëshirë për ta lexuar disa herë.

Megjithëse ata që e lexojnë dhe e shkruajnë Risale-i Nurin mund t’i gjejnë jetët e tyre në rrezik tek dyert e sallave të gjyqit, deklarojnë hapur se ata i lexojnë këto vepra të mrekullueshme, dhe se ata do t’i lexojnë ato. Madje edhe sikur ata ta dinin se vendimi do të jepej për ekzekutimin e tyre, ata nuk ngurrojnë për ta shfaqur këtë qëndrueshmëri e vazhdimësi. Kjo veçori e Risale-i Nurit, njëra prej cilësive të saja të jashtëzakonshme, do t’i bënte ata të pyesnin: “A mos vallë shpirtërat e këtyre, të cilët pranojnë këtë, janë të lirë -jo të shtrenjtë- për to deri në këtë limit?”

Atëherë ndodhet një e vërtetë e lartë tek Risale-i Nuri dhe tek Bediuzzamani, dhe sigurisht që nuk ndodhen gjëra të dëmshme në këto vepra; edhe ata nuk e mohuan leximin e tij.

Normalisht studentët bëhen të studiojnë nën shtrëngimin dhe detyrimin e disiplinës dhe të autoritetit. Megjithatë, Bediuzzamani nuk detyron askënd që ta studiojë Risale-i Nurin, dhe qindra e mijëra lexuesit e studiojnë atë me përkushtim e vendosmëri, shumica e të cilëve madje duke mos e pasë parë asnjëherë atë. Një metodë e tillë e çuditshme edukimi nuk ishte parë kurrë më parë në ndonjë medrese; nuk është parë as në kohën e lashtë, as në kohën e tanishme, dhe as nuk është hasur në ndonjë universitet. Prokurori më tha mua se “respektin që ti e shfaq ndaj Bediuzzamanit, nuk e shfaq për komentatorët e tjerë”.

Kjo është e vërtetë. Respekti dhe nderimi jepen në lidhje me madhështinë dhe arritjet, dhe mirënjohja dhe falënderimet jepen në raport me shkallën që dikush ka përfituar.

Dhe përfitimet prej veprave të Bediuzzamanit janë të një shkalle, aq të madhe saqë ne nuk i shohim në vepra të tjera.

Masonët dhe komunistët harxhuan çdo përpjekje me qëllim që Bediuzzamani, mendimtari dhe shkrimtari më i madh islam i shekullit të njëzet, të mos njihej prej nesh, dhe veçanërisht nga të rinjtë.

Por kombi mysliman turk dhe rinia e njohën atë hero të fesë, profesorin tonë, dhe ata përfituan prej tij, dhe i bënë edhe të tjerët gjithashtu të përfitonin prej tij. Për shkak të kësaj, lidhja e tyre e jashtëzakonshme me të dhe besimi i tyre nuk mund të tronditen e të këputen.

Meqenëse vërsetet Kur’anore në Risale-i Nur shpjegohen në gjuhën tonë turke me një art e stil shumë të lartë, dhe pa i humbur këto vërsete veçoritë e tyre që konsiderohen si mrekullia më e madhe për to, çdo klasë e njerëzve -burra, gra, zyrtarë, tregtarë dhe filozofë- mund ta lexojnë e ta kuptojnë atë.

Duke përfituar prej tij deri në atë shkallë që ata munden, ata bëhen madje edhe më të lidhur me të. Studentët e shkollave të mesme, studentët e universitetit, profesorët, letrarët dhe filozofët, që të gjithë e lexojnë atë.

Këto klasa të edukuara përfitojnë prej tij deri në një shkallë të jashtëzakonshme, duke afirmuar origjinalitetin e tij dhe artin më të lartë të hartimit të tij, dhe duke ndjerë një dëshirë të fortë për ta lexuar të gjithë veprën.

Kur njerëzit perceptues dhe vlerësues e njohin për herë të parë Bediuzzamanin dhe Risale-i Nurin, ndjehen shumë të dëshpëruar që nuk i kishin njohur qysh prej një kohe të mëparshme, dhe me qëllim që të kompensojnë kohën e humbur, ata nuk e çojnë kot kohën e lirë, madje edhe në qoftë se do të kishin sikur pesë minuta kohë, ata marrin Risale-i Nurin, dhe e lexojnë atë ditën dhe natën. Ky interesim i jashtëzakonshëm dhe kjo kërkesë nuk ka qenë shfaqur për veprën e ndonjë psikologu, sociologu apo filozofi, pasi prej këtyre përfitojnë vetëm njerëzit e arsimuar.

Në qoftë se një student i shkollës së mesme ose një grua shtëpiake do të lexonin veprën e një filozofi të shquar, ai ose ajo nuk do të përfitonin prej saj. Ndërsa gjithkush do të përfitojë prej Risale-i Nurit në përputhje me nivelin e tij. Për këtë arsye, i gjithë kombi pret vendimin tuaj për t’i dhënë pafajësinë Bediuzzamanit dhe studentëve të Risale-i Nurit. Në qoftë se në këtë kohë vështirësish Said Nursi nuk do të kishte ngulitur tek studentët e tij nevojën për durim, vetëpërmbajtje dhe moderim, ashtu si kur ishte komandant i një regjimenti vullnetarësh në Luftën e Parë Botërore që i grumbulloi studentët e tij për të luftuar -atëherë me mijëra studentë të Risale-i Nurit, nga nderimi i madh për të, do t’i ngrehnin çadrat e tyre në kodrat e qytetit të Afjonit duke pritur në to vendimin e pafajësisë prej gjykatës penale në Afjon.

Puna që bëjnë Said Nursi dhe Risale-i Nuri nuk mund të vlerësohet brenda kornizës së ligjit dhe të provohet se është një shoqëri sekrete; përse nuk mund të provohet ajo? A mos vallë do të ishte i paaftë për ta provuar ligjërisht një person i cili konsiderohet një ekspert ligjor, që është ngritur deri tek zyra e prokurorit të përgjithshëm? Por meqenëse nuk ekziston formimi i një shoqërie të tillë të fshehtë, askush nuk mund ta provojë ekzistencën e një shoqërie të tillë politike. Prandaj ata nuk mund ta provojnë.

Prokurori i përgjithshëm në fillim tha: “Studentët e Risale-i Nurit nuk janë një shoqëri politike”. Ky mendim dhe ky gjykim i tij ishin krejtësisht të sakta dhe në përputhje me ligjin. Dhe pastaj më vonë për ndonjë arsye, ai tha se “ata janë një shoqëri politike”. Natyrisht kjo fjala e fundit është e pavlefshme. Kjo është një kontradiktë, ky është një mendim dhe jo gjykim.

Ne jemi të sigurt se gjyqtarët do ta shohin qartë këtë fakt dhe do të japin vendimin që “Nuk ka shoqëri sekrete”.

Gjyqtarë të respektuar!

Në qoftë se duke vuajtur pikëllim e brenga, një pjesë do të këputej prej zemrës -nëse do të ishte zakon i zemrës- atëherë njoftimi për një të ri duke humbur fenë e tij do ta bënte zemrën të copëtohej sa numri i grimcave të saja të vockëla.

Kështu, pafajësia që ju do të jepni, do të jetë shkaku që të shpëtonin rinia islame dhe bota islame prej kësaj pasoje të tmerrshme. Dhe ky është njëri nga shkaqet që më lidh mua me hallka që nuk këputen me Bediuzzamanin dhe me veprat e tij.

Vendimi që do ta shpallni për t’i dhënë pafajësi Risale-i Nurit dhe për ta lejuar atë që të qarkullojë, do t’i shpëtojë rininë turke dhe myslimanët prej fatkeqësisë së ateizmit sepse padyshim Risale-i Nuri i cili është thesari i të vërtetave të larta do të njihet dhe do të bëhet i famshëm në të gjitha anët e botës. Dhe ju do të vlerësoheni prej të gjithë njerëzimit. Vendimi juaj për t’i dhënë pafajësi Risale-i Nurit do t’i bëjë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të jenë mirënjohës ndaj jush, dhe sa më shumë që të lexohet dhe të përfitohet prej tij, aq më shumë do të vlerësoheni ju.

Ruhuni! Mos i supozoni këto fjalët e mia të sinqerta të jenë hipokrizi. Absolutisht jo! Sepse unë nuk kam frikë prej askujt, dhe nuk dridhem prej asnjërit.

Por, me lejen tuaj, unë dëshiroj të them edhe këtë: Në qoftë se prokurori vazhdon të bëjë akuza të tilla të përbuzshme kundra Risale-i Nurit, kundra autorit të tij dhe kundra lexuesve të tij, ndonëse -Risale-i Nuri- është si një ilaç i efektshëm kundra komunizmit dhe kundra masonëve në këtë vend të bekuar; dhe në qoftë se prokurori nuk heq dorë krejtësisht prej akuzave të tij të gabuara dhe nga irritimet e tij personale dhe nga ndjenjat e tij, ai me këtë ndihmon masonët dhe komunistët që ata të shumohen e të përhapen.

* * *

 

[Pjesë nga shtojca e Zybejrit për gjykatën e Apelit]

Nëpërmjet provave të tij, Risale-i Nuri riparon besimin e njerëzve që kanë qenë shkatërruar nga dyshimet dhe nga skepticizmi të mbjella prej botimeve të organizatave ateiste sekrete.

Njëri prej mistereve të hollë që e lidh dhe e bën rininë të kapen pas Risale-i Nurit, si të ishte me një prekje elektrike, është sa vijon: Për shumë vite me një përkushtim dhe vetëflijim të pakrahasueshëm dhe në kohën e pleqërisë dhe të sëmundjes së tij -domethënë në një kohë që ai kishte nevojë për kujdesje dhe për t’u preokupuar me të, Bediuzzaman Said Nursi duroi dhe përballoi të gjitha llojet e papërshkrueshme të shtypjes dhe të torturimit që i binin nga ana e armiqve të tij të fshehtë prej masonëve dhe komunistëve dhe prej atyre që u mashtruan prej tyre. Me shikimin e tij të vërtetë dhe real, ai perceptoi e dalloi dredhi e intriga të shumta tradhtare kundra fesë, dhe ka shkruar vepra rreth besimit, që do t’i asgjësonin planet e fshehta të tmerrshme e finoke.

Por sa pikëlluese dhe sa e dhimbshme është të vuajë ky kampion i madh i islamit dhe ky personalitet i madh gjenial prej torturave të burgjeve qysh prej njëzet e pesë vitesh, prej burgimit të vetmuar fillikat dhe duke u bërë përpjekje për ta eliminuar! Por edhe në qoftë se do të vuante autori i Risale-i Nurit dhe do të ndëshkohej si rezultat i dyshimeve që burojnë prej fyerjeve të komunistëve dhe prej dredhive të tyre, vepra e tij -Risale-i Nuri- vazhdon të lexohet me një interesim dhe me një entuziazëm gjithmonë në rritje.

Dëshmia e parë dhe më e fuqishmja është kjo: Të rinjtë që e lexojnë veprën “Shkopi i Musait”, e cila është shumëfishuar me shkronja të reja, menjëherë fillojnë të mësojnë leximin me shkronjat e Kur’anit -me alfabetin arab- me qëllim që të mund të lexojnë trajtesat e tjera. Kjo heq pengesën e mosnjohjes së shkrimit Kur’anor; kjo mosnjohje ishte një pengesë përpara mësimit të shumë shkencave, dhe i detyronin ata për të lexuar libra të shumtë të cilët qenë shkruar për t’i larguar njerëzit nga Kur’ani. Dhe kur rinia e çdo kombi iu afrua, dhe po pajisej me këto shkenca dhe po armatosej me to, kjo do të thotë se ai popull nisi të ecë në rrugën e progresit dhe të përparimit. Këtu rinia ka filluar të mbushin shpirtërat e tyre të djegur për nevojën e besimit dhe të islamit, me dritat e Risale-i Nurit, i cili është një komentim i Kur’anit Kerim. Kështu, duke fituar besim të sigurt e të verifikuar, rinia jonë do të luftojë kundra pafesisë dhe komunizmit dhe nuk do ta lejojnë kurrë që t’ua shesin atdheun e tyre armiqve të islamit.

Prandaj, në qoftë se komunistët do të gjenin rast për t’i shkatërruar të gjithë letrën dhe bojën, shumë të rinj si unë dhe njerëz të moshuar do të ishin të gatshëm të sakrifikonin vetveten, dhe me qëllim që të botonin Risale-i Nurin, i cili është thesari i të vërtetave, do t’i bënin nëse do të ishte e mundur- lëkurat e tyre letra dhe do ta bënin gjakun bojë.

Po! Po! Po! Një mijë herë.

Prokurori i përgjithshëm brenda akuzave të tij thotë: “Said Nursi ka helmosur mendimet e studentëve të universitetit me veprat e tij”. Ne si përgjigjje themi këtë:

“Në qoftë se Risale-i Nuri do të ishte helm, atëherë ne kemi nevojë për tonelata prej këtij helmi, dhe për mijëra kilogram. Dhe në qoftë se do të njihej një vend ku ky helm të gjendej me shumicë, atëherë le të na e dërgojnë atë neve me shpejtësi me aeroplan!”

Kur ne studentët e Risale-i Nurit vuajmë nga padrejtësia e tiranëve, dhe kryejmë shërbimet tona në rrugën e besimit dhe të islamit, ne preferojmë që ta dorëzojmë shpirtin në burgje dhe tek litarët e varjes dhe jo në divanin e rehatisë. Sepse ne e dimë se do të ishte një mirësi e madhe Hyjnore të vdesësh si martir në burgje në të cilët jemi flakur padrejtësisht për shkak të shërbimit ndaj Kur’anit, dhe ne e preferojmë këtë vdekje mbi një jetë që në pamje të jashtme duket liri por në anën e saj të brendshme realiteti i saj është despotizëm absolut.[76]

I Burgosuri Zybejr Gyndyzalp

Prej provincës së Konias

Burgu i Afjonit

* * *

 

[Mbrojtja e Mustafa Sungur[77]]

Për gjykatën Penale të Afjonit

Prokuroria ka kërkuar të më dënojë edhe mua me akuzën se i përkas Shoqërisë së Nurxhuve që nxisin njerëzit kundra qeverisë.

Së Pari: Nuk ka shoqëri me emrin Shoqëria e Nurxhuve, dhe unë nuk i përkas një shoqërie të tillë. Unë jam një anëtar i një shoqërie të shenjtë e të madhe islame, e cila në çdo shekull për një mijë e treqind e pesëdhjetë vite ka pasë treqind milionë anëtarë, dhe e cila u themelua nga Profeti Muhammed a.s.m., nga lavdia e universit, e cila është e gjërë dhe e ndritshme dhe premton lumturi të përjetshme për të gjithë njerëzimin. Të gjitha falënderimet qofshin për Zotin xh.sh., unë jam i vendosur që t’u nënshtrohem urdhëresave të saja të shenjta me të gjithë fuqinë time.

Sa për Risale-i Nurin, i cili është një mrekulli e Kur’anit, qënia ime një student i tij gjë të cilën prokurori e konsideron të jetë një krim dhe mëkat, -Risale-i Nuri- më ka mësuar detyrat e mia fetare dhe të imanit, dhe më ka mësuar se islami është feja më e lartë dhe më e shenjtë dhe se ajo është rruga e vetme për lumturinë e njerëzimit. Risale-i Nuri më ka mësuar se Kur’ani është Dekreti Hyjnor që ka zbritur prej Zotit të të gjitha botërave, i Cili është i Gjithëpranishëm dhe Gjithëshikues në çdo vend, dhe e gjithë ekzistenca duke filluar nga grimcat dhe duke përfunduar tek yjet dhe diejt është nën fuqinë dhe nën administrimin e Tij të parapërjetshëm, dhe më ka mësuar mua se Kur’ani është një mrekulli Hyjnore shikimi i të Cilit i rrethon dhe i përfshin parapërjetësinë, paspërjetësinë dhe të gjitha ngjarjet; dhe se ai është më i lartë se të gjithë librat, është një libër i mrekullueshëm  në dyzet aspekte, është një fjalë e parapërjetshme që e sihariqon të gjithë njerëzimin për lumturinë e përjetshme dhe i bën të përmalluarit për të të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj tij. Risale-i Nuri provon se i dërguari i Allahut u dërgua nga Krijuesi i Universit dhe, me të gjitha gjendjet e tij ishte më i plotësuari i të gjithë njerëzve, më besniku dhe më i larti në të gjitha aspektet e plotësimit, dhe se Ai i paraqiti të gjithë njerëzimit -nëpërmjet dritës së islamit- sihariqin më të madh dhe ngushëllimin më të shenjtë; dhe se ai administroi me pushtetin e tij shpirtëror një të pestën e llojit njerëzor qysh prej afërsisht katërmbëdhjetë shekujsh, dhe shkruhen në regjistrin e veprave të tij të mira të gjitha ato që i fiton ummeti i tij prej veprave të mira qysh prej një mijë e treqind viteve; dhe ai është shkaku për krijimin e universit, dhe se ai është i dashuri i Zotit. Ai -Risale-i Nuri- më ka mësuar se Ahireti, Xhenneti dhe Xhehennemi janë e vërtetë dhe realitet; dhe këtë e provon me argumente e prova të ndritshme që burojnë prej Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm.

Me fjalët dhe me fjalitë e tij, Risale-i Nuri dëshmon se është një shkëlqim prej dritës së Kur’anit Kerim dhe prej Dritës së Muhammedit a.s.m. dhe kjo nëpërmjet qënies së tij i lidhur me Kur’anin dhe me qënien e tij si koment i veçantë për të, dhe me këtë konsideratë ai i përket qiellores dhe Fronit Hyjnor. Dhe kështu, Risale-i Nuri -që është akuzuar se na i nxitka njerëzit kundër qeverisë- me të gjitha pjesët e tij (Fjalët, Shkreptimat, Rrezet dhe Letrat) vetëm jep mësim rreth të vërtetave Hyjnore, rreth parimeve islame dhe rreth mistereve të Kur’anit. Atëherë si do të mund të konsiderohej krim apo mëkat leximi i Risale-i Nurit, i cili është kaq i lartësuar dhe i denjë për nderim, dhe i cili jep mësim moralet e mira, virtytin dhe të vërtetat e besimit? Si vallë konsiderohet krim e mëkat të kopjuarit e këtyre trajtesave të cilat na udhëzojnë neve për tek lumturia e përjetshme ose që e bëjnë vëllain besimtar që të përfitojë prej tij nga aspekti i besimit?

Si mund të konsiderohet kjo nxitje për njerëzit se na qenka kundra qeverisë? Dhe të shkosh për vizitë tek autori i një vepre të tillë të bekuar e të lartë, një përmendore drite i cili është i stolisur me shkallën më të lartë të besimit, me morale të lavdërueshme, me virtyte dhe është tek maja e plotësimeve humane, dhe formimi i një vëllazërie në rrugën e Kur’anit Kerim me studentët e Risale-i Nurit të cilët janë të pajisur me besim të ngulitur thellë dhe me akide të patundur, dhe të cilët kanë marrë mbi supet e tyre të mbrojnë dinjitetin e islamit dhe të vërtetat e Kur’anit në këtë shekull, dhe të cilët nuk kanë objektiv tjetër përveç fitimit të kënaqësisë… A përbën kjo formim të një shoqërie? Cila ndërgjegje e pastër e drejtë do të mund të shpallte dënim mbi këta?

 

Gjyqtarë të respektuar!

Risale-i Nuri me të gjitha pjesët e tij duke filluar nga “Fjalët” dhe “Shkreptimat” dhe duke përfunduar tek “Shuaati” të cilat i kanë afirmuar edhe dijetarët më të mëdhenj dhe të cilat japin një shkallë të lartë besimi dhe një entuziazëm të madh islam për ata që e lexojnë, -Risale-i Nuri- nuk është tjetër veçse një komentim i ndritshëm i Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm, dhe secila nga pjesët e tij janë një diell që zhduk sëmundjet shpirtërore dhe largon errësirat shpirtërore.

Ndërsa profesori ynë, autori i Risale-i Nurit, e ka kaluar të gjithë jetën e tij në rrugën e imanit dhe në rrugën e Kur’anit dhe ka duruar në këtë rrugë të gjitha llojet e mundimeve dhe të vështirësive; dhe ai është përpjekur që t’i përhapë këto të vërteta të Kur’anit në këtë shekull që t’i shpëtojë bijtë e këtij kombi të bekuar prej sulmeve të tmerrshëm të komunistëve dhe prej të gjitha llojeve të pafesisë; dhe faqja e bardhë  e jetës së tij të pastër pa ndonjë faj dëshmon se ai është i ngarkuar dhe i kualifikuar për këtë mision të shenjtë të të shkruarit të Risale-i Nurit në këtë kohë. Ai nuk na mëson ne -Ruajna Zot- për imoralitet dhe as për plaçkitje e shkatërrim, por ai na ka dhënë mësime për të shpëtuar imanin. Dhe kjo ndoshta përbën qëllimin më të madh dhe objektivin më të rëndësishëm për njerëzimin në faqen e tokës; dhe ai qysh prej njëzet e pesë vitesh është përpjekur të shpëtojë besimin e qindra mijëra njerëzve nëpërmjet Risale-i Nurit, dhe veçanërisht për njerëzit mjeranë si unë që nuk dinim asgjë rreth islamit, dhe na ka dhënë neve mësime rreth besimit i cili është lumturia më e madhe në jetë dhe qëllimi i tij më i rëndësishëm dhe padyshim konsiderohet një mirësi Hyjnore. Ne themi sa vijon për ata të cilët në një mënyrë katërcipërisht -plotësisht- i kundërshtojnë këto të vërteta dhe që mohojnë këtë shërbim të shenjtë duke e konsideruar atë një rrezik për jetën shoqërore -u themi sa vijon:

Në qoftë se do të ishte një krim kjo sipërmarrja e tij për të shpëtuar njerëzit nga pasojat e tmerrshme si rënia dhe shthurja morale, nga ateizmi, nga mungesa e besimit, për t’i udhëzuar ata për në besim dhe për të ecur në rrugën që ka projektuar Allahu dhe për tek thirrja për t’iu bindur urdhërave të fesë dhe për t’i gëzuar ata me lumturinë e përhershme të islamit…

Në qoftë se ky do të ishte faj e krim atëherë ju mund të thoni se ai është i dëmshëm për jetën shoqërore, ose përndryshe kjo prokurori është shpifja më e madhe dhe një krim i pafalshëm.

Qëllimi i Risale-i Nurit nuk është kjo dynja, por është lumturia e përjetshme e Ahiretit dhe arritja e kënaqësisë së Zotit xh.sh.; qëllimi i tij është kënaqësia e të Qëndrueshmit të Parapërjetshëm, Mëshirëplotë të Gjithëlavdishëm, që bukuria dhe hijeshia në këtë botë nuk përbëjnë veçse një hije të dobët të Bukurisë së Tij, dhe të gjitha çudirat e holla të Xhennetit nuk përbëjnë veçse një shkreptimë prej dashurisë së Tij xh.sh.. Duke pasë kështu një qëllim të këtillë Hyjnor e të shenjtë dhe një objektiv të tillë të lartë, unë një mijë herë më shumë deklaroj se Risale-i Nuri është krejtësisht i pastër dhe larg gjërave kalimtare të tilla si, nxitja e njerëzve kundra qeverisë. Dhe ne i kërkojmë mbrojtje Allahut që të na ruajë prej të keqes së atyre të cilët me shpifjet e këtij lloji përpiqen të na shtypin neve dhe na pengojnë nga puna për t’i shërbyer besimit ose nga të mësuarit rreth fesë.

 

Gjyqtarë të respektuar!

Ashtu siç është treguar nga tridhjetë e tre vërsetet e Kur’anit, dhe siç tregohet nga Imam Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhe nga Gauth El-Aëdham dhe nga qindra dijetarë hulumtues e verifikues, Risale-i Nuri është një dritë nga Kur’ani dhe ata të cilët kapen pas saj do ta shpëtojnë besimin e tyre, në dashtë Zoti xh.sh.. Sigurisht Risale-i Nuri nuk mund të shuhet dhe as të humbasë. Për shembull, sulmet e bëra ndaj tij gjatë këtyre njëzet e pesë viteve me qëllimin që ta eliminonin, kanë qenë shkaku i përhapjes së tij dhe i ndriçimit të tij në mënyrë të jashtëzakonshme. Sepse pronari i tij është Sulltani i Gjithëlavdishëm, nën fuqinë e të Cilit dhe nën urdhërin e të Cilit është çdo gjë nga parapërjetësia për tek paspërjetësia. Sepse të vërtetat e tij janë të vërtetat e Kur’anit, dhe nëpërmjet Mbrojtjes dhe Përkujdesjes së Tij, Allahu i Gjithëfuqishëm do ta bëjë atë të shndërrisë gjithmonë, in shaall-llah.

 

Gjyqtarë të respektuar!

Në qoftë se do të ishte një krim për të lexuar dhe për të shkruar Risale-i Nurin – i cili jep mësim besimin islam me dashurinë më të madhe dhe me entuziazëm, dhe i cili nuk njeh asnjë qëllim tjetër përveç kënaqësisë Hyjnore, dhe i cili sigurisht është një mrekulli e lartë e Kur’anit në këtë shekull dhe një komentim i ndritshëm i tij -dhe dhënia e këtyre trajtesave të tij- që përmbajnë të vërtetat e besimit- vëllezërve besimtarë, dhe në qoftë se lidhjet e fesë dhe vëllazëria islame të cilat urdhërohen nga feja, dhe vëllazëria e shenjtë Hyjnore e bashkimit në rrugën e Kur’anit dhe të besimit për dashurinë e Zotit përbëka një shoqëri politike, atëherë për mua që t’i përkas një shoqërie të tillë do të ishte fatmirësia ime më e madhe, dhe një lumturi më e madhe se ajo e dhënë nga ndonjë favor apo shpërblim. Falënderime të pafundme qofshin për Zotin e Gjithëfuqishëm, i Cili i dhuroi një të mjeri si unë favorin më të madh të të qenurit student i Risale-i Nurit, i cili e bën njeriun të fitojë një lumturi e një fatmirësi të tillë. Fjala ime e fundit është:

“Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregullesi më i mirë i punëve”.

“Allahu është më se i Mjaftueshëm për mua, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit Madhështor”.[78]

Mustafa Sungur

Mësues

* * *

 

Shtojca e Mbrojtjes së Mustafa Sungur për gjykatën e Apelit.

1- Gjykata penale e konsideroi leximin dhe kopjimin e Risale-i Nurit nga ana ime dhe dhënien e tij ndonjërit prej vëllezërve besimtarë të nevojshëm që të përfitojnë prej tij -e ka konsideruar- krim dhe faj sepse unë -sipas prokurorisë- paskam nxitur popullin kundra qeverisë. Duke ditur se unë më parë thashë në mbrojtjen time si përgjigje ndaj kësaj akuze sa vijon:

Risale-i Nuri të cilën e konsideroni se nxitka njerëzit kundra qeverisë, në realitet është vetëm se një komentim i vërtetë i Kur’anit Kerim, dhe ai -me të gjitha pjesët e tij- jep mësim për të vërtetat e besimit, dhe i jep gjithkujt që e lexon dhe e shkruan atë një lumturi të madhe. Ai kurrë nuk ka synuar çështje të ulëta dynjaje dhe të përkohshme si nxitja e njerëzve kundra qeverisë, të cilat janë prej akteve të shkatërruesve dhe të bjerraditësve të pamoral; përkundrazi synimi i Risale-i Nurit është arritja e kënaqësisë së Allahut e cila është shkalla më e lartë e fatit më të mirë. Unë krenohem për qënien time një shërbyes i pafuqishëm dhe njëri prej studentëve të Risale-i Nurit, i cili më bën mua të fitoj, kur e lexoj dhe e shkruaj, mirësinë më të madhe dhe virtytin më të lartë që janë mirësia e imanit dhe virtyti i tij. Dhe megjithëse unë thashë se unë e di se të jesh student i Risale-i Nurit konsiderohet si mirësia më e madhe Hyjnore, dhe unë e lavdëroj dhe e falënderoj Allahun gjithmonë që më dha këtë mirësi dhe e dhuroi mbi këtë person të varfër e të mjerë si shembulli im, dhe megjithatë u shpall vendimi për të më dënuar mua, sepse ata e konsideruan lidhjen time me besimin dhe me islamin si një krim duke mos u mbështetur në asnjë ligj dhe në asnjë dëshmi, dhe kanë vepruar krejtësisht në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin.

2– Unë dëshmoj se kur studioja në institutin Gölköy në Kastamonu, disa mësues na jepnin neve mësime ateizmi dhe na thonin se Muhammedi a.s.m. -Ruajna Zot!- është ai i cili e shkroi Kur’anin Kerim, dhe se islami tani ishte shfuqizuar, dhe se qytetërimi ecën në rrugën e përparimit; prandaj do të ishte një gabim i madh dhe një reaksion dhe prapambetje ta ndjekësh Kur’anin në këtë shekull. Madje njëri prej mësuesve një ditë na tha:

“Myslimanët e kalojnë jetën e tyre në dhimbje dhe në torturim të vazhdueshëm sepse ata kryejnë namazin dhe e kujtojnë Ahiretin. Dhe një atmosferë dëshpërimi sundon vazhdimisht në xhamitë islame; ndërkohë që krishterët e kalojnë jetën e tyre të lumtur e plot jetë në një atmosferë muzike dhe argëtimi”.

Ata përpiqeshin që të këpusnin të gjitha lidhjet midis zemrave dhe imanit e islamit dhe t’i zëvendësonin ato me mohim e ateizëm. Dhe kështu ndërsa isha në një gjendje që po më nguliteshin këto ide të tilla helmuese dhe i zbuluar para vrasjes së besimit tim me këto mësime ateiste të dëmshme deri në atë shkallë që unë u shtyva në rrymën e këtyre ideve dhe fillova t’i përhap përreth meje -Ruajna Zot!-, kur papritmas lexova disa trajtesa të Risale-i Nurit, të cilat i marrin dritat e tyre prej Kur’anit Kerim dhe të cilat i shfaqin të vërtetat e imanit dhe të vërtetat e islamit me argumente të ndritshëm dhe me prova të jashtëzakonshme dhe që argumentojnë se feja islame ka qenë gjithnjë një mjet për lumturinë e njeriut dhe për shpëtimin e tij, dhe se islami është dielli shpirtëror, drita e të Cilit nuk do të shuhet dhe nuk mund të shuhet, dhe kur ç’të shohësh, me këto trajtesa të Risale-i Nurit u dëbuan të gjitha idetë helmuese dhe në zemrën time u përhap imani. Në qoftë se unë arrita të besoj Kur’anin, atëherë a nuk duhet t’i afroja gëzimin e pafundmë dhe lumturinë që ndjeva heroit të dhembshur, besnik e të vërtetë Ustadh Bediuzzamanit, që i kisha fituar këto nëpërmjet Risale-i Nurit të bekuar që ai i kishte shkruar, dhe si unë shpëtova prej jetës së pakujdesisë dhe të çudhëzimit dhe dola në bregun e besimit dhe të dritës, dhe se Risale-i Nuri i cili na bën neve të fitojmë iman të vërtetë konsiderohet dielli i udhëzimit për të gjithë njerëzit në këtë shekull dhe është mjet lumturie për ta. Dhe se Bediuzzamani duke u ngarkuar me detyrën e rëndë të hartimit të Risale-i Nurit, sigurisht ka kryer shërbimin më të madh të besimit, dhe ai me këtë konsiderohet një mirësi e madhe Hyjnore për të gjithë njerëzimin dhe veçanërisht për njerëzit e besimit; dhe e njoftova atë për dëshpërimin tim të madh, për dhimbjen time të thellë dhe për ftohjen time të fortë për sulmet agresive të tmerrshme që bënë disa organizata të fshehta të Sufjanit ndaj Kur’anit dhe islamit, dhe si ata -ashtu siç e përmenda më parë- e stolisin ateizmin për bijt e këtij populli heroik islam dhe orvaten të shkatërrojnë themelet islame Hyjnore të shenjta me të cilat lidhen me miliona njerëz dhe përpiqen të shkatërrojnë lumturinë e tyre të përjetshme.

Unë i shfaqa atij hidhërimin tim të madh dhe ftohjen time të fortë ndaj këtyre idiotëve të cilët i duartrokasin këta keqbërës dhe brohorasin shkatërrimet e tyre tiranike, agresive e të ulëta. Dhe iu adresova shokëve të mi në shkollë të cilët kishin rënë në dyshime lidhur me besimin e tyre:

“Eani, le t’i braktisim këto teka të nefseve tonë; le të përkulemi përpara të vërtetave të Kur’anit dhe të shpejtojmë për tek medreseja e Risale-i Nurit, udhëzuesi për tek lumturia në këtë shekull. Le t’i braktisim gënjeshtrat e këtyre idiotëve gënjeshtarë… këto gënjeshtra që ne i kemi dëgjuar për muaj e për vite dhe i kemi duartrokitur dhe që na i sollën neve sikur ato të ishin pikërisht e vërteta, dhe le ta bëjmë Bediuzzaman Said Nursin profesor për ne dhe të kapemi pas mësimeve të tij me të gjithë zemrat tona me qëllim që të dalim prej errësirave në dritë. A nuk burojnë të gjitha këto nga gëzimi që ai gjeti në besimin e tij dhe në dashurinë e tij për  Kur’anin dhe islamin, dhe nga lidhja e tij me to, dhe nga përkushtimi i tij për kombin e tij dhe nga dëshira e tij që gjithkush ta arrinte besimin e vërtetë të verifikuar dhe të arrinte lumturinë e vërtetë?

A është krim ta lidhësh vetveten me Zotin dhe të shpallësh se islami është feja më e lartë dhe ajo që sjell virtytin dhe lumturinë? Në këtë kohë ka filluar një sulm shkatërrues dhe rrënues kundra islamit dhe kundra Kur’anit prej të gjitha anëve dhe kanë filluar shpifjet të grumbullohen kundra Kur’anit dhe kundra profetit Muhammed a.s.m. dhe bëhen përpjekje që ato -Kur’ani dhe profeti- të bëhen të refuzuar, të cilët janë tej mase të lartësuar, të shenjtë e të çmueshëm; ndërsa lejohen librat që përhapin pafesinë, ateizmin dhe për t’u zhveshur prej fesë dhe prej moraleve; dhe janë grumbulluar lavdërimet dhe vlerësimet për fatkëqinjtë prej armiqve të islamit duke i mbajtur me respekt kundërshtarët e Zotit, dhe duke i përmendur veprat e tyre të paligjshme dhe bidatet me admirim e vlerësim, dhe duke neglizhuar shenjtërinë dhe epërsinë e Kur’anit dhe lartësinë dhe vërtetësinë e profetit Muhammed, duke ditur se Risale-i Nuri shpjegon ekzistencën e Zotit xh.sh. dhe shpjegon se të gjitha qëniet e këtij universi dëshmojnë unitetin e Krijuesit të tyre dhe se Ai është Ekzistuesi i Vetëm i Domosdoshëm, dhe se njeriut, meqenëse iu dhanë arsye dhe mund të mendojë, ai është pasqyra më gjithëpërfshirëse e Emrave të bukur Hyjnorë, dhe është si një lloj monarku mbi të gjitha krijesat e tjera. Atëherë në qoftë se ky njeri do të lidhej me Allahun nëpërmjet adhurimit dhe besimit dhe do ta mbronte vetveten kundra çudhëzimit dhe shthurjes dhe kundra gjynaheve të mëdhaja, ai do të meritonte pozitën e një mysafiri të nderuar në shkallën më të lartë dhe të arrinte mirësitë e Xhennetit të përjetshëm e të amshuar. Ndërsa në qoftë se ai do të mohonte Krijuesin e tij dhe do të binte në çudhëzim e në pakujdesi, do t’i përshkruante ortakë Allahut dhe nuk do t’i bindej, atëherë ai do të ishte më i çudhëzuar se sa kafshët dhe meriton nivelin më të ulët në ndëshkimin e përjetshëm në Ferr. Dhe Kur’ani është Fjala e Allahut, dekretet dhe urdhërat e të cilit nuk ndryshojnë dhe nuk mund të ndryshojnë; dhe islami na çon neve tek civilizimi më i lartë, dhe se lumturia e vërtetë dhe e vazhdueshme nuk mund të arrihet për njerëzimin veçse duke ndjekur urdhërat e Kur’anit dhe duke u lidhur me të… këto janë çështjet që i ka sqaruar Risale-i Nuri dhe i ka argumentuar në mënyrë të sigurt, dhe prandaj Risale-i Nuri e merr vendin e tij të lartë sepse ai buron prej mrekullive të Kur’anit dhe prej Dritës Hyjnore… Atëherë si vallë besimi në këtë, përhapja dhe shpallja e tij konsiderohen krim?

Sa e çuditshme! Leximi i novelave dhe i tregimeve të shkruara kundra islamit, dhe i librave që nxisin epshet e paligjshme, botimi i librave tej mase të dëmshëm e të rrezikshëm për vendin dhe kombin, dhe pastaj duke u lavdëruar dhe duke u rekomanduar këto libra të rrezikshëm… të gjitha këto janë të lejueshme dhe nuk konsiderohen krim. Atëherë, a mund të vlerësohet si një krim në qoftë se lexojmë e shkruajmë Risale-i Nurin, i cili përshkruan Diellin e Islamit -të cilin qindra miliona njerëz e kanë ndjekur dhe në të cilin ata kanë gjetur lumturinë e vërtetë- ose në qoftë se rendisim karakteristikat e tij të larta, për të cilat neve na mungon aftësia për t’i lavdëruar? A mundet dikush që ka sa një grimcë besim në zemrën e tij dhe që dëshiron mirëqënien e vendit dhe të kombit t’i konsiderojë krime ato që u përmendën më lart?

 

Gjyqtarë të respektuar të Gjykatës së Apelit!

Kjo çështje e paraqitur në praninë tuaj të lartë është drejtpërdrejtë çështja e besimit dhe e Kur’anit. Është çështja e lumturisë së përjetshme dhe e shpëtimit të miliona njerëzve. Të gjithë profetët dhe të dërguarit me në krye profetin tonë më të nderuar a.s.m., dhe të gjithë Evlijatë dhe të gjithë paraardhësit tonë besimtarë të cilët kanë udhëtuar për në botën e Ahiretit, kanë lidhje nga aspekti shpirtëror me këtë çështje të madhe. Dhe ju sot keni në duart tuaja një rast që të fitoni dashurinë e atyre miliona prej njerëzve të realitetit, duatë e tyre dhe shefaatin e tyre. Dhe se e vërteta e lartë, e quajtur “Risale-i Nur” është para jush. Atëherë, a ka ai si qëllim rangjet e ulëta e të përkohshëm dhe pozitat e kësaj dynjaje, apo fitimin e kënaqësisë së Allahut që është lumturia më e madhe, gëzimi më i madh dhe fatmirësia më e lartë? Dhe a mos vallë ai i nxit njerëzit që të jenë imoralë, apo i zbukuron ata me besim dhe me moralin më të lartë dhe me virtyt?

Përpara jush është Risale-i Nuri, i cili derdhet nga mrekullia e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm që është Dritë Hyjnore. Meqenëse fitimi i Imanit dhe kalimi me këtë Iman në dynja për tek lumturia e botës së Ahiretit është qëllimi më i rëndësishëm për njeriun, dhe meqenëse Risale-i Nuri paraqet -nëpërmjet shkëlqimeve të Kur’anit- të vërtetat e imanit, dhe i afron qindra e mijëra lexuesit dhe shkruesit e tij tek ky qëllim, dhe siç dëshmohet nga vërsete të shumtë të Kur’anit dhe nga hadithe të profetit Muhammed a.s.m., edhe nga Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe nga shumë Evlija si Gauth El-Aëdham, Zoti qoftë i kënaqur me të, ai -Risale-i Nuri- sigurisht që e ka fituar atë çështje; Sigurisht dhe padyshim, nëpërmjet dashurisë suaj të lartësuar për të vërtetën dhe për drejtësinë, mbi çdo lloj shqetësimi të përkohshëm, ju do ta kuptoni dhe vlerësoni faqen e vërtetë të Risale-i Nurit, faqen Kur’anore dhe vlerën e tij të vërtetë, dhe do ta njihni se studentët e Risale-i Nurit nuk ndjekin asnjë qëllim tjetër përveç kënaqësisë së Allahut.

 

Gjyqtarë të nderuar të Gjykatës së Apelit!

Me moralin e tij të lartë, me virtytin dhe me dhembshurinë, profesori ynë i shquar Bediuzzaman Said Nursi, lufton për t’i shpëtuar njerëzit nga errësira e dendur e ideve të rreme dhe nga burgosja e përjetshme fillikat, dhe duke duruar e përballuar vuajtjet dhe torturat më të rënda, ai është ngritur tek shkalla më e lartë e plotësimit në këtë kohë nëpërmjet qënies së tij i ngarkuar nga Zoti i Gjithëfuqishëm me detyrën e shenjtë të botimit të të vërtetave të Kur’anit; megjithatë krejtësisht në kundërshtim me të gjithë të vërtetën dhe drejtësinë, ai është flakur në burg. I moshuar, i sëmurë, dhe pa askënd, duke praktikuar besimin e tij dhe adhurimin në mënyrë më të lartësuar, duke poseduar zgjuarsinë më të ndritshme dhe njohjen, dhe duke mos pasë qëllim tjetër përveç shpëtimit të besimit të njerëzve, vuajtja e tmerrshme e profesorit tonë, i cili është shtatëdhjetë e pesë vjeç, i cili e do vërtet humanizmin, në të ftohtin e madh të burgut të Afjonit, na e copëton zemrën dhe na shkakton mundimin më të rëndë.

Ne presim nga drejtësia juaj e lartë dhe e lidhur me të vërtetat dhe nga dashuria juaj dhe nga lidhja juaj me dashurinë për humanizmin, presim manifestimin e dhembshurisë së drejtësisë.

Mustafa Sungur

* * *

 

[Mbrojtja e Mehmet Fejziut]

Për gjykatën penale të Afjonit

Prokurori i përgjithshëm e konsideroi qënien time si sekretar të Profesorit tim Said Nursi dhe që jam i lidhur fort me Risale-i Nurin dhe qënien time në shërbim të madh në këtë fushë… e konsideroi atë si akuzë, si një shkelje. Unë them përballë kësaj se unë e pranoj këtë akuzë me të gjithë fuqinë që kam dhe unë krenohem me të; sepse unë kam një dëshirë të fuqishme të bashkëlindur për njohje. Dëshmi për këtë është se kur kontrolluan shtëpinë time në ngjarjen e Denizlit, gjetën në të pesëqind e tetëdhjetë libra shkencorë dhe arabisht dhe i regjistruan ato zyrtarisht; dhe megjithëse unë jam i varfër dhe në fillim të jetës dhe njohuria ime për gjuhën arabe akoma është e mangët, ashku im për dijen, dhe dëshira ime e fortë për të mësuar janë ato të cilat më shtynë mua që t’i siguroj këto libra të ndryshëm që vetëm një person në një mijë njerëz do të mund t’i kishte në këtë kohë.

Për shkak të këtij kapaciteti të natyrshëm tek unë, unë po kërkoja një mësues të vërtetë. Dhe falënderime të pafundme qofshin për Zotin që Ai më dha mua nga afër atë që e mendoja të largët.

Po, jeta e profesorit tim, Said Nursi dëshmon se qëllimi i vetëm i tij në jetë ka qenë njohja dhe të mësuarit e shkencave islame. Unë kam kuptuar qartë edhe nëpërmjet vëzhgimeve të mia, edhe nga biografia e tij e botuar, dhe nga ajo që kam mësuar prej studentëve të tij të vjetër, se dëshira ime e bashkëlindur për dije gjendet tek profesori im në mënyrë të jashtëzakonshme dhe deri në një shkallë të tillë saqë ai vazhdon ta ruajë cilësinë e studentit të dijes -në kundërshtim me të gjithë dijetarët e diplomuar prej shkollave të vjetëra islame, gjë e cila e bëri atë të aftë për t’i përballuar të gjitha mundimet dhe fatkeqësitë.

Dhe meqenëse njerëzit e politikës nuk i kuptuan gjendjet e çuditshme të profesorit tim dhe janë përpjekur për t’i lidhur këto gjendje me një lloj politike me të cilën ai nuk ka asnjë lidhje, saqë ata e flakën atë në burg.

Por Allahu xh.sh. e bëri këtë dashuri për dijen që gjendet tek ai si një çelës për të vërtetat e Kur’anit, dhe u shfaq Risale-i Nuri, i cili i ka lënë në habi të gjithë dijetarët dhe filozofët. Gjatë kësaj kohe e gjeta profesorin tim në qytetin e Kastamonus përbri meje, të cilin e kam kërkuar gjatë gjithë jetës sime, natyra e të cilit ishte e ngjashme me mua, por pafundësisht më e lartësuar. Unë e konsideroj këtë një mirësi Hyjnore dhe do të vazhdoj ta falënderoj Allahun për këtë deri në fundin e ditëve të jetës sime.

Me qëllim që profesori im ta ruante dinjitetin e dijes dhe vendin e saj, ai nuk pranon, -dhe nuk ka pranuar gjithashtu- as sadeka, as dhurata dhe as gjëra të ngjashme me to; dhe i pengonte gjithashtu edhe studentët e tij prej gjërave të tilla. Ai nuk e ka përkulur kokën e tij para askujt. Dhe prej situatave të tij të jashtëzakonshme ai nuk pranonte në luftë ndërsa ishte në rreshtin e parë të frontit të luftës të hynte në hendek dhe këtë e bënte për të ruajtur dinjitetin e dijes. Gjithashtu ai heroikisht duke ruajtur dinjitetin e dijes dhe të mësimit përkrah tre komandantëve[79] të tmerrshëm, ishte krejtësisht i palëvizur, i qetë tek zemërimi i tyre dhe i heshti ata. Prandaj, unë e pranoj atë si profesorin tim të vërtetë, meqë unë e dija se ai ishte dikush që kishte sakrifikuar gjithçka për të ruajtur dinjitetin e lartë të këtij kombi dhe të këtij vendi dhe nderin e dijetarëve të kombit turk dhe sakrifikoi gjithçka në rrugën e saj. Madje, edhe në qoftë se do të supozonim të pamundurën, sikur një profesor kaq shumë i përkushtuar për këtë vend dhe komb të kishte njëqind të meta, ato duhet të shiheshin me tolerancë dhe të mos kundërshtoheshin. Atë e vlerësuan patriotët -në emrin e Atdheut dhe në emrin e kombit- në periudhën e dytë të kushtetutës, po ashtu ishte gjendja edhe në periudhën e Republikës.

Një shembull për vlerësimin e tyre ndaj shërbimeve të mëdhaja të profesorit për dijen është se komiteti i qeverisë së unionit dhe të progresit dha nëntëdhjetë mijë lira ari për universitetin e tij në lindje të quajtur El-Medresetu eZ-Zehra. Dhe ky do të organizohej në të njëjtën linjë me atë të universitetit të Az’harit. Themelet e tij u vendosën në provincën e Vanit, por ai mbeti i pandërtuar për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Pastaj qeveria e parë e Republikës para njëzet e pesë vitesh dha njëqind e pesëdhjetë mijë lira me miratimin e njëqind e gjashtëdhjetë e tre deputetëve. Dhe marrja vetë përsipër e këtij profesori të nderuar për të ngritur një universitet si ai i Az’harit, për ndërtimin e të cilit morën pjesë për të kontribuar mijëra dijetarë, dhe iu afrua shumë realizimit të këtij objektivi, tregon se të gjithë patriotët dhe dashuruesit e vendit të tyre, së bashku me mësuesit e medreseve -shkollave fetare- duhet ta vlerësojnë dhe ta duartrokasin.

Sa për ne, për shkak se gjetëm një profesor të tillë, ne vendosëm të përballojmë çdo vështirësi e mundim. Unë kam respekt të pakufishëm për të si një dijetar i jashtëzakonshëm në këtë kohë, i cili nëpërmjet shkëlqimit të dijes dhe të vërtetave të veprave të tij të larta që arrijnë njëqind e tridhjetë më ka shkaktuar mua të avancoj në rrugën e besimit dhe të njohjes. Në dashtë Zoti xh.sh., ky respekti im do të vazhdojë për të gjithë përjetësinë.

Dhe megjithëse kërkimet dhe hetimet vazhduan për muaj për të provuar akuzën e drejtuar ndaj meje nga ana e prokurorisë së përgjithshme rreth “shfrytëzimit të fesë dhe të ndjenjave fetare me synimin për të ngritur një shoqëri të fshehtë që do të prishte rendin dhe stabilitetin e shtetit”, por ama këto hetime nuk qenë në gjendje ta verifikojnë asnjë shoqëri të tillë, dhe as ne nuk kemi asnjë lidhje me një gjë të tillë. Lidhja jonë e vetme brenda kornizës së ligjeve të Republikës, është për Risale-i Nurin, i cili ka hyrë në provimet më të vështira dhe është takuar me respektin e duhur prej komiteteve më të larta të ekspertëve dhe ka marrë pafajësinë nga gjykatat e autorizuara të ligjit. Kjo nuk është tradhti ndaj kombit, por përpjekje shkencore në një mënyrë që është një dobi e drejtëpërdrejtë për vendin dhe për kombin.

Përveç kësaj, ne nuk kemi asnjë qëllim politik dhe asnjë qëllim tjetër. Kështu, meqenëse pafajësia jonë dhe sinqeriteti ynë janë të qarta në këtë çështje, unë kërkoj manifestimin e drejtësisë prej gjykatës suaj të drejtë dhe pafajësinë time ashtu si në Gjykatën e Denizlit.

I Burgosuri Mehmed Fejzi, Pamukçu,

në Burgun e Afjonit

* * *

[Mbrojtja e Ahmed Fejziut]

Për gjykatën penale të Afjonit

Gjyqtarë të respektuar!

A nuk është e drejta e besimtarit dhe detyrë e tij që të takohet me një dijetar fetar dhe të lexojë librat e tij që lidhen me të vërtetat e fesë dhe të kopjojë këto libra dhe të nxitojë për t’i ndihmuar vëllezërit e tij në fe dhe në rrugën e shërbimit të fesë së tij, të Kur’anit dhe të profetit? A ka ndonjë ligj që të na ndalojë neve nga ky shërbim ndaj fesë? A mos vallë është krim të kritikosh disa aspekte të rrymave ateiste imorale të kohës sonë? Ne jemi një klasë fetare prej popullit e cila nuk ka asnjë lidhje as me politikën dhe as me administratën e shtetit. Të mendosh mirë për dikë dhe ta konsiderosh atë të denjë është një mendim personal që mund të mbahet nga gjithkush. Ne e njohim Bediuzzamanin të jetë dijetari më i lartë i fesë në kohët tona. Ne e njohim atë të jetë ai që ndjek realitetin, dhe i cili i shpreh dhe i shpjegon të vërtetat e fesë pa iu lajkatuar askujt. Ne e quajmë atë Muxhed-did, për shkak të shërbimit të tij ndaj fesë dhe duke u mbështetur tek të vërtetat e patundshme të Kur’anit, marrja e tij përsipër mbrojtjen e vendit tonë kundra rrymave të imoralitetit dhe të mosbesimit të cilat e kërcënojnë atë. Në një vend në të cilin liria e fesë dhe e ndërgjegjjes janë ligj, ne nuk mund të mbahemi fajtorë për një shkelje për shkak të mendimeve që ne kemi në dritën e ndërgjegjjeve tona. Prandaj, ne nuk detyrohemi t’i japim llogari askujt.

Sa për çështjen e personave të parashikuar në hadith që do të vijnë në fundin e kohës: ne nuk e shpikëm këtë. Ato kanë origjinën e tyre në fe. Në disa hadithe, profeti a.s.m. tha se jeta e ummetit të tij do t’i kalonte një mijë e pesëqind vjet. Këto hadithe përshkruajnë shumë ngjarje historike të rëndësishme në jetën e ummetit Muhammedan dhe ato paralajmërojnë që të ruhen prej të këqijave të tyre. Ne themi se ata që do të bien në këto të këqija nga pakujdesia dhe nga injoranca, do të bien në mjerim e në shkatërrim të përhershëm, dhe ndodhen shenja e tregues fetarë të panumërt rreth këtyre çështjeve. Ne jemi njerëz që kemi besuar në Allahun, në të dërguarin e Tij dhe në Kur’anin. Atëherë duke u mbështetur tek ky besim dhe duke u mbështetur tek vërtetësia e profetit a.s.m., a të mos punojmë ne për t’i shpëtuar vetet tona prej shkatërrimit të përhershëm? A të mos shohim se çfarë ndodh përreth nesh? A të mos e shpjegojmë këtë duke u mbështetur tek të vërtetat fetare dhe të pyesim: A ka ardhur kjo kohë e rrezikshme? A ne jemi ky brez që biem pre e atyre rreziqeve dhe shkatërrimeve? A t’i injorojmë argumentet e ndritshëm që gjenden para nesh dhe t’i injorojmë të vërtetat e qëndrueshme dhe të vërtetat shkencore të cilat provojnë për ne ekzistencën Hyjnore dhe të lëmë fenë tonë, dhe të shtyhemi pas rrymës e cila e konsideron ateizmin si kolonën më të madhe të civilizimit europian?… Në qoftë se ne do ta bënim këtë, atëherë kush do të na shpëtonte neve prej shkatërrimit të përhershëm? A ta injorojmë këtë dhe të mos mendojmë për të? A mundet për dikë që beson se nuk gjendet asgjë mbi Kur’anin dhe mbi të vërtetat e Kur’anit që ta flakte vetveten në shkatërrim të përjetshëm nga frika prej dënimeve kalimtare? Ose a do t’i jepte ai ndonjë denjësi vlerave kalimtare? A do ta braktiste ai detyrën e tij të shërbimit në Rrugën e Zotit, në rrugën e profetit të Tij dhe në rrugën e fesë? Atëherë këto janë faktorët e vërtetë që na lidhin neve me Bediuzzamanin. A ka ndonjë burim tjetër feje që mund t’i heshtë nevojat e parapërjetshme të shpirtërave tonë?

Prokurori i përgjithshëm i nderuar na rekomandoi neve mijëra libra arabisht të cilët mbushin libraritë por që nuk e interpretojnë shpirtin e shekullit tonë aktual. Ai vetë dhe ata që mendojnë si ai mund të mos e pëlqejnë përmbledhjen e njohjes, thesarin e lirisë dhe realitetin e lartësuar të quajtur Risale-i Nur, dhe ata mund ta kritikojnë atë.

Kjo është një çështje që i përket atij, ai është i lirë për të. Por ai nuk mund të ndërhyjë në dashurinë dhe në preferencën tonë ndaj këtij libri ose atij. Ne e duam Risale-i Nurin dhe e shohim se ai është një libër i vërtetë feje, nuk ka hipokrizi, dhe ai është një koment i Kur’anit Kerim. Vlerat dhe gjykimet e vlerave janë çështje ndërgjegjjeje. Askush nuk mund të ndërhyjë në to. Po, ne pajtohemi se autori i Risale-i Nurit gjithmonë jep mësim të vërtetën e pastër; dhe mohimi i kësaj nga prokurori i përgjithshëm dhe mospranimi i tij nuk e dobëson këtë besimin tonë dhe as nuk e trondit.

Ne nuk e pranojmë Risale-i Nurin për hir të kerametit të tij në botën fizike, por për hir të shfaqjes së kerametit të plotë shkencor i cili e sfidon botën e njohjes në mësimet e tij të Dritës. A mund të na tregoni neve një Bediuzzaman të dytë i cili megjithëse periudha e tij (zyrtare) e studimit nuk ishte më shumë se tre muaj, të përhapë një dritë të tillë vezulluese njohjeje, dhe që me çudirat e dijes së tij shfaqi një logjikë aq të përparuar në çështjet përfundimtare të shkencës saqë i la në habi edhe mendimtarët më të mëdhenj; dhe me një gjuhë që e mësoi vetëm në gjysmën e dytë të jetës së tij pati një stil magjepsës shpjegimi dhe një pasion të tillë tërheqës; i cili vërshon me dashuri e zjarr, dhe shkrimet e tij duken të bollshme si një det besimi, si një thesar i njohjes Hyjnore dhe një oqean urtësie?

A e vlerësoni ju të tepërt që ne e konsiderojmë atë të jetë profesori, monumenti i virtytit dhe i dritës i cili nuk shfaq as prirjen më të vogël ndaj mburrjes kalimtare e sipërfaqësore; as nuk e ul veten tek asnjë dobi sado e madhe që të jetë dhe as tek gjërat që e ndotin njeriun sado të fuqishme të jenë thirrjet e këtyre gjërave, dhe nuk ka pritur asgjë prej askujt dhe nuk ka kërkuar ndërmjetësimin e dikujt për diçka, dhe nuk ka pranuar çfarë i është afruar; ai dha shembullin më të mirë për ndershmërinë dhe dëlirësinë, i duroi të gjitha llojet e mundimeve dhe të vuajtjeve, dhe ia kushtoi veten shfaqjes së realitetit dhe shfaqjes së dritave të Kur’anit dhe njohjes së Muhammedit a.s.m..

Ndërsa përpara dhimbjeve të vendit dhe të kombit, zemra e tij e dhembshur qante me pikëllim e keqardhje. Dhe pavarësisht të gjitha llojeve të tradhtisë dhe të fyerjeve para të cilave u zbulua, ai nuk hoqi dorë nga përmbushja e detyrës së tij për t’i gëzuar njerëzit përreth tij; dhe pavarësisht pleqërisë dhe vetmisë, ai u përpoq e luftoi me të gjithë fuqinë në rrugën e Zotit xh.sh. për t’i shpëtuar njerëzit prej puseve të injorancës dhe prej thellësirave të mohimit -ateizmit. Dhe në këtë kohë kur vlerat morale kanë humbur, ne e shohim atë -përveç kerametit të tij shkencor që u përmend më lartë- një shembull vetëflijimi dhe altruizmi dhe shembull për moderim e ndershmëri, model plotësimi dhe virtyti i denjë për t’u njohur e ndjekur; a e shikoni këtë si tepri nga ana jonë?

Atëherë, kështu ne i shohim Bediuzzamanin dhe veprat e tij. A mos vallë lidhja jonë me të që buron nga besimi ynë, dhe pjesëmarrja me vërsetet e Kur’anit dhe me hadithet profetike në qortimin dhe përçudnimin ndaj mohimit -, pafesisë  dhe ndaj shthurjes morale na bën neve të ndotur me përfshirjen tonë në politika kalimtare? A do të ishte e mundur të quhet korrupsion puna për reformimin e shpirtërave të pafajshëm të një grupi prej bijve të këtij vendi të cilët nuk e kanë pasë të lehtë qysh prej njëzet e pesë vitesh mësimin rreth të vërtetave të fesë? Dhe a mos vallë shpëtimi i tyre prej shkatërrimit të përjetshëm dhe njoftimi i tyre rreth Allahut xh.sh., të Dërguarit të Tij dhe rreth Kur’anit është korruptim për ta?

Gjyqtarë të respektuar!

Ne nuk jemi përfshirë në asnjë mënyrë në politika. Ne e dimë se për ata si ne që veprojnë jashtë politikës, politika mban mijëra fatkeqësi, rreziqe dhe përgjegjësi. Prandaj ne nuk u japim asnjë rëndësi gjërave të jashtme kalimtare. Ne vetëm shohim fytyrën e mirë të dynjasë e cila na çon tek Kënaqësia Hyjnore. Prandaj ne e refuzojmë fuqishëm akuzën se ne ndjekim politikat ose kundërshtojmë konceptin e shtetit. Në qoftë se do të kishte pasë ndonjë qëllim të tillë, do të kishte pasë ndonjë manifestim të vogël të tij gjatë njëzet e pesë viteve.

Po, ne kemi një cilësi kundërshtuese, por ama është një kundërshtim kundra shthurjes morale dhe kundra ateizmit. Dhe ky kundërshtim buron nga pjesëmarrja jonë -nga domosdoshmëria- me Kur’anin duke përdorur shprehjet e tij të ashpëra dhe paralajmërimet gjithëpërfshirëse rreth këtyre gjërave. Në qoftë se këto arsye dhe ky stil i drejtë dhe i sinqertë shpjegimi nuk ju bind juve, na dënoni me çfarëdo lloj ndëshkimi që ju kënaqeni. Por mos harroni se Hazreti Isai a.s. -Jezusi- i cili sot ka gjashtëqind milion ndjekës, u dënua me vdekje si një hajdut i zakonshëm nga autoritetet e kohës së tij vetëm për shkak se zemra e tij rrihte për lumturinë e njerëzimit dhe që mbajti amanetin e përcjelljes së mesazhit.

Duke pasë folë lirshëm, ne do të jemi krenar për t’u përballë me dënimin tonë. Me thirrjen:

“Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”, ne i hapim duart tona para Gjykatës së Plotësuesit të nevojave.

I Burgosuri Ahmed Fejzi Kul

Në Burgun e Afjonit

[Mbrojtja e Xhejlanit]

Për gjykatën penale të Afjonit.

Duke e bërë qimen tra, për shkak të shërbimit tim ndaj profesorit dhe ndaj Risale-i Nurit, për të cilin unë jam krenar, prokuroria më paraqet mua si një burrë politik të rrezikshëm dhe si një komplotues finok. Në përgjigje ndaj pjesës së madhe të krimit imagjinar që ajo më jep mua dhe me të cilin akuzohet Risale-i Nuri, unë them këtë:

Unë jam shumë i lidhur me profesorin tim Bediuzzaman, prej të cilit, duke lexuar veprat e tij rreth fesë, besimit dhe moralit, unë kam përfituar deri në atë shkallë që unë jam gati të sakrifikoj jetën time për hir të tij. Megjithatë lidhja ime me të nuk është ashtu siç thotë prokurori “e dëmshme për vendin dhe kombin dhe për të nxitur njerëzit kundra shtetit”; përkundrazi, ajo është një lidhje e pakëputur në rrugën për të shpëtuar veten time nga asgjësimi i përjetshëm i varrit, prej të cilit askush nuk mund të shpëtojë, dhe për të shpëtuar besimin e vëllezërve të mi në fe, që ashtu si unë, kanë nevojë të shpëtojnë në këto kohë të rrezikshme, duke rregulluar sjelljen e tyre, dhe duke u bërë anëtarë të dobishëm të kombit dhe të vendit.

Unë jam njëri prej atyre që janë të afërm me të. Nga koha në kohë për katër vite unë me krenari i kam shërbyer atij. Gjatë kësaj kohe, unë nuk kam dëshmuar për të veçse virtyt të plotë. Unë nuk e kam dëgjuar atë asnjëherë të thotë një fjalë të vetme rreth qënies së tij një Mehdi ose Një Muxhed-did. Më shumë se njëqind mijë kopje të Risale-i Nurit dhe qindra e mijëra studentë të Risale-i Nurit të cilët kanë shpëtuar imanin e tyre duke i lexuar ato, dëshmojnë për modestinë e tij të plotë. Ky profesori im i bekuar e sheh veten e tij një student prej studentëve të Risale-i Nurit. Kjo është ajo që ai pretendon. Kjo mund të shihet lehtë në shumë nga letrat e tij, të cilat ju i keni në duart tuaja, dhe veçanërisht tek trajtesa rreth sinqeritetit, që është përfshirë tek koleksioni “Shkopi i Musait”. Ai në mënyrë të përsëritur thotë në letrat e tij:

“Të vërtetat e qëndrueshme janë si dielli dhe si diamanti; ato nuk mund të ndërtohen mbi persona kalimtarë, dhe personat e përkohshëm nuk mund t’i pretendojnë ato të vërteta të çmueshme”. Kështu, ta akuzosh atë për mburrje dhe për pretendimin se është- një Mehdi dhe Muxheddid i fesë nuk është diçka që do ta bënte ndokush me arsye të shëndoshë. Sepse në qoftë se ju do t’i lexonit me vëmendje dhe me paanshmëri të gjitha trajtesat dhe letrat e tij, do të formonit bindje të sigurtë se ai është një gjeni dhe një dijetar shumë i thellë i kohëve ngjashmëria e të cilit nuk është parë prej shekujsh. Ai është një shpëtimtar i besimit shëmbëllimi i të cilit nuk është hasur, i cili në kohën kur shkëndijat e kuqe të komunizmit po marrin flakë për të djegur çatitë e shtëpive tona ai është një patriot shumë më i dobishëm dhe produktiv për vendin dhe për kombin se sa një ushtri. Unë jam i hidhëruar që nuk kam qenë një student më i hershëm i një vepre të tillë dhe i një profesori të tillë të shquar i cili e shkroi atë.

 

Gjyqtarë të respektuar të gjykatës!

Unë kam parë në veten time dobi të mëdhaja të panumërta prej leximit të Risale-i Nurit, prandaj unë mora përsipër të botoja trajtesën “Udhëzuesi për të rinjtë” në Eskishehir dhe me leje zyrtare, dhe këtë e bëra me qëllim që të përfitojnë ata si unë prej bijve të këtij vendi; domethënë ndërmora një shërbim patriotik të lartë, dhe unë dëshiroj t’ju pyes:

Unë, duke qenë një person i varfër për Mëshirën e Allahut, mora përsipër botimin e Risale-i Nurit, i cili është një koment i vërtetë dhe i parefuzueshëm i Kur’anit Kerim, domethënë ndërmora një shërbim besimi. Atëherë a do të ishte e drejtë dhe në përputhje me drejtësinë që unë të përballem me këtë trajtim të egër në një kohë që duhej të trajtohesha me vlerësim e kurajo? Unë i kërkoj gjykatës suaj të drejtë që ju të jepni vendimin për lirinë e Risale-i Nurit, sepse ai është ushqim për shpirtërat tonë, mjet shpëtimi, dhe çelësi për lumturinë tonë. Në qoftë se rrethanat, disa prej të cilave unë i përmenda dhe i numërova lart përbëjnë një krim në shikimin tuaj, unë do ta pranoja me kënaqësi të plotë edhe dënimin më të rëndë që ju mund të jepni.

I Burgosuri Xhejlan Çalishku, prej Emirdagut,

Burgu i Afjonit

 

* * *

 

[Mbrojtja e Mustafa Osmanit]

Për Gjykatën Penale të Afjonit

 

Duke iu përgjigjur akuzës që më është drejtuar rreth pjesëmarrjes sime në aktivitetet imagjinare të Bediuzzaman Said Nursit për të formuar një shoqëri të fshehtë dhe për të shfrytëzuar ndjenjat fetare për prishjen e rendit dhe të shtetit dhe për t’u ngritur kundra sistemit në fuqi, unë them sa vijon:

Po, ashtu si studentët e tjerë të Risale-i Nurit, unë fillova të grumbulloja trajtesat e Risale-i Nurit dhe t’i lexoja ato me qëllimin që të mësoja moralet e Kur’anit të cilat janë epigrafi i edukimit të civilizuar dhe fetar të përshtatshme me dinjitetin historik të kombit tonë mysliman turk. Unë synova të bëhem një anëtar i dobishëm i vendit dhe i kombit, dhe ta mbroj atë kundra efekteve të ideologjive të huaja.

Ka ardhur shthurja dhe imoraliteti në vend të moraleve me të cilat u njohën stërgjyshërit tonë të cilët e regjistruan famën e tyre në histori; dhe kjo shthurje filloi të zhvillohej e të përhapej dhe të prishë jetën shoqërore deri në atë shkallë saqë vetë njerëzit e moralit të keq u bënë të neveritur prej kësaj shthurjeje morale të përhapur, gjë e cila e shqetësoi opinionin publik, dhe u bë biseda nëpër tubime në çdo shtëpi dhe u bë fjala e gazetave dhe e revistave të cilat konsiderohen gjuha që shpreh opinionin publik. Pastaj këto gjendje të dhimbshme duke u përhapur shpejt janë bërë thjesht një fatkeqësi e përgjithshme… Në një gjendje të këtillë, Risale-i Nuri mundi të më shpëtonte mua prej rënies morale ashtu siç i shpëtoi të gjithë myslimanët që e lexojnë atë; këto trajtesa të Risale-i Nurit u dhanë atyre që i kërkuan prej meje me ngulm -pasi e mësuan se unë i kam dëgjuar dhe i kam lexuar këto vepra- me qëllim që ai të mund të rregullonte edhe moralet e tyre gjithashtu. Me këtë punën time unë kam ndihmuar për të shpëtuar shumë prej individëve të cilët ishin gati duke rënë në shthurje morale dhe gati që të ishin anëtarë të dëmshëm për vendin dhe kombin. Risale-i Nuri mundi me mësimet e tij efektive që t’i shpëtonte këta njerëz dhe t’i bënte ata individë të dobishëm për njerëzimin dhe t’i mbronte ata përpara epidemisë së komunizmit të kuq që filloi të përhapet në vendin tonë dhe prej të cilës filloi bota të dridhet nga frika. Atëherë Bediuzzamani konsiderohet një Muxhahid shpirtëror që meriton vlerësim e respekt. Ndërsa arma e ndritshme dhe efektive për këtë xhihad është Risale-i Nuri i cili për një periudhë njëzet vjeçare i transformoi njëzet mijë individë -ose ndoshta më shumë- në individë të dobishëm për vendin dhe kombin. Atëherë si mundet që kjo nxitja ime për të lexuar Risale-i Nurin të konsiderohet krim? Dhe si mundet që hartimi i Risale-i Nurit të jetë akuzë ndaj autorit të tij?… unë pyes ndërgjegjjet tuaja.

2- Hadithi për të cilin prokurori i përgjithshëm tha se është Meuduë dhe prandaj ai është një gjykim joshkencor, ai hadith është Sahih -i saktë- dhe ka ardhur në librat e haditheve; dijetarët e hadithëve e pranojnë atë. Para periudhës së revolucionit kushtetues dhe gjatë tij japonezët dhe kisha Anglikane u bënë disa pyetje dijetarëve të asaj periudhe, dhe dijetarët e Stambollit ia paraqitën këto pyetje Bediuzzamanit i cili e përmblodhi interpretimin e këtij hadithi brenda trajtesës emri i të cilës u bë tani Rrezja e Pestë. Pranimi i këtyre përgjigjjeve nga ana e këtyre dijetarëve dhe moskundërshtimi i tyre tregon saktësinë e hadithit.

Jo vetëm kjo pjesë prej Risale-i Nurit, por të gjitha të vërtetat që kanë ardhur në të janë aq të fuqishme saqë asnjë dijetar i vërtetë islam nuk mund t’i kundërshtojë, prandaj ne shohim se të gjithë dijetarët e vërtetë në këtë vend -qysh prej periudhës së kushtetutës- me në krye drejtorinë e çështjeve fetare u detyruan t’i vlerësonin e t’i respektonin këto trajtesa. Prandaj nuk mund të zhduken të vërtetat e tij dhe argumentet e tij të fuqishëm nga ana e një ose dy individëve të cilët nuk kanë pjesë prej dijes reale, por veçse kanë emrin dijetarë; madje kjo çështje do të ishte qesharake. Risale-i Nuri lexohet me të gjithë respektin në të gjitha anët e vendit nga të gjitha klasat e popullit për të shpëtuar jetën e tyre të përhershme dhe besimin e tyre, dhe se dobitë e tij materiale dhe shpirtërore janë të mëdhaja dhe të dukshme. Prandaj me mijëra bashkëqytetarë të cilët kanë përfituar dhe i kanë admiruar të vërtetat e Kur’anit dhe të vërtetat e imanit kanë një ndjenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për autorin e këtyre trajtesave… Atëherë a mos vallë të shkruarit e disa letrave për autorin nga ana e këtyre -duke u nisur nga mirënjohja e tyre për të- dhe kuptimi i hadithit sherif që është çështja e akuzës duke u mbështetur tek të vërtetat që nuk mund të refuzohen, dhe shikimi në të sikur është bërë realitet në këtë vend duke u mbështetur në disa akte e vepra… dhe duke shfaqur urimet e tyre që vendi ynë të mos bie pre e anarkistëve dhe e këtij rreziku të kuq, -a mos vallë konsiderohen këto tradhti ndaj regjimit? A mos vallë këto janë dashaligësi e kritikë ndaj reformave? Dhe megjithëse ky dijetar i respektuar ka hyrë në disa gjykata për shkak të këtyre shpifjeve dhe janë shpallur vendimet e tyre për t’i dhënë pafajësi, por ama ai vazhdon të akuzohet me të njëjtat akuzat e mëparshme dhe të burgoset në burgje të vetmuar nëpër gjykata, ndonëse ai është një person që jeton i veçuar, është i avancuar në moshë dhe në vetmi.

Ndërsa lidhur me ne, përpjekjet dhe orvatjet tona për të shpëtuar besimin tonë janë konsideruar si një provë se ne u orvatkemi për të prishur rendin dhe sigurinë e shtetit; ne i drejtojmë pyetjen gjykatës suaj: Cila ndërgjegjje e drejtë mund ta shpallë një vendim të këtillë? Ne e lëmë këtë për ndërgjegjjet tuaja.

3- Le të vijmë tek shkaku i akuzës tjetër që thuhet se ne “i mbajmë fotografitë e Bediuzzamanit sikur ato të ishin fotografi të shenjta dhe se grumbullojmë letrat e tij, dhe se i dërgojmë letra atij”. Ne themi si përgjigje ndaj kësaj: Është e drejta ime -si e çdo individi tjetër- që t’i dërgoj atij letra e mesazhe urimi, t’i njohë edhe të tjerët që e duan atë dhe të mbaj fotografitë e tij… Jo vetëm fotografitë e tij të thjeshta, por sikur fotot e tij të stoliseshin me flori e me xhevahirë, kjo do të ishte gjë e pakët përkrah asaj mirësie që ofroi ky gjeni i madh. Ai më shpëtoi jetën time shpirtërore dhe të përhershme nga asgjësimi, dhe më bëri mua të shijoj lumturinë në jetën time materiale, dhe veprat e tij janë bërë mjet për të shpëtuar besimin e mijëra individëve të tjerë si unë. Kjo është e drejta ime. Unë nuk mendoj se kjo përbën faj, dhe në fund them:

Ashtu siç mund të dëshmojnë policia e dy provincave dhe disa qytete, me qëllim që të jenë në gjendje t’i shërbejnë këtij vendi, kombi, dhe humanizmi, Studentët e Risale-i Nurit -të cilët kanë shpëtuar vetvetet prej shthurjes morale me leximin e Risale-i Nurit dhe i kanë shpëtuar edhe të tjerët gjithashtu- i kanë shërbyer për shumë vite këtij atdheu dhe këtij kombi me një shërbim madhështor të cilin nuk mund ta kryenin mijëra policë. Kështu, në vend që ata të shihnin vlerësim e lavdërim, u keqkuptuan dhe u trajtuan sikur të ishin agjentë të të huajve; ne u burgosëm, u paraqitëm nëpër gjykata. U pezulluan bizneset dhe intereset tona dhe u lanë familjet dhe fëmijët tonë në një gjendje të mjeruar e të këputur. Çfarë demokracie e pranon këtë gjendje pikëlluese për familjet tona dhe këtë vajtim për fëmijët tonë, dhe ndërgjegjja e cilit sundimtar të drejtë do ta pranonte këtë?

Unë pyes me këtë gjykatën tuaj dhe ndërgjegjjen tuaj. Prandaj unë kërkoj në emër të gjykatës suaj të respektuar dhe në emrin e kombit të lavdishëm turk dhe në emrin e asamblesë së tij të lartë e të drejtë, nën hijen e së cilës ju veproni, që të shpallni vendimin për lirinë e botimit të Risale-i Nurit dobitë dhe përfitimet e të cilit nuk mund të mohohen kurrë, dhe gjithashtu të shpallni vendimin për pafajësinë tonë.

Mustafa Osman, prej Safranbolulu

Burgu i Afjonit

* * *

 

[Mbrojtja e Hifzi Bajramit]

Për gjykatën Penale të Afjonit

 

Akuzat që më janë drejtuar mua janë për shkak se unë lexoj veprat e dijetarit islam Bediuzzamanit i cili është akuzuar për shfrytëzimin e ndjenjave fetare për prishjen e rendit dhe të stabilitetit të shtetit, duke ditur se këto vepra janë shumë të çmueshme me dobi të madhe për kombin dhe vendin. Ato japin mësime shumë të dobishme për të vërtetat e Kur’anit dhe të besimit. Gjithashtu dhënia nga unë e disa prej këtyre veprave për disa prej shokëve të mi, me kërkesën e tyre -pasi zbulova përfitimin tim shumë të madh prej atyre veprave nga aspekti fetar e moral, dhe kjo duke ndjekur mënyrën tonë të përpjekjes për të arritur sevabin dhe shpërblimin nëpërmjet përhapjes së këtij edukimi fetar e moral. Gjithashtu, me pretekstin e një numri të njohurish duke më dërguar letra të një natyre shoqërore e shkencore në adresën time… Këto janë pretekstet tek të cilat mbështeten për të më bërë mua fajtor dhe si ortak në krim. Unë i kundërshtoj me sa vijon këto çështje me të cilat jam akuzuar:

  1. Unë nuk mendoj se leximi i Risale-i Nurit nga ana ime me qëllim që të mësoj dhe që të ruaj fenë time dhe besimin tim, as dhënia e këtyre trajtesave nga ana ime për disa prej atyre me qëllim për të mësuar -nuk mendoj të jenë mëkat e krim; sepse këto trajtesa kanë kaluar nëpër gjykata të shumta dhe kanë marrë pafajësinë nga ana e tyre dhe pastaj janë rikthyer tek autori i tyre. Ato janë trajtesa që kanë marrë vlerësimin e dijetarëve të vendeve islame dhe të dijetarëve të vendit tonë; ato nuk përmbajnë ndonjë ide që shkakton turbullira ashtu siç pretendon prokurori i përgjithshëm. Secila prej këtyre trajtesave është një komentim i rëndësishëm i Kur’anit Kerim në çdo pjesë të tyre nga fillimi gjer në fund. Ato i ftojnë njerëzit për tek morali i lartë dhe tek virtyti, dhe japin mësime islame dhe edukim fetar në mënyrë të efektshme dhe janë shkak për të ruajtur popujt nga rënia në gremina. Prandaj ato nuk janë vetëm libra të dobishëm për këtë komb dhe për këtë vend, por ato gjithashtu janë të dobishëm për të gjithë njerëzimin nga aspekti shpirtëror. Sepse askush nuk ka regjistruar në asnjë vend ndonjë incident të dëmshëm ndaj vendit dhe kombit apo kundra administratës së shtetit që të ketë marrë pjesë në të ndonjëri prej studentëve të Risale-i Nurit; dhe policia nuk ka regjistruar asnjë incident të këtij lloji kundra tyre. Përveç kësaj, është krejtësisht e gabuar të thuash se: “Ata e studiojnë dhe e lexojnë Risale-i Nurin fshehurazi”, dhe të shkaktosh dyshime rreth një shoqërie të fshehtë. Sepse, qoftë shkencore ose politike, studentët e Risale-i Nurit nuk kanë lidhje me asnjë shoqëri të hapur apo të fshehtë. Madje Bediuzzamani së bashku me disa studentë të Risale-i Nurit u paraqitën në gjykatën e krimeve të rënda në Denizli para disa vitesh për pikërisht këto akuza. Dhe megjithëse të gjitha pjesët e Risale-i Nurit u hetuan dhe u shqyrtuan me hollësi, ato gjykata u detyruan të shpallnin vendimin për pafajësinë e të gjithëve dhe për pafajësinë e Risale-i Nurit. Unë nuk e di se si konsiderohet leximi i veprave të një autori që për të dhe për veprat e tij është shpallë pafajësia –si konsiderohet një provë për një krim të madh të tillë për prishje rendi dhe përpjekje kundra regjimit; dhe si mund të jetë kjo një arsye për ta akuzuar? Cila është shkalla e drejtësisë në këtë çështje? Unë këtë pyetje ua referoj ndërgjegjjeve tuaja.
  2. Ndodhet një trajtesë tjetër e cila u dërgua tek unë ndërsa isha në burg prej dikujt nga Bajazit, të cilin nuk e njoh. Kjo trajtesë u bë shkak për akuzën ndaj meje. Unë nuk e kam parë këtë trajtesë, as nuk e di përmbajtjen e saj. Në qoftë se ajo do të ishte ndonjëra prej trajtesave të Risale-i Nurit, unë do ta pranoja. Ju pyesni për të që t’ju përgjigjem për këtë akuzën time.

Në fjalën e prokurorit të përgjithshëm erdhi diçka rreth çështjes së Mehdiizmit, dhe këtë e kam dëgjuar vetëm prej tij. Ndërsa profesori im është i pafajshëm dhe i pastër prej të gjitha akuzave të këtilla. Ashtu siç nuk e kam dëgjuar atë të përmendë diçka të tillë, po ashtu unë nuk e kam parë atë në asnjërën prej veprave të tij. Për më tepër, në çdo rast Ai i ka ndaluar studentët e tij që ta nderojnë atë dhe ta lartësojnë, apo që t’i japin atij rang, dhe ai i ka qortuar ata të cilët kanë shkruar për të letra të tilla. Ne gjithmonë e kemi njohur atë të jetë një dijetar i rëndësishëm i cili nuk kërkon asnjë rang, as pozitë, dhe të jetë një hoxhë i saktë dhe i drejtë.

I Burgosuri Hifzi Bajram

* * *

 

[Mbrojtja e Mustafa Emirdagli]

Për Gjykatën Penale të Afjonit

 

Unë do t’i përgjigjem akuzës imagjinare me të cilën prokuroria e përgjithshme akuzoi profesorin tim Bediuzzamanin:

Shërbimi që kam kryer për profesorin tim dhe për Risale-i Nurin i ngjason thjesht një pike uji përpara një oqeani mirësie e favori. Unë nuk jam aspak i penduar për këtë lidhje. Ashtu siç sakrifikohen copat e vogëla të qelqit në rrugën për të fituar një thesar shumë të çmueshëm diamantesh, po ashtu unë jam i gatshëm në çdo kohë që të sakrifikoj jetën time në rrugën e Risale-i Nurit i cili është mjet për të shpëtuar jetën time të përhershme. Dobitë dhe përfitimet e Risale-i Nurit për Ahiretin dhe për dynjanë janë vërtetuar. Prandaj heqja dorë prej atyre dobive të mëdha dhe shfaqja ftohtësi e largim prej Risale-i Nurit dhe prej profesorit tim të respektuar, që të mos e godasë jetën e tronditur e të shkurtër të Dynjasë ndonjë dëm prej një burgosjeje të përkohshme dhe prej mundimeve të parëndësishme, ose të tregohesh indiferent ndaj tyre -Risale-i Nurit dhe Ustadhit-, unë e konsideroj këtë braktisje një fyerje të madhe ndaj profesorit tim, gjeniut të kohës, dhe ndaj synimit të tij të vetëm të madh i cili është shërbimi ndaj imanit dhe Kur’anit. Unë nuk dëshiroj t’u shmangem as edhe një thërrmijë atyre çfarë ai lejon dhe komandon.

Gjyqtarë të Respektuar!

Përse duket e tepërt që, pavarësisht varfërisë sime, të jem studenti i një dijetari të madh i cili lufton bolshevizmin që përpiqet të përhapë helme në atdheun tonë të dashur? Kjo sigurisht provon se pasuritë e Risale-i Nurit janë shumë më të mëdhaja se sa pasuritë e të gjithë dynjasë. Lërini Profesorin dhe Risale-i Nurin të lirë përgjithmonë me qëllim që t’i shpëtojnë miliona të rinjtë të popullit turk dhe që ata të bëhen anëtarë të dobishëm të vendit. Nevoja e ne të rinjve të popullit turk për Risale-i Nurin është shumë më e madhe se nevoja për ajër e dikujt që mbahet në një izolim të ngushtë, më e madhe se sa nevoja për dritën e qartë të atij që jeton në errësirë të dendur, dhe se sa nevoja e të uriturit dhe e të eturit në shkretëtirë, dhe se sa nevoja e atij që po mbytet në det për dikë që ta shpëtojë.

Prandaj nuk përshtatet me nderin e drejtësisë, për shkak të fakteve, disa prej të cilëve i kam përmendur, që të dënoni Bediuzzamanin, i cili ka fituar respektin tonë dhe mendimin më të madh të mirë tonin, dhe me të cilin kemi lidhje që nuk këputen kurrë, dhe të dënoni shumë mjeranë të cilët janë bërë studentët e tij me qëllim të pastër e të mirë.

I Burgosuri Mustafa Açet

Burgu i Afjonit

* * *

 

[Mbrojtja e Halil Çalishkan]

Për Gjykatën Penale të Afjonit

 

Gjyqtarë të respektuar të gjykatës!

Në fletakuzën që e paraqiti prokurori i përgjithshëm, e konsideroi shërbimin tim ndaj ustadhit si një krim të madh që e kisha kryer. Profesori im erdhi në qytetin tonë si një mysafir në vitin 1944 dhe qëndroi atje qysh prej katër vitesh. Ky profesori im qysh prej dyzet vitesh i ka braktisur të gjitha kënaqësitë, ëndjet dhe rehatinë e jetës dhe i është përkushtuar shërbimit të imanit dhe të islamit dhe veçanërisht për të shpëtuar lumturinë e përjetshme të myslimanëve në vendin tonë. Me mësimet e Risale-i Nurit rreth besimit dhe moralet, ai ka ndërtuar -ngritur- një pengesë kundra ideve të dëmshme të komunizmit, të cilat po i shkaktojnë dëm të madh fesë sonë sidomos kombit tonë, i cili është mysliman e turk. Dëmi material dhe shpirtëror që shkakton bolshevizmi është shumë i madh. Gjithashtu Risale-i Nuri parandalon gjëra të ngjashme të dëmshme ndaj kombit, dhe këtë e realizon nëpërmjet mësimeve të besimit dhe të moralit të Risale-i Nurit -vlerën e të cilit e njohin të gjithë dijetarët. A mos vallë ky shërbimi im -për të cilin jam krenar ndaj ustadhit nga koha në kohë gjatë viteve, konsiderohet krim? Gjithashtu u shfaq të jetë krim që unë hoqa dorë nga qënia ime një rrobaqepës për të kryer atë shërbim. Po, edhe sikur të sakrifikoja jetën time në rrugën e profesorit tim dhe në rrugën e Risale-i Nurit -i cili na udhëzoi neve tek e vërteta dhe realiteti dhe i cili është një komentim i vërtetë i Kur’anit- a konsiderohem unë fajtor dhe tradhtar për atdheun?… Unë ju pyes ju.

 

I nderuar kryetar i Gjykatës!

Unë kam lexuar disa pjesë të Risale-i Nurit dhe i kam kopjuar disa prej tyre. Falënderime të pafundme qofshin për Zotin xh.sh. për përfitimin e madh prej këtyre trajtesave, sepse zemra ime qysh në fillim ka qenë lidhur shumë me dijen dhe e mallëngjyer për të. Megjithëse unë jam i lidhur nga afër me këto trajtesa të Risale-i Nurit, veçse ama unë nuk kam gjetur në të nxitje për popullin kundra qeverisë dhe as thirrje për të themeluar ndonjë shoqëri të fshehtë që të prishë rendin dhe qetësinë dhe nuk kam dëgjuar prej profesorit tim asgjë rreth Mehdiizmit ose rreth çështjes së Muxhed-didit dhe asnjë nxitje kundra stabilitetit. Synimi i vetëm i ne studentëve të Risale-i Nurit dhe i shërbimit tonë ndaj Risale-i Nurit dhe ndaj ustadhit është përmbushja e një detyre të shenjtë ndaj islamit dhe sidomos përmbushja e një detyre të shenjtë ndaj kombit mysliman turk nga aspekti i besimit dhe i moralit. Prandaj është e domosdoshme dhe detyrë mosndërhyrja tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij si rezultat i këtyre shërbimeve të tyre. Ky është synimi ynë dhe ky është objektivi ynë, dhe asgjë tjetër veç këtyre. Përmbushja jonë e këtyre detyrave është në rrugën e fitimit të kënaqësisë së Zotit.

Natyrisht ne nuk mund ta përmbushim këtë detyrë të shenjtë në rrugën e dynjasë dhe në rrugën e dobive dhe të përfitimeve të saj, dhe nuk heqim dorë kurrë prej asaj detyre. Studentët e pastër të Risale-i Nurit -zemrat e atyre studentëve- nuk preokupohen me objektiva e synime dynjaje, sepse zemrat e tyre janë të preokupuara me besim dhe me çështje Ahireti, prandaj neve nuk na kishte shkuar ndërmend ajo që na akuzoi prokurori i përgjithshëm për formimin e një shoqërie sekrete, dhe as nuk mund ta durojmë një akuzë të këtillë.

 

Gjyqtarë të respektuar të gjykatës!

Ne besojmë se ju i keni kuptuar synimet, qëllimet dhe natyrën e studentëve të Risale-i Nurit, dhe keni formuar opinionin se ne nuk kemi asnjë lidhje me krimet për të cilat na ka ngarkuar prokuroria. Prandaj ne kërkojmë prej gjykatës suaj të lartë dhe prej vetëdijes e ndërgjegjjeve tuaja që librat tonë të rikthehen tek ne, të lirë, dhe të shpallni vendimin për pafajësinë tonë.

I Burgosuri Halil Çalishkan, prej Emirdagud

Burgu i Afjonit

* * *

 

[Mbrojtja e Mustafa Gÿl]

Për Gjykatën Penale të Afjonit

 

Unë nuk jam anëtar në një shoqëri të fshehtë, po ashtu edhe profesori im Bediuzzaman nuk ka formuar një shoqëri të këtillë. Ai në mënyrë të vazhdueshme na ka dhënë mësime rreth të vërtetave të Kur’anit dhe na ka paralajmëruar me të fortë që të mos kemi asnjë lidhje me politikën. Unë jam vetëm student i një profesori të madh Said Nursi. Unë jam lidhur me të dhe me Risale-i Nurin nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim, dhe unë jam i gatshëm për çdo lloj dënimi në rrugën e Risale-i Nurit dhe në rrugën e profesorit tim. Profesori im nëpërmjet Risale-i Nurit ka shpëtuar imanin tim dhe jetën time të Ahiretit. Qëllimi i tij është që t’i shpëtojë të gjithë myslimanët dhe të gjithë bashkëpatriotët nga mosbesimi dhe që ata të fitojnë lumturi të përjetshme.

Është bërë e qartë në të gjitha proceset tona gjyqësore se ne nuk kemi lidhje me asnjë ambicie politike. Megjithëse realiteti është ky, ne përsëri në mënyrë të padrejtë e kot jemi tërhequr për tek gjykata. Ne kemi kuptuar nga kjo se ata dëshirojnë të thyejnë solidaritetin tonë. Solidariteti ynë nuk kthehet tek asnjë qëllim politik apo çështje e kësaj bote. Ne vetëm kemi respektin më të madh për profesorin tonë. Ata të cilët e lexojnë Risale-i Nurin fitojnë një besim të jashtëzakonshëm, islamin, moral të mirë dhe plotësim. Ne jemi të paaftë për të mos pasë dashuri të madhe për profesorin tonë. Unë jam i lidhur me të gjithë qënien time ndaj profesorit tim dhe ndaj studentëve të Risale-i Nurit. Kjo lidhje nuk do të këputej apo të thyhej edhe sikur të ekzekutohesha. Unë dhe të gjithë vëllezërit e mi jemi të pafajshëm. Ne kërkojmë me të gjithë fuqinë tonë që Risale-i Nuri të lihet i lirë. Unë kërkoj që profesorit tonë të lartë dhe studentëve të pafajshëm të Risale-i Nurit dhe mua të na jepet pafajësia.

Mustafa Gÿl nga Isparta

* * *

 

[Mbrojtja e Ibrahim Fakazli]

Për gjykatën penale të Afjonit

 

Gjyqtarë të respektuar!

Akuza që na është drejtuar së pari është e kotë dhe lidhet me dynjanë; ajo është politike. Nuk ka dyshim se ju -o gjyqtarë të respektuar- e keni kuptuar që me shikimin e parë ndaj nesh se ne nuk jemi nga ata që punojnë në fushën e politikës. Megjithatë edhe në qoftë se qindra njerëz autoritarë do të siguronin se kjo akuzë e ftohtë dhe e huaj do të ishte qind për qind e realizuar, dhe sikur mendja ime të ishte njëqind herë më e madhe se sa mendja ime aktuale, ndikimi shpirtëror që e lë tek unë Risale-i Nuri dhe autori i tij i nderuar do të ishte i mjaftueshëm për mua që të braktis kënaqësinë kalimtare e të përkohshme politike dhe që të ikja me të gjithë qënien time dhe me ekzistencën time për tek rruga që na çon në Ahiret dhe për tek rruga që na çon tek shpëtimi prej Ferrit. Lidhja jonë qoftë me autorin e nderuar të Risale-i Nurit dhe respekti ynë për të, ose leximi i Risale-i Nurit, ose kopjimi i trajtesave të tij ose marrëdhëniet dhe lidhjet tona me studentët e Risale-i Nurit… të gjitha këto lidhje janë për hir të Ahiretit, ashtu siç u afirmua nga gjykata penale e Denizlit dhe nga gjykata e Apelit. Mendimet që ne i kemi marrë prej Risale-i Nurit na bëjnë ftesë që as të mos e teprojmë në këto lidhje të ndritshme dhe as që të mos i ndryshojmë me asnjë qëllim të kësaj dynjaje apo material. Ky besimi ynë do të qëndrojë me ne deri në çastin e fundit të jetëve tona.

 

Gjyqtarë të respektuar të gjykatës!

Meqenëse ne u mblodhëm këtu për shkak të kësaj akuze të tmerrshme, unë shoh se ndërgjegjja ime dhe dashuria ime për vendin tim më detyrojnë që t’ju shpjegoj këtë fakt të rëndësishëm. Unë kam parë në qarqet tona dhe në mjedisin, tek i cili banoj, reformat e mëdha që i ka arritur Risale-i Nuri. Këtë e kanë parë gjithashtu edhe njerëzit. Për një periudhë më shumë se dhjetë vite, shumë individë -edhe unë me ta- mësuan rrugën për në shtëpitë e tyre dhe të interesohen për familjet e tyre dhe lanë kryeneçësinë -mosbindjen- dhe njohën shijen e lumturisë familjare. Baballarët e këtyre dhe nënat e tyre i ngrejnë tani duart e tyre duke bërë lutje për atë që ishte shkak për një transformim të këtillë. Dhe ju keni mundësi të dëgjoni më shumë rreth kësaj çështjeje prej familjeve të provincës sonë dhe prej zonave fqinje të saj. Kur hyri Risale-i Nuri në burgun e Denizlit, ndikimi i tij ishte shumë pozitiv tek të burgosurit, dhe vazhdon ky ndikim pozitiv edhe tek të burgosurit e rinj. Gjithashtu kur hyra në burgun e Afjonit, unë pashë se çdo i burgosur, me të cilin flisja, bënte dua për të mirë për studentët e Risale-i Nurit dhe më kujtonte mua ndryshimin e madh ndërmjet gjendjeve të tyre të mëparshme me gjendjet e tyre të tanishme…

Këto janë të vërteta konkrete dhe gjenden para të gjitha shikimeve. E vërteta është se unë habitem shumë se si mund të thuhet se unë merrem me çështje politike thjesht pse i dërgoj letra autorit të respektuar të Risale-i Nurit, nga dashuria që kam për të? Këto trajtesa të cilat kanë qenë të dobishme për mua dhe për të gjithë bijt e llojit tim nga aspekti moral dhe shoqëror dhe nga aspekti i jetës së Ahiretit, për qënien e atij koleksioni një komentim i vërtetë i Kur’anit Kerim, ose pse unë u dërgova letra ngushëllimi disa bashkëqytetarëve të mi! Unë them në mes të kësaj çudie dhe habie se kjo punë nuk mund të jetë vend akuze apo mëkati. Mundësia e ardhur këtu është se armiqtë e fshehur të Kur’anit -dhe si rrjedhojë të Risale-i Nurit- janë ata të cilët i kanë bërë nëpunësit e drejtësisë dhe të rendit të kenë dyshime, hamendje dhe frikësime ndaj nesh me qëllim që të na flakin neve në burg, por padyshim gjyqtarët e respektuar do t’i njohin këto të vërteta dhe do t’i vendosin duart e tyre në ndërgjegjjet e tyre që të japin vendimin e tyre të drejtë i cili ka shumë shpërblim tek Allahu.  Dhe ata do ta bëjnë kombin mysliman turk i cili i pret këto vendime me të gjithë interesimin në të gjitha anët e këtij vendi… mirënjohës e falënderues për ta.

I Burgosuri, Ibrahim Fazakli

Në Burgun e Afjonit

* * *

 

[1] Kur’an, 3:173

[2] Kur’an, 9:129

[3] Tërmetet e fuqishëm që ndodhën katër herë në kohën kur Risale-i Nuri luftohej provoi se “çështja e këtij vendi do të ishte pikëlluese”. Autori.

[4] Kur’an, 6:164

[5] Synon Mustafa Qemalin. Përkthyesi

[6] – Shpallja e lirisë: këtu aludon për shpalljen e dytë të kushtetutës, korrik 1908

[7] Transmeton Buhari, Muslim etj.

[8] Në atë periudhë ndodheshin atje dy qeveri: qeveria e kalifatit në Stamboll nën pushtimin anglez; dhe qeveria e copëtuar në Ankara që drejtohej nga Mustafa Qemali dhe luftonte shtetet pushtuese. Në këtë kohë ustadh Said Nursi ishte në Stamboll dhe botoi atje këtë trajtesë kundra pushtimit anglez dhe për të shfuqizuar e hedhur poshtë politikën e tyre; dhe pati atëherë një ndikim të madh. Përkthyesi

[9] Një rebelim i fiseve kurde përreth qytetit të Bitlisit kundra vendimit të unionit dhe të progresit para luftës së Parë Botërore.

[10] Ngjarja e tridhjetë e një Marsit: Është një lëvizje kryengritëse në ushtri në 1909 dhe rezultoi në rrëzim nga froni i Sulltan Abdul-Hamid. Pavarësisht se luajti një rol paqësor, Bediuzzamani u arrestua pas kryengritjes së bashku me shumë të tjerë dhe u bë gjyq, por mori pafajësinë.

[11] Revolta e famshme e Shejh Saidit e cila shpërtheu në shkurt të vitit 1925 në Turqinë lindore. Bediuzzamani i këshilloi shumë fort drejtuesit e saj kundra ndërrmarjes së një akti të tillë kundra qeverisë, pasi ajo do “ta bënte Ahmedin të vrasë Hysejnin”. Përkthyesi.

[12] Një incident i vogël i cili ndodhi në qytetin e Menemenit në Turqinë perëndimore në 1930 por u hodh në erë nga qeveria dhe u shtyp mizorisht. Bediuzzamani nuk u përfshi absolutisht.

[13] Me qëllim që t’i paraqesim falënderime Allahut ndaj mirësisë së Radios, që është një mirësi e madhe Hyjnore, unë thashë, ajo duhet të recitojë Kur’anin që ta dëgjojnë atë të gjithë njerëzit në faqen e tokës, edhe atmosfera të bëhet një Hafize -lexuese e Kur’anit Kerim”. – Autori.

[14] Kur’an, 9:129

[15] Aludon për Mustafa Qemalin. Përkthyesi.

[16] Baza dhe qëllimi i Risale-i Nurit është El-imanu el-tahkikij -besimi i sigurt dhe i verifikuar- dhe shfaqja e të vërtetës së Kur’anit. Për këtë arsye, tre gjykata i kanë dhënë pafajësinë Risale-i Nurit lidhur me akuzën e formimit të një tarikati Sufi. Për më tepër, asnjë person nuk ka thënë gjatë këtyre njëzet viteve: “Saidi më ka dhënë mua udhëzim tarikati”. Pastaj, një rrugë tek e cila për një mijë vite kanë qenë lidhur shumica e paraardhësve të këtij kombi, nuk mund ta bëjë përgjegjëse atë me të cilën janë lidhur anëtarët e këtij kombi. Pastaj hipokritët e fshehtë e ngjisin emrin e tarikatit tek realiteti i islamit. Nuk mund të akuzohet çdokush i cili përballet për mbrojtjen e fesë së këtij kombi se ai është një ndjekës tarikati. Ndërsa lidhur me akuzën për organizimin e ‘shoqërisë’, ajo vëllazëri islame që është tek ne ka si synim vëllazërinë e Ahiretit, dhe nuk është shoqëri politike, ashtu siç shpallën tre gjykatat pafajësinë për ne nga kjo akuzë.

[17] Fakti se ndodheshin krishterë dhe hebrenj nën qeveritë islame dhe myslimanë në qeveritë kristiane dhe zoroastriane tregon se kundërshtarët që nuk prishin rendin publik dhe as nuk ndërhyjnë në qeveri nuk mund të cënohen nga ana ligjore. Për më tepër, njeriu nuk është përgjegjës për “mundësitë”. Përndryshe gjithësecili do të duhej të dërgohej në gjykatë dhe duhej të gjykohej për shkak të ‘mundësisë’ sepse gjithkush mund t’i vrasë njerëzit e tjerë.

[18] Aludon për Mustafa Qemalin. Përkthyesi

[19] Kur’an, 49:10

[20] Prokuroria e përgjithshme bëri një akuzë si rezultat i keqkuptimit lidhur me “Kerametet e Risale-i Nurit”, disa prej të cilave u shfaqën si shuplaka -goditje- disiplinuese. Ata pretenduan se ne themi që “fatkeqësitë dhe tërmetet që ndodhën në kohën kur po sulmoheshin studentët e Risale-i Nurit dhe Risale-i Nuri, ishin goditje të dhëna prej Risale-i Nurit… Ruajna Zot! Ne as nuk e kemi thënë dhe as nuk e kemi shkruar këtë, por ne e kemi përmendur në shumë vende, duke sjellë argumente, se Risale-i Nuri është si Sadekatë e pranuara, prandaj ai është një mjet për të larguar fatkeqësitë dhe për të zmbrapsur katastrofat. Sa herë që Risale-i Nuri sulmohet, ai e fsheh vetveten; dhe atëherë fatkeqësitë e shfrytëzojnë rastin dhe na sulmojnë. Po, me qindra ngjarje e ndodhi dhe dëshmia dhe konfirmimi i mijëra studentëve të Risale-i Nurit, na tregon ne pamundësinë e ekzistencës së rastësisë në koinçidencat e atyre ngjarjeve, ashtu siç e shfaqëm ne pjesërisht në gjykata; ne besojmë në mënyrë të sigurt se këto koinçidenca janë provë për pranueshmërinë e Risale-i Nurit, janë një tregues për Nderimin Hyjnor dhe janë një lloj kerameti i dhuruar nga Kur’ani për Risale-i Nurin. Autori.

[21] Aludon për Mustafa Qemalin. Përkthyesi.

[22] Në të tetëdhjetin e njëqind gabimeve rreth këtyre veprave në akuzë, prokurori i përgjithshëm tha: “Interpretimet në Rrezen e Pestë “janë të pasakta”.

Përgjigjja ime për këtë është: Në Rrezen e Pestë erdhi fjalia vijuese: Një interpretim -dhe Zoti e di më së miri- është ky, dhe kuptimi i kësaj fjalie është: “Është e mundshme që njëri kuptim i hadithit të jetë ky”. Logjikisht, kjo nuk mund të provohet të jetë gabim; kjo fjali nuk mund të përgënjeshtrohet. Ajo mund të provohej të jetë gabim vetëm se duke provuar pamundësinë e saj.

Së Dyti: Qysh prej njëzet viteve madje qysh prej dyzet viteve, ata të cilët më kanë kundërshtuar, dhe ata që janë orvatur të kundërshtojnë Risale-i Nurin nuk i kanë refuzuar interpretimet as në bazë logjike dhe as shkencore, dhe secili prej njerëzve të ditur-dijetarëve fetarë të cilët më kundërshtojnë mua dhe mijëra studentët e Risale-i Nurit i kanë konfirmuar ato dhe nuk kanë thënë: Në këto interpretime ka këndvështrime. Prandaj unë ia referoj paanshmërisë suaj ta gjykoni se sa e padrejtë do të ishte për ata, të cilët nuk dinë se sa sure janë në Kur’an, ta takojnë atë fjali me mosbesim, duke e refuzuar këtë interpretim.

Shkurtazi: Kuptimi i interpretimit do të thotë se është një kuptim i ngjashëm ose i mundshëm i një hadithi ose i një vërseti prej shumë kuptimeve.

[23] Kur’an, 2:156

[24] Kur’an, 4:11

[25] Kur’an, 4:176

[26] E njëjta situatë vazhdon edhe pasi kanë kaluar shtatëmbëdhjetë muaj. Autori.

[27] Kur’an, 3:173

[28] Kur’an, 8:40

[29] Kur’an, 9 :129

[30] Kur’an, 2 : 275

[31] Kenz el-Ummal, XIV, 271, No:33, 436; Musnad al-Firdauws, 111, 447; etj.

[32] Këto dy tërmete koinçiduan me ditën e premte 18.9,1948, në mëngjes.

Nënshkruan në emrin e studentëve të Risale-i Nurit të cilët mbahen në burgun e Afjonit. Halil, Mustafa, Mehmet, Fejzi, Husrev.

[33] Kryeministri në atë kohë.  -Përkthyesi.

[34] Transmetojnë Ahmdi dhe Tirmidhiu

[35] Kur’an, 48: 1, 3

 253 O gjykatë e padrejtë! A do mund të ketë ndonjë përgjigjje më vendimtare se sa kjo?

Nënshkroi Husrevi në emër të studentëve të Risale-i Nurit.

[37] Zÿbejr Gündÿzalp (1920-1971) u lind në provincën e Konias dhe u bë një student i Bediuzzamanit ndërsa punonte si një telegrafist për zyrën e postës, dhe më vonë u bë njëri prej studentëve të tij më të afërm. Ai u bë njëri prej figurave kryesuese të lëvizjes pas vdekjes së Bediuzzamanit. Përkthyesi

[38] Kur’an, 2 : 156

 Një peticion iu dërgua kabinetit qeveritar para pesëmbëdhjetë vitesh lidhur me këtë të njëjtën çështje. Tani, meqenëse ajo ka dalë përsëri, unë detyrohem që t’ua dërgoj atë përsëri departamenteve përkatëse të qeverisë.

[40]-Pavarësisht qënies së saj e shkruar disa vite para proceseve tona gjyqësore në Eskishehir dhe në Denizli, letra e gjashtëmbëdhjetë i refuzoi të gjitha kundërshtimet e bëra kundra nesh sikur ajo i shihte tre gjykatat (domethënë, Gjykatat e Eskishehirit, Denizlit dhe të Afjonit) duke treguar qartë se kjo ishte një lloj i përkujdesjes Hyjnore, i nderimit Hyjnor dhe një keramet.

[41] Kur’an, 3: 173

[42] Kur’an, 20:44

[43] Kur’an, 40: 44

       [44] Kur’an, 93: 11

       [45] Ajo zgjati një vit.

       [46] Domethënë kilogram.

[47] Kur’an, 12: 53

[48] Kur’an, 2: 286)

[49] Arsyeja për këto “meqenëseve” është kjo: Unë nuk u jap rëndësi padrejtësive dhe tiranisë që janë bërë kundra personit tim dhe nuk u kushtoj vëmendje. Unë them: “Nuk ia vlen të shqetësohesh për to”; dhe nuk ndërhyj në çështjet e dynjasë.

[50] Kur’an, 17: 44)

[51] Kur’an, 3: 173

[52] Kur’an, 8: 40

[53] Aludon për burgun e Afjonit kur hyri ustadh Said Nursi. (përkthyesi)

[54] 283 g.

[55] Kur’an, 2 :216

[56] Kur’an, 94: 6

[57]Elif: Shkronja e parë e alfabetit arab, e shkruar si një vizë vertikale dhe vlera numerike e së cilës është një. Përkthyesi

[58]-Kjo pjesë u shkrua nga avokatët e Ustadh Bediuzzamanit dhe me lejen e tij ndërsa ai po mbahej në Burgun e Afjonit, dhe u dërgua tek ministritë të cilat u përmendën më lartë. Nënshkroi Sungur.

[59]Stuhia ishte një revoltë që shpërtheu në burg, por asnjë nga studentët e Risale-i Nurit nuk u përfshi në të. Autori.

[60]– Një trajtesë prej dyzet e pesë faqesh të cilën Bediuzzamani e përshkruan si “Manifestim të kuptimit të hadithit”.

Mendimi reflektiv i një ore mund të jetë më i mirë se ibadeti nafile i një viti, si një provë e ndritshme e Risale-i Nurit, një dua e lartë që buron prej tij, dhe një model i vogël prej tij.Përkthyesi

[61] Musnad El-Firdeus, vëllimi III, 447.etj…

[62] Kur’an, 2 :61

[63]Kur’an, 88:20.

[64] Kur’an, 17:44

[65]Sigurisht që është e keqe që disa nga vëllezërit tonë në mënyrë të panevojshme mohojnë se janë studentët e Risale-i Nurit, dhe veçanërisht…, dhe që ata po i fshehin shërbimet e tyre të konsiderueshme të së shkuarës, por për shkak të atij shërbimi ne duhet t’i falim ata dhe nuk duhet të ndjehemi të zemëruar prej tyre.

[66] Transmeton Buhariu

[67] Kur’an, 39:18

[68]– Dje unë u ndjeva i lumtur dhe i gëzuar. Pastaj unë kuptova se vëllai im në Nurs qysh para tetë muajve më kishte dërguar ca mjalt në një shishe në Emirdag. Dje ai arriti këtu nga Emirdagu. Unë u thashë atyre që të ma sillnin shpejt atë. Unë prita, por ajo nuk më erdhi. Lumturia ime u shndërrua menjëherë në zemërim. Ishte shkaku i asaj shisheje me mjalt -i cili në shikimin tim ishte njëqind herë më i çmueshëm se sa shishja- duke iu dhënë një të huaji dhe duke u dërguar në treg, që atëherë shishja papritmas u thye. Unë kam dërguar një sasi prej atij mjalti të ëmbël, një dhuratë prej fshatit Nurs, vendlindja ime, me qëllim që të gjithë vëllezërit e mi të shijojnë prej tij si një ëmbëlsirë feste.

[69] Kur’an, 68: 1

[70] Kur’an, 51: 1

[71]-Një organizatë martirësh që synonte të formojë një shtet Armen Brenda tokave osmane. Dhe nga burrat e saj më të shquar ishte Antraniku. Përkthyesi.

[72] Me pafuqi, unë them në emrin e vëllezërve të mi: Në qoftë se do të ishte e domosdoshme, ne do t’i zëmë e do t’i parakalojmë ata, në dashtë Zoti. Ne do të tregojmë se ne jemi trashëgimtarët e stërgjyshërve tonë si në fe, po ashtu edhe në heroizëm.

[73]Synon mosngritjen në këmbë të Ustadh Said Nursi për komandantin Rus. Përkthyesi.

[74]Pavarësisht se Ustadhi nuk urdhëroi që të përfshihej kjo pjesë të cilën e botoi gazeta, veçse ama ajo u përfshi këtu meqë ajo përmban një shembull instruktiv, ngjall interesim dhe është shumë prekëse. Nënshkroi Husrevi.

[75] Kur’an, 108: 1

[76]Pasi kjo mbrojtje dhe shtojca e saj u dërgua për tek Gjykata e Apelit autoritetet e gjykatës dërguan një telegraf duke urdhëruar që Zybejri të lirohet prej Burgut.

[77] Mustafa Sungur ka lindur në 1929. Ai e ka shoqëruar Ustadhin gjithandej derisa arriti tek “asgjësimi i tij në Risale-i Nur”. Ashtu siç tha për të Ustadhi: “Unë do t’ia lë amanet atij dhe vëllezërve të nderuar drejtimin e studentëve të Risale-i Nurit. Zoti e bekoftë dhe ia zgjattë jetën”. Përkthyesi.

[78] Kur’an, 9 :129

[79]Aludon për komandantin Hashid Basha në gjykatë, për Mustafa Qemalin dhe për komandantin Rus Nikolla Nikollajaviç. –Përkthyesi.