“Thuaj (o Muhammed): Zoti im kujdeset për ju vetëm nga duaja juaj drejtuar Atij (asnjë rëndësi nuk do t’u jepte ju Krijuesi në qoftë se nuk do të ishte duaja juaj),”[1]

PIKA E PARË:

Dije se duaja, lutja, është një mister madhështor i adhurimit; madje ajo është palca –thelbi- dhe shpirti i ibadetit. Ashtu siç e kemi përmendur në shumë vende të tjera, duaja është tre llojesh:

Ÿ Lloji i parë i duasë: Kjo është duaja nëpërmjet gjuhës së aftësive të natyrshme të vendosura tek gjëja. Kështu të gjitha farërat, kokrrat e drithit dhe bërthamat i bëjnë dua Krijuesit të Gjithurtë, duke thënë: O Krijuesi ynë! Na bëj neve të rritemi! Bëji të vërtetat tona të vogëla të mbijnë e të mugullojnë dhe na transformo neve në realitetin madhështor të një peme, me qëllim që ne të mund të shfaqim në detaje qëndisjet e Emrave të Tu!”

Një lloj tjetër duaje – nëpërmjet gjuhës së aftësisë së natyrshme- është kjo: grumbullimi së bashku i shkaqeve. Grumbullimi i shkaqeve është një dua për krijimin e pasojave. Domethënë shkaqet fitojnë një pozitë me anë të të cilës ato bëhen si një gjuhë e gjendjes së natyrshme nëpërmjet të cilës ato bëjnë lutje dhe kërkojnë pasojën (rezultatin) nga i Gjithëfuqishmi i lavdisë. Për shembull, uji, nxehtësia, dheu dhe drita marrin qëndrimet dhe një gjendje rreth një fareje dhe, ato gjendje formojnë një gjuhë, pra ato gjendje sikur të ishin një gjuhë që flet me dua duke thënë: “O Krijuesi ynë, bëje këtë farë një pemë!”

Po, pema, e cila është një mrekulli e çuditshme e fuqisë, nuk mund t’u atribuohet atyre lëndëve të pavetëdijshme, të pajeta e të thjeshta; do të ishte e pamundur që ajo t’u atribuohej atyre shkaqeve. Atëherë grumbullimi i shkaqeve është një lloj duaje?

Ÿ Lloji i dytë i duasë: Kjo është nëpërmjet gjuhës së nevojës së natyrshme. Ajo është një lloj duaje e bërë nga të gjitha krijesat e gjalla të cilat i kërkojnë Krijuesit të tyre t’ua plotësojë atyre nevojat dhe dëshirat, të cilat janë përtej fuqisë dhe vullnetit të tyre, nga vende të paparashikuara dhe në kohë të përshtatshme.

Sepse i Gjithurti dhe Mëshirëploti ua dërgon nevojat e tyre dhe dëshirat në kohën e duhur, nga vende që ato nuk i dinin, përtej fuqisë dhe dëshirës së tyre. Duart e tyre nuk mund t’i arrijnë ato. Domethënë, dhënia e kësaj mirësie e favori është vetëm se përgjigje ndaj një duaje të natyrshme.

Shkurtazi: E gjitha ajo  që ngjitet tek prania Hyjnore nga të gjitha qëniet e universit është duaja e natyrshme. Ato gjëra të cilat janë shkaqe i kërkojnë pasojat nga Zoti i Gjithëfuqishëm.

Ÿ Lloji i tretë i duasë: Kjo është duaja e qënieve të vetëdijshme e cila buron nga nevoja e tyre. Edhe kjo dua, gjithashtu, është dy llojesh:

I Pari: Kjo dua është pothuajse gjithmonë e pranueshme në qoftë se do të bëhej në një kohë të një nevoje të madhe, ose është krejtësisht e përputhshme me nevojën e natyrshme, ose është e afërt me gjuhën e prirjes dhe të aftësisë së bashkëlindur, ose është e pastër dhe e sinqertë që buron nga thellësia e zemrës. Pjesa më e madhe e përparimit njerëzor dhe zbulimet janë rezultati i këtij lloji duaje. Gjërat që ata i imagjinojnë të jenë një burim krenarie janë rezultati i asaj që në efekt është njerëzimi me gjuhën e sinqertë të aftësisë së bashkëlindur dhe prandaj ajo u pranua. Për sa kohë që nuk ndodhet asgjë që t’i pengojë ato dhe për sa kohë që ato të jenë në përputhje me kushtet, duatë e bëra nëpërmjet gjuhës së aftësisë dhe të nevojës së natyrshme, janë gjithmonë të pranueshme.

Lloji i dytë: Kjo është duaja e mirënjohur tek ne: edhe kjo gjithashtu është dy llojesh: Njëra është nëpërmjet fjalës, Për shembull, të plugosh tokën është një dua nëpërmjet veprimit; njeriu e kërkon rizkun nga Furnizuesi i Tij i Gjithurtë, e kërkon vetëm prej Tij dhe jo prej tokës; toka (dheu) është një derë për një thesar të mëshirës së Tij të gjërë dhe jo tjetër, njeriu e troket atë derë nëpërmjet plugut.

Ne do t’i kapërcejmë duke i lënë detajet e llojeve të mbetura dhe do të shpjegojmë në dy ose në tre pikat vijuese një ose dy sekrete të duasë nëpërmjet fjalës.

PIKA E DYTË.

Efekti i duasë është i madh. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se duaja vazhdon dhe fiton universalitet. Kjo dua pothuajse gjithmonë ka një rezultat, në të vërtetë rezultati i saj është i vazhdueshëm. Madje mund të thuhet: Njëri nga shkaqet e krijimit të botës ishte duaja, meqenëse duaja e madhe e profetit më të madh a.s.m. i cili paraprin botën Islame e cila bën të njëjtën dua; dhe ata paraprijnë të gjithë njerëzimin, i cili bën të njëjtën dua… ajo dua është: Lumturia e përjetshme, dhe ajo është njëri nga shkaqet e krijimit të botës. Domethënë, Krijuesi i të gjitha botërave e dinte nëpërmjet dijes së Tij të parapërjetshme se ai profet fisnik a.s.m. do t’i kërkonte Atij lumturinë e përjetshme dhe një manifestim të Emrave Hyjnorë në emrin e njerëzimit, madje në emrin e të gjitha qënieve.

Dhe All-llahu xh.sh. e pranoi atë dua madhështore dhe krijoi Universin.

Meqenëse duaja ka këtë rëndësi të madhe dhe këtë gjërësi të gjithanshme, atëherë a do të ishte e mundur që ajo të mos pranohej?

A do të ishte e mundur që duatë e bëra gjatë gjithë kohës për njëmijë e treqind e pesëdhjetë vjet nga treqind milionë njerëz dhe nga numra të pallogaritshëm të qënieve të bekuara midis njerëzve, xhindeve, engjëjve dhe qënieve shpirtërore, për personin e Muhammedit a.s.m. me qëllim që ai të arrijë Mëshirën gjithëpërfshirëse Hyjnore dhe lumturinë e përjetshme, si dhe përmbushja e qëllimeve të tyre, të mos pranoheshin? A do të ishte e mundur që duatë e tyre të refuzoheshin?

Meqenëse këto dua kanë fituar universalitet, shtrirje dhe vazhdimësi deri në këtë masë dhe kanë arritur nivelin e gjuhëve të aftësive dhe të nevojës së natyrshme, atëherë, me siguri, si rrjedhim i tyre, Muhammedi arab a.s.m. është në një rang të tillë dhe në një shkallë, sa që në qoftë se të gjitha mendjet do të grumbulloheshin së bashku për ta përfshirë realitetin e asaj shkalle, ato do të ishin të pamundura për ta përfshirë atë.

Dhe kështu, o Muslimanë! Ndërmjetësi që ju do të keni në Ditën e Ringjalljes është ky profet i dashur a.s.m.. Prandaj përpiqu që të fitosh shefaatin e tij duke ndjekur sunnetin e tij të pastër.

Në qoftë se ti thua: Meqenëse ai është i Dashuri i Zotit xh.sh., çfarë nevoje ka ai për të gjitha këto dua e salevate, bekime?

Përgjigjja: Ai a.s.m. është i lidhur me lumturinë e të gjithë komunitetit të tij dhe ai ka pjesën e tij prej asaj që arrin çdo anëtar i Ummetit të tij nga llojet e lumturisë; ai gjithashtu dëshpërohet dhe lëndohet për çdo fatkeqësi që i godet ata.

Dhe pavarësisht se shkallët e plotësimit dhe të lumturisë lidhur me të janë të pafundme, meqenëse ai dëshiron me zell të madh që anëtarët e panumërt të Ummetit të tij të arrijnë llojet e panumërta të lumturisë për një kohë të pakufishme dhe, meqenëse ai lëndohet me llojet e panumërta të mjerimeve të tyre, atëherë sigurisht ai është i denjë dhe  i nevojshëm për salevate të pafundme, për dua dhe mëshirë.

Në qoftë se ti thua: Ndonjëherë duatë bëhen për çështje që janë të përcaktuara, të prera. Ashtu, si për shembull, duatë që bëhen në kohën e eklipseve të hënës dhe të diellit. Gjithashtu, ndonjëherë duatë bëhen për gjëra të cilat nuk do të ndodhin kurrë?

Përgjigjja: Ashtu siç është shpjeguar në Fjalë të tjera, duaja është një lloj adhurimi. Nëpërmjet duasë, shërbëtori shpall pafuqinë dhe varfërinë e vet. Sa për qëllimet e jashtme, ato janë kohët e atyre duave dhe të adhurimit përgjërues; ato nuk janë rezultatet e duave dhe dobitë e adhurimit dhe, rezultatet e tij shikojnë tek Ahireti. Prandaj, në qoftë se nuk do të arriheshin qëllimet e kësaj dynjaje, nuk mund të thuhet: “Duaja nuk u pranua”, por, duhet të thuhet: “Koha për duanë nuk ka mbaruar akoma.”

Gjithashtu, a do të ishte e mundur që të mos pranohej duaja për lumturi të përjetshme, të cilën e bëjnë të gjithë njerëzit e besimit në të gjitha kohërat, në mënyrë të vazhdueshme, me sinqeritet të plotë, me dëshirë të fortë dhe me përgjërim, a do të ishte e mundur që të mos e pranonte Mëshirëploti Absolut – i Cili sipas dëshmisë së të gjithë universit zotëron mëshirë të pafundme – këtë dua, dhe a do të ishte e mundur që të mos bëhej realitet ajo lumturi e përjetshme? Jo, kurrë!

PIKA E TRETË:

Ndodhen dy mënyra në të cilat duaja e vullnetshme nëpërmjet fjalës pranohet. Ajo ose pranohet pikërisht ashtu siç u dëshirua, ose jepet ajo që është më e mirë.

Për shembull, dikush bën dua që Zoti t’i dhurojë një djalë, dhe All-llahu i Gjithëfuqishëm i jep atij një vajzë, si Merjemi, mbi të qoftë shpëtimi. Atëherë, nuk duhet të thuhet: “Duaja e tij nuk u pranua”, por se “Ajo u pranua në një formë më të mirë.”

Gjithashtu, ndonjëherë një person bën lutje për lumturinë e tij në këtë dynja, dhe ajo i pranohet atij për Ahiretin. Prandaj, nuk mund të thuhet: “Duaja e tij u refuzua”, por se “Ajo u pranua në një formë më të dobishme.Gjithashtu, meqenëse Zoti i Gjithëfuqishëm është i Gjithurtë, ne kërkojmë vetëm prej  Tij dhe Ai na trajton neve në përputhje me Urtësinë e Tij. Një njeri i sëmurë nuk duhet ta përgojojë e shpifë urtësinë e doktorit i cili e kuron atë.

Në qoftë se ai i kërkon atij ta kurojë me mjalt, dhe doktori ekspert i jep atij kininë, ai nuk duhet të thotë: “Doktori nuk më dëgjoi mua”. Përkundrazi, doktori i dëgjoi ofshamat dhe rënkimet e tij; ai i dëgjoi ato dhe iu përgjigj atyre. Ai arriti më të mirën se atë çfarë kërkoi.

PIKA E KATËRT:

Fruti më i mirë, më i holli, më i ëmbëli dhe më i menjëhershmi dhe rezultati i duasë, është  siç vijon:

Personi i cili bën lutje e di se ndodhet dikush që e dëgjon zërin e tij, që dërgon ilaç për sëmundjen e tij, që e mëshiron atë dhe që dora e fuqisë së të cilit arrin gjithçka. Ai nuk është i vetëm në këtë bujtinë të madhe të dynjasë; ndodhet Një Gjithëbujar i Vetëm që kujdeset pas tij dhe e bën atë miqësor. Dhe duke e imagjinuar vetveten në praninë e të vetmit i Cili mund t’ia plotësojë të gjitha nevojat e Tij dhe t’i zmbrapsë të gjithë armiqtë e tij të panumërt, ai ndien një gëzim e lehtësim dhe ka hedhur një peshë aq të rëndë sa dynjaja dhe thërret:

 “I gjithë lavdërimi i takon Zotit, Mbështetësit të të gjitha botërave!”

PIKA E PESTË:

Duaja është shpirti i adhurimit dhe rezultati i besimit të sinqertë, sepse ai i cili bën dua tregon nëpërmjet saj se ndodhet Dikush i cili sundon të gjithë universin. Ai i Cili njeh gjërat më të vogëla rreth meje, Ai mund t’i realizojë qëllimet e mia më të largëta; shikon çdo gjendje timen dhe dëgjon zërin tim.

Prandaj meqenëse Ai i dëgjon zërat e të gjitha qënieve, Ai gjithashtu dëgjon edhe zërin tim. Ai i bën të gjitha këto gjëra, dhe prandaj unë i pres edhe çështjet e mia më të vogëla vetëm prej Tij. Unë i lutem vetëm Atij për ato.

Kështu, shikoje gjërësinë e madhe të besimit të sinqertë në Unitetin e Zotit xh.sh. të cilën e jep duaja dhe ëmbëlsinë dhe pastërtinë e dritës së besimit që ajo shfaq.

Kape kuptimin e vërsetit,

 “Thuaju, Zoti im kujdeset për ju vetëm nga duaja juaj drejtuar Atij.”[2]

Dhe dëgjoje dekretin e Tij,

 “Dhe Zoti juaj thotë: ‘M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem (për lutjen që më bëtë Mua).”[3]Është e vërtetë thënia:

“Në qoftë se Unë nuk do të kisha dashur të jepja, Unë nuk do ta kisha dhënë nevojën.”

 

 “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti!”[4]

O Zot! Jepi bekime shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m. nga parapërjetësia për tek paspërjetësia, sa numri i gjërave të pranishme në njohjen Hyjnore, edhe familjes së tij dhe sahabëve dhe, na ruaj neve dhe na mbro nga dëmi, dhe mbroje fenë tonë. Amin. Dhe i gjithë lavdërimi i takon Zotit, Mbështetësit të të gjitha botërave.

 

I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm!

Said Nursi

 

* * *

 [1] Kur’an, 25: 27

[2] Kur’an, 25: 77

[3] Kur’an, 40: 60

[4] Kur’an, 2: 32