SHKREPTIMA E PESTË
Një trajtesë u synua për të shpjeguar në pesëmbëdhjetë shkallë një të vërtetë më të rëndësishme të vërsetit, “Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i Mirë i punëve”.[1]
Por meqenëse ajo do të kishte qenë e lidhur më shumë me mendimin reflektiv dhe me përmendjen e Zotit se sa me realitetin dhe me njohjen intelektuale, ajo u shty për më vonë tani. Në fakt, trajtesa e rëndësishme e titulluar ‘Rruga e Sunnetit profetik dhe kundërhelmi ndaj sëmundjes së bidatit’ në fillim u njoh si Shkreptima e Pestë, por duke u ndarë në njëmbëdhjetë Pika, ajo u bë Shkreptima e njëmbëdhjetë, dhe vendi i Shkreptimës së Pestë mbeti i pazënë, bosh.
* * *
[1] Kur’an, 3: 173.
Mësuesi ynë, hazreti ustad Said Nursi, tha në shpjegimin e këtyre dy frazave në shënimin e kapitullit të gjashtë të Shkreptimës së Njëzet e Nëntë, e cila është në arabisht: “Shkallët e këtyre dy frazave u shkruan në arabisht për arsye se janë reflektim dhe përmendje për Allahun më shumë se sa njohje intelektuale”…
Rrezja e katërt e quajtur “Hasbije Risalesi” rreth këtij vërseti u shkrua më vonë në Turqisht.
Nënshkruan studentët e Ustadh Beduizzaman Said Nursi.