بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ , وَمَا عَلَّمْنَاهُ الشِّعْرَ وَمَا يَنْبَغِى لَهُ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë.”[88]
“Dhe Ne nuk i kemi mësuar atij (Muhammedit) poezi dhe as që i shkon (kjo gjë atij). [89]
Në qoftë se dëshiron të krahasosh midis rezultateve të fituara nga urtësia e Kur’anit të gjithurtë me ato të shkencave të filozofisë, dhe nëse dëshiron të njohësh se çfarë mësimesh e udhëzimesh nxirren prej secilës prej tyre, dhe nëse don të kuptosh shkallët në njohjen e tyre, atëherë dëgjoji me vëmendje fjalët e mëposhtme!
Me shpjegimet e tij të fuqishme e të mprehta, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm e gris mbulesën e të zakonshmes dhe perden e të zakonshmes që është hedhur mbi të gjitha krijesat e universit, të cilat njihen si gjëra të zakonshme, por ama secila është e jashtëzakonshme dhe një mrekulli e fuqisë Hyjnore. Duke e grisur atë mbulesë, Kur’ani zbulon të vërteta të çuditshme për qëniet e vetëdijshme dhe i tërheq shikimet e tyre për tek ato mësime të mëdha e instruksione që duhet të nxirren, dhe hap përpara mendjeve një thesar të pashtershëm njohurie.
Sa për urtësinë e filozofisë, ajo i fsheh brenda perdeve të së zakonshmes të gjitha mrekullitë e Fuqisë Hyjnore, të cilat janë të jashtëzakonshme dhe kalon sipër tyre në një mënyrë të paditur dhe ka rënë prej plotësimit të natyrës së shëndoshë duke pretenduar se ato janë modele dhe objekte urtësie për t’i hulumtuar e për të nxjerrë mësime. Për shembull, filozofia thotë se krijimi i njeriut është diçka e zakonshme, në një kohë që njeriu është mrekullia më gjithëpërfshirëse e fuqisë, dhe e shikon atë pa interesim e në mënyrë të rëndomtë. Në një kohë që ajo e shfaq me britma habie si një objekt instruksioni, një person që ka dalur nga plotësimi i krij-imit, dhe që ka tre këmbë ose dy koka.
Dhe për shembull, filozofia e shikon si gjë të zakonshme furnizimin tek të gjithë fëmijët dhe të vegjëlit nga thesari i mëshirës, atë furnizim që është mrekullia më e hollë dhe më e përgjithshme e mëshirës, dhe hedh një perde mosmirënjohje sipër tij. Ndërsa, duke shikuar një insekt nën det, që është një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, dhe i cili është veçuar nga shokët e species së tij dhe ka mbetur i vetmuar në fund të detit, dhe që ushqehet me algat (bimët) e gjelbra të detit; ajo do t’i bëjë peshkatarët të qajnë[90] e të dëshpërohen për të, për shkak të shfaqjes së mirësisë Hyjnore dhe të bujarisë mbi të.
Dhe kështu, shikoje pasurinë dhe begatinë e Kur’anit të mrekullueshëm lidhur me njohjen, urtësinë dhe me dijen e Krijuesit… dhe varfërinë e falimentimin e filozofisë për sa ka të bëjë me mësimin, instr-uksionin dhe njohurinë e Autorit madhështor.
Dhe për shkak të këtij sekreti, Kur’ani i gjithurtë, i cili përmban të vërteta të larta vezulluese të pafundme, është i çliruar nga fantazitë e poezisë.
Një arsye tjetër që Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm nuk është në poezi, pavarësisht plotësimit të rendit të fjalëve të tij dhe rregullshmërisë dhe shpjegimit të tij me stilet e tij të mirërenditura, si dhe rendit dhe artit të librit të universit, është se duke mos hyrë nën kufizimet e rregullit të peshës së poezisë, çdo yll nga vërsetet e tij bëhet si të ishte një lloj qendre për shumicën e vërseteve të tjera, dhe është si një vëlla për to, dhe secili mund të formojë një linjë lidhjeje shpirtërore me vërsetet brenda sferës që e përfshin atë, me qëllim që të jetë një lidhje në marrëdhëniet që ekzistojnë midis tyre. Është sikur çdo vërset i mëve-tësishëm të kishte një sy që shikon shumicën e vërseteve të tjera dhe një fytyrë të orientuar drejt tyre.
Prandaj ne gjejmë në Kur’an me mijëra Kur’ane saqë ai u dhuron nga një Kur’an ndjekësve të rrugëve të ndryshme. Ashtu siç është përshkruar në Fjalën e Njëzet e Pestë, në suren Ihlas është një thesar i njohurisë së Unitetit Hyjnor që përfshin tridhjetë e gjashtë sure Ihlasi, të formuara nga një përbërje prej gjashtë frazash të saj që kanë lidhje me njëra-tjetrën…
Po, ashtu si yjet në qiell të cilët në pamje të jashtme nuk futen nën ndonjë rregull, gjë e cila bën që çdo yll të jetë i pakufizuar dhe të jetë si një lloj qendre që shtrin një linjë lidhëse për secilin nga yjet në zonën që e rrethon, duke treguar një lidhje të fshehtë midis qënieve, dhe sikur çdo yll -ashtu si yjet e vërseteve- të kishte një sy që shikon të gjithë yjet dhe një fytyrë të orientuar drejt tyre. Dhe kështu, shikoje rregullin e përkryer në mungesën e jashtme të rregullit, dhe nxirr mësime! Dhe mëso nga kjo një mister nga misteret e vërsetit:
وَمَا عَلَّمْنَاهُ الشِّعْرَ وَمَا يَنْبَغِى لَهُ “Dhe Ne nuk i kemi mësuar atij (Muhammedit) poezi dhe as që i shkon (kjo gjë atij).”[91] Dhe kupto gjithashtu misterin e vërsetit: وَمَا يَنْبَغِى لَهُ “Dhe as që i shkon kjo gjë atij” se treguesi i poezisë është zbukurimi i të vërtetave të vogla dhe të shuara, dhe stolisja e tyre me imazhe e fantazi të ndritshme e të mëdha, dhe për t’i bërë ato tërheqëse. Kurse të vërtetat e Kur’anit janë aq të mëdha, të larta, të ndritshme e vezulluese, saqë në qoftë se më të mëdhatë dhe më të ndritshmet e fantazive do të krahasoheshin me to, ato do të mbeteshin të vogla dhe të shuara. Të vërteta të panumërta si vërstetet e mëposhtëm, dëshmojnë për këtë.
Për shembull:
يَوْمَ نَطْوِى السَّمَاءَ كَطَىِّ السِّجِلِّ لِلْكُتُبِ , يُغْشِى الَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا اِنْ كَانَتْ اِلاَّ صَيْحَةً وَاحِدَةً فَاِذَاهُمْ جَمِيعٌ لَدَيْنَا مُحْضَرُونَ
“(Kujto) edhe Ditën kur Ne do t’i mbështjellim qiejt si letër e shkruar (e mbështjellë tub për libra).”[92]
“Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pandërprerë.”[93]
“Dhe do të jetë vetëm një klithmë e vetme (fryrja e Surit), dhe ja! Ç’të shohësh! Ata të gjithë në pritje të sjellë përpara Nesh!”[94]
Në qoftë se dëshiron të shohësh dhe të vlerësosh se si, ashtu si yjet ndriçues, secili nga vërsetet e Kur’anit i largon errësirat e mos-besimit nëpërmjet përhapjes së dritës së mrekullisë dhe të udhëzimit, përfytyroje veten tënde në periudhën e injorancës dhe në shkretëtirën e mizorisë, ku çdo gjë ishte mbuluar me perdet e pakujdesisë dhe të errësirës së injorancës, dhe ishte mbështjellë me mbulesën e pagja-llërisë dhe të natyrës dhe ndërkohë, papritmas nga gjuha e lartë e Kur’anit dëgjo dhe shiko vërsete të tilla si:
يُسَبِّحُ لِلّهِ مَا فِى السَّموَاتِ وَمَا فِى اْلاَرْضِ الْمَلِكِ الْقُدُّوسِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ
“Gjithë ç’është në qiej dhe në tokë lavdërojnë All-llahun, Mbretëruesin e papërballueshëm, të Shenjtin, të Gjithëfuqishmin, të Gjithurtin.”[95]
Shiko se si krijesat e vdekura ose të fjetura të botës vijnë në jetë në mendjet e atyre që e dëgjojnë jehonën يُسَبِّحُ “e lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë.”, si ato zgjohen, ngrihen në këmbë dhe përmendin Emrat e Zotit xh.sh.” dhe tek jehona e تُسَبِّحُ لَهُ السَّموَاتُ السَّبْعُ وَاْلاَرْضُ “Shtatë qiejt dhe toka dhe gjithçka brenda tyre e lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë.”[96]
Yjet në ato qiej të zinj, secili një copë e pajetë zjarri, dhe krijesat e mjera në faqen e tokës, u paraqesin pamjen e mëposhtme atyre që dëgjojnë: qielli shfaqet si një gjuhë, dhe yjet secili si fjalë që shfaqin urtësi dhe që shprehin të vërtetën e ndritur.
Globi tokësor shfaqet si një kokë; toka e deti si një gjuhë dhe të gjitha kafshët dhe bimët si fjalët e lavdërimit. Kështu, duke kaluar me vetëdijen tënde tek ai shekull, ti do të shijosh pikat e holla të mrekullisë në atë vërset, ose përndryshe ti do të privoheshe nga këna-qësia e pikave të holla në vërset. Po, në qoftë se ti i shikon vërsetet Kur’anore nëpërmjet pozitës tënde aktuale e cila është ndriçuar me dritën e Kur’anit që nga ai shekull, pra, në qoftë se ti e shikon çdo vërset t’i ketë përhapur dritat e tij qysh nga ajo kohë, dhe duke u bërë si një njohje e pranuar gjërësisht me kalimin e kohës, dhe duke ndriçuar së bashku me dritat e tjera të islamit dhe duke e marrë ngjyrën e ditës nga Dielli i Kur’anit; ose në qoftë se ti do ta shikoje atë nëpërmjet një perdeje sipërfaqësore dhe asaj të së zakonshmes, ti padyshim nuk do ta shikoje se çfarë lloji errësire largon secili vërset, as sa i ëmbël është recitimi i mrekullisë së tij, dhe ti nuk do ta vlerësoje këtë shumëllojshmëri të mrekullisë së tij midis llojeve të shumta të tij.
Në qoftë se ti dëshiron të shikosh vetëm njërën nga shkallët më të larta të Kur’anit të shpjegimit të mahnitshëm të mrekullisë, shikoje atë nëpërmjet teleskopit të krahasimit të mëposhtëm:
Le të përfytyrojmë një pemë të çuditshme, të shtrirë gjërësisht, shumë të lartë dhe jashtë mase të shpërndarë, e cila është fshehur nën një perde të së padukshmes, e mbështjellur në një nivel të fshehtësisë. Është e qartë se duhet të jetë një lidhje, një harmoni dhe një balancim midis pemës dhe të gjithë pjesëve të saj, si degët, frutat, gjethet dhe lulet, njësoj si midis gjymtyrëve të njeriut.
Secila nga pjesët e saj merr një formë dhe i jepet një trajtë në përputhje me natyrën e pemës. Kështu, në qoftë dikush do të shfaqej dhe do të vizatonte një pikturë në maje të perdes duke u korresponduar pjesëve të pemës e cila nuk është parë asnjëherë –dhe akoma nuk shihet –, pastaj vijëzon e kufizon çdo pjesë përbërëse, dhe nga degët për tek frutat dhe nga frutat për tek gjethet vizaton një formë në mënyrë të përpjesëtuar dhe mbush me vizatimet hapësirën midis burimit të saj dhe skajeve të fundit që janë në një distancë të pafund nga njëra-tjetra duke treguar ekzaktësisht trajtën dhe formën e pjesëve të saj, sigurisht nuk do të mbetet asnjë dyshim se artisti –piktori– e shikon pemën e fshehur me një sy që depërton e përfshin të padukshmen dhe atëherë ai e pikturon atë.
Në të nëjtën mënyrë, njoftimet dalluese të Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm që lidhen me realitetin e qënieve të ndryshme të mundshme –domethënë, në lidhje me realitetin e pemës së krijimit e cila shtrihet nga fillimi i botës për tek caqet më të largëta të Ahiretit, dhe përhapet nga toka për tek Froni Hyjnor dhe nga grimcat e vockëla për tek dielli– ato shpjegime e kanë ruajtur përpjesëtimin dhe përshtatshmërinë midis anëtarëve në një shkallë të tillë dhe i kanë dhënë çdo anëtari e çdo fruti një formë aq të përshtatshme, saqë tek vizatimet e përshkrimet e Kur’anit, të gjithë dijetarët e saktë kanë deklaruar në fund të verifikimeve dhe të hetimeve të tyre, duke thënë: “Ma shaall-llah” Çfarë çudirash ka dashur Zoti xh.sh., “Barekall-llah” Sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh. ! Dhe: “Je vetëm ti që e zgjidh dhe e sqaron misterin e universit dhe që zbulon enigmën e krijimit, o Kur’an i gjithurtë!” وَ لِلّهِ الْمَثَلُ اْلاَعْلَ “Dhe për All-llahun është krahasimi më i lartë”. -Dhe nuk ka ndonjë gabim në krahasim- le t’i paraqesim e t’i përshkruajmë Emrat dhe Atributet Hyjnore, dhe aktet dhe veprat Hyjnore si Pema e shndritshme e Tubasë, sfera e madhështisë së të cilës shtrihet nga parapërjetësia për tek paspër-jetësia, dhe limitet e gjërësisë së të cilës përfshijnë e rrethojnë hapë-sirën e pafund, dhe limitet e akteve të së cilës shtrihen nga,
يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ , فَالِقُ الْحَبِّ وَالنَّوَى , هُوَ الَّذِى يُصَوِّرُكُمْ فِى اْلاَرْحَامِ كَيْفَ يَشَاءُ
“Dhe (All-llahu) ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij…” [97]
“Vërtet që është All-llahu Ai i Cili bëri që të çahet dhe të rritet fara e grurit dhe e frutave.”[98]
“Është Ai i Cili ju formëson ju në mitrat e nënave tuaja si të dojë vetë.”[99]
“Dhe qiejt e mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë.”[100] dhe
“Zoti i Cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë…”[101]
“ Dhe Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën…”[102] etj.
Kur’ani e ka përshkruar atë realitet të ndritshëm, të vërtetat e atyre Emrave dhe Atributeve dhe aktet e veprimet së bashku me të gjitha degët e tyre, në një mënyrë të harmonizuar, aq të përshtatshme për njëra-tjetrën, pa prishur njëra-tjetrën, pa dëmtuar shkallën e njëra-tjetrës, saqë të gjithë ata që kanë depërtuar tek realiteti i gjërave dhe kanë penetruar tek të fshehtat dhe misteret, dhe të gjithë evlijatë, të urtët, të pastërtit të cilët kanë udhëtuar në botën e dimensioneve të brendshme të gjërave, kanë deklaruar me habi duke thënë: “Subhanall-llah” “Lavdi Zotit”, përpara atij shpjegimi dallues, dhe e kanë konfirmuar atë duke thënë: “Sa e drejtë është kjo! Sa e përputh-shme me realitetin, sa e hollë, e bukur dhe sa e përshtatshme!”
Merr, për shembull, gjashtë shtyllat e besimit, që janë si një degë e vetme e atyre dy pemëve të fuqishme që shikojnë drejt të gjithë sferës së ekzistencave të ndryshme të mundshme dhe sferës së domos-doshmërisë: Kur’ani i vizaton të gjitha degët e atyre shtyllave deri tek frutat dhe lulet më të holla duke ruajtur një harmoni të tillë e në një mënyrë aq të balancuar dhe i ilustron ato në një mënyrë aq simetrike, saqë mendja njerëzore është e pafuqishme që ta kapë dhe mbetet e habitur tek bukuria e tij.
Prova që bukuria e përshtatshmërisë, e lidhjes së përkryer, dhe e balancimit të plotë, është ruajtur midis pesë shtyllave të Islamit që janë më të hollat e degëve të besimit, madje ai ka ruajtur detajet më të holla, pikat më të vogëla të etikës, qëllimet më të fundit, urtësinë më të thellë dhe frutat më të vegjël, (prova e këtyre) është plotësimi i rregullit të Sheriatit më të madh islam i cili buron nga thëniet vendimtare, nga kuptimet, treguesit dhe nga aluzionet e Kur’anit gjithëpërfshirës, ato formojnë një provë të pakontestueshme e vendimtare dhe dëshmitarë të drejtë që nuk mund të dyshohen.
Kjo do të thotë se shpjegimet e Kur’anit nuk mund t’i atribuohen njohurisë së dikujt, njohuria e të cilit është e pakët, dhe sidomos njohurisë së atij që është analfabet. Por ato shpjegime mbështeten mbi një njohuri gjithëpërfshirëse dhe janë Fjalët e Një të Vetmi i Cili është i aftë t’i shikojë të gjitha gjërat njëkohësisht dhe i vëzhgon në një moment të gjitha të vërtetat ndërmjet parapërjetësisë dhe paspërjetësisë.
Vërseti, اَلْحَمْدُ لِلّهِ الَّذِى اَنْزَلَ عَلَى عَبْدِهِ الْكِتَابَ وَلَمْ يَجْعَلْ لَهُ عِوَجًا “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për All-llahun i Cili i ka zbritur robit të Tij (Muhammedit) librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.”[103], lidhet me këtë fakt.
اَللّهُمَّ يَا مُنْزِلَ الْقُرْآنِ بِحَقِّ الْقُرْآنِ وَ بِحَقِّ مَنْ اُنْزِلَ عَلَيْهِ الْقُرْآنُ نَوِّرْ قُلُوبَنَا وَ قُبُورَنَا بِنُورِ اْلاِيمَانِ وَ الْقُرْآنِ آمِينَ يَا مُسْتَعَانُ
O All-llah! O Zbuluesi i Kur’anit, për hir të Kur’anit dhe për hir të atij që Ti ia shpalle Kur’anin, ndriçoji zemrat tona dhe varret tona me dritën e besimit dhe të Kur’anit. Amin. O Ti që të kërkohet ndihma!
* * *
Stacioni i Dytë i Fjalës së Trembëdhjetë
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
[Një bisedë e zhvilluar me disa të rinj të cilët, megjithëse ishin në mes të tundimit e joshjes, ata ende nuk e kishin humbur fuqinë e tyre të arsyes.]
Duke qenë të sulmuar nga zbavitjet mashtruese, ngashënjyese e tunduese të kohës së tanishme, një grup të rinjsh bënin pyetje: “Si mund ta shpëtojmë Ahiretin tonë, jetën e botës së përtejme?”, dhe ata kërkuan ndihmë nga Risale-i Nur’i. Atëherë, unë u thashë atyre sa vijon në emrin e personalitetit kolektiv të Risale-i Nur’it:
Varri është i dukshëm para të gjithëve dhe askush nuk mund ta mohojë atë. Do apo nuk do, gjithkush do të hyjë në të. Dhe përveç këtyre “tri rrugëve” të ndryshme, nuk ka rrugë tjetër për të hyrë në të:
Rruga e parë: Për ata që besojnë, varri është dera për tek një botë shumë herë më e mirë se sa kjo dynja.
Rruga e dytë: Për ata të cilët besojnë në Ahiret, por që i afrohen asaj bote duke qenë në rrugën e shthurjes dhe të çudhëzimit, varri është dera për të hyrë tek një burg vetmie, në një birucë të përher-shme, ku ata do të jenë të ndarë nga të gjithë të dashurit e tyre. Ata do të trajtoheshin ashtu siç e besuan, e panë dhe e vërtetuan, por ama nuk e praktikuan.
Rruga e tretë: Për jobesimtarët dhe për të çudhëzuarit të cilët nuk besojnë në Botën tjetër, varri është dera për tek një zhdukje e përjetshme. Domethënë, është një trekëmbësh, dënim me varje, tek i cili si ata, po ashtu edhe të gjithë të dashurit e tyre do të ekzekutohen. Dhe ky është një dënim për mohimin e tyre të Ahiretit. Këto dy rrugët e fundit janë të vetëkuptueshme, ato nuk kërkojnë provë, ato janë të dukshme për shikimin e të gjithëve.
Meqenëse exheli, momenti i vdekjes, është sekret, dhe vdekja mund të vijë në çdo kohë që të godasë e të presë kokën e njeriut, dhe ajo nuk bën dallime ndërmjet të riut dhe të vjetërit, dhe duke e pasur vazhdimisht një çështje të tillë të frikshme e serioze para tij, njeriu i mjerë sigurisht do të kërkonte mënyra e mjete për ta shpëtuar vetveten nga ajo zhdukje e përjetshme, nga ai burgim i pakufishëm dhe i pafund vetmie, do të kërkonte mjete për ta transfomuar derën e varrit në një derë që hapet për të hyrë tek një Botë e përjetshme, për tek një botë e përhershme dhe për tek një botë drite. Nuk ka dyshim se kjo është çështja më e madhe dhe më e shtrirë se sa e gjithë dynjaja.
Atëherë, faktit të sigurt të vdekjes mund t’i afrohesh vetëm nëpërmjet këtyre tri rrugëve. Njëqind e njëzet e katër mijë mesazhierë të vërtetë –profetët, në duart e të cilëve janë mrekullitë si shenja konfirmimi për ta– kanë njoftuar se tre rrugët janë ashtu siç u përshkruan lart. Duke u mbështetur në ndriçimet dhe në shikimet e tyre, njëqind e njëzet e katër milionë evlija, shenjtorë, e kanë vërtetuar atë që njoftuan ata profetë të nderuar, si dhe dëshmojnë për ta edhe dijetarët e saktë të panumërt duke e provuar atë çfarë njoftuan ata pejgamberë dhe ata evlija nëpërmjet argumenteve të arsyeshme dhe provave të sigurta, që arritën shkallën e “njohjes së sigurt.”[104] Ata të gjithë me unanimitet e kanë njoftuar atë se është një mundësi nëntëdhjetë e nëntë përqind e sigurt, duke thënë: “Rruga e vetme për të shpëtuar nga zhdukja dhe nga burgosja e përjetshme, dhe për t’u orientuar drejt lumturisë së amshuar, është vetëm nëpërmjet besimit në Zotin xh.sh. dhe bindjes ndaj Tij.”
Në qoftë se një person nuk do t’i kushtonte vëmendje fjalës së një lajmëtari të vetëm për të mos marrë një rrugë në të cilën ndodhet vetëm një përqind rrezik shkatërrimi, dhe ndërkohë ai e merr atë rrugë, ankthi e shqetësimi nga zhdukja që ai vuan, do t’ia shkatë-rronte madje edhe oreksin për ushqim. Atëherë, po kur njoftojnë qindra e mijëra lajmëtarë të drejtë e verifikues se ndodhet një mundësi qind për qind e sigurt se çudhëzimi dhe shthurja të çojnë tek litarët e varrit që janë gjithmonë para syve, dhe tek burgu i përjetshëm i vetmisë, dhe se ndodhet një mundësi qind për qind i sigurtë se besimi dhe adhurimi i heqin litarët e varjes dhe e mbyllin derën e burgut të vetmisë, dhe e shndërrojnë varrin që është para syve tanë në një derë që hapet për tek një thesar i përjetshëm dhe për tek pallate lumturie, dhe për këtë ata kanë treguar shenjat dhe gjurmët e këtyre.
Tani unë po ju drejtoj ju këtë pyetje: Cili do të ishte qëndrimi i këtij njeriu të mjerë -dhe sidomos në qoftë se ai do të ishte musliman-përballë kësaj çështjeje të çuditshme, të madhe e të frikshme? Në qoftë se ai nuk beson dhe nuk bën ibadet, a do të ishte i aftë ta largonte dhimbjen e rëndë që buron nga ankthi që vuan, meqë ai gjatë gjithë kohës pret radhën e tij për të hyrë në varr, madje edhe sikur t’i jepej sundimi mbi të gjithë dynjanë së bashku me të gjitha kënaqësitë që ajo përmban?
Meqenëse pleqëria, sëmundja, fatkeqësia dhe vdekjet që ndodhin në të gjitha anët e lëshojnë atë dhimbje të rëndë tek nefsi i çdo njeriu dhe e paralajmërojnë atë vazhdimisht për fundin e tij, atëherë nuk ka dyshim se ata njerëz të çudhëzuar, dhe ata të shthurur të trullosur do të përjetojnë në efekt një lloj ferri në zemrat e tyre, edhe në qoftë se do të gëzojnë qindra e mijëra kënaqësi të dynjasë dhe ëndjet e saj, por një trullosje e thellë pakujdesie i bën ata përkohësisht të pandjeshëm ndaj saj.
Meqenëse për njerëzit e besimit e të bindjes, varri, i cili është gjithmonë para syve të tyre, është dera për tek një thesar i përjetshëm dhe për tek një lumturi e përjetshme, dhe meqenëse nëpërmjet dëshmisë së besimit u është dhënë atyre nga Kaderi të fitojnë një kupon që i bën ata të fitojnë thesare të pashtershëm, secili nga ata ndjen një kënaqësi të thellë të vërtetë e të rrënjosur. Gjatë gjithë kohës ata presin kur t’u bëhet thirrja duke u thënë: “Eja dhe merr biletën tënde.” Kjo kënaqësi është e tillë saqë, në qoftë se do të materializohej, ajo do të bëhej si një parajsë shpirtërore private për atë besimtar, ashtu siç transformohet bërthama dhe materializohet duke u bërë një pemë.
Meqenëse çështja është kështu, atëherë ai që e braktis atë kënaqësi të madhe për hir të një kënaqësie të përkohshme, të paligj-shme, të helmuar me dhimbje e hidhërime të panumërta –ashtu si mjalti i helmuar– nga shtytjet dhe pasionet e rinisë, padyshim ai zbret në një shkallë njëqind herë më të ulët se sa një kafshë.
Për më tepër, një person i tillë nuk do të ishte si ateistët e huaj, si jobesimtarët; sepse në qoftë se ata mohojnë të Dërguarin tonë a.s.m., por ama ata mund t’i pranojnë profetët e tjerë; Edhe në qoftë se nuk i besojnë të gjithë profetët, ata mund të besojnë në ekzistencën e Zotit xh.sh.; edhe në qoftë se ata nuk e njohin All-llahun, mirëpo mund të kenë disa cilësi të mira të cilat janë mjete për disa cilësi të bukura. Ndërsa muslimani i njeh profetët dhe Zotin e tij si dhe të gjitha plotë-simet njerëzore veçse nëpërmjet Muhammedit Arab a.s.m., prandaj në qoftë se ndonjëri prej tyre heq dorë nga instruksioni i Profetit Muhammed a.s.m. dhe largohet e qëndron jashtë zinxhirit, jashtë rrugës së tij, atëherë kështu ai nuk e ka njohur asnjërin nga profetët e tjerë dhe nuk e ka njohur as Zotin xh.sh.. Dhe ai nuk do të jetë në gjendje t’i ruajë themelet e plotësimeve njerëzore, që janë në shpirtin e tij;
Dhe kjo për arsye se, meqenëse Muhammedi a.s.m. është më i fundit dhe më i madhi i profetëve dhe parimet e fesë dhe themelet e edukimit të cilat ai i solli janë për të gjithë njerëzimin, dhe meqenëse ai është më i larti mbi të gjithë, lidhur me mrekullitë dhe fenë, dhe veproi si mësues për të gjithë njerëzimin në të gjitha çështjet që lidhen me realitetin, dhe e ka provuar këtë në një mënyrë të ndritshme për katërmbëdhjetë shekuj, dhe është boshti i krenarisë për njerëzimin, atëherë një musliman që e braktis edukimin esencial që jep Muham-medi a.s.m. si dhe parimet e besimit që ai shpjegoi, sigurisht ai nuk do të mund të gjejë dritë, as të arrijë ndonjë plotësim në asnjë drejtim. Ai do të dënohet me një rënie absolute.
Dhe kështu, o ju të mjerë që jeni goditur nga dëshira për kënaqësitë e jetës së dynjasë dhe që përpiqeni të siguroni mjetet e jetesës për të ardhmen me ankthe e shqetësime! Në qoftë se ju dëshi-roni kënaqësi, gëzim, lumturi e lehtësi në këtë dynja, atëherë jini të kënaqur vetëm me ato gjëra që janë brenda sferës së hallallit, të lejuarës; kjo është e mjaftueshme për kënaqësinë tuaj. Sigurisht, ju duhet të keni kuptuar nga pjesët e tjera të Risale-i Nurit se në çdo kënaqësi e cila është jashtë kësaj, dhe e paligjshme, gjenden njëmijë dhimbje.
Në qoftë se, për shembull, ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen pas pesëdhjetë vitesh do të shfaqeshin tani, po të ishte e mundur, në ndonjë kinema, në të njëjtën mënyrë ashtu siç shfaqen në kohën e tashme ngjarjet e së shkuarës, sigurisht ata që janë zhytur në shthurje dhe në pakujdesi, do të qanin me hidhërim të madh dhe do t’u neveriteshin ato gjëra të cilat tani ata i vlerësojnë si zbavitëse.
Ata që dëshirojnë të jenë vazhdimisht dhe përjetësisht të gëzuar në këtë dynja dhe në Ahiret, duhet ta marrin si udhëzuesin e tyre edukimin e Muhammedit a.s.m. brenda sferës së besimit.
* * *
NJË PËRKUJTUES, NJË LIGJËRATË, DHE NJË KËSHILLË QË IU DHA NJË GRUPI TË RINJSH
Një ditë tek unë erdhën një grup të rinjsh të çiltër duke më kërkuar masa parandaluese e përfrikësuese të fuqishme dhe të efektshme kundra rreziqeve që burojnë nga jeta, rinia dhe nga dëshirat e nefsit. Ashtu siç u pata treguar atyre që më patën kërkuar ndihmë, më parë, nga Risale-i Nuri, unë gjithashtu u thashë edhe këtyre të rinjve:
Rinia juaj sigurisht do t’ju lë, dhe në qoftë se ju nuk qëndroni brenda sferës së hallallit, të lejuarës, ajo do t’ju sjellë ju fatkeqësi dhe vuajtje në këtë botë, në varr dhe në Ahiret. Ajo do të shkojë më kot. Por, në qoftë se me edukimin Islam ju i harxhoni mirësitë e rinisë suaj duke ruajtur nderin e dëlirësinë, duke iu bindur Zotit tuaj dhe duke përmbushur falënderimet ndaj Zotit xh.sh. për mirësinë e moshës rinore që Ai jua ka dhënë, atëherë ajo periudhë moshe do të mbetet vazhdimisht në efekt, në kuptim dhe do të jetë për ju një mjet për të fituar një rini të përjetshme në xhennetin e amshuar.
Në qoftë se jeta është pa besim ose në qoftë se për shkak të kryengritjes dhe të gjynaheve besimi është i pandikueshëm, jeta me gjithë kënaqësitë dhe ëndjet e saj të sipërfaqshme e të shkurtëra të shkakton dhimbje, hidhërime e telashe me mijëra herë më shumë se sa kënaqësitë e ëndjet, sepse, meqenëse, në kundërshtim me kafshët, njeriu ka një mendje dhe mendon, ai është i lidhur nga natyra si me kohën e tashme, po ashtu edhe me të shkuarën dhe me të ardhmen. Ai mund t’i provojë edhe kënaqësitë e atyre kohëve, gjithashtu edhe hidhërimet e tyre.
Ndërsa, meqenëse kafshët nuk mendojnë, dëshpërimet që burojnë nga e shkuara si dhe frikësimet dhe shqetësimet që burojnë nga e ardhmja, nuk i prishin kënaqësitë e tyre.
Kurse njeriu, në qoftë se ka rënë në çudhëzim e në pakujdesi, atëherë kënaqësitë e tij aktuale ia prishin e ia hidhërojnë shumë dëshpërimet e së kaluarës dhe ankthet e së ardhmes. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se kënaqësia është e paligjshme, atëherë ajo është tamam si një mjalt helmues. Domethënë, nga këndvështrimi i të kënaqurit me kënaqësitë e jetës, njeriu bie njëqind herë më poshtë se sa kafshët. Në fakt, jeta për njerëzit e çudhëzimit dhe të pakujdesisë, dhe në të vërtetë ekzistenca e tyre dhe madje bota e tyre, është vetëm dita në të cilën ata gjejnë vetveten. Nga këndvështrimi i çudhëzimit të tyre, e gjithë koha dhe qëniet e së shkuarës janë joekzistuese, janë të vdekura. Kështu, mendjet e tyre, të cilat i lidhin ata me të shkuarën dhe me të ardhmen, prodhojnë errësira dhe terre për ta. Dhe për shkak të mungesës së besimit të tyre, edhe e ardhmja gjithashtu është joekzistuese. Për më tepër, për shkak se ata mendojnë ndarje të përjetshme që shkaktohen nga kjo mosekzistencë, nga ky mohimi i tyre për ringjalljen, kjo prodhon errësirë për jetët e tyre në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rrugës së arsyetimit të tyre.
Ndërsa, në qoftë se besimi i jep jetë jetës, atëherë nëpërmjet dritës së besimit, si e shkuara, ashtu dhe e ardhmja, ndriçohen dhe gjejnë ekzistencë. Ashtu si në të tashmen, besimi, nga këndvështrimi i imanit, prodhon kënaqësi të larta shpirtërore dhe dritat e ekzistencës për shpirtin dhe zemrën. Një shpjegim i kësaj të vërtete ndodhet tek “shpresa e shtatë” në trajtesën, “Të moshuarit.” Ju mund t’i referoheni asaj.
Kështu është jeta… Në qoftë se ju dëshironi ëndjen dhe kënaqësinë e jetës, atëherë gjallërojeni jetën tuaj me besim, zbukurojeni atë me detyrat fetare dhe ruajeni atë duke e shmangur nga gjynahet.
Lidhur me realitetin e frikshëm të vdekjes, i cili demonstrohet nga vdekjet në çdo ditë, në çdo vend dhe në të gjitha kohët, unë do ta shpjegoj atë për ju me një krahasim, në të njëjtën mënyrë ashtu siç ua tregova të rinjve të tjerë.
Për shembull, në një trekëmbësh litarët për varje janë ngritur këtu përpara syve tuaj. Dhe pranë këtij trekëmbëshi ndodhet një zyrë lotarie, një zyrë që shpërndan çmime bujare për fatlumët, por njëra jep vërtet çmime shumë të larta. Ne njerëzit këtu jemi dhjetë veta; dhe, duam apo nuk duam, neve do të na bëhet ftesa për atje, nuk ka zgjedhje tjetër. Ata do të na thërrasin dhe meqenëse koha është sekret, në çdo minut ata ose mund të thonë: “Eja dhe merre biletën për ekzekutimin tënd me varje dhe ngjitu në litarë!” ose: “Eja dhe merr një biletë për të fituar një çmim prej miliona monedhash ari!” Ndërsa duke i pritur ata ta thonë këtë, papritmas shfaqen dy njerëz tek dera. Njëri nga ata është një grua e bukur dhe mashtruese, poth-uajse e zhveshur fare. Në dorën e saj ndodhen disa ëmbëlsira tej mase të shijshme në dukje, por që në fakt janë ëmbëlsira helmuese, të cilat ajo i ka sjellë duke na pritur neve që t’i hamë ato.
Ndërsa tjetri është një burrë i nderuar, as nuk mashtron dhe as nuk mashtrohet. Ai vjen menjëherë pasi erdhi gruaja, dhe thotë:
Unë ju kam sjellë ju një talisman, një mësim. Në qoftë se ju e studioni atë dhe në qoftë se ju nuk e hani atë ëmbëlsirë, ju do të jeni të shpëtuar prej litarëve. Me këtë talisman, ju do të merrni biletën tuaj për një çmim shumë të lartë e të vyer. Vështroni! ju e shikoni me sytë tuaj se ata të cilët e hanë atë mjalt do të ngjiten tek ato litarë për varje, dhe deri në atë kohë, ata vuajnë dhimbje të tmerrshme sto-maku nga helmi i asaj ëmbëlsire. Sa për fituesit e biletës së çmimit të lartë, megjithëse ata nuk janë të dukshëm, por duket se edhe ata gjithashtu ngjiten tek ato litarë varje, veçse ama ndodhen me miliona dëshmitarë të cilët njoftojnë se ata mund të futen me lehtësi në arenën e çmimeve bujare duke e bërë atë trekëmbësh si shkelëz për të hyrë në atë arenë por nuk varen. Prandaj shiko nga dritaret, zyrtarët më të lartë dhe personat me pozita të larta që kanë të bëjnë me këtë shpër-ndarje të atyre çmimeve, thërrasin me zëra të lartë duke thënë: “Ashtu siç i shikuat ju me syrin e sigurisë ata të cilët u ngjitën tek ato litarë varje, po ashtu dijeni me siguri të qartë, si drita e ditës, pa dyshim e pa ngurrim, se ata me talismanin e fituan biletën e çmimit të lartë.”
Kështu, si krahasimi, meqenëse kënaqësitë e shthurura të rinisë në sferën e haramit, janë si mjalti helmues, dhe meqenëse vdekja, për atë që ka humbur biletën e besimit i cili e bën të fitojë lumturinë e përjetshme dhe thesarin e përhershëm, bëhet si të ishte trekëmbësh, litar varje, dhe meqenëse xhelati i exhelit i cili mund të vijë në çdo çast është në pritje, meqenëse çasti i fundit i jetës është i panjohur që të presë kokat pa bërë dallime midis të riut dhe të vjetërit, duke e hedhur atë në gropën e varrit, e cila është dera për errësira të përher-shme, ashtu siç duket ajo në pamje të jashtme; por ama në qoftë se ju, o të rinj, do t’i braktisnit dëshirat e ulëta të paligjshme, të cilat janë si mjalti helmues, dhe në qoftë se fitoni besimin dhe i kryeni detyrat fetare, të cilat janë talismani Kur’anor, atëherë njëqind e njëzet e katër mijë pejgamberë a.s. së bashku me evlija të panumërt dhe me njerëzit e së vërtetës kanë shpallur me unanimitet se ju do ta merrni biletën për lumturinë e përjetshme e cila vjen nga lotaria e fatit njerëzor. Dhe ata kanë treguar shenja të saj.
Shkurtazi: Rinia do të ikë… Në qoftë se ajo ka kaluar në rrugën e kënaqësive të ulëta të paligjshme dhe të pasioneve të shfrenuara, sigurisht që ajo do të shkaktojë me mijëra fatkeqësi e dhimbje si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Në qoftë se ju dëshironi ta kuptoni se si shumica si shembulli i këtyre të rinjve përfundojnë në spitale me sëmundje psikike që mendohen të jenë shkaktuar nga rinia e keqpërdorur dhe nga tepritë dhe çuarjet dëm; ose nëpër burgje e në vende përçmimi për shkak të mendjemadhësisë dhe trillave të tyre; ose nëpër mejhane e dyqane vere për shkak të dëshpërimeve që burojnë nga dhimbja e tyre dhe vuajtja shpirtërore, atëherë shkoni e pyesni në spitale, në burgje dhe në varreza.
Sigurisht, ashtu siç do të dëgjoni nga shumica e spitaleve rënkimet dhe ofshamat e atyre të sëmurëve nga shthurja dhe nga svetënimi që u shkaktuan nga keqpërdorimi i rinisë, po ashtu ju do të dëgjoni nga burgjet psherëtimat dhe rënkimet plot keqardhje dhe zëra pendimi që i lëshojnë ata të rinj fatkëqinj të cilët po ndëshkohen për akte të paligjshme që kryesisht janë shkaktuar nga tepritë e moshës rinore. Dhe ju do të kuptoni se shumica e torturave të varrit –të asaj bote të ndërmjetme, Berzahut, dyert e të cilës në mënyrë të vazhdueshme hapen për ata që hyjnë në të dhe pastaj mbyllen– janë si rezultat i rinisë së keqpërdorur, ashtu siç vërtetohet nga shikimet e njerëzve të zbulimit të varrezave dhe siç e dëshmojnë të gjithë njerëzit e realitetit, të dijes dhe të verifikimit.
Gjithashtu, pyeti të moshuarit dhe të sëmurët, të cilët përbëjnë shumicën e njerëzimit. Sigurisht, shumica absolute e tyre do të thotë me dëshpërim e keqardhje: “Ah medet! Ne i harxhuam rinitë tona në pasione e në dëshira të ulëta, vërtetë i harxhuam në dëm! Kini kujdes, mos bëni ashtu siç bëmë ne!”; sepse si pasojë e kënaqësive të paligjshme të pesë ose dhjetë viteve të moshës rinore, njeriu vuan shumë vite hidhërimi e dëshpërimi në këtë botë, vuan tortura e të këqija në botën e ndërmjetme dhe fatkeqësitë më të tmerrshme të zjarrit të Xhehennemit në Ahiret. Dhe megjithëse një njeri i tillë është në situatën më të mjeruar, ai kurrësesi nuk meriton mëshirë e keqardhje, اَلرَّاضِى بِالضَّرَرِ لاَ يُنْظَرُ لَهُ sepse ata të cilët me dëshirë pranojnë që të zhyten në veprime të dëmshme, nuk mund të mëshirohen. Ata nuk meritojnë mëshirë.
Zoti na ruajtë ne dhe ju nga tundimet joshëse të kësaj kohe dhe na mbroftë prej tyre. Amin.
* * *
NGA ARSYETIMET E RISALE-I NURIT
SHTOJCA E STACIONIT TË DYTË TË FJALËS SË TREMBËDHJETË
بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ
“Me Emrin e Tij të Cilit i përket lavdërimi”
Ata që janë në burg ndjejnë nevojën më të madhe për ngushëllimin e vërtetë të Risale-i Nurit. Në mënyrë të veçantë ata të rinj të cilët duke vuajtur goditjet e rinisë, po i kalojnë jetët e tyre të reja e të këndshme në burg, kanë aq shumë nevojë për Risale-i Nurin, aq sa kanë nevojë për bukën.
Në të vërtetë, rinia më shumë u jep rëndësi ndjenjave se sa arsyes, dhe ndjenjat, emocionet dhe dëshirat janë të verbëra; ato nuk i marrin në konsideratë pasojat. Ato preferojnë një ons[105] të kënaqësisë së çastit mbi tonet e kënaqësisë së ardhme. Ata të rinj bëjnë vrasje për hir të një minuti kënaqësie hakmarrjeje dhe atëherë vuajnë tetëdhjetë mijë orë dhimbjen e burgut. Një orë kënaqësie e shthurjes në çështjen e nderit mund të shkaktojë nga prapa dhimbjet e mijëra ditëve prej frikës së burgut dhe të armiqve, të cilat shkatë-rrojnë me shqetësime lumturinë e jetës.
Ka edhe shumë kurthe e gracka të tjera, si shembulli i këtyre, për të rinjtë e mjerë për shkak të të cilave ato i transformojnë jetët e tyre më të ëmbëla në jetë të mjeruara e të hidhura. Merre në konsi-deratë shtetin e madh të veriut; ai ka shtënë në dorë pasionet e të rinjve të tij dhe po e trondit këtë shekull me stuhitë e tij; sepse ai ka bërë të ligjshme për të rinjtë e tij bijat e këndshme dhe gratë e njerëzve të drejtë. Këta të rinj veprojnë vetëm sipas ndjenjave të tyre, të cilat janë të verbëra ndaj të gjitha pasojave. Në të vërtetë, duke i lejuar burrat dhe gratë të shkojnë bashkë në banja publike, ata po nxisin imoralitetin. Ata e konsiderojnë të ligjshme për vagabondët dhe për të varfërit të plaçkisin pasuritë dhe pronat e të pasurve. I gjithë njerëzimi dridhet përpara këtyre krimeve dhe katastrofave.
Dhe prandaj është gjëja më e domosdoshme në këtë shekull për të rinjtë muslimanë dhe të rinjtë Turq të veprojnë heroikisht, dhe t’i përgjigjen këtij sulmi që bëhet nga dy drejtime, me shpatat e mprehta, si: “Frutat e Besimit”, dhe “Udhëzuesi për Rininë”, nga Risale-i Nuri. Përndryshe, ata të rinj të mjerë do të shkatërrojnë krejtësisht edhe të ardhmen e tyre në këtë botë, edhe jetët e tyre të këndshme, si dhe lumturinë e tyre në Ahiret dhe jetët e tyre të përhershme, duke i transformuar ato në tortura e vuajtje. Dhe për shkak të abuzimeve dhe shthurjeve ata përfundojnë në spitale, dhe për shkak të mendje-madhësisë dhe teprive në jetë ata bien në burgje. Në moshën e tyre të pleqërisë ata do të qajnë me hidhërim, me mijëra dhimbje e dëshpërime.
Në qoftë se, nga ana tjetër, ata e mbrojnë vetveten me edukimin e Kur’anit dhe me të vërtetat e Risale-i Nurit, ata do të bëhen vërtetë të rinj heroikë, qënie të plota njerëzore, muslimanë të suksesshëm dhe në disa mënyra sundues mbi qëniet e gjalla dhe mbi pjesën tjetër të botës shtazore.
Po, kur një i ri në burg shpenzon një orë nga njëzet e katër orët e ditës së tij të përditshme për kryerjen e pesë kohëve të detyruara të faljes dhe meqenëse burgu bëhet një pengues për gjynahet më të shumta dhe, nëse pendohet për gabimet që ishin shkaku i fatkeqësisë së tij dhe largohet nga mëkatet e tjera të dëmshme dhe të dhimbshme, ashtu siç do të jetë kjo një dobi e madhe për jetën e tij, për të ardhmen e tij, për vendin e tij, për kombin e tij dhe për të afërmit, po ashtu ai do të fitojë me rininë e tij të përkohshme, e cila zgjat dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, një rini të ndritur të përjetshme. Këtë të vërtetë e sihariqojnë dhe e njoftojnë në mënyrë të sigurt të gjitha librat e shpalluar qiellorë, me në krye Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm.
Po, në qoftë se një i ri i tillë shfaq mirënjohjen për mirësinë e këndshme e të kënaqshme të rinisë nëpërmjet maturisë, përmbajtjes, bindjes dhe duke kryer ibadetin, ajo mirësi e dhuruar shtohet dhe nuk pakësohet dhe qëndron pa zhdukje, si dhe bëhet më e këndshme dhe më e bukur. Përndryshe, ajo do të bëhej e kobshme, e dhimb-shme, e trishtueshme dhe tmerr, dhe atëherë ajo do të largohej. Ajo do t’i shkaktonte atij të bëhej si një rrugaç dhe i dëmshëm për të afërmit e tij, për atdheun e tij dhe për kombin e tij.
Në qoftë se i burgosuri është dënuar padrejtësisht, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara, çdo orë do të ishte e barasvlefshme me adhurimin e një dite, dhe burgu do të ishte për të si një qeli, si një vend i veçuar e i mbyllur nga bota. Ai do të konsiderohej si një oshënar midis të drejtëve të kohëve të lashta, të cilët largoheshin për në shpellë që t’ia kushtonin vetveten e tyre adhurimit. Kështu ai mund të jetë si ata oshënarë.
Në qoftë se ai është i varfër, i moshuar, i sëmurë dhe i dëshiruar për të vërtetat e besimit, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara dhe të pendohet, çdo orë do të bëhej e barasvlefshme me adhurimin e njëzet orëve dhe burgu do të bëhej si një shtëpi pushimi për të, dhe për shkak të miqve të tij atje që e vlerësojnë atë me dashuri, burgu bëhet një vend dashurie, trajnimi dhe edukimi. Ai ndoshta do të jetë më i lumtur të qëndrojë në burg se sa të jetë i lirë, sepse jashtë ai ngatërrohet dhe zbulohet para sulmeve të mëkateve nga të gjitha anët. Ai mund të marrë një edukim të plotë nga burgu dhe kur të lirohet nga burgu ai nuk është më vrasës, as i etur për hakmarrje, por është si ndonjë i penduar, i provuar në jetë, që ka fituar sjellje të mirë dhe i dobishëm për kombin e tij. Në fakt, të burgosurit e qytetit të Denizlit u bënë aq me sjellje të mira, në mënyrë të jashtëzakonshme pasi studiuan Risale-i Nurin vetëm për një kohë të shkurtër, saqë disa prej atyre që panë këtë rezultat, thanë: “Të lexosh Risale-i Nurin për pesëmbëdhjetë javë është më efektive për reformimin dhe rregullimin e tyre, se sa t’i fusësh ata pesëmbëdhjetë vjet në burg.”
Meqenëse vdekja nuk vdes dhe exheli është i fshehur, ai mund të vijë në çdo kohë; dhe meqenëse varri nuk mund të mbyllet, dhe grup pas grupi hyjnë në të e humbasin; dhe meqenëse është treguar nëpërmjet të vërtetave të Kur’anit se për ata që besojnë, vdekja transformohet në fletë shkarkimi duke i liruar ata nga asgjësimi i përjetshëm, ndërsa për të këqinjt e të shthururit ajo është zhdukje përgjithmonë në asgjësim të përhershëm, ashtu siç shikohet me sy nga ana e jashtme, dhe është një ndarje e pambarim nga të dashurit dhe nga të gjitha qëniet, sigurisht dhe pa asnjë dyshim, njeriu më fatlum është ai i cili me durim dhe falënderime përfiton nga koha e tij në burg dhe, duke studiuar Risale-i Nurin, punon për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit të tij në rrugën e drejtë.
O njeri i sprovuar me ëndje dhe kënaqësi! Unë jam shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe njoh me siguri të plotë nga mijëra eksperienca, prova dhe ngjarje, se kënaqësia e vërtetë, ëndja pa dhimbje, gëzimi pa hidhërim dhe lumturia e jetës gjenden vetëm në besim dhe në sferën e të vërtetave të besimit. Ndërsa një kënaqësi e vetme e kësaj dyjnaje shkakton dhimbje të shumta, sepse dynjaja, ndërsa të jep kënaqësinë sa një kokërr rrushi, por ama ajo të godet me dhjetë shuplaka pikëlluese duke ta plaçkitur kënaqësinë e jetës.
O njerëz të mjerë që po vuani fatkeqësinë e burgut!.. Meqenëse bota juaj po qan dhe është e dëshpëruar dhe jeta juaj është turbulluar me dhimbje e fatkeqësi, atëherë bëni përpjekjet tuaja me qëllim që të mos qajë Ahireti juaj, dhe që jeta e juaj e përhershme të buzëqeshë e të jetë e ëmbël! Përfitoni nga burgu, sepse ashtu si ndonjëherë, nën rrethana të vështira përballë armikut, që vrojtimi i një ore mund të jetë i barasvlershëm me ibadetin e një viti, po ashtu në këto rrethana të vështira, mundimi i çdo ore i shpenzuar në adhurim bëhet i baras-vlershëm me shumë orë; ai e transformon mundimin në mëshirë.
* * *
بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ اَلسَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَةُ اللّهِ وَ بَرَكَاتُهُ
Me Emrin e Atij të Cilit i takon lavdërimi,
Paqja qoftë mbi ju si dhe mëshira e Zotit dhe bekimet e Tij.
Vëllezërit e mi të dashur besnikë!
Unë do të shpjegoj në “Tre Pika” një ngushëllim të dobishëm për ata që po vuajnë fatkeqësinë e burgut, dhe për ata të cilët me mirësi i ndihmojnë dhe besnikërisht përkujdesen dhe mbikëqyrin ushqimin e tyre, i cili vjen nga jashtë.
Pika e parë: Për çdo ditë nga ditët e jetës, të cilat kalojnë në burg, njeriu mund të fitojë shpërblimin e ibadetit të dhjetë ditëve dhe në efekt mund t’i kthejë orët e tij kalimtare -për sa ka të bëjë me rezultatin- në orë të qëndrueshme të përjetshme. Madje kalimi i pesë ose dhjetë viteve në burg mund të jetë mjet shpëtimi prej një burgu të përjetshëm të miliona viteve.
Kështu, ky fitim i madh është i kushtëzuar për njerëzit e besimit me kryerjen e faljeve të detyruara, me pendimin nga gjynahet që ishin shkaku i burgosjes së tij, dhe me falënderime plot durim. Sigurisht, burgu është një pengesë për shumë gjynahe, ai nuk u jep rast atyre mëkateve.
Pika e dytë: Ashtu si zhdukja e kënaqësisë që shkakton dhimbje, po ashtu zhdukja e dhimbjes jep kënaqësi.
Po, duke menduar ditët e lumtura dhe të kënaqshme të së shkuarës, gjithkush ndjen një dhimbje dëshpërimi shpirtëror, përmallim dhe thotë: “Ah medet!” Dhe duke kujtuar ditët e kobshme e të mërzitshme të së shkuarës, përjeton një lloj kënaqësie meqenëse ato kanë kaluar dhe thotë: “Lavdërimi dhe falënderimi i takojnë Zotit xh.sh.”, që fatkeqësia ka lënë shpërblimin e saj dhe është larguar. Ai psherëtin i lehtësuar. Domethënë një dhimbje e përk-ohshme që zgjat një orë, lë prapa një lloj kënaqësie shpirtërore në shpirt, ndërsa një orë e kënaqshme lë një dhimbje.
Meqenëse realiteti është ky, meqenëse orët e kobshme të kaluara së bashku me dhimbjet e tyre nuk ekzistojnë më e janë zhdukur, dhe ditët dëshpëruese të së ardhmes janë gjithashtu mosek-zistuese në kohën e tashme, dhe se nuk ka dhimbje nga asgjëja, pra nuk vjen dhimbje nga mosekzistenca, atëherë do të ishte marrëzi t’i shfaqësh ankesë tani për orët e dhimbjes së të shkuarës dhe të së ardhmes, të cilat janë mosekzistuese dhe të zhdukura. Përsëri, do të ishte marrëzi ta lësh nefsin urdhërues për të liga e neglizhent pa i kërkuar llogari dhe pastaj ta kalojë kohën me brenga e dëshpërime… A nuk është ky i tillë që vepron kështu një idiot më i madh se sa ai i cili vazhdon duke ngrënë e duke pirë gjatë gjithë ditës pa ndërprerë nga frika se mos bëhet i etur ose i uritur pas disa ditësh?
Po, sa kohë që fuqia e durimit nuk shpërndahet nga e majta e nga e djathta, domethënë, tek e shkuara dhe tek e ardhmja dhe mbahet fort në fytyrën e orës së tanishme dhe të ditës aktuale, kjo do të ishte e mjaftueshme që dëshpërimet të bien nga dhjetë në një.
Madje mua më kujtohet -dhe nuk po ankohem- se ato fatkeqësi, goditje materiale e shpirtërore, sëmundje e vuajtje që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë në jetën time, më ranë brenda pak ditëve ndërsa isha në shkollën e tretë Jusufie. [106] Unë po dërrmohesha në mënyrë të veçantë nga dëshpërimi dhe pikëllimi i zemrës dhe i shpirtit që u shkaktua nga privimi e pamundësia për t’i shërbyer Kur’anit dhe besimit nëpërmjet Risale-i Nurit. Befas, përkujdesja Hyjnore më tregoi të vërtetën e lartëpërmendur, ndërkohë unë u ndjeva i kënaqur me sëmundjen time dëshpëruese dhe me burgosjen, sepse, duke thënë: “Është një përfitim i madh për një njeri të mjerë si unë, i cili pret tek dera e varrit, që ta shndërrojë një orë nga orët, e cila mund të kalojë në shkujdesje, në dhjetë orë ibadet.” Kështu unë e falënderova shumë All-llahun xh.sh. .
Pika e tretë: Ndodhet një fitim i madh me pak përpjekje kur i ndihmon me mëshirë të burgosurit, duke u dhënë atyre ushqimin që kanë nevojë, duke qetësuar plagët e tyre shpirtërore me ngushëllim dhe duke u dhënë furnizimet ushqimore që u vijnë nga jashtë. Këto vlerësohen si dhënie lëmoshe, sa sasia e atyre furnizimeve, dhe shkruhen në regjistrin e punëve të mira të atyre që i marrin përsipër këto shërbime, qofshin ata të cilët i sollën ato ushqime nga jashtë, apo rojet e mbikëqyrësit të cilët i ndihmuan ata, dhe sidomos në qoftë se i burgosuri është i vjetër, ose i sëmurë, ose i varfër ose i vetmuar, atëherë shpërblimi i kësaj dhënie sadekaje shpirtërore rritet shumë herë më tepër.
Kështu, kushti i këtij përfitimi të vlefshëm është të kryesh faljet e detyruara, me qëllim që një shërbim i tillë të jetë për hir të Zotit xh.sh..
Dhe një kusht tjetër është të nxitosh për t’i ndihmuar ata me sinqeritet, me mëshirë e gëzim dhe në një mënyrë të tillë që të mos i bësh ata të ndjehen borxhli dhe të detyruar kundrejt teje.
* * *
بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
اَلسَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَةُ اللّهِ وَ بَرَكَاتُهُ اَبَدًا دَائِمًا
“Me Emrin e Tij të Cilit i takon lavdërimi. Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij.”
Paqja qoftë mbi ju si dhe mëshira e Zotit dhe bekimet e Tij përherë e përgjithmonë.
O shokët e mi në burg dhe vëllezërit në fe!
Më erdhi në zemër që t’ju shpjegoj një të vërtetë të rëndësishme, e cila me leje të Zotit xh.sh. do t’ju shpëtojë ju nga dënimi i dynjasë dhe i Ahiretit.
Ajo është sa vijon:
Për shembull, një person ka vrarë vëllanë e një personi tjetër, ose njërin nga të afërmit e tij. Kjo vrasje që buroi nga kënaqësia e një minuti hakmarrjeje, shkaktoi miliona minuta dëshpërimi për zemrën dhe dënimin e burgut. Dhe frika e hakmarrjes nga të afërmit e njeriut të vrarë dhe shqetësimi se do ta gjejë veten ballë për ballë me armikun e tij, do t’ia dëbojë të gjitha kënaqësitë e tij dhe ëndjet në jetë. Ai vuan torturat e frikës e të zemërimit. Ka vetëm një zgjidhje për këtë dhe ajo është pajtimi të cilin e urdhëron Kur’ani, dhe për tek i cili bëjnë thirrje e nxitje e vërteta dhe realiteti, dobia, humanizmi dhe islami.
Po, në të vërtetë, realiteti dhe interesi është në paqe, sepse exheli, çasti i fundit i jetës, është caktuar, ai nuk ndryshon. Meqenëse çasti i exhelit kishte ardhur, i vrari në çdo rrethanë nuk do të mund të kishte mbetur i gjallë, ndërsa vrasësi u bë mjet për atë paracaktim Hyjnor.
Kështu në qoftë se nuk vendoset paqja, të dyja palët do të vuajnë vazhdimisht torturat e frikës dhe të hakmarrjes. Për shkak të kësaj, Islami urdhëron se: “Një besimtar nuk duhet të mbajë mëri e të rrijë pa i folur një besimtari tjetër për më shumë se tre ditë.! Në qoftë se ajo vrasje nuk erdhi si rezultat i një armiqësie të rrënjosur dhe të një mërie dhe, nëse ka qenë ndonjë hipokrit shkak për ndezjen e zjarrit të ngatërresës, atëherë duhet që paqja të vendoset shpejt, pasi, në qoftë se nuk do të arrihej pajtimi, do të zmadhohej e do të vazhdonte ajo fatkeqësi e pjesshme.
Ndërsa, në qoftë se dy palët do të pajtoheshin, dhe vrasësi do të pendohej për mëkatin e tij, dhe do të vazhdonte të lutej për të vrarin, atëherë të dyja palët do të fitonin shumë dhe do të bëheshin si vëllezër. Në vend të një vëllau të larguar, ai do të fitonte disa vëllezër fetarë; që do t’i dorëzoheshin bashkë caktimit dhe Kaderit të Zotit xh.sh. dhe e fal armikun e tij. Sidomos ata që kanë dëgjuar mësimet e Risale-i Nurit, janë të ftuar që t’i shmangen çdo gjëje që shkakton prishje midis dy vetëve, sepse vëllazëria që ndodhet brenda sferës së Risale-i Nurit, interesi i përgjithshëm, mirëqenia dhe paqja indivi-duale e publike kërkojnë që ata t’i lënë mënjanë të gjitha mëritë e armiqësitë që ekzistojnë midis tyre.
Kështu ishte në burgun e Denizlit; të gjithë të burgosurit të cilët ishin armiq, u bënë vëllezër nëpërmjet mësimeve të Risale-i Nurit. Kjo ishte një arsye për dhënien e pafajsisë sonë, dhe madje u shkaktoi edhe jobesimtarëve dhe kryengritësve të thonë rreth atyre të burgosurve: “Mashaall-llah! Barekall-llah! Çfarë çudirash ka dashur Zoti! Sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh. !” dhe ishte një lehtësim i plotë për ata të burgosur..
Unë vetë kam parë këtu njëqind burra të vuajnë padrejtësi e telashe për shkak të një njeriu të vetëm, saqë ata nuk dalin së bashku me të në oborrin e burgut në kohët e pushimit. Një besimtar burrëror me një ndërgjegje të shëndoshë nuk do t’i shkaktonte kurrë dëm besi-mtarit, edhe sikur të ishte një gabim ose ndonjë interes i vogël vetjak.
Në qoftë se ai bën gabim dhe shkakton dëm, ai duhet të pendohet menjëherë.
* * *
بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
Me Emrin e Atij të Cilit i takon gjithë lavdia!
Vëllezërit e mi të dashur të rinj dhe të burgosur të vjetër!
Unë kam formuar një bindje se, për sa ka të bëjë me përkujdesjen Hyjnore, ju jeni një shkak i rëndësishëm për hyrjen tonë këtu. Domethënë, me ngushëllimet e tij dhe me të vërtetat e besimit, Risale-i Nuri është që t’ju shpëtojë nga dëshpërimi i kësaj fatkeqësie të burgut, nga shumë dëme të kësaj dynjaje, dhe nga të kaluarit e jetës suaj padobi e në kotësi nëpërmjet dëshpërimit e brengës duke e çuar jetën kot në erërat e fantazisë, që ta shpëtojë Ahiretin tuaj që të mos jetë si dynjaja e juaj e dëshpëruar e vajtuese dhe është që t’ju japë ju një ngushëllim të vërtetë.
Meqenëse realiteti i çështjes është ky, natyrisht ju duhet të jeni vëllezër me njëri-tjetrin, si të burgosurit e Denizlit dhe si studentët e Risale-i Nurit. Ju mund të shikoni se ata po kujdesen me shumë vigjilencë për ju dhe duke u lodhur për ju, ata i kontrollojnë të gjitha gjërat tuaja, ushqimin, bukën dhe supën që vjen nga jashtë me qëllim që të mos futet ndonjë thikë midis jush dhe që të mos sulmoni njëri-tjetrin për ta vrarë sikur ju të ishit bisha të egëra, pavarësisht se ju nuk kënaqeni në kohën tuaj të lirë kur dilni për pushim nga frika se mos shpërthen konflikti midis jush. Dhe kështu, o shokët e rinj, që nga natyra jeni trima e të guximshëm! Me një kurajo të madhe morale ju duhet t’u thoni këtyre vëllezërve në këtë kohë:
“Jo thika, por në qoftë se do të na jepeshin edhe mauzerë e revolverë dhe urdhëri për të qëlluar gjithashtu, ne nuk do t’i lëndonim vëllezërit tanë që janë të mjeruar dhe që po vuajnë fatkeqësi ashtu si ne. Nëpërmjet udhëzimit dhe me urdhrin e Kur’anit, besimit, vëllazërisë Islame dhe intereseve tona, ne kemi vendosur që t’i falim ata dhe të mos përpiqemi t’i ofendojmë, madje edhe pse më parë ekzistonin njëqind arsye për mërinë dhe armiqësinë tonë.” Dhe kështu transformojeni këtë burg në një vend të mirë studimi.
* * *
NATËN E KADRIT MË ERDHI NË ZEMËR KJO ÇËSHTJE E RËNDËSISHME. Ajo është siç vijon:
(Shtojca e Stacionit të Dytë e Fjalës së Trembëdhjetë)
Unë do të aludoj shkurtazi për të vërtetën më të shtrirë dhe më të gjatë, e cila më erdhi në zemër Natën e Kadrit. Ajo është siç vijon:
Për shkak të tiranisë së skajshme dhe të despotizmit të kësaj luftës së fundit, dhe të shkatërrimit të saj të pamëshirshëm, qindra të pafajshëm vuajtën fatkeqësi e u rrënuan për shkak të një armiku të vetëm… Të shpartalluarit, të mposhturit në çështjen e tyre ranë në një dëshpërim e pikëllim të madh, ndërsa fitimtarët ranë në një ndëshkim të dhimbshëm të ndërgjegjes për paaftësinë e tyre për të rregulluar e riparuar atë rrënim të tmerrshëm që bënë dhe nga frika se nuk do të ishin të aftë për të ruajtur sundimin e tyre. Për njerëzit u shfaq krejt-ësisht e qartë, se jeta e dynjasë, padyshim është e përkohshme dhe zbukurimet e qytetërimit janë mashtruese dhe narkotike, barna gjumëndjellëse, të cilat nuk sjellin ndonjë dobi. U plagos natyra njerëzore në mënyrë të përgjithshme, esenca dhe aftësitë e saj të larta… U shfaq e qartë dhe e dukshme për të gjithë copëtimi i shkujdesjes, i çudhëzimit, i natyrës së verbër të pajetë duke u thërr-muar nga goditjet e shpatës së Kur’anit prej diamanti… U turpërua forma e vërtetë e politikës së deformuar e tradhtare të Botës, e cila ishte perdja më e gjërë dhe më e dendur për t’i bërë njerëzit të shkujdesur e të çudhëzuar dhe ishte më mbytësja dhe më mashtruesja për shpirtërat e tyre.
Nuk ka dyshim se natyra njerëzore pas sqarimit të këtyre çështjeve do të kërkojë të dashurën e saj të vërtetë, e cila është jeta e qëndrueshme, dhe do të përpiqet për tek ajo me të gjithë fuqinë e saj. Shenjat e saj janë shfaqur në veri të botës, në perëndim dhe në Amerikë. Njeriu do ta mësojë mirë se jeta e dynjasë të cilën e dashuron në mënyrë metaforike është e shëmtuar, e deformuar, e përkohshme e që zhduket shpejt.
Dhe nuk ka dyshim se natyra njerëzore do ta kërkojë Kur’anin e mrekullueshëm, i cili në çdo shekull për një mijë e treqind e gjashtëdhjetë vjet ka pasur treqind e pesëdhjetë milionë studentë, vendimet, dispozitat dhe pretendimet e tij i vërtetojnë me miliona nga dijetarët e thellë e të vërtetë të realitetit. Ai ka qenë i pranishëm në çdo minut me shenjtërinë e tij në zemrat e miliona hafizëve dhe i ka dhënë mësim njerëzimit nëpërmjet gjuhës së tyre. Nëpërmjet stilit të tij të mrekullueshëm dhe të pakrahasueshëm me ndonjë libër tjetër, i jep njerëzimit lajmet e gëzueshme për jetën e përhershme dhe për lumturinë e përjetshme, duke shëruar kështu të gjitha plagët e tyre. Ai i përcjell ato lajme të gëzueshme nga mijëra nga vërsetet e tij të fuqishme e të përsëritura, Ai mund t’i njoftojë ato në mënyrë të qartë, ose me nënkuptime e aluzione me dhjetëra e mijëra herë duke ngritur mbi këto tregues të sigurtë të panumërt, prova vendimtare dhe argumente të qëndrueshëm.
Në qoftë se njerëzimi nuk e humbet krejtësisht mendjen e tij dhe në qoftë se nuk shpërthen mbi të ndonjë Kijamet material apo shpirtëror, ai përfundimisht do të kërkojë Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm, ashtu siç ndodhi në të gjitha kontinentet e botës dhe në të gjitha shtetet e mëdha, dhe në të vërtetë ndodhi në Suedi, në Norvegji dhe në Finlandë; dhe ashtu siç përpiqen që ta pranojnë atë predikues të famshëm nga Anglia. Një Komunitet i rëndësishëm i Amerikës po heton e kërkon një fe të vërtetë. Sigurisht pasi ata t’i kuptojnë të vërtetat e tij, do ta përqafojnë dhe do të kapen pas tij me të gjithë shpirtërat e tyre, sepse Kur’ani nuk ka ndonjë të përngjashëm me të, pra nuk mund të gjesh si Kur’ani lidhur me trajtimin e kësaj të vërtete, dhe nuk do të ketë si ai, dhe asgjë absolutisht nuk mund ta zërë vendin e kësaj mrekullie të madhe.
Së dyti: Meqenëse Risale-i Nuri ka kryer një shërbim si një shpatë diamanti me dorën e kësaj mrekullie të madhe dhe ka detyruar edhe armikun më kokëfortë të nënshtrohet, dhe vepron si një lajmëtar i thesareve të Kur’anit në një mënyrë që ndriçon dhe shëron krejtësisht zemrën, shpirtin dhe ndjenjat dhe nuk ka asnjë burim dhe as autoritet tjetër për të përveç se Kur’anit dhe është mrekullia e tij, në efekt, ai e kryen atë detyrë në mënyrë të përsosur.
Për më tepër, ai i ka dërrmuar plotësisht ateistët kryeneçë dhe propagandën e tyre të tmerrshme kundra tij, e ka thyer dhe e ka bërë copa-copa me trajtesën e Natyrës: “Natyra shkaku apo pasoja!, kalanë më të fuqishme të çudhëzimit me të cilën ‘Natyra’ mbrohej.
Gjithashtu, me çështjen e gjashtë në Trajtesën: “Frutat e Besimit”, së bashku me provat, e para, e dyta, e treta dhe e teta, që janë përfshirë tek libri, “Shkopi i Musait” ka larguar pavëmendshmërinë në mënyrën më të shndritshme, dhe shfaqi dritën e Njësisë në fushat më të gjëra të shkencave moderne dhe në errësirat më të dendura e mbytëse të pakujdesisë…
* * *
ÇËSHTJA E GJASHTË NGA FRUTET E BESIMIT
[Kjo përbëhet nga një provë e vetme e shkurtër e shtyllës së besimit në All-llah, për të cilën ndodhen me mijëra argumente të përgjithshme vendimtare që janë shpjeguar në shumë vende në Risale-i Nur]
Në Kastamonu (një qytet në veri të Turqisë) një grup studentësh të shkollave të mesme erdhi tek unë, duke më thënë: “Na trego neve rreth Krijuesit, sepse mësuesit tonë nuk flasin për Zotin.”
Dhe unë u thashë atyre: “Të gjitha shkencat që ju i studioni, në mënyrë të vazhdueshme flasin për Zotin xh.sh. dhe bëjnë të njohur Krijuesin, secila me gjuhën e saj të veçantë. Mos i dëgjoni mësuesit, dëgjoni ato shkenca.”
Për shembull, një farmaci e pajisur mirë me ilaçe dhe me përgatesa jetësore në çdo kavanoz a shishe, të peshuara në masa të sakta e të çuditshme, padyshim tregon një kimist shumë të aftë dhe një farmacist të urtë e të ditur.
Në të njëjtën mënyrë, me shkallën që është më e madhe, më e plotë dhe më mirë e pajisur se sa farmacia në treg, farmacia e globit tokësor me barnat dhe ilaçet e saja të gjalla në shishet të cilat janë katërqind mijë llojet e bimëve dhe të kafshëve, tregon dhe bën të njohur –madje edhe për sytë që janë të verbër– nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së mjekësisë që ju studioni, të Gjithurtin e Lavdisë, i Cili është Farmacisti i farmacisë madhështore të tokës.
Për të marrë një shembull tjetër, një fabrikë e çuditshme e cila end mijëra lloje tekstilesh prej një materiali të thjeshtë, ajo padyshim bën të njohur fabrikuesin dhe mekanikun e aftë.
Në të njëjtën mënyrë, në cilëndo shkallë që është më e madhe dhe më e plotë se sa fabrika njerëzore, kjo makineri Hyjnore udhë-tuese e njohur si globi tokësor e cila ka qindra e mijëra uzina kryesore, koka, ku në secilën prej tyre ndodhen qindra e mijëra fabrika të përkryera, tregon e bën të njohur nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së inxhinierisë, të cilën ju po e studioni, Fabrikuesin e saj dhe Pronarin.
Dhe, për shembull, një depo, një magazinë ose një dyqan në të cilin janë sjellë dhe rezervuar në mënyrë të rregullt e të sistemuar një mijë e një varietete ushqimesh, pa dyshim kjo bën të njohur një pronar të çuditshëm, një mbikëqyrës të furnizimeve dhe të artikujve ushqimorë.
Në të njëjtën mënyrë, në cilëndo shkallë që është më e madhe dhe më e plotë se sa një depo e tillë apo një fabrikë, kjo ushqimore, ky dyqan ushqimesh i të Gjithëmëshirshmit, i njohur si globi tokësor, kjo anije Hyjnore, kjo depo Hyjnore dhe ky dyqan duke mbajtur mallra e furnizime dhe ushqim të konservuar, i cili në një vit udhëton me rregull rreth një orbite prej njëzet e katër mijë vitesh, dhe duke transportuar grupet e qënieve, që secili grup prej tyre kërkon një lloj të veçantë ushqimi, dhe duke kaluar përmes stinëve në udhëtimin e saj dhe duke e mbushur pranverën me qindra e mijëra nga furnizimet e ndryshme, si një vagon i madh, ua sjell ato krijesave të gjalla të mjera, ushqimi i të cilave ka mbaruar në dimër. Nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së ekonomisë të cilën ju e studioni, kjo depo e tokës bën të njohur dhe bën të dashur administratorin dhe pronarin me shkallën e madhështisë së kësaj depoje në krahasim me atë depo të ndërtuar nga njeriu.
Dhe, për shembull, le të imagjinojmë një ushtri e cila përbëhet nga katërqind mijë lloje kombesh dhe secili lloj a komb ka ushqimin e tij të veçantë e të ndryshëm, përdor armë të ndryshme, vesh uniforma të ndryshme, kryen ushtrime të ndryshme stërvitore, dhe çmobilizimi nga detyrat e tij është i ndryshëm. Në qoftë se kjo ushtri, ky fushim, ka një komandant mrekullibërës i cili i furnizon vetë të gjithë ato kombe të ndryshme, të gjitha furnizimet e tyre të ndryshme, armët, uniformat dhe pajimet pa harruar e ngatërruar asnjërin prej tyre, atëherë sigurisht ushtria e mahnitshme dhe fushimi tregojnë komandantin e jashtëzakon-shëm, dhe e bëjnë atë të dashur me vlerësim e mirënjohje.
Në të njëtën mënyrë, fushimi pranveror i faqes së tokës në të cilën, në çdo pranverë, një ushtrie Hyjnore të rekrutuar rishtazi, që përbëhet prej katërqind mijë lloje të bimëve dhe kafshëve, u jepen të gjithëve uniformat e tyre të ndryshme, racionet e ushqimit, armët, stërvitja dhe çmobilizimi në një mënyrë krejtësisht të plotë e të rregullt nga një komandant i vetëm i përgjithshëm, i cili nuk harron dhe nuk neglizhon asnjërin prej tyre; në cilëndo shkallë, fushimi pranveror i faqes së tokës është më i gjërë dhe më i plotë se sa ushtria njerëzore -kjo nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës ushtarake që ti studion- ua bën të njohur njerëzve të vëmendshëm e të ndjeshëm Sundimtarin e tokës, Mbështetësin, Administratorin dhe Koman-dantin më të Shenjtë duke shkaktuar habi dhe brohoritje. E bën Atë të dashur, të vlerësuar dhe të lavdëruar.
Një shembull tjetër: Me miliona drita elektrike që lëvizin e udhëtojnë në çdo anë të një qyteti të mahnitshëm, ku lënda djegëse e asaj fabrike dhe e atyre llambave elektrike nuk mbaron kurrë, në mënyrë të vetëkuptueshme kjo bën të njohur një mjeshtër çudibërës dhe një elektriçist jashtëzakonisht të talentuar i cili drejton e vë në veprim elektricitetin, i bën llambat lëvizëse, rregullon burimin e energjisë, ndërton fabrikën dhe sjell lëndën djegëse; kjo i bën të tjerët ta përshëndesin, ta duartrokasin dhe ta duan.
Në të njëjtën mënyrë, megjithëse disa nga llambat e yjeve në çatinë e pallatit të botës në qytetin e universit – në qoftë se vlerësohen në mënyrën që thotë astronomia, se ato janë njëmijëherë më të mëdha se sa toka dhe lëvizin shtatëdhjetë herë më shpejtë se sa një gjyle topi, ato nuk e prishin rregullin e tyre, as nuk përplasen me njëra-tjetrën, as nuk shuhen dhe as nuk mbaron lënda e tyre djegëse. Sipas astronomisë, të cilën ju e studioni, këto llamba tregojnë me gishtë-rinjtë e tyre prej drite fuqinë e pafundme të Krijuesit të tyre. Dielli ynë, për shembull, i cili është një milion herë më i madh se globi tokësor dhe një milion herë më i vjetër në moshë, është një llambë dhe sobë në një bujtinë të të Gjithëmëshirshmit të vetëm, me qëllim që të vazhdojë të jetë i ndezur e i ndriçuar, do t’i duhej medoemos aq shumë vaj, sa detet e tokës, aq shumë qymyr sa malet e saj, dhe aq shumë drurë e kërcunj sa njëmijë herë përmasa e tokës, që ai të mos shuhet. Por Ai i cili e ndez dhe e ndriçon atë dhe që ndriçon të gjithë yjet e tjerë të mëdha si ai pa lëndë djegëse, pa dru, pa qymyr dhe duke mos u shuar dhe që i bën ato të udhëtojnë së bashku me një shpejtësi madhështore të pakufishme dhe pa u përplasur me njëri-tjetrin, sigurisht kjo është një fuqi e pafundme dhe një sovranitet madhështor i pakufishëm. Atëherë, ky univers madhështor me llambat elektrike dhe kandilat që ai përfshin, na njoftojnë me dëshminë e yjeve të ndritshëm – sipas masës së shkencës së elektri-citetit që ju po e studioni, Sunduesin, Ndriçuesin, Drejtuesin dhe Autorin e ekspozitës madhështore të gjithësisë; ato e bëjnë atë të Dashur, të Lavdëruar dhe të Adhuruar.
Dhe, për shembull, një libër, në një rresht të të cilit shkruhet hollë e bukur një libër i tërë dhe në çdo fjalë të të cilit shkruhet një sure Kur’ani me një penë të hollë, i cili është më kuptimploti dhe që të gjitha çështjet e të cilit mbështesin njëra-tjetrën; ky libër i mahnitshëm, pa dyshim tregon aftësinë e jashtëzakonshme të shkr-uesit të tij dhe fuqinë e plotë të Autorit të tij. Domethënë, një libër i tillë si ky, padyshim bën të njohur shkruesin dhe autorin e tij së bashku me plotësimet dhe artet e tij, në mënyrë aq të qartë si dita. Ai e bën Atë të vlerësuar me fraza të tilla si: Mashaall-llah, Barekall-llah “Çfarë çudirash ka dashur Zoti xh.sh., “I bekuar ëshë All-llahu!” etj.
Po kështu është libri madhështor i universit. Ne shohim me sytë tonë një penë e cila shkruan në faqen e tokës, që është njëra nga faqet e tij, dhe në pranverë, e cila është një fletë e vetme, treqindmijë lloje bimësh e kafshësh, të cilët janë si treqind mijë libra të ndryshëm, të gjithë së bashku njëri brenda tjetrit, pa gabim apo defekt, pa i ngatërruar ato e pa konfuzion, në mënyrë të përkryer dhe me rregull të plotë. Ndonjëherë shkruan një poemë të shkëlqyeshme prej një fjale të tij, si një pemë, dhe një indeks të plotë të një libri nga një pikë e tij si bërthama.
Ashtu siç shihet qartë para nesh, kjo tregon me siguri se pas tij është një penë rrjedhëse që shkruan, po ashtu, ju duhet të vlerësoni shkallën e domethënies së këtij Kur’ani madhështor i cili është i mbushur pafundësisht plot me kuptime. Në çdo fjalë të tij ndodhen shembuj të shumtë urtësie, shkallën që tregon ky Kur’an madhështor i mishëruar, që është bota, për Krijuesin e tij dhe për shkruesin dhe Autorin e tij, duke e krahasuar me atë libër që u përmend në shembëlltyrë. Dhe kjo në përputhje me masën e shtrirë dhe me vizionin largpamës të shkencës natyrale që ju e studioni dhe të shkencave të leximit dhe të shkrimit që ju i keni praktikuar në shkollë.
Madje, ju kuptoni se duke deklaruar “Zoti është më i madhi!” kjo e bën Atë të njohur. Duke shprehur Fjalët “Lavdia i takon Zotit xh. sh.”, ajo e përshkruan Atë, dhe duke shprehur lavdërime “I gjithë lavdërimi i takon Zotit xh.sh.”, kjo e bën atë të dashur.
Kështu, çdo shkencë nga qindra të tilla si këto bëjnë të njohur Krijuesin e Gjithëlavdishëm të universit së bashku me Emrat e Tij, secila nëpërmjet masës ose shkallës së saj të gjërë, pasqyrës së saj të veçantë, syve të saj largpamës dhe shikimit kërkues e hulumtues; të gjitha bëjnë të njohur Atributet dhe plotësimet.
Ndërkohë unë u thashë studentëve të rinj: Urtësia në përsëritjen e vërseteve të mëposhtme të Kur’anit bëhet me qëllim që të na japë mësim në këtë çështje, e cila është një provë e ndritshme dhe madhështore e Unitetit Hyjnor, dhe që të bëjë të njohur Krijuesin tonë:
رَبُّ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضِ , خَلَقَ السَّموَاتِ وَاْلاَرْضَ
“Krijuesi i qiejve e i tokës” dhe “Ai i krijoi qiejt dhe tokën.”
Unë ua thashë këtë studentëve dhe ata e pranuan plotësisht, duke e vërtetuar atë e duke thënë: “Falënderime të pafundme i takojnë Zotit xh.sh., sepse ne kemi marrë një të vërtetë absolute dhe një mësim të shenjtë!”
Dhe unë thashë: “Njeriu është një makineri e gjallë që pikëllohet nga mijëra dëshpërime e dhimbje të ndryshme dhe merr kënaqësi në mijëra mënyra të ndryshme. Pavarësisht pafuqisë së tij, ai ka armiq të panumërt, materialë e shpirtërorë. Pavarësisht varfërisë së tij të pafundme, ai ka nevoja të pallogaritshme, të jashtme e të brendshme dhe është një krijesë e mjerë që në mënyrë të vazdueshme merr goditjet e vdekjes dhe të ndarjes. Por megjithatë, nëpërmjet besimit dhe adhurimit, ai befas bëhet i lidhur me një Monark aq të Gjithëlavdishëm saqë ai gjen një pikë mbështetje kundra të gjithë armiqëve të tij dhe një burim ndihme për të gjitha nevojat e tij. Si gjithkush, krenohet me nderin dhe rangun e Prijësit të tij tek i cili është lidhur, krenohet me pozitën që e ka tek Ai. Po kështu ju mund ta krahasoni për veten tuaj se sa i kënaqur e mirënjohës, falënderues dhe plot krenari bëhet njeriu kur lidhet nëpërmjet besimit me një të Plotfuqishëm, Fuqia e të Cilit është e pafundme, dhe me një Monark Mëshirëplotë. Duke hyrë në shërbim të Tij nëpërmjet adhurimit me bindje e mirënjohje e transformon exhelin dhe vdekjen për vetveten nga një ekzekutim i përjetshëm me varje në një biletë kalimi dhe në një leje për tek Bota e qëndrueshme.”
Dhe ashtu siç u thashë vëllezërve të mi studentë, po ashtu u them të burgosurve të goditur nga fatkeqësia: “Ai që e njeh Krijuesin dhe që i bindet Atij është fatmadh edhe në qoftë se ai është në burg. Ndërsa ai që e harron Atë është i mjerë dhe i burgosur edhe në qoftë se jeton në një pallat.” Madje, një njeri i shtypur, por fatmadh u tha tiranëve të mjerë të cilët po e ekzekutonin: “Unë nuk po ekzekutohem, por po lirohem dhe po shkoj në lumturi. Veçse ama unë shoh se ju po dënoheni me ekzekutim të përjetshëm, dhe kështu unë po marr hak plotësisht mbi ju.”
Dhe duke thënë: لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ “Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut!”, ai me lumturi dha shpirtin e tij.
سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا اِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا اِنَّكَ اَنْتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[107]
* * *
PIKËLA E “HUVE”
(Njësia Hyjnore)
بِاسْمِهِ سُبْحَانَهُ وَاِنْ مِنْ شَيْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
اَلسَّلاَمُ عَلَيْكُمْ وَ رَحْمَةُ اللّهِ وَ بَرَكَاتُهُ اَبَدًا دَائِمًا
“Me Emrin e Tij, të Cilit i takon lavdërimi, dhe s’ka gjë që të mos lëvdojë lartësinë e Tij ” “Paqja dhe bekimi qofshin mbi ju gjithmonë e përjetë”
Vëllezërit e mi të dashur e besnikë!
Vëllezërit e mi, unë e hodha shikimin në një pikë të hollë që lidhet me Unitetin e All-llahut xh.sh. e cila m’u bë e qartë menjëherë nga aspekti lëndor ndërsa po studioja faqen e ajrit në një udhëtim të përfytyrimit dhe të mendimit. Ajo pikë lidhet me fjalën هُوَ “Ai” tek frazat لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut” dhe قُلْ هُوَ اللّهُ “Thuaj: Ai është Zoti”. Aty m’u bë e qartë se rruga e besimit është shumë e lehtë, e lehtë deri në domosdoshmëri. Kurse rruga e mosbesimit, e humbjes dhe e shirkut është tej mase e vështirë dhe e pamundur. Unë do t’jua shpjegoj atë pikë të gjërë e të gjatë me një tregues të shkurtër .
Po! Ashtu si një grusht dhé që mund të jetë vend për të mbjellë qindra lule, nëse ato do të vendoseshin me rregull në një vazo, po ashtu, në qoftë se kjo çështje do t’i atribuohej apo nënshtrohej natyrës dhe shkaqeve, ajo do të bënte të domosdoshme që çdo grimcë e asaj sasie të vogël dheu të kishte me qindra makineri dhe fabrika jolëndore të zvogëluara, madje sa numri i luleve… dhe të kishte njohuri për t’i bërë të gjitha ato lloje të ndryshme lulesh së bashku me veçoritë e tyre dhe me organet e gjalla. Me fjalë të tjera, ajo grimcë do të duhej të kishte njohuri absolute dhe një fuqi të pakufishme ashtu si dituria dhe fuqia e Perëndisë.
Po kështu është edhe ajri, i cili është një vend ku shfaqet në maksimum vullneti dhe urdhri i All-llahut xh.sh.. Në çdo pjesë të tij, sa madhësia e një thoi të vogël, në erë, në fllad dhe madje në çdo frymë të vogël të njeriut që e harxhon kur shqipton fjalën هُوَ “Hu” “Ai”, ajri kryen detyra të panumërta.
Në qoftë se këto detyra e funksione të pafundme do t’i atribuoheshin natyrës, rastësive apo shkaqeve të rëndomta materiale, atëherë do të duhej të ishin të pranishëm në çdo molekulë ajri e në shkallën më të zvogëluar, çentrale të panumërt telefonikë, qendra, aparate marrëse e dhënëse të të gjitha telefonave, telegrafeve, të radiostacioneve në botë dhe të zërave e të fjalëve të ndryshme e të pakufishme. Dhe do të duhej që ajo molekulë të kishte fuqinë për të përmbushur të gjitha ato detyra e funksione të pafundme në një kohë të vetme, përnjëherësh, ose çdo grimcë e çdo pjesë e ajrit që gjendet në fjalën هُوَ “Huve”“Ai”, duhej të kishte aftësi dhe personazhe jolëndorë sa numri i gjithë përdoruesve të ndryshëm të telefonit, të telegrafistëve dhe të atyre që transmetojnë nëpër radio. Gjithashtu, asaj grimce ajri do t’i duhej të njihte të gjitha gjuhët e dialektet e tyre të ndryshme dhe njëkohësisht t’ua bënte të njohur ato edhe molekulave të tjera. Meqenëse një situatë e tillë shikohet pjesërisht para nesh dhe meqë çdo grimcë e ajrit ka aftësi për këtë, atëherë të atribuuarit i këtyre funksioneve të ajrit natyrës nga ana e jobesi-mtarëve, natyralistëve dhe materialistëve, nuk do të ishte më një pamundësi, por një pafundësi pamundësish e vështirësish aq të shumta sa vetë numri i molekulave të ajrit, gjë e cila duket qart.
Nga ana tjetër, në qoftë se çështja do t’i atribuohej Krijuesit të Gjithëlavdishëm, atëherë ajri me të gjitha grimcat e tij, do të bëhej një ushtar i gatshëm për të marrë urdhërat dhe, me lejen e Krijuesit, me anë të fuqisë së Tij, nëpërmjet lidhjes dhe mbështetjes tek “Ai” dhe me anë të shfaqjes së fuqisë së Krijuesit të vet dhe me një shpejtësi si ajo e shkreptimës, me lehtësinë e shqiptimit të fjalës هُوَ “Hu” “Ai” dhe të lëvizjes së ajrit në të, detyrat e panumërta universale të asaj grimce ajri do të kryhen me aq lehtësi ashtu si një detyrë e vetme dhe e rregullt e një grimce të vogël.
Domethënë, ajri bëhet një faqe e gjërë për shkrimet e pafundme të mrekullueshme e të harmonizuara të Penës së Fuqisë Hyjnore. Grimcat e tij bëhen majat e asaj pene dhe funksionet e asaj grimce bëhen gjithashtu pikat e lapsit të Kaderit Hyjnor. Në këtë mënyrë, çështja bëhet aq e lehtë sa lëvizja e një grimce të vetme.
Unë e pashë këtë të vërtetë të përmbledhur me qartësi të plotë, me detaje dhe në mënyrë të sigurt kur unë po shikoja botën e ajrit dhe po hulumtoja faqen e tij në udhëtimin e shqyrtimit dhe të studimit tim të frazave لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka zot tjetër, veçse Ai” dhe قُلْ هُوَ اللّهُ “Thuaj, Ai është Zoti”, ndërkohë shikova në mënyrën më të sigurtë se në ajrin që gjendet tek fjala هُوَ “Huve” “Ai” ndodhet një provë brilante dhe një shkreptimë e Njësisë së Zotit, të cilën e dëshmova me qartësi të plotë e në detaje. Gjithashtu në kuptimin dhe aluzionet e tij është një tregues i shndritshëm i Njësisë Hyjnore dhe një argument shumë i fuqishëm i Unitetit të Zotit xh.sh. meqë përemri هُوَ “Huve” “Ai” është i papërcaktuar dhe sugjeron pyetjen: “Kujt i referohet ai?” Ndërkohë unë kuptova me njohje të sigurt pse Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm dhe ata që e recitojnë atë, e përsërisin këtë fjalë të shenjtë në stacionin e Njësisë.
Në qoftë se do të vendoseshin në një letër të bardhë, me madhësinë e një pike, dy apo tre pika, atëherë çështja do të ngatërrohej dhe në qoftë se një njeri kryen shumë punë të ndryshme për një çast, sigurisht ato do të ngatërroheshin dhe në qoftë se do të viheshin shumë pesha të rënda mbi një gjallesë të vogël, ajo do të shtypej; në të njëjtën mënyrë, në qoftë se shumë fjalë do të dilnin nga një gjuhë dhe hyjnë në vesh të gjitha së bashku në të njëjtën kohë, pa dyshim rregulli i tyre do të prishej dhe ato do të shkaktonin turbullira. Por unë pashë krejtësisht i sigurt dhe me treguesin e fjalës هُوَ “Ai”, që u bë çelës e busull, me mijëra pika të ndryshme e mijëra shkronja e fjalë që ishin vendosur në çdo molekulë. Do të vazhdonte kjo gjendje madje në çdo grimcë të elementit të ajrit, duke udhëtuar në mendimin tim, dhe shikova se ato as nuk u përzien me njëra-tjetrën as nuk prishën rregullin, duke bërë shumë detyra të ndryshme të veçuara…
Dhe këto i kryenin pa u çoroditur megjithëse asaj pjese dhe molekule ajri u janë ngarkuar shumë pesha të ndryshme të rënda, ato nuk shfaqin dobësi, nuk mbeten prapa dhe vazhdojnë në përputhje me rregullin, tamam sikur ato molekula të kishin veshë dëgjues të vegjël të të njëjtës masë me të tyren, ku ato mijëra fjalë të ndryshme të hynin në ato mënyra të ndryshme e të dilnin në ato veshë e gjuhë të vegjël, në kuptim, pa u përzier dhe pa u prishur…
Duke hyrë në ato veshë të vegjël dhe duke dalur prej atyre gjuhëve shumë të holla, të gjitha molekulat dhe çdo pjesë e vogël duke i kryer ato veprime të mahnitshme me një liri të plotë, me gjuhën e gjendjes së tyre tërheqëse e dëshmojnë këtë të vërtetë të lartëpërmendur dhe me gjuhët e tyre duke thënë : لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka Zot tjetër veçse Ai” dhe قُلْ هُوَ اللّهُ اَحَدٌ “Thuaj, Ai është Zoti, Një i Vetëm”, dhe molekula udhëton përmes përplasjeve të valëve në stuhitë e tërbuara të motit të keq që shkrepëtin e gjëmon, pa prishur në asnjë mënyrë rregullin e tyre apo të ngatërrojë detyrat e tyre. Tek ato, një detyrë nuk është pengesë për një detyrë tjetër… Unë e pashë këtë me siguri të plotë.
Atëherë çdo grimcë e çdo molekulë ajri, ose duhej të kishte urtësi të pakufishme, njohuri absolute, dëshirë e fuqi të pafundme dhe forcë për të qenë sunduese absolute mbi të gjitha grimcat e tjera me qëllim që ajo të mund t’i kryejë të gjitha këto funksione, por kjo është absurde dhe e pamundur aq sa numri e grimcave, madje, një gjë të tillë nuk do të mund ta imagjinonte asnjë shejtan, ose ndryshe, është e vetëku-ptueshme dhe e vërtetë që provohet në shkallën më të lartë e të sigurtë të njohjes, se faqja e ajrit funksionon me anë të urtësisë dhe të diturisë së pakufishme të Krijuesit të Gjithëlavdishëm dhe është një faqe e ndryshueshme e penës së fuqisë Hyjnore dhe e caktimit të Tij. Ajo është si një tabelë për të shkruar e për të fshirë, e njohur si tabela e vërtetimit, e cila ka funksionin e “Leuhul Mahfudh” -Pllakës së ruajtur- në botën e transformimit dhe të ndryshimit.
Si rrjedhim, ashtu si elementi i ajrit që shfaq çudirat e lartëpër-mendura dhe manifestimin e Unitetit Hyjnor, vetëm në detyrën e transmetimit të tingujve e të zërave, po ashtu në të njëjtën kohë ai tregon pamundësitë e pakufishme të çudhëzimit. Gjithashtu ajri kryen detyra të tjera shumë të rëndësishme si, përcjellja e forcave të holla si drita, përcjellja e elektricitetit, zërave, forcave tërheqëse dhe shtytëse, duke i realizuar me një perfeksionim të plotë e pa i ngatërruar fare. Njëkohësisht, ashtu siç i përmbushte detyrat e lart-përmendura me perfeksionim, gjithashtu ai kryen edhe detyra esen-ciale për jetët e të gjitha bimëve dhe kafshëve, si frymëmarrjen dhe pjalmimin me një rregullsi të plotë. Kjo provon në mënyrën më të prerë se ajri është një fron i tillë i Urdhërave dhe i Vullnetit Hyjnor. Pastaj arrita në një përfundim të saktë se ajri provon në mënyrë vendimtare, se kurrësesi në asnjë aspekt nuk mund të ndodhet ndonjë mundësi e rastësive apo e forcës së verbër, e natyrës së shurdhër, e shkaqeve të ngatërruara të paqëllimta, e materies së pafuqishme, të pajetë dhe të paditur, që të ndërhyjnë në shkrimet dhe në detyrat e faqes së ajrit.
Ndërkohë kuptova se çdo grimcë dhe çdo pjesë e ajrit thotë me gjuhën e gjendjes së saj: لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ “Nuk ka Zot tjetër përveç Atij”. dhe قُلْ هُوَ اللّهُ اَحَدٌ “Thuaj, Ai është Zoti, Një i Vetëm” Dhe ashtu siç i pashë këto çudira nga aspekti lëndor i ajrit me çelësin “Huve” هُوَ “Ai”, në të njëjtën kohë, edhe elementi i ajrit u bë çelës si fjala “Huve” هُوَ “Ai”, për botën e shëmbëllesës dhe për botën e kuptimit.
(Pjesa e mbetur e kësaj trajtese për tani nuk m’u lejua që të shkruhej. Me mijëra përshëndetje për të gjithë.)
* * *
[88] Kur’an, 17: 82
[89] Kur’an, 36: 69
[90] Një ngjarje e tillë ndodhi në Amerikë.
[91] Kur’an, 36: 69
[92] Kur’an, 21: 104
[93] Kur’an, 7: 54
[94] Kur’an, 36: 53
[95] Kur’an, 62: 1
[96] Kur’an, 17: 44
[97] Kur’an, 8: 24
[98] Kur’an, 6: 95
[99] Kur’an, 3:6
[100] Kur’an, 39: 67
[101] Kur’an, 7: 54
[102] Kur’an, 39:5
[103] Kur’an, 18: 1
103 Njëra nga këto është Risale-i Nuri dhe është i dukshëm për shikimin e të gjithëve. (Autori)
[105] 283 g.
[106] Aludon për burgun e Afjonit kur hyri ustadh Said Nursi. (përkthyesi)
[107] Kur’an, 2: 32
***