بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ
اَللّهُ لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ لَهُ اْلاَسْمَاءُ الْحُسْنَى
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Zoti, nuk ka zot tjetër përveç Atij; Atij i takojnë Emrat më të Bukur dhe më të lartë.”[285]
Një mbret ka tituj të ndryshëm në sferat e sundimit e të qeverisjes së tij, ka cilësi të ndryshme midis klasave të Tij dhe ka Emra e shenja të ndryshme në nivelet e sundimit të tij… për shembull: Ai ka Emrin Gjykatësi i Drejtë në sistemin e drejtësisë, Mbret në administratën shtetërore, Komandant i përgjithshëm në ushtri, dhe Kalif në sferat ligjore të Sheriatit… Në qoftë se duke bërë një analogji me këto, i njeh Emrat dhe titujt e tjerë të Tij, ti do të kuptoje se një mbret i vetëm mund të ketë një mijë emra e tituj në sferat e sundimit të Tij dhe në nivelet e Qeverisë së tij. Është sikur, nëpërmjet personalitetit të Tij kolegjial dhe të telefonit, sundimtari është i pranishëm në çdo sferë të qeverisë së tij, është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në të dhe nëpërmjet ligjeve të tij, rregullave e përfaqësimeve, ai shikon e shikohet; dhe prapa perdes në çdo shkallë ai rregullon e shikon, qeveris e vëzhgon nëpërmjet urdhrit të tij, njohjes dhe fuqisë.
Dhe është ekzaktësisht e njëjta gjë për Krijuesin, Mbështetësin e të gjitha botëve, i Cili është Sunduesi i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë; në shkallët e Hyjnisë së Tij Ai ka Atribute, Emra e tituj të cilat janë të gjitha të ndryshme, por që shikojnë njëra-tjetrën; në sferat e Hynisë së Tij Ai ka shenja e Emra të ndryshëm, të cilët janë njëri brenda tjetrit; në veprat e Tij madhështore Ai ka përfaqësues e Emërtime të ndryshme, të cilët i ngjasojnë njëri-tjetrit; në dispozitat e fuqisë së Tij, Ai ka tituj të cilët janë të gjithë të ndryshëm, por që aludojnë për njëri-tjetrin; në manifestimet e Atributeve të Tij Ai ka shfaqje të shenjta të cilat janë të gjitha të ndryshme por që tregojnë njëra-tjetrën; në shfaqjet e akteve të Tij Ai ka vendime e dispozita të urta të cilat janë prej llojeve të shumta por që plotësojnë njëra-tjerën; në artin e Tij shumëngjyrësh dhe në shumëllojshmërinë e krijesave Ai ka aspekte madhështore të Hyjnisë të cilat janë të gjitha të ndryshme por që shikojnë njëra-tjetrën. Dhe së bashku me këtë, në çdo botë dhe në çdo lloj të qënieve shfaqet titulli i njërit prej Emrave të bukur. Në çdo sferë një emër është dominant, kryesori, dhe emrat e tjerë janë të varur tek Ai, madje ato janë të përfshirë brenda tij. Për më tepër, në çdo nivel të krijesave, shumë a pak, e madhe apo e vogël, e veçantë apo e përgjithshme, Ai ka një shfaqje nëpërmjet një manifestimi të veçantë, një Hyjnie të veçantë dhe një Emri të veçantë. Domethënë, megjithëse Emri në çështje është i përgjithshëm dhe përfshin gjithçka, veçse ama Ai është kthyer drejt një gjëje me një qëllim dhe një rëndësi, sikur të ishte i posaçëm vetëm për atë gjë.
Dhe përveç kësaj, Krijuesi i Gjithëlavdishëm është afër çdo gjëje, megjithëse ndodhen larg afërsisht shtatëdhjetë mijë perde të ndritshme që e fshehin Atë. Ti mund të krahasosh se sa shumë perde ndodhen nga shkallët e Emrit “Krijues”, duke filluar nga shfaqja e Emrit “Krijuesi i yt” ajo shkallë e pjesshme që lidhet me krijueshmërinë e Emrit të Krijuesit dhe duke përfunduar tek shkalla më e madhe e “Krijuesit të të gjitha botëve”, tek ai titull më i lartë.
Kjo do të thotë se ti mund të arrish limitet e shfaqjeve të Emrit “Krijues” dhe të futesh tek ato nëpërmjet perdes së krijueshmërisë, me kusht që ta lësh universin prapa teje, dhe atëherë ti afrohesh tek sfera e Atributeve. Meqenëse perdet kanë dritare të cilat shikojnë tek njëra-tjetra, Emrat shfaqen njëri brenda tjetrit, aktet shikojnë tek njëri-tjetri, shëmbëlltyrat futen njëra brenda tjetrës, titujt aludojnë për njëri-tjetrin, shfaqjet i ngjasojnë njëra-tjetrës, rregullimet e ndihmojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën dhe disa plane të Hyjnisë i japin ndihmesë njëra-tjetrës, sigurisht kjo bën të domosdoshme për atë që e njohu All-llahun xh. sh. nëpërmjet njërit prej Emrave të Tij, titujve, ose shkallëve të Hyjnisë, e kështu me radhë që të mos mohojë Emrat e tjerë, titujt dhe aktet, por sigurisht duhet të kuptojë se Ai -Emri- është Ai -Krijuesi-, dhe të mos dëmtohet në qoftë se mbetet i fshehur nga shfaqjet e Emrave të tjerë dhe që nuk kaloi nga shfaqja e një Emri për tek tjetri.
Për shembull, në qoftë se ai shikon veprat e Emrit “Krijues i Gjithë-fuqishëm” dhe nuk shikon veprat e Emrit “I Gjithëdituri”, ai person mund të bie në çudhëzimin e natyrës. Prandaj ai gjithmonë duhet të kalojë me shikimin e tij përreth tij dhe të lexojë se All-llahu është هُوَ هُوَ اللّهُ“Ai”, “Ai”! dhe Ai është Zoti!, dhe të shikojë shfaqjen e Tij në çdo gjë. Dhe veshi i tij të dëgjojë nga çdo gjë shprehjen: قُلْ هُوَ اللّهُ اَحَدٌ “Thuaj, All-llahu është Një” dhe t’i vërë veshin kësaj. Dhe gjuha e tij duhet të recitojë gjithmonë: لاَ اِلهَ اِلاَّ هُو بَرَابَرْ مِيزَنَدْ عَالَمْ “Nuk ka zot tjetër, përveç Atij”, dhe ta shpallë atë.
Kur’ani i qartë, me dekretin اَللّهُ لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ لَهُ اْلاَسْمَاءُ الْحُسْنَى “Nuk ka zot tjetër, përveç Atij,! Atij i takojnë Emrat më të Bukur” tregon këto të vërteta që ne i kemi përmendur.
Në qoftë se dëshiron t’i shikosh ato të vërteta të larta nga afër, shko e pyet një det të ashpër që buçet nga dallgët, dhe një tokë të lëkundur nga tërmetet duke u thënë atyre: “Çfarë thoni ju të dyja? Ti do të dëgjosh se ato të dyja janë duke thënë: “Ja Xhelil! Ja Xhelil! Ja Aziz! Ja Xhebbar!” O i Gjithëlavdishëm! O i Gjithëlavdishëm! O i Gjithëfuqishëm! O Detyrues!
Pastaj, shiko tek kafshët e vogëla dhe tek të vegjëlit e tyre që po ngrihen e zhvillohen me mirësi e mëshirë në det dhe në tokë dhe pyeti: Çfarë jeni duke thënë? Sigurisht ato do të thonë: “Ja Xhemilu! Ja Xhemilu! Ja Rahimu! Ja Rahimu!” O Hirplotë! O Hirplotë! O Mëshirëplotë! O Mëshirëplotë![286]
Pastaj dëgjoji qiejt se si thërrasin: “Ja Xhelilu Dhul Xhemali!” O I Gjithëlavdishmi i Bukurisë! Pastaj jepia dëgjimin tënd tokës e cila thotë: “Ja Xhemilu Dhul Xhelali!” O Hirploti i Gjithëlavdisë! Pastaj dëgjoji me vëmendje kafshët; ato janë duke thënë: “Ja Rahmanu, Ja Rezzak! O i Gjithëmëshirshëm, o Furnizues!” dhe pyete pranverën, që ti të dëgjosh shumë Emra si: “Ja Hannanu! Ja Rahmanu! Ja Rahimu! Ja Kerimu! Ja Letifu! Ja Atufu! Ja Musavviru! Ja Munevviru! Ja Muhsinu! Ja Muzejjinu! O i Dhembshur, O i Gjithëmëshirshëm, O Mëshirëplotë! O Gjithëbujar, O Zemërbutë, O Zemërdhembshur, O Dhënësi i Formave, O Dritëdhënës, O Mirëbërës, O Zbukurues!
Pyete një njeri i cili është vërtetë njeri, shiko se si ai i reciton Emrat e bukur të All-llahut dhe si ato janë të shkruara në Ballin e Tij. Në qoftë se do t’i shikoje me vëmendje, edhe ti gjithashtu mund t’i lexosh ato. Është sikur Universi të ishte një orkestër e madhe duke kënduar e përkujtuar Emrat e Bukur Hyjnorë. Duke kombinuar këngën më të vogël me refrenet më të fuqishme ajo prodhon një harmoni sublime e shumë të hollë. Ju mund të bëni analogji të tjera në të njëjtën mënyrë.
Sigurisht, njeriu është vendi, mishërimi i shfaqjes së të gjitha Emrave Hyjnorë, por Emrat duke qenë të ndryshëm, kanë shkaktuar shumëllojshmëritë në univers dhe ndryshimet në adhurimin e engjëjve; gjithashtu kanë shkaktuar shumëllojshmëri deri në një farë shkalle edhe midis njerëzve; madje ligjet e ndryshme të profetëve, rrugët e ndryshme të Evlijave dhe tarikatet e ndryshme të dijetarëve të pastër kanë buruar nga ky mister. Për shembull, së bashku me Emrat e tjerë, Emri El Kadiru!, I Gjithëfuqishmi, ishte mbizotërues tek Isai a.s. (Jezusi); tek ata të cilët ndjekin rrugën e dashurisë së vërtetë, mbisundon Emri “El Vedud” I Dashuri; ndërsa tek ata që ndjekin rrugën e shqyrtimit dhe të reflektimit dominon Emri “El Hakim”, I Gjithurti.
Kështu, në qoftë se dikush është edhe mësues, edhe oficer, edhe sekretar gjyqi, edhe inspektor në administratën shtetërore, në secilën zyrë ai ka lidhje, detyra, obligime, paga, përgjegjësi, ngritje në përgjegjësi, si dhe armiq e rivalë të cilët janë shkaku i dështimeve të tij. Ai shfaqet para mbretit dhe shikon mbretin me shumë tituj të ndryshëm. Kërkon ndihmë prej tij me gjuhë të shumta. Ai u drejtohet shumë titujve të Sundimtarit dhe kërkon ndihmën e tij në shumë forma me qëllim që të shpëtojë nga sherri i armiqve të tij.
Në të njëjtën mënyrë, njeriu, i cili është privilegjuar me shfaqjen e Emrave të shumtë Hyjnorë dhe që është ngarkuar me detyra të shumta dhe që është i sprovuar me armiq të shumtë, ai përmend për mbrojtje shumë nga Emrat e Bukur të All-llahut në lutjet e tij, në duatë e tij. Ashtu si Muhammedi Arab a.s.m., i cili është shkaku i krenarisë së njerëzimit dhe me të vërtetë ishte njeriu më i plotë, lutej dhe kërkonte mbrojtje nga zjarri me njëmijë e një Emra në Duanë e tij të titulluar, Xheushen el Kebir. Dhe kështu, për shkak të këtij misteri, sureja, En-Nas:
قُلْ اَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ,مَلِكِ النَّاسِ , اِلٰهِ النَّاسِ, مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ,
“Thuaj: ‘I mbështetem Zotit të njerëzve, Mbisunduesit të njerëzve, të Adhuruarit të njerëzve, që të më ruajë nga e keqja e vesvesit, e pëshpëritjes së djallit.”[287]
urdhëron që ne t’i kërkojmë mbrojtje All-llahut nëpërmjet tre titujve dhe tek: بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ Bismil-Lahir-Rrahmanirr-Rrahim, “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”, tregon kërkimin e ndihmës nëpërmjet tre Emrave. /www.zell.al / Bediuzzaman Said Nursi, Fjala 24