Forum2020-03-16T12:56:45+00:00

Dergoni pyetjen tuaj

    Pyetje te shpeshta

    Cila është urtësia e zbritjes së Kur’anit për 23 vjet?2020-03-16T12:40:36+00:00

    Po të mos zbriste Kur’ani për 23 vjet por përnjëherësh, atëherë do të thoshin: Pse Kur’ani zbriti përnjëherësh, por nuk zbriti pjesë-pjesë?…

    Edhe në çeshtje të tjera si kjo, esenciale duhet të jetë bindja si dhe gjetja me vend e vlerësimit të Zotit. Përndryshe, për çdo çeshtje me vend e vlerësimit të Zotit. Përndryshe, për çdo çeshtje do të fillonin pyetjet: Pse namazi i drekës është me dhjetë rekate(*), pse namazi i xhumasë(së premtes) falet ditën e xhuma, pse zekati është sa një e dyzeta dhe jo sa një e dyzetenjëta?… e kështu fundi i pyetjeve s’do të kishte të sosur. Prandaj është e domosdoshme që të dimë se këto janë të fshehta njerëzore(1). Namazi mund të ketë disa urtësi të vetvete. Sigurisht, dalja e individit para Zotit pesë herë në ditë, do të ketë një sërë veprimesh dhe dobish. Sa për numrin e rekateve, vitri(*) është tre rekat, farzi i akshamit(*) tre rekat, i iqindisë(*) është katër rekat. Dhe keto shifra janë vendosur nga na e Allahut. Po të na thoshin neve: Jeni të detyruar me adhurim pesë herë në ditë, kurse format e adhurimit përcaktojini vetë, ne do të vinim në zbatim mendime të ndryshme për numrin e rekateve. Dhe në punët e zakonshme ditore do të vendosnim një program sipas kushteve të jetesës. Në situatën e përcaktimit të numrit, rruga e mendjes është tjetër, rruga e Revelacionit, tjetër. Në Revelacion, në llogari të morales dhe shpirtërores tënde, luan një kalem tjetër, thuret një urtësi tjetër. Lidhur me këtë, këtu hulumtohen urtësitë e namazit, jo numri i rekateve…

    Edhe në zbritjen e Kur’anit të Madhnueshëm për 23 vjet, ka urtësi të tilla. Periudha kur u zbrit Kur’ani i Madhnueshëm, është veçanërisht një periudhë kur njeriu u drejtua kah lartësimi. Për këtë arsye pati ardhur Profeti më i plotësuar e më i përsosur. Po, faqes së tokës i kishte ardhur Hz. Muhammedi (s.a.v.), mbi të cilin ishte përqëndruar vëzhgimi i Allahut(2), ai, për respektin ndaj të cilit ishte krijuar gjithësia. Ajo çka i takonte të bënte bashkësia e tij, për atë ditë, ishte që të bëhej më e përparuara, më e përsosura bashkësi, që të bëhej mësuese e kombeve të qytetëruara. Ç’e do se ç’kishin fituar ata gjer atë ditë, morali i keq dhe veset e ulta, u kishin zënë rrënjë në damarë në atë mënyrë, sa që shkulja dhe hedhja e tyre një nga një, veçanërisht zëvendësimi me një moral të lartë(3) e ngulitja e tij, edukimi i zakoneve të bukura në natyrën e tyre, ishin, secila punë më vete. Po të vinte Kur’ani njëherit e t’u ngulej përpara me të gjitha urdhërat, s’do të mund ta përballonin. Në të vërtetë, një situatë e tillë do të binte në kundërshtim me gjërat të cilat njerëzimi i ndjek me maturi.

    Po qe se do të merrnim shembuj nga ditët e sotme, le të mendojmë një pjesë njerëzish të mësuar pas duhanit, pijeve alkolike, ose të sëmurët pas shëtitjeve nëpër sokakë ose me vesin e ndejtjes nëpër kafene.Sikur një të tilli t’ia presësh edhe kokën, t’i thuash po shkove në kafene, do të vdesësh, ai, duke sajuar shkaqe të paqena, prapëseprapë do të shkojë. Po qe se do të mbetej një ditë në shtëpi, do të zinte një qoshe, do të bënte af-uf dhe, sapo të gjente rast, do të merrte udhën e kafenesë. Sepse do të kishte ndërruar atë formë jetese që i kishte braktisur një zakon të pavlerë e të panevojshëm.

    Tani le të merremi me të mësuarin e duhanit. i thoni një njeriu të nikotinizuar: Lere këtë cigaren e dëmshme për trupin, sepse pija e saj është vetvrasje e ngadalshme. Sikur ke në duar një hanxhar dhe, në vend që ta ngulësh në gjoks menjëherë, e ngul ca nga ca duke plotësuar, kështu, vetëvrasjen pjesë-pjesë. Madje, edhe sikur mjeku t’i thoshte se cigarja, jo vetëm, s’ka asnjë dobi, përkunradazi, sjell këto e këto dëme, ky njeri do të lëkundej tepër për ta lënë cigaren. Lëreni këtë, nga cigarja nuk heq dorë as mjeku vetë që e di mirë se ç’është ajo…

    Merrni e shqyrtoni edhe një alkolik; njeriu rri i dehur, i ka ndryshuar edhe fytyra, bota e brendëshme i është tjetërsuar aq shumë, sa edhe një hap më tej të bëjë, do t’i përngjajë qenieve poshtë vetes. E tani, po t’i thoni këtij njeriu menjëherë lere pijen!, do të ishte sikur t’i thoshnit ndërroje natyrën!

    E kështu, zakonet e ngulitura në damarët e njeriut dhe nivelin e moralit shumëzojeni për mijëra e pastaj mendohuni pse Kur’ani u zbrit pjesë-pjesë…

    Po, në fillim Kur’ani pret ferrat, i hedh tutje bashkë me gjëra të tjera të dëmshme, e pastron vendin, e punon me shat e pastaj e zbukuron. Me fjalë të tjera i pastron shpirtrat nga veset e këqija e, në vend të tyre, ngulit shprehi të larta dhe në një kohë që do të quhej e shkurtër, bën mijra punë. Sipas kësaj, ne e shohim shumë të nxituar zbritjen e Kur’anit të Madhnueshëm për 23 vjet. Ashtu siç pat thënë edhe ai prijësi i dritës(4): Sikur filozofët e këtij shekulli të shkonin në gadishullin Arabik(5) e të përpiqeshin, vallë në raport me atë kohë, a do të mundnin të bënin për njëqind vjet një të qindën që bëri ai Individualiteti(6) për një vit? Ja sheshi i burrave: Janë mijra fole familjare të shembura nga pijet. Shoqata e të Blertëve organizon konferenca për një vit. Po e zgjeron këtë punë duke e çuar gjer në shkollat fillore e të mesme. Vallë, sa vetë po el ënë pijën si rezultat i kësaj pune? Urdhëroni, le të bashkëpunojmë të gjitha universitetet bashkë me profesorët e tyre, të përpiqen, a do të mundin që në një vit t’i bëjnë njëzet vetë që të lejnë pijen? Po t’ia arrinit, do ta quanim këtë një sukses shumë të madh në hesap të tyre e do ta shkruanim këtë me shkronja të arta përkrah veprimtarisë së Profetit tonë (s.a.v.)… Eh, një herë kish ndodhur ajo! Miq e armiq e shohin të pamundur përsëritjen e saj të dytë në të njejtën formë!

    Po, 23 vjet shkojnë shpejt; është nga ky aspekt, bëmat e Kur’anit janë mrekulli. Largësinë që kapërceu profeti ynë (s.a.v.) për 23 vjet, njerëzimi s’ka mundur ta kapërcejë në mijëra vjet e s’mundet ta kapërcejë…

    Nga njera anë Kur’ani i Madhnueshëm pati vënë si synim zhdukjen e veseve të tilla të këqija, kurse në anën tjetër pati synuar detyrën e zëvendësimit dhe zbukurimit të tyre me moralin e lartë Kuranor(7), të gjitha këto duke i bërë të pranueshme pa cënuar kërkënd, pa qëlluar, pa frikësuar, pa ia thyer zemrën kujt… Mjaft çeshtje që i shtroi për zgjidhje, i pati prurë në sheshin e zbatimit duke i kaluar nëpër aq etapa dhe variante, sa që sot vetëm disa prej tyre për t’i vënë plotësisht në rend të ditës do të ndihej nevoja s’di për sa 23-vjeçarë!

    Këto 23 vjet ishin një kohë legale e domosdoshme që njeriu i asaj dite mund të pranonte e përvetësonte një pjesë urdhërash e ndalimesh të cilat kërkonin një interval të caktuar kohor për të zhdukur periodikisht ca gjëra të njohura e për të zbatuar ca gjëra të tjera po të njohura. Për shembull, brenda këtij kuadri kohor, pijet alkolike ishin të ndaluara në tri-katër etapa(8), në dy etapa ishte hequr zakoni i groposjes përsëgjalli të vajzave të vogla; problemet e jetës fisnore të hallakatur ishin zgjidhur në nja dy ndërhyrje dhe, duke siguruar unitetin brenda dhe midis fiseve, popullatat ishin ngritur në lartësinë e vetëdijes sociale me anë të së cilës ishin aftësuar ato për të ngritur një shoqëri, gjë që ishte mundësuar përmes aktiviteteve tepër të vështira si hedhja tej e gjithë veseve të këqia dhe shtresimi në vend të tyre i moralit të lartë. Pikërisht për këtë arsye ishte shfaqur nevoja për një etapë kohore më të gjatë.

    Posaçërisht në jetën tonë të sotme vihet rë një fenomen i tillë: ta zemë se këtë vit kushtet qenë të atilla që, për pasojë, kërkohet një regullim dhe një ekuilibër shoqëror i caktuar. Duke llogaritur, kështu, ndryshimin e kushteve të vitit pasues, elasticiteti i planit trajtohet sipas tyre. Më tej, sipas kushteve të viteve të mëpasme, ravijëzohen ndryshimet te hollësirat; ndërkaq, duke kërkuar përshtatje ndaj rrjedhës së kohës dhe natyrës së sendeve, përpiqemi të sigurojmë vazhdimësine e gjërave që bëjmë. Po kështu, edhe në epokën e lumturisë muslimanët rriteshin tëpkë si një pemë, u adoptoheshin ngadalë-ngadalë kushteve të reja dhe zhvilloheshin si natyrë. Çdo ditë bëheshin hyrje në radhët e muslimanëve, njerëzit i ngroheshin çdo ditë e më shumë fesë së re, çdo ditë fitoheshin mendje dhe vetëdije krejt të reja që praktikoheshin e aftësoheshin e, ndërkaq, individët ktheheshin në qenie shoqërore. Vërtet këto bëheshin ngadalë-ngadalë, por veprimet dhe ngjarjet ndiqnin njëra-tjetrën në harmoni. Ja, pra, etapat e ndryshme brenda kësaj ecurie bëheshin një pasqyrë që reflekton në mikroplan gjithë specifikat dimensionale kohore të së vërtetës së Islamit që do të vazhdojë gjer në përjetësi.

    Po të kërkohej të bëhej kjo jo për 23 vjet, por menjëherë, në një dimension, ajo shoqëri beduinësh(9) nuk do ta përballonte dot e do të vdiste. Këtë situatë mund ta përngjasojmë si më poshtë. Po qe se një njeri vihet nën veprimin e diellit për një kohë, në lëkurën e tij shfaqen ndryshime. Edhe po të çohet në vende të ftohta, kësaj radhe do të shfaqen një sërë ndryshimesh të vogla, por kategorikisht nuk mund të ndodhë menjëherë një ndryshim serioz në nivelin 20 mutacion. Po të ndodhë, ashtu si e gjalla vdes në këto lloj ndryshimesh fizike seriale, ashtu ndodh edhe me shoqërinë. Kjo tëpkë si me një njeri i cili, i ndodhur nën shtypjen 1 atmosferë, do të vdiste po të ngjitej menjëherë në lartësinë 20 mijë këmbë(10). Edhe avionët, duke u ngjitur në atë lartësi , ju parapërgatisin ju me maskë oksigjeni e të tjera.

    Kështu siç shkakton vdekje ngjitja e menjëhershmë në lartësinë 20 mijë këmbë, po ashtu edhe kuptimi i jetës, kuptimi i familjes, kuptimi i individit në një shoqëri të ndodhur në nivelin zero, po të përballej me zbritjen e Kur’anit brënda një dite me urdhërin Ja rregulli, zbatojeni! Jetojini pa asnjë të metë gjithë urdhrat e këtij libri!, asnjë njeri i asaj shoqërije nuk do ta pranonte këtë gjë, sepse kjo do të thoshte ngjitje e menjëhershme e asaj shoqërije nga niveli zero në 20 mijë këmbë, gjë të cilën ajo nuk do të mund ta përballonte. Po qe kështu, sjellja nga Kur’ani i Madhnueshëm i rregullave të tij për 23 vjet, frymëzimi i tyre ngadalë-ngadalë e pjesë-pjesë, përbën domosdoshmërinë e respektimit të specifikës së krijimit të njeriut dhe formën më të përshtatshme të rregullimit ndaj natyrës njerëzore(11).

    Sipas asaj që njeriun nuk mundemi ta veçojmë nga gjithësia, jemi të detyruar ta trajtojmë atë sipas ecurisë së evenimenteve brenda gjithësisë dhe, gjithashtu, jemi të detyryar të pranojmë se nuk do të mundemi ta observojmë(12) atë jashtë kuadrit të zhvillimeve që ndodhin në gjithësi.

    Ashtu siç në gjithësi zhvillimi ka karakter gradual, suksesiv, edhe ligjet veprojnë në po atë kahje, po ashtu do të ndodhte edhe me evolucionin dhe progresin njerëzor. Edhe Kur’ani i Madhnueshëm, si zemreku, fundamenti dhe manifesti i parimeve të atij progresi, ka zbritur në 23 vjet duke u mbështetur mbi këtë kompleks konceptual fundamental.

    Urtësia e Allahut këtë interval e ka caktuar 23 vjet… Mund të ishte edhe 24.25. Jeta e shenjtë e Sovranit të Proetëve(s.a.v.) paska qenë caktuar 63 vjet. Pas 23 vjetëve të profetësisë do t’i jepej fund jetës së tij po ashtu edhe Revelacioni, 24 vjet. Edhe atë do ta paranonim në kuadër të të njëjtës urtësi…

    Vetëm Allahu e di të vërtetën!

    1) Në origjinal: ubudiyet sirri, të fshehta që i përkasin qenies sënjeriut si rob i Zotit
    2) Në origjinal: matmah-i nazar (osm.) epiqendra e vëzhgimit
    3) Në origjinal: ahlak-i alije.
    4) Në origjinal: nur myrshid: aludohet për Said Nursiun.
    5) Në origjinal: Xheziretul Arab.
    6) Profeti Muhammed (s.a.v.)
    7) Në origjinal: ahlak-i alijej-i Kur’anije (osm.)
    8) Këtu është fjala etapa me të cilën është përkthyer deve e origjinalit, ka kuptimin jo më tepër të një intervali kohor të caktuar, se sa të një programi të tërë.
    9) Beduinë: nomadë.
    10) Këmbë. (ang. Foot), njësi mase e barabartë me 12 inç ose me 30.48 cm.
    11) Në origjinal: tabiat-i beshere(osm.)
    12) 12) Në origjinal: mutaala: (osm.) vëzhgim, hulumtim, shqyrtim.

    *

    Fethullah Gylen

    Ç’jane mrekullia dhe aftesia parashikuese2020-03-16T12:31:39+00:00

    Mrekullitë janë, në dorë të profetit, situata të jashtëzakonshme të krijuara nga Allahu me qëllim për të provuar profetësinë e tij, për të thyer kryeneçësinë dhe kundërvënien e mohuesve dhe për të forcuar bindjen e besimtarëve.

    Mrekulli do të thotë anulimi, me anë të vullnetit të Allahut, i funksionit normal të shkaqeve dhe ligjeve, funksion me të cilin është mësuar njeriu dhe që i duket i zakonshëm, duke e kthyer atë në funksion të jashtëzakonshëm, gjë, kjo e pamundur për vullnetin dhe fuqinë e njeriut. Mrekullitë nuk mund të shqyrtohen dhe shpjegohen me anë të shkencave të natyrës, me anë të vëzhgimeve, provave dhe eksperimenteve, me mikroskopët e laboratorëve dhe teleskopët e observatorëve.

    Mrekullitë nuk futen në llojin e gjërave të zakonshme, domethënë në zakonet hyjnore të librit të gjithësisë që përbëjnë bazë për shkencat. Mrekulli s’mund të ketë në punët dhe veprimtarinë tonë të përditshme që lidhet me shkaqe dhe ligje të ndryshme, si ushqyerja dhe fjetja e përditshme, puna në kopësht e në arë, rritja e frutave dhe perimeve duke përfituar nga drita dhe energjia diellore, uji, ajri dhe toka, etj. Një pjatë gjellë mund ta hanë disa vetë e të ngopen, etjen e shuajmë me një gotë ujë, kur kemi të ftohtë, ngrohemi me anë të zjarrit, po të sëmuremi ose të thyejmë ndonjë gjymtyrë, shkojmë te mjeku dhe mjekohemi me ilaçet e tij dhe sipas këshillave të tij. Ne i përdorim kafshët për shërbim, por nuk mund të flasim me ta. Pemët na duken të ngulura në të njëjtin vend. Me të vdekurit s’mund të flasim dhe s’mund të hyjmë në lidhje të drejtpërdrejtë. Malet dhe gurët as na përshëndesin, as bëhen gjyle në duart tona. Ne s’mundemi ta ndryshojmë ose anulojmë ligjin e tërheqjes dhe të ngjitemi lart pa ndonjë mjet ngjitës që e kundërshton këtë ligj. Ja, pra, dukuri si këto që zhvillohen në jetën tonë të përditshme në kuadrin e shkaqe-pasojave dhe ligjeve, i quajmë gjëra të zakonshme, të rregullta, shkurt, rregullsi. Kurse mrekullitë, në kundërshtim me rregullsitë, janë dukuri mbi të zakonshmen që zhvillohen mbi mundësitë e njeriut, mbi ligjet dhe mundësitë natyrore dhe përtej fuqisë, forcës dhe vullnetit të njeriut.

    Veç mrekullive, janë edhe disa ngjarje të krijuara nga Allahu në dorë të njerëzve të shquar me nivel të lartë shpirtëror dhe aftësi të lartë parandjerëse dhe parashikuese, të cilat janë, përgjithësisht, parashikime[1] me karakter simbolik të cilat, në fakt, vërtetojnë mrekullitë. Veç kësaj, këtu bëhet fjalë edhe për veprime me karakter shenjtëror, që i kapërcejnë mundësitë e njeriut të zakonshëm dhe rregullsitë ligjore e të karakterit shkak-pasojë. Kështu, kapërcimi i largësive të mëdha brenda një çasti, zgjerimi i kohës (kryerja e shumë punëve brenda një kohe shumë të shkurtër, të pazakonshme), leximi i mendimeve dhe ndjenjave, zbulimi i gjendjes së të vdekurve në varre, parashikimi i ngjarjeve të së ardhmes në ngjashmëri me profetët, etj., janë dukuri të jashtëzakonshme që shërbejnë si argumente të tjera të profetësisë, fesë islame të sjellë nga profeti Muhammed dhe drejtësisë së tyre.

    Siç u tha diku në vëllimin e parë të këtij libri, fakte të tilla si parashikimet e Muheddini Arabiut në librin e tij, Druri i Gjakut, të shkruar një shekull para themelimit të shtetit osman, mbi daljet e osmanëve në skenën e historisë, mbi pushtimin e Sirisë dhe Egjiptit, mbi zbulimin e varrit të vet me hyrjen e Javuz Selimit në Damask, mbi daljen e Muratit IV në fushatën e Bagdatit dhe pushtimin e tij brenda 41 ditëve, mbi vrasjen e Sulltan Abdylazizit duke ia prerë damarët me gërshërë, parashikimi i Mushtak Dedesë 71 vjet vjet para se Ankaraja do të bëhet kryeqytet i Turqisë pas luftrave, etj., janë shembuj aftësie parashikuese dhe shenjtërie.

    Edhe ëndrrat e vërteta lidhur me të ardhmen që mundet t’i shohë çdo besimtar dhe parandjenjat janë dhurata të Zotit për njerëzit.

    Ndërkaq, mrekullia e parë dhe më e madhe e Profetit është Kur’ani.

    Ashtu siç të vërtetat që u përpoqëm t’i tregojmë gjer këtu, janë argumente të hapura të profetësisë dhe drejtësisë së profetit Muhammed, edhe Kur’ani, si mrekullia më e madhe, është argumenti më i qartë dhe dëshmitari më i madh edhe i profetësisë së tij, edhe i faktit që është fjalë e Allahut. Kjo çështje do të trajtohet thellë më tej.

    Meqë profetësia e Hz. Muhammedit (s.a.s.) përfshin të gjitha kohët dhe hapësirat si dhe, përveç të gjithë njerëzve, edhe krijesa të tilla si xhindet, mrekullitë e tij kanë qenë të shumta. Ndërkaq, në çështjen e mrekullive, profetësia e tij ndryshon nga profetësia e profetëve të tjerë. Çdo profet ka treguar mrekulli mbi çështjet më të njohura, të kthyera në zakon, të kohës së vet. Për shembull, meqë në kohën e tij, në Egjipt, kishte marrë zhvillim veçanërisht magjia duke u kthyer në një farë mjeshtërie, edhe profeti Musa, për t’i bindur njerëzit për profetësinë e tij, pati përdorur magjinë duke treguar para publikut një mrekulli: me shkopin e tij të famshëm, ai pati gëlltitur të gjithë gjarpërinjtë e magjistarëve të njohur, të mbledhur për të bërë garë me të, duke i mundur ata. Në kohën e profetit Isa (Jezus) ishte e zhvilluar shumë mjekësia ose, më saktë, mjeshtëria e shërimit të sëmundjeve të ndryshme dhe ai pati treguar shumë raste mrekullie në këtë fushë duke shëruar sëmundje të rënda, të sëmurë të pashërueshëm, si dhe duke ngjallur të vdekur. Kurse në kohën e profetit Muhammed, poezia, letërsia, shprehja stilistike ose stilizimi, ligjërata dhe oratoria qenë ngritur në nivele të larta duke u bërë treguesit kryesorë të nivelit kulturor të njerëzve. Duke menduar edhe se, ndoshta, arti i shprehjes së bukur dhe ligjërimit do të jenë armët më me ndikim mbi opinionin publik, themi se profeti Muhammed u dërgua me një mrekulli ligjërate siç është Kur’ani si dhe, meqë u dërgua si mëshirë për të gjitha qeniet, ka treguar mrekulli të ndryshme të këtij karakteri.

    Ashtu siç ndodh që, kur një mbret i madh e dërgon adjutantin ose përfaqësuesin e vet në një zonë të mbretërisë ku jetojnë fise dhe popuj të ndryshëm, përfaqësuesit e atjeshëm të fiseve, popujve, klasave dhe shtresave shoqërore, në emër të atyre që përfaqësojnë, e presin të dërguarin me duartrokitje, me “mirë se erdhe” dhe duke ia parashtruar përgëzimet dhe falenderimet e tyre, ashtu dhe kur Allahu, Zoti i gjithësisë, e dërgoi Hz. Muhammedin, më të madhin përfaqësues të Tij në botë, jo vetëm si të ngarkuar me detyrë, por edhe si mëshirë për të gjitha qeniet, malet dhe gurët, pemët dhe kafshët, dielli, hëna dhe yjet si dhe të gjitha dukuritë dhe ngjarjet, duke shpëtuar nga dukja si gjë boshe e pa kuptim, morën kuptim dhe fituan vlerë. Dhe me këtë rast, engjëjt, njerëzit dhe xhindet, dielli, hëna dhe yjet, uji dhe gjërat ushqimore, pemët, malet dhe gurët si dhe të gjitha llojet e kafshëve ia paraqitën atij falenderimet e llojit të vet dhe u bënë në dorën e tij mjete nga mund të nxirreshin mrekullira. Kështu, ata dëshmuan në mënyrë të pakundërshtueshme për drejtësinë dhe profetësinë e Zotërisë së Gjithësisë dhe e shpallën profetësinë e tij në tërë gjithësinë. Ja, pra, tregimi i mrekullive të tilla në dimensione universale është e posaçme vetëm për Kryeprofetin!

    Ndërkaq, megjithëse profeti Muhammed ka treguar afro një mijë mrekulli, çdo fjalë, çdo veprim, çdo gjendje e tij s’janë të jashtëzakonshme dhe mrekullore. Allahu e krijoi atë njeri, e ngarkoi me detyrën e prijësit dhe udhërrëfyesit personal, familjar dhe shoqëror për t’u bërë model me shembullin e vet personal për njerëzit e kohës së vet dhe të kohërave të ardhshme për lumturinë materiale dhe shpirtërore të tyre. Meqë të gjithë njerëzit s’ishin e s’janë të një niveli dhe meqë shumicën e njerëzve e përbën populli i thjeshtë, po qe se çdo gjendje, sjellje dhe veprim i tij do të ishte i jashtëzakonshëm dhe mrekullor, ai nuk do të mund të bëhej shembull dhe prijës. Prandaj, profeti Muhammed jetoi gjithmonë në kushtet e njeriut të zakonshëm dhe në kushtet natyrale të zakonshme, hëngri e piu, u martua, u bë me fëmijë dhe krijoi familje, u plagos e vuajti, e reflektoi jetën njerëzore me të gjitha anët e saj dhe u bë një pasqyrë përmbledhëse e të gjith arteve, veprimeve dhe shfaqjeve të emrave të Allahut!

    Të gjitha mrekullitë e Profetit, siç do t’i shohim më poshtë, nuk kanë ndodhur në çdo vend, në çdo kohë dhe të dukshme për çdo njeri, si dhe nuk janë përgjithësuar. Po të ndodhte e kundërta, atëherë urtësia e mendjes do ta humbte qenien dhe kuptimin dhe njerëzit që u ishte hequr vullneti, do të shtrëngoheshin të besonin. Dhe, si rezultat i kësaj, nuk do të kishte më propozim, nuk do të kishte sekret prove. Për rrjedhojë, mes shpirtmargaritarit Ebu Bekr dhe shpirtziut Ebu Xhehl nuk do të kishte ndryshime, njerëzit do të kishin të njëjtin nivel besimi. Për këtë shkak, për shembull, mrekullia e ndarjes së hënës përgjysmë, një dukuri, kjo, e madhe, ndodhi natën, para një numri të kufizuar dëshmitarësh dhe zgjati vetëm pak çaste, kështu që s’iu cënua e drejta e vullnetit as të pranishmëve, as të tjerëve, as dhe njerëzve të kohëve të ardhshme dhe porta e mendjes, e mendimit të pavarur mbeti e hapur!

    Shumicën e mrekullive e përcjell një grup njerëzish që e kanë pasë të pamundur të merren vesh për të gënjyer. Kurse një pjesë e mrekullive, megjithëse nuk përcillet nga një bashkësi në këtë nivel, fakti që sahabet e tjerë nuk i kanë kundërshtuar, u përfton atyre pothuaj të njëjtën vlerë rrëfimi. Meqë e ngjashmja ose e njëjta e një mrekullie çfarëdo të treguar në një vend të caktuar, është treguar edhe në vende të tjera, nuk ekziston mundësia e mohimit të asnjë mrekullie.

    Mrekullitë, shembujt e të cilave do t’i lexoni në vijim, i përkasin profetit Muhammed, për drejtësinë, ndershmërinë dhe profetësinë e të cilit ka me mijëra dëshmi dhe dëshmitarë. Në fakt, edhe sikur ai të mos kishte asnjë mrekulli, vetë personalisht do të mjaftonte si argumenti dhe dëshmia më e madhe e drejtësisë, ndershmërisë dhe profetësisë së vet!

    [1] Në origjinal është fjala dhe termi mistik keramet që do të thotë gjerësi shpirtërore parandjerëse dhe parashikuese, shenjtëri.

    *

    Fethullah Gylen

    A s’mund të jetë Kur’ani shprehje e Profetit? Nëse jo, si provohet?2020-03-16T12:30:17+00:00

    Rreth kësaj teme, gjer më sot janë thënë e shkruar mjaft gjëra në atë formë që nuk do t’i linin hapësirë asnjë lëkundjeje, asnjë dyshimi. Ne, brenda kritereve të lejueshme të një rubrike pyetje-përgjigje, do të mjaftohemi të përmendim në mënyrë të përmbledhur disa nëntema kryesore.

    Pretendimi se Kur’ani i Madhnueshëm është formësuar nga Profeti ynë apo nga ndonjë person tjetër, është një çeshtje e shtruar shpesh nga ana e orientalistëve të ditëve tona – armiq të Kur’anit – me disa njerëz verbërisht injorantë, duke iu përmbajtur synimit për të turbulluar mendjet e të paparëve e të të painformuarve. Sipas opinionit tim, ashtu si femohuesit politeistë të djeshëm, edhe këta të sotmit sillen me maraz dhe po ashtu me maraz e trajtojnë këtë çeshtje. Gjithsesi Kur’ani, nga cilido që mund të merrej nëpër duar, po qe se do të trajtohej me maturi, do të kuptohej se është aq madhështor dhe hyjnor sa të mos mund t’i ngarkohet një njeriu.

    E tani, duke ua lënë analizën thelluese të kësaj çeshtjeje serioze veprave gjigande të kolosëve të mendimit, do të kujtojmë vetëm disa nënçeshtje kryesore.

    1. Së pari, ndërmjet stilit shprehës gjuhësor-letrar(1)të Kur’anit dhe stilit të haditheve – porosive profetike – ka një ndryshim aq të madh, sa që arabët i gjenin të përshtatshme shpjegimet jashtëkuranore të Profetit ndaj formave të tyre të bisedës dhe dialogut, kurse përballë Kur’anit s’e merrnin dot veten nga habia dhe mahnitja.
    2. Duke lexuar porositë profetike, përvijohet pas tyre imazhi i një njeriu që mendon e bisedon i përvuajtur e i përulur me frikën ndaj Allahut. Kurse në zërin e Kur’anit ndihet një guxim i lartë, një vizion tronditës e një tingëllim madhështor. Ndërkaq, është as e mundur dhe as e pranueshme logjikisht që në shprehjen e një njeriu të sendërtohen aty për aty dy stile aq të ndryshëm nga njeri-tjetri.
    3. Mbi gjithçka, fakti që një njeri i paarsimuar, pa parë derën e shkollës – shpirtrat iu bëfshin fli atij – të sjellë e të predikojë një sistem individual, familjar, shoqëror, ekonomik dhe juridik të patëmetë, bie në kundërshtim me aparencën mendore e logjike. E sidomos po të jetë ky sistem aq i shkëlqyer sa të zbatohet për shekuj të tërë nga një sërë kombesh miq e armiq midis tyre e të ruajë gjer më sot freskinë e vet!
    4. Në Kur’an, ekzistenca dhe jeta si dhe çeshtje të tjera si adhurimi, drejtësia dhe ekonomia, të lidhura me to, janë trajtuar me një drejtpeshim dhe përshtatshmëri të tillë midis tyre, sa që supozimi i tij si një shprehje njerëzore i rrjedhur nga moskonstatimi i këtyre fakteve, nga një pikëpamje do të thotë që njeriu të mos e pranojë mesazhin e Kur’anit. Sepse ashtu siç është vijimisht evidente dhe mbikohore edhe secila nga çeshtjet e mësipërme, ato, në tërësinë e specifikës së tyre janë çështje me peshë të tillë, sa që nuk do të mund t’i përballonte as gjeniu i gjenive. Kështu, t’ia ngarkosh autorësinë e një libri me përmbajtje të pasur prej qindra çështjesh çdonjëra prej të cilave e pamundur të ketë ardhur nga një mbigjeni, një njeri i paarsimuar, është thjesht një pretendim.
    5. Edhe përsa u përket njoftimeve të dhëna kushtuar të shkuarës e të së ardhmes, Kur’ani është i shkëlqyer dhe kategorikisht s’mund të jetë shprehje njerëzore. Sot, me anë të zbulimeve të reja, janë nxjerrë sheshit mënyra e jetesës e popujve të kaluar, fundi i tyre i mirë apo i keq ashtu siç i pat njoftuar fjalë për fjalë shekuj më parë Kur’ani i Madhnueshëm. Ja, profetë të tillë si Hz. Saliu, Hz. Luti dhe Hz. Musai, ja popujt e tyre, ja dhe vendbanimet e tyre – secili më vete nga një dëshmi e shpalosur për t’u marrë shembull!

    Aq sa janë kategorike dhe të drejta njoftimet e Kur’anit kushtuar së shkuarës, edhe informacioni për të ardhmen është po në atë nivel i rëndësishëm dhe një mrekulli më vete. Për shembull, vite më parë se të ndodhte në fakt , qe lajmëruar në Kur’an triumfi i Mekës dhe hyrja në Qabe në siguri të plotë me ajetin: …me vullnetin e Allahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! (Kur’ani, Fetih:27) Po ashtu qe lajmëruar fitorja e epërsisë së Islamit mbi të gjitha sistemet e prapambetura me anë të ajetit Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë që të triumfojë mbi çdo fe e mjafton Allahu dëshmitar. (Kur’ani, Fetih:28) Prapë po ashtu, me ajetet Bizantinët (rumët) u mundën në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë brenda pak viteve. Çështja është vendim i Allahut fillim e mbarim (për disfatë e për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët), besimtarët do të gëzohen… (Kur’ani, Rum:2-4), ishte dhënë myzhdeja se atë ditë kur të fitonin bizantinët kundër sasanive që dukeshin fitimtarë të luftës, muslimanët do të gëzoheshin me fitoren e Bedrit. Kur të vinte koha e vet, do të ndodhte ashtu siç kishte paralajmëruar Kur’ani. Ashtu si ky paralajmërim, edhe me ajetin O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd e, në se nuk bën (kumtim në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën, risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)… (Kur’ani, Maide:67)

    Profetit i ishte premtuar se, ndonëse i rrethuar me armiq duke filluar nga i ungji më i afërt gjer të popuj dhe shtete armiq, do ta kalonte jetën nën garanci, gjë që ashtu kishte ndodhur.

    Me shprehjen-mrekulli Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? (Kur’ani, Fussilet:53), Kur’ani kishte pohuar se me zbulimin e degëve të reja të shkencave, do të njiheshin horizonti dhe egoja, me fjalë të tjera do të zbuloheshin një nga një cilësitë njerëzore dhe vendet, se eksperimentet dhe zbulimet e reja do ta shtrëngonin njeriun të besonte, ashtu që aktualisht po ecet me shpejtësi drejt asaj pike.

    Veçanërisht, Kur’ani njofton se nga dita kur u revelua e gjer më sot, në kushtet kur me shprehjen: Thuaj: Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhindet për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin (Kur’ani, Isra:88), u shkeli në themër armiqve, me përjashtim të nja dy përçatjeve të zakonshme, askush nuk mori iniciativën të bënte diçka të ngjashme me të dhe ta përsëriste atë, se çka njofton ai, është në vërtetim e sipër dhe se ai është një mrekulli.

    Në vitet e para të revelacionit të Kur’anit të Madhnueshëm muslimanët ishin të paktë, të dobët, të papushtetshëm dhe s’dinin të mendonin asgjë për të ardhmen. Nuk dinin asgjë në emër të fesë së re si burim force që përfshinte dinamikat e një shteti a të zotërimit të botës ose që do të përmbysnin sistemet botërore. Ndërsa Kur’ani, me ajetin Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë e në vend të frikës, Ai do t’u dhurojë siguri… (Kur’ani, Nur:55), u tregonte atyre këto objektiva të larta dhe u jepte myzhden se do të bëheshin sunduesit e njerëzimit.

    Ka edhe shumë ajete të tjerë si këta që kanë lidhje me konekstin musliman dhe të ardhmen e muslimanëve, me fitoret dhe humbjet, me progresin dhe regresin e tyre, citimi tërësor i të cilëve këtu është i pamundur.

    Një pjesë të madhe të njoftimeve të dhëna nga Kur’ani i Madhnueshëm lidhur me të ardhmen, e përbëjnë ajetet që kanë të bëjnë me kufijtë përfundimtarë ku do të arrijnë degët e shkencave të ndryshme. Në formën e definicioneve të shkurtra përkitas vërtetimeve shkencore, njoftimet e dhëna nga Kur’ani janë aq të shkëlqyera e të pazbehshme, sa që, ashtu siç nuk është e mundur të mos ua vesh veshin parashtrimeve të tij të kësaj tematike, ashtu edhe nuk është e mundur t’i thuash atij shprehje njerëzore.

    Nga shumë vepra të shkruara rreth këtyre gjërave të shkëlqyera të pohuara me rrugën e shenjave, argumenteve dhe sqarimeve të qindra ajeteve, duke ua ngarkuar atyre veprave shqyrtimin e imtë të këtyre çeshtjeve, do të shënojmë në kalim ato çeshtje mbi të cilat bëjnë shenjë dhe argumentojnë disa ajete tipike.

    1. Krijimi i Gjithësisë

    A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan, se qiejt e toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; anuk e besojnë? (Kur’ani, Enbija:30)

    E vërteta e lartë që parashtron ajeti i mësipërm, i lidhur me krijimin e gjithësisë, edhe në kërkoftë diskutime të ndryshme rreth hollësive të saj, përsa i përket krijimit të parë, mbetet një parim i pandryshueshëm. Përfitimi i një forme të caktuar dhe pastaj ndarja e saj, qoftë ndarja në nebuloza të ngjashëm me sistemin diellor, qoftë copëtimi dhe pjesëtimi i mjegullnajave e tymnajave, dhe zotërimi i formacioneve të tyre të krijuara, pra, i çfarëdo forme qoftë ky proçes ngarjeje e rikrijimi, ajo çka tregohet në ajet, përsa i përket konkluzionit, mbetet e pandryshueshme. Nisur nga elementët e përshkrimit të përdorur dhe stili i zgjedhur, ajeti qe bërë vazhdimisht burim drite për hulumtimet shkencore; përkundër vjetërimit dhe braktisjes së të gjitha hipotezave dhe teorive, ai e ka ruajtur freskinë e vet, ka arritur në ditët e sotme dhe duket kandidat për t’u bërë zotëruesi i së nesërmes.

    1. Astronomia

    Në Kur’anin e Madhnueshëm ka aq shumë ajete që do të përbënin fundamente për astronominë, sa që marrja një për një, analiza dhe sistemimi i tyre do të kërkonte vëllime. Ne do të mjaftohemi me shënimin e nja dy ajeteve. Allahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin dhe hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar…( Kur’ani, R’ad:22). Ajeti pohon lartësimin e qiejve, zgjerimin dhe rritjen e tyre pa ndonjë shtyllë të llojit që njohim ne, gjithashtu rregullsinë harmonike të të gjithë elemeteve. Sigurisht, nuk ekziston ndonjë shtyllë që të mbajë kupën qiellore për të mos u rrëzuar, por, në fakt, krejt pa shtyllë nuk është. Sepse që të mos shpërndahen planetet (ose formacionet e ndryshme) e të mos përplasen me njëri-tjetrin, është e domosdoshme ekzistenca e ndonjë shtylle në kuptimin e parimit, rregullit, ligjit që do të përbënte fundamentin e ligjësisë përkatëse.

    Me këtë pohim të tij, Kur’ani, na bën të mendohemi për parimin e përgjithshëm të tërheqjes qëndrore e të shtytjes qëndrore(2), për çka përshtatja apo jo e pohimit në fjalë ndaj tërheqjes universale të Njutonit apo teorisë së vëllimit të Ajnshtanjit, nuk përbën ndonjë gjë me rëndësi.

    Sidomos është shumë interesant pohimi për diellin dhe hënën që udhëtojnë gjer në një afat të caktua, Për ç’arsye, të ndalemi mbi të.

    Me pohimet: në kaptinën Rahman se Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë (Kur’ani, Rahaman: 5), në kaptinën Enbija se Ai është që krijoi natën e ditën, diellin dhe hënën dhe secili prej tyre jeton në orbitë(Kur’ani, Enbija:33), në kaptinën Jasin se Edhe dielli noton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar)… si dhe …secili prej këtyre noton në një orbitë(Kur’ani, Jasin:38-40) flitet fare qartë për faktin se Dielli, Hëna dhe planetet e tjerë janë krijuar sipas një rregulli, se përfaqësojnë një harmoni, se ata ekzistojnë si një e vërtetë matematike.

    Rrumbullakësia e tokës

    Ajeti …natën ia mbështjell(vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës…( Kur’ani, Dhjarijat:5) shpjegon zëvendësimin e natës dhe ditës nga njëra-tjetra si dhe, ajo më e rëndësishmja, me formën përkatëse të të shprehurit krijon përfytyrimin e mbështjelljes, së diçkaje rreth një objekti të rrumbullakët ose sferik. Kurse në një ajet tjetër, me pohimin Pastaj faqes së tokës i dha formë ovale (Kur’ani, Naziat:30)(3), u tregon shikuesve pikën më ekstreme të të arriturit në thellësinë profetike.

    Në lidhje me zgjerimin e hapësirës

    Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë (Kur’ani, Dhjarijat:47). Nuk ka ndonjë ndryshim në se ky zgjerim është ashtu siç e kupton Ajnshtajni apo në formën e largimit të nebulozave nga galaktika ku bën pjesë sistemi ynë diellor –sipas Edëin Hubbles. Rëndësi ka fakti që Kur’ani, duke i mëshuar çeshtjes kryesore, ka kapur majat shumë para shkencave eksperimentale dhe u ka bërë dritë atyre.

    1. Meteorologji

    Rrymat ajrore, ngjeshja e reve, elektrizimi i ajrit, shpërthimi i rrufeve dhe realizimi i shkarkesave elektrike, të gjitha këto dukuri së bashku, janë njëra nga çeshtjet që përmenden shumë në Kur’anin e Madhnueshëm. Vënde-vënde për të perkujtuar begatitë hyjnore dhe vënde-vënde thjesht për t’i kërcënuar njerëzit. Përshembull, A nuk e ke parë se si Alllahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato dhe atëher e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra, breshër dhe me të godit kë do e ia largon atij që do… (Kur’ani, Nur:43). Ashtu si edhe në vende të tjera, edhe këtu Kur’ani, duke theksuar momentin përfundimtar të rënies të shiut, tregon se pas shpinës së ngjarjeve tronditëse dhe frikëndjellëse si rrëmuja qiellore me re, shi, rrufe e bubullima, bamirësie e favori, u bën thirrje shpirtrave të tregohen syhapur ndaj saj dhe, në të njëjtën kohë, kushtet e posaçme të shfaqjes së shiut dhe breshërit në vartësi të disiplinave të njohura e pastaj rënien e tyre në tokë e përshkruan në një mënyrë të tillë të çuditshme që çdo njëri, pikërisht nga kjo mënyrë të treguari, i kupton menjëherë kushtet e realizimit të shiut dhe të breshërit- pa rënë në kundërshtim me ato çka dihen sot- dhe mbetet i mahnitur pas shprehjes Kuranore. Kur’ani nuk okupohet me hollësi të tilla si tërheqja midis dy ngarkesave elektrike të kundtërta dhe shtytja midis tyre me shenjë të njëjtë, hyrja në veprim e erës për të bashkuar retë që shtyjnë njëra-tjetrën, lartësimi nga toka drejt qiellit i ngarkesave elektrike pozitive, bashkimi i tyre me ngarkesat statike në qiell si rezultat i të cilit fenomen ndodh shkarkesa elektrike, në ç’pikë (moment) fillon rënia në tokë e avujve në formën e pikave të ujit. Ai përqëndrohet në dukurinë kryesore dhe në çeshtjen themlore, duke ia lënë interpretimit të kohës shpjegimin e çeshtjeve të tjera të hollësishme dhe emërtimin e tyre.

    Ajeti Ne i lëshojmë erërat mbarësuese e, nga qielli (retë) lëshojnë shi dhe atë ju japim ta pini e ju nuk mund ta ruani atë (Kur’ani, Hixhr:22), duke i shtuar një dimension të ri kësaj çeshtjeje, ashtu siç tëheq vëmendjen mbi funsionimin e erës në proçesin e pllenimit të bimëve(mbarështimit) të bimëve, kujton edhe detyrën e posaçme të saj për mbarështimin e reve.

    Mirëpo kur u revelua Kur’ani, ashtu siç nuk dihej nevoja për mbarështim as e barit, as e pemëve, as e luleve dhe as e reve, ashtu edhe askush nuk kuptonte me të parë këtë detyrë të rëndësishme të erërave zhurmëronjëse…

    1. Fizikë

    Lënda si elemnti bazë i ekzistencës dhe shfaqja e saj tipike në fomat çift-tek, janë nga çeshtjet që trajtohen Kur’ani.

    Për shembull, në ajetin Ne krijuam çdo gjë çift që të mendohemi mirë (Kur’ani, Dharijat:49)(4), kuptohet se çdo gjë është krijuar çift dhe, duke u nisur nga forma e të shprehurit të këtij ajeti, kuptohet që ky është një fundament i rëndësishëm dhe një parim që përfshin gjithësinë. Kurse në ajetin A nuk i hedhin sytë faqes së tokës? Sa çifte kënaqësindjellëse krijuam e rritëm Ne në të! (Kur’ani, Shuara:7) (5), tërhiqet vemendja për faktin se çdo vit para syve tanë krijohen, mblidhen e shpërndahen qindra mijëra çifte si dhe sillen në kujtesë begatitë e Allahut. Kurse ajeti në kaptinën Jasin është më përmbledhës dhe më ineresant: I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. (Kur’ani, Jasin:36). Këtu theksohet se krahas krijesave çift që njohim sot, ekzistojnë edhe çifte që ende nuk i dimë.

    Po, Allahu, duke na kujtuar faktin esencial të formave mashkull-femër te njerëzit dhe çift te bari, pemët, nga dublimi elektorn-bërthamë te atomi, te bashkëshoqërimi antagonist lëndë-antilëndë e gjer te të gjitha format çifte nga pikëpamja cilësore-sasiore, të gjalla, në tokë e në qiej, sado që të jenë duke na përmendur se veç Vetes, të gjitha begatitë e Tij për një, çdo gjë, është çift, na fton të mendojmë.

    Përveç ajeteve që cituam më sipër thjesht për të dhënë nga një shmbull, ka edhe shumë shprehje hyjnore të tilla që duke qenë secila prej tyre nga një mrekulli më vete, argumentojnë fare hapur edhe Kur’anin si fjalë të Allahut, edhe Pejgamberin tonë si të dërguarin e Tij.

    Sigurisht, Kur’ani, me pohimet nga shfaqja e jetës mbi tokë te pllenimi dhe riprodhimi i bimëve, nga krijimi i popullatave të kafshëve te një pjesë ligjshmërish të fshehta që sigurojnë vazhdimësinë e jetës së tyre, nga botërat enigmatike të bletës e milingonës te tipari fluturues i zogjve, nga rrugët e prodhimit të qumështit të kafshëve te etapat kalimtare të fëmijës në barkun e nënës, pra, me pohimet në shumë sfera sipas mënyrës posaçërisht vetiake të të shprehurit, i ndjek gjërat që trajton me një stil të atillë lakonik, përmbledhës, zotërues, sa, duke i lënë komentet tona mënjanë, sa herë që t’u drejtohemi pohimeve të Kur’anit, do të na duken gjithmonë të freskëta, rinore e të pozicionuara në finalen e tyre që mund të arrijnë diturinë.

    Tani, po qe se një libër do të vinte gishtin përtej pikave orientuese ku mund të arrinin mijëra-mijëra vetë në përfundim të përpjekjeve të s’di sa e sa shekujve, po qe se me një stil zotërues në një temë përkatëse do të jepte thelbin e asaj teme, atë libër, jo një njeriu katërmbëdhjetë shekuj më parë, është e pamundur t’ia dedikosh shkencëtarit të ditëve të sotme, gjithashtu as punës së qindra e mijëra gjenive. Sidomos po të ishte ai libër me përmbajtje të pasur, me pohime të goditura, me një stil të lartë e me një aparencë hyjnore si Kur’ani…

    E tani t’i kthehemi bashkëbiseduesit tonë e ta pyesim: Ai Individualiteti mrekullisht i paarsimuar e në një mjedis injorant ku s’njihej ç’është libri e shklolla, nga kush e mësoi tipësoren e prodhimit të qumështit te qëniet e gjalla? Si mundi të njohë faktin që retë kanë funsion mbarështues, se ato pllenojnë bimët dhe mbarështojnë retë, momentin e formimit të shiut e breshërit? Kush ia demonsroi atij faktin që globi tokësor ka formën ovale? Në ç’observator dhe me ç’teleskopë gjigandë mësoi për shtresat atmosferike dhe për pakësimin e oksigjenit duke u ngjitur në lartësi? Me ç’aparate rëntgenoskopike ndoqi dhe përcaktoi një për një fazat e zhvillimit të fetusit në barkun e nënës? Dhe pastaj, si kompetent i hollësive të të gjitha këtyre njohurive, me paraqitjen e një shkencëtari specialist, pa u lëkundur, pa u impresionuar, me një sjellje mjaft të sigurtë në vetvete ua tregoi bashkëbiseduesve të vet?!

    1. Kur’ani i Madhnueshëm, duke parashtruar detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Pejgamberit tonë, ashtu siç i tregon rrugën atij, vende-vende, në përshtatje me pozitën e tij, edhe e qorton si dhe shkund duke e paralajmëruar. Për shembull, si pasojë e faktit që ai u kishte dhënë leje hipokritëve ne një rast që s’u duhej dhënë, porositet duke iu tërhequr vëmendja në këtë mënyrë: Allahu të faltë, pse u dhe leje gënjeshtarëve para se t’i njohësh, para se të jenë bërë të qartë ata që flasin drejt? (Kur’ani, Tevbe:43) (6). Po ashtu, qe qortuar edhe si më poshtë: Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa të ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu mbizotëron çdo gjë, di ç’ka është mirë për robtë. (Kur’ani, Enfal:67) si dhe po të mos kishte dalë një shkrim dhe një vërtetim nga Allahu(lidhur me fjalën tuaj) për shkak të shpërblimit që morët, do t’ju kishte goditur patjetër një ndëshkim i madh (Kur’ani, Enfal:68) (7). Një rradhë, kur ai u shpreh këtë punë do ta bëj nesër pa iu mbështetur dëshirës së Allahut, u paralajmërua dhe u urdhërua kështu: Për asgjë mos thuaj “Këtë do ta bëj nesër”. Thuaj: Vetëm në dashtë Allahu! Kur të harrosh të thuash kështu, kujto Zotin tënd dhe thuaj: Zoti im, pres të më japësh njohuri më të drejta se këto! (Kur’ani, Kehf:23-24) (8). Dhe një rradhë tjetër, me shprehjen …dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që ti frikësohesh Allahut…( Kur’ani, Ahzab:37), duke e qortuar butësisht,i kishte tërhequr vëmendjen se duhej t’i frikësohej Allahut. Kur ai, si kundërvënie ndaj sjelljes së grave të tij lidhur me një çeshtje, ishte betuar të mos pinte më shërbet mjalti, ishte paralajmëruar në këtë mënyrë: O ti Pejgamber (o ti që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që Allahut ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave të tua? Allahu është mëkatfalës, mëshirues! ( Kur’ani, Tahrim:1). Në shumë ajete të tjera si këto, me përcaktimin, nga njëra anë,të kufijve të detyrave, përgjegjësive dhe kopetencave të Profetit, njëkohësiht, nga ana tjetër, kur ai nuk i respektoi ata kufij sadoqoftë pak, kur detyrat dhe kompetencat nuk i zbatoi në lartësinë e duhur, është qortuar, është porositur dhe vende-vende është paralajmëruar ashpër.

    Tani, a ta pranon mendja që dikush të shkruajë një libër dhe pastaj, në vënde të ndryshme të atij libri, të vendosë argumente qortuese, paralajmëruese e dënuese kundër vetes së vet? Zoti na faltë! Ai është libri i Allahut, kurse ai Individualiteti është zëdhënësi i Tij i nderuar.

    1. Kur’ani i Madhnueshëm është një mrekulli elokuence dhe në këtë fushë është i pashoq. Edhe nga kjo pikëpamje është e pamundur t’ia ngarkosh atë një njeriu. Kur Pejgamberi ynë (s.a.v) u shfaq me misionin e tij profetik, ekzistonin një sërë profetësh, letrarësh dhe oratorësh mjeshtër fjale që tërhiqnin pas vetes shtresat e popullatës. Në përgjiththësi, këta përbënin edhe opozitën e tij. Vende-vende mblidheshn kokë më kokë e vrisnin mëndjen se si e si ta fusnin Kur’anin në një kallëp, t’ia përngjasonin diçkaje dhe, sido që të bëhej, detyrimisht të triumfonin mbi të. Madje, shpesh takoheshin me dijetarët kristianë dhe çifutë dhe u kërkonin mendim atyre. Ishin të vendosur të bënin çdo gjë që do të mund t’u binte ndërmend, sado shtrenjtë që t’u dilte, për të ndaluar dhe shterruar Ujvarën Kuranore. Hz. Mauhamendi (s.a.v) që vazhdonte udhën e tij pa ua varur atyre pengesave e pengimeve, atyre kundërvënieve të pa imagjinueshme, u dilte përpara gjithë mohuesve e ateistëve vetëm e vetëm me Kur’anin dhe e kurorëzonte me fitore luftën e tij, madje, përkundër gjithë atyre armiqëve të shumtë!

    Po, atë ditë, në një periudhë kur përfaqësuesit gjigandë të oratorisë, të bashkuar në një front me dijetarët kristianë e çifutë, e shëndrruan në rrëmujë mjedisin publik, Kur’ani, me atë forcë shprehjeje eprore, me atë deklaratë magjepsëse, me atë stil marramendës, me atë karakterin enigmatik dhe sublim që i shtie drithmat zemrës njerëzore, u hyri njerëzve në ndjesi, u bë një zë që do të kumbonte midis qiejve e tokës, një frymëmarrje u bë e u ngjit lartësive…, i ftoi kundërshtarët në duel, i kërcënoi, i thirri në shesh të burrave: E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëher sillnie ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos Allahut, në se jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit). (Kur’ani, Bakara:23)

    Kur me ajetet: Thuaj: Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhindet për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që ta ndihmonin njëri-tjetrin (Kur’ani, Isra:88) si dhe Thuaj: Formuloni, pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos Allahut, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë! (Kur’ani, Hud:13), u ngul këmbë në të njëjtat gjëra, fakti që, përveç nja dy përçatjeve, nuk iu dha përgjigje kësaj ftese në fushë të luftës nga ana e Kur’anit provuan t’i bënin çfarëdolloj të keqeje mesazhit të Profetit, nuk e kaluan, madje, as nëpër mend që të bënin një shëmbëlltyr ë të Kur’anit me një imitim të tij dhe s’do ti futeshin udhës plot rreziqe të luftës.

    Po, fakti që ata goxha mjeshtra të fjalës zgjodhën udhën e luftës duke hedhur në rrezik gjërat më të vyera të tyre si vlerën, reputacionin, madje virtytin dhe nderin, argumenton hapur se Kur’ani ishte i pangjashëm, i paimitueshëm. Po të qe e mundur një gjë e tillë, sigurisht që ata do të zgjidhnin udhën e debatit intelektual në vënd të udhës së luftës dhe kategorikisht nuk do ta hidhnin në rrezik të ardhmen e tyre. Për poetët dhe propaganduesit arabë që kishin konkluduar se nuk do të mund të sillnin një imitim të Kur’anit, kërkimi i mbështetjes midis kristianëve dhe çifutëve përbënte për ta një pohim insufiçence dhe mungese rrugëdaljeje. Nga ana tjetër, në se do t’u mjaftonin forcat për të realizuar një libër me një pasuri përmbajtjeje dhe shprehjeje të tillë, e pse do ta përpjestonin me dikë tjetër? Do të thoshin Ne e bëmë! Dhe do të krenoheshim me të…

    Mbetet të themi se që dje e gjer më sot, në vend të të pavemendshmëve ose të nja dy orientalistëve e politeistëve, një radhë dijetarësh, hulumtuesish dhe mendimtarësh, përballë pasurisë lëndore dhe forcës shprehëse të Kur’anit, nuk e kanë fshehur mahnitjen e tyre dhe e kanë duartrokitur atë.

    Çarls Mills, nisur nga pasuria e stilit të Kur’anit, shpreh se ai zotëron një aparencë të tillë të lartë të papërkthyeshme e të papërsëritshme; Viktor Imberd, se Kur’ani kanjë përmbajtje të pasur që do të mund t’u bëhej burim gjithë bazave juridike; Ernest Renan, se Kur’ani është i përjetshëm sa ç’është përmbysja që sjell feja dhe se ai ka bërë një përmbysje; Gustav Lë Boni, se me Kur’anin iu parashtrua botës koncepti monoteist më origjinal e më i pastër, ai i Islamizmit; Cl. Huart, se Kur’ani si fjalët e Allahut iu komunikua Hz. Muhammedit (s.a.v.) nëpërmjet Revelacionit; H. Holman, se Hz. Muhammedit (s.a.v.) është profeti i fundit i Allahut si dhe Islami është më e fundit e feve të reveluara; Elim Dermenjhem, se Kur’ani është mrekullia e parë e Pejgamberit (a.s.) dhe se, nisur nga bukuria e tij letrare, përbën një enigmë të pashtershme; Artur Belegri, se Kur’ani i Madhnueshëm është mrekullia më e fuqishme e Pejgamberit tonë, dërguar me anë të engjëllit; Rajmond Çarls, se urdhri i Kur’ant vazhdon të veprojë ende dhe se është shprehja më e gjallë ndër ato që Allahu u ka komunikuar besimtarëve me anë të një përfaqësuesi; Dr. Moris, se Kur’ani është një mrekulli për çdo nivel kritike, se është i shkëlqyer, madje, duke shkuar më tej, për ata që merren me letërsi, një burim letrar, për specialistët e gjuhësisë thesar leksiku dhe, për poetët, një burim frymëzimi; Manuel King, se Kur’ani është revistë e urdhrave që mori Pejgamberi ynë nga Allahu gjatë gjithë misionit të tij profetik; Mr. Roduell, se njeriu gjatë leximit të Kur’anit mbetet mes mahnitjesh, të gjithë këta, me këto pohime, e miratojnë Kur’anin me duartrokitje.

    Ashtu si këta dijetarë e mendimtarë të zgjedhur nga të cilët morëm e ju përcollëm vetëm nga një fjali të shkurtër, ka edhe qindra mendimtarë e hulumtues që, në raport me vëllimin tërësor të informacionit, u kanë vënë gishtin të njëjtave të vërteta dhe, përballë Kur’anit, janë përkulur mëdysh me miratim.

    Pranë shumë veprave serioze të dala nga pena e mijëra specialistëve dhe mjeshtërve, s’na takonte neve të flisnim për Kur’anin, por morëm guxim me dëshirën për të marrë pjesë në shërbimet që kanë sjellë kompetentët e Kur’anit, së pari, pastaj edhe autoritetet e penës, duke menduar se do të na falin për këtë guxim.

    1) Këtu është fjala ushub-stil (arabisht) është përkthyer nëmënyrë analitike për të dhënë të plotë kutimin leksikor të kësaj fjale në kontekstin përkatës.
    2) Në origjinal përkatësisht: Ile’l merkez, an’il-merkez (arabisht)
    3) Interpretim. i vetë autorit.
    4) Interpretim. i vetë autorit.
    5) Interpretim. i vetë autorit.
    6) Interpretim. i vetë autorit.
    7) Interpretim. i vetë autorit.
    8) Interpretim. i vetë autorit.

    *

    Fethullah Gylen

    Sa është numri i profetëve të ardhur në botë? Të gjithë meshkuj janë? Pse?2020-03-16T12:11:01+00:00

    Profet është dërguar në të gjitha vendet e botës. Por numrin e tyre nuk e dimë. Vetëm se në librat e hadithit, porosive profetike, bëhet e ditur se janë dërguar, sipas një rrëfimi, 124 mijë, sipas një rrëfimi tjetër, 224 mijë profetë. Nga pikëpamja e metodës së hadithit, rrëfimeve të tilla mund t’u bëhet kritikë. Por numri i tyre nuk ka rëndësi, qofshin 124 mijë, qofshin 224 mijë. E rëndësishme është kjo: Allahu asnjë periudhë nuk e ka lënë bosh. Pothuajse në çdo periudhë ka dërguar një profet.

    Profetët u janë dërguar vendeve të ndryshme e zonave të ndryshme. Me anë të dogmës kategorike, urdhërohet: “Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, përgëzues e qortues dhe nuk pati asnjë nga popujt që s’iu dërgua pejgamber.” (Kur’ani, Fatir: 24) Ky ajet-argument si një dogmë kategorike e Kur’anit tregon se në çdo popullatë të sipërfaqes së tokës ka dalë një profet.

    Në një tjetër ajet-argument, Allahu ka urdhëruar kështu:

    “… Ne nuk dënuam askënd para se t’i dërgonim një pejgamber!” (Kur’ani, Isra: 15) . Kjo do të thotë se, në se Allahu do të merrte në pyetje, do t’i kërkonte llogari e do ta ndëshkonte një bashkësi njerëzore pa i dërguar më parë një profet që t’i tregonte të vërtetën e ta paralajmëronte për ndëshkimin në se do të ecej në rrugë të shtrembër, kjo do të binte në kundërshtim me karakterin gjithëpërfshirës të mëshirës së Tij. Sepse Ai, me fermanin e Tij kategorik “Kush bëri një të mirë qoftë edhe sa grimca, do të shpërblehet për të dhe kush bëri një të keqe qoftë edhe sa grimca, prapë do të shpërblehet për të!” (Kur’ani, Zelzele: 7-8), është kah pohon se e mira dhe e keqja s’do të mbeten pa u shpërblyer, pa marrë përgjegjësen e tyre. Atëherë, nuk mund të thuhet se kanë për t’u ndëshkuar njerëzit të cilëve nuk iu është dërguar profet. Mirëpo, me që Allahu, në fermanin e mësipërm flet për shpërblimin dhe ndëshkimin pa bërë ndonjë dallim apo përjashtim, do të thotë se të gjithë njerëzve, pra, çdo njeriu i është dërguar profet, gjë që pohohet, siç e pamë, në Zelzele: 7-8.

    Dhe tani, pasi tërhoqëm vëmendjen për tre kanune në këtë varg ajetesh-argumente me lidhje logjike mes tyre, le të përpiqemi ta parashtrojmë çështjen bazë. Allahu ka dërguar në periudha të ndryshme profetë pothuaj në të gjitha anët e faqes së tokës. Këta profetë nuk kanë dalë vetëm në Gadishullin Arabik, siç pandehin disa. Të pretendosh pa u mbështetur në asnjë argument se të gjithë profetët kanë dalë në Gadishullin Arabik, bie në kundërshtim me postulatet e Kur’anit. Ç’është e vërteta, ne nuk i njohim as të gjithë profetët e dalë në Gadishullin Arabik, as dhe profetët e dalë në vende të tjera të botës. N’daç të jetë 124 mijë numri i profetëve, n’daç 224 mijë, mes këtyre ne njohim vetëm 28, ndër të cilët tre të dyshimtë.

    Po, në bazë të njoftimit të Kur’anit, ne mundemi të themi se njohim vetëm 28 profetë, nga Hz. Ademi e gjer te Profeti ynë, Hz. Muhammedi (a.s.). Edhe për këta e kemi të pamundur të themi se ku kanë dalë. Eshtë i fortë mendimi se tyrbeja e Hz. Ademit ndodhet në Xhidde. Megjithatë, asnjëri prej këtyre mendimeve s’është i saktë. Nuk janë të fuqishme as rrëfimet se Hz. Ademi me Hz. Havanë janë takuar në Xhidde. Për rrjedhojë, së pari ne nuk dimë se ku e kreu detyrën e tij profetike Hz. Ademi. Mund të themi se e njohim pak Hz. Ibrahimin. Ai është përsjellur në anët e Mesopotamisë e të Anadollit dhe ka qenë edhe në Siri. Për profetin Lut pandehim se ka vepruar në zonat e Sodomit, Gomorrës e të Liqenit të Lutit (Deti i Vdekur). Mund të themi se njohim Hz. Shuaibin në Medjen dhe Hz. Musain të dalë në Egjipt. Mund të pranojmë se Hz. Jahja dhe Hz. Zekerjai janë ndodhur në vendet e Mesdheut. Ka mundësi që të kenë kaluar në Anadoll. P.sh., lidhja e Hz. Isait dhe Hz. Merjemes me Efesin mund të na japin një ide rreth kësaj çështjeje, por asnjëri prej këtyre mendimeve nuk është i argumentuar dhe kategorik.

    Ndërkaq, ne nuk dimë asgjë se ku kanë dalë profetët e tjerë përveç këtyre njëzetetetëve. Nga kjo kuptohet që është krejt e pamundur të arrihet në një konkluzion për këtë çështje. Sidomos kur ka humbur origjinali i atyre feve dhe nuk ka mbetur gjurmë prej profetëve të tyre. Prandaj edhe e kemi krejtësisht të pamundur të themi në se kanë ardhur profetë apo jo.

    Për shembull, në se do të analizohej kristianizmi, në mbledhjen e Iznikut atij iu dha një drejtim tjetër, në kundërshtim me botëkuptimin e parë kristian. U braktis botëkuptimi monoteist në tërësinë e tij dhe u zëvendësua me botëkuptimin trinist, gjë që qe tradhtia më e madhe e bërë kundër kristianizmit nga vetë ndjekësit e tij. Libri i shenjtë i kristianizmit, i zbritur nga qielli, u korrigjua nga pasuesit e drejtpërdrejtë të Hz. Isait. Autorësia hyjnore e tij u bë njerëzore. Ndërsa pati ardhur me idenë e unitetit, u bë vegël e idesë politeiste të trinitetit. Dikush e quajti profetin bir të Zotit, kurse e ëma e bekuar e atij personaliteti të bekuar u pa si një pjesë e të vërtetës hyjnore. Kurse dikush tjetër e njësoi Zotin me trupat dhe sendet konkrete. Zoti u trupëzua duke u kryer, kështu, mëkati më i rëndë ndër perversitetet e kësaj natyre. Ja, pra, mes këtij besimit kristian të idhujtarizuar dhe botëkuptimit grek mbi Zeusin dhe Afroditis-in, në esencë, nuk ka asnjë ndryshim. Edhe ata që e korrigjuan librin e tyre, krejt si grekërit, e quajtën zot të parin e tyre dhe ranë në politeizëm.

    Të gjitha deviacionet në historinë e njerëzimit kështu kanë nisur e, pastaj, gabimet e deviacionet kanë vazhduar më tej. Po qe se Kur’ani nuk do të na thoshte se Hz. Isai është i dërguari i Zotit dhe se Hz. Merjemja, një grua shumë e vyer, ne do t’i shihnim edhe Hz. Isain me Hz. Merjemen po me atë sy që shohim Zeusin dhe Afroditis-in.

    Domethënë se ka shumë fe që, pasi janë shpërbërë nga ana e njerëzve, kanë humbur plotësisht aspektin e tyre hyjnor. Prandaj edhe sot është mjaft e vështirë të thuash prerë se në cilin vend, në cilin popull ka shkuar a s’ka shkuar profet. Kush e di, ndoshta edhe Konfuci ka pasur detyrë profetike. Mendimi i historisë së feve rreth kësaj çështjeje është i mangët. Edhe ato çka janë thënë e shkruar për të, janë të dhëna të mbledhura andej-këtej e të sistemuara njëfarësoj. Por ne dimë se në histori kanë ekzistuar një Konfuci e një Buda, se ata kanë pasur nga një fe, se ato fe kanë sunduar në bashkësi shumë të mëdha, ndërkaq, me gjendjen e tyre të sotme, nuk janë më origjinale e hyjnore pasi, ndër të tjera, përmbajnë gabime e korrigjime; për këto si dhe për akte të tilla të çuditshme si adhurimi i kaut, lopës apo demit, vetëflijimi duke u djegur, mbyllja në shpellë dhe fjetja atje për gjashtë muaj pa ngrënë e pa pirë, ne nuk i pranojmë ato si fe. Ndoshta edhe ato kanë qenë lidhur pas një burimi hyjnor, por, më pas, janë prishur ashtu siç është prishur kristianizmi.

    Po qe se edhe muslimanët nuk do t’i mbronin me përparësi dhe kujdesin e duhur burimet e fesë së vet, do të bëheshin përpjekje që edhe Islami të kishte të njëjtin fund. Fundja, nuk mund të thuhet se, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, nuk janë bërë përpjekje për këtë gjë. Me interpretimet e tyre modifikuese, nga njëra anë personat me qëllime të mbrapshta e, nga ana tjetër, muslimanët e pakujdesshëm e indiferentë kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Për shembull, konsiderata për veten e vet e dikujt që pi alkool dhe kryen mëkatin e prostitucionit, sikur e jeton Islamin ashtu siç duhet, është shprehje e një shkatërrimi të tillë në praktikë. E njëjta gjë janë edhe vjedhja, bixhozi dhe faizi.

    Konfucit nuk mund t’i themi “profet”, sepse, ashtu siç është blasfemi a herezi t’i thuhet “profet” atij që s’është profet, ashtu është blasfemi dhe herezi edhe t’i mohohet profetësia dikujt që është profet. Ato që mendojmë për Konfucin dhe vendin e tij, vlejnë edhe për Europën. Megjithatë, nuk mund të themi diçka kategorike, sepse nuk dimë diçka të tillë.

    Flitet edhe për Sokratin, por jeta e tij nuk na është përcjellë e plotë dhe e saktë, domethënë, nuk e njohim mirë jetën e tij. A është Sokrati një filozof nën ndikimin e hebraizmit, apo një mendimtar tjetër? Disa mendimtarë konkludojnë se Sokrati është një filozof i ndikuar nga hebraizmi. Por dokumentet historike nuk na paraqesin ndonjë opinion të tillë.

    Sipas Platonit, Sokrati paska thënë: “Para syve gjithmonë më kanë dalë ca gjëra. Ndoshta kanë qenë halucinacione. Më flisnin mua për ta orientuar njerëzimin. Qysh në fëmijëri e kam ditur se do të bëhesha një njeri i ngarkuar me detyrë për t’u diktuar njerëzve idenë e Zotit, për t’i drejtuar ata kah Zoti…” Në se në fjalët e Sokratit do të kishte pjesë nga e vërteta, mund të thuhej për të se ka qenë një profet i dërguar për popujt e Europës, një profet më i afërt e më i përshtatshëm ndaj idesë dhe mendimit filozofik. Ju lutem, kini kujdes: nuk po them se Sokrati ka qenë profet, pasi, po të mos ketë qenë, do të bie në blasfemi. Po them vetëm kaq: mundet...

    Sipas shprehjes së hadithit, kanë ardhur 124 mijë ose 224 mijë profetë. Ne nuk mundemi ta dimë se ku kanë dalë gjithë këta. Ndërkaq, mund të flasim për vendin e katër prej tyre. Lajmëtari Besnik, Hz. Muhammedi (a.s.), thotë se këta mund të kenë dalë në të gjitha vendet. Nisur nga një orientim i tillë, do t’ju parashtroj juve ca shembuj rreth daljes së profetëve që s’ua dimë numrin, në vende të ndryshme të botës.

    Njërin prej tyre do t’jua përcjell prej Ali Beut nga turqit Kerkykë, aktualisht profesor i matematikës në universitetin e Riadit. Ai thotë: “Kur po mbroja tezën e doktoratës në Amerikë, ndodhte që të takohesha aty-këtu me vendas dhe zezakë. Dhe mes atyre fiseve qeshë përballur disa herë me parime fetare të tilla që përputheshin plotësisht me besimin tonë monoteist. P.sh., ata thoshin: “Zoti nuk ka ortak, pasi, po të jenë dy zotër, ngatërrohet puna…” Kjo shprehte kuptimin e ajetit kur’anor “Po qe se në tokë e qiej do të kishte zotër të tjerë veç Allahut, toka dhe qiejt do të shkatërroheshin.” (Kur’ani, Enbija: 22). Eshtë e pamundur që zezakët ta gjejnë vetë këtë të vërtetë në se s’ua ka thënë ndonjë profet. Gjithashtu ata thoshin: “Zoti nuk lindet dhe nuk lind.”Dhe kjo mund të ishte vetëm pohim i një mendësie të ndriçuar. Sepse të lindesh dhe të lindësh janë veçori njerëzore të rrjedhura nga një pozitë inferioriteti. Kurse Zoti s’ka të bëjë me gjëra të tilla që i përkasin një qenieje të vdekshme. E ku do t’i dinin ata këto konkluzione të një gjykimi të lartë në se s’do t’ua kishte “fryrë në vesh” ndonjë profet? Eshtë e pamundur që një besim i tillë hyjnor që mund të rastiset vetëm në kombet e përparuar, t’u përkasë këtyre bashkësive primitive që ende kryejnë rite të tilla si vallja e zjarrit, që hanë pleqtë, etj. Kjo mund të jetë vetëm një e vërtetë që ua ka pëshpëritur nga jashtë atyre një profet.

    Profesor Mustafa Mahmud, një nga personalitetet e shekullit tonë, ky njeri që ka bërë kthesë nga ateizmi, duke qenë më parë përkrahës i flaktë i materializmit, modës së ditëve tona, pasi ka analizuar Kur’anin dhe ka bërë kërkime rreth Islamit, është larguar prej herezisë me një kthesë prej 180 gradësh… Duke bërë fjalë për një udhëtim të tij, Dr. Mahmud thotë: “Në Afrikë u takova me fiset Nijam-Nijam dhe Mav-Mav. I pyeta se çfarë besojnë. Dhe më thanë: “Ne i besojmë një Zoti të tillë që rri në qiell dhe i drejton ata që ndodhen në tokë.” Në të vërtetë, Zoti nuk rri në qiell, por, gjithmonë, ashtu siç shprehet edhe në ajetin kur’anor “Mëshiruesi është ulur në Arsh (simboli i rezidencës hyjnore – përkth.)” (Kur’ani, Taha: 5), është konsideruar që ligjet dhe urdhërat hyjnore vijnë prej qiellit. Prandaj edhe shikimet dhe duart drejtohen kah qielli. Dhe dëgjova që thoshin kuptimin e kapitullit Ihlas të Kur’anit: “Zoti është një qenie te e cila mbështetet çdo gjë, ndërsa ai nuk mbështetet në asgjë. Ai nuk ka lindur nga prindër. Ai nuk ka të ngjashëm me veten.” Shkova në një fis tjetër. Edhe ata njerëz të egër i besonin Zotit krejt si ne. Ata kishin një botëkuptim monoteizmi të afërt me atë të Kur’anit. As që mund të mendohet që ata t’i dinë vetë këto gjëra pa ua thënë dikush, domethënë një profet. Po, atyre ua ka thënë dikur një profet dhe këto thënie e mendime i kanë sjellë gjer në ditët tona nga brezi në brez…

    Po, qoftë Kur’ani, qoftë realiteti, qoftë edhe të vërtetat historike na tregojnë se janë dërguar profetë pothuaj në të gjitha anët e botës, edhe pse numrin e tyre ne nuk e dimë saktë.

    Në këtë mes është me vlerë të parashtrojmë edhe çështjen në se kanë ardhur apo jo gra profete. Dijetarët, juristët dhe të gjithë specialistët e hadithit sunnitë thonë se nuk ka ardhur grua profete. Kurse çështja e profetësisë së Hz. Merjemes dhe e Hz. Asijes, e rrëfyer si përjashtim, nuk është e fuqishme. Përfundimisht është arritur në konkluzionin se nuk ka ndonjë argument kategorik për ardhjen e ndonjë gruaje profete. Në parim, mosardhja e një gruaje profete nuk përbën ndonjë mangësi. Zoti e ka krijuar të gjithë materien mbi bazën e antagonizmit plus (+) minus (-). Qëndrueshmëria e materies, nga atomet e gjer te nebulozat, mbi këtë antagonizëm bazohet. Kurse njeriu, i përbërë prej atomeve, ka një ndërtim të tillë, me anë të të cilit të mundë të ngrejë një ekuilibër mes mikrobotës e makrobotës. Të njëjtat ligje veprojnë edhe tek njeriu. Edhe tek njeriu duhet të ekzistojë antagonizmi plus-minus në mënyrë që pjesët të tërheqin dhe përplotësojnë njëra-tjetrën. Duhet të bashkohen dobësia dhe dhembshuria e njërit me forcën dhe ashpërsinë e tjetrit që, ashtu si uniteti që ekziston në atomet dhe nebulozat, të formojnë një familje uniteti.

    Në ditët tona, përpjekjet për ta sjellë artificialisht femrën në nivelin e mashkullit e për ta mashkullizuar atë, janë bërë një nga subjektet me të cilat tallet çdokush, apo që here-herë shoqërohet me keqardhje e mërzitje. Pasi që gruaja është shmangur nga të qënit femër dhe është kthyer pothuajse tërësisht në mashkull, ka nisur t’i tregojë dhëmbët burrit e, kështu, në familjen e mbetur pa kryetar, rregulli e qetësia e saj janë prishur, fëmijët janë çuar nëpër kopshte e çerdhe, kurse nëna e babai kanë nisur të kërkojnë mjedise të tjera për veten.

    Ligji i përgjithshëm i Zotit, i shprehur tek gruaja, është një subjekt mbi të cilin e vlen të qëndrohet edhe tek çështja në se një grua mund të bëhet profete apo jo.

    Gruaja lind fëmijë. Në se fëmijën do ta lindte burri, gjithsesi atëherë s’do të bëhej fjalë për profetësi të tij. Sepse do ta pengonin të përmuajshmet, nuk do të mund të drejtonte faljen, të agjëronte, etj. Pastaj do të vinte koha e shtatzanisë, e lindjes dhe lehonisë, rritja e fëmijës, etj. Ndërsa profetësia do t’ia kërkonte të ishte gjithmonë në krye të detyrës në krye të njerëzve, në fushë të luftës, të përballonte vështirësi e sakrifica fizike, gjë që janë krejtësisht të pamundura për një grua. Kurse profeti është një figurë prijëse shembullore dhe e përsosur. Njerëzit do t’i përcaktojnë sjelljet dhe qëndrimet e tyre duke parë nga ai, kurse çështjet e femrës, duke parë nga familja profetike.

    *

    Fethullah Gylen

    Shumë njerëzve Zoti u ka dhënë makina, apartamente, mall, pasuri, nder, shokë e miq, famë e popullaritet. Kurse disa të tjerëve u ka dhënë varfëri, mjerime, fatkeqësi. A mos vallë këta të dytët janë shumë të këqinj, apo Zoti i do shumë ata të parët?2020-03-16T12:08:55+00:00

    Një pyetje e tillë mund të bëhet vetëm me qëllim për të mësuar. Ndryshe të çon në mëkat. Në fakt, këtë pyetje duhet ta bëjë edhe një njeri që e ka një hall.

    Zoti, kujt të dojë i jep kalë, makinë, apartament, han, hamam, taksi dhe, kujt të dojë, varfëri e nevojtari. Por, në të gjitha këto nuk duhet të mohohen edhe disa shkaqe që e kanë burimin te familja dhe faktorë të tjerë. Për shembull, ashtu siç nuk mund të mohohet zgjuarësia dhe aftësia e dikujt për të fituar pasuri, ashtu edhe nuk mund të mohohet që, për të fituar, është kusht që të njihen rrugët e fitimit në vartësi të kushteve të kohës. Krahas kësaj, Zoti, megjithëse disa njerëz i tregon dinjitozë, prapëseprapë nuk i bën të pasur. Në një porosi profetike shprehet mendimi se Allahu dëshiron që dikujt t’i japë pasuri e dikujt dituri, gjë që është mjaft kuptimplote, lidhur me karakterin e pyetjes së bërë…

    Nga një anë tjetër, malli dhe pasuria s’duhet të konsiderohen patjetër si diçka e mbarë e dobiprurëse. Po, Zoti ua plotëson kërkesën disave me pasuri dhe kënaqësi e lumturi tokësore, kurse disave, jo. Vetëm diçka: edhe dhënia, edhe mosdhënia e Zotit kanë në thelb mbarësi e dobi. Sepse, në se ti je një njeri i mirë dhe do ta përdorësh atë që do të të jepet, me vend, është e mbarë dhe e dobishme.

    Por, po qe se s’je njeri i mirë dhe je shmangur nga rruga, edhe dhënia, edhe mosdhënia e Zotit për ty s’do të përmbajnë mbarësi e dobi.

    Po, po s’pate një orientim të caktuar, varfëria për ty është një shkak për mohim e blasfemi, sepse të shtyn që të ngresh krye kundër Zotit dhe për çdo ditë të hapësh flamurin e revoltës kundër Tij.

    Prapë, në se nuk je në rrugë të drejtë dhe të mungon jeta ndiesore e shpirtërore, pasuria është për ty një bela dhe fatkeqësi.

    Shumë njerëz gjer më sot e kanë humbur provën nën të cilën janë vënë me anë të pasurisë, që është shndërruar për ta në fatkeqësi. Sa e sa vetë ka që, megjithëse jetojnë në pasuri, në zemrat e tyre, për shkak të mosmirënjohjes nuk ndihet as shenja më e vogël e dritës!

    Për rrjedhojë, fakti që Zoti u ka dhënë këtyre pasuri, është për ta një nxitje në rrugën e tyre të mbrapshtë. Ata e kanë merituar një gjë të tillë, sepse para së gjithash, kanë vrarë jetën e vet ndiesore dhe shpirtërore dhe i kanë degjeneruar aftësitë natyrore që u pati dhënë Zoti.

    Në këtë mes, është me vend të shënojmë këto porosi të Profetit tonë (a.s.). “Mes jush ka të tillë që, kur ngrenë duart dhe i betohen Allahut, Ai ua çon në vend betimet dhe kurrsesi s’i nxjerr gënjeshtarë. Bera Ibni Malik është njëri ndër ta.” Mirëpo Berai, i vëllai i Enesit, nuk kishte as për të ngrënë dhe as vend ku të flinte. Ai ushqehej sa për të mbajtur frymën gjallë. Ja pra, ka sa e sa njerëz si Berai me pamje të mjerë që janë parë si njerëz të mëdhenj dhe madhështia e zemrës së të cilëve është vlerësuar me dritën e brendshme të tyre. Dhe këta janë njerëz, të cilët sipas fjalës

    së Profetit, janë karakterizuar si të tillë që, po të betohen, Allahu nuk do t’i nxjerrë gënjeshtarë.

    Prandaj edhe në vetvete, as pasuria, as varfëria nuk duhen konsideruar mirësi apo fatkeqësi. Ndoshta sipas vendit, varfëria mund të jetë një nga të mirat më të mëdha të Zotit për njeriun. Profeti (a.s.) e pati parapëlqyer në mënyrë të vullnetshme varfërinë. “Ema terda en tekune le humu’d-dunja ve lena’l-ahiretu, A nuk do që bota t’u mbetet atyre dhe përjetësia neve?” Me këto fjalë i qe drejtuar ai Hz. Omerit, i cili në kohën kur pasuritë e botës derdheshin në thesarin e shtetit të tij, pati jetuar si njeri i varfër duke u ushqyer sa për të mbajtur frymën.

    Por ka edhe varfëri të tillë që, Zoti na ruajttë, është shmangia nga rruga e drejtë dhe blasfemia. Për shembull, po qe se fjalët e mësipërme s’do të dilnin nga goja e një besimtari me qëllim analize, por nga goja e një mosmirënjohësi, ky njeri që do të shprehte ankim ndaj të mirave të Zotit, do të bëhej mohues.

    Për sa u fol, do të thotë se varfëria është, sipas vendit, diku e mirë, diku pushtet. Çështja themelore është besnikëria në zemër. Ja disa shprehje të kësaj:

    O Zot, e pranoj çdo gjë që do të më vinte prej Teje!

    Më pëlqen ç’të më vijë prej Teje, kaftan a qefin;
    Trëndafil i freskët a gjemb, favor a mjerim…

    Në Anadollin lindor thonë kështu:

    “Prej Teje, edhe kjo e mirë, dhe ajo e mirë…”

    Edhe sikur të veshë kaftan, edhe sikur të dojë të notojë në pasuri, për sa kohë që të jetë bashkë me Zotin, njeriu do të jetë i nderuar dhe i lumtur. Por, po të mos ketë lidhje me Zotin, edhe kjo botë, edhe bota tjetër humbje do të jenë për atë të varfër. Po ashtu, i pasuri që s’është bashkë me Zotin, edhe në se në këtë botë duket në pamje i lumtur, në përfundim do të pësojë një disfatë të rëndë.

    *

    Fethullah Gylen

    [fusion_widget_area name=”avada-blog-sidebar” title_size=”” title_color=”” background_color=”” padding_top=”” padding_right=”” padding_bottom=”” padding_left=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” /]
    Go to Top