اَللهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا وَالْحَمْدُ للهِ كَثِيرًا فَسُبْحَانَ اللهِ بُكْرَةً وَأَصِيلاً.
اَلْحَمْدُ للهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ. وَالصَّلاَةُ وَالسَّلاَمُ عَلىَ سَيِّدِناَ وَنَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِهِ وَصَحْبِهِ أَجْمَعِينَ
اَللّٰهُمَّ إِنْ كُنْتَ كَتَبْتَ اسْمِي فِي دِيوَانِ السُّعَدَاءِ فَأَثْبِتْهُ، وَإِنْ كُنْتَ كَتَبْتَ اسْمِي فِي دِيوَانِ الْأَشْقِيَاءِ فَامْحُهُ، فَإِنَّكَ قُلْتَ ﴿يَمْحُو اللّٰهُ مَا يَشَاءُ وَيُثْبِتُ وَعِنْدَهُ أُمُّ الْكِتَابِ﴾
أَعُوذُ بِعَفْوِكَ مِنْ عِقَابِكَ، وَأَعُوذُ بِرِضَاكَ مِنْ سَخَطِكَ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْكَ، جَلَّ وَجْهُكَ، لاَ أُحْصِي ثَنَاءً عَلَيْكَ أَنْتَ كَمَا أَثْنَيْتَ عَلَى نَفْسِكَ
اَللّٰهُمَّ يَا ذَا الْمَنِّ وَلاَ يُمَنُّ عَلَيْكَ، يَا ذَا الْجَلاَلِ وَالْإِكْرَامِ، يَا ذَا الطَّوْلِ وَالْإِنْعَامِ، لاَ إِلٰهَ إلاَّ أَنْتَ، يَا ظَهِيرَ الرَّاجِينَ، وَيَا جَارَ الْمُسْتَجِيرِينَ، وَيَا صَرِيخَ الْمُسْتَصْرِخِينَ، وَيَا أَمَانَ الْخَائِفِينَ، ويَا دَلِيلَ الْمُتَحَيِّرِينَ، وَيَا غِيَاثَ الْمُسْتَغِيثِينَ، وَيَا أَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ
اَللّٰهُمَّ إِنْ كُنْتَ كَتَبْتَنِي فِي أُمِّ الْكِتَابِ عِنْدَكَ شَقِيّاً فَامْحُ عَنِّي اسْمَ الشَّقَاوَةِ، وَإِنْ كُنْتَ كَتَبْتَنِي عِنْدَكَ سَعِيدًا غَنِيّاً فَأَثْبِتْهُ، وَإِنْ كُنْتَ كَتَبْتَنِي فِي أُمِّ الْكِتَابِ عِنْدَكَ مَحْرُومًا مُقَتَّراً عَلَيَّ رِزْقِي فَامْحُ عَنِّي حِرْمَانِي وَتَقْتِيرَ رِزْقِي وَاكْتُبْنِي عِنْدَكَ غَنِيّاً مُوَفَّقًا لِلْخَيْرِ، مُوَسَّعاً عَلَيَّ رِزْقِي، فَإِنَّكَ قُلْتَ فِي أُمِّ الْكِتَابِ ﴿يَمْحُوا اللّٰهُ مَا يَشَاءُ وَيُثْبِتُ وَعِنْدَهُ أُمُّ الْكِتَابِ﴾
إِلٰهِي بِالتَّجَلِّي الْأَعْظَمِ فِي لَيْلَةِ النِّصْفِ مِنْ شَعْبَانَ الْمُكَرَّمِ الَّتِي ﴿فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ﴾ وَيُبْرَمُ، اِكْشِفْ عَنِّي مِنَ الْبَلاَءِ مَا أَعْلَمُ وَمَا لاَ أَعْلَمْ، وَاغْفِرْ لِي مَا أَنْتَ بِهِ أَعْلَمُ، إِنَّكَ أَنْتَ الْأَعَزُّ الْأَكْرَمُ
اَللَّهُمَّ اجْمَعْ شَمْلَنَا أُمَّةَ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، لاَسِيَّمَا شَمْلَ إِخْوَانِي وَأَخَوَاتِي وَأَصْدِقَائِي وَأَحْبَابِي وَأَحِبَّائِي فِي كُلِّ أَنْحَاءِ الْعَالَمِ، وَفِي كُلِّ نَوَاحِ الْحَيَاةِ
اَللَّهُمَّ اجْمَعْ شَمْلَنَا، وَأَلِّفْ بَيْنَنَا، وَأَيِّدْنَا بِرُوحٍ مِنْ عِنْدِكَ
اَللَّهُمَّ وَفِّقْنَا إِلَى مَا تُحِبُّ وَتَرْضَى
وَصَلِّ وَسَلِّمْ عَلَى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِهِ وَصَحْبِهِ أَجْمَعِينَ
Ti je më madhështori o Allahu im, çdo falënderim, çdo lëvdatë të takon vetëm ty, ti je i vetmi që meriton të madhërohesh dhe përmendesh, në dhikret e mëngjesit dhe mbrëmjes.
O Allahu im, Sunduesi i gjithësisë, falënderime të pafundme të takojnë vetëm ty, po i zgjas duart e mija duke e nisur me selame të pafundme mbi krenarinë e gjithësisë, Muhamedin (a.s), familjen dhe të gjithë shokët e tij.
O Allahu im në qoftë se emrin tim e ke shkruar në listën e personave që do të arrijnë lumturinë e përjetshme të lutem mos e ndrysho më atë, e në qoftë se emrin tim e ke shkruar në listën e personave që do të provojnë dënimin e përjetshëm të përgjërohem ma fshi emrin nga lista e tyre dhe më bashko me të devotshmit. Sepse ti kështu thua në librin tënd: “Allahu fshin dhe shlyen çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi)” (Rad 19/39).
O Allahu im strehohem nga dënimi yt tek falja jote, nga zemërimi yt tek mëshira jote. Ti je fuqiploti dhe I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij. Kurse unë jam i pamundur të të lavdëroj ashtu siç e meriton ti, të të ofroj nënshtrimin tim më fjalët që ti i meriton, të ta shpjegoj brengën e zemrës time me fjalë që i shkojnë për shtat madhështisë tënde.
O Allahu im që jep të mira pafund, por që nuk i poshtëron asnjëherë robt e tij me të mirat që jep, që nuk ke nevojë për të mirën e askujt, që nuk i ke borxh askujt.
O Madhështor dhe i vetmi absolut, i përsosur në të gjitha cilësitë e tij, o i Vetmi Ngadhënjimtar dhe poseduesi i të gjithë mirësive, Nuk ka Zot tjetër pos teje, Ti je një dhe i pashoq. Deklaroj se Ti je i pastër nga të gjithë mangësitë, dhe posedues i të gjitha veçorive absolute.
O Ndihmësi i patundur i atyre që shpresojnë, o mbështetësi i vetëm i atyre që kërkojnë mbrojtje, o burim i vetëm ngushëllimi i atyre që qajnë me dënesë, O siguria absolute e atyre që kanë frikë, o udhërrëfyesi i njerëzve që kanë humbur rrugën, ndihmësi i atyre që kërkojnë ndihmë, o i mëshirshmi i të mëshirshmëve…
O Allahu im, në qoftë se në librin tënd emri im është shkruar ndër fatkeqit të përgjërohem edhe një herë të ma fshish që aty, dhe të largosh nga unë çdo veçori të keqe. E në qoftë se emri im është shkruar ndër fatbardhët atëherë të përgjërohem që ta lësh përjetësisht aty.
Në qoftë se në librin tënd emri im është shkruar ndër ata që do të kenë vështirësi dhe ngushtësi në risk, të lutem fshije atë dhe ma shto riskun, më bëj të pasur dhe mos më lër në mëshirën e të tjerëve, më mundëso ta harxhoj pasurinë në punë të mira atë. Në qoftë se dëshiron ti e ke shumë të lehtë ti realizosh të gjitha këto, sepse po e përsëris edhe njëherë duke shpresuar tek shefati i fjalës tënde, ti kështu thua në librin tënd:“Allahu fshin dhe shlyen çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi)” (Rad 19/39).
O Zoti im, për hatër të natës se Beratit, e cila ndodhet në mesin e muajit Shaban, dhe që në të “Shkruhet dhe aprovohet çdo punë e urtë”, mi largo të gjitha belatë qe unë i di edhe nuk i di. Mi fal gabimet, më fal mua sepse Ti je fuqiploti, fisniku dhe burim i bujarisë së pafundme.
Jepi gjallëri ymetit të Muhamedit, të ankohemi Ty për plogështinë e mendimeve, për plogështinë e shpirtit, për plogështinë e vullnetit, dhe besojmë që ti je Forca e vetme që do të na shpëtosh. Na shpëto ne nga kjo gjendje ku ndodhemi. Veçanërisht jepu forcë, largoja plogështinë, shëroji plagët, bëhu mik dhe mbroji nga çdo sy ziliqari dhe nga çdo individ keqdashës, të gjithë ata që janë shpërndarë në të katër anët e botës, në çdo njësi të jetës,vëllezërve të mi, motrave të mia, shokëve dhe shoqeve, njerëzve të zemrës, që e kanë përkushtuar jetën për të hequr të gjithë pengesat ndërmjet teje dhe robërve të tu, që nuk presin asnjë shpërblim tjetër përveçse kënaqësisë tënde.
O Allahu im,të lutem, bëji ata ta shikojnë veten e tyre të vogël, ndërsa misioni të cilin përfaqësojnë sa më të madh.
O Allahu im, që i mjafton fuqia për çdo gjë, ti je forca e vetme që do na shpëtosh nga mbytja në zhurmat e mendimeve të ndryshme dhe do të na mundësosh bashkimin në saj të reflektimeve të njësimit. Çelësi i zemrave është në dorën tënde, ti ke fuqinë ti rrotullosh zemrat si të duash, të lutem na i bashko zemrat. Jemi të vetëdijshëm se sikur të harxhojmë çdo gjë që ka në botë për këtë qëllim nuk mund ti bëjmë bashkë dy zemra. Ti e ke krijuar njeriun, ti je Zotëria e zemrave, na i kthjello zemrat dhe na i bashko ato. Që të mos kemi frikë nga njëri-tjetri dhe të bëhemi shokë dhe vëllezër, të mos i hetojmë të metat e njëri-tjetrit, të mos ndikohemi nga talljet e njerëzve dhe të mos përvetësojmë lëvdatat e tyre.
O Zoti im Bujar që na furnizon vazhdimisht me të mira e begati, na mbështet me forcën tënde.
O Allahu im, që pranon lutjen e robërve të tu, na mundësi të merremi me punë që ti i do dhe je i kënaqur me ta, na i bëj të dashura ata, na mundëso ti realizojmë në jetë dhe ti përcjellim tek të tjerët.
Në fund të lutjes tonë, kërkojmë nga ti që ti dërgosh përshëndetjet më të bukura, Atij që e shikojmë si arsyen më të madha për pranimin e lutjes tonë, Muhamedin (a.s), familjes dhe shokëve të tij. Amin.