Shpirti i njeriut ka nevoja të pafundme dhe vuan prej dhimbjeve të pafundme; dhe ai ka një oreks [dëshirë] për kënaqësi të pafundme dhe ushqen ambicie të pafundme.
Madje, edhe dhembshuria me çudhëzimin e zemrës përmban dhimbje të pafundme- për shkak të mosbesimit të saj në Zotin dhe për mosbesimin e saj në Kaderin dhe Mëshirën e Tij.
Prandaj, ti nuk mund të thuash:
-“Cila është vlera ime dhe çfarë vlere kam unë që Zoti do ta shkatërrojë këtë botë për ta rindërtuar atë dhe për të më gjykuar mua atje?”
O njeri i çudhëzuar e dyshues! Mos u mashtro në këtë botë!
Kënaqësia që ti merr në të varet nga një argument çudhëzues. Një njeri i çudhëzuar, i cili është dyshues rreth ekzistencës së jetës tjetër dhe tmerrohet për qënien i vdekshëm, i përkohshëm dhe që frikësohet nga mendimi i zhdukjes së përhershme, mund të kërkojë qetësi në mundësinë se ndodhet lumturi e përjetshme në botën tjetër. Por, kur ai ndjehet i obliguar për të kryer detyrat fetare, atëherë ai kërkon qetësim në mundësinë se nuk ndodhet botë tjetër ku njerëzit do të thirren për të dhënë llogari për atë çfarë ata bëjnë në këtë botë.
Kështu, ai kërkon t’u ikë të dyja llojeve të dhimbjeve.
Por, në një kohë të afërt, problemi do të zgjidhet dhe e vërteta do të shfaqet.
Ndërsa alternativa e parë e hedh atë përnjëherësh në dhimbjet e grumbulluara, dhe jo t’ia pakësojë ato, po ashtu edhe alternativa e dytë i shkakton atij përballjet me torturat e Ferrit.
Ai gjithashtu e ngushëllon vetveten për një kohë të kufizuar me mendimin vijues:
Fatkeqësia e ardhshme- vdekja dhe dënimi që vijon- do t’i përfshijë të gjithë njerëzit. Kështu, meqenëse unë do të jem si çdokush tjetër, nuk shqetësohem.
Por kur koha e saj- e vdekjes- vjen së shpejti, dhimbjet e tij shtohen përpjestimisht me numrin e të sprovuarve, të goditurve.
Përveç vetes së tij, ai ndjen gjithashtu dhimbjet për të afërmit e tij dhe për miqtë e shokët.
Meqenëse njeriu ndjen lidhje të bashkëlindura me njerëzit e tjerë, përgjithësimi i fatkeqësisë u shkakton dhimbjeve të tij veçse të shtohen.
O njeri i pakujdesshëm e dyshues! Mos e mendo atë që ti e shijon në pakujdesi e dyshime si një kënaqësi reale!
Përkundrazi, ndodhen dhimbje të rënda të grumbulluara në të. Ato do të të sulmojnë ty përnjëherësh dhe do të shfaqen si torturat e Ferrit.
Në qoftë se ti dëshiron që këto dhimbje të bëhen kënaqësi të ripërtërira për ty dhe që zjarri të ndryshohet në dritë, braktise mburrjen dhe përkulu dhe bëj sexhde para Zotit me nënshtrim pesë herë në ditë.
Ji kështu i përulur para Zotit që ‘Tryeza e Furkanit [Kriterit] Hyjnor, Kur’ anit- të zbresë me dritë dhe me dhurata të besimit.
Gjithashtu, vazhdo e ngulmo në reflektimin mbi vërsetet e Kur’anit dhe mbi fenomenin ‘natyral’ dhe në praktikimin e detyrave të tua të adhurimit në mënyrë të rregullt.
Kështu, perdja e dyshimit dhe e pakujdesisë të mund të digjet, dhe shija e ëmbël e qënies i shpëtuar prej hidhësirës së çudhëzimit të mund të shfaqet, dhe kënaqësia e lutjes ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm të duket.
Bediuzzaman Said Nursi