Shkaqet janë thjesht të jashtme.

  • Gjithandej universit misteri i bashkëpunimit është edhe i fshehur në krijesat, edhe i përhapur gjërësisht në to.

Të lidhura ngushtë në çdo pjesë të tij janë:

– Ndihma e ndërsjellë; dhe

– Përgjigjia reciproke ndaj nevojave.

Kjo tregon se Vetëm një Fuqi Gjithëpërfshirëse do të mund ta bënte këtë, dhe të krijonte grimcën duke e vendosur në mënyrë të përshtatshme për të gjitha lidhjet e saja.

  • Çdo shkronjë dhe çdo rresht prej Librit të Botës është e gjallë.

Nevoja e shtyn secilin dhe i bën të njihen me njëri tjetrin.

Ngado që vijnë, ato i përgjigjen thirrjes për ndihmë;

Në Emrin e Unitetit Hyjnor ato takohen me rrethinat e tyre.

Çdo Fjalë e gjallë ka një fytyrë dhe një sy që i shikon të gjitha fjalitë.

  • Madhēshtia Hyjnore dhe Dinjiteti Hyjnor kërkojnë që Shkaqet natyrale të jenë veçse një Perde për Dorën e Fuqisë në shikimin e mendjes.
  • Ndërsa Uniteti Hyjnor dhe Lavdia Hyjnore kērkojnë që Shkaqet natyrale t’i tërheqin prapa duart e tyre dhe të mos kenë asnjë ndikim real në Veprat e Fuqisë.

Kjo do të thotë që Shkaqet të mos ndērhyjnë në krijueshmëri dhe të mos kenë absolutisht asnjë ndikim real.

  • Veprat plot mjeshtëri artistike që gjenden në çdo qoshe të krijimit, në mënyrë të qartë, hedhin poshtë aftësinë krijuese të shkaqeve.

Pikērisht skalitjet e Penës së Fuqisë në çdo pikë të krijimit, domosdoshmērisht, e refuzojnë ekzistencën e Ndërmjetësive.

  • Ndodhet një Mrekulli e madhe në Rregullin e Universit.

Shiko! Ka një mrekulli në Shkrimin e Kozmosit; Në qoftë se -për të supozuar të pamundurën- shkaqet natyrore do të bëheshin veprues të efektshëm duke poseduar vullnet, atëherë ato në pafuqi të plotë do të binin në Sexhde-përkulje për tokë-përpara mrekullisë sē Tij Xh.sh duke e vërtetuar Atë dhe duke thënë:

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk kemi fuqi, o Krijuesi ynë.Ti je i Gjithëfuqishmi i Parapërjetshëm, Zotëruesi i Madhështisë”.

 

 

Bediuzzaman Said Nursi