Hz. Muhamedi (s.a.s) ka qenë më i miri i njerëzve në aspektin e imanit, edukates dhe largimit nga gjynahet. Askush nuk ka arritur të frikesohet nga Allahu, të jetë më i lidhur me Allahun, të përqendrohet në ibadete dhe të ketë edukatë më të lartë se Ai (s.a.s). Ai (s.a.s) është pronari i personalitetit më të bukur dhe është shembull të cilit i duhet shkuar pas, ndjekur dhe bindur. Jeta e Tij (s.a.s) është e mbushur me shembuj për ata të cilët duan ti fitojnë veprimet që i çojnë në fitimin e kënaqësisë së Allahut. Këtu do të paraqesim disa shembuj të delikatesës që Profeti (s.a.s) tregonte në robërinë ndaj Allahut (xh.xh).
- PËRQËNDRIMI DHE NDJESHMËRIA QË TREGONTE RASULULLAHU (s.a.s) NDAJ NAMAZEVE.
Profeti (s.a.s) përpiqej që krahas udhëheqjes së punëve të shtetit e të popullit, të kryente detyrën e shpjegimit të fesë që ishte edhe qëllimi themeltar i dërgimit të tij si profet nga ana e Allahut. Shohim që krahas namazeve farz që i falte në Xhamine Profetike, pëkundër lodhjes dhe mundimeve të shumta, vazhdonte namazet me përqëndrim të madh edhe kur shkonte në dhomën e tij për të pushuar. Në lidhje me këtë, sipas transmetimit te Hz. Aishes, Profeti (s.a.s) vazhdonte të falte namaz derisa këmbët i enjteshin nga qëndrimi në këmbë. Kur Hz. Aisheja e kishte pyetur : “O i Dërguar i Allahut! Ti vazhdon të mundohesh kështu edhe pse Allahu ti ka falur të gjitha gjynahet e shkuara e të ardhme”? Ai (s.a.s) i ishte përgjigjur: “O Aishe! A të mos bëhem një rob falenderues” ? Sipas transmetimit te Mugire b. Shube Profeti falte namaz derisa i fryheshin këmbët.
Abdullah b. Omeri e kishte pyetur Hz. Aishen : A mund të më tregosh ngjarjen më të cuditshme që e ke parë nga Resulullahu (s.a.s)? Hz. Aisheja kishte qarë dhe kishte thenë: “Çdo sjellje e tij është e çuditshme”. Një natë erdhi pranë meje më preku dhe më tha: “O Aishe, a më jep leje që sonte ta kaloj natën me ibadet”? Pas kësaj unë i thashe: “O i Dërguar i Allahut! Mua më pëlqen prania jote, më pëlqejnë ato që pëlqen Ti , më pelqen edhe të besh ibadet, ke leje!” Pasi thashë këtë Resulullahu (s.a.s) u ngrit, iu afrua ibrikut, mori abdest pa derdhur shumë ujë dhe filloi të falte namaz. Qante, madje nga te qarat iu kishte lagur mjekrra. Pastaj u mbeshtet në një anë dhe përsëri qante. Pastaj erdhi Bilali dhe e thirri për namazin e sabahut. Kur Bilali e pa duke qarë e pyeti: “O i Dërguar i Allahut! Megjithese Allahu ti ka falur gjynahet e shkuara dhe të ardhme, çfarë të bëri ty te qash?” Pas kësaj Profeti (s.a.s) tha: “O Bilal! A të mos bëhem nje rob falenderues? Si të mos qaj? Allahu sonte ma zbriti ajetin: “Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës ka argument të qarta për ata që kanë arsyje dhe intelekt”. Pas kësaj tha: “ Mjer për atë që e lexon dhe nuk mendon për këtë.” Siç shihet Hz. Aisheja nuk ka fjetur, i ka vëshrtuar me kujdes veprimet e Resulullahut (s.a.s), i cili ishte larguar me kujdes nga krevati dhe duke treguar rëndësinë e ibadetit që bënte në shtëpi i Dërguari i Allahut i ka bërë një shërbim të madh ummetit. Ajo që e ka reflektuar dhe ka dhënënjohurinë kryesore rreth jetës familjare të Resulullahut (s.a.s) ka qenë kjo, Hz. Aishja, pra nëna jonë.
2. NDJESHMËRIA QË TREGOI PROFETI (s.a.s) PËR NAMAZIN NË SEMUNDJEN E FUNDIT TE TIJ.
Profeti (s.a.s) edhe kur po bëhej gati të shtegtonte për në ahiret mendonte për namazin dhe nuk neglizhonte ti jepte porosi të rëndësishme ummetit. Ubejdullah b. Abdillah tregon: “Shkova pranë Hz. Aishes dhe e pyeta: S’do me tregosh diçka për sëmundjen e Rasulullahut (s.a.s)”? Ajo tha: “Sëmundje iu përkeqsua”, pastaj Rasulullahu pyet: “A e falën njerëzit namazin”? O i Dërguar i Allahut, njerëzit të presin Ty i thamë ne. Pas kësaj Profeti (s.a.s) tha: Hidhni ujë në legen për mua. Bëmë ashtu siç tha Profeti (s.a.s) dhe u la. Pastaj u përpoq të ngrihej, por i ra të fikët. Pasi erdhi në vete pyeti përsëri: “A e falën njerëzit namazin?”… kjo gjendje u përsërit 3 herë. Më vonë Resulullahu ndjeu nje lehteësim dhe duke u shoqëruar nga dy vetë shkoi për namazin e drekës. Hz. Ebu Bekri ishte bërë imam i xhematit. Kur e pa Profetin (s.a.s) filloi të tërhiqej prapa, por Profeti (s.a.s) i bëri me shenjë që të mos tërhiqet prapa. Dy vetëve që i kishte pranë u tha: “më ulni pranë tij”. Ata e ulën pranë Hz. Ebu Bekrit. Ebu Bekri (r.a) ishte në këmbë dhe i lidhur pas namazit të Resulullahut (s.a.s), ndërkaq xhemati ishte i lidhur pas namazit të Ebu Bekrit. Siç shihet, Profeti (s.a.s) ndonëse ishte aq i sëmurë sa që nuk mund të rrinte as në këmbë e të shkonte në xhami pa ndihmen e dikujt, pyeste a e kishin falur njerëzit namazin dhe digjej nga dashuria për t’iu bashkuar xhematit.
3. PROFETI (s.a.s) E MBANTE GJATË LEXIMIN E KUR’AN-it GJATË NAMAZIT
Transmetohet se Resulullahu (s.a.s) në namaze, sidomos në ato që i falte vetëm e mbante gjatë leximin e Kur’anit. Hudhejfe (r.a) tregon: “Një natë fala namaz bashkë me profetin (s.a.s). Ai filloi ta lexonte suren Bekara, ndërsa unë thashë me vete “kur ti mbarojë 100 ajete do të shkojë në ruku”, por Ai vazhdoi. Unë thashë me vete “do ta mbarojë të gjithë suren në një rekat”, por Ai përsëri vazhdoi. Ai filloi suren Nisa. Edhe atë e lexoi. Pastaj filloi suren Al-i Imran, edhe atë e lexoi. Lexonte ngadalë, në ajetet ku kishte dhikër bënte dhikër, kur arrinte në ajete të kërkesës (mëshirë dhe falje) kërkonte, kur arrinte në ajete të mbrojtjes kërkonte mbrojtjen e Allahut…”
Ky hadith tregon se Profeti (s.a.s) ndonjëherë kur falte namaz e mbante gjatë leximin. Megjithatë, Profeti (s.a.s) ka kërkuar që gjatë namazit me xhemat leximi të jetë i lehtë (shkurtër). Në lidhje me këtë Ai ka thënë: “ Nëse dikush nga ju bëhet imam le ta falë namazin në mënyrë të lehtë, sepse në mesin tuaj ka të vegjël, pleq, të dobët e të sëmurë. Kur të falet vëtëm, le të falet si te dojë. Kur ta zgjasë namazin, le ta zgjasë sa të dojë”.
Hz. Enes thotë për mënyrën e të falurit të namazit të Resulullahut (s.a.s) se: “Unë asnjëherë nuk kam falur namaz mbas një imami që e fal namazin më lehtë dhe më të plotë sesa Pejgamberi (s.a.s). Në qoftë se gjatë namazit dëgjonte të qarat e një fëmije për të mos e mërzitur të ëmën e shkurtonte namazin”. Përsëri sipas transmetimit të Hz. Enesit (r.a), Profeti (s.a.s) thotë kështu: “Unë shpeshherë kur ngrihem për të falur namaz dua ta fal atë gjatë, por kur dëgjoj të qarat e ndonjë fëmije, për të mos e vënë në pozitë të vështirë të ëmën e fëmijes e shkurtoj namazin”. Siç shihet i Dërguari i Allahut para se tu thoshte njërezve diçka, e zbatonte për vete në mënyrën më të bukur.
Profeti ynë, ashtu sic është shembull në cdo sjellje për ne, është shembulli më i mirë edhe ne ndjekjen e tij në përkushtimin e sinqertë të ibadetit ndaj Allahut (xh.xh).
I lutemi Zotit që të na bëjë prej atyre njerëzve të sinqertë të cilët i kryejnë ibadetet e tyre për të fituar kënaqësinë e Zotit në përputhje me traditën e Profetit të Zotit, Muhammedit (a.s). Amin!