Lexo Pdf

RREZJA E GJASHTË

[Kjo përbëhet nga vetëm dy Pika]

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

[Do të shpjegojmë në mënyrë të përmbledhur në këtë Rrezen e Gjashtë vetëm dy pika prej qindra pikave të cilat i përmban teshehhudi në namaz

“Et-tehijjatu El Mubarekatu, Es-salevatu, Et-tajjibatu.. Lil-lahi..”. Ato të dyja janë dy përgjigje të përmbledhura rreth dy pyetjeve që lidhen me dy pika në Tesheh-hud.

Sa për të vërtetat e tjera të tesheh-hudit ne do t’i shpjegojmë në një kohë tjetër në dashtë Zoti xh.sh.]

Pyetja e Parë: Frazat e bekuara të teshehhudit u folën në formë dialogu që u zhvillua ndërmjet Zotit të Gjithëlavdishëm dhe të Dërguarit të Tij fisnik a.s.m. në Natën e Mi’ëraxhit, atëherë cila është urtësia dhe arsyeja për recitimin e tyre -fjalëve të bekuara të teshehhudit- në faljet rituale:

Përgjigjja: Namazi i çdo besimtari është miraxhi i tij -mjeti i ngjitjes së tij-; atëherë fjalët e teshehhudit, të cilat ishin të përshtatshme për Praninë Hyjnore, u folën gjatë Miraxhit madhështor të Hazreti Muhammedit a.s.m., dhe duke i recituar ato, besimtarët e kujtojnë atë bashkëbisedim të shenjtë. Nëpërmjet kujtimit të atyre fjalëve, dhe nëpërmjet sjelljes ndërmend të tyre, kuptimet e atyre fjalëve të bekuara pushojnë së qenuri të veçanta, të pjesshme dhe bëhen universale; kuptimet e tyre të shenjta dhe gjithëpërfshirëse janë, ose mund të jenë të përfytyrueshme, të perceptueshme. Nëpërmjet një përfytyrimi të tillë, vlera dhe drita e tyre rriten, lartësohen e zgjerohen.

Për shembull, Profeti Muhammed a.s.m. tha në atë natë të bekuar përpara Pranisë Hyjnore në vend të dhënies Selam:  “Et-tehijjatu Lil-lahi...” -përshëndetjet i takojnë Allahut-…

Domethënë, O Zoti im! Të gjitha tesbihatet e gjalla që qëniet e gjalla shfaqin nëpërmjet jetëve të tyre dhe dhuratave të bashkëlindura… dhe ato çfarë i paraqesin Autorit të tyre të Gjithëlavdishëm, të takojnë Ty. Edhe unë me rolin tim, duke i përfytyruar të gjitha ato dhe nëpërmjet besimit tim në to, gjithashtu t’i ofroj ato Ty”.

Po, ashtu si me fjalët Et-tehijjat i dërguari i Zotit, me nijet i paraqiti tek Divani i Zotit të Gjithëlavdishëm të gjitha ibadetet e natyrshme që i kryejnë krijesat e gjalla nëpërmjet mënyrës së krijimit të tyre, po ashtu profeti a.s.m. thotë nëpërmjet Fjalës Mubarekat, e cila është përmbledhja e Përshëndetjeve, me një kuptim të gjërë përfshin ibadete e bekime të natyrshme, dhe begatitë e të gjitha krijesave të cilat janë boshti i bereqetit dhe i begatisë nga ana e atyre që i shikojnë, dhe të cilat janë esenca e jetës dhe e qënieve të gjalla, dhe sidomos e farërave, bërthamave, kokrrave dhe vezëve. Ai e tha me këtë kuptim të gjërë.

Nëpërmjet fjalës Salevat, e cila është përmbledhja e Mubarekat -bekimeve-, ai a.s.m. synoi ibadetet e lartësuara  e të ndritshme të qënieve të plotësuara humane dhe të Melekëve më të afërt -të cilët janë përmbledhjet e qënieve me shpirt- dhe e paraqet atë posaçërisht për të Adhuruarin e Tij të Gjithëlavdishëm xh.sh..

Pastaj ajo çfarë tha Zoti i Gjithëlavdishëm në atë natë: Es-selamu alejke Ja Ejjuhenne bijju”Paqja qoftë mbi Ty, o Profet!– ishte një tregues dhe një urdhër indirekt se në të ardhmen, qindra e miliona njerëz do ta thonin atë të paktën dhjetë herë në ditë. Ai selam Hyjnor i jep asaj fjale një dritë gjithëpërfshirëse dhe një kuptim të lartë.

Gjithashtu, profeti Muhammed a.s.m. duke iu përgjigjur përshëndetjes Hyjnore nëpërmjet thënies:  “Esselamu alejna ve ala Ibadil-lahis-salihine”,  (Paqja qoftë mbi ne dhe mbi shërbëtorët e drejtë të Zotit xh.sh.) tregon e të sjell ndërmend se ai a.s.m. i kërkoi Krijuesit të tij Gjithëbujar duke shpresuar dhe duke u lutur që ummeti i tij madhështor dhe anëtarët e drejtë të tij të reflektonin islamin, i cili përfaqëson përshëndetjen Hyjnore, dhe se i gjithë ummeti i tij do ta përshëndesnin njëri-tjetrin me fjalët  “Esselamu alejke, ve alejkesselam” (Paqja qoftë mbi ty! dhe paqja qoftë mbi ty!) përshëndetje e cila ndërmjet besimtarëve është një shenjë universale e islamit.

Xhebraili a.s., i cili mori pjesë në atë bashkëbisedim të lartë tha në atë natë me urdhrin Hyjnor:

 ‘Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu enne Muhammeden Resulull-lah!’ ‘Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi a.s.m. është i dërguari i Allahut’. Kjo thënie e Xhebrailit jep sihariqe, lajme të gëzueshme se i gjithë ummeti i Muhammedit a.s.m. do të bënte dëshmi në këtë mënyrë deri në Ditën e Kijametit.

Duke të të kujtuar këtë bashkëbisedim të shenjtë të lartësuar, kuptimet e fjalëve fitojnë shkëlqim e gjithëpërfshirje.

Një gjendje e çuditshme shpirtërore më ndihmoi në zbulimin e të vërtetës së lartëpërmendur; ajo është sa vijon:

Një herë ndërsa isha në një mërgim të errët, në një natë të errët dhe në një gjendje të errët pakujdesie, e tanishmja e këtij universi madhështor iu shfaq imagjinatës sime në formën e një kufome të tmerrshme, të pajetë, të pashpirtë, të vdekur e të shkretë. E shkuara, gjithashtu, u shfaq se ishte e vdekur, e zbrazur, e pashpirt dhe e tmerrshme; ajo hapësirë e pakufishme dhe ajo kohë e pakufishme morën formën e një shkretëtire të errët. Unë përdora faljet me qëllim që të shpëtoja nga ajo gjendje e tmerrshme shpirtërore dhe nga ajo frikë, dhe kur thashë  ‘Et-tehijjat’ në teshehhud, papritmas universi erdhi në jetë. Ai ringjallet duke marrë një formë të gjallë e të ndritshme dhe u bë një pasqyrë e shndritshme për manifestimet e të Gjallit të Përjetshëm dhe Vetekzistuesit të Përhershëm. Unë pashë se me të gjitha pjesët e tij të gjalla, universi në mënyrë të vazhdueshme i paraqet të Gjallit të Përjetshëm dhe Vetekzistuesit të Përhershëm përshëndetjet dhe dhuratat e jetëve të tij. Unë e kuptova këtë me ‘Njohurinë e sigurisë’, madje me ‘sigurinë absolute’. Dhe kur thashë: Esselamu alejke Ja Ejjuhen-nebijju,paqja qoftë mbi Ty, o Profet!’, papritmas ajo kohë e zbrazur e pakufishme u transformua nën udhëheqjen e profetit Muhammed a.s.m. nga të qenit një shkretëtirë e mjeruar, e vetmuar, në një vend të njohur e të këndshëm argëtimi të mbushur me qënie shpirtërore.

Pyetja e Dytë: Krahasimi që gjendet tek fundi i teshehhud i cili është:

All-llahumme Sal-li ala Muhammedin ve ala Ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ve Ala A’li Ibrahime” O Zot! Jepi bekime Muhammedit dhe Familjes së Muhammedit, ashtu siç i dhe bekime Ibrahimit dhe Familjes së Ibrahimit”[1], ky krahasim shfaqet të jetë në kundërshtim me rregullat e krahasimeve, sepse Muhammedi a.s.m. ishte më i madh se Ibrahimi a.s. dhe mori Mëshirë Hyjnore më shumë se sa ai.

Cili është misteri i këtij krahasimi? Cila është urtësia e posaçërimit të këtij lloji salavatesh në teshehhud? Dhe cili është misteri i urtësisë që qysh prej kohëve të hershme e njëjta dua është përsëritur në të gjitha namazet rituale, dhe në çdo kohë dhe nga ana e atyre, milionat e duave të të cilëve kanë qenë pranuar, dhe kërkimi i tyre me ngulm, megjithëse në qoftë se një dua do të pranohej njëherë, ajo do të ishte e mjaftueshme, dhe sidomos në qoftë se gjëja e kërkuar është premtuar nga Zoti xh.sh..

Për shembull, Zoti i Gjithëfuqishëm ka premtuar:

“Shpejt Zoti yt do të të ngrejë Ty në gradën e lartë të premtuar të lavdërimit dhe shkëlqimit, (Mekamun Mahmud)”,[2] megjithatë gjithmonë pas ezanit dhe ikametit duaja e transmetuar:

Dhe ngreje atë tek stacioni i lavdërimit dhe lavdisë që Ti ia ke premtuar atij”, përsëritet; i gjithë ummeti lutet që ai premtim të përmbushet.

Cila është arsyeja për këtë?

Përgjigjja: Kjo pyetje përmban tre pyetje dhe tre aspekte:

Aspekti i Parë: Pavarësisht se Hazreti ynë Ibrahimi a.s. nuk është i barabartë me profetin Muhammed a.s.m., veçse ama familja e Ibrahimit a.s. ose pasardhësit e tij ishin profetë; ndërsa familja e profetit Muhammed a.s.m. ishin Evlija’ë, dhe Evlijatë nuk mund ta arrijnë nivelin e profetëve.

Dëshmia se kjo dua për familjen e tij -Ehlibejtin- ka qenë pranuar në formën më të ndritshme është kjo:

Qënia e Evlijave, të cilët erdhën nga pasardhësit e vetëm dy vetave prej familjes së Muhammedit a.s.m. që janë Hasani dhe Hysejni, Zoti qoftë i kënaqur prej të dyve, ata Evlija që janë me shumicën e tyre absolute imamët, udhëheqësit shpirtërorë dhe drejtuesit e tarikateve Sufi të realitetit midis treqind e pesëdhjetë milionë muslimanëve dhe arritën një shkallë  si shkalla e profetëve të bijve të Israelit, ashtu siç rrëfehet në hadith:  “Dijetarët e ummetit tim janë si profetët e bijve të Israelit.”

Gjithësecili prej tyre e udhëhoqi pjesën më të madhe të ummetit për në rrugën e së vërtetës dhe të Realitetit të islamit; këta janë frutat e pranimit të kësaj duaje për familjen e Muhammedit a.s.m. në krye të të cilës janë: Xhafer Sadik, Shejh Gejlani dhe Shejh Nakshibandi, Zoti qoftë i kënaqur prej tyre.

Aspekti i Dytë: Arsyeja për bekimet e këtij lloji duke qenë të kufizuara për namazet rituale është se ato i kujtojnë njeriut se ai është në rrugën të cilën e hapën dhe e morën karvani i madh i profetëve dhe i evlijave, të cilët janë më të ndriturit, më të plotësuarit, më të drejtët e njerëzimit dhe anëtarët e tij të shquar. Ai i është bashkangjitur atij grumbullimi të madh, i cili merr fuqi nëpërmjet konsensusit të tij të njëqindfishtë dhe që nuk mund ta ngatërrojë rrugën e tij dhe është duke e shoqëruar atë në Rrugën e Drejtë. Duke e sjellur këtë ndërmend, ai shpëton prej dyshimeve djallëzore dhe prej iluzioneve të këqija.

Dëshmia se anëtarët e këtij karvani janë miqtë dhe krijesat e pranueshme të Pronarit të universit, dhe kundërshtarët e tyre janë armiq të urryer prej krijesave të tij, është se, që nga koha e Ademit a.s., ndihma e mbështetja ka ardhur gjithmonë nga e padukshmja për karvanin, kurse kundërshtarëve të tyre gjithmonë u kanë rënë fatkeqësi qiellore.

Po, ashtu si të gjithë kundërshtarët si shembulli i popullit të Nuhut, Themudit, Adit, Faraonit dhe Nemrudit që të gjithë kanë marrë goditje prej të Padukshmes që tregojnë zemërimin Hyjnor dhe dënimin e Tij; po ashtu heronjtë e shenjtë të karvanit madhështor si Nuhu, Ibrahimi, Musai, paqja qoftë mbi të gjithë ata, dhe Muhammedi a.s.m. dhe si shembulli i këtyre prej profetëve të nderuar dhe prej imamëve të lartësuar, kanë manifestuar në mënyrë të mrekullueshme dhe të jashtëzakonshme mrekulli dhe mirësi Hyjnore të marra nga e Padukshmja.

Meqenëse një goditje e vetme tregon zemërim, dhe një nderim i vetëm tregon dashuri, atëherë mijëra goditje kanë rënë mbi kundërshtarët dhe mijëra mirësi dhe shembuj ndihmeje kanë ardhur për karvanin gjë që dëshmon e provon në mënyrë të vetëkuptueshme dhe aq qartë si dita për vërtetësinë dhe drejtësinë e atij karvani të bekuar dhe se ata janë të udhëzuar drejt në rrugën e drejtë.

Vërseti:  “Në rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar mirësinë Tënde” në fundin e Sures El-Fatiha shikon dhe orientohet tek ata të drejtë, tek ai karvan; kurse vërseti:  “Jo (në rrugën) e atyre që merituan zemërimin Tënd…” “dhe as në (rrugën) e atyre të cilët u humbën” shikojnë kundërshtarët e tyre. Kjo pikë të cilën e shpjeguam është shpjeguar me qartësi në fundin e Sures El-Fatiha.

Aspekti i Tretë: Arsyeja për kërkimin në mënyrë të përsëritur për diçka e cila do të jepet me siguri është kjo: Gjëja e kërkuar, si “Mekami Mahmud” -Stacioni i Lavdërimit dhe i Lavdisë- është maja e diçkaje. Ajo është një degë e një të vërteteje të gjërë e cila përfshin të vërteta të larta e domethënëse si të vërtetën e Mekamit Mahmud. Është një frut i rezultatit më të madh të krijimit të universit. Të kërkosh nëpërmjet duasë majën, degën dhe frutin është të kërkosh në mënyrë indirekte realizimin e asaj të vërtete të gjërë, ekzistencën dhe ardhjen dhe realizimin e botës së përjetshme, e cila është dega më e madhe e pemës së krijimit, dhe kërkimi i realizimit të kijametit dhe Ringjalljes së të vdekurve që është rezultati më i madh i universit, dhe kërkimi i hapjes së Botës së Lumturisë.

Duke kërkuar dhe duke u lutur për këto, njeriu gjithashtu merr pjesë në adhurim dhe në duatë e të gjithë humanizmit, të cilat janë shkaku më i rëndësishëm i esencës së botës së lumturisë dhe i Xhennetit të përjetshëm. Këto dua të pakufishme janë gjithashtu të pakta në krahasim me këtë qëllim madhështor të pakufishëm.

Për më tepër, dhënia e Mekamit Mahmud Hazreti Muhammedit a.s.m. është një tregues për Shefaatin e tij më të madh për të gjithë ummetin e tij. Atëherë Ai është i lidhur me lumturinë  e të gjithë ummetit të tij.

Prandaj është thjesht urtësi e pastër kërkimi i tij bekime e dua të pafundme për mëshirë për të nga i gjithë ummeti i tij.

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti, Vërtetë që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”.

* * *

[1] Buhariu

[2] Kur’an, 17:79