RREZJA E PESTË
Shenjat e Kijametit, e orës së Fundit.
[Para trembëdhjetë vitesh, si një shtojcë për diskutimin në librin tonë “Muhakemat” i cili u botua para tridhjetë viteve -synon vitin 1911-, drafti i njëzet çështjeve qe shkruar rreth Barrierës së Dhul Karnejnit, rreth Gog Magogëve -Xhuxh Maxhuxhëve- dhe rreth shenjave të fundit të kohës. Kjo tani është korrigjuar për hir të një miku të dashur, dhe u bë Rrezja e Pestë.]
Rrezja e Pestë e Shkreptimës së Tridhjetë e Njëtë e Letrës së Tridhjetë e Njëtë.
Shënim: Me qëllim që të mund të kuptohet qëllimi i Parathënies, çështjet që ndjekin parathënien duhet të lexohen përpara.
Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Një pikë e hollë rreth vërsetit, “E pra disa nga shenjat paralajmëruese tashmë kanë ardhur”[1] u shkrua me qëllim që të mbrojë besimin e besimtarëve të zakonshëm dhe për ta ruajtur atë prej dyshimeve. Ashtu si vërsetet alegorike të Kur’anit, disa hadithe rreth ngjarjeve të fundit të kohës kanë kuptime të thella. Ato nuk mund të shpjegohen në të njëjtën mënyrë si vërsetet e pakundërshtueshme, dhe jo gjithkush mund t’i kuptojë ato; Por, ndoshta dijetarët i interpretojnë në vend të shpjegimit të tyre. Në përputhje me vërsetin,
“Por askush nuk i di kuptimet e fshehta, kuptimet përfundimtare (ta’wil) përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, të rrënjosur thellë në dije…”[2]
Kuptimi i tyre, interpretimi dhe ajo çfarë synohet prej tyre kuptohen vetëm pas ndodhjes së ngjarjeve, dhe vetëm atëherë njihet qëllimi i tyre; kështu ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë:
“Ne besojmë në të; i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” Dhe ata -dijetarë- i sqarojnë ato të vërteta të fshehura. Kjo Rrezja e Pestë përmban një parathënie dhe Njëzet e Tre “Çështje”.
Parathënia përbëhet nga Pesë “Pika”.
Pika e Parë
Meqenëse besimi dhe përgjegjshmëria janë një provim, një sprovë dhe garë brenda sferës së zgjedhjes së njeriut, çështjet që janë të errëta, të paqarta, të thella dhe në nevojë për një studim të kujdesshëm dhe eksperimental -provë-, nuk janë të qarta në mënyrë të vetëkuptueshme, sa t’i besonte ato gjithkush me hir e me pahir -dashur e pa dashur-; dhe kjo me qëllim që të dallohet besimi i Ebu Bekrit nga mohimi i Ebu Xhehlit, dhe që të mund të ngriheshin besimtarët në lartësinë më të lartë dhe të zbrisnin mohuesit në ultësirën më të madhe; sepse në qoftë se nuk ka zgjedhje – vullnet të lirë- nuk do të kishte përgjegjshmëri. Për shkak të këtij misteri dhe urtësie, mrekullitë shfaqeshin vetëm rrallë.
Pastaj, në këtë botë përgjegjshmërie e provimi, ashtu si disa vërsete alegorike të Kur’anit, edhe shenjat e kijametit dhe shenjat e fundit të kohës, të cilat mund të shihen me sy, janë të errëta, të paqarta dhe të hapura për interpretim.
Meqenëse kur dielli do të lindë në perëndim, kjo shenjë do të jetë aq e qartë saqë gjithkush do të detyrohej ta besonte e vërtetonte atë pa zgjedhje, dera e pendesës do të jetë mbyllur në atë kohë dhe pendimi e besimi nuk do të pranohen më; sepse në vërtetimin e asaj shenje do të ishin të barabartë si ai që ka besim si Ebu Bekri, po ashtu edhe ai që është me kryeneçësi në mohim si Ebu Xhehli. Madje edhe kur Isai a.s. -Jezusi- të zbresë, të vijë, dhe kur vetë do ta njohë se ai është pikërisht Jezusi dhe jo dikush tjetër përveç tij, jo gjithësecili do të mund ta njohë atë; ai do të njihet veçse nëpërmjet dritës së besimit.
Gjithashtu edhe Dexhali dhe Sufjani midis figurave të frikshme të cilët do të shfaqen me shenjat e kijametit, as vetë ata, në fillim, nuk do t’i njohin vetvetet se janë Dexhali dhe Sufjani.
Pika e Dytë: Çështjet e së Padukshmes të cilat iu bënë të njohura profetit të nderuar a.s.m. nuk janë të njëllojta; disa prej atyre çështjeve iu bënë të njohura atij në mënyrë të detajuar, kështu ai, në asnjë mënyrë, as nuk mund t’i ndryshonte këto dhe as nuk mund të ndërhynte në to, ashtu si vërsetet e pakundërshtueshme të Kur’anit dhe “hadithet e shenjta”.[3]
Disa çështje të tjera të së padukshmes iu bënë të njohura atij në mënyrë të përgjithshme, dhe çështja e ilustrimit dhe e shpjegimit të tyre në mënyrë të detajuar, ose një formë alegorike iu la ixhtihadit -interpretimit- të tij a.s.m. ashtu si hadithet që vërtiten rreth ngjarjeve kozmike dhe ndodhive të së ardhmes, të cilat nuk janë prej themeleve të besimit.
Vetë profeti a.s.m. është ai që i ilustron ato çështje, i shpjegon në detaje ose në formë alegorike në mënyrë të përshtatshme me urtësinë e përgjegjshmërisë së njeriut. Për shembull, u dëgjua një shungullimë -zhurmë e madhe- në vendin ku po bisedonte profeti a.s.m. me disa njerëz. Ai tha: “Ky është zëri i një guri i cili ka qenë duke u rrokullisur poshtë për xhehennem qysh prej shtatëdhjetë viteve dhe tani ka arritur në fund të xhehennemit.”[4]
Dhe pas pesë minutash pasi Ai bëri këtë njoftim të çuditshëm, erdhi një person dhe tha: “Filan hipokrit i cili ishte shtatëdhjetë vjeç kishte vdekur dhe kishte shkuar në xhehennem”, duke shfaqur kështu kuptimin e fjalëve elokuente të profetit a.s.m..
Shënim: ngjarjet e pjesshme të së ardhmes të cilat nuk përfshihen midis të vërtetave të besimit konsideroheshin të parëndësishme nga profeti a.s.m..
Pika e Tretë përbëhet nga dy “Pika”.
E Para: Për shkak se me kalimin e kohës njerëzit e zakonshëm u dhanë kuptime të mirëfillta -të fjalëpërfjalshme- dhe realitete fizike disa haditheve që janë rrëfyer në formën e krahasimeve dhe të alegorive; hadithe të tilla në pamje të jashtme nuk përputhen me realitetin.
Megjithëse janë e vërtetë e pastër dhe e qëndrueshme, ato nuk shfaqen për shikimin e tyre të jenë në përputhje me realitetin e gjendjes. Për shembull, dy melekët e quajtur Demi dhe Peshku të cilët janë prej mbajtësve të tokës -ashtu siç ka Arshi mbajtësit e tij-, u përfytyruan nga njerëzit e zakonshëm si një ‘Dem’ i vërtetë gjigant dhe si një ‘Peshk’ i madh i vërtetë.
E Dyta: Disa hadithe erdhën lidhur me shumicën e myslimaneve në një trevë, ose lidheshin me ekzistencën e shtetit islamik atje, ose që kishin të bënin me qendrën e kalifatit islam, por ato u kuptuan se ishin gjithëpërfshirëse për të gjithë myslimanët dhe për të gjitha anët e botës. Pavarësisht se ishin të veçanta, të pjesshme për ndonjë aspekt, ato u supozuan se ishin universalë dhe të përgjithshëm.
Për shembull, në një hadith sherif, thuhet:
“Nuk bëhet kijameti për sa kohë që thuhet në tokë: “Allah, Allah”.[5] Domethënë, vendet ku përmendet emri i Zotit do të mbyllen, dhe thirrja e Ezanit dhe Ikametit do të recitohen në Turqisht.
Pika e Katërt: Ashtu siç janë fshehur çështjet e së padukshmes, si exheli dhe vdekja, për shumë arsye e shembuj urtësie, po ashtu kijameti, fundi i botës, që është vdekja e dynjasë, exheli i njerëzimit dhe vdekja e kafshëve, ka mbetur sekret, i fshehur për shumë arsye të dobishme.
Po, në qoftë se koha e Exhelit do të kishte qenë përcaktuar, atëherë gjysma e parë e jetës do të kalonte në shkujdesje absolute, dhe gjysma e dytë në frikë absolute pasi në çdo ditë bëhet një hap përpara drejt litarëve të vdekjes. Kjo do të shkatërronte balancën e urtë e të dobishme të shpresës dhe të frikës.
Gjithashtu, krejtësisht e ngjashme me këtë, në qoftë se kijameti, fundi i botës, vdekja dhe exheli i saj, do të kishin qenë përcaktuar, shekujt e hershëm dhe të mesëm do të mbeteshin pothuajse të pandikuar, ose pak, nga ideja e Ahiretit, dhe shekujt e mëvonshëm do të kishin kaluar e jetuar në frikë e në panik të vazhdueshëm. Asnjë kënaqësi e vlerë nuk do të kishte mbetur për jetën e kësaj bote, dhe as ibadeti – i cili është bindja e individit me zgjedhjen, dhe me vullnetin e tij të lirë brenda frikës dhe shpresës – nuk do të kishte pasë rëndësi dhe as urtësi.
Gjithashtu, në qoftë se koha e kijametit do të kishte qenë e përcaktuar, disa nga të vërtetat e besimit do të kishin qenë të qarta e të vetëkuptueshme dhe gjithësecili do t’i besonte ato me hir e me pahir. Misteri i përgjegjshmërisë së njeriut, urtësia dhe qëllimi i besimit, të cilat janë të lidhura me zgjedhjen dhe me vullnetin e njeriut, do të mohoheshin e shfuqizoheshin.
Për dobi të shumta të tilla si këto, çështjet që lidhen me të padukshmen mbeten sekret, të fshehura. Prandaj çdo njeri në mënyrë të vazhdueshme parashikon në çdo minut ardhjen e exhelit të tij ashtu siç mendon qëndrueshmërinë e tij në të, dhe mendon për ato të dyja bashkarisht dhe përpiqet me seriozitet për dynjanë ashtu siç përpiqet për Ahiret. Dhe ashtu siç e parashikon ai kijametin në çdo shekull, po ashtu parashikon vazhdimësinë e dynjasë në të. Dhe kështu ai punon për jetën e përhershme brenda përkohshmërisë së kësaj dynjaje, dhe orvatet të ndërtojë dynjanë sikur ai nuk do të vdiste kurrë.
Pastaj në qoftë se koha e fatkeqësive dhe e katastrofave do të kishte qenë e përcaktuar, njeriu do të vuante dhimbje e lëndime shpirtërore si rezultat i parashikimit të ardhjes së fatkeqësisë dhe katastrofës dhjetë herë më të mëdha se sa vetë fatkeqësia.
Prandaj urtësia Hyjnore dhe mëshira e saj e gjërë e kanë fshehur kohën e ndodhjes së tyre dhe e kanë lënë atë sekret, me qëllim që njeriu të mos e vuajë atë fatkeqësi të tillë shpirtërore. Për shkak se shumica e ngjarjeve të fshehura kozmike janë të lidhura me shembuj të tillë urtësie, është ndaluar dhënia e njoftimeve për të padukshmen. Madje edhe ata që bëjnë parashikime për të padukshmen me një leje Hyjnore, e njoftojnë atë parashikim vetëm me aluzione dhe në mënyrë të tërthortë e të paqartë, me përjashtim të të vërtetave të besimit dhe të atyre që janë boshti i përgjegjshmërisë së njeriut, dhe kjo me qëllim që të mos ketë mungesë respekti dhe mosbindje ndaj parimit Hyjnor,
“Thuaj: Askush në qiej e në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut…”[6]
Madje edhe sihariqet që erdhën në Teurat, në Inxhil dhe në Zebur rreth profetit Muhammed a.s.m. erdhën disi të mbuluara e të paqarta. Si rrjedhojë e kësaj, pasuesit e atyre shkrimeve të shenjta vendosen kuptime të ndryshme mbi ato sihariqe dhe nuk e besuan profetin më të nderuar a.s.m…
Por, meqenëse urtësia në përgjegjshmërinë e njeriut bën të domosdoshme që çështjet e përfshira midis bazave të besimit të komunikohen në mënyrë të qartë dhe të përsëritur, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm dhe interpretuesi i tij i lavdishëm dhe i besueshëm i tregojnë çështjet e Ahiretit në mënyrë të detajuar, dhe i përmendin ngjarjet e ardhshme të dynjasë vetëm në mënyrë të përmbledhur.
Pika e Pestë: Gjithashtu, meqenëse çudirat, çështjet e jashtë-zakonshme të cilat lidhen me epokën e dy Dexhalëve, -domethënë me Dexhalin e muslimanëve dhe me Dexhalin më të madh- janë transmetuar të shoqëruara me përmendjen e atyre të dyve, u imagjinuan se ato çudira të jashtëzakonshme do të buronin prej pikërisht personave të tyre dhe u kuptuan kështu; kjo ka çuar që rrëfenjat të bëhen alegorike dhe kuptimet e tyre të vërteta të bëhen të fshehura -të mbuluara.
Dhe për shembull, është e mirënjohur se kur të vdesë Dexhali i muslimanëve, shejtani i cili i shërben atij do të lëshojë klithma duke lexuar me zë të lartë lajmet për të gjithë botën nga Dikili Tash, Obelisku në Stamboll, dhe gjithkush do ta dëgjojë zërin e tij duke thënë se “ai vdiq”. Domethënë, lajmi do të transmetohet nga radioja, e cila është e çuditshme prej të cilës çuditen edhe vetë shejtanët.
Gjithashtu, meqenëse rrethanat e çuditshme dhe aktivitetet e frikshme të regjimit të Dexhalit, organizata e fshehur dhe qeveria që ai themelon janë transmetuar të shoqëruara me personin e tij, sikur ato të kishin lidhje pikërisht me të, kuptimi i tyre i vërtetë ka mbetur i fshehur dhe i mbuluar.
Për shembull, ndodhet një rrëfenjë me këtë kuptim: “Ai do të jetë aq i fuqishëm dhe jetëgjatë saqë vetëm Isai, Jezusi a.s. do të jetë në gjendje që ta vrasë; ose ndryshe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta vrarë atë”.[7] Kjo do të thotë se: Ai që do ta përmbysë rrugën e tij dhe sistemin e tij grabitqar e makutH, dhe që do t’i eliminojë ato përfundimisht do të jetë veçse një fe e lartësuar qiellore e cila do të shfaqet midis ndjekësve të vërtetë të Isait, Jezusit a.s. dhe që do të ndjekë të vërtetat e Kur’anit dhe do të bashkohet me të. Me ardhjen e Isait a.s. dhe me shfaqjen e fesë së vërtetë krishtere, metoda ateiste e Dexhalit do të shfaroset e do të zhduket përfundimisht. Përndryshe, personi i atij Dexhali do të mund të vritet nga një mikrob i vetëm ose nga një sëmundje e thjeshtë si gripi.
Gjithashtu, shpjegimet dhe pohimet e disa transmetuesve që burojnë nga ixhtihadet dhe nga interpretimet e tyre personale, të cilat janë të zbuluara para gabimeve, janë përzier me fjalët e hadithit profetik. Fjalët e tyre janë supozuar të jenë pjesë e hadithit, dhe kështu është fshehur e mbuluar kuptimi, sepse ai hadith nuk shfaqet të jetë në përputhje me realitetin, dhe rrëfenja bëhet alegorike.
Gjithashtu, në kohët e hershme personaliteti kolektiv i shoqërisë dhe i bashkësisë nuk qenë zhvilluar dhe nuk qenë të qarta ashtu siç janë në kohën e tanishme, dhe ideja individuale dhe interesimi për individin ishte mbisundues; prandaj cilësitë e mëdhaja dhe aktet e shtrira gjërësisht të komunitetit u atribuoheshin personave të cilët i udhëhoqën ato bashkësi kolektive. Me qëllim që të jenë të denjë e të përshtatshëm për cilësi universale të jashtëzakonshme, mbinjerëzore, ata persona duhet të kishin trupa gjigantë dhe të kishin një shtat të gjërë, një forcë të jashtëzakonshme dhe një fuqi kolosale që ta kalonte njëqind herë fuqinë e tyre personale, dhe kështu ata udhëheqës u përfytyruan në mënyrë të çuditshme. Gjendja është se ky përfytyrim nuk përputhej me realitetin, dhe ajo rrëfenjë u bë alegorike.
Gjithashtu, pavarësisht se rrethanat dhe cilësitë e dy Dexhalëve janë të ndryshme nga njëri-tjetri, ato janë ngatërruar në rrëfenjat që na kanë ardhur neve në formë absolute; njëri është supozuar të jetë tjetri.
Gjithashtu, rrethanat e Mehdiut të Madh nuk u përshtaten rrëfenjave që aludojnë për gjendjet e Mehdive që erdhën para tij; dhe këto janë bërë hadithe alegorike.
Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, përmend vetëm Dexhalët myslimanë.
Kjo shënon fundin e parathënies. Tani ne fillojmë me “Çështjet”.
* * *
[Tani, me përkujdesjen e Allahut, prej qindra shembujsh që tregojnë për ato ngjarje të fshehta të së Padukshmes, do të shpjegohen Njëzet e Tre Çështje në mënyrë shumë të përmbledhur, meqenëse ato çështje qenë përhapur nga ateistët me idenë për të prishur besimet e myslimanëve të zakonshëm. Unë i kërkoj mëshirës Hyjnore që këto “Çështje” nuk do të shkaktojnë dëm, ashtu siç pandehin ateistët, por se kur të shihet se secila çështje është një shkreptimë e një mrekullie profetike dhe interpretimet e tyre të vërteta të provohen e të qartësohen, ato do të jenë, me leje të Zotit, një mjet i rëndësishëm. Dhe i përgjërohem e i lutem Krijuesit tim të Gjithëmëshirshëm që të m’i mbulojë gjynahet dhe gabimet e mia me faljen e Tij të gjërë. Sigurisht, Ai është Gjithëdëgjues dhe Ai që u përgjigjet lutjeve.]
Stacioni i Dytë i Rrezes së Pestë
Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Çështja e Parë
Ndodhet një hadith që thotë:
“Dora e Sufjanit, i cili është njëri prej individëve të fundit të kohës, do të jetë e shpuar tejpërtej, e çarë”.
Allahu e di më së miri; një interpretim i kësaj është sa vijon: Pasuria nuk mund qëndrojë në dorën e tij, për shkak se ai është prishanik i madh dhe i zhytur në argëtime të shthurura dhe në kotësira e qejfe. Kështu, pasuria derdhet e vërshon nga pëllëmba e tij për në prishje pa hesap. Në një proverbë thuhet:
“Filani ka një vrimë në dorën e tij” -i prish paratë. Domethënë, Ai është shumë prishanik që harxhon pa kriter.
Kështu, ky hadith nënkupton se Sufjani do t’i mbajë të lidhur njerëzit pas vetes së tij duke i nxitur ata të jenë prishanikë dhe duke i shtyrë për tek një lakmi e fortë dhe për tek ambicia e madhe; dhe do t’i mbajë ata të nënshtruar nëpërmjet atij damari të dobët të karakterit të tyre. Hadithi sherif paralajmëron dhe njofton se: Prishaniku do të bëhet skllav i tij dhe do të poshtërohet e do të bie në kurthet e tij.
Çështja e Dytë
Në një rrëfenjë, thuhet: Një person i frikshëm në fundin e kohës do të ngrihet në mëngjes -do të dalë, do të lindë në mëngjes- dhe në ballin e tij do të jetë e shkruar:
“Ky është kafir -mohues.”[8]
Vetëm Allahu e di se cila është e drejta; kjo mund të interpretohet sa vijon:
Ai Sufjan do të veshë kapelën strehëgjërë të jobesimtarëve, dhe do t’i detyrojë njerëzit që ta veshin atë. Por meqenëse vënia e saj, veshja e asaj kapeleje, do të përgjithësohet nëpërmjet detyrimit dhe forcës së ligjit, ajo kapelë strehëgjërë do të drejtohet me lejen e Zotit xh.sh. -pasi bie në sexhde (në adhurim)- prandaj nuk bëhet kafir -mohues- ai që e vesh atë i detyruar, jo me dëshirën e tij.
Çështja e Tretë
Ndodhet një rrëfenjë: “Sundimtarët despotikë të fundit të kohës, dhe veçanërisht Dexhali do të kenë xhennete dhe xhehenneme të rremë”.[9] Njohja është vetëm me Zotin xh.sh, një interpretim është ky: ky është një tregues për burgun dhe për shkollën e mesme të cilat janë vendosur përballë zyrave të qeverisë dhe shikojnë njëra-tjetrën; njëra nga ato të dyja do të bëhet një imitim -kopjim- i shëmtuar i hurive dhe i djelmoshave të parajsës, dhe tjetra është një vend ndëshkimi dhe një burg.
Çështja e Katërt
Ndodhet një rrëfenjë e cila thotë: “Në fundin e kohës asnjë nuk do të mbetet që do të thotë: Allah! Allah!”[10]
Askush nuk e di të panjohurën përveç Allahut; një interpretim i kësaj duhet të jetë sa vijon: Vendet e dhikrit ku përmendet Emri Allah… Allah… Allah, teqet, zavijet dhe shkollat fetare, medresetë, do të mbyllen dhe një emër tjetër përveç emrit Allah do të përdoret në shenjat e islamit, të tilla si Ezani dhe Ikameti. Kjo nuk do të thotë se i gjithë njerëzimi do të bie në mosbesim absolut, sepse të mohuarit e Zotit është më larg arsyes se sa të mohuarit e universit. Nuk e pranon arsyeja që shumica e njerëzimit do të bien në këtë mohim, e jo më të gjithë ata. Mosbesimtarët nuk e mohojnë ekzistencën e Zotit xh.sh; mendjet e tyre rrëshqasin, bien në gabim, vetëm lidhur me Atributet e Tij madhështore.
Një interpretim tjetër është ky: me qëllim që të mos e përjetojnë tmerrin e kijametit, shpirtërat e besimtarëve do të kapen, do të merren prej tyre pak më përpara ndodhjes së fundit të botës. Kijameti do të shpërthejë vetëm mbi kokat e mosbesimtarëve.
Çështja e Pestë
Ndodhet një rrëfenjë: “Në fundin e kohës, disa persona të tillë si Dexhali do të pretendojnë Hyjninë dhe do t’i detyrojnë njerëzit të bëjnë sexhde, të përkulen para tyre.”[11]
Allahu e di më së miri; një interpretim është ky: Ashtu si një komandant injorant që mohon ekzistencën e mbretit, imagjinon në vetveten e tij dhe në drejtuesit e tjerë një sundim të vogël në përpjesëtim me fuqinë e tyre, po kështu, ata që vijnë për të udhëhequr shkollën e natyralistëve dhe të materialistëve, imagjinojnë në vetvetet e tyre një lloj hyjnie në përpjesëtim me fuqinë e tyre, i bëjnë nënshtetasit e tyre të bien poshtë duke i shërbyer fuqisë së tyre si adhurim përpara tyre dhe para statujave të tyre; domethënë i bëjnë që t’i përkulin kokat e tyre për ta.
Çështja e Gjashtë
Ndodhet një rrëfenjë: “Mashtrimi, sprova e fundit e kohës do të jetë aq e tmerrshme saqë askush nuk do të jetë në gjendje ta përmbajë vetveten.”[12], Për shkak të kësaj, për një mijë e treqind vjet, me urdhër të profetit a.s.m., i gjithë ummeti i ka kërkuar mbrojtje Allahut prej atij mashtrimi, sprove -prej mashtrimit të Dexhalit dhe prej mashtrimit të fundit të kohës”- pas kërkimit mbrojtje prej torturave të varrit.[13]
Vetëm Zoti e di se cila është më e drejta, kjo mund të interpretohet kështu; Mashtrimi i fundit të kohës do t’i tërheqë e joshë personat për tek vetvetja dhe do t’i robërojë ata.
Njerëzit do t’i bashkohen atij me zgjedhjen e tyre, dhe madje me dëshirë të fortë e të papërmbajtur. Për shembull, në Rusi, burrat dhe gratë lahen së bashku të zhveshur në banja publike. Dhe për shkak se nga natyra gratë kanë një prirje të bashkëlindur për ta shfaqur bukurinë e tyre, ato me dëshirën e tyre e flakin vetveten në atë joshje (mashtrim, shthurje) dhe çudhëzohen. Edhe burrat gjithashtu, duke qenë nga natyra të joshur marrëzisht pas bukurisë, mposhten nga nefset e tyre instinktivë dhe nga një gëzim i dehur, bien në atë zjarr përvëlues dhe digjen.
Dhe kështu, mashtrimi i asaj kohe do t’i joshë me anë të dëfrimeve, zbavitjeve, gjynaheve të mëdhaja dhe risive të kohës të tilla, si: vallëzimet e teatret, -do t’i joshë e tërheqë kërkuesit e qejfeve dhe të kënaqësive përreth tyre si flutura nate, duke i bërë ata të dehur.
Por në qoftë se kjo do të ndodhte nëpërmjet shtrëngimit, obligimit dhe detyrimit absolut, atëherë nuk do të kishte zgjedhje të lirë, dhe si rrjedhojë, nuk do të ishte mëkat.
Çështja e Shtatë
Ndodhet një rrëfenjë, “Sufjani do të jetë një shkollar i madh; ai do t’i bëjë njerëzit të bien në çudhëzim nëpërmjet dijes. Shumë shkollarë të tjerë do ta ndjekin atë.”
Dhe dija është vetëm me Allahun; një interpretim është ky: Megjithëse ai nuk ka mjete që e çojnë në pushtet të tilla si fuqinë dhe forcën, fiset dhe njerëzit, guximin dhe pasurinë, ashtu si një mbret, ai do ta fitojë atë pozitë nëpërmjet zgjuarsisë së tij, shkencës, shkathtësisë dhe njohjes politike dhe, nëpërmjet mendjemprehtësisë së tij ai do t’i magjepsë e ngashënjejë mendjet e shumë shkollarëve të tjerë, duke u imponuar atyre dëshirat e tij. Ai do të tërheqë mësues të shumtë për ta mbështetur, dhe duke u treguar atyre rrugën për tek një sistem edukimi të zhveshur nga mësimet fetare, do të punojë për vënien në jetë gjërësisht të asaj metode.
Çështja e Tetë
Rrëfenjat pohojnë se mashtrimi i tmerrshëm i Dexhalit do të ndodhë në radhët e myslimanëve saqë i gjithë ummeti i ka kërkuar Zotit xh.sh. mbrojtje prej tij.
Askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit; një interpretim është ky: Dexhali i myslimanëve është ndryshe nga Dexhali i jobesimtarëve. Në fakt, ashtu si Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, disa dijetarë hetues thanë se Dexhali i myslimanëve është Sufjani. Ai do të shfaqet midis myslimanëve dhe do ta kryejë punën e tij nëpërmjet mashtrimit. Ndërsa Dexhali i Madh i jobesimtarëve është ndryshe nga Sufjani. Sepse ata që nuk i nënshtrohen forcës absolute dhe detyrimit të Dexhalit të madh, bëhen martira, ndërsa ata që i nënshtrohen pa dëshirë, nga detyrimi, nuk bëhen mohues dhe ndoshta nuk janë as gjynahqarë.
Çështja e Nëntë
Në rrëfenjat, ngjarjet e shoqëruara me Sufjanin dhe ndodhitë e mashtrimit të fundit të kohës janë përfytyruar se do të ndodhin rreth Damaskut ose në Gadishullin Arabik.
Zoti e di më së miri; një interpretim është ky: Meqenëse në kohët e hershme qendrat e kalifatit ishin në Irak, në Damask dhe në Medine, nëpërmjet ixhtihadeve të tyre personale, transmetuesit i komentuan dhe i përfytyruan ato ngjarje se do të ndodhnin rreth qendrës së shtetit islamik -sikur kalifati do të mbetej kështu- dhe thanë: në Sham -Damask- dhe në Alep. Ata i detajuan nëpërmjet ixhtihadeve të tyre personale ato që erdhën në mënyrë të përmbledhur e konçize në hadithe.
Çështja e Dhjetë
Rrëfenjat përmendin fuqinë e jashtëzakonshme të figurave -personave- të fundit të kohës.
Njohja është me Zotin; një interpretim i kësaj është ky: Ky është një aluzion për personalitetin kolektiv që ata figura përfaqësojnë. Në një kohë, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë japoneze, që e kishte shpartalluar Rusinë, u tregua në një pikturë me njërën këmbë në oqeanin paqësor dhe me këmbën tjetër në kështjellën e Portit Artur.
Domethënë, shtrirja e personalitetit të tij kolektiv u pikturua, u përfytyrua në përfaqësimin e personit të tij, dhe në formën gjigante të përfaqësimit. Sa për fuqinë e tyre të madhe e të jashtëzakonshme, meqenëse shumica e zhvillimeve dhe akteve që ata kryen janë shkatërruese dhe lidhen me orekset, me epshet dhe me dëshirat, ata u shfaqën të kishin një fuqi të jashtëzakonshme; sepse shkatërrimi është i lehtë; një kunj shkrepëseje mund të djegë një fshat. Sa për kënaqjen dhe ngopjen e dëshirave shtazore, meqenëse kjo është ajo që dëshiron nefsi instinktiv, ajo është shumë e kërkuar.
Çështja e Njëmbëdhjetë.
Ndodhet një rrëfenjë e cila thotë: “Në fundin e kohës, një burrë do të kujdeset për dyzet gra”.[14]
Zoti e di se cila është më e drejtë; kjo mund të interpretohet në dy mënyra:
Së Pari: Martesa e ligjshme do të pakësohet në atë kohë, ose siç ndodhi në Rusi, ajo do të zhduket. Ai që ikën nga të qënurit i lidhur me një grua, do të mbetet i palidhur, dhe do të bëhet bari për dyzet gra të mjera.
Së Dyti: Ky është një aluzion se në atë kohë mashtrimi e shthurjeje, shumica e burrave do të shkatërrohen në luftëra, dhe për ndonjë arsye, për ndonjë urtësi Hyjnore, shumica e fëmijëve të lindur do të jenë vajza. Dhe ndoshta, liria e plotë e grave do t’i nxisë aq shumë epshet e tyre saqë do të fitojnë epërsi të natyrshme mbi bashkëshortët e tyre. Kjo do të ketë si rezultat bërjen e fëmijëve të tyre të kujdesen pas tyre, formës së tyre, dhe nëpërmjet një urdhri Hyjnor fëmijët femra do të jenë më të shumtë.
Çështja e Dymbëdhjetë
Në rrëfenjat thuhet:
“Dita e Parë e Dexhalit do të jetë një vit; dita e tij e dytë një muaj, dita e tij e tretë një javë, dhe dita e tij e katërt një ditë, si ditët e tjera”.[15]
Askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit xh.sh.
I Pari:Ky është një aluzion dhe një shenjë se Dexhali i madh do të shfaqet afër polit të veriut ose në anën e veriut të botës, sepse viti në zonën e Polit të Veriut është një ditë dhe një natë.
Në qoftë se dikush do të udhëtonte një ditë të plotë prej andej me tren duke ardhur në drejtimin tonë, do të shohë se dielli nuk perëndon për një muaj të plotë në verë. Në qoftë se ai do të afrohej me makinë një ditë tjetër në këtë drejtim, do të shihte se dielli është i dukshëm për një javë të plotë. Kur isha i zënë rob lufte në Rusi, unë isha afër kësaj zone. Kjo do të thotë se ky parashikon në mënyrë të mrekullueshme se Dexhali i madh do të sulmojë nga veriu për tek ky drejtim.
Interpretimi i tij i dytë: Tre ditët u referohen si Dexhalit të madh po ashtu edhe Dexhalit të myslimanëve duke pasur tre periudha despotizmi.
Me një elokuencë të lartë profeti Muhammed a.s.m. e njofton ummetin e tij se në ditën e tij të parë; në periudhën e tij të parë të qeverisjes, ai do të kryejë vepra aq të mëdhaja saqë ato nuk mund të kryheshin për treqind vjet.
Në ditën e tij të dytë, domethënë në periudhën e tij të dytë, ai do të realizojë vepra të tilla që nuk do të mund të realizoheshin për tridhjet vjet. Në ditën e tij të tretë dhe në periudhën e tij, transformimet dhe ndryshimet që do të bëjë, nuk do të mund të bëheshin për dhjetë vite. Ndërsa në ditën e tij të katërt dhe në periudhën, ai do të jetë i zakonshëm, nuk do të ndërmarrë asgjë veçse do të përpiqet të mbajë e të ruajë pozitën e tij.
Çështja e Trembëdhjetë
Ndodhet një rrëfenjë e shëndoshë e cila thotë:
“Isai a.s., Jezusi, do ta vrasë Dexhalin e madh.”[16]
Njohja është vetëm me Allahun; ndodhen dy aspekte për këtë:
Aspekti i Parë: Do të ishte vetëm një person i çuditshëm, i jashtëzakonshëm me fuqinë e mrekullive i cili do të mund ta vriste Dexhalin e frikshëm dhe të ndryshonte rrugën e tij, i cili -Dexhali- e mbron vetveten nëpërmjet çudirave me të cilat do t’i joshë njerëzit dhe do t’i nënshtrojë duke përdorur magjinë, fuqitë hipnoze, shpirtërat dhe të tjerë, dhe do të magjepsë gjithkënd. Dhe ai person -që do ta vrasë Dexhalin- do të jetë Isai -Jezusi- a.s., profetësinë e të cilit e besojnë shumica e njerëzimit, të cilin e ndjekin shumica e njerëzve dhe që është i admiruar tek të gjithë dhe shumë i lidhur me ta.
Aspekti i Dytë është ky: Do të jenë ndjekësit vërtetë të devotshëm të Isait, Jezusit a.s. ata që do ta vrasin personalitetin kolektiv gjigant të materializmit dhe të ateizmit të cilin do ta formojë Dexhali -sepse Dexhali do të vritet nga shpata e Isait, Jezusit a.s.- dhe do të shkatërrojnë idetë e tij dhe mosbesimin, ide të cilat janë ateiste. Ata krishterë të vërtetë të devotshëm do ta bashkojnë, shkrijnë esencën e krishterimit të vërtetë me esencën e islamit dhe do ta shpartallojnë e dërrmojnë Dexhalin me anë të fuqisë që buron nga kombinimi i realitetit të krishterimit me të vërtetat e islamit, dhe do ta vrasë atë në kuptim -në efekt.
Rrëfenja se “Isai, -Jezusi- a.s. do të vijë dhe do të kryejë faljet e detyruara prapa Mehdiut dhe do ta ndjekë atë”[17] aludon për këtë union, bashkim, për sovranitetin e Kur’anit, për vërtetësinë e tij dhe për qënien e tij i ndjekur.
Çështja e Katërmbëdhjetë
Në një rrëfenjë thuhet:
“Dexhali do ta tërheqë fuqinë e tij kryesore prej çifutëve, çifutët do ta ndjekin atë me dëshirë, me bindje.”[18]
Zoti e di më së miri; ne mund të themi se pjesërisht kuptimi i kësaj rrëfenje u përmbush në Rusi, sepse çifutët që ishin persekutuar e përndjekur nga çdo shtet, u grumbulluan me shumicë në Gjermani me qëllim që të marrin hakun e tyre ndaj shteteve dhe popujve. Atëherë, për shkak të rolit që luajti në themelimin e partisë komuniste revolucionare, Trocki i tmerrshëm, i cili ishte çifut, mori në dorë udhëheqjen e ushtrisë Ruse, dhe pastaj e vunë atë në krye të qeverisë në Rusi pas Leninit, i cili e kishte stërvitur dhe edukuar atë, dhe e shkatërruan tmerrësisht Rusinë dhe shkretuan e rrënuan atë që ajo kishte arritur për një mijë vite. Ata -çifutët- treguan se ishin komitetet e fshehta revolucionare të Dexhalit dhe përmbushën disa prej veprave të tij. Ata shkaktuan gjithashtu tronditje të rënda edhe në qeveritë dhe në vendet e tjera, dhe nxitën shumë turbullira.
Çështja e Pesëmbëdhjetë
Ngjarjet që i raporton Kur’ani në mënyrë të përmbledhur, ngjarje që kanë të bëjnë me Gog Magogët -Xhuxh Maxhuxhët- i përmend hadithi sherif disi në mënyrë të detajuar. Por ato detaje nuk janë si shembulli i përmbledhjes së Kur’anit që i vërteton në mënyrë të qartë e të sigurtë çështjet e pakundërshtueshme, por ndoshta ato konsiderohen deri diku alegorike; dhe kërkojnë interpretim. Madje ato kanë nevojë të interpretohen, sepse ixhtihadet -interpretimet- e transmetuesve janë përzier me to.
Po, askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit; një interpretim është ky: Ai është një aluzion dhe një shenjë se ashtu si fiset mançuriane e mongole, të cilët Kur’ani me gjuhën qiellore i quan xhuxh maxhuxh -Gog Magog-[19] së bashku me disa fise të tjera nga Kina e përreth saj, që disa herë e kanë përmbysur Azinë dhe Europën, po kështu ata do ta shkatërrojnë të gjithë botën në të ardhmen dhe do të shkaktojnë kaos. Madje edhe anarkistët e famshëm në organizatat komuniste tani janë të lidhur me ta, janë prej tyre.
Po, ideja e socializmit lindi në Revolucionin Francez dhe lulëzoi nëpërmjet thirrjes së tij për vullnetarizëm -doktrinë e vullnetarizmit, e mendimit dhe veprimit të lirë të individit.
Pastaj meqenëse socializmi bën thirrje për të shkatërruar disa çështje të shenjta, ajo ide e ngulitur socialiste u shndërrua në bolshevizëm. Dhe për shkak se bolshevizmi i prishi madje edhe më shumë vlerat e shenjta morale dhe humane dhe ato të zemrës njerëzore, natyrisht farërat që ai mbolli do të prodhonin anarki e cila nuk njeh kufi për ndonjë gjë dhe nuk ka respekt për asgjë. Sepse në qoftë se hiqen prej zemrës njerëzore dhembshuria, mëshira dhe respekti, atëherë mendja dhe zgjuarsia do të sundojë duke marrë në dorë frerat e njeriut dhe do t’i bëjnë ata njerëz si kafshë të egëra, si qen dhe nuk mund të qeverisen më nëpërmjet politikave.
Vendet për idenë e anarkisë do të jenë ato vende të mbushura me të shtypur, fiset e largëta prej civilizimit, larg qeverisë dhe shtetit dhe të cilat e kanë bërë zakon sulmin dhe plaçkitjen. Njerëzit që u përshtaten atyre kushteve janë fiset mançuriane dhe mongole dhe një pjesë prej fiseve të Kirgiz, të cilët ishin shkaku për ndërtimin e Murit të madh kinez i cili ka një gjatësi prej dyzet ditësh dhe është një nga shtatë mrekullitë e botës. Dhe kështu profeti më i nderuar a.s.m. i cili komentoi atë që Kur’ani e shprehu në mënyrë të përmbledhur, njoftoi e parashikoi në mënyrë të mrekullueshme e të saktë shfaqjen e tyre.
Çështja e Gjashtëmbëdhjetë
Në një rrëfenjë lidhur me Isain -Jezusin- a.s. duke vrarë Dexhalin, thuhet: Dexhali do të ketë një formë vigane, një trup gjigant jashtëzakonisht të madh dhe do të jetë më i gjatë se një minare, ndërsa Isai -Jezusi- a.s. do të jetë shumë i vogël në krahasim me të.”
Askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit; një interpretim duhet të jetë sa vijon: Është një aluzion e një shenjë se, në sasi, komuniteti shpirtëror i muxhahidinëve të cilët do ta njohin Isain a.s. dhe që do ta ndjekin me dritën e besimit do të jetë shumë i vogël e i pakët në krahasim me ushtritë shkencore e materiale të Dexhalit, domethënë në kulturën ushtarake.
Çështja e Shtatëmbëdhjetë
Në një rrëfenjë, thuhet: Në ditën kur do të shfaqet Dexhali, e gjithë bota do ta dëgjojë. Ai do ta përshkojë botën me udhëtim për dyzet ditë dhe do të ketë një gomar, një kafshë të jashtëzakonshme.
Zoti e di më së miri; me kusht që rrëfenja të tilla të jenë krejtësisht të shëndosha, të sakta, ato kanë disa interpretime. Ato në mënyrë të mrekullueshme parashikojnë se në kohën e Dexhalit, mjetet e komunikimit dhe të transportit do të jenë aq të avancuara, saqë një ngjarje do të dëgjohet në të gjitha anët e botës në një ditë. Dexhali do të bërtasë në Radio dhe e dëgjojnë atë lindja dhe perëndimi, dhe ngjarja lexohet në të gjitha gazetat dhe revistat e tij.
Dhe njeriu mund të shëtisë në të gjithë botën për dyzet ditë dhe shikon shtatë kontinentet dhe shtatëdhjetë qeveritë e saj. Këto rrëfenja parashikuan kështu në mënyrë të mrekullueshme telegrafinë, telefonin, radion, hekurudhën dhe aeroplanin dhjetë shekuj më përpara se ato të shfaqeshin. Për më tepër, Dexhali nuk dëgjohet në botë me qënien e tij si Dexhal, por me cilësinë e një mbreti dhe sundimtari despotik absolut. Dhe udhëtimi i tij gjithandej tokës nuk do të jetë që t’i pushtojë ato vende, por që të shkaktojë mashtrimin, çudhëzimin dhe ngashënjimin. Ndërsa kafsha e tij ose gomari, ose është treni hekurudhor që njëri nga dy veshët e tij dhe koka e tij është burim zjarri si xhehennemi; dhe veshi tjetër i tij është një vend i shtruar, i mobiluar dhe i stolisur bukur si një xhennet i rremë. Ai i dërgon armiqtë e tij tek koka e tij me zjarr, ndërsa miqtë e tij i vendos tek koka e përgatitur për gosti. Ose ndryshe, gomari i tij ose kafsha e tij është një makinë e çuditshme.. ose një aeroplan.. ose.. (duhet heshtja).
Çështja e Tetëmbëdhjetë
Ndodhet një rrëfenjë e cila thotë: “Në qoftë se ummeti im përparon në rrugën e drejtë, ai do të ketë një ditë.”[20]
Domethënë, në përputhje me vërsetin, “…në një Ditë gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet në llogarinë tuaj.”[21] ai do të ketë sundim dhe shkëlqim e lavdi për një mijë vite. Në qoftë se nuk vazhdon në rrugën e drejtë, ai do të ketë gjysëm dite, afërsisht pesëqind vite, dhe do të jetë sundues e triumfator vetëm për pesëqind vjet.
Zoti e di më së miri; kjo rrëfenjë nuk jep njoftime për kijametin, por për sundimin dinjitoz e triumfator të islamit dhe për sovranitetin e kalifatit, dhe në fakt u bë realitet një e vërtetë e qëndrueshme dhe një mrekulli e së padukshmes. Sepse, për shkak se në fund të kalifatit Abasid sunduesit e tij politikanë e humbën sensin e tyre të drejtimit, rrugën e drejtë, shteti abasid vazhdoi vetëm për pesëqind vite. Por për shkak se ummeti në përgjithësi nuk devijoi nga rruga e drejtë, i erdhi në ndihmë kalifati Osman dhe mori në dorë sundimin e ummetit, i cili ka vazhduar në ekzistencë për një mijë e treqind vjet. Pastaj për shkak se politikanët osmanë nuk qenë në gjendje të mbanin drejtimin e tyre, kalifati i tij mbijetoi vetëm pesëqind vite (si kalifat); dhe me vdekjen e tij (kalifatit), ai vërtetoi parashikimin e mrekullueshëm të hadithit. Meqenëse ky hadith është diskutuar në trajtesat e tjera, ne e përmblodhëm shkurt atë.
Çështja e Nëntëmbëdhjetë
Në rrëfenja ndodhen parashikime të ndryshme rreth Mehdiut, i cili është prej Ehli Bejtit, dhe shfaqja e tij është prej shenjave të kijametit. Në fakt, disa dijetarë dhe Evlija deklaruan shumë kohë më parë se, ai ishte shfaqur.
Zoti e di më së miri se cila është e drejta; një interpretim i këtyre rrëfenjave të ndryshme është ky: Mehdiu i madh do të ketë detyra e misione të shumta. Ai do të kryejë detyra në shumë botëra e sfera, në botën e politikës, në botën e fesë, në botën e shtetit dhe në botën e xhihadit.
Gjithashtu, meqenëse në çdo shekull në kohë dëshpërimi njerëzit kanë nevojë për ndonjë si Mehdiu për të forcuar moralin e tyre, ose për mundësinë e një Mehdiu që të shfaqet në atë kohë për t’i ndihmuar ato.
Prandaj është shfaqur prej Ehlibejtit dikush si Mehdiu në çdo periudhë, madje në çdo shekull nëpërmjet mëshirës Hyjnore, dhe ka ruajtur sheriatin e stërgjyshit të tij më të lavdishëm dhe ka rigjallëruar sunnetin e tij të pastër. Për shembull, Mehdiu i Abasidëve u shfaq në botën e politikës dhe të shtetit; u shfaqën Shejh Gejlani, El-Gauth el-Aëdham, Sheh Nakshibendi, katër polet shpirtërorë -Ahmed Rifai, Ahmed El-Bedevi, Ibrahim el-Dasuki dhe Ebu el-Hasan Shazili- dhe dymbëdhjetë imamët në botën e fesë e të besimit. Për këtë arsye disa nga njerëzit e Realitetit thanë se ai tashmë ishte shfaqur.
Por, meqenëse kjo çështje është shpjeguar në Risale-i Nur, ne ia referojmë atij diskutimin e kësaj, dhe këtu themi vetëm këtë:
Nuk ka familje në të gjithë dynjanë me një mbështetje kaq të ndërsjellë për njëri-tjetrin, dhe nuk ka as ndonjë fis me një harmoni të tillë dhe as ndonjë komunitet apo shoqëri kaq e ndriçuar si familja, fisi, komuniteti dhe shoqëria e Ehli Bejtit, e Familjes së profetit a.s.m..
Po, Ehli Bejti, Familja e Profetit a.s.m. ka lindur qindra heronj të shenjtë dhe ka prodhuar mijëra udhëheqës shpirtërorë të Ummetit, dhe është ushqyer me shpirtin e Realitetit të Kur’anit, me dritën e besimit dhe me nderin e islamit dhe kështu ata u ngjitën drejt plotësive. Prandaj duhet medoemos që ata t’i shfaqin botës drejtësinë e plotë të kryekomandantit të tyre, Mehdiut më të madh dhe vërtetësinë e tij nëpërmjet ringjalljes së sheriatit të Muhammedit, realitetit të Kur’anit dhe të sunnetit të profetit a.s.m. dhe t’i shpallin e t’i vënë në praktikë në fundin e kohës.
Kjo çështje është krejtësisht e arsyeshme, përveç qënies së saj e domosdoshme, esenciale dhe e kërkuar nga parimet e shoqërisë njerëzore.
Çështja e Njëzet
“Lindja e diellit nga perëndimi i tij dhe shfaqja prej tokës e Dabbetul’erd, (e kafshës).”[22] lindja e diellit në perëndim do të jetë një shenjë e vetëkuptueshme e fundit të botës, dhe për shkak se është e vetëkuptueshme, ajo do të jetë një ngjarje qiellore e cila do të mbyllë derën e pendesës, derë e cila lidhet me zgjedhjen e arsyes. Prandaj kuptimi i saj është i qartë dhe nuk ka nevojë për interpretim. Njeriu mund të thotë vetëm sa vijon:
Zoti e di më së miri; shkaku i jashtëm i asaj lindje do të jetë ky: me ngritjen (zhdukjen) e Kur’anit nga toka -i cili është si mendja e saj- toka do ta humbasë drejtësinë, do të çmendet, dhe do të përplaset -nëpërmjet lejes Hyjnore- me një planet tjetër, dhe rrotullimi i saj do të përmbyset. Nëpërmjet vullnetit Hyjnor, do të bëhet udhëtimi i saj nga perëndimi në lindje në vend të nga lindja në perëndim, dhe dielli do të fillojë të lindë në perëndim.
Po, në qoftë se do të këputej forca tërheqëse e Kur’anit Kerim i cili është litari i fortë i Allahut dhe i cili e lidh tokën me Fronin Hyjnor dhe do të shkëputeshin lidhjet e globit tokësor, pra do të këputej graviteti, ajo do të bëhej e trullosur dhe e çmendur, dhe me lëvizjen e saj të pakontrolluar e të kundërt, dielli do të lindte në perëndim. Ka një interpretim tjetër për këtë hadith i cili është se për shkak të përplasjes -me planetët- nëpërmjet urdhrit Hyjnor, do të bëhet kijameti.
Sa për Dabbetul Erd -kafshën-, në Kur’an është një tregues shumë i përmbledhur, një shprehje e shkurtuar e bërë nga gjuha e gjendjes së saj. Sa për detajet e saj, unë nuk i njoh ashtu si shembulli i çështjeve të tjera, veçse për tani unë mund të them këtë: Askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit, ashtu siç bëri Zoti xh.sh. të sundojë fatkeqësia e karkalecave dhe e pleshtave, insekteve mbi popullin e Faraonit, dhe bëri që popullin e Ebrehes; të cilët u përpoqën të shkatërronin Qaben, t’i sundojnë e t’i sulmojnë zogjt Ebabilë, po ashtu, ata që shtyhen e nxiten me dëshirë e me vetëdije nëpërmjet mashtrimeve të Sufjanit dhe të Dexhalit dhe vazhdojnë në rebelim, në mosbindje dhe në korrupsion, dhe bien në ateizëm, në mosbesim, në mosmirënjohje, në mizori, në tradhti e në mashtrim nëpërmjet shtytjes së anarkisë dhe të tmerrit që do t’i përhapin Xhuxh e Maxhuxhët, Gog magogët, do të shfaqet prej tokës kundra tyre një kafshë -për një urtësi Hyjnore dhe me qëllim që t’i sjellë ata në vete- dhe do ta bëjë që t’i sundojë ata dhe t’i shkatërrojë plotësisht.
Ajo kafshë, Dabbetul erdi -Allahu e di më së miri- është një specie dhe jo një individ, sepse në qoftë se do të kishte qenë individ dhe një kafshë e vetme gjigante, një krijesë e vetme nuk do të mund të ishte gjithandej në çdo vend. Kjo do të thotë se ajo është një specie e tmerrshme kafshësh.
Ndoshta, ashtu siç tregohet nga vërseti,
“… përveç një krimbi të vogël nga toka i cili po brente pak e nga pak në shkopin e tij…”[23] ajo krijesë do të jetë një lloj termitesh (mizash të mëdhaja) që quhen “Dabbetul Erd”, të cilat do të brejnë e gërmitin kockat e njerëzve si të ishin dru, duke i vendosur vetvetet e tyre në çdo pjesë të trupave të tyre, nga dhëmbët deri tek thonjtë e gishtërinjve të tyre.
Duke e bërë atë krijesë, “Dabbedul Erd” të flasë mbi çështjen e besimit, vërseti tregon se nëpërmjet bekimit të besimit, dhe shmangies së ligësive dhe të abuzimeve nga ana e tyre, besimtarët do të jenë të shpëtuar prej saj.
“Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime.”[24] “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”[25]
* * *
Tre Çështje të Përmbledhura duke Plotësuar Njëzet Çështjet e Mëparshme.
Çështja e Parë
Ashtu si në disa rrëfenja, Isai a.s. thirret me emrin El-Mesih, po kështu me të njëjtin emër thirren edhe dy Dexhalët ashtu siç erdhi në duanë që kërkohet mbrojtje istiadheh, ku thuhet:
“…(kërkoj mbrojtje) prej mashtrimit të El-Mesihi el-Dexhal”
Cila është urtësia në këtë emërtim dhe cili është interpretimi i saj?
Përgjigjja: Urtësia e saj -Dhe Allahu e di më së miri- është: Ashtu si, me urdhrin Hyjnor, Isai, Jezusi a.s. shfuqizoi disa nga urdhëresat e rënda e të vështira që ishin në sheriatin e Musait a.s. duke bërë të lejueshme disa gjëra që i lakmojnë nefset, si pija e verës, po kështu me tundimin dhe joshjen e shejtanit dhe për shkak të ndikimeve të tij, Dexhali i Madh do t’i shfuqizojë disa urdhëresa të sheriatit të Isait a.s. dhe duke shkatërruar lidhjet në përputhje me të cilat administrohet jeta e shoqërisë krishtere, ai do të përgatisë terrenin për anarki e terror dhe për ardhjen e xhuxh maxhuxhëve.
Gjithashtu Sufjani, i cili është Dexhali i myslimanëve, përpiqet të shfuqizojë disa nga urdhëresat e përjetshme të sheriatit të Muhammedit a.s.m., dhe duke shkatërruar lidhjet fizike e shpirtërore të jetës humane duke i lënë nefset kokëfortë, të dehur, të trullosur, të shashtisur e pa kufizim, ai do t’i zgjidhë, lirojë zinxhirët e ndritshëm të respektit, të mëshirës dhe të dashurisë të cilat lidhin individët e shoqërisë njerëzore; dhe duke i detyruar njerëzit për një liri e cila është thjesht despotizëm i pastër me qëllim që ata të bien mbi njëri-tjetrin në moçalin e poshtërimit, të epsheve dhe të dëshirave të korruptuara, ai do të hapë rrugën për një anarki të tmerrshme dhe për një terror të llahtarshëm. Dhe në atë kohë ata njerëz në asnjë mënyrë tjetër nuk mund të mbahen nën kontroll përveç se nëpërmjet despotizmit shtypës.
Çështja e Dytë
Të përmendura në rrëfenja janë arritjet e çuditshme, veprat e jashtëzakonshme të të Dy Dexhalëve, si dhe fuqia dhe madhështia e tyre mbinjerëzore; saqë në rrëfenja erdhi se disa njerëz fatkëqinj do t’u atribuojnë një lloj hyjnie atyre të dyve. Cila është arsyeja për këtë?
Përgjigjja: Njohja është me Zotin; arritjet dhe veprat e tyre duke qenë aq të mëdhaja e të jashtëzakonshme është se meqenëse shumica e tyre të shtyjnë për në shkatërrim dhe nxisin epshin e nefsit, ata i kryejnë ato vepra me lehtësi, saqë në një hadith thuhet: “Një ditë e vetme prej ditëve të tyre është një vit.” Domethënë, veprat që ata kryejnë në një vit nuk do të kryheshin normalisht për treqind vite.
Ndodhen katër aspekte dhe arsye për sa ka të bëjë me shkakun e shfaqjes së fuqisë së tyre që është e jashtëzakonshme -mbinjerëzore.
I Pari: Meqenëse, si rezultat i planit Hyjnor që i lejoi ata të bëjnë kështu, gjërat e mira dhe përparimet që arrihen nëpërmjet fuqisë së një ushtrie guximtare dhe të një kombi aktiv në qeveritë e tyre të mëdhaja e despotike u atribuohen padrejtësisht atyre, kjo shkakton që personat e tyre të imagjinohen se kanë fuqinë e një mijë burrave. Por me plot të drejtë dhe në përputhje me rregullat, veprat e mira pozitive, nderi dhe plaçkat e fituara nëpërmjet akteve të një komuniteti duhet të ndahen midis komunitetit dhe duhet t’u jepen anëtarëve të tij; në një kohë që të këqiat, negativet, humbjet dhe shkatërrimet duhet t’i atribuohen administrimit të keq të kryetarit të komunitetit dhe të metave e gabimeve të tij.
Për shembull, në qoftë se një batalion pushton një kështjellë, nderi i fitores dhe plaçkat që ata marrin i takojnë fuqisë së armëve të tyre. Kurse në qoftë se ka humbje dhe anë negative për shkak të planit të gabuar, ato i atribuohen komandantit të tyre.
Kështu, krejtësisht në kundërshtim me këtë parim themelor të së vërtetës dhe të realitetit, meqenëse progresi pozitiv dhe të gjitha gjërat e mira u atribuohen atyre udhëheqësve frikësues, dhe zhvillimet negative, të këqijat dhe gabimet u atribuohen njerëzve fatkëqinj, si rrjedhojë e planit Hyjnor, ata persona që meritojnë të përbuzen nga gjithësecili, janë të dashur nga të gjithë të pavëmendshmit dhe të pakujdesshmit.
Aspekti i Dytë dhe Arsyeja e Dytë:
Për shkak se të Dy Dexhalët përdorin despotizmin më të egër, tiraninë më të madhe, dhunën më të ashpër dhe terrorin më të skajshëm, ata shfaqen të kenë një fuqi të madhe.
Po, despotizmi i tyre është aq i jashtëzakonshëm, i çuditshëm saqë ata ndërhyjnë -nën maskën e ligjit- në ndërgjegjjen e çdo individi dhe në çështjet e tij të shenjta, madje deri tek lloji i veshjeve të tij. Unë imagjinoj se me një parandjenjë të së ardhmes, dashuruesit e lirisë prej myslimanëve turq -në shekullin e fundit- e perceptuan këtë despotizëm të tmerrshëm, dhe duke e gjuajtur atë me shigjeta, e sulmuan egër. Por ata u mashtruan krejtësisht dhe nuk e qëlluan objektivin; ata sulmuan një front të gabuar.
Ajo është një tirani dhe një mizori aq e madhe saqë -për shkak të një personi të vetëm- shkatërron njëqind fshatra dhe ndëshkon të pafajshmit dhe i detyron të shpërngulen dhe i poshtëron.
Aspekti i Tretë dhe Arsyeja e Tretë:
Për shkak se të dy Dexhalët do të fitojnë përkrahje prej organizatave të fshehta çifute, të cilat ushqejnë një urrejtje të madhe kundra islamit dhe krishterimit, dhe një mbështetje prej një organizate tjetër të fshehtë e cila punon nën maskën e lirisë së grave; dhe për shkak se Dexhali i myslimanëve do të mund të mashtrojë madje edhe lozhet e Masonëve -komitetet e Masonëve- dhe do të fitojë mbështetjen e tyre, ata do të supozohen se kanë një fuqi të madhe.
Gjithashtu, kuptohet nga disa konkluzione dhe intuita të disa Evlijave se Dexhali i quajtur Sufjan, i cili do të vijë të udhëheqë shtetin islam, do të jetë një politikan kryesues, i cili është jashtëzakonisht i aftë, i zgjuar, aktiv, nuk ka dëshirë për t’u dukur, dhe nuk u jep rëndësi rangut personal dhe lavdisë; ai gjithashtu do të jetë një komandant i përgjithshëm i ushtrisë, është shumë guximtar, i fortë, energjik dhe i vendosur dhe nuk ulet në nivelin e kërkimit të famës, nuk e begenis kërkimin e famës dhe do t’i robërojë muslimanët. Duke shfrytëzuar mungesën e tyre të hipokrizisë, ai do t’ia përshkruaj vetvetes veprat e tyre brilante të jashtëzakonshme, si dhe progresin që ata kanë arritur të shtyrë nga nevoja e madhe që buron nga transformimi dhe ripërtëritja e ushtrisë së madhe dhe e shtetit të madh dhe nga tronditjet e luftës së parë botërore, dhe do t’i shtyjë lavdërimtarët që të përhapin gjithandej se ai posedon në personin e tij një fuqi të çuditshme dhe një forcë të jashtëzakonshme.
Aspekti i Katërt dhe shkaku i Katërt:
Dexhali i Madh do të ketë shqisa, aftësi që kanë ndikim dhe forcë nënshtruese që u ngjasojnë fuqive hipnotizuese dhe kanë ndikim në shpirtëra.
Kurse Dexhali i muslimanëve do të ketë fuqi nënshtruese dhe hipnotizuese në njërin sy. Madje në një rrëfenjë, thuhet: “Dexhali do të jetë i verbër në njërin sy.”[26] duke tërhequr vëmendjen për tek kjo dhe duke treguar se njëri nga sytë e Dexhalit të madh do të jetë i verbër në krahasim me syrin tjetër të tij, hadithi tregon se meqenëse ata të dy do të jenë mohues absolutë, ata do ta kenë vetëm njërin sy dhe shikimi i tyre do të kufizohet tek kjo dynja dhe ata nuk do të kenë sy që shikojnë Ahiretin dhe pasojat e veprave.
Unë gjithashtu e pashë Dexhalin e myslimanëve në një botë shpirtërore, dhe vëzhgova me sytë e mi se ai posedonte një fuqi nënshtruese hipnotizuese në njërin prej syve të tij, dhe unë e njoha atë dhe e kuptova se ishte krejtësisht mohues i Zotit xh.sh.. Ky mohim është ai që e shtyn atë që t’i sulmojë me guxim e arrogancë shenjtëritë. Por meqenëse njerëzit e zakonshëm nuk do ta dinë realitetin e çështjes, do ta supozojnë se ai i kryen veprat e tij me një guxim të jashtëzakonshëm dhe me një forcë të madhe.
Gjithashtu, për shkak se një komandant i tillë i madh, me fat, i suksesshëm, tinëzar dhe dredharak, shfaqet në kohën e thyerrjes së një kombi heroik e të lavdishëm, me dashurinë e tyre për heroizmin njerëzit do ta miratojnë, duartrokasin e admirojnë atë duke mos e shikuar natyrën e tij të fshehtë e të tmerrshme, dhe ai do të përpiqet që t’i mbulojë e t’i fshehë ligësitë e tij.. u shkatërrofshin!..
Por siç kuptojmë nga hadithet se nëpërmjet dritës së besimit dhe dritës së Kur’anit që gjenden në shpirtin e ushtrisë heroike, muxhahide dhe në kombin e kapur pas fesë së tij, do t’i shtyjnë ata që ta shohin të vërtetën dhe do të përpiqen të riparojnë shkatërrimin e tmerrshëm të atij komandanti.
Çështja e Tretë e Përmbledhur.
Kjo përbëhet nga tre ngjarje instruktive:
Ngjarja e Parë: Një ditë, Hazreti Umer Ibn Hattabi, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, u nis me profetin e Zotit xh.sh., dhe profeti a.s.m. ia bëri atij me shenjë për njërin prej fëmijëve të një grupi çifutësh, dhe tha:
Ky është pikërisht imazhi i tij! Hazreti Umeri i tha: “Atëherë më lër, o i dërguari i Zotit, që ta godas qafën e tij, ta vras!” Por i dërguari i Zotit iu përgjigj:
“Në qoftë se ai është Sufjani -Dexhali i myslimanëve- ti nuk mund ta vrasësh atë, dhe në qoftë se ai nuk është, ai nuk mund të vritet nëpërmjet imazhit të tij.” [27]
Hadithi tregon se në fundin e sundimit të tij, imazhi i Sufjanit do të shfaqet në shumë gjëra, dhe se ai do të lindet çifut, midis çifutëve. Është e çuditshme se megjithëse Hazreti Umeri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, ishte mjaft i zemëruar dhe armiqësor ndaj imazhit të tij të shikuar në një fëmi saqë deshi ta vriste, ndërsa tek ai Sufjan u bënë më shumë ata që e lavdërojnë, e admirojnë dhe e vlerësojnë atë.
Ngjarja e Dytë:
Shumë njerëz rrëfejnë se Dexhali i muslimanëve do të jetë kureshtar rreth kuptimit të sures: “(Betohem) për fikun dhe për ullirin!” dhe do të pyesë rreth saj.
Është e çuditshme por vërseti “Por ja! Me të vërtetë që njeriu i kalon të gjithë kufijtë”[28] në suren vijuese “Lexo! Me Emrin e Zotit tënd,[29] sipas llogaritjes së shkencës së xhefrit dhe sipas kuptimit të saj, gjithashtu tregon pikërisht vendin e tij dhe personin e tij, duke treguar se ai do të bëjë shkelje të tepërta dhe agresion ndaj xhamive dhe ndaj atyre që kryejnë faljet. Domethënë, ai njeri, perceptoi se një sure e shkurtër ka lidhje me të, por ai gabon dhe troket derën e komshisë së saj.
Ngjarja e Tretë:
Në një rrëfenjë, thuhet:
Dexhali i muslimanëve do të shfaqet në Horosan.”[30]
Askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit; një interpretim i saj është ky: populli turk i cili ishte kombi më guximtar e i fuqishëm i lindjes, dhe ushtria heroike e islamit, ishin në kohën e asaj rrëfenje përreth krahinave të Horasanit dhe akoma nuk e kishin bërë atdheun e tyre në Anadoll. Duke përmendur vendbanimin që ata populluan, ky është një tregues se Dexhali Sufjan do të shfaqej prej midis tyre.
Është e çuditshme, madje mjaft e çuditshme, se ai përkohësisht do të përpiqet të përdorë kombin turk dhe turqizmin i cili për shtatëqind vjet ka qenë një shpatë vezulluese prej diamanti, simbol për nderin e islamit dhe për krenarinë e tij në dorën e islamit dhe të Kur’anit, -do t’i përdorë- kundra shenjave të islamit. Por ai nuk do të jetë i suksesshëm dhe do të tërhiqet. Nga këto rrëfenja kuptohet se “ushtria heroike do t’i shpëtojë, duke marrë frerat prej dorës së tij”.
Vetëm Allahu e di më së miri se cila është e vërteta, dhe askush nuk e di të panjohurën përveç Zotit xh.sh.
* * *
[1] Kur’an, 47:18
[2] Kur’an, 3: 7
[3] Hadith Kudsi:
[4] Transmetoi Muslimi
[5] Transmetoi Muslimi
[6] Kur’an, 27:65
[7] transmeton Tirmidhiu
[8] Transmetuan Buhariu, Muslimi
[9] Transmetuan Buhariu dhe Muslimi
[10] Transmetoi Muslimi
[11] Transmetuan, Hakimi, Musnedi Ahmedit
[12] Transmetoi Musned, Ahmed
[13] Transmetuan Buhariu, Muslimi
[14] Transmeton Buhariu, Nikah
[15] Transmetoi Muslimi
[16] Transmetoi Tirmidhi
[17] Transmetoi Buhariu
[18] Transmetoi Muslimi
[19] Kur’an, 18:94, 21:96
[20] Ebu Davud
[21] Kur’an, 32: 5
[22] Transmetuan, Buhariu, Muslimi
[23] Kur’an, 34:14
[24] Kur’an, 2:286
[25] Kur’an, 2:32
[26] Transmetoi Buhariu
[27] Buhariu
[28] Kur’an, 96: 6
[29] Kur’an, 96: 1
[30] Transmetoi Tirmidhi