Lexo Pdf

RREZJA E TRETË

 

PARATHËNIE

Kjo prova e tetë e themeleve të besimit[1] jep dëshmi për domosdoshmërinë e ekzistencës së Zotit xh.sh. dhe për Unitetin e Tij, prova të sigurta për gjithëpërfshirjen e Hyjnisë së Tij dhe për madhështinë e Fuqisë së Tij. Kjo gjithashtu provon gjithëpërfshirjen e Sovranitetit të Tij, tregon gjërësinë e mëshirës Hyjnore, gjithëpërfshirjen e njohjes Hyjnore dhe faktin se urtësia Hyjnore i rrethon dhe i gjithëpërfshin të gjitha qëniet e universit.

Shkurtazi: Në secilën nga parathëniet e kësaj provës së Tetë janë tetë përfundime[2]. Në secilën nga Tetë parathëniet provohen këto tetë përfundime nëpërmjet dëshmive të tyre; prandaj kjo prova e Tetë ka veçori e vlera të larta.

Said Nursi

 

 

 

Një lutje

 

[Kjo trajtesë provon me vendosmëri të jashtëzakonshme, me vërtetësi dhe me siguri së bashku me një thukëti të mahnitshme stili, themelet më të rëndësishme të besimit, të tilla si: domosdoshmërinë e ekzistencës së Krijuesit, Unitetin, Njësinë e Zotit, madhështinë e Hyjnisë së Tij, madhësinë e pafundme të fuqisë së Tij, gjërësinë e mëshirës së Tij, universalitetin e Sovranitetit të Tij, gjithëpërfshirjen e njohjes së Tij, gjithëpërfshirjen e urtësisë së Tij. Treguesit e ringjalljes së të vdekurve dhe veçanërisht ato të theksuara në fund, janë tej mase të fuqishme.]

 

 

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

“Padyshim se në krijimin e qiejve dhe të tokës, në këmbimin me radhë të natës dhe të ditës, në anijet që lundrojnë përmes detit me çfarë është e vlefshme për njerëzimin, në ujin që Allahu derdh nga qielli duke e bërë tokën pas tij të gjallë pas vdekjes së saj, në lëvizjen (dhe gjallërinë) e të gjitha krijesave të cilat Ai i ka shpërndarë gjithandej, në ndryshimin e drejtimit të erërave dhe të reve që mbahen mes qiellit dhe tokës: të gjitha këto janë me të vërtetë ajete (prova, dëshmi, tregues) për popullin që mendojnë”.[3]

[Kjo Trajtesë “Një Lutje”, e cila përbën Rrezen e Tretë është një lloj komentimi për vërsetin e lartëpërmendur.]

Profeti i Zotit, Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, komentuesi dhe interpretuesi më i lartë i Kuranit, shpjegoi një nivel -rreth Unitetit Hyjnor- prej niveleve të shumtë të ndritshëm të këtij vërseti sublim në njërën prej nëntëdhjetë e nëntë pjesëve të lutjes së tij të pashoqe –Xhaushen El-Kebir. Duke aluduar në lutjen nëpërmjet një mijë e një Emrave Hyjnorë për një mijë e një provat e Unitetit Hyjnor, ai bëri një përshkrim për Krijuesin, Mbështetësin e tij. Njëra prej atyre pjesëve është kjo:

O Ti që je i Pari i të gjitha gjërave dhe i Fundit;

O Zoti i të gjitha gjërave, dhe Autori i tyre;

O Furnizuesi i të gjitha gjërave, dhe Krijuesi i tyre;

O Bërësi i të gjitha gjërave dhe Pronari i tyre;

O Dhënësi i nevojës për të gjitha gjërat. Dhe o Dhënësi i begatisë, i bereqetit;

O Themeluesi i të gjitha gjërave, dhe Përtëritësi i tyre;

O Shkaktuesi i të gjitha gjërave, që i përcakton ato me masën e duhur.

O Edukuesi i të gjitha gjërave, dhe Administratori i tyre;

O Ti që i rrethon dhe i mbështjell të gjitha gjërat, dhe shkakton ndryshimin e tyre të vazhdueshëm;

O Jetëdhënësi i të gjitha gjërave, dhe o Dhënësi i Vdekjes.

Lavdia të takon Ty! Nuk ka zot tjetër përveç Teje! Mëshirë! Mëshirë! Na shpëto nga zjarri i Ferrit!

Ky model tregon se njohja e Profetit më të nderuar a.s.m. lidhur me Krijuesin, dhe Provat e tij për Unitetin Hyjnor ishin në një nivel të tillë saqë askush tjetër nuk është i barabartë me të, dhe se në këtë fushë ai është udhëheqësi më i lartë. Duke e ndjekur atë, gjithkush mund të hyjë në atë thesar. Është e qartë se njohja, shkencat dhe artet plotësohen nëpërmjet lidhjes së ideve dhe bashkimit -kombinimit- të mendjeve; nëpërmjet ideve duke qenë të kombinuara dhe punëve të ndryshme duke plotësuar njëra-tjetrën, veprat përfundohen. Kjo është përse Artizani -mjeshtri- i cili shpiku pushkën shishhane[4] ishte më i shkathët dhe më i aftë se sa ai që shpiku mitralozin e lehtë tani. Ndërsa ai i cili dëgjon me vëmendje me veshin e zemrës duanë e Xheushen el-kebir, duke e imagjinuar vetveten të jetë në praninë e profetit analfabet a.s.m. dhe e dëgjon atë prej tij, do të kuptonte dhe do të shikonte se ato një mijë e një të vërteta të shenjta, të cilat përmbajnë një mijë e një prova dhe përshkrime, dhe secila prej tyre është konkluzioni, përfundimi i një zinxhiri mendimi dhe një dritare e hapur për Unitetin Hyjnor, u kompozua nga analfabeti a.s.m. midis një populli analfabet në një mjedis analfabet, dhe në një komb që s’kishte shkrime të shenjta, krejtësisht origjinalë në mënyrë shpikëse duke mos imituar kërkënd, duke zgjidhur vetë nëpërmjet shkëlqimit enigmën e krijimit dhe talismanin e Universit. Kjo nuk ishte në mënyrë imituese si sot me ndihmën dhe me duatë e mijëra të ndritshmive, por prej dhembshurisë së tij të pakufishme dhe shpirtbutësisë së pafundme -për shkak të të cilave ai u bën ftesë si banorëve të qiejve nën kupën e qiellit ashtu edhe grumbullimit të gjërë në xhaminë madhështore të universit- ai kërkon ndihmë, ngushëllim, mëshirë dhe shpëtim për njerëzit dhe thotë:

O Ti që madhështia Jote është në qiej;

O Ti që në tokë janë shenjat e Tua;

O Ti që dëshmitë e Tua janë në të gjitha gjërat;

O Ti që çudirat e Tua të habitshme janë në oqean;

O Ti që e fillon krijimin dhe pastaj e përtërin atë;

O Ti që thesaret e Tua janë në male;

O Ti që e krijon gjithçka në mënyrën më të mirë;

O Ti që të gjitha çështjet do të kthehen tek Ty;

O Ti që mirësia Jote është e dukshme në të gjitha gjërat;

O Ti që e shfaq fuqinë Tënde nëpërmjet të gjitha krijesave.

Lavdia të takon Ty! Nuk ka Zot tjetër përveç Teje! Mëshirë! Mëshirë! Na shpëto ne nga zjarri i Xhehennemit!

Këtu, komentatori më i lartësuar i Kuranit është duke shpjeguar një aspekt të vërsetit që u përmend lart. Një përkthim i shkurtër dhe kuptimi i tij është ky. Ai thotë:

“O i Vetmi i Lavdisë që madhështia Jote shihet në qiejt dhe në trupat qiellorë! O i Vetmi i Plotësisë që shenjat dhe dëshmitë e Unitetit Tënd vëzhgohen në tokë dhe në të gjitha qëniet e saj! O Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm, që provat e ekzistencës Tënde të domosdoshme janë të pranishme në të gjitha gjërat dhe në të gjitha krijesat! O i Gjithëlavdishmi i Vetëm i Plotësisë, që krijon të gjitha qëniet e çuditshme në oqeanet e gjërë! O Krijues Gjithëbujar që krijon thesaret e depozituar në male me qëllim që të plotësojë nevojat e qënieve të gjalla! O Dhuruesi Hirplot i mirësive, që e krijon gjithçka në mënyrën më të mirë dhe që siguron të gjitha gjërat e domosdoshme për secilën në mënyrën më të mirë! O i Plotëpushtetshëm i Vetëm, Mbështetësi i të gjitha gjërave; që të gjitha gjërat referohen tek Ti në të gjitha çështjet, për të gjitha nevojat, dhe që të gjitha qëniet mbështeten tek Ti në të gjitha rrethanat, Ty të takojnë të gjitha të drejtat, gjykimet dhe sundimi! O Hirplot i Vetëm i Gjithëditur që shenjat e qarta të favoreve të Tua, dhe manifestimet e mirësive të Tua, dhe skalitjet e holla të arteve të Tua, dhe dhuratat e bukura të Mëshirës Tënde, vëzhgohen në të gjitha gjërat! O i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithurtë i Vetëm që e ke bërë universin një ekspozitë mrekullish me qëllim që të shfaqësh Fuqinë Tënde për krijesat e vetëdijshme, dhe që i ke bërë artifaktet e Tua dhe shpalljet duke njoftuar Plotësitë e Tua, të tilla, si fuqinë, urtësinë dhe mëshirën! Ti je krejtësisht i lirë dhe larg të gjithë pafuqisë dhe mangësisë; “Nuk ka Zot tjetër përveç Teje që mund t’i ngushëllojë e t’i ndihmojë gjendjet tona! Mëshirë! Mëshirë! Na shpëto prej zjarrit të Xhehennemit!”

I dërguari më fisnik i Allahut, komentatori më i lartë i Kuranit, e shpjegoi vërsetin me këtë dua. Pastaj studenti më i rëndësishëm, i përpiktë, inteligjent dhe i saktë, Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, hartoi një lutje -dua- si shpjegim për komentin e duasë së profesorit të tij dhe, duke zbuluar një aspekt tjetër të duasë, ai zbuloi një fytyrë tjetër të vërsetit. Duke mbajtur në mendje lutjen e profesorit të tij fisnik, ai e përshkroi atë aspekt të vërsetit sa vijon: Ashtu siç dhamë një kuptim dhe një përkthim të shkurtër të duasë lartë, po kështu do të bëjmë edhe për këtë:

“O Zot! Në qiej nuk ka rrotullim e as lëvizje veçse nëpërmjet rregullit të tyre dhe urtësisë ato dëshmojnë për ekzistencën, duke të të bërë Ty të njohur. Në tokë nuk ka ndryshime, as transformime, as gjendje dhe as rrethana, veçse nëpërmjet rregullit dhe rregullsisë së tyre, ato të bëjnë Ty të njohur së bashku me unitetin dhe me Hyjninë Tënde. Në male nuk ka minerale, as kimikate dhe as shkëmbinj të depozituar për qëniet e gjalla, veçse nëpërmjet përdorimeve dhe dobive të tyre dëshmojnë Hyjninë dhe ekzistencën Tënde. Në zemër nuk ka ndonjë mendim të inspiruar nga e Padukshmja veçse tregon për ekzistencën Tënde dhe dëshmon për Unitetin Tënd. Në pemët nuk ka gjethe veçse nëpërmjet rregullit të tyre dhe urtësisë ato të njohin Ty, domethënë, shpallin se ato janë veprat e artit Tënd. Në trupat nuk ka lëvizje veçse dëshmojnë për Hyjninë Tënde. O Krijuesi im! Për hir të fuqisë Tënde, e cila nënshtron qiejt dhe tokën, nënshtromi ato gjëra që unë i dëshiroj!

Tani, një student i pafuqishëm i Imam Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe një shërbëtor i mjerë i Kuranit, duke e shpjeguar këtë lutje të tij gjithashtu, deshi të zbulonte në dritën e Emrit më të madh një aspekt të vërsetit të lartësuar me anë të shpjegimit të atij aspekti të lutjes së lartëpërmendur, e cila është vetëm se njëra prej njëqind pjesëve të lutjes së Interpretuesit të lartë, domethënë, e Xhaushan el-kebir. Studenti i Imam Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë:

O Zoti im dhe O Mbështetësi im!

Unë shikoj nëpërmjet syve të besimit, të instruksionit dhe të dritës së Kuranit, nëpërmjet mësimeve të të Dërguarit më të nderuar a.s.m. dhe nëpërmjet treguesve të Emrit Hyjnor El-Hakim, i Gjithurti se, në qiejt nuk ka rrotullim e as lëvizje veçse tregojnë nëpërmjet rregullit dhe rregullsisë së tyre, ekzistencën Tënde.

Nuk ka ndonjë trup qiellor veçse nëpërmjet kryerjes pa zhurmë dhe në heshtje të detyrës së tij dhe duke qëndruar në vend pa mbështetëse, dëshmon për Hyjninë dhe për Unitetin Tënd.

Nuk ka ndonjë yll veçse nëpërmjet krijimit të tij të balancuar, të ekuilibruar, të pozicionimit të tij të rregullt, buzëqeshjes së tij të ndritshme, stampës së ngjashmërisë dhe shëmbëllimit të tij me yjet e tjerë, tregon madhështinë e Hyjnisë dhe Unitetin Tënd. Nuk ka asnjë prej dymbëdhjetë planetëve veçse nëpërmjet lëvizjes së tij me urtësi, nënshtrimit të tij të bindur, detyrës së tij të mirorganizuar dhe satelitëve të tij të rëndësishëm, dëshmon për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde dhe tregon Sundimin e Hyjnisë Tënde.

Po, – O Krijuesi i qiejve dhe i tokës, ashtu siç dëshmojnë qiejt me banorët e tyre, dhe çdo qiell në vetvete, të gjithë së bashku dëshmojnë në mënyrë të vetëkuptueshme e të qartë për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde dhe, dëshmojnë në mënyrë të fuqishme e të saktë për Unitetin Tënd dhe për vetminë Tënde, o Ti që drejton dhe administron të gjitha grimcat me të gjitha komponentet e tyre të rregullta dhe, o Ti që i bën të lëvizin planetët dhe satelitët e tyre të rregullt, duke ia nënshtruar ato Urdhërit Tënd, duke dëshmuar në mënyrë të qartë e të fuqishme domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde saqë atë dëshmi e vërtetojnë prova e tregues të ndritshëm sa numri i yjeve në qiej.

Gjithashtu, këto qiej të pastër, të qartë e të bukur tregojnë në mënyrë të qartë madhështinë e Hyjnisë Tënde dhe madhështinë e fuqisë Tënde e cila i krijon të gjitha gjërat.. dhe tregojnë në mënyrë të fuqishme gjërësinë e sundimit Tënd gjithëpërfshirës që rrethon qiejt madhështorë dhe për mëshirën Tënde e cila i përfshin të gjitha gjallesat… dhe padyshim dëshmojnë për gjithanshmërinë e urtësisë Tënde për çdo veprim dhe për diturinë Tënde gjithëpërfshirëse e cila është e lidhur me të gjitha gjendjet dhe rrethanat e të gjitha krijesave të qiejve, i rrethon dhe i rregullon ato, dhe për urtësinë Tënde e cila i rrethon dhe i përfshin të gjitha gjërat. Kjo dëshmi është aq e dukshme saqë sikur yjet janë fjalët dhe treguesit e mishëruar të dëshmisë së qiejve.

Gjithashtu, ashtu si ushtarët e disiplinuar, anijet e mirorganizuara, aeroplanët e çuditshëm apo llampat e mrekullueshme, yjet në arenën e qiejve, në detet e tyre dhe në hapësirat e mëdha, tregojnë madhështinë vezulluese të Sovranitetit të Hyjnisë Tënde. Ashtu siç sugjerohet nga detyrat e diellit -një yll midis anëtarëve të asaj ushtrie- të cilët janë lidhur me planetët e tij dhe me tokën tonë, disa nga shokët e tij, yjet e tjerë, shikojnë tek botërat e Ahiretit dhe nuk janë pa detyra; ato janë diejt e botërave të përjetshme.

O Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm! O i Vetmi i Unitetit!

Këto yje të jashtëzakonshëm dhe këto diej madhështorë dhe hëna të çuditshme… janë nënshtruar, janë vënë në rregull dhe janë vënë në punë në sundimin Tënd, në qiejt e Tu, nëpërmjet urdhrit Tënd, forcës, fuqisë, administrimit dhe drejtimit Tënd. Të gjithë ato trupa qiellorë lavdërojnë e lartësojnë Krijuesin e tyre të Vetëm, i Cili i krijon, i rrotullon dhe i administron ato; nëpërmjet gjuhës së gjendjes së tyre të natyrshme, ato deklarojnë duke thënë:

“Lavdia i takon Allahut! Allahu është më i Madhi!” Edhe unë gjithashtu deklaroj shenjtërinë Tënde së bashku me të gjitha lavdërimet e tyre.

O i Plotëfuqishëm i gjithëlavdisë, i fshehur në intensitetin e manifestimit Tënd dhe i mbuluar me madhështinë e lartësisë Tënde! O i Gjithëfuqishëm i Gjithëlavdishëm! O i Plotëpushtetshëm i fuqisë absolute!

Unë kam kuptuar nëpërmjet mësimit të Kuranit të gjithurtë dhe nëpërmjet instruksionit të Profetit Tënd më të nderuar se, ashtu siç dëshmojnë qiejt dhe yjet për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd, po ashtu atmosfera dëshmon për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde dhe unitetit Tënd me retë e saj, me shkreptimat, rrufetë, erërat dhe me shirat.

Po, retë e pajeta dhe të pavetëdijshme duke dërguar ujin e jetës, shiun, për t’u ardhur në ndihmë gjallesave në nevojë, kjo ndodh vetëm se nëpërmjet mëshirës dhe urtësisë Tënde; rastësia e ngatërruar kurrësesi nuk mund të ndërhyjë.

Po kështu rrufeja që është elektriciteti më i fuqishëm, e cila aludon për potencialin për ndriçim, për dritë, e nxit njeriun për të përfituar prej dobive të saj ndriçuese dhe në mënyrë të bujshme e të mahnitshme ndriçon fuqinë Tënde vepruese. Rrufeja njofton ardhjen e shiut duke e bërë hapësirën e pakufishme të flasë dhe i bën qiejt të kumbojnë me zërat, me tingujt duke të Të lavdëruar e duke të Të shenjtëruar; dhe nëpërmjet gjuhës së fjalës, me gojë, ajo dëshmon për Hyjninë Tënde.

Po kështu erërat që janë ngarkuar me detyra të shumta si, sigurimin e furnizimit më jetik për gjallesat dhe më të lehtën për ta përfituar, dhe duke siguruar e lehtësuar frymëmarrjen, për ndonjë qëllim e transformon atmosferën -për ndonjë urtësi- në një “pllakë për të shkruar e fshirë”, ç’ka shkruan atë që është e dobishme dhe e fshin atë që e dha dobinë, duke treguar kështu aktivitetin e Fuqisë Tënde dhe duke dëshmuar ekzistencën Tënde. Gjithashtu mëshira e mjelur nëpërmjet mëshirës Tënde prej reve dhe e dërguar për gjallesat, dëshmon nëpërmjet fjalëve të pikave të saj të balancuara e të rregullta për gjërësinë e mëshirës dhe të Dhembshurisë Tënde.

O Rregullues i Fuqishëm dhe Aktiv! O Dhurues i lartësuar e Gjithëbujar!

Ashtu siç dëshmuan retë, shkreptima, rrufeja, era dhe shiu, secili më vete, për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde, po ashtu si një tërësi ato të gjitha tregojnë në mënyrë shumë të fuqishme për Unitetin Tënd dhe për Vetminë Tënde nëpërmjet veçorisë së harmonisë së tyre duke qenë njëra brenda tjetrës dhe duke e ndihmuar njëra-tjetrën në detyrat e tyre, megjithëse nga natyra ato janë të pangjashme, të ndryshme dhe të kundërta me njëra-tjetrën.

Ato tregojnë gjithashtu madhështinë e Hyjnisë Tënde, e cila e bën dhe e transformon atmosferën e gjërë në një ekspozitë çudirash, duke e mbushur dhe duke e zbrazur atë ndoshta disa herë në disa ditë apo në një ditë të vetme. Ato dëshmojnë për madhështinë e Fuqisë Tënde mbisunduese e gjithëpërfshirëse për gjithçka; e cila e shkruan atë atmosferë të gjërë dhe e ndryshon atë si të ishte një “Pllakë shkrimi”, dhe i shtrydh ato si një sfungjer dhe vadit me ujë kopshtin e tokës; ato gjithashtu tregojnë mëshirën Tënde të pakufishme dhe sundimin Tënd të pakufi, që nën perden e atmosferës administrojnë të gjithë tokën dhe të gjitha krijesat. Për më tepër, ajri përdoret në detyra aq të urta dhe retë dhe shiu përdoren në dobi aq të perceptuara, saqë në qoftë se nuk do të ishte njohja dhe urtësia që i rrethojnë dhe i përfshijnë të gjitha gjërat, ato nuk do të mund të përdoreshin kështu në këtë mënyrë.

O Ti që vepron siç dëshiron!

Nëpërmjet aktivitetit Tënd në atmosferë, Fuqia Jote, që në mënyrë të vazhdueshme shfaq shembujt e ringjalljes së të vdekurve dhe të Tubimit të madh dhe që e transformon verën në dimër dhe dimrin në verë gjatë një ore, që një botë e sjell dhe një tjetër e dërgon tek e Padukshmja, si dhe akte të tjera të ngjashme… këto tregojnë dhe japin shenja se ajo do ta transformojë këtë dynja në Ahiret dhe atje do të shfaqë aktet e saja të përhershme.

O i Gjithëfuqishëm i Gjithëlavdishëm!

Ajri, retë, shiu, rrufeja dhe shkreptima në atmosferë janë të nënshtruara dhe të vëna në punë në Sundimin Tënd, nëpërmjet urdhrit, forcës dhe fuqisë Tënde. Këto krijesa, të cilat nga natyra janë kaq të ndryshme me njëra-tjetrën shenjtërojnë Sundimtarin dhe Komandantin e tyre, i Cili i ka bërë ato t’u nënshtrohen menjëherë urdhërave të Tij shumë të shpejta; ato lavdërojnë e lartësojnë mëshirën e Tij.

O Krijuesi i tokës dhe i qiejve! O i Gjithëlavdishëm!

Nëpërmjet instruksionit të Kuranit të gjithurtë dhe mësimit të profetit më të nderuar a.s.m., unë besoj dhe di se ashtu siç dëshmojnë qiejt për domosdoshmërinë e ekzistencës dhe të Unitetit Tënd nëpërmjet yjeve të tyre, atmosferës dhe nëpërmjet gjithçkaje që ato përmbajnë, po ashtu toka, nëpërmjet të gjitha krijesave të saj dhe me gjendjet e saj jep dëshmi e tregues sa numri i qënieve të saj për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd. Po, nuk ka ndonjë transformim në tokë, dhe as ndonjë ndryshim në të, të tilla si ato të pemëve dhe të kafshëve duke ndryshuar veshjet e tyre në çdo vit, qofshin universale apo të pjesshme veçse tregojnë nëpërmjet rregullit, harmonisë dhe simetrisë së tyre ekzistencën dhe Unitetin Tënd. Dhe nuk ka ndonjë kafshë veçse, nëpërmjet ushqimit që i shkon asaj me mëshirë në lidhje me nevojat e saj dhe me dobësinë duke iu dhënë të gjitha gjymtyrëve dhe aftësive të domosdoshme për të vazhduar jetën e saj, dëshmon për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd. Dhe nuk ka ndonjë bimë apo kafshë të krijuar para syve tonë në pranverë veçse të bën Ty të njohur nëpërmjet artit të saj të çuditshëm, stolisë së saj të hollë dhe qënies së saj duke u dalluar nga të gjitha krijesat e tjera, si dhe nëpërmjet rregullit dhe balancimit të saj. Mrekullitë e fuqisë Tënde të cilat mbushin tokën dhe të cilat njihen si bimët dhe kafshët, krijimi i tyre nga farat, vezët, pikat e spermës, lëngu etj., në mënyrë perfekte, pa gabim, në mënyrë të zbukuruar, secili me tiparet e veta dalluese, formojnë një dëshmi më të ndritshme e më të fuqishme se sa dielli për ekzistencën, unitetin, urtësinë dhe për fuqinë e pafundme të Krijuesit të tyre të Gjithurtë.

Gjithashtu, nuk ka ndonjë element, të tilla si ajri, uji, drita, zjarri dhe dheu veçse jep dëshmi për unitetin dhe për ekzistencën Tënde, nëpërmjet kryerjes së funksioneve të vet me vetëdije e në mënyrë të plotë pavarësisht se nuk ka vetëdije, dhe duke qenë mjeti për arritjen e frutave dhe prodhimeve të shumëllojshme me rregullsinë më të madhe prej thesarit të së Padukshmes pavarësisht qënies së atij elementi i thjeshtë, pa rregull, duke shkelur e shtypur njëra-tjetrën dhe të shpërndara në çdo vend.

O Krijues, O i Gjithëfuqishëm! O Hapësi i formave, O i Gjithëditur! O Krijues Aktiv!

Ashtu si së bashku me të gjithë banorët e saj, toka dëshmon për qënien e Krijuesit të tyre i Domosdoshëm për të ekzistuar, po ashtu ajo dëshmon për Unitetin dhe Njësinë Tënde, O i Vetëm!, O Unik! O i Dhembshur! O Mirëdashës! O Dhurues Gjithëbujar! O Furnizues! nëpërmjet stampës në fytyrën e saj dhe stampave në fytyrat e të gjithë banorëve të Tu, dhe unitetit të tyre dhe qënies së tyre njëri brenda tjetrit dhe, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe, nëpërmjet të gjithë Emrave dhe akteve të Hyjnisë që i shohin ato duke qenë të njëjtat, ajo dëshmon me qartësinë më të madhe Unitetin dhe Njësinë Tënde; në të vërtetë ajo jep dëshmi aq sa numri i krijesave, dëshmi të vetëkuptueshme.

Gjithashtu, toka nëpërmjet qënies së saj e ngjashme me një fushim ushtarak, një ekspozitë, një vend instruksioni, dhe nëpërmjet të gjithë katërqind mijë kombeve të ndryshëm të pranishëm në divizionet e bimëve dhe të kafshëve të saj në mënyrë të rregullt duke iu dhënë të gjithë atyre pajimet e domosdoshme, -toka- tregon madhështinë e Hyjninë Tënde dhe faktin se Fuqia Jote depërton në të gjitha gjërat.

Gjithashtu, llojet e ndryshme të ushqimit të gjallesave të panumërta duke iu dhënë atyre me mëshirë, me bujari, pikërisht në kohën e duhur nga dheu i thjeshtë dhe i thatë dhe, bindja dhe nënshtrimi i plotë i atyre individëve të panumërt ndaj urdhërave Hyjnorë, demonstron se mëshira Jote i përfshin të gjitha gjërat dhe sundimi Yt i rrethon ato.

Gjithashtu, dërgimi i karvaneve të krijesave, të cilat janë në një gjendje ndryshimi të vazhdueshëm në tokë, dhe shtyrja e tyre nëpërmjet ndërkëmbimit të jetës dhe vdekjes, dhe administrimi e drejtimi i bimëve dhe i kafshëve, dhe kjo bëhet e mundur vetëm se nëpërmjet një njohje që është e lidhur me çdo gjë dhe një urtësie që sundon në të gjitha gjërat; kjo tregon për gjithëpërfshirjen e njohjes dhe të Urtësisë Tënde.

Gjithashtu kjo rëndësi më e madhe, kjo dhënie dhe ky shpenzim i pakufishëm, këto manifestime Hyjnore absolute, këto adresime Hyjnore të pakufishme dhe këto mirëbërësi Hyjnore të pafundme për këtë njeri që ka sundim e kontroll mbi të gjitha qëniet e tokës dhe është i ngarkuar me detyra të pakufishme në një periudhë të shkurtër dhe është i pajisur me aftësi dhe me instrumente jolëndore që e përgatisin atë për një jetë të gjatë në një kohë të pakufishme.. pa dyshim ajo nuk mund të përfshihet në këtë medrese të dynjasë, as në këtë fushim ushtarak të përkohshëm të tokës, as në këtë ekspozitë të përkohshme të botës, as në këtë jetë të shkurtër pikëlluese të turbulluar, as në këtë jetë të dëshpëruar e të ngatërruar dhe as në këtë botë kalimtare të mbushur plot me fatkeqësi e bela. Përkundrazi, e gjitha kjo padyshim tregon për një jetë tjetër të përhershme dhe për një jetë tjetër të amshuar të përjetshme dhe tregon për mirëbërësitë, dhuratat e Ahiretit në botën e përjetshme, madje dëshmon për të.

O Krijuesi i të gjitha gjërave!

Të gjitha krijesat e tokës administrohen dhe janë nënshtruar në sundimin Tënd, në tokën Tënde, nëpërmjet fuqisë, forcës dhe dëshirës Tënde dhe nëpërmjet njohjes dhe urtësisë Tënde.

Hyjnia, aktiviteti i së cilës vëzhgohet në faqen e tokës është aq gjithëpërfshirëse dhe e gjithanshme, dhe administrimi i saj dhe drejtimi janë aq të përkryera e të sakta dhe kryhen me një njëjtësi -njëllojshmëri- të tillë saqë tregon se është një Hyjni, një fuqi që ushtron kontroll, e cila është një tërësi që nuk mund të copëzohet dhe një universale që nuk mund të ndahet. Së bashku me të gjithë banorët e saj, toka shenjtëron dhe lartëson Krijuesin e saj me gjuhë të panumërta shumë më të qarta se sa fjala e folur; ato vlerësojnë dhe lartësojnë Furnizuesin e tyre të Gjithëlavdishëm për mirësitë e Tij të pakufishme me gjuhët e qënieve të tyre.

O i Pastërti i Vetëm dhe O i Shenjti i Vetëm, i fshehur në intensitetin e madhështisë Tënde dhe i mbuluar me madhështinë e lartësisë Tënde!

Nëpërmjet të gjitha shenjtërimeve dhe tesbihateve të tokës, unë të shenjtëroj dhe deklaroj që Ti je krejtësisht i lirë dhe larg çdo mangësie, pafuqie dhe ortakërie; dhe nëpërmjet të gjithë lavdërimit dhe lartësimit të tokës, unë jap për Ty lavdërime e vlerësime.

O Krijues i Tokës dhe i Detit!

Unë kam kuptuar nga mësimi i Kuranit dhe nga instruksioni i profetit Tënd më të nderuar a.s.m., se ashtu siç dëshmojnë qiejt, atmosfera dhe toka për Unitetin dhe për ekzistencën Tënde, po ashtu detet, lumenjtë, përronjtë dhe burimet në mënyrë të vetëkuptueshme dëshmojnë për domosdoshmërinë e ekzistencës dhe të Unitetit Tënd.

Po, nuk ka ndonjë qënie, madje nuk ka ndonjë pikë uji në detet e kësaj dynjasë sonë që janë burim çudirash -si të ishin gjeneratorë avulli- detet që janë si kazanë kaldaje të çuditshëm për botën tonë duke prodhuar avull, veçse bëjnë të njohur Krijuesin e tyre, nëpërmjet ekzistencës së tyre, rregullsisë, dobive dhe gjendjeve të tyre.

Dhe nuk ka krijesë prej krijesave të çuditshme të cilave u dërgohen furnizimet në mënyrë të plotë prej rërës së thjeshtë dhe ujit të thjeshtë… dhe nuk ka kafshë prej krijesave të gjalla të detit, me qëniet e tyre të mirorganizuara, dhe veçanërisht peshqit që mbushin e zbukurojnë detet nëpërmjet një peshku duke prodhuar një milion vezë, veçse tregon Krijuesin e saj dhe dëshmon për Furnizuesin e saj nëpërmjet krijimit të saj, detyrave të saj, qënies së saj e administruar, e ushqyer, e mbështetur, e zhvilluar dhe e mbikëqyrur.

Gjithashtu, prej xhevahirëve të çmuar e të zbukuruar në dete, nuk ka ndonjë veçse nëpërmjet krijimit të tij tërheqës dhe cilësive të dobishme të njeh dhe të bën Ty të njohur. Po, ashtu siç dëshmon secili xhevahir më vete, po ashtu të gjithë ato xhevahirë në tërësinë e tyre bashkarisht dëshmojnë Unitetin Tënd, nëpërmjet qënies së tyre të përziera bashkë, të ndërfutjes tek njëra-tjetra, harmonisë, duke mbajtur të njëjtën stampë në natyrat e tyre, të qënies së tyre të krijuara me një lehtësi të skajshme dhe që gjenden në një shumicë të skajshme në numrin e individëve…

Gjithashtu bërja e deteve të cilët kanë rrethuar tokën duke u mbajtur të varura pezull në atmosferë -në qiell- me tokën e tyre madhështore, të cilët lundrojnë, udhëtojnë rreth diellit pa u derdhur, pa u shpërndarë dhe pa e shkelur tokën e thatë.. dhe krijimi i krijesave të gjalla të shumëllojshme të mirorganizuara dhe i xhevahirëve të tyre prej rërës së tyre të thjeshtë dhe prej ujit të tyre të thjeshtë.. dhe administrimi i ushqimeve të atyre krijesave, i nevojave dhe i çështjeve të tjera të tyre në mënyrë të plotë e të përgjithshme.. dhe drejtimi e pastrimi i sipërfaqes së deteve prej kërmave të panumërta të pashmangshme të gjallesave të ngordhura… ato dëshmojnë, në mënyrë të tërthortë aq sa numri i tyre, për ekzistencën Tënde dhe për domosdoshmërinë e Saj.

Gjithashtu, ashtu siç tregojnë qartë për madhështinë e Sovranitetit të Hyjnisë Tënde, dhe për madhështinë e Fuqisë Tënde e cila i rrethon të gjitha gjërat, po ashtu ato tregojnë gjërësinë absolute të Mëshirës Tënde dhe të Sundimit Tënd të cilat sundojnë mbi të gjitha gjërat dhe u vijnë në ndihmë gjithçkaje duke filluar nga yjet madhështorë të mirorganizuar në lartësitë e qiejve, përtej qiejve dhe deri tek peshqit e vegjël në fund të detit të cilët ushqehen në mënyrë të rregullt. Ato gjithashtu tregojnë për Njohurinë Tënde gjithëpërfshirëse dhe për Urtësinë Tënde e cila përfshin të gjitha gjërat, të cilat demonstrohen nga rregulli, dobitë, shembujt e urtësisë nga balancimi dhe ekuilibri i të gjitha gjërave. Duke pasur rezervuarë të tillë mëshire për njeriun që vjen mysafir në këtë bujtinën e kësaj dynjaje dhe duke i nënshtruar ato për udhëtimin e tij, për shëtitjen, për anijen e tij dhe për dobitë e tij, kjo tregon se Ai i Cili i nderon mysafirët e tij në një natë të vetme në një bujtinë të cilën e ka ndërtuar për ta në rrugën e udhës së tyre, duke u dhënë një bollëk të madh dhuratash prej deteve.. sigurisht Ai duhet të ketë përgatitur dete të përjetshëm mëshire tek vendqëndrimi i Sundimit të Tij të përhershëm, dhe ato që shihen këtu janë thjesht modelet e tyre të vegjël dhe të përkohshëm përpara atyre të përjetshmive..

Kështu, situata vërtet e çuditshme e deteve përreth tokës dhe administrimi i krijesave të saj dhe furnizimi i tyre për ushqim në mënyrën më të rregullt, demonstron në mënyrë të vetëkuptueshme se të gjitha ato janë të nënshtruara në mbretërinë Tënde, nëpërmjet urdhrit Tënd, Fuqisë Tënde, Forcës Tënde dhe vetëm nëpërmjet administrimit Tënd; ato shenjtërojnë Krijuesin e tyre nëpërmjet gjuhëve të qënieve të tyre duke deklaruar: Allahu Ekber, Allahu është më i Madhi!

O i Plotëfuqishëm i Gjithëlavdishëm! O Ti që i bëre malet direkë dhe mbajtës të thesareve për anijen e tokës!

Nëpërmjet instruksionit të profetit Tënd më të nderuar dhe nëpërmjet mësimit të Kuranit të gjithurtë, unë kam kuptuar se ashtu siç të njohin Ty dhe të bëjnë Ty të njohur detet me çudirat dhe me mrekullitë e tyre, po ashtu edhe malet Të njohin dhe të bëjnë Ty të njohur nëpërmjet shërbimeve plot urtësi që ato kryejnë; sepse ato sigurojnë që toka të çlirohet nga efektet e tërmeteve dhe nga tronditjet e brendshme; ato e qetësojnë, e shpëtojnë tokën nga cënimi, shkelja e deteve; ato e pastrojnë ajrin prej gazrave helmues, të dëmshme; janë rezervuarë për ruajtjen dhe depozitimin e ujit; dhe thesare për mineralet dhe për metalet e domosdoshme për qëniet e gjalla.

Po, nuk ka ndonjë prej gurëve që gjenden në male, as prej substancave të ndryshme të përdorura si ilaçe për sëmundje, as prej shumëllojshmërisë së metaleve dhe mineraleve, të cilat janë esencialë për qëniet e gjalla dhe veçanërisht për njeriun, as prej llojeve të bimëve që zbukurojnë malet dhe fushat me lulet dhe me frutat e tyre, veçse nëpërmjet urtësisë, rregullit, krijimit të hollë e të bukur që ato shfaqin, që është krejtësisht e pamundur që ato t’i atribuohen rastësisë, dëshmojnë në mënyrë të vetëkuptueshme për domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Krijuesi të Vetëm, Zotëruesi të një fuqie të pafundme, të një urtësie të pafundme, të një mëshire të pafundme dhe të një bujarie të pafundme. Kjo është veçanërisht e vërtetë prej substancave që gjenden në male të tilla, si: kripa, kripa oksalati, sulfati kinine dhe aluniti, të cilat në anën sipërfaqësore i ngjasojnë njëra-tjetrës, por shijet e të cilave janë krejtësisht të ndryshme, dhe sidomos bimët me llojet e tyre të shumta të ndryshme që dalin prej një dheu të thjeshtë dhe me lulet dhe me frutet e tyre të ndryshme. Për më tepër, nëpërmjet qënies së tyre të administruara dhe të drejtuara si një tërësi, origjinat e tyre, situatat, krijimi, arti i tyre që të gjitha duke qenë të ngjashme, dhe lehtësia, shpejtësia dhe lirësia -bollëku- në bërjen e tyre, ato dëshmojnë për unitetin dhe Njësinë e Krijuesit të tyre.

Gjithashtu, krijesat në sipërfaqen e maleve dhe në brendësi të tyre duke u krijuar gjithandej në tokë dhe duke u shpërndarë në çdo anë të tokës në të njëjtën kohë, në të njëjtën trajtë, në mënyrë të përkryer dhe pa gabim, duke mos penguar njëri veprim tjetrin, dhe duke u krijuar pa ngatërresë pavarësisht qënies së tyre të përziera me të gjitha llojet e tjera, që të gjitha tregojnë madhështinë e Hyjnisë Tënde dhe madhështinë e Fuqisë Tënde, për të Cilën asgjë fare nuk është e vështirë.

Gjithashtu malet, si në sipërfaqen e tyre po ashtu në brendësinë e tyre duke qenë të mbushura në mënyrë të rregullt me pemë, bimë dhe me minerale për të plotësuar nevojat e panumërta të krijesave të gjalla në tokë, dhe madje për të siguruar ilaçet për sëmundjet e tyre të shumta të ndryshme dhe për të kënaqur e ngopur orekset dhe shijet e tyre të ndryshme, dhe këto duke u shfaqur për ata që kanë nevojë, këto tregojnë gjërësinë e pafundme të mëshirës Tënde dhe shtrirjen e pafundme të Sundimit Tënd. Ndërsa qënia e tyre të përgatitura në mënyrë të perceptueshme, me dije, pa ngatërresë, në mënyrë të rregullt sipas nevojës, pavarësisht qënies së tyre të gjitha të përziera dhe të fshehura në errësirën e shtresës së dheut, kjo tregon njohurinë Tënde gjithëpërfshirëse e cila i rrethon të gjitha gjërat, dhe gjithëpërfshirjen e Urtësisë Tënde, e cila i vendos në rregull të gjitha gjërat.

Atëherë përgatitja e ilaçeve, depozitimi i substancave mjekësore, i mineraleve dhe i metaleve tregon qartë për proceset e mëshirshme, bujare dhe të planifikuara të Hyjnisë Tënde dhe marrjen e masave të holla të përkujdesjes Tënde.

Gjithashtu, bërja e maleve të larta si magazina rezervë të rregullta dhe si depo për të plotësuar nevojat e ardhshme të udhëtarëve në bujtinën e kësaj bote, dhe qënia e tyre duke u depozituar me të gjitha thesaret e domosdoshme për jetën, në të vërtetë tregojnë dhe dëshmojnë se Krijuesi i Cili është kështu Gjithëbujar dhe Mikpritës, i Gjithurtë, i Dhembshur, i Gjithëfuqishëm dhe Ushqyes e Zhvillues, sigurisht Ai zotëron thesare të përjetshme për mirësitë e Tij të përjetshme në botën e përjetshme për ata udhëtarë mysafirë të Tij të cilët Ai, në mënyrë të qartë, i do…

Atje yjet do të kryejnë funksionet që malet i kryejnë këtu.

O i Plotëfuqishëm mbi të gjitha gjërat!

Malet dhe krijesat brenda tyre janë nënshtruar e depozituar në Sundimin Tënd nëpërmjet Forcës dhe Fuqisë Tënde, Njohurisë dhe Urtësisë Tënde! Ato shenjtërojnë e lavdërojnë Krijuesin e tyre, i Cili i nënshtron ato dhe i vë në punë në këtë mënyrë.

O Krijues dhe o i Gjithëmëshirshëm! O Mbështetës dhe o Mëshirëplotë!

Nëpërmjet instruktimit të profetit Tënd më të nderuar a.s.m. dhe mësimit të Kuranit të gjithurtë, unë kam kuptuar se ashtu si qiejt, atmosfera, toka, detet dhe malet, bashkë me krijesat e tyre dhe me gjithçka që ato përmbajnë, të njohin dhe të bëjnë Ty të njohur, po ashtu bëjnë të gjitha pemët dhe bimët, së bashku me të gjitha gjethet e tyre, lulet dhe frutat. Të gjitha gjethet e tyre me lëvizjet dhe me recitimet e tyre të dalldisura; të gjitha lulet e tyre të cilat përshkruajnë dhe bëjnë të njohur nëpërmjet zbukurimit të tyre Emrat e Krijuesit të tyre; dhe të gjitha frutat e tyre, të cilat buzëqeshin me ëmbëlsinë e tyre nëpërmjet manifestimit të mëshirës në to, dëshmojnë nëpërmjet rregullit brenda artit të tyre të çuditshëm, i cili është krejtësisht i pamundur që t’i atribuohet rastësisë, nëpërmjet balancimit brenda rregullit, stolisë brenda balancës, qëndisjeve brenda stolisë, erërave -parfumave- të mira të larmishme brenda qëndisjeve dhe shijeve të ndryshme të frutave brenda erërave, parfumave,- dëshmojnë aq qartë saqë është e vetëkuptueshme për domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Autori mëshira e të Cilit është e pafundme dhe bujaria e të Cilit është e pafundme. Në të njëjtën kohë, ngjashmëria e tyre, përngjasimi i ndërsjellë gjithandej tokës, mbajtja e tyre të njëjtën stampë mbi krijimin e tyre, dhe qënia e tyre të lidhura në administrimin dhe organizimin e tyre, dhe koinçidenca e tyre në aktet krijuese dhe në Emrat e Bukur Hyjnorë të lidhur me to, dhe anëtarët e panumërt të njëqind mijë specieve, llojeve të tyre duke u ngritur njëra përmbi tjetrën pa ngatërresë, e gjitha kjo formon një dëshmi nëpërmjet tyre si një tërësi për Unitetin dhe Njësinë e Autorit të tyre, ekzistenca e të Cilit është e domosdoshme.

Gjithashtu, ashtu siç dëshmojnë ato për ekzistencën Tënde të domosdoshme dhe për Unitetin Tënd, po ashtu të ushqyerit dhe administrimi në qindra mijëra mënyra i anëtarëve të panumërt të ushtrisë së krijesave të gjalla në faqen e tokës, e cila përbëhet nga katërqind mijë kombe të ndryshëm, në mënyrë të përkryer, pa ngatërresë dhe pa vështirësi, tregon madhështinë e Hyjnisë Tënde brenda Unitetit Tënd dhe madhështinë e fuqisë Tënde, e cila e krijon pranverën me aq lehtësi si krijimin e një luleje të vetme dhe rrethon e i përfshin të gjitha gjërat. Ato gjithashtu tregojnë gjërësinë e pakufishme të mëshirës Tënde, e cila përgatit shumëllojshmëri të panumërta ushqimesh për kafshët dhe për njerëzit gjithandej tokës; dhe nëpërmjet të gjithë atyre veprave, dhuratave, mirëbërësive, administrimit, furnizimit me ushqim, duke u kryer me rregullsi të plotë, dhe gjithçka, madje edhe grimcat e vockëla, duke qenë të bindura e të nënshtruara ndaj atyre urdhrave, ato sigurisht tregojnë shtrirjen e pafundme të Sundimit Tënd; dhe nëpërmjet çdo pjese të atyre pemëve dhe bimëve, ashtu si gjethet e tyre, lulet, frutat, rrënjët, degët dhe sythet duke u bërë me çdo aspekt të tyre duke u njohur e shikuar, në përputhje me qëllimet e dobishme, shembujt e urtësisë dhe me dobitë, ato tregojnë qartë me gishta të panumërta për njohurinë Tënde, e cila i rrethon dhe i përfshin të gjitha gjërat dhe për gjithëpërfshirjen e Urtësisë Tënde. Me gjuhë të panumërta, ato lavdërojnë dhe lartësojnë bukurinë tërësisht të përkryer të artit Tënd dhe plotësinë e mirësisë Tënde e cila është në bukurinë më të skajshme.

Gjithashtu, këto dhurata të çmueshme dhe mirësi të vlefshme, dhe këto shpenzime dhe nderime të jashtëzakonshme, në këtë banesë të përkohshme dhe në këtë bujtinë kalimtare, në një kohë të shkurtër dhe në një jetë të pakët, tregojnë dhe madje dëshmojnë se Mëshirëploti, Zotërues i Fuqisë dhe i Bujarisë është Ai që e ka sjellë gjithë këtë mëshirë për miqtë e Tij.. Nuk ka dyshim se Ai ka përgatitur pemë frutdhënëse dhe bimë të lulëzuara të përjetshme të denja e të përshtatshme për Xhennetin e përhershëm në një botë të përjetshme në një mbretëri të përjetshme për shërbëtorët e Tij të cilët do t’i bëjë të jetojnë përjetësisht.. me qëllim që të pengojë përmbysjen e rezultateve të shpenzimeve dhe të mirëbërësive të Tij të cilat i shpenzoi për ta bërë Veten të dashur e të Njohur, që të mos e bëjë të kundërt rezultatin e domosdoshëm -domethënë, që të mos thonë të gjitha krijesat: “Ti na bëre që t’i provojmë e shijojmë të gjitha ato mirësi dhe na ekzekutove para se t’i hamë”- dhe për të mos shfuqizuar sundimin e Hyjnisë së Tij, dhe për të mos e dënuar mëshirën e Tij të pafundme dhe për të mos e bërë të mohueshme; dhe me qëllim për të mos i shndërruar të gjithë të dashurit e Tij të mallëngjyer për Të në armiq nëpërmjet privimit të tyre në këtë mënyrë.. i Gjithëmëshirshmi Gjithëbujar sigurisht ka përgatitur thesaret e përjetshme të mëshirës në Xhennetet e përjetshëm. Ato këtu janë thjesht vetëm modele për t’ua shfaqur blerësve -klientëve.

Gjithashtu ashtu si të gjitha pemët dhe bimët që të shenjtërojnë dhe të bëjnë Ty tesbihate dhe të lavdërojnë nëpërmjet fjalëve të gjetheve të tyre, të luleve dhe të frutave, po ashtu çdo fjalë prej atyre fjalëve, në vetvete gjithashtu Të shenjtëron. Lavdërimet e frutave në mënyrë të veçantë nëpërmjet gjuhës së gjendjes -me shumëllojshmërinë e madhe të tulit të tyre origjinal, artit të tyre të çuditshëm, farërave të jashtëzakonshme dhe atyre tabakave të ushqimit duke ua dhënë duarve të pemëve dhe të vendosura mbi to dhe të dërguara për miqtë e Tu të gjallë- tesbihatet, lavdërimet e tyre janë aq të qarta saqë janë pothuajse gojore..

Të gjitha këto janë të bindura e të nënshtruara ndaj urdhrit që lëshohet prej Teje, në Sundimin Tënd nëpërmjet forcës dhe fuqisë Tënde, mirëbërësisë dhe dëshirës Tënde dhe nëpërmjet mëshirës dhe Urtësisë Tënde.

O Krijues që fshihesh në intensitetin e manifestimit Tënd dhe i mbuluar me madhështinë e lartësisë Tënde! O Autor, o i Gjithurtë, o Krijues, o Mëshirëplotë!

Nëpërmjet gjuhëve të të gjitha pemëve dhe bimëve, dhe gjetheve të tyre, luleve dhe frutave dhe sa numri i tyre, unë të lavdëroj e të lartësoj Ty dhe deklaroj se Ti je i lirë prej të gjitha të metave, larg pafuqisë dhe ortakëve!

O Krijues, o i Plotëfuqishëm! O Planifikues, o i Gjithurtë! O Ushqyes, o Mëshirëplotë!

Nëpërmjet instruksionit të profetit më të nderuar a.s.m. dhe nëpërmjet mësimit të Kur’anit të gjithurtë, unë kam kuptuar dhe besuar se ashtu si bimët dhe pemët që të Njohin dhe bëjnë të njohura Atributet e Tua të shenjta dhe Emrat e Tu të Bukur; po ashtu midis njerëzve dhe kafshëve, të cilët janë ato krijesa të gjalla që kanë shpirtëra, nuk ka asnjë prej tyre veçse dëshmon nëpërmjet gjymtyrëve të saj të brendshme e të jashtme të cilat punojnë me aq rregullsi siç punojnë orët e mirërregulluara, dhe nëpërmjet sistemit shumë të hollë dhe nëpërmjet balancimit dhe ekuilibrit në trupat e tyre, dhe nëpërmjet dobive dhe qëllimeve domethënëse të shqiseve dhe aftësive të holla, artit të madh në krijimin e tyre dhe në qënien të pajisura me shumë urtësi dhe me ekuilibër të saktë të sistemeve të tyre trupore, -veçse dëshmon- domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde dhe realitetin e Atributeve të Tua. Sepse forca e errët, natyra e pavetëdijshme, rastësia e paqëllim në asnjë mënyrë nuk mund të ndërhyjnë në një art të tillë të perceptueshëm, të hollë, dhe në një urtësi të tillë të vetëdijshme e të hollë dhe në atë balancë të përkryer të urtë; ato nuk mund të jenë vepra e tyre; kjo është krejtësisht e pamundur. Gjithashtu është krejtësisht e pamundur që qëniet e gjalla të krijonin vetveten, sepse atëherë secila prej grimcave të tyre duhet të posedonte njohuri dhe urtësi gjithëpërfshirëse si të ishin zot, duhet të ishin të afta të njihnin, të shikonin dhe t’i krijonin të gjitha pjesët e trupave të tyre dhe ta formonin atë; madje ajo do të duhej të ishte në gjendje ta njihte, ta shihte dhe ta bënte gjithçka në dynja të lidhur me të, dhe të mund të thuhej se “ajo e bëri vetveten”.

Gjithashtu, qënia e tyre të nënshtruara ndaj të njëjtit administrim dhe të njëjtit planifikim, dhe e gjithë qënia e tyre duke qenë i njëjti lloj, dhe të gjitha ato duke mbajtur të njëjtën stampë, të tilla si ngjashmërinë në tiparet e fytyrës si syri, veshi dhe gjuha, dhe uniteti në stampën e urtësisë që vëzhgohet në fytyrat e anëtarëve të të njëjtës specie, dhe ngjashmëria në mjetet e jetesës dhe të krijimit, dhe qënia e të gjitha atyre njëra brenda tjetrës; nuk ka ndonjë prej këtyre rrethanave veçse dëshmon në mënyrë të prerë për Unitetin Tënd dhe, nëpërmjet manifestimeve të të gjithë Emrave të Tu të cilët shikojnë Universin duke qenë mbi secilin individ, dëshmon për njësinë Tënde brenda Unitetit.

Gjithashtu, nëpërmjet qënies të pajisura, të ushtruara dhe të nënshtruara si një ushtri e rregullt dhe e disiplinuar dhe nga më e vogla për tek më e madhja, bindja e tyre në mënyrë të rregullt ndaj urdhrave të Hyjnisë dhe nënshtrimi i qindra e mijëra specieve dhe kafshëve në faqen e tokës së bashku me njeriun ndaj atyre urdhrave -që të gjitha këto-dëshmojnë shkallën e madhështisë së asaj Hyjnie; dhe nëpërmjet vlerës së tyre të madhe pavarësisht shumësisë së madhe të tyre, dhe bërja e tyre me shpejtësi të skajshme pavarësisht se ato janë të plotësuara, dhe krijimi i tyre me lehtësi të skajshme pavarësisht përkryerjes së tyre.. dëshmojnë prerazi madhështinë e fuqisë Tënde. Gjithashtu ato tregojnë në mënyrë vendimtare shtrirjen e pakufishme të Mëshirës Tënde, e cila u dërgon ushqimin të gjitha atyre, duke filluar nga mikrobet për tek hundëbrirët, dhe nga insekti më i vockël për tek shpendi më i madh të shpërndarë në skajet e lindjes, të perëndimit, të veriut dhe të jugut; dhe nëpërmjet të gjithë atyre duke kryer funksionet e tyre natyrore si ushtarët e bindur që merren rishtas, dhe në çdo pranverë faqja e tokës duke u transformuar në një fushim ushtarak për ato krijesa në vend të atyre që i përfunduan shërbimet e tyre në vjeshtën e kaluar.. kjo tregon për gjërësinë e mëshirës Tënde absolute.

Gjithashtu, nëpërmjet një njohjeje të thellë dhe një urtësie të saktë, të gjitha krijesat e gjalla  duke qenë kopje të zvogëluara të universit, dhe qënia e tyre duke u bërë pa mangësi, pa të meta, pa ngatërresë midis pjesëve të përziera dhe pa konfuzion midis formave të ndryshme të tyre tregojnë sa numri i tyre për njohurinë Tënde e cila i përfshin të gjitha gjërat dhe për urtësinë Tënde që i rrethon e përfshin të gjitha gjërat; ndërsa nëpërmjet qënies së të gjitha atyre të bëra aq të bukura e të holla saqë janë mrekullitë e artit dhe çudirat e urtësisë, ato tregojnë në mënyra të panumërta bukurinë krejtësisht të plotë të artit Tënd Hyjnor të cilin Ti e do shumë dhe dëshiron ta shfaqësh; dhe nëpërmjet të gjitha atyre, dhe veçanërisht të vegjëlit e tyre duke u ushqyer në mënyrën më të mirë duke i kënaqur dëshirat dhe orekset e tyre, japin tregues të pakufishëm për bukurinë e shkëlqyer të Përkujdesjes Tënde.

O i Gjithëmëshirshëm, O Mëshirëplotë! O Më i Vërteti për të përmbushur premtimin Tënd! O Pronari i Ditës së Gjykimit!

Nëpërmjet instruktimit të profetit më të nderuar a.s.m. dhe udhëzimit të Kur’anit të Gjithurtë, unë kam kuptuar se meqenëse rezultati më i madh i universit është jeta, dhe esenca më e zgjedhur e jetës është shpirti, dhe më të zgjedhurit e qënieve me shpirtëra janë qëniet inteligjente dhe midis qënieve inteligjente -të vetëdijshme- ai me natyrë gjithëpërfshirëse është njeriu; dhe meqenëse i gjithë universi me rolin e tij është i nënshtruar ndaj jetës dhe punon për jetën, dhe qëniet e gjalla u nënshtrohen qënieve me shpirtëra dhe dërgohen në këtë dynja për hir të tyre, dhe qëniet me shpirtëra i nënshtrohen njeriut dhe janë gjithmonë në ndihmë të tij; dhe meqenëse nga natyra njerëzit në mënyrë të sinqertë e serioze e duan Krijuesin e tyre, dhe Krijuesi i tyre i do ata, dhe e bën Vetveten të dashur për ta nëpërmjet çdo mjeti; dhe meqenëse kapaciteti i bashkëlindur i njeriut dhe aftësitë shpirtërore të tij shikojnë e orientohen për tek një botë tjetër e qëndrueshme dhe për një jetë tjetër të përhershme, dhe zemra dhe inteligjenca e tij dëshirojnë përjetësinë me të gjithë fuqinë e tyre, dhe gjuha e tij i kërkon me përgjërim Krijuesit të tij përjetësi me lutje të pafundme; Ai sigurisht nuk do t’i ofendonte njerëzit, të cilët e duan shumë Atë dhe duhen, duke u shkaktuar atyre të vdesin dhe atëherë të mos i sillte ata përsëri në jetë, ndërsa Ai i krijoi ata për një dashuri të përjetshme, duke i bërë ata -kështu- të ndjenin armiqësi të përhershme; kjo do të ishte e pamundur. Njerëzit u dërguan për të punuar në këtë dynja me qëllim që të jetojnë të gëzuar në një botë tjetër të përjetshme dhe me qëllim që ta fitojnë atë jetë. Emrat Hyjnorë të manifestuar mbi njeriun në këtë jetë të shkurtër e kalimtare tregojnë se njerëzit, të cilët do të jenë pasqyrat reflektuese të atyre Emrave në botën e përjetshme, do t’i marrin manifestimet e tyre të përjetshme.

Po, miku i vërtetë i të Vetmit të përjetshëm, dhe pasqyra e vetëdijshme e të Qëndrueshmit të Vetëm duhet të jetë i qëndrueshëm, i përhershëm.

Nga rrëfenjat e sakta kuptohet se shpirtërat e kafshëve do të jetojnë vazhdimisht, dhe se disa individë të veçantë prej kafshëve do të kalojnë për tek bota e përjetshmërisë bashkë me trupat e tyre, të tilla, si: Hud Hudi -pupëza- dhe milingonat e Hazreti Sulejmanit a.s., deveja e Salihut a.s, qeni i shokëve të Shpellës –Tefsiru Kurtubij– dhe se çdo specie prej tyre do të ketë një trup të veçantë që të mund ta përdorë nga koha në kohë. Kjo gjithashtu kërkohet nga urtësia dhe realiteti; po ashtu kërkohet nga mëshira dhe Hyjnia.

O i Gjithëfuqishëm dhe o Vetekzistues i Përhershëm!!!

Të gjitha krijesat e gjalla, qëniet me shpirtëra dhe qëniet e vetëdijshme u janë nënshtruar urdhërave të Hyjnisë Tënde dhe janë vënë në punë në detyrat e tyre të natyrshme vetëm nëpërmjet forcës dhe fuqisë Tënde. Disa i janë nënshtruar njeriut, jo për shkak të forcës dhe sundimit të njeriut, por nëpërmjet mëshirës Hyjnore, për shkak të dobësisë dhe pafuqisë së tij të bashkëlindura. Çdo kafshë e kryen adhurimin e saj të veçantë, si me gjuhën e gjendjes po ashtu edhe me atë të fjalës duke lavdëruar Krijuesin e vet, Shpikësin, dhe të Adhuruarin duke e shenjtëruar Atë i Cili është krejtësisht i lirë dhe larg të metave dhe pasjes ortakë, dhe duke e lartësuar e falënderuar për mirësitë dhe dhuratat e Tij.

Lavdia të takon Ty, O Krijues i Vetëm që fshihesh në intensitetin e manifestimit Tënd dhe i mbuluar me madhështinë e lartësisë Tënde!

Unë të shenjtëroj nëpërmjet tesbihateve të të gjitha qënieve me shpirtëra duke deklaruar:  Lavdia të takon Ty, o Krijues, që i ke bërë nga uji të gjitha gjërat e gjalla…![5]

O Mbështetësi i të gjitha botëve! O Zoti i të parëve dhe i të fundmive! O Mbështetësi i qiejve dhe i tokës!

Nëpërmjet instruksionit të profetit më të nderuar a.s.m. dhe mësimit të Kuranit të gjithurtë, unë kam kuptuar e besuar se ashtu si qiejt, atmosfera, globi tokësor, toka dhe deti, pemët, bimët dhe kafshët, së bashku me të gjithë anëtarët e tyre, pjesët dhe grimcat Të njohin, Të tregojnë e dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd; po kështu qëniet e gjalla, esenca e universit, dhe njeriu, esenca e krijesave të gjalla, dhe profetët, evlijatë dhe dijetarët e pastër, esenca e njerëzimit dhe, nëpërmjet vizioneve, zbulesave, inspirimeve dhe shfaqjeve të zemrave dhe të intelektit të tyre, të cilat formojnë esencën e profetëve, evlijave dhe të dijetarëve të pastër, dëshmojnë me sigurinë e konsensusit të njëqindfishtë për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde, të Unitetit dhe të Njësisë, dhe japin njoftime për to; dhe nëpërmjet mrekullive të tyre, kerameteve, dhe provave të sigurta, provojnë atë çfarë thonë.

Po, nuk ka asgjë që i ndodh zemrës, gjë e cila shikon tek Ai që e inspiron atë prej prapa perdes së të Padukshmes; dhe nuk ka inspirim të saktë, i cili e bën atë të shikojë dhënësin e inspirimit; dhe nuk ka besim të sigurtë, i cili zbulon në formën e “sigurisë absolute” atributet e Tua të shenjta dhe Emrat më të Bukur; dhe nuk ka zemër të ndritur prej Profetëve dhe Evlijave, e cila vëzhgon me “shikimin e sigurisë” dritat e Ekzistuesit të domosdoshëm; dhe nuk ka intelekt të ndriçuar prej dijetarëve të pastër dhe prej të të vërtetëve, i cili vërteton e provon me “njohjen e sigurisë” shenjat e ekzistencës së Krijuesit të të gjitha gjërave dhe provat e Unitetit të Tij; – Nuk ka ndonjë prej këtyre që nuk dëshmon për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde, për Atributet e Tua, për Njësinë dhe për Emrat e Tu të bukur, dhe i tregojnë dhe aludojnë për to.

Gjithashtu, ashtu siç duke u mbështetur tek mrekullitë e tyre, kerametet dhe tek provat, të gjithë ata qindra e mijëra lajmëtarë të vërtetë të sihariqeve dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd; kështu ata me unanimitet njoftojnë, shpallin dhe provojnë shkallën e madhështisë së Hyjnisë Tënde, e cila sundon duke filluar nga administrimi i tërësisë së çështjeve të Fronit Sublim, i Cili i rrethon të gjitha gjërat, për tek njohja, dëgjimi, administrimi, mendimet sekrete e private të zemrës, dëshirat dhe lutjet e saj. Ato tregojnë e provojnë gjithashtu madhështinë e Fuqisë Tënde, e cila krijon gjëra të ndryshme të panumërta përnjëherësh, dhe e bën gjënë më të madhe me aq lehtësi si atë më të vogëlën duke mos penguar një veprim një tjetër dhe asnjë çështje duke mos e penguar një çështje tjetër.

Gjithashtu, ato njoftojnë e provojnë nëpërmjet mrekullive dhe provave të tyre gjërësinë madhështore të mëshirës Tënde, e cila e bën universin si një pallat madhështor për qëniet me shpirtëra dhe veçanërisht për njeriun; e cila ka përgatitur parajsën dhe lumturinë e përhershme për xhindët dhe për njerëzit; që nuk harron madje as qënien më të vockël të gjallë; dhe përpiqet që të ngopë e kënaqë zemrën më të pafuqishme.

Ata gjithashtu njoftojnë për shtrirjen e pafundme të sundimit Tënd absolut i cili i nënshtron, i vë në shërbim dhe në punë të gjitha llojet e krijesave nga grimcat për tek planetët…

Ata gjithashtu, dëshmojnë, tregojnë dhe aludojnë për njohurinë Tënde gjithëpërfshirëse, e cila e bëri universin si një libër madhështor i cili përmban mesazhe aq sa numri i pjesëve të tij, dhe i cili ka regjistruar të gjitha ngjarjet e qënieve në një Regjistër të Qartë dhe në një Libër të Qartë dhe ato janë dy regjistrat e El-Leuhul-Mahfudhit, Pllakës së Ruajtur, dhe i cili ka vendosur, ka shkruar në mënyrë të plotë e pa gabime në farërat e tyre indekset dhe programet e të gjitha pemëve dhe biografitë e qënieve të vetëdijshme në kujtesat e kokave të tyre.

Ata gjithashtu dëshmojnë për gjithëpërfshirjen e urtësisë Tënde të Shenjtë, e cila u bashkangjit qëllime të shumta të gjitha gjërave, duke i bërë madje edhe pemët të prodhojnë rezultate sa numri i frutave të tyre, dhe e cila ndjek dobitë për të gjitha qëniet e gjalla sa numri i gjymtyrëve të tyre, dhe madje sa numri i pjesëve dhe i qelizave të tyre, dhe duke e përdorur gjuhën e njeriut në detyra të shumta, e pajis atë me aftësi për të peshuar shijet sa numri i ushqimeve.

Ata gjithashtu dëshmojnë me unanimitet për vazhdimësinë e manifestimeve të Emrave lidhur me Bukurinë dhe Madhështinë Tënde, shembujt e të cilëve shihen në këtë dynja, se ato do të vazhdojnë në mënyrë të shndritshme për të gjithë përjetësinë, dhe se mirësitë e Tua, shembujt e të cilëve vëzhgohen në këtë botë kalimtare, do të vazhdojnë në banesën e lumturisë në një mënyrë akoma më vezulluese, dhe se ata që përmallohen për ato në këtë dynja do t’i shoqërojnë dhe do të jenë së bashku me to në të gjithë përjetësinë.

Atëherë, me në krye profetin më të nderuar a.s.m., duke u mbështetur në qindra prej mrekullive të tij të ndritshme, dhe Kuranin fisnik duke u mbështetur në ajetet e tij vendimtare, pastaj të gjithë pejgamberët a.s. të cilët janë me shpirtërat e tyre të shndritshëm, dhe të gjithë evlijatë, të cilët janë polet shpirtërorë me zemrat e tyre të mbushura me dritë, dhe të gjithë dijetarët e pastër me mendjet e tyre të ndritshme, duke u mbështetur tek kërcënimet dhe premtimet e Tua të përsëritura në të gjitha shkrimet e shenjta dhe në librat qiellorë, dhe duke besuar në atributet e Tua të shenjta, të tilla si: fuqia, mëshira, favori, urtësia, lavdia dhe bukuria, dhe funksionet e Tua, në dinjitetin e madhështisë Tënde, dhe në sundimin e Hyjnisë Tënde, sihariqojnë nëpërmjet zbulesave të tyre, shikimeve të tyre të ngulitur me shkallën e “njohjes së sigurisë” duke sihariquar xhindet dhe njerëzit për lumturinë e përjetshme dhe duke i paralajmëruar me xhehennem njerëzit e çudhëzuar; ata e besojnë këtë dhe dëshmojnë për të.

O i Plotëfuqishëm, O i Gjithurtë! O i Gjithëmëshirshëm, O Mëshirëplotë! O Gjithëbujar i Vetëm i Vërtetë në premtimin Tënd! O Detyrues i Gjithëlavdishëm! O Zotërues i Dinjitetit, madhështisë dhe i lartësisë!..

Ti je i Shenjtëruari Absolut, i Lartësuari Absolut dhe krejtësisht i përjashtuar dhe larg diskretitimit dhe përgënjeshtrimit të kaq shumë miqve besnikë prej evlijave të vërtetë, dhe kaq shumë premtimeve të Tua të shumta, atributeve dhe funksioneve të Tua të shenjta.. dhe kretësisht larg mohimit të kërkesave të sigurta të Sovranitetit të Hyjnisë Tënde dhe duave të Shërbëtorëve të pranueshëm e të panumërt të Tu, të cilët Ti i do dhe që tërheqin dashurinë Tënde nëpërmjet besimit tek Ti, vërtetimit dhe bindjes ndaj Teje.. Ti je i shenjtëruar, i lartësuari absolut, dhe larg konfirmimit të mohimit të ringjalljes nga ana e njerëzve të çudhëzimit dhe të mohimit, të cilët nëpërmjet mosbesimit, rebelimit dhe mohimit të premtimeve të Tua, ofendojnë madhështinë e lartësisë Tënde, fyejnë dinjitetin dhe lavdinë Tënde, nderin e Hyjnisë Tënde dhe prekin dhembshurinë e Hyjnisë Tënde, Unë deklaroj se drejtësia, bukuria dhe mëshira Jote janë krejtësisht të lartësuara dhe larg një tiranie të tillë të shëmtuar dhe një shëmtie të tillë. Me të gjitha grimcat e qënies sime, unë dëshiroj të recitoj vërsetin,

“Lavdi, Madhështia dhe Lavdia i takojnë Atij! Larg nga të gjitha trillimet e shpifjet që i ngjisin e thonë për Të. Madhështor dhe i Lartësuar (pa kufi)”[6]

Në të vërtetë, ata të dërguarit e Tu të vërtetë prej lajmëtarëve të Sundimit Tënd dëshmojnë me “sigurinë absolute”, “me njohjen e sigurisë” dhe me “shikimin e sigurisë”, për thesaret e mëshirës Tënde në Ahiret dhe për depot e mirësive të Tua në botën e përhershme, dhe zbulojnë në mënyrë të plotë e të jashtëzakonshme manifestimet e bukura të Emrave të Tu në banesën e Lumturisë, dhe japin sihariqet e këtyre. Duke besuar se rrezja më e lartë e Emrit Tënd El-Hakk, i Cili është burimi, dielli dhe mbrojtësi i të gjithë realiteteve, është kjo e vërteta e Ringjalljes dhe e Tubimit të Madh, ata e japin mësim atë për shërbëtorët e Tu.

O Zoti i Pejgamberëve dhe i të Drejtëve!

Ata të gjithë janë të nënshtruar dhe nëpunës në sundimin Tënd nëpërmjet urdhrit dhe fuqisë Tënde, nëpërmjet dëshirës dhe planifikimit Tënd, dhe nëpërmjet njohjes dhe urtësisë Tënde. Ata demonstrojnë nëpërmjet shenjtërimit, lavdërimit dhe lartësimit duke deklaruar që je Një i Vetëm, se globi është si një vend i gjërë për dhikër -për përmendje- dhe se universi është si një xhami madhështore për adhurim.

O Mbështetësi im! O Mbështetësi i qiejve dhe i tokës! O Krijuesi im! O Krijuesi i gjithçkaje! Për hir të fuqisë Tënde, dëshirës, urtësisë, sundimit dhe mëshirës Tënde, e cila i nënshtron qiejt dhe yjet e tyre, tokën dhe gjithçka që ajo përmban, dhe të gjitha krijesat së bashku me të gjitha cilësitë dhe aktet e tyre, nënshtroma nefsin tim dhe nënshtroji për mua dëshirat e mia! Nënshtroji zemrat e njerëzve të Risale-i Nurit, me qëllim që ata të mund t’i shërbejnë Kuranit dhe besimit! Dhe më jep mua dhe vëllezërve të mi besim të plotë dhe një vdekje të mirë, mbyllje të mirë! Ashtu siç ia nënshtrove detin Musait a.s., zjarrin Ibrahimit a.s., malet dhe hekurin Davudit a.s., xhindet dhe njerëzit Sulejmanit a.s., dhe diellin dhe hënën Muhammedit a.s.m., nënshtroji zemrat dhe mendjet për Risale-i Nurin! Më ruaj mua dhe të gjithë studentët e Risale-i Nurit nga e keqja e nefsit dhe e shejtanit, dhe nga ndëshkimi i varrit dhe i zjarrit të xhehennemit, dhe na jep lumturi në Xhennet!

Amin.Amin.Amin.

“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga

ç’na ke mësuar Ti. Vërtet që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”.[7]

Ndërsa duaja e fundit e tyre do të jetë: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Zotin e gjithë botëve”.[8]

Në qoftë se ka pasur ndonjë gabim nga ana ime në paraqitjen tek dera e Krijuesit tim Mëshirëplotë këtë trajtesë instruktive të cilën e kam marrë nga Kur’ani dhe nga “Xheushan el-Kebir” -një dua e profetit Muhammed a.s.m.- si adhurim në formën e mendimit reflektiv, duke e bërë Kuranin dhe Xheushenin ndërmjetësuesin tim, unë kërkoj falje për mangësitë e mia.

Said Nursi

 

* * *

 

[1] Meqenëse kjo trajtesë është prova e tetë prej koleksionit “Shkopi i Musait”… Përkthyesi.

[2] Të gjitha ‘provat e themeleve të besimit’ demonstrojnë qartë domosdoshmërinë e ekzistencës së Krijuesit dhe Unitetin e Tij, dhe në mënyrë të tërthortë i demonstron përfundimet e tjera të tyre. Përveç provimit qartë të domosdoshmërisë së ekzistencës së Krijuesit dhe të Unitetit të Tij, kjo prova e Tetë, ‘Një dua’ ka nëntë  përfundime. Ajo provon:

1 Madhështinë e Hyjnisë;

2 Madhësinë e Fuqisë Hyjnore;

3 Gjithëpërfshirjen e Sovranitetit Hyjnor;

4 Shtrirjen e pakufishme të Mëshirës Hyjnore;

5 Faktin se Njohuria Hyjnore i përfshin të gjitha gjërat;

6 Gjithëpërfshirjen e Urtësisë Hyjnore;

7 Madhështinë vezulluese të Sundimit Hyjnor.

[3] Kur’an, 2: 164

[4] Shishhane: një lloj pushke e vjetër me strall, që mbushej nga gryka. Përkthyesi.

[5] Kuran, 21:30

[6] Kur’an, 17:43

[7] Kur’an, 2:32

[8] Kur’an, 10:10