بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
فَلَمَّا اَفَلَ قَالَ لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ
لَقَدْ اَبْكَانِى نَعْىُ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِنْ خَلِيلِ اللّهِ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Por kur ylli perëndoi, ai tha: “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”[162]
Vërseti, لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ‘Unë nuk i dua ata që perëndojnë’, i cili u shpreh nga Ibrahimi a.s. dhe që shpall kalimin e universit dhe vdekjen, më bëri mua të lotoj.
فَصَبَّتْ عَيْنُ قَلْبِى قَطَرَاتٍ بَاكِيَاتٍ مِنْ شُئُونِ اللّهِ
“Sytë e zemrës sime qanë nga veprat e All-llahut dhe derdhën pika të hidhura loti për to.”
Dhe ashtu siç qanë sytë e zemrës sime, çdo pikë loti ishte shumë e hidhur, ajo i bëri edhe të tjerët të qajnë, ashtu sikur të qante vetë. Dhe pikat e lotit janë rreshtat e mëposhtëm në persishte.
لِتَفْسِيرِ كَلاَمٍ مِنْ حَكِيمٍ اَىْ نَبِىٍّ فِى كَلاَمِ اللّهِ
Kështu, ato lotë janë një lloj komentimi i Fjalës së mikut të të Gjithëmëshirshmit dhe i profetit të Tij të urtë, ashtu siç e përmban vërseti Kur’anor, “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”
نَمِى زِيبَاسْتْ اُفُولْدَه گُمْ شُدَنْ مَحْبُوبْ
Një i dashur që fshihet nëpërmjet perëndimit nuk është i bukur! Sepse ata që dënohen për zhdukje nuk mund të jenë vërtetë të bukur, ata nuk duhen dhe nuk duhet të duhen me zemër, pasi zemra e cila u krijua për dashuri të përjetshme dhe që është pasqyra që reflekton dritat e të Përjetshmit të vetëm, nuk e do zhdukjen.
نَمِى اَرْزَدْ غُرُوبْدَه غَيْبْ شُدَنْ مَطْلُوبْ
Një i dëshiruar i cili dënohet të humbasë me perëndime; një i tillë nuk është i denjë të lidhet zemra me të, as mendja nuk do të preokupohej për të. Ai nuk mund të jetë pikë referimi për punët dhe shpresat. Ai nuk mund të jetë objekti i denjë për të të ardhur keq e të shprehësh dëshpërim e hidhërim.
نَمِى خَواهَمْ فَنَادَه مَحْوْ شُدَنْ مَقْصُودْ
Atëherë pse zemra duhet ta dashurojë, ta vlerësojë apo ta adhurojë atë? Një i synuar i cili humbet në jetëshkurtësi, unë nuk e dua, sepse unë jam i përkohshëm, unë nuk dua dikënd që është kështu. Çfarë do të bëja?
نَمِى خَوانَمْ زَوَالْدَه دَفْنْ شُدَنْ مَعْبُودْ
Një i adhuruar i cili varroset në zhdukje! Unë nuk do t’i thërras atij, unë nuk do të kërkoj strehim tek ai, sepse unë jam pafundësisht nevojtar dhe i pafuqishëm, sepse ai që është i pafuqishëm nuk mund të gjejë ilaçe për sëmundjet e mia të mëdha. Ai nuk ka mundësi të shpërndajë balsam mbi plagët e mia të përjetshme. Si do të mundej dikush, i cili nuk mund ta shpëtojë veten e tij nga zhdukja, të jetë një objekt adhurimi?
عَقْلْ فَرْيَادْ مِى دَارَدْ نِدَاءِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ )مِى زَنَدْ رُوحَمْ
Po, në të vërtetë, mendja e cila është e munduar dhe e pushtuar me gjëra të jashtme, bërtet me dëshpërim të pashpresë sa herë që sheh zhdukjet e gjërave të cilat ajo i dashuron marrëzisht në këtë univers të trazuar dhe shpirti, i cili kërkon një të dashur të përjetshëm, lëshon britmën:
لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ “Unë nuk i dua ato që perëndojnë”
نَمِى خَواهَمْ نَمِى خَوانَمْ نَمِى تَابَمْ فِرَاقِى
Jo, Unë nuk dua ndarje… Jo, unë nuk e duroj ndarjen… Takimet që ndiqen nga ndarja janë të dhimbshme.
نَمِى اَرْزَدْ مَرَاقَه اِينْ زَوَالْ دَرْ پَسْ تَلاَقِى
Këto takime të turbulluara me zhdukje të menjëhershme nuk janë të denja për t’u dashur me mall. Sepse ashtu si zhdukja e kënaqësisë që është dhimbje, po ashtu duke imagjinuar zhdukjen e kënaqësisë është gjithashtu dhimbje. Veprat e të gjithë të dashuruarve metaforikë, domethënë, veprat e poezisë mbi dashurinë, të gjitha janë të qara e dhimbje që burojnë nga të imagjinuarit e kësaj zhdukje. Në qoftë se ti do ta shtrëngoje e detyroje shpirtin e të gjitha veprave të poezisë, nga secila do të vërshonin këto britma hidhëruse.
اَزْ آنْ دَرْدِى گِرِينِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِى زَنَدْ قَلْبَمْ
Kështu, është për shkak të dhimbjes dhe të vuajtjeve të atyre takimeve të njollosura me zhdukjet e atyre të dashurave metaforike pikëlluese, që zemra ime qan e bërtet përmes qarjes si Ibrahimi a.s.
لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”
دَرْ اِينْ فَانِى بَقَا خَازِى بَقَا خِيزَدْ فَنَادَنْ
Në qoftë se dëshiron qëndrueshmëri në këtë botë kalimtare, mësoje se: qëndrueshmëria vjen nga përkohshmëria. Gjej përkoh-shmëri lidhur me nefsin urdhërues për të liga, që ti të mund të jesh i qëndrueshëm.
فَنَا شُدْ هَمْ فَدَا كُنْ هَمْ عَدَمْ بِينْ كِه اَزْ دُنْيَا بَقَايَه رَاهْ فَنَادَنْ
Zhvishe veten tënde nga moralet e këqia, që janë bazat e adhurimit të kësaj bote. Ji i përkohshëm! Sakrifikoji të mirat e tua dhe pasuritë në rrugën e të Dashurit të vërtetë. Shiko përfundimet e qënieve të cilat tregojnë mosekzistencë! Sepse rruga që të çon në qëndrueshmëri në këtë botë fillon nga përkohshmëritë.
فِكِرْ فِيزَارْ مِى دَارَدْ اَنِينِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِى زَنَدْ وِجْدَانْ
Mendja njerëzore, e cila zhytet në shkaqe, habitet tek turbullirat e zhdukjes së dynjasë dhe vajton me dëshpërim të pashpresë, ndërsa ndërgjegjja, e cila dëshiron ekzistencën e vërtetë, e këput lidhjen me të dashurat metaforike dhe me qëniet e përkohshme nëpërmjet të vajtuarit si Ibrahimi a.s.
لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ Unë nuk i dua ata që perëndojnë, dhe e lidh vetveten me Ekzistuesin e Vërtetë dhe të Dashurin e Përhershëm.
بِدَانْ اَىْ نَفْسِ نَادَانَمْ كِه دَرْ هَرْ فَرْدْ اَزْ فَانِى دُو رَاهْ هَسْتْ
بَا بَاقِى دُو سِرِّ جَانِ جَانَانِى
O nefsi im injorant! Dije se bota dhe qëniet e saj, sigurisht janë të përkohshme, por ti mund të gjesh dy rrugë, që të çojnë në qëndrueshmëri, tek çdo gjë kalimtare dhe mund të shikosh dy shkreptima e dy mistere nga dritat e Bukurisë së të Dashurit të Përjetshëm, me kusht që, nëse do të mundeshe të kaloje formën kalimtare dhe të tejkaloje limitet e nefsit tënd…
كِه دَرْ نِعْمَتْهَا اِنْعَامْ هَسْتْ وَ پَسْ آثَارْهَا اَسْمَا بِگِيرْ مَغْزِى وَ مِيزَنْ دَرْ فَنَا آنْ قِشْرِ بِى مَعْنَا
Po, dhurata shihet brenda mirësisë dhe favori i Mëshirëplotit ndjehet e merret brenda saj. Në qoftë se kalon nga mirësia tek dhurata, ti do të gjesh Dhuruesin. Gjithashtu, çdo vepër nga veprat e të Vetmit të Përjetshëm është një mesazh që bën të njohur Emrat e Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Në qoftë se ti mund të kalosh nga skalitjet e jashtme për tek kuptimet e brendshme, ti ke gjetur një rrugë për tek i Vetmi i njohur nëpërmjet Emrave të Bukur të Tij. Meqenëse ti mund ta gjesh thelbin, esencën e këtyre qënieve kalimtare, kapu pas kuptimit. Atëherë, ti pa keqardhje do t’i flakje tutje lëvozhgat e tyre të pakuptimta dhe anët e jashtme në rrymën e përkohshmërisë.
بَلِى آثَارْهَا گُويَنْدْ زِاَسْمَا لَفْظِ پُرْ مَعْنَا بِخَانْ مَعْنَا وَ مِيزَنْ دَرْ هَوَا آنْ لَفْظِ بِى سَوْدَا
Po, në të vërtetë, nuk ka ndonjë vepër në ekzistencë veçse është një fjalë e mishëruar që shpjegon kuptime të shumta, madje ajo kërkon të lexohen shumica e Emrave të Krijuesit të saj madhështor. Meqenëse këto krijesa janë Fjalët e fuqisë Hyjnore, dhe fjalët e tyre të mishëruara, atëherë lexoji ato, o nefsi im! Shqyrtoji kuptimet e tyre dhe ruaji ato në thellësinë e zemrës. Dhe pa frikë, flaki fjalët pa kuptim në erërat e përkohshmërisë. Mos e shqetëso veten duke shkuar pas tyre, duke e preokupuar veten tënde në mënyrë të panevojshme!
عَقْلْ فَرْيَادْ مِى دَارَدْ غِيَاثِ ( لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ ) مِيزَنْ اَىْ نَفْسَمْ
Meqenëse zinxhiri i mendimit të mendjes për gjërat e jashtme të kësaj dynjaje, e cila adhuron anët e jashtme, dhe kapitali i së cilës përbëhet nga njohja e jashtme e gjërave, gjë e cila të çon në asgjë e në mosekzistencë, ajo qan me dëshpërim të pashpresë në habinë e saj dhe në zhgënjimin. Ajo kërkon një rrugë të vërtetë që të çon tek realiteti.
Meqenëse shpirti hoqi dorë nga ‘ata që perëndojnë’ dhe nga të përkohshmet dhe zemra i ka braktisur të dashurat metaforike, dhe ndërgjegjja gjithashtu e ka larguar fytyrën e saj nga qëniet e përkohshme, edhe ti gjithashtu, o nefsi im i mjerë! Kërko ndihmën e لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ “Unë nuk i dua ata që perëndojnë”, ashtu si Ibrahimi a.s. dhe shpëto!
چِه خُوشْ گُويَدْ اُو شَيْدَا جَامِى عِشْقْ خُوىْ
Shiko sa mirë e shpreh atë Mevlana Xhami, natyra e të cilit ishte gatuar me dashurinë Hyjnore dhe i cili ishte dehur me kupën e dashurisë, me qëllim që t’i orientojë fytyrat nga shumësia për tek Njësia, shiko sa bukur ka thënë:[163]
يَكِى خَواهْ يَكِى خَوانْ يَكِى جُوىْ يَكِى بِينْ يَكِى دَانْ يَكِى گُوىْ
- Dëshiro vetëm Njërin; përveç Tij të tjerët nuk janë të denjë për t’i dëshiruar.
- Thirr vetëm Njërin; të tjerët nuk do të vijnë për të të ndihmuar.
- Kërko vetëm Njërin; të tjerët nuk janë të denjë për t’u kërkuar.
- Shiko vetëm njërin; të tjerët nuk shikohen gjithmonë; ata e fshehin vetveten prapa perdes së përkohshmërisë.
- Njih vetëm Njërin; ajo që nuk të çon tek njohja e Tij, nuk ka dobi nga prapa.
- Fol vetëm Njërin; fjalët që nuk lidhen me Të, mund të konsiderohen të pakuptimta.
نَعَمْ صَدَقْتَ اَىْ جَامِى , هُوَ الْمَطْلُوبُ , هُوَ الْمَحْبُوبُ ,
هُوَ الْمَقْصُودُ , هُوَ الْمَعْبُودُ,
Po, Xhami, ti fole krejtësisht të vërtetën. I Dashuri i vërtetë, i Kërkuari i vërtetë, i Dëshiruari i vërtetë dhe i Adhuruari i vërtetë është vetëm Ai…
كِه لاَ اِلهَ اِلاَّ هُو بَرَابَرْ مِيزَنَدْ عَالَمْ
Sepse duke i ngjasuar një rrethi të madh për përmendjen e Emrave Hyjnorë, kjo botë, së bashku me qëniet e saj, me gjuhët e tyre të ndryshme dhe me këngët e shumëllojshme, deklaron: لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka zot tjetër përveç Atij”, së bashku ato dëshmojnë Unitetin Hyjnor. Dhe duke shëruar me të plagën e shkaktuar nga لاَ اُحِبُّ اْلآفِلِينَ unë nuk i dua ata që perëndojnë, sikur thotë: Ejani tek i Dashuri i përjetshëm, dhe largoni duart tuaja nga të gjithë të dashurat metaforike të përkohshme.
* * *
[162] Kur’an, 6: 76
[163] Vetëm ky rresht është fjala e Mevlana Xhamit. Domethënë: