Reflektimi mbi krijimin, meditimi mbi shenjat e Zotit në univers, është si dritë; ai e largon ose e shkrin pakujdesinë e ngrirë dhe mungesën e vetëdijes- për Zotin.
- Të qënit i kujdesshëm dhe i vëmendshëm është si zjarri; ajo i djeg dokrrat dhe kotësirat e thata të dyshimeve dhe të skepticizmit ndaj Tij.
- Por, kur ti reflekton mbi veten tënde, mbi botën tënde të brendshme, mbi botën e ndjenjave të tua, emocioneve, aftësive dhe mbi ndërgjegjen tënde, reflekto aq thellë dhe në aq shumë detaje aq sa të mundesh, ashtu siç e kërkon Emri Hyjnor ‘El-Baatinu, ‘I Brendshmi, I Padukshmi’, sepse plotësia e një arti e shfaq veten në detaje dhe degëzime.
- Kur ti reflekton mbi botën e jashtme, reflekto mbi të shkurtazi dhe përciptas pa hyrë në detaje. Është e mjaftueshme për ty të kuptosh themelet mbi të cilat bazohet ajo botë.
Kjo është ajo që kërkon Emri Hyjnor ‘Edh-Dhahir'[I Jashtmi, I Dukshmi],
Sepse shkëlqimi i një arti bëhet më i dukshëm, më i bukur dhe më i shkëlqyer kur shikohet e shqyrtohet si një tërësi, dhe bota e jashtme është tepër e shtrirë; Në qoftë se zhytesh në të, meqenëse ajo nuk ka brigje, ti mund të mbytesh.
- Në qoftë se ti futesh thellë në botën tënde të brendshme, por bën një udhëtim të shkurtër e të shpejtë në botën e jashtme, ti mund t’i afrohesh Unitetit- El’Vahdetu.
– Pjesët individuale kërkojnë tërësinë;
– Komplekset kërkojnë përbërës; dhe
– Përbërësit bëhen të njësuar, të bashkuar; dhe prej kësaj del drita e bindjes ndaj Unitetit .
- Kur ti vepron ndryshe, domethënë kur ti bën një shqyrtim të shkurtër e sipërfaqësor mbi botën tënde të brendshme, ndërsa hyn në detaje në udhëtimin tënd në botën e jashtme, atëherë diversiteti [larmia] e gjërave të hedh në konfuzion dhe shkakton dyshime tek ti.
Egoizmi yt forcohet dhe pakujdesia bëhet e ngulitur në ty. Atëherë ti je i prirur drejt natyralizmit. Kjo është rruga që të çon prej larmisë së gjërave për në çudhëzim.
O Zot! Mos na përfshi neve midis të çudhëzuarve! Amin.
Bediuzzaman Said Nursi