Lexo Pdf

RREZJA E DYMBËDHJETË

[Pjesë nga “Mbrojtja e Fjalës” e dhënë në Gjykatën e Denizlit][1]

 

Po, ne jemi një shoqëri dhe ne jemi një shoqëri e cila në çdo shekull ka pasur treqind e pesëdhjetë milionë -tani rreth një miliardë e gjysëm- anëtarë.

Në çdo ditë nëpërmjet pesë namazeve të detyruar, anëtarët e saj demonstrojnë me nderim të plotë lidhjen e tyre me parimet e asaj shoqërie të shenjtë. Nëpërmjet -parimit- programit të shenjtë të “Padyshim që besimtarët janë vëllezër -janë një vëllazëri e vetme”,[2] ata nxitojnë për t’u ardhur në ndihmë njëri-tjetrit me duatë e tyre dhe me fitimet e përparimet e tyre shpirtërore. Ne jemi anëtarët e asaj shoqërie të shenjtë e të gjërë dhe detyra jonë e veçantë e kryesore është që t’ua mësojmë besimtarëve në mënyrë të sigurt e të verifikuar të vërtetat Kur’anore të besimit!, dhe t’i shpëtojmë ata dhe veten tonë nga zhdukja e përjetshme dhe nga burgimi i vetmuar i përhershëm i Botës së ndërmjetme- Berzah. Ne nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me ndonjë shoqëri materiale, politike, komplotuese dhe as me ndonjë grup klandestin ilegal, dhe as me organizata të fshehta lidhur me atë që ne jemi akuzuar pa u mbështetur në asnjë fakt; ne nuk e ulim veten në gjëra të tilla.

* * *

Në qoftë se ne do të kishim pasur ndonjë dëshirë për të ndërhyrë në çështjet e kësaj bote, ajo nuk do të kishte qenë me një zëzëllimë të tillë si një mizë, ajo do të kishte shpërthyer si të qëlluarit me gjyle topi.

Të akuzosh dikënd i cili e mbrojti veten me vrull në Gjykatën ushtarake dhe në zyrën e kryetarit të asamblesë kombëtare në prani të një Mustafa Qemali të zemëruar, për kurdisje komplotesh për tetë vite duke mos lejuar askënd të jetë në dijeni të saj, kjo sigurisht është për shkak të ndonjë mërie ose urrejtjeje.

Në këtë çështje, Risale-i Nuri nuk duhet të sulmohet për shkak të gabimeve të mia personale as të atyre të disave prej vëllezërve të mi. Kjo lidhet drejtpërdrejt me Kur’anin, dhe Kur’ani lidhet me Fronin Sublim; kështu kush është ai që do të guxonte ta shtrijë dorën e tij atje për t’i zgjidhur e liruar ato litarë të fortë?

Për më tepër, Risale-i Nuri, për bekimet e të cilit -materialë e shpirtërorë- për këtë vend, dhe për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm, aludohet nga tridhjetë e tre vërsetet e Kur’anit, nga tre parashikimet e Imam Aliut -Zoti qoftë i kënaqur prej tij- dhe nga disa njoftime të sigurta të Gauth el-Aëdham -iu shenjtëroftë sekreti i tij-, nuk mund të mbahet përgjegjës për gabimet tona të papërfillshme personale; kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë. Përndryshe dëme të pandreqshme -materiale dhe shpirtërore – do t’i vinin këtij vendi.[3]

Në dashtë Zoti, agresioni dhe komplotet e disa ateistëve mendjeligë e keqdashës kundra Risale-i Nurit do të prishen, sepse studentët e tij nuk mund të krahasohen me të tjerët; ata nuk mund të shpërndahen, të shpartallohen dhe as të bëhen që ta braktisin atë; nëpërmjet përkujdesjes Hyjnore ata nuk do të mposhten. Ata e kanë fituar vlerësimin e këtij kombi, sikur ata të ishin forcë jetike për të, dhe gjenden gjithandej; madje edhe në qoftë se nuk do t’i kishte parandaluar ata Kur’ani prej mbrojtjes fizike, ata përsëri nuk do të ndërlikoheshin e përfshiheshin në incidente të vogëla e të padobishme si ato të Shejh Saidid dhe të Menemen. Në qoftë se Ruajna Zot, Ata do të persekutoheshin dhe Risale-i Nuri do të sulmohej derisa të ndjeheshin të shtrënguar e të detyruar, ata ateistë shtiracakë të cilët gënjejnë qeverinë, sigurisht që do të vinin për t’u penduar për të një mijë herë më shumë.

Shkurtazi: Ne nuk ndërhyjmë në dynjanë e njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, kështu edhe ata nuk duhet të ndërhyjnë në shërbimin tonë të besimit dhe në jetët tona të Ahiretit.

I Burgosuri Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, qoftë Ai i Lartësuar!

Efendilerë!

Unë ju them me siguri se përveç atyre që gjenden këtu të cilët nuk kanë lidhje ose pak lidhje me ne, unë kam aq shumë vëllezër të vërtetë dhe shokë besnikë në rrugën e së vërtetës, aq sa mund të doni.

Nëpërmjet zbulimeve të sigurta të Risale-i Nurit, ne njohim me siguri të patundur si dy edhe dy bëjnë katër se nëpërmjet misterit të Kur’anit Kerim – për ne vdekja është transformuar prej një asgjësimi të përjetshëm në një shkarkim nga detyrat, dhe se për ata të cilët na kundërshtojnë ne dhe që ndjekin çudhëzimin vdekja e sigurt është ose asgjësim i përjetshëm (në qoftë se ata nuk kanë besim të sigurt për Ahiretin), ose kjo vdekje është një burg i vetmuar i përjetshëm dhe i errët (në qoftë se ata besojnë në Ahiretin mirëpo janë zhytur në jetën e shthurjes dhe të çudhëzimit)

Unë ju pyes ju: A ka në dynja ndonjë çështje më të madhe se sa çështja e vdekjes?… A ka ndonjë çështje njerëzore më të rëndësishme dhe më të madhe se sa kjo çështje? Atëherë si mund të shfrytëzohet kjo çështje për hir të diçkaje tjetër?….

Meqenëse është e pamundur që të ketë diçka tjetër më të rëndësishme se sa kjo çështje, atëherë përse merreni kështu me ne dhe luftoni kundra nesh? Përballë dënimit tuaj më të madh, ne marrim letrat tona të lirimit për të shkuar në botën e dritës, kështu që ne e presim atë me qëndresë të plotë…

Por ne e dimë me shkallën e sigurisë së njohjes dhe aq qartë sikur ta shikonim, ashtu siç ju shohim ne ju në këtë sallë gjyqi, se ata të cilët na refuzojnë e na dënojnë për llogari të çudhëzimit do të dënohen në një të ardhme të shpejtë me asgjësim të përjetshëm dhe me burgim të vetmuar fillikat dhe do ta vuajnë atë dënim të tmerrshëm, dhe me ndjenjat tona të humanizmit në ndjejmë keqardhje për ta. Unë jam gati ta provoj këtë fakt të sigurt e të rëndësishëm dhe gjithashtu ta hesht edhe më kryeneçin prej tyre. Unë jam i gatshëm të pranoj çdo lloj dënimi qoftë, në qoftë se nuk do ta provoja këtë më qartë se dielli në mesditë dhe përpara dijetarëve dhe filozofëve tuaj më të mëdhenj dhe jo vetëm përpara këtyre shkollarëve të autorizuar të këtij komiteti të cilët nuk kanë pjesë nga dija dhe nga përvoja; ata janë të mbushur me paragjykim dhe nuk kanë njohuri rreth çështjeve shpirtërore e morale, si dhe nuk preokupohen për to.

Thjesht si një shembull, unë ju jap trajtesën e “Frutave të besimit”, e cila u shkrua për të burgosurit në dy të premte, dhe duke shpjeguar parimet, objektivat dhe bazat e Risale-i Nurit, është si një mbrojtje e tij. Ne po punojmë në mënyrë të fshehtë nën vështirësi të mëdha që ta kemi të shkruar këtë trajtesë me shkronjat e reja[4] me qëllim që t’ua paraqesim departamenteve të Qeverisë në Ankara. Lexojeni dhe studiojeni atë me kujdes; në qoftë se zemra juaj -unë nuk mund të flas për shpirtin tuaj- nuk më mbështet, unë do të qëndroja i heshtur përballë çfarëdo lloj fyerjesh dhe torturash që do të më jepnit në burgimin e vetmuar fillikat në të cilin unë po mbahem tani!

Shkurtazi: Ose lëreni Risale-i Nurin krejtësisht të lirë, ose thyejeni e copëtojeni këtë të vërtetë të fuqishme e të parefuzueshme në qoftë se ju mundeni! Deri tani, unë nuk kam menduar as për ju dhe as për dynjanë tuaj. Dhe unë as nuk do të mendoja për të, mirëpo ju më detyruat, dhe ndoshta edhe Kaderi Hyjnor na dërgoi ne në këtë rrugë me qëllim që t’ju paralajmërojmë juve. Sa për ne, ne kemi vendosur për të marrë si udhëzuesin tonë parimin e shenjtë,

 “Kushdo që beson në Kaderin Hyjnor është i shpëtuar nga brenga e nga mjerimi”, dhe t’i përballojmë të gjitha vështirësitë me durim.

I burgosuri Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, të Cilit i takon lavdërimi!

Duke thënë se ne “qenkemi duke shtrembëruar fenë”, ata na kanë dënuar për përpilimin e një Hizbi Kur’ani, si një An’am,[5] i madh prej qindra vërseteve të mirënjohur të cilët janë burimet e posaçme të Risale-i Nurit, megjithëse ky është një zakon islam që është praktikuar qysh prej kohës së profetit a.s.m.. Ata gjithashtu duan të na dënojnë, duke na bërë fajtorë lidhur me trajtesën e veshjes islame, për të cilën unë tashmë kam kryer një vit dënim, dhe e cila trajtohej si privatisht, dhe si e regjistruar në raportin e policisë, dhe u nxor nga poshtë druve të zjarrit -ata dëshirojnë të thonë se ajo u shkrua dhe u botua këtë vit.

Gjithashtu, unë shpreha fjalë të fuqishme ndaj personit të Mustafa Qemalit i cili ishte kryetari i qeverisë në Ankara; unë e kritikova atë në fytyrën e tij dhe ai nuk u përgjigj por qëndroi i heshtur; megjithatë unë bëra kritika të natyrshme, të domosdoshme dhe me mirëbesim ndaj tij pas vdekjes së tij kur unë po shpjegoja kuptimin e një hadithi që tregoi e aludoi për gabimin e tij, dhe këto u quajtën e u konsideruan si një krim. Por, çfarë rëndësie ka hiri -e mira- e dikujt që është i vdekur dhe nuk ka më asnjë lidhje me qeverinë përveç hirit të kombit, qeverisë dhe ligjeve të drejtësisë, të cilat janë një manifestim i sovranitetit Hyjnor?

Përveç kësaj, liria e ndërgjegjjes, që është njëri nga parimet e qeverisë së republikës tek e cila jemi mbështetur shumë dhe me të cilën mbrojmë vetet tona, është bërë baza e akuzave kundra nesh; sikur ne dalim kundra parimit të lirisë së ndërgjegjjes.

Një gjë tjetër më atribuohet mua në raportin e policisë, e cila kurrë nuk më ka ndodhur ndonjëherë, se meqenëse kritikoj të këqijat dhe të metat e qytetërimit modern, unë nuk pranokam ta përdor radion[6], t’i përdorë aeroplanët dhe trenat; unë jam akuzuar se kundërshtokam progresin -përparimin modern.

Në dashtë Zoti, prokurori i drejtë dhe i paanshëm i Denizlit dhe Gjykata do të bëjnë analogji me shembujt e lartëpërmendur dhe do të shfaqin se sa të padrejta janë këto procese gjyqësore, dhe të mos u japin aspak rëndësi dyshimeve të pabaza të atyre raporteve.

Më e jashtëzakonshmja e tyre është kjo: Ai prokuror në një proces tjetër gjyqësor më pyeti: Ti the në Rrezen e Pestë private -të fshehtë- se ushtria do ta shpëtonte vetveten prej komandimit të atij personi të frikshëm. Qëllimi yt ishte të nxisje ushtrinë për të ngritur krye kundra qeverisë. Unë iu përgjigja: “Ajo që unë doja të thoja ishte se, komandanti ose do të vdiste ose do të transferohej, dhe ushtria do të shpëtonte prej dominimit të tij”. Si është e mundur që një trajtesë e cila është edhe tej mase private, dhe kopjet e së cilës më kanë rënë në dorë vetëm dy herë për tetë vite dhe pastaj janë humbur, dhe që shpjegon një kuptim universal të një hadithi rreth fundit të kohës, dhe në mënyrë origjinale u shkrua shumë kohë më parë, dhe përveç kësaj as dhe një ushtar i vetëm nuk e ka parë, -si mundet- një trajtesë e tillë të jetë arsyeja për akuza të tilla?

Më e çuditshmja e të gjithave ishte kjo, se unë thashë në një vend se, mirësive të mëdhaja të Zotit të Gjithëfuqishëm lidhur me aeroplanin hekurudhën dhe radion duhet t’u përgjigjemi me falënderime të mëdha, por njerëzimi nuk e ka bërë këtë dhe ka lëshuar bomba me aeroplanë mbi kokat e njerëzve. Ndërsa falënderimet për mirësinë e madhe të radios do të shfaqeshin nëpërmjet bërjes së saj recituese universale miliona gjuhëshe e Kur’anit e cila do t’i lejonte njerëzit gjithandej tokës ta dëgjonin Kur’anin.

Dhe në shpjegimet në Fjalën e Njëzet lidhur me parashikimet e Kur’anit rreth çudirave të civilizimit, unë thashë për sa ka të bëjë me aluzionet e një vërseti se mohuesit -jobesimtarët- do ta mposhtnin botën islame nëpërmjet hekurudhës. Megjithëse i nxita myslimanët që të vepronin drejt këtyre çudirave, unë u akuzova në fund të padisë, për shkak të shpirtëligësisë së prokurorit të mëparshëm, për kundërshtim të përparimeve moderne të tilla, si: hekurudha, aeroplani dhe radioja.

Gjithashtu, megjithëse kjo nuk ka absolutisht asnjë lidhje, dikush ka thënë rreth emrit “Risaletun-Nur”, i cili është një emër tjetër për Risale-i Nurin, se “ai është një mesazh” –risalet– i inspiruar nga drita e Kur’anit: dhe duke i ngjitur një kuptim të gabuar nga një vend tjetër në akuzë, ata e kthyen atë në një padi tjetër, sikur unë paskam thënë: “Risale-i Nuri është një mesazhier Hyjnor”.

Gjithashtu, unë kam provuar në mënyrë vendimtare në njëzet vende në mbrojtjen time se ne nuk do t’i bënim fenë, Kur’anin dhe Risale-i Nurin mjete për asnjë gjë, as edhe për faqen e të gjithë botës, dhe nuk kemi mundur dhe as nuk do të ndryshojmë as edhe një të vërtetë të vetme prej të vërtetave të tyre për të gjithë botën, dhe kjo është si jemi ne në fakt. Përgjatë këtyre njëzet viteve të fundit ndodhen me mijëra dëshmi të kësaj. Meqenëse kjo është kështu, ne deklarojmë me të gjithë fuqinë tonë:  “Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”.

Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e të Cilit i takon Lavdërimi.

Një shtojcë për kundërshtimet e mia ndaj akuzës.

[Atyre që u adresohen këto kundërshtime nuk janë gjykata e Denizlit dhe prokurori i përgjithshëm, por janë zyrtarët dashakëqinj dhe të dyshuar, kryesisht prokurorët e Ispartas dhe të Inebolus, të cilët me proceverbalet e rreme e të pasakta, ishin shkaku i padisë së jashtëzakonshme kundra nesh këtu.]

Së Pari: Studentët e Risale-i Nurit, të cilët janë të pafajshëm dhe aspak të përfshirë në politika, në mënyrë të paimagjinueshme dhe pa asnjë bazë a motiv janë quajtur një shoqëri politike, dhe të mjerët që i janë bashkuar atij rrethi dhe që nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç besimit dhe Ahiretit, janë konsideruar fajtorë për qënien e tyre përhapës të asaj shoqërie, ose nëpunësit aktivë ose anëtarët e saj, ose për leximin e Risale-i Nurit, ose për mësimdhënien e tij, ose për shkak se e shkruan atë, dhe janë dërguar në gjyq. Një provë e sigurt se sa larg është kjo prej esencës së drejtësisë së vërtetë është se megjithëse sipas parimeve të lirisë së mendimit dhe lirisë së studimit nuk konsiderohet krim të lexosh veprat e dëmshme të Doktor Dozit[7] dhe të ateistëve të tjerë armiqësorë ndaj islamit, është quajtur një krim për ata njerëz të nevojshëm për të vërtetat e Kur’anit dhe të besimit për ta lexuar e shkruar Risale-i Nurin, i cili i jep mësim ato të vërteta në mënyrë aq të shndritshme si dielli.

Për më tepër, vetëm se pak fjali prej dy ose tri trajtesave midis qindrave të tilla, të cilat i patëm mbajtur privatisht me qëllim që të mos u përshkruhej asnjë kuptim i gabuar atyre që nuk u lejuan të botoheshin, u bënë pretekst për të na paditur. Ndërsa me një përjashtim, gjykata e Eskishehirit i pati shqyrtuar me imtësi dhe i pati hetuar ato trajtesa, duke parë e menduar çfarë bënin ato të domosdoshme. Sa për përjashtimin, unë dhashë një përgjigje tepër vendimtare për të edhe në peticionin tim, edhe në kundërshtimet e mia ndaj Gjykatës së Eskishehir, dhe u provua në njëzet aspekte se “ne kemi dritën dhe jo topuzin e politikave”. Prapëseprapë, ata prokurorë të padrejtë deduktuan, nxorrën si rrjedhim, se tre apo katër Fjalitë në tre trajtesat private të pabotuara mund të shtriheshin e arrinin të gjithë Risale-i Nurin, dhe më akuzuan mua dhe ata të cilët e lexojnë dhe e shkruajnë Risale-i Nurin për kundërshtim ndaj qeverisë.

Unë thërras për të dëshmuar shokët e mi të afërm dhe ata të cilët më takojnë, dhe unë bëj be se përveç dy presidentëve, një deputeti, dhe guvernatorit të kastamonus, për më shumë se tetë vite, nuk e kam ditur se cilët ishin anëtarët dhe ministrat e qeverisë, as kryetarët, as nëpunësit dhe as deputetët e saj, dhe nuk kam pasë as edhe kureshtjen më të vogël për ta njohur e kuptuar një gjë të tillë.

A do të ishte e mundur që një person të mos njihte njerëzit të cilët ai i kundërshton dhe të mos ishte kureshtarë për ta, që ai të mos i njihte nëse ata janë miq apo armiq, dhe të mos i jepte rëndësi zbulimit të kësaj? Nga kjo kuptohet qartë se ata po kurdisin komplote e po shpikin pretekste krejtësisht të pabaza për të më bërë fajtor e për të më dënuar me çfarëdo që të ndodhë.

Meqenëse kjo është si të jetë, unë nuk i them gjykatës këtu, por atyre njerëzve të padrejtë: Mua s’më bëhet vonë fare as edhe për dënimin më të rëndë që mund të më jepni; ajo s’ka asnjë rëndësi. Sepse unë jam shtatëdhjetë vjeç dhe në derën e varrit.

Do të ishte një fat i mirë për mua ta shkëmbeja një ose dy vite të jetës së përndjekur e të pafajshme me rangun e martirizimit. Nëpërmjet mijëra provave të Risale-i Nurit, unë besoj me siguri absolute se për ne vdekja përbëhet nga fletë lirimi.

Në qoftë se ne ekzekutohemi, dhimbja e një ore do të ishte çelësi për lumturinë e përjetshme dhe për mëshirën. Por të ngatërroni drejtësinë për llogari të ateizmit dhe ta preokuponi qeverinë me ne pa asnjë arsye, dijeni me siguri se ju do të dënoheni me asgjësim të përjetshëm dhe me burgim të vetmuar të përhershëm dhe do të dridheni! Unë do të shoh se ju do ta paguani këtë shumë herë më tepër. Megjithatë, përsëri mua më vjen keq për ju. Po, vdekja, e cila e ka  boshatisur këtë qytet njëqind herë duke e kthyer në varrezë, sigurisht ka kërkesa më të mëdhaja se jetën. Dhe çështja e shpëtimit të njerëzve prej ekzekutimit nga vdekja është kërkesa më ngulmuese dhe më e rëndësishmja me të cilën ata përballen, dhe nevoja e tyre më esenciale  dhe e domosdoshme e veçantë.

Atëherë, edhe të çmendurit do ta kuptonin se në sytë e realitetit dhe të drejtësisë ata që akuzojnë për pretekste të papërfillshme studentët e Risale-i Nurit, të cilët e kanë gjetur këtë ngushëllim për vetveten, dhe Risale- Nurin i cili e jep atë të mbështetur nga mijëra prova, bëhen vetë objekt akuze.

Ndodhen tre çështje të cilat i mashtrojnë këta njerëz të padrejtë, duke i çuar ata të kenë dyshime se studentët e Risale-i Nurit janë një shoqëri politike, me të cilën ata nuk kanë asnjë lidhje:

E Para: Që prej ditëve të hershme, studentët e mi kanë qenë lidhur me mua me pasion, si vëllezër, dhe kjo u ka dhënë shkas dyshimeve për një shoqëri politike.

E Dyta: Disa nga studentët e Risale-i Nurit kanë vepruar si grupe brenda komunitetit islam, ashtu si kudo dhe siç lejohet nga ligjet e Republikës, dhe kjo është supozuar se ata janë një shoqëri; ajo ishte thjesht një vëllazëri e pastër në shërbim të besimit dhe një solidaritet i cili shikon tek Ahireti.

E Treta: Meqenëse ata njerëz të padrejtë i njohin vetvetet se janë çudhëzuar dhe janë dashuruesit e jetës së kësaj bote, dhe meqenëse ata i gjejnë disa nga ligjet e tokës të përshtatshme për vetveten, ata thonë me vete: “Padyshim, Saidi dhe shokët e tij dalin kundra nesh dhe kundra ligjeve të qeverisë të cilat janë favorizuese për pasionet e palejueshme -të  qytetërimit tonë. Atëherë, ata duhet të kenë një shoqëri politike e cila është kundërshtare për ne”.

Prandaj, unë u them atyre:

O fatkëqinj! Në qoftë se dynjaja do të kishte qenë e përjetshme dhe njeriu do të mbetej në të përgjithmonë, dhe në qoftë se detyrat e njeriut do të përbëheshin vetëm nga politikat, atëherë do të kishte qenë i mundur ndonjë kuptim në këto shpifjet tuaja. Dhe në qoftë se unë do t’i kisha hyrë kësaj pune për qëllime politike, ju nuk do të kishit gjetur dhjetë fjali në njëqind trajtesa, por një mijë fjali luftarake dhe të lidhura me politikat. Dhe në qoftë se do të supozonim të pamundurën, ashtu si ju, të punomin me të gjithë fuqinë tonë për qëllimet e kësaj bote, për kënaqësitë e politikat -për të cilat edhe shejtani nuk mund të bënte ndonjë t’i besonte e pranonte- madje edhe në qoftë se do të ishte kështu, meqenëse nuk ka asgjë gjatë këtyre njëzet viteve që e sugjeron këtë, dhe qeveria shikon dorën dhe jo zemrën, dhe të gjitha qeveritë kanë kundërshtarë të rreptë; por përsëri nuk ka asgjë për të cilën ne mund të akuzohemi sipas ligjeve të drejtësisë, fjala ime e fundit është:

“Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”. “Allahu është më se i mjaftueshëm për mua. Nuk ka të Adhuruar tjetër përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor”[8]

* * *

 

Me Emrin e Tij të Cilit i takon Lavdërimi.

[Do të përmend me saktësi një kujtesë të vjetër dhe një çështje të hollë të mbrojtjes e cila nuk u nxor në shesh në Gjykatën e Eskishehirit dhe nuk është regjistruar zyrtarisht, dhe madje as nuk qe shkruar në mbrojtjen time.]

Ata më pyetën atëherë:

Çfarë mendon ti rreth Republikës? Unë u përgjigja: “Biografia ime të cilën ju e keni shtënë në dorë, provon se unë isha një republikan fetar përpara secilit prej jush, me përjashtim ndoshta të një kryetari të gjykatës së Eskishehirit, që ka qenë lindur.

Një përmbledhje e saj është kjo: Ashtu si tani, në atë kohë unë jetoja në veçim, në vetmi në një Varr të pabanuar. Dikush më sillte mua sup dhe unë u jepja thërrime buke mizave. E haja bukën me sup. Disa njerëz e dëgjuan këtë dhe më pyetën rreth kësaj, dhe unë u thashë atyre: “kombet e mizave dhe të bletëve janë republikane, unë u jap mizave thërrimet e bukës nga respekti për republikanizmin e tyre.

Atëherë ata thanë: “ti po kundërshton udhëheqësit e hershëm të islamit”. Unë iu përgjigja: “kalifët e drejtë ishin edhe kalifë, edhe presidentë të republikës. Sigurisht, Ebu Bekri i Drejtë (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhjetë të përgëzuarit me parajsë, të cilëve u është premtuar xhenneti, dhe sahabët e profetit ishin si presidentë të Republikës. Por ai nuk ishte ndonjë titull i pakuptim; ata ishin udhëheqës të një republike fetare kuptimi i së cilës ishte drejtësia e vërtetë dhe liria e Sheriatit.

I nderuar prokuror dhe të nderuar anëtarët e gjykatës! Ju po më akuzoni për pasjen e një ideje, të kundërtën e së cilës unë e kam pasë për pesëdhjetë vite. Në qoftë se ju më pyesni rreth republikës laike, ajo që unë kuptoj prej saj është sekularizëm që do të thotë të jesh i paanshëm; domethënë në përputhje me parimin e lirisë së ndërgjegjjes, ajo i referohet një qeverie që nuk ndërhyn tek njerëzit me mentalitet fetar e të devotshëm, ashtu siç nuk ndërhyn në pafesi e në shthurje. Unë jam tërhequr nga jeta politike e sociale për dhjetë vite, dhe tani janë njëzet vite që i jam larguar politikës.

Unë nuk e njoh gjendjen e qeverisë së Republikës. Në qoftë se -Ruajna Zot! – ajo ka marrë një formë të frikshme me anë të të cilës, për llogari të pafesisë, ajo shpall ligje e dekrete duke dënuar ata që punojnë për besimin e tyre dhe për jetët e tyre të Ahiretit, unë ua shpall ju pa frikë dhe ju paralajmëroj: Në qoftë se unë do të kisha një mijë jetë, unë do të isha gati t’i sakrifikoja të gjitha ato për besimin dhe për Ahiretin. Bëni çfarë të doni, fjala ime e fundit është:  “Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”.

Përballë dënimit të padrejtë, që më jepni dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm, unë them: Ashtu siç ka zbuluar Risale-i Nuri dhe ka provuar me siguri, unë nuk po ekzekutohem, por po lirohem nga detyrat; unë jam duke shkuar tek bota e dritës dhe tek banesa e lumturisë. Ndërsa ju, o fatkëqinj që po na persekutoni në emrin e çudhëzimit! Meqenëse unë e di se ju do të dënoheni me asgjësim të përjetshëm dhe me burgim të vetmuar të përhershëm, unë jam i përgatitur ta dorëzoj shpirtin tim me qetësi të plotë të mendjes, duke pasë marrë plotësisht hak mbi ju.

I burgosuri Said Nursi

* * *

Me Emrin e Tij të Cilit i takon Lavdërimi.

O Efendilerë!

Unë jam plotësisht i bindur -si rezultat i treguesve dhe i dëshmive të shumta- se sulmet që na bëhen neve nuk kanë si motiv pretendimin e thënë: se ne shfrytëzojmë ndjenjat fetare për të prishur rendin dhe qetësinë publike”.

Jo, por ai sulm -që realizohet nën atë maskë të rreme- kryhet në emrin e mohimit dhe të ateizmit dhe ka si synim besimin tonë dhe dhënien fund përpjekjeve dhe shërbimeve tona në rrugën e këtij besimi dhe për hir të vendosjes së rendit dhe qetësisë publike… Ne kemi tregues e prova të shumta për këtë.

Le të paraqesim këtu vetëm një provë të vetme për këtë.

Njëzet mijë njerëz kanë lexuar njëzet mijë kopje prej Risale-i Nurit për gjatë njëzet viteve, të cilët kanë qenë të kënaqur me to dhe i kanë pranuar. Dhe megjithatë nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e vetme që të prishë rendin nga ana e studentëve të Risale-i Nurit. Dhe qeveria nuk ka regjistruar asnjë incident të këtij lloji, ashtu siç nuk ka mundur gjykata e mëparshme dhe as gjykata aktuale të gjejë si shembulli i këtij incidenti, duke ditur se rezultatet e kësaj propagande të tillë të fuqishme dhe të përhapur shumë sigurisht do ta shfaqnin për njëzet ditë në formën e icindentëve dhe të ndodhive; pra ajo do të bëhej e dukshme brenda njëzet ditëve. Domethënë, në kundërshtim me parimin e lirisë së ndërgjegjjes, paragrafi 163 i këtij ligji të errët, të paqartë[9], i cili i përfshin të gjithë fetarët, thirrësit dhe këshilluesit, është një mask e rreme.

Ateistët i mashtrojnë disa anëtarë të qeverisë, ngatërrojnë institucionin legal, dhe dëshirojnë të na shtypin, të na godasin e të na shkatërrojnë me çfarëdo që të ndodhë. Meqenëse realiteti i çështjes është ky, ne themi me të gjithë fuqinë tonë: O ju të mjerë që e shisnin fenë për dynjanë dhe keni rënë në mosbesim absolut! Bëni çfarëdo që të mundeni! Dynjaja juaj do të jetë fundi i juaj! Le të sakrifikohen edhe kokat tona gjithashtu për të vërtetën e shenjtë për të cilën qindra e miliona heronj kanë sakrifikuar kokat e tyre! Ne jemi gati për çdo lloj dënimi, madje edhe për ekzekutimin tonë! Në këtë situatë, duke qenë jashtë burgut është njëqind herë më keq se qënia jonë brenda tij. Meqenëse nuk ka aspak liri -as liri fetare, as liri të ndërgjegjjes, dhe as liri shkollore- nën despotizmin absolut që na konfronton, për ata me nder, njerëzit e fesë dhe mbështetësit e lirisë, nuk ka zgjedhje tjetër përveç vdekjes ose hyrjes në burg. Ne themi:   “Vërtet të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi” [10]

I burgosuri   Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, të Cilit i takon Lavdërimi.

Kryetari i gjykatës, Ali Riza Bej!

Unë kam një pyetje të rëndësishme me qëllim që të mbrojë të drejtat e mia: Unë nuk i njoh shkronjat e reja, dhe shkrimi im i dorës nuk është i mirë me shkronjat e vjetëra. Gjithashtu, ata nuk më lejojnë të takohem me ndokënd, unë po mbahem në një gjendje krejtësisht të izoluar ose mjaft thjesht në një burgim të vetmuar fillikat. Madje ata tërhoqën prej meje fletëpadinë vetëm pas pesëdhjetë minutash pasi ma kishin dhënë atë. Gjithashtu unë nuk mundem nga ana financiare të kërkoj ndihmë nëpërmjet një avokati. Unë qeshë në gjendje të siguroj vetëm një kopje nga pjesa e mbrojtjes sime të cilën ua paraqita juve me shkronjat e reja në mënyrë sekrete – fshehurazi. Gjithashtu unë pata shkruar një ose dy kopje prej trajtesës “Frutat e besimit”, e cila është një lloj mbrojtjeje e Risale-i Nurit dhe një përmbledhje e metodës së tij për t’ia dhënë prokurorit të përgjithshëm dhe për t’ia dërguar departamenteve të qeverisë në Ankara.

Por ata në mënyrë të befasishme i tërhoqën ata prej meje dhe nuk m’i rikthyen më. Ndërsa autoritetet gjyqësore në Eskishehir më dërguan një makinë shkrimi në burg, dhe ne mundëm të shkruanim disa kopje nga mbrojtja ime me shkronjat e reja; edhe gjykata i shkroi ato gjithashtu. Atëherë, kërkesa ime e ngutshme është, ose na dërgoni një makineri shkrimi, ose na lejoni neve që ta sjellim atë -makinën- nga jashtë me qëllim që ne të mund të shkruajmë me shkronjat e reja dy apo tre kopje edhe prej mbrojtjeve tona, edhe prej trajtesës “Frutat e besimit”, e cila konsiderohet -ashtu siç thashë- një llojë mbrojtjeje e Risale-i Nurit. Atëherë ne do t’i dërgojmë ato edhe tek ministria e drejtësisë, edhe tek këshilli i ministrave, edhe tek asambleja kombëtare, edhe tek Këshilli i Shtetit. Sepse është pikërisht Risale-i Nuri baza e padisë, dhe akuzat kundra Risale-i Nurit dhe kundërshtimet ndaj tij nuk janë ndonjë çështje e papërfillshme dhe personale saqë të mos u jepet aspak rëndësi. Përkundrazi ajo është një çështje e përgjithshme dhe një ngjarje e madhe serioze që lidhet me këtë vend, me këtë komb dhe me këtë qeveri dhe, prandaj do të ngjallë interes të madh dhe do të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës islame.

Po, ata të cilët në mënyrë të fshehtë e tinëzare sulmojnë Risale-i Nurin janë ata të cilët përpiqen me qëllim që të shkatërrojnë vlerësimin, dashurinë dhe vëllazërinë e botës islame ndaj këtij kombi në këtë atdhe. Kjo dashuri dhe vëllazëri e cila konsiderohet si forca më e madhe e këtij kombi, kështu me qëllim që të realizohet shkatërrimi i kësaj dashurie dhe i kësaj vëllazërie dhe ndryshimi dhe transformimi i saj në urrejtje, në ftohje e largim, ndodhen gishtërinj që përpiqen të shfrytëzojnë politikën dhe bërjen e saj mjet dhe instrument për të inkurajuar ateizmin dhe mohimin absolut; dhe prandaj ata nëpërmjet kësaj mashtrojnë qeverinë. Ata e kanë mashtruar qeverinë dhe dy herë e kanë ngatërruar drejtësinë kur i thonë: “Risale-i Nuri dhe studentët e tij e shfrytëzojnë fenë për politika dhe ka mundësi që ata të prishin rendin dhe qetësinë publike.

O Ju mjeranë!… Risale-i Nuri nuk ka lidhje me politikën, por ai copëton kufrin -mohimin absolut- në anën e poshtme të të cilit ndodhet anarkia dhe në anën e sipërme të tij ndodhet despotizmi absolut- duke e thyer e zmbrapsur atë.

Argumenti më i madh për këtë është Trajtesa “Frutat e besimit” e cila është një tregues i vetëm prej qindra treguesve dhe provave duke treguar se Risale-i Nuri përpiqet për të themeluar e vendosur rendin, qetësinë, lirinë dhe drejtësinë në këtë vend. Kjo trajtesë duhet të shqyrtohet e hetohet nga një komitet prej studiuesve dhe sociologëve të shquar; dhe në qoftë se ata nuk do të konfirmonin atë që them, unë do të pranoja çfarëdo dënimi, dhe çdo llojë ekzekutimi.

I burgosuri Said Nursi

* * *

 

Kryetar i Gjykatës!

Tre çështje u bënë bazat e akuzës në vendimin e gjykatës:

Çështja e Parë: është një shoqëri politike. Unë thërras si dëshmitarë të gjithë studentët e Risale-i Nurit këtu dhe ata të cilët më kanë takuar, dhe ata të cilët lexojnë apo shkruajnë Risale-i Nurin; ju mund t’i pyesni ata. Unë nuk i kam thënë askujt se ne do të themelojmë një shoqëri politike apo një tarikat Nakshibendi, por gjithmonë u thoja: “Ne po përpiqemi të shpëtojmë imanin tonë, dhe nuk është zhvilluar midis nesh ndonjë bisedë jashtë përgjithësimit të njerëzve të besimit dhe jashtë komunitetit të shenjtë islam i cili ka më shumë se treqind milionë myslimanë.[11]

Nëpërmjet vëllazërisë së të gjithë besimtarëve dhe për shkak të shërbimit tonë ndaj Kur’anit ne e gjetëm vetveten në partinë e Kur’anit -Hizb el-Kur’an-, që e cila në Kur’an, quhet Hizb Allah. Në qoftë se kjo është ajo për të cilën aludon akuza, ne e pranojmë atë me gjithë krenari. Por në qoftë se aludon për kuptime të tjera, atëherë ne nuk dimë asgjë për to.

Çështja e Dytë: Ashtu siç është pohuar në akuzë dhe siç konfirmohet nga raporti i policisë së Kastamonus, disa libra si trajtesa rreth “Hixhabit” dhe trajtesa “Gjashtë sulmet” dhe “shtojca e saj” u gjetën brenda sunduqeve të mbyllura dhe të gozhduara dhe poshtë stivës së druve dhe qymyrit. Domethënë ato nuk qenë përgatitur për t’u botuar asnjëherë.

Ato qenë hetuar e kritikuar nga Gjykata e Eskishehirit, dhe një dënim i lehtë u lëshua për to; dhe sigurisht ato janë trajtuar si private. Tani, duke lexuar kuptime të gabuara në disa prej fjalive të tyre, ajo akuzë do të na kthejë prapa nëntë vitesh dhe të na ngarkojë ne një përgjegjësi të re rreth një padie të mëparshme dhe të na dënojë për të me një dënim të cilin ne tashmë e kemi vuajtur.

 

Çështja e Tretë: në akuzë dhe në shumë vende ndodhen shprehje të tilla, si: Mund të prishin rendin dhe sigurinë e shtetit.

Domethënë, me ato fraza është vendosur ajo që është e mundshme në vend të ndodhive aktuale -reale.

Dhe unë them: Është e mundur dhe ka të ngjarë që çdo person të kryejë krimin e vrasjes; a është e mundur të dënohet çdo person dhe të akuzohet për krim për shkak të mundësisë?

I burgosuri Said Nursi

* * *

 

Me Emrin e Tij, të Cilit i takon Lavdërimi!

Kryetari i Gjykatës!

Unë ju paraqes mbrojtjen time, e cila është në formën e një peticioni që e dërgova tek departamentet e qeverisë në Ankara dhe tek presidenti i Republikës, dhe përgjigjjen me letër nga zyra e kryeministrisë, e cila tregon se ata e njohën dhe e pranuan rëndësinë dhe peticionin tim.

Të përfshira në këtë mbrojtje janë përgjigjjet vendimtare ndaj dyshimeve të pabaza dhe fyese që prokuroria ka deklaruar kundra nesh. Ndodhen gjëra të shumta të pavërteta e të palogjikshme në raportin e komitetit të ekspertëve prej këtu, i cili u mbështet mbi raportet sipërfaqësore dhe dashakeqe të vendeve të tjera; kundërshtimet e mia për këto janë paraqitur gjithashtu.

Shkurtazi: Ashtu siç deklarova më parë, unë i thashë Gjykatës së Eskishehirit kur ajo deshi të më fajësonte e dënonte në bazë të nenit 163: prej dyqind deputetëve të qeverisë republikane, i njëjti numër, 163, ra dakord të posaçërojnë, të japin njëqind e pesëdhjetë mijë lira për të ndërtuar medresenë time –Dar’el-funu-El-Xhamia– në qytetin e Vanit. Rënia e tyre dakord për këtë dhe interesi që shfaqi qeveria e Republikës ndaj meje do të thotë shfuqizim i akuzës së drejtuar ndaj meje sipas nenit 163. Megjithëse unë ia thashë këtë Gjykatës, komiteti i ekspertëve e ndryshoi atë që unë thashë dhe shkroi: “163 deputetë hapën procese gjyqësore kundra Saidit”. Për shkak të kësaj akuze krejtësisht të pabazë të atij komiteti të parë të ekspertëve, prokuroria po bën akuza kundra nesh. Kjo pavarësisht faktit se Risale-i Nuri ishte çuar, me vendimin tuaj, tek komiteti më i lartë i ekspertëve dhe i dijetarëve dhe, pasi i kishin studiuar, hetuar e shqyrtuar me imtësi të gjitha pjesët e tij, komiteti i ekspertëve unanimisht bëri këtë pohim rreth nesh:

“Nuk ka asnjë shenjë dhe asgjë të qartë apo të nënkuptuar në shkrimet e Said Nursit apo tek studentët e Risale-i Nurit që sugjeron se ata kanë ndonjë synim për të shfrytëzuar fenë ose çështjet e shenjta, që të nxisin shkeljen dhe dhunimin e sigurisë së shtetit, apo që gjenden në një shoqëri politike, apo që komplotojnë në ndonjë mënyrë kundra qeverisë. Kuptohet se në letërkëmbimet e tyre, studentët e Said Nursit nuk ushqyen asnjë qëllim të keq kundra qeverisë, as nuk kanë pasur idenë për të themeluar ndonjë shoqëri politike, ose për të ngritur një tarikat Sufi”. Komiteti i dytë i ekspertëve gjithashtu deklaroi në mënyrë unanime se “nëntëdhjetë e nëntë përqind e trajtesave të Risale-i Nurit nuk janë larguar as sa një gisht prej themeleve dhe parimeve të fesë, dhe as nga principet e dijes dhe të Hakikatit -Realitetit- dhe ato trajtesa janë edhe të sinqerta dhe të ç’interesuara -në mënyrë të paanshme.

Është krejtësisht e qartë se këto trajtesa nuk synojnë të shfrytëzojnë fenë, as të formojnë një shoqëri politike dhe as të shkelin rendin dhe sigurinë e shtetit. Gjithashtu, letrat dhe korrespondenca ndërmjet studentëve të Risale-i Nurit ose ndërmjet studentëve dhe Said Nursit janë të këtij lloji.

Me përjashtim të disa letrave private të fshehta -numri i të cilave nuk i kalon dhjetë- të cilat nuk kanë prekur çështje shkencore; madje ato mbajnë shenjën e ankimit e të dhimbjes, të gjitha trajtesat shpjegojnë vërsetet  e Kur’anit ose kuptimet e vërteta të Haditheve. Pjesa më e madhe e Trajtesave të Risale-i Nurit janë shkruar për të shpjeguar të vërtetat e fesë dhe të besimit, rreth parimeve të besimit në Allahun, në të dërguarin e Tij dhe në botën tjetër.

Me qëllim që këto të vërteta të shpjegohen në mënyrën më të mirë, Trajtesat e Risale-i Nurit përmbajnë krahasime dhe shembuj ilustrues e tregime. Ato trajtesa paraqesin pikëpamjen e tyre shkencore, udhëzimin e tyre dhe këshillat morale brenda aspekteve të lavdëruara dhe ngjarjeve instruktive të zgjedhura prej eksperiencave të tij në jetë. Këto trajtesa nuk përmbajnë asgjë që do të dëmtonte qeverinë, administratën apo rendin publik.

Kështu, prokuroria e injoroi raportin e këtij komiteti të shquar ekspertësh e specialistësh dhe që bëri akuza të jashtëzakonshme kundra nesh duke u bazuar mbi raportin e parë të ngatërruar e të mangët; prandaj ne jemi vërtet shumë të mërzitur. Ne kurrësesi nuk mund ta vlerësojmë të përshtatshëm me drejtësinë e kësaj gjykate e cila ka provuar paanshmërinë dhe drejtësinë e saj. Në qoftë se nuk do të kishte gabim në krahasim, kjo i ngjason kësaj ngjarje: E pyetën një Bektashi, përse nuk falesh -përse nuk kryen namazet e detyruara? Ai u tha në përgjigje: sepse në Kur’an thuhet:  “Mos u afroni në namaz -falje…”[12]

Dhe kur i thanë: Përse nuk e plotëson leximin e vërsetit i cili vazhdon duke thënë  “… Kur  jeni të pirë”,

ai u përgjigj: “Unë nuk jam hafiz Kur’ani”.

E ngjashme me këtë ata morën një fjali të vetme prej Risale-i Nurit, dhe duke shpërfillur atë që vijon, e cila e vendos atë brenda kontekstit dhe që e shpjegon, e përdorin kundra nesh. Ju do të shikoni shembuj të shumtë -rreth tridhjetë-dyzet të tillë- në mbrojtjen që do ta paraqes, duke i krahasuar me akuzën.

Unë do të tregoj një ngjarje të hollë e cila është njëri prej atyre shembujve.

Prokuroria në Gjykatën e Eskishehir i përdori, si rezultat i një gabimi, një frazë kur shpjegonte ndikimin e mësimeve të Risale-i Nurit lidhur me besimin, “Risale-i Nuri prish popullin”. Megjithëse më vonë ajo nuk e përdori më, njëri nga studentët e Risale-i Nurit i quajtur Abdu Rrezzak, tha pasi kishte kaluar një vit tek ajo gjykatë:

O Fatkeq! Si mundet dikush t’i thotë ‘prishje’ ‘udhëzimit’ të Risale-i Nurit?

A mund të thuhet për Risale-i Nurin, vlera fetare e të cilit është shfaqur dhe është konfirmuar, dhe që nuk i ka shkaktuar asnjë dëm apo të keqe administratës së qeverisë gjatë njëzet viteve, dhe që nuk ka dëmtuar askënd; por përkundrazi ka udhëzuar me mijëra të rinj, ka forcuar besimin e tyre dhe ka drejtuar sjelljet e tyre? Atëherë, si mund ta përshkruash ti ‘udhëzimin’ e Risale-i Nurit se qenka ‘prishje’?

O Fatkeq! Risale-i Nuri ka marrë lavdërimin indirektë të tridhjetë e tre vërseteve të Kur’anit, vlera e tij për fenë është vërtetuar nga tre parashikime të mrekullueshme të Imam Aliut -Zoti qoftë i kënaqur me të- dhe nga aluzionet e fuqishme të Gauth al-Aëdham -iu shenjtëroftë sekreti-; A nuk e ke frikë Zotin?

Zoti ta këputtë gjuhën tënde!

Tani, prokuroria i ka parë këto fjalë të atij studenti, kështu unë ia referoj ndërgjegjjeve tuaja dhe paanshmërisë e drejtësisë tuaj shprehjen: “Saidi ka përhapur korrupsion”.

Me idenë e ndërhyrjes në mësimet shoqërore të Risale-i Nurit, prokuroria tha: vendi i fesë është ndërgjegjja; feja nuk mund të lidhet me ligjet e me rregullat; sepse kur ajo ishte e lidhur me ato të dyja në të shkuarën, u shfaqën anarki e trazira shoqërore”. Kështu unë them: Feja nuk përbëhet thjesht nga imani; pjesa e dytë e fesë është puna e drejtë – e ndershme.

A do të mjaftonte frika prej burgut apo frika se mos shihet nga ndonjë agjent i fshehtë i policisë së shtetit për t’i larguar e shmangur ata që bëjnë krime të rënda të cilat helmojnë shoqërinë, të tilla si: vrasja, shkelja e kurorës, vjedhja, bixhozi dhe alkoli? Nëse do të ishte kështu, do të duhej që të ishte një polic ose një detektiv i caktuar përherë, në mënyrë të palëvizshme, në çdo shtëpi ose në anën e gjithësecilit, me qëllim që zemërgurët dhe shpirtërat e pandreqshëm të shmangen prej atyre akteve të ndyra.

Ndërsa, lidhur me veprat e mira dhe besimin, Risale-i Nuri vendos një ndalues të përhershëm jolëndor në anën e gjithkujt. Risale-i Nuri me lehtësi i shpëton ata prej veprave të liga duke u kujtuar atyre Burgun e Xhehennemit dhe zemërimin Hyjnor.

Gjithashtu, për shkak të nënshkrimit -firmës- në një trajtesë të një koinçidence të çuditshme e të jashtëzakonshme, prokuroria bëri një deduktim të pakumptimtë, duke thënë: ata janë “anëtarët e një shoqërie politike”. Sa çudi, a mund t’u jepet emri i një shoqërie autorëve të nënshkrimeve që gjenden në regjistrat e pronarëve të dyqanëve dhe të tregtarëve? Ndodhet një akuzë e pabazë e ngjashme me këtë në Gjykatën e Eskishehirit. Kur unë u përgjigja dhe u tregova trajtesën e titulluar “Mrekullitë e profetit Muhammed a.s.m.”, ata u çuditën. Në qoftë se ne do të kishim formuar një shoqëri dynjaje, ata të cilët kanë pësuar shumë dëm për llogarinë time, sigurisht do të kishin ikur prej meje me urrejtje të plotë. Kjo do të thotë se ashtu si unë dhe si ne që kemi lidhje që nuk këputet me Imam Gazalin, meqë ajo është një lidhje Ahireti dhe jo dynjaje, po ashtu këta fetarë të pafajshëm, të sinqertë e të pastër kanë shfaqur një lidhje të fuqishme me këtë të dobët -me mua- për hir të mësimeve të tij rreth imanit -besimit. Kjo u ka dhënë shkas hamendjeve të kota të një shoqërie imagjinare politike”.

Fjala ime e fundit është:

Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne ai është Rregulluesi më i mirë i punëve.

I burgosuri në një burg të vetmuar

Said Nursi

* * *

 

 

[Kjo pjesë është shumë e rëndësishme]

Me Emrin e Tij të Cilit i takon lavdërimi!

Një Pjesë e Rëndësishme e Fjalës sime të fundit

O Ju efendilerë!…

I nderuar kryetar i Gjykatës! Dëshiroj që të jeni të vëmendshëm dhe ta kuptoni mirë se çfarëdo vendimi të lëshoni për të dënuar studentët e Risale-i Nurit, nuk është tjetër veçse shërbim i drejtpërdrejt për mohimin dhe për ateizmin, dhe nuk është gjë tjetër veçse akuzë ndaj të vërtetave të Kur’anit dhe të besimit që në rrugën e udhëzimit të tyre ecin në çdo vit treqind milionë myslimanë qysh prej një mijë e treqind vitesh; domethënë kjo është një përpjekje për të bllokuar rrugën më të madhe dhe për të mbyllur rrugën e drejtë e cila të çon tek Realiteti dhe tek lumturia e dy botëve; kjo do të tërhiqte drejt jush urrejtjet dhe kundërshtimet e tyre. Sepse ndjekësit e kësaj rruge i ndihmojnë me lutjet e tyre dhe me veprat e mira ata të cilët tashmë e përshkuan atë -domethënë në atë rrugë bëjnë lutje Halefët për selefët.[13]

Pastaj këta -të cilët mbajnë qëndrim armiqësor ndaj imanit- do të jenë shkak për të prodhuar një problem shumë të madh në këtë atdhe; atëherë çfarë përgjigjje do të jepnit në Ditën e kijametit dhe në Gjyqin e Fundit kur përballë jush do të qëndrojnë ata treqind milionë myslimanë ankues dhe t’ju pyesin: përse i lejuat librat ateistë dhe ato libra të cilët nga fillimi gjer në fund sulmojnë islamin në mënyrë të qartë si shembulli i librit “Tarihul-Islam” i Doktor Dozit, dhe me to keni mbushur bibliotekat tuaja, dhe lejuat që ato të lexohen me të gjithë lirinë dhe lejuat që studentët e tyre të formojnë shoqëri në përputhje me ligjet tuaja? Dhe përse nuk e kundërshtoni aspak ateizmin, as komunistët, as anarkistët, as shoqëritë ilegale, as shoqëritë e vjetra revolucionare korruptuese dhe as turqizmin negativ megjithëse ato janë në kundërshtim me politikën tuaj? Ndërkohë që ju kundërshtoni persona të cilët nuk kanë aspak lidhje me politikën madje ata persona janë lexuesit e një vepre të së vërtetës dhe të Realitetit si Risale-i Nuri, i cili është një komentim i vërtetë i Kur’anit; ju kundërshtoni studentët e Risale-i Nurit të cilët nuk kanë lidhje me politikat dhe e kanë marrë rrugën e Kur’anit dhe të imanit vetëm për të shpëtuar vetveten dhe bashkëqytetarët e tyre prej asgjësimit të përjetshëm dhe prej burgut të vetmuar. Kjo ndodh në një kohë që ata nuk kanë asnjë lidhje me asnjë grupim politik, por ju i kundërshtoni ata sepse ju supozoni se shoqëria dhe vëllazëria për hir të Zotit e cila bashkon zemrat e tyre -supozoni- se ajo vjen si rezultat i lidhjes së tyre me ndonjë shoqatë të caktuar; prandaj ju i akuzuat dhe vazhdoni t’i akuzoni dhe t’i dënoni me një ligj të çuditshëm… përse?

Në qoftë se ata do ta thonin këtë, si do të përgjigjeshit ju? Edhe ne ju bëjmë të njëjtën pyetje.

Armiqtë tanë, ateistët dhe hipokritët -shtiracakët- ju mashtrojnë juve, ngatërrojnë sistemin e drejtësisë dhe e bëjnë qeverinë të merret me ne -në një mënyrë të dëmshme për vendin dhe për popullin; duke e quajtur despotizmin absolut “Republik”, dhe duke e bërë apostazinë absolute -felëshimin- pjesë të regjimit, dhe duke e quajtur ligësinë absolute “civilizim”, dhe duke i bashkangjitur emrin e ligjit, forcës arbitrare dhe detyrimit për llogari të mosbesimit, ata edhe e preokupojnë qeverinë, edhe na kanë shpërndarë e shqetësuar, duke dhënë kështu goditjet e tyre ndaj ligjit islam dhe ndaj ligjit të vendit e të popullit, duke u shërbyer të huajve.

O Ju Efendilerë! Ashtu siç është treguar nga katër tërmete të fortë në katër vite duke koinçiduar ekzaktësisht me agresionin e ashpër kundra studentëve të Risale-i Nurit dhe qënien e tyre të persekutuar, dhe në çdo rast ndodhja e tyre ekzaktësisht në kohën kur studentët sulmoheshin, dhe ndalimi i atyre -tërmeteve- kur sulmet kundra tyre ndalonin, -këto tregojnë- se ju jeni përgjegjës për katastrofat dhe fatkeqësitë qiellore e tokësore që kanë ndodhur për qënien tonë duke u dënuar aktualisht…![14]

Said Nursi

që po mbahet në një izolim të plotë

dhe në burgim të vetmuar fillikat në Burgun e Denizlit.

* * *

 

Me Emrin e Tij të Cilit i takon lavdërimi.

 

Një pjesë tjetër e Fjalës sime të Fundit

Meqenëse unë nuk mund të di gjë rreth jetës shoqërore aktuale, dhe duke parë drejtimin dhe -orientimin- drejt të cilit ecën prokuroria e përgjithshme; dhe insistimi juaj për të nxjerrë vendimin për të më dënuar me pretekstin e akuzës ndaj meje për formimin e një shoqërie politike, ndonëse unë i qeshë përgjigjur kësaj akuze dhe e pata përgënjeshtruar me përgjigje vendimtare dhe me argumente të prera; gjithashtu komiteti i ekspertëve në Ankara e hodhi poshtë atë akuzë unanimisht; dhe unë ndërsa duke qenë i çuditur për insistimin tuaj deri në këtë shkallë mbi këtë çështje, m’u shfaq në zemrën time ky kuptim:

Meqenëse shoqëria dhe prirja drejt komuniteteve vëllazërore, dhe drejt grupimeve dhe shoqërive të sinqerta që i përkasin Ahiretit dhe vëllazërisë janë secila prej themeleve të jetës shoqërore dhe një domosdoshmëri prej nevojave esenciale të natyrës njerëzore, dhe më e rëndësishmja, më e madhja dhe më e domosdoshmja e lidhjeve duke filluar nga jeta e familjes dhe e fisit dhe duke arritur tek jeta e kombit dhe tek jeta islame humane, dhe është një pikë mbështetjeje dhe mjet ngushëllimi për çdo njeri përballë sulmeve të gjërave materiale dhe jomateriale të cilat shkaktojnë dëm e trazira dhe të cilat i ndesh çdo njeri në univers dhe nuk mund t’i luftojë vetëm, dhe për t’i mposhtur e kapërcyer të gjitha ato pengesa e barriera lëndore e jolëndore që orvaten ta pengojnë njeriun nga përmbushja e detyrave të tij islame e humane, dhe ndonëse shoqëria dhe vëllazëria mbi të cilat bashkohen studentët e Risale-i Nurit janë të zhveshura prej çdo aspekti politik, madje ajo është një vëllazëri e pastër dhe e sinqertë dhe një mjet për të arritur mirësinë në dynja dhe lumturinë -në Ahiret; sepse ata bashkohen në mësimet e Kur’anit dhe të imanit në hijen e një shoqërie të pastër e të sinqertë në rrugën e së vërtetës, dhe të cilët janë të bashkuar kundra çdo gjëje që dëmton kombin dhe atdheun. Kështu do të ishte detyrë që ata të vlerësoheshin e administroheshin meqë ata mblidhen në këto takime lidhur me besimin.

Ndërsa ata që u japin përshtypjen dhe kuptimin e një shoqërie politike këtyre takimeve, ata ose janë krejtësisht të mashtruar, ose janë anarkistë e tradhtarë që luftojnë barbarisht humanizmin dhe tiranikisht janë armiqësorë kundra islamit, kundra kombit, kundra sovranitetit islam, dhe kundra gjërave të shenjta të fesë, dhe ushqejnë armiqësi ndaj jetës shoqërore në një mënyrë krejtësisht të korruptuar e të shthurur, ose ata janë ateistë djallëzorë që punojnë për llogari të të huajve që t’i presin e shkatërrojnë arteriet e jetës së këtij kombi ose ta prishin atë duke mashtruar qeverinë dhe duke çudhëzuar e shtrembëruar bazat e drejtësisë me qëllim që të kenë sukses për të na bërë që t’i kthejmë armët tona jo materiale- të cilat deri tani i kemi përdorur kundra tiranëve, faraonëve dhe anarkistëve, që t’i kthejmë- kundra vëllezërve dhe vendit tonë, ose ata përpiqen që t’i thyejnë e t’i copëtojnë këto armë.

I burgosuri Said Nursi

* * *

 

O Ju efendilerë!

Ndodhet një organizatë e fshehtë e cila vepron qysh prej dyzet vjetësh për llogari të të huajve me qëllim që ta shthurnin këtë komb në emrin e mohimit dhe të ateizmit; dhe përpiqet që ta copëtojë këtë vend, duke përdorur të gjitha mjetet e mënyrat për të sulmuar të vërtetat e Kur’anit dhe të imanit. Në fakt ky grupim i fshehtë revolucionar i korruptuar përbëhet nga forma të ndryshme.

Unë do të dëshiroja nëse do të më lejonit t’u adresohem në prezencën tuaj dhe para jush disa zyrtarëve e nëpunësve të pavëmendshëm dhe të larguar nga drejtësia të cilët ky grupim i ka bërë si një perde -maskë- duke u mbrojtur pas tyre dhe nëpërmjet tyre duke çudhëzuar e shtrembëruar gjykatën. (mirëpo shpallja e vendimit për dhënien e pafajësisë sonë në ditën vijuese e shtyu për më vonë atë fjalim të ashpër.)

Said Nursi

Në izolim të plotë e në burgim të vetmuar.

* * *

 

Një përgjigje e vërtetë për një pyetje të Rëndësishme

Disa zyrtarë me rangje të larta më pyetën:

Përse nuk e pranove ofertën e Mustafa Qemalit prej një rroge treqind lirash[15] dhe postin e Vaizit A’mm -predikuesit të përgjithshëm- në Kurdistan dhe në provincat Lindore në vend të Shejh Sanusit.[16] Sepse ti në qoftë se do ta kishe pranuar atë rrogë do të kishe qenë shkak për t’i shpëtuar me qindra e mijëra burra të cilët u therrën për shkak të Revolucionit.[17]

Unë u thashë në përgjigje:

Në vend të marrjes sime përsipër për të shpëtuar njëzet ose tridhjetë vite prej jetës së dynjasë për këta njerëz, Risale-i Nuri ka qenë mjet dhe shkak për të shpëtuar miliona vite prej jetës së Ahiretit për qindra e mijëra bashkëqytetarë, domethënë Risale-i Nuri ka kryer një punë që i shpërblen dhe ua kompenson atë humbje me mijëra herë më shumë.

Në qoftë se do ta kisha pranuar atë ofertë, nuk do të shfaqej Risale-i Nuri i cili mban misterin e sinqeritetit, që nuk mund të ndjekë askënd dhe që nuk mund të jetë mjet shfrytëzimi për asgjë, çfarëdo që të jetë. Unë madje u thashë vëllezërve të mi të respektuar në burg: Në qoftë se gjyqtarët që janë në Ankara të cilëve u shkaktuan dhimbje goditjet e forta të Risale-i Nurit dhe më dënuan mua me ekzekutim me varje, dhe pastaj Risale-i Nuri mundi të shpëtonte besimin e tyre dhe t’i shpëtonte ata prej asgjësimit të përhershëm, atëherë dëshmoni se unë i fal ata me gjithë zemër!

Unë i thashë drejtorit të policisë dhe inspektorëve të cilët më shqetësuan tepër me përgjimet dhe me kontrollet e tyre, pasi u shpall vendimi i pafajësisë sonë prej gjykatës së Denizlit: “nuk ka dyshim se është një keramet i pamohueshëm i Risale-i Nurit se pas një hetimi e gjurmimi që zgjati për nëntë muaj, askush nuk mundi të gjejë asnjë dokument apo ndonjë lidhje me ndonjë lëvizje, apo me ndonjë shoqëri apo me ndonjë xhemat brenda apo jashtë as në qindra trajtesat dhe letrat të cilat i shkrova gjatë njëzet viteve të jetës sime të mbushur me dhimbje dhe me lloje të padrejtësive dhe as tek studentët e Risale-i Nurit të cilët numërohen me mijëra. A do të kishte qenë e mundur që kjo situatë e jashtëzakonshme të ishte arritur nëpërmjet fuqisë së mendimit apo nëpërmjet ndonjë planifikimi? Sepse nëse do të zbuloheshin sekretet e një personi të vetëm për disa vite të jetës së tij, sigurisht do të shfaqeshin njëzet çështje që do ta ngatërronin ose do ta dënonin. Atëherë, kjo është realiteti.

Por në qoftë se ju do të thonit: Ndodhet një zgjuarsi dhe një gjenialitet i pathyeshëm e i pamposhtur që e organizon këtë çështje dhe e vë në lëvizje.”

Ose në qoftë se do të thonit: se kjo është një përkujdesje e jashtëzakonshme Hyjnore dhe një Ruajtje Hyjnore, unë do t’ju thoja:

“Atëherë do të ishte gabim të luftosh këtë gjenialitet; kjo do të shkaktonte një dëm të madh për kombin dhe Atdheun; Dhe të konfrontosh e të kundërshtosh një përkujdesje të tillë Hyjnore dhe një Ruajtje të tillë Hyjnore do të ishte një kryeneçësi e rebelim si e faraonit.

Dhe në qoftë se do të thonit: “Në qoftë se ne të lirojmë dhe nuk të mbajmë nën mbikëqyrje e nën kontroll, ti mund të ndotësh e të turbullosh jetën tonë shoqërore me mësimet e tua dhe me misteret e tua të fshehura.”

Unë do t’ju thoja:

Të gjitha mësimet e mia pa përjashtim kanë rënë në dorë të qeverisë dhe të autoriteteve ligjore dhe janë parë prej tyre; në to nuk është gjetur asgjë që bën të domosdoshëm dënimin, madje as edhe dënimin për një ditë të vetme.

Dyzet deri në pesëdhjetë mijë kopje të atyre mësimeve kanë kaluar nga dora në dorë midis individëve të kombit duke u studiuar me shumë vëmendje dhe me kureshtje, por lexuesit e atyre trajtesave vetëm kanë përfituar, dhe asnjë prej tyre nuk ka pësuar ndonjë dëm.

Gjithashtu, meqenëse edhe gjykata e mëparshme dhe gjykata e tanishme nuk mundën të gjenin asnjë shkelje që e zë ligji, atëherë do të ishte një padrejtësi e shëmtuar dhe e pakuptim për ju të ndërhyni në pafajësinë tonë që na u dha unanimisht nga gjykata e re dhe të ndërhyni tek unë dhe tek Risale-i Nuri, ashtu siç është provuar në mënyrë vendimtare nga gjykata e mëparshme që ishte në gjendje të japë dënim me gjashtë muaj burg vetëm për pesëmbëdhjetë prej njëqind e njëzet vëllezërve të mi të cilët mbaheshin në burg, krejtësisht në mënyrë arbitrare dhe me pretekstin e pesë apo dhjetë fjalëve prej njëqind e tridhjetë trajtesave për hir të një personaliteti të shquar në shikimin e botës.[18]

Për më tepër, unë nuk kam mësime të reja, dhe asnjë prej sekreteve të mia nuk ka mbetur i fshehur saqë ju po përpiqeni t’i modifikoni ato nëpërmjet mbikëqyrjes dhe përgjimeve.

Unë tani jam shumë i nevojshëm për lirinë time.

Mjaft më tani me këto mbikëqyrje të panevojshme, të padrejta dhe të pakuptimta para të cilave kam qenë zbuluar gjatë këtyre njëzet viteve. Durimi im ka mbaruar. Ka mundësi se për shkak të pleqërisë dhe të dobësisë sime të bëj një dua të cilën s’e kam bërë më parë, sepse “Duaja e të shtypurit -e atij që i është bërë padrejtësi[19] , është një e vërtetë e fuqishme.

Pastaj ai despot dhe këta mjeranë tiranë të cilët kanë zënë vende të larta në sytë e botës, na thanë:

“Ti qysh prej njëzet vitesh nuk e ke vënë kapelen tonë strehëgjërë mbi kokën tënde as edhe një herë; ti nuk e ke zbuluar kokën tënde në praninë as të gjykatës së mëparshme dhe as përpara gjykatave të tanishme; ti e ke paraqitur veten tënde me veshjen e mëparshme. Ndërsa shtatëmbëdhjetë milionë kanë marrë veshjen moderne.”

Unë thashë:

“Nuk janë shtatëmbëdhjetë milion, as shtatë milion, madje nuk gjenden prej atyre që e veshin atë veshje të re me zgjedhjen -vullnetin- e tyre me përjashtim të shtatëmijë të dehurve, adhuruesve të perëndimit dhe të imituesve të tij. Prandaj, në vend që të vesh kijafetin e ri -veshjen e re- për të cilën më detyron forca e ligjit dhe për të cilën më lejon Ruhsati i Sheriatit,[20]Unë preferoj të vesh kijafetin e shtatë miliard prej personave të respektuar dhe të etikës së rrugës së sheriatit dhe të Azimetit -të devocionit dhe frikës ndaj Zotit. Nuk mund të thuhet për dikë si unë që për njëzet e pesë vite është tërhequr nga jeta sociale se ai “me kokëfortësi na kundërshton”.

Le të supozojmë se ajo është një kokëfortësi; meqenëse vetë Mustafa Qemali nuk mundi ta thyente këtë kokëfortësi, dhe meqenëse dy gjykata dhe autoritetet e tre provincave nuk mundën ta copëtojnë atë, atëherë kush jeni ju që përpiqeni më kot për ta thyer atë kokëfortësi edhe për dëmin e kombit edhe të qeverisë! Edhe po ta supozonim se unë jam një oponent politik, meqenëse ju e pranoni dhe e njihni që unë jam një person që i ka këputur lidhjet e tij me dynjanë që prej njëzet vitesh dhe me këtë unë konsiderohem një person i vdekur -nga aspekti shpirtëror- që prej njëzet vitesh, atëherë nuk do të kishte asnjë dobi që ky person të vinte përsëri në jetë dhe në mënyrë të pakuptimtë të përfshihej në jetën politike duke i shkaktuar vetvetes një dëm të konsiderueshëm, dhe të luftonte kundra jush; do të ishte çmenduri të kesh dyshime të pabaza për kundërshtimin e tij ndaj jush.

Meqenëse do të ishte çmenduri madje të flasësh seriozisht me të çmendurit, unë do ta braktis të folurën me ju. Unë u thashë:

“Bëni çfarë të doni!” unë nuk do të ndjehem i obliguar ndaj jush!”, gjë e cila edhe i zemëroi, edhe i heshti. Fjala ime e fundit është:

Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve.. Allahu është mëse i mjaftueshëm për mua. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem plotësisht. Dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor.[21]

* * *

 

Ajo që thashë këtë herë në mbrojtjen time të shkurtër.

Mëshira, realiteti dhe e vërteta e Risale-i Nurit na ndalon neve nga përfshirja në politika. Sepse përfshirja në to do t’i bënte të pafajshmit të goditen me fatkeqësi dhe ne do të kishim qenë të padrejtë ndaj tyre. Disa njerëz pyetën për këtë çështje, dhe unë u thashë:

Në shekullin e stuhishëm aktual, egoizmi dhe racializmi që burojnë prej civilizimit mizor, dhe diktatura ushtarake që rezultoi nga lufta botërore, dhe pamëshirshmëria që buroi nga çudhëzimi kanë çuar në një tirani të tillë ekstreme në një despotizëm të skajshëm saqë në qoftë se njerëzit e së vërtetës do t’i mbronin të drejtat e tyre nëpërmjet forcës fizike, ose nëpërmjet tiranisë së egër, shumë mjeranë do të digjeshin me pretekstin e partishmërisë dhe në atë situatë ata gjithashtu do të ishin jashtë mase tiranë dhe do të shpartalloheshin. Sepse ata që veprojnë e sulmojnë të shtyrë nga emocionet e lartëpërmendura për disa pretekste të papërfillshme, godasin njëzet deri në tridhjetë njerëz për shkak të gabimeve të një njeriu apo të dy njerëzve prej tyre, dhe i shkatërrojnë. Saqë, në qoftë se në rrugën e së drejtës dhe të vërtetësisë, njerëzit e së vërtetës do të godisnin vetëm atë që goditi, ata do të fitonin vetëm kundrejt tridhjetë humbjeve, dhe atëherë janë në pozitën e shpartallimit.

Në qoftë se, në përputhje me rregullin e padrejtë despot të përgjigjjes me të njëjtin lloj, njerëzit e së vërtetës gjithashtu do të shtypnin njëzet deri në tridhjetë njerëz për shkak të gabimeve të njërit ose të dy vetave prej tyre, atëherë do të kryenin një padrejtësi të tmerrshme në emrin e të drejtës.

Kështu, kjo është arsyeja e vërtetë dhe urtësia që ne i shmangemi me të fortë dhe ikim prej politikave dhe nuk ndërhyjmë në qeveri dhe ikim para zbulimit ndaj politikës dhe qeverisë sipas urdhërit të Kuranit. Sepse fuqia e së vërtetës që ne e kemi në dispozicion është e tillë saqë ne mund t’i mbrojmë të drejtat tona plotësisht.

Por meqenëse çdo gjë është kalimtare dhe e përkohshme, dhe meqenëse vdekja nuk vdes, dhe dera e varrit nuk mbyllet, dhe në qoftë se njëri vuan mundime, këto i transformohen në mëshirë, atëherë ne sigurisht do ta vendosim besimin tonë tek Allahu me durim e mirënjohje, dhe do të rrimë të heshtur. Ndërsa përpjekja me forcë e në mënyrë të dëmshme për të thyer qetësinë tonë është krejtësisht në kundërshtim me konceptet e drejtësisë, të ndershmërisë, të zellit patriotik dhe të atdhedashurisë.

 

Për të përfunduar:

Anëtarët e qeverisë, politikanët, administratorët, policia dhe sistemi i drejtësisë nuk kanë absolutisht asgjë për të luftuar kundra nesh. Por nëpërmjet fanatizmit të mosbesimit absolut, të cilin asnjë qeveri në botë nuk mund ta mbrojë dhe nuk gjendet asnjë person që të familjarizohet me të, dhe nëpërmjet fanatizmit të ateizmit, i cili buron nga materializmi dhe është një murtajë e tmerrshme që godet humanizmin, dhe nëpërmjet të keqes së tyre, disa ateistë tinëzarë mashtrojnë një numër prej nëpunësve të qeverisë, ngjallin dyshimet e tyre, dhe i nxisin ata kundra nesh. Dhe ne themi: “Në qoftë se ata do të nxisnin jo një numër të tillë të pakët prej njërëzve të dyshuar por sikur të nxisnin të gjithë botën kundra nesh, nëpërmjet fuqisë së Kuranit dhe të përkujdesjes Hyjnore, ne nuk do të ikim dhe ne nuk do t’i lëshojmë armët përballë këtyre felëshuesve ateistë prej mohuesve.

Said Nursi

 

* * *

[1]Meqenëse çështjet ishin të njëjtat, profesori ynë Bediuzzaman Said Nursi, paraqiti të njëjtën mbrojtje -duke kapërcyer aty ku ka qenë e domosdoshme dhe duke shtuar aty ku ka qenë e nevojshme- për gjykatën e Afjonit ashtu siç e pati paraqitur tek Denizli. Prandaj Ai i bashkoi pjesën më të madhe të “Mbrojtjes së Fjalës” së Denizlit me ato të Afjonit dhe u dha atyre emrin e “Rrezes së Katërmbëdhjetë”.

Nënshkruan, Studentët e tij.

[2] Kur’an, 49:10

[3] Ky peticion u shkrua njëzet ditë para tërmetit të Kastamonus. Nëpërmjet bekimeve të Risale-i Nurit, Kastamonuja u ruajt prej fatkeqësisë më shumë se çdo provincë tjetër, por tani fatkeqësitë kanë filluar dhe kanë konfirmuar atë që ne thamë!

[4] Kjo i referohet Alfabetit latin.

[5]Më parë ka qenë një praktikë e zakonshme e përbashkët duke u grumbulluar bashkë në një volum të vetëm për leximin e vazhdueshëm të sures el-An’am dhe të sureve të tjera me merita dhe të vërseteve nga Kurani.

[6] Unë e thashë, për të nxitur dhënien e falënderimeve të pafundme për një mirësi të lartë Hyjnore si radioja, që Kur’ani të recitohet nëpër radio me qëllim që njerëzit të mund ta dëgjojnë atë anembanë botës, dhe atmosfera e globit të bëhej një recituese e Kur’anit.

 

[7] Reinhart Dozy (1820-1883), orientalist Hollandez, me origjinë Franceze. Njëra nga veprat e tij është “Tarihul-Islam” “Historia e Islamit” e cila u përkthye në turqisht nga ateistët.

[8] Kur’an, 9 :129

[9] Paragrafi 163 i kodit penal: një ligj i projektuar për të detyruar parimin e “Sekularizmit” dhe për të penguar rritjen dhe zhvillimin e ndonjë lëvizjeje fetare. Përkthyesi

[10] Kur’an, 2 :156

[11] Ky numër i myslimanëve në botë ishte në atë kohë, Përkthyesi

[12] Kuran, 4:43

[13] Sepse Halefët arritën tek mirësia e imanit nëpërmjet selefëve -në sajë të mirësisë së Zotit-; prandaj çdo veprim të mirë që kryejnë halefët do të regjistrohet si një vepër e mirë për selefët -Përkthyesi

[14] Ustadh Said Nursi e justifikon dhe e analizon këtë se Risale-i Nuri përbëhet nga fjalë të mira prej llojit të sadekasë së pranuar të cilat janë një mjet për të larguar fatkeqësinë, prandaj pengimi për t’i përhapur dhe për t’i mbajtur të fshehta prej njerëzve, hap rrugën për rënien e fatkeqësive. Përkthyesi.

[15] Kjo ishte një rrogë shumë e madhe në atë kohë; atë e merrnin vetëm ministrat.

[16] Shejh Sanusi punoi si predikues -vaiz- fetar në provincat lindore dhe pati një rol të shquar në shpalljen e Fetvasë-vendimit- të xhihadit kundra Anglezëve gjatë pushtimit. Përkthyesi.

[17] Në provincat lindore të Kurdistanit ndodhën shumë revolucione. Më i rëndësishmi i tyre ishte revolucioni të cilin e udhëhoqi njëri nga kryetarët e fiseve kurde “Shejh Sejd Bejrani” kundra politikës së Mustafa Qemalit e cila ishte kundra Islamit. Mustafa Qemali pati mundësi ta shpartallonte atë dhe ekzekutoi komandantin e Revolucionit dhe 47 prej përkrahësve të atij komandanti me 15/4/1925. Përkthyesi.

[18] Synon Mustafa Qemalin.

[19] “Kije frikë lutjen e të shtypurit sepse nuk ka perde midis saj dhe Allahut”. Transmetoi Muslimi.

[20] Meqenëse kjo është detyrim. Përkthyesi

[21] Kuran 9:129