Lexo PDF

 

[Kjo përbëhet nga përgjigje rreth dy pyetjeve]

 

“Me Emrin e Tij, që s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[1]

E para është shënimi i Qëllimit të Dytë të Fjalës së Tridhjetë që lidhet me fjalinë e gjatë, e cila përshkruan transformimet e grimcave të vogëla.

“Libri i Qartë” dhe “Regjistri i Qartë!” janë përmendur në shumë vende në Kur’anin e gjithurtë. Disa komentatorë të Kur’anit thanë se ato ishin “të njëjta,” ndërsa të tjerët thanë se ato ishin “të ndryshëm.” Pra, shpjegimet rreth kësaj të vërtete janë të ndryshme. Shkurtazi, ata thanë se ato ishin “Tituj për Njohjen Hyjnore.”

Por, nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit, unë kam formuar këtë mendim: “Regjistri i Qartë” (El-imamul Mubin) është një titull për shumëllojshmërinë e njohjes Hyjnore dhe urdhërin, meqë ai shikon tek Bota e padukshme më shumë se sa tek Bota e dukshme. Domethënë, ai e shikon të shkuarën dhe të ardhmen më shumë se sa të tashmen. Me fjalë të tjera, ai shikon origjinën, pasardhjen, rrënjët dhe farërat e gjërave më shumë se sa ekzistencën e tyre të jashtme. Domethënë, ai është një regjistër i kaderit Hyjnor. Ekzistenca e këtij regjistri është provuar si në “Fjalën e Njëzet e Gjashtë,” po ashtu edhe në një shënim tek “Fjala e Dhjetë.”

Po, ky “Regjistër i Qartë” është një titull për një lloj të Njohjes Hyjnore dhe të urdhrit, sepse meqenëse origjina, rrënjët dhe burimet e gjërave rezultojnë në ekzistencat e tyre me rregull të plotë dhe me art të skajshëm, ato tregojnë se ato janë organizuar nëpërmjet një Regjistri të parimeve të Njohjes Hyjnore. Dhe meqenëse rezultatet, pasardhjet dhe farërat e gjërave përmbajnë programet dhe indekset e qënieve që do të vijnë në të ardhmen, ato sigurisht bëjnë të ditur se ato janë përmbledhje të zvogëluara të urdhëresave Hyjnore. Për shembull, mund të thuhet se një farë u ngjason programeve dhe indekseve  të cilat do të organizojnë të gjitha pjesët e pemës, dhe ajo është si një mishërim i zvogëluar i atyre urdhërave Krijuese të cilat përcaktojnë indeksin dhe programin.

Shkurtazi: Meqenëse “Regjistri i Qartë” është si një program ose indeksi i Pemës së krijimit ku degët e së cilës janë shpërndarë në të shkuarën, në të ardhmen dhe në botën e padukshme. “Regjistri i Qartë” me këtë kuptim është një fletore e Kaderit Hyjnor  dhe një përmbledhje e parimeve të tij. Grimcat e vogëla dërgohen tek detyrat e tyre dhe shtyhen për tek lëvizjet e tyre në trupat e gjërave nëpërmjet urdhërit dhe dekretit të atyre parimeve.

Sa për “Librin e Qartë”, ai shikon tek Bota e dukshme më shumë se sa tek Bota e Padukshme. Domethënë, ai shikon tek e tashmja më shumë se sa tek e shkuara dhe e ardhmja. Ai është një titull, një bllok, një regjistër i Fuqisë Hyjnore dhe i Dëshirës më shumë se sa i Njohjes dhe i urdhrit. Në qoftë se “Regjistri i Qartë” është një bllok shënimesh i Kaderit Hyjnor, “Libri i Qartë” është Regjistri i Fuqisë Hyjnore. Domethënë, arti i përkryer dhe rregulli në qëniet, në esencat, në atributet dhe në cilësitë e  të gjitha gjërave tregojnë se atyre u vishet trupi nëpërmjet parimeve të një Fuqie të plotë dhe nëpërmjet ligjeve të një vullneti depërtues. Format e tyre përcaktohen dhe specifikohen, secilës i jepet një përmasë e përcaktuar dhe një trajtë e veçantë. Kjo do të thotë se Ajo Fuqi dhe Ajo Dëshirë kanë një përmbledhje universale dhe të përgjithshme ligjesh dhe një regjistër të madh, sipas të cilit, trupat e veçantë dhe format e të gjitha gjërave priten, qepen dhe vishen. Ekzistenca e këtij blloku shënimesh ashtu si “Regjistri i Qartë,” është provuar në çështjet që lidhen me “Kaderin Hyjnor dhe me zgjedhjen e njeriut –me vullnetin e njeriut.”

Shikoje idiotizmin e njerëzve të çudhëzimit, të pakujdesisë dhe të filozofisë! Sepse ata e perceptuan Pllakën e Ruajtur të Fuqisë Krijuese, manifestimin, reflektimin dhe shëmbëlltyrën në gjërat e atij libri të hollë të Urtësisë dhe të Dëshirës Hyjnore, por, ruajna Zot!, duke e  quajtur atë “Natyrë”, ata e shuan dritën e tij. Kështu, nëpërmjet diktimit të “Regjistrit të Qartë”, domethënë, nëpërmjet dekretit të Kaderit Hyjnor dhe sipas parimeve të tij, Fuqia Hyjnore shkruan dhe krijon zinxhirët e qënieve, ku secili nga ato është një shenjë në krijimin e gjërave, në faqen e kohës, e njohur si “Pllaka e Shfaqjes dhe e Zhdukjes”, dhe krijon e shkakton lëvizjen e grimcave…

Kjo do të thotë se lëvizja e grimcave është një dridhje dhe një lëvizje që buron nga shkrimi dhe kopjimi, gjatë kalimit të qënieve nga Bota e Padukshme për tek Bota e Dukshme dhe nga njohja për tek fuqia.

Sa për “Pllakën e Shfaqjes dhe të Zhdukjes”, ajo është një regjistër përherë i ndryshueshëm, një pllakë për shkrim dhe fshirje, në sferën e mundësisë së Pllakës së Ruajtur më të madhe e cila është e fiksuar dhe e qëndrueshme -domethënë- në qëniet të cilat, në mënyrë të vazhdueshme manifestojnë vdekjen dhe jetën, ekzistencën dhe asgjësimin; ajo është realiteti i kohës. Po, ashtu si çdo gjë që ka një realitet, që ne e quajmë “kohë”, realiteti i atij lumi madhështor i cili vërshon nëpër univers, është si fleta dhe boja e shkrimit të Fuqisë në Pllakën e Shfaqjes dhe të Fshirjes (Zhdukjes).”

“ Askush nuk e di të panjohurën përveç All-llahut xh.sh..”

*  *  *

 

Pyetja e dytë: Ku do të ndodhin Tubimi i Madh dhe Gjyqi i Fundit?

Përgjigjja:    “Dhe Dijenia është vetëm me All-llahun.”

Shembujt e lartë të urtësisë që i shfaq Krijuesi i Gjithurtë në të gjitha gjërat, dhe madje të bashkangjiturit e shembujve vërtet të mëdha të urtësisë edhe gjësë më të vogël, tregojnë qartë se globi tokësor nuk rrotullohet në një rreth pa qëllim, pa kuptim e më kot, por rrotullohet rreth diçkaje të rëndësishme; ai përshkruan, vizaton, vijon dhe tregon perimetrin -rrethin- e një zone të gjërë. Ai udhëton përreth një vendi të madh ekspozite dhe i dorëzon atij produktet e tij jolëndorë, sepse në të ardhmen prodhimet, rezultatet, do të shfaqen atje përpara shikimeve të njerëzve. Domethënë, ai do të mbush rrethin, perimetri i të cilit është afërsisht prej njëzet e pesë mijë vitesh; Siria,  Shami i bekuar, do të jetë si një bërthamë sipas një rrëfenje hadithi[2]. Fusha e Tubimit të madh do të shtrihet nga ai vend, nga Zona e Sirisë. Të gjitha prodhimet jolëndore të tokës janë dërguar sa për tani tek regjistrat dhe pllakat e asaj fushe e cila është nën perden e së padukshmes dhe, në të ardhmen kur të hapet fusha, edhe toka gjithashtu do t’i derdh në të banorët e saj. Prodhimet e saj jolëndore gjithashtu do të kalojnë nga e padukshmja në Botën e Dukshme.

Po, ashtu si një fushë e kultivuar, një burim dhe një peshore, toka ka prodhuar mjaft prodhime për ta mbushur atë arenë të gjërë, dhe krijesat që do ta zënë atë kanë vërshuar nga toka, dhe ato që do ta mbushin atë janë larguar e kanë dalë prej saj. Domethënë, globi tokësor, është një farë dhe Fusha e Ringjalljes, së bashku me ato brenda saj është një pemë, një filizë -kalli- dhe depo. Po, ashtu si një pikë drite që bëhet një vijë e ndritshme ose një rreth me lëvizjen e saj të shpejtë, po ashtu globi tokësor, nëpërmjet lëvizjes së tij të shpejtë e plot urtësi është mjeti i vizatimit dhe i skicimit të një rrethi ekzistenceje dhe, së bashku me atë rreth ekzistence dhe me produktet e tij, ai është boshti për formimin e Fushës së Ringjalljes më të Madhe.

 “Thuaj, dija është vetëm tek All-llahu.”[3]

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

Said Nursi

* * *

 

[1] Kur’an, 17: 44

[2] Shiko El Mustadrak; II, 440, Musnedi; IV, 447, V, 3,5.

[3] Kur’an, 67: 26)