Lexo PDF

Kjo Fjalë përbëhet nga Tridhjetë e Tre Dritare

 

Kjo është ‘Fjala e Tridhjetë e tre’ nga njëri aspekt, dhe ‘Letra e Tridhjetë e Tre’ nga aspekti tjetër.

 

بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِى اْلآفَاقِ وَفِى اَنْفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ اَنَّهُ الْحَقُّ اَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ اَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Ne do t’u shfaqim atyre shenjat tona në gjithësi  dhe në vetë veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky (Kur’ani) është e vërteta. A nuk mjafton për Zotin tënd se Ai është Dëshmues përmbi gjithçka?”[632]

Pyetje: Ne do të donim një shpjegim të përmbledhur rreth treguesve të përfshirë në këtë vërset për domosdoshmërinë e ekzistencës së Zotit xh.sh., për Unitetin e Zotit xh.sh., për Atributet e Tij Hyjnore dhe funksionet, qoftë ky aspekt treguesish në botën më të vogël apo në atë më të madhe, domethënë, në njeriun apo në universin, sepse mohuesit kanë shkuar shumë larg në ekstremet e tyre, saqë thonë: Deri kur do t’i ngremë duart tona dhe të lutemi:

وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi të gjitha gjërat?”

Përgjigjja: Të gjitha Tridhjetë e Tre Fjalët që janë shkruar janë Tridhjetë e Tri Pika prej oqeanit të së vërtetës që kanë rrjedhur nga deti i atij vërseti. Tani, ne do të tregojmë vetëm një aluzion të një pike të atij deti, siç vijon:

Për shembull, në qoftë se një mrekullibërës dëshiron të ndërtojë një pallat madhështor, ai para së gjithash i vendos themelet në një mënyrë të urtë e të rregullt dhe i planifikon ato në një mënyrë të përshtatshme për qëllimet dhe për rezultatet e tyre të ardhshme.

Pastaj me mjeshtëri i ndan në ndarje dhe apartamente. Pastaj ai rregullon dhe sistemon apartamentet, i zbukuron ato skalitje dhe endje dekorative, pastaj i ndriçon me drita elektrike. Pastaj, me qëllim që të përtërijë veprat e tij gjeniale dhe favoret në pallatin madhështor e të stolisur, ai bën krijesa të freskëta, ndryshime të reja, dhe transformime në çdo nivel të tij. Dhe pastaj ai vendos një telefon në secilin apartament duke e lidhur me vendqëndrimin e tij dhe hap një dritare në secilin nga ato, me qëllim që të mund të shihet vendqëndrimi i tij i lartë.

Në të njëjtën mënyrë وَ لِلّٰهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَى ‘dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë’, Krijuesi i Pashoq, i Cili njihet me një mijë e një Emra të shenjtë, të tillë si, Autori i Gjithëlavdishëm, Sunduesi i Gjith-urtë, Gjykatësi i drejtë, e deshi krijimin e pallatit të universit dhe të pemës së krijimit, e cila është kjo botë e madhe. Ai i vendosi themelet e këtij pallati dhe rrënjët e kësaj peme për gjashtë ditë nëpërmjet parimeve të urtësisë dhe të ligjeve të njohjes së Tij të parapërjetësisë, pastaj Ai e ndau dhe e formoi atë në nivele më të larta dhe më të ulëta dhe në degë nëpërmjet parimeve të Kaderit Hyjnor dhe të vendimit. Pastaj e organizoi çdo grup të krijesave dhe çdo nivel prej tyre me parimet e përkujdesjes dhe të krijueshmërisë. Pastaj, Ai e zbukuroi çdo gjë dhe çdo botë në një mënyrë të përshtatshme për to, si qiejt me yje dhe tokën me lule. Pastaj, Ai shfaqi dhe bëri të ndritshëm Emrat e Tij brenda arenës së atyre ligjeve universale dhe parimeve të përgjithshme. Dhe pastaj në një mënyrë të veçantë, u çoi asistencë atyre që i kërkonin ndihmë Atij prej ngushtimit dhe zorit të atyre ligjeve të përgjithshme, dhe iu drejtua atyre me Emrat e Tij “Er-Rahman”, “Er-Rahim”, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Domethënë, brenda atyre parimeve universale dhe të përgjithshme Ai ka favore të veçanta, ndihmë të veçantë, manifestime të veçanta, me qëllim që çdo gjë mund të kërkojë ndihmë nga Ai dhe të drejtohen tek Ai në çdo kohë për çdo nevojë. Pastaj, prej çdo apartamenti, çdo niveli, çdo bote, çdo grupi qënieje, çdo individi dhe prej gjithçkaje, Ai hapi dritare që kanë pamje nga Ai dhe të cilat do të tregonin Qënien e Tij, domethënë, që të bënin të njohur ekzistencën dhe Unitetin e Tij. Ai la një telefon në çdo zemër.

Për tani ne nuk do të përpiqemi t’i diskutojmë ato dritare të panumërta, të cilat në çfarëdo mënyre janë përtej fuqisë sonë. Duke ia referuar ato Njohjes gjithëpërfshirëse të Zotit xh.sh., ne do të tregojmë në mënyrë të përmbledhur e të shkurtuar vetëm “Tridhjetë e Tre Dritare”, meqenëse kjo i korrespondon numrit të bekuar të tesbihateve që vijnë pas namazeve të detyruara. Për një shpjegim më të hollësishëm të kësaj, e cila formon “Tridhjetë e Tre Dritaret”, “Letrën e Tridhjetë e Tre” dhe “Fjalën e Tridhjetë e Tre” dhe që përbëhet nga shkreptimat e vërseteve të Kur’anit, ne i referojmë lexuesit tek Fjalët e tjera…

* * *

 

DRITARJA E PARË

Në qoftë se hedhim vështrimin, ne do të shikojmë se të gjitha gjërat, dhe në mënyrë të veçantë krijesat e gjalla, kanë nevoja të shumta të ndryshme dhe kërkesa të shumëllojshme. Dhe ato kërkesa e nevoja u jepen atyre në kohën e përshtatshme, në mënyra të paparashikuara, nga vendet që ato nuk i njohin dhe duart e tyre nuk mund t’i arrijnë; ndihma u vjen atyre. Por fuqia e atyre qënieve të nevojshme nuk është e mjaftueshme as për më të voglën e atyre gjërave të pafundme të cilat ato i dëshirojnë; ato nuk mund t’i përmbushin nevojat e tyre.

Merr në konsideratë veten tënde. Për sa e sa shumë gjëra ti ke nevojë, por duart e tua nuk mund t’i arrijnë ato, si shqisat e tua të jashtme dhe ato të brendshme dhe nevojat e tyre? Krahasoji të gjitha krijesat e tjera  të gjalla me veten tënde. Shiko, ashtu si, më vete, ato dëshmojnë për ekzistencën e domosdoshme dhe tregojnë Unitetin e Tij, po ashtu në tërësinë e tyre ato i tregojnë mendjes, ashtu siç e tregon drita e diellit diellin, një Ekzistues të Vetëm të Domosdoshëm prapa perdes së të padukshmes, të Vetmin e Unitetit, dhe se Ai, Krijuesi, midis titujve të tjerë, është Kerim, Rahim, Murebbi, Mudebbir, Gjithëbujar, i Gjithëmëshirshëm, Furnizues dhe Rregullator.

Dhe kështu, o mohues injorant dhe o i shkujdesur i shthurur! Me çfarë mund ta shpjegosh ti këtë aktivitet të urtë, perceptues dhe të më-shirshëm? A me natyrën e shurdhët? A me forcën e verbër? A me rastësinë e pamend? A mund ta shpjegosh nëpërmjet shkaqeve të pafuqishme dhe të pajeta?..

* * *

 

DRITARJA E DYTË

Ndërsa në ekzistencën e tyre dhe në individualitetin gjërat janë në një formë ngurruese, të hutuara dhe të paforma, midis rrugëve të panu-mërta të mundshme, atyre befas u jepet aspekti më i mirërregulluar dhe i urtë i individualitetit. Për shembull, çdo qënie njerëzore ka në fytyrën e vogël të saj tipare të cilat e dallojnë atë nga të gjithë bijtë e llojit njerëzor, dhe ajo pajiset me urtësi të plotë me shqisa të jashtme e të brendshme. Kjo provon se fytyra është stampa më e ndritshme e Unitetit Hyjnor. Dhe ashtu siç dëshmon çdo fytyrë, nga qindra aspekte, ekzistencën e një Autori të Gjithurtë dhe tregon Njësinë dhe ekzistencën e Tij, po ashtu, stampa  të cilën e shfaqin të gjitha fytyrat  në tërësinë e tyre i tregon syrit të mendjes se të gjitha gjërat janë një vulë e veçantë e Krijuesit të tyre.

O mohues! Cilës fabrike mund t’ia referosh këto stampa e vula të cilat kurrësesi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të imitohen, dhe stampën e ndritshme të të Adhuruarit të Përjetshëm e cila është mbi tërësinë?..

* * *

 

DRITARJA E TRETË

Ushtria e të gjitha specieve të ndryshme të kafshëve dhe të  bimëve në faqen e tokës përbëhet nga katërqind mijë grupe të ndryshme.[633] Qënia e tyre e drejtuar dhe e ngritur me një drejtpeshim dhe rregull të përkryer nëpërmjet furnizimit të tyre, formave, armëve, uniformave, stërvitjeve dhe çmobilizimeve, të cilat të gjitha janë të ndryshme, pa harruar asnjërën nga ato dhe pa u ngatërruar asnjëra, kjo është një stampë e ndritshme si dielli e të Vetmit të Unitetit, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të dyshohet.

Kush tjetër përveç Atij të Vetmit i Cili zotëron fuqi të pakufishme, njohje gjithëpërfshirëse dhe urtësi të pafundme, mund të ndërhyjë në këtë administrim, i cili është i çuditshëm në shkallën më të skajshme, sepse në qoftë se ai i cili nuk mund t’i administrojë dhe t’i zhvillojë të gjitha këto specie e kombe, të cilat janë njëra brenda tjetrës, nuk mundet të ndërhyjë në krijimin e ndonjërës prej tyre, pasi në qoftë se  do të ndodhte ndërhyrja e tij në cilëndo prej tyre, do të shfaqej pasoja, dhe do të dukej mangësia dhe ngatërresa. Ndërsa sipas kuptimit të vërsetit,

فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَى مِنْ فُطُورٍ

Ktheje pra shikimin tënd përsëri; A mund të shohësh ndonjë të çarë?”[634], nuk ndodhet asnjë shenjë ngatërrese. Kjo do të thotë se ajo nuk mund të ndërhyjë as edhe një gisht.

* * *

 

DRITARJA E KATËRT

Ky është pranimi e lutjeve të ofruara nëpërmjet gjuhës së aftësive të pazhvilluara e të pashfaqura nga të gjitha farat, nëpërmjet gjuhës së nevojës së bashkëlindur nga të gjitha kafshët, dhe nëpërmjet gjuhës së ngushticës, gjendjes së vështirë, nga të dëshpëruarit prej llojit njerëzor.

Po, ashtu si secila nga këto lutje të panumërta që në mënyrë të dukshme pranohet e u jepet përgjigje, secila prej tyre tregon dhe dëshmon Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm dhe Unitetin e Tij, po ashtu, në një shkallë më të gjërë, ato pranime  në tërësinë e tyre, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë një Krijues Mëshirëplotë, Gjithëbujar dhe Përgjigjës të lutjeve dhe ndaj të Cilit janë drejtuar shikimet.

* * *

 

DRITARJA E PESTË

Ne shohim se gjërat dhe, në mënyrë të veçantë, qëniet e gjalla vijnë në ekzistencë papritmas, në çast, aty për aty. Por, ndërsa gjërat të cilat shfaqen papritmas nga një substancë e thjeshtë, duhet të jenë shumë të thjeshta, të paforma, të patrajta dhe pa art, ato krijohen me një art dhe me një bukuri që kërkojnë shumë aftësi mjeshtërore, ato zbukurohen me qëndisje të bëra me merak që kërkon shumë kohë dhe stolisen me arte të mahnitshme që kërkojnë shumë vegëla të ndryshme zbukurimi dhe lëndë të shumta stolie.

Atëherë, ashtu si secili nga këto arte të mahnitshme të çastit dhe këto kombinime të bukura  që tregojnë ekzistencën e domosdoshme të Krijuesit të Gjithurtë dhe Unitetin e Hyjnisë së Tij, po ashtu, në tërësinë e tyre, ato tregojnë, në mënyrën më të ndritshme, një të Gjithëfuqishëm të Gjithurtë dhe Ekzistuesin e domosdoshëm.

Kështu, tani, o mohues i çmendur! Hë, vazhdo! Me çfarë mund ta shpjegosh këtë? A me natyrën, e cila është e pavetëdijshme, e pafuqish-me dhe injorante, si ti? Apo dëshiron të bësh një gabim të pakufishëm dhe ta quash Krijuesin e Shenjtë “Natyrë” dhe t’i japësh Natyrës cilësitë e Hyjnisë, me këtë pretekst t’ia atribuosh asaj mrekullitë e Fuqisë së Atij Autori madhështor, i Cili është i pastër, i lartësuar dhe larg çdo mangësie e defekti, dhe të bësh një pamundësi të njëmijëfishtë.

* * *

 

DRITARJA E GJASHTË

اِنَّ فِى خَلْقِ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ وَاخْتِلاَفِ الَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَالْفُلْكِ الَّتِى تَجْرِى فِى الْبَحْرِ بِمَا يَنْفَعُ النَّاسَ وَمَا اَنْزَلَ اللّهُ مِنَ السَّمَاءِ مِنْ مَاءٍ فَاَحْيَا بِهِ اْلاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَبَثَّ فِيهَا مِنْ كُلِّ دَابَّةٍ وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ وَالسَّحَابِ الْمُسَخَّرِ بَيْنَ السَّمَاءِ وَاْلاَرْضِ َلآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

“Padyshim se në krijimin e qiejve dhe të tokës, në këmbimin me rradhë të natës dhe të ditës, në anijet që lundrojnë përmes detit me çfarë është e vlefshme për njerëzimin, në ujin që All-llahu zbret nga qielli duke e bërë tokën pas tij të gjallë pas vdekjes së saj, në lëvizjen (dhe gjallërinë) e të gjitha krijesave të cilat Ai i ka shpërndarë gjithandej, në ndryshimin e drejtimit të erërave dhe të reve që mbahen mes qiellit dhe tokës; të gjitha këto janë me të vërtetë prova (dëshmi, tregues) për popullin që mendon.”[635]

Ashtu siç tregon ky vërset Ekzistencën e Domosdoshme Hyjnore dhe Unitetin, po ashtu ai është  një Dritare e madhe duke shfaqur Emrin më të madh.

Thelbi i vërsetit është ky:

Të gjitha botët në nivelet më të larta e më të ulëta të universit tregojnë me të gjitha gjuhët e ndryshme një rezultat të vetëm, domethënë, Hyjninë e Autorit të Vetëm të Gjithurtë.

Kjo është siç vijon: Ashtu si në qiej –madje edhe astronomia e pranon– lëvizjet jashtëzakonisht të mirorganizuara për rezultate tej mase të mëdha tregojnë ekzistencën, Unitetin dhe Hyjninë e Plotë të një të Gjithëfuqishmi të lavdishëm, po ashtu në tokë, dhe madje edhe gjeografia e dëshmon dhe e pranon atë -ndryshimet e mirorganizuara si në stinët, për dobitë më të mëdha, tregojnë ekzistencën, Unitetin  dhe Hyjninë e plotë të të Njëjtit të Gjithëfuqishëm të Gjithëlavdishëm.

Gjithashtu, ashtu si, duke iu dhënë ushqimi me mëshirë të plotë, duke u veshur në forma të ndryshme me urtësi të plotë dhe duke u zbukuruar me të gjitha llojet e shqisave nëpërmjet Hyjnisë së Plotë, secila nga të gjitha kafshët në tokë dhe në det përsëri dëshmon ekzistencën e të Gjithëfuqishmit të Gjithëlavdishëm, tregon Unitetin e Tij, po ashtu në tërësinë e tyre ato shfaqin në një shkallë të gjërë madhështinë dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

Dhe  gjithashtu, ashtu si secila nga bimët e mirorganizuara në kopshte dhe lulet e stolisura bukur, të cilat i shfaqin bimët, dhe lulet që tregojnë frutet e mirërregulluar, dhe frutat që tregojnë qëndisjet e zbukuruara, secili më vete dëshmon ekzistencën e Autorit të Gjithurtë dhe tregon Unitetin e Tij, po ashtu, në tërësinë e tyre, ato tregojnë në mënyrën më të ndritshme bukurinë e mëshirës së Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij…

Gjithashtu, ashtu si pikat e shiut që dërgohen nga retë në qiell të ngarkuara me detyra për shembuj të rëndësishëm urtësie, për qëllime, për dobi të domosdoshme dhe për rezultate të ndryshme, përsëri demonstrojnë, sa numri i pikave të tyre, ekzistencën e domosdoshme, Unitetin dhe Hyjninë e përplotësuar të Autorit të Gjithurtë, po ashtu bëjnë të gjitha malet mbi tokë dhe të gjitha mineralet e depozituara brenda tyre me të gjitha veçoritë e tyre të ndritshme për dobi të shumta të ndryshme, tregojnë me fuqinë e tyre dhe qëndrueshmërinë e një mali, ekzistencën e domosdoshme, Unitetin e Autorit dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

Gjithashtu, ashtu si, duke u zbukuruar me varietete të shumta të luleve të mirorganizuara, kodrat e vogëla të shkretëtirave dhe maleve, ku secila dëshmon ekzistencën e domosdoshme të një Autori të Gjithurtë dhe tregon Unitetin e Tij, dhe të gjitha së  bashku tregojnë madhështinë e sovranitetit të Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij, po ashtu, bën shumëllojshmëria e madhe e formave të mirërregulluara të të gjitha gjetheve të pemëve, barit, dhe të gjitha fazat e ndryshme, gjendjet dhe lëvizjet e mirëbalancuara e të dalldisura, që përsëri tregojnë, sa numri i gjetheve, ekzistencën e domosdoshme, Unitetin dhe Hyjninë e përkryer të Autorit të Gjithurtë.

Dhe gjithashtu, ashtu si zhvillimi i rregullt në kohën e rritjes së tyre të secilit prej trupave të gjallë, dhe secili duke u pajisur me të gjitha llojet e organeve, dhe qënia e tyre duke u drejtuar në mënyrë të vetëdijshme drejt fruteve të ndryshme të shumta, secila përsëri dëshmon ekzistencën e domosdoshme të Autorit të Gjithurtë dhe tregojnë Unitetin e Tij. Dhe në tërësinë e tyre ato tregojnë në një shkallë vërtet të madhe fuqinë e Tij Gjithëpërfshirëse, urtësinë e Tij të gjithanshme, bukurinë e artit të Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij. Gjithashtu nefset dhe shpirtërat duke u vendosur me një urtësi të plotë në të gjitha trupat shtazorë dhe armatosja e tyre në mënyrën më të regullt me lloje të shumta sistemesh dhe aftësish, dhe qënia e tyre duke u dërguar në detyra të ndryshme të shumta me urtësi të plotë dëshmon sa numri i kafshëve, madje sa numri i aftësive dhe i gjymtyrëve të tyre, ekzistencën e domosdoshme të Atij Autori të Gjithurtë dhe dëshmojnë e tregojnë unitetin e Tij, dhe në tërësinë e tyre tregojnë në mënyrën më të ndritshme Bukurinë e Mëshirës së Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

Dhe gjithashtu, ashtu si “inspirimet” nga e padukshmja që u jepen të gjitha zemrave, të cilat i bëjnë të njohur njeriut çdo lloj shkence, njohurie dhe vërtetësie dhe u mësojnë kafshëve se si t’i sigurojnë nevojat e tyre, që bëjnë të njohur ekzistencën e Krijuesit Mëshirëplotë dhe tregojnë Hyjninë e Tij, po ashtu bëjnë shqisat e tyre të jashtme e të brendshme, të cilat si rreze duke mbledhur lule jolëndore prej kopshtit të universit janë secili si një çelës për një botë të ndryshme, që demonstrojnë aq qartë si dielli ekzistencën e domosdoshme, Unitetin, Njësinë dhe Hyjninë e përkryer të Autorit të Gjithurtë, të Gjithëditur, Krijuesin Mëshirëplotë dhe Furnizuesin Gjithëbujar.

Kështu, këto dymbëdhjetë Dritare të përmendura këtu, ku secila prej tyre përfaqëson një aspekt për një Dritare të gjërë, tregon me atë dritë dymbëdhjetë ngjyra të realitetit që përbëhet nga dymbëdhjetë ngjyra, Njësinë, Unitetin dhe Hyjninë e plotë të Zotit të Gjithëfuqishëm.

Dhe kështu, o mohues fatkeq! Me çfarë mund ta mbyllësh këtë dritare e cila është aq e madhe sa globi tokësor, madje aq e gjërë sa gjërësia e orbitës së tij vjetore? Dhe me çfarë mund ta shuash këtë burim drite që shndrit si dielli? Dhe me çfarë perde pakujdesie mund ta fshehësh ti atë?..

* * *

 

DRITARJA E SHTATË

Rregulli i përkryer i veprave të artit të shpërndara sipër faqes së universit, harmonia dhe balanca e tyre e përkryer, plotësimi i stolisë së tyre, lehtësia në krijimin e tyre, përngjasimi i tyre me njëra-tjetrën dhe shfaqja e tyre një natyrë të vetme, demonstron  në një shkallë të gjërë ekzistencën e domosdoshme, fuqinë e përkryer dhe Unitetin e një Autori të Gjithurtë.

Dhe gjithashtu, ashtu si krijimi i qënieve komplekse të mirëvendosura, të ndryshme e të panumërta nga elementet e thjeshta dhe të pajeta që përsëri dëshmon sa numri i atyre qënieve të përbëra, ekzistencën e domosdoshme të Autorit të Gjithurtë dhe tregon Unitetin e Tij, po ashtu në tërësinë e tyre ato demonstrojnë në mënyrën më të ndritshme Unitetin e Tij dhe plotësimin  e fuqisë së Tij.

Po këtë bëjnë dallimi i plotë dhe shquarsia e qënieve gjatë përtëritjes së rifreskimit të tyre –me shpërbërjen dhe përbërjen– pavarësisht qënies së tyre në përzierjen më të skajshme dhe në grumbu-llimin, përsëri tregojnë ekzistencën e domosdoshme, fuqinë e plotë, Unitetin e Një të Gjithurti Absolut, të Një të Gjithëfuqishmi absolut dhe të Një të Gjithëdituri Absolut.

Merr, për shembull, dallimin e filizave dhe rritjen e farërave në brendësi të tokës dhe rritjen e rrënjëve pa ngatërresën e tyre në një mënyrë të tillë që megjithëse ato janë të gjitha të përziera dhe substancat e përziera që futen në pemët duke qenë të ndara për gjethet, lulet dhe frutat, dhe lëndët ushqyese të cilat hyjnë në trup në formë të përzier duke u dalluar e veçuar me urtësi të plotë dhe me balancë të përkryer për qelizat e trupit, gjithashtu, nënshtrimi i grimcave të pajeta të pafuqishme e injorante duke kryer detyra të panumërta në mënyrën më të organizuar, në mënyrën më të vetëdijshme, me urtësi dhe me aftësi, bërja e botës së grimcave duke i ngjasuar një fushe të madhe të lërueshme, dhe në çdo minut duke mbjellur e korrur në të dhe duke marrë prodhime të freskëta botërash  të ndryshme prej saj, përsëri këto tregojnë ekzistencën e domosdoshme të të Gjithëfuqishmit të lavdisë dhe të Autorit të Plotësimit, Fuqinë e Tij të plotë, Unitetin e Tij dhe plotësimin dhe Madhështinë e Hyjnisë së Tij.

Kështu, një dritare e madhe hapet për njohjen Hyjnore nëpërmjet  këtyre katër rrugëve, dhe ato shfaqin Autorin e Gjithurtë për mendjen në një shkallë të gjërë.

Dhe tani, o i pavëmendshëm fatkeq! Në qoftë se nuk dëshiron ta shohësh dhe ta njohësh Atë në këtë mënyrë, atëherë nxirre dhe flake mendjen tënde, bëhu kafshë dhe shpëto!..

* * *

 

DRITARJA E TETË

Dëshmia e të gjithë profetëve, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ta, të cilët janë me shpirtërat më të ndritur, duke u mbështetur në mrekullitë e tyre të dukshme e të qarta; dëshmia e të gjithë Evlijave, të cilët me emrat e tyre të ndritshme janë polet shpirtërore, duke u mbështetur në ndriçimet e  tyre  dhe në kerametet; dhe dëshmia e të gjithë dijetarëve të pastër, të cilët kanë mendje të ndritura, duke u mbështetur në kërkimet dhe në verifikimet e tyre, që të gjithë dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme, Unitetin, Hyjninë e përkryer e të Vetmit  në Unitet, Ekzistuesin e domosdoshëm dhe Krijuesin e të gjitha gjërave.

Kjo Dritare është shumë e madhe, e ndritshme dhe është gjithmonë e hapur për ta shfaqur atë rang të lartë të Hyjnisë.

O mohues i mjerë! Tek kush tjetër e vë besimin tënd, sa që ti nuk po u kushton vëmendje këtyre? Ose, duke mbyllur sytë e tu ditën , a e imagjinon ti botën të jetë zhytur në errësirë?..

* * *

 

DRITARJA E NËNTË

Adhurimi i përgjithshëm në kozmos, në mënyrë të vetëkuptueshme demonstron një të Adhuruar Absolut. Në të vërtetë, bindja e plotë dhe adhurimi i të gjithë melekëve dhe i qënieve shpirtërore, që vërtetohet nga dëshmia e atyre që kanë depërtuar tek bota shpirtërore dhe tek dimensionet e brendshme të gjërave dhe janë takuar me melekë dhe me qënie shpirtërore dhe dëshmia e të gjitha qënieve të gjalla që në mënyrë të vetëkuptueshme kryejnë detyrat e tyre me një rregull të përkryer dhe në mënyrë adhurimi dhe dëshmia e të gjitha gjërave të pajeta si elementet, që në mënyrë të vetëkuptueshme kryejnë shërbimet e tyre me nënshtrim të plotë dhe në një mënyrë adhurimi, të gjitha demonstrojnë ekzistencën e domosdoshme të Unitetit dhe Një të Adhuruar të vërtetë.

Gjithashtu, të gjithë grupet e të gjitha njohjeve të vërteta të njohësve të saktë, të cilët mbajnë fuqinë e konsensusit, falënderimet e frutshme që burojnë nga thellësitë e zemrave të mirënjohësve, dhe përmendjet e ndritshme të të gjithë atyre që recitojnë Emrat e Zotit xh.sh., falënderimet e të gjithë falënderuesve, të cilët shtojnë mirësinë, të gjitha provat demonstrative dhe  përshkrimet e Unitetit Hyjnor të Njësuesve, dhe dashuria e vërtetë e dashuruesve të Zotit xh.sh., vullneti i vërtetë dhe dëshirat e atyre që e kërkojnë Atë dhe kërkimi i zellshëm dhe i sinqertë dhe pendesa e të gjithë atyre të cilët kthehen tek Ai, demonstrojnë ekzistencën e domosdoshme, Hyjninë e përkryer, Unitetin e të Adhuruarit të Vetëm të parapërjetësisë, Unitetin e të Njohurit, të Përmendurit, të Falënderuarit, të Lavdëruarit, të Vetmit, të  Dashurit, të Dëshiruarit dhe të Synuarit. Gjithashtu, i gjithë adhurimi i pranuar i qënieve të përkryera njerëzore, rrezatimi shpirtëror dhe lutjet, shikimet dhe ndrçimet që burojnë nga adhurimi i tyre i pranueshëm, përsëri demonstron ekzistencën e domosdoshme të Unitetit, Hyjninë e plotë të Qënies së përjetshme dhe të Adhuruarin e Amshuar.

Kështu, në këto tre aspekte hapet një dritare e gjërë dhe dritëdhënëse për unitetin Hyjnor.

* * *

 

DRITARJA E DHJETË

وَاَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَاَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْفُلْكَ لِتَجْرِىَ فِى الْبَحْرِ بِاَمْرِهِ وَسَخَّرَ لَكُمُ اْلاَنْهَارَ , وَسَخَّرَ لَكُمُ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَائِبَيْنِ وَسَخَّرَ لَكُمُ الَّيْلَ وَالنَّهَارَ , وَآتَيكُمْ مِنْ كُلِّ مَا سَاَلْتُمُوهُ وَاِنْ تَعُدُّوا نِعْمَتَ اللّهِ لاَ تُحْصُوهَا

 “Dhe Ai dërgon ujin nga qielli duke nxjerrë nëpërmjet tij fruta si ushqim për ju, është Ai i Cili i  ka bërë anijet të jenë të nënshtruara ndaj jush që të mund të lundrojnë nëpër det me lejen dhe vullnetin e Tij, po kështu Ai i ka bërë edhe lumenjtë të jenë të nënshtruar e në shërbimin tuaj. Dhe Ai ka bërë diellin dhe hënën të dy të ndjekin vazhdimisht drejtimin e tyre (për t’ju shërbyer juve), po kështu ka bërë edhe natën, edhe ditën të nënshtruara për ju. Dhe Ai ju dha gjithçka që ju kërkuat dhe po të numëroni mirësitë e All-lahut, ju kurrë nuk do të ishi në gjendje t’i numëroni ato.”[636]

Ndihma reciproke, solidariteti i qënieve në univers dhe fakti se ato i përgjigjen njëri-tjetrit tregojnë se të gjitha krijesat ushtrohen e stërviten nga Një Instruktor i vetëm, organizohen nga një Drejtues i vetëm, janë nën juridiksionin dhe autoritetin e një Administratori të vetëm, janë shërbëtorët e një Prijësi të vetëm, sepse nëpërmjet një ligji gjithëpërfshirës të ndihmës së ndërsjellë, duke filluar nga dielli i cili gatuan e pjek domosdoshmëritë për jetët e qënieve të gjalla në tokë nëpërmjet një urdhri Hyjnor, hëna e cila vepron si një kalendar për të treguar kohët, dhe duke përfunduar tek drita, ajri, uji dhe ushqimi që nxitojnë për të ndihmuar gjallesat, bimët që shpejtojnë për të ndihmuar kafshët, kafshët nxitojnë për të ndihmuar qëniet njerëzore, gjymtyrët e trupit nxitojnë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe madje edhe grimcat e ushqimit vrapojnë për t’u ardhur në ndihmë qelizave të trupit.

Kjo ndihmë e ndërsjellë me urtësi dhe me bujari tek këto qënie të pajeta, të pavetëdijshme dhe krijesa bashkëndihmuese, dhe përgjigjja  e tyre ndaj nevojave të njëra-tjetrës, dhe mbështetja e tyre për njëra-tjetrën dhe përforcimi i tyre njëra-tjetrën nën një ligj bujarie, një ligj mëshire, dhe nën një ligj dhembshurie tregojnë qartë dhe në mënyrë të vetëkuptueshme se ato janë shërbëtorë, nëpunës dhe krijesa të Një të Vetmi, të veçanti të unitetit, të një të Adhuruari të Vetëm të Përjetshëm të pashok, Një të Gjithëfuqishmi Absolut, të Gjithëdituri Absolut, një Mëshirëploti Absolut, një Gjithëbujari Absolut, të Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm.

Dhe kështu, o filozof i mjerë i falimentuar! Çfarë do të thuash për këtë dritare madhështore? A mund të ndërhyjë në këtë rastësia jote?

* * *

 

DRITARJA E NJËMBËDHJETË

اَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

 “Nuk ka dyshim se në përkujtimin e All-llahut vërtet që zemrat gjejnë prehje.”[637]

Vetëm nëpërmjet njohjes së Krijuesit të vetëm, të gjitha shpirtërat dhe zemrat shpëtojnë nga ankthet, nga brengat, nga konfuzioni që buron nga çudhëzimi, dhe nga vuajtjet shpirtërore që vijnë nga dëshpërimi. Ato shpëtojnë duke ia atribuuar të gjitha qëniet një Autori të Vetëm. Ata gjejnë një siguri e qetësi nëpërmjet të kujtuarit të një Zoti të vetëm, All-llahun xh.sh., sepse, ashtu siç është provuar në mënyrë vendimtare në Fjalën e Njëzet e Dytë, në qoftë se të gjitha qëniet nuk do t’i atribuohe-shin një Të Vetmi, do të bëhej e domosdoshme që çdo gjë e vetme t’i atribuohej shkaqeve të panumërta, dhe atëherë ekzistenca e një gjëje të vetme do të bëhej aq e vështirë sa ajo e të gjitha qënieve. Ndërsa në qoftë se do t’i atribuoheshin Zotit xh.sh., atëherë gjëra të panumërta i përshkruhen një të Vetmi; dhe në qoftë se ato nuk do t’i atribuoheshin Atij, atëherë do të bëhej e domosdoshme që çdo gjë t’ia atribuoje shkaqeve të panumërta. Atëherë një frut do të bëhej aq i vështirë sa universi dhe madje akoma më i vështirë, sepse ashtu si në qoftë se drejtimi i një ushtari do t’u jepej njëqind njerëzve të ndryshëm, do të lindnin njëqind vështirësi, ndërsa në qoftë se drejtimi i njëqind ushtarëve do t’i jepej një oficeri të vetëm, ai bëhet aq i lehtë sa drejtimi i një ushtari të vetëm.

Po ashtu  përputhshmëria e shkaqeve të ndryshme të shumta në krijimin e një gjëje të vetme do të ishte e vështirë me shkallën e një-qindtë. Dhe në qoftë se krijimi i gjërave të shumta do t’i jepej një që-nieje të vetme, atëherë ajo bëhet e lehtë me shkallën e njëqindtë. Kështu, është vetëm njohja e Unitetit të Krijuesit dhe njohja e Zotit ajo që e shpëton njeriun nga dëshpërimi i pakufishëm që buron nga kurioziteti dhe dëshira për të kërkuar të vërtetën e bashkëlindur në natyrën e tij.

Meqenëse ndodhen vështirësi të panumërta dhe dhimbje në mosbesim dhe në të përshkruarit ortakë me All-llahun, kjo rrugë sigurisht është e pamundur dhe nuk përmban asgjë të vërtetë. Ndërsa meqenëse Njësia përmban një lehtësi absolute në krijimin e qënieve me këtë shumësi dhe me art të hollë e të bukur krijueshmërie, ndodhet një kollajllëk i pakufishëm në vërtetimin e Unitetit Hyjnor, kjo rrugë, sigurisht është e domosdoshme dhe e vërtetë.

Dhe kështu, o ju njerëz të mjeruar të çudhëzimit! Shikoni se sa e errët dhe plot dhimbje është rruga e çudhëzimit! Çfarë ju shtyn ju ta merrni atë: Shikoni se sa e lehtë dhe e këndshme është rruga e besimit  dhe e vërtetimit të Unitetit Hyjnor! Merreni atë rrugë dhe shpëtoni!..

* * *

 

DRITARJA E DYMBËDHJETË

سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ اْلاَعْلَى ,  اَلَّذِى خَلَقَ فَسَوَّى , وَالَّذِى قَدَّرَ فَهَدَى

 “Lavdëro Emrin e Zotit tënd, më të Lartit, i Cili krijoi (gjithçka) dhe pastaj e përpjesëtoi drejt (këtë krijim) dhe i Cili parapërcaktoi drejt (natyrën e të gjitha gjërave); pastaj i udhëzoi (ato drejt përmbushjes së tyre).”

Sipas kuptimit të këtij vërseti, të gjitha gjërave, dhe në mënyrë  të veçantë krijesave të gjalla, u është dhënë një formë dhe një përpjesëtim i drejtpeshuar në përputhje me një urtësi sikur ato të shfaqeshin nga një kallëp. Dhe ka ekstreme të ndërlikuara dhe të ngatërruara në ato përpjesëtime me urtësi për dobi e përdorime të ndryshme. Dhe forma e veshjeve dhe e përpjesëtimeve të tyre, të cilat ndryshojnë  gjatë gjithë periudhave të jetëve të tyre, janë gjithësecila jolëndore, të drejtpeshuara dhe të matura, ato janë të përbëra nga rrethanat e caktuara të jetëve të tyre, përsëri në një mënyrë të përshtatshme me urtësinë dhe dobitë.

Kjo tregon në mënyrë të qartë se ato krijesa të panumërta, format dhe përpjesëtimet e të cilave janë planifikuar në sferën e Kaderit të një të Gjithëfuqishmi të Vetëm të lavdisë, Një të Gjithurti të Vetëm të plotësimit, të cilave u janë dhënë format e modeluara në punishten e fuqisë Hyjnore, tregojnë Atë ekzistencë të domosdoshme të Qënies së Tij, dëshmojnë Unitetin e Tij dhe fuqinë e Tij absolute me gjuhë të pafundme.

Shiko, o njeri, se çfarë përmban trupi, dhe gjymtyrët e tij dhe vendet e tij të ndërlikuara dhe komplekse! Studioji frutat e shërbimeve dhe dobive të tyre dhe shiko plotësimin e fuqisë brenda plotësimit të urtësisë.

* * *

 

DRITARJA E TREMBËDHJETË

Sipas misterit të:   وَ اِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ  “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij”[638], çdo gjë e thërret dhe e përmend Krijuesin e saj, e lavdëron dhe e shenjtëron Atë nëpërmjet gjuhës së saj të veçantë. Po, në të vërtetë, lavdërimet të cilat të gjitha qëniet i shfaqin, qoftë nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve të tyre të natyrshme, qoftë përmes fjalëve, dëshmojnë ekzistencën e një Esence të Shenjtë të Një të Vetmi.

Po, dëshmia e gjendjes së natyrshme nuk mund të refuzohet, ajo është e vërtetë. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se dëshmia që ajo paraqet ka shumë aspekte, ajo nuk mund të shkaktojë dyshim. Shiko! Secila nga format e mirërregulluara të këtyre qënieve, të cilat përfshijnë dëshmi të pafundme nëpërmjet mënyrës së krijimit të tyre, japin dëshmi në mënyra të shumta nëpërmjet gjuhës së gjendjes dhe shikojnë tek një qendër e vetme si rrathë të përqëndruar, secili prej tyre është një gjuhë e vërtetë. Dhe grumbullimet e harmonizuara mirë dhe të drejtpeshuara janë secila gjuhë dëshmuese.

Jetët e tyre të përkryera janë gjuhë lavdëruese. Atëherë, ashtu siç është provuar në Fjalën e Njëzet e Katërt, lavdërimet e tyre, bekimet dhe të dëshmuarit për një Esencë të Vetme të Shenjtë, nëpërmjet të gjitha këtyre gjuhëve, demonstrojnë Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm ashtu siç tregon drita diellin dhe tregojnë plotësimin e Hyjnisë së Tij.

* * *

 

DRITARJA E KATËRMBËDHJETË

قُلْ مَنْ بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ , وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ عِنْدَنَا خَزَائِنُهُ ,

مَا مِنْ دَابَّةٍ اِلاَّ هُوَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا , اِنَّ رَبّىِ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ,

“Thuaju: ‘Në dorë të kujt është mbisundimi i gjithçkaje?”[639]

“Dhe s’ka asgjë që Ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm.”[640]“Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që Ai të mos e ketë mbërthyer pas balukeve të ballit (ta ketë nën sundimin e Tij të plotë).”[641]“Vërtetë që Zoti im është përmbi gjithçka Gjithëruajtës.”[642]

Sipas mistereve të këtyre vërseteve, të gjitha gjërat janë në nevojë të Një Krijuesi të Vetëm të Gjithëlavdishëm në çdo çështje e rrethanë. Po, në të vërtetë, ne vështrojmë tek qëniet në univers dhe ne shohim se ndodhet manifestimi i një force absolute brenda një dobësie absolute. Dhe gjurmët e një fuqie absolute janë të dukshme brenda një pafuqie absolute, ashtu si, për shembull, gjendjet e çuditshme e të mrekullueshme dhe fazat që shfaqin bimët kur forca jetike zgjohet në farërat dhe në rrënjët e tyre…

Dhe ndodhet manifestimi i një pasurie absolute brenda një varfërie absolute dhe një thatësire absolute. Ashtu si varfëria e pemëve dhe e dheut në dimër, pasuria e tyre e shndritshme dhe mbushullia në pranverë dhe spërkatjet e një jete absolute të dukshme brenda një pagjallërie absolute, ashtu si transformimi i elementeve si dheu dhe uji në lëndë të gjalla, në krijesa të gjalla…

Gjithashtu, ndodhet manifestimi i një vetëdijeje gjithëpërfshirëse me një injorancë absolute. Ashtu si gjithçka, duke filluar nga grimcat e vockëla për tek yjet, duke vepruar me vetëdije dhe në harmoni me rregullin e universit, me kërkesat e urtësisë dhe gjërave që i sjellin dobi jetës.

Kështu, kjo fuqi brenda  pafuqisë, kjo forcë brenda dobësisë, kjo pasuri e mbushulli brenda varfërisë, vetëdija brenda pagjallërisë dhe injorancës, në mënyrë të domosdoshme dhe të vetëkuptueshme hapin një dritare secila nga ana e saj për Ekzistencën  e domosdoshme dhe Unitetin e një të Gjithëfuqishmi Absolut, të Forti Absolut, të Pasuri Absolut, të Gjithëdituri Absolut, të Gjalli të përhershëm dhe për të Vetëmjaftueshmin e përjetshëm.

Në tërësinë e tyre ato tregojnë një rrugë të ndritshme në një shkallë të gjërë. Dhe kështu, o i pavëmendshëm që ke rënë në moçalin e Natyrës! Në qoftë se ti nuk heq dorë nga Natyra dhe nuk pranon Fuqinë Hyjnore, atëherë ti do të të duhej të pranoje se në çdo gjë, madje në çdo grimcë të vogël, të qëndronte një forcë dhe një fuqi e pafundme, një urtësi e pakufishme, mjeshtëria dhe aftësia për të shikuar, për të njohur dhe për të administruar shumicën e qënieve të tjera.

* * *

 

DRITARJA E PESËMBËDHJETË

Sipas misterit të vërsetit:   اَلَّذِى اَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ

“Ai i Cili e ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të mirë.”[643]

Çdo gjë është prerë në përputhje me aftësitë e saja të natyrshme, të bashkëlindura, me masë të përkryer e me rregull, bashkohet e montohet me artin më të përsosur, në mënyrën më të shkurtër, në formën më të bukur, në mënyrën më të lehtë dhe në trajtën më praktike. Shikoji veshjet e zogjve, për shembull, veshjet e të cilëve janë puplat e buta dhe mënyrën e lehtë se si puplohen ato, si mbushen me pupla, dhe si i përdorin ato të gjithë kohën.

Gjithashtu, gjërat u jepen trupave në forma në një mënyrë të urtë pa tepricë, pa çuarje dëm, dhe asgjë më kot; secila prej tyre në ekzistencë është një gjuhë folëse, që dëshmon aq sa numri i tyre, ekzistencën e domosdoshme të një Autori të Gjithurtë dhe tregojnë të Gjithë-fuqishmin e Gjithëditur me fuqi e njohje absolute.

* * *

 

DRITARJA E GJASHTËMBËDHJETË

Rregulli dhe sistemimi në krijimin dhe në vendosjen e krijesave, të cilat përtërihen stinë pas stine në tokë, tregojnë qartë një urtësi të përgjithshme. Meqenëse Atributi nuk mund të jetë pa atë që cilësohet me atë atribut, atëherë kjo urtësi e përgjithshme tregon medoemos një të Gjithurtë.

Dhe stolia e mrekullueshme brenda  perdes së urtësisë, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon një mirëbërësi të përkryer. Dhe ajo mirëbërësi e përkryer në mënyrë të domosdoshme tregon një Krijues Gjithëbujar. Dhe llojet e mirëbërësisë dhe dhuratat mirëbërëse brenda perdes së mirëbërësisë tregojnë në mënyrë të vetëkuptueshme një mëshirë të gjërë, dhe kjo mëshirë e gjërë tregon medoemos të Gjithëmëshirshmin e Vetëm Mëshirëplotë.

Dhe llojet e rizkut, të ushqimit dhe të mjeteve të jetesës së të gjitha krijesave të gjalla mbi perden e mëshirës, të gjitha plotësisht të përshtatshme për nevojat e tyre tregojnë qartë një furnizueshmëri mbështetëse dhe një Hyjni dhembshurie e mëshirëgjërësie. Dhe kjo mbështetje dhe ky administrim tregon një Furnizues Gjithëbujar. Po, secila nga krijesat në faqen e tokës, të cilat u ngritën kështu me urtësi të plotë, u zbukuruan me mirëbërësi të plotë, iu dhuruan mëshirë e plotë, dhe u ushqyen me dhembshuri të plotë, dëshmon për ekzistencën e domosdoshme të Një Krijuesi të Gjithurtë, Gjithëbujar, Mëshirëplotë dhe Furnizues dhe tregon Unitetin e Tij.

Gjithashtu shikoje dhe shqyrtoje të gjithë urtësinë e përgjithshme e cila është e dukshme në faqen e tokës, si një e tërë, dhe duhet të shihet në tërësinë e saj, ajo tregon qartë qëllimin dhe dëshirën; mirëbërësia e plotë duke përqafuar gjithë krijimin, përfshin urtësinë; dhe mëshira gjithëpërfshirëse përmban mirëbërësinë dhe i përfshin të gjitha qëniet e tokës, mbështetja më me bujari dhe të ushqyerit, përfshijnë mëshirën, urtësinë dhe mirëbërësinë që përqafojnë të gjitha  krijesat e gjalla!

Ashtu si shtatë ngjyrat që formojnë dritën dhe drita e cila ndriçon faqen e tokës që padyshim tregojnë diellin, po ashtu, ajo mirëbërësi brenda urtësisë, ajo mëshirë brenda mirëbërësisë dhe ajo mbështetje dhe mirërritje brenda mëshirës tregojnë në mënyrë të shkëlqyer në një shkallë të gjërë dhe tek një nivel i lartë unitetin dhe Hyjninë e plotë të një të Gjithurti të plotë, Gjithëbujari, Mëshirëploti, Furnizuesi dhe Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm.

Dhe kështu, o mohues i trullosur dhe i pavëmendshëm! Me çfarë mund ta shpjegosh ti këtë urtësi, dorëgjërësi, mëshirëgjërësi, mbështetje me furnizim, këtë gjendje të çuditshme, të mahnitshme e të mreku-llueshme të çështjeve, e cila është para syve të tu? A me rastësinë tënde të trullosur? A me forcën, e cila është e verbër si zemra jote? A me natyrën, e cila është e shurdhët si koka jote? A me shkaqet, të cilat janë të pafuqishme, të pajeta dhe injorante? Apo dëshiron t’ia japësh Emrin e ‘Natyrës’, e cila është krejtësisht e pafuqishme, injorante, e shurdhët, e verbër, e mundshme dhe e mjerë, të Gjithëlavdishmit të Vetëm, i Cili është krejtësisht i shenjtë, i pastër, i lartësuar, pa asnjë mangësi, i Gjithëfuqishëm absolut, i Gjithëditur, Gjithëdëgjues dhe Gjithëshikues dhe kështu po kryen një gabim të pafundmë? Atëherë me çfarë force mund ta shuash ti këtë të vërtetë të ndritshme si dielli? Nën cilën perde pakujdesie mund ta fshehësh ti atë?..

* * *

 

DRITARJA E SHTATËMBËDHJETË

اِنَّ فِى السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ َلآيَاتٍ لِلْمُؤْمِنِينَ

 “Vërtet që në qiejt dhe në tokë ka tregues për besimtarët.” [644]

Në qoftë se e vëzhgojmë faqen e tokës në verë, shohim një bujari absolute dhe një dorëgjërësi të tillë; dhe ndërsa një bujari e tillë bën të domosdoshme që gjërat të jenë në rrëmujë e në çrregullim, kur ç’të shohësh! Ato janë brenda një harmonie të plotë dhe rregulli. Shikoji të gjitha bimët të cilat stolisin faqen e tokës?

Shpejtësia absolute në krijimin e gjërave, e cila bën të domosdoshme çekuilibrin dhe çrregullimin, është e dukshme brenda një ekuilibri të plotë. Shikoji të gjitha frutat të cilat zbukurojnë faqen e tokës!

Një shumësi absolute, e cila bën të domosdoshme parëndësinë dhe madje shëmtinë, është e dukshme brenda një bukurie të plotë arti. Shikoji të gjitha lulet të cilat zbukurojnë faqen e tokës!

Lehtësia absolute në krijimin e gjërave, e cila bën të domosdoshme mungesën e artit dhe thjeshtësinë, shihet brenda një arti të plotë, një mjeshtërie dhe një kujdesi. Shikoji me vëmendje të gjitha farërat, të cilat janë si kutia të vockëla dhe programe për anëtarët e bimëve dhe të pemëve dhe si sënduqe të holla që përmbajnë biografitë e jetës së tyre!

Distancat e mëdha, të cilat bëjnë të domosdoshme dallimin dhe ndryshimin, shfaqen brenda një bashkëpërgjigjjeje dhe harmonie. Shikoji të gjitha llojet e kokrrave të mbjella në çdo pjesë të tokës, dhe përzierjen absolute, e cila bën të domosdoshme ngatërresën dhe çrregullimin; ato shihen brenda një dallimi të plotë dhe ndarjeje.

Merr në konsideratë dallimin e plotë të farërave kur mbijnë e mugullojnë, pavarësisht qënieve  të tyre të hedhura nën tokë të gjitha të përziera bashkë dhe të gjitha duke i ngjasuar njëra-tjetrës për sa i përket substancës së tyre, dhe shiko tek substancat e ndryshme të cilat futen në pemët dhe transformimin e tyre në fomra të ndryshme në gjethe, lule dhe fruta.

Shikoji llojet e ndryshme të ushqimeve që futen në stomak, ndonëse të përziera së bashku, dallohen e veçohen nga njëra-tjetra, dhe hyrjen e secilës prej tyre në gjymtyrën që i përshtatet asaj, madje tek qelizat që i përshtaten me një dallim të qartë. Shikoje fuqinë e plotë brenda urtësisë së plotë!

Shikoje bollëkun e madh dhe shumicën e pafundme, të cilat bëjnë të domosdoshme parëndësinë dhe pavlefshmërinë, shihen si më të vlefshmet dhe më të shtrenjtat për sa ka të bëjë me krijesat dhe artin në faqen e tokës. Brenda këtyre çudirave të panumërta të artit, merr në konsideratë vetëm shumëllojshmëritë e manave, e atyre ëmbëlsirave të Fuqisë Hyjnore, në tryezën e të Gjithëmëshirshmit në faqen e tokës!  Shikoje plotësimin e mëshirës brenda plotësimit të artit!

Dhe kështu, ashtu si dita që tregon dritën dhe drita diellin, vlera e madhe së bashku me shumicën e plotë, përzierja e pakufishme dhe ngatërresa së bashku me dallimin më të skajshëm dhe me ndarjen brenda bollëkut të plotë, distanca e madhe, largësia e madhe së bashku me harmoninë e skajshme dhe ngjashmëria brenda dallimit të pakufishëm dhe ndarjes, lehtësia e pafundme dhe kollajllëku së bashku me kujdesin e pafundmë në bërjen brenda ngjasimit më të skajshëm, shpejtësia absolute dhe nxitimi së bashku me ekuilibrin e plotë dhe drejtpeshimin, mungesa e teprisë, e çuarjes dëm, brenda bërjes të bukur, shumica e pafundme dhe shumësia së bashku me shkallën më të lartë të bukurisë së artit brenda mungesës së plotë të çuarjes dëm, dhe bujaria më e skajshme së bashku me rregulla absolute brenda shkallës më të lartë të bukurisë së artit, që të gjitha dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme, fuqinë e plotë, Hyjninë e bukur dhe Unitetin dhe Njësinë e të Gjithëfuqishmit të Lavdisë, të Gjithurtit të plotësimit dhe të Mëshirëplotit Hirplot. Ato demonstrojnë misterin e vërsetit:

لَهُ اْلاَسْمَاءُ الْحُسْنَى

“Atij i takojnë Emrat më të bukur.”[645]

Tani, o i mjerë, injorant, i pavëmendshëm, kokëfortë dhe i kotë! Me çfarë mund ta interpretosh ti këtë të vërtetë të fuqishme? Me çfarë mund ta shpjegosh këtë gjendje pafundësisht të mrekullueshme dhe të çuditshme të punëve? Kujt mund t’ia atribuosh ti këto arte vërtetë të jashtëzakonshme? Me çfarë perde pakujdesie mund ta mbulosh ti këtë dritare aq të gjërë sa toka dhe ta mbyllësh atë? Ku është rastësia jote dhe shoku yt i pavetëdijshëm mbi të cilin ti mbështetesh dhe e quan ‘Natyrë’, miku yt dhe mbështetja në çudhëzim? Është krejtësisht e pamundur njëqind shkallë për rastësinë të ndërhyjë në këto çështje, apo jo? Dhe a nuk është pamundësi në një mijë herë që t’i atribuohej Natyrës një e mijta e këtyre çështjeve, apo jo?

Ose, a ka Natyra jote e pajetë dhe e pafuqishme makineri jolëndore dhe shtypshkronja brenda çdo gjëje të vetme, t’i bënte prej secilës dhe sa numri i secilës? O çfarë çudhëzimi!

* * *

 

DRITARJA E TETËMBËDHJETË

اَوَلَمْ يَنْظُرُوا فِى مَلَكُوتِ السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ

 “A nuk shohin ata në sundimin e qiejve e të tokës?”[646]

Shqyrtoje këtë shembëllim, i cili është shpjeguar në Fjalën e Njëzet e Dytë; një vepër e bukur, e mirëvendosur dhe e punuar me mjeshtërì të madhe si një pallat, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon një akt të përkryer. Domethënë, ndërtesa tregon aktin e ndërtimit. Dhe një akt i plotë i përkryer, domosdoshmërisht tregon një veprues të aftë, një mjeshtër të aftë, një ndërtues. Titujt e një mjeshtri të aftë dhe të ndërtuesit tregojnë, në mënyrë të vetëkuptueshme, një atribut të plotë, domethënë, tregojnë aftësinë e artet tek ai. Aftësia e plotë për mjeshtërin, dhe atributi i plotë, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë ekzistencën e një aftësie të plotë të bashkëlindur. Një aftësi e plotë e bashkëlindur tregon ekzistencën e një shpirti të lartësuar dhe të një esence të lartësuar.

Në të njëjtën mënyrë, veprat gjithmonë të përtërira të cilat mbushin faqen e tokës dhe në të vërtetë universin, tregojnë në mënyrë të qartë aktet e plotësimit më të skajshëm. Këto akte, të cilat janë në sferën e një rregulli të plotë dhe të urtësisë, tregojnë qartë një veprues, titujt dhe Emrat e të Cilit janë të plotë.

Sepse dihet me siguri se aktet e vendosura në rregull dhe me urtësi nuk mund të jenë pa dikë që t’i kryejë ato…  Titujt e plotësimit më të skajshëm tregojnë Atributet krejtësisht të plota të Atij vepruesi, sepse ashtu si në përputhje me rregullat e gramatikës, emri i vepruesit formo-het nga ‘masdari’ (rrënja, emri prejfoljor), dhe gjithashtu, burimi dhe rrënjët e emrave dhe të titujve janë Atributet. Atributet në shkallën më të skajshme të plotësimit, padyshim tregojnë cilësitë esenciale krejtësisht të plota. Ajo aftësi esenciale ose ato cilësi të plota esenciale –të cilat ne jemi të paaftë që t’i përshkruajmë– tregojnë me sigurinë më të madhe një Esencë e cila është në shkallën më të lartë të plotësimit.

Kështu, meqenëse në çdo pjesë të botës të gjitha veprat e artit dhe të gjitha krijesat janë secila një vepër e plotë, secila dëshmon një akt, akti dëshmon  një emër, ai emër një atribut, ai atribut një cilësi dhe cilësia esencën. Kështu, ashtu si secila nga ato që dëshmon sa numri i krijesave, ekzistencën e domosdoshme të Krijuesit të Gjithëlavdishëm dhe tregon Njësinë e Tij, po ashtu ato të gjitha së bashku formojnë një ngjitje të madhe për njohjen e Zotit xh.sh. aq të fuqishme sa zinxhirët e qënieve. Ato formojnë një provë realiteti në një vijimësi të pandërprerë tek e cila në asnjë mënyrë nuk mund të hyjë dyshimi.

Tani, o mohues i mjerë e i pavëmendshëm! Me çfarë mund ta thyesh ti këtë provë e cila është aq e fortë sa zinxhiri i universit? Me çfarë mund ta mbulosh ti këtë dritare të gjërë e cila shfaq rrezet e të vërtetës prej vrimave të shumta të rrjetës së saj, madje aq të shumta sa numri i krijesave? Dhe me çfarë perde pakujdesie mund ta mbulosh atë?

* * *

 

DRITARJA E NËNTËMBËDHJETË

تُسَبِّحُ لَهُ السَّموَاتُ السَّبْعُ وَاْلاَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ وَ اِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ  

“E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë shtatë qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në to dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[647]

Krijuesi i Gjithëlavdishëm u ka bashkangjitur shumë kuptime e shembuj urtësie trupave qiellorë, dhe është sikur me qëllim që të shprehë lavdinë dhe bukurinë e Tij, Ai i ka stolisur qiejt me fjalët e diejve, me hënat dhe yjet. Dhe qënieve në atmosferë Ai gjithashtu u ka bashkangjitur shembuj urtësie, kuptime dhe qëllime, sikur t’i bënte ato të flasin nëpërmjet rrufesë, vetëtimës dhe pikave të shiut. Nëpërmjet tyre Ai njofton plotësimin e urtësisë së Tij dhe bukurinë e mëshirës së Tij.

Ashtu siç e bën Ai globin tokësor -që i ngjason një koke- të flasë me fjalët e tij kuptimplote të njohura si kafshët dhe bimët dhe shfaq plotësimet e artit të Tij në univers, po ashtu Ai i bën të flasin bimët dhe pemët, -që janë secila si një fjalë e asaj koke- nëpërmjet gjuhëve të gjetheve të tyre, të luleve dhe të frutave dhe përsëri shpall plotësimin e artit të Tij dhe bukurinë e Mëshirës së Tij. Lulet e tyre dhe frutat gjithashtu të cilat janë secila si një fjalë, Ai i bën të flasin nëpërmjet fjalëve të farërave të tyre dhe u jep mësim atyre që janë të vetëdijshëm për hollësitë e artit të Tij dhe për plotësimet e Hyjnisë së Tij. Kështu, prej këtyre fjalëve të panumërta të lavdërimit ne do t’ia vëmë veshin e të dëgjojmë mënyrën e shprehjes së vetëm të një filizi të vetëm dhe një luleje të vetme dhe të mësojmë se në çfarë mënyre ato dëshmojnë.

Po, në të vërtetë, të gjitha bimët dhe të gjitha pemët e përshkruajnë Krijuesin e tyre me gjuhë të shumta në një mënyrë të tillë sa që i lënë të habitur ata që i  studiojnë, duke i bërë të thonë me habi: “Subhanall-llah! Sa mrekullueshëm dëshmojnë për Atë! ”

Po, lavdërimi i të gjitha bimëve në kohën kur hapen -çelin- lulet e tyre, në momentin kur ato prodhojnë filiza të reja, kur ato shprehin fjalët e tyre jolëndore buzëqeshëse, është aq i bukur dhe i qartë sa vetë ato, sepse rregulli duke demonstruar urtësi nëpërmjet gojës së bukur të çdo luleje, gjuha e filizave të saj dhe fjalët e farërave të saj të peshuara mirë janë, siç vëzhgohet, brenda një drejtpeshimi i cili demonstron njohje. Drejtpeshimi është brenda një qëndisjeje arti i cili demonstron mjeshtërì dhe artizanat. Qëndisja e artit është brenda një zbukurimi i cili demonstron mëshirë dhe mirëbërësi të cilat janë në brendinë e erërave të këndshme. Këto cilësi kuptimplote njëra brenda tjetrës formojnë një gjuhë të tillë dëshmie, saqë ajo edhe përshkruan Krijuesin Hirplot nëpërmjet Emrave të Tij, e përshkruan Atë nëpërmjet Atributeve të Tij, shpjegon manifestimin e Emrave  të Tij dhe shpreh aftësinë për ta bërë veten të dashur e të njohur.

Kështu, në qoftë se ti dëgjon një dëshmi të tillë nga një lule e vetme, po kur ti i dëgjon të gjitha lulet në faqen e tokës, e cila është lulnaja Hyjnore, dhe dëgjon se me çfarë fuqie të lartë e shpallin ato ekzistencën e domosdoshme dhe unitetin e Krijuesit të Gjithë-lavdishëm, a mbetet më tek ti ndonjë dyshim, mosbesim apo pakujdesi? Në qoftë se ato mbeten akoma tek ti, a mund të thuhet që ti je një qënie humane e vetëdijshme?..

Tani, eja dhe shiko me vëmendje një pemë! Shikoje gojën e saj të hollë, delikate, brenda shfaqjes me rregull të gjetheve në pranverë, lulet duke u çelur në një mënyrë të drejtpeshuar, frutat duke u rritur me urtësi e mëshirë duke vallëzuar me fryrjen e erës në duart e degëve si fëmijët e pafajshëm. Shikoje peshimin e drejtë brenda rregullit të urtë të shprehur nëpërmjet gjuhës së gjetheve duke u bërë jeshile, nëpërmjet gjuhës së luleve duke buzëqeshur me gëzim për një mirësi që e morën, nëpërmjet fjalëve të frutave duke qeshur nëpërmjet manifestimit të mëshirës. Shikoji artet e kujdesshme dhe qëndisjet brenda balancës duke demonstruar drejtësi, mëshirën brenda qëndisjeve me mjeshtëri e stoli, shijet e ëmbëla të ndryshme dhe erërat e këndshme, të cilat tregojnë mëshirë dhe mirëbërësi, farërat dhe bërthamat që secila prej tyre është një mrekulli e fuqisë brenda shijeve; këto tregojnë në mënyrën më të qartë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Krijuesit të Gjithurtë, Gjithëbujar, Mëshirëplotë, Mirëbërës, Dhurues mirësish, Zbukurues, Favorizues, bukurinë e mëshirës së Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

Kështu, në qoftë se ti mund t’i dëgjosh në të njëjtën kohë gjuhët e gjendjes së të gjitha pemëve në tokë, ti do të shikoje e kuptoje se çfarë xhevahiresh të përsosur gjenden në thesarin e vërsetit:

يُسَبِّحُ لِلّهِ مَا فِى السَّموَاتِ وَمَا فِى اْلاَرْضِ

“Gjithë ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë lavdëron All-llahun.”[648]

Dhe kështu, o ti i pavëmendshëm fatkeq që e pandeh veten të lirë pa llogari, dhe, o ti që je mbytur në mosmirënjohje e mohim! Në qoftë se Gjithëbujari i bukurisë i Cili e bën Vetveten e Tij të njohur për ty dhe të dashur nëpërmjet këtyre gjuhëve të panumërta, nëse nuk doni ta njihni Atë, atëherë ju duhet t’i heshtni ato gjuhë. Meqenëse ato nuk mund të heshtin kurrë, atyre duhet t’u kushtohet vëmendje. Ti nuk mund të shpëtosh nga mbyllja e veshëve të tu nga pakujdesia, sepse nëse ti e mbyll veshin, gjithësia nuk hesht. qëniet brenda saj nuk do të jenë të heshtura, dëshmitarët e unitetit Hyjnor nuk do t’i ndalin zërat e tyre. Dhe sigurisht ato do të të dënojnë ty…

* * *

 

DRITARJA E NJËZET[649]

فَسُبْحَانَ الَّذِى بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ , وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ عِنْدَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ اِلاَّ بِقَدَرٍ مَعْلُومٍ , وَ اَرْسَلْنَا الرِّيَاحَ لَوَاقِحَ فَاَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً
فَاَسْقَيْنَاكُمُوهُ وَ مَا اَنْتُمْ لَهُ بِخَازِنِينَ

 “Kështu pra, i lavdëruar është Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ata ia bashkojnë Atij në Duart e të Cilit është mbizotërimi i çdo gjëje.”[650] “Dhe s’ka asgjë që Ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur. Dhe Ne dërgojmë erërat ngarkuese (që të mbushin retë me ujë), pastaj Ne bëjmë që uji të zbresë nga qielli duke ua dhënë atë Ne për ta pirë dhe nuk jeni ju pronarët e rojet e depozitave dhe burimeve të tij.”[651]

Ashtu si urtësia e plotë dhe bukuria e artit që bëhen të dukshme në të pjesshmet e degëzimet, në rezultatet e përfitimet dhe në hollësirat, po ashtu elementet universalë dhe krijesat e mëdha marrin pozitat e tyre në përputhje me urtësinë dhe artin, pavarësisht qënies së tyre në dukje të përziera së bashku nga  rastësia pa rregull; atëherë, ashtu siç tregojnë detyrat e tjera të urta, edhe drita shndërit me qëllim që të shpallë dhe të bëjë të njohur krijesat Hyjnore në faqen e tokës, me lejen e Krijuesit të saj. Kjo do të thotë se drita është vënë në shërbim nga Autori i Gjithurtë. Nëpërmjet saj Ai bën të dukshme veprat e Tij antike të artit në ekspozitën e tregut të kësaj bote.

Tani merr në konsideratë erërat! Në përputhje me dëshminë e përfitimeve dhe detyrave të tjera të urta e bujare, ato shpejtojnë për tek detyra tej mase të shumta dhe të rëndësishme. Kjo do të thotë se valët e erërave vihen në shërbim, drejtohen dhe përdoren nga Krijuesi i Gjithurtë; është një veprim që me shpejtësi e shkathtësi zbaton urdhrin Hyjnor.

Tani merr në konsideratë burimet, rrëketë dhe lumenjtë! Gurgullimi a rrjedhja e tyre nga toka e nga malet nuk është nga rastësia, sepse demonstrohet nga dëshmia e përfitimeve të tyre dhe frutave, nga veprat e Mëshirës Hyjnore dhe nga pohimi i qënies së tyre të depozituara e të rezervuara në male me peshën e urtësisë në  përpjesëtim me nevojën se ato u nënshtrohen e depozitohen nga Një Krijues i Gjithurtë dhe se vërshimi i tyre është në përshtatje gjallërisht me urdhërat e Tij.

Tani merr në konsideratë të gjitha shumëllojshmëritë e gurëve, xhevahireve dhe mineraleve në tokë! Zbukurimet dhe veçoritë e dobishme të tyre, përfitimet e urta që lidhen me to dhe qënia e tyre të bëra gati në një mënyrë të përshtatshme për kërkesat dhe domosdoshmëritë jetike të njeriut dhe të kafshëve, të gjitha tregojnë se ato janë bërë në atë mënyrë nëpërmjet dekorimit, rregullimit, planifikimit dhe reformimit të Një Krijuesi të Gjithurtë.

Tani, shiko lulet dhe frutat! Buzëqeshjet e tyre, shijet, bukuritë , qëndisjet dhe erërat, secila janë si një ftesë dhe meny -listë gjelle- për tryezën e Krijuesit Gjithëbujar dhe Dhuruesit Mëshirëplotë të mirësive. Ato u jepen si meny të ndryshme dhe si ftesa secilës specieje prej qënieve nëpërmjet ngjyrave, erërave dhe shijeve të tyre të ndryshme.

Tani shiko zogjtë! Cicërima e tyre, ligjërimi e pingërimi i tyre është një argument i sigurtë i bërë nga Krijuesi i Gjithurtë për të folur, është mënyra e habitshme në të cilën ata shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin me ato tinguj dhe  pohojnë qëllimet e tyre.

Tani shiko retë! Ato janë një argument i sigurt se kërcitja e shiut nuk është një tingull i pakuptim, se krisja e bubullimës dhe e rrufesë nuk është një gjëmim i kotë, pasi ato zëra të çuditshëm  janë krijuar për atë hapësirë të madhe. Gjithashtu pikat e shiut si uji i jetës shtrydhen, mjelen nga retë duke u dhënë gji krijesave të gjalla në tokë të cilat janë aq të nevojshme e të mallëngjyera për to. Këto fakte tregojnë se kërcitja dhe krisma janë domethënëse dhe plotë urtësi, sepse me urdhrin e Krijuesit Gjithëbujar, shiu u bën thirrje atyre që mallëngjehen për të duke u thënë: “Merrni lajme të gëzueshme! Ne jemi duke ardhur! Ato shprehin këtë kuptim!..”

Tani shiko tek qielli prej të gjithë trupave të panumërt në të, dhe shqyrtoje me kujdes vetëm hënën; lëvizja e saj është me urdhrin e një të Gjithëfuqishmi dhe të Gjithurti që demonstrohet nga shembujt e rëndësi-shëm të urtësisë që lidhen me të dhe me tokën. Meqenëse ne i kemi shpjeguar këto në vende të tjera në Risale-i Nur, po e presim shkurt këtu.

Kështu, elementet unversalë që ne i kemi numëruar nga drita për tek hëna hapin në një shkallë të madhe dritaren më të gjërë. Ato shpallin dhe tregojnë Unitetin e Ekzistuesit të Vetëm të Domosdoshëm, plotësimin e fuqisë së Tij dhe madhështinë e sovranitetit të Tij.

Kështu, o i pavëmendshëm! Në qoftë se je  i aftë ta heshtësh këtë zë si krisma e rrufesë dhe ta shuash  këtë dritë të ndritshme si dielli, harroje All-llahun! Përndryshe, eja në vete dhe thuaj:

سُبْحَانَ مَنْ تُسَبِّحُ لَهُ السَّموَاتُ السَّبْعُ وَاْلاَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ

E gjithë lavdia të takon Ty! Dhe “E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë shtatë qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në të.”[652]

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E NJË

وَ الشَّمْسُ تَجْرِى لِمُسْتَقَرٍّ لَهَا ذلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ

 “Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë (të përcaktuar). Ky është vendimi i përcaktuar i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit.”[653]

Llamba e universit, dielli, është një dritare për ekzistencën e Unitetit të Krijuesit të Universit; ajo dritare është aq brilante dhe e ndrit-shme si vetë dielli. Po, në të vërtetë, pavarësisht diferencave të tyre të mëdha, lidhur me madhësinë, pozitën dhe shpejtësinë, dymbëdhjetë planetët, duke përfshirë globin tonë tokësor, të njohur si sistemi diellor, janë në lëvizje dhe rrotullohen me rregull të plotë e me urtësi, me ekuilibër të plotë, pa u ngatërruar, madje as edhe një sekond dhe janë lidhur me diellin nëpërmjet një ligji Hyjnor i njohur si ‘graviteti’, domethënë, ato e ndjekin  udhëheqësin e tyre sikur në falje. Kjo demonstron në një shkallë të gjërë madhështinë e Fuqisë Hyjnore dhe Unitetin e Mbështetësit të tyre, sepse, ato trupa të pajetë, ato masa të mëdha dhe të pavetëdijshme, rrotullohen dhe vihen në veprim brenda rregullit më të skajshëm dhe drejtëpeshimit më të urtë, në forma të ndryshme dhe mbi distanca të ndryshme, duke provuar shkallën e fuqisë dhe të urtësisë; në qoftë se mundesh ta vlerësosh madhështinë e kësaj çështje me veten tënde, bëje. Në qoftë se do të ndërhyhej me sasinë më të vogël në këtë çështje të gjërë e komplekse, do të shkaktohej një shpërthim aq i madh saqë do të shpartallonte universin. Në qoftë se do të ndalonte për një minutë lëvizja e ndonjërit prej planeteve, ajo do ta bënte atë të linte orbitën e saj dhe të hapte mundësinë e përplasjes me një planet tjetër. Ti mund ta krahasosh se sa e frikshme do të ishte përplasja e trupave një mijë herë më të mëdhenj se toka.

Tani, ne do t’ia referojmë njohjes gjithëpërfshirëse të Zotit çudirat e sistemit diellor, domethënë dymbëdhjetë planetët të cilët janë ndjekësit e diellit dhe frutat e tij dhe të marrim në konsideratë vetëm planetin tonë, tokën, e cila është këtu para syve tanë. Ne shohim se planeti ynë është bërë të udhëtojë në një shtegtim të gjatë rreth diellit nëpërmet një urdhri Hyjnor si një detyrë e rëndësishme ashtu siç është përshkruar në Letrën e Parë në një mënyrë që demonstron madhështinë e lartësisë Hyjnore, madhërinë e sovranitetit të Hyjnisë dhe plotësimin e mëshirës dhe të urtësisë së Tij. Atij i është dhënë forma e një anijeje Hyjnore e mbushur me çudirat e artit Hyjnor dhe të një vendbanimi udhëtues si një ekspozitë, për ta shikuar adhuruesit e vetëdijshëm të Zotit xh.sh.. Edhe hëna i është bashkangjitur tokës me një përllogaritje të saktë për shembuj madhështorë urtësie, si të ishte një orë dore për të treguar kohën. Hënës, gjithashtu, i janë përcaktuar vendbanime të ndryshme përmes të cilave të udhëtojë. Kështu, këto aspekte të planetit tonë të bekuar provojnë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e të Gjithëfuqishmit Absolut me një dëshmi aq madhështore sa vetë globi tokësor. Ti mund  të bësh një analogji nga kjo me pjesën e mbetur të sistemit diellor.

Për më tepër, dielli është bërë të rrotullohet në boshtet e tij si një çikrik i tjerrëses me qëllim që të mbështjellë fijet jolëndore që quhen ‘gravitet’, dhe t’i lidhë planetët me to dhe t’i vendosë ato në rregull. Po ashtu ai shtyhet së bashku me planetët e tij me një shpejtësi që pret e përshkon distancën e pesë orëve në një sekondë sipas llogaritjes së shkencëtarëve  drejt “Yjësisë së Herkulit” ose drejt ‘Diellit të diejve’. Kjo sigurisht ndodh nëpërmjet Fuqisë dhe me urdhrin e të Gjithëlav-dishmit të vetë Sulltanit të parapërjetësisë dhe të paspërjetësisë. Duket sikur Ai e bën sistemin diellor t’i kryejë këto manovra si një togë e ushtarëve nën urdhëra dhe kështu demonstron madhështinë e Hyjnisë së Tij.

Dhe kështu, o astronom i nderuar! Çfarë rastësie mund të ndërhyjë në këto çështje? Duart e çfarë shkaqeve mund t’i arrijnë ato? Çfarë force mund t’i afrohet kësaj? Eja, thuaj! Një Sulltan i Gjithëlavdishëm i Tillë si Ky a do të mund të shfaqte pafuqi dhe të lejonte të tjerët të kenë rol në sovranitetin e Tij?

Dhe veçanërisht, a do të ishte e mundur që Krijuesi xh.sh. t’ua dorëzonte çështjet e gjallesave të cilat janë fruti, rezultati, qëllimi dhe esenca e universit, duarve të tjera? A do të lejonte Ai dikë tjetër të ndërhynte në çështjet e Tij plot urtësi? Dhe në mënyrë të veçantë njeriun, a do ta linte Ai atë në tekat e tij, i cili është më gjithëpërfshirësi i atyre frutave, më i përkryeri i rezultateve, Kalifi i Tij në tokë, dhe mysafir i nderuar i Sulltanit? A do t’ua referonte Ai atë Natyrës dhe rastësisë dhe ta zvogëlonte madhështinë e sovranitetit të Tij në asgjë? Dhe të katandiste në hiç gjë urtësinë e Tij të plotë?

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E DYtë

اَلَمْ نَجْعَلِ اْلاَرْضَ مِهَادًا , وَ الْجِبَالَ اَوْتَادًا , وَخَلَقْنَاكُمْ اَزْوَاجًا

فَانْظُرْ اِلَى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِى اْلاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا

A nuk e kemi bërë Ne tokën si shtrojë? Dhe malet si shtylla mbështetëse?“Dhe Ne ju kemi krijuar në palë (çiftë).”[654] “Shihni pra te pasojat e mëshirës së All-llahut, se si Ai ringjall tokën pas vdekjes së saj. Sigurisht që Ai do t’i ngrejë me siguri të vdekurit dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për të bërë çdo gjë.”[655]

Globi tokësor është një kokë me njëqind mijë gojë. Në secilën gojë janë njëqind mijë gjuhë. Në secilën gjuhë janë njëqind mijë prova, secila nga ato dëshmon në mënyra të ndryshme Ekzistuesin e Vetëm të domosdoshëm, Unitetin, të Gjithëfuqishmin mbi gjithçka, të Gjithëditurin për çdo gjë, Atributet e Shenjta dhe Emrat më të bukur të Një të Gjithëlavdishmi.

Po, në të vërtetë, ne e shqyrtojmë krijimin e parë të tokës dhe shohim se shkëmbi u krijua nga lënda në një gjendje të lëngët, dhe se dheu u krijua nga shkëmbi. Në qoftë se toka, ajo lëndë, do të kishte mbetur lëng, ajo nuk do të ishte e banueshme dhe në qoftë se ai lëng pasi u bë shkëmb i fortë do të ishte bërë i fortë, si hekuri, ai nuk do të ishte i përshtatshëm për përdorim. Kështu, ajo që i dha tokës gjendjen e saj ishte, sigurisht, urtësia e Një Krijuesi të Gjithurtë, i Cili i shikoi nevojat e banorëve të tokës.

Pastaj shtresa e dheut u lëshua, u hodh sipër shtyllave të maleve me qëllim që tërmetet që shkaktohen nga ngritja e zhvendosja e shtresave të brendshme të pushojnë, të marrin frymë, nëpërmjet maleve dhe të mos e lejojnë tokën që të tronditet nga lëvizja e saj dhe të mos shmanget nga detyrat, me qëllim që malet ta ruajnë tokën nga shkelja e detit, që secili të ishte një depo për domosdoshmëritë jetike që ta krehte e pastronte ajrin nga gazrat e dëmshëm duke i lejuar kështu gjallesat të marrin frymë lirisht, me qëllim që ato të grumbullojnë e të mbajnë rezervat e ujit dhe të jenë një burim dhe minierë për mineralet e domosdoshme për krijesat e gjalla.

Kështu, kjo situatë dëshmon në mënyrën më të qartë dhe më të fuqishme për ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Një të Gjithëfuqishmi Absolut dhe Një të Gjithurti Mëshirëplotë.

O gjeograf i nderuar! Me çfarë mund ta shpjegoni këtë? Çfarë rastësie mund ta bëjë këtë anije Hyjnore të mbushur plot me krijesa të mahnitshme një ekspozitë mrekullish, dhe ta bënte atë të rrotullohej me shpejtësinë që mbulon distancën e njëzet e katër mijë viteve në një vit duke mos lejuar as edhe një nga objektet e vetme të renditura sipër faqes së saj që të bie? Shiko gjithashtu artet e çuditshme në faqen e tokës. Sa me urtësi janë vënë në punë elementet në funksionet e tyre! Sa mirë u shërbejnë ato mysafirëve të të Gjithëmëshirshmit në tokë nëpërmjet urdhërit të Një të Gjithëfuqishmi të Gjithurtë dhe shpejtojnë për t’u shërbyer atyre!

Gjithashtu, shiko brenda arteve të çuditshme e të mahnitshme në faqen e tokës shumëngjyrëshe dhe plotë urtësi të çuditshme! Shiko se si përrenjtë dhe rrëketë, detet e lumenjt, malet dhe kodrat, secili janë bërë si vendbanime dhe mjete transporti të përshtatshëm për krijesat e Tij të ndryshme dhe për shërbëtorët. Pastaj shiko se me sa urtësi të përkryer dhe me rregull Ai i ka mbushur ato me qindra e mijëra shumëllojshmëri bimësh dhe kafshësh, u ka dhënë jetë dhe i ka bërë të gëzohen, me sa rregull, minutë pas minuti, Ai i shkarkon nga detyra krijesat dhe i boshatis ato vendbanime me vdekjen dhe përsëri në mënyrë të rregullt i rimbush ato në formën e ‘Ringjalljes pas vdekjes’. Kjo dëshmon me qindra e mijëra gjuhë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Një të Gjithëfuqishmi të Lavdisë, Një të Gjithurti të plotësimit.

Shkurtazi: Toka, faqja e së cilës është një ekspozitë e mrekullive të artit, një shfaqje e çudirave të krijimit, një vendkalim për karvanët e qënieve dhe një xhami dhe vendbanim për rangjet e adhuruesve, është si zemra e të gjithë universit; kështu ajo shfaq dritën e Unitetit Hyjnor në të njëjtën shkallë si universi.

Kështu, o gjeograf i nderuar! Në qoftë se koka e tokës ka njëqind mijë gojë, me njëqind mijë gjuhë në secilën, duke bërë të njohur Allahun xh.sh., ndërsa ti akoma nuk e njeh Atë dhe zhyt kokën tënde në moçalin e Natyrës, atëherë mendoje madhësinë e krimit tënd! Mësoje se çfarë ndëshkimi të rreptë të bën ajo ty të meritosh! Eja në vete dhe nxirre kokën nga moçali! Thuaj

آمَنْتُ بِاللّٰهِ الَّذِى بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ

 “Unë besoj në Zotin në Dorën e të Cilit është sundimi i të gjitha gjërave.

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E TREtë

اَلَّذِى خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَوةَ

 “Ai i Cili krijoi vdekjen dhe jetën.”[656]

Jeta është më e ndritshmja dhe më e bukura e mrekullive të Fuqisë Hyjnore. Ajo është më e fuqishmja dhe më brilantja e provave të Unitetit Hyjnor. Ajo është më gjithëpërfshirësja dhe më e ndritshmja e pasqyrave që shfaq manifestimet e të Adhuruarit të Përjetshëm. Po, më vete, jeta bën të njohur të Gjallin e Përjetshëm dhe Vetekzistuesin e Vetëm së bashku me të gjithë Emrat dhe aktet e Tij, sepse jeta është një dritë, një ilaç, si një bar i përzier prej atributeve të shumta. Ashtu si shtatë ngjyrat që janë kombinuar në dritë dhe barna të ndryshëm janë përzier së bashku në një ilaç, po ashtu jeta është një realitet i bërë nga atribute të shumta. Disa nga atributet  në realitetin e saj zgjerohen nëpërmjet shqisave; ato zhvillohen dhe janë të dallueshme. Megjithatë, pjesa më e madhe e bëjnë vetveten të kapshme e të perceptueshme në formën e ndjenjave; ato e bëjnë vetveten të njohur duke çurguar nga jeta.

Për më tepër, jeta përmban rizkun -ushqimin- mëshirën, përkuj-desjen dhe urtësinë, të cilat janë mbisunduese në planifikimin dhe administrimin e universit. Është tamam, sikur jeta t’i mbërthente e t’i lidhte ato prapa saj dhe t’i tërhiqte në vendin ku ajo futet.  Për shembull, kur jeta futet në trup, Emri ‘El-Hakim’, i Gjithurti, gjithashtu shfaqet; Ai e bën vendin mirë aty dhe e urdhëron atë me urtësi. Në të njëjtën mënyrë, Emri ‘El-Kerim, Gjithëbujari, shfaqet, dhe Ai organizon dhe zbukuron vendbanimin e saj në përputhje me të gjitha nevojat e saj. Në të njëjtën kohë manifestimi i Emrit ‘Er-Rahim’, Mëshirëploti, bëhet i dukshëm; Ai dhuron të gjitha llojet e mirësive për vazhdimësinë e plotësimit të jetës. Dhe përsëri në të njëjtën kohë, manifestimi i Emrit ‘Er-Rezzak’ Furnizuesi, shfaqet; Ai prodhon ushqimin lëndor dhe jolëndor, të domosdoshëm për vazhdimësinë dhe  zhvillimin e jetës, dhe pjesërisht i ruan e i depoziton ato brenda trupit të saj. Domethënë, jeta është si një pikë qëndrore ku atribute të ndryshme futen tek njëri-tjetri, madje ato bëhen një dhe i njëjti, sikur në tërësinë e saj jeta është edhe dituri dhe njëkohësisht fuqi dhe, në të njëjtën kohë urtësi e mëshirë, e kështu me radhë…

Kështu, lidhur me këtë esencë gjithëpërfshirëse, jeta është një pasqyrë e të Adhuruarit të Vetëm të përjetshëm duke reflektuar Atributet esenciale Hyjnore. Për shkak të këtij misteri, Ekzistuesi i domosdoshëm i Cili është i Gjallë i përjetshëm dhe Vetekzistuesi i përhershëm, e krijon jetën në shumicë të madhe dhe me bollëk dhe e transmeton atë në të gjitha anët e ekzsitencës, duke e grumbulluar çdo gjë rreth jetës që t’i shërbejë asaj, sepse detyra e jetës është e madhe.

Po, nuk është e lehtë të jesh ‘pasqyra e të Adhuruarit të përjet-shëm’, kjo nuk është detyrë e vogël. Kështu, ardhja e befasishme dhe e vezhdueshme në ekzistencë nga asgjëja e këtyre jetëve, të panumërta e të pallogaritshme, të cilat ne i shohim gjithë kohën para syve tanë, dhe e shpirtërave të cilat janë origjinat dhe esencat e jetëve qënia e tyre duke u dërguar, demonstrojnë ekzistencën e domosdoshme me atributet e shenjta dhe Emrat më të Bukur të Një Ekzistuesi të vetëm të domosdoshëm, të Gjallit të Përjetshëm në mënyrë aq të qartë ashtu siç tregojnë rrezet ekzistencën e diellit. Ashtu si dikush i cili nuk e njeh dhe nuk e pranon ekzistencën e diellit që detyrohet të mohojë dritën e cila mbush ditën, po ashtu ai që nuk e njeh dhe nuk e pranon Diellin e Njësisë Hyjnore, i Cili është i Gjalli i Përjetshëm, Vetekzistuesi i përhershëm, Dhënësi i jetës dhe i vdekjes, detyrohet të mohojë ekzistencën e krijesave të cilat mbushin tokën dhe madje të shkuarën dhe të ardhmen; ai duhet të binte njëqind herë më poshtë se një kafshë, të binte nga niveli i jetës dhe të bëhej krejtësisht injorant dhe i pajetë.

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E KATËRt

لاَ اِلٰهَ اِلاَّ هُوَ كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ اِلاَّ وَجْهَهُ لَهُ الْحُكْمُ وَ اِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

 “Nuk ka të adhuruar tjetër të  merituar përveç Atij. Çdo gjë do të shuhet e do të shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Atij i takon gjykimi e vendimi dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”[657]

Vdekja ashtu si jeta, është prova e Hyjnisë; ajo është prova më e fuqishme e unitetit Hyjnor, sepse vërseti:  اَلَّذِى خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَوةَ  “Ai i Cili krijoi vdekjen dhe jetën”[658], tregon se vdekja nuk është mosekzistencë, asgjësim, mosqënie, një shuarje, zhdukje pa një autor, por ashtu siç është treguar në Letrën e Parë”, ajo është një shkarkim nga shërbimi nga një Autor i Gjithurtë, është një ndryshim banese, një shkëmbim trupash, një pushim nga detyra, një lirim nga burgu i trupit, është krijim i ri i organizuar në përputhje me urtësinë Hyjnore.

Po, ashtu si krijesat e gjalla të shpërndara në të gjithë faqen e tokës që tregojnë me jetën e tyre Krijuesin e Gjithurtë dhe Unitetin e Tij, po ashtu me vdekjet e tyre ato dëshmojnë për Përjetësinë dhe Unitetin e të Gjallit të Përjetshëm. Meqenëse është provuar e sqaruar në Fjalën e Njëzet e Dytë se vdekja është një provë shumë e fuqishme e Unitetit dhe e përjetësisë, ne ia referojmë diskutimin asaj Fjale dhe këtu vetëm do të shpjegojmë një pikë të rëndësishme. Ajo është siç vijon:

Ashtu si me ekzistencën e tyre, qëniet e gjalla tregojnë ekzistencën e një Ekzistuesi të domosdoshëm, po ashtu me vdekjet e tyre ato qënie të gjalla dëshmojnë përjetësinë dhe unitetin e të Gjallit të Përjetshëm. Për shembull, faqja e tokës, e cila është një krijesë e gjallë e vetme, tregon Krijuesin e saj me rregullin dhe rrethanat e saj, dhe po ashtu ajo tregon pikërisht Krijuesin kur ajo vdes. Domethënë, kur dimri e fsheh faqen e tokës me qefinin e tij të bardhë, ai heq shikimet e njerëzve nga vetvetja –shikimi lëviz tek e shkuara prapa kufomës së asaj pranvere që kaloi– dhe ai e tregon atë në një skenë shumë më të gjërë. Domethënë, të gjitha pranverat e kaluara të tokës, ku secila prej tyre ishte një mrekulli e fuqisë, bën të kuptueshme se krijesa të reja të lulëzuara të tokës do të vijnë në pranverën e ardhshme dhe, meqenëse secila nga ato dëshmon ekzistencën e atyre çudirave të ardhshme të fuqisë Hyjnore, secila një tokë e gjallë, ato dëshmojnë në mënyrë të ndritshme dhe fuqishëm dhe në një shkallë të gjërë ekzistencën e domosdoshme, unitetin, amshimin dhe përjetësinë e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, të Gjithëfuqishmin e plotësimit, të Gjallin e përjetshëm dhe Diellin e Amshuar; ato demonstrojnë prova të tilla brilante që, me dashje apo pa dashje, ato e bëjnë njeriun të deklarojë,

آمَنْتُ بِاللّٰهِ الْوَاحِدِ اْلاَحَدِ

Unë besoj në Zotin, të Vetmin, Një i pashoq.”

Shkurtazi: Sipas misterit të vërsetit, وَ يُحْيِى اْلاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا  Dhe Ai i jep jetë tokës pas vdekjes së saj”[659], ashtu siç dëshmon kjo tokë e gjallë Krijuesin e Gjithurtë me pranverën, jetën e saj, po ashtu me vdekjen e saj ajo kthen shikimin mu drejt mrekullive të fuqisë Hyjnore të rreshtuara në dy krahët e kohës, në të shkuarën dhe në të ardhmen; ajo tregon mijërat e pranverave në vend të një pranvere të vetme; tregon mijërat e mrekullive të fuqisë në vend të një mrekullie. Secila nga ato pranvera dëshmon më me siguri se sa kjo pranverë e tanishme, sepse  ato të cilat kanë kaluar drejt të shkuarës, kanë shkuar së bashku me shkaqet e tyre të dukshme dhe pas tyre të tjerat  si ato kanë ardhur në vendet e tyre. Kjo do të thotë se shkaqet e jashtme nuk janë asgjë. Vetëm Një i Gjithëfuqishëm i lavdisë i krijon pranverat dhe, duke ia lidhur ato shkaqeve me urtësi, tregon se Ai i ka dërguar ato. Faqet e tokës të rreshtuara në kohën e ardhme, dëshmojnë  në mënyrën më të shndritshme, se ato do të bëhen rishtas, përsëri, nga asgjëja, nga mosqënia dhe do të vendosen në atë vend ku do të dërgohen, do të bëhen të kryejnë detyrën e tyre dhe pastaj do të detyrohen të largohen.

Dhe kështu, o i pavëmendshëm i shmangur në Natyrë dhe i mbytur në moçalin e saj! Ai që dora shpirtërore e urtësisë së tij dhe e fuqisë nuk shfaqet në të gjithë të ardhmen dhe ai që nuk lë gjurmët e gishtërinjve të kësaj dore në të gjithë të shkuarën, si mundet të ndërhyjë në jetën e tokës? A munden rastësia dhe natyra të cilat janë asgjëja e asgjësë, si ti,të ndërhyjnë në çështjen e jetës në tokë? Në qoftë se dëshiron të jesh i shpëtuar, thuaj tek e shumta: “Natyra është një fletore e fuqisë Hyjnore. Dhe sa për rastësinë, ajo është një perde e urtësisë së fshehur Hyjnore e cila mbulon injorancën tonë.” Afrohu tek e vërteta!

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E PESTË

Ashtu si i godituri që tregon goditësin, ashtu si një vepër e modeluar bukur arti bën të domosdoshëm artistin, ekzistenca e një fëmije kërkon një prind nga i cili u lind, një nën sipërfaqe kërkon një mbi sipërfaqe, e kështu me radhë… Ashtu si të gjitha cilësitë e njohura si çështje relative të cilat nuk janë absolute dhe nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën, edhe mundësia e cila është e dukshme në të pjesshmet në univers dhe gjithashtu si një e tërë duke treguar domosdoshmëri; gjendja e të qënit i vepruar mbi të, gjë e cila shihet në të gjitha ato, që tregon një veprim; qënia e tyre e krijuar që shikohet qartë tek të gjitha  ato, tregon krijueshmërinë; shumësia dhe përbërja që shikohet tek të gjitha ato, kërkon Unitetin. Atëherë, domosdoshmëria, veprimi aktiv, Krijueshmëria dhe Uniteti, në mënyrë të qartë dhe të domosdoshme, kërkojnë dikë i cili është cilësuar me Atributet “El-Vaxhibu, El-Fa’ilu, El-Haliku, El-Vahidu, Ekzistuesi i domosdoshëm, Vepruesi, Krijuesi dhe Një i Vetmi, i Cili nuk është i mundshëm, as pasiv (mbi të cilin veprohet), as i krijuar, as i shumtë, dhe as i përbërë.

Mbi këtë bazë, e gjithë mundësia, gjendjet e të qënit pasiv (diçka mbi të cilën veprohet), qënia e krijuar, shumësia dhe përbërja dëshmojnë Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm, të Vetmin i Cili vepron siç dëshiron, Krijuesin e të gjitha gjërave, të Vetmin e Unitetit.

Shkurtazi: Ashtu si domosdoshmëria që është e dukshme nga mundësia, veprimi nga gjendja e të qënit pasiv, mbi të cilin është vepruar, dhe uniteti nga shumësia, dhe siç tregon në mënyrë të sigurt ekzistenca e secilës prej tyre ekzistencën e tjetrës, po ashtu, cilësitë e shikuara në krijesa si ‘të qënit i krijuar dhe i furnizuar’ tregojnë aktin e ‘Krijueshmërisë dhe të Dhënies së furnizimit’.

Dhe me radhë, ekzistenca e këtyre atributeve tregon në një mënyrë të domosdoshme dhe të vetëkuptueshme ekzistencën e një Autori Mëshirëplotë, i Cili është Krijues dhe Furnizues. Domethënë, çdo qënie dëshmon Esencën më të shenjtë të Ekzistuesit të domosdoshëm dhe me qindra nga Emrat më të bukur të Tij, me qindrat nga ky lloj i gjuhëve  të cilat i mbajnë çdo qënie. Në qoftë se nuk do të pranoheshin këto dëshmi, atëherë do të bëhej e domosdoshme, o njeri, t’i mohoje të gjitha  atributet e këtij lloji të qënieve…

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E GJASHTË[660]

Shembujt gjithmonë të përtërirë të bukurisë dhe të hijeshisë duke kaluar sipër fytyrave të qënieve në univers tregojnë se ato janë hijet e një lloji të manifestimeve të një të Adhuruari të vetëm të përjetshëm. Po, fluskat duke shkumëzuar e xixëlluar mbi sipërfaqen e një lumi dhe pastaj duke u zhdukur, fluskat e tjera duke ardhur pas tyre dhe duke shkëndijuar si ato që erdhën para tyre, tregojnë se ato janë pasqyra për rrezet e një dielli të përjetshëm. Në të njëjtën mënyrë, shkreptimat e bukurisë të cilat xixëllojnë mbi qëniet udhëtuese në lumin e kohës rrjedhëse tregojnë Një të Bukur të Përjetshëm, janë shenjat e Tij dhe përfaqësojnë treguesit e asaj bukurie.

Gjithashtu, dashuria e zjarrtë në zemrën e universit tregon për Një të Dashur të Pavdekshëm. Sigurisht, ashtu siç tregohet nga fakti se ndonjë gjë që nuk gjendet në vetë pemën nuk do të ishte e pranishme në formën e vërtetë në frutin e saj, domethënë, ashtu siç nuk shfaqet diçka në frut nëse ajo nuk do të gjendej në vetë pemën, po  ashtu dashuria e zjarrtë Hyjnore që është e pranishme në zemrën e njeriut, i cili është fruti i ndjeshëm i pemës së universit, tregon se një dashuri e vërtetë dhe një pasion gjendet në të gjithë universin, por në forma të tjera.

Në çdo rrethanë, kjo dashuri e vërtetë dhe ky pasion në zemrën e universit tregon të Dashurin  e Parapërjetësisë. Për më tepër, të gjitha tërheqjet dhe forcat magnetike të cilat shfaqen në forma të shumta në zemrën e universit, u tregojnë zemrave të vetëdijshme se ato janë kështu nëpërmjet tërheqjes së një të vërtete tërheqëse.

Gjithashtu, sipas konsensusit të Evlijave, dhe të atyre që u zbulohen misteret e krijimit, të cilët janë më të ndjeshmit dhe më të ndritshmit e krijesave, duke u mbështetur në ndriçimet e tyre dhe në shikimet, ata kanë marrë manifestimin e Hirplotit të lavdisë dhe nëpërmjet ndriçimeve të tyre kanë arritur në përfundim se i Gjithëlavdishmi i bukurisë është duke e bërë vetveten të njohur për ta dhe duke u dashur nga ata. Tregimi i tyre me unanimitet për këtë, përsëri dëshmon me siguri për Ekzistuesin e domosdoshëm të lavdisë dhe bërjen e Vetvetes së Tij të njohur tek njeriu.

Gjithashtu, pena e zbukurimit dhe e stolisjes e cila vepron mbi qëniet dhe mbi faqen e universit tregon në mënyrë të qartë bukurinë e Emrave të Pronarit të asaj pene.

Kështu, bukuria në faqen e universit, dashuria në zemrën e saj, tërheqja në kraharorin e saj, zbulimi e shikimi në syrin e saj, bukuria e stolia mbi të si një tërësi, hapin Dritaren më të hollë e më të ndritshme. Ajo ua shfaq mendjeve të vetëdijshme dhe zemrave, Hirplotin e Vetëm të Lavdisë, të Dashurin e Pavdekshëm, të Adhuruarin e Përjetshëm, të Vetmin, të gjithë Emrat e të Cilit janë të bukur.

Dhe kështu, o i pavëmendshëm që përpëlitesh e ngatërrohesh midis dyshimeve mbytëse në errësirën e materies dhe në terrin e mashtrimit! Eja në vete! Ngjitu tek një gjendje që i përshtatet humanizmit! Shiko nëpërmjet këtyre katër hapjeve, shihe bukurinë e unitetit, fito besim të plotë dhe bëhu një njeri i vërtetë!..

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E SHTATË

اَللّٰهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ

 “All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe për të gjitha gjërat Ai është Ruajtës dhe kujdestar.”[661]

Ne i shohim gjërat, të cilat duken si ‘shkaqe dhe pasoja’ në univers dhe ne shikojmë se shkaku më i lartë e ka të shkurtër dorën e tij për të arritur madje pasojën më të zakonshme. Kjo do të thotë se shkaqet janë një perde, ajo që i bën pasojat është diçka tjetër dhe jo shkaqet. Për të marrë vetëm një shembull të vogël nga krijesa të panumërta, le të marrim në konsideratë aftësinë e kujtesës, e cila është vendosur në kokën e njeriut në një hapësirë aq të vogël sa një farë sinapi: ne shohim se ajo është si një libër aq gjithëpërfshirës, madje si një librari që brenda saj shkruhet pa ngatërresë historia e plotë e jetës së njeriut.

Çfarë shkaku mund të tregohet për këtë mrekulli fuqie? A lënda e përhime -e bardhë- e trurit? A grimcat e thjeshta të pavetëdijshme të qelizave të tij? Apo erërat e rastësisë? Por ajo mrekulli arti mund të jetë vetëm vepra e Një Autori të Gjithurtë, i Cili me qëllim që ta njoftojë njeriun se të gjitha veprat që ai ka kryer janë regjistruar dhe do të paraqiten në kohën e llogarisë, shkruan një regjistër të vogël nga libri i madh i veprave të njeriut për t’u botuar në ringjallje dhe ia jep atë dorës së mendjes së tij.

Kështu, siç janë ato të krahasueshme me aftësinë e memories së njeriut, bëj ti analogji me të gjitha vezët, farërat dhe bërthamat dhe atëherë krahasoji pasojat e tjera të këtyre mrekullive të vogëla e gjithëpërfshirëse, sepse çfarëdo pasoje dhe vepër arti që ti të shikosh, ajo përfshin një art të tillë të mahnitshëm, saqë jo shkaku i saj i zakonshëm e i thjeshtë, por edhe sikur të grumbulloheshin së bashku të gjitha shkaqet, ato do të shpallnin pafuqinë e tyre para saj.

Për shembull, supozoje diellin, i cili imagjinohet të jetë një shkak i madh, të kishte dëshirë dhe vetëdije; në qoftë se do t’i thuhej atij: ‘A mund të bësh një mizë?’ Sigurisht, ai do të përgjigjej: “Nëpërmjet mirësisë së Krijuesit tim, ndodhet shumë dritë, nxehtësi dhe ngjyra në dyqanin tim, por gjëra të tilla në qënien e mizës, si: sytë, veshët dhe jeta nuk gjenden as në dyqanin tim, as nuk janë ato brenda fuqisë sime.”

Për më tepër, arti i mrekullueshëm dhe stolia në ‘pasoja’ i shkarkon shkaqet nga aftësia për të krijuar. Ato tregojnë Ekzistuesin e domosdoshëm, Shkaktarin e shkaqeve, në përputhje me vërsetin,

وَ اِلَيْهِ يُرْجَعُ اْلاَمْرُ كُلُّهُ

“Dhe tek Ai kthehen të gjitha çështjet (për gjykim e vendim).”[662]

Dorëzoja çështjet Atij. Në të njëjtën mënyrë, rezultatet, qëllimet dhe përfitimet që u janë bashkangjitur pasojave demonstrojnë në mënyrë të vetëkuptueshme se ato janë veprat e Një Krijuesi Gjithëbujar, e një të Gjithurti dhe Mëshirëploti, përtej perdes së shkaqeve, sepse shkaqet e pavetëdijshme sigurisht nuk mund të mendojnë për ndonjë qëllim dhe nuk mund të veprojnë për të. Megjithatë, ne shohim se çdo krijesë që vjen në ekzistencë bën kështu duke ndjekur jo një, por shumë qëllime, përfitime dhe shembuj urtësie.

Kjo do të thotë se Një Krijues i Gjithurtë dhe Gjithëbujar i bën dhe i dërgon ato gjëra. Ai i bën ato përfitime qëllimin e ekzistencës së tyre. Për shembull, shiu vjen. Shkaqet e jashtme për formimin e shiut janë absolutisht të pafuqishme dhe krejtësisht larg e të paafta që të mendojnë për kafshët dhe të kenë dhembshuri e t’u vijë keq për to. Kjo do të thotë se shiu dërgohet për t’u ardhur në ndihmë atyre nëpërmjet urtësisë së Krijuesit të Gjithëmëshirshëm i Cili i krijoi kafshët dhe garantoi ushqimin e tyre. Madje, shiu quhet ‘Mëshirë’, sepse, meqenëse ai përmban vepra të shumta mëshire dhe përfitime, duket sikur mëshira të jetë trupëzuar në shi, është në formën e shiut dhe vjen pika pika.

Për më tepër, të gjitha bimët e stolisura bukur të cilat buzëqeshin për të gjitha krijesat, edhe zbukurimet edhe shfaqjet në kafshët, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë ekzistencën e domosdoshme dhe unitetin e Një të Gjithëlavdishmi prapa perdes së të padukshmes; Një që dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur e të dashur nëpërmjet këtyre arteve të holla të stolisura bukur. Domethënë, kjo stolisje në gjërat, dhe këto shfaqje e zbukurime tregojnë me siguri atributet e “Ma’ruf” dhe “Vedud” Bërjes të Njohur dhe Bërjes të Dashur. Në mënyrë të vetëkuptueshme ato dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Një Autori të Gjithëfuqishëm i Cili është i dashur dhe i njohur.

Shkurtazi: Meqenëse shkaqet janë gjëra tej mase të zakonshme dhe të pafuqishme dhe pasojat që u atribuohen atyre janë më të vlefshmet dhe plot art, kjo i shkarkon shkaqet nga aftësia për të krijuar. Dhe qëllimet dhe përfitimet e ‘pasojave’ gjithashtu i shkarkojnë shkaqet injorante dhe të pajeta dhe ia dorëzojnë  ato Një Autori të Gjithurtë. Gjithashtu, stolia, aftësia e mjeshtëria në faqen e pasojave tregon Një Krijues të Gjithurtë, i Cili dëshiron ta bëjë fuqinë e Tij të njohur për qëniet e vetëdijshme dhe dëshiron ta bëjë Vetveten të dashur.

O adhurues i mjerë i shkaqeve! Me çfarë mund t’i shpjegosh këto tre të vërteta të rëndësishme? Si mund ta mashtrosh veten tënde? Në qoftë se ke mend, grise perden e shkaqeve dhe deklaro:وَحْدَهُ لاٰ شَرِيكَ لَهُ   
Ai është Një; Ai nuk ka shok!’
Ji i shpëtuar prej mashtrimeve të panumërta!

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E TETË

وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ وَاخْتِلاَفُ اَلْسِنَتِكُمْ وَ اَلْوَانِكُمْ اِنَّ فِى ذلِكَ َلآيَاتٍ لِلْعَالِمِينَ

 “Dhe nga treguesit e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja. Vërtetë që në të ka tregues të qartë për njerëzit me dije të shëndoshë.”[663]

Ne e vështrojmë universin dhe shohim se një urtësi dhe një rregullsi përfshin gjithçka duke filluar nga qelizat e trupit gjer tek tërësia e botës. Ne hedhin vështrimin tek qelizat e trupit dhe shohim se nëpërmjet urdhrit dhe sipas ligjit të Një të Vetmi i Cili merr në konsideratë çfarë është e dobishme për trupin dhe e administron atë, ka një administrim në ato qeliza shumë të vockëla. Ashtu si një pjesë e ushqimeve që depozitohet e ruhet në trup në formën e yndyrës, dhe shpenzohet në kohë nevoje, po ashtu në ato qeliza të vockëla ndodhet një rregull dhe një depozitim.

Pastaj ne shikojmë tek bimët dhe gjejmë se ato janë përfshirë nga rritja dhe nga një përkujdesje e veçantë. Pastaj ne vështrojmë kafshët dhe shohim se ato rriten dhe ushqehen me bujari, dhe shfaqet në shkallën më të skajshme.

Ne vështrojmë elementet madhështore të universit, dhe shohim një sundim madhështor dhe ndriçim për qëllime shumë të rëndësishme. Ne e vështrojmë universin si një tërësi dhe shohim një rregullsi të përkryer për shembuj të lartë urtësie dhe për qëllime të larta, sikur ai të ishte një mbretëri, një qytet ose një pallat.

Ashtu siç është përshkruar e provuar në Vendqëndrimin e Parë të Fjalës së Tridhjetë e Dytë, duke filluar nga grimcat e vockëla për tek yjet, nuk ka mbetur as edhe vendi më i vogël, madje as sa grimca, për t’i përshkruar ortakë Zotit xh.sh.. Në efekt, të gjitha janë aq të ndërlidhura, në kuptim, saqë ai që nuk mund t’i nënshtrojë yjet dhe t’i mbajë ato në dorën e tij, nuk mund të bëjë madje as edhe një grimcë që t’i kushtojë vëmendje pretendimit të tij për të qenë Zoti dhe mbështetësi i saj. Do të ishte e domosdoshme të kesh në pronësi të gjitha yjet me qëllim që të jesh mbështetësi i një grimce të vetme. Për më tepër, ashtu siç është përshkruar në Vendqëndrimin e Dytë të Fjalës së Tridhjetë e Dytë, ai që nuk është i aftë të krijojë dhe të sistemojë qiejt, nuk mund t’i bëjë tiparet individuale në fytyrën e njeriut. Kjo do të thotë se, ai i cili nuk është mbështetësi i të gjithë qiejve, nuk mund të bëjë tipare dalluese në një fytyrë të vetme njerëzore.

Kështu, kjo është një Dritare aq e madhe sa universi, e cila në qoftë se do të shikohej nëpërmjet vërseteve vijuese, do të shfaqej gjithashtu për syrin e mendjes, e shkruar në faqet e universit me shkronja të mëdha:

اَللّٰهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ , لَهُ مَقَالِيدُ السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ

“All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Kujdestari, Ruajtësi dhe Rregulluesi, për të gjitha gjërat.” Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të tokës.”[664]

Dhe kështu, ai që nuk i shikon këto, nuk ka as mend as zemër. Ose ai është një kafshë në formën e njeriut!

* * *

 

DRITARJA E NJËZET E NËNTË

وَ اِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ

 “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[665]

Në një stinë pranverore po bëja një udhëtim të çuditshëm dhe të thellë në mendim. Ndërsa, një zhabinë e verdhë -luleverdhë- e ndritshme më qëlloi syrin tek një kodrinë. Ajo menjëherë më solli ndërmend të njëjtat lloje luleverdhash që unë i kisha shikuar shumë kohë më parë në vendlindjen time dhe në qytetet e tjera. Ky kuptim u tregua në zemrën time; vula dhe stampa e cilitdo që të jetë kjo lule, nënshkrimi, gjurma dhe shenja e të gjitha luleve të atij lloji gjithandej tokës, sigurisht, janë vulat e Tij, stampat e Tij.

Pas këtij nocioni vule, më erdhi mendimi vijues; ashtu si vula e vënë mbi një letër gjë e cila tregon pronarin e letrës, në të njëjtën mënyrë, kjo lule është një vulë që tregon të Gjithëmëshirshmin e Vetëm. Edhe kjo kodrinë, me shenjat e vulat e këtyre specieve dhe e cila është shkruar me rreshtat e këtyre bimëve me kaq shumë domethënie, është letra e këtij Autori të lules.

Kjo kodër gjithashtu është një vulë. Kjo shkretëtirë dhe kjo fushë kanë marrë formën e një letre të Mëshirëplotit të Vetëm. Pas këtij mendimi, me erdhi në mend fakti që vijon;

Ashtu si një vulë, çdo gjë ia përshkruan e atribuon të gjitha gjërat Krijuesit të saj. Ajo provon se çdonjëra është mesazhi i shkruesit të saj. Kështu, çdo gjë është një dritare për Unitetin Hyjnor që është i tillë, saqë çdo gjë ia jep të gjitha gjërat Një të Vetmi të Unitetit. Domethënë, ndodhet një vulë aq e çuditshme, një art i mrekullueshëm në çdo gjë dhe në mënyrë të veçantë tek qëniet e gjalla, saqë ai i cili e bën atë dhe e skalit kështu me plot kuptim mund t’i bëjë të gjitha gjërat, dhe Ai i Cili i bën të gjitha gjërat, sigurisht është Ai. Domethënë, ai që nuk mund t’i bëjë të gjitha gjërat, nuk mund të krijojë as edhe një gjë të vetme.

Dhe kështu, o i pavëmendshëm! Shikoje fytyrën e universit! Shi-koji faqet e qënieve njëra brenda tjetrës si letrat e të Adhuruarit të Përjetshëm, mbi çdo letër janë vënë vula të panumërta të unitetit Hyjnor! Kush mund ta mohojë dëshminë e të gjitha vulave? Çfarë fuqie mund t’i heshtë ato?

Cilëndo prej tyre që ta dëgjosh me veshin e zemrës, ti do ta dëgjosh atë duke deklaruar:

اَشْهَدُ اَنْ لاَ اِلٰهَ اِلاَّ اللّٰهُ

“Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut.

* * *

 

DRITARJA E TRIDHJETË

لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ اِلاَّ اللّهُ لَفَسَدَتَا , كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ اِلاَّ وَجْهَهُ لَهُ الْحُكْمُ وَ اِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

 “Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, atëherë padyshim që të dyja (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar.”[666] “Çdo gjë do të shuhet e shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Atij i takon gjykimi e vendimi dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”[667]

Kjo është dritarja e të gjithë dijetarëve të shkencave Islame, e bazuar mbi ‘mundësinë’ dhe ‘ndodhjen’ (krijimin), dhe rruga e tyre për të provuar Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm. Për të gjitha hollësirat, ne ju referojmë të gjithë librat e mëdhenj të dijetarëve si “Sherhul Mevakif” dhe “Sherhul Mekasid”. Këtu do të demonstrojmë vetëm një ose dy rreze të cilat iu shfaqën shpirtit nga shkëlqimi i Kur’anit dhe hynë tek ai nëpërmjet kësaj dritareje. Ajo është siç vijon:

Është kërkesa e dominimit dhe e sundimit që të mos pranojë rivalë, ato e refuzojnë ortakërinë; ato e mohojnë ndërhyrjen. Për shkak të kësaj, në qoftë se ndodhen dy kryepleq në një fshat, ata do ta shkatërrojnë qetësinë dhe rendin. Ose në qoftë se do të ishin dy drejtues në një krahinë, ose dy guvernatorë në një provincë, ata do të shkaktonin kaos -rrëmujë. Ose në qoftë se do të ishin dy mbretër në një vend, ata do të shkaktonin konfuzion të plotë e të tërbuar.

Meqenëse një hije e zbehtë dhe një shembull i vogël i dominimit dhe i sundimit në qëniet e pafuqishme njerëzore, të cilët janë të nevoj-shëm për ndihmë, nuk pranojnë ndërhyrjen e rivalëve, të kundër-shtarëve, të barabartëve e të shokëve, atëherë ti mund ta krahasosh se sa në mënyrë të plotë do ta përmbushte një sundim që është në formën e sovranitetit absolut dhe një mbisundim që është tek shkalla e Hyjnisë, atë ligj të mohimit të ndërhyrjes në urdhrin autoritar të të Gjithëfuqishmit absolut.

Domethënë, domosdoshmëria më e sigurt dhe e qëndrueshme e Hyjnisë është Uniteti ose veçantia, qënia Një, i Vetëm. Prova e qartë dhe dëshmia e sigurt për këtë është rregulli i përkryer dhe harmonia e bukur në univers. Ka një rregull të tillë, duke filluar nga krahu i një mize deri tek llambat në qiej, saqë mendja bie në sexhde -përkulet- përpara tij me habi e vlerësim, duke deklaruar: “Subhanall-llah, Mashaall-llah, Barekall-llah” lavdia i takon Zotit xh.sh., çfarë çudirash ka dashur Zoti, sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh.! Në qoftë se do të kishte pasur madje edhe sa një thërrime vend për ortakë për Zotin xh.sh. dhe në qoftë se do të kishte pasur ndërhyrje, ashtu siç tregon vërseti.

لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ اِلاَّ اللّهُ لَفَسَدَتَا

“Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, pa dyshim që të dyja (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar”[668], rregulli do të ishte prishur, forma do të ishte ndryshuar dhe shenjat e çrregullimit do të ishin shfaqur. Por ashtu siç tregojnë e pohojnë vërsetet:

فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَى مِنْ فُطُورٍ , ثُمَّ ارْجِعِ الْبَصَرَ كَرَّتَيْنِ يَنْقَلِبْ اِلَيْكَ الْبَصَرُ خَاسِئًا وَ هُوَ حَسِيرٌ

 “Ktheje shikimin përsëri: ‘A mund të shohësh ndonjë të çarë’? Pastaj hidhe shikimin përsëri; vështrimi juaj do t’ju kthehet tek ju në një gjendje të turbulluar, të poshtëruar e të kapitur.”[669]

Pra këto vërsete tregojnë se, sado shumë që të përpiqet shikimi i njeriut për të gjetur gabime, ai kurrkund nuk mund të gjejë mangësi, dhe do të kthehet i lodhur tek vendi i tij që është syri, dhe do t’i thotë mendjes kritikuese; u lodha kot, nuk ka asnjë mangësi. Me këtë thënie tregon se rregulli dhe rregullsia janë shumë të përsosura. Domethënë, rregulli në univers është një dëshmitar i sigurt për unitetin Hyjnor.

Eja tani! Le të marrim në konsideratë Krijueshmërinë “Huduth”. Dijetarët e shkencave Islame kanë pohuar:

“Bota është e ndryshueshme, ajo i nënshtrohet ndryshimit. Dhe çdo gjë që i nënshtrohet ndryshimit, është e krijuar. Çdo gjë e krijuar ka një krijues, një autor. Prandaj, universi ka një Krijues parapërjetësie.”

Dhe ne themi, po, universi është i krijuar, sepse ne shohim që në çdo shekull, madje në çdo vit dhe në çdo stinë, një qënie, një botë shkon dhe një tjetër vjen në vend të saj. Kjo do të thotë se ndodhet Një i Gjithëlavdishëm i lavdisë i Cili duke i krijuar qëniet rishtas, krijon botëra në çdo vit dhe madje në çdo stinë e në çdo ditë dhe ua tregon atë atyre që janë të ndjeshëm e të vetëdijshëm. Pastaj Ai i merr prapa ato dhe vendos të tjera në vendin e tyre. Ai e bashkangjit një qënie prapa tjetrës si lidhëset apo hallkat e një zinxhiri dhe i var ato në spangon e kohës.

Sigurisht, qëniet të cilat shfaqen nga asgjëja dhe pastaj zhduken para syve tonë në çdo pranverë, secila është një botë e re e njëjtë si kjo botë. Këto janë mrekullitë e fuqisë së të Gjithëfuqishmit të vetëm i Cili i krijon ato. I Vetmi i Cili në mënyrë të vazhdueshme krijon dhe ndryshon botëra brenda botës më të madhe; dhe është Ai i Cili e ka krijuar këtë botë gjithashtu. Dhe Ai e bëri këtë botë dhe faqen e tokës një bujtinë për ata vizitorë të mëdhenj.

Tani le të vijmë tek diskutimi i Mundësisë –Imkan”. Dijetarët e shkencave islame kanë thënë: “Mundësia është e barabartë për sa ka të bëjë me ekzistencën dhe mosekzistencën. Domethënë, në qoftë se ekzis-tenca dhe mosekzistenca janë të mundshme në mënyrë të barabartë, ai i Cili do ta specifikojë, preferojë dhe krijojë është i domosdoshëm, sepse qëniet e mundshme nuk mund ta krijojnë njëra-tjetrën në zinxhirin e pandërprerë e të pambarim shkaku e pasoje. Asnjëra nuk mund ta krijojë tjetrën, dhe tjetra duke qenë në formën e shkakut. Prandaj, ekziston një Ekzistues i Vetëm i domosdoshëm, i Cili i krijon këto.

Dijetarët e shkencave islame i shfuqizuan dhe i anuluan vargjet që s’mbarojnë kurrë të shkaqeve me dymbëdhjetë provat e prera të shquara të quajtura “Argumente të sigurta” dhe demonstruan se shkakësia është e pamundur. Ata i këputën zinxhirët e shkaqeve dhe provuan ekzistencën e Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm.

Dhe ne themi këtë: Është më se e sigurt dhe më e lehtë të demonstrosh një stampë për Krijuesin e të gjitha  gjërave mbi çdo gjë se sa këputja e shkaqeve në skajshmëritë e botës me provat e refuzimit të shkakësisë. Nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit,të gjitha Dritaret dhe të gjitha Fjalët bazohen mbi këtë parim. Megjithatë, pika e mundësisë posedon një gjërësi  të pafundme. Ajo demonstron ekzistencën e Ekzis-tuesit të domosdoshëm në aspekte të panumërta. Ajo nuk ngushtohet e kufizohet tek mënyra e dijetarëve të shkencave islame duke prerë zin-xhirët e shkaqeve, e cila në të vërtetë është një rrugë e madhe dhe e gjërë. Madje ajo hap një rrugë për njohjen e Ekzistuesit të vetëm të domosdoshëm që është e pakufishme. Ajo është si vijon:

Ne shohim se në ekzistencën e saj, në atributet e saj dhe në kohëzgjatjen e jetës së saj, ndërsa është ngurruese midis mundësive të panumërta, domethënë, midis rrugëve dhe aspekteve vërtet të shumta, se secila gjë ndjek një mënyrë të vendosur mirë e të drejtpeshuar për sa ka të bëjë me qënien e saj në drejtime të panumërta. Gjithashtu atributet e saj i jepen në një mënyrë të veçantë. Dhe të gjitha atributet dhe gjendjet që ajo ndryshon gjatë gjithë jetës së saj specifikohen në të njëjtën mënyrë. Kjo do të thotë se ajo shtyhet në një mënyrë të urtë midis rrugëve të panumërta nëpërmjet dëshirës së Dikujt i cili përzgjedh, dhe nëpërmjet Krijimit të Një Krijuesi të Urtë. Ai e vesh atë me atribute të vendosura mirë dhe me gjendje. Pastaj ajo nxirret nga izolimi dhe bëhet pjesë e një trupi të përbërë, dhe mundësitë shtohen, sepse ato mund të gjenden në atë trup në mijëra mënyra. Ndërsa midis atyre mundësive të pa dobi, asaj i jepet një gjendje e veçantë dhe e frytshme, me anë të të cilës rezultate të rëndësishme dhe dobi fitohen nga ai trup dhe bëhet të kryejë funksione të rëndësishme. Pastaj trupi bëhet një komponent -përbërës- i një trupi tjetër.

Përsëri mundësitë shtohen, sepse ajo mund të ekzistonte në mijëra mënyra. Kështu, asaj i jepet një gjendje midis atyre mijëra rrugëve. Dhe nëpërmjet asaj gjendjeje ajo bëhet të kryejë funksione të rëndësishme, dhe kështu me radhë… Dhe progresivisht, shkallë-shkallë, ajo demonstron më me siguri ekzistencën e domosdoshme të Një Planifikuesi të Gjithurtë. Ajo bën të njohur se është një qënie e shtyrë nga urdhëri i Një Komandanti të Gjithëditur.

Pastaj, ne shohim se është bërë një pjesë prej një trupi tjetër të përbërë, pra trupi brenda trupit; secili ka një funksion, një detyrë të vendosur mirë, tek të gjitha përbërjet ku njëra brenda tjetrës bëhen vetë përbërëset e komponenteve më të mëdha dhe ka një lidhje të veçantë me secilën në të njëjtën mënyrë, si një ushtar që ka një funksion dhe një detyrë të përcaktuar mirë në skuadrën e tij, në kompaninë e tij, në batalionin dhe në ushtrinë e tij, ka një lidhje të veçantë për secilën nga  këto grupe, njëri brenda tjetrit. Ashtu si qeliza në beben e syrit tënd e cila ka një detyrë në syrin tënd dhe një lidhje me të, ajo ka funksione e detyra në kokën tënde si një tërësi dhe një lidhje me të.

Në qoftë se ajo do t’i ngatërronte këto sa një thërrime, sa një fije, shëndeti dhe organizimi i trupit do të prishej. Ajo ka funksione të veçanta në lidhje me secilën nga venat, me nervat ndijore dhe motorike, dhe madje me të gjithë trupin si një tërësi, dhe ka lidhje të urta me to. Kjo gjendje e specifikuar i është dhënë asaj brenda mijëra mundësive nëpërmjet urtësisë së një Krijuesi të Gjithurtë.

Në të njëjtën mënyrë, secila nga krijesat në univers dëshmon Ekzistuesin e Vetëm të domosdoshëm nëpërmjet qënies së veçantë, formës së urtë dhe atributeve të dobishme që i janë dhënë asaj midis mundësive të shumta. Po ashtu, kur futen në komponente, përbërje, ato krijesa shpallin Autorin e tyre me një gjuhë të ndryshme në çdo përbërje. Hap pas hapi deri tek përbërja më e madhe, nëpërmjet lidhjeve të tyre, funksioneve dhe detyrave, ato dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme, zgjedhjen dhe dëshirën e Autorit të tyre të Gjithurtë, sepse Ai i Cili vendos një gjë në të gjitha përbërjet, duke ruajtur lidhjet e saja të urta, duhet të jetë Krijuesi i të gjitha përbërjeve. Domethënë, është sikur një gjë e vetme ta dëshmonte Atë me mijëra gjuhë. Dhe kështu, nga pikëpamja e mundësisë, dëshmia e ekzistencës së Ekzistuesit të vetëm të domosdoshëm është aq e madhe në numër, jo sa numri i qënieve në univers, por sa atributet e qënieve dhe përbërjet që ato formojnë…

Dhe kështu, o i pavëmendshëm, që nuk e dëgjon këtë dëshmi dhe këto zëra që mbushin universin dhe që duhet të jesh i shurdhër dhe i paarsyeshëm! A nuk është kështu? Hajde, thuaj ti!..

* * *

 

DRITARJA E TRIDHJETË E NJË

لَقَدْ خَلَقْنَا اْلاِنْسَانَ فِى اَحْسَنِ تَقْوِيمٍ , وَ فِى اْلاَرْضِ آيَاتٌ لِلْمُوقِنِينَ , وَ فِى اَنْفُسِكُمْ اَفَلاَ تُبْصِرُونَ

 “Vërtetë që Ne e krijuam njeriun në modelin më të mirë.”[670] “Dhe në tokë ka tregues për ata që kanë besim të palëkundur. Edhe në veten tuaj. A nuk shihni pra?”[671]

Kjo Dritare është Dritarja e njeriut dhe ajo lidhet me veten e njeriut. Për më shumë diskutime të hollësishme të saj në këtë drejtim ne ju referojmë ju tek librat e hollësishëm të mijëra dijetarëve dhe të Evlijave të drejtë. Këtu vetëm do të tregojmë pak parime që kemi marrë nga shkëlqimi i Kur’anit. Kjo është siç vijon:

Ashtu siç është shpjeguar në Fjalën e Njëmbëdhjetë, “Njeriu është një mesazh aq gjithëpërfshirës saqë nëpërmjet vetë njeriut, All-llahu i Gjithëfuqishëm i bën të kapshëm për të, të gjithë Emrat e Tij.” Për hollësira ne ju referojmë ju tek Fjalët e tjera. Këtu do të demonstrojmë vetëm “Tre Pika.

Pika e parë: Njeriu është një pasqyrë për Emrat Hyjnorë në tre aspekte:

Aspekti i parë: Ashtu si errësira e natës e cila është shkak për të shikuar dritën, po ashtu nëpërmjet dobësisë së tij dhe pafuqisë, varfërisë së tij dhe nevojës, mangësive të tij dhe gabimeve, njeriu bën të njohur fuqinë, forcën, pasurinë dhe mëshirën e të Gjithëfuqishmit të lavdisë, dhe kështu me radhë… ai në këtë mënyrë vepron si një pasqyrë për atribute Hyjnore të shumta.

Madje, nëpërmjet kërkimit të një pike mbështetjeje për shkak të pafuqisë së tij të pafundme dhe të dobësisë së pafundme përballë armiqëve të tij të panumërt, ndërgjegjja e tij vazhdimisht shikon e gjen Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm. Dhe meqenëse ai detyrohet në varfërinë e tij të plotë dhe në nevojën e pafundme që të kërkojë  një pikë ndihme përballë qëllimeve të tij të panumërta, ndërgjegjja e tij në atë drejtim të gjithë kohën priret, anon nga dera e të Pasurit Mëshirëplotë, dhe shtrin duart e tij duke iu lutur Atij. Domethënë, në lidhje me këtë pikë mbështetjeje dhe pikë asistence në ndërgjegje, dy dritare të vogëla hapen drejt Divanit të mëshirës së të Gjithëfuqishmit Mëshirëplotë, nëpërmjet të cilave njeriu mund t’i shikojë në çdo kohë!

Aspekti i dytë i qënies si pasqyrë është kjo: Nëpërmjet të veçantave si njohja e tij e pjesshme, fuqia, shqisat e të shikuarit dhe të dëgjuarit, pronësia dhe sovraniteti, të cilat janë llojet e shembujve që i janë dhënë atij, njeriu vepron si një pasqyrë për Njohjen, fuqinë, shikimin, dëgjimin dhe për sovranitetin e Hyjnisë së Pronarit të universit; ai i kupton ato dhe i bën ato të njohura. Për shembull, ai thotë: “Ashtu siç e ndërtoj unë këtë shtëpi dhe di si e bëj, dhe unë e shoh, e kam në pronësi dhe e administroj, po ashtu pallati madhështor i universit ka një Autor. Autori e njeh atë, e sheh, e bën, e administron”, e kështu me radhë…

Aspekti i tretë i qënies si pasqyrë: Njeriu vepron si një pasqyrë e Emrave Hyjnorë, skalitjet e të cilëve janë sipër tij. Ndodhen më shumë se shtatëdhjetë Emra, gjurmët e të cilëve janë të dukshëm në Natyrën gjithëpërfshirëse të njeriut. Këto janë përshkruar deri diku në fillimin e vendqëndrimit të tretë të Fjalës së Tridhjetë e Dy. Për shembull, për nga krijimi i tij, njeriu tregon Emrin e Autorit -Krijuesit- nga aspekti i ‘Modelit më të bukur’ tregon Emrat “i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”; dhe nga mënyra e hollë që ai ushqehet e ngrihet, tregon Emrat, Gjithëbujari dhe Dhuruesi i mirësive, dhe kështu me radhë… ai tregon gjurmë të ndryshme të Emrave të ndryshëm nëpërmjet të gjitha gjymtyrëve të tij dhe aftësive të të gjitha organeve të tij dhe substancave, të gjitha shqisave të tij të holla shpirtërore dhe të gjitha ndjenjave të tij dhe emocioneve. Domethënë, ashtu si midis Emrave Hyjnorë që ndodhet Emri më i madh, po ashtu midis skalitjeve të atyre Emrave ndodhet skalitja më e madhe. Ai është njeriu.

O ti që thua se je një njeri i vërtetë! Lexoje veten tënde! Në qoftë se nuk e bën një gjë të tillë, është e mundur që ti, o njeri, të biesh nga shkalla njerëzore në shkallën shtazore.

Pika e dytë: tregon një mister të rëndësishëm të Njësisë Hyjnore.

Lidhja midis shpirtit të njeriut dhe trupit të tij është e tillë sa që ajo i bën të gjitha gjymtyrët e tij dhe pjesët e trupit të ndihmojnë njëra-tjetrën. Domethënë, shpirti i njeriut është një ligj urdhërues midis ligjeve që i përkasin krijimit – manifestimit të vullnetit Hyjnor, të cilit i është veshur një ekzistencë e jashtme, është një aftësi e hollë Hyjnore. Kështu, në administrimin e pjesëve të trupit dhe në dëgjimin e zërave të tyre jolëndorë dhe në shikimin e nevojave të tyre, ato nuk formojnë pengesa për njëra-tjetrën, as nuk e ngatërrojnë shpirtin. Afërsia dhe largësia janë të njëjta në lidhje me shpirtin. Ato nuk e mbulojnë njëra-tjetrën. Në qoftë se shpirti dëshiron, ai mund t’i sjellë shumicën e gjymtyrëve në ndihmë të njërës. Në qoftë se dëshiron, ai mund të njohë, perceptojë dhe administrojë nëpërmjet çdo pjese të trupit të tij. Madje, në qoftë se ai fiton dritësi të madhe, ai mund të shikojë e të dëgjojë nëpërmjet të gjitha pjesëve.

Në të njëjtën mënyrë, وَ لِلّٰهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَى “Dhe All-llahut i takon shembulli më i lartë”, meqenëse shpirti, ky ligj urdhërues i Zotit të Gjithëfuqishëm, e shfaq këtë aftësi në trupin e gjymtyrëve të njeriut, i cili është një botë e vogël, sigurisht, aktet e pakufishme, zërat e panumërt, lutjet e pafundme, punët e pafundme në univers, i cili është Bota më e madhe, nuk paraqesin asnjë vështirësi për Vullnetin Gjithëpërfshirës dhe për fuqinë absolute të Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm. Ato nuk formojnë pengesa për njëra-tjetrën. Ato nuk e zënë Atë krijues të Gjithëlavdishëm, as nuk e ngatërrojnë Atë. Ai i shikon të gjitha ato përnjëherë dhe i dëgjon në të njëjtën kohë të gjitha zërat. Afërsia dhe largësia janë të njëjta për Të. Në qoftë se dëshiron, Ai i dërgon të gjithë në ndihmë të njërit. Ai mund të shikojë gjithçka dhe t’i dëgjojë zërat e tyre nëpërmjet çdo gjëje. Ai njeh gjithçka nëpërmjet çdo gjëje, kështu e kështu me radhë…

Pika e tretë: Jeta ka natyrën më të rëndësishme dhe funksionin më domethënës, por meqenëse ajo është diskutuar në hollësi në Dritaren e jetës (Dritarja e Tridhjetë e Tre) dhe në Frazën e Tetë të Letrës së Njëzet, ne ju referojmë tek ato, dhe këtu vetëm do të bëjmë përkujtuesin e mëposhtëm:

Shenjat në jetë, të cilat janë të përziera në formën e emocioneve tregojnë Emra të shumtë dhe cilësi esenciale Hyjnore. Ato veprojnë si pasqyra duke reflektuar cilësitë esenciale të të Gjallit të përjetshëm dhe të Vetekzistuesit të përhershëm në formën më të ndritshme. Por kjo nuk është koha për t’ua shpjeguar këtë mister atyre që nuk e njohin All-llahun e që nuk e vërtetojnë plotësisht Atë, dhe kështu ne këtu po e mbyllim këtë derë…

* * *

 

DRITARJA E TRIDHJETË E DY

هُوَ الَّذِى اَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَ كَفَى بِاللّٰهِ شَهِيدًا , قُلْ يَا اَيُّهَا النَّاسُ اِنِّى رَسُولُ اللّٰهِ اِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِى لَهُ مُلْكُ
السَّموَاتِ وَ اْلاَرْضِ لاَ اِلٰهَ اِلاَّ هُوَ يُحْيِى وَ يُمِيتُ

 “Ai i Cili ka çuar të Dërguarin e Tij (Muhammedin a.s.m.) me udhëzim dhe Fenë e vërtetë që Ai ta shpallë e ta bëjë atë përmbi të gjitha fetë. Dhe i Gjithëmjaftueshëm është All-llahu si Dëshmues. Muhammedi a.s.m. është i dërguari i Zotit xh.sh…”[672]

“Thuaj (o Muhammed­): ‘O njerëz! Vërtet që unë jam sjellë tek ju të gjithë si i dërguar i All-lahut, të Cilit i takon mbisundimi i qiejve dhe i tokës, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Është Ai që jep jetë dhe që sjell vdekjen.”[673]

Kjo është Dritarja e profetit Hazreti Muhammed a.s.m., e diellit të qiejve të Profetësisë, madje e diellit të diejve.

Meqenëse kjo është provuar në Fjalën e Tridhjetë e Një, Trajtesa e Mi’raxhit, në Fjalën e Nëntëmbëdhjetë, trajtesa e profetësisë së Muhammedit a.s.m. dhe në Nëntëmbëdhjetë Shenjat e Letrës së Nëntëmbëdhjetë, se sa e ndritshme dhe e qartë është kjo dritare më brilantja, më e gjëra dhe më dritëdhënësja, ne do të mendojmë për ato Dy Fjalë, për atë Letër dhe për Shenjën e saj të Nëntëmbëdhjetë, dhe ua referojmë fjalën atyre. Për tani ne vetëm do të themi:

Muhammedi a.s.m. që është prova e gjallë dhe e qartë e Unitetit Hyjnor, demonstroi dhe shpalli unitetin Hyjnor gjatë gjithë jetës së tij me dy krahët e profetësisë dhe të shenjtërisë, domethënë, me një forcë që përfshiu konsensusin e të gjithë profetëve të cilët e patën paraprirë atë, dhe me unanimitetin e të gjithë Evlijave dhe të dijetarëve të pastër të cilët erdhën pas tij. Dhe Ai hapi një Dritare për njohjen e Zotit xh.sh. aq të gjërë e të shndritshme sa bota e Islamit. Me miliona nga dijetarët e pastër e të vërtetë si Imam Gazali, Imam Rabbani, Muhjiddin el Arabi, dhe Abdul Kadir Gejlani shikojnë nga kjo Dritare e hapur dhe ua tregojnë atë edhe të tjerëve.

A ka ndonjë perde që mund ta errësojë një dritare të tillë si kjo? Dhe a mundet njeriu që nuk shikon nga kjo dritare të ketë arsye? Hajde, gjykoje ti!..

* * *

 

DRITARJA E TRIDHJETË E TRE

اَلْحَمْدُ لِلّٰهِ الَّذِى اَنْزَلَ عَلَى عَبْدِهِ الْكِتَابَ وَلَمْ يَجْعَلْ لَهُ عِوَجًا قَيِّمًا , الر كِتَابٌ اَنْزَلْنَاهُ اِلَيْكَ لِتُخْرِجَ النَّاسَ مِنَ الظُّلُمَاتِ اِلَى النُّورِ

 “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për All-llahun i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhammedit a.s.m.) librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.”[674] “Elif, Lam, Ra. (Ky është) një libër të cilin Ne ta kemi shpallur ty (o Muhammed a.s.m.) me qëllim që të udhëheqësh njerëzimin nga errësira (e mosbesimit) drejt dritës (së besimit të Njësisë së All-llahut).”[675]

Mendo për të gjitha dritaret që ne i kemi përmendur të cilat janë pak pika nga oqeani i Kur’anit, atëherë ti do të mundesh ta krahasosh se sa shumë drita të Unitetit Hyjnor si uji i jetës ndodhen në Kur’an. Por edhe sikur Kur’ani, burimi, origjina dhe shatërvani i të gjitha atyre Dritareve, të shikohej nga ne në një mënyrë tej mase të shkurtuar dhe të thjeshtë, përsëri ai formon Dritaren më brilante, më të ndritshme dhe më gjithëpërfshirëse. Për të shikuar se sa e sigurt, e shndritshme dhe vezulluese është kjo Dritare, ne ju referojmë tek Trajtesa mbi mrekullitë e Kur’anit, Fjala e Njëzet e Pestë, dhe tek Shenja e Tetëmbëdhjetë e Letrës së Nëntëmbëdhjetë. Dhe duke u lutur përpara Arshit, Fronit, të të Gjithëmëshirshmit, të Gjithëlavdishmit të Vetëm, i Cili na e dërgoi Kur’anin, ne themi:

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا اِنْ نَسِينَا اَوْ اَخْطَاْنَا , رَبَّنَا لاَ تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ اِذْ هَدَيْتَنَا , رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا اِنَّكَ اَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ , وَ تُبْ عَلَيْنَا اِنَّكَ اَنْتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ

 “Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime. Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar”[676]“Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh! Vërtet Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri. Dhe na e prano pendimin tonë. Vërtet Ti je Ai i Cili e pranon pendimin (e robërve të tu), Mëshirëploti.”[677]

* * *

KUJTESË

Në dashtë Zoti, kjo ‘Letra e Tridhjetë e Tre’, e cila përmban Tridhjetë e Tre Dritare, t’i sjellë në besim ata që janë pa besim, të forcojë besimin e atyre, besimi i të cilëve është i dobët; ta bëjë të sigurt besimin e atyre, besimi i të cilëve është i fortë por imitues; t’ua zgjerojë besimin atyre, besimi i të cilëve është i sigurt; t’i udhëheqë drejt përparimit në Njohjen e Zotit xh.sh., e cila është themeli dhe boshti në plotësimin e vërtetë, ata që besimi i të cilëve është i gjërë, dhe të hapë më shumë horizonte të ndritshme për ta.

Prandaj, ti nuk mund të thuash se: “Një Dritare është e mjaf-tueshme për mua,” sepse në qoftë se arsyeja jote është e kënaqur, zemra jote dëshiron pjesën e saj gjithashtu; po kështu edhe shpirti yt dëshiron pjesën e tij. Imagjinata gjithashtu dëshiron pjesën e saj nga ajo dritë. Si rrjedhojë, Dritaret e tjera janë gjithashtu të domosdoshme, sepse secila përmban dobi të ndryshme.

Në Trajtesën rreth Mi’raxhit të Pejgamberit Muhammed a.s.m. ajo, para së gjithash, ishte për besimtarin të cilit po i adresohej, ndërsa ateisti ishte në pozitën e dëgjuesit. Por në këtë Trajtesë, është mohuesi ai të cilit i adresohet, ndërsa besimtari është në pozitën e dëgjuesit. Kjo duhet të merret në konsideratë kur e shikon.

Fatkeqësisht, për shkak të një arsyeje të rëndësishme, kjo Letër u shkrua me shpejtësi shumë të madhe dhe gjithashtu ka mbetur në gjendjen e draftit të parë. Prandaj sigurisht duhet të ketë parregullsi e mangësi në mënyrën që ajo është shprehur, të cilat janë për shkakun tim. Atëherë unë kërkoj prej vëllezërve të mi që ta shikojnë atë me tolerancë dhe ta korrigjojnë në qoftë se munden, dhe të luten për mua për falje.

وَالسَّلاَمُ عَلَى مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَى , وَالْمَلاَمُ عَلَى مَنِ اتَّبَعَ الْهَوَى

سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ
وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ وَ سَلِّمْ آمِينَ

 “Paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin, dhe dënimi qoftë mbi ata që ndjekin dëshirat e tyre të ulëta.”

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër  nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[678]

“O Zot! Jepi bekime e paqe atij të cilin Ti e dërgove si mëshirë për të gjitha botët, dhe jepu bekime familjes së tij dhe sahabëve, amin.”

* * *

[632] Kur’an, 41: 53

[633] Madje, individët e disa prej grupeve -për një vit të vetëm- janë më të shumtë se sa të gjithë anëtarët e racës njerëzore që nga koha e Ademit a.s. deri në Ditën e Fundit.

[634] Kur’an, 67: 3

[635] Kur’an, 2: 164

[636] Kur’an, 14: 32-34

[637] Kur’an, 13: 28

[638] Kur’an, 17: 44

[639] Kur’an, 23: 88

[640] Kur’an, 15: 21

[641] Kur’an, 11: 56

[642] Kur’an, 11: 57

[643] Kur’an, 32: 7

[644] Kur’an, 45: 3

[645] Kur’an, 20: 8

[646] Kur’an, 7: 185

[647] Kur’an, 17: 44

[648] Kur’an, 62:1; 64: 1

[649] Kuptimi i vërtetë i kësaj Dritares së Njëzet më erdhi në zemrën time në një kohë në arabisht në këtë mënyrë:

تَلَئْلاُءُ الضِّيَاءِ مِنْ تَنْوِيرِكَ تَشْهِيرِكَ , تَمَوُّجُ اْلاِعْصَارِ مِنْ تَصْرِيفِكَ تَوْظِيفِكَ

سُبْحَانَكَ مَا اَعْظَمَ سُلْطَانَكَ , تَفَجُّرُ اْلاَنْهَارِ مِنْ تَدْخِيرِكَ تَسْخِيرِكَ

تَزَيُّنُ اْلاَحْجَارِ مِنْ تَدْبِيرِكَ تَصْوِيرِكَ , سُبْحَانَكَ مَا اَبْدَعَ حِكْمَتَكَ

تَبَسُّمُ اْلاَزْهَارِ مِنْ تَزْيِينِكَ تَحْسِينِكَ , تَبَرُّجُ اْلاَثْمَارِ مِنْ اِنْعَامِكَ اِكْرَامِكَ

سُبْحَانَكَ مَا اَحْسَنَ صَنْعَتَكَ , تَسَجُّعُ اْلاَطْيَارِ مِنْ اِنْطَاقِكَ اِرْفَاقِكَ

تَـهَزُّجُ اْلاَمْطَارِ مِنْ اِنْزَالِكَ اِفْضَالِكَ , سُبْحَانَكَ مَا اَوْسَعَ رَحْمَتَكَ

تَحَرُّكُ اْلاَقْمَارِ مِنْ تَقْدِيرِكَ تَدْبِيرِكَ تَدْوِيرِكَ تَنْوِيرِكَ

سُبْحَانَكَ مَا اَنْوَرَ بُرْهَانَكَ مَا اَبْهَرَ سُلْطَانَكَ

Shkreptima e Dritës është nëpërmjet ndriçimit Tënd dhe duke e bërë atë të njohur; rrokullisja e shekujve është nëpërmjet drejtimit Tënd dhe vënies së tyre në punë. Lavdia të takon Ty! Sa madhështor është sundimi Yt! Vërshimi i lumenjve është nëpërmjet rezervimit dhe nënshtrimit të tyre prej Teje; Zbukurimi i gurëve është nëpërmjet skalitjes Tënde dhe modelimit Tënd. Lavdia të takon Ty! Sa sublime është urtësia Jote! Buzëqeshja e luleve është nëpërmjet Stolisjes dhe zbukurimit Tënd; Bukuria e frutave është nëpërmjet mirëbërësisë dhe bujarisë Tënde; Lavdia të takon Ty! Sa i bukur është arti Yt! cicërima e zogjve duke i bërë ato të flasin, është nëpërmjet mirësisë Tënde. Të kënduarit e shiut duke e bërë atë të bie, është prej mirëbërësisë Tënde. Lavdia të takon Ty! Sa e gjërë është mëshira Jote! Lëvizja e Hënave është nëpërmjet përcaktimit Tënd, planit Tënd, rrotullimit Tënd dhe ndriçimit Tënd të tyre prej Teje: Lavdia të takon Ty! sa të ndritshme janë provat e Tua dhe sa i shkëlqyer është Sovraniteti Yt!

[650] Kur’an, 36: 83

[651] Kur’an, 15:21-22

[652] Kur’an, 17: 44

[653] Kur’an, 36: 38

[654] Kur’an, 78: 6-8

[655] Kur’an, 30: 50

[656] Kur’an, 67: 2

[657] Kur’an, 28: 88

[658] Kur’an, 67:2

[659] Kur’an, 30: 19

[660] Kjo Dritare u adresohet dashuruesve të Zotit xh.sh., të cilët i afrohen Atij me zemër në mënyrë të veçantë dhe njerëzve në përgjithësi.

[661] Kur’an, 39: 62

[662] Kur’an, 11: 123

[663] Kur’an, 30: 22

[664] Kur’an, 39: 62-63

[665] Kur’an, 17: 44

[666] Kur’an, 21:22

[667] Kur’an, 28: 88

[668] Kur’an, 21: 22

[669] Kur’an, 67: 3-4

[670] Kur’an, 95: 4

[671] Kur’an, 51: 20-21

[672] Kur’an, 48: 28-29

[673] Kur’an, 7: 158

[674] Kur’an, 18: 1

[675] Kur’an, 14: 1

[676] Kur’an, 2: 286

[677] Kur’an, 2: 127-128

[678] Kur’an, 2: 32

***