Mësoje se çfarë nefsi dëshiron më shumë janë:
– Qëndrueshmëria; dhe
– Përjetësia.
Në qoftë se nefsi nuk do ta mashtronte vetveten me ndonjë qëndrueshmëri të rreme, ai nuk do të merrte kënaqësi prej asgjëje në jetë.
- O Nefs që kërkon qëndrueshmëri!
– Vazhdo të përmendësh të Qëndrueshmin e Vetëm që të mund të fitosh qëndrueshmëri;
– Dhe ji si një pasqyrë duke reflektuar Dritën e Tij me qëllim që të mos shuhesh.
– Gjithashtu, me qëllim që të pastrohesh, ji një sedef për margaritarin e Tij;
– Me qëllim që të jesh përjetësisht i gjallë,
ji një trup për flladin e Dhikrit [përmendjes] së Tij;
– Me qëllim që të mos biesh në humnerën e pafund të mosekzistencës, kapu fort pas filamentit ndriçues, i cili është një rreze prej njërit prej Emrave Hyjnorë;
- Në qoftë se një frut do të ishte i pakujdesshëm ndaj asaj që e mbështet dhe e mban, dhe tërhiqet për tek një dritë e jashtme që i buzëqesh në fytyrë, ai frut do të shkëputej prej kërcellit të saj dhe do të binte me kokë.
- O Nefs! Kapu fort pas Atij, i Cili të mban e të mbështet, sepse nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë pjesët e qënies tënde janë nën kujdestarinë e Tij, dhe vetëm njëra pjesë që mbetet është lënë amanet tek ti.
Vendose edhe atë pjesë gjithashtu në anijen që mban pronat e Tij, dhe gjej qetësi.
- Dije se ti je i paaftë që ta krijosh dhe të mbash veten tënde; dhe në qoftë se duart e tua janë shumë të shkurtëra që të të sjellin ty ndonjë të mirë, atëherë të gjithë njerëzit e tjerë dhe shkaqet më të largëta apo vepruesit janë më të paaftët për të pasur një dorë në krijimin tënd.
- Shiko nëse ti do të mund ta bëje gjuhën tënde, e cila është një pemë fjalësh, një pellg i shijeve, dhe një çentral komunikimi!
Në qoftë se ti nuk mund ta bësh atë dhe kurrë nuk do të jesh në gjendje ta bësh, Atëherë mos bëj shirk [mos i përshkruaj ortakë Zotit], sepse
“Të përshkruarit ortakë Zotit është padrejtësia dhe gabimi më i rëndë” (Kur’an, 31:13).
Bediuzzaman Said Nursi