Përgjigjja: Ajo duhet të jetë brenda sferës së asaj që është e pranueshme, sepse duatë, lutjet, bëhen të pranueshme brenda disa kushteve; pranueshmëria e tyre rritet nëse këto kushte përmbushen.

Për shembull, kur lutjet duhet të bëhen, njeriu duhet të pastrohet shpirtërisht duke kërkuar falje; pastaj ai duhet të recitojë salavate –bekime- për profetin Muhammed a.s.m., e cila është një dua e pranueshme, dhe t’i bëjë ato ndërmjetësuese për duanë; dhe përsëri në fund të thotë salavate, sepse një dua që bëhet midis dy duave të tilla të pranueshme bëhet vetë e pranueshme;  si dhe të lutet për tjetrin pa dijen e tij.

Të lutet me duatë tradicionale dhe me ato dua që kanë ardhur në Kur’anin e shenjtë, si për shembull:

“Zoti ynë! Na jep në këtë botë çfarë është e mirë dhe në botën tjetër çfarë është e mirë dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.”[1]

Dhe të lutet pas pesë namazeve të përditshme, dhe sidomos pas namazit të mëngjesit. Të lutet në vende të bekuara, dhe veçanërisht nëpër xhami; të lutet në ditët e xhumasë, dhe në mënyrë të veçantë në orën kur duatë pranohen; dhe gjatë tre muajve, Rexheb, Sha’ban dhe Ramadan, dhe sidomos në netët e shenjta të mirënjohura, në muajin e Ramazanit dhe sidomos në natën e Kadrit.

Duaja me këto kushte shpresohet nga mëshira e Zotit xh.sh. të jetë e shoqëruar me pranim. Rezultatet e duave të tilla të pranueshme ose shihen ekzaktësisht, ashtu siç u dëshiruan në këtë botë, ose ato janë pranuar lidhur me botën tjetër dhe për jetën e përhershme të atyre që janë lutur. Domethënë, në qoftë se ajo që u kërkua nuk ndodhi tamam ashtu siç u dëshirua, nuk duhet të thuhet se duaja nuk u pranua; përkundrazi, të thuhet se duaja u pranua në formën më të mirë.

 

[1] Kur’an, 2: 201