Besimi te Kaderi – Liria e Njeriut

Nuk është e drejtë ta shohësh bazën besimore të besimit te kaderi në Islam si në kundërshtim me lirinë e njeriut, sepse të thuash se një musliman beson te kaderi,  në parim do të thotë se ai beson se çdo gjë ekziston me dijen, dëshirën, fuqinë dhe aktin krijues të Allahut, se nuk ka krijues tjetër veç Allahut. Besimi te kaderi s’do të thotë mohimi përgjegjësisë tek njeriu, sepse Islami na kërkon edhe të pranojmë një Qenie të Lartë që zotëron vullnetin e përgjithshëm dhe fuqi dhe që e ka krijuar gjithësinë, edhe se Ai i ka krijuar njerëzit si qenie me vullnet, edhe të pranojmë se mirësia dhe ndëshkimi janë ngritur mbi këtëvullnet[1]. Kështu, besimi te kaderi dhe te parimi I zgjedhjes bëhen bashkë. Pyetjes nëse besimi I muslimanëve te kaderi bie në kundërshtim me mundësinë e tyre për të bërë zgjedhje me vullnetin e tyre të lirë, I ndjeri Ahmed Hamdi Akseki I është përgjigjur kështu në veprën e tij “Mësime morali”:

“Edhe nëse ka që e shohin besimin e muslimanëve te kaderi dhe kadaja në kundërshtim me parimin e zgjedhjes (e lirisë së vullnetit), kjo mendësi është kategorikisht e gabuar. Pasi të kuptohet ashtu siç duhet se ç’është besimi te kaderi në Islam, do të kuptohet lehtësisht sa të gabuara janë mendime të tilla. Sepse të thuash që një musliman I beson kaderit, në fakt do të thotë që pranon se krijuesi I të mires dhe të keqes është Allahu. Pra, muslimani I beson edhe Krijuesit të gjithësisë, zotërues të madhështisë dhe fuqisë, dhe vullnetit të përgjithshëm që I përketAtij, edhe ekzistencës së vullnetit të pjesshëm të dhënë atij si bazë dhe partner të përgjegjësisë së vet. Feja islame na I meson që të dyja këto. Nisur nga kjo, pranimi nga njerëzit I një vullneti hyjnor absolute dhe të përgjithshëm në gjithësi, nuk e asgjëson vullnetin e tyre të pjesshëm që është elementi esencial I përgjegjësisë së tyre![2]

Shkurt, Zoti, në çdo punë të të cilit ka urtësi dhe drejtësi, i ka dhënë njeriut njëvullnet me qëllim që të mos kërkojë pretekste në gabimet dhe të metat e veta dhe që t’I bëhet njeriut burim për mirësi dhe mëkate. Ky vullnet quhet vullnet I pjesshëm ose mundësi zgjedhjeje e pjesshme. Ja, pra, mundësia zgjedhëse e pjesshme që do të thotë të zgjedhësh, të duash të vësh qëllim dhe të tregosh vendosmëri për arritjen e tij, i del përballë njeriut I cili kërkon t’ia ngarkojë gabimin kaderit, dhe I thotë: “Je përgjegjës, sepse ti je që bëre zgjedhjen!”

 

[1] Eshtë njeriu që e zgjedh, e parapëlqen aktin, kurse është Allahu që e realizon atë, domethënë, që e nxjerr aktin në skenën e ekzistencës. E shprehur ndryshe, njeriu është ai që e përcakton ngjyrën e aktit të tij, si të mirë apo të keq, me zgjedhjen e vet të lirë, kurse Allahu është Ai që e krijon atë. Në këtë pranim që është pikëpamja e drejtimit suni, s’kemi të bëjmë me asnjë lloj kufizimi të vullnetit të njeriut.

[2] Akseki, Ahmed Hamdi, AhlakDersleri, Nur Yay. Ankara, 1991, f. 77.