“Thuaj (o Muhammed), ‘Dija është vetëm tek All-llahu’.”[1] “Asnjë përveç All-llahut xh.sh.-nuk e njeh të padukshmen”
Sipas disa rrëfenjave, Ferri është nën tokë. Ashtu siç e kemi shpjeguar në vende të tjera, me lëvizjet e tij në orbitën e tij vjetore globi tokësor skicon e vijon një rreth rrotull një fushe e cila në të ardhmen do të jetë “Tubimi i madh i ringjalljes dhe Gjyqi i fundit”. Kjo do të thotë që Xhehennemi është nën boshtin e orbitës vjetore të tokës. Ai është i padukshëm dhe i paperceptueshëm për shkak se ai është zjarr pa dritë dhe i mbuluar me perde. Në distancën e madhe që përshkohet nga toka ndodhen shumë krijesa që janë të padukshme për shkak se ato janë pa dritë. Ashtu si hëna që e humbet ekzistencën kur drita e saj hiqet e largohet, po ashtu ne jemi të pamundur të shohim krijesa të shumta dhe trupa qiellorë të pa dritë të cilët janë përpara syve tanë.
Ka dy Xhehenneme (Skëterra). Njëri nga ato është Xhehennemi më i vogël dhe tjetri është Xhehennemi më i madh. Në të ardhmen, Xhehennemi më i vogël do të transformohet në Xhehennem më të madh dhe është si fara e tij; në të ardhmen ai do të bëhet njëri nga vendbanimet e tij.
Xhehennemi më i vogël është nën tokë, domethënë, është në qendrën e tokës, sepse në brendësinë e globit tokësor është qendra e tij. Është e njohur në gjeologji se duke gërmuar teposhtë, nxehtësia tek e shumta, tek pjesa më e madhe, rritet një gradë në çdo tridhjetë e tre metra. Kjo do të thotë, meqenëse gjysma e diametrit të tokës është më shumë se gjashtë mijë kilometra, zjarri në qendrën e tokës është në një temperaturë rreth dyqindmijë gradë, domethënë, dyqind herë më i nxehtë se sa zjarri në perimetër, në rreth; pra është dyqind herë më i fortë se sa zjarri i dynjasë; kjo është në harmoni dhe përputhet me atë që rrëfehet nga hadithet.
Xhehennemi më i vogël kryen shumë nga funksionet e Xhehennemit më të madh në këtë dynja dhe në Berzah -në Botën e ndërmjetme- dhe kjo tregohet në hadithe. Ashtu si në Botën e Ahiretit, që toka do t’i derdhë banorët e saj në fushën e Ringjalljes brenda orbitës së saj vjetore, po ashtu me urdhrin Hyjnor ajo do t’ia dorëzojë Xhehennemin më të vogël brenda saj Xhehennemit më të Madh.
Sa për pohimin e disa imamëve mu’tezilitë të cilët thanë se “Xhehennemi do të krijohet më vonë”, ky është një gabim dhe një-kohësisht një marrëzi, dhe buron nga mosqënia plotësisht i hapur i Xhehennemit në kohën e tanishme dhe nga moszbulimi i tij në një formë krejtësisht të përshtatshme për banorët e tij. Me qëllim që të shikohen me sytë tanë tokësorë vendbanimet e botës së Ahiretit brenda perdes së të padukshmes dhe për t’i demonstruar ato, ose duhet që universi të zvogëlohet në madhësinë e dy krahinave, ose duhet të zmadhohen sytë tanë me madhësinë e yjeve, me qëllim që ne të mund t’i shohim dhe t’i përcaktojmë saktë vendet e tyre. “Dija është vetëm tek All-llahu”.
Vendbanimet e Ahiretit nuk janë të dukshëm për sytë tonë tokësore, por siç tregohet nga disa rrëfenja hadithesh, Xhehennemi i cili është në Ahiret ka lidhje me dynjanë tonë. Në një hadith thuhet për vapën – nxehtësinë e madhe të stinës së verës se ajo është “Nga gjërësia e Xhehennemit.” Ajo jep një aluzion të Xhehennemit.” (Buhari). Domethënë, Xhehennemi më i madh nuk është i dukshëm për sytë tanë të vockël e të zbehtë të mendjeve të kësaj bote. Por ne mund të shohim me Dritën e Emrit Hyjnor “El Hakimu,” i Gjithurti, siç vijon:
Xhehennemi më i madh që ndodhet nën orbitën vjetore të tokës sikur e ka bërë Xhehennemin më të vogël që ndodhet në qendrën e tokës si përfaqësuesin e tij dhe e ka bërë të kryejë disa nga funksionet e tij. Pronat, zotërimet e të Gjithëfuqishmit të Vetëm të Lavdisë janë me të vërtetë shumë të gjëra; kudo që t’ia bëjë me shenjë Urtësia Hyjnore, Xhehennemi i madh vendoset atje. Por Një i Gjithëfuqishëm i Lavdisë, Një i Gjithurtë i Plotësimit, i Cili është pronari i urdhrit “Bëhu!” – dhe ajo është bërë (në çast)”, e ka lidhur hënën me tokën para syve tonë me një urtësi të plotë e me rregull, dhe me madhështinë e Fuqisë së Tij në harmoni me rregullin. Ai e lidhi tokën me diellin dhe e ka bërë diellin të udhëtojë së bashku me planetet e tij me një shpejtësi të përafërt me atë të rrotullimit vjetor të tokës dhe, me madhështinë e Hyjnisë së Tij, sipas një mundësie e bëri atë të udhëtojë drejt diellit të diejve, dhe i ka bërë yjet, të cilët shndrisin si drita elektrike, dëshmitarë të ndritshëm të Sovranitetit të Hyjnisë së Tij; dhe me atë ka treguar Sovranitetin e Hyjnisë dhe madhështinë e Fuqisë. Nuk është larg urtësisë së plotë, fuqisë madhështore dhe sovranitetit të Hyjnisë së këtij të Vetmi të Gjithëlavdishëm që ta bëjë Xhehennemin më të madh si kaldanë –ngrohtoren- e një fabrike ndriçimi elektrik dhe me të të ndezë yjet e qiejve të cilët shikojnë tek Ahireti dhe t’u japë atyre nxehtësi e fuqi. Domethënë, t’u japë dritë yjeve nga Parajsa, Bota e dritës, dhe t’u dërgojë atyre zjarr e nxehtësi nga Xhehennemi dhe, në të njëjtën kohë ta bëjë pjesë të atij Xhehennemi një vendbanim dhe një vend burgimi për ata të cilët duhet të torturohen. Për më tepër, Ai është një Krijues i Gjithurtë i Cili e fsheh një pemë aq të madhe sa një mal në një bërthamë me madhësinë e një thoi të gishtit të dorës. Atëherë, sigurisht, nuk është e pamundur për fuqinë e një të Gjithëlavdishmi të vetëm të tillë që ta fshehë Xhehennemin më të madh në farën e Xhehennemit më të vogël në zemrën e globit tokësor.
Shkurtazi: Xhenneti dhe Xhehennemi (Parajsa dhe Ferri) janë dy frutat e një dege të pemës së krijimit të cilat shtrihen drejt përjetësisë; vendi i frutave është tek maja e degës. Ato janë dy rezultatet e zinxhirit të universit; dhe vendet e rezultateve janë dy anët e zinxhirit. E ulëta dhe e rënda janë në anën e tij të poshtme; e ndritshmja dhe e larta janë në anën e tij të sipërme. Ndodhen gjithashtu dy rezervuarë -pellgje- për këtë rrymë, lum të ngjarjeve dhe për rezultatin, prodhimin jolëndor të tokës. Vendi i një rezervuari është sipas llojshmërisë së rezultatit; e keqja poshtë, e mira sipër. Ato gjithashtu janë dy pellgjet e rrymës së qënieve të cilat rrjedhin në valët drejt përjetësisë. Sa për vendin e pellgut, ai është aty ku rryma ndalon dhe grumbullohet. Domethënë, e neveritshmja dhe e ndyra poshtë, e mira dhe e pastërta lartë. Ato janë gjithashtu dy vendet e manifestimit, njëri i madhështisë dhe i mëshirës, tjetri ai i zemërimit dhe i lemerisë. Vendet e manifestimit mund të jenë kudo që i Gjithëmëshirshmi Hirplot dhe Detyruesi i Gjithëlavdishëm i vendos vendet e Tij të manifestimit ku të dëshirojë.
Sa për ekzistencën e Parajsës dhe të Ferrit, ato janë provuar në mënyrën më vendimtare në Fjalën e Dhjetë, në Fjalën e Njëzet e Tetë, dhe në Fjalën e Njëzet e Nëntë. Këtu ne themi vetëm këtë: ekzistenca e frutit është aq e sigurt dhe e qartë sa ajo e degës; ekzistenca e rezultatit është aq e sigurt sa siguria e ekzistencës së zinxhirit; ekzistenca e pellgut është aq e sigurt sa siguria e ekzistencës së lumit; ekzistenca e vendeve të shfaqjes është aq e sigurt dhe e qartë sa siguria e ekzistencës së mëshirës dhe e zemërimit.
I Qëndrueshmi i vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!
Said Nursi
[1] Kur’an, 67: 26