Kjo Fjalë përbëhet nga tre vendqëndrime
Ajo është një shtojcë që shpjegon Shkreptimën e Tetë të Fjalës së Njëzet e Dytë.
Dhe është gjithashtu një koment mbi të parën e Pesëdhjetë e pesë gjuhëve me të cilat të gjitha qëniet në univers dëshmojnë Unitetin Hyjnor. Për këto gjuhë është aluduar në një Trajtesë të titulluar “Katreh”. Dhe ajo është veshur me mantelin e krahasimit, prej shumë të vërtetave që lidhen me vërsetin:
لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ اِلاَّ اللّٰهُ لَفَسَدَتَا
“Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, atëherë padyshim (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar.”[602]]
VENDQËNDRIMI I PARË
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ اِلاَّ اللّٰهُ لَفَسَدَتَا
لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّٰهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَ لَهُ الْحَمْدُ يُحْيِى وَ يُمِيتُ وَ هُوَ حَىٌّ لاَ يَمُوتُ بِيَدِهِ الْخَيْرُ وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَ اِلَيْهِ الْمَصِيرُ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, atëherë padyshim (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar”. Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Ai nuk ka shokë, i Tij është sundimi dhe Atij i takon lavdërimi; Ai e jep jetën dhe Ai e shkakton vdekjen, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes; e gjithë e mira është në Dorën e Tij; Ai është i Gjithëfuqishëm mbi gjithçka dhe me Të të gjithë gjërat kanë fundin e tyre”.
Një natë gjatë muajit të Ramazanit, unë thashë se Fjalia e lartëpërmendur, e cila vërteton Unitetin Hyjnor, përbëhet nga njëmbë-dhjetë fraza, dhe se në secilën prej tyre është një shkallë që shpreh atë unitet. Në të ndodhen disa sihariqe. Prej atyre shkallëve unë diskutova vetëm kuptimin dhe domethënien e frazës: لاَ شَرِيكَ لَهُ “Ai nuk ka shokë”, duke e zhvilluar në mënyrën e një bisedimi alegorik dhe të një debati imagjinar dhe duke e marrë gjuhën e gjendjes mbi mënyrën e gjuhës së foljes, që do të ishte e pranueshme për njerëzit e thjeshtë. Unë tani do ta shënoj atë bisedim me kërkesën dhe dëshirën e vëllezërve të mi shumë të vlefshëm të cilët më ndihmojnë, dhe të shokëve të mi nga xhamia. Ajo është si më poshtë:
Le të supozojmë një person që t’i përfaqësojë të gjitha gjërat e ngritura si ortakë të All-llahut, që të gjitha shumëllojshmëritë e ndrysh-me të idhujtarëve i imagjinojnë të ekzistojnë. Këta idhujtarë janë njerëzit e mosbesimit dhe të çudhëzimit të cilët, për shembull, adhurojnë natyrën dhe shkaqet dhe i përshkruajnë ortakë Zotit xh.sh..
Personi i imagjinuar dëshiron të jetë zot për ndonjërën prej qënieve në univers. Dhe kështu pretendon të jetë pronari i saj i vërtetë! Së pari, ai autor i pretendimeve të rreme hasi rastësisht një grimcë, e cila është më e vogla e atyre qënieve. I foli asaj me gjuhën e natyralizmit dhe të filozofisë duke i thënë se ai ishte zoti dhe pronari i saj i vërtetë. Por grimca iu përgjigj atij me gjuhën e së vërtetës dhe të Urtësisë Hyjnore, duke i thënë:
“Unë kryej detyra të panumërta. Duke hyrë në shumë krijesa, të cilat janë të gjitha të ndryshme, unë kryej punën time tek ato. Dhe ndodhen, midis grimcave të panumërta, si unë; ato lëvizin nga vendi në vend[603] dhe punojnë me mua. Në qoftë se ti ke njohje dhe fuqi për të më vënë në shërbim mua në të gjitha ato detyra.. dhe autoritetin e aftësinë për të më përdorur e shfrytëzuar, dhe t’i kesh nën urdhrin tënd të gjitha grimcat e tjera të panumërta gjithashtu, dhe në qoftë se ti mund të jesh pronari i vërtetë dhe të kesh kontroll të plotë mbi qëniet, prej të cilave unë jam një pjesë, në një rregull të plotë, për shembull, mbi rruazat e kuqe të gjakut, vetëm atëherë ti mund të pretendosh të jesh zot mbi mua dhe t’ia atribuosh çështjen time dikujt tjetër përveç Krijuesit xh.sh., por në qoftë se ti nuk mundesh t’i bësh të gjitha këto gjëra, atëherë hesht!
Dhe ashtu siç nuk mund të jesh zot për mua, po ashtu ti nuk mund të ndërhysh në asnjë mënyrë në punët e mia, sepse ndodhet një rregullsi e plotë e tillë në detyrat tona dhe një lëvizje e tillë, saqë ai i cili nuk ka një urtësi të pafundme dhe një njohje gjithëpërfshirëse, nuk mund të përzihet me ne. Në qoftë se do të ndërhynte, do të shkaktonte kaos e rrëmujë. Por ama, një person si ti i trashë e i pafuqishëm, që nuk sheh, dhe që ke ngecur në kurthet e rastësisë së verbër dhe të natyrës, madje as nuk mund të fillosh ta shtrish gishtin për të ndërhyrë.”
Ndërkohë pretenduesi, ashtu si materialistët, tha: “Atëherë, ti je pronare e vetes tënde! Përse thua se ti po punon për llogari të dikujt tjetër?”
Grimca iu përgjigj:
“Në qoftë se do të kisha pasur një mendje madhështore sa dielli, një njohje gjithëpërfshirëse si drita e tij, një fuqi të gjithanshme si nxehtësia e tij dhe shqisa të gjëra si shtatë ngjyrat në dritën e tij, dhe në qoftë se do të kisha pasur një fytyrë që të drejtohej tek të gjitha vendet në të cilët unë udhëtoj dhe tek të gjitha qëniet në të cilat unë punoj, dhe një sy që t’i shikonte ato, dhe një fjalë që të depërtonte tek çdo qënie tek e cila unë drejtohem, atëherë, ndoshta, unë do të përfshihesha në çmenduri si ti dhe do të pretendoja sundimin mbi veten time. Prandaj, dil jashtë! Largohu, ti nuk mund të nxjerrësh asgjë prej meje! Ti nuk ke vend këtu!”
Kështu, kur përfaqësuesi i atyre gjërave që mbahen të jenë ortakë me Zotin e vetëm absolut u dëshpërua dhe i preu shpresat nga grimca, ai shpresoi ta ndjekë çështjen me një rruazë -qelizë- të kuqe gjaku. Dhe duke ardhur përmes njërës, ai i tha asaj në emër të shkaqeve dhe me gjuhën e natyrës dhe të filozofisë: “Unë jam zoti dhe pronari yt.” Ndërkohë rruaza e kuqe e gjakut iu përgjigj atij nëpërmjet gjuhës së të vërtetës dhe të Urtësisë Hyjnore:
“Unë nuk jam e vetme. Në qoftë se ti do të mund t’i kishe në pronësi të gjitha shoqet e mia në ushtrinë e gjakut, stampa e të cilave, natyra e tyre si nëpunëse të nënshtruara dhe rregulli i të cilave është i njëjtë, dhe në qoftë se ti do të kishe urtësi të hollë dhe fuqi madhështore të mjaftueshme për t’i pasur në pronësi të gjitha qelizat e trupit në të cilin ne udhëtojmë dhe tek i cili jemi vënë në shërbim me urtësi të plotë, dhe në qoftë se ti mund ta demonstrosh të jetë kjo gjendja, atëherë, ndoshta, ndonjë kuptim mund të gjendet në pretendimin tënd. “Por një i trullosur si ti nuk mund të jetë pronari vetëm duke u mbështetur tek natyra e shurdhët dhe tek një forcë e verbër; në të vërtetë, ti je i pamundur të ndërhysh as edhe sa një grimcë, sepse sistemi me të cilin ne funksionojmë është aq i përkryer, saqë vetëm Ai që shikon gjithçka, që dëgjon gjithçka, që njeh gjithçka dhe që bën gjithçka, mund të ketë autoritet mbi ne. Dhe duke i thënë: Atëherë, hesht! Detyra ime është aq e rëndësishme dhe sistemi im është aq i përsosur saqë unë nuk kam kohë t’u përgjigjem përrallisjeve dhe gjepurave të tua!” Kështu, rruaza e kuqe e gjakut e dëboi atë.
Atëherë, meqenëse qe i pamundur ta mashtronte, ai përfaqësues u largua dhe pastaj ndeshi rastësisht me shtëpinë e vockël e njohur me emrin qeliza e trupit. Ai i tha me gjuhën e filozofisë dhe të natyrës: “Unë nuk munda ta bind grimcën dhe rruazën e kuqe të gjakut, por ndoshta ti do të ma kuptosh fjalën time. Meqenëse ti je bërë prej disa substancave ashtu si një shtëpi e vockël, unë jam i aftë të të bëj ty. Atëherë bëhu ti artifakti im dhe prona ime e vërtetë. Qeliza iu përgjigj nëpërmjet gjuhës së urtësisë dhe të vërtetës:
“Unë me të vërtetë jam e vockël, por ama kam detyra shumë të rëndësishme dhe shumë lidhje të holla e të ndjeshme me të gjitha qelizat e trupit. Për shembull, unë kryej detyra të ndërlikuara dhe në mënyrë të pagabueshme në venat e gjakut dhe në lidhje me arteriet, me nervat ndijore dhe motorike -lëvizore-, me forcat tërheqëse dhe shtytëse, me riprodhimin dhe me aftësinë përfytyruese. Atëherë në qoftë se ti ke njohuri dhe fuqi të formosh, të rregullosh, të sistemosh, dhe të vësh në punë të gjithë trupin dhe të gjitha enët e gjakut, nervat dhe aftësitë, dhe në qoftë se ti do të kishe urtësi gjithëpërfshirëse dhe fuqi depërtuese me të cilat të kesh sundim e kontroll mbi të gjitha qelizat e trupit, të cilat janë si unë, pasi në lidhje me cilësitë dhe mjeshtërinë artistike ne jemi vëllezër, atëherë demonstroje atë. “Vetëm atëherë ti mund të pretendosh të kesh aftësi të më bësh mua”. Në qoftë se ti nuk mundesh, atëherë, ik! Shporru! Rruazat e kuqe më sjellin ushqimin, ndërsa rruazat e bardha luftojnë sëmundjet që më prekin. Unë kam punë për të bërë, mos më tërhiq vëmendjen!
Dhe, sidoqoftë, një i pafuqishëm, i mangët, i shurdhët dhe i verbër si ti, kurrësesi nuk mund të ndërhyjë në çështjet tona të holla, sepse ne kemi një sistem të saktë, të hollë dhe të patëmetë[604] të tillë, saqë në qoftë se do të na sundonte dikush tjetër përveç të Gjithurtit Absolut, të Gjithëfuqishmit Absolut dhe të Gjithëditurit Absolut, sistemi ynë do të thyhej dhe rregullsia jonë do të prishej.”
Dhe kështu pretenduesi i këputi shpresat edhe nga qeliza. Pastaj Ai takoi rastësisht trupin e qënies njerëzore dhe i tha atij ashtu siç thonë natyralistët me gjuhën e natyrës së verbër dhe të filozofisë së humbur: “Ti je i imi, jam unë ai që të prodhova ty; ose të paktën unë kam një pjesë tek ti.” Trupi i njeriut iu përgjigj me gjuhën e gjendjes së urtësisë dhe të sistemit të tij:
“Në qoftë se ti, o pretendues, do të kishe fuqi dhe njohje për të ushtruar një kontroll të vërtetë mbi trupat e të gjitha qënieve njerëzore, të cilët janë të njëjtë si unë dhe mbi fytyrat e të cilëve ndodhen stampa e fuqisë dhe vula e krijimit të cilat janë të njëjta… dhe në qoftë se ti ke pasuri dhe autoritet ligjor për të marrë në pronësi thesaret e ushqimeve të mia, duke filluar nga uji dhe ajri për tek bimët dhe kafshët… dhe në qoftë se ti ke fuqi të pafundme dhe urtësi të pakufishme me të cilat të më përdorësh mua me urtësi të përkryer dhe të më bësh mua të kryej adhurimin tim, dhe fuqi e urtësi për të futur në një enë të ngushtë e të ulët si unë aftësi jolëndore e të holla si shpirti, zemra dhe mendja, të cilat janë tej mase të gjëra dhe të larta dhe për të cilat unë jam thjeshtë një këllëf, atëherë demonstroji të gjitha këto dhe pastaj thuaj që “ti më bëre mua”. Përndryshe, hesht!
Dhe për më tepër, sipas dëshmisë së sistemit të përsosur në trupin tim dhe treguesit të stampës së Unitetit në fytyrën time, Autori im Ma-dhështor është Ai i Cili është i Gjithëfuqishëm mbi gjithçka, dhe i Gjit-hëditur që shikon e dëgjon gjithçka. Dikush i pasynim e i pafuqishëm si ti nuk mund të përzihet në artin e Tij. Ti nuk mund të ndërhysh as edhe sa një grimcë në të.
Përfaqësuesi i gjërave që imagjinohen të jenë ortakë me Zotin e Gjithëfuqishëm, nuk mundi të gjejë asnjë rrugë në të cilën të ndërhynte në trup, kështu ai u largua. Pastaj ai takoi rastësisht racën njerëzore dhe tha me vete: “Ky është një grup i çorganizuar e i çrregullt. Ndoshta, ashtu si shejtani i cili ndërhyn në veprimet e tyre individuale dhe shoqërore që ato kryejnë nëpërmjet ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë, unë do të jem në gjendje të gjej ndonjë rrugë për të ndërhyrë në funksionin e trupave dhe të natyrave të tyre. Dhe atëherë duke gjetur ndonjë rrugë, unë do të jem i aftë të ushtroj kontroll mbi trupin dhe mbi qelizat e trupit, të cilat më dhanë udhë, më përzunë”. Kështu, ai i tha racës njerëzore, përsëri me gjuhën e natyrës së shurdhët dhe të filozofisë së humbur: “Ju o njerëz duket të jeni në një rrëmujë të madhe. Unë jam zoti dhe pronari juaj, ose të paktën pjesërisht unë kam pjesë tek ju.” Raca njerëzore iu përgjigj nëpërmjet gjuhës së të vërtetës dhe të realitetit, nëpërmjet gjuhës së urtësisë dhe të rregullit:
“Në qoftë se ti ke fuqi dhe urtësi të prodhosh mbulesën e cila vesh globin tokësor dhe e cila thuret dhe qepet me urtësi të plotë nga fijet shumëngjyrëshe të të gjitha qindra e mijërave prej specieve të kafshëve dhe llojeve të bimëve, prej të cilëve ne jemi njëri, dhe të bësh qilimin, i cili është shtruar mbi faqen e tokës dhe që është punuar prej qindra e mijëra specieve të qënieve të gjalla, dhe është krijuar në një mënyrë jashtëzakonisht të bukur e të stolisur, dhe që në mënyrë të vazhdueshme ta përtërish dhe ta rinosh atë; dhe në qoftë se ti do të kishe fuqi gjithëpërfshirëse dhe urtësi të gjithanshme me të cilat të kesh ushtrim të lirë force mbi globin tokësor, prej të cilit ne jemi fruti, dhe mbi të gjithë universin prej të cilit ne jemi bërthama, dhe të na dërgosh ne domos-doshmëritë tona jetike prej të gjitha zonave të kozmosit me peshën e urtësisë; dhe në qoftë se ti ke aftësi t’i krijosh të gjithë ata si ne, të cilët kanë shkuar përpara nesh dhe ata të cilët do të vijnë pas nesh, në fytyrat e të cilëve stampa e fuqisë është e njëjta, atëherë, ndoshta, ti do të mund të pretendoje të jesh zot mbi mua.
Por në qoftë se ti nuk mundesh, atëherë hesht! Mos thuaj se, duke parë rrëmujë në llojin tim, ti do të ishe në gjendje të ndërhyje deri diku, sepse rregulli tek ne është i patëmetë. Rrethanat që ti i imagjinon të jenë rrëmujë e të çregullta janë tejshkruar e kopjuar me regull të përkryer sipas librit të fuqisë dhe të Kaderit Hyjnor, sepse rregulli i plotë tek kafshët dhe bimët, të cilat janë shumë më të ulëta se sa ne dhe që janë nën drejtimin tonë, demonstron se ky çrregullim i dukshëm tek ne është vetëm se një lloj shkrimi.
A do të ishte e mundur që Ai i Cili e vendosi artistikisht një fije peri të mbulesës duke kaluar përmes të gjithë qilimit dhe duke e vënë çdo gjë në vendin e duhur të saj të ishte tjetër kush përveç Autorit të tij, Krijuesit të tij të vërtetë? Dhe a do të ishte e mundur që ai i Cili krijoi frutin të ishte tjetër kush veç Krijuesit të pemës e cila e prodhoi atë? Dhe a do të ishte e mundur që Krijuesi i bërthamës të ishte tjetër kush veç Krijuesit të frutit të saj? Gjithashtu sytë e tu janë të verbër: Ti nuk i sheh mrekullitë e Fuqisë në fytyrën time dhe çudirat e krijimit në qënien time. Në qoftë se ti do t’i shikoje ato, ti do të kuptoje se Autori im është i tillë që absolutisht asgjë nuk mund t’i fshihet Atij, apo të jetë e vështirë për Të e t’i bëjë naze. Yjet janë aq të lehtë për Të sa grimcat. Ai e krijon pranverën me aq lehtësi sa lehtësia e krijimit të një luleje. Ai është i Atillë që përfshin universin e madh në qënien time me rregull të përkryer. A do të ishte e mundur për një të pafuqishëm e të verbër si ti ta ngjallte vetveten dhe të ndërhynte në ndonjë mënyrë në artin e këtij Krijuesi madhështor? Prandaj hesht! Dhe duke i thënë: Ik! Shporru prej këtu!, e dëboi atë.
Pastaj ai pretendues shkoi dhe iu adresua qilimit të gjërë që ishte shkruar mbi faqen e tokës dhe këmishës së qëndisur e të zbukuruar që i ishte veshur; Ai i foli atij në emrin e shkaqeve dhe me gjuhën e natyrës e të filozofisë, duke pretenduar: “Unë mund të ushtroj kontroll mbi ty dhe të jem pronari yt, ose së paku të kem një pjesë tek ti.” Kështu ajo këmishë[605] dhe ai qilim, i tha atij në emrin e së vërtetës dhe të realitetit dhe nëpërmjet gjuhës së urtësisë:
“Në qoftë se ti ke fuqinë dhe artin për t’i thurrur dhe krijuar të gjitha këmishat e rregulluara mirë dhe të paramenduara, dhe qilimat, qëndisjet e të cilëve janë të gjitha të ndryshme, të cilët e kanë veshur tokën aq sa numri i viteve dhe i shekujve, dhe pastaj janë hequr në më-nyrë të rregullt dhe janë lidhur e bërë varg në spangon e kohës së shkuar, dhe do ta veshin tokën përsëri, qilimat dhe këmishat, programet dhe format e të cilëve janë skicuar e përcaktuar në sferën e Kaderit Hyjnor, dhe të cilat do t’i bashkangjiten shiritit të kohës së ardhme, dhe në qoftë se ti ke dy duar të urta e të fuqishme që të shtrihen tek çdo gjë, duke filluar nga krijimi i tokës deri tek shkatërrimi i saj, madje nga parapërjetësia për tek paspërjetësia, dhe në qoftë se ti ke urtësinë dhe aftësinë të krijosh gjithësecilin prej fijeve të mia dhe t’i riparosh e t’i ripërtërish ato me rregull të plotë dhe urtësi, dhe në qoftë se ti je i aftë të mbash në dorën tënde dhe ta krijosh globin tokësor, i cili është modeli ynë, dhe i cili na vesh ne, na bën ne mbulesën e tij dhe mantelin e jashtëm, atëherë ti mund të pretendosh të jesh zot mbi ne. Në qoftë se nuk mundesh, atëherë, ik, mbushu, zhduku! Ti nuk ke vend këtu!
Për më tepër, mbi ne ndodhet një stampë e tillë uniteti dhe një vulë Njësie sa që ai i cili nuk e ka tërësinë e universit brenda kapjes së fuqisë së tij, dhe i cili nuk mund t’i shohë përnjëherësh të gjitha gjërat me të gjitha funksionet e tyre, dhe i cili nuk mund të bëjë gjëra të panumërta për një çast, i cili nuk është i pranishëm dhe gjithëshikues gjithandej, që është larg dhe përtej vendit dhe kohës, dhe ai që nuk është pronari i një urtësie të pafundme, i një njohurie absolute, një i tillë nuk mund të na sundojë ne, dhe as nuk mund të ndërhyjë e të pretendojë pronësi mbi ne.”
Kështu përfaqësuesi u largua, duke thënë me vete: “Ndoshta do të mundem të bind globin tokësor dhe të gjej atje diçka që më vlen mua.” Kështu, ai shkoi dhe i tha globit tokësor,[606] përsëri në emrin e shkaqeve dhe me gjuhën e natyrës: “Meqenëse po udhëton në një mënyrë të tillë të paqëllimtë dhe kot, ti demonstron se nuk ke pronar. prandaj ti mund të jesh e imja. Ndërkohë toka iu përgjigj me një zë gjëmimtar, në emrin e të vërtetës dhe me gjuhën e realitetit:
“Mos fol absurditete dhe fjalë të tilla boshe!.. Si mund të jem unë pa një pronar? A ke parë ti në rrobat e mia që i vesh madje edhe një fije peri në to, apo pikën më të vockël, që të jetë rrëmujë, pa rregull, dhe a i ke parë ato të jenë pa urtësi, pa qëllim dhe pa art që t’i më thua se unë qenkam pa pronar e pa qëllim?
“Në qoftë se ti me të vërtetë do të kishe në pronësi orbitën time të gjërë rreth së cilës unë udhëtoj në një vit, një distancë që do të merrte afërsisht njëzet e pesë mijë vite,[607] ku unë kryej detyrën time të shërbimit me drejtpeshim të plotë dhe me urtësi, dhe në qoftë se do të kishe në pronësi dhjetë planetët, të cilët janë vëllezërit e mi, dhe janë ngarkuar me detyra si unë, së bashku me hapësirën përmes së cilës ato udhëtojnë, dhe në qoftë se ti ke urtësi të pafundme dhe fuqi absolute me të cilat të krijosh dhe të vendosësh diellin, i cili është udhëheqësi ynë dhe tek i cili ne jemi lidhur dhe i jemi bashkangjitur nëpërmjet një tërheqje mëshireje, dhe të më lidhesh mua dhe planetët e tjerë tek ai, ashtu si gurët në një bahe, dhe të na vësh ne në punë, dhe të na bësh të rrotullohemi me rregull të përsosur dhe me urtësi, vetëm atëherë ti mund të pretendosh të jesh zot mbi ne. Por në qoftë se ti nuk mundesh, atëherë, ik, shporru! Shko në Xhehennem! Mua më duhet të bëj punën time, detyra ime duhet të kryhet.
Për më tepër, rregulli ynë madhështor, lëvizja madhështore, dhe nënshtrimi i qëllimshëm demonstrojnë se Krijuesi ynë është i tillë saqë të gjitha qëniet duke filluar nga grimcat e vockëla deri tek yjet dhe galaktikat, janë të bindura e të nënshtruara ndaj Tij, si ushtarët nën urdhër. Ai është Zotëruesi i Gjithurtë i Lavdisë dhe Zotëruesi i sovranitetit absolut i cili e organizon diellin me planetët e Tij me aq lehtësi ashtu siç organizon me lehtësi pemën dhe siç i stolis frutat e saj.”
Meqenëse përfaqësuesi nuk mundi të gjejë asgjë për vetveten në tokë, ai u largua dhe tha me vete lidhur me diellin: “Ky diell është një gjë e madhe. Ndoshta, unë do të mundem të gjej ndonjë vrimë në të e të hap një rrugë për të kaluar; atëherë ndoshta do të jem i aftë ta nënshtroj atë dhe tokën gjithashtu.” Kështu ai i tha diellit, me gjuhën e “adhuruesve të zjarrit”, në emrin e idhujtarisë dhe me gjuhën e filozofisë që është zëdhënësja e shejtanit: “Ti, o diell, je një sundimtar i madh, dhe je pronari i vetes tënde, ti sillesh dhe e ushtron autoritetin në botë si të duash.” Por dielli iu përgjigj atij në emrin e së vërtetës dhe nëpërmjet gjuhës së Realitetit dhe të Urtësisë Hyjnore duke i thënë:
“Ruajna Zot! Njëqind mijë herë ruajna Zot!.. Unë jam një nëpunës i nënshtruar. Unë jam një llambadar në bujtinën e Zotit tim. Unë nuk jam kurrë pronari i vetes sime, madje unë nuk jam pronar as i një mize, madje as i një krahu mize, sepse në qënien e mizës ndodhen gurë të çmuar jolëndorë dhe vepra antike arti, si sy e veshë. Gjëra të tilla nuk gjenden në dyqanin tim. Ato janë jashtë sferës së fuqisë sime.” Kështu, e qortoi rëndë.
Atëherë ai pretendues ndryshoi metodën dhe i tha diellit me gjuhën e filozofisë djallëzore si të faraonit; “Meqenëse ti nuk je pronar i vetes tënde, por një shërbëtor, atëherë ti je prona ime dhe nën autoritetin tim me emrin e shkaqeve.” Dielli iu përgjigj fuqishëm me emrin e së vërtetës dhe të realitetit dhe me gjuhën e adhurimit duke i thënë: “Unë i përkas vetëm Atij i Cili ka krijuar yjet e lartë si shembulli im dhe i vendosi ato në qiejt me urtësi të plotë, i bën ato të rrotullohen me madhështi të plotë dhe i zbukuroi me stolinë më të plotë.”
Pastaj përfaqësuesi tha me vete: “Yjet janë një shumicë e madhe, dhe ato duken të jenë të gjithë të shpërndarë dhe në çrregullim. Ndoshta unë do të mund të fitoj diçka nga ato në emrin e klientëve dhe të vartësve të mi.” Kështu ai hyri midis tyre dhe u tha në emrin e shkaqeve dhe të atyre gjërave që përshkruhen si ortakë të Zotit xh.sh., me gjuhën e filozofisë kryengritëse dhe siç thonë sabeanët, adhuruesit e yjeve: “Meqenëse ju, o yje jeni kaq të shpërndarë, ju të gjithë jeni nën autoritetin e sundimtarëve të ndryshëm.” Ndërkohë u përgjigj një yll i vetëm duke folur për të gjithë të tjerët.
“Oh sa i shushatur, i patru, mendjetrashë dhe i verbër je ti që nuk po shikon dhe nuk kupton stampën e Unitetit dhe vulën e Njësisë sipër nesh dhe nuk e njeh sistemin tonë të lartë, rregullsinë dhe ligjet e adhurimit tonë. Ti na imagjinon pa rregull. Ne jemi veprat e artit dhe shërbëtorët e një Krijuesi të vetëm, i Cili mban në kapjen e fuqisë së Tij qiejt të cilët janë detërat tonë, kozmosin, i cili është pema jonë dhe hapësirën e pafundme, e cila është ajo ku ne bëjmë ekskursionet tona.
Ne jemi si ndriçimet elektrike dhe dëshmitarët e ndritshëm duke shfaqur plotësimin e Hyjnisë së Tij. Ne jemi prova rrezatuese që shpallin sovranitetin e Hyjnisë së Tij. Me të gjitha llojet tona të ndryshme, ne jemi shërbëtorë të ndritshëm në sferën e sovranitetit të Tij që japim dritë dhe shfaqim madhështinë e Atij sovraniteti në banesat e larta dhe në ato të ulëta, në vendbanimet e kësaj bote, të botës së ndërmjetme dhe të Ahiretit.
Në të vërtetë, secili nga ne është një mrekulli e fuqisë së një të vetmi, një frut i rregulluar mirë i pemës së krijimit, një pronë e ndritshme e unitetit, secili nga ne është një vendbanim, aeroplan dhe xhami për melekët, një llambë dhe diell për botët e larta, një dëshmitar për sovranitetin e Hyjnisë. Secili nga ne është një stoli, pallat, një lule e hapësirës, një peshk i ndritshëm në detërat qiellorë dhe një sy i bukur në faqen e qiellit.[608] Për më tepër, ndodhet gjithandej nesh, si një e tërë, një heshtje brenda qetësisë, një lëvizje brenda urtësisë, një stoli brenda madhështisë, një bukuri krijimi brenda rregullit dhe një plotësim arti brenda simetrisë.
Dhe megjithëse ne jemi kështu dhe shpallim Krijuesin tonë të Gjithëlavdishëm, Unitetin e Tij, Njësinë e Tij, Qënien e Tij i Adhuruar i Përjetshëm dhe Atributet e Tij të bukurisë, të lavdisë dhe të plotësimit për tërësinë e universit me gjuh të panumërta, përsëri, ndërsa ne jemi krejtësisht shërbëtorë të pastër, të bindur e të nënshtruar, ti na akuzon të jemi të ngatërruar, të çrregullt e pa detyra dhe madje duke qenë pa pronar. Atëherë ti meriton një goditje vërtet ndëshkuese.” Dhe një yll, si guri i hedhur mbi shejtanin, lëshoi një shuplakë të tillë të fuqishme në fytyrën e atij përfaqësuesi -pretenduesi- që e hodhi atë nga yjet për tek pikërisht gropa e zjarrit në fund të Xhehennemit.
Dhe ai e hodhi Natyrën,[609] e cila ishte së bashku me të, në luginat e iluzioneve dhe të mashtrimeve dhe e flaku rastësinë në grykën e thellë të mosekzistencës, i hodhi ato gjëra që u përshkruan si ortakë me Zotin xh.sh. në errësirat e pamundësisë, e flaku filozofinë, e cila është armiqësore ndaj fesë, poshtë në ultësirën më të madhe. Të gjithë yjet recituan këtë dekret të shenjtë së bashku me atë yll:
لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ اِلاَّ اللّٰهُ لَفَسَدَتَا
“Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjerë përveç All-llahut, atëherë padyshim që të dyja (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar.”[610]
“Duke shpallur se nuk ka absolutisht vend për shirk (polite-zëm) dhe për të ndërhyrë as në gjënë më të vogël duke filluar nga krahu i një mize e deri tek llambat në qiej.”
سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ سِرَاجِ وَحْدَتِكَ فِى كَثْرَةِ مَخْلُوقَاتِكَ وَ دَلاَّلِ وَحْدَانِيَّتِكَ فِى مَشْهَرِ كَائِنَاتِكَ وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ اَجْمَعِينَ
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[611]
O Zot! Jepi bekime e paqe shkëlqesisë sonë Muhammedit, llambës së unitetit Tënd në shumësinë e krijesave të Tua dhe lajmëtarit të Njësisë Tënde në ekspozitën e krijimit Tënd, dhe mbi të gjithë familjen e tij dhe sahabët.
* * *
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
فَانْظُرْ اِلَى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِى اْلاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Shihni pra pasojat e mëshirës së All-llahut, se si Ai ringjall tokën pas vdekjes së saj.”[612]
Paragrafet vijuese në Arabisht aludojnë për një lule nga kopshti i parapërjetësisë së vërsetit të lartëpërmendur
حَتَّى كَاَنَّ الشَّجَرَ الْمُزَهَّرَةَ , قَصِيدَةٌ مَنْظُومَةٌ مُحَرَّرَةٌ
وَ تُنْشِدُ لِلْفَاطِرِ الْمَدَائِحَ الْمُبَهَّرَةَ , اَوْ فَتَحَتْ بِكَثْرَةٍ عُيُونُهَا الْمُبَصَّرَةَ
لِتُنْظِرَ للِصَّانِعِ الْعَجَائِبَ الْمُنَشَّرَةَ , اَوْ زَيَّنَتْ لِعِيدِهَا اَعْضَائَهَا الْمُخَضَّرَةَ
لِيَشْهَدَ سُلْطَانُهَا آثَارَهُ الْمُنَوَّرَةَ , وَ تُشْهِرَ فِى الْمَحْضَرَةِ مُرَصَّعَاتِ الْجَوْهَرِ
وَ تُعْلِنَ لِلْبَشَرِ حِكْمَةَ خَلْقِ الشَّجَرِ , بِكَنْزِهَا الْمُدَخَّرِ مِنْ جُودِ رَبِّ الثَّمَرِ
سُبْحَانَهُ مَا اَحْسَنَ اِحْسَانَهُ , مَا اَزْيَنَ بُرْهَانَهُ مَا اَبْيَنَ تِبْيَانَهُ
خَيَالْ بِينَدْ اَزِينْ اَشْجَارْ مَلاَئِكْ رَا جَسَدْ آمَدْ سَمَاوِى بَا هَزَارَانْ نَىْ .. اَزِينْ نَيْهَا شُنِيدَتْ هُوشْ سِتَايِشْهَاىِ ذَاتِ حَىْ ..
وَرَقْهَارَا زَبَانْ دَارَنْدْ هَمَه هُو هُو ذِكْرْ آرَنْدْ بَدَرْ مَعْنَاىِ حَىُّ حَىْ ..
چُو لاَ اِلهَ اِلاَّ هُو بَرَابَرْ مِيزَنَدْ هَرْشَىْ .. دَمَا دَمْ جُويَدَنْدْ يَا حَقْ سَرَاسَرْ گُويَدَنْدْ يَا حَىْ بَرَابَرْ مِيزَنَنْدْ اَللّٰهْ
وَ نَزَّلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً مُبَارَكًا
Përkthimi i paragrafit:
Domethënë: Çdo pemë luleplotë është një poezi e shkruar bukur duke folur poetikisht nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj të natyrshme dhe duke recituar lavdërimet e qarta për Krijuesin e Gjithëlavdishëm.
Ose secila pemë luleplotë është sikur të kishte hapur mijëra sy ngulmues dhe t’i kishte bërë mijërat e tjerë të hapen me qëllim që të shikohen jo me një apo me dy sy, por me mijëra, çudirat e artit të Krijuesit të Gjithëlavdishëm, të cilat po transmetohen dhe po ekspozohen, dhe kështu ata njerëz të vëmendshëm do t’i shikojnë ato gjithashtu.Ose sikur çdo pemë luleplotë t’i kishte zbukuruar gjymtyrët (degët) e saja jeshile me zbukurimin më të hollë për parakalimin -paradën- e saj dhe festivalin e saj të veçantë në festivalin e përgjithshëm të pranverës, me qëllim që Sulltani i saj i Gjithëlavdishëm të shikonte dhuratat, çudirat e holla, veprat e ndritshme të artit që Ai i ka dhënë asaj; dhe kështu që Ai t’i paraqesë shikimit të krijimit shembujt e zbukuruar të mëshirës së Tij, në pranverë, dhe në faqen e tokës, e cila është ekspozita e artit Hyjnor; dhe që Ai t’i shpallë njerëzimit urtësinë në krijimin e pemës.
Ai e demonstron plotësimin e fuqisë Hyjnore nëpërmjet të treguarit se çfarë thesari i rëndësishëm ndodhet në degët e saja të holla dhe çfarë pasurie ndodhet në frutat e mirësive të mëshirshme të Tij.
* * *
NJË SHTOJCË E VOGËL E VENDQËNDRIMIT TË PARË
Dëgjoje vërsetin:
اَفَلَمْ يَنْظُرُوا اِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَ زَيَّنَّاهَا…الخ
“A nuk e kanë parë qiellin mbi ta, si Ne e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, dhe s’ka asnjë të çarë në të?.. deri në fund”[613]
ثُمَّ انْظُرْ اِلَى وَجْهِ السَّمَاءِ كَيْفَ تَرَى سُكُوتًا فِى سُكُونَةٍ حَرَكَةً فِى حِكْمَةٍ
تَلَئْلأُ ً فِى حِشْمَةٍ تَبَسُّمًا فِى زِينَةٍ مَعَ اِنْتِظَامِ الْخِلْقَةِ مَعَ اِتِّزَانِ الصَّنْعَةِ تَشَعْشُعُ سِرَاجِهَا تَهَلْهُلُ مِصْبَاحِهَا تَلَئْلُؤُ نُجُومِهَا تُعْلِنُ ِلاَهْلِ النُّهَى سَلْطَنَةً بِلاَ اِنْتِهَاءٍ اَفَلَمْ يَنْظُرُوا اِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَ زَيَّنَّاهَا…الخ
Pastaj shikoje faqen e qiellit, ti e sheh se si ai është i heshtur në qetësinë e vet; si është në lëvizje me urtësi, si është rrezatues me madhështi, si ai buzëqesh me stolinë e tij. Një sovranitet i pambarim dhe i pafundmë u është shpallur atyre që mendojnë me rregullin në krijimin e tij, me simetrinë në artin e tij, me llambat e tij të ndritshme, me fenerët e tij të shndëritshëm dhe me yjet e tij vezullues.
Kjo që vijon shpjegon paragrafin lart,
ثُمَّ انْظُرْ اِلَى وَجْهِ السَّمَاءِ كَيْفَ تَرَى سُكُوتًا فِى سُكُونَةٍ
“A nuk e kanë parë qiellin mbi ta.”, i cili me radhë është një sqarim i vërsetit të cituar.
Së pari: tek fraza: “Si ai është i heshtur në qetësinë e tij”, Vërseti drejton një shikim ngulmues tek faqja e stolisur bukur e qiejve me qëllim që ai që e shikon të mund të bëhet i vetëdijshëm për heshtjen që atje është brenda një qetësie të madhe. Shikuesi të mund të kuptojë se ajo është kështu nëpërmjet urdhrit dhe nënshtrimit të Një Të Gjithëfuqishmi Absolut, sepse, në qoftë se ato do të kishin qenë të pavarur, të shfrenuar, pa frena, ato trupa të mëdhenj qiellorë të pafundmë e madhështorë, të gjithë duke qenë pranë njëri-tjetrit, ato trupa, do të kishin shkaktuar një zhurmë të tillë me rrotullimet e tyre tepër të shpejta saqë do ta kishin shurdhuar kozmosin. Atje do të kishte qenë një rrëmujë e tillë në atë rrëmujë të zhurmshme e të potershme, saqë ajo do të kishte shpërndarë e shpartalluar universin.
Është e ditur se çfarë rrëmuje dhe zhurme do të shkaktohej në qoftë se njëzet buaj do të punonin në një fushë të përzier me njëri-tjetrin. Ndërsa siç tregon astronomia, midis yjeve ndodhen disa që janë njëmijë herë më të mëdhenj se toka të cilët rrotullohen me një shpejtësi shtatëdhjetë herë më shpejt se sa ajo e një predhe artilerie. Kështu shkalla e fuqisë dhe e aftësisë nënshtruese e Krijuesit të Gjithëlavdishëm dhe e të Gjithëfuqishmit të Plotësimit të mund të kuptohet nga kjo qetësi brenda heshtjes së yjeve, së bashku me shkallën e bindjes dhe të nënshtrimit të yjeve ndaj Tij.
Së dyti: fraza حَرَكَةً فِى حِكْمَةٍ “Si ai është në lëvizje me urtësi”. Treguesi na urdhëron të shikojmë lëvizjen në faqen e qiejve, e cila është me urtësi dhe qëllim. Në të vërtetë, ajo lëvizje madhështore dhe e çuditshme ndodh brenda një urtësie të saktë dhe gjithëpërfshirëse. Për shembull, një mjeshtër i cili vë në lëvizje makinerinë e një fabrike me urtësi e qëllim demonstron shkallën e aftësisë mjeshtërore e profesionale brenda madhështisë së fabrikës dhe në përpjesëtim me shkallën e rregullit të saj. Dhe po kështu, kur ne e shikojmë në këtë mënyrë, shkalla e fuqisë dhe e urtësisë së të Gjithëfuqishmit të Gjithëlavdishëm bëhet e dukshme për ne.
Sepse Ai e bën diellin madhështor si një fabrikë dhe planetët e tij, ato trupa madhështorë shumë të mëdhenj që u ngjasojnë makinerive në fabrikë, Ai i lëviz dhe i rrotullon rreth vetes si gurët në bahe.
Së treti: تَلَئْلأُ ً فِى حِشْمَةٍ تَبَسُّمًا فِى زِينَةٍ Se si është rrezatuese me madhështi, si buzëqesh me stolinë e tij.
Ajo ka këtë kuptim: madhështia rrezatuese dhe stolia duke buzëqeshur në faqen e qiejve janë të tilla sa që ato demonstrojnë se sa i lartë e madhështor është sovraniteti i Krijuesit të Gjithëlavdishëm dhe sa e përsosur është mjeshtëria e Tij artistike. Ashtu si ndriçimi i llambave të panumërta elektrike që varen kudo në ditë feste që demonstrojnë shkallët e madhështisë së mbretit dhe të plotësimit në përparimin material, po ashtu qiejt e mëdhenj me yjet e tyre madhështorë e të stolisur u demonstrojnë shikimeve ngulmuese Sovranitetin e lartë dhe mjeshtërinë e përsosur artistike të Krijuesit të Gjithëlavdishëm.
Së katërti: مَعَ اِنْتِظَامِ الْخِلْقَةِ مَعَ اِتِّزَانِ الصَّنْعَةِ Me rregull në krijimin e tij, me simetri në artin e tij.
Kjo frazë thotë ç’ka vijon: vështroje rregullin e krijesave në faqen e qiejve, simetrinë e tyre dhe drejtpeshimin e saktë dhe atëherë kupto se sa i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithurtë është Krijuesi i tyre.
Po, në të vërtetë, trupat e mëdhenj qiellorë demonstrojnë shkallën e fuqisë dhe urtësinë e të Vetmit i Cili i rrotullon dhe i lëviz ato si dhe krijesat e ndryshme e të vogëla ose kafshët, duke i përgatitur kështu për detyrat e tyre, e shtyn secilën nga ato në një mënyrë të përcaktuar nëpërmjet një peshoreje të posaçme dhe me shkallët e bindjes së tyre dhe të nënshtrimit ndaj Tij. Po ashtu, ato qiej të mëdhenj u demonstrojnë shikimeve të vëmendshme nëpërmjet gjërësisë madhështore dhe yjeve të panumërta, dhe yjet me madhësinë e tyre madhështore dhe me rrotullimet e shpejta, dhe me faktin që ato nuk i tejkalojnë caqet e tyre as edhe një thërrime, madje as një sekond, dhe nuk neglizhojnë në detyrat e tyre as për një të dhjetën e sekondit.
Unë them se këto u tregojnë shikimeve se Autori i tyre, Krijuesi i tyre madhështor, e shfaq Hyjninë e Tij të madhërishme nëpërmjet zhvillimit të këtyre çështjeve me një drejtpeshim të hollë të veçantë.
Së pesti: Kjo frazë pohon qartë për atë çfarë aludohet tek vërseti lart, dhe në shumë vërsete të ngjashëm me të, si tek sure “en-Nebeë”, të cilët përmendin nënshtrimin e diellit, të hënës dhe të yjeve.
تَشَعْشُعُ سِرَاجِهَا تَهَلْهُلُ مِصْبَاحِهَا تَلَئْلُؤُ نُجُومِهَا تُعْلِنُ ِلاَهْلِ النُّهَى سَلْطَنَةً بِلاَ اِنْتِهَاءٍ
Një sovranitet i pambarim e i pafundmë u shpallet atyre që mendojnë me llambat e tij ndriçuese, me fenerët e tij të ndritshëm, dhe me yjet vezulluese.
Domethënë, t’ia bashkangjisësh llambën që jep nxehtësi dhe dritëdhënëse si dielli, tavanit të stolisur të qiejve, ta bësh atë penë të ndritshme për të shkruar mesazhet e të Adhuruarit të përjetshëm në rreshtat e ditës dhe të natës në faqet e verës e të dimrit, ta bësh hënën, si akrepat e një ore gjigante të kohës dhe si një instrument për matjen e kohëve, ta varësh atë në lartësirat më të mëdha duke u ngjasuar sahatëve që vendosen në maje të kullave si minare të larta, ta bësh atë të lëvizë nëpër vendbanimet e saj, në shkallët e saj, me drejtpeshim të saktë dhe me masë të përkryer në formën e shumë hënave të ndryshme, saqë sikur Zoti xh.sh. të vendoste në çdo natë një hënë të re veç asaj të mëparshmes në kupën e qiellit dhe pastaj t’i kthente e t’i bashkonte ato; dhe të stolisësh fytyrën e bukur të qiejve me yje që shkëlqejnë dhe buzëqeshin në kupën e qiejve, të gjitha këto janë shenja të Një Hyjnie të Madhërishme e Cila e bën Vetveten të njohur për krijesat e vetëdijshme. Ato i ftojnë ata, të cilët mendojnë, që të besojnë e të vërtetojnë Unitetin Hyjnor.
Shiko tek fleta e ngjyrosur e librit të universit; shiko se çfarë formash ka pikturuar pena e artë e fuqisë. Asnjë pikë e errët nuk mbetet për shikimin e syrit të zemrës; është sikur Zoti ka skalitur shenjat e Tij me dritë.
Shiko! Çfarë mrekullie e urtësie është universi i çuditshëm!
Shiko! Çfarë shfaqje e mahnitshme është gjërësia e hapësirës! Atëherë dëgjoji yjet, dëgjoje adresimin e tyre harmonik!
Shiko se çfarë urtësie ka zbukuruar mbi dekretin e dritës së Tij. Ato së bashku fillojnë të flasin me gjuhën e së vërtetës. Ato i adresohen Sovranitetit të të Gjithëfuqishmit dhe të Gjithëlavdishmit të vetëm.
Ne jemi prova të ndritshme për ekzistencën e Krijuesit tonë, ne jemi dëshmitarë të Unitetit dhe të fuqisë së Tij.
Ne jemi mrekulli të holla që ndriçojnë faqen e tokës që të shikojnë melekët.
Ne jemi mijëra sytë e vëmendshëm që nga qielli shohim tokën dhe vështrojmë parajsën. Ne jemi frutat e përsosura të panu-mërta që ia ka lidhur Dora e urtësisë së Hirplotit Madhështor pjesës qiellore të pemës së krijimit dhe të gjitha degëve të Rrugës së Qumështit.
Për banorët e qiejve, secili nga ne është një xhami udhëtuese, një bujtinë rrotulluese, banesë e lartë, llambë ndriçuese, anije madhështore, një aeroplan gjigant, mrekulli e fuqisë, një çudi e artit krijues e krijuar nga i Gjithëfuqishmi i plotësimit dhe i Gjithurti i Lavdisë, është një urtësi e rrallë e Tij, një mrekulli madhështore e kijimit të Tij dhe një botë drite.
Kështu me njëqindmijë gjuhë u tregojmë njëqindmijë prova dhe i bëjmë t’i dëgjojnë ata të cilët janë me të vërtetë njerëz. U verboftë syri ateist i cili nuk e pa të vërtetën tonë, nuk i dëgjoi fjalët tona. Dhe ne jemi shenjat që flasim të vërtetën. Vula jonë është një, stampa një, ne drejtohemi nga Krijuesi ynë, Ne e lavdërojmë Atë nëpërmjet nënshtrimit tonë. Ne recitojmë Emrat e Tij, secili nga ne është në ekstazë, një anëtar i rrethit madhështor i Rrugës së Qumështit.
* * *
VENDQËNDRIMI I DYTË
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
قُلْ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ , اَللّٰهُ الصَّمَدُ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Thuaj: ‘Ai është All-llahu, Një dhe i Vetëm.’ All-llahu i Përhershmi i pafillim dhe i pambarim, Absoluti.”[614]
Ky Vendqëndrim përbëhet nga Tre Qëllime.
QËLLIMI I PARË
[Përfaqësuesi i njerëzve të çudhëzimit dhe i atyre që i përshkruajnë ortakë Zotit xh.sh. ra në tokë nga goditja që mori prej një ylli, ashtu siç u përshkrua në fundin e vendqëndrimit të parë. Kështu, për shkak se ai nuk mundi të gjendte asgjë që t’i vlente ndokund duke filluar nga grimcat për tek qiejt, ai hoqi dorë nga pozicioni i të pretenduarit të tyre në atë mënyrë dhe, në vend të saj, u përpoq të shkaktojë dyshime në mendjet e besimtarëve rreth Unitetit Hyjnor dhe Njësisë me anë të tri Pyetjeve të rëndësishme.]
Pyetja e parë: Ai tha në mënyrën e ateistit: “O ti që beson në një Zot! Unë nuk munda të gjej asgjë fare në emrin e klientëve të mi, dhe nga të gjitha qëniet në univers nuk munda t’i argumentoja e t’i provoja bindshëm pretendimet e mia. Por si e provoni ju ekzistencën e Një të Vetmi, të Gjithëfuqishmi, i Cili zotëron një fuqi të pafundme? Përse nuk mendoni mundësinë që të tjerët të ndërhyjnë e të ndajnë fuqinë e Tij?”
Përgjigjja: Është provuar në mënyrë vendimtare në Fjalën e Një-zet e Dytë, se çdo krijesë, çdo grimcë, çdo yll, është një argument ndri-çues për domosdoshmërinë e ekzistencës së Tij, i Cili është Ekzistuesi i Domosdoshëm dhe i Gjithëfuqishmi i Vetëm Absolut. Dhe secili dhe çdo lidhje në zinxhirët e qënieve në univers është një dëshmi e qartë për Unitetin e Tij. Kur’ani i gjithurtë e vërteton këtë me prova të panumërta dhe gjithashtu i përmend shumë shpesh ato prova që janë më të qartat në shikimin e njerëzve në përgjithësi, siç vijon:
وَلَئِنْ سَاَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللّٰهُ , وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ وَاخْتِلاَفُ اَلْسِنَتِكُمْ وَ اَلْوَانِكُمْ
“Dhe nëse ti (Muhammed) i pyet ata: ‘kush i ka krijuar qiejt dhe tokën’, me siguri do të përgjigjen: ‘All-llahu’.”[615] “Dhe nga treguesit e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja.”[616]
Me këto dhe shumë vërsete të këtilla, Kur’ani i gjithurtë e paraqet krijimin e qiellit e të tokës si prova të vetëkuptueshme të unitetit Hyjnor. Dhe kështu, duan apo nuk duan, për shkak të mënyrës si janë krijuar qiejt dhe toka, gjithkush që është i vetëdijshëm dhe me mend do të detyrohet të besojë e të vërtetojë Krijuesin e Gjithëlavdishëm, ashtu siç thotë Kur’ani: لَيَقُولُنَّ اللّٰهُ “Ata, me siguri, do të thonë, ‘All-llahu’”
Në Vendqëndrimin e Parë ne filluam nga një grimcë dhe demonstruam stampën e Unitetit mbi qëniet, duke filluar nga grimcat për tek yjet dhe qiejt.. Kur’ani i gjithurtë gjithashtu, e hedh poshtë dhe e dëbon shirkun, të përshkruarin ortakë All-llahut, duke filluar nga yjet e qiejt dhe duke përfunduar tek grimcat me vërsete si këto. Ai aludon për këtë, në kuptim, si vijon:
Zotëruesi i Fuqisë Absolute i Cili krijoi qiejt dhe tokën me një rregull dhe drejtpeshim të tillë, natyrisht Ai krijoi gjithashtu edhe sistemin diellor, i cili është një zonë e tij.
Meqenëse Sistemi diellor, në mënyrë të vetëkuptueshme është brenda kontrollit të Tij dhe në kapjen e Tij të drejtëpërdrejtë. Dhe meqenëse i Gjithëfuqishmi absolut i mban diellin dhe planetët brenda kapjes së Tij, i urdhëron, i nënshtron dhe i drejton, sigurisht, edhe toka gjithashtu, e cila është një anëtare e sistemit diellor dhe është lidhur tek dielli, është gjithashtu brenda rregullimit të Tij dhe kapjes së Tij kontrolluese e drejtuese. Dhe meqenëse kjo është kështu, qëniet që janë krijuar dhe skalitur mbi faqen e tokës dhe që janë si qëllimet dhe frutat e saj janë gjithashtu brenda mbështetjes dhe kapjes së Hyjnisë së Tij të përkryer.
Dhe meqenëse të gjitha krijesat e shpërndara dhe të përhapura mbi tokë, të cilat e prarojnë dhe e zbukurojnë faqen e saj, përtërihen vazhdimisht, duke ardhur e duke shkuar, duke e mbushur tokën dhe duke e zbrazur, ato të gjitha janë brenda kapjes së njohjes dhe fuqisë së Tij, dhe meqenëse ato peshohen dhe organizohen me peshën e drejtësisë së Tij dhe të urtësisë dhe meqenëse të gjitha speciet e qënieve të gjalla janë brenda kapjes së fuqisë së Tij, sigurisht të gjithë anëtarët e mirërregulluar dhe pa të meta të atyre specieve, të cilat janë si modele të zvogëluar, të kozmosit, si indekse të specieve të tij, dhe si indekse të vogëla të trupit të universit, duhet gjithashtu të jenë brenda fuqisë së tij krijuese, mbështetjes së tij, drejtimit dhe kapjes së Tij të plotë. Dhe meqenëse çdo gjallesë është nën mbështetjen dhe drejtimin e Tij, atëherë qelizat, rruazat e gjakut, gjymtyrët dhe muskujt të cilat i përfshijnë ato trupa të krijesave të gjalla janë gjithashtu, në mënyrë të vetëkuptueshme, brenda kapjes së njohjes dhe fuqisë së Tij.
Dhe meqenëse çdo qelizë e rruazë gjaku është nën urdhrin e Tij dhe brenda kapjes së Tij, dhe meqenëse ato janë në lëvizje në përputhje me ligjet e Tij, sigurisht, grimcat prej të cilave ato formohen dhe të cilat janë si sovajka duke thurur qëndisjet e artit të cilat i veshin ato, janë gjithashtu, domosdoshmërisht, brenda kapjes së fuqisë së tij dhe sferës së njohjes së tij, sepse ato janë në lëvizje në mënyrë të rregullt, dhe në mënyrë të përsosur kryejnë detyrat me urdhrin e Tij, me lejen e Tij, dhe nëpërmjet fuqisë së Tij.
Dhe meqenëse lëvizja dhe detyra e çdo grimce është me ligjin, lejen dhe me urdhrin e Tij, atëherë tiparet identifikuese dhe shenjat dalluese që gjenden tek gjithësecili, të gjitha ndryshimet në fytyra, në zëra dhe në gjuhë, gjithashtu nga domosdoshmëria ndodhin nëpërmjet njohjes dhe urtësisë së Tij. Kështu, tani shikoje përsëri vërsetin i cili përmend dhe tregon fillimin dhe fundin e këtij zinxhiri:
وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ وَاخْتِلاَفُ اَلْسِنَتِكُمْ وَ اَلْوَانِكُمْ اِنَّ فِى ذلِكَ َلآيَاتٍ لِلْعَالِمِينَ
“Dhe nga treguesit e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja. Vërtetë që në të ka tregues të qartë për njerëzit me dije të shëndoshë.”[617]
Atëherë, tani ne themi: O përfaqësues i jobesimtarëve! Ti mund ta shohësh; këto argumente aq të fortë sa zinxhirët e universit, provojnë rrugën e vërtetimit të Unitetit Hyjnor. Ato demonstrojnë një të Gjithëfuqishëm Absolut. Meqenëse krijimi i qiejve dhe i tokës demon-stron një Autor të Gjithëfuqishëm, dhe fuqinë e pafundme të Atij Autori të Gjithëfuqishëm, dhe se ajo Fuqi e pafundme është tek pika e plo-tësimit të pafundmë, atëherë ndodhet një mungesë absolute e nevojës për ortakë. Domethënë, Ai nuk ka absolutisht nevojë për ortakë në çfarëdo aspekti qoftë.
Kështu, meqenëse Ai nuk ka nevojë, atëherë përse e merrni ju atë rrugë të errët? Çfarë ju shtyn ju për të hyrë atje? Për më tepër, meqenëse Ai nuk ka absolutisht nevojë për ortakë, edhe qëniet në univers gjithashtu nuk kanë absolutisht nevojë për ortakë, atëherë padyshim, është tërësisht e pamundur që të ketë ndonjë ortak për Hyjninë e Tij dhe për krijueshmë-ri, sepse ne provuam se fuqia e Krijuesit të qiejve dhe të tokës është edhe e pafundme, edhe në kulmin e plotësimit të pafundmë. Në qoftë se do të kishte pasur ndonjë ortak, kjo do të thonte se, megjithëse fuqia e Tij është e pafundme, një fuqi tjetër e fundme dhe e kufizuar do ta kërcënonte dhe do ta mposhte atë fuqi të pafundme e të plotë, dhe do të merrte sundimin në disa zona. Atëherë do të ishte e domosdoshme, pa qenë ndonjë detyrim, që diçka e fundme ta bënte gjënë të pafundme të kufizuar, në një kohë që ajo është e pafundme. Kjo është një pamundësi e shumëfishtë dhe më e paarsyeshmja.
Gjithashtu, meqenëse nuk ka nevojë për ortakë, dhe meqenëse ekzistenca e tyre është e pamundur, të pretendosh ndryshe, do të ishte një gjykim thjesht arbitrar e tekanjoz. Domethënë, meqenëse nuk ka shkak për të nxjerrë një pretendim të tillë, me arsye e me logjikë, ato fjalë do të ishin të pakuptimta. Sipas shkencës së jurisprudencës -drejtësisë- një pretendim i tillë quhet “arbitraritet”.Domethënë, ai është një pretendim abstrakt i pakuptim.
Një parim i shkencës së teologjisë dhe i jurisprudencës është ky:
لاَ عِبْرَةَ لِْلاِحْتِمَالِ الْغَيْرِ النَّاشِى عَنْ دَلِيلٍ , وَ لاَ يُنَافِى اْلاِمْكَانُ الذَّاتِىُّ الْيَقِينَ الْعِلْمِىَّ
“Një mundësi që nuk buron nga një argument ose nga një shenjë nuk ka rëndësi”, ajo nuk mund të shkaktojë dyshim në një çështje që është e përcaktuar, e sigurtë. Ajo nuk mund ta lëkundë sigurinë që bazohet mbi gjykimin e shëndoshë.”
Për shembull, është e mundur që liqeni i Barlës të përbëhet nga melasa rrushi, ose të jetë transformuar në vaj. Por meqenëse ajo mundësi nuk buron nga ndonjë argument, ajo nuk e prek njohjen tonë të sigurt, as nuk mund të ngjallë dyshime mbi faktin se ai përbëhet nga uji.
Prandaj, ne pyetëm çdo lloj krijese prej çdo qosheje të kozmosit, dhe cilado që u pyet, duke filluar nga grimcat për tek yjet në Vendqëndrimin e Parë, dhe nga krijimi i qiejve dhe i tokës për tek tiparet individuale në fytyrat, në Vendqëndrimin e Dytë, çdo gjë e demonstroi nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj Vulën e Unitetit; çdo gjë dëshmon se Zoti është Nji. Ti e shikove vetë këtë gjithashtu… Kështu, nuk ka tregues në ndonjërën prej krijesave në univers mbi të cilën do të mund të ndërtohej mundësia e pasjes ortakë me Zotin xh.sh.. Domethënë, meqenëse të pretenduarit se Zoti ka ortakë është një arbitraritet i pastër dhe pakuptim dhe një ‘pretendim abstrakt’, atëherë kjo do të ishte një injorancë e pastër dhe një budallallëk i plotë.
Kështu, asgjë nuk mbeti për përfaqësuesin e njerëzve të çudhëzimit që të thotë përballë kësaj. E vetmja gjë që ai mundi të thotë ishte: “Treguesi për pasjen ortakë me Zotin është përvijimi i shkaqeve në kozmos. Është se çdo gjë lidhet me një shkak. Kështu, ajo do të thotë se shkaqet kanë një efekt të vërtetë, dhe në qoftë se ato kanë një efekt, a nuk janë të afta ato për të qenë ortakë me Zotin xh.sh.?”
Përgjigjja: Pasojat u janë lidhur shkaqeve për arsye se Dëshira Hyjnore dhe urtësia kërkojnë që ato të jenë kështu, me qëllim që të mund të shfaqen sa më shumë Emrat Hyjnorë.
Çdo gjë i është lidhur një shkaku, por ne e kemi provuar në mënyrë vendimtare në vende të ndryshme, duke përfshirë shumë nga Fjalët, se “Shkaqet nuk kanë fuqi reale me të cilën të krijojnë pasojat e tyre. Kështu sa për tani, ne vetëm do të themi:
Midis shkaqeve, njeriu është, në mënyrë të vetëkuptueshme, më i nderuari, më i larti dhe ka fuqinë më të madhe të zgjedhjes dhe aftësinë më të shtrirë për të kontrolluar e për të drejtuar shkaqet e tjera. Dhe midis veprimeve më të dukshme të njeriut mbi të cilat ai ushtron zgjedhjen -dëshirën- janë të ngrënit, dhe fuqitë e të folurit dhe të menduarit. E ngrëna, e folmja dhe mendimi, secila nga këto aftësi është zinxhiri më i mirërenditur, më i mrekullueshëm dhe më me urtësi. Por prej njëqind ligjeve -pjesëve- të këtyre zinxhirëve, vetëm njëri i është nënshtruar fuqisë së zgjedhjes.
Për shembull, në zinxhirin e veprimeve që kanë të bëjnë me ushqimin, i cili shtrihet nga të ushqyerit e qelizave të trupit për tek formimi i frutave, vetëm lëvizja e nofullës dhe përtypja e ushqimit i është nënshtruar zgjedhjes së njeriut, sikur t’i shkaktonte mullirit të dhëmbëve të gojës të përpunojë ushqimin; dhe në zinxhirin e të folurit, vetëm nxjerrja e frymës dhe fryrja e saj në kallëpin e shkronjave të nyjëtuara. Por ama në qoftë se një fjalë e vetme në gojë, duke qenë si një farë, konsiderohet si një pemë, në ajër ajo prodhon frutat e milionave nga e njëjta Fjalë dhe futet në veshët e miliona dëgjuesve. Në qoftë se imagjinata e njeriut mezi e arrin këtë filiz metaforik, atëherë si mundet që krahu i shkurtër i zgjedhjes ta arrijë atë?
Meqenëse midis shkaqeve njeriu është më eprori dhe ka fuqinë më të madhe të zgjedhjes dhe megjithatë duart e tij janë kështu të lidhura prej krijueshmërisë reale, atëherë si munden shkaqet e tjera të tilla si krijesat e pajeta, kafshët, elementet dhe Natyra të kenë në dispozicion ndonjë fuqi reale mbi shkaqet e tjera? Secili nga ato shkaqe është vetëm një konteiner -enë, zarf-; një mbulesë për veprat Hyjnore, një mbajtës tabakaje për dhuratat e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm.
Natyrisht, ena për një dhuratë të mbretit, ose shamia në të cilën ajo mbështillet, ose indvidi që e sjellë dhuratën e cila është vendosur në dorën e tij, kurrësesi nuk mund të jenë ortakë në sovranitetin e mbretit. Kushdo që do të supozonte se ato janë ortakë, ai imagjinon absurditetet më të pakuptimta. Në të njëjtën mënyrë, shkaqet e jashtme dhe ndërmjetësit nuk mund të kenë absolutisht pjesë në mbështetjen që Zoti xh.sh. u jep krijesave të Tij. Pjesa e tyre është vetëm të kryejë një shërbim adhurimi.
* * *
QËLLIMI I DYTË
Përfaqësuesi i atyre të cilët i përshkruajnë ortakë Zotit xh.sh. nuk mundi që ta provojë rrugën e shirkut -politeizmit-, dhe i këputi shpresat për ta provuar atë në cilindo drejtim qoftë; kështu, ndonëse i dëshpëru-ar, meqenëse ai dëshiroi të shkatërronte rrugën e atyre që vërtetojnë Unitetin Hyjnor, Ai u përpoq të mbjellë dyshime në mendjet e tyre duke bërë pyetjen e mëposhtme.
Dhe ai bëri pyetjen e dytë duke thënë:
“O Njerëzit e njësisë! Ju thoni: اَللّٰهُ الصَّمَدُ , قُلْ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ “Thuaj, Zoti është Një. Ai është Absoluti, i Përjetshmi.” Domethënë, Krijuesi i universit është Një, Ai është i Vetëm, është i Përjetshmi; Ai është Autori i çdo gjëje, në dorën e Tij janë frerët e çdo gjëje; Ai është i Vetmi; çelësat e çdo gjëje janë në dorën e Tij; dhe një gjë nuk mund të jetë një pengesë për një tjetër. Ti thua se në të njëjtin moment, Ai ush-tron autoritet të plotë mbi të gjitha gjërat dhe mbi të gjitha gjendjet, si mund të besohet një fakt i tillë i çuditshëm? Si është e mundur që një individ i vetëm të jetë në vende të panumërta dhe të bëjë gjëra të panumërta përnjëherësh, për një çast, e pa asnjë vështirësi?”
Përgjigjja: Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi duke shpjeguar një mister tej mase të thellë, të hollë, të lartë dhe gjithëpërfshirës që ka të bëjë me Njësinë Hyjnore dhe me të Adhuruarin e përjetshëm. Mendja e njeriut mund ta shohë këtë mister vetëm nëpërmjet teleskopit dhe vrojtimit të krahasimit dhe të alegorisë. Ndërsa nuk ka asgjë të ngjashme ose të përafërt me Esencën e Zotit të Gjithëfuqishëm dhe me Aributet e Tij, funskionet e Atributeve të Tij mund të shihen deri diku nëpërmjet krahasimit ose alegorisë.
Dhe kështu, ne gjithashtu do ta tregojmë misterin nëpërmjet krahasimit të një Natyre materiale.
Krahasimi i parë: Siç është provuar në Fjalën e Gjashtëmbëdhjetë, një individ i veçantë mund të fitojë universalitet ose gjithëpërfshirje nëpërmjet pasqyrave të ndryshme. Ndërsa, në të vërtetë, duke qenë pjesa reale e diçkaje më të madhe se sa vetvetja, ajo sikur bëhet diçka universale me cilësi dhe funksione të shumta.
Po, në të vërtetë, lëndët si xhami dhe uji mund të jenë një pasqyrë për objektet fizike -trupore- dhe një objekt i tillë mund të fitojë universalitet në një pasqyrë të tillë. Në të njëjtën mënyrë, ajri, eteri dhe disa krijesa nga Bota e shëmbëllesës janë si pasqyra për objektet e shndritshëm dhe për qëniet shpirtërore. Secila nga këto krijesa si pasqyra transfomohet me shpejtësinë e vetëtimës ose të imagjinatës në formën e të qënit një mjet udhëtimi dhe ekskursioni, me qëllim që qëniet e shndritshme e shpirtërore të udhëtojnë me shpejtësinë e imagjinatës në ato pasqyra të pastërta, të panjollosura dhe në ato vendbanime të holla. Për një çast të vetëm qëniet shpirtërore mund të futen në mijëra vende. Dhe meqenëse ato janë të ndritshëm dhe për shkak të reflektimit të tyre, format e tyre në pasqyra janë të njëjta dhe duke poseduar cilësitë e tyre, e kundërta e gjendjes me qëniet trupore në ato vende, tamam sikur të ishin të pranishëm me vetet e tyre.
Ndërsa format e dendura e të trasha të qënieve trupore nuk janë të njëjtat, ashtu siç nuk janë poseduese të cilësive të tyre, dhe mund të mendohen si të vdekura. Për shembull, megjithëse dielli është i pjesshëm dhe një qënie e vetme e personifikuar, ai bëhet si një universal nëpërmjet gjërave të ndritshme. Ai reflekton imazhin e tij, një diell si vetvetja, në të gjitha gjërat e ndritshme, në pikat e ujit, dhe në copat e qelqit në faqen e tokës, sipas kapacitetit të tyre. Nxehtësia e diellit, drita, dhe shtatë ngjyrat në dritën e Tij, bashkë me një lloj ngjashmërie -shembëllimi- të diellit esencial, gjenden në të gjitha gjërat e ndritshme fizike.
Në qoftë se do të supozohej që Dielli të kishte njohuri dhe vetëdije, atëherë çdo pasqyrë do të ishte e ngjashme me një lloj vendbanimi ose vendi, Froni ose karrigia për të; ai do të ishte vetë në kontakt me çdo gjë. Ai do të ishte në gjendje të komunikonte me çdo krijesë të vetëdijshme nëpërmjet pasqyrave, madje edhe me anë të bebes së çdo syri; çdonjëra prej të cilave do të ishte si një telefon. Një gjë nuk do të ishte një pengesë për një gjë tjetër. Komukimi me një gjë nuk do të ishte një pengesë për të komunikuar me një tjetër. Megjithëse ai është i pranishëm në çdo vend, veçse ama atë nuk e përkufizon ndonjë vend.
Në qoftë se dielli, i cili është si një pasqyrë materiale, e pjesshme dhe e pajetë e Emrit Hyjnor “En-Nur” “Drita”, prej një mijë e një Emrave Hyjnorë, mund të shfaqë aktivitet universal në një numër të pakufizuar vendesh, ndërsa vetë është një individ i personifikuar, atëherë, a nuk mundet Ai i Gjithëlavdishëm madhështor, me Njësinë e Esencës së Tij të jetë i aftë të kryejë vepra të panumërta për një çast, në të njëjtën kohë?
Krahasimi i dytë: Meqenëse kozmosi është si një pemë, dhe secila pemë mund t’u ngjasojë të vërtetave të universit, ne do të marim drurin gjigant dhe madhështor të rrapit që është përballë kësaj dhome si një shembull të zvogëluar të universit dhe do të demonstrojmë shfaqjen e Njësisë Hyjnore në univers.
Kjo pemë ka të paktën dhjetë mijë fruta dhe çdo frut ka jo më pak se qindra farëra me fletë, domethënë të gjithë këto dhjetë mijë fruta dhe milionat prej farërave së bashku, janë ato tek të cilat shfaqen një art dhe një aktivitet Krijues për një çast. Ndërsa qendra e formimit të pemës është e pranishme në rrënjët e saj, në trungun dhe në bërthamën thelbësore, nëpërmjet një manifestimi të Dëshirës Hyjnore dhe të një kondensimi e ngjeshje të urdhërit Hyjnor, të cilat mund të përshkruhen si të pjesshme, të individualizuara dhe nyje të jetës -lidhje, bashkim-; ato gjithashtu janë të pranishme në majet e të gjitha degëve të tij, brenda çdo fruti dhe pranë çdo fare, saqë ajo qendër formimi nuk lë ndonjë gjë të mangët për asnjë pjesë të anëtarëve të pemës, aty ato nuk janë pengesë për njëra-tjetrën. Pema formohet nëpërmjet tyre. Dhe ai manifestim i vetëm i Dëshirës dhe ai ligj duke dalë prej një urdhri nuk transmetohen dhe nuk rrezatohen si drita, nxehtësia dhe ajri, sepse ato nuk lënë ndonjë gjurmë, dhe asnjë shenjë nuk mund të kapet në distancat e largëta dhe në qëniet e ndryshme midis vendeve që ato shkojnë.
Në qoftë se fakti i qënies së tyre të pranishme në çdo frut dhe farë, do të kishte ndodhur nëpërmjet qënies së tyre të transmetuara dhe të rrezatuara, ndonjë gjurmë apo shenjë e tyre do të ishte kapur. Por ato janë të pranishme në secilin nga ato vende duke mos qenë të copëtuara apo të shpërndara. Ato veprime universale dhe të përgjithshme nuk janë të papajtueshme me Njësinë e Tij dhe me individualitetin. Madje, mund të thuhet se, ndërsa manifestimi i Dëshirës, ligji dhe nyja e jetës janë edhe pranë gjithësecilit nga vendet, edhe nuk gjenden në asnjë vend. Është sikur ligji të kishte aq shumë sy e veshë, aq sa ka fruta dhe farëra në këtë pemë madhështore. Në të vërtetë, çdo pjesë e pemës është si një qendër e shqisave të atij ligji, me qëllim që distancat e gjata të mos jenë penguese e perde, por një mjet lehtësimi dhe afrimi si tela telefoni – atëherë më e largëta është si më afërta, njëlloj.
Meqenëse, siç është e qartë nga vëzhgimi, nëpërmjet një manifestimi të vetëm e të pjesshëm të një Atributi të të Adhuruarit të Përjetshëm, i tillë si “Irade” Dëshira, me miliona ngjarje ndodhin në miliona vende pa ndërmjetësi, atëherë është e domosdoshme të jesh plotësisht i sigurt, se i Gjithëlavdishmi i Vetëm e ushtron me siguri të plotë autoritetin dhe fuqinë mbi pemën e universit bashkë me të gjitha pjesët dhe grimcat e saj, nëpërmjet manifestimit të fuqisë dhe të vullnetit të Tij.
Ashtu siç është provuar e shpjeguar në Fjalën e Gjashtëmbëdhjetë, krijesat e pafuqishme dhe të nënshtruara si dielli, krijesat gjysmë të ndritshme si qëniet shpirtërore, të cilat janë të kufizuara nga lënda, ligjet që burojnë nga një urdhër dhe nga manifestimi i dëshirës, të cilat janë nyja (lidhja) e jetës dhe qendra e drejtimit të këtij druri rrapi, këto me radhë, duke qenë si drita dhe shpirti i tij, ndërsa duke qenë në një vend dhe duke qenë të pjesshme të identifikueshme si të vetme, sipas misterit të dritësisë, ato janë të pranishme, në mënyrë të qartë, në vende të shumta dhe në ngjarje të shumta. Dhe ndërsa duke qenë e pjesshme dhe e kufizuar nga lënda, ajo sikur merr një universalitet absolut. Dhe brenda një sekondi, ato, në mënyrë të demonstrueshme, bëjnë një numër të madh gjërash nëpërmjet fuqisë së zgjedhjes… Edhe ti i shikon vetë këto dhe nuk do të mundesh t’i mohosh.
I Vetmi, më i Pastërti dhe Esenca e shenjtë, atributet e të Cilit janë gjithëpërfshirëse dhe çështjet e të Cilit janë universale, është shumë i lartësuar dhe përtej lëndës, i zhveshur nga lënda dhe krejtësisht i larguar dhe i lirë prej çdo kufizimi dhe prej errësirës së dendësisë.. Të gjitha këto drita dhe qënie të ndritshme janë vetëm se hije të errëta të Emrave të Tij të shenjtë dhe e gjithë ekzistenca dhe jeta dhe bota e shpirtërave, bota e ndërmjetme dhe bota e shëmbëllesës, janë vetëm se pasqyra gjysmë të tejdukshme për të shfaqur e reflektuar bukurinë e Tij.
Çfarë qënie mund të fshihet përballë esencës së tij më të shpejtë, Njësisë së Tij e cila është brenda shfaqjes së atributeve dhe veprimeve të Tij, të cilat me radhë, janë të dukshme nëpërmjet vullnetit të Tij universal, fuqisë absolute dhe njohjes gjithëpërfshirëse? Çfarë vendi mund të fshihet prej Tij? Cili person mund të largohet prej sundimit të Tij? Cili individ mund të afrohet pranë Tij pa fituar universalitet?
A mundet ndonjë gjë të jetë pengesë për një tjetër? A mundet që ndonjë vend të jetë i fshehur ndaj pranisë së Tij, të jetë pa prezencën e Tij:
Ibnu Abbasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Ndodhet një sy jolëndor që shikon, dhe një vesh që dëgjon në çdo qënie.” A nuk është kështu? A nuk është zinxhiri i gjërave si telat dhe damarët për rrjedhjen e shpejtë të urdhërave dhe të ligjeve të Tij? A nuk janë pengesat dhe vështirësitë mjetet dhe ndërmjetësueset për ushtrimin e autoritetit të Tij mbi qëniet? A nuk janë shkaqet dhe ndërmjetësat thjeshtë një perde e jashtme? A nuk është Ai i pranishëm në çdo vend, ndonëse nuk është prezent askund. A ka nevojë Ai që të vendoset në ndonjë vend apo situatë?
A munden perdet e largësisë, vogëlsisë dhe shkallët e ekzistencës të jenë pengesa për afërsinë e Tij, për fuqinë e Tij në dispozicion dhe për shikimin e Tij? Për më tepër, a do të mundeshin cilësitë që kanë të bëjnë me qëniet materiale, të mundshme, të dendura, të shumta, të ngushtuara e të kufizuara, gjendjet e ndryshimit, transformimi, ndarja dhe hapësira e zënë, të cilat janë të veçantat e tyre dhe pasojat e domosdoshme të kufizuara, të prekin në ndonjë mënyrë Esencën më të Pastër e më të Shenjtë i Cili është larg dhe përtej lëndës, i Cili është Ekzistuesi i domosdoshëm, Drita e Dritave, dhe është i Vetmi i pashoq, i lirë prej çdo kufizimi apo limiti, i lartë e i pastër prej çdo të mete e mangësie?
A do të mundej pafuqia në ndonjë mënyrë të ishte e përshtatshme për Të? A do të ishte e mundur që ndonjë defekt t’i afrohej anës së Madhështisë dhe Lavdisë së Tij?
PËRFUNDIM I QËLLIMIT TË DYTË
Njëherë, kur po reflektoja rreth Njësisë Hyjnore, hodha vështrimin tek frutat e drurit të rrapit afër dhomës sime. Një zinxhirë mendimi më erdhi në zemër si inspirim, dhe unë e shkrova atë këtu në arabisht ekzaktësisht ashtu siç më erdhi, dhe do ta përmend duke e sqaruar në mënyrë të shkurtuar.
نَعَمْ فَاْلاَثْمَارُ وَالْبُذُورُ مُعْجِزَاتُ الْحِكْمَةِ خَوَارِقُ الصَّنْعَةِ هَدَايَاءُ الرَّحْمَةِ بَرَاهِينُ الْوَحْدَةِ بَشَائِرُ لُطْفِهِ فِى دَارِ اْلآخِرَةِ شَوَاهِدُ صَادِقَةٌ بِاَنَّ خَلاَّقَهَا لِكُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ كُلُّ اْلاَثْمَارِ وَالْبُذُورِ مَرَايَاءُ الْوَحْدَةِ فِى اَطْرَافِ الْكَثْرَةِ اِشَارَاتُ الْقَدَرِ رُمُوزَاتُ الْقُدْرَةِ بِاَنَّ تَاكَ الْكَثْرَةَ مِنْ مَنْبَعِ الْوَحْدَةِ تَصْدُرُ شَاهِدَةً لِوَحْدَةِ الْفَاطِرِ فِى الصُّنْعِ وَالتَّصْوِيرِ ثُمَّ اِلَى الْوَحْدَةِ تَنْتَهِى ذَاكِرَةً لِحِكْمَةِ الْقَادِرِ فِى الْخَلْقِ وَالتَّدْبِيرِ وَكَذَاهُنَّ تَلْوِيحَاتُ الْحِكْمَةِ بِاَنَّ صَانِعَ الْكُلِّ بِكُلِّيَّةِ النَّظَرِ اِلَى الْجُزْئِىِّ يَنْظُرُ ثُمَّ اِلَى جُزْئِهِ اِذْ اِنْ كَانَ ثَمَرًا فَهُوَ الْمَقْصُودُ اْلاَظْهَرُ مِنْ خَلْقِ هذَا الشَّجَرِ فَالْبَشَرُ ثَمَرٌ لِهذِهِ الْكَائِنَاتِ فَهُوَ الْمَطْلُوبُ اْلاَظْهَرُ لِخَالِقِ الْمَوْجُودَاتِ وَالْقَلْبُ كَالنَّوَاةِ فَهُوَ الْمِرْآةُ اْلاَنْوَرُ لِصَانِعِ الْكَائِنَاتِ مِنْ هذِهِ الْحِكْمَةِ صَارَ اْلاِنْسَانُ اْلاَصْغَرُ فِى هذِهِ الْمَخْلُوقَاتِ هُوَ الْمَدَارُ اْلاَظْهَرُ لِلنَّشْرِ وَالْمَحْشَرِ فِى هذِهِ الْمَوْجُودَاتِ
وَالتَّخْرِيبِ وَالتَّبْدِيلِ لِهذِهِ الْكَائِنَاتِ
Dhe fillimi i këtij paragrafi në arabisht është:
فَسُبْحَانَ مَنْ جَعَلَ حَدِيقَةَ اَرْضِهِ مَشْهَرَ صَنْعَتِهِ مَحْشَرَ حِكْمَتِهِ مَظْهَرَ قُدْرَتِهِ مَزْهَرَ رَحْمَتِهِ مَزْرَعَ جَنَّتِهِ مَمَرَّ الْمَخْلُوقَاتِ مَسِيلَ الْمَوْجُودَاتِ مَكِيلَ الْمَصْنُوعَاتِ فَمُزَيَّنُ الْحَيْوَانَاتِ مُنَقَّشُ الطُّيُورَاتِ مُثَمَّرُ الشَّجَرَاتِ مُزَهَّرُ النَّبَاتَاتِ مُعْجِزَاتُ عِلْمِهِ خَوَارِقُ صُنْعِهِ هَدَايَاءُ جُودِهِ بَشَائِرُ لُطْفِهِ تَبَسُّمُ اْلاَزْهَارِ مِنْ زِينَةِ اْلاَثْمَارِ تَسَجُّعُ اْلاَطْيَارِ فِى نَسْمَةِ اْلاَسْحَارِ تَهَزُّجُ اْلاَمْطَارِ عَلَى خُدُودِ اْلاَزْهَارِ تَرَحُّمُ الْوَالِدَاتِ عَلَى اْلاَطْفَالِ الصِّغَارِ تَعَرُّفُ وَدُودٍ تَوَدُّدُ رَحْمنٍ تَرَحُّمُ حَنَّانٍ تَحَنُّنُ مَنَّانٍ لِلْجِنِّ وَ اْلاِنْسَانِ وَ الرُّوحِ وَ الْحَيْوَانِ وَ الْمَلَكِ وَ الْجَانِّ
Ky është përkthimi i këtij mendimit të paragrafit Arabisht :
Të gjitha këto fruta dhe farëra brenda tyre janë secila një mrekulli e urtësisë Hyjnore.. Një çudi e artit Hyjnor.. Një dhuratë e mëshirës materiale Të Unitetit Hyjnor.. një mbajtëse e sihariqeve, që mirësitë Hyjnore do të jepen në Ahiret. Ashtu siç janë ato të gjitha dëshmitarë të vërtetë për fuqinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe për njohjen, secila nga ato është gjithashtu një pasqyrë duke vërtetuar Unitetin e Tij në të gjitha qoshet e Botës së shumësisë dhe në të gjitha pjesët e botës së kësaj peme, një botë që është bërë e shumëfishtë dhe e larmishme.
Ato e kthejnë shikimin e tyre nga shumësia për tek Uniteti. Secila nga ato thotë nëpërmjet unitetit të gjuhës së saj: “Mos e lër shikimin tënd të bredhë gjithandej kësaj peme madhështore e të shpërndarë me qëllim që të mos bëhesh i shpërmendur e i hutuar, sepse brenda nesh është gjithçka që gjendet tek ajo; shumësia e saj përfshihet brenda unitetit tonë.” Dhe madje, ndërsa çdo farë, e cila është si zemra e frutit, është një pasqyrë materiale duke vërtetuar Unitetin Hyjnor, ajo gjithashtu përmend e reciton në faljen e heshtur të zemrës së saj ato prej Emrave Hyjnorë që pema madhështore i reciton në faljen e saj të shprehur hapur. Për më tepër, ndërsa këto fruta dhe farëra janë pasqyra duke shpallur Unitetin Hyjnor, gjithashtu ato janë shenja të dukshme të Kaderit Hyjnor dhe tregues të mishëruar -të trupëzuar- të Fuqisë Hyjnore, që Kaderi Hyjnor i tregon bashkë me to dhe fuqia aludon nëpërmjet atyre fjalëve duke thënë:
“Degët e shumta dhe filizat e kësaj peme erdhën nga një farë e vetme dhe demonstrojnë Unitetin e Mjeshtërit të pemës në krijimin e saj dhe në dhënien e formës së saj. Atëherë para rritjes dhe shpërndarjes së degëve të saja, kjo pemë i grumbullon së bashku të gjitha të vërtetat e saj në një frut të vetëm. Ajo e përfshin të gjithë kuptimin e saj në një farë të vetme dhe nëpërmjet saj demonstron urtësinë në krijimin dhe në planimetrinë që bën krijuesi i Gjithëlavdishëm…” Në të njëjtën mënyrë, pema e universit e merr ekzistencën e saj nga një burim Uniteti dhe edukohet prej Tij. Dhe njeriu, i cili është fruti i universit, e demonstron unitetin brenda shumësisë së qënieve dhe zemra e tij gjithashtu e shikon misterin e unitetit brenda shumësisë me syrin e besimit.
Po, për më tepër, frutat dhe farërat janë aluzione të urtësisë Hyjnore. Urtësia me to u thotë atyre që janë të vetëdijshëm siç vijon: “Shikimi gjithëpërfshirës dhe planimetria e drejtuar ndaj kësaj peme shikojnë tek një frut i vetëm, për shkak të gjithëpërfshirjes së tij dhe të universalitetit, sepse fruti është një model i zvogëluar i pemës. Ai është ajo që u synua nga pema. Gjithashtu, gjithëpërfshirja dhe planimetria shikojnë tek çdo farë e frutit, sepse fara mban kuptimin ose indeksin e të gjithë pemës. Domethënë, Ai që planifikon pemën, e shikon secilin frut me të gjithë Emrat e Tij që kanë lidhje me planimetrinë dhe me frutin, duke qenë synimi dhe qëllimi i ekzistencës së pemës dhe krijimit. Për më tepër, pema madhështore ndonjëherë krasitet dhe sistemohet për hir të frutit të vogël. Ndonjë pjesë e saj shkatërrohet me qëllim që ajo të përtërihet, të rifreskohet. Ajo shartohet, transplantohet, me qëllim që të prodhojë fruta të qëndrueshëm, madje më të mirë e më të këndshëm…”
Në të njëjtën mënyrë, njeriu, i cili është fruti i pemës së universit, është qëllimi i krijimit të tij dhe ekzistenca dhe qëllimi i krijimit të qënieve. Dhe zemra e njeriut, gjithashtu e cila është fara e frutit, është më e ndritshmja dhe pasqyra gjithëpërfshirëse për Krijuesin e universit. Dhe kështu vazhdon nga kjo urtësi që njeriu i vogël do të jetë shkaku i shkatërrimit dhe i transformimit të universit. Ai do të jetë boshti i ndryshimeve të mëdha të Ditës së Ringjalljes dhe të tubimit. Do të jetë për gjykimin e tij që dera e kësaj bote do të mbyllet dhe ajo e Ahiretit do të hapet.
Meqenëse ne e kemi vërtetuar tek diskutmi i ringjalljes, do të ishte e përshtatshme të shpjegonim një pikë lidhur me realitetin e saj, e cila demonstron qartësinë dhe fuqinë me të cilën Kur’ani i mrekullueshëm e ndriçon dhe e provon ringjalljen.
Rezultati i dhënë nga kjo vijueshmëri mendimi tregon se, në qoftë se do të ishte e domosdoshme, për gjykimin e njeriut dhe për përfitimin e tij të lumturisë së përjetshme, i gjithë universi do të shkatërrohej dhe se një fuqi e aftë për shkatërrim e transformim të universit e tregon vetveten dhe ekziston. Por ringjallja ka shumë shkallë. Është e domosdoshme -farz- të besosh në disa nga ato; ato duhet të njihen. Ndërsa të tjerat bëhen të dukshme sipas niveleve në zhvillimin shpirtëror dhe intelektual dhe dijenia dhe njohja për to është e domosdoshme.
Me qëllim që të paraqesë prova bindëse e të forta për nivelin më të thjeshtë e më të lehtë, Kur’ani i gjithurtë tregon një fuqi të aftë për hapjen e një bote vërtet të madhe të ringjalljes. Kështu, shkalla e ringjalljes në të cilën ajo është e domosdoshme për të gjithë për ta besuar, është kjo: “Pasi vdesin qëniet njerëzore, shpirtërat largohen për tek një botë tjetër. Dhe trupat e tyre kalben me përjashtim të një qelize të vockël nga baza e shpinës, kurrizit, e cila do të veprojë si një farë dhe emërohet si ‘Axhb edh-Dheneb’; ajo mbetet e paprekur, e padëmtuar, dhe në Ditën e Ringjalljes, Zoti i Gjithëfuqishëm, duke qëndruar i përjetshëm do ta krijojë trupin njerëzor nga ajo dhe do t’ia kthejë shpirtin e tij asaj. Atëherë, kjo shkallë është aq e thjeshtë, saqë ajo mund të shihet në çdo pranverë nëpërmjet miliona shembujve.” Ndonjëherë me qëllim që ta provojnë këtë shkallë, vërsetet e Kur’anit tregojnë aktivitetin e pakufizuar të një fuqie të aftë për ngritjen në jetë të të gjitha grimcave, dhe disa herë tregon gjurmët e një fuqie dhe urtësie të afta për t’i dërguar të gjitha krijesat në zhdukje dhe pastaj t’i kthejë ato prej andej. Atëherë, ato tregojnë aktivitetin dhe gjurmët e një fuqie dhe urtësie të afta për t’i shpërndarë yjet dhe për t’i thërrmuar qiejt, ndonjëherë tregojnë aktivitetin dhe manifestimet e një fuqie dhe urtësie të afta për t’i bërë të gjitha krijesat e gjalla të vdesin dhe pastaj të vijnë prapë në jetë, të ringjallen të gjitha përnjëherësh me një të rënë të vetme të Borisë, me një klithmë të vetme.
Ndonjëherë, vërsetet demonstrojnë manifestimet e një fuqie dhe urtësie që do të sjellin në jetë krijesat e gjalla mbi faqen e tokës, që të gjitha më vete -ndarazi. Dhe ndonjëherë ato demonstrojnë gjurmët e një fuqie dhe urtësie që, duke i përplasur e copëtuar malet, do t’i shkaktojë globit tokësor të shpërbëhet e thërrmohet krejtësisht, dhe pastaj duke e rindërtuar atë, do ta transformojë atë në një formë akoma më të shkël-qyeshme. Domethënë, përveç Ditës së Ringjalljes, për të cilën detyrohet gjithësecili për ta besuar dhe për ta njohur, nëpërmjet asaj fuqie dhe urtësie Zoti i Gjithëfuqishëm gjithashtu mund të krijojë shkallë të tjera dhe ringjallje. Dhe për më tepër, urtësia Hyjnore kërkon që përveç shkaktimit të sigurt të Ringjalljes së njerëzimit, Ai do t’i shkaktojë të gjitha ato shkallë të tjera, ose do të krijojë disa çështje të tjera të rëndësishme.
Një pyetje: Ju thoni: “Ti i përdor shumë analogjitë në formën e krahasimeve ose të shëmbëlltyrave tek “Fjalët”. Ndërsa sipas shkencës së logjikës, kjo formë analogjie nuk jep siguri. Një provë logjike kërkohet për çështjet e njohjes së sigurt. Analogjia në formën e krahasimit dhe të shëmbëlltyrës përdoret nga dijetarët e parimeve të Fikhut -Ligjit të shenjtë- në çështjet në të cilat mendimi dominues është i mjaftueshëm.
Gjithashtu, ti i paraqet krahasimet në formën e disa tregimeve, tregimet janë imagjinare dhe nuk mund të jenë të vërteta. A nuk është kjo në kundërshtim me realitetin?
Përgjigjja: Është thënë shpesh në shkencën e logjikës se, “Ana-logjitë në formën e krahasimeve dhe të shëmbëlltyrave nuk japin njohje të sigurt.” Megjithatë, ndodhet një lloj i kësaj forme analogjie që formon një provë më të fuqishme se sa ato prova që përbëhen nga njohja e sigurt të përdorura në logjikë. Gjithashtu, ai është më i sigurt se sa ai lloj deduksioni. Kjo lloj analogjie është siç vijon: Ajo demonstron majën ose cepin e një të vërtete universale nëpërmjet një krahasimi të pjesshëm dhe e ndërton gjykimin e tij mbi atë të vërtetë. Ajo e demonstron ligjin e të vërtetës në një çështje të veçantë, me qëllim që ajo e vërtetë e gjërë të mund të njihet dhe çështjet e veçanta të mund t’i përshkruhen asaj.
Për shembull: “Dielli, megjithëse është një qënie e vetme, nëpër-mjet dritësisë ai është i pranishëm në çdo objekt të ndritshëm.” Një ligj i një të vërteteje demonstrohet nëpërmjet këtij krahasimi; i cili tregon se drita dhe dritësia nuk mund të jenë të kufizuara; për to, largësia dhe afërsia janë e njëjta; e shumta dhe e pakta janë të barabarta dhe hapësira nuk mund t’i pushtojë ato; ato nuk i përkufizon vendi.
Dhe ky është një shembull tjetër: “Frutat e një peme dhe gjethet , të gjitha modelohen dhe formohen në të njëjtën kohë, në të njëjtën mënyrë, në mënyrë të lehtë e të përkryer, në një qendër të vetme dhe nëpërmjet një ligji që buron nga një urdhër.” Ky është një krahasim ose një shembëlltyrë që demonstron majën e një të vërtete të madhe dhe të një ligji universal. Ai e provon atë të vërtetë dhe atë ligj të së vërtetës në një formë vërtet vendimtare, saqë ashtu si pema, edhe universi madhështor gjithashtu, shfaq dhe është fusha e veprimit të atij ligji të së vërtetës dhe misteri i Njësisë Hyjnore.
Kështu, analogjitë, krahasimet dhe shëmbëlltyrat e përdorura në të gjitha “Fjalët” janë në këtë formë dhe janë më të fuqishme dhe japin më shumë siguri se sa provat e prera të logjikës.
Përgjigje për pjesën e dytë të pyetjes: Është i mirënjohur fakti se në artin e kompozimit, hartimit, kur kuptimi i vërtetë i një fjale ose i një fraze është përdorur vetëm si mjet për të kapur një kuptim tjetër, ai quhet “shprehje me nënkuptime” -shprehje aluduese. Kuptimi thelbësor i një fraze të përcaktuar si ‘aluduese’ nuk është mjeti as i të vërtetës, as i gënjeshtrës, por është kuptim i tij aludues që është i tillë. Në qoftë se kuptimi aludues është korrekt, atëherë fraza është e vërtetë. Madje edhe në qoftë se kuptimi i tij thelbësor është i shtrembër, ai nuk e dëmton atë vërtetësi. Në qoftë se kuptimi aludues nuk është korrekt, ndërsa kuptimi i tij esencial është, atëherë fraza është e gabuar.
Për shembull: Nga shembujt aludues, thuhet: “Nexhadi i Filanit është prej një gjatësie të madhe.” Domethënë, “Rripi i shpatës së tij është shumë i gjatë.”
Kjo frazë aludon për shtatin e gjatë të njeriut. Në qoftë se ai do të ishte i gjatë por nuk ka një shpatë e rrip, fraza përsëri do të ishte korrekt dhe e vërtetë. Në qoftë se ai nuk ishte i gjatë, por kishte një shpatë dhe një rrip të gjatë, atëherë fraza do të ishte gabim, meqë ai nuk është kuptimi esencial që synohet.
Kështu, tregimet ose shëmbëlltyrat në “Fjalët” si për shembull, ato në Fjalën e Dhjetë dhe ato në Fjalën e Njëzet e Dytë, janë lloje aluzio-nesh, nënkuptimesh. Të vërtetat tek fundi i tregimeve janë shumë korrekte, tej mase të vërteta dhe në harmoni me realitetin; ato janë kuptimet aluduese të tregimeve. Kuptimet esenciale janë krahasime që objektet e largëta i sjellin afër, si një teleskop, dhe sido që të jetë, ajo nuk e dëmton vërtetësinë dhe saktësinë e tyre.
Për më tepër, secili nga ato tregime është një krahasim ose një shëmbëlltyrë. Thjesht, për t’u mundësuar njerëzve në përgjithësi të kuptojnë çfarë komunikohet saktë pa fjalë, të shprehet me fjalë dhe çështjet jolëndore dhe abstrakte të përfaqësohen në formën materiale.
* * *
QËLLIMI I TRETË
Pas marrjes së kësaj përgjigjje vendimtare dhe bindëse për pyetjen[618] e tij të dytë, përfaqësuesit të të gjithë njerëzve të çudhëzimit iu mbyll goja, por ndërkohë ai bën pyetjen e tij të tretë, siç vijon:
“Frazat në Kur’an si, اَحْسَنُ الْخَالِقِينَ ” ” اَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ ” “Më i miri i krijuesve,”[619] dhe “Ti je më Mëshirëploti i Mëshiruesve”[620], sugjeron se ndodhen krijues dhe Mëshirues të tjerë. Pastaj ju thoni, se Krijuesi i të gjitha botëve zotëron plotësime të pafundme dhe Ai përmbledh nivelet më të skajme të çdo lloj plotësimi, ndërsa plotësimet e qënieve njihen nëpërmjet të kundërtave të tyre: Në qoftë se nuk ka dhimbje, kënaqësia nuk do të ishte një lloj plotësimi; në qoftë se nuk do të kishte errësirë, nuk do të provohej ekzistenca e dritës; në qoftë se nuk do të kishte ndarje, nuk do të kishte kënaqësi në bashkim, dhe kështu me radhë?..”
Përgjigjja: Ne do t’i përgjigjemi pjesës së parë të pyetjes me “Pesë Tregues.”:
TREGUESI I PARË: Nga fillimi gjer në fund, Kur’ani demonstron Unitetin Hyjnor, ky është një tregues i qartë se ato lloje frazash në Kur’anin e gjithurtë, nuk janë siç i kupton ti. Përkundrazi, fraza اَحْسَنُ الْخَالِقِينَ “Më i miri i krijuesve”, do të thotë, “Ai është në rangun më të lartë dhe më të mirë të krijimtarisë”, ajo frazë kurrësesi dhe në asnjë mënyrë nuk tregon ndodhjen e ndonjë Krijuesi tjetër. Ashtu si Atributet e tjera, krijimtaria ka shumë shkallë ose rangje. Fraza
اَحْسَنُ الْخَالِقِينَ “Më i miri i krijuesve” do të thotë, “Ai është Krijuesi i Gjithëlavdishëm tek shkalla më e skajshme dhe më e shkëlqyeshme e krijueshmërisë.”
TREGUESI I DYTË: Termat si, اَحْسَنُ الْخَالِقِينَ “Më i miri i krijuesve”, nuk shikojnë tek një shumësi krijuesish, por shikojnë tek shumëllojshmëritë e gjendjes së të qënit krijesë. Domethënë, “Ai është një Krijues i Cili krijon çdo gjë në një formë të përshtatshme në shkallën më të bukur.” Vërsetet si اَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ “I Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi”, e shpreh këtë kuptim.
TREGUESI I TRETË: Krahasimi i sugjeruar nga termat si
اَحْسَنُ الْخَالِقِينَ ” ” اَللّٰهُ اَكْبَرُ ” ” خَيْرُ الْفَاصِلِينَ ” ” خَيْرُ الْمُحْسِنِينَ
“Më i miri i mirëbërësve” “Më i miri i Krijuesve”, “Zoti është më i Madhi”, “Më i miri i gjykuesve”, e të tjera, nuk janë mbiemra të shkallës krahasore dhe sipërore duke krahasuar Atributet e Zotit të Gjithëfuqishëm dhe veprimet, të cilat janë reale e aktuale, me të tjerët të cilët posedojnë shembuj të atyre atributeve dhe veprimeve, sepse të gjitha plotësimet në univers në xhindet, në njerëzit dhe në melekët, janë veçse të zbehta në lidhje me plotësimin e Tij xh.sh.. Si do të ishte i mundur ky krahasim? Krahasimi është vetëm lidhur me shikimin e njerëzve, dhe veçanërisht me atë të njerëzve të pavëmendshëm.
Për shembull, një ushtar i thjeshtë shfaq bindje të plotë dhe respekt ndaj rreshterit të tij në ushtri. Atij i duket se të gjitha të mirat e dobitë vijnë prej tij dhe ai mendon pak për mbretin. Madje edhe në qoftë se ai do të mendonte për Të, përsëri do t’ia drejtonte rreshterit mirënjohjen dhe falënderimin e tij. Ndërkohë i thuhet një ushtari të tillë të thjeshtë: “Shiko këtu! Mbreti është shumë më i madh se sa rreshteri yt, prandaj, ti vetëm Atij duhet t’i japësh falënderim..” Tani, kjo fjali nuk krahason komandën madhështore të mbretit, e cila është reale (aktuale) me atë të rreshterit e cila është e pjesshme dhe vetëm e jashtme; sepse po të bëje një krahasim të tillë, do të ishte pakuptim. Por ky është një rezultat i asaj që ushtari i thjeshtë e konsideron të jetë e rëndësishme, dhe si i shikon ai lidhjet me rreshterin e tij, saqë ai e preferon atë, e don dhe e falënderon vetëm atë.
Kështu, në të njëjtën mënyrë, kur shkaqet e jashtme imagjinohen si Krijuesi dhe Dhuruesi i mirësive në shikimin e njerëzve të pavë-mendshëm, ato bëhen një perde përpara Dhuruesit të Vërtetë të mirësive. Këta njerëz të pavëmendshëm e neglizhentë kapen pas shkaqeve dhe mendojnë se mirësitë dhe favoret janë prej tyre; ata i lavdërojnë dhe u brohorasin atyre. Kur’ani u thotë atyre: “Zoti i Gjithëfuqishëm është Krijuesi më i madh, më i shkëlqyer, Dhuruesi më i mirë i mirësive. Domethënë, drejtohuni tek Ai dhe falënderojeni Atë.”
TREGUESI I KATËRT: Ashtu siç mund të ketë krahasim dhe preferencë ndërmjet qënieve reale, po ashtu mund të ketë krahasime dhe preferencë ndërmjet gjërave të mundshme ose madje hipotetike. Shkallë ose nivele të shumta janë të pranishme në natyrat e vërteta të shumicës së gjërave. Gjithashtu, në shikimin e mendjes, shkallë të panumërta mund të jenë të pranishme në natyrat e vërteta të Emrave Hyjnorë dhe të Atributeve të Shenjta. Ndërsa Zoti i Gjithëfuqishëm është tek më e plota dhe më e shkëlqyera e të gjitha atyre shkallëve të mundshme e të për-fytyruara të atyre Atributeve dhe Emrave. I gjithë universi e dëshmon këtë të vërtetë nëpërmjet të gjitha plotësimeve të Tij. “Atij i takojnë Emrat më të mirë, më të bukur.”[621] Ky vërset përshkruan të gjithë Emrat e Tij si më të shkëlqyerit dhe e shpreh këtë kuptim…
TREGUESI I PESTË: Ky përdorim i formave krahasore dhe sipërore nuk i korrespondon askujt përveç Zotit të Gjithëfuqishëm; Zoti xh.sh. ka dy lloje manifestimesh dhe Atributesh.
Lloji i parë: Nëpërmjet misterit të Unitetit të Tij, ky përbëhet nga të ushtruarit e Autoritetit të Tij mbi krijesat nën perden e shkaqeve dhe të ndërmjetësuesve dhe në formën e një ligji universal.
Lloji i dytë: Nëpërmjet misterit të Njësisë së Tij, ky është të ushtruarit e autoritetit të Tij mbi krijesat në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa perde, duke e shikuar secilën në një mënyrë të veçantë. Kështu, kjo do të thotë se nëpërmjet misterit të Njësisë, mirëbërësia e Tij e drejtpërdrejtë, krijueshmëria e Tij e drejtpërdrejtë dhe shfaqja e madhështisë së Tij e drejtpërdrejtë janë më të mëdha, më të larta dhe më të shkëlqyera se sa veprat e mirëbërësisë së Tij, krijueshmërisë dhe të madhështisë së Tij, të cilat janë të dukshme nëpërmjet manifestimeve të shkaqeve dhe të ndërmjetësuesve.
Për shembull, le të supozojmë se ndodhet një mbret, por ai është një mbret shenjtor. Ai ka një numër të madh nëpunësish dhe komandantësh, por ata janë vetëm perde, sepse autoriteti dhe ekzekutimi i të gjitha çështjeve e urdhrave, janë drejtpërdrejtë në dorën e tij. Fuqia në dispozicion të mbretit dhe ekzekutimi i çështjeve dhe i urdhërave janë dy llojesh:
Lloji i parë: Ekzekutimi i çështjeve që Ai demonstron dhe i urdhërave që Ai jep nëpërmjet një ligji universal në formën e nëpunësve të dukshëm dhe të komandantëve në përputhje me aftësitë dhe rangjet e tyre.
Lloji i dytë: Ky nuk është nëpërmjet një ligji universal. Ai nuk i bën nëpunësit e dukshëm një perde, përkundrazi, ekzekutimi i tij i çështjeve dhe mirësitë mbretërore janë të drejtpërdrejta dhe mund të përshkruhen si më të lartat dhe më të shkëlqyerat.
Në të njëjtën mënyrë, Krijuesi i Universit, Mbreti i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë, i ka bërë disa shkaqe dhe ndërmjetësues perde për ekzekutimin e çështjeve të Tij dhe ka demonstruar madhështinë e Hyjnisë së Tij. Por Ai ka lënë telefona të veçantë në zemrat e shërbëtorëve të Tij me qëllim që ata të mund t’i drejtohen Atij drejtëpërdrejtë me një adhurim të veçantë që Zoti xh.sh. ua ka bërë detyrim për ta thënë: اِيَّاكَ نَعْبُدُ وَاِيَّاكَ نَسْتَعِينُ “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë.” Me këtë Allahu xh.sh. i kthen fytyrat e robërve të Tij nga qëniet për tek Vetvetja e Tij xh.sh..
Kështu, kuptimet e اَحْسَنُ الْخَالِقِينَ ” ” اَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ ” ” اَللّٰهُ اَكْبَرُ ” “Zoti është më i Madhi”, “Më i miri i Krijuesve”, “Më Mëshirëploti i Mëshiruesve”, shikojnë gjithashtu tek ky kuptim.
Ne do t’i përgjigjemi pjesës së dytë të pyetjes së përfaqësuesit të njerëzve të çudhëzimit me “Pesë Shenja”:
SHENJA E PARË:Në pyetjen e tij, ai tha: “Në qoftë se ndonjë gjë nuk ka të kundërt, si mund të jetë ajo plotësim?”
Përgjgjja: Pyetësi nuk e di se çfarë është plotësimi i vërtetë. Ajo çfarë ka ai në mendje është vetëm një plotësim relativ, sepse meritat, virtytet dhe cilësitë që shohin tek ndonjë gjë dhe që fitohen si rezultat i shikimit relativisht të gjërave të tjera dhe duke bërë krahasime me to, nuk janë reale, ato janë relative dhe të dobëta. Në qoftë se ajo çfarë shikojnë ata zhduket, atëherë edhe ata gjithashtu do të zhduken.
Për shembull, kënaqësia relative dhe vlerat e nxehtësisë ndodhin nëpërmjet efektit të të ftohtit. Dhe kënaqësia relative e ushqimit ndodh nëpërmjet ndikimit të dhimbjes së urisë. Në qoftë se i ftohti dhe uria zhduken, atëherë kënaqësia e vërtetë, dashuria, plotësimi dhe virtyti janë të tilla që ato nuk janë ndërtuar mbi të imagjinuarit e diçkaje tjetër, ato ekzistojnë në vetvete. Ato janë esenciale, të vërteta të bashkëlindura.
Cilësi të tilla vijuese janë, si: “Kënaqësitë e ekzistencës, jetës, dashurisë, njohjes, besimit, qëndrueshmërisë, mëshirës dhe dhembshu-risë, dhe bukuria e dritës, bukuria e shikimit, bukuria e të folurit, bukuria e bujarisë, bukuria e karakterit të mirë, dhe bukuria e formës, plotësimi i esencës, dhe plotësimi i atributeve dhe plotësimi në veprat.” Sido që të jetë, ndodhet apo nuk ndodhet diçka tjetër, këto cilësi nuk do të ndryshojnë.
Kështu, të gjitha plotësimet e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, e Autorit Hirplot, e Krijuesit të Përkryer janë plotësime të vërteta; ato janë esenciale, dhe askush përveç Tij nuk ndikon në to. Madje, të tjerët janë vetëm shfaqje të jashtme dhe asgjë tjetër; ato mund të jenë vetëm marrësa, përfitues.
SHENJA E DYTË: Sejjid Sherif el-Xhurxhani, ka thënë në veprën e tij “Sherh el-Mevakif”: “Shkaku i dashurisë është ose kënaqësi, ose përfitim, ose ngjashmëri (domethënë prirje drejt kri-jesave të të njëjtit lloj), ose plotësim, sepse plotësimi është i dashur në vetvete.” Domethënë, në qoftë se ju doni diçka, ju e doni atë ose për shkak të kënaqësisë që ajo jep, ose për dobitë që ajo sjell, ose për shkak se është e ngjashme në lloj, ashtu si prirja drejt fëmijëve, ose për shkak se ajo gjë posedon ndonjë plotësim. Në qoftë se është për plotësim, asnjë shkak tjetër apo qëllim nuk do të ishte i domosdoshëm; ai është i dashur thjesht për vetveten. Për shembull, në ditët e hershme gjithkush i donte njerëzit të cilët posedonin plotësim e vlera, madje edhe në qoftë se ata nuk kishin asnjë lidhje me ta, ata përsëri do t’i donin ata me admirim.
Kështu, meqenëse plotësimet e Zotit të Gjithëfuqishëm, të gjitha virtytet dhe të gjitha shkallët në Emrat e Tij të Bukur janë plotësime të vërteta, ato janë “Të Dashura Për Vetveten.” I Gjithëlavdishmi i Vetëm, i Cili është i Dashuri i Vërtetë, i do plotësimet e Tij, të cilat janë plotësime të vërteta, dhe bukuritë e Atributeve të Tij dhe të Emrave në një mënyrë të përshtatshme për Vetveten. Dhe Ai i do cilësitë e mira të artit të Tij dhe krijesat të cilat janë pasqyra që reflektojnë ato plotësime. Ai i do profetët e Tij dhe evlijatë dhe në mënyrë të veçantë, më të Dashurin e Tij i cili është prijësi i të gjithë profetëve dhe mbreti i të gjithë evlijave.
Domethënë, me dashurinë për vetë bukurinë e Tij, Ai e do të Dashurin e Tij i cili është pasqyra për atë Bukuri. Dhe, me dashurinë e Tij për vetë Emrat e Tij, Ai e do të Dashurin e Tij dhe vëllezërit e Tij të cilët janë perceptues dhe të vetëdijshëm për manifestimet e atyre Emrave.
Dhe me Dashurinë e Tij për artin e Tij, Ai e do të Dashurin e Tij dhe ata si ai të cilët janë lajmëtarët dhe ekspozuesit e atij arti. Dhe me dashurinë e Tij për artifaktet e Tij, Ai e do të Dashurin e Tij dhe ata të cilët e ndjekin atë, të cilët i vlerësojnë dhe i admirojnë ato artifakte dhe u përgjigjen atyre duke thënë: “Mashaall-llah”, “Barekall-llah “Çfarë çudirash ka dashur Zoti xh.sh.!” “Sa bukur janë bërë ato!” Dhe me dashurinë e Tij për cilësitë e mira të krijesave të Tij, Ai e do Më të Dashurin e Tij, dhe ndjekësit e Tij dhe vëllezërit, tek i Cili janë grumbulluar cilësitë më të bukura.
SHENJA E TRETË: Të gjitha plotësimet në të gjithë universin janë shenja dhe tregues për plotësimet dhe bukurinë e një Qënieje të Gjithëlavdishme. Në të vërtetë, e gjithë mirësia, plotësia dhe bukuria në univers është veçse një hije e zbehtë në lidhje me plotësimin e Tij të Vërtetë. Ne do të tregojmë shkurtazi “Pesë Prova” nga kjo e vërtetë.
Prova e parë: Një pallat i përkryer madhështor, i stolisur për bukuri dhe i dekoruar tregon qartë aftësinë dhe mjeshtërinë e përsosur artistike, ajo mjeshtëri dhe art, i cili është një akt i përkryer, tregon qartë një Autor të përkryer, Mjeshtrin dhe Artizanin së bashku me titujt e tij dhe Emrat të tillë si, “Skalitësi dhe Zbukuruesi,” dhe ato Emra të përkryer, pa dyshim, tregojnë përkryerjen e Mjeshtrit dhe Atributet me aftësi mjeshtërore. Dhe ajo mjeshtëri e përkryer dhe ato atribute tregojnë, në mënyrë të vetëkuptueshme, aftësinë e përkryer dhe fuqinë e tij. Dhe ajo aftësi e përkryer dhe fuqi, domosdoshmërisht, tregojnë plotësimin e Esencës së Tij dhe lartësinë e Natyrës së Tij.
Në të njëjtën mënyrë, ky pallat i universit, kjo vepër e përkryer dhe e stolisur arti, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë veprimet e plotësimit më të skajshëm, sepse plotësimet në veprat e Artit burojnë nga plotësimi i veprimit dhe e demonstrojnë atë. Dhe plotësimi i veprimeve tregon një Autor të Përkryer dhe Emrat e përkryer të Atij Autori. Domethënë, në lidhje me veprat e artit, ato tregojnë plotësimin e Emrave të tillë si, Planifikuesi, Formëdhënësi, i Gjithurti Mëshirëplotë dhe Zbukuruesi.
Për më tepër, plotësimi i Emrave dhe i titujve, pa dyshim, tregon Atributet e përkryera të Autorit, sepse në qoftë se Atributet nuk do të ishin të përkryer, atëherë emrat dhe titujt të cilët burojnë nga atributet nuk do të ishin të përkryer. Dhe plotësimi i Atributeve, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon plotësimin e Esencës së Tij funksionuese, sepse është esenca funksionuese nga e cila burojnë Atributet. Dhe plotësimi i funksioneve esenciale, sigurisht tregon plotësimin e Esencës funksionuese. Dhe ato tregojnë plotësimin e saj që është e përshtatshme për çka vijon: Megjithëse drita e plotësimit kalon përmes perdeve të funksioneve, Atributeve, Emrave, akteve dhe veprave të artit, ajo përsëri demonstron mirësinë, bukurinë dhe plotësimin për t’u shikuar deri në këtë shtrirje të madhe në univers.
Atëherë, pas ekzistencës së kësaj shkalle të vërtetuar me prova bindëse, çfarë rëndësie mbetet për plotësimet relative, të cilat shikojnë tek gjërat e tjera dhe të cilat ekzistojnë deri sa të fitojnë epërsi mbi të ngjashmet e tyre dhe mbi të kundërtat? Kështu, ti mund ta kuptosh se sa të pavlera e pa rëndësi bëhen ato…
Prova e dytë: Kur ky univers studiohet si diçka prej të cilës nxirren mësime, vetëdija dhe zemra supozojnë e perceptojnë siç vijon: Ai i Cili e ka zbukuruar dhe stolisur universin me të gjitha llojet e zbukurimeve, padyshim, Ai zotëron një shkallë të pafundme bukurie dhe plotësimi, prandaj shfaqet bukuria dhe plotësimi në veprën e Tij.
Prova e tretë: Është i mirënjohur fakti se veprat e Artit të cilat janë të përpjesëtuara mirë, simetrike, të përkryera dhe të bukura, janë bazuar mbi një planimetri jashtëzakonisht të skicuar bukur. Dhe një plan i skicuar në mënyrë të përkryer tregon një njohuri të shëndoshë të përkryer, një mendje të hollë dhe një aftësi të hollë të shpirtit. Domethënë, është bukuria jolëndore e shpirtit ajo e cila shfaqet në art nëpërmjet njohjes. Kështu, universi, me cilësitë e tij të holla materiale të panumërta është formuar nga distilimet e cilësive të holla jolëndore që i përkasin njohjes.
Dhe ato cilësi jolëndore që i përkasin njohjes dhe atyre plotësi-meve, sigurisht janë manifestimet e një hijeshie të përjetshme, të pafundme, të një bukurie dhe plotësimi.
Prova e katërt: Është e vetëkuptueshme se ajo e cila jep dritë, medoemos duhet të posedojë dritë dhe ajo që ndriçon duhet të jetë e ndritshme, se mirëbërësia vjen nga i pasuri, se mirësia buron nga ai që është i mirë. Meqenëse është kështu, dhe meqenëse e gjithë kjo hijeshi dhe bukuri i është dhënë universit, dhe plotësimi u është dhënë qënieve, atëherë ato tregojnë një bukuri të përjetshme, ashtu siç tregon drita diellin.
Qëniet kalojnë mbi faqen e tokës si një lum madhështor duke shkumëzuar e shkëndijuar me shkreptimat e plotësimit. Atëherë, ashtu si një lum që shkëndijon me manifestimet e diellit, po ashtu është rrjedha e qënieve përkohësisht me shkreptimat e hijeshisë, të bukurisë, të plotësimit, dhe pastaj shkojnë. Dhe qëniet duke vijuar pas tyre shfaqin të njëjtat shkreptima dhe shkëndija. Nga kjo mund të kuptohet se manifestimet dhe shembujt e bukurisë mbi fluskat vijuese të ujit nuk janë nga vetvetja, por ato janë manifestime prej dritës së një dielli. Dhe kështu, gjithashtu, cilësitë dhe plotësimet të cilat shkëndijojnë përkohësisht në këtë rrjedhë të universit janë shkreptimat e bukurisë së Emrave të një Dielli të Përjetshëm.
نَعَمْ تَفَانِى الْمِرْآتِ زَوَالُ الْمَوْجُودَاتِ مَعَ تَجَلِّى الدَّائِمِ مَعَ الْفَيْضِ الْمُلاَزِمِ مِنْ اَظْهَرِ الظَّوَاهِرِ اَنَّ الْجَمَالَ الظَّاهِرَ لَيْسَ مُلْكَ الْمَظَاهِرِ مِنْ اَفْصَحِ تِبْيَانٍ مِنْ اَوْضَحِ بُرْهَانٍ لِلْجَمَالِ الْمُجَرَّدِ ِلْلاِحْسَانِ الْمُجَدَّدِ
لِلْوَاجِبِ الْوُجُودِ لِلْبَاقِى الْوَدُودِ
Po, në të vërtetë, asgjësimi i pasqyrave dhe zhdukja e qënieve ndodh së bashku me manifestimin e përjetshëm dhe shkëlqimin e vazhdueshëm. Është më e qarta nga shfaqja e tyre se, kjo bukuri e dukshme nuk u përket manifestimeve, përkundrazi ato janë shpalljet më elokuente dhe provat më të qarta për një bukuri të jashtëzakonshme dhe për një mirëbërësi të përtërirë, dhe për ekzistuesin e domosdoshëm, të Dashurin dhe të Përjetshmin.
Prova e pestë: Dihet se, në qoftë se katër njerëz të cilët kanë ardhur nëpëmjet tre-katër rrugëve të ndryshme dhe të gjithë flasin për të njëjtën ngjarje që sugjeron me një siguri të dhënë me unanimitet se ngjarja në fjalë ka ndodhur me siguri, atëherë megjithëse rrugët e tyre, gjendjet, aftësitë dhe kohët, që të gjitha ishin të ndryshme, të gjithë dijetarët e fesë, me rangjet e tyre të ndritshme, evlijatë, të pastërtit me rrugët dhe metodat e tyre të ndryshme dhe filozofët e vërtetë me medhhebet dhe botëkuptimet e ndryshme, të gjithë kanë pajtueshmëri mendimi.
Ata janë njerëzit të cilët zbulojnë sekretet e kozmosit, të cilët e kanë shikuar, e kanë vëzhguar dhe dëshmuar të vërtetën me të gjithë qënien e tyre. Dhe nëpërmjet zbulimeve të tyre, shikimeve të tyre, dhe dëshmive, ata kanë rënë dakord me unanimitet se cilësitë dhe plotësimet që shihen në pasqyrat dhe shfaqjet e universit dhe qëniet e Tij janë manifestimet e plotësimeve të një Ekzistuesi të Vetëm të domosdoshëm dhe manifestimi i bukurisë së Emrave të Tij. Atëherë, konsensusi i tyre dhe mendimi unanim është një provë e qëndrueshme dhe e palëkundur.
Unë supozoj se me qëllim që të mos e dëgjojë këtë shenjë, për-faqësuesi i njerëzve të çudhëzimit do të detyrohej të bllokojë veshët e tij dhe të ikte. Sigurisht, kokat e zhytura aq shumë në errësirë, ashtu si lakuriqët e natës, nuk mund ta përballojnë shikimin e këtyre dritave, dhe prandaj ne, me rolin tonë, nuk do t’u japim atyre ndonjë rëndësi.
SHENJA E KATËRT: Më shumë se sa të shikuarit tek të ngjashmet e saj dhe tek të kundërtat, kënaqësia, hijeshia dhe bukuria e një gjëje shikon aty ku shfaqen ato cilësi. Për shembull, bujaria është një cilësi e hollë dhe e këndshme. Kënaqësia që merr një njeri bujar nga gëzimi dhe kënaqësia e atyre të cilët ai i ka favorizuar, është njëmijë herë më e këndshme se sa kënaqësia relative e arritur nga ndjenja e të qënit epror mbi njerëzit e tjerë bujarë.
Gjithashtu, një njeri i dhembshur dhe i mëshirshëm merr një kënaqësi të vërtetë me shkallën e lehtësimit dhe të ngushëllimit të atyre ndaj të cilëve ai u tregua i mëshirshëm e i dhembshur. Për shembull, kënaqësia që merr një nënë nga rehatia e fëmijëve të saj dhe nga lumturia e tyre, është aq e fuqishme dhe e thellë, saqë ajo do të sakrifikonte edhe vetë shpirtin e saj për hir të rehatisë të tyre. Madje kënaqësia e një dhembshurie të tillë e bën edhe pulën të sulmojë një luan me qëllim që të mbrojë zogjtë e saj.
Kështu, kënaqësia e vërtetë, mirësia, lumturia dhe plotësimi në cilësitë e larta nuk shikojnë tek shokët, të barabartët, dhe tek të kundërtat, por tek vendet tek të cilat ato shfaqen dhe tek vartësit e tyre. Atëherë, Bukuria e Mëshirës së Zotëruesit të bukurisë e të plotësimit, të Gjallit të Përjetshëm, Vetekzistuesit të Përhershëm, Zemërbutit, Mirëdashësit, të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit, shikon dhe orientohet tek ata të cilët marrin mëshirën e Tij.
Ka shkallë të pafundme në lumturinë, në lehtësimin dhe në gëzimin e atyre që marrin manifestimin e mëshirës së Tij, dhe sidomos të atyre që marrin shumëllojshmëri të pafundme të mëshirës dhe të dhembshurisë së Tij në Parajsën e përjetshme. Sipas shkallëve të lumturisë dhe të gëzimit të tyre, ne mund të kuptojmë se i Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirëploti i Vetëm zotëron kuptime të larta, të pastërta, të shenjta dhe të bukura, ashtu si dhembshuria dhe dashuria, në një mënyrë të përshtatshme për Të, që mund të përshkruhen nëpërmjet cilësive të cilat janë të volitshme për Të. Ai zotëron cilësi krejtësisht të pastërta e të shenjta, të cilat ne mund të mos i përmendim sepse sheriati nuk e lejon atë, por të cilat mund të përshkruhen si “kënaqësi e shenjtë”, “dashuri e shenjtë”, “Gëzim i pastër” dhe “Lumturi e shenjtë”.
Ne e kemi provuar në shumë vende se ato janë shumë më të larta, më sublime, më të shenjta e më të pastra se dashuria, gëzimi dhe lumtu-ria që ne shohim në univers dhe që mund të ndijohen midis krijesave. Në qoftë se dëshiron të shikosh një prej shkreptimave të atyre kuptimeve madhështore, atëherë shikoji ato me anë të teleskopit të këtij krahasimi: për shembull, një person me zemër bujare, me dhembshuri e mëshirë, përgatiti një tryezë të bukur gostie mbi anijen e tij udhëtuese me qëllim që të ushqejë të varfërit, nevojtarët dhe të uriturit. Atëherë Ai vetë vështronte nga kuverta e anijes. Ju do ta kuptonit se sa shumë i gëzuar dhe i kënaqur do të bëhej Ai person nga kënaqësia falënderuese dhe nga mirënjohja vlerësuese e të varfërve, e nevojtarëve dhe e uriturve; sa shumë do ta kënaqte kjo atë.
Njeriu, madje, nuk është pronari i vërtetë as edhe për tryezën më të vogël, por është vetëm shpërndarës. Atëherë ju mund të bëni një analogji me kuptimet e shenjta të dashurisë dhe me rezultatet e mëshirës që i përkasin të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit të Vetëm për të cilat ne jemi të pafuqishëm për t’i shprehur, sepse Ai i bën njerëzit, xhindet dhe kafshët të udhëtojnë në detet e hapësirës, dhe të hipin në tokën madhështore, e cila është një anije Hyjnore. Atëherë, duke mbushur tryezën e faqes së tokës me shumëllojshmëri të panumërta ushqimesh, Ai u bën ftesë të gjitha krijesave të gjalla për tek gostia, e cila është një lloj ngrënie e thjeshtë mëngjesi sa për të hapur oreksin, sepse përveç kësaj, Ai do ta bëjë secilën prej çdo lloj kënaqësie të plotë një tryezë të mbushur me mirësi në botën e qëndrueshme e të përhershme. Ai do të inaugurojë një gosti të pafundme dhe përfshirëse të kënaqësive të panumërta dhe të çudirave të holla, të cilat do të jenë ushqimi i vërtetë për robët e Tij të panumërt që janë pafundësisht të nevojshëm e të përmalluar.
Dhe, për shembull, një mjeshtër i aftë dhe i ushtruar i cili dëshiron të shfaqë aftësinë e Tij, pasi të shpikë një aparat si gramafoni që flet bukur pa pasur nevojë për pllaka, e monton, e provon dhe pastaj e ekspozon atë. Në qoftë se kjo shpikje do t’i jepte rezultatet e dëshiruara dhe të parashikuara në mënyrë të përkryer, sa krenar do të ndjehej shpikësi i saj, sa i lumtur dhe i kënaqur do të ishte ai. Ai do të thonte me vete: “Barekall-llah” Zoti e bekoftë këtë!.
Dhe kështu, në qoftë se një njeri i vogël është kaq i kënaqur thjesht me një shpikje të një gramafoni dhe me mjeshtërinë e tij, e cila është vetëm sipërfaqësore, sepse në realitet ai nuk krijon asgjë, atëherë si do të ishte për Autorin e Gjithëlavdishëm?, sepse Ai e krijoi universin madhështor në formën e një orkestre dhe të një gramafoni të madh, dhe Ai gjithashtu e bëri tokën, dhe të gjitha krijesat e gjalla sipër saj e midis tyre, në mënyrë të veçantë, njeriun. Ai e krijoi kokën e njeriut në një mënyrë të tillë si të ishte një gramafon Hyjnor dhe një orkestër Hyjnore, saqë shkenca dhe filozofia mbeten shtang dhe kafshuan gishtin nga habia për artin dhe mjeshtërinë që shfaqen në të.
Kështu, të gjitha këto qënie u tregojnë të gjithëve rezultatet e dëshiruara prej tyre në shkallën më të skajshme dhe në shkallën më të mirë të mundshme. Ato janë krejtësisht të nënshtruara e të bindura ndaj urdhrave Hyjnorë që u jep atyre ekzistencë, të cilat përshkruhen nga adhurimi i veçantë i krijesave, nga lavdërimet dhe nga përshëndetjet e tyre të caktuara që i japin Zotit xh.sh..
Krenaria, kënaqësia dhe gëzimi së bashku me kuptimet e shenjta dhe me cilësitë e pastërta, të cilat ne jemi të paaftë për t’i përshkruar, që arrihen nga këto dhe nga arritjet e qëllimeve Hyjnore të kërkuara nga qëniet, janë aq të larta e të shenjta, saqë sikur të gjitha mendjet e njerëzimit të bashkoheshin e të bëheshin një mendje, ato përsëri do të ishin të pamundura të arrinin ose të kapnin thelbin e tyre.
Dhe një shembull tjetër, çfarë kënaqësie dhe gëzimi do të gjente një sundimtar i drejtë i cili dëshiron të vendosë drejtësi dhe t’u japë të shtypurve të drejtat e tyre! Ai krenohet kur i mbron të dobëtit nga e keqja dhe shtypja e të fuqishmëve, gjen kënaqësi kur merr falënderimet e tyre, kur ndëshkon keqbërësit duke marrë hakun e të shtypurve…
Dhe kështu, ti mund të bësh analogji me kuptimet e shenjta që i përkasin të Gjithurtit të Vetëm Absolut, të Drejtit Absolut, Detyruesit Madhështor, të cilat burojnë nga vendosja e drejtësisë jo vetëm për xhindët dhe njerëzit, por për të gjitha krijesat. Atëherë ti duhet të bësh analogji me këtë për kuptimet e shenjta që burojnë nga të dhënit çdo gjëje të drejtën e ekzistencës dhe të drejtën e jetës, nga të mbrojturit e ekzistencës dhe jetës prej agresorëve, nga të ndaluarit dhe të penguarit e atyre krijesave të lemerishme prej agresionit të tyre, dhe sidomos për kuptimet e shenjta që burojnë nga shfaqja më e madhe e drejtësisë së plotë dhe e urtësisë në tubimin e madh, në botën e Ahiretit mbi të gjitha krijesat e gjalla përveç xhindeve dhe njeriut.
Kështu, siç mund të shihet nga këto tre shembuj, në secilin nga njëmijë e një Emrat e Bukur Hyjnorë, ndodhen shkallë të shumta bukurie, hijeshie, mirësie dhe plotësimi, ashtu siç ndodhet në ta shumë shkallë të dashurisë , krenarisë, lavdisë dhe të madhështisë.
Për shkak të kësaj, evlija të lartë e autoritarë tek të cilët u shfaq Emri i Zotit “El Vedud” I Dashuri, kanë thënë, “Dashuria është pikë-risht fara e universit. Për shkak të dashurisë, të gjitha qëniet janë në lëvizje. Është nga dashuria që ligjet e tërheqjes, lidhja dhe ekstaza burojnë e veprojnë në të gjitha qëniet.” Njëri nga ata shkroi si më poshtë:
فَلَكْ مَسْتْ مَلَكْ مَسْتْ نُـجُومْ مَسْتْ
سَموَاتْ مَسْتْ شَمْسْ مَسْتْ قَمَرْ مَسْتْ زَمِينْ مَسْتْ
عَنَاصِرْ مَسْتْ نَبَاتْ مَسْتْ شَجَرْ مَسْتْ بَشَرْ مَسْتْ سَرَاسَرْ ذِى
حَيَاتْ مَسْتْ هَمَه ذَرَّاتِ مَوْجُودَاتْ بَرَابَرْ مَسْتْ دَرْمَسْتَسْتْ
Kupa e qiellit është në ekstazë, engjëjt janë në ekstazë, yjet janë në ekstazë, qiejt janë në ekstazë, hëna është në ekstazë, toka është në ekstazë. Elementet janë në ekstazë, bimët janë në ekstazë, pemët janë në ekstazë, njerëzimi është në ekstazë, të gjitha krijesat e gjalla janë në ekstazë. Të gjitha grimcat e ekzistencës janë krejtësisht në ekstazë, dhe akoma më shumë në ekstazë.”
Domethënë, çdo gjë merr manifestimin e Dashurisë Hyjnore dhe është në ekstazë sipas gjendjes së saj të natyrshme. Është e njohur mirë se çdo zemër e do dikë që i dhuron mirësi, ajo e do plotësimin e vërtetë dhe është e dashuruar pas bukurisë së lartë. Dhe zemra, madje e do akoma më shumë atë që dhuron mirësi, jo vetëm për të, por gjithashtu edhe për ata që ajo i do dhe ndien dhembshuri. Dhe kështu, siç e kemi shpjeguar më parë, a nuk mund të kuptohet nga ç’ka vijon se sa i meritueshëm për dashuri e pasion është Hirploti i Vetëm dhe i Gjithëlavdishmi, i Ploti dhe i Dashuri, dhe sa i dalldisur e i trullosur është i gjithë universi me dashuri ndaj Tij? Sepse Ai njihet me një mijë Emra dhe secili prej tyre është burimi i mijëra plotësimeve dhe mjeti për mijëra shkallët e bukurisë. Në secilin emër janë mijëra nga thesaret që përfshijnë mirësitë. Ai i bën të gjitha ato qënie që ne i duam, të lumtura nëpërmjet mirësive të Tij.
Për shkak të këtij misteri, evlijatë, të cilëve iu shfaq Emri i Zotit, “El Vedud” i Dashuri, kanë thënë: “Ne nuk duam Parajsë, një shkëndijë nga dashuria Hyjnore do të na mjaftonte përgjithmonë.”
Dhe gjithashtu për shkak të këtij misteri, siç është përmendur në hadithin profetik: “Shikimi për një minut i Bukurisë së Zotit xh.sh. në Xhennet do t’i kalojë të gjitha kënaqësitë e tjera të Parajsës.”
Kështu, këto plotësime të pafundme dashurie ndodhin brenda sferës së Njësisë nëpërmjet Emrave të të Gjithëlavdishmit të Vetëm dhe nëpërmjet krijesave të Tij. Domethënë, ato plotësime që imagjinohen se ekzistojnë jashtë asaj sfere, nuk janë absolutisht plotësime.
SHENJA E PESTË: Shenja e pestë përbëhet nga Pesë Pika:
Pika e parë: Përfaqësuesi i njerëzve të çudhëzimit më tej tha: “Dynjaja është e mallkuar, në hadithet tuaja, është quajtur ‘kërmë’ -coftinë. Gjithashtu, të gjithë evlijatë dhe njerëzit e së vërtetës e kanë përbuzur dynjanë, ata thonë se ajo është e dëmshme dhe e papastër. Ndërsa ti e tregon atë të jetë bosht dhe prova e të gjitha plotësimeve Hyjnore dhe flet për të me entuziazëm, si i dalldisur.”
Përgjigjja: Dynjaja ka tre fytyra:
Fytyra e parë: Shikon tek Emrat e Zotit të Gjithëfuqishëm; ajo shfaq gjurmët dhe skalitjet e atyre Emrave. Dynjaja me këtë fytyrë, kryen funksionin e një pasqyre të atyre Emrave në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Kjo fytyrë e dynjasë përbëhet nga letra të panumërta ose nga mesazhe duke përshkruar të Adhuruarin e Vetëm të përjetshëm. Kjo fytyrë është plotësisht e bukur, është e denjë për dashuri, dhe jo për neveri.
Fytyra e dytë: Shikon Ahiretin, botën e përtejme. Ajo është si një, fidanishte, një vendmbjellje për Ahiretin dhe një fushë e lërueshme për Parajsën. Ajo është lulnaja e mëshirës Hyjnore. Kjo fytyrë, si ajo e mëparshmja është e bukur dhe është e meritueshme për dashuri dhe jo përbuzje.
Fytyra e tretë: Shikon tek dëshirat e ulëta të njeriut. Ajo është një perde e të shkujdesurve dhe një lodër për të kënaqur dëshirat e njerëzve të dhënë pas kësaj bote materiale. Kjo fytyrë është e shëmtuar sepse ajo është e përkohshme dhe e vdekshme, ajo është plot dhimbje dhe të mashtron. Atëherë përbuzja e përshkruar në hadith dhe neveria që shprehin për të njerëzit e së vërtetës, është pikërisht për këtë fytyrë.
Rëndësia dhe pëlqimi që Kur’ani i Gjithurtë demonstron ndaj universit dhe ndaj të gjitha qënieve, është drejt dy fytyrave të para. Dhe ishin dy fytyrat e para të dynjasë të cilat ishin të dëshiruara për sahabët e Profetit a.s.m. dhe për evlijatë e Zotit -shenjtorët.
Ndodhen katër klasa njerëzish që kanë përbuzje për dynjanë.
E para: Janë njerëzit që kërkojnë njohjen e Zotit xh.sh.. Ata shprehin përbuzje për të sepse ajo është një pengesë për njohjen, për dashurinë dhe për adhurimin e Zotit xh.sh..
E dyta: Janë njerëzit që shikojnë Ahiretin. Ata e shikojnë dynjanë si të shëmtuar ose për shkak se çështjet e pashmangshme të dynjasë i pengojnë ata nga kryerja e veprave që i përkasin Ahiretit, ose nëpërmjet shkallës së tyre të lartësuar të besimit, ata e shohin atë si të shëmtuar në krahasim me plotësimin dhe bukuritë e Parajsës. Ashtu si një burrë i pashëm që do të dukej i shëmtuar në qoftë se do të krahasohej me Hazreti Jusufin a.s., po ashtu do të dukeshin të gjitha veçoritë, sado të çmueshme të kësaj bote, kur krahasohen me ato të Parajsës, ato bëhen si asgjë.
E treta: Këta kanë përbuzje për dynjanë sepse nuk mund ta arrijnë atë. Kjo përbuzje nuk buron nga neveria por nga dashuria.
E katërta: Këta kanë përbuzje për dynjanë sepse ndonëse ata e kapin -fitojnë- atë, mirëpo ajo nuk qëndron, ajo shkon dhe i lë ata. Dhe kjo i mërzit. Ata e fyejnë me qëllim që të ngushëllojnë vetveten dhe thonë se ajo është e “papastër”. Por kjo përbuzje buron nga dashuria për dynjanë, ndërsa përbuzja e kërkuar buron nga dashuria për Ahiretin dhe nga dashuria që buron nga njohja e Zotit xh.sh…
Domethënë, përbuzja e pranuar janë dy llojet e para. O Zot! Na bëj ne prej atyre njerëzve. Amin.
بِحُرْمَةِ سَيِّدِ الْمُرْسَلِينَ
Në përnderim të Prijësit të profetëve.
* * *
VENDQËNDRIMI I TRETË
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
وَ اِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij.”[622]
Ky Vendqëndrimi i Tretë përbëhet nga “Dy Pika”. Dhe ato përbëhen nga Dy Çështje.
ÇËSHTJA E PARË
Në përputhje me misterin e وَ اِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij”, çdo gjë ka shumë aspekte që orientohen –ashtu si dritaret – për tek Zoti xh.sh.. Realiteti i universit dhe i të gjitha qënieve bazohet mbi Emra Hyjnorë. Realiteti i çdo qënie mbështetet mbi një Emër ose mbi shumë Emra. Shkenca e filozofisë së vërtetë mbështetet mbi Emrin Hyjnor “El-Hakimu”, i Gjithurti; mjekësia e vërtetë bazohet mbi Emrin Hyjnor “Esh-Shafi”, Shëruesi; gjeometria mbështetet mbi Emrin Hyjnor “El-Mukad-diru”, Përcaktuesi, Planifikuesi, dhe kështu me radhë. Çdo shkencë mbështetet tek njëri nga Emrat Hyjnorë dhe përfundon tek Ai. Gjithashtu realitetet e të gjitha arteve dhe shkencave, dhe i të gjitha plotësimeve njerëzore, mbështeten mbi Emrat Hyjnorë. Në të vërtetë, një grup midis të diturve nga evlijatë kanë thënë se “Emrat Hyjnorë përbëjnë realitetin e vërtetë të gjërave, ndërsa esencat e gjërave janë vetëm hijet e atij Realiteti. Madje mund të shikohen gjurmët e shfaqjes së Njëzet Emrave Hyjnorë vetëm në një krijesë të gjallë.” Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë të vërtetë të hollë dhe njëkohësisht të gjërë e madhështore, më të lehtë për t’u kuptuar nëpërmjet një krahasimi. Dhe ne do ta analizojmë atë duke e kaluar në sitë dy ose tri herë, veç e veç. Sado i gjatë që të jetë diskutimi ynë, ai përsëri do të jetë i shkurtër. Dhe është e domosdoshme të mos mërzitemi.
Kështu: Kur një piktor i aftë ose skulptor dëshiron të pikturojë e të përshkruajë një pikturë të një luleje të bukur ose të gdhendë një skulpturë të një bukurie të madhe që i përket gjinisë së bukur njerëzore, së pari ai përcakton format e përgjithshme të atyre dy objekteve me disa vija. Ky përcaktim i tij bëhet nëpërmjet rregullimit, ndreqjes e përshtatjes dhe me anë të një përllogaritjeje dhe matjeje.
Kjo do të bëhet në përputhje me rregullat dhe limitet e përcaktuara nga gjeometria. Rregullimi dhe matja demonstrojnë se ato kryhen me njohje, urtësi ose me qëllim. Domethënë, aktet e rregullimit dhe të kufizimit veprojnë në përputhje me kompaset e njohjes dhe të urtësisë. Prandaj, prapa rregullimit dhe kufizimit, sundojnë kuptimet e njohjes dhe të urtësisë. Atëherë, kompaset e njohjes dhe të urtësisë tregojnë vetveten dhe demonstrojnë se, brenda atyre limiteve ato kanë filluar portretizimin e përshkrimin e veçorive të vogëla si sytë, veshët dhe hundën e seksit të bukur njerëzor dhe petlat e lules dhe thekët. Tani ne shohim se gjymtyrët e përcaktuara nga lëvizja e atyre kompaseve të brendshëm po marrin formë me art dhe me kujdes. Meqenëse kjo është kështu, Ai i Cili i rrotullon këto kompase njohjeje dhe urtësie, sigurisht posedon kuptimet e mjeshtërisë dhe të kujdesit; janë ato që urdhërojnë dhe pastaj ato shfaqin vetveten.
Atëherë, nga kjo mund të kuptohet se, ato tregojnë aftësitë e brendaqenësishme të bukurisë dhe të stolisë. Meqenëse kjo është kështu, atëherë ajo që e bën mjeshtërinë dhe kujdesin të funksionojnë, është dëshira për të zbukuruar dhe qëllimi për të dekoruar. Prandaj ato sundojnë nga prapa artit dhe kujdesit dhe janë pikërisht këto që e bëjnë artistin të fillojë të zbukurojë e ndriçojë. Ai u jep një gjendje buzë-qeshjeje dhe një formë të gjallë statujës dhe lules. Dhe, natyrisht, ajo që e bën këtë kuptim zbukurimi dhe ndriçimi të funksionojë, është kuptimi i favorizimit dhe i bujarisë. Në të vërtetë, këto dy kuptime e sundojnë atë deri në një shkallë të tillë saqë, mjaft thjesht, sikur lulja të ishte një favor i mishëruar dhe statuja të ishte një bujari e trupëzuar. Kështu, tani janë kuptimet e të shfaqurit të dashurisë dhe të bërjes së njohur, që nxisin kuptimin e favorizimit dhe të bujarisë dhe i bëjnë ato të veprojnë. Domethënë, prapa këtyre dy kuptimeve të fundit sundojnë kuptimet e bërjes së vetvetes të njohur nëpërmjet artit të tij dhe bërjes së njerëzve që ta duan atë.
Kjo shfaqje e dashurisë dhe e bërjes së njohur, pa dyshim, buron nga një prirje drejt të qënit i mëshirueshëm dhe nga dëshira për të dhuruar mirësi. Kështu, meqenëse mëshira dhe dëshira për të dhuruar mirësi sundojnë nga prapa, atëherë ajo do të mbushet dhe zbukurohet me të gjitha llojet e mirësive dhe gjithashtu do t’i dhurohet e do t’i vishet forma e lules si një dhuratë. Kështu, ai mbush duart e statujës, kraharorin dhe xhepat me mirësi të çmueshme dhe i dhuron formën e lules si gjënë më të vyer, si një xhevahir. Domethënë, ajo që e bën këtë mëshirë dhe këtë dëshirë për të dhuruar që të funksionojë është një ndjenjë butësie dhe dhembshurie. Me fjalë të tjera, kuptimi i dhembshurisë dhe i butësisë nxit mëshirën dhe mirësinë. Dhe , për më tepër, ajo që e nxit dhe e bën të dukshëm kuptimin e keqardhjes dhe të butësisë brenda atij artisti i Cili është i vetëmjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për askënd tjetër, dhe sigurisht kjo bukuri dhe ky plotësim shpirtëror i Atij autori, janë ato që dëshirojnë të shfaqen.
Sa për dashurinë dhe mëshirën, të cilat janë pjesët më të ëmbëla dhe më të kënaqshme të asaj bukurie, ato dëshirojnë të shihen në pasqyrën e artit dhe ta shohin vetveten nëpërmjet syve të admiruesve me dëshirën më të madhe. Domethënë, meqenëse bukuria dhe plotësimi janë të dashura për vetveten, ato e duan vetveten më shumë se çdo gjë tjetër. Ato gjithashtu janë edhe hijeshi, edhe dashuri. Bashkimi i bukurisë rrjedh nga kjo pikë. Meqenëse bukuria e do vetveten, ajo dëshiron ta shikojë vetveten në pasqyra. Kështu, secila nga mirësitë e ëmbëla e të dashura dhe secili nga frutat e bukur të cilat u vendosën në statujë dhe në pikturë, mbajnë shkreptimat e atij kuptimi të bukurisë, secila në përputhje me kapacitetin e saj. Ato ia shfaqin ato shkreptima edhe pronarit të bukurisë, edhe të tjerëve.
Në të njëjtën mënyrë: Autori i Gjithurtë përkufizon, rregullon dhe u jep përmasa dhe forma të përcaktuara të gjitha gjërave të pjesshme dhe universale nëpërmjet manifestimit të Emrave të Tij, si Parajsës dhe dynjasë, qiejve dhe tokës, bimëve dhe kafshëve, xhindeve dhe njerëzve dhe melekëve dhe qënieve shpirtërore. Duke bërë kështu, Ai i bën ata të recitojnë Emrat e Tij, “El-Mukaddiru”, “El-Munedh-dhimu, “El- Musavviru”, Përcaktuesi, Rregulluesi, Dhënësi i formave.
Ai i përcakton limitet e formave të tyre të përgjithshme në një mënyrë të tillë saqë Ai shfaq Emrat e Tij “El Alimu”, “El Hakimu”, i Gjithëdituri, i Gjithurti”. Pastaj, nëpërmjet katalogizimit, sistemimit, njohjes dhe urtësisë, Ai fillon t’i formojë ato brenda atyre limiteve. Ai e bën këtë në një mënyrë të tillë saqë shfaq kuptimet e mjeshtërisë dhe të kujdesit në Emrat e Tij, “Sa’ni” dhe “Kerim” Autori, dhe Gjithëbujari.
Pastaj, me dorën e mrekullueshme të artit, dhe me penelin e bujarisë e të përkujdesjes, Ai u jep ngjyrat e bukurisë e të stolisë gjymtyrëve të asaj forme, në qoftë se kjo është një qënie e vetme njerëzore, si syve e veshëve; dhe në qoftë se forma është lule, All-llahu u jep anëtarëve të saj petla e thekë. Në qoftë se ajo është toka, Ai u jep ngjyrat e bukurisë e të stolisë mineraleve të saj, bimëve dhe kafshëve. Në qoftë se forma është Parajsa, Ai u jep ngjyrat e Bukurisë e të stolisë kopshteve të saj, pallateve dhe hurive, dhe kështu me radhë. Ti gjithashtu mund të bësh analogji me të tjerat.
Për më tepër, Ai stolis dhe ndriçon në një mënyrë të tillë saqë kuptimet e favorizimit dhe të bujarisë janë mbisunduese në ato objekte. Dhe ato sundojnë deri në një shkallë ku ato qënie të zbukuruara dhe ato artifakte të ndriçuara bëhen si favore të mishëruara dhe bujari të trupëzuara. Ato përmendin dy Emrat Hyjnorë, “El-Letifu”, “El Kerimu”, Hirploti dhe Gjithëbujari.
Pastaj, ajo çfarë e nxit favorizimin dhe bujarinë për t’u shfaqur janë, në mënyrë të qartë, veprimet e të shfaqurit të dashurisë dhe i bërjes të njohur. Domethënë, cilësitë e bërjes së Vetes së Tij të dashur nga krijesat e gjalla, dhe të njohur prej qënieve të vdetëdijshme. Ato i bëjnë qëniet e gjalla dhe të vetëdijshme të recitojnë Emrat Hyjnorë “El-Vedudu”, “El-Ma’rufu”, i Dashuri dhe i Njohuri, prapa Emrave “EL-Letifu”, “El-Kerimu”, Hirploti, Gjithëbujari, dhe për këtë recitim, i cili kryhet pikërisht nga mënyra e gjendjes së qënieve të tyre. Ata nxiten ta dëgjojnë.
Atëherë, duke i zbukuruar ato krijesa të stolisura e të bukura me fruta të ëmbëla dhe me rezultate të dashura, Ai -All-llahu- e transformon stolinë në mirësi, dhe butësinë në mëshirë. Ai i bën ata të recitojnë Emrat Hyjnorë “El-Mun’imu”, “Er-Rahimu”, Mirëbërësi, Mëshirëploti dhe e shfaq manifestimin e atyre dy Emrave nga prapa perdeve të jashtme. Dhe pastaj, ajo çfarë i nxit dy Emrat, Er-Rahim, El-Kerim, Mëshirëploti, Gjithëbujari të cilët i përkasin të Vetmit Krijues, i Cili është Absolutisht i Panevojshëm, që të shfaqen, janë cilësitë e dhembshurisë dhe të mëshirëgjërësisë. Ato shfaqin Emrat Hyjnorë “El-Hannanu”, “Er- Rahmanu”, i Dhembshuri, i Gjithëmëshirshmi”, dhe bën që ato të recitohen.
Dhe ajo çfarë nxit kuptimet e dhembshurisë dhe të mëshirës që të shfaqen, pa dyshim është një bukuri esenciale dhe një plotësim i Cili dëshiron të bëhet i dukshëm. Ato bëjnë që të recitohen Emrat Hyjnorë “El-Xhemilu”, i Bukuri, dhe Emrat “El-Vedudu”, “Er-Rahimu”, i Dashuri, Mëshirëploti, të cilët përfshihen brenda Emrit “El-Xhemilu”, i Bukuri; sepse bukuria është e dashur për vetveten. Bukuria dhe Ai që e posedon bukurinë e duan vetveten. Për më tepër, ajo është edhe hijeshi, edhe dashuri.
Plotësimi, gjithashtu, është i dashur për vetveten; domethënë, i dashur pa domosdoshmërinë e një shkaku tjetër. Ai është edhe dashurues edhe i dashur. Meqenëse një bukuri e cila është në shkallën më të lartë të plotësimit dhe një plotësim i cili është në shkallën më të lartë të bukurisë, janë të dashura dhe janë të denja për dashuri në shkallën më të lartë, sigurisht ato do të dëshironin të shikojnë dhe ta ekspozojnë vetveten nëpërmjet të shfaqurit të shkreptimave të tyre dhe manifestimeve në pasqyra, në përputhje me kapacitetin e pasqyrave. Domethënë, bukuria esenciale dhe plotësimi në Esencën e Autorit të Gjithëlavdishëm, i Gjithurti i Bukurisë, I Gjithëfuqishmi i Plotësimit, kërkojnë cilësitë e mëshirës dhe të butësisë dhe nxisin të shfaqen Emrat Hyjnorë, “Er- Rahmanu”, dhe “El-Hannanu” i Gjithëmëshirshmi, i Dhembshuri. Sa për mëshirën dhe dhembshurinë, nëpërmjet shfaqjes së mëshirës dhe mirësisë, ato nxisin manifestimin e Emrave Hyjnorë, “Er-Rahimu” dhe “El-Mun’imu”, Mëshirëploti dhe Mirëbërësi. Mëshira dhe mirësia kërkojnë cilësitë e të shfaqurit të të dashurës, dhe të bërjes të njohur, dhe nxisin manifestimin e Emrave Hyjnorë, “El-Vedudu”, “El-Ma’rufu”, i Dashuri, i Njohuri. Cilësitë e të shfaqurit të dashurisë dhe i bërjes të njohur, nxisin kuptimet e favorizimit dhe të bujarisë, dhe i shfaqin ato në një perde artifaktesh. Ato bëjnë që Emrat Hyjnorë “El-Letifu” dhe “El-Kerimu” Hirploti dhe Gjithëbujari, të recitohen midis atyre perdeve.
Sa për cilësitë e mirësisë e të bujarisë, ato nxisin aktet e zbukurimit dhe të ndriçimit. Ato bëjnë që Emrat Hyjnorë “El-Muzejjinu”, dhe “El-Munevviru”, Zbukuruesi dhe Ndriçuesi, të recitohen nga gjuhët e bukurisë dhe të ndriçimit të artifakteve. Dhe cilësitë e zbukurimit dhe të stolisjes kërkojnë kuptimet e mjeshtërisë dhe të kujdesit. Ato bëjnë që Emrat Hyjnorë “Es-Sa’niu”, “El-Muhsinu”, Autori Krijues dhe Mirëbërësi, të recitohen nga tiparet e bukura të artifakteve.
Dhe sa për mjeshtërinë dhe kujdesin, ato kërkojnë njohje dhe urtësi. Dhe ato bëjnë që Emrat Hyjnorë “El-Alimu”, “El-Hakimu”, i Gjithëdituri, i Gjithurti, të recitohen nga gjymtyrët e vendosura mirë me urtësi dhe me qëllim. Dhe njohja e urtësia kërkojnë veprat e rregullimit, formimit dhe të modelimit. Ato shfaqin Emrat Hyjnorë “El-Musavviru”, “El-Mukaddiru” Dhënësi i formave dhe Përcaktuesi, duke bërë që ato të recitohen nga artifakti në tërësinë e tij, nëpërmjet formës së tij.
Kështu, Autori i Gjithëlavdishëm i ka bërë të gjitha krijesat e Tij ose artifaktet në një mënyrë të tillë saqë Ai bën që shumica e tyre, dhe në mënyrë të veçantë qëniet e gjalla, të recitojnë shumë Emra Hyjnorë. Është sikur Ai t’i kishte veshur çdo krijese njëzet këmisha të ndryshme, njëra mbi tjetrën, ose t’i kishte mbështjellur ato me njëzet perde a mbulesa. Dhe Ai ka skalitur e shkruar në secilën këmishë ose perde veç e veç Emra Hyjnorë të ndryshëm.
Për shembull, ashtu siç u demonstrua në krahasim, ndodhen shumë faqe në atë që është vetëm e dukshme në krijimin e një gjymtyre të bukur të seksit të bukur njerëzor, ose të një luleje të bukur. Nga këto dy shembuj të vegjël e të veçantë, ti mund të bësh analogji me krijesat e tjera të mëdha e universale.
Faqja e parë: Është gjendja që demonstron formën e përgjithshme dhe harmoninë. Ajo të kujton Emrat Hyjnorë, “Ja Musavviru”, “Ja Mukaddiru”, “Ja Munadh-dhimu”! o Dhënësi i Formave! o Përcaktues! o Rregullues!.
Faqja e dytë: Kjo është gjendja e qartë dhe e zbuluar e qënies njerëzore dhe e lules në krahasim, e cila ndodh me nxjerrjen në shesh të formave të të gjitha gjymtyrëve të ndryshme të atyre dy krijesave. Shumë Emra Hyjnorë si “El Alimu” dhe “El Hakimu”, i Gjithëdituri dhe i Gjithurti, për shembull, janë shkruar në këtë faqe.
Faqja e tretë: Duke u dhënë bukuri e stolisje të ndryshme gjymtyrëve të ndryshme të atyre dy krijesave veç e veç, shumë Emra Hyjnorë si “Es-Sani’u”, “El-Bari”, Autori, Skicuesi, për shembull, janë shkruar në këtë faqe.
Faqja e katërt: Një bukuri dhe një stoli e tillë që u janë dhënë atyre dy artifakteve është sikur ato janë bërë favore të mishëruara dhe bujari të trupëzuara. Kjo faqe përmend dhe reciton shumë Emra, si për shembull, “Ja-Letifu”, “Ja-Kerimu”, o Hirplotë! o Gjithëbujar!
Faqja e pestë: Duke i bashkangjitur fruta të shijshëm lules dhe fëmijë të dashur dhe karakter të lartë gruas së bukur, Kjo faqe reciton Emrat Hyjnorë si, “Ja-Vedudu”, “Ja-Rahimu”, ”Ja-Mun’imu”, o i Dashur! o Mëshirëplotë! o Mirëbërës!.
Faqja e gjashtë: Në këtë faqe dhuratash dhe mirësish recitohen Emrat Hyjnorë si, “Ja-Rahman”, “Ja-Hannan”, o i Gjithëmëshirshëm! o i Dhembshur!.
Faqja e shtatë: Shkreptimat e një bukurie të tillë janë të dukshme në këto mirësi e rezultate që janë të denja për një mirënjohje të sinqertë dhe për një dashuri të pastër e cila është gatuar me dëshirën e vërtetë dhe me dhembshurinë e pastër. Në këtë faqe shkruhen dhe recitohen Emrat Hyjnorë “Ja Xhemilu Dhul Kemali”, “Ja Ka’milu Dhul Xhemali”, o i Bukur i Plotësimit! dhe o i Plot i Bukurisë!.
Kështu, në qoftë se lulja e bukur dhe qënia njerëzore shfaqin këtë numër Emrash Hyjnorë, dhe vetëm në formën materiale dhe të dukshme, ti mund të dalësh me përfundimin se çfarë Emrash të lartë e universalë bëhen të lexohen nga krijesat e gjalla dhe nga qëniet e mëdha dhe universale. Dhe ti mund të dalësh me përfundimin se sa Emra të ndritshëm e të Shenjtë si “El-Hajj”, “El-Kajjum”, “El-Muhji” i Gjalli i Përjetshëm, Vetekzistuesi i Përhershëm dhe Jetëdhënësi, i reciton njeriu dhe shkakton të recitohen nga shpirti i tij, zemra, mendja dhe nëpërmjet faqeve të jetës dhe të cilësive të tjera të holla.
Kështu, Parajsa është një lule. Shoqërimi i hurive është gjithashtu një lule. Faqja e tokës është një lule. Pranvera është një lule, qiejt janë një lule, ndërsa yjet janë qëndisjet e zbukuruara të asaj luleje. Dhe Dielli është një lule, ndërsa shtatë ngjyrat në dritën e tij janë ngjyrat e qëndisura të lules. Universi është një qënie e bukur dhe e madhe njerëzore, ashtu siç është çdo qënie njerëzore një univers i zvogëluar… Shoqëria e hurive, tubimi i qënieve shpirtërore, bota e engjëjve, grumbullimi i xhindeve dhe lloji njerëzor, secili janë formuar, rregulluar e krijuar si të ishin individë të bukur. Ashtu siç shfaqen prej tyre Emrat e Autorit Hirplot, nëpërmjet universalitetit, siç bën secili individ veçmas, po ashtu secili nga ato janë pasqyra të ndryshme për bukurinë e Tij, për plotësimin, mëshirën dhe dashurinë.
Dhe secili është një dëshmitar i vërtetë për bukurinë e Tij të pafundme, për plotësimin, për mëshirën dhe dashurinë. Dhe secili është një shenjë dhe një tregues i asaj bukurie, i atij plotësimi, i mëshirës dhe i dashurisë. Kështu, ky numër i pafundmë i plotësimeve ndodh brenda sferës së Unitetit Hyjnor dhe Njësisë. Domethënë, çfarë imagjinohen të jenë plotësime jashtë asaj sfere, nuk janë aspak plotësime.
Dhe kështu, kupto se realiteti i qënieve bazohet dhe mbështetet mbi Emrat Hyjnorë, madje realitetet e tyre të vërteta janë manifestimet e atyre Emrave, dhe se çdo gjë e përmend dhe e lavdëron Autorin e saj me gjuhë të panumërta në mënyra të shumta. Dhe kupto çfarë thotë vërseti:
وَ اِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
“Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”[623]
Dhe thuaj: سُبْحَانَ مَنِ اخْتَفَى بِشِدَّةِ ظُهُورِهِ
Lavdia i takon Atij , i Cili fshihet në intensitetin e manifestimeve të Tij.
Dhe kupto një mister në përmendjen dhe në përsëritjen e frazave që vijojnë në fund të vërseteve Kur’anore:
وَ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ , وَ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ , وَ هُوَ الْعَلِيمُ الْقَدِيرُ
… Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi dhe i Gjithurti. Dhe Ai është Fajëfalësi, Mëshirëploti dhe Ai është i Gjithëdituri, i Gjithëfuqishmi.
Në qoftë se nuk mundesh t’i lexosh Emrat Hyjnorë në një lule, dhe nuk mund t’i shohësh ato qartë, shiko Parajsën, studio pranverën dhe vështro faqen e tokës. Ti do të mund t’i lexosh qartë Emrat e shkruar atje, sepse ato janë lule të mëdha të Mëshirës. Ti do të mund t’i shohësh dhe t’i kuptosh gjurmët dhe manifestimet e tyre.
* * *
ÇËSHTJA E DYTË E PIKËS SË DYTË
Kur përfaqësuesi i njerëzve të rrugës së shtrembër nuk mundi të gjejë mbështetje apo bazë mbi të cilat të ndërtojë çudhëzimin e tij dhe ndërkohë e shikon veten të mposhtur në argumente, atëherë ai thotë fjalët e mëposhtme:
“Unë e konsideroj lumturinë në këtë botë, kënaqësitë e jetës, progresin e qytetërimit dhe përsosmërinë e artit si arritje, të bazohen në refuzimin e të menduarit për botën tjetër, në mosnjohjen e Zotit xh.sh., në dashurinë e kësaj bote ashtu siç është, në lirinë absolute, në mbështetjen vetëm tek vetvetja dhe në pëlqimin e saj. Prandaj, në sajë të ndihmës së shejtanit, e kam shtyrë dhe vazhdoj ta shtyj në këtë rrugë shumicën e njerëzimit.”
Përgjigjja: Ne themi në emër të Kur’anit: O njeri i mjerë! Eja në vete! Mos i vër vesh përfaqësuesit të rrugës së shtrembër, sepse në qoftë se ti e dëgjon atë, humbja do të ishte aq e madhe, saqë mendja jote, shpirti dhe zemra do të dridheshin thjesht edhe po ta imagjinonin çfarë thotë ai. Përpara teje ndodhen dy rrugë:
E para: Rruga e mjerimit e cila shtrohet përpara teje nga përfaqësuesi i njerëzve të çudhëzimit.
Tjetra: Rruga e lumturisë që përcaktohet për ty nga Kur’ani i gjithurtë. Ti do të kesh vërejtur dhe kuptuar krahasime të shumta midis këtyre dy rrugëve tek shumë “Fjalë”, dhe veçanërisht tek “Fjalët e Vogëla”. Kështu tani vëre dhe kupto një prej atyre mijëra krahasimeve, i cili është i përshtatshëm për këtë diskutim.
Rruga e politeizmit dhe e çudhëzimit, e shthurjes dhe e imoralitetit i shkakton njeriut rënien në shkallën më të ulët. I hidhëruar me dhimbje te panumërta, ai detyrohet të mbajë një peshë tej mase të rëndë në shpatullat e tij të dobëta e të pafuqishme, sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh Zotin xh. dhe nuk e vendos besimin e vet tek Ai, ai do të bëhej shumë i dobët, i pafuqishëm e nevojtar, si një kafshë e vuajtur, e pikëlluar, kalimtare dhe e zbuluar ndaj fatkeqësive të pafundme. Duke vuajtur vazhdimisht dhimbjen e ndarjes nga të gjitha objektet e dashurisë së tij për shkak të lidhjeve që ka pasur midis tij dhe atyre, përfundimisht ai do t’i braktisë të gjithë të dashurit e tij dhe do të shkojë i vetëm në errësirën e varrit.
Ai do ta gjejë veten e tij përpara problemeve dhe brengave të pafundme gjatë gjithë jetës së tij ndonëse ai nuk ka veçse një vullnet të dobët, një fuqi të kufizuar, një jetë të shkurtër dhe të përkohshme dhe një mendje të shuar. Kështu përpjekjet e tij për lumturi do të jenë të kota dhe orvatjet për të realizuar dëshira e qëllime të panumërta janë pa dobi. E megjithëse në vetvete i pamundur të mbajë peshën e vetë qënies se tij, ai merr peshën e një bote të gjërë mbi shpatulla dhe në mendjen e tij fatkeqe duke vuajtur kështu torturat e zjarrit përpara se të arrijë në Xhehennem.
Po, në të vërtetë, me qëllim që të shmangin ndjeshmërinë e kësaj dhimbjeje të thellë dhe të kësaj torture të tmerrshme shpirtërore, njerëzit e çudhëzimit përdorin dehjen e shkujdesjes, që është një formë trullosjeje dhe që e shmang përkohësisht këtë ndjeshmëri. Dhe kur i afrohet vdekjes, papritmas i ndjen torturimet shpirtërore, sepse kushdo qe nuk është rob i sinqertë i All-llahut dhe kujton se e sundon vetveten, në ndërgjegje ai e ndien se me vullnetin e tij të pjesshëm e të kufizuar dhe me fuqinë e tij të vogël ai është i pamundur të kontrollojë e ta drejtojë qënien e tij në këtë botë të stuhishme. Ai shikon mijëra lloje të ndryshme armiqsh që e sulmojnë jetën e tij duke filluar nga mikrobet e dëmshme gjer tek tërmetet. Në një gjendje të trishtueshme e paniku të thellë, ai shikon drejt derës së varrit, e cila gjithë jetën i shfaqet e tmerrshme.
Ndërsa është në këtë gjendje, njeriu gjithashtu ka lidhje dhe shqetësohet nga gjendja e botës dhe e njerëzimit, pasi si qënie njerëzore ai ndikohet nga të dyja, por ai nuk i koncepton ato të jenë nën kontrollin e një të Gjithurti, të Gjithëdituri, të Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti dhe Gjithëbujari, dhe në vend të Tij ai ua atribuon ato rastësisë dhe natyrës. Dhe kështu, përveç dhimbjeve personale, ai vuan edhe dhimbjen e njerëzimit, vuan nga tërmetet, murtajat, stuhitë, zia, krizat dhe nga vdekja. Të gjitha këto e torturojnë njeriun duke i shkaktuar atij dhimbjen më të madhe në formën e një fatkeqësie të errët. Por një njeri i tillë nuk meriton mëshirë e dhembshuri, sepse është vetë përgjegjës për këtë gjendje të rëndë. Ashtu siç është thënë tek Fjala e Tetë në krahasimin e dy vëllezërve që kishin hyrë në pus: Një njeri nuk ishte i kënaqur me ëndjen e lejuar, të freskët, të ëmbël e të shijshme tek gostia e mahnitshme me shokë të këndshëm në një kopësht të bukur, dhe kështu ai piu një verë të shëmtuar e të papastër me qëllim që të arrinte një kënaqësi të paligjshme e të papastër. Ndërkohë ai u deh dhe e imagjinoi veten e tij se ishte në një vend të fëlliqur në mesin e dimrit, i rrethuar nga kafshë të egra dhe duke u dridhur bërtiti dhe qau me të madhe.
Por një njeri i tillë nuk meriton mëshirë, pasi ai i përfytyroi shokët e tij të ndershëm dhe të drejtë si kuçedra, dhe në këtë mënyrë i fyu ata; ai gjithashtu e përfytyroi ushqimin e shijshëm dhe pjatat e pastra të gostisë sikur ishin lëtyra të papastra dhe gurë të ndyrë dhe filloi t’i copëtonte ato. Librat e çmueshëm dhe mesazhet e vlefshme në atë vend i imagjinoi si ca fjalë të pakuptimta dhe vizatime bajate dhe, si rrjedhojë, i grisi dhe i shkeli me këmbë, dhe kështu me rradhë… Një njeri i tillë, jo që nuk meriton mëshirë dhe keqardhje, por meriton të marrë goditje.
Në të njëjtën mënyrë, një njeri, i cili nëpërmjet zgjedhjes jo të saktë dhe të çmendurisë së çudhëzimit dhe me dehjen e mosbesimit, e përfytyron bujtinën e botës, e cila i përket Krijuesit të Gjithurtë, si të ishte një lodër e rastësisë dhe e forcave të natyrës. Ai e pandeh kalimin e krijesave për në botën tjetër, e cila në fakt është ripërtëritje e shfaqjeve të Emrave Hyjnorë, të jetë dënimi me vdekje dhe asgjësimi i plotë i tyre. Ai e keqinterpreton jehonën e atyre krijesave, lavdërimin për All-llahun të cilat përmbushin detyrat e tyre me kalimin e kohës, si vajtim për vdekjen dhe ndarjen e përhershme; Ai i gjykon fletët e qënieve të krijuara të cilat janë mesazhet e Krijuesit të Përhershëm, të jenë të pakuptimta e konfuze; Ai e imagjinon derën e varrit e cila hap rrugën për tek bota e mëshirës, si qorrsokak për në errësirën e mosekzistencës; Ai e gjykon exhelin -momentin e vdekjes- i cili në realitet është një ftesë per t’u takuar me shokët e tij të vërtetë, të jetë ardhja e radhës së ndarjes nga të gjithë ata. Një njeri i tillë i shkakton vetes së tij tortura të tmerrshme e pikëlluese… Ai mohon, denigron dhe fyen të gjitha krijesat, Emrat e All-llahut si dhe mesazhet e Tij. Ai njeri, jo vetem që nuk meriton mëshirë e dhembshuri, por përkundrazi ai meriton një ndëshkim të rreptë dhe kurrësesi nuk është i denjë për keqardhje.
O ju njerëz fatkëqinj, të çudhëzuar e të shthurur! Cila arritje e juaj, cili art, çfarë përsosmërie, çfarë qytetërimi dhe çfarë progresi mund t’i bëjë ballë kësaj rënieje të frikshme dhe këtij dëshpërimi shkatërrues? Ku mund ta gjeni atë ngushëllim të vërtetë që është nevoja më urgjente e shpirtit njerëzor? Çfarë natyre, çfarë shkaqesh, çfarë ortakërie që i përshkruani Krijuesit, çfarë zbulimi, çfarë kombësie, çfarë objektesh të rreme adhurimi?
Në cilindo prej atyre që ju keni shumë besim dhe ato të cilave ju i atribuoni veprat e Krijuesit dhe mirësitë e Tij bujare; cila nga ato që përmendëm mund t’ju shpëtojë juve nga errësira e vdekjes, të cilën ju e përfytyroni të jetë asgjësim i përhershëm; cila nga ato mund t’ju japë mundësi t’i kaloni ato kufinj të varrit me paqe, të kaloni limitet e botës së ndërmjetme me siguri, të bëni marshimet e fushës së ringjalljes me qetësi, dhe të kaloni urën e Siratit me urtësi, si dhe t’ju bëjë ju të denjë për lumturinë e përjetshme?
Pa dyshim, ju do të kaloni në këtë rrugë pasi nuk mund ta mbyllni derën e varrit. Udhëtari që ndërmerr një rrugë të tillë, natyrisht duhet të mbështetet tek Ai që ka dituri gjithëpërfshirëse dhe kontrolli e urdhëri i të Cilit rrethojnë gjithë këtë sferë të gjërë dhe kufijtë e saj të shtrirë…
O njerëzit fatkëqinj të çudhëzimit dhe të pakujdesisë! Në përputhje me parimin: “Pasoja e një dashurie të paligjshme është vuajtja e një torture të pamëshirshme”, ju po vuani një dënim krejtësisht të drejtë, sepse ju në mënyrë të paligjshme po përdorni kapacitetin tuaj të natyrshëm për dashuri, për njohuri, për falënderime dhe adhurime, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me Esencën Hyjnore, me Atributet dhe me Emrat e Zotit Fuqiplotë, për veten tuaj dhe për jetën e kësaj bote. Ju i keni dhuruar egos suaj dashurinë që i përket Krijuesit. Nefsi juaj është bërë i dashuri juaj dhe do t’ju shkaktojë vuajtje të mëdha; ju nuk po e kërkoni paqen e vërtetë tek i Dashuri i Vërtetë, pra tek Zoti i Gjithëfuqishëm, ju po vuani vazhdimisht sepse nuk e lini çështjen e saj në Dorën e Pronarit të Fuqisë Absolute që është i Dashuri i Vërtetë, dhe ju nuk i besoni plotësisht Atij. Ju vuani gjithmonë fatkeqësi.
Dhe ju për shkak se i jepni botës dashurinë e cila u takon Emrave dhe Atributeve të All-llahut, dhe i copëtoni veprat e Artit të Tij midis shkaqeve në botë, po goditeni me fatkeqësi, sepse një pjesë e të dashurve tuaj të panumërt do t’ju kthejë shpinën e do të largohet pa ju thënë madje as lamtumirë! Një pjesë tjetër as nuk do t’ju njohë, ose nëse ju njeh, ata nuk do t’ju duan, e në qoftë se ata ju duan, dashuria e tyre do të jetë e pavlefshme. Kështu ju do të vuani nga ndarje të panumërta dhe nga lamtumira të pashpresa për t’u rikthyer.
Atëherë, kjo është esenca dhe fytyra e brendshme e natyrës së vërtetë të asaj që njerëzit e çudhëzimit e quajnë lumturia e jetës, për-sosmëria njerëzore, mirësitë e qytetërimit dhe kënaqësitë e lirisë. Sa e trashë është perdja e çoroditjes dhe e dehjes e cila përlyen përkohësisht emocionet dhe ndjeshmërinë! Prandaj thuaj: Unë e pështyj inteligjencën e atyre që ndjekin një rrugë të tillë!
Por për sa i përket rrugës së ndritur të Kur’anit, ajo, me të vertetat e besimit, kuron të gjitha plagët prej të cilave vuajnë njerëzit e çudhëzimit; largon të gjithë errësirën dhe terrin e rrugës së parë; mbyll derën e çudhëzimit dhe të shkatërrimit; kuron dobësinë, skamjen, varfërinë dhe nevojat me mbështetjen tek Krijuesi i Gjithëfuqishëm e i Gjithëmëshirshëm, sepse duke i lënë peshat e jetës së vet dhe vetë qënien e tij në fuqinë dhe në mëshirën e Krijuesit, në vend që t’i mbajë vetë, njeriu do të gjejë një rehati e ngushëllim.
Kur’ani pohon se njeriu nuk është një “Kafshë folëse” por një njeri i vërtetë dhe një mik i mirëpritur e i dashur i Krijuesit të Gjithëmëshir-shëm. Ai me mirësi e kuron njeriun nga plagët e shkaktuara nga jetëshkurtësia e botës, nga natyra e përkohshme e gjërave dhe nga dashuria për to, si dhe e shpëton njeriun nga terri i mashtrimit dhe i tekave. Ai e realizon këtë duke e treguar botën si një bujtinë të të Gjithëmëshirshmit dhe duke i treguar qëniet në të si pasqyra të Emrave Hyjnorë, dhe artifaktet si mesazhe Hyjnore që ripërtërihen vazhdimisht.
Dhe Ai i tregon vdekjen dhe exhelin si ura lidhëse për të dashurit që kanë shkuar në botën e ndërmjetme, dhe fillimi i bashkimit dhe i takimit me të dashurit që tashmë gjenden në botën e përjetshmërisë; ai kështu kuron plagët e shkaktuara nga mendimi për vdekjen si një ndarje e përhershme nga të gjithë të dashurit, ashtu si paraqitet nga njerëzit e çudhëzimit; ai tregon se, në fakt ajo ndarje është mënyra më e sigurt e takimit.
Gjithashtu ai zhduk frikën më të madhe të njeriut duke i treguar atij se vdekja është një derë e hapur për tek bota e gjërë e mëshirës dhe për tek dera e lumturisë së përhershme, për tek kopshtet e Parajsës dhe për tek bota e shndritshme e të Gjithëmëshirshmit. Ai i largon njeriut frikën më të madhe dhe tregon se shqetësimi i dhimbshëm në pamje të jashtme dhe udhëtimi i frikshëm për tek bota e ndërmjetme është në fakt më i këndshmi, më i kënaqshmi dhe më i gëzueshmi i udhëtimeve. Ai me varrin mbyll gojën e kuçedrës dhe hap derën për tek një kopësht i bukur. Domethënë, Ai tregon se varri nuk është goja e një kuçedre, por është dera që hapet për në kopshtin e bukur të mëshirës.
Kur’ani gjithashtu i thotë besimtarit: “Meqenëse ti ke një vullnet të dobët e të kufizuar, mbështeti çështjet e tua tek vullneti universal i Pronarit; meqenëse fuqia jote është e vogël, mbeshtetu tek fuqia e të Gjithëfuqishmit Absolut; meqenëse jeta jote dhe afati janë të shkurtër, mendo për jeten e përhershme dhe mos u dëshpëro, sepse ti ke një jetë të pafund; në qoftë se mendja jote është e errët, lëre diellin e Kur’anit ta ndriçojë atë, shiko me dritën e besimit me qëllim që në vend të xixave të mendjes tënde, çdo vërset i Kur’anit të të dhurojë dritë si një yll. Meqenëse ti ke shpresa e dhimbje të panumërta, njihe shpërblimin e pafund dhe mëshirën e pakufishme që të pret ty; meqenëse ti ke dëshira e qëllime të panumërta, mos u shqetëso duke menduar për to, pasi kjo botë nuk i nxë ato. Vendi i plotësimit të tyre është një botë tjetër dhe Dhuruesi i tyre është Bujar e i Pashoq.”
Kur’ani gjithashtu thotë: “O njeri! Ti nuk je pronari i qënies tënde, por ti tërësisht sundohesh nga Ai, fuqia e të Cilit është Absolute, nga i Gjithëmëshirshmi i Lavdishëm, mëshira e të cilit është e pafundme; prandaj mos e shqetëso veten tënde duke mbajtur në supe peshën e jetës tënde, sepse Ai që ta dha jetën, Ai e drejton atë.
Gjithashtu bota nuk është pa një pronar, kështu që mos u mërzit duke menduar për gjendjen e saj dhe për peshën e cila të rëndon e të lodh mendjen, sepse pronari i botës është i Gjithurtë e Mëshirëplotë. Ti je një mysafir, kështu që mos u bëj ngatërrestar dhe trazovaç duke ndërhyrë në çështje që s’të përkasin.
Për më tepër, krijesat e tilla si njerëzit dhe kafshët nuk janë lënë në dëshirat e tyre, por ato janë nëpunës të ngarkuar me detyra të veçanta. Ato vëzhgohen nga i Gjithëmëshirshmi Mëshirëplotë, prandaj mos e dëshpëro shpirtin tënd duke menduar për dhimbjet dhe vuajtjet e tyre, mos u përpiq të jesh më i mëshirshëm dhe më zemërmirë se sa Krijuesi i tyre Mëshirëplotë.” Gjithashtu, frerët e atyre gjërave që janë armiq të ekzistencës suaj, duke filluar që nga mikrobet deri tek murtaja, stuhitë dhe tërmetet, janë të gjitha në Duart e Atij të Gjithëmëshirshmi të Gjithurtë. Ai është i Gjithurtë, nuk bën asgjë kot dhe, duke qenë i Gjithëmëshirshëm, mëshira e tij është e begatë. Çdo gjë që Ai bën përmban një formë mirësie e favori.
Kur’ani gjithashtu thotë: “Kjo botë, në të vërtetë, është kalimtare, megjithatë ajo ofron domosdoshmëritë për një botë të përhershme. Megjithëse është e përkohshme e që zhduket, ajo jep fruta të përjetshme dhe shfaq treguesit e Emrave të Bukur të përjetshëm Hyjnorë; megjithëse kënaqësitë e saj janë të pakta, ndërkohë që dhimbjet e saja janë të shumta, mirësitë e të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotë janë të përhershme dhe kënaqësi të verteta. Ndërsa në lidhje me dhimbjet e kësaj bote, ato gjithashtu sjellin një lloj kënaqësie shpirtërore duke menduar shpërblimin që do të marrim në botën tjetër nëse i përballojmë me durim. Meqenëse sfera e të lejuarës, hallallit është e mjaftueshme për të gjitha kënaqësitë, shijet dhe gëzimet e shpirtit, zemrës dhe nefsit, atëherë mos hyr në sferën e të ndaluarës -haramit- sepse ndonjëherë një kënaqësi brenda sferës së paligjshme shkakton një mijë dhimbje. Ajo gjithashtu do të shkaktojë humbjen e mirësive të të Gjithëmëshirshmit të cilat janë të vërteta dhe kënaqësi të përhershme.
Për më tepër, siç u përshkrua edhe lart, kënaqësia e paligjshme në rrugën e çudhëzimit e bën njeriun të bie në shkallën më të ulët. Atëherë, asnjë qytetërim dhe asnjë filozofi, ilaç e zgjidhje për të, asnjë progres njerëzor dhe përparim shkencor nuk mund ta nxjerrin nga ajo gropë e thellë dhe e errët. Ndërsa Kur’ani i gjithurtë e ngre njeriun, nëpërmjet besimit dhe veprave të mira, nga niveli më i ulët tek ai më i lartë dhe e nxit atë me prova e argumente të qarta, si dhe vendos tek ajo gropë e thellë shkallët ngjitëse të zhvillimit të brendshëm dhe të progresit shpirtëror.
Dhe përveç kësaj, Kur’ani lehtëson udhëtimin e gjatë, të stuhishëm e të vështirë drejt përjetësisë; ai i tregon njeriut mjetet për kalimin e distancës prej një mijë viteve apo ndoshta të pesëdhjetë mijë viteve për një ditë të vetme. Gjithashtu, duke e bërë të njohur Krijuesin e Gjithë-lavdishëm, i cili është Mbreti Absolut i Parapërjetësisë dhe i Paspërje-tësisë, i jep njeriut pozitën e mëkëmbësit, mikut dhe nëpunësit të cilit i janë besuar detyra specifike. Kur’ani e siguron atë se ai udhëton me qetësinë më të madhe si në bujtinën e kësaj bote, ashtu dhe në etapat e vendqëndrimeve të botës së ndërmjetme dhe të Ahiretit.
Ashtu si një nëpunës besnik, i cili udhëton në mbretërinë e monarkut të tij dhe kalon përmes kufijve të çdo krahine me rehati duke udhëtuar me mjetet më të shpejta të tilla si aeroplanë, anije apo trena, në të njëjtën mënyrë, një njeri që vendos, nëpërmjet besimit, një lidhje me Mbretin Absolut, që i bindet Atij me anë të veprave të mira, do të kalojë me shpejtësinë e vetëtimës apo të burakut përmes etapave të kësaj bujtine të dynjasë, përmes sferave të botës së ndërmjetme, botës së ringjalljes dhe kufijve të shtrirë të botëve që janë përtej varrit, derisa ai të arrijë lumturinë e përhershme.” Kur’ani e provon këtë të vërtetë prerazi dhe ua tregon atyre që janë më të pastër e të graduar tek Zoti xh.sh., pra evlijave.
E vërteta e Kur’anit gjithashtu thotë: “O besimtar! Mos ia jep kapacitetin tënd të pafund për dashuri nefsit tënd, i cili është urdhërues për të liga, është i shëmtuar dhe i mangët, si dhe është shumë i dëmshëm për ty, mos e merr atë si objektin tënd të dashurisë, as tekat e tij si objektin tënd të adhurimit. Por zgjidh për të dashur atë që është i denjë për një dashuri të pakufishme dhe që të ka dhuruar atë kapacitet të pafundmë për dashuri. Ai, gjithashtu, do të të bëjë ty dhe ata, me të cilët je i lidhur e që lumturia e të cilëve të gëzon, tej mase të lumtur në të ardhmen nëpërmjet mirësive të Tij. “Merr për objektin tënd të dashurisë dhe adhuro Atë që ka përsosmëri të pafund dhe bukuri të shenjtë, Atë që është shumë i Lartësuar, i Patëmeta, i Pagabueshëm e i Pandry-shueshëm. Bukuria e mëshirës së Tij dhe mëshira e bukurisë së Tij tregohen nëpërmjet të gjitha bukurive dhe mirësive të Parajsës. Të gjithë Emrat e Tij janë tej mase të bukur dhe në secilin prej tyre ka drita të shumta hijeshie e bukurie. Bukuria dhe përsosmëria e Tij tregohen nga përsosmëria e të gjitha gjërave të dashura e të këndshme në kozmos.
Kur’ani gjithashtu thotë: “O njeri! Mos e shpërdoro kapacitetin tënd të pakufishëm për dashuri, e cila në të vërtetë u përket Emrave dhe Atributeve të Tij, duke e hedhur mbi krijesat kalimtare, sepse krijesat dhe qëniet e Zotit xh.sh. janë të përkohshme, ndërsa Emrat e Tij të bukur, skalitjet dhe shfaqjet e të cilave mund të shihen mbi to, janë të përhershëm e të qëndrueshëm, dhe në secilin nga Emrat dhe Atributet e Tij ndodhen mijëra shkallë mirësie dhe bukurie, mijëra shkallë përsosmërie dhe dashurie. Shiko vetem tek Emri “Er-Rrahman” “i Gjithëmëshirshmi” që të shohësh se Parajsa është një treguese e Tij, lumturia e përhershme është një shkëlqim prej Tij dhe i gjithë ushqimi dhe mirësia në dynja është një nga pikat e Atij Emri.”
Shiko me kujdes dhe shqyrto vërsetin që tregon këtë krahasim midis natyrës së vërtetë të njerëzve të rrugës së shtrembër me atë të njerëzve të besimit në lidhje me jetët dhe detyrat e tyre.
لَقَدْ خَلَقْنَا اْلاِنْسَانَ فِى اَحْسَنِ تَقْوِيمٍ , ثُمَّ رَدَدْنَاهُ اَسْفَلَ سَافِلِينَ , اِلاَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَ عَمِلُوا الصَّالِحَاتِ
“Sigurisht Ne e kemi krijuar njeriun në modelin më të bukur, pastaj e zbritëm atë në nivelin më të ulët, përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira”[624]
dhe këtë vërset që tregon rezultatin dhe pasojat e tyre përfundimtare:
فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ السَّمَاءُ وَ اْلاَرْضُ
“Qiejt dhe toka nuk vajtuan mbi ta”[625]
Studioji me vëmendje ato vërsete që tregojnë se sa i lartë dhe i mrekullueshëm është krahasimi që u shpjegua.
Sa për ajetin e parë, ne ia referojmë shpjegimin e realitetit të mrekullisë dhe thukëtisë së stilit që përfshin ai “Fjalës së Njëmbëdhjetë” e cila e shpjegon atë në mënyrë të hollësishme.
Sa për ajetin e dytë, ne vetëm do të tregojmë se çfarë të vërtete të lartë përmban ai nëpërmjet një aluzioni të shkurtër, si më poshtë:
Kuptimi i qartë i vërsetit është se “Qiejt dhe toka nuk qajnë kur vdesin njerëzit e çudhëzuar.” Ndërsa kuptimi i nënkuptuar është se “Qiejt dhe toka qajnë kur njerëzit e besimit e lënë këtë botë…” Domethënë, meqenëse njerëzit e çudhëzuar i mohojnë detyrat e qiejve dhe të tokës, nuk i njohin kuptimet e tyre, i zhvlerësojnë ato dhe nuk e njohin Krijuesin e tyre, shfaqin armiqësi ndaj tyre; kështu natyrisht, qiejt dhe toka nuk do të qanin për ta, por përkundrazi, i mallkojnë ata dhe gëzohen me vdekjen e tyre.
Kurse në lidhje me kuptimin e nënkuptuar që qiejt dhe toka qajnë për vdekjen e njerëzve të besimit, ndodh ngaqë ata njohin detyrat dhe funksionet e qiejve dhe të tokës, vërtetojnë realitetin e tyre thelbësor dhe, me anë të besimit, kapin kuptimet që ato shprehin. Ata thonë: “Sa bukur janë bërë; sa mahnitshëm ata kryejnë detyrat e tyre”; ata i respektojnë dhe i përshkruajnë vlerat e tyre përkatëse. Ata i duan ato, dhe Emrat që ato pasqyrojnë për hir të Zotit të Gjithëfuqishëm. Dhe kjo është arsyeja që qiejt dhe toka qajnë për vdekjen e njerëzve të besimit, sikur ato qajnë e dëshpërohen për largimin e tyre.
NJË PYETJE E RËNDËSISHME:
Ju thoni, “Dashuria nuk është e vullnetshme. Dhe, si pasojë e nevojës së natyrshme, unë pëlqej ushqimet e shijshme dhe frutat, dua babain, nënën dhe fëmijët, bashkëshorten time, miqtë dhe shokët, dua profetët dhe evlijatë, dua jetën time, rininë time, pranverën, gjërat e bukura dhe botën. Si të mos i dua këto gjëra? Por si mund t’ia jap të gjithë këto lloje dashurie Zotit të Gjithëfuqishëm, t’ua dhuroj dashurinë time Atributeve dhe Emrave të Bukur të All-llahut? Çfarë do të thotë kjo?”
PËRGJIGJJA: Ti duhet të dëgjosh këto “Katër Pika”:
Pika e Parë:
Në të vërtetë dashuria, edhe pse nuk është e vullnetshme fytyra e saj, ajo me dëshirë mund të kthehet nga një i dashur për tek tjetri. Për shembull, kur një i dashur shfaq disa shëmti ose tregon se ai është një perde apo një pasqyrë që reflekton bukurinë e një të dashuri tjetër të vërtetë i cili realisht është i denjë për dashuri, atëherë fytyra e vërtetë e dashurisë mund të kthehet nga metaforikja ose e figurshmja për tek i dashuri i mirëfilltë.
Pika e Dytë:
Ne nuk të themi ty që të mos duash gjërat që i numërove më parë, por ne themi “Duaji ato gjëra për hir të Zotit xh.sh. dhe në Emrin e dashurisë së Tij.”
Për shembull, të pëlqesh ushqimet e shijshme dhe frutat e mira duke i vlerësuar ato si mirësi nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, kjo do të thotë dashuri për Emrin “Er-Rahman”, “i Gjithëmëshirshmi”, dhe për Emrin “Mun’im”, Dhuruesi i mirësive, dhe përveç kësaj ajo merr kuptimin e falënderimit. Ajo që na tregon ne se kjo dashuri nuk është për nefsin dhe epshin, por për Emrin “Er-Rahman”, “i Gjithëmëshirshmi” është fitimi i mjeteve të jetesës në rrugë të ligjshme duke u mjaftuar brenda rrethit të hallallit -të lejuarës- dhe konsumimi i tyre duke menduar se ato janë mirësi të Zotit e duke i shprehur Atij mirënjohje.
Dashuria dhe respekti për prindërit lidhet me dashurinë tënde për Zotin xh.sh., pasi është Ai që fut në zemrat e atyre të dyve mëshirën dhe dhembshurinë në mënyrë që të tregojnë kujdes e të të mbështesin me gjithë dashurinë e urtësinë për rritjen dhe zhvillimin tënd. Shenja se kjo dashuri, ky respekt dhe kjo mëshirë janë për hir të Zotit xh.sh. është respektimi, dhembshuria dhe shërbimi kur ata i mbërthen pleqëria dhe nuk kontribuojnë më për ty, madje të shkaktojnë vetëm telashe dhe vështirësi. Vërseti Kur’anor:
اِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ اَحَدُهُمَا اَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُلْ لَهُمَا اُفٍّ
“Në qoftë se njëri prej tyre (prindërve) ose të dy arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë Fjalë pakënaqësie e mosrespekti,”[626]
u bën thirrje fëmijëve të respektojnë e të kenë dhembshuri ndaj prindërve në pesë shkallë dhe tregon se sa të rëndësishme janë të drejtat e prindërve në gjykimin e Kur’anit dhe sa e shëmtuar është mosmirënjohja ndaj tyre.
Babai dëshiron vetëm djalin e tij dhe nuk do që ndonjë tjetër të jetë më i mirë se ai, megjithatë djali nuk mund të pretendojë ndonjë të drejtë mbi babain e tij si përgjigje për këtë, domethënë nuk ka ndonjë shkak të natyrshëm për grindje midis prindërve dhe fëmijës. Kjo ndodh sepse grindja buron nga smira dhe xhelozia, ndërkohë që asgjë nga këto nuk gjendet brenda babait kundër birit të tij, grindja ose shkatohet nga shkelja e të drejtave dhe djali nuk ka të drejtë të ngrejë padi ndaj babait të vet; madje edhe sikur djali ta vlerësojë babain si të padrejtë, prapë nuk mund të ngrejë krye kundër tij. Me fjalë të tjera, ai që ngre krye kundër babait të tij dhe i shkakton dhimbje, padyshim është një bishë dhe një qënie e korruptuar.
Në lidhje me dashurinë ndaj fëmijëve, edhe ajo është një dashuri që i përket All-llahut. Kjo shprehet duke i mbrojtur e duke u kujdesur për ta me mëshirën e dhembshurinë më të plotë, pasi ata janë dhurata nga i Gjithëmëshirshmi. Shenja që tregon se ajo dashuri është për hir të All-llahut të Gjithëfuqishëm është durimi dhe falënderimi në vdekjen e tyre dhe qëndresa në dhimbje e mjerim, si dhe pranimi me qetësi i kaderit të All-llahut. Kështu prindi duhet të thotë: Ai ishte një qënie e vogël, e dashur e krijuar dhe e zotëruar nga Krijuesi im, i Cili e besoi atë dhe e la amanet në mbikëqyrjen time dhe tani që urtësia e Tij kërkon të jetë kështu, Ai ma mori mua për ta çuar në një vend më të mirë, sepse në qoftë se unë do të kisha pasur një pjesë të dukshme në atë krijesë të vogël, njëmijë pjesë të vërteta i përkasin Krijuesit të Lavdishëm. Pra duhet t’i nënshtrohesh plotësisht kaderit e të thuash: اَلْحُكْمُ لِلّٰهِ “I gjithë autoriteti,vendimi, i përket All-llahut.”
Për sa i takon dashurisë për shokët dhe njohjes me ta, në qoftë se ata janë të dashurit e Zotit nëpërmjet besimit dhe veprave të mira, dhe në përputhje me misterinاَلْحُبُّ فِي اللّٰهِ “Dashuria të jetë për hir të Zotit xh.sh., atëherë ajo dashuri gjithashtu i përket All-llahut.
Për sa i përket dashurisë tënde për bashkëshorten, shoqen e jetës, ti duhet ta duash atë pasi ajo është dhuratë e shoqërueshme dhe e bukur e Mëshirës Hyjnore, por ki kujdes të mos e lidhësh dashurinë tënde tek bukuria e saj fizike e cila venitet shpejt, por me bukurinë tërheqëse e më të këndshme që nuk zhduket, të cilës nga dita në ditë i shtohet shkëlqimi, dhe ajo është bukuria e karakterit dhe e sjelljes së mirë që është rrënjosur në butësinë dhe në delikatesën e saj. Sa për bukurinë më të çmueshme e më të ëmbël të saj, ajo është serioziteti, sinqeriteti, fisnikëria dhe mëshira e saj e pastër vezulluese. Kjo bukuri e dhembshurisë dhe bukuria e karakterit vazhdon e zhvillohet deri në ditën e fundit të jetës së saj. Për më tepër, të drejtat e asaj qënieje të dobët e delikate do të mbroheshin dhe respektoheshin nga dashuria për karakterin dhe për dëlirësinë e saj. Përndryshe, kur bukuria e saj e sipërfaqshme zhduket, atëherë gruaja e mjerë do t’i humbiste të drejtat e saj, madje edhe në nevojat më të ngutshme.
Në lidhje me dashurinë e profetëve dhe evlijave, ajo gjithashtu, duhet të jetë për hir të Zotit, pasi ata janë robër të sinqertë e të pranuar tek Zoti i Gjithëfuqishëm. Nga ky këndvështrim, ajo dashuri bëhet për Zotin (xh.sh.).
Dashuria për jetën që All-llahu ia dhuroi njeriut dhe ty. Jeta është pasuria më e çmueshme dhe kapitali me të cilin mund të fitosh një jetë të amshuar në Ahiret. Ajo është thesari më i madh që përmban aparaturat e përsosmërisë së përjetshme. Atëherë, nga këndvështrimi i aspektit të këtij thesari, ta duash jetën, ta mbrosh e ta përdorësh në shërbim të rrugës së Zotit xh.; përsëri do të thotë dashuri që i përket të Adhuruarit të Vetëm.
Dashuria për rininë, për bukurinë dhe shkëlqimin e saj, në qoftë se e vlerëson se ajo është një dhuratë e bukur, e këndshme dhe e hollë e Zotit xh.sh. si dhe e përdor siç duhet, atëherë ajo është një lloj i ligjshëm dhe i lavdërueshëm dashurie.
Dashuria për pranverën dhe mallëngjimi për të. Duke Menduar se pranvera është shfaqja e skalitjeve më të holla dhe më të bukura të Emrave Hyjnorë e dritëdhënës të Krijuesit të Gjithurtë dhe ekspozita vezulluese me dekoret më të bukura të veprave antike të artit Hyjnor, të mendosh nga ky këndvështrim për të, do të thotë dashuri e orientuar për tek Emrat e All-llahut.
Madje edhe ta duash këtë botë si tokë që punohet për Ahiretin, si pasqyrë e Emrave Hyjnorë, si mesazh i Zotit të Gjithëfuqishëm në ekzistencë dhe si një bujtinë e përkohshme, atëherë kjo dashuri është për hir të Zotit xh.sh., por me kusht që të mos ndërhyjë në të nefsi urdhërues për të liga.
Shkurtazi: Duaji këtë botë dhe krijesat në të për hir të një kuptimi, thelbi, që i kapërcen ato vetë, domethënë, në një kuptim që ato shprehin diçka tjetër përveç qënieve të tyre. Domethënë kuptimin e brendshëm të qënies dhe jo pikërisht atë qënie; pra mos i duaj ato vetëm për qënien e tyre dhe mos thuaj për ndonjë gjë: “Sa e bukur qenka kjo!” Por thuaj: “Sa bukur është bërë!” Mos u jep asnjë mundësi dashurive të tjera përveç dashurisë së Zotit të hyjnë në zemrën tënde sepse Zemra është pasqyra e Krijuesit Absolut dhe i përket vetëm Atij. Prandaj thuaj:
اَللّٰهُمَّ ارْزُقْنَا حُبَّكَ وَ حُبَّ مَا يُقَرِّبُنَا اِلَيْكَ
O Zot! Na dhuro dashuri për Ty dhe dashuri për atë që do të na afrojë pranë Teje.
Kështu, në qoftë se të gjitha llojet e dashurisë, që ne përmendim, do të orientohen drejt e në formën që u përmend lart, pra për hir të All-llahut, ato do të sjellin një kënaqësi të vërtetë, pa dhimbje, dhe një bashkim që, nga një këndvështrim, kurrë nuk këputet. Për më tepër, ato do të shtojnë dashurinë për Zotin dhe ajo është dashuri e ligjshme. Përveç kësaj, ajo është një lloj mirënjohje e pastër ndaj Zotit xh.sh. në vetë kënaqësinë që të jep dhe në mendimin që është dashuri e pastër.
Për shembull, në qoftë se një mbret i madh[627] do të të jepte ty një mollë, do të kishte dy dashuri dhe dy kënaqësi për atë mollë.
E para nga këto, është se molla do të pëlqehej sepse është një frut i mirë në të cilin ka aq shije aq sa ka edhe veçori. Kjo dashuri nuk i përket mbretit, përkundrazi njeriu që fut mollën në gojën e tij dhe e ha me lakmi para syve të mbretit pëlqen vetëm mollën dhe shpirtin e vetvetes më shumë se mbretin. Ndonjëherë ndodh që mbreti nuk është i kënaqur me atë dashuri që e ushqen nefsin. Në fakt ai do ta urrente atë. Përveç kësaj, kënaqësia që molla i jep, është shumë e pjesshme dhe kalon shpejt. Me t’u ngrënë molla, ajo ikën dhe vetëm dëshpërimi mbetet.
Sa për dashurinë e dytë, ajo është për mirësinë mbretërore që shfaqet nëpërmjet mollës, tamam sikur ajo mollë e çmueshme të ishte një model dhe një mishërim i nderimit mbretëror që ai merr një dhuratë nga mbreti, do të shfaqte me respekt dashurinë e tij për mbretin dhe për mollën, duke ditur se në atë mollë që u bë simbol i nderimit mbretëror ka një shije e një kënaqësi më të madhe se sa në njëmijë molla. Atëherë kjo mollë është esenca e mirënjohjes dhe kjo dashuri është dashuri e respekt për mbretin.
Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se njeriu do ta drejtonte dashurinë e tij tek mirësitë dhe frutet vetëm për qëniet e tyre dhe do të gëzohej vetëm për kënaqësitë lëndore që ato i japin nga pavëmendshmëria, atëherë ajo dashuri do të ishte dashuri për nefsin dhe kënaqësi e përkohshme, që lë pas dhimbje. Por në qoftë se ato mirësi e frute do të pëlqeheshin si favore që vijnë nga mëshira e Zotit të Gjithëfuqishëm dhe si frute të bujarisë së Tij Absolute, dhe në qoftë se kënaqësia do të merrej nga ato me oreks e shijim të plotë; duke vlerësuar shkallën e mirësisë në atë bukuri e favor, atëherë ajo dashuri do të kishte edhe kuptimin e mirënjohjes, edhe atë të shijes, të cilat nuk shkaktojnë më dhimbje.
Pika e Tretë:
Ekzistojnë disa nivele në dashurinë për Emrat e Zotit të Gjithëfuqishëm. Siç e shpjeguam më lart, ndonjëherë Emrat Hyjnorë pëlqehen nëpërmjet punimeve të holla të shpërndara në univers; në disa raste ato pëlqehen për shkak të qënies së tyre si tituj të lartë të përsosmërisë së Emrave Hyjnorë; ndonjëherë njeriu është i mallëngjyer për Emrat e bukur si rrjedhojë e nevojave të tij të domosdoshme që ka për To, dhe kjo për shkak të natyrës së tij gjithëpërfshirëse së bashku me nevojat e tij të pakufishme. Domethënë, ai i do Emrat Hyjnorë për shkak të nevojave që ka për to.
Për shembull, nëse dikush do të shfaqej e do të bënte një mirësi duke u ardhur në ndihmë e duke përkrahur të gjithë të afërmit e tu, të varfërit, të dobëtit dhe nevojtarët, të gjithë ata për të cilët ti ndjen keqardhje dhe ndërkohë je i pafuqishëm për t’i ndihmuar, sa do të të gëzonte ty në një situatë të tillë Titulli “Mun’im”“Dhuruesi i Mirësive”, dhe Emri Kerim, Gjithëbujari dhe sa do ta doje Atë përkrahës për shkak të atyre titujve…
Në dritën e këtij shembulli, shqyrto vetëm dy nga mijëra Emrat e bukur të All-llahut, “Er-Rahman”, i Gjithëmëshirshmi dhe “Er-Rahim”, Mëshirëploti. Ato dy Emra i bëjnë të gëzuar të gjithë besimtarët, prej baballarëve, paraardhësve, të afërmve dhe shokëve të cilët ti i do dhe për të cilët ndien dhembshuri, sepse ata në këtë botë gëzohen dhe në Parajsë do të kënaqen me të gjitha llojet e ndryshme të mirësive. Ata do të gëzohen edhe më shumë për takimin me njëri-tjetrin dhe për shikimin e Bukurisë Hyjnore. Atëherë, sa të denjë për dashuri janë Emrat Hyjnorë “Er-Rahman” dhe “Er-Rahim”, dhe ndërkohë ti mund ta shohësh vetë se sa nevojtar është shpirti njerëzor për ato dy Emra.
Gjithashtu, mund të krahasosh se sa me vend është fjala
اَلْحَمْدُ لِلّٰهِ عَلَى رَحْمَانِيَّتِهِ وَ عَلَى رَحِيمِيَّتِهِ
Lavdi Zotit për mëshirën e Tij të madhe dhe për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse.
Ti je i lidhur me botën, dhe si rrjedhojë vuan nga mjerimi i saj. Kështu në qoftë se ti do të shqyrtoje me kujdes, do të mund të kuptoje se sa nevojtar e i dëshiruar është shpirti yt për Emrin “El–Hakim” i Gjithurti dhe për Titullin “El-Murebbi”, Zhvilluesi, pra për Atë që i krijon dhe i zhvillon krijesat, sepse Pronari i atyre Emrave e Titujve, komandon, rregullon dhe mbështet me urtësi perfekte botën e cila është si një lloj shtëpie për ju, kurse krijesat brenda saj janë pajisjet dhe zbukurimet e këndshme të saj.
Ti gjithashtu je i lidhur me qëniet e tjera njerëzore dhe hidhërohesh kur ata vdesin. Kështu, nëse ti do të gjykoje me kujdes do të mund të kuptoje se sa nevojtar është shpirti yt për Emrat “El-Va’rithu”, Ai që bën të trashëgosh, dhe “El-Baithu”, Ai që të ringjall, si dhe për titujt “El Baki”, “El-Kerim”, “El-Muhji”, “El-Muhsin” i Përhershmi, Gjithëbujari, Jetëdhënësi dhe Bamirësi, sepse Pronari i këtyre titujve i shpëton qëniet njerëzore në kohën e vdekjes së tyre nga errësira e mosekzistencës dhe i vendos ato në një vend shumë të mirë.
Kështu, meqenëse pozita e njeriut është e lartë dhe natyra e tij është gjithëpërfshirëse, ai është nga natyra nevojtar për mijëra llojet e nevojave dhe, rrjedhimisht, për njëmijë e një Emrat Hyjnorë, ku secili prej tyre ka shumë shkallë. Nevoja e madhe është dëshirë e zjarrtë, dëshira e fortë është dashuri, dhe dashuria e madhe është ashk, dhe sipas përsosmërisë së shpirtit të njeriut, zbulohen shkallët e dashurisë në përputhje me shkallët e Emrave. Përveç kësaj, meqenëse Emrat janë titujt dhe treguesit e All-llahut, dashuria për të gjithë ato Emra do të transformohet në dashuri për vetë Esencën Hyjnore. Tani, nga njëmijë e një Emra Hyjnorë, ne, si shembull, do të tregojmë vetëm Emrat ‘El-A’dilu’, ‘El-Hakem’, ‘El-Hakku’, ‘Er-Rahimu’, i Drejti Absolut, i Gjithëdituri, i Vërteti dhe Mëshirëploti; dhe do të shpjegojmë vetëm njërën prej një mijë e një shkallëve të këtyre Emrave.
Në qoftë se dëshiron të shikosh se çfarë përmbajnë Emrat e të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit dhe të ‘Vërtetit’ brenda Urtësisë dhe drejtësisë në skajin më të lartë, shqyrto krahasimin e mëposhtëm:
Le të supozojmë se ndodhet një ushtri, në të cilën gjenden katërqind grupe të ndryshëm. Uniformat që secili grup preferon janë të ndryshme, ushqimet që ata pëlqejnë, armët që do t’i përdorin me lehtësi dhe ilaçet për të kuruar sëmundjet e tyre të veçanta, të gjitha janë të ndryshme. Dhe për më tepër, pavarësisht se ato katërqind grupe janë të ngatërruara me njëri-tjetrin dhe duke mos qenë të ndara në skuadra e kompani, prapëseprapë Ai i bën ato të dallueshme .
Në qoftë se një mbret i vetëm e i parival, nëpërmjet mëshirës së pafundme dhe përkujdesjes absolute, me anë të një fuqie të mrekullueshme, njohurie gjithëpërfshirëse, një drejtësie të jashtëzakon-shme dhe një urtësie të pafundme, pa bërë asnjë ngatërresë dhe pa harruar asnjërin nga ata dhe pa pasur asnjë ndihmës, do t’u jepte vetë çdo grupi prej atyre çfarë u shkon nga uniformat, çfarë u përshtatet nga ushqimet, çfarë u nevojitet nga ilaçet dhe çfarë u duhet nga armët; pra nëse, do të gjendej një mbret i pashoq si ky, ti do t’i gjykoje vetë veprat e Tij të mrekullueshme dhe do ta kuptoje se sa i Fuqishëm, sa Mëshirues dhe sa i Drejtë dhe Bujar do të ishte Ai, sepse në qoftë se do të ndodheshin individë nga dhjetë kombe në një batalion, do të ishte tej mase e vështirë t’i vishje ata e t’i pajisje të gjithë ndryshe; pavarësisht se nga do të vinin ata njerëz, do të duhej të pajiseshin në të njëjtën mënyrë.
Kështu, nëse dëshiron të shikosh treguesin e Emrave “El-Hakk”, “Er-Rrahman” dhe “Er-Rahim” brenda urtësisë dhe drejtësisë së Zotit të Gjithëfuqishëm, shiko ushtritë e bimëve dhe të kafshëve që përfshijnë katërqindmijë kombe madhështore me çadrat e tyre të ngritura në faqen e tokës në pranverë.
Pasi ato grupe e ndasi janë të gjitha brenda njëra-tjetrës dhe uniforma e secilit prej tyre është e ndryshme, ushqimet, armët, rruga e jetës, ushtrimet fizike dhe çmobilizimi janë të gjitha të ndryshme. Përveç kësaj, ato nuk kanë fuqi për t’i siguruar ato nevoja, as edhe gjuhë për t’i kërkuar ato dëshira. Secili prej tyre rrotullohet, rritet e zhvillohet me Emrat: “El-Hakk”, “Er-Rahman”, “Er-Rezzak”, “Er-Rahim” “El-Kerim”, i Vërteti, i Gjithëmëshirshmi, Ushqyesi, Mëshirëploti dhe Bujari, me një rregull të përkryer e me një drejtpeshim brenda sferës së urtësisë dhe drejtësisë, shiko se si Ai i mbështet, i rregullon, dhe i administron të gjithë pa vështirësi dhe pa humbur e harruar asnjërin prej tyre.
Atëherë, a mundet ndonjë dorë tjetër të ndërhyjë në një çështje që kryhet me një rregull dhe me një ekuilibër të mahnitshëm gjithë-përfshirës? Kush përveç Krijuesit të Vetëm e të Gjithëditur, Sunduesit mbi të gjitha gjërat, do të mundej madje vetëm të shtrinte dorën drejt këtij arti, këtij organizimi, këtij furnizimi e këtij administrimi. Çfarë shkaku e rastësie do mund të ndërhynte?
Pika e Katërt:
Ti pyet: “Përderisa ato janë në formën që urdhëron Kur’ani, atëherë cilat do të ishin rezultatet dhe dobitë e të gjitha dashurive të mia të ndryshme? Domethënë, dashuria ime për ushqimin, vetveten, bashkëshorten time, prindërit dhe fëmijët, shokët e mi, për evlijatë dhe profetët, për gjërat e bukura, për pranverën dhe për këtë botë?”
Përgjigjja: Do të duhej të shkruhej një libër voluminoz për t’i shpjeguar të gjitha rezultatet. Sa për tani, vetëm një ose dy rezultate do të tregohen në mënyrë të përmbledhur. Së pari do të shpjegohen rezultatet që ndodhin në këtë botë dhe pas asaj do të përmenden rezultatet që do të shfaqen në Ahiret. Ato janë si më poshtë:
Siç e shpjeguam edhe më lart, dashuritë si ato të njerëzve të pavëmendshëm dhe të atyre që janë lidhur vetëm me këtë botë, të cilat janë vetëm për hir të nefsit urdhërues për të liga, sjellin shumë vuajtje, dhimbje e brenga në këtë botë, në një kohë që kënaqësia që ato sjellin është shumë e pakët. Për shembull, dhembshuria bëhet një pasivitet i hidhur për shkak të pafuqisë; dashuria bëhet fatkeqësi pikëlluese për shkak të ndarjes, kënaqësia bëhet një pije helmuese për shkak të zhduk-jes, dhe ndërkaq në ahiret, për shkak se ato nuk qenë për hir të Zotit të Gjithëfuqishëm, ose do të jenë pa dobi, ose do të bëhen shkak dënimi (nëse kanë qenë të paligjshme).
Pyetje: Si mund të mbetet pa dobi dashuria për profetët dhe për evlijatë?
Përgjigjja: Në të njëjtën mënyrë, ashtu siç nuk u vlen të krishterëve dhe besuesve të trinitetit dashuria për Profetin Isa a.s. (Jezusin), si dhe Rafizive ajo për Hazreti Aliun (Zoti qoftë i kënaqur me të)…
Ndërsa ajo që përmenda nga llojet e dashurisë, në rast se ato do të ishin në harmoni me udhëzimin e Kur’anit, pra në rrugë të Zotit xh.sh. dhe në Emër të Krijuesit të Gjithëmëshirshëm, atëherë ajo do të kishte rezultate të favorshme si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.
Tani, që të kthehemi tek subjekti ynë, rezultatet në këtë botë, në lidhje me dashurinë tuaj për ushqimet e shijshme dhe frutat e këndshme, janë mirësi Hyjnore të cilat nuk i prish dhimbja, dhe janë një kënaqësi e cila është esenca e falënderimit.
Dashuria për veten tënde; ajo shprehet duke treguar mëshirë e keqardhje për të, duke u përpjekur ta edukosh e ta pastrosh dhe ta ndalosh nga dëshirat e dëmshme. Në këtë mënyrë nefsi nuk mund të të sundojë ty, as nuk do të të bëjë rob të dëshirave e tekave që ka, por ti do ta sundosh atë e do ta udhëzosh për tek All-llahu dhe jo tek kapriçot e trillat e tij.
Dashuria jote për bashkëshorten, shoqen tënde; meqenëse ajo dashuri duhet të ndërtohet mbi mirësjelljen dhe dhembshurinë për shkak të të qënit të saj dhuratë nga mëshira Hyjnore si dhe mbi bukurinë e karakterit. Në qoftë se ti do të kesh dashuri të sinqertë e dhembshuri për të, natyrisht ajo do të ketë dashuri të pastër dhe respekt për ty. Kur ju të dy t’i afroheni moshës së vjetër, këto ndjenja do të japin fryte paqeje e harmonie dhe do t’ju bëjnë ta jetoni moshën tuaj në mënyrë të lumtur. Por në qoftë se ajo dashuri do të ngrihet mbi bukurinë e fytyrës e të trupit, të cilën e kërkon nefsi, atëherë ajo dashuri shumë shpejt do të shkatërrohet dhe do ta prishë edhe jetën bashkëshortore.
Dashuria jote për babain dhe nënën; meqenëse është për hir të Zotit xh.sh., ajo do të konsiderohet ibadet që sjell shpërblim. Nuk ka dyshim se ti do ta shtosh dashurinë dhe respektin për ata të dy kur ata plaken dhe ti do të fitosh një kënaqësi të pastër shpirtërore dhe qetësi në zemër kur ti ngrihesh për t’u shërbyer, duke ua puthur duart e tyre dhe duke i respektuar me sinqeritet, si dhe duke iu lutur Krijuesit për ta që t’u japë jetëgjatësi, e kështu të fitosh sa më shumë shpërblim për shkak të respektit që tregon ndaj tyre. Nga ana tjetër, po qe se ajo dashuri e respekt do t’u jepej thjesht për diçka që lidhet me dynjanë, gjë që e dëshiron nefsi, atëherë kjo do të shkaktonte dhimbje shpirtërore kur ata të plaken shumë dhe bëhen peshë e rëndë për ty. Në qoftë se ti do të tregoje ndjenjat më të ulëta e të përbuzshme duke i quajtur ata telashe e duke dëshiruar vdekjen e atyre njerëzve të respektuar të cilët kanë qënë shkaku i ardhjes tënde në jetë, kjo do të ishte mizori e egërsi dhe dhimbje për shpirtin.
Dashuria jote për fëmijët; domethënë dashuria për ato krijesa të dashura e të këndshme, përkujdesjen dhe mirërritjen e të cilëve All-llahu xh.sh. ua ka besuar juve. Ajo është dashuria më e gëzueshme dhe njëkohësisht është mirësi Hyjnore. Nëse do ta ndjesh këtë, ti nuk do të dëshpërohesh shumë për sprovat që mund t’u vijnë atyre dhe as nuk do të vajtosh me të madhe e me dëshpërim për vdekjen e tyre, sepse siç e përmendëm edhe më lart, Krijuesi i tyre është i Gjithurtë dhe Mëshirëplotë për çështjet e tyre. Prandaj thuaj se “vdekja për ta, padyshim, është një lumturi.” Dhe ti do të mendosh për mëshirën e Krijuesit, i Cili ta dhuroi fëmijën në përjetësi duke të të shpëtuar kështu nga dhimbja e ndarjes nga ai.
Dashuria për shokët; meqenese ajo është për hir të Zotit xh.sh., as ndarja nga ata shokë, madje as vdekjet e tyre nuk do të jenë një pengesë për vazhdimësinë e vëllazërimit dhe për dashurinë tuaj ndaj tyre, sepse ajo lidhje shpirtërore vazhdon dhe dashuria e pastër shpirtërore dhe kënaqësia e takimit do të jenë të përhershme dhe të dobishme për ty. Ndërsa po qe se dashuria nuk do të ishte për hir të Zotit xh.sh., atëherë kënaqësia e takimit të një dite të vetme do t’ju shkaktonte dhimbjen e ndarjes së njëqind ditëve.[628]
Dashuria juaj për profetët dhe evlijatë; bota e ndërmjetme, e cila do t’u duket njerëzve të shkujdesur e errët, e vetmuar dhe vend i shkretë, për ju do të duket si një vendqëndrim i ndriçuar nga prania e atyre qënieve ndriçuese.
Fakti që ju do të shkoni atje nuk do t’ju shkaktojë tmerr e frikë, por përkundrazi, do t’ju shkaktojë një prirje drejt saj dhe një ndjenjë malli për të. Në të njëjtën kohë ai nuk do ta largojë kënaqësinë e jetës tokësore. Por nëse dashuria për profetët dhe evlijatë do të ishte e të njëjtit lloj si dashuria e të rinjve të qytetërimit të sotëm për idhujt dhe për heronjtë e tyre, duke menduar për vdekjen dhe zhdukjen e atyre qënieve të përsosura njerëzore dhe kalbjen e kockave të tyre në atë varr të madh të së shkuarës, kjo do t’i shtonte një dhimbje tjetër jetëve të dhimbshme dhe do ta shtynte njeriun të mendonte për vdekjen dhe zhdukjen e personit të tij duke thënë: “Edhe unë do të hyj në këtë varr tek i ci1i kalben kockat e njerëzve të mëdhenj”. Dhe duke e parë varrin me frikë, ai e thotë këtë me gjithë hidhërim… Ndërsa kur ata shihen nga këndvështrimi i parë, ata mendohen, me një qetësi të plotë të mendjes, si shpirtëra që i kanë hedhur rrobat e trupave të tyre në të shkuarën dhe tani banesa e tyre është bota e ndërmjetme, e cila i ngjason një salle pritjeje për të ardhmen, dhe varret e tyre do të shihen me mall e dashuri.
Dashuria për gjërat e bukura; meqenëse ajo është për hir të Zotit xh.sh. dhe për njohjen e Shpikësit të tyre të madh, të bën të thuash gjatë shikimit të tyre: “Sa bukur janë bërë ato”! Kjo dashuri në vetvete është një mendim i kënaqshëm, dhe përveç kësaj, ajo hap rrugën e shijeve artistike të dashurisë për të bukurën dhe ngjall dëshirë për të soditur shkallët e shijeve më të larta e më të shenjta, si dhe për të shikuar thesare një mijë herë më të bukura, për nga shkallët e bukurisë Hyjnore. Kjo dashuri hap një rrugë për këto thesare, sepse ajo e çon shikimin nga ato vepra të bukura për tek bukuria e arteve Hyjnore dhe hap një rrugë nga këto të fundit për tek bukuria e Emrave, prej këtu tek bukuria e Atributeve, e mandej tek bukuria e pashoqe e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm; ajo gjithashtu hap një rrugë për tek zemra. Kështu, në qoftë se kjo dashuri do të ishte në këtë formë, ajo do të ishte edhe e këndshme, edhe ibadet, dhe njëkohësisht mendim i lartë.
Dashuria jote për rininë; meqenëse ti e ke dashur periudhën e rinisë si një mirësi e një bukuri nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm, natyrisht ti në këtë mënyrë e ke harxhuar në ibadet dhe nuk e ke shkatërruar atë duke e mbytur në shthurrje e abuzime. Meqenëse gjendja është kështu, sevapi i ibadeteve që ke fituar gjatë rinisë tënde do të jetë fryti i përjetshëm i asaj periudhe kalimtare kohe. Ndërsa ti thinjesh nga mosha, duke fituar frytet e përhershëm që janë aspekti pozitiv i rinisë, ke shpëtuar kështu nga dëmet dhe ekstremet e saj.
Gjithashtu në moshën e vjetër do të shikosh se ti ke pasur sukses në kryerjen e më shumë ibadeteve dhe kështu do të jesh i denjë për të marrë mëshirë Hyjnore. Gjendja jote nuk është si ajo e njerëzve të shkujdesur dhe nuk do të ndiesh dëshpërim për kënaqësitë e rinisë që zgjatin pesë deri në dhjete vite dhe nuk do të vajtosh gjatë gjithë pesëdhjetë viteve që të mbeten nga jeta për humbjen e saj, ashtu siç vajtoi një poet duke thënë:
لَيْتَ الشَّبَابَةَ يَعُودُ يَوْمًا فَاُخْبِرُهُ بِمَا فَعَلَ الْمَشِيبُ
“Ah sikur një ditë të kthehej rinia,
që t’i tregoja se ç‘më ka bërë mua pleqëria”
Dhe duke u ankuar do ta paralajmëroje rininë.
Dashuria jote për pamjet e bukura, sidomos për pamjet e pranverës; meqenëse ajo është në formën e shqyrtimit të veprave të mahnitshme të All-llahut xh.sh., largimi i pranverës nuk e largon kënaqësinë e pamjes, sepse ajo lë pas kuptimet e saj të bukura, ku pranvera u ngjason mesazheve vezulluese Hyjnore që hapen për krijesat që kuptimet që ajo jep të mund të shqyrtohen gjithë kohën. Përfytyrimi yt dhe koha janë si filma në kinema dhe të dyja shkaktojnë kënaqësinë e atij shikimi që vazhdon dhe ripërtërin kuptimet e pranverës dhe bukuritë e saj për ty. Atëherë, dashuria jote nuk është e përkohshme dhe e mbushur me dhimbje e hidhërim, por është plot kënaqësi e gëzim.
Dashuria jote për këtë botë; meqenëse ajo dashuri është në Emër të Zotit xh.sh., atëherë krijesat e frikshme të kësaj bote do të bëhen si miq të dashur për ty, dhe meqenëse ti i drejtohesh asaj me dashuri për fytyrën e saj, si tokë për t’u punuar për ahiret, ti do të mund të gjeje në çdo gjë një kapital dhe fruta që do të sillnin mirësi në ahiret. Kështu, fatkeqësitë e saj nuk do të të frikësojnë, as zhdukja dhe paqëndrueshmëria e saj nuk do të të shqetësojnë, dhe do ta kalosh qëndrimin tënd të përkohshëm në këtë bujtinë me shumë qetësi. Por, në rast se dashuria jote për botën do të ishte si ajo e njerëzve të shkujdesur, atëherë siç të kemi thënë ty njëqind herë, ti do të mbyteshe dhe do të zhdukeshe në ndjenja të pafrytshme, mbytëse, shtypëse, pikëlluese e kalimtare.
Kështu ne treguam vetëm një pikë të hollë nga qindra të tilla nga secila prej dashurive që numërove kur ato janë në përputhje me udhëzimin e Kur’anit, dhe kemi treguar vetëm një të njëqindtën e dëmit që ato shkaktojnë kur nuk janë për hir të Zotit të Gjithëfuqishëm.
Tani, nëse dëshiron të dëgjosh dhe të kuptosh rezultatet e këtyre dashurive në botën e ahiretit, ashtu siç tregojnë vërsetet Kur’anore, ne do të shpjegojmë shkurtazi nëpërmjet një “Parathënieje” dhe “Nëntë Treguesve” rezultatet dhe dobitë e atyre dashurive të ndryshme të ligjshme në botën e ahiretit.
* * *
PARATHËNIE
Zoti xh.sh. me Hyjninë e Tij të Madhërishme, me mëshirën e Tij plot bukuri, me madhështinë e Tij zhvilluese, me dhembshurinë e Tij bujare, me fuqinë e Tij të madhërishme, dhe me urtësinë e Tij të hollë, e stolisi trupin e këtij njeriu të vogël me shqisa e ndjenja të shumta perceptimi, e zbukuroi atë me gjymtyrë e aparatura shpirtërore, me aftësi të holla të ndryshme me qëllim që ai të ndiejë nivelet e mëdha të Mëshirës Hyjnore, dhe nëpërmjet atyre instrumenteve të panumërta t’ia bëjë të njohur e ta bëjë të shijojë pjesët e pambarim të mirësive, si dhe të shikojë llojet e pakufishme të treguesve të njëmijë e një Emrave nga Emrat e Bukur të All-llahut. Ai ia bën të dashura ato njeriut duke e bërë që t’i vlerësojë ato siç duhet. Në secilën nga ato gjymtyrë të shumta, në çdo aparat dhe instrument ka shërbime e ibadete krejtësisht të ndryshme, gjithashtu ato kanë shije, dhimbje, detyra dhe shpërblime të ndryshme.
Për shembull, syri shikon bukurinë e formave dhe shumë-llojshmëritë e mrekullive të mahnitshme të fuqisë në botën e gjërave të shikueshme; ai nëpërmjet shikimit nxjerr mësimin e tij, kryen detyrën e vet duke shprehur kështu mirënjohje ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm. Kënaqësitë që vijnë si rezultat i shikimit dhe dhimbjet që sjell mungesa e tij dihen nga gjithësecili, prandaj nuk është nevoja të zgjatemi në to.
Veshi, për shembull, kap nuanca të ndryshme në botën e tingujve, këngët melodioze dhe shembujt e hollë të mëshirës së Zotit të Gjithëfuqishëm në botën e gjërave të dëgjueshme; ai ka ibadet të veçantë të tijin, ka një kënaqësi të posaçme dhe një shpërblim që lidhet me të.
Dhe, për shembull, shqisa e të nuhaturit e cila kap mirësitë e holla të mëshirës Hyjnore brenda botës së nuhatjes së erërave dhe parfumeve të ndryshme, ka një detyrë mirënjohjeje dhe kënaqësie të veçantë brenda kësaj detyre. Gjithashtu, ajo sigurisht ka edhe një shpërblim të veçantë për të.
Dhe, për shembull, shqisa e të shijuarit, e cila është në gjuhë, kryen detyrën e saj dhe shpreh mirënjohjen e saj shpirtërore duke vlerësuar shijen e të gjitha ushqimeve të ndryshme. Po kështu, të gjitha gjymtyrët dhe organet e njeriut duke përfshirë këtu ato më delikatet e të rëndësishmet si zemra, mendja dhe shpirti, kanë detyra të ndryshme, kënaqësi dhe dhimbje të posaçme për secilën.
Nuk ka dyshim se All-llahu xh.sh. i Gjithurti Absolut i Cili ia nënshtroi qënies njerëzore këto aparatura të holla, për ato funksione, do ta shpërblejë çdonjërën nga ato me çfarë i përshtatet dhe sa meriton. Rezultatet e shpejta të llojeve të ndryshme të dashurisë në këtë botë, siç u shpjegua më parë, gjithësecili mund t’i kapë me ndërgjegje dhe mund t’i vërtetojë nga një ndjenjë e vërtetë. Sa për rezultatet e saj të Ahiretit, ne i kemi vërtetuar ato me Dymbëdhjetë të Vërteta nga të vërtetat e ndritshme të Fjalës së Dhjetë, dhe me Gjashtë Themelet e ndritshme të Fjalës së Njëzet e Nëntë. Ato gjithashtu tregohen qartë e në detaje nga Kur’ani i shenjtë me shpjegime, aluzione, simbole e tregues të asaj që është:
اَصْدَقُ الْكَلاَمِ وَاَبْلَغُ النِّظَامِ كَلاَمُ اللّٰهِ الْمَلِكِ الْعَزِيزِ الْعَلاَّمِ
“Më e vërteta e fjalëve, më elokuentja në rregullin e vet, që është Fjala e Zotit, Sunduesit të vërtetë, të Gjithëfuqishmit dhe të Gjithëditurit”.
Nuk është nevoja për prova të zgjatura për këtë, duke ditur se ne sollëm prova të shumta në ‘Fjalët e tjera’ dhe në stacionin e dytë arabisht të Fjalës së Njëzet e Tetë që lidhet me Xhennetin, dhe në Fjalën e Njëzet e Nëntë.
TREGUESI I PARË: Sipas Kur’anit, rezultati në ahiret i një dashurie të ligjshme e me mirënjohje për ushqimet e shijshme dhe për frutat e mira është përsëri ushqimi i shijshëm dhe fruti i këndshëm, por në një formë të përshtatshme për Parajsën. Kjo dashuri e ligjshme i dëshiron ato ushqime e fruta të Ahiretit saqë fruti të cilin ti e ha në dynja dhe mbi të cilin ti përmend frazën “El-Hamdu lil-lah”, do të mishërohet si një frut i parajsës dhe do të të jepet ty atje. Këtu ti ha një frut, ndërsa atje ‘El-Hamdu lil-lahin’ e mishëruar në një frut nga frutat e Xhennetit.
Meqenëse ti jep falënderime shpirtërore të shijshme kur shikon mirëbërësinë Hyjnore dhe favoret e të Gjithëmëshirshmit në mirësi e ushqime, atëherë, ashtu siç është vërtetuar nga hadithet, dhe ashtu siç e kërkon Urtësia Hyjnore dhe Mëshira, ty do të të jepen ato në Parajsë në formën e ushqimeve të shijshme.
TREGUESI I DYTË: Për sa i përket rezultatit të dashurisë së ligjshme për nefsin në këtë botë, duhet thënë se kjo nuk është një dashuri e ndërtuar mbi cilësitë e tij që duken si të mira, por mbi aftësinë e njeriut për t’i parë gabimet e nefsit e për ta stërvitur me mëshirë duke kërkuar ta rregullojë atë, ta pastrojë, ta plotësojë e ta shtyjë drejt të mirës, kjo dashuri do të rezultojë me dhënien e shumë të dashurve të denjë për të në Parajsë.
Siç tregohet qartë dhe provohet nga një numër i madh vërsetesh në Kur’an se kur njeriu i përdor dëshirat dhe aspiratat e tij në mënyrë korrekte dhe i përdor organet dhe shqisat dhe aftësitë e tij në rrugën më të mirë në këtë botë, domethënë në rrugën e Zotit të Gjithëfuqishëm, atëherë, si rezultat i kësaj dashurie të ligjshme e të përndritur, Gjithë-bujari Absolut do t’i japë atij njeriu huri në Parajsë, në botën e amshuar. Krijuesi do t’i veshë këto huri me një veshje prej shtatëdhjetë lloje të ndryshme shijesh të holla dhe intensiteti ngjyrash në Parajsë. Ai do t’i zbukurojë qëniet e tyre me shtatëdhjetë lloje të ndryshme bukurie që do të kënaqin e qetësojnë të gjitha ndjenjat e njeriut i cili veproi në harmoni me urdhërat e All-llahut, dhe secila huri do të jetë si një Parajsë e mishëruar në miniaturë.
Përveç kësaj, dashuria juaj për rininë në këtë botë, domethënë, rezultati i konsumimit të rinisë në adhurim e përkushtim ndaj rrugës së Zotit xh.sh., do të jetë një rini e përjetshme në botën e lumturisë.
TREGUESI I TRETË: Rezultati në botën tjetër i ndjenjës së ligjshme për bashkëshorten tënde që ndërtohet mbi dashurinë e sinqertë, si rrjedhojë e karakterit të mirë të saj, e dhembshurisë së hollë dhe e virtyteve të saja të bukura të cilat e mbrojnë nga kokëfortësia dhe nga shkelja e të drejtave bashkëshortore nga ana e saj, si dhe e shmangin atë nga gjynahet, është premtim i Krijuesit të Gjithëmëshirshëm se, si rezultat i kësaj dashurie të ligjshme, bashkëshortja jote do të të jepet si grua e përhershme në Ahiret, në botën e lumturisë. Ajo atje do të jetë në formën më të bukur, më të stolisur dhe më tërheqëse se sa huritë, ju do t’i tregoni njëri-tjetrit me kënaqësi ngjarjet tuaja të mëparshme të kësaj bote duke sjellë ndërmend kujtimet e hershme. Ajo do të jetë një shoqe intime e bukur dhe e përjetshme, do të të dojë e do ta duash.
Kështu ka premtuar Krijuesi i Gjithëmëshirshëm Mëshirëplotë, dhe premtimi i Tij, sigurisht do të mbahet.
TREGUESI I KATËRT: Rezultati i dashurisë së ligjshme për prindërit dhe fëmijët është që; sipas Kur’anit, Krijuesi i Gjithëmëshir-shëm do t’i dhurojë asaj familje të lumtur kënaqësinë e pastër që vjen nga takimi e shoqërimi me njëri-tjetrin në botën e përtejme, edhe pse pozitat e tyre atje mund të jenë të ndryshme. Ai do t’ua kthejë atyre prindërve fëmijët që vdiqën në këtë botë para se të mbushnin moshën pesëmbëdhjetë vjeç, domethënë para moshës së pjekurisë, duke i bërë ata fëmijë të përqafohen edhe më shumë nga baballarët dhe nga nënat e tyre në një mënyrë të përshtatshme për Parajsë وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ “Ata fëmijë do të jenë më të këndshmit dhe më të dashurit në formën e fëmijëve të Parajsës të cilët njihen si djelmosha të pavdekshëm.”[629]
Ai do t’i kënaqë ndjenjat e tyre të përkujdesjes fëminore duke u dhënë atyre përjetësisht kënaqësi e gëzim. Meqenëse ata fëmijë nuk e kishin arritur moshën e përgjegjësisë, do të mbeten përgjithmonë si fëmijë të dashur e të ëmbël. Çdo gjë e kënaqshme në këtë botë do të gjendet në formën e saj më të lartë në Parajsë. Disa njerëz kujtojnë se, meqë Parajsa nuk është e përshtatshme për lindje, si rrjedhojë, nuk do të ketë asgjë nga kjo përkujdesje fëminore e cila është shumë e ëmbël, pra mungon kënaqësia e dashurisë dhe e përkëdheljes së tyre; por ama edhe atje kjo do të jetë gjithashtu, dhe në formën më të kënaqshme e më të ëmbël. Atëherë, sa lajm i mirë është ky për ata, fëmijët e të cilëve vdesin para moshës së përgjegjësisë!..
TREGUESI I PESTË: Rezultati i dashurisë për shokët dhe miqtë e drejtë në këtë botë, sipas parimit “Duaj për hir të All-llahut” është, siç deklaron Kur’ani, që عَلَى سُرُرٍ مُتَقَابِلِينَ “Ata do të qëndrojnë në Xhennet me shikim nga njëri-tjetri në fronet e lumturisë.”[630].
Zoti i Gjithëfuqishëm do t’i ulë ata në ato vende të Parajsës me shikim nga njëri-tjetri duke i bërë të takojnë miqtë e tyre të kënaqur e të gëzuar. Ata do të sjellin ndërmend ngjarjet dhe kujtimet e vjetra të kësaj bote, do të kalojnë një kohë të këndshme e të bukur me këtë bashkë-bisedim e shoqërim, që nuk ka ndarje.
TREGUESI I GJASHTË: Rezultati i dashurisë për profetët dhe evlijatë është, siç e shpjegon Kur’ani, përfitimi i shefaatit të atyre Profetëve dhe i Evlijave në botën e ndërmjetme dhe në ditën e ringjalljes. Gjithashtu, do të përfitohet shumë me anë të asaj dashurie, nga pozitat dhe bekimet që u përshtaten atyre. Në të vërtetë, sipas kuptimit të hadithit, اَلْمَرْءُ مَعَ مَنْ اَحَبَّ“Njeriu do të jetë së bashku me atë që ai do”, një njeri i thjeshtë mund të ngjitet në pozitën më të lartë duke ndjekur një person të graduar tek Zoti xh.sh. të cilin ai e do.
TREGUESI I SHTATË: Rezultati i dashurisë së ligjshme për gjërat e bukura dhe për pranverën, domethënë, i të parit të gjërave me syrin “Sa bukur është bërë!” dhe i të dashurit të bukurisë dhe rregullit të punimeve të cilat qëndrojnë pas atyre veprave të artit; i të dashurit të treguesve të Emrave të bukur të cilët janë prapa rregullit dhe harmonisë së veprimeve, si dhe i të dashurit të treguesve dhe Atributeve prapa atyre Emrave të bukur, e kështu me radhë..
Rezultati i dashurisë do të jetë, të shikosh në Parajsë, treguesin e Emrave dhe Bukurinë e Atributet brenda Emrave në një formë një mijë herë më të bukur se sa në krijesat e bukura që shihen në atë botë të përjetshme, madje edhe më shumë se kjo. Imam Rabbani (Zoti qoftë i kënaqur me të) thotë: “Shijet e holla të Parajsës do të jenë shembëllesat e treguesve të Emrave të Zotit,” vetëm mendoni për të!..
TREGUESI I TETË: Dashuria e ligjshme për këtë botë, do-methënë, dashuria për të duke menduar e shqyrtuar dy fytyrat e saj të bukura, të cilat janë: Tokë që kultivohet këtu për t’u korrur dhe për të dhënë fruta në botën tjetër, dhe pasqyrë e Emrave Hyjnorë. Për këtë dashuri do të të jepet ty një Parajsë sa gjithë dynjaja veçse ajo nuk do të jetë kalimtare si kjo botë, dhe në pasqyrat e asaj Parajse të përjetshme do të shfaqen për ty treguesit e Emrave të Zotit në formën më të shndritshme e brilante; janë ato Emra, disa nga hijet e dobëta të të cilëve i ke parë në këtë botë.
Përveç kësaj, rezultati i dashurisë për botën tjetër është siç vijon: kur bota shihet kështu, domethënë si një vend i vogël për të mbjellur për botën e përtejme, i cili prodhon vetëm filiza, ajo rezulton në një Parajsë ku ato filiza lëshojnë sythe e lulëzojnë, sepse në këtë botë shqisat e njeriut dhe gjymtyrët janë filiza të vogla, kurse në Parajsë ato do të shtrihen e tregohen në formën më të plotë. Aftësitë e njeriut që këtu janë si farëra të vogla, do t’i jepen atje në një formë që do të lulëzojë me të gjitha llojet e kënaqësive dhe të plotësimeve. Kjo pranohet nga treguesit e Kur’anit dhe nga hadithi profetik dhe është bërë domosdoshmëri nga mëshira dhe urtësia e Krijuesit.
Meqenëse dashuria jote për këtë botë nuk është për atë anë të qortueshme e cila është burimi i të gjitha mëkateve, por është dashuri për dy anët e saj që shikojnë drejtë Emrave të Zotit xh.sh. dhe drejtë botës tjetër, atëherë ajo është për hir të Emrave Hyjnorë dhe për hir të Ahiretit, dhe është për të medituar mbi ato fytyra me adhurim hulumtues për Krijuesin, sikur të adhuroje me të gjithë botën tënde. Prandaj, është bërë e domosdoshme nga mëshira dhe urtësia Hyjnore që, shpërblimi që duhet t’i jepet asaj të jetë i gjërë sa dynjaja, sepse nëpërmjet dashurisë së Ahiretit ke dashur vendin që kultivohet për Ahiret, dhe nëpërmjet dashurisë së Zotit të Gjithëfuqishëm ke dashur pasqyrën e Emrave të Tij. Pa dyshim, kjo kërkon një objekt dashurie si kjo botë, dhe ai shpërblim është një parajsë sa kjo dynja.
Pyetje: Cila do të ishte dobia e një Parajse të gjërë sa bota?
Përgjigje: Po të kishe mundësi të udhëtoje me shpejtësinë e imagjinatës rreth zonave të tokës dhe shumicës së yjeve, do të mund të thoje: “I gjithë universi është i imi” dhe engjëjt, qëniet e tjera njerëzore, dhe kafshët që ndajnë botën me ty, nuk do t’i kundërshtonin apo shfuqizonin pretendimet e tua. Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se edhe Parajsa do të ishte kështu e mbushur, ti do të mundeshe të thoje: “Parajsa është e imja”. Ne e kemi shpjeguar në trajtesën rreth Xhennetit e cila është Fjala e Njëzet e Tetë, misterin e hadithit që thotë se, “Disa banorëve do t’u jepet një parajsë, gjërësia e së cilës është prej pesëqind vitesh,” dhe në trajtesën e Sinqeritetit te Shkreptimat.
TREGUESI I NËNTË: Rezultati i besimit dhe i dashurisë për Zotin xh.sh. provohet me konsensusin e njerëzve të ditur, të zbulimit dhe të intuitës ashtu siç vërtetohet nga një hadith i saktë dhe nga Kur’ani se njëmijë vite jetë e lumtur në këtë botë nuk e ka vlerën e një ore të jetës në Parajsë.. dhe një mijë vite në Parajsë nuk e ka vlerën e shikimit të Krijuesit të Gjithëlavdishëm i Cili zotëron bukuri, përsosmëri e shenjtëri të pakrahasueshme. [631]
Gjithësecili, me vetëdijen dhe natyrën e tij mund ta marrë një mallëngjim i madh për ta parë atë Bukuri Sublime dhe atë përsosmëri Absolute. Gjithkush ndjen në ndërgjegjen e tij një mall për të shikuar Hazreti Sulejmanin a.s. të cilit iu dhurua një madhështi e plotësim. Gjithashtu, çdo njeriu i digjet zemra për të parë Hazreti Jusufin a.s. i cili dallohet për atë bukuri trupore e fytyrore që iu dha.
Atëherë, sa i zjarrtë do ishte malli dhe sa e fortë dëshira e njeriut për të parë atë Bukuri madhështore dhe atë pushtet absolut, një tregues i vetëm i bukurisë dhe i përsosmërisë së të Cilit janë të gjitha mirësitë dhe bukuritë e Parajsës, të cilat janë mijëra herë më të larta se sa mirësitë dhe bukuritë e kësaj bote.
اَللّٰهُمَّ ارْزُقْنَا فِى الدُّنْيَا حُبَّكَ وَ حُبَّ مَا يُقَرِّبُنَا اِلَيْكَ
وَ اْلاِسْتِقَامَةَ كَمَا اَمَرْتَ وَ فِى اْلآخِرَةِ رَحْمَتَكَ وَ رُؤْيَتَكَ
سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ عَلَى مَنْ اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ
وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ اَجْمَعِينَ آمِينَ
O Zot! Na dhuro në këtë botë dashurinë për Ty dhe për ato që na afrojnë tek Ty, na jep qëndrueshmëri në atë që Ti na ke urdhëruar dhe na dhuro në botën tjetër mëshirën dhe shikimin Tënd.
“Lavdia të takon vetëm Ty. Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.
* * *
Paralajmërim
Mos i konsideroni të zgjatura detajet që erdhën në pjesën e fundit të kësaj fjale, përkundrazi, ajo është e shkurtër duke marrë parasysh rëndësinë e saj, madje ajo kërkon më shumë shpjegim. Në të gjitha “Fjalët” nuk jam unë ai që flas, në to është realiteti që flet në emrin e “TREGUESVE NGA KUR’ANI”. Sa për të vërtetën, ajo flet të drejtën, prandaj nëse shikoni ndonjë gabim, dijeni me siguri se mendimet e mia kanë ndërhyrë dhe e kanë shkaktuar atë gabim pa vetëdijen time.
* * *
LUTJE
O Zot! Kur një njeri troket në derën e një pallati të madh dhe ajo nuk i hapet atij, ai troket dhe thërret me zërin e dikujt i cili është i pranuar dhe i njohur tek pallati, me qëllim që ajo t’i hapet. Dhe kështu Unë, i mjeri, trokas në derën e Mëshirës Tënde duke thirrur me një zë të robit tënd të dashur tek Ti , Uvejse’l Karanit dhe me lutjen e Tij. Hape atë derë me mëshirën Tënde edhe për mua, ashtu siç e hape Ti për atë. Unë thërras ashtu si ai:
اَقُولُ كَمَا قَالَ
اِلهِٰى اَنْتَ رَبِّى وَ اَنَا الْعَبْدُ , وَ اَنْتَ الْخَالِقُ وَ اَنَا الْمَخْلُوقُ
وَ اَنْتَ الرَّزَّاقُ وَ اَنَا الْمَرْزُوقُ , وَ اَنْتَ الْمَالِكُ وَ اَنَا الْمَمْلُوكُ
وَ اَنْتَ الْعَزِيزُ وَ اَنَا الذَّلِيلُ , وَ اَنْتَ الْغَنِىُّ وَ اَنَا الْفَقِيرُ
وَ اَنْتَ الْحَىُّ وَ اَنَا الْمَيِّتُ , وَ اَنْتَ الْبَاقِى وَ اَنَا الْفَانِى
وَ اَنْتَ الْكَرِيمُ وَ اَنَا اللَّئِيمُ , وَ اَنْتَ الْمُحْسِنُ وَ اَنَا الْمُسِىءُ
وَ اَنْتَ الْغَفُورُ وَ اَنَا الْمُذْنِبُ , وَ اَنْتَ الْعَظِيمُ وَ اَنَا الْحَقِيرُ
وَ اَنْتَ الْقَوِىُّ وَ اَنَا الضَّعِيفُ , وَ اَنْتَ الْمُعْطِى وَ اَنَا السَّائِلُ
وَ اَنْتَ اْلاَمِينُ وَ اَنَا الْخَائِفُ , وَ اَنْتَ الْجَوَّادُ وَ اَنَا الْمِسْكِينُ
وَ اَنْتَ الْمُجِيبُ وَ اَنَا الدَّاعِى , وَ اَنْتَ الشَّافِى وَ اَنَا الْمَرِيضُ
فَاغْفِرْلِى ذُنُوبِى وَ تَجَاوَزْ عَنِّى وَ اشْفِ اَمْرَاضِى يَا اَللّٰهُ يَا كَافِى, يَا رَبُّ يَا وَافِى , يَا رَحِيمُ يَا شَافِى , يَا كَرِيمُ يَا مُعَافِى , فَاعْفُ عَنِّى مِنْ كُلِّ ذَنْبٍ وَ عَافِنِى مِنْ كُلِّ دَاءٍ وَارْضَ عَنِّى اَبَدًا بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ
وَ آخِرُ دَعْوَيهُمْ اَنِ الْحَمْدُ لِلّٰهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
- O Zot! Ti je Mbështetësi im, dhe unë jam vetëm rob.
Ti je Krijuesi, unë jam krijesa.
- Ti je Furnizuesi, unë jam në nevojë për furnizim.
Ti je Pronari, unë jam i pronësuari.
- Ti je Madhështori, unë jam i ulëti.
Ti je i Pasuri, unë jam i varfëri.
- Ti je i Gjalli, unë jam i vdekuri.
Ti je i Përhershmi, unë jam i përkohshmi.
- Ti je Mirëbërësi, unë jam keqbërësi.
Ti je Gjithëbujari, unë jam i ulëti.
- Ti je Fajëfalësi, unë jam mëkatari.
Ti je Madhështori, unë jam i përçmuari.
- Ti je i Gjithëfuqishmi, unë jam i dobëti.
Ti je Dhënësi, unë jam lypësi.
- Ti je i Besuari, unë jam i frikësuari.
Ti je Bujari, unë jam i vobekti.
- Ti je Përgjigjësi i lutjes, unë jam lutësi.
Ti je Shëruesi, unë jam i sëmuri.
Prandaj m’i falë gjynahet e mia dhe m’i shëro sëmundjet e mia, o Zoti im!
O i Vetëmjaftueshëm! O Mbështetës! O Besëplotë! O Mëshirëplotë! O Shërues! O Gjithëbujar! O Fajfalës! Falmi të gjitha gjynahet e mia, më dhuro mua shërim prej sëmundjeve dhe ji i kënaqur me mua përjetë! Nëpërmjet Mëshirës Tënde, o më Mëshiruesi i Mëshiruesve! Dhe përfundimi i lutjes së tyre do të jetë: I Gjithë lavdërimi i takon Zotit, Krijuesit të të gjitha botëve.
* * *
[602] Kur’an, 21: 22
[603] Po, në të vërtetë, çdo gjë që është në lëvizje, duke filluar nga grimcat për tek planetët, shfaq në vetvete stampën e të Adhuruarit të Përjetshëm dhe Unitetin. Gjithashtu, për arsye të lëvizjes së saj, secila nga ato zë pronësinë e të gjitha vendeve tek të cilat ajo udhëton në Emrin e Unitetit, kështu duke i përfshirë ato në pronën e Pronarit të saj të vetëm. Sa për ato krijesa që nuk janë në lëvizje, secila nga ato duke filluar nga bimët për tek yjet e qëndrueshëm, janë si një vulë e Unitetit duke treguar vendin në të cilin ajo është vendosur për të qenë mesazhi i Autorit të saj.
Domethënë, çdo bimë dhe çdo frut është një stampë dhe një vulë e Unitetit, e cila demonstron në Emrin e Unitetit, se habitati, mjedisi i saj dhe vendlindja është mesazhi i Autorit të saj.
Shkurtazi: Çdo gjë merr pronësinë e të gjitha gjërave nëpërmjet lëvizjes së saj në Emrin e Unitetit. Domethënë, Ai që nuk i ka të gjitha yjet brenda kapjes dhe fuqisë së tij, nuk mund të jetë zot as mbi një grimcë të vetme.
[604] Krijuesi i Gjithurtë e ka krijuar trupin njerëzor sikur të ishte një qytet i sistemuar mirë. Një numër i enëve të gjakut kryen detyrat e telefonave dhe të telegrafëve, ndërsa disa të tjera prej tyre janë si tuba çezmeje të cilat sjellin ujin nga burimet, dhe nëpër to qarkullon gjaku, i cili është uji i jetës. Sa për gjakun, brenda tij janë krijuar dy lloje rruazash. Njëra nga ato, i njohur si rruazat e kuqe, shpërndan ushqimet tek qelizat e trupit. Ato u dërgojnë ushqime qelizave në përputhje me një ligj Hyjnor, ashtu siç bëjnë tregtarët dhe nëpunësit që merren me shpërndarjen e ushqimeve. Lloji tjetër, janë rruazat e bardha, të cilat janë më të pakta në numër se sa të parat. Detyra e tyre, ashtu si ushtarët, është mbrojtja kundër armiqëve, të tillë si sëmundjet. Sa herë që ato e marrin përsipër atë mbrojtje, me dy rrotullimet e tyre, si dervishë Mevlevi, ato marrin një gjendje të shpejtë e të çuditshme.
Sa për gjakun si një tërësi, ai ka dy detyra të përgjithshme; e para është të riparojë dëmin e bërë tek qelizat e trupit, dhe e dyta është të grumbullojë çdo lëndë të prishur e të pa vlerë nga qelizat dhe të pastrojë trupin. Ndodhen dy lloje enësh gjaku, venat dhe arteriet. Njëri nga këto e sjell gjakun e pastër dhe e shpërndan; ato janë kanalet e gjakut të pastër. Ndërsa lloji tjetër janë kanalet për gjakun e turbullt e të prishur të cilët mbledhin lëndën e dëmshme dhe mbeturinat e pa vlera; këto e dërgojnë gjakun tek mushkëria e cila është qendra e aparatit të frymëmarrjes; pra i dërgojnë ato aty ku ndodh frymëmarrja.
Krijuesi i Gjithurtë ka krijuar në ajër dy elemente, azotin dhe oksigjenin. Sa për oksigjenin, kur ai bie në kontakt me gjakun gjatë frymëmarrjes, e tërheq tek vetja, si qelibari, karbonin elementin e dendur, i cili është duke ndotur gjakun. Ato dy elemente kombinohen dhe transformohen në një lëndë të quajtur gaz karbonik (acid). Oksigjeni gjithashtu mban temperaturën e trupit si dhe pastron gjakun. Kjo ngjet sepse, në shkencën e kimisë, Krijuesi i Gjithurtë u dha oksigjenit dhe karbonit një lidhje të fortë, e cila mund të përshkruhet si ‘pasion kimik’, me anë të të cilës, sipas këtij ligji Hyjnor, kur ato dy elemente afrohen me njëri tjetrin, kombinohen -bashkohen. Është vërtetuar nga shkenca se nxehtësia lindet nga ky kombinim, sepse kombinimi është një lloj djegieje.
Urtësia në këtë është siç vijon: lëvizja e grimcave e atyre dy elementeve është e ndryshme. Duke u kombinuar, grimcat e një elementi bashkohen me ato të tjetrit, dhe atëherë të dyja grimcat lëvizin me një lëvizje të vetme. Njëra lëvizje mbetet e varur pezull, sepse para bashkimit ishin dy lëvizje; tani dy grimcat janë bërë një. Secila palë grimcash ka fituar një lëvizje si një grimcë e vetme. Lëvizja tjetër është transformuar në nxehtësi sipas një ligji të Autorit të Gjithurtë, dhe është e njohur se “Lëvizja lind nxehtësi”, i cili është një parim i vërtetuar.
Kështu, si rrjedhojë e këtij fakti, nëpërmjet këtij kombinimi kimik kur karboni largohet (hiqet) nga gjaku, realizohet e mbahet temperatura e trupit të qënieve njerëzore, dhe njëkohësisht pastrohet gjaku. Gjatë frymëthithjes, oksigjeni pastron ujin e jetës së trupit si dhe ndez zjarrin e jetës. Gjatë frymënxjerrjes, ai prodhon, në gojë, frutin e fjalëve, të cilat janë mrekullitë e Fuqisë Hyjnore…
فَسُبْحَانَ مَنْ تَحَيَّرَ فِى صُنْعِهِ الْعُقُولُ
“Lavdia i takon All-llahut, prej artit të të Cilit habiten mendjet”.
[605] Në fakt, qilimi është edhe jetik, po ashtu edhe në lëkundje e dridhje në një mënyrë të rregullt. Qëndisjet e tij zëvendësohen në mënyrë të vazhdueshme me urtësi të plotë dhe me rregull me qëllim që të shfaqë manifestimet gjithmonë të ndryshme të Emrave të Pëlhurëendësit…
[606] Shkurtazi: Grimca e çoi atë pretendues te rruazat e kuqe të gjakut. Rruazat e kuqe e çuan te qelizat.. dhe qelizat e çuan tek trupi njerëzor.. trupi njerëzor e çoi tek raca njerëzore.. raca njerëzore e çoi tek këmisha e tokës e cila është thurrur nga të gjitha speciet e krijesave të gjalla.. Këmisha e tokës e çoi tek globi tokësor.. të cilat sipas radhës e çuan te Dielli.. Dielli e çoi tek të gjitha yjet. Secila nga ato tha: “Largohu, në qoftë se je i mundur të sundosh në atë që është sipër meje atëherë përpiqu të më sundosh edhe mua, përndryshe ti je i pafuqishëm të sundosh mbi mua!” Domethënë, ai që autoriteti i të cilit nuk shtrihet tek të gjitha yjet, nuk mund ta bëjë as edhe një grimcë të vockël që t’i kushtojë vëmendje pretendimit të tij për të qenë zot.
[607] Në qoftë se gjysma e diametrit të rrethit do të ishte afërsisht njëqind e tetëdhjetë milion kilometër, ai rreth mbulon afërsisht një distancë prej njëzet e pesë mijë viteve.
[608] Kjo do të thotë, “ne jemi shenja duke vëzhguar dhe shqyrtuar çudirat e krijimit të Zotit të Gjithëfuqishëm” dhe duke i nxitur edhe të tjerët që t’i shqyrtojnë ato. Domethënë, ashtu siç duken qiejt si të vëzhgonin çudirat e artit Hyjnor në tokë me sy të panumërt, po ashtu, si melekët në qiej, yjet shikojnë tokën, e cila është një ekspozitë çudirash dhe mrekullish, dhe bëjnë që krijesat e vetëdijshme t’i vëzhgojnë ato me vëmendje.
[609] Por pas rënies së tij, Natyra u pendua. Ajo kuptoi se detyra e saj e vërtetë nuk ishte të vepronte dhe të kishte një efekt, por të pranonte dhe të ishte pasive. Dhe ajo kuptoi se ajo ishte një regjistër që vepronte në përputhje me Kaderin Hyjnor, një fletore e paracaktimit Hyjnor, por një fletore e aftë për ndryshim e transformim, domethënë, ajo ishte një program i fuqisë Hyjnore, i ngjasonte trupit të rregullave të krijimit të parashtruara nga i Gjithëfuqishmi i lavdisë dhe ishte një lloj koleksioni i ligjeve të Tij. Ajo mori detyrën e saj të adhurimit me nënshtrim të plotë, duke pranuar pafuqinë e saj të plotë dhe kështu ajo fitoi titullin e Krijimit Hyjnor dhe të Artit Hyjnor.
[610] Kur’an, 21: 22
[611] Kur’an, 2: 32
[612] Kur’an, 30: 50
[613] Kur’an, 50: 6
[614] Kur’an, 112: 1-2
[615] Kur’an, 31: 25
[616] Kur’an, 30: 22
[617] Kur’an, 30: 22
[618] Domethënë, pyetja tek fillimi i Qëllimit të Dytë, jo pyetja e vogël tek fundi i Përfundimit.
[619] Kur’an, 23: 14
[620] Kur’an, 7: 151
[621] Kur’an, 17: 110
[622] Kur’an, 17: 44
[623] Kur’an, 17: 44
[624] Kur’an 95:4:6
[625]Kur’an 44: 29
[626] Kur’an, 17: 23
[627]Në të vërtetë kjo ngjarje ndodhi në një kohë, kur u futën dy kryetarë të dy fiseve tek prania e një mbreti të madh dhe ata të dy u gjendën në të njëjtën pozitë siç u përshkrua lart.
[628] Një sekondë i vetëm prej takimit për hir të “All-llahut” konsiderohet si një vit nga jeta, ndërsa një vit prej takimit për hir të dynjasë së përkohshme është sa një sekondë.
[629] Kur’an, 76: 19, 56, 17
[630] Kur’an 15: 47, 37: 44
[631] Hadithi thotë: “Ai shikim ndaj Krijuesit Hirplotë i kapërcen të gjitha kënaqësitë e Parajsës aq shumë, sa që do t’i bëjë ato të harrueshme. Dhe pas shikimit, bukuria dhe hijeshia e atyre që e përjetuan atë do të jetë rritur në një shkallë të tillë, saqë kur ata të kthehen tek pallatet e tyre, familjet e tyre do t’i njohin me vështirësi dhe me një vështrim të ngulët.”
***