SHKREPTIMA E NJËZET E NJË – SINQERITETI

[Megjithëse në origjinë ishte e katërta e shtatë çështjeve të shënimit të shkreptimës së shtatëmbëdhjetë, por për shkak të lidhjes së saj me sinqeritetin, ajo u bë pika e dytë e shkreptimës së njëzet. Më në fund, për shkak të karakterit të saj ndriçues, ajo u përfshi në koleksionin e  shkreptimave si Shkreptima e Njëzet e Një]

Kjo Shkreptimë duhet të lexohet të paktën njëherë në pesëmbëdhjetë ditë.

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Mos hyni në polemika me njëri-tjetrin që të mos humbni kurajon dhe të mos ju lënë fuqitë”. [Kur‟an, 8:46 ]
“Dhe qëndroni para Allahut me bindje e përkushtim (gjatë faljes)”. [Kur’an, 2:238]
“Vërtet që do të ngadhënjejë ai i cili e pastron vetveten”.
“Dhe vërtet që dështon ai i cili e prish vetveten”. [Kur’an, 91:9-10]

“Dhe mos blini (fitoni) me Ajetet e mia çmim të ulët”. (Mos i shisni shenjat tona për një çmim të vogël)”. [Kur‟an, 2:41]

 

O Vëllezërit e mi të Ahiretit! Dhe o shokët e mi në shërbim të Kur‟anit!
Ju duhet t‟a dini -dhe e dini- se sinqeriteti në këtë botë është parimi më i rëndësishëm, sidomos në punët që i përkasin botës tjetër; ai është forca më e madhe, ndërmjetësi më i pranueshëm, pika më e fortë e mbështetjes, rruga më e shkurtër për tek e vërteta, lutja më e pranueshme, mjeti më i mirë për arritjen e qëllimeve dhe, cilësia më e lartë dhe adhurimi më i pastër.

Meqenëse në sinqeritet ka shumë drita si ato që u përmendën më lart; dhe meqenëse, në këtë kohë të llahtarshme, pavarësisht nga numri ynë i vogël, nga dobësia dhe gjendja jonë e varfër, e pafuqishme, e të përballur me armiq të tmerrshëm të bidateve -risive- e të çudhëzimit, një detyrë tej mase e rëndë, e rëndësishme, e përgjithshme dhe e shenjtë është vendosur nga mirësia Hyjnore mbi shpatullat tona. Ne jemi të detyruar më shumë se çdokush tjetër që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të fituar sinqeritetin. Ne kemi një nevojë shumë të madhe për ta ngulitur sinqeritetin brenda vetvetes sonë. Përndryshe ajo që kemi arritur, pjesërisht deri tani në shërbimin tonë të shenjtë do të humbiste e nuk do të vazhdonte; Atëherë do të mbanim përgjegjësi e do të ishim prej atyre që i përfshin ndalesa Hyjnore dhe kërcënimi i Tij i ashpër në Fjalën e Tij:
“Dhe mos blini (fitoni) me ajetet e mia çmim të ulët”, [Kur‟an, 2:41 ]
dhe do ta shkatërronim sinqeritetin, duke dëmtuar kështu lumturinë e përjetshme për hir të ndjenjave të ulëta të parëndësishme të botës, të  pakuptimta, jo të domosdoshme, të dëmshme, të shëmtuara, të mërzitshme e shtinjake. Dhe duke vepruar kështu ne do të dhunonim të drejtat e vëllezërve tanë, do të bënim shkelje kundra detyrës së shërbimit të Kur‟anit dhe do të ishim të pa respekt ndaj shenjtërisë së të vërtetave të besimit.

Vëllezërit e mi! Ka shumë pengesa përpara punëve të mëdha të së mirës. Shejtanët bëjnë një luftë të fuqishme kundra atyre që i ndërmarrin ato vepra. Prandaj, njeriu duhet të mbështetet në forcën e sinqeritetit përballë këtyre pengesave e para këtyre djajve. Ju duhet të shmangeni nga gjërat që dëmtojnë sinqeritetin ashtu siç shmangeni nga gjarpërinjtë dhe nga akrepat. Duhet të mos mbështetemi tek nefsi urdhërues për të liga -tek egoja- por të veprojmë sipas Fjalëve të profetit Jusuf a.s. në Kur‟anin e shenjtë, “Edhe unë nuk e shfajësoj veten time (nuk e nxjerr atë të larë). Padyshim që uni (nefsi njerëzor) është i prirur drejt së keqes, përveç kur Zoti im derdh Mëshirën e Tij (mbi atë që do Ai)”. [Kur‟an, 12:53]

Mos e lër nefsin dhe egoizmin të të mashtrojnë; ju duhet t‟i merrni si udhëzuesin tuaj rregullat e mëposhtëm me qëllim që të fitoni sinqeritetin e ta ruani atë:

● Rregulli Juaj i Parë:
Ju duhet të kërkoni kënaqësinë Hyjnore në punët tuaja. Në qoftë se Allahu i Plotëfuqishëm kënaqet, s‟ka rëndësi, madje, sikur e gjithë bota
të ishte e pakënaqur. Në qoftë se Ai do ta pranonte një punë, ndërsa e gjithë njerëzia do ta refuzonte, kjo s‟do të kishte asnjë ndikim. Në qoftë se Allahu do ta dëshironte, nëse do ta kërkonte urtësia e Tij pasi të jetë i kënaqur e ta ketë pranuar një punë, Ai gjithashtu i bën njerëzit ta pranojnë e të kënaqen me atë punë, edhe në qoftë se ju nuk ia kërkoni Atij një gjë të tillë. Për këtë arsye, qëllimi i vetëm në këtë kohë shërbimi duhet të jetë kërkimi i mirëfilltë i kënaqësisë Hyjnore.

● Rregulli Juaj i Dytë
Ky është moskritikimi i vëllezërve tuaj të cilët janë duke punuar në shërbim të Kur‟anit, dhe moszgjimi i motiveve të smirës së tyre duke u krenuar e duke shfaqur vlera më të larta. Sepse ashtu siç nuk mund të konkurrojë njëra nga duart e njeriut me tjetrën, as njëri nga sytë e tij nuk mund të kritikojë tjetrin, as gjuha e tij nuk e kundërshton veshin e tij, as zemra e tij nuk i shikon gabimet e shpirtit të tij; Gjithashtu secila nga gjymtyrët e tij plotëson mangësitë e të tjerave, mbulon gabimet e tyre, ndihmon nevojat e tyre. Ose përndryshe, jeta e njeriut do të shuhej, shpirti i tij do të largohej dhe trupi i tij do të tretej. E ngjashme me këtë, pjesët përbërëse të makinerisë në një fabrikë nuk mund të konkurojnë apo të hahen me njëra-tjetrën në rivalitet, apo të kenë përparësi ndaj njëra-tjetrës, apo të dominojnë njëra-tjetrën. Ato nuk mund të zbulojnë të metat e njëra-tjetrës, të kritikojnë njëra-tjetrën, të shkatërrojnë entuziazmin për punë e t‟u shkaktojnë atyre papunësi; ato marshojnë drejt qëllimit, për të cilin u krijuan, në solidaritet e unitet të vërtetë. Sikur të ndërhynte edhe agresioni më i vogël ose dëshira për të dominuar, ajo gjë do ta flakte fabrikën në rrëmujë duke i shkaktuar asaj mungesën e prodhimit e të rezultatit. Atëherë pronari i fabrikës do ta shkatërronte krejtësisht atë. Kështu, o studentët e Risale-i Nurit dhe o shërbyesit e Kur‟anit! Ju dhe unë jemi anëtarë në një personalitet kolektiv të tillë i cili vlen të titullohet: „Njeriu i plotë‟. Ne jemi si pjesët përbërëse të një makinerie të një fabrike e cila prodhon lumturi të përjetshme brenda një jete të amshuar. Ne jemi duar punonjëse në një anije Hyjnore e cila do ta zbarkojë komunitetin e Muhammedit a.s.m. në bregun e shpëtimit i cili është bota e paqes. Kështu ne sigurisht kemi nevojë për solidaritet e për bashkim të vërtetë që realizohen nëpërmjet fitimit të sinqeritetit -sepse misteri i sinqeritetit siguron nëpërmjet katër individëve fuqinë morale të një mijë e njëqind e njëmbëdhjetë vetave. Në të vërtetë, ne duhet ta fitojmë atë. Po, në qoftë se tre Elifa (Elif: Shkronja e parë e alfabetit arab, e shkruar si një vizë vertikale dhe vlera numerike e së cilës është një) nuk bashkohen, ato kanë vlerën e treshit. Ndërsa në qoftë se ato bashkohen, atëherë nëpërmjet misterit të numrave, ato fitojnë vlerën e njëqind e njëmbëdhjetës. Kështu do të ishte gjendja me katër katra; në qoftë se secila do të shkruhej e veçuar nga të tjerat, shuma do të ishte gjashtëmbëdhjetë. Ndërsa, në qoftë se nëpërmjet misterit të vëllazërimit dhe pasjes së një qëllimi të përbashkët ato bashkohen duke ardhur së bashku sup më sup në një rresht, atëherë ato kanë fuqinë dhe vlerën e katër mijë e katërqind e dyzet e katër.

Ka ngjarje të shumta historike që dëshmojnë se fuqia morale dhe vlera e gjashtëmbëdhjetë vetave vetësakrifikues ka qenë më e madhe se ajo e katër mijë vetave. Urtësia e këtij misteri është ky: Çdo anëtar i një unioni të vërtetë e të sinqertë mund të shikojë gjithashtu me sytë e vëllezërve të tjerë dhe të dëgjojë me veshët e tyre. Është sikur çdo person i një unioni të vërtetë prej dhjetë vetash të kishte vlerën dhe fuqinë e të shikuarit me njëzet sy, mendon me dhjetë mendje, dëgjon me njëzet veshë dhe punon me njëzet duar.

(Po, solidariteti i përzemërt dhe unioni nëpërmjet misterit të sinqeritetit janë mjetet për përfitime të pafundme. Gjithashtu ato janë një mburojë efektive dhe pikë e fortë mbështetjeje kundra frikësimeve të shumta, madje edhe kundra vdekjes. Sepse në qoftë se vjen vdekja, ajo merr shpirtin e njërit. Por, meqenëse nëpërmjet misterit të vëllazërisë së vërtetë në rrugën e kënaqësisë Hyjnore, në punët që lidhen me Ahiretin, ndodhen shpirtëra sa numri i vëllezërve, në qoftë se ndonjëri nga ata vdes, ai e takon vdekjen me kënaqësi duke thënë: “Le të mbeten gjallë shpirtërat e mi të tjerë, sepse ato në të vërtetë e bëjnë jetën të vazhdojë për mua duke fituar vazhdimisht shpërblim# për mua, kështu unë nuk vdes. Nëpërmjet shpirtërave të tjerë, unë jetoj me ato shpirtëra për sa ka të bëjë me shpërblimin.)

 

● Rregulli Juaj i Tretë
Ju duhet ta dini se e gjithë fuqia e juaj qëndron tek sinqeriteti dhe e vërteta. Po, forca qëndron tek e vërteta e tek sinqeriteti. Madje edhe ata që janë të gabuar fitojnë fuqi nga sinqeriteti i tyre në rrugën e mbrapshtë që ata kanë marrë. Dëshmia se fuqia qëndron tek e vërteta dhe sinqeriteti është ky shërbimi ynë në rrugën e besimit dhe të Kur‟anit. Një sasi e vogël e sinqeritetit në shërbimin tonë e provon këtë pretendim dhe është dëshmi për vetveten. Sepse shtatë apo tetë vite në rrugën e besimit dhe të dijeve të sheriatit këtu ka tejkaluar njëqindfish njëzet vitet e shërbimit që kam kryer në zonën e vendlindjes sime e në Stamboll. Në vendlindjen time e në Stamboll ata të cilët më ndihmuan ishin njëqind apo një mijë herë më shumë se sa vëllezërit e mi këtu që punojnë së bashku me mua, ku unë jam i vetmuar, pa kërkënd, i huaj, gjysmëanalfabet, (E ka fjalën për shkrimin e tij të keq. Përkthyesi) nën mbikёqyrjen e pushtetarëve të padrejtë e i persekutuar prej tyre.

Unë nuk kam absolutisht dyshim se shërbimi që kam kryer me ju këto shtatë apo tetë vite dhe forca morale që ka rezultuar me sukses njëqind herë më e madhe se ajo e mëparshmja, ka ardhur nga sinqeriteti që ju keni. Unë gjithashtu, duhet të pranoj se nëpërmjet sinqeritetit tuaj të përzemërt, ju më keni shpëtuar mua në një farë mase nga hipokrizia e cila lajkatonte e mburrte nefsin tim nga poshtë perdes së famës e të emrit. Në dashtë Zoti, ju do të keni sukses me fitimin e sinqeritetit të plotë dhe do të më bëni që edhe unë gjithashtu ta fitoj atë.

Ju duhet të jeni në dijeni se Hazreti Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, dhe Shejh Gilani, iu shenjtëroftë misteri i tij, ju nderojnë juve me kerametet e tyre dhe me vizionet e tyre të mrekullueshme nga e padukshmja, për shkak të këtij misteri të sinqeritetit. Në qoftë se ju, me dashje, do ta dëmtonit këtë sinqeritet, atëherë ju do të merrnit goditjet e tyre. Ju duhet të kujtoni gjithmonë goditjet e mëshirës në Shkreptimën e Dhjetë. Në qoftë se dëshironi të keni mbështetjen e heronjve si këta të dy e t‟i keni ata si mësues tek koka e juaj, fitoni sinqeritet të plotë në përputhje me vërsetin Kur‟anor, “Dhe i parapëlqejnë ata (të shpërngulurit) mbi veten e tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë për të”. [Kur’an, 59:9]

Preferoni vëllezërit tuaj mbi vetveten tuaj me nderim, rang e brohoritje, dhe me gjërat që shpirti juaj kënaqet, si përfitimet materiale. Madje edhe në dobitë më të pastërta e të padëmshme si të dhënit mësim një besimtari lidhur me të vërtetat e holla të besimit. Në qoftë se është e mundur, inkurajoje njërin nga shokët e tu, i cili nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, me qëllim që shpirti i juaj të mos bëhet mendjemadh. Ndoshta dikush nga ju mund të ketë dëshirë që ta fitojë vetë shpërblimin e kështu përpiqet ta shpjegojë vetë një çështje të rëndësishme në lidhje me besimin. Megjithëse këtu nuk ka ndonjë dëm apo mëkat, mirëpo kuptimi i sinqeritetit midis jush do të dëmtohej.

● Rregulli Juaj i Katërt
Ky është t‟i përfytyroni vëllezërit tuaj dhe t‟i konsideroni virtytet dhe meritat e tyre në vetveten tuaj me falënderime, si dhe krenaria me lavdinë e tyre. Sufitë kanë terma që i përdorin ndërmjet tyre, si

„Asgjësim në Shehun‟ -në mësuesin e tyre shpirtëror. Unë nuk jam Sufi, por këto parimet e tyre përbëjnë një rregull të mirë në rrugën tonë, në formën e „asgjësimit në vëllezër‟. Midis vëllezërve kjo do të thotë, “Asgjësim brenda njëri-tjetrit”, me fjalë të tjera, çdo vëlla të harrojë ndjenjat e tij të nefsit dhe të jetojë në mendim me ndjenjat dhe virtytet e vëllezërve të tij. Në çdo situatë themeli i rrugës sonë është „vëllazërimi‟ për hir të Zotit xh.sh, dhe marrëdhëniet që na lidhin neve janë „vëllazërimi i vërtetë‟, jo marrëdhënia e babait me djalin, apo marrëdhënia e Shehut me ndjekësit e tij. Tek e shumta një ustadh – profesor- ndërhyn. Rruga jonë është shoqëria më e ngushtë. Kjo shoqëri bën të domosdoshme një shok më të ngushtë, shokun më sakrifikues, mikun më vlerësues dhe vëllain më fisnik. Esenca e kësaj shoqërie është sinqeriteti i vërtetë. Ai që në mesin tuaj e prish këtë sinqeritet të vërtetë bie nga maja e lartë e kësaj shoqërie; ai mund të bie në fundin e një ultësire të thellë, meqë nuk ka aty në mes ndonjë vend për t‟u ngjitur. Po, rruga shihet të jetë dy. Ka mundësi se ata që ndahen tani nga kjo rruga e jonë, nga rruga e madhe e Kur‟anit, ata pa e ditur e pa dashje, ndihmojnë forcat e pafesisë, të cilat janë armiqtë tanë. Ata që hyjnë në fushën e shërbimit të Kur‟anit të mrekullueshëm, nëpërmjet Risale-i Nurit, në dashtë Zoti, nuk do të bien në kurthe të tilla, por do të mbështesin me fuqi dritën, sinqeritetin dhe besimin.

O Shokët e mi në shërbim të Kur‟anit! Njëri nga mjetet më të efektshëm për ta fituar e ruajtur sinqeritetin është, “Të kujtuarit e vdekjes”. Po, ashtu si ambiciet e kësaj dynjaje që dëmtojnë sinqeritetin dhe e shtyjnë njeriun në hipokrizi dhe në dashurinë e kësaj bote, po kështu të kujtuarit dhe lidhja me vdekjen shkakton largim e neveri ndaj hipokrizisë dhe e bëjnë njeriun të fitojë sinqeritetin. Domethënë, të mendosh për vdekjen e të kuptosh se kjo botë është kalimtare, dhe kështu shpëton nga dredhitë e nefsit. Po, sufitë dhe njerëzit e së vërtetës e kanë marrë “të kujtuarin e vdekjes” si themelin në udhëtimin e tyre shpirtëror, duke iu referuar vërseteve Kur’anore:

“Gjithësecili do ta shijojë vdekjen”. [Kur‟an, 3:185]

“Sigurisht që ti (Muhammed a.s.m.) do të vdesësh dhe padyshim që edhe ata do të vdesin”. [Kur‟an, 39:30]

Kështu ata, duke u lidhur në këtë mënyrë me vdekjen, dëbojnë iluzionin e përjetshmërisë, që është burimi i ambicies së kësaj bote. Ata duke i përfytyruar dhe duke i mashtruar vetvetet e tyre si të vdekur ose sikur po vendosen tani në varr… kur ata mendojnë në këtë mënyrë, nefsi urdhërues për të liga bëhet i trishtuar dhe preket nga një imagjinatë e tillë, saqë pak nga pak heq dorë nga shpresat e tij të mëdha e të gjëra. Kështu ka disa avantazhe në “të kujtuarin e vdekjes”.

Hadithi profetik, kuptimi i të cilit është, “Kujtojeni shpesh vdekjen e cila zhduk kënaqësinë dhe e bën atë të hidhur” [Tirmidhi, Nisai] jep mësimin për ta shqyrtuar vdekjen. Megjithatë, meqenëse rruga jonë nuk është një tarikat Sufizmi, por rruga e realitetit, ne nuk do të detyrohemi ta kryejmë këtë shqyrtim apo lidhje në formë të imagjinuar -hipotetike- si Sufitë. Në qoftë se do të veproje kështu, nuk do t‟i përshtateshe rrugës së realitetit. Rruga jonë nuk është të sjellim të ardhmen në të tashmen nëpërmjet mendimit të fundit, por të shikojmë me mendim nga e tashmja në të ardhmen dhe ta shikojmë të ardhmen nëpërmjet të tashmes aktuale siç është realiteti. Po, duke mos patur nevojë për imagjinatën ose konceptin, njeriu mund të shikojë kufomën e tij, frutin e vetëm në pemën e kësaj jete të shkurtër. Njeriu në këtë rrugë nëse do ta ndryshonte pak shikimin e tij, por gjithashtu, edhe vdekjen e botës dhe shkatërrimin e saj, dhe tek ajo do t‟i hapet para tij rruga për tek “sinqeriteti i plotë”.

Mjeti i dytë për të arritur sinqeritetin është të fitosh një sens të pranisë Hyjnore nëpërmjet forcës së besimit të sigurt e të verifikuar dhe nëpërmjet dritave që burojnë nga mendimi reflektues mbi krijesat, i cili të çon në njohjen e Krijuesit; duke menduar se Krijuesi i Gjithëmëshirshëm është gjithmonë i pranishëm dhe e shikon vazhdimisht; duke mos kërkuar tërheqjen e vëmendjes së askujt tjetër përveç se atë të Krijuesit, dhe duke kuptuar se orientimi drejt të tjerëve dhe të kërkuarit ndihmë prej tyre është kundër sjelljes së drejtë në praninë e Tij, njeriu mund të shpëtojë nga një hipokrizi e tillë dhe fiton sinqeritetin. Megjithatë, ndodhen shumë grada e stade në këtë „shqyrtim‟, kështu pjesa e çdo personi është ajo që ai fitoi prej tij sipas aftësisë e mundësisë që ai ka.
Shumë të vërteta janë përmendur në Risale-i Nur të cilat do ta shpëtojnë njeriun nga hipokrizia dhe do ta bëjnë atë të fitojë sinqeritetin. Atëherë duke e referuar atë tek ato të vërteta, ne e presim shkurt diskutimin këtu. Do të përmendim shkurtimisht disa nga shkaqet e shumta që e prishin sinqeritetin, që e pengojnë e që e shtyjnë njeriun në hipokrizi.

I Pari, penguesi i parë i sinqeritetit.
Rivaliteti ose smira lidhur me përfitimet materiale e shkatërron gradualisht sinqeritetin. Ai gjithashtu është i dëmshëm për rezultatet e shërbimit tonë. Kështu, ai gjithashtu shkakton që përfitimet materiale të humbasin. Ky komb ka ushqyer gjithmonë respekt për ata që punojnë për të vërtetën dhe Ahiretin dhe i kanë ndihmuar ata për hir të Zotit xh.sh… Me qëllimin dhe pjesëmarrjen aktive në sinqeritetin e tyre të pastër dhe në punët që ata kryejnë me devocion, kombi ka treguar gjithmonё respekt duke i ndihmuar me përfitime materiale si lëmosha – sadeka- e dhurata me qëllim që ata të mos bëhen të preokupuar për të siguruar nevojat e tyre materiale e të harxhojnë kohën e tyre. Por kjo ndihmesë e dobi mund të mos kërkohet; ajo jepet. Madje ajo nuk mund të kërkohet as me gjuhën e gjendjes, duke e dëshiruar atë me zemër e duke e pritur. Por ajo duhet t‟i jepet kur nuk parashikohet, ose ndryshe do të dëmtohej sinqeriteti.

Një gjë e tillë gati përfshihet brenda ndalesës Hyjnore në vërsetin: “Mos blini (fitoni) me ajetet e mia çmim të ulët”. (Mos i shisni shenjat tona për një çmim të vogël)” [Kur‟an, 2:41] dhe pjesërisht
shkatërron veprimin.

Kështu, dëshira për këto përfitime materiale dhe pritja për ato gjëra, në një mënyrë të tillë duke mos i lejuar ato të shkojnë tek një tjetër, nefsi urdhërues për të liga nxit me egoizëm e smirë një ndjenjë rivaliteti ndaj një vëllai të vërtetë dhe ndaj një shoku në atë shpërblim të veçantë. Sinqeriteti i tij prishet, shenjtëria e shpërblimit humbet dhe personi bëhet i padëshiruar në sytë e njerëzve të realitetit. Ai gjithashtu humbet përfitimin material. Kjo çështje ka diskutim të gjatë, por unë do ta pres shkurtazi, dhe vetëm do të përmend dy shembuj të cilët do të forcojnë sinqeritetin dhe unionin e vërtetë midis vëllezërve të vërtetë.

Shembulli i Parë

Njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, dhe madje edhe disa politikanë dhe disa grupe të fshehta dhe manipulatorët e shoqërisë kanë marrë si udhërrëfyesin e tyre parimin e „pronës së përbashkët‟, e ndarjes së pronës, me qëllim që të sigurojnë pasuri e fuqi të madhe. Ata kërkojnë një fuqi të jashtëzakonshme dhe avantazh, pavarësisht të gjitha shfrytëzimeve të tyre dhe humbjeve. Megjithatë, natyra e pronës së përbashkët nuk ndryshon me ndarjen, pavarësisht dëmeve të shumta të saj. Megjithëse çdo partner, ortakë, sipas këtij parimi është sikur të ishte pronari dhe mbikёqyrësi i të gjithë pasurisë nga këndvështrimi i pjesëmarrjes në pasuri dhe i mbikёqyrjes së saj, por pavarësisht nga kjo, ai përsëri nuk mund të fitojë gjë nga ajo. Megjithatë, në qoftë se ky parimi i pronës së ndarë do të zbatohej në punët që i përkasin botës tjetër, ai do të grumbullonte përfitime të mëdha e pa shkaktuar ndonjë humbje. Sepse ajo do të thotë se e gjithë pasuria të kalonte tek duart e
çdo partneri. Për shembull, ndodhen katër ose pesë njerëz me idenë e pjesëmarrjes dhe të partneritetit; njëri prej tyre sjell parafinën -naftën-, një tjetër fitilin, i treti shishen e llambës, i katërti vetë llambën dhe i fundit, kutinë e shkrepëses. Ndërkohë ata e mbërthejnë llambën dhe e ndezin. Gjithësecili nga ata bëhet pronari i krejt llambës. Në qoftë se secili nga ata partnerë do të kishte një pasqyrë të madhe në mur, ai do të reflektohej në të së bashku me llambën e me dhomën pa mangësi dhe e pazbërthyer. Është e njëjta me pjesëmarrjen e ndërsjellë në pasuritë e botës tjetër nëpërmjet misterit të sinqeritetit, bashkëpunimit përmes vëllazërimit dhe iniciativës së përbashkët nëpërmjet misterit të unitetit.

Shuma e përgjithshme e siguruar nëpërmjet atyre punëve të përbashkëta si dhe e gjithë drita që buron prej tyre – hyjnë në librin e veprave të mira të secilit nga ato pjesëmarrës. Ky është një fakt dhe  është dëshmuar nga njerëzit e realitetit. Ai gjithashtu kërkohet nga zemërgjërësia e mëshirës Hyjnore dhe Bujaria e Tij absolute.
Prandaj, o vëllezërit e mi, në dashtë Zoti, përfitimet materiale nuk do të nxisin smirë midis jush. Është e mundur që ju të mashtroheni në lidhje me përfitimet e Ahiretit si disa nga ata që ndjekin Tarikatin Sufi. Por kujtoni, ku do të ishte merita personale dhe e pjesshme kur krahasohet me meritën dhe dritën e shfaqur në lidhje me veprimet e përbashkëta të përmendura në shembullin e dhënë lart?

Shembulli i Dytë – për vazhdimësinë e sinqeritetit.

Zejtarët fitojnë pasuri të madhe nëpërmjet bashkëpunimit me qëllim që të përfitojnë më shumë nga prodhimet e profesioneve të tyre.
Dikur në një kohë, Dhjetë burra që prodhonin gjilpëra qepjeje, secili punonte veçmas dhe rezultati i punës së tyre individuale ishte prodhimi i tre gjilpërave në ditë. Ndërkohë, sipas parimit të iniciativës së përbashkët, dhjetë burrat u bashkuan. Njëri prej tyre solli hekurin, tjetri ndezi furrën, i treti shpoi gjilpërat, një tjetër i fuste ato në zjarr – furrë-, një tjetër mprehte majat e tyre, e kështu me radhë. Gjithësecili merrej me pjesën e tij të proçesit të prodhimit të gjilpërave. Meqenëse puna, në të cilën ushtrohej, ishte e thjeshtë dhe koha nuk harxhohej, secili fitoi aftësi profesionale dhe e realizonte punën me shpejtësi të konsiderueshme. Atëherë ata e ndanë punën që kishin bërë sipas
parimit të sipërmarrjes së përbashkët dhe ndarjes së punës: Ata panë se në vend të tre gjilpërave në ditë, prodhonin treqind për secilin. Kjo ngjarje u përhap gjërësisht midis zejtarëve dhe atyre të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje, me qëllim që t‟i inkurajonin për të bashkuar punën e tyre.

Prandaj o vëllezërit e mi! Meqenëse bashkimi e marrëveshja në çështjet e kësaj bote dhe në lëndët e ngjeshura sjellin rezultate e përfitime të mëdha të përgjithshme, ju mund të krahasoni se sa shumë fitimprurës e dritëdhënës do të ishte shpërblimi i punëve të Ahiretit!
Dhe sa i madh do të ishte shpërblimi i reflektuar nga të gjitha punët e xhematit -kolektivit-  nëpërmjet mirësisë Hyjnore në pasqyrën e çdo individi, ato punë që nuk kanë nevojë të ndahen e të copëzohen.

Atëherë ju duhet ta vlerësoni atë përfitim shumë të madh. Ky përfitim i madh nuk duhet të humbasë për shkak të smirës -rivalitetit- dhe për shkak të mungesës së sinqeritetit.

Pengesa e Dytë që shkatërron sinqeritetin.
Kjo është mburrja e egos dhe dhënia e një statusi të lartë nefsit urdhërues për të liga, i cili ka dëshirë për famë, për emër, pozitë, për brohoritjen e publikut dhe tërheqjen e vëmendjes së tyre. Kjo është një sëmundje e rëndë shpirtërore. Gjithashtu ajo i hap derën hipokrizisë dhe egocentrizmit -vetëdashjes- e quajtur shoqërim i fshehur të përshkruarit ortakë me Zotin xh.sh., dhe shkatërron sinqeritetin.

Vëllezërit e mi! Rruga jonë në shërbim të Kur‟anit është realiteti i vëllazërisë dhe, kuptimi i vërtetë i vëllazërisë është të asgjësojë personin e tij brenda personalitetit të vëllezërve dhe të preferojë shpirtërat e tyre mbi shpirtin e tij. [Po, i lumtur është ai i cili, me qëllim që të fitojë hyrje në një pellg të madh uji të ëmbël e të kulluar nga burimi i Kur‟anit, e flak personin e tij dhe egon -të cilat janë si copa akulli- në atë pellg dhe i shkrin ato, Autori]

Atëherë, rivaliteti, smira e këtij lloji që buron nga dëshira për rang e pozitë nuk duhet të zgjohet, pasi ai është krejtësisht i kundërt me rrugën tonë. Meqenëse nderi i të gjithë vëllezërve lidhet me nderin e gjithësecilit në xhemat, atëherë ta sakrifikosh atë nder të madh kolektiv për hir të famës së pjesshme e të pozitës që burojnë nga egoizmi… unë kam besim e shpresë se kjo është shumë larg që të ndodh nga studentët e Risale-i Nurit. Po, zemra, mendja dhe shpirti i studentëve të Risale-i Nurit nuk do ta ulnin veten kaq poshtë në gjëra të dëmshme e të ulëta si kjo, por çdo njeri ka një nefs urdhërues për të liga dhe ndonjëherë emocionet e nefsit ndikojnë në disa damarë të karakterit dhe sundojnë në një farë mase, pavarësisht nga zemra, mendja dhe shpirti; Unë nuk po akuzoj zemrat tuaja, mendjet dhe shpirtërat. Unë kam besim tek ju për shkak të ndikimit të Risale-i Nurit. Por nefsi, dëshirat, emocionet dhe imagjinatat ndonjëherë mashtrojnë.

Për këtë arsye, ju ndonjëherë merrni paralajmërime të ashpra. Dhe kjo ashpërsi i drejtohet nefsit, emocioneve, dëshirave dhe imagjinatës; prandaj veproni me vëmendje!
Po, në qoftë se rruga jonë do të kishte qenë një tarikat i veçantë dhe nënshtrim ndaj një shejhu, atëherë do të kishte pasur vetëm një rang ose rangje të kufizuara, për të cilat do të kishin dalë shumë kandidatë për to. Dhe do të ishte e mundur të shfaqej tek ato smira dhe egoizmi.

Kurse rruga jonë është vëllazëria. Nuk ka pozitë apo baba midis vëllezërve, as nuk mund të marrin pozitën e udhëheqësit shpirtëror. Rangu në vëllazëri është i gjërë; ai rang nuk mund të jetë shkak për shtyrje bërrylash prej ziliqari. Tek e shumta vëllai ndihmon vëllain e tij; ai plotëson shërbimin e tij.
Ndodhen dëshmi që tregojnë se shumë pasoja janë shkaktuar nga rivaliteti e lakmia për shpërblim shpirtëror. Dhe aspiratat e larta të rrugëve të udhëheqësve shpirtërorë janë konflikti dhe rivaliteti ndërmjet atyre që ndjekin Tarikatin Sufi. Arritjet e tyre, dobitë e përfitimet kanë pasur pasoja shkatërrimtare ndaj asaj fuqie të madhe të shenjtë të tyre, gjë që i kanë bërë ata të pamundur të qëndrojnë përpara stuhive të bidatit -risisë.

Penguesi i Tretë: Është frika dhe lakmia.

Ky tregues është shpjeguar me qartësi të plotë tek “gjashtë sulmet” së bashku me dy pengues të tjerë. Prandaj ne ua referojmë atë juve, dhe duke i bërë të gjithë Emrat e Tij të Bukur ndërmjetësit tanë, ne i kërkojmë të Gjithëmëshirshmit që të na japë sukses në fitimin e sinqeritetit të plotë.
O Zot! Për hir të sures Ihlas na bëj neve midis robërve të Tu të sinqertë që janë të shpëtuar. Amin… Amin.
Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti.
Vërtet që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”. [Kur‟an, 2:32]

Një letër private për njërin nga vëllezërit e mi. Unë do të përmend një pikë rreth dy haditheve për vëllezërit e mi të cilët bëhen të lodhur nga të shkruarit e Risale-i Nurit dhe që preferojnë recitimin e virdeve në tre Muajt, në muajt e adhurimit, mbi shkrimin e Risale-i Nurit që konsiderohet ibadet në tre aspekte.
[Ne e pyetëm profesorin tonë rreth pesë llojeve të adhurimit të cilat i tregoi në këtë letër të vlefshme.

Shpjegimi që ne morëm është si më poshtë vijon:
1- Ai është xhihad shpirtëror kundra njerëzve të çudhëzimit dhe ai xhihad është më i rëndësishmi.
2- Ai është shërbim ndaj profesorit tonë dhe ndihmë për të në përhapjen e së vërtetës.
3- Është shërbim për të gjithë muslimanët lidhur me besimin.
4- Është përfitim diturie nëpërmjet penës.
5- Është kryerje ibadeti në formën e mendimit reflektiv, një orë e të cilit mund të jetë ndonjëherë e barabartë me adhurimin e një viti.
Nëshkroi: Rushtu, Husrev, Refet.
18 Al-Gazali, Ihja „Ulum al-Din, I.G/Ajluni, Kashf al-Khafa, etj…]

Dy hadithet janë këto:
I Pari: Në ditën e Gjykimit, boja e harxhuar nga dijetarët e fesë do të vihet në peshë me gjakun e martirëve dhe do të jenë të barabartë në peshë.18
I Dyti: “Kushdo që kapet pas sunnetit tim kur prishet ummeti – komuniteti- im, ai do të fitojë shpërblimin e njëqind martirëve”. Domethënë, Ata që aderojnë dhe i shërbejnë sunnetit të profetit dhe të vërtetave të Kur‟anit kur të jenë përhapur bidatet dhe çudhëzimi, ata mund të fitojnë shpërblimin e njëqind martirëve.

O vëllezërit e mi që mërziteni e lodheni nga shkrimi për shkak të dembelisë! Dhe o vëllezërit e mi që keni prirje për sufizmin! Këto dy hadithe, së bashku, tregojnë se drita e zezë që rrjedh nga penat e bekuara e të pastra duke u shërbyer të vërtetave të besimit, mistereve të Sheriatit dhe sunnetit të Profetit a.s.m. në një kohë të tillë si kjo, madje

edhe një pikë prej ujit të tyre -të jetës- si boja, mund të sjellë për ty një avantazh në Ditën e Gjykimit që do të jetë i barabartë me njëqind pika
nga gjaku i martirëve. Prandaj ti duhet të përpiqesh ta fitosh atë shpërblim të madh!

Në qoftë se ju thoni: Ajo që erdhi në hadith është dija, ndërsa disa nga ne jemi vetëm shkrues.

Përgjigjja: Ai që i lexon këto trajtesa të Risale-i Nurit për një vit, duke i kuptuar e duke i pranuar ato, bëhet një dijetar i rëndësishëm e i saktë i kësaj kohe. Madje edhe në qoftë se ai nuk do t‟i kuptonte ato, meqenëse studentët e Risale-i Nurit kanë një personalitet kolektiv, nuk ka dyshim se ai është njëri nga dijetarët e kësaj kohe. Sa për penat tuaja, ato janë gishtërinj jolëndorë të atij personaliteti kolektiv, megjithëse në mendimin tim unë jam i pavëmendshëm për shkak të mendimit të mirë që keni ju për mua, ju më keni dhënë mua pozitën e profesorit -ustad- dhe të dijetarit fetar si dhe jeni bashkuar me mua.
Meqenëse unë jam analfabet dhe kam vështirësi në të shkruar, penat tuaja mund të mendohen se janë penat e mia; ju do të merrni shpërblimin e treguar në hadith.

Said Nursi