Një bërthamë para se të rritet duke u bërë një pemë;
– sperma para se të bëhet njeri;
– veza para se të bëhet një zog fluturues; dhe
– një farë para se të bëhet një bimë,
sigurisht që janë nën drejtimin, urdhërin dhe kontrollin e një Njohjeje të plotë depërtuese dhe zhvilluese.
- Kjo është me qëllim që ato të mund të drejtohen ose të dërgohen për tek rruga e drejtë prej rrugëve të panumërta, të lakuara, të verbëra dhe pa krye.
- Kjo njohje i përket veçse Njohësit të së Padukshmes, i Cili formon në mitra çfarëdo që Ai dëshiron; i Cili njeh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
- Sikur bërthama, sperma, veza dhe fara të ishin- secila prej tyre një prototip,
– Ose një përvijim prej Librit të Qartë [El-Kitâbu El-Mubìn] i cili është njëri prej Librave të Kaderit;
– Ose të ishin si një indeks i nxjerrë prej Regjistrit të Qartë [Imãm Mubìn] i cili është njëri prej Librave dhe Regjistrave të Njohjes së Parapërjetshme;
– Ose si një mishërim parimesh të deduktuara prej Nënës së Librit [Umm El-Kitãb] i cili është njëri prej Librave të Kaderit të Parapërjetshëm, sidomos prej kapitullit të Balancës dhe Rregullit të Atij Libri;
– Ose si një përmbledhje apo diçka përfaqësuese e përqëndruar dhe e kombinuar, e zbritur prej Hyjnisë së të Gjithëfuqishmit për gjithçka dhe të Gjithëditurit për të gjitha gjërat, Madhështia e Tij qoftë e Lartësuar!
Bediuzzaman Said Nursi