SHKREPTIMA E TRIDHJETË E NJËTË

 

Kjo shkreptimë është ndarë në Rreze, dhe do të botohet në një vëllim më vete në dashtë Zoti xh.sh.

* * *

 

SHKREPTIMA E TRIDHJETË E DYTË

 

Kjo përbëhet nga Rrezëllimat, vepra e fundit e Saidit të Vjetër, e cila në vetvete merr formën e poezisë, u shkrua për njëzet ditë gjatë muajit të Ramazanit. Ajo është përfshirë në fund të koleksionit të Fjalëve.

* * *

 

SHKREPTIMA E TRIDHJETË E TRETË

 

Kjo përbëhet nga veprat e quajtura në arabisht Katre, Habbe, Sheme, Zerre, Hubab, Zyhre dhe Shule, dhe shtojcat e tyre, veprat e para të Saidit të Ri, të inspiruara në zemrën e tij prej Realitetit. Përkthimet e tyre janë përfshirë në veprën Methnevi-i Nurijjeh, pjesë e koleksionit të Risale-i Nurit.

* * *

 

 

 

 

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

O Allah! O i Gjithëmëshirshëm! O Mëshirëplotë! O i Vetëm! O i Gjallë i Përjetshëm! O Vetekzistues i amshuar! O i Ditur! O i Drejtë! O i Shenjtë! Për hir të Emrit Tënd më të madh dhe në nderim të Kuranit të shpjegimit të mrekullueshëm dhe në nderim të Profetit më të nderuar a.s.m., jepu lumturi të përjetshme në parajsë botuesve të këtij libri, dhe atyre që i ndihmojnë ata. Amin!

Dhe jepu atyre sukses të pafundmë në shërbimin e besimit dhe të Kuranit. Amin!

Dhe për çdo fjalë të Shkreptimave shkruaju një mijë merita në librat e veprave të tyre të mira. Amin!

Dhe dhuroju atyre qëndrueshmëri, vazhdimësi e sinqeritet në botimin e Risale-i Nurit. Amin!

O më Mëshiruesi i mëshiruesve! Jepu lumturi në këtë botë dhe në tjetrën të gjithë studentëve të Risale-i Nurit, Amin!

Ruaji ata prej të keqes së shejtanëve midis xhindëve dhe njerëzve. Amin!

Në emrin e të gjithë studentëve të Risale-i Nurit,

Said Nursi

 

* * *