O njeri!
– Ti je një vepër e vetëdijshme arti e bërë me urtësi dhe je dikush që tregon Atributet e Autorit Krijues.
– Ti je një gjallesë duke reflektuar Urtësinë, e cila qëndis krijimin; duke reflektuar Njohjen me Fuqinë Absolute të Zgjedhjes; dhe duke reflektuar Fuqinë që sheh atë çfarë di të përshtatet.
– Ti je një mishërim i një Mëshire, e cila dëgjon thirrjet e nevojës tënde.
– Ti je një mishërim i një arti të Dëshiruesit, i Cili do atë çfarë do potenciali yt.
– Ti je akti i Mirëbërësisë së të Gjithëditurit, i Cili i di kërkesat e tua.
– Ti, gjithashtu, je një formë modelimi e Kaderit Paracaktues, i Cili është në dijeni të asaj që është e përshtatshme për konstruktin tënd.
- Si do të ishte e mundur që ti të ishe i përjashtuar prej rregullit të përgjithshëm të krijimit me vullnetin tënd të lirë të pjesshëm dhe me vetëdijen tënde dhe pastaj kthehesh dhe krahason tërësinë me pjesën?
– Si mund të jesh i pakujdesshëm ndaj Zotit tënd, Pronarit, i Cili ka në pronësi të gjitha gjërat? Dhe
– Si mund të hamendësosh se, pavarësisht kësaj njohjeje që rrethon të gjithë krijimin, se nuk ndodhet Një i Vetëm, i Cili është Kontrollues, Gjithëshikues, i Gjithëditur, Përgjigjës i lutjes, Ndihmues, i Cili dëgjon vajtimet, shikon skamjen tënde dhe i di krimet e tua?
- O Nefsi im i mjerë! Përse ti mendon se je i përjashtuar nga sfera e Ligjeve Hyjnore dhe përse u bën padrejtësi të gjitha qënieve të tjera duke mos u dhënë atyre asnjë rëndësi, dhe as nuk e sheh vetveten si përgjegjës për menaxhimin e tyre?
Kjo është një peshë që është e pamundur për ty për ta mbajtur.
- Prandaj, ti duhet ta braktisësh atë lloj shirku të tillë [atë lloj të përshkruari ortakë me Zotin] që do të thotë shmangie prej natyrës themelore që Ai i ka dhënë krijimit, dhe hyr në Sferën e Dominimit të Allahut.
- Duke vepruar kështu, ti mund të gjesh paqën dhe qetësinë e mendjes dhe të zemrës dhe mund të bëhesh një vëlla i respektuar i të gjitha qënieve.
- Përndryshe, shembulli yt është si ai që është ngarkuar me drejtimin e njërit prej timonëve të anijes të mbushur plot me mallra, të cilat i përkasin mbretit; dhe në vend që t’i vendosë peshat dhe plaçkat e tij në anije dhe ta drejtojë timonin me lehtësi, ai e mban peshën e tij mbi shpinë!
Në qoftë se do të kishte pak mend, ai duhej të thonte: “Edhe unë gjithashtu udhëtoj në këtë anije, prandaj, mua më duhet t’i vendos peshat e mia pranë mallrave të mbretit, pronarit tim dhe administratorit “.
- Përveç kësaj, o nefs i mjerë, me qëllim që të jesh i rehatuar dhe të gjesh qetësi, ti gjithashtu duhet t’i vendosësh rregullat dhe parimet islame në anijen e mendjes së Botës Islame.
Bediuzzaman Said Nursi