Kjo Fjalë përbëhet nga dy Stacione, prej të cilëve i Dyti nuk është shkruar akoma. Tre Pika ndodhen në Stacionin e Parë.]
PIKA E PARË
بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
لاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَا اَتَوْا وَيُحِبُّونَ اَنْ يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا فَلاَ تَحْسَبَنَّهُمْ بِمَفَازَةٍ مِنَ الْعَذَابِ وَلَهُمْ عَذَابٌ اَلِيمٌ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Mos mendo se ata të cilët kënaqen me çfarë kanë bërë, dhe që duan të falënderohen për çfarë nuk kanë bërë, pra mos mendo se ata janë të shpëtuar nga ndëshkimi. Dhe për ta ka ndëshkim të dhimbshëm.[184]”
Një goditje disiplinuese për nefsin tim urdhërues për të liga: O Nefsi im i pamenduar, i joshur pas mburrjes, i dashuruar pas famës, i dhënë pas lavdërimit dhe që s’të gjendet shoku në egoizëm!
Në qoftë se do të ishte një pretendim i drejtë, se burimi i fikut dhe i mijëra frutave të tij, është fara e tij e vockël, dhe se të gjitha kokrrat e rushit në qindra vilet duke u varur nga një degë e thatë e hardhisë të prodhoheshin nëpërmjet mjeshtërisë së degës, dhe se ata të cilët përfitojnë prej tyre duhet të lavdëronin e vlerësonin degën dhe farën, atëherë ndoshta ti do të kishe të drejtë të krenoheshe e mburreshe për mirësitë me të cilat je ngarkuar. Por në fakt ti meriton të qortohesh vazhdimisht, sepse nuk je si bërthama dhe si dega: Meqenëse ke vullnetin e lirë, ti e zvogëlon vlerën e atyre mirësive nëpërmjet mburrjes tënde, ti i shkatërron ato me mendjemadhësinë tënde; nëpërmjet mosmirënjohjes tënde, ti i shfuqizon ato; nëpërmjet pretendimeve të tyre si pronë e jotja, ti i lëshon duart sipër tyre në mënyrë të paligjshme.
Detyra jote nuk është të krenohesh për veprat e tua, por vetëm të japësh falënderime. Ajo që të përshtatet ty nuk është fama, por modestia e përulësia. E drejta jote nuk është të mburresh, por pendimi dhe të kërkuarit falje. Plotësimi yt nuk qëndron në egoizëm, por në njohjen e Zotit e në të kërkuarit udhëzim prej Tij.
Po, o nefsi im! Ti në trupin tim i ngjason ‘Natyrës’ në botë. Të dyja ju (nefsi, natyra) u krijuat për të marrë të mirën dhe për të qenë gjëja të cilës i referohet e keqja. Domethënë, ju të dy nuk jeni vepruesi dhe as burimi, por marrësi (vendi i veprimit) dhe pasivja. Ju keni vetëm një efekt, dhe ai është të qënit shkaku i së keqes, sepse ju nuk pranuat, siç duhet, një të mirë që buron nga mirësia absolute. Gjithashtu ju të dyja u krijuat si perde me qëllim që gjërat që janë të shëmtuara në dukje të cilave nuk u shikohet bukuria, t’ju atribuohen ju, dhe që ju të ishit si dy mjetet e Esencës më të Shenjtë Hyjnore duke u pranuar të jetë e pastruar e pa mangësi. Por, ju keni marrë një formë krejtësisht të kundërt me detyrën e natyrave tuaja.
Megjithëse nga paaftësia juaj e keni transformuar të mirën në të keqe, ju sikur po veproni si ortakë të Krijuesit tuaj. Kjo do të thotë se ai që adhuron veten dhe që adhuron natyrën është në një marrëzi të skajshme dhe po kryen një krim shumë të madh.
O nefsi im! Mos thuaj: “Unë jam një vend manifestimi, dhe dikush që manifeston bukuri, është i bukur,” sepse meqenëse nuk e ke përvetësuar atë, ti nuk je një vend manifestimi, por një vendkalim për tek ai.
Dhe mos thuaj: “Midis njerëzve unë jam përzgjedhur; këto fruta dhe këto vepra të bukura tregohen nëpërmjet meje. Kjo do të thotë se unë kam disa merita.” Jo! Ruajna Zot! Ato të janë dhënë ty së pari sepse ti je më i falimentuari, më i nevojshmi dhe më i dëshpëruari se gjithkush tjetër.[185] Prandaj të janë dhënë ato ty.
PIKA E DYTË
Kjo pikë shpjegon një mister të vërsetit:
اَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ
“I Cili përsosi çdo gjë që Ai krijoi.”[186] dhe është siç vijon:
Në çdo gjë, madje edhe në gjërat që duken më të shëmtuarat, ndodhet një aspekt i bukurisë së vërtetë. Po, çdo gjë në univers, çdo ngjarje ose është e bukur në vetvete, e cila quhet vetë bukuria, ose është e bukur nga rezultatet e saj, e cila quhet bukuri nëpërmjet të tjerave. Ndodhen disa ngjarje që në dukje janë të shëmtuara e të ngatërruara, por nën atë perde të dukshme, gjenden shembujt më të shndëritshëm të bukurisë dhe të rregullit.
Shkurtazi, poshtë perdes së shirave të stuhishëm dhe tokës janë fshehur buzëqeshjet e luleve të bukura të panumërta dhe bimët e mirorganizuara. Dhe prapa perdeve të shkatërrimit të egër dhe të ndarjeve të përvajshme e të trishtueshme të vjeshtës është shkarkimi nga detyrat e jetëve të tyre prej kafshëve të vogëla të këndshme, miqtë e luleve, në mënyrë të tillë që t’i ruajnë ato nga përplasjet e erës dhe nga torturat e mundimit të ngjarjeve të dimrit, të cilat janë shfaqjet e fuqisë Hyjnore dhe të lavdisë, nën perden e të cilave rruga përgatitet për pranverën e re të bukur. Poshtë perdes së ngjarjeve si stuhitë, tërmetet, murtajat, dhe epidemitë, është zbulimi i shumë luleve të fshehura jolëndore. Farërat e shumë potencialeve, të cilat nuk janë zhvilluar, mbijnë, mugullojnë e rriten bukur për shkak të ngjarjeve të cilat në dukje janë të shëmtuara, sikur përbysjet e përgjithshme dhe ndryshimi universal të ishin një shi jolëndor.
Por për shkak se njeriu është i dashuruar pas anës së jashtme dhe është egocentrik, ai merr në konsideratë veçse anët e jashtme të çështjeve dhe i shpall ato të shëmtuara. Meqenëse është egosit, ai arsyeton sipas rezultatit që e shikon vetë, dhe e gjykon atë të jetë e shëmtuar. Ndërsa në qoftë se, prej qëllimeve të gjërave vetëm njëra shikon tek njeriu, mijërat shikojnë tek Emrat e Krijuesit të tyre.
Për shembull, njeriu i vlerëson të jenë të dëmshme dhe të pakuptimta bimët dhe pemët me gjemba të cilat janë midis mrekullive të mëdha të fuqisë së Krijuesit. Ndërsa ato janë heronj të armatosur mirë për t’i ruajtur e mbrojtur ato bimë e pemë ndaj atyre që duan t’i dëmtojnë. Dhe për shembull, shqiponjat, skifterët duke sulmuar trumcakët është në dukje e papajtueshme me mëshirën. Por nëpërmjet këtij sulmi, zbulohen aftësitë e trumcakut. Dhe për shembull, ai e konsideron “borën” të jetë shumë e ftohtë dhe jotërheqëse, por nën atë perde të ftohtë e të pakëndshme, ndodhen qëllime aq të ngrohta dhe rezultate aq të ëmbëla saqë nuk mud t’i përshkruajë njeriu. Gjithashtu, meqenëse njeriu është egoist dhe adhuron anën e jashtme të gjërave dhe prandaj e gjykon çdo gjë sipas fytyrës që shikon tek vetja e tij, ai supozon se shumë çështje të cilat janë brenda rrethit të sjelljeve të mira e të sakta të jenë e kundërta e tyre dhe jashtë atij rrethi. Për shembull, në vështrimin e njeriut, diskutimi me të tjerët rreth organit të tij seksual është gjë e turpshme, por kjo perde e turpit është në fytyrën që shikon njeriun. Ndërsa fytyrat që shikojnë krijimin, artin, qëllimet e tij të bashkëlindura dhe synimet janë perde të cilat në qoftë se do të konsideroheshin me syrin e urtësisë, janë krejtësisht korrekte. Turpi nuk i prek fare ato.
Kështu, disa shprehje të Kur’anit të gjithurtë, i cili është burimi i mirësjelljes dhe i etikës së drejtë, janë në përputhje me këto fytyra dhe perde. Pikërisht poshtë fytyrave të dukshme të krijesave dhe ngjarjeve, të cilat na duken neve të shëmtuara, ndodhet një art shumë i bukur dhe i urtë dhe fytyra shumë të bukura duke shikuar krijimin e tyre, të cilat shikojnë tek Krijuesi i tyre; gjithashtu ndodhen shumë perde të bukura të cilat fshehin urtësinë e tyre. Dhe për më tepër, ndodhet një numër i madh çështjesh, të cilat në pamje të jashtme duken të ngatërruara e të çrregullta, por në realitet janë shkrimet më të shenjta dhe më të mirorganizuara…
PIKA E TRETË
اِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ اللّهُ
“Thuaj (o Muhammed): “Nëse vërtetë e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua, All-llahu do t’ju dojë ju.”[187]
Meqenëse në univers ndodhet në mënyrë të dukshme një bukuri arti, dhe kjo është e sigurt, atëherë kjo bën të domosdoshme vërtetimin me një siguri aq të madhe dhe aq reale dhe me shkallën e shikimit të saj, pra vërtetimin e profetësisë së Muhammedit a.s.m., sepse bukuria e artit dhe format e stolisura bukur të këtyre krijesave të bukura tregojnë se tek Modeluesi –Krijuesi- i tyre ndodhet një vullnet domethënës për të bërë të bukurën dhe një dëshirë e fuqishme për të stolisur. Ky vullnet e kjo dëshirë tregojnë se tek Krijuesi ndodhet një dashuri e lartë dhe një prirje e shenjtë drejt plotësimeve të Artit që Ai e shfaq tek krijesat e Tij. Dhe kjo dashuri e prirje kërkojnë të jenë më të orientuara e të përqëndruara mbi njeriun, i cili është më i ndritshmi e më i ploti midis qënieve. Dhe njeriu është fruti i vetëdijshëm i pemës së krijimit dhe fruti është pjesa më gjithë-përfshirëse dhe më e skajshmja, pjesa me shikimin më të përgjithshëm dhe me vetëdijen universale. Dhe njeriu me shikimin më gjithë-përfshirës dhe me vetëdijen universale mund të jetë më i lartësuari dhe individi më i ndritshëm, i cili do të takohet dhe do të ketë adresim prej Krijuesit Hirplotë; që do ta shpenzojë vetëdijen e tij universale dhe shikimin e gjithanshëm krejtësisht në adhurimin e Krijuesit të tij, në vlerësimin e artit të Tij dhe në falënderim për mirësitë e Tij.
Tani, dy tabela dhe dy sfera shfaqen. Njëra nga ato është sfera më e madhe dhe më e mirorganizuar e Hyjnisë dhe tabela më e bukur dhe më e stolisur e artit… Tjetra është: Sfera më e ndritshme dhe më e lulëzuar e adhurimit dhe tabela më e gjërë dhe gjithëpërfshirëse e mendimit, reflektimit, admirimit, falënderimit dhe besimit. Sfera e dytë vepron me të gjithë fuqinë e saj në emrin e sferës së parë.
Kështu, do të kuptohet qartë se sa i lidhur ngushtë me Krijuesin është udhëheqësi i sferës së dytë, e cila u shërben qëllimeve të Krijuesit që lidhen me shpikjet plot art të Tij dhe sa i dashur e i pranuar është Ai në shikimin e Tij.
A do të ishte e arsyeshme të pranohej që Autori Gjithëbujar i këtyre krijesave të bukura, i Cili e do artin e Tij dhe i Cili merr në konsideratë madje edhe shijet e gojës, të qëndronte indiferentë ndaj krijesës së Tij më të bukur, i cili me një thirrje admirimi e vlerësimi që bën i shkakton Fronit dhe tokës të jehojnë, dhe me një lutje falënderimi e lartësimi sjell në ekstazë tokën e detin dhe që janë kthyer drejt Tij me adhurim? A nuk do të fliste Ai me atë apo të qëndronte pasiv? A mund të mos e bënte atë të dërguar, apo të mos dëshironte që sjellja e tij e lavdërueshme t’u kalonte të tjerëve? A do të ishte e mundur që Ai të mos flasë me të dhe të mos e bënte atë profetin e Tij? Jo, kurrësesi.
اِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللّهِ اْلاِسْلاَمُ , مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ
“Padyshim feja tek All-llahu është Islami, Muhammedi është i Dërguari i All-llahut.”
* * *
OFSHAMAT E VAJTIMIT TË NJË ZEMRE TË DËSHPËRUAR, AGIMI I DITËVE TË ROBËRIMIT TË MBUSHURA ME NDARJE E MËRGIME.
سَحَرْ حَشْرِيسْتْ دَرُو هُشْيَارْ دَرْ تَسْبِيحْ هَمَه شَىْ ..بَخَوابِ غَفْلَتْ سَرْسَمْ نَفْسَمْ حَتَّى كَىْ ..عُمْرْ عَصْرِيسْتْ سَفَرْ بَاقَبْرْ مِى بَايَدْ زِهَرْ حَىْ .. بِبَرْخِيزْ نَمَازِى چُو نِيَازِى گُو بِكُنْ آوَازِى چُونْ نَىْ ..بَگُو يَا رَبْ پَشِيمَانَمْ خَجِيلَمْ شَرْمْسَارَمْ اَزْ گُنَاهْ بِى شُمَارَمْ پَرِيشَانَمْ ذَلِيلَمْ اَشْكْ بَارَمْ اَزْ حَيَاتْ بِى قَرَارَمْ
غَرِيبَمْ بِى كَسَمْ ضَعِيفَمْ نَاتُوَانَمْ عَلِيلَمْ عَاجِزَمْ اِخْتِيَارَمْ بِى اِخْتِيَارَمْ اْلاَمَانْ
گُويَمْ عَفُوْ جُويَمْ مَدَدْ خَواهَمْ زِدَرْگَاهَتْ اِلهِى
Flladi i shfaqjes fryn në kohën e agimit të hershëm,
Zgjohuni, o sytë e mi, në agim;
Kërkoji Zotit përkujdesje,
Agimi i hershëm është koha e pendimit për gjynahqarët,
Zgjohu, o zemra ime, duke u penduar në agim,
Duke kërkuar falje tek dera e Krijuesit tënd.
[184] Kur’an, 3:188
[185] Vërtetë, Unë isha jashtë mase i lumtur që e heshta nefsin e Saidit të Ri deri në këtë cak në këtë diskutim, dhe thashë, “Një mijë herë, të lumtë, të bekoftë Zoti”
[186] Kur’an, 32: 7
[187] Kur’an, 3: 31
***